Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Albade.com


 
PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  ForumForum  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.123.st". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

 

 Faslli Haliti

Shko poshtė 
AutoriMesazh
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 40
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Faslli Haliti Empty
MesazhTitulli: Faslli Haliti   Faslli Haliti Icon_minitime16/2/2010, 17:32

Mekati i pranveres

Pranvere sykalter,
Pranvere me faqe te blerta
Qe zgjon nga gjumi letargjik
Barin
Sythet
Gjethet
Lulet
Blerimin.
Pranver, ti s’haroon asnje vit
Te zgjosh nga gjumi letargjik

Edhe neperkat, gjarperinjte…


Mosmirenjohje

Gjithe
Peshat e renda,
Peshat vigane,
Peshat sa nje mal Tomori
Sa nje mal Korabi,
Me leven time i ke ngritur,
Me leven time vazhdoni t’i ngrini.
Edhe neser
Me leven time
Te gjitha llojet e peshave
Do te vazhdosh t’i ēoni perpjete.
Po si s’me thate nje here te vetme,
Te faleminderit!
Arkimed…!


Te dashurat e mia

Sot
Lexova
Dhe rilexova Homerin
(Iliaden, Odisene)
Koka m’u mbush me imazhe heronjsh
Greko-trojane,
Fytyra,
Gjoksi
M’u cirkos
Me gjak trojanesh, akejsh,
Zjarri i Trojes me percelloi syte,
Helena
Gati me divorcoi me gruan,
Penelopa ra ne dashuri me mua…
Odise dinaku
Odise rivali
Me ngriti
Nje kurth te drunjte,
Nje kurth dinak kali,
Akili
Me thirri ne duel,
(Me mori per Hektorin),
Ēirēja
Me kerkoi nje puthje,
Kasandra me tha:
Mos!
Parashikoi kthimin tim ne derr.
Dhe une s’e putha magjistricen
I besova zonjushe Kasandres menjehere.
Shpetova…
S’u tregova diffident si trojanet
Qe s’i besuan per Kalin e drunjte
Per kalin enigma dhe kurth
Si Agamemnoni
S’u tregova mosbesues
Per kurthin vrases
Te gruas kuēke,
Perendeshe
Aferdita
Me beri Parid,
Edhe Helena,
Edhe Penelopa
Me dashuruan me shpirt,
Edhe pse une s’mesova qe s’mesova
Te dashuroja greqisht…


Permbytja

Zoti
Pergatiti
Permbytjen apokaliptike,
Noe ndertoi arken
Strehoi ne arke ēiftet “elite”.

Bota
Ishte prishur,
Duhej pastruar,
Duhej shfarosur fara e korruptuar.

U mbyten njerezit,
Kafshet.
U permbyt bota dyzet dite.
Por lulezuan peshkaqenet…
Festuan
Gjarperinjte.

Dhe bota mbeti siē ish…


Krijimet me lart jane shkeputur nga libri me poezi -erdhi. Disa botime te tjera te ketij autori jane:

Poezi

Sot – 1969
Mesazhe fushe – 1984
Edhe shkronjat paskan goje – 1986
Motrat – 1987
S’di te hesht – 1997
Lamtumire kapedanet e mi -1997
Mbrapsht – 1998
Krisa – 2000
Deti ma’ deti – 2000
Po s’ish ajo – 2000
Ēartje – 2000

Perkthime

Pugaēovi, poeme dramatike (S. Esenin, 2001)
Endjet e nje joudhetari (N. Vajenas, 2002)
Ēehov (Pese tregime, 2003)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 40
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Faslli Haliti Empty
MesazhTitulli: Re: Faslli Haliti   Faslli Haliti Icon_minitime16/2/2010, 17:33

Faslli Haliti u lind mė 1935 nė Lushnjė, ku edhe u rrit. Ka studjuar sė pari pėr pikturė e mė pas pėr gjuhėletėrsi nė Universitetin e Tiranės. Gjer mė sot ka botuar shtatė vėllime poetike dhe ėshtė nderuar me disa ēmime letrare. Haliti ka qene dhe deputet i Parlamentit tė Republikės sė Shqipėrisė.

Ne femijeri

Kur shihja laureshėn nė kthetrat e skifterit,
e lemerishme,
tmerr.
Nė end tė kėngės sė saj pranverore
Dėgjoja rė qarat e saj tragjikė nė pranverė.

Dėshira ime ishte:
tė thyeja krahė skifterash egėrsisht.
Nė fėmijėri,
pa e ditur kėshillėn e gjysh Hygoit:
“Kush shėroh krahun e skifterit
pėrgjigjet pėr kthetrat e tij…”

Ē’lemeri, Ē’tmerr,
Tė dėgjoje tė qarat tragjike tė zogjve,
dhe mos tė t’i thyeja krahėt ty, skifter!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 40
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Faslli Haliti Empty
MesazhTitulli: Re: Faslli Haliti   Faslli Haliti Icon_minitime16/2/2010, 17:34

Zhurma

Futu nė turmė,
Bėrtit me tė madhe,
Bėj
Zhurmė!
Ē'pret mė?
Sot kėrkohet zhurmė,
S'ka nevojė pėr zė!

Ligji

Ligji
Eshtė se qeni.
S'e ha tė zotin.

Qentė po hanė popullin

Zemra

Nė gjoks kam dashuri,
Kam urrejtje,
Ėndrra,
Inat.

Vetėm gur nuk kam nė gjoks pėr fat...


Monologu

Nėse ecin tė tjerėt,
Nėse vrapojnė,
Mė vjen mirė.
S'ka gjė pse rri unė i paralizuar,
S'ka gjė pse rri unė nė shtrat i shtrirė...

Nėse vuaj nga miopia,
Nuk do tė thotė kurrsesi
Qė botės i erdhi verbimi.

Nėse nuk shoh unė, sheh njerėzimi
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 40
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Faslli Haliti Empty
MesazhTitulli: Poeti i madh, Faslli Haliti, ose Zhjivago shqiptar!   Faslli Haliti Icon_minitime16/2/2010, 17:34

Nga Rezart Palluqi

Haliti, ose Zhjivago shqiptar!

.ese.

Poetėt e brezit tė poetit tė Faslli Halitit, i njihja nėpėrmjet letėrsisė shqiptare, por Faslliun fatkeqėsisht jo. Pa dashur ta teproj, zbulimi i tij, mė ka hequr njė keqkuptim ose zemėrim tė madh: Se nė diktaturė s’kanė egzistuar poetė rebelė. Po, ata kanė egzistuar, dhe njė ndėr tė paktėt, pėr mendimin tim, ėshtė poeti i madh lushnjar, Faslli Haliti.

Elementėt e poezisė sė Halitit janė: guximi, ndėrshmėria, novatorizmi, atdhetarizmi dhe kėmbėngulja titanike. Ai nuk e demonstroi rebelizmin e tij anti-hoxhist, vetėm nėpėrmjet poemės “Diellit dhe rrėkerat”, siē besojnė disa, por nė tėrė korpusin e poezisė sė tij.
Nė rrafshin gjuhėsor, ai u arratis prej pyllit gjuhёsor-neologjizmat socialiste - duke sjellё ujėvarat e tij metaforike, por edhe gjuhėn sa lakuriqe aq edhe tė thellė.
Metafora e tij, s’ngjan me njė mur me tulla pa llaē; ato formojnė njė organizėm tė tėrė tė pėrkryer. Ato as e rėndojnė, as e cektėsojnė poezinė e tij.

Vargjet socrealizmit, ishin tė cekėta, tė krijuar pėr t’u recituar prej papagajve, ndėrsa poezia e Halitit, ėshtė shpesh e ngjeshur, tė bėn tė mendosh, tė ndalosh nė kryqėzim, dhe tё pyesėsh vetveten: Pėrse po eci unė nė bulevardet e qytetit me ēizme me baltė, ose pėrse furrxhiu pjek bukė, por s’mund ta kafshojė atė?

Poeti i ndėrgjegjshėm, qė jeton kafaz, flet nė vetėn e parė, dhe jo tė tretė. Nė tė tėra poezitė, Haliti, bėn duel poetik me gjuhėt e nėpėrkės, duart e burokratėve tė vegjėl. Kėtė e ndeshim haptaz edhe nė poezinė: Hijet, botuar nё vitin 1982.



Nuk i duroj dot hijet ballore,
Hijet ballore mё tёrbojnё,
Ka dhehije profil,
Hijet profil
Kanё siluetadhe flokё pa ngjyrё,
Kanё silueta hundёsh qё s’nuhasin,
Kanё silueta buzёsh qё s’thonё asnjё fjalё.

Tё gjitha hijet mė tėrbojnė gjer nė skandal,

Thotė me idinjatё pёr hijet dhe ne e dim se kujt hijeve u drejtohet ai.

Nė rrafshin moral, poezia e tij u distancua prej djepit tė lozhave tė diktaturės. Poezia e Halitit, vetėm sytė s’ia nxorri dot diktaturės, por gjunjtė ia plagosi me ēekiēėt e tij, qė s’dinin tė heshtnin. Hundėn ia bėri petallickė me kupat e zbrazura tė dhallės. Edhe ndonjė dhėmb ia theu, me gurėt e Myzeqesė.
Nė fushat e Myzeqesė, nusja social-hoxhiste, s’guxoi tė shėtisė si zonjushė, e veshur me ēizme lėkure dhe ēorape leshi, sepse pena vigjilente e Halitit s’e toleroi njė gjė tė tillė. Poetikisht, Haliti e ruajti tė ēliruar Myzeqenė e tij tė dashur, prej fabulės sė rreme tė mirėqėnies e lirisė socialiste.

Sot, po i bėj njė analizė eseistike librit poetik, S’di tė hesht.

Gjatė leximit tė kėtij libri, s’egizston poezi, ku herė nė mėnyrė tė drejtёpėrdrejt, herė nė mėnyrė tė tėrthortė, tė mos reflektojė dyshim ideologjik, rebelim materialist ndaj aktualitetit tė rregjimit hoxhist.

Nė poezinė e tij tė botuar nė vitin 1984, dy vite para vdekjes sė diktatorit titulluar « Nė fėmijėri » tė merret fryma, kur e lexon.

Kur shihja laureshėn nė kthetrat e skifterit,
E lemerishme,
Tmerr.
Nė vend tė kėngės sė saj pranverore
Dėgjoja tė qarat e saj tragjike nė pranverė.

Ē’lemeri,
Ē’tmerr,
Tė dėgjoje tė qarat tragjike tė zogjve
Dhe tė mos tė t’i thyeja krahėt ty, skifter! (1984)

Ose tek poezia « Babai », poeti pėrbuz tė qarat e shtira. Ai ėshtė krenar qė babanė s’e qanė sytė e kobrės. Njerėzit e ndershėm preferojnė tė varrosen mė mirė nė harresė, sesa me lot krokodili.

Ne keq nuk na erdhi aspak
Qė bota babanė s’e qau.
Por mirė na erdhi sa s’ka
Qė bota babanė s’e shau.

Nė poezinė e mėposhtme, ( 1988 ) poeti, na bind tmerrėsisht me metodėn vetёkalbėzuese qė pėrdori diktatura ndaj popullit tonė, sidomos mbas viteve 60-te, atėherė, kur kopeja e mendjendriturve ishte groposur pa hėnė:

Krimbi
Nuk tė hidhet,
Ai pret tė bėhesh kufomė,
Pastaj tė hidhet,
Krimbėrisht tė sulmon.

Ja sa bukur na e paraqet poeti helmin dhe mjaltin e jetės:

Unė kuptohem kur jam i lumtur,
Kuptohem, kur kam njė brengė,
Njė hall.
Lulja mė ēel nė sy,
Gjembi mė ēel nė ballė.

Gjuha e Halitit, ėshtė si fara e grurit. Me tė gatuan, jo vetėm bukė, por edhe ėmbėlsira. Poeti Faslli Haliti di tё krijojё me mjeshtėri, vargje origjinalё, me sens filozofik, por ai i shmanget edhe kurthit tė poezisė pesimiste. Ai s’ėshtė njė gjel, qė kėndon ēdo mėngjes nė njė qymez bosh. Ai, ashtu siē i ka hije poetėve qė s’dorėzohen lehtė, e fashiti dhimbjen e izolimit tė tij dhjetėveēar ( si pasojė e botimit tė poezisė Dielli dhe rrėkerat me bukuritė natyrore tė fushave tė Myzeqesė, thjeshtėsinė fshatare dhe dashurinė ndaj familjes e bashkėfshatarėve tė tij. Ai i kėndon myzeqesė, herė siē e lindi nėna, lakuriq, dhe herė tė tjera e skicon tablonė e saj sė bashku mė myzeqarėt e rropatur prej ditėve tė gjata dhe ushqimit tė paktė. Po jua ilustroj kėtė me dy poezi tė shkurtra tė tij : Pjellori e Njё ditё nё fushё, kur myzeqari kultivonte miliona tonė ruta dhe perime, kurse vetė s’mund t’i hante ato qё prodhonte, por si pёr sfidё pemёn e familjes e donte plot e pёrplot me lule fёmijёsh :

Gjer nė trung ka lulėzuar pjeshka,
Gjer poshtė,
Gjer nė tokė.

Nė degėt e familjes sonё
Vetėm njė lule.

Ē’ёshtё kjo kopraci me ne grua?(1972)

Ose

Ja i hoqa kėpucėt. Ja,
Po eci zbathur tani,
Zbathur nėpėr grunjat, barėrave me vesė,
Vesa m’i lan kėmbėt si dikur,
Kur mes gjėmbaēėve vrapoja pa kujdes.

Armiku mė i madh i pemėve mesdhetare, s’ėshtė thatėsira, por krimbat. Nė poezinė e mėposhtme, poeti u hedh baltė nė sy, burokratėve tė vegjėl tė ē’do lloj sistemi Kush jeni ju ?:

Kijeni mirė me “tė vegjėlit”,
Mos e prish me ne,
Kėshtu mė tha njė burokrat i vogėl,
Ndėrsa po bisedoja pėr njė hall me tė.

E shihni vetё se ē’titull trim ka kjo poezi e botuar nё revistёn Nёntori, 1988.

Ose te poezia Metamorfoza e njė shoku:

Tё gjithё autoritetet,
Tё gjitha kuadrot e dinё,
Para popullit janё shёrbёtorё,
Po ti pse e ktheni nė piedestal atė tavolinė?

Se sa i ndershėm dhe i patkurrshėm ėshtė poeti ndaj moralit tė kalbur, e ndeshim nė dhjetėra poezi, ato ngjajnė me njė maratonė tė gjatė, ku poeti, vrapon pa reshtur pas moralit, ai s’i ndahet kėmba kėmbės, nė kodra, male, fusha apo alpe.

Poezia Vetėdije:

Pёr tё kaluar njerёzit e mirёt mbi kurrizin tim
Unё mund tё bёhem
Edhe urё
Edhe vig,
Por nė ēast do ta shembja urėn e kurrizit
Po tė kalonte qoftė dhe vetёm njė njeri i lig.

Nė poezinė Edhe sikur, toleranca ёshtё impresionante:

Unė atė e kam shok.
Ta mohoj pse bėri njė gabim ?

Ti kėshtu mė shtyn tė bėj njė krim.

Te poezia koncize, antizili, antcinizёm e antixhelozi Lisi tregon, poeti na adreson cmirёzinjtё, poetin e famshёm dhe ne i shquajmё tё dy palёt :

Me
T’u bėrė
Lis,
Mė ngulėn
Qindra, mijėra gozhdė nė trung,
Tentuan tė mė thanin.

Por unė, ua kalba gozhdėt…


Shihni me ē’thjeshtėsi e ē’frymė homerike u kėndon poeti bukurive natyrore dhe shqetёsimeve tё epёrme krijuese duke e radhitur veten nё pёrkrahjen dhe inkurajimin e poetёve tё rinj:

Poezia s’ka kryeqytet,
Ka vetёm njё metropol,
Njё qendёr:

Ajo lind e banon vetёm nё zemёr.

Mos u shqetёso
Poet i ri
Gjersa talenti yt bleron,
Pėr blerimin dhe lulet ka kudo redaksi.
Ose nė poezinė antinarciziste e antihierarkike, antigarё Mua mё gёzon blerimi, i qorton ata poetikishtduke theksuar njё tjetёr merak madhor :
«Geniu» i qytetit
Ma tha prerё
Njё ditё:
Hiqe nga mendja,
Koha nxerr vetёm njё gjeni dhe pikё,
Sikur unё kёrkoja t’i zija vendin «gjeniut»
Sikur unё kёrkoja tё konkurroja gjenitё.

Po pёrgjigjen ia dha fusha me gjenialitet:
Unё s’kam vetёm njё lule,
S’kam vetёm
Njё fije
Bari,

Mua mё gёzon blerimi e jo kush mbin i pari.

Ose Natė maji :

Hėna varet si vath nė veshin e natės,
Neonet ndriēojnė me dritė dėbore,
Ne bisedojmė nėn njė mimozė bionde
Si nėn njė hėnė tokėsore.

Ashtu, si nobelisti rus, Pasternak, edhe Faslli Haliti, arriti ta hedhė nė kornizė tėrė botėn materialliste dhe shpirterore hoxhiste. I vetmi ndryshim kėtu ėshtė se, Pasternaku pėrdori doktor Zhjivagon, ndėrsa Faslli Haliti, pёrdori veten dhe Myzeqenė e tij bleroshe.
Ja katėr vargje ku ai e dėshmon pėrbaltjen e intelektualit:

Ky shi prilli qė bie sot
Nuk mė duket aspak poetik
Gjersa rrugėn mė pėrbalt mua intelektualin
Pėr mua tė mos bjerė asnjė pikė.
(revista Nėntori, 1986)

Personalisht besoj, se ai, e krisi pasqyrėn e diktaturės me timbrin e zėrit tė tij,
qė s’diti tė heshtė. Shumėkush beson, se njė rregjim tiranik shembet vetėm po tė godasėsh me grusht tiranin.
Kjo ėshtė pjesėrisht e vėrtetė. Kėtė e vėrteton edhe burokracia dhe korrupsioni i sotėm, qė e ka mbėrthyer Demokracinė si tetėkėmbėsh prej fyti.
Revolucioni i fjalės dhe mendimit tė lirė, fillon duke kafshuar miliona duart dhe gjuhėt e vogla, tė pista, mėkatare tė burokratėve tė vegjėl. Faslli Haliti i kafshoi ato. Kuptohet, njė dallandyshe nuk e sjell dot pranverėn. Sidoqoftė, nė Myzeqe, ai e solli atė me vargjet e tija, qė sot, shijojnė si njė testament lirie.

Poezia e Halitit e meriton njė tė ardhme mė tė mirė!

Po e mbyll kėtė ese me vargjet e mėposhtme, tė cilat i kam shkruar posaēėrisht pėr poetin Haliti.

Ti s’dite tė heshtėsh,
prandaj dhe fjala jote
ia shtypi kokėn me ēekiē
vdekjes tėnde burracake
ēdo ditё.


Holandė,
8 nėntor, 2009
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 40
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Faslli Haliti Empty
MesazhTitulli: Re: Faslli Haliti   Faslli Haliti Icon_minitime16/2/2010, 17:34

FASLLI HALITI



FUSHATA

.poemё hiperbolё.


Pas 28 qershorit 2009,
Pas Zgjedhjeve pёr nё Parlamet
Pas zgjedhjeve pёr deputet
Nё Kuvend:
Mėngjesi,
Mesdita,
Mbrёmja,
Do tё jenё blu,
Blu dita, nata, dritat, pallatet, vilat, shtёpitё
Blu mullarёt, lėndinat, grunjat, misrat
Blu uji i kanalit, i pusit, ēezmёs, burimit,
Blu ajri, shiu, era, pjeprat, domatet, trangujt,
Blu qumėshti, gjalpi djathi, mishi, mielli, vezėt,
Blu fasulet orizi, sheqeri, kafeja, piperi,
Blu benzina, nafta, gazi,
Blu yjet, hёna,
Dielli;
Blu karafilat,
Lulёkuqet,
Blu ylberi nё qiell,
Blu krejt Shqipёria,
Gjithё vendi monokolor;
Blu
Korabi,
Blu mali Tomor.

***

Ne na besojnё...

Premtuam
Dje,
Na besuan.
Premtojmė sot
Na besojnė pa hezitim...
U premtojmė bebeve,
Dhe bebet na besojnė
Edhe pse ato ende s’ecin dot,
Edhe pse ende s’dinё tё flasin,
Edhe pse ende s’dinё tё bisedojnё;
U premtojmė tё vdekurve...;
Dhe tё vdekurit edhe pse tё vdekur, na besojnė

U premtojmė kafshёve tё egra tё pyllit
Dhe kafshёve tё buta shtёpijake
Shpendėve tё buta
Dhe shpendёve tё egra
Shpendėve bifunksionale,
Me krahё
Dhe kёmbё,
U premtojmė rreptilёve
Gjarprinjёve, hardhucave
Kobrave, nёpёrkave,
Anakondave,
Minjve,
Urithёve,
Krimbave tё tokės, qё lёrojnё tokёn
Krimbave tё drurėve qё i tmerron qukapiku,
Insekteve qё i tmerron dallėndyshja,
Sardeleve, peshqve tё kėnetave,
Peshqve tё liqeneve,deteve,
U themi
Tё qarkullojnė
Tё jetojnė tё qetё
Askush
S’ka pёr t’i ngrёnё ato mё,
As nё tokё as nё moēal, as nё kёnetё,
As nё liqen, as nё oqean
As nё det...

Ne u themi deleve,
Qingjave,
Pulave:
Na besoni
Nuk ju hamё as pёr festa as pёr dasma,
Ju lutemi, mos kakarisni mё, mos u friksoni...

Do t’i mёsojmё bebet e sapolindura
Qё si Majkёll Xheksonё,
Tё kёndojnё kёngёn:
Shqipёria po ndrysho...

Bebet e sapo lindura do t’i bёjmё
Muzikantё,
Filozofё
Politikanё piktorё,
Qё nё orėt e para tё lindjes
Do t’i shpallim liderё botёrorё.

Ne na besojnė...
Ne
Edhe bebet na votojnė...

Plakave dhe pleqve
Do t’ua zhdukim rrudhat,
Thinjat,
Do t’i bёjmё
T’u ridalin dhёmbёt,
Tё shohin pa syze si nё rini,
Si nё rini t’u ēapin, t’u ecin kёmbёt.

Do bёjmё
Qё gratё blu dhe burrat blu,
Tё puthen blu, non stop,
Tё bёjnё dashuri blu,
Non stop
Tё dashurojnё ditё e natё,
Do bёjmё
Qё ata tё lindin ēdo muaj
Nga njё vajzё apo djalё demokrat.

Tё pushkatuarit nga diktatura,
Do t’i ringjallim prapё,
Sepse
Secili prej tyre,
Pёr ne, sigurisht,
Ёshtё njё Jezus
Ёshtё njё Krisht.

Ne na besojnė...
Ne
Dhe tё pushkatuarit na votojnė.

Do bёjmё
Qё kafshėt
Shpendёt e pyllit
Tё mos i prek plumbi,
Ēarku,
Laku,
Dhёmbi i ujkut,
Tigrit luanit, ēakallit, sqepi i skifterit
Nё demokraci s’ka ēarqe dhe plumba,
S’ka kthetra e dhёmbё si nё epokёn e Enverit.

Harboni, o kafshё tё pyllit nё liri,
Nё demokraci ka kёngё, ode
Marshe,
Valle ,
Nё Eldoradon Shqipёri,
Nё Eldoradёn tonё, pa probleme, pa “halle”.

Do bёjmё qё pulat tё bёjnё nga dy vezё nё ditё,
Do libralizojmё lindjen e qengjave
Qё delet tё bёjnё dy qingja
Nё javё
Lopėt tё bёjnё
Dy viēa nё muaj,
Qё tek ne, “Populli”,
Tё hajё ēdo ditё e pёrgjithmonė
Vetėm mish viēi dhe zogj tё njomё.

Do liberalizojmė lulėzimin,
Pemėt, bjeshkėt, fushat, lėndinat
Tё lulёzojnё pёrjetёsisht
Pranverė,
Verё,
Vjeshtё,
Dimёr me akuj,
Me fraq, thёllim, ngrica, dёborё,
Gjethi dhe bari do blerojnė nё katёr stinёt;
Bletėt do kullosin nё lule tё pёrjetshme,
Brenda harkut tё pёrjetshёm kohor.
Shkretirat do tё harbojnė
Nё blerim madhor.

Toka kripore, pa njё fije bari,
Tokat shkretina ,
Do t’i bёjmё pjellore,
Do t’i kthejmė nё kullota, lėndina.

Ne do bёjmё qё edhe mushkat tё pjellin.
Mjaft i lamё shterpa, beronja, ato,
Asnjё mushkё mos mbetet
Shterpё,
Beronjё..
Ne, edhe mushkat do t’i martojmė.

Edhe majmunёt
Do t’i punёsomё
Puna e bёri majmunin njeri?
Puna do t’i bёjё majmunёt njerėz
Puna do tё na bёjё gjithё ne njerёzit, gjeni...

Do ecim drejt, pёr para, si gjenitё
Dhe jo me dredha, pёrdredha
Si gjarpёrinjtё

***
Spot blu,
Publicitet.
Votoni numrin 10-tё !

***
Ne
Do t’ju sjellim ujё,
Jo ujё tё zakonshёm si gjer tani,
Ne do t’ju sjellim ujin “Perla”
Ujё Qafёshtame,
Ta pini
Tё laheni
Ujiё mbretėror,
Non stop
24 orё.

Ēdo
Pallat,
Ēdo vilё,
Barrakё, kioskё,
Gjithkush
Do ketė dritё yjesh qiellorё
Do tё ketė dritё yjesh blu
Non stop
24 orё.

Ne na besojnё...
Ne
Dshe yjet na votojnё.

Rruga
Rrёshen – Kalimash
Do fillojmė rrjetin e rrugёve blu
Nёpёr Adriatik e nёpёr Jon,
Rrjetё rrugёsh nёpёr qiej,
Nёpёr kozmos,
Do tё lidhim planetet
Me tokёn, me Shqipёrinё tonё;
Do shtrojmё Rrugёn e Qumėshtit me ēakull yjesh,
Do ta asfaltomё me materie blu hёnor
Planetet
Dhe yjet do t’i lidhim
Me autostrada blu gjithandej
Qё shqiptarёt tё ecin rrugёve tё asfaltuara
Nёpёr tokё, nёpёr dete, nёpёr kozmos dhe qiej.

Do t’i pajisim shqiptarёt me pasaporta biometrike
Shqiptari
Do tё qarkullojё
Krejtėsisht lirisht
Nё pesё kontinentet,
Nё tё tetё planetet tanё:
Jupiter,
Mars, Mёrkur,
Pluton, Mёrkurё
Afёrditё, Neptun, Saturn, Uran.

Shqiptari do tё hajё bukё blu,
Do tё hajё ambrozia,
Ushqimin biblik,
Mana
Pёr jetё,
Ne, do ta rrisim mirėqenien
Sa Tomori, Korabi, Himalajet, pёrpjetё.

Okej
Zotėrinj fshatarё,
Zotėrinj fermerё,
Zotėrinj qytetarё ?

***
Spot blu.
Publicitet.
Kush voton pёr pёr PS
Voton kundėr Perёndisё, Zotit vetё,
Kush voton pёr PD,
Ka votuar pёr Zotin e vёrtetё.
Sot vlen ai qё ёshtё mё demokrat se dje.
Votoni masivisht, votoni nunrin 10-tё

***

Kripto komunistёt e kuq,
Konvertuar
Nё rozё,
Hodhėn Gёrdecin nё erё
Duke na e lanё, ne bluve
Tragjedinė kopile nё derё...

U groposёn 26 vetё
Ēatitė fluturuan nё erё,
Shtёpitё u rrafshuam pёrtokё,
Pёsoi epokalipsin Gёrdeci i mjerё...

Gёrdecarё
Votoni Mediun,
Votoni numrin 10-tё !
Dhe 26 tё vdekurit do tё ringjallen
Dhe 300 tё lёnduarit, do tё kthehen prapё, nё jetё.

Shqipёria pa tё tё kuqe
Pa tё zezё.
Blu gjithēka,
Blu dhe zogu nё vezё.
As tё kuqe as rozё s’do tё ketё mё.

Gёzohen rrugėt tё shtruara nga ne blutё.
Dėgjojini si brohorasin:
Shpėtuam
Nga pluhuri i rozёve,
Nga gropat e zeza tё tё kuqve,
Nga llumi dhe balta e kuqe e rozakёve;
Brohorasin
Rrugicat:
Shpėtuam nga pellgjet, plehrat e rozёve,
Brohorasin boritё e autobusėve me krisma blu,
Brohorasin boritё e kamionėve,
Veturave,
Karrocave,
Motoēikletave:
Shpėtuam nga balta e rozarёve,
Ecim
Nё rrugė e bluve, pa gropa,
Ecim komodė,
Siē ecёn nё rrugėt e saja dhe vetё Evropa.

Lindёn dhe kёngёt e realizmit demokratik,
Si kёngёt partizane nё luftё, beteja,
Si marshet,
Himnet
E brigadave sulmuese, luftarake.
Kёnga blu gjėmon,
Buēet :
Shqipёria po ndryshon.

E kёndon turma klakere
Nё mitingje, rrugё, rrugica,
E kёndojnё makinat reklamё me altoparlantё,
E kёndojnё sidomos naivisht fёmijёt
Rrugёve,
Oborreve,
Korridoreve tё pallateve,
Nё ashensorё,
Shqipёria
Po ndryshon...
Po populli, populli
Populli, pse, s’e kėndon...?


Faslli Haliti

27 qershor 2009
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





Faslli Haliti Empty
MesazhTitulli: Re: Faslli Haliti   Faslli Haliti Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Faslli Haliti
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: