Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Albade.com


 
PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  ForumForum  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.123.st". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

 

 Koēo Kosta

Shko poshtė 
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Koēo Kosta  Empty
MesazhTitulli: Koēo Kosta    Koēo Kosta  Icon_minitime16/9/2010, 14:28

Babai
(Tregim)



Ėndėrrimi i njerėzve tė mi sikur
ėshtė populluar nga tmerret, vėlla!


I

Njė pasdite mė erdhi nė studion e sajuar nė njė shpėrqendrim tė ngushtė. Urdhro! i thashė. Ti je ai skulptori? pyeti dhe vėrente pėrqark, shikonte nėpėr mure te skicat apo te qoshet te allēia dhe gdhendiet. Tha: Ke kohė tė pimė diēka te lokali? Lėshova daltėn dhe e shikova i pėrqendruar.
- Ja, te lokali kėtu, tha.
Kėmbeva shpejt veshjen dhe dolėm. Pasi porositėm, ai nxori nga portofoli i butė, i gjatė e i meshintė njė fotografi bardhezi. Qe foto burri. Babai! tha.
- Babai juaj? mėrmėrita dhe shikoja fotografinė.
- Dua qė Babain ta kem bust nė shtėpi.
Unė vazhdoja tė shikoja fotografinė ca tė vjetėruar dhe biseduam pėr dimensionet e bustit. Nuk u zgjatėm shumė nė pazar dhe pėrfundimisht vendosėm: 900 mijė dhrahmi dhe do ta gdhendja nė mermer. - Po paret? fola me belbim. - Nė fillim?
- Sa nė fillim? tha ai.
- Njėherepėrnjėherė paret e mermerit. Edhe diēka se … tė ushqehem! - pėshpėrita sikur t’i flisja vetes.
Ai hapi sėrish portofolin dhe tha: Kaq?
- Po, i thashė.
- Urdhro edhe kėto, tha dhe lėshoi nė tavolinė disa kartėmonedha tė tjera.
Unė shėnova te blloku i vogėl emrin e porositėsit tė bustit, datėn dhe sasinė e pareve qė mė la atė ditė.
Kur u ngritėm, ai mė tha: Hypim tek automobili im dhe shkojmė deri te marketi ku punoj. Shikoje dhe tė kthej unė nė studio.
Ai qe njė minimarket qė, siē mėsova ca ditė mė vonė, e kishte marrė me qira.


Nisa menjėherė punėn me bustin dhe ndjeva se mė shkonte mbarė.I interesuari shfaqej herėpashere dhe shikonte. Vetėm shikonte, nuk bėnte vėrejtje, por e kuptoja se ikte i kėnaqur. Kėshtu mė dukej!Unė i telefonoja nganjėherė dhe i thosha, se ja, po pėrfundoj. Pas kėsaj telefonate, ai, gjithashtu e kuptonte se duhej tė mė sillte pare tė tjera. Arrita t’i marr 820 mijė dhrahmi.
Isha duke e pėrfunduar dhe i dėrgova fjalė se pas ca ditėsh mund tė vinte ta merrte. Domethėnė gjithashtu, tė mė sillte edhe 80 mijė dhrahmitė dhe mbyllej tėrė pazari.

Pas kėsaj, disa ditė nuk fola dot nė telefon se zilja e tij qe e mbyllur. Dhe u bėnė javė qė ai s’po shfaqej nė studion time. Madje, njė paradite nė rrugė, sikur m’u shmang. Kėshtu mė qe dukur! Unė u shqetėsova nga kjo.
Ai duhej tė mė jepte edhe 80 mijė dhrahmi. Domosdo, nė krahasim me 820 mijė dhrahmitė qė mė kishte dhėnė, shuma tjetėr nuk ishte ndonjė gjė e madhe. Po mua dhe gruas na dukej sikur ajo mbetje do tė na nxirrte nga situata e fundit. Kėtu leku ėshtė ujė! Sesi shkrin!

S’po vinte! Do t’i shkoj nė dyqan, i thashė gruas.
Mos u bėj harbut, mė tha ajo. Mos, ai do vijė!Por ai s’po dukej. Tė vijė tė marri babain! thesha i zemėruar duke u sjellė nėpėr odėn e ngushtė.Babai rrinte aty poshtė prapa derės sė jashtme, te sheshqėndrimi i ngushtė nė tė djathtė. Dhe priste. Ai mė vėshtronte i pari kur hyja! Edhe unė tė shikoj, i thosha. Po ē’tė bėj! Tė bėra, tė vijė!Nganjėherė ai Baba mė ngjante sikur mė shikonte me ngulm me sytė qė ia kisha gdhendur dhe qė tani mė dukeshin tė mbushur me pikėllim dhe sikur mė pyeste: Ku?
Unė ngrija supet.
Ku djali?!
Ngrija supet dhe psherėtija. Kur ngjitja shkallėt, sikur ndjeja bustin qė nxirrte frymė sėthelli dhe fillonte tė shkumohej nga pikėllimi.


Njė ditė i shkova te minimarketi qė ta kėrkoja. Po minimarketi qe i mbyllur. Ditėn e katėrt me thanė se ai dyqan s’hapej mė. Mė thanė dyqanxhinjtė pranė. Ai falimentoi, thanė ata.
Po Babai! mėrmėrita dhe ndjeva se flladi i liqenit mė frynte te buzėt. Pu ine lin? pyeta atėherė nė fillim, kur arrita kėtu si emigrant. Ku ėshtė liqeni?
Nuk vjen, jo, mė thanė dyqanxhinjtė fqinj.
Ai ka Babanė! thashė prapė me vete.
Baba nuk ka. Ohqi, tha njėri. Ahu, ohqi, jo. Babai i tij fle pėrtej me kohė e me vaht!
Unė shikoja i pėrhumbur.
Ohqi baba, pedhja!
S’ka, mendova. S’e kishte babanė, po tani ia gdhenda nė mermer dhe sa shtyj derėn e pėrjashtme, qė tė hyj nė shtėpi, ai mė shikon i pari dhe sikur seē mė pyet!
Unė fola me zė disa fjalė tė ngatrruara.
Njėri nga dyqanxhinjtė, si uli gotėn plastike tė frappesė, zgjati krahun dhe pėllėmba e shėndetshme i shikoi sipėr te gjethet e rrapit. Pas kėsaj, ai e ktheu pėllėmbėn pėrmbys dhe u koll dhe tha: S’ia doli: falimento, pedhja! Nuk i eci, ndaj iku emigrant nė Gjermani. Qė tė shlyhet. Greku ecėn nė tregti, por ai s’ia doli, pedhja. Dhe shih: me kyē!
Unė shikova qepengjenė e ulur tė ngrysur tė minimarketit dhe kyēin e madh si qen i ulur i mbledhur kutullaē qė e ruante.
Po Babai! mėrmėrita si i dambllosur.
Njėri nga dyqanxhinjtė, mė shikoi ndryshe: me ca habi. Pastaj i tha shokut: Ē’llafos ky?!
Ē’tė llafosja?!
U ktheva hapazvarrė dhe mė duket se nuk i pėrshėndeta ata qė lashė aty. Qeshė i trishtuar. Helm. Na dukej sikur ato 80 mijė dhrahmi qė do tė mė shlyente kėstin e fundit, pasi tė merrte bustin, qenė shumė mė tepėr se ato tė 820 mijėt qė mė kishte dhėnė dhe qė ne i kishim fitilasur. Sesi, po i prishėm! Dhe tani ai humbi diku si emigrant! Si unė! Po nė Gjermani. Kėtu, mbase, e kishte lėnė njė shtėpi tė vetėn. Ai do tė punonte atje larg dhe njė ditė do tė shlyente borxhet. Mbase!
Ndėrsa mua, atje pėrtej pikės kufitare, diku larg, te qyteti ynė i vogėl mė priste vetėm njė dhomė qė pikonte, vizatimet qė, o Zot mbase nuk qenė lagur! disa vjersha nė njė fletorkė dhe njė aparat televiziv bardhezi i hershėm. Dhe … asnjė shok. Unė, gruaja, djali dhe vajza kėtu.


Sa shpresė kisha tani tek ky bust, te kėto 80 mijė dhrahmitė! Deri sa tė mė dilte ndonjė punė tjetėr. Po pėrpara meje po vinte njė plakė tėrė mjerim nė pamjen e vet. E tėrė fytyra e saj ishte njė masė rrudhash. Kisha mbajtur ēapat dhe po mendohesha, kur dėgjova tė mė fliste dikush.
Ishte njė vejushė. Ajo ndaloi dhe nxori njė fotografi tė pastėr mashkulli dhe mė tha: Qirje, e bėni kėtė?
Bust!
Ajo sikur shqetėsoi qerpikėt teatralisht dhe zgjati krahėt dhe bashkoi dy pėllėmbėt e hapura. Kaq, tha pastaj.
Jo ashtu? e pyeta dhe i tregova njė bust tė ngulur mbi njė platformė tė lartė buzė liqenit. Pu ine lin? Ku ėshtė liqeni? pyesja ditėn e parė kur zbrita si emigrant.
Ohqi, tha vejusha.
A: jo. Domethėnė: reliev. Kaq, i thashė dhe hapa dy pėllėmbėt e shtrira duke ngjitur dy gishtat e mėdhenj tė trashė.
Ne, tha ajo.
Po, i thashė unė nė vend qė t’i flisja nė gjuhėn e vetė me atė Ne. Pra: po. Nė dru? i thashė.
Nė dru arre, tha vejusha. Do tė sjell unė dru arre; zemėr arre.
Po, moj mavri, mėrmėrita. Ne, mavro, i thashė vetes nė gjuhėn e saj paskėtaj.
Punė, ku? tha ajo.
Bėmė ca ēapa dhe u mundova t’i dėftoja kthinėn se ku punoja.
Nė tė vėrtetė unė nuk dėshiroja qė ajo vejushė tė hynte nė atė skutė nė tė cilėn punoja dhe kisha gjetur te vetja guximin ta quaja studio. Mundėsisht askush tė mos mė vizitonte nė atė studio! Aty mezi hapja vend pėr kavaletin dhe nga qė ishte errėsirė hijet ngjanin si tė gdhendura.
Kalla, tha dhe u kthye tė ikte. Ajo ecte si grua e fuqishme, me vėshtrim trimosh dhe kishte diēka prej gjimnazisteje, dhe sikur asqė i shkonte ndėrmend se duhet tė ishte e pėrzishme.
Ej, i thirra, ndėrkohė qė truri im e kishte pėrkthyer shqip Mirė atė fjalė Kalla tė saj.
I dhashė telefonin qė tė mė gjente shpejt, po qe se s’do tė kthente mėndje.
Ajo shėnoi numurin e celularit tim dhe zgjati prapė fotografinė dhe e dėftoi fytyrėn me gishtin tregues. Tha: Ky ėshtė Ministri ynė i Jashtėm.
Sot?
Ne, ne, pedhja.
Po, mėrmėrita prapė nė vend qė tė thoshja Ne.
Do ta bėjmė, thashė.
Telefon, tha ajo. Unė telefon ty.
Do ta qėndis, gati thirra.
Qirje, ē’llafos!
Do tė mbeteni e kėnaqur, i thashė.
Ajo tundi ngarkesėn e llėrėve, ngarkesėn e bizhuterive dhe tha: Ministri yne i Jashtėm! Nesėr, ahu!
Ngriti mjekrėn pėr tė shkruar nė hapėsire: Nesėr mė Lart! Ahu!
Dhe e puthi fotografinė, mė duket, dhe mė bėri shenjė se do tė mė telefononte patjetėr.


Mbeta vetėm dhe qahesha sė brendshmi, duke menduar se si ky Ministėr i Jashtėm s’mė ndihmoi: Si s’u porosit qė tani relievi pėr tė?! Ė, … Vejushė?!
Asnjė Ministėr i Jashtėm s’mė ndihmon mua, thashė. Kush e ndihmon atė plakė tėrė mjerim nė tėrė pamjen me atė fytyrė me tėrė atė masė rrudhash?


Ēapitesha i vetėm i ngarkuar me hutim dhe as qė e ndieja liqenin pėrskaj.
Alo!
Ishte gruaja: Hė? tha. Mbaje atė Baba, i thashė. Ta mbajmė, mos avullon.
S’tė kuptoj, tha gruaja sikur nė gojė tė kishte flokėt e shprishur tė qullur.
Baba! thashė.
Gruaja me fjalėra me leshėra tė qullur tė trazuara nė gojė seē ankohej dhe unė e mbylla celularin. Edhe shpenzimet pėr celular na duhen tani, mendova.

Megjithse s’isha nė tė, ēelėsi i vogėl nuk u thye kur e rrotullova nė brave, dhe shtyva derėn. Pėrballė Babai! Ai mė shikonte me njė pikėllim tė zi sikur tė mė pyeste pėr diēka qė e mundonte rėndshėm. Unė ndjehesha aq i rėnduar nga pakėnaqėsia sa mė dukej sikur do tė marrosesha.
Ē’tė tė them, Baba! Djali iku nė Gjermani, o i zi! Mėrgim, i thashė! Fukarenj, mėrmėrita.
Dhe heshta, dhe ndjeva tė pėrpėlitesha.
Keq, tha ai sikur e gatoi me lot fjalėn e fundit. Fjalė ēpuese ajo!
E shikova drejt te sytė e gurtė tė gdhendur dhe njė ēast kujtova se po e mbuloja me globet e pėrgjakur tė myshkur tė syve tė mi. Sytė e mi rrinin nė lagėshti.


Nuk u pėrmbys qielli i zi e u mbytėm, foli ime shoqe nė krye tė shkallėve. Ngrita kokėn, e lėshova prapa dhe m’u duk sikur ajo u kėput e tėra dhe varej nė ajėr.
Sa qe ligur ime shoqe! Ajo kishte qarė dhe lotėt i kishte fshirė. Por unė them se kur njeriut i qan shpirti dhe i le lotėt tė kullojnė dhe pastaj i thanė, i dallohen mė shumė gjurmėt e lagėshtitur.
Eja, tha.
Pu ine lin? mėrmėrita.
Me je edhe burrė, tha gruaja dhe u kthye dhe mė mori nga dora.
Babai! mėrmėrita dhe pėrhumbur kujtova Babain tim tek ulej te skaji i oborrit atje te qyteti ynė i vogėl plot jetimėri, dhe dridhte duhan, dhe bėhej mė i zymtė tek thithte tymin e zi.
Le tė rrijė, tha gruaja ime pėr Babain e grekut.
Unė e shikova drejt: Babai?!
S’ka gjė. Ai … Babai i tjetrit! Gjynah!
Psherėtiva sikur tė nxirrja pėrjashta tym tė zi me mėrzi.


U ngjitėm te dhoma me atė komfort tė ngatėrruar aq tė ēuditshėm. Atje tė gjitha ambjentet janė tė ngushta dhe ne mund tė lėvizim e tė sillemi kur ndodhemi aty tė katėrt njėherėsh, vetėm drejt, nė kėmbė. Sa mė drejt. Po, ato hyrje janė shumė tė larta dhe pėllėmbėt duhet t’i ngjitim pas tė qepurave tė pantallonave apo veshjeve tė tjera kur qėllon tė kėmbehemi me njeri - tjetrin. Prandaj bėjmė kujdes qė tė zgjatim trupin.
Qyshkur u kaptuam refugjatė, edhe unė kisha filluar tė ngjatesha, ikja lart. Edhe gruaja. Edhe djali e vajza veēanėrisht. Dhe tani na duket sikur zgjatemi, se jemi ngucur nė kėtė apartament dhe zgjatim qafat dhe kryet i mbajmė lart sikur tė kėrkojmė dritėn e qiellit. Hollohemi.
Do na njohin kur tė kthehemi Atje? Sepse ne refugjatėt sikur jemi ēngjyrosur!


Pėr fat gruaja gjeti njėherėsh disa punė nėpėr disa shtėpi zonjash dhe atė javė s’u ankua. Madje, sa herė qė kthehej vonė pasditeve, sėbashku me ushqime tė tjera, sillte edhe birrė.
Unė vazhdoja tė vėrdallesha nėpėr qytetin e bardhė me shumė rrape veēanėrisht, dhe gjuaja tė kapja ndonjė porosi. Por akoma hiē.
Kur, kur do tė mė qeshi ylli i fatit, Ministri i Jashtėm, … Kur?!
Nuk dija ē’tė mendoja. Shikova pėrballė. Busti i babait m’u duk si busti i ndonjė filozofi tė lashtė dhe unė vėrejta se ia kisha gdhendur thellė sytė. Dhe sikur ata sy mė pyesnin: Ku, ku djali?!
Ngrita supet dhe s’kuptova pse mė thoshte mua Ku djali?!


U ula tė surbja njė kafe ekspres atje Te Lokali i pastėr nėn Rrap.
Pas ziles sė celularit, fjala e gruas mė tha: Pėr sot gjeta edhe dy punė tė tjera. Rrofsh! Nė mundsh, gdhende prapė Shėn Mėrinė! Mirė, pi kafe. Unė gjeta edhe dy shtėpi. Mirė? Po Shėn Mėrinė bėje prapė! Tė keqen! Mirė?
U preka, por s’di … se … Sa tė hyj nė atė biēim apartament qė kemi zėnė me qira, gjėja e parė qė do tė bėj, do t’i bėrtas gruas: Pse?! Pse ke lėvizur atė stol dhe ke ngacmuar kėtu? Ajo do tė vėshtrojė njė ēast tė vogėl mbi mua dhe do tė ēapitet si njė kuti e vogėl pikėllimi. Dhe e di se do t’i trembet nyja e gykės dhe do pėrlagi qerpikėt. Ndėrsa unė, pas ca, do shkoj nė tualet dhe fshehurazi do thaj lotėt te sytė e mi.
Janė ditė nervoze. Ditė me kohė orėliga.


Megjithatė unė s’ia mohoja tė drejtėn vetes qė tė ulesha diku te njė tavolinė Te Lokali nėn Rrapin e Madh dhe tė porosisja kafe. Dhe pas njė ekspresi, afendikoi do tė mė dėrgonte njė ekspres tė dytė falas. Pėr artistin, mė thoshte kamarieri. Nga afendikoi, mė thoshte ai.
Kjo ėshtė vepėr arti, thashė me vete. Ky Rrap i madh i hatashėm me kėtė arkitekturė tė habitshme! Natyra! Dhe … Liqeni! Pu ine lin? pyesja ditėt e para kur zbritėm nė kėtė qytet. Qė tė mbytem, thosha me vete kur mė soseshin shpresat se mund tė gjeja punė. Atėherė flisja edhe me zė dhe e folura ime shpesh ēartej.
Njė ditė, mu pėrskaj Te Kafja e Rrapit, kalonte njė femėr e bukur. Ajo ecte lirshėm dhe qe shumė e brishtė dhe mua m’u duk si simbol i dlirėsisė dhe ndjeva peshėn e rėndė tė bukur tė femrės. Dhe po mė ndizeshin ndjenjat. Por u ndjeva i humbur. Shumė.
Pas ca, duke shikuar nėn degėt e Rrapit, sytė mė mbetėn te trungu i tij i bėshėm, si njė plak i mirė i mbufatur dhe m’u kujtua Babai dhe mė dolėn pėrpara sytė e Tij. Ata dridheshin dhe mė shikonin gjatė. Mė shikonin ngulshėm me njė jetimėri rrėnqethėse. Baba! folėn sytė e mi.
Babai vazhdonte tė mė vėrente hetueshėm, heshtur.
Unė u pėrqendrova tė lexoja seē po mė thoshte. Dhe sikur belbėzova: Liqeni!
Seē mėrmėriti!
Qė tė hidhem nė tė, tė humb, mendova pas ca.
Para se tė vdiste, Babai im vėshtroi tutje Te Varrezat dhe tha: Ata, ata tej Te Varret janė mirė: Tė shtrirė. Dhe bashkė. Mbledhje jo, partira jo, refugjatė jo.
Dhe pinte duhan, dhe sikur iu pre ėndėrrimi.
Ėndėrrimi i njerėzve tė mi sikur ėshtė populluar nga tmerret, vėlla.


Ai qe i gjatė dhe i shėndetshėm dhe me flokėt drudhė gri tė dendur. U ul, mė rrahu shpatullat miqėsisht dhe tha: Artist!
E shikova drejt dhe druhesha mos nuk mė qenė tharė dy pikat e lotit qė kishin arritur tė bėnin shteg dhe tė lagnin qerpikėt.
Filani?
Filani, thashė.
Ke ngritur atė bust nė anė tė udhės me asfalt nė filan vend?
Po, thashė.
Bukur, tha. Birrė?
Mora kafe, thashė. Sa.
Birra! thirri burri i gjatė, i shėndetshėm dhe me flokėt drudhė gri tė dendur. Unė jam kryeplaku i fshatit N. Ke dėgjuar?
Po, thashė. Kam dėgjuar emrin e atij fshati.
E, dy vetė nė fshatin tonė qė kanė jetuar mė parė punuan dhe pastaj, si tė tėrė, ikėn tė flenė. Kishin mbledhur pare dhe kishin lėnė testament qė ato t’i pėrdori fshati pėr spital e pėr udhė, e pėr tė tjera. Bėmė ēosa rregullime nė fshat. Tani fshati ynė do qė t’ju bėjė nga njė bust. Tė dyve.
Biseduam pėr dimensionet e busteve dhe pėr pagesėn. Kryeplaku i fshatit N mė premtoi tė mė paguante mirė. Ai mė kėrkoi numurin e celularit dhe, kur do tė ikte, mė pyeti se sa dhrahmi duhet tė mė linte fillimisht.
Kur do piqemi? i thashė.
Vij nesėr, tha.
Sill edhe nga njė fotografi pėr secilin, i thashė.
Kryeplaku i atij fshati erdhi tė nesėrmen dhe mė solli njė fotografi. Tė tjetrit s’kemi, tha.
Po si tė bėjmė?!
Ja … ta bėjmė! tha. Sesi! … Gjeje!
U mendova ca dhe i thashė: A gjendet diku ndonjė qė i ngjan?
Ai heshti, pastaj belboi:
S’di! ... Po … edhe mbase! Nė fshat nė pėrgjithėsi ngjajmė me njeri - tjetrin. Njėri, … mė duket! Dėgjo, a vjen nesėr e shih njėherė?
Ai erdhi tė nesėrmen dhe mė mori me automobilin e vetė.
Ata qenė tė vendosur qė tė vendosnin nė fshat dy bustet e Tė Dy ish bashkėfshatarėve qė u kishin lėnė pasurinė me testament. Jemi njerėz dhe nuk bėn tė mos jemi mirėnjohės, thanė.
Pastaj ndejtėm te njė lokal me xhamllėk i fshatit dhe po kqyrnim se kush mund t’i ngjante atij, qė s’i kishin gjetur fotografi.
Atij vetė, thonė, s’i gjeje fjalė nė gojė. Vetėm punė. Domosdo qė s’do tė ketė fotografi. S’e kam arritur, po thonė! Askush nga kėta qė jetojnė … cuk: nuk ka fotografi pėr tė. Pa shih, shih atė qė kalon matanė!
Kryeplaku i fshatit e preu fjalėn, lėvizi dhe thirri njė burrė qė kalonte pėrjashta. E uli nė tavolinė dhe sepse e pyeste. Mua mė qėlloi te gjuri me gjurin e vet nėn tavolinė. Kur ai burri iku, kryeplaku mė tha: Mbase ky i ngjan?!
Ai foli sikur ngriti supet.
Ndėrkohė unė kisha shkoqitur situatėn, qeshė menduar, dhe thashė: E fiksova. Po.
Tė lumtė!
Aty erdhėn edhe disa tė tjerė nga pleqėsia e fshtatit dhe u bisedua gjatė dhe me gjallėri pėr Tė Dy Bustet qė do tė ngrinin.
Ja, atje t’i ngremė, dhe nga prapa tyre tė mbjellim dy lisa dhe pėrqark busteve tė mos i shuajmė lulet.
Nė fund kryeplaku mė tha: Sa dhrahmi duhen pėr mermerin?
Unė i thashė shumėn.
Edhe diēka parapagim, tha nėpėr gojė. Se je refugjat … dhe do jetosh.
Unė shėnova nė bllokun e vogėl datėn dhe sasinė e pareve qė mė dha kryeplaku.



U ktheva nė qytet dhe, para sė tė hyja nė shtėpi, i hodha nja dy krikėlla me birrė. Dhe mendohesha, dhe kuptova e ndjeja se kisha etje e uri pėr punė.
Porosita mermerin dhe mėnjanova babain. Dhe bėra shumė skica me tush dhe shpejt e shpejt nisa gdhėndjen.
E shtyva prapė mė tej atė babain e grekut tė Gjermanisė.
Njė ditė mė telefonoi kryeplaku i atij Fshatit tė Tė Dyve dhe mė kėrkoi nėse mund tė vinte tė nesėrmen qė tė shihte se si shkonte puna.
Unė e lėviza dhe e nguca mė thellė bustin e babait tė grekut tė Gjermanisė dhe e mbulova me lloj - lloj hedhjesh.
Tė nesėrmen kryeplaku i Fshatit tė Tė Dyve erdhi vet i tretė dhe ata mbetėn tė kėnaqur.
Lėre punėn tani, mė thanė. Pa hajde tė kthejmė nga njė birrė dhe tė na lėpijė njė ēikė flladi i Liqenit.
Kur u ulėm te lokali, njėri nga ata tė tre tha:
Lanė pasuri tė madhe pėr fshatin tonė dhe tėrė fshati i ka merak Bustet e kėtyre. Tė nderohemi. Edhe fshatin e bėjnė mė tė bukur, ashtu tė dukur nė mermer.
Atė tjetrin e solle, e gjete dot me mend se si mund tė ketė qėnė? mė tha kryeplaku.
E mbėrtheva, mė duket. Po, e mbėrtheva!
Tė lumtė! Po tė lėmė edhe kaq dhrahmi se hallexhi: refugjat je dhe tė duhen.
Ai numuroi njė tufė me kartmonedha dhe i shtyu pranė meje. Domethėnė u bėnė?
Unė i thashė shumėn qė kisha marrė.
Ata ikėn dhe unė prapė, para se tė kthehesha nė apartamentin e ngushtė, po tė lartė, i ktheva dhe nja dy krikėlla tė tjera me birrė.


Gruaja e shikoi bustin e njėrit prej Tė Dyve. Shikoi fotografinė dhe tha: Sa mirė! Po me tjetrin?
Do ta gjejmė, i thashė.
Tė shoh njėēikė atė, Babain!
Lėre, se e kam mbuluar qė tė mos e dallojnė.
Po ta shoh njėēikė! tha ajo me fjalė tė ngrata.
Mė lėr tani!
Po unė s’bėra gjė! mėrmėriti ajo dhe mė vėshtroi me pezm.
Pu ine lin? Ku ėshtė Liqeni? Qė tė mbytemi.
Pse pyet pėr Liqenin! tha. Ē’t’u bė kėshtu! Dhe ngaherė pyet: Ku ėshtė Liqeni? Pu ine lin? Ja, dy ēapa! E pse tė mbytemi?!
Se do e hedh nė tė kėtė Baba, thirra dhe qė atė ēast mendimi im nisi njė hov tė paturpshėm.
Babanė?!
Ē’Baba, moj!
Atė!
Atė! Mė mbiu kėtu! Ku ta mbaj! S’kthehem dot nė kėtė copė vend dhe varrin e Babait tim e kam larg. Edhe ti. S’thua mirė qė po i bėj varr njė liqen tė tėrė?!
Ajo mė shikoi si guhak dhe me sy tė mekėt. Lėvizi, u ngjit lart e shushatur me qerpikėt e rėnduar.
Duke thėnė se atė bust do e flakja nė liqen, i tėri kuptova se po rrezikoja shumė dhe kėtė rrezik sikur po e ktheja nė mėnyrė jetese. Keq! mėrmėrita dhe kujtova qytetin tim tė lindjes tė vogėl dhe ai mė avitej i rrėnuar dhe i kafshuar. Dhe i topitur nė gjumėra dhe nė ėndrra tė liga.
Gruaja doli dhe iku nė punė dhe unė e ndjeja tė vetmuar dhe tė mjerė.
Vonė nė darkė, kur u kthye, shtroi edhe pije dhe sillej nėpėr dhomė me gaz sikur edhe ajo pėrgatitej tė shkonte nė kishė pėr tė kremte.


Fjeta fare pak dhe u ngrita dhe punova gjer nė mėngjes. Dielli qe shtruar mbi Liqen dhe unė i pėrfundova Tė Dy bustet e atij Fshati. I Dyti u bė Babai i grekut tė Gjermanisė.
Le tė shikohet me diellin nė atė Fshat, thashė. Nuk do ta njohin. Mbase!
E godita lehtė me daltė nė nja dy vende diku nė fytyrė, i bėra ca gėrvishtje dhe, sa tė dilja, do i telefonoja Kryeplakut Tė Fshatit tė Tė Dyve.
Babai! tha ime shoqe.
Tė Dy, thashė.
S’do ta flakėsh?!
Ajo shikoi tjetrin: ish babanė e grekut. Dhe nuk tha: nė liqen. Nuk tha: S’do e flakėsh nė Liqen?
Do e dėrgoj nė fshat pėr riedukim, pėshpėrita dhe m’u kujtuan format e edukimit nė kohėn e Diktaturės nė vendin tonė.
Ajo hapi sytė shumė dhe tha: Po sikur?!
Unė e shava me ulurimė se ajo mė preku te plaga: Se mos e njihnin! Po sikur?!
Ik, mė ik kėtej! i thirra.


Kryeplaku i Fshatit tė Tė Dyve erdhi vetė i katėrt. Ata i pėlqyen bustet dhe u kthyen pėrsėri e i morėn. Mė paguajtėn vėrtet shumė mirė dhe ditėn e ceremonisė, kur i ngritėn, mė ftuan sėbashku me gruan.
Babai! mėrmėriti ajo e dridhur nė ēastin kur filloi ceremonia.
Thonjtė! i pėshpėrita. Tė hodha thonjtė!
Por edhe vetė ndjeja dridhma sikur tė qe dhjetor i ftohtė dhe unė tė isha i pangrėnė dhe tė isha veshur hollė. Nė tė vėrtetė qe gusht i nxehtė Mesdheu. Ajri qe i ngopur me diell dhe dridhej. Dhe atje nė atė dridhje mė shfaqej Babai im. Ai thoshte: E grisėm jetėn. Haruam tė kėndojmė! Po tė kėndojmė, do mė dalin lotė!




II

Njė pasdite pas gjashtė vjetėsh, te dera e pėrjashtme dikush shtypte butonin e ziles.Kur dola, po … e njoha: Qe i biri i Babait tė grekut tė Gjermanisė! Erdha, tha.
Unė e shikoja i dalldisur nė fytyrė.
Pėrgjithmonė, tha.
Unė i zgjata ngathtėsist dorėn sėdyti.
Tė shoh njė ēikė Babain! tha. Tė tė paguaj kusurin dhe ta marr, tha.
Unė i thirra gruas tė mė sillte trikon e trashė, e shikoja grekun nė fytyrė sikur do t’i bėja vrimė dhe i hodha krahun te shpatullat.
Dolėm dhe u ulėm te njė lokal buzė Liqenit. Athėtima e ajrit mbi ujrat e tij m’u duk si paralajmėrim ogurzi.
Greku u ul te bregu i Liqenit me dėshirėn e lexueshme hapur: tė shijonte liri. Kur shikonte nė Liqen, dallova se i qe rreshkur fytyra.
Oh, Liqeni! mėrmėriti dhe ngriti fytyrėn me sytė e zgropėt greku qė ishte kthyer nga Gjermania. Ai sikur shikonte tej meje. Oh, unė! mėrmėriti sėthelli.
Ai fliste me vete dhe m’u duk sikur zėri i tij vinte si nga larg. Ai grek qe i padjallėzuar e i ēiltėr. Larg kėtij Liqeni! foli me ngashėrimė me fjalė tė ngathėta gjithsesi. Dhe shikoi prapė liqenin, shtriu krahėt nė tavolinė, shfryu ajėr dhe mė vėrejti drejt sikur tė mė thoshte: Hė!
Dėgjo! i thashė.
Sytė e tij qenė drejt e nė gojėn time.
Dėgjo, thashė pėrsėri: Ē’punė bėj unė?
Artist, tha.
Dhe pse kam ardhur gjer kėtu?
Halli! Halli, vėlla!
Si edhe ti nė Gjermani! Por atje bėn mė shumė pare, thashė. Ė?
Eh!
Ai ia bėri Eh! dhe sikur e kishte mėndjen te vetja e tij.
Unė punoj tek ajo kthinė pėr bukėn e gojės dhe jemi katėr vetė, thashė.
Kuptoj, tha. Tė kuptoj, siē kupton ti brengėn time pėr Babain. Po?
Midis fytyrave tona kaloi me frushėllimė dhe me athėtim era e freskėt e Liqenit. Ajo nxitonte sikur kėrkonte diēka.
Unė s’e kam Babain jot dhe nuk kam 820 mijė dhrahmi tė t’i kthej. E pėrfundova bustin e tij, po ti s’erdhe!
Unė … !
Ē’tė tė jap! thashė.
Babain! belbėzoi me fjalė me palcė prej shpirtit qė mbante brenda njė liqen ndjenjash, njė brengė tė madhe.
Heshtja varej midis nesh si plumb. Pastaj, sikur tė ngrija njė peshė tė rėndė, thashė:
E varrosa Atė. I gjeta varr. Se ku ta shpija? Ku ta mbaja?!
Fytyra e tij u handakos dhe greku mėrmėriti: Qirje, ke shpirt! Dhe i tėri njėherėsh u bė ankth dhe mė shikonte me sytė e mbushur me ankth tė zi.
Po Babain e dua!
Ai fliste ashtu si nė njė mėdyshje dramatike dhe nisi tė dridhej si fleta e drurit. Mėndja e tij qe e mjegulluar dhe unė s’isha ndjerė kurrė mė ngusht. Nga goja e hapur mė rrėzoheshin fjalėt:
E varrosa Babain jot. Ku ta mbaja?! Ku?!
Oh, unė trillani, fliste qenia ime me vete. Unė i thashė ashtu dhe e kuptova se po i jepja vetes tė drejtė pa pėrgjegjėsi.
E varrose?!
Po.
Ai mė nguli ca sy tė frikshėm dhe unė u mundova t’i shtėrmėngesha vėshtrimit tė tij.
E varrosa, fola pėrhumbur sikur t’i binja nė gjunjė dhe t’i mbuloja kėmbėt me krahėt e zgjatur me shuplakat e duarve. T’i lutesha.
Qe bėrė heshtje dhe ai mė shikonte i ēmeritur. Nėpėr gojėn e hapur era vajtimtare e liqenit i frynte violinės me pikėllim dhe mua mė ngjante sikur atij po i ngrihej njė zė i brendshėm si prej humbelle. Dhe vetja akoma mė shumė mė ngjante edhe mė e ēuditshme, edhe mė e panatyrshme.
Era mbi liqen qante sikur tė kishte mbledhur vajticat e Greqisė. Shpirti im qante. Lotėt tanė qenė ai: greku qė kėrkonte Babanė.
Greku qė kėrkonte Babanė arriti tė ngrinte pak mjekrėn e mprehtė dhe tha:
Po ku gjete varr?
Atij vazhdonte t’i shpeshtohej frymėmarrja e rėndė nė gjoks.
Belbėzova si fukara:
Nuk bleva tokė pėr varr.
Ai ngriti akoma mjekrėn dhe me sytė e shqyer tejmase pyeti pėrhumbur:
Si?!
Ja varri!
U bė heshtje sikur ktheheshim nga varrimi.
Ai vėshtronte lodhshėm mbi ujėrat. Vajticat vazhdonin tė qanin mbi tėrė liqenin. Ato ishin bėrė shumė dhe m’u duk sikur sapo ishin ngjitur nga tragjedite antike, apo sikur mbi tė kishte zbritur Kori i Pleqve Tebanė.
Aty e hodha; ja: aty nė Liqen. Ka varr mė tė madh? Sidoqoftė: unė tė lyp falje!
Pas njė heshtjeje tjetėr tejet tė gjatė u ndamė si dy vdektarė nėn shiun me pikėllim tė yjeve.
Si kishte bėrė ca ēapa, ai ndaloi, u kthye dhe nė errėsirė, ashtu midis gulēit belbėzoi: Pa Baba!
Me varr, thashė. Tėrė Liqeni!
Unė pėshpėrita me fjalė krejt tė zhveshura dhe tej vetvetes. Greku u kthye i tėri nga liqeni dhe u zgjua pėrnjėmend. Tha si i trembur: Njė diēka!
Urdhro?
Po fotografinė?
Fjalėt i qenė rralluar dhe nė tė njėjtėn kohė, ai dukej sikur dėgjonte njė mendim pėrbrenda vetes.
Do e gjej, thashė. Do mundohem dhe do tė ta sjell. Do mė ndjesh?
Iku. Majat pa fletė tė drurit tundeshin sikur po numėronin orėt tona. Qielli dukej i helmėt dhe hėna qe ligur, qe pikėlluar. Edhe ca yje shfaqeshin krejt tė plogėt.
Qe njė pasditenatė shumė e gjatė dhe shumė e lodhshme. M’u duk se u rrudha njėherėsh, se u vogėlova dhe u plaka dhe se liqeni po bėhej gati qė tė egėrsohej dhe tė turrej. Pastaj mbeta nė terr dhe mundohesha qė tė gjeja pak dritė qė tė vėshtroja.
Liqeni frynte dhe dukej sikur qante. Nė qiell drapri ishte hollak. Thashė me vete: Sa hėna e sa diej po shkojnė dhe jeta jonė prapė njė rropatje!


Po, s’mė ngjitte gjumi. Kapakėt e syve mė rėndonin si pllaka varri. Gruaja mė pyeti dhe une i tregova tė vėrtetėn sikur po i dėftoja me tė folurėn e parė tė botės.
U bė heshtje dhe ndjeja frymėmarrjen e thellė tė gruas qė ishte ulur mbi kapakėt e varreve tė shpirtit tim. Befas ajo foli:
Po sikur ai tė shkojė nė atė Fshat?! Po sikur t’i bjerė udha dhe ta shohė?!
Po sikur?! mėrmėrita me vete brenda nė varr nėn kapakėt e ftohtė.
E njeh, thua?! foli prapė gruaja.
E njeh, thua?! pėshpėrita i shtrirė brenda nė varrin me lagėshti.
Si e ke bėrė? Si thua?
Si e kam bėrė?! Si tė them?! Ajo vejusha …


Ajo vejusha mė porositi shumė herė qė relievi qė do i bėj pėr Ministrin e Jashtėm t’i ngjaj shumė, fare shumė Ministrit tė Jashtėm. Kėtij qė mė sheh nė fotografi, tha. Tė duket i gjallė, mė porositi vejusha. Ndaj, me tė tilla porosi, qė tė jetojmė, unė, mė shumė mbėrthehem te ngjashmėria. Edhe Ai Babai i grekut …
Babai … ?
Babai Te Fshati!
Heshtje dhe errėsirė. Pėrjashta ndihej buēitja e liqenit.
Gruaja foli:
Por ama, babanė nuk e ka nė fund nė llucė nė Liqen.
Po, thashė. Veēse ia kėmbeva emrin; ia ndrova dhe …
Pikė e zezė!
Mė dukej sikur mjekra e lagur e liqenit tė egėrsuar po ngjitej te hekurat e ballkonit.


Mė nė fund, nė njė paradite, arrita tė pėrfundoja relievin e Ministrit tė Jashtėm. Pastaj tėrhoqa stolin dhe u ula nė tė pėrballė Ministrit. M’u kujtua ajo vejushė me vėshtrimin plot dritė dhe me ato ije tė ngrohta qė kur ecte kishte apo bėnte nė lėvizje diēka prej vajzuēke. Ajo s’dukej hiē e pėrzishme dhe ngjante sikur shkonte nė festė. Si e para e festės, pa pikė pezm.
Tashti s’do tė merrem me ty, i thashė. Me juve. Tani do tė merrem me Babain.


Fotografinė e Babait tė grekut qė ishte kthyer nga mėrgimi e gjeta tė paprishur nė njė dosje nė njė valixhe tė vogėl.
Ndjej dhembje dhe s’dua tė vdes nga dhembja, ndaj fillova tė bėja skicė pas skice dhe pas kėsaj pune, nisa gdhendjen pėr bustin. Dhe ditė tė tėra s’e ngrita kokėn nga puna.
Njė buzėmbrėmjeje i telefonova grekut: E nxora Babain dhe do tė ta sjell, i thashė.
Babain?!
Babain nė bust, i thashė.
E nxore, Babain tim?!


Pėrjashta dikush qante. Gruaja ime sipėr nė odėn e vogėl?! Apo unė?! Gjuha e erės qė lėpinte Liqenin?! Apo djali i Babait tė grekut?!
Matanė, pėrmbi valixhen e vogėl, sipėr nėpėr dritėn e pakur ishte njė dritare dy pėllėmbė e lartė. Tėrhoqa kanatin dhe dallova Liqenin. Dhe mė ngjau sikur seē shkrepėtiu!
Seē u ndezėllua nėpėr liqen!




Tiranė, Caffe, Bar Wintergarten, Korrik 2003
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
 
Koēo Kosta
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: