Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Albade.com


 
PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  ForumForum  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.123.st". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

 

 Hida Halimi

Shko poshtė 
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Hida Halimi  Empty
MesazhTitulli: Hida Halimi    Hida Halimi  Icon_minitime16/9/2010, 01:29

Me pėrjashtim tė poezisė sė Mimoza Ahmetit, poeteshat shqiptare nuk janė ndier shumė nė Forumin shqiptar. Dua tė pėrmirėsoj gjendjen pak, duke prezantuar njė nga njė disa poetesha nga Kosova.

Hida Halimi u lind nė Radac tė Pejės mė 1948. Ajo ka botuar librat Vendlindjen ma zgjodhe ti (1993), Ai qė nuk ishte Fidia (roman, 1995) dhe Njeriu im (roman 1997).

Profet i shthurur

Pėr njė mijė vjet kurorė
Njė herė bėmė dashuri
Si Zeusi me tė bijėn e Argut.
Ti deshe tė mė vrasėsh.
Kur mė shpure nė Kurdistan
Mė shite e stėrshite
Pėr njė duē opium
Pėr njė turrė hurma
Pėr njė fjollė ėndrrash.
U shita me nder virgjėror.
Pėr dashurinė tėnde Xhibril Farishta.

Natė gjyqi

Gjithė natėn e lume
Desha tė them
Lava tesha
Fshiva troha
Dhe bėra shtrat me dy Profetė.
Nuk tė thashė
Shtrydhnin rrush e lėpinin verė
Nė trupin tim
Kur heshtnin, nga unė.
Nga strehėt e Madridit
Nga bursat e Bagdadit
I pashė tek vinin short
Natė varri ėshtė po
Nuk do tė them
Isha qyqe vetėm
Binte Temza erė meiti.
Falma ferrin
Pėrbuzja mė shkel nė fyt.
Ndoshta s’heshtėn, Imzot.

Guri i shenjtė

Nė baletin e kaltėr tė nėntokės sime
Seance spirituale.
Me gurin e Rrozetės nė qafė
Edhe sonte loz pėr tė gjithė Lordėt e mi
Pikėn nė truallin e valė
Tėrė natėn e lume demonstroi
Enigmėn e varur mes gjinjsh
Orė e madhe letrare. Qeshje sintetike,
Sens historik me paqe dhune.
Cilit shenjtor t’i falem o Zot, tė gjithė janė
Fajdexhinj e pijanecė,
Kur vjen dita ikin nė shtėpi, mė lėnė
Me Virgjilin qė pat fėrfėlluar pelerinėn
Tek fsheh pjesėt e plleshme me cilindėr tė zi,
Me Sokratin e tretur nė lirinė e vetmisė
Qė i pėshpėrit kupės sė fundit, mua apo Fedonit
I gėnjyen kėta fėmijė.

Dhe nisem

Copė pergamene qė lėkundesh nė tymin e duhanit
Rrjetė e pėrhime e dyshimit tė pabesė.
Ia pashė vetėm dorėn nė xhamin e dritares
Qė i djersa me ethe vere.

Unė tha, e fsheha testamentin
Nė gjinjtė e bardhė tambėl
Tė reve qė hedhin shamitė e shpresės,
Ua pėrhumba shtrigave tė natės qė enden
Nė dimrin shterpė pa borė
Pėrgjojnė zėrat e fėmijėve tė messhekullit
Nėn rrėnjėt tėrthurė tė shelgut plak brejtur Drini,
E lidha me mėgjitė e unazės sime, pa rrokje,
Atė natė kur Zeusi mė zgjodhi pėr nuse
Nė shkėmbin e thepisur tė Risanit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Hida Halimi  Empty
MesazhTitulli: Re: Hida Halimi    Hida Halimi  Icon_minitime16/9/2010, 01:30

Flora Brovina (Pjesa e parė)

--------------------------------------------------------------------------------

Duke falėnderuar Elindėn pėr fjalė tė mira inkurajuese do tė vazhdoj me njė poeteshė e cila u bė e njohur jo vetėm nė botėn shqiptare por edhe nė botėn e madhe: Flora Brovina.

Flora Brovina u lind mė 30 shtator 1949 nė Skenderaj. Shollėn fillore dhe tė mesme ajo i kreu nė Prishtinė. Studimet nė Fakultetin e Mjekėsisė i mbaroi po nė Prishtinė. (Kunati im Avni A., shoku i saj i studimeve, mė tregon se Flora normalisht erdhi nė Fakultet e hipur mbi njė motocikletė tė tipit "Vespa", diēka mė shumė se e rrallė nė atė kohė, shėnimi i Ullmarit). Njė kohė (1973-1981) punoi gazetare mė tė pėrditshmen ”Rilindja” nė Prishtinė. Ka punuar edhe me redaktimin e revistave ”Kosovarja” dhe ”Teuta”. Flora Brovina ka botuar disa vėllime me poezi: ”Verma emrin tim” (1973), ”Bimė e zė” (1979), ”Luleborė” (1988), ”Mat e ēmat” (1995) dhe ”Thirrje e Kosovė” (1999, nė kohėn kur ajo ishte nė burgun e Pozharevacit nė Serbi).
Nė vitin 1999, nė njė kohė kur fati i Flora Brovinės pas arrestimit ishte i panjohur, ajo mori Ēmimin Tucholsky pėr vitin 1999 ’in absentia’ nga PEN Klubi Suedez. Fati i saj u diskutua shumė, Televizioni i Tiranės bėri njė emision special me pjesėmarrjen e mikeshės sė Florės Natasha Lako, u angazhuan mjaft intelektualė edhe jashtė botės shqiptare pėr lirimin e saj. Dhe vėrtet, ajo u lirua.

Gruas

ē’ruan
nė zbehtėsinė e fytyrės
nė aneminė e fjalės
ē’fsheh

barrėn e dhjetė
apo vitet e tua

ē’ruan
nė zbehtėsinė e fytyrės
zėrin e t’yt shoq
apo nė pėrkėdhelje tė humbur

ē’ruan nė aneminė e fjalės
kėngėn e heshtur
apo njė pranverė tė sosur

ē’ruan
kur pėrkund kohėn nė djep
ē’ruan
ē’fsheh





Liria

Liria
Fluturim zogu
Nė dritare

Zgjim mėngjesi
Duar hapur

Ėshtė
Hėnė
Prapa grilave
Liria
Erėgruri
I porsakorrur

Lojė e fėmijėve
Gaz e vaj

Ėshtė
Grua
E ēliruar nga barra

Liria
Foshnjė kuqėrreme
Nė parzėm nėne

Si duket oh si duket
Liria

(Vazhdon)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Hida Halimi  Empty
MesazhTitulli: Re: Hida Halimi    Hida Halimi  Icon_minitime16/9/2010, 01:30

Flora Brovina (Pjesa e dytė)

--------------------------------------------------------------------------------

Gjarpri

Nė themel tė shtėpisė
I ftohtė
Nė kėmbė e dorė
Gjarpėr
Rrotull meje
Gjarpėr
Ndėrron lėkurė
Ti ndėrron lėkurė
E gjarpėr je
Rrotull meje


Verma emrin tim

Nėse mė njeh – e di emrin tim
ka emrin e fluturimit
nėse e di emrin tim mos mė thirr fluturim
Nėse mė ke parė – e di kush jam
i kam krihet e thėllėzės
nėse e di kush jam mos mė thėrrit thėllėzė

Nėse ke dėgjuar kėngėn time – e di si kėndoj
vėlla e kam bilbilin
nėse e di si kėndoj kėngėn mos ma ndal

Nėse lotėt i urren – e di se unė nuk qaj
qyqen nuk e kam fis
nėse e di se nuk qaj mos mė thuaj se nuk ndjej

.................................................. .......................................
Me kaq pėrfundon prezantimi i poezisė sė Flora Brovinės
Tema vazhdon .....
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Hida Halimi  Empty
MesazhTitulli: Re: Hida Halimi    Hida Halimi  Icon_minitime16/9/2010, 01:30

Edi Shukriu

--------------------------------------------------------------------------------

Edi Shukriu ndoshta ėshtė mė e njohur pėr veprimtari politike, ndėr tė tjera si Kryetare e Forumit tė Gruas tė LDK-sė, se sa pėr krijimtari politike. Ajo u lind mė 1950 nė Prizren, dhe ndėr librat e botuara shėnohen Sonte zemra ime feston (1972), Gjakim (1979), Lkeni i Hasit (1980), Syri i natės (1986), Kthimi i Eurikidės (1987) dhe Nėnqielli (1990). Poezia e Edi Shukriut kėrkon mjaft nga lexuesi, me pasurinė e saj tė fjalėve tė rralla.


Pėrtej vetes

Pėrtej vetes me flatra ngrihem
zdirgjem errėsirave tė ferrit

nga thellėsitė e kohės
njomem e ngopem me urtėsi
e rrėnjėt kalben
therra shkurra e egėrsirė ngel
shēirrem pa frymė sy zgurdulloj

pėrtej vetes me flatra ngrihem
se si mė rrėmben marri e kohės


Poema e heshtjes

Kot jashtė bie shi
as e shton as e mungon
kotėsinė e sė pamundshmes

nga zhaurimė e thekamtė
asgjė s’bėzan s’pipėtin

heshtje e mallkuar
e ke me mua

vallė s’mund ta arrijė gjithėsinė tjetėr

hupnishtė e pamundėsisė fiktive
tė marrtė djalli
me gjiret qė rrėmbejnė

jashtė bie shi
se si e nxin poemėn e heshtjes


Kthimi nė Prizren

Ec pėrgjoj
nė skuta kėrkoj nė ajėr
diku janė strukur
e frymojnė

dėgjoheshin denbabaden
rrugėve tė moshuara
hapėronin
deri te dyqani nė Arastė
pėrreth Shatėrvanit

e nxitonin tutje
S’ėshtė e mundur tė zhduken
tė gjitha llapashitjet e kėmbėve
tė zbathura
trake-truket e nallėnave
e gjurmėt e kėpucėve me shoje

gjallėrojnė
shtresumet e karabojės
te rrėzėt e ledheve
frymojnė nga kalldėrmi i ērrėnjosur
e rikthehen nga pullazet e pėrgjumura
vrujojnė nga arkadat e rempujve
e hapėrojnė nė kohė

gurėt e hamamit
i thithin nė vete
e motohen
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Hida Halimi  Empty
MesazhTitulli: Re: Hida Halimi    Hida Halimi  Icon_minitime16/9/2010, 01:32

Miradije Ramiqi

--------------------------------------------------------------------------------

Sot do tė ju jap disa poezi nga Miradije Ramiqi e cila mė duket shumė e afrueshme dhe me njė puls intim emocional, qė shumė mė pėlqen. Miradija u lind mė 1953 nė Pozharan tė Gjilanit. Ajo ka botuar Drithėrime ngjyrash (1981), Shi nė pasqyre (1990) etj.

Klithmė kohe

Nė kufje zėri tingėllim
Nė anėn tjetėr alo Evropė alo Amerikė
Nė jetėn tonė kufijtė nuk kanė rėndėsi
Nė zgjedhjen e numrave tė shumtė
Zbusim dhembjen tonė tė thellė

Nė kufje tė thėlle prekemi
Nė njė natė Ėmbėlsi e largėt

Loti mbjell e shėron plagė
Dashuri pse rri aq larg
Dashuri pse ikėn aq shpejt

Nyje malli lidh ditėt-netėt
Ėndėrron pėrjetimet me ty
Nė kthimin tėnd Farė e fatit tonė
Mbjell dhembjen e bardhė

As shkrimet e kėtyre vargjeve
Nuk e sherojnė dhembjen tonė
Nga malli pėr ty o shpirt i trazuar

Ėmbėlsi e largėt Njė natė tė qetė
Thellė prekemi nė kufje telefoni
Nė anėn tjetėr zbusim dhembjen
Tingėllimė zėri
Alo Amerikė Alo Evropė
Alo, alo Kosovė Prishtinė Ulpianė Dardani
Alo Prishtinė Alo alo Kosovė
Thellė prekemi nė dheun e shtrenjtė
Kosovė Alo …

Prishtinė, 2000


Etje

Derisa krijova portretin tėnd
Loti i pėrzjeu ngjyrat

U shtjen gota

Lotin e dhembjes
Dashurinė e ngjyrės
I piu pėlhura

U thye gota

Derisa e hetoja praninė tėnde
Ngjyrat i pėrzien loti
Ku mbeti portreti yt i gjorė

Vallė, ē’u bė me etjen


Uria artistike

Ēdo njėzetekatėr orė
Ndjejmė Uri
Hamė Gjuhė
Lėpijmė Buzė
Puthim Sy
Kafshojmė Veshė
Ngopemi Dashuri
Kėshtu
Pak nga pak
Ikim nga vetėvetja
Mbyllemi nė kornizė
Pak fare pak
Bėjmė
Vetėvrasje artistike
__________________

Qibrie Demiri

--------------------------------------------------------------------------------

Shumė aktive si poeteshė ka qenė Qibrie Demiri, vjershat e saj gjenden nė botime tė ndryshme kulturore nga Kosova dhe mėrgimi. Qibrie Demiri u lind mė 1957 nė Sazli tė Ferizajt. Ajo ka botuar njė seri librash, ndėr ta Buzėqeshja s’ėshtė larg (1981), Flurudhė (1985). Gjithėsia si qershia (1987), Ta shoh borėn si gotėn (1989) dhe Kėmbėt e erės (1994).

Jam shpirt i butė

mė kurse nga ngjyra e zezė
nga fjalėt qė s’thuhen
jam shumė shpirt i butė

mos mė le fillikat nė fushė
si kulumri e egėr
jam shumė shpirt i butė

mė kurse nga erėrat
nga pluhuri qė ēojnė hamshorėt
jam shumė shpirt i butė

s’jam e qullur mė beso
di tė gurohem mė shumė se ti
veē jam shpirt i butė

Nė mungesė tė kuptimit

assesi ta gjej barin
qė shėron thembrat e pėrgjakura
nga kėpucėt e ngushta

gjithēka ėshtė deformuar
udhėt numrat zemrat
veē kėrmijtė lėvizin shlirėshėm

s’ka kuptim kėnga as ėndrra
koha ėshte pėr qenie tė dyfishta
pėr qenin qė shėron plagėn e vet

Ndėrrimi i trajtave

ditėt
kanė pirė ujin e ndyrė
orė e ēast ndėrrojnė trajtat
ndėrrojnė peshėn
unė nė pus shoh sytė
mbi zemrėn e fundosur

nėpėr faculetėn e qullur
si ta ngrehi jetėn zhagas
nė kantėn e bėrllogut
ta derdhi monotoninė
bliri ėshtė tharė
puset kanė shteruar
e lus zotin pėr njė pikė shi
buzėt tė mė njomen

(Vazhdon)
__________________

Poezia e Qibrie Demirit II

--------------------------------------------------------------------------------

Shetia me kufoma

Veshur kam vdekjet e miliona njerėzve
Me gjithė kufomat e Reēakut nė zemėr
E frikėn zėnė pėr bishti
Hy nė Unterkunfist Baraka nr.3
Me trishtimin mbathur

Gjunjėt si purtekė mė dridhen

Nė Barakėn nr.3 Majdanek
Mė mbyllen veshėt me dhembje
Syve koha mė hedh hi
Kur shoh kėpucėt e
Maria Bieliekės

Ua shkundi pluhurin nacist ngadalė
Gjithė udhėt e botės i shetis me to
Dhe piskas
Nxjerr dhembjen e shekujve

Maria ebreje
do tė jetė gėzuar
nga lotėt e mi
qė ia lanė kėpucėt


Prekja e vdekjes

Ta hash mėngjesin me vdekjen
Drekėn ta shtrosh mbi tė
T’i mbledhėsh troshat
Nėpėr dhėmbėt e saj
Ėshtė pejzazh trishtimi

Nė vend tė jastėkut
Kokėn ta vėsh mbi fytyrėn e saj
Tėrė natėn tė dėgjosh
Krrokamat e saj
Dhe tė heshtėsh
Derisa ta futėsh
Vdekjen nė arkivol

Ėshtė si ta kapėrcesh
Hijen e djallit

(Vazhdon)
__________________

Shqipe Malushi

--------------------------------------------------------------------------------

Pėr mrekulli, kur kisha botuar paralelisht kėtė seri nė Forumin e Kosovės, erdhi motra ime e shpirtit Mjellma pikėrisht me dicka qė mė mungonte - njė poezi tė bukur dhe tė pėrshtatshme pėr tė prezantuar Shqipe Malushin..... sepse vetė kam vetėm njė poemė tė gjatė prej asaj, Kthimi, tepėr e gjatė pėr kėtė temė! Shkruan Mjellma jonė e dashur:

Vlaqko nuk do me merresh meni nėse ja bashangjes kėsaj teme edhe ca vargje tė njė mike shumė tė dashur pėr mua!



Shqipe Malushi ka lindur mė 3 maj 1955 nė Pejė. Pasi kryen shkollėn e mesme nė vendlindje,shtrėngohet tė studiojė farmacinė nė Beograd.
Nuk ia do shpirti dhe do tė provojė me gjuhėt e huaja,fillimisht mbi frengjishten,pastaj me psikologjinė dhe pėrfundimisht diplomon nė Albanologji.
Pasioni pėr udhėtime e coi nė Nju-Jork tė Amerikės. Jeta e re.Preokupime tė reja.Plane tė shumėta.Prapė nevoja pėr kėrkime tė reja.Lexon shume.Shkruan poezi,tregime tė shkurta,ese,drama,skenare filmash,por edhe romane.Pas diplomimit ne Sarah Lawrence Collage (1985),punon asistente nė Company Editor the Publisher,magjistron artet e lira nė Universitetin e Nju-Jorkut (1988).
Cmimin letrar pėr tregime nga New York State Foundation for the Arts,por edhe tė shkrimtarit tė vitit nga Shteti i Nju-Jorkut. Aktivitetet nė njohje tė cėshtjes shqiptare,ligjerata nė Manhattan College,New School for Research...



Po i sjelli ca vargje nga libri i saj PER TY

Burgu

Endėrr mbi shtratin e
Gjetheve
Tė buta
Tė Zymta
Tė Hijeshuara me ngjyra
Tė pėrhirta
Lakuriq
Tė dy,si fėmijė
Tė frikėsuar
Dėshironim atė qė
Ishte e ndaluar
Nga jeta

Njė zė psheretiu
Nė kokėn time
Nuk Guxon
Mos me prek
Gjakun e huaj
Njė zė ulėroi
Nga brendėsia jote
Mos i prek plagėt
E vjetra
Mė le tė lirė

Pastaj nė prangat
Tona,tė netėve
Tė shtėruara
Ngadalė, ngadalė ,ngadalė
Zhdukem
Nen gjethėt e imagjinatės
Dikur larg, larg shumė larg
Per t'u fshehur pėrsėri
Nga sytė e botės
Sė dehur

Aty nė njė kėnd tė
Burgut
Pėr ne gurgullon
Jeta
Dėshira
Dhe ngjyrat e ylberit
Mos mė zgjo


Ikja

Ika nga pellgu i syve tu tė thellė
Nga Shikimi yt depėrtues
Gjer nė thelb tė shpirtit tim
I maskuar me gėnjeshtra

Ika nga kėrkimi yt, fluturimthi
Nga frika ime e vjetėr
Qe si rrjeta e merimanges theronte
Muret e botės sime laramane

Ika nga ledhatimi yt i butė
I dashurisė sė pastėr pa njolla
Qė mund tė ndizet flakėn e pameshirė
Te yjeve tė vdekur me vite

Ika nga ti, nga vetja , nga hyjnit
Dhe kėrkova pėrsėri tė fshihem
para syve tu qė mė pėrcillnin
Nė cdo kėnd duke mė zhveshur

Me respekt
Mjellma
__________________


Naime Beqiraj

Naime Beqiraj, e lindur nė Pejė mė 1967 ka botuar librat Mbi Siparunt (1990) dhe Maket Kosova (2000).

Vjeshtė me grila

Kur nisesh pėr botė
Saranda
nė jug tė Arbėrisė

Njė mė pak se shtatė grila
hekura tė gjera balkoni
s’e kap njė pėllėmbė Joni

Hekur pėrzier me suvalė
grilat mė sjellin sall
forma trupi tė pulėbardhės

Mbishkrimi ”Butrinti”
nga larg mė vjen sė prapthi

Kur kthehesh nga bota
Sarandėn e gjen nė derė

Sarandė, tetor ’90


Ecje

Po tė ishe lojtar
mund t’i shkoje pranė

podiumi s’ėshtė vrap i atit

kė tė mėsoje
para se tė pėrgjakin mishin e thoit
para se t’i shkulin gishtat

s’e hedh hapin
pėrplas kėmbėt
gju mė gju

1993

Kukumqefas

Eci me verbim
e s’ja humbi
pamjen e zhveshjes

jo vaj obelisku
verboi oborrin
dhe dritėn jeshile

le A P
po as dallėndyshja
nuk e pa Grykėn
Nuk na i heq Dri
as Lumbardh
gjithė tė shputave
As vetė
mė e vogėl se vremēi
nuk ia gjeta as ēerekun

shkurt, ’98

Vėllamadh

Fort i dashtun
me u ndje keq

me e mallkue veten po pse
tė parin plumb gjoksit

kur e di kėngėn e Tedelit
e var vajin e hijes sė pishės

e mbarove vetė dashjen
sa tė pikėlloi agimi rrugės

i dashtun sa s’ka
me e shkue kor dashjen

Pejė, 1994

(Vazhdon)
__________________

Mal vetmie

Ka ditė e netė nė ėndėrr tė shoh
nė liqen nė njė varkė tė humbur
tek mė ik e nuk mė njeh
e unė tė ndjek si dritė si flutur

Tė kam sjellė sa trishtim
pa ajėr tė fala dashuri
mė nget malli me verbim
e bota mė sjell mal me vetmi

Fotose tė zverdhura mė sjell pranvera
kush s’ma heq gurin me thep
shpesh tė lėndova s’e di sa tė desha
loti i vetmisė nė ėndėrr mė shqet

Vetmia qenka sėmundje e vjetėr
lot e patharė je pa dashuri
sillesh nė vend si disk i mbetur
tek humb fjalėt ngatėrron melodi

Tė lashė tė prisnje ta mbylla derėn
heshtas mė fale se mė deshe shumė
heshtas mė lute: pashė pranverėn
lejomė vetėm tė tė shoh nė gjumė

Blirėt sa kanė ēelur e falin aromė
si i bardhė shpirti yt nė maj
dhuratė dashurinė me lule mimozė
e dogja vetė se s’dita ta mbaj

Mė ler vetėm tė tė pėrshėndes
vetėm ndjesė tė tė kėrkoj
mėkat i valė nė shpirt mos t’mė mbesė
me shpirt tė bardhė veten ta takoj

Prizren, 21.11.96


Me kėtė poezi prekėse e pėrfundojmė prezantimin e poeteshės Naime Beqirajt.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Hida Halimi  Empty
MesazhTitulli: Re: Hida Halimi    Hida Halimi  Icon_minitime16/9/2010, 01:33

Neriman Kamberi

--------------------------------------------------------------------------------

Neriman Kamberi u lind nė Preshevė tė Kosovės Lindore mė 1967. Kur ajo ishte nė moshėn 2-vjeēare, familja e saj u shpėrngul pėr nė Belgjikė. Atje Nerimanja kreu shkollėn fillore, tė mesmen dhe dy vite tė studimeve universitare, duke mbaruar mė vonė studimet e saj nė Universitetin e Prishtinės. Nė moshėn 14-vjeēare Neriman Kamberi botoi nė gjuhėn frenge romanin pėr fėmijė, "Anjesa dhe doktor Simoni" e mandej "Anjesa dhe shtatė pikturat", tė cilėt u pėrkthyen edhe nė gjuhėn shqipe dhe u botuan nga ”Rilindja”. Nė Kosovė ajo ka botuar edhe njė vėllim me poezi "Bluxhinėt e grisur" (1991), por mė mungojnė tė dhėna tė freskėta pėr veprimtarinė e kėsaj poeteshe shumė interesante, e cila kombinon tė dy kulturat, shqipe dhe
frėnge, ku pėrshtypjet nga vendlindja janė pasuruar me elemente nga Evropa perėndimore.

Muri

U rrėnua muri i Saraqinit
Vdiq Nuredin Nuredini
U rrėnua muri i Berlinit
U liruan Hansi e Fransi
U thye muri i heshtjes
U shpėrthye muri i zėrit
Mbeti muri kinez
(Mes meje e teje)


Letėr gazete

A ėshtė kjo valle makabre
E shtrigave?
A janė banorėt e Marsit
Nė vizitė nė tokė?
Po ē’janė kėto hije tė natės?
Vijnė dhe shkojnė
Duke mbjellė terror dhe mėrzi
Marrin me vete
Nga bodrumi
Njė kushedi kėnd
Tė mbėshtjellė me batanie
njė kushedi kush
me letėr gazete
Duke i bartur pėr krahėsh dhe pėr kėmbėsh
Lajme tė mallkuara
Tė paidentifikuar
Edhe vdekja e ka humbur
Karakterin e shenjtė


Epitaf

Kėtu prehet
Njė shpirt I turbulluar shpesh
Njė zemėr shpesh e thyer
Njė trup pak i pėrqafuar

Shkronjat e kėtij epitafi
Janė shkruar me gjak
Nė fund tė kėtij paragrafi
Dua nėnshkrimin tėnd


Ėndėrroja njė biēikletė

Atė ditė kur njeriu
Shkeli hėnėn
Ėndėrrova njė biēikletė
Njė biēikletė si ajo e shoqes sime
kineze
Atė ditė kur ma blenė
Biēikletėn
Ėndėrrova tė shkeli hėnėn.

(Vazhdon)
__________________

Kjo ėshtė pjesa e dytė tė poezisė se Neriman Kamberit:


Fytyra ėngjullore

Kisha lidhur njė shall
Si Ibrahim Rugova
Tė mos ma shohin
Fytin e enjtur
Nga bėrtimat
Tė mos i shohin
Gjurmėt
Nga kafshimet
E gjarpėrinjve
Dhe vrragėt
E tė dy duarve
Qė deshėn tė mė furrin
Kisha lidhur njė shall
Me ngjyra folklorike
Qė i pėrshtaten
Fytyrės sime ėngjullore
Plot trauma

Mbretėria ime

Oborri im
nuk ėshtė oborr mbretėror
francez
austro-hungarez
Aty nuk ec Katarina e madhe
me fustan tė gjatė kadifeje
Nė oborrin time ka lule ka pula
e unė shėtis
nė freskinė e mėngjesit
me pizhama tė bardha

Vrasėsi i dashurisė

Kur e vrave dashurinė
Dielli e humbi shkėlqimin
Zogjtė mbetėn pa zė
Bethovenin e lanė veshėt

Mėngjesin qė shkove
Mbeta vetėm
Me pikturat tua dhe ato kujtime
Dhe… e vrava Bethovenin
__________________

Ilire Zajmi

--------------------------------------------------------------------------------

Konvencionale nuk ėshtė ajo, Ilire Zajmi. Guximtare jo nga ana formale, por nė pėrmbajtje. Ajo u lind nė Prizren mė 1971 dhe ka botuar Kėmbana e mėngjezit (1991), Fashitje e ėndrrave rebele (roman), Un treno per Blace (1999) dhe Baladė e bardhė (2000).

Ankand publik

Bėjnė tregti me ėndrrat e mia
I stėrvisin aftėsitė
Bėjnė Pazar me gjakftohtėsinė time
E ujisin durimin
Lidhen me kusht pėr gjoksin tim
I masin epshet
Pinė pėr shėndetin tim
Duhen nė llogari tė vet
Nuk vėnė gjumė nė sy
I brengosin problemet e mia
Angazhojnė detektivė privatė
Pėrpilojnė biografinė time tė zezė
I numėrojnė dashuritė e mia

Gjatė tėrė kohės pėr ta
Jam nė ankand publik
E mundohen tė ma vjedhin syrin
Tė ma ndalojnė hapin
Tė mė katrandisin nė humbėtirė
E tė luajnė tė luajnė me mua.

Fund i ėndrrės

Ky ėshtė fundi miku im
Fundi I ėndrrės I agmisė
Ky ėshtė fundi I stories
Qė ende s’ka filluar
Ky ėshtė fundi I tundimit
I mėkatit tė pashijuar
Ky ėshtė fundi I dėshtimit
Netėve pa dėshmitarė
Ky ėshtė fundi I erotikės
Puthjeve tė vonuara
Ky ėshtė fundi I dashurisė
Qė ende s’ka lulėzuar
Ky ėshtė fundi miku im
Fundi I pafund I jetėvdekjes
E ti pret syhapur
Fundin e lojės

Valsi i mesnatės

Sonte aq mė bėn pėr Botėn
Dritat e fikura solitereve
Pėr lavdinė kuartin e lavireve

Kėsaj nate aq mė bėn pėr Artin
Boemėt artistėt darkerėt
Qė pėrjetojnė traumė artistike
Nė katin e pestė tė ēmendisė

Sonte dua tė dridhem
Si gjethet nė pemė
Ti rrėshqas njalė duarve tua
Tė mė duash ēmendurisht
Tė mė marrėsh nė shtrat
Adonis i sirtarit tim magjik

Kėsaj nate dua tė digjem e gjallė
Para pasqyres lakuriq tė vallėzoj
Sonte aq mė bėn pėr tė tjerėt
Dua ta hedh valsin e pafund tė lumturisė

.................................................. .....................
Dhe me kėtė vals, i cili me njė gjuhė pak mė
vullgare do tė kėndohej ”love me tonight
and let the devil take tomorrow” pėrfundojmė
pjesėn e parė tė prezantimit tė poezisė sė
Ilire Zajmit.
__________________

Vetėliria

Kur do tė jem pėrfundimisht e lirė
Jetoj e s’bėhem e gjallė
Dehem e alkooli nuk mė zė
Bredh e s’bėhem so po bredh
Shkruaj e s’bėhem Ginsberg Prever
Kėndoj e s’bėhem Lenon Xhoplin

Kur do tė jem pėrfundimisht e lirė
Pėr mua tė tjerėt jetojnė
Inkuizitorėt modernė vlerėsojnė
Mė duan e unė s’e di pse mė duan
I dua ata qė s’mė duan
Kur do tė jem pėrfundimisht e lirė
Paragjykime luftė mendimesh
Tėrmet emocionesh eufori
Ku ėshtė vetėliria ēka ėshtė vetėliria
Bėrtas ēirrem gjer nė ēmendi
I urrej njerėzit pa personalitet
Falsifikatet kopjet e stėrkopjuara

Kur do tė jem pėrfundimisht e lirė
Unė nuk dua tė bėhem si ti ai ajo

Zot i vetes

Betejėn do ta humbėsh pėrgjithmonė
Njė Vatrlo e tmerrshme
Pėsim mbi pėsime
Nėse ndihmė nga tė tjerėt pret
Ngrihu nė kėmbėt tua
Mendo me kokėn tėnde
Mos u pėrul para ēdo barbari
Bėhu Zot i vetes
Mos u dorėzo lehtė Ti
Gjithēka bėje vetė
Betejėn do ta fitosh pėrsėri
Lufto pėr tė drejtat e tua
Zot i vetes Njeri

Zoti

Zoti ėshtė njėri nga ne
I maskuar me parukė syze dielli
Shėtit nė tė njėjtat rrugė e bulevarde
Vesh minifund e blu xhins tė grisur
Zoti (a) i flet tė gjitha gjuhėt e botės
Pa pėrkthyes pa pejxher pa telefon GSM
Shkruan poezi postmoderne
Aktron Godotė teatrove tė absurdit
Vallėzon dans pa muzikė
Imiton Prisllin Pavarotin
Zoti (a) ėshtė njėri nga ne
Rokerė njeri i urtė profet vagabond
Flokėgjatė mjekėrrzi tullac vetulltrashė
Jezu-Krisht Muhamed Moisi
Vete herė nė kishė sinagogė e xhami
E shpall veten heretik e rebel
I kundėrshton kultet perėnditė
Beson nė frymėn e shenjtė
Bibėl e Kuran
Vete nė shtėpi publike konsumon marihuanė
Pėrkėdhel xhelatėt e ngushėllon viktimat
Vret dhunon dehet deri nė dėlir
Zoti i burgosur lėshohet me kusht
Mbrohet nė liri
Zoti ėshtė ai jam unė je ti
Zoti ėshtė njėri nga ne
A nuk ėshtė zoti njėri nga ne?!

……………………………………………..
Me kėto poezi Ilire Zajmi tregon njė lloj panteizmi, ajo e bėn Zotin
universal ose sė paku identik me njerėzimin. Kush ka parė ambientet disi tė mykura tė Prizrenit, nuk do tė habitet se si poetesha kundėrshton kėtė atmosferė teokratike, qė mund tė bėhet mbytėse pėr rininė. Pėr Prizrenin mund tė thuhet si pėr Gjirokastrėn nė romanin e Kadaresė Kronikė nė gur:
„Ishte e vėshtirė tė ishe fėmijė nė kėtė qytet..“
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Hida Halimi  Empty
MesazhTitulli: Re: Hida Halimi    Hida Halimi  Icon_minitime16/9/2010, 01:33

Raze S. Smajli u lind nė vitin 1973 nė Nivokaz tė Gjakovės. Disa poezi nga libri i saj i parė Kohė pa kėmbė (Prishtinė, 1997) do tė pėrfundojnė kėtė seri prezantimesh. Komente dhe shtesa nga lexuesit natyrisht janė tė mirėpritura!

Ē’po bėhet me ty zot(ri) i madh

Kur unė qaj ti qesh
Mbi zjarr

Kėrkoj vend pėr t’u fshehur nga ujku
Ti mė tregon mua dhe ujkun

Tė them se ujku u ngop me qengja
Ti mė thua qengji u ngop me ujqit

Unė tė them se e ke ftohtė shumė
Ti mė thua prapė tė ngroh nėse do
Mendon se i drejtohesh ujkut

Kur tė them gjaku po na mbulon
Ti thua ar ėshtė

Kur unė digjem pėr ujė
Ti e shuan ēdo burim

Je plakur apo tė ka blerė ujku?


Bota

Tortė e gatuar pėr eksploziv
Mbi qirinj tė ndezur
Unė

Gatuesit tė gėzuar rrinė nė njėrėn kėmbė

Dhunuar ēdo ditė nga farė e saj
Kėrkojnė ilaē kundėr virusit tė sidės

Kungull qė ecėn mbi ujė


Uniteti

Lypės i rreckosur derė mė derė
i lėnė pas dore prej ujit

Therrė nė sy tė tė humburve
Shenjė e gjuajtėsve tė shigjetave
Ėndėrr e tmerrshme

Mos mė lini tė humbas...


Fjalitė me pėremra vetorė

Unė nė shtėpinė time e pashtėpi.
Ti ēelėsin e saj e mban.
Ai qeshet me mua dhe me ty.

Ne jemi ata qė kėngėn e kemi
tė mbyllur nė qeli.
Ju ēelėsin e qelisė e mbani.
Ata na hedhin tė njėjtin shikim tė gjithėve.


Kohė pa kėmbė

Vjeshtė
Njerėzit janė shndėrruar nė gjethe
Zemrat janė bėrė lepuj gjahtarėsh
Nė vend tė grurit helm i zi
Gjaku ēdo ditė e rrit shtatin
Po mbillet kėndej detit
Sofra shtrohet e thatė
dhe ēohet e rėnduar urije
Etjen e shuan mėrzia
Sytė po verbohen nga mjegulla
Urrejtja ėshtė lakuriq nė udhėkryq...
Tradhtia e maskuar lufton pėr pushtet
Pėr kėtė vjeshtė mė kishte folur edhe gjyshi...
Si ėshtė e mundur kjo!

A ishte kohė pa kėmbė?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
Sponsored content





Hida Halimi  Empty
MesazhTitulli: Re: Hida Halimi    Hida Halimi  Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Hida Halimi
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: