Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Albade.com


 
PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  ForumForum  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.123.st". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

 

 Llambi Gjikuli

Shko poshtė 
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Llambi Gjikuli  Empty
MesazhTitulli: Llambi Gjikuli    Llambi Gjikuli  Icon_minitime16/9/2010, 14:37

MIDIS DY PLLAJAVE BIE VESĖ

Cikėl poetik nga Llambi Gjikuli

Testament

( Djalit tim, Genti.)

Po tė le tokėn,
djali im.
Po tė le plugun dhe farėn.
Po tė le ujin dhe burimin,
qė etjen plisit ti t’ia shuash.
Me shkrim tė gjitha po t’i le,
me njė tapi prej noterie.
Po lot nuk tė le,
o biri im,
as heshtje e vaj.
Po tė le kėngėn, biri im
dhe ison tė mos jesh i vetėm,
zėrin tim po tė le
tė zgjohesh herėt.
Kur jeta ime tė shterojė,
pak tokė lerė pėr vdekjen time,
te vėndi im,
pak dhe hidh,
ca zaje deti e shkulmė dallge
dhe njė fole
ma ngri mbi ballė,
tė shlodhen zogjtė nė fluturim.

Mjaftoka

Ishte ora shtatė? Shtatė pa pesė?
Pesė minuta pėrgjonin tė nxituara.
Nė trafikun qiellor perėndimi lante
fytyrėn tėnde ngjyrė ari.
I duhej atij njė natė e ndriēuar nga ti.
Dhe ora, pėr ēudi, mbeti.
Dhe ajo ishte dehur nga ekspozimi
i perėndimit tė mrekullueshėm.
Produkti poetik,
shtrydhte pikė, pikė durimin,
nė kupėn e qeltė tė zemrės ngrinte dolli
erėdehjes sė gjirit tėnd
tė marrosur nga freskitė lakuriqe.
Heshtja sundonte nė instiktin e moēėm,
duke puthur buzėt symbyllur.

Poezia ime

Arsyetova me ty,
tė gjitha marrėveshjet midis nesh
me njė kontratė tė pėrjetėshme,
pa pranin’ e avokatėve dhe tė kritikėve.
Ma ndeze cigaren
kur nata mė pat hidhėruar
e gojėt e natės shqyheshin
nė njė dosje postbllok, qė tė kujton
gafat e dikurshme tė nėpėrkėmbjes.
Mbeta i vetėm, fillikat, pėrsėri
ti mė zgjove duke mė sjellur
njė stinė tė ngrohtė nga ato qė gjethėrojnė
duke mė thėnė:
“Nėn sqetull tė kam, shėrbėtori im!
Shihemi prapė nesėr!”

Ceremoni qirindezura
1
U dogjėn ullinjtė,
mbretėrimi i gjelbėrt fisnik humbi,
vaji i tyre ndezi kandilet e natės
nė njė varr tė heshtur.
2
Kėnga e vonuar e gjinkallave
vuri nė gjumė njė burim tė vogėl,
qė thahej prej vape.
3
Udhėtimet mbaruan dhe pushuesit ikėn pėrsėri,
por pas mbetėn tabllotė e tyre,qė vėshtrojnė
tė akorduara nė mbrėmjen e ndezur tė bregdetit.
4
Gjithė jetėn ky pėrrua mes maleve
mban peshėn e vetėtimave dhe ujrave qė shkumėzojnė.
Zogj endacakė hėnėn e pėrmbysur ndjekin pas
me njė pelerinė vellombuluar.
5
E mora nė gji ndrojtjen tėnde,
qė ndizte pushtimin rrėnues tė heshtjes.
Nė misterin e papėrlyer tė mėngjesit
dhe Helena udhėtoi njėsoj si ti.
6
Lotė-ėmbėltuar dashuritė e pemėve,
ringjallėn pėrkundruall
hijeshinė fėrfėritėse tė zjarrmimeve.
Njė tempull bari pėrbri,
hapi sytė lulorė tė stinės.
7
Rrėzoheshin orėt. Ceremonitė qirindezura,
rroknin hymnet dhe nė dritėn e dashurisė,
dėshirat dėfrenin nė gjuhė tė pėrbashkėt.

Nė verėn e jugut

Tė gjitha ishin falas
shikimi dhe buzėqeshja e ngrėnė
prej zjarrit tė mbetur nga nata.
Njė kartolinė fluturuese je,
njė konkė poetike, njė vjershė,
njė pigment i shėtitjeve
nė mbrėmjen e deteve.
Hijet e etura kthehen pėrsėri
duke tė gjetur
nė forma letrash tė vizatuara,
nga brenga e njė xhelozie tė dikurėshme.
Puthja jote e thellė duket e largėt.
Limani i pasionit njė pulėbardhė,
njė agavė, njė qerpik nė horizont,
qė lėshon lot perėndimit tė pėrhershėm
nga qė asnjėherė nuk arrinte tė kuptonte
frymėmarrjen e diellit.
Nė verėn e jugut,
qė zvarritej prej erės
si njė manaferrė e pjekur,
buza jote e gjakosur,
goja jote e ngrohtė-
pikturė e herėshme e gojės,
qė pėrgjon akoma kalimin e hėnės.

Ēast i heshtur

Qetėsi muresh pa trumbetimet e mėdyshjet,
udhė qė kalojnė qafave tė ravijėzuara.
Qyteti sovran me kėshtjellėn e coptuar.
Nė thyerjen e mesditės, zbukurimi i heshtur
palcėn e qiellit thith duke u dehur me deliret.

Zgjohen ēaireve hingėllimat e kuajve,
Venera nė mėdyshje,
mban akoma fustanin e ēelur e tė ēarė nė mes,
qė mjaftojnė pėr njė zgjidhje gjokftohtė.
Po ti ē’kėrkon kėtu, tek ky vėnd, nė kėtė orė?
Mos dashurinė e Pandorės tė babėzitur nga heshtja?
Altar tė mendimit tė moēėm mbajnė perėnditė e sotme
duke pėrcaktuar udhėt dhe drejtimet mes sensacioneve,
qė kėrkojnė lulėzimin e dėshiruar
nė limonishten e zgjeruar mbrėmjėsore.


Andrallat e tua

Unė mbėshtetesha nė andrallat e tua,
qė mė mjaftonin pėr njė ēast tė shkurtėr
edhe pse brishtėsia jote ishte e pavarur,
edhe pse bukuria jote ishte njė burim pėr manjakėt.
Unė mbėshtetesha nė andrallat e tua,
qė mbulonin sythat e marsit me lule
edhe pse ti s’mė fale asnjė degė tė paēelur
nė kohėn e pakryer tė veseve tė tua.
tetor 2005

Adhurimi i fshehte

Margaritarėt e zhveshur tė prillit ndriēuan.
Turtulleshat ngrejnė folet’ e reja
tė mbėshtetura nė qiell.
Dikush lexoi shprehjen e fshehur
tė shkruar mes iridit tė mėngjesit qė rrezatonte
me magjin’ e ėndrave qė ndėrthurrnin
shėmbėllimin e verdhė tė vjeshtės.
I lashė mėnjanė shkėmbinjt’ e shkrimeve
dhe zgjova buzėgazin tėnd
nė njė epos tė ri dashurie
peisazheve tė gjalla tė trupit tė zhveshur.
Ajo lodėr tani ecėn nė njė kalė shkumėsh,
qė e mbėshtjell deti
me puthje tė dhimbėshme.

Balada e hėnės

“U vonove,” mė thanė gurgullimat,
“U vonove,” mė thanė zogjtė te thana.
Erdhi vjeshta, hapėn ēiklaminat;
“Oh,” tha hėna, “nėpėr shkallė u vrava!”

“Oh” tha hėna dhe qė tej yjet
U thėrmuan mu te kėmba e saj.
Nė kurriz tė moēėm e rrėmbyen,
E lanė perėndimit nė njė skaj.

Ēast

Zgjon njė trung
dhe ēelin sythet.
Vjen njė re
dhe nis njė shi.
Shkon njė lumė
dhe shelgu dridhet.
Nata piu liqenin e shpirtrave.
Pse nuk fole, o njeri?!

Dhe s’e di

Midis dy pllajave bie vesė,
pėrfund tyre rrjedh njė lumė.
Nė krah dielli ndez ylber,
njė grifsh mbi degė ulet me zhurmė.

Flokėt e tua bėrė bar
e vetullat e hequra si mėllėnja,
Gishtat prekin njė nishan
poshtė dy thithave tė argjėnta.

I ul buzėt pėrmbi ‘tė.
Kush mė mashtron, ti a ylberi?
Dhe s’di nė jam apo nuk jam,
Nė botėn tėnde unė i vetmi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
 
Llambi Gjikuli
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: