Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Albade.com


 
PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  ForumForum  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.123.st". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

 

 Fadil Shyti

Shko poshtė 
AutoriMesazh
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 40
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Fadil Shyti Empty
MesazhTitulli: Fadil Shyti   Fadil Shyti Icon_minitime16/2/2010, 17:25

BESĖPRERĖVE

Revoltė ndaj atyre qė veprojnė

kundėr Ribashkimit tė Shqipėrisė!



Me njė fytyrė dukeni,

Njėmijė fytyra i keni!

Si minjė labirintheve breni,

Tė dėshtuar jeni!



Jeni tė prapė o bukėshkalė!

Me qindra shekuj prapa,

Ecni mbi tokė, si tė pa kokė,

Kurrė s“ecni me hapa!



Mashtrues tė ēoroditur,

Ah! Populli s“po ju njeh,

Juve, o tė babėzitur!

Veēse sherrin ua sheh!



Mbaheni me krekosje,

Ngriteni me llafe tė kota!

Prej veprave tuaja tė poshtra,

Neveritet dhe ēuditet bota!



Ju, e shkelni besėn, nderin,

E pėrdhosni dhe flamurin,

Ju lirisė ia pini gjakun,

Atdheut ia prishni nurin!



Gjeni juaj monstėr e keqe!

Atdheut po i sjellė veē kobe,

Nga prapakthimet kryeneqe,

Mbytė ideja juaj robe!



Deri kur o ju kokėderra,

Do t“ju shkojė kungulli mbi ujė?!

Tė pakurriz, xhelatė pėrhera,

Jeni vėnė n“shėrbim tė huaj!



Pa menduar e peshuar:

Vala popullin ku e qet,

Ju qė shpikni dhe komb tjetėr,

Njė komb jemi or tė shkretė!



Shqipėria e RIBASHKUAR,

Ore horra ju pengon,

Se pastaj nuk mund ta zhvatni,

Pasurinė e atdheut tonė!



Ju, mjeranė besėprerė!

Nuk mendoni pėr Shqipėrinė,

U ka marrė koka erė,

Tė mbuluar me marrėzinė!



Shumė tė etur pėr nderimet,

Nga tė huajt e zi dinakė,

Si s“po shihni o tė uruar,

Qė po futeni nė batak!



Tė verbuar nga premtimet,

Pėr integrimet nė Evropė!

Fatkeqėsi me ndarje t“ kombit,

Po pėrhapni, nėpėr botė!



Po harroni o tė krisur!

Evropa pėr ne nuk bashkohet!

Prap kėndon kėngėn e vjetėr:

Shqipėria tė ricopėtohet!



Pansllavizmi nga Karpatet,

Si kulēedra me gjarprij,

Tė uritur me shumė orekse,

Po e kafshojnė, nėnėn Shqipėri!



Mos harroni o kopukė,

Anemikė, kozmopolitė,

Koha do t“ju dėnojė idhshėm,

Po pajtoheni me armik!



Mos provoni tė mbani copa!

Kot e ka ai qė provon,

Njė ditė Kombi do ribashkohet,

Gjithėsesi, heret a vonė!



Sot Shqiponja e trazuar,

Kur ju sheh, sa po tronditet!

Kur zgėrdhiheni me armiq,

Me flatra rrufeshėm valvitet!



Trupi saj mjaft u copėtua!

Gjatė qėndroi! E ndarė njė shekull,

Gjaku ynė kurrė nuk shterret,

Pėr ta bėrė Shqipėrinė t“ paprekur!



Ju, Shqipėrisė krajata i sillni,

Veē ato nė koka i keni,

Me turpe-krimet qė po bėni,

Asgjė tjetėr veē Hiqėr jeni!



Kėshtu Shqiponja alarmoi,

Ajo kurrė s'e humbė QĖNDRESĖN!

Kundėr saj kush ngriti kokėn,

Si tradhtar e vrau veten!



Suedi, 26 prill 2006



RIBASHKIMI KOMBĖTAR



Na duhet si uji,

Na duhet si buka!

Na duhet si ajri,

Na duhet si dielli!

Na duhet si toka,

Na duhet si qielli!



Me Shqipėri tė ndarė:

Jeta s“ ka kuptim!

Nuk gėzohet paqja,

Pa RIBASHKIM!

Prap na kėrcnon lufta,

Atdheu, s'po gjenė shpėtim!



Suedi, 21 Mars 2006



JETA



Jeta mrekulli,

Jeta stuhi!

Ledhaton or mik,

Kafshon moj mike!

Jeta, nė rrugėtimet e veta...

Herė na merr pėr dore,

Herė na shkelė me kėmbė,

Herė na pėrqafon ngrohtė,

Herė na kafshon me dhėmbė!

Herė si engjėlleshė,

Herė si xhelate,

Herė si dreqe!

Ēdoherė pranė nesh:

Vjen enigmė,

Vjen kryeneqe!

Eh, e tillė ėshtė jeta:

Me ledhatime e kafshime

I mbushė kupat e veta...



Suedi, 12 Dhjetor 2005



LARG SHQIPĖRISĖ



Ftohtėsia nordike,

M“i mpiu muskujt dhe kockat!

Largėsia nga Shqipėria,

Si darė xhelati,

Po ma shtėrngon zemrėn!

Sa malet tona ma rėndon shpirtin!...

Por, Vigan Mėrgimtari, pėrballon stuhitė;

Natėn vonė kėndon:

Kujtimet pėr Shqipėrinė mė rinojnė!

Do vijnė ditėveret e vizitave:

Pėr qetėsinė e shpirtit!

Pėr lehtėsinė e zemrės!

Zogjtė e shqiponjave!

Hapėsirat e Atdheut kėrkojnė!...

trazim i natės sė thellė...



Suedi, 13.01.2006, 03.05



QĖNDROJ!



Nė kraharorėt e mi,

Pesha e robėrisė rėndon!

Po kafshojnė dhembjet, plagėt!

Janė sforcuar muskujt,

Po ndizen flakė!

Janė tendosur nervat!

Dhe, unė hapėroj,

Netė - ditė,

Ditė - netė!

Qėndroj!

Heu, mirė se vini plagėt e mia,

Nuk jam i vetmuar,

Se, plagė po ka sot,

Edhe SHQIPĖRIA!

Vetėm kur NĖNĖLOKJA shėrohet,

Shpirti im qetėsohet!

Pėrndryshe, JO kurrė!

Se, atėherė s“ jam shqiptar,

Jo, nuk jam burrė!



E di se atėherė,

Nuk kam vlerė!

Jo, nuk jam vėlla i Migjenit

O, i Gjergj Elez Alisė,

Kur s“i pranoj nė trupin tim,

Dhe plagėt e Shqipėrisė,

Krenarisht, sfidoj, qėndroj!

si mėngjes revolucioni.



Suedi, 11 Mars 2006, ora 04.38,



PLAGĖT TONA



(Invalidėve tė luftėrave tona ēlirimtare)

Ne, jemi kryengritės breza-breza!

Nė trupat tona me plagė-drite,

Kemi vėnė proteza;

Disa prej tyre thellė nė kocka na futen,

Eh!...

Kemi tė tjera mė tė thella,

Qė fare nuk duken!



Suedi,12.08.2005

SHQIPĖRIA KĖRKON RIBASHKIM

( Kushtuar, Jasharėve legjendarė)


Breshėritė e plumbave barbarė,
Mbi kullat tuaja flakadane lirie,
Janė gjurmė tė pashlyera

Tė njė kohe tė zezė barbarie!

Janė gjurmė tė thella Qėndrese,
Si luftuan luanėt e lirisė
Me besa-besė, shpresė,
Pėr Ribashkimin e Shqipėrisė!

Axha Shaban, me Ademin e Hamzėn,
Me nipa e mbesa, me besa-besė:
Dijtėn, guxuan, paralajmėruan
Mauzerrėve,t“ua ngrehin kėmbėzėn,

Luftėn Ēlirimtare Shqiptare,
Nga nata e zezė shekullore-mizore
E filluan, Kosovėn me Vise e zgjuan
Drejt fitoreve tė reja!...

Ashtu, kurdoherė na thėrrasin,
Me kushtrimin :
Pėrjetė Qėndroni!
Shqipėria kėrkon Ribashkim!

Prekaz, vjeti 2000



NUK GJEJĖ PREHJE...

Nuk gjejė prehje nė jetė,

pa e parė njė dritė,

qė aq shumė e kemi pritė,

Nuk gjejė prehje nė jetė,

pa e parė njė Fitore,

pėr tė cilėn derdhėm

djersė e gjak, i ri e plak

nė burgje dhe llogore!

Nuk gjejė prehje nė jetė,

pa e parė njė bukuri,

RIBASHKIMIN e trojeve etnike,

Me Nėnėn Shqipėri!

Nuk gjejė prehje nė jetė,

pa qeshė fytyra e malėsorit,

pa u flakur shfrytėzimi i punėtorit,

Nuk gjejė prehje nė jetė,

pa fituar drejtėsia...

pa u thyer e vrarė tradhėtia!

Pa lulėzuar Shqipėria Etnike,

pa u dėshmuar me vepra heroike!

Nuk gjejė prehje nė jetė,

pa njohje trimash tė vėrtetė,

qė Atmėmėdheut ia falėn,

tė shtrenjtėn jetė!...

Poezi nga pėrbledhja poetike, "Nė kėrkim drite" Tiranė, 1





BILBIL I ĒMENDUR

Fat i hidhur nėpėr botė,

Si bilbil po mė ngarend,

Larg teje o Atdhe,

Herė-herė, po mė ēmendė!...

Malmö, 15 dhjetor 2003.



VĖSHTROJ TĖ BUKURĖN

Pėrballė krajatave tehshpatave

Nga mizoritė e jetės:

Tė rrugėlirisė drejt sė vėrtetės,

Mbi armiqėsi e tradhėti:

Triumfoi!

Kur tė bukurėn o madhėshtoren,

Bile, pėr njė ēast e vėshtroj!

Oh!...

I ndiej pėr njė ēast:

Qetėsi, hare, lumturi!

Tejet tė thellė shpirtėrore.

Ah, sikur ta mbizotėronin botėn

E bukura, madhėshtorja, fitorja!

Kėtė botė mjerane,

Ku pėrkohėsisht jeton,

Ku pėrkohėsisht vuan,

Ku pakufishėm qėndron,

Qėnja njerėzore.



LAMTUMIRĖ!

Tė pėrshėndes me grusht e besė,

O Atdhe, kėtej lart nga aeroplani,

Nė kėto ēaste mizore shpirtėrore

Kur mė tundon tufani!...

Afėr teje,

Larg tokės!

Lart teje,

Larg, Shqipėrikosovės.

Nė veri bėnė kohė e ftohtė,

E, nė veēanti pėr ne,

Jo, nuk gjejmė qetėsi,

Larg tonit Atdhe!

Lamtumirė, toka jonė,

Lamtumirė yni diell!

Kemi mbetur nė mėrgime,

As nė tokė as nė nė qiell!

Po ikim larg teje o Atdhe,

Me shpresat e kėthimit,

Po rėndojnė keq mbi ne,

Ditė-netėt e mėrgimit!

Lamtumirė toka jonė,

Lamtumirė yni diell,

Kemi mbetur nė mėrgime

As nė tokė as nė qiell!...

Prishtinė, 29 gusht 2003.



REBELIM

Rebelim, me kushtrim,

Rebelim, pėr shpėtim,

Rebelim, pėr punė,

Jetėn ta bėjmė qėndrim,

Nėse duam qė kjo tė ketė kuptim!

Rebelim, edhe nė dashuri!...

Nėse duam tė ketė ardhmėri,

Pėr filizat e reja, pėr brezni!...

Rebelim pėr Ribashkim!...

Malmö, 20 prill 2004









Fadil SHYTI

NĖ KĖRKIM

DRITE

Poezi

Tiranė, 1996


KUSHTRIM RIBASHKIMI


Gjyshit tim, Hajzer Tafa Shytit, i cili me armė nė dorė,
luftoi pėr Liri e Ribashkim Kombėtar!

DĖSHMORĖVE

Pėrvjetorėve,
Pėrkulemi tek Ju, me respekt,
Nėn tingujt e himnit tė Flamurit.

Dje Besė e Qėndresė
Mm zemrat prej guri!

Sot-Kushtrim
Pėr Ribashkim.

FAT I KOMBIT

Fat i Kombit nė teh shpate
Mbijeton histori nate!

NĖ TOKĖN SHQIPTARE

Tė errėta burgjet,
tė rėnda sfidat,
tė egra tradhtitė,
tė vjetra intrigat,
tė shumta pritat.

E madhe, shumė e madhe
Besa,
Qėndresa,
Dashuria.

NUK MBYTEN IDEALET
Martirėve tė kombit

Qėndruat tė pėrgjakur,
qėndruat tė uritur,
qėndruat tė etshuar.

Plagėt ende tė hapura.

Erėrat ulurijnė hata,
mund t“ju pėrballojnė
veē zemrat e mėdha,
Rrugė e gjatė
deri te Fitorja.

Mund t“ju pėrballojnė
veē mendimet-dritė.

DETI DHE KOSOVA

Deti pėrballon shekujve stuhitė,
Kosova-robėritė!

Nė qetėsinė e Detit
e shoh durimin e Kosovės.

Nė trazimin e Detit
e ndiej kushtrimin e Kosovės.

Mbi Det gjithēka noton.
Deti vetėm heshton.

Nė Kosovė e liga kaliron-kafshon.
Kosova ēuditėrisht duron!

Detin e mbajnė malet.
Kosovėn - idealet.

NĖ KĖRKIM DRITE

Flokėt mė thinjen
pėr njėzet e katėr orė,
sikur t“i kisha dymijė vjet.

jetė
nė kėrkim Drite!

Jetė-stuhi!

MILITANTĖVE
Afrim Zhitisė e Fahri Fazliut,
tė rėnė heroikisht nė altarin e lirisė!

Kur po e gjakosnin kanibalėt
atdheun tonė tė copėtuar

Ju o militantė,
me krisma trimėrie
e gjak tė zemrės
dėshmuat
si duhet
Liria!

Prandaj,
Afrim e Fahri
do me thėnė:

Kushtrim

e Ribashkim

i trojeve shqiptare!


TY

( Jakov Xoxės, shkrimtarit tonė tė madh,
qė penėn e vet ia pėrkushtoi njerėzve tė thjeshtė,
tė punės, tė dritės ).

"Lulja e kripės" prore lulėzon,
"Lumi i vdekur" nuk morton!

Adili e Vita pa ndarė vėshtrohen,
dita-ditės po (Ri) bashkohen!
Apolloni, (1979)

DHUNA

Tanksa vrastare,
aeroplanėt luftarakė,
kombin liridashės
seē e lajnė nė gjak!

STUHI, LOT E GJAK
Motrės, Azize, larg sė cilės lumturia
jetėsore sikur mė ėshtė fikur!...

KUR MĖRGOVA

Pasaportėn false
e kisha.

Me vete kisha dokumentat e burgut.

Ftesėn qė tė lajmėrohesha
nė strofullėn e ujqėrve,
me firmėn
milici!

Me pasaportėn false
po mėrgoja!

MĖRGIMTARI

Mallin qė mė djegė,
mallin qė mė kallė,
s“e shuan kurrėn e kurrės,
as deti me valė!

Kėtė zjarr,
e shuan veē jeta,
kur Shqipėria Nėnėloke,
mė pret nė supet e veta!...




AUTOBIOGRAFIKE

Albulenėn - lulėkuqe, simbol.
Emblemėn qė mė bėnė nderė,
shekujt mė dhuruan krenari,
nga xhaxhi Skėnder.

Nga kryetrimi Kastriot,
I njohur pėr trimėri,
Emri i tij, thotė: Liri,
Anekėnd nėpėr botė.

Yllin - idol Lirie,
Gjithmonė simbol barazie,
Fshehur zemrės , fllad stuhie
ballit - vulė krenarie!

Artėn - paralajmėrim pėr Ribashkim
Kujtesė pėr gjėmim e brezni,
Ndaj coptimit tė dhunshėm
Tė sė shtrenjtės Shqipėri.

Dhe unė, Qėndroj, Qėndroj!
Pėrballė valėve epike,
Valėve tė vandalėve tė egėr,
Nė kėto ēaste historike.

Edhe gruaja ime kryengritėse,
Ndjenė dhemmbje nga lindjet prore,
Pėr tė firmosur edhe me gjak,
Idealet tona jetėsore...



Fadil Shyti



DRITE LIRIE!



Kur trojet shqiptare, po rėnkonin

nga thundra e robėrisė,

Mė 8 Nėntor 1941, flakėroi –sulmoi njė dritė-rrufe,

Mbi armiqtė, nė qiellin e Shqipėrisė!



Rinia heroike shqiptare,

Po betohej me grushta lart!

Komandant, Enveri i tha jo reaksionit,

Kur pėrpėlitej e zvarritej pėrēartė!



Qemail Stafė shkodrani,

Po e jepte kushtrimin:

Ta luftojmė fashizmin!

Ta bėjmė ribashkimin!



Lokemadhja Bije Vokshi,

Me revolver e bomba nė duar,

Si Shote Galica e Norė e Kelmendit,

Ju bėnte roje flakadanėve, pėr lirinė e vendit!



Emin Duraku, ylli i Kosovės Kreshnike,

Do lidhej si gjaku me zemrėn,

Nė qėndresė kundėr nazi-fashizmit,

Pėrkrah rinisė heroike!



Nexhmije Xhuglini, dibrania guximtare,

Erdhi si Shqiponjė nė Konferencėn e Partisė,

Do tė luftonte tėrė jetėn krenare,

Pėrkrah "Shpatit", viganit tė Shqipėrisė!



Buzėqeshi si dielli, andej nga Peza,

Babė Myslimi me shokė;

Kur e freskoi lajmi si era:

Rinia nė Tiranė, po betohej pėr kėtė tokė!



Haxhi Lleshi, si shkėmb mali,

Po i bashkonte malėsorėt:

Do luftojmė pėr liri, o vdekje,

Deri t“i shporrim gjakėsorėt!



Si vetėtimė mbi male e qytete,

Pėrhapej betimi; armikut do ia bėjmė fora!

Vojo Kushi partizani, shtrėngonte armėt,

Vringėllonte, Hysniu andej nga Vlora!



Lufta e forcoi besėn,

Lufta e kėrkoi qėndresėn,

Lufta kishte dhembje-gjaku!

Lufta, e rriste shpresėn!



Lufta e vrau robėrinė!

Lufta e vrau tradhtinė!

Lufta ēlirimtare, aspiroi fitoren!

Ta gėzojmė lirinė!...



U therrėn keq, gjakatarėt kryeneēė:



Bishat e Hitlerit, bishat e Musolinit,

Ikėn andej nga erdhėn:

U strukėn nė Romė si qyqet,

U mbytėn turpshėm nėn gėrmadhat e Berlinit!



Ata qė popujve liridashės,

Tmerrshėm, vrershėm ua nxinė jetėn:

I mbuloi tmerri dhe vreri:

Prandaj, e vranė veten!



Gjysmė shekulli drita e 8 Nėntorit,

I ngrohu shqiptarėt, nėpėr botė:

Fikja e kėsaj drite tė madhe:

Shekujve, nuk arrihet dot!



RIBASHKIMI I SHQIPĖRISĖ

Kur njė popull e fiton diturinė
ndėrgjegjen shoqėrore dhe maturinė
zėri i tij do tė dėgjohet
mendimi i tij po vlerėsohet

Nė epokėn e terrorizmit njė gjė dihet
Pushka si argument ka dėshtuar
Jeta e fėmijės po prishet
nga burra me armė nė duar

Me ligj tė ndėrtohet bota
Kjo ėshtė e vetmja mundėsi!
Tė gjitha pėrpjekjet janė tė kota
Pa drejtėsi dhe demokraci

Evropa dhe gjithė bota do tė kuptojnė
se shqiptarėt kėrkojnė vetėm barazi
Kur tė mėdhenjtė tė drejtėn mbrojnė
s'ka luftė, vetėm vėllazėri!


TY TA KUSHTOJ
( VĖLLAUT TĖ IDEALEVE, KUSHTRIMIT )

Vite plot stuhi,
Ngarendin si kuaj,
dhe si ujq tė tėrbuar
mė bėjnė mua tė vuaj.
Mė kujtohet:
Jeta mbi kėto peripeci,
Mjerisht na kishte takuar.
Na kishte takuar mjerisht,
Me flakė tė pėrcėlluar.
E, mua mė bėhej sikur lexoja
Klithmat e burokracisė,
Thirrmat ogurzeza tė tradhėtisė.
Kushtrimin - zjarr tė vegjėlisė.
Tė shikoja vėlla, vetullrėnė,
Tė qetė, por veē pa qetėsi,
Tė shikoja vėlla tė pangrėnė
Tek ēapiteshe si nė pafundėsi.
Ishe kush ishe, njė shqiptar
Njė atdhetar i vėretė,
Ty, ishe nė revolucionar,
Kapedan i furtunave nė Det-Jetė!
Qėndruam sė bashku
Dhe kurrė nuk u lodhėm,
Aty, ku e desh Liria
Si meteorė malėsorė,
Aty u ndodhėm.
I kuq je, Flamur!
Se me gjak je ngjyer.
Do tė doja qė sot,
Sot e nga mot,
Dhe me gjakun tim
Tė ishe Ty, i lyer.
Sa kapriējoze, qenka jeta:
Na ndau vėlla mė vėlla,
Me dallgėt e veta,
Tė hidhurėn me vete e ka!
Por, unė vėlla s“tė harroj,
Njėherė e kemi bėrė betimin,
Pėr atdheun, truallin tonė,
E kemi hedhur fuqishėm kushtrimin.
Oh, kėndej nė kurbet!
Ndjenjat mė vėrshojnė lum,
Mendimet mė godasin si ēekan,
Shqetėsimet mė lėnė pa gjumė.
Vėlla, kemi nėnė e baba,
Kemi fis e ēfarė nuk kemi,
Por, para Kosovės hallemadhe,
Bij“tė sė njėjtės Nėnė jemi!
Tek meditoj, kėtu nė burgun e mėrgimit,
S“e harroj ēastin e largimit,
Dhe bashkė me kafashatat, gėlltis,
Lotėt e dhuruara prej mėrgimit.
Heu, sa mallė ndiej pėr Ju,
Mallė qė shpirtin ma pėrvlon,
Por, dije vėlla, se zemra
Ēdo ēast tek Ty mė dėrgon!
Mė dėrgon me njė mesazh,
me gjakun e zemrės, shkruar,
Mijėvjeqarin qė po afron,
Trimėrisht, sė bashku,
Dhe me shokėt e njė ideali,
kemi pėr ta kaluar.

MENDIM

Kur mendoj,
Ēfarė rrugė - gjaku,
Kryengritjesh vėrshuese,
Qe dymijė vite,
Natė pa mbarim,
Veē nga njė sy Drite,
Dukej nė shekujt
Si nė agim!...
Fqinjtė ardhacakė, endacakė,
Kurrė, s“u ngopėn
Me gjymtyrėt tona,
na rrethuan,
Me unaza pirateske,
Flokėt mė thinjen
Pėr njėzetė e katėr orė
Sa t“i kisha
Dymijė vite,
Nė kėrkim Drite.
Nė ballė rrudhat mė shtohen
Si thellėsi nė hulli!
Nė tokėn tonė,
na vranė e na dogjėn,
Plagė tė lashta e tė reja
Ma pėrshkojnė trupin,
Veē zjarret e mėdha
Nga dielloret tona,
Mė rinojnė, mė forcojnė,
pėr tė ardhmen tonė.

KOHĖ FURTUNĖ

Kėrkohet!
Kėrkohet Qėndresė
Se i pėrkasim
Revolucionit!
Kėrkohet,
Besėlidhje,
Nė pėrpjekėjet
Kundėr reaksionit!
Kėrkohet,
Sa mės humė ,
Luftė e punė,
Nė kėtė kohė,
Kohė- furtunė!

KUR TĖ TELEFONOJ TY
( Vėllaut tė idealeve tė larta, Kujtimit )

E rėndė qenka , o vėlla, jeta,
Kur pėrmes stuhive tė telefonit,
Tė flasėsh me bijtė e bijat e
Revolucionit!
Tė flasėsh pak...
E tė kuptosh shumė!...
Kėsaj i thuhet bllokadė;
Sikur telat kėthehen
Nė shpatė!
Zėri ynė tingėllon:
Sfidon , Europė e Ballkan,
Jetė e shqiptarėve:
Jetė, vėrtetė katran...
Kohė e ligė e nėnshtrimit,
Vite skėterrė tė durimit,
O, deri kur, deri kur?!
Shqiptarėt, t“ia kėthejnė,
Truallin, nderin tė parėve?!
Tė qėndrojmė maleve me Flamur,
Ashtu siē u ka hije,
Atdhetarėve, ēlirimtarėve...

ĒAST

Kam ēaste pikėllim,
Kur mė vėrshon mėrzia,
Si shoqe e ėmbėl
Mė qetėson Poezia.
O, i dashur, i shtrenjtė
Atdhe!
Qė kur ne, mėrgimtarėt
U endėm nėpėr botė,
Zjarrin e zemrės po tė nisim
E s“po muindemi
Tė tė ndihmojmė dot...
...Por ka njė Ēast,
Njė ēast i madh,
Ardhur nga vet historia,
Qė do bėhet si duam ne;
Zonjė, Shqipėria!...

KA KOHĖ

Ka kohė,
Qė nuk po e njohim vetveten!
Ka kohė,
Qė dikush e pėrbuzė tė vėrtetėn.
Ca shqiptarė,
Janė bėrė pre
Mbi dhe!
Servilizmi qė i poshtron,
Pa vetėdijshėm, i sfidon!
E urojnė!
dhe si burekė,
Pėrpara botės e shtrojnė!
Lipsur kjoftė,
Kjo dhuratė!
Dhuaratė qė gozhdon
Nė shtrat!
Ka kohė
Qė shesin diplomaci,
Por qė nuk po mundemi tė blejmė
...Shqipėri!
...Sepse, duhet tė bėhemi shokė,
Shokė nė trimėri.

PIKLLIMI

Mė vėrshon,
lodhshėm, stuhishėm
pikėllimi.
Heu, ē“ma gėrryen shpirtin
trazimi,
trishtimi.
E si hije e keqe
mė rėndon
njė peshė mendimi!
Nga plagėt shekullore
dhe tė reja
mė godet dėshprimi.
Por, unė duroj,
duroj dhe shpresoj,
shpresoj, veproj dhe uroj:
Shqipėria ime,
doemos njė ditė
do tė shpėtoj,
e mes shoqesh
si
Shqiponjė,
Qiellit tė lirė
do fluturoj.

...DHE MENDOJNĖ

Nė kėto vite errėsire
ka shpėrthyer kori
i zhurmave tė "turmave
pa tru" do tė thoshte Noli.
Dhe mendojnė disa kokėshkretė,
Se arat s“duhet mbjellė,
Se drithėrat mbijnė vetė!
Kanė mbjellė gjyshėrit,
Qė tė hamė ne!...
Veē me durim dhe diplomaci
Do tė nderojmė Atdhe,
Do tė kemi shpėtim,
Do tė kemi demokraci.
Me shpresė dhe vetėm me shpresė,
Do tė kemi buk“ e paqe,
Doemos edhe liri!...
Dhe me sytė ngritur nga qielli,
Me fytyrėn drejtuar nga dielli,
Dhe vetėm shpresė!
Shpresė?! Deri kur pėr besė?!
Mos ndofta deri kur tė vdes?!

URREJTJE!

Urrejtje kurdoherė
kam pėr ty dhuratė.
Pėr ty pushtues
qė mė nise Europės
refugjat.
Si dhe unė
edhe ti je njeri.
Njeri, po me gjak tė zi.
Unė dua tė rroj,
Nė truallin tim tė punoj,
Tė kėndoj lirikėn e Atdheut.
Por ti, pushtues
S“mė lė tė jem Njeri
qė t“ia zbuloj
pėrmbajtjen e vėrtetė
fjalės magjike
Liri.



NUK GJEJĖ PREHJE...

Nuk gjejė prehje nė jetė
Pa e parė njė dritė,
Qė aq shumė e kemi pritė.
Nuk gjejė prehje nė jetė,
Pa e parė njė fitore,
Pėr tė cilėn derdhėm djersė e gjak,
I ri e plak! Nuk gjejė prehje nė jetė,
Pa e parė njė bukuri:
Ribashkimin e trojeve etnike Me Nėnėn Shqipėri!
Nuk gjejė prehje nė jetė,
Pa qeshė fytyra e Malėsorit,
Pa u flakur shfrytėzimi i punėtorit.
Nuk gjejė prehje nė jetė,
Pa fituar drejtėsia, Pa u thyer e vrarė, tradhėtia!
Pa lulėzuar Shqipėria Etnike,
Pa u dėshmuar me vepra heroike.
Nuk gjejė prehje nė jetė.
Pa njohje trimash tė vėrtetė,
Qė atdheut ia falėn, Tė shtrenjtėn jetė!



VĖLLAI I MORDJES

Bija ime Yllka,
Ende pa i mbushė dy vjet,
nisė cicėrimat e para,
nisė tė flet.
Porse, nė shqip belbėzon PO
, Nė suedisht - NEJ!
Ah, Trishtimi seē mė pushton!
Vėllai i mordjes, mėrgimi, fėmijėn po ma kafshon!

VIKTIMAVE TĖ TIVARIT

Gjendet njė det i kuq, i kuq, i kuq,
Nė Ballkanin e Zi.
Brigjeve tė Tivarit
Njė det-gjak!

NĖ KĖRKIM DRITE
Flokėt mė thinjen pėr njėzet e katėr orė,
Sikur t“i kisha dymijė vjet
. Jetė,
nė kėrkim drite!
Jetė stuhi!

MBIJETESA SHQIPTARE
Hijenat hapin kthetrat pėr tragjedi tė reja!
Por, Flatrat e Shqiponjės
, I ndehė rezistenca!

VEL DEMAGOGJIK
Plagėt nga thyerjet e ndėrgjegjės,
po lėngojnė gjak e lot.
Premtimet boshe po lulėzojnė,
Si hije,
gjarpėrueshėm horizontin e kristaltė, mjegullojnė!..

. ROBĖRIA NĖ KOSTM PAQEJE
Liri e llomotitjes!
Liri e gėrmimit!


KĖNGA MĖRGIMTARE

Seē ma vėrshojnė shpirtin
tingujt melankolik
tė njė kėnge epike.

Mbrėmjeve nė mėrgim,
tingujt rrjedhin
vaj!

LETRA E NJĖ MIKU
NGA VENDI IM

Malėsorėt druvarė
ikėn nga malet,
Nga vetmia lisat
nuk rriten, nuk rriten!

Peshkatarėt shqiptarė
ikėn nga liqenėt,
ato nga vetmia
ujin seē e shterrin!

Kopshtarėt herakė
ikėn nga kopshtijet,
pemėt nga mėrzia
nxjerrin fryta lotėsh!

Bletarėt e zellshėm
i braktisėn hojet,
bletėt u tmerruan
mjaltėn e idhėtuan!

Bujqit plisbardhė
ikėn nga arat,
toka po mbetet djerrinė,
trishtueshėm shkretohet.

O, kėthehuni vėllezėr,
kėthehuni nė truallin e copėtuar:
kėtu keni emėr e fytyrė,
dhe jeni tė nderuar!

BIOGRAFI GJEOGRAFIKE

Kujtimet vijnė vėrshueshėm
herė mė freskojnė,
herė mė trazojnė

pėr fushat e gjera bleroshe
pėr malet e larta krenare!

NDJENJĖ FAJI

Sa vatra t“i shuam o Atdhe,
kur larg teje ikėm?

Nė shtėpitė e braktisura,
zjarrin e lirisė e fikėm!

TRADHTARĖT

Dje vazalė.

Sot urith tė lėvizjes
pėr ēlirim kombėtar.

Nesėr-ngordhėsira
kundėrmuese
nė histori!

VARGJE TĖ SHKRUARA
ME GJAK

MILLOSHEVIQIT
DHE PUTHADORĖVE TĖ TIJ

Tribunat i keni njėmend
tė mėndafshta,
nė tė cila shkėlqen
paqja

e pėrgjakur!

DERI KUR?...

Heu, se na mori lumi!...
E dot nuk na doli gjumi,
Na kaploi dehja "demokratike",
Me thirrma histerike,
Heroizma shqiptare,
Sosė rrugėn te liria.
Me diplomaci thinjake
Jo, s“bėhet Shqipėria.

Deri kur, deri kur...
Qėnka thėnė tė presim?!
Qė qiellit ndezur flakė
Lirinė n“tokė ta zbresim?

Jemi shtet me emrin Dardan,
Republikė e Kosovės tash,
A nuk do tė jemi shtet sovran
Nė truallin tonė, pash mė pash?

Europa dhe bota "demokratike"
Shikon qė derdhet gjak.
Kėputet diku njė trėndafil,
Diku kėputet njė zambak.

Deri kur, deri kur...
Kosovė - Nėna ime,
Do t“ ma bėsh zemrėn copė
Dhe shpirtin thėrrime?!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 40
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Fadil Shyti Empty
MesazhTitulli: Re: Fadil Shyti   Fadil Shyti Icon_minitime16/2/2010, 17:26

Fadil SHYTI

Kushtuar, heroit tonė tė madh Adem Jasharit

Ay,
Ėshtė krenaria,
Ay, ėshtė dhembja,
Ay ėshtė dashuria jonė,
Mė e madhe nė shekuj,
Qė e lindi Shqipėria!
Ay, qe uragani shekullor,
Qė na tė bėnte tė zgjohemi,
E kurrė tė mos dorėzohemi!
Nė furtuna tė qėndrojmė,
Derisa, Shqipėrinė ta RIBASHKOJMĖ!
A ju ka ngjarė:
Kur flitet o kėndohet vepra e tij...
T“u shkojnė lotėt rrėke?!
Ay, nuk bėri vetėm pėr veten,
Ay, bėri e dha gjithēka,
Pėr ne!

Suedi, 29 07.2006



Fadil SHYTI

DĖNOJE TRADHTINĖ

(O njerėz , kėshtu duhet dėnuar tradhtia!)

Tradhtarit ia kisha futė ēizmen e pistė,
Thellė nė gojė, deri nė gju,
Jo, jo, se kisha vrarė!...
Jo pse mė dhimbset, por sepse
Do t“i thosha mė parė:
Ēohu, tė ma lėpish ēizmen,
Me gjuhėn tėnde tė ndyrė!
Sepse, ēka ka vjellė, ndyrėsira
Gjuha jote e keqe:
Nuk ka shkelė me qėllim,
Ēizmja ime e mirė!

Suedi, 02 .08.2006



Fadil SHYTI

PSE PO VONOHET LIRIA?!

Po na vonohet liria sepse:
Ende po kalėron, sundon:
Padituria, pabesia...
Po na vonohet liria sepse:
Po sulmon interesi, verbėria...
Po sundon liderizmi, servilizmi!
Po na vonohet me vite e vite,
Sepse, horra dhe qorra politikė:
Pa turp e frikė:
Po dialogjojnė, zezojnė,
Me tė huajt dhe me armik!
Po na vonohet liria,
Sepse, deri sot nuk po i dihet vlera:
Janė bėrė bashkė rosa e derra...
Nuk po rriten lulet nėn ferra!
Po na vonohet kėshtu liria,
Prandaj, po heq si mos mė keq.
E jona Shqipėria!

Suedi, 14.08.2006



Fadil SHYTI

NDARJE TRAGJIKE

(Tragjedia hapi kthetrat, nga vitet 1878-2007)
Lokemadhja Shqipėri,
I mati me sy bijat veta:
Ēamėrinė dhe Kosovėn,
I vėshtroi cila mė shumė qenka rritur,
E pa se Ēamėria mė shumė kish hedhur shtat,
Kosova po e zbukuronte tokėn,
Ēamėria dhe Ulqini detin!
Ulqini po e vėshtronte Lokemadhen
Nga prehri i pėrgjakur...
Zoti, apo djalli u hidhėruan?!
Kėsaj, nuk i dihet!
Stuhitė morėn valė...
Rrufetė s“kishin tė ndalė!
U bė si tėrmet, u tundėn fusha e male,
Papritur, ulėrimat ,ujqėrve u dėgjuan:
Tė ardhur nga Karpatet me bekimin e Evropės,
Ata, pamėshirė ia ndanė Lokemadhes Shqipėri,
Fėmijėt prej dore,...
Sokėllimat e shqiponjave shkrepave,
Bėnin kėrdinė!...
Pėrgjakeshin, pėrflakeshin me tragjeditė shekullore!
Dhe, shekujt kanė kaluar...
Lufta pėr ribashkim, kurrė s“ka pushuar!
Dhe shekuj tė tjerė do vinė:
Luftėn kurrė s“do ta ndalė Lokemadhja,
Ta bėjė tė RIBASHKUAR, Shqipėrinė!

Suedi, 10.04.2007



Fadil SHYTI

PAKETĖ RAKETĖ!

(Kushtuar, Paketės ogurzezė tė Ahtisarit)

Qėndron si kusi e zezė mbi zjarre,
Qėndron si lubi sarkofagu pėr varre,
Mbi trojet shqiptare po sillet zvarrė,
As nė tokė as nė qiell,
E mbetur pa hėnė, e mbetur pa diell!
Toka shqiptare se donė,
As qielli ynė se pranon!
Botėn me cinizėm po e tmerron,
Pret tė ndizet herėt a vonė!
Ka mbetur e tretur pis,
Nė xhepat e diplomatėve -pushtetarėve!
Kjo Paketė Raketė!
Fatkeqėsi e shqiptarėve!
E quajnė Paketė,
Por, ėshtė sherre Raketė!
I thonė paqėsore,
Por ėshtė gjakėsore!
Thonė, brenda ka lule,
Por, ėshtė me barot,
Do tė digjen nesėr,
Edhe ata,
Me ide hata!
Qė s“po e shohin sot!
Shėnstefani, Versaja , Berlini e Londra,
Qė na prenė trojet dikur:
Aty zgėrdhihen, dhe po ngrenė flamuj!
Mbi kėtė Paketė Shkretė,
Po firmosen tradhti he medet!
Po ricopėtohet Shqipėria Kosovė!
Popujve ballkanik, po u sillet tufani,
Evropa plakė po krihet, mallkon!
Se shqiptarėt dot s“i qetėson!
Dhe, nėn hundėt e pista tė saj,
Po, pėrqurret Rambuja,
Kalėron nėpėr botė e thotė:
Politikanėve, kosovarė ua hodha karremin.
Tash ua dėrgoj peshqeshet:
T“i paqėsojnė,
Ushtritė dhe diplomacitė tona…
Dhelprat premtojnė!
Ujqėrit po i mprehin dhėmbėt!
Qentė kockat po i lėpijnė!
Delet po blegėrijnė,
Po vrapojnė pas tyre…
Bishtat e lagur pėrpjetė…
Jetėn e shqiptarėve,
E kanė futur nė Paktė…
Ardhmėrinė e shqiptarėve,
Po e nxijnė!...
Kjo ėshtė vallja e djajve:
As, zoti nuk po donė me na parė!
Jo, zoti nuk punon, vetėm pėr shqiptarė!
Ay, ishte ėshtė dhe do tė jetė:
Pėr ata qė luftojnė dhe veprojnė:
Pėr ata qė kurrė tė pabesėve,
Nuk ju besojnė!
…Kurrė, ardhmėrinė e vet se shkelin,
…Dhe, nuk lejojnė:
Frytet e tyre tė jetės:
Pasuritė e shpirtit,
Pasuritė e truallit,
Tė huajt t“ jua vjelin!

Suedi, mė 21 maj 2007



MONĖS ATDHETARE

Pyet Shqipėria, me mallėngjim,
Po ku ėshtė Elena Gjika,
A thua po tretet gjaku im!...
Tė stuhishme kėto kohė tė liga!

Mbahu moj nėnė me krenari
Ajo, ka ndėrruar jetė!
Por, geni i saj, u rilindė pėrsėri!
Gjaku i saj ėshtė Mona vetė.

Mendjendritur -kjo margaritare!
Flakadanja e lirisė,
Kjo, bijė e vėrtetė ēlirimtare!
Rreze i jep gjithė shqiptarisė.

Si fenikse e pėrtėrirė,
Nga gjaku i lashtė shqiptar!
Sfidon, andej, nga Rumania!
Lufton me penė, armiq e tradhtarė!

Ajo, ėshtė pėrherė e zgjuar...
Dhe betohet tek drejtėsia:
Djersėn dhe gjakun – thotė e derdhi lum,
Qė tė bėhet njė Shqipėria!

Sa herė atdheut i nxihet qielli,
Dhe mbi tė bie rrufeja,
Pėr Shqipėrinė gjithmonė do rilindin
Elena Gjika tė reja!

Fadil SHYTI
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Fadil Shyti
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: