Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Albade.com


 
PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  ForumForum  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.123.st". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

 

 Nasi Lera

Shko poshtė 
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Nasi Lera  Empty
MesazhTitulli: Nasi Lera    Nasi Lera  Icon_minitime17/9/2010, 01:28

Ēastet e fundit tė diellit

R.Zh.

Ajo ndaloi e trembur. Kishte bėrė tėrė atė rrugė pa ecur. Deri aty nuk e kishte sjellė njeri, kishte ardhur vetė, por pėr tė ecur nuk kishte ecur. Vėshtroi pėrqark dhe pa se asgjė nuk kishte ndryshuar. E njėjta shkreti guri. E megjithatė deri aty kishte ardhur vetė, me kėmbėt e saj. Por pa ecur. As lodhje nuk ndjente. Ishte e sigurtė qė kishte ecur dhe ēuditėrisht nuk ndjente asnjė lodhje, si tė mos kishte ecur. Por ajo ishte e sigurtė qė kishte ecur. Ndoshta atė ditė kishte ecur mė gjatė se kurrė nė jetėn e saj. E vetmja gjė pėr tė cilėn nuk dyshonte atė ēast ishte pikėrisht ecja. Donte tė ulej diku. Sa mendoi kėtė u drodh. Dielli hante minuatat e tij nėn njė ftohtėsi tė bardhė, si njė qėnie qė ha krijesat e veta. Asnjėherė nuk i kishte shkuar nė mendje se dielli hante minutat nėn njė ftohtėsi tė bardhė. Fshiu ngadalė ballin, si tė bėnte patjetėr njė lėvizje. Sepse i dukej sikur brenda saj gjithēka po ngrinte nėn minutat qė pėrtypte dielli. Dhe vėshtroi rrugėn me dy sy qė nuk ishin tė saj. Dhe pėr herė tė parė ndjeu se deri aty nuk kishte ardhur vetė. Por ajo ishte e sigurtė se deri aty kishte ardhur vetė, nuk e kishte sjellė kush. As vetė nuk e dinte ku ishte. Dhe tė kthehej atje ku nisi rrugėn, pėr ta nisur pėrsėri, qė ta ndiente se po ecte, nuk kthehej dot. Sepse nuk e dinte kur ishte nisur. Dhe tha se pėr ta vazhduar rrugėn duhet patjetėr tė kujtonte kur ishte nisur. Mendoi se do ta kishte tė lehtė ta kujtonte. Nuk e kujtoi dot. Iu kujtuan menjėherė tė gjitha nisjet qė kishin ndodhur nė vite tė ndryshme, si tė kishin ndodhur nė njė ditė. Dhe mes tyre e kishte tė vėshtirė tė veēonte njėrėn. Nuk kishte rėndėsi kė. Mjaftonte tė veēonte njėrėn. Le tė kishte filluar edhe para njėqind vjetėsh. Ndoshta edhe mė parė. Donte vetėm tė ndjente se kishte ecur.

Ngriti kokėn dhe me sytė e saj pa shkretinė e gurit. Ajo nuk u habit pėrse gjendej atje, ajo u habit si kishte ardhur deri aty. Se vėrtetė kishte ardhur deri aty, por nuk kishte ecur pėr tė ardhur aty. Kishte ecur nė tė tjera rrugė dhe papritur ndodhej nė njė rrugė qė nuk e njihte dhe nėn njė diell qė pėrtypte minutat e tij, si njė qėnie qė pėrtyp krijesat e veta. Asaj iu kujtua se kur ishte nisur (iu kujtua nisja si nisje, por aspak koha) e kishte kaluar nė mendje kėtė rrugė, mes asaj shkretie guri, po deri kėtu nuk kishte ardhur duke shkelur mbi tė. Kishte ecur nė disa rrugė tė tjera qė tani i ishin shuar nga mendja. Ato e kishin sjellė deri kėtu dhe pastaj ishin shuar. Prandaj dhe nuk e kishte ndjerė se kishte ecur. Nė ato rrugė nuk tė vritej kėmba, megjithėse ishte e sigurtė se edhe ato ishin si tė gjitha rrugėt, me gurė qė tė futeshin nė kėpucė. Atė ditė ato as e kishin vrarė dhe ajo as i kishte ndjerė si tė mos kishte ecur. Po deri aty atė nuk e kishte sjellė kush, kishte ardhur me kėmbėt e saj. Nuk donte ta besonte se kishte ardhur me kėmbėt e saj, ashtu si nuk donte ta besonte se ndodhej aty. Nuk do habitej sikur tė ndodhej kudo, vetėm nė atė shkreti guri nuk kishte pse tė ndodhej. Dhe ndjeu njė dhimbje tė mprehtė nė tėrė trupin e saj. Tani dielli nė vend tė minutave pėrtypte dhimbjen dhe ngjyrėn e flokėve tė saj. Ajo rrugė ia kishte shtrydhur dhe ngjyrėn e flokėve. Ishte zbardhur. Nuk kishte si ta shihte se ishte zbardhur, por dinte se ishte zbardhur. Prandaj nuk e kishte ndjerė atė rrugė. Sepse kishte qėnė e padukshme, e heshtur, e thellė si zbardhja e flokėve. Dhe pėr ta ndjerė se po ecte u ul dhe hoqi kėpucėt...

Ajo pa nga larg portėn e madhe. Dhe aty arriti nė ēastin e fundit tė diellit. Por i mjaftoi njė minutė pėr tė gjetur vetveten. Nuk tha as edhe njė fjalė. Dikush mori ēantat e saj, dikush qė ishte pėrtej portės sė madhe. Dhe u largua. Diellit nuk i kishte mbetur as edhe njė sekondė. Dhe ra nata. Dhe pėrtej portės sė madhe nuk kishte njeri, pėrveē vetes sė saj qė ishte nė tė njėjtėn kohė edhe jashtė portės edhe brenda portės. Kėto dy qenie tė tejdukshme nuk i shihte kush. Ato rrinin tė heshtura pėrballė njėra – tjetrės dhe nga kėmbėt e zbathura tė tė dyjave rridhte njė gjak i hollė. Sikur mos ishte ai gjak i hollė do tė thoshe se aty para portės sė madhe, nuk kishte njeri.

Dikush e kapi pėr krahu dhe i tha se nuk lejohej tė qėndronte aty. Pėrtej portės ishte njė shesh i vdekur. Ajo e shkeli atė shesh pa hyrė brenda. Kėmbėt e saj tė zbardhura nuk e ndjenė tokėn. Ndjen diēka tjetėr. Ishte aq e lodhur. Mbi gurėt e she@#%$ kėrcenin hijet e natės. Dhe njė erė e fortė qė nuk lėviste as edhe njė fije bari tė thatė. Ajo kishte hyrė atje ku mund tė hynte vetėm ajo. Dhe nuk e pa njeri. Vetėm ajo i pa tė gjitha. I pa dhe floku i fundit qė i kishte mbetur ende i zi, thithi tėrė dritėn e bardhė tė njė hėne tė dekur. Pastaj njė zė i tha se nuk mund tė qėndronte mė aty. E futėn nė njė dhomė tė zhveshur dhe e ulėn mbi njė stol. Ajo u mblodh dhe kujtoi tėrė rrugėn qė kishte bėrė. Sado qė kishte nxituar nuk kishte arritur dot para perėndimit tė diellit. Atė ditė dielli i kishte ngrėnė mė me ngut se ēdo ditė minutat e tij. Unė nxitova, tha si e zėnė nė faj. Asnjėherė nuk kam nxituar mė shumė. Lodhja po i pėrhapej nė tėrė gjymtyrėt e saj, si tė pohonte fjalėt qė kishte thėnė. Pa se ishte ende zbathur. Nxorri ēorapet dhe kėpucėt dhe i veshi. Kur ngjeshi kėmbėt nė kėpucė sa nuk i ra tė fikėt nga dhimbja qė i shpoi zemrėn. Kėmbėt i ishin enjtur. Vėshtroi tėrė ndrojtje dhomėn e zhveshur dhe tė ftohtė dhe i hoqi pėrsėri kėpucėt. Ndoshta nesėr nuk do ti kishte kaq tė fryra. Nuk donte tė shkonte nė takim pa kėpucė. Dhe nuk donte qė ai tė shihte kėmbėt e enjtura. I hoqa qė tė nxitoja sa mė shpejt, po dielli i kishte gėlltitur si i babėzitur minutat e tij. Nuk i kishte lėnė asaj qoftė edhe njė minutė.

Mė mirė qė nuk e takova sot, tha. Sot i kam kėmbėt e enjtura. Nesėr do tė jenė ēenjtur. Shtrėngoi pallton se pati ftohtė. Nė dhomė ishte errėsirė. Diku duhej tė ishte ēelėsi i dritės, po asaj po i pėlqente ashtu tė rrinte nė errėsirė. E kishte mė tė lehtė ta prishte ashtu mėngjesin. Ajo do tė ishte e para qė do tė shihte pėrpėlitjen e natės dhe lindjen e mėngjesit. Pėr atė mėngjes kishte bėrė gjithė atė rrugė. Po hyri dikush dhe ndezi dritėn. Ajo u tkurr edhe mė shumė nė natėn e palltos sė saj. Dhe mbylli sytė qė tė mos shihte dritėn. Nė atė vend, njė gropė e madhe, nata ishte tepėr e gjatė. Dhe dielli kishte vite qė groposte aty orėt e tij tė vdekura.

U hap dera dhe hynė dy gra tė tjera. Edhe ato ishin tė lodhura. Asaj i shkuan sytė tek kėmbėt e tyre.

Nuk i paskan hequr kėpucėt, tha. I erdhi rėndė qė ishte nė ēorape. Po dy gratė e tjera nuk shihnin pėrtej dhimbjes sė tyre. Ajo e kuptoi menjėherė kėtė. Nė atė dhomė njerėzit nuk shihnin dot pėrtej vetvetes. Ajo quhej dhomė pritje. Njerėzit aty rrinin si tė ngrirė. Kaloi njė kohė e gjatė dhe ajo vuri re gratė nuk kishin shkėmbyer as edhe njė fjalė midis tyre. Drita elektrike ishte e zbehtė ngaqė poēi nuk ishte pastruar ndonjėherė. Pastaj u hap dera dhe hyri njė burrė. Edhe ky ka bėrė rrugė tė gjatė. Ajo tha kėshtu se burri duhej tė ishte rruar nė mėngjes dhe tani i kishte dalė mjekrra. Qimet ishin tė bardha. Burri ia mbėrtheu sytė dyshemesė sė pistė. Dhe ngriu. Ajo dhomė i ngjiste pak a shumė njė morgu. Nga heshtja dhe nga vetmija qė mbėshtillte njerėzit. Edhe burri nuk i kishte hequr kėpucėt. Deri nesėr dhe mua do mė jenė ēenjtur kėmbėt, tha. Tėrė fajin e kishte dielli.

I fundi hyri njė djalė i ri. Ai kėrkoi me sy ndonjė stol bosh dhe kur nuk pa, u ul pranė burrit, mjekrra e tė cilit rritej me njė shpejtėsi tė frikshme. Edhe djali i ri ngriu. Pėrtej qelqeve me pluhur ishte njė natė e panjohur pėr tė pestė. Muret e natės ishin tė trashė dhe tė ftohtė. Sepse tė pestėve u dukej sikur nuk ishte nė njė dhomė me mure prej tulle, por nė njė dhomė me mure prej nate. Ajo ishte dhoma ku nuk rrinte dot njė njeri. Kurse ata ishin pesė. Dhe ngjiteshin pas mureve tė natės po nuk kishin gjumė. Ajo qė i bashkonte ata tė pestė ishte pritja e mėngjesit. Dhe gati ēdo sekondė hidhnin sytė nga dritarja me frikė, se mos vinte mėngjesi dhe nuk e shihnin. Ata nuk kishin besim t’i thoshin njėri – tjetrit qė katėr tė flinin dhe njėri tė ruante mėngjesin. Po mėngjesin qė prisnin nuk mund tė ruhej nga njė njeri, nė atė dhomė. Nė atė dhomė mėngjeset ruheshin duke qėndruar tė gjitha zgjuar. Kjo nuk ishte shkruar diku, po njerėzit e mėsonin pa ua thėnė kush, sapo uleshin nė stolat prej dru ahu. Stolat ishin ngrėnė dhe nxirė. Njėri prej tyre kėrciti. Djali i ri kishte dremitur dhe ishte zgjuar i trembur. Mbi fytyrat e grave u pėrhap njė buzėqeshje qė u kthye menjėherė nė dhimbje. Edhe nė fytyrėn e burrit ndodhi e njėjta gjė. Mjekrra e tij vazhdonte tė rritej nė mėnyrė tė frikshme. Nė mėngjes kishte rrezik tė arrinte deri te kėmbėt. Burri i pėshpėriti diēka djalit, i cili u mbėshtet nė supin e tij dhe e zuri gjumi. Gratė e harruan dhomėn e natės sapo djalin e zuri gjumi. Sytė e tyre u mbėrthyen te djali qė flinte. Gjumi i tij po shkurtonte natėn.

Kur djali u zgjua pėrsėri aty iu duk sikur nata nuk kishte lėvizuar nga ngurosja e saj. Ata pritėn qė djali ta zinte pėrsėri gjumi dhe kur panė qė ai nxorri paketėn dhe ndezi njė cigare morėn pamjen e tyre tė parė. Secila u mbyll brenda natės sė vet, ku koha kishte vite qė kishte harruar tė ecte.

Dikur edhe asaj iu duk sikur nata po ēahej. Por u gėnjye. Ajo qė e habiti ishte se kur hodhi sytė nga dritarja, nė tė njėjtėn kohė me tė i hodhėn edhe katėr tė tjerė. Dyshoi. Mos kishte harruar si thyhej nata? Largoi sytė nga dritarja dhe vėshtroi me kujdes katėr tė tjerėt. Edhe ata kishin harruar si thyhej nata, si binte drita e mėngjesit. Dhe u tremb. Dhe katėr tė tjetėr kishin tė njėjtėn frikė. Nė atė dhomė koha nuk kapej dot. Ajo nuk kishte as orė, as minuta, as sekonda. Nė atė dhomė koha ishte katėr mure tė trashė nate, pa plasaritjen mė tė vogėl... Secili prej tyre ishte brenda njė dhome me katėr mure nate dhe secila prej kėtyre dhomave ishte brenda njė dhome mė tė madhe me katėr mure edhe mė tė trashė nate.

Nė fillim u plasarit dhoma e vogėl, pastaj e madhja. Burrit i ishte rritur njė gisht mjekrra e thinjur. Ajo pa kėmbėt. Nuk i ishin ē’enjtur. Vuri me zor kėpucėt dhe dhimbja i hyri si thikė nė zemėr. Shtrėngoi dhėmbėt dhe priti qė dhimbja e kėmbėve tė ėmbėlsohej pak. Po unė pėrse i hoqa kėpucėt, tha. Nuk e mbante mend pėrse i kishte hequr kėpucėt. As ku i kishte hequr. Pėrse i hoqa kėpucėt, tha pėrsėri. U hap dera dhe dikush hyri. Mori emrat nė shėnim dhe doli. Jashtė mėngjesi ishte i ftohtė dhe i bardhė. Pėrtej qelqeve lėviznin hije. Ajo nuk dalloi dot asnjė fytyrė. Dhe tė pestė u bėnė edhe mė tė largėt se sa kur ishin brenda mureve tė natės. Vėshtrimi i tyre vėrtet ishte mbėrthyer te e njėjta derė, po secili nuk priste tė shihte tė njėjtin njeri, si mund tė kujtojė po t’i shihje natėn e kaluar.

Dera po vonohej tė hapej. Kur u hap tė pestė u ngritėn nė kėmbė. Dikush, para se tė fliste, i vėshtroi me radhė nė fytyrė.

-Po ti pse keardhur i parruar? – i tha burrit.

-U rruajta dje, kur u nisa.

-Pse pėr njė ditė t’u bė kaq mjekrra?

-Nuk e di, - tha burri.

-Herėn tjetėr mos eja i parruar.

-Dje, kur u nisa, u rruajta, - tha i hutuar burri.

-Ata qė do tė dėgjojnė emrat do shkojnė nė takim.

Kush dėgjonte emrin merrte ēantėn dhe dilte jashtė nga ajo dhomė. Ajo mbeti e fundit. Ai nuk po lexonte emrin e saj. Ai u mat tė dilte jashtė.

-Po unė?! – tha ajo e mekur.

-Ēfarė ti!

-Po unė nuk do ta takoj dot djalin?

-Pse dy herė do ta takosh djalin!

-Jo, - tha ajo, - njė herė.

-Njė herė e takove dje!

-Kur?!

-Dje!

-Unė nuk e takova dje. Erdha kur kishte perėnduar dielli dhe ...

-Dielli donte edhe pesė minuta tė perėndonte kur erdhe.

-Ai kishte perėnduar kur erdha, prandaj nuk e takova dot.

-E takove!

Tjetri kishte dalė nga dhoma

-.... mend.....





Thonjtė e natės


Diēka duhet tė kishte ndodhur brenda logjikės sė natės gjersa ishin zhdukur edhe macet edhe qentė. Kėtė e ndjeja edhe brenda vetes po se pse mė pėlqente ta shihja tek ato qenie tė mjera qė kushedi ku ishin strukur tė trembura. Ajo natė kishte njė erė tė ftohtė qė nuk kuptohej nga frynte dhe njė vetmi hėnore, si njė i vdekur nė njė spital psihiatrik. Isha futur mė tym nė disa rrugė tė ngushta dhe tė shkreta dhe nuk dija si ta mposhtja tė vėrtetėn qė mė kishte thėnė, me njė gjakftohtėsi tronditėse, miku im R. te kafe "Universi". U pėrpoqa t’ia hidhja fajin kefe "Universi", ku nuk kisha shkelur as edhe njė herė, por e pashė se ishte e kotė. Ēdo pėrpjekje e imja e shtonte edhe mė tepėr ēoroditjen e asaj nate tė shmangur nga rrjedhja e saj e zakonshme. Prandaj dhe nuk po mė ndahej vetmia e vdekjes nė njė spital tė panjohur psihiatrik tė ngritur nė pėrfytyrimin tim. Ndoshta miku im R. ishte duke pirė tani gotėn e tij mbrėmėsore me verė dhe e kishte harruar atė qė mė kishte thėnė (me njė gjakftohtėsi tė pabesueshme) te kafe "Universi". Dhe m’u duk se deri atėherė nuk kisha shkelur nė atė kafe nga frika e tė vėrtetave qė mund tė mėsoja aty. Ndėrsa sonte mė kishte shtyrė (kur hyra era ishte aq e fortė sa tė dukej sikur tė shtynte nga prapa) nata, nga logjika e humbur e sė cilės ishin trembur edhe macet edhe qentė. Dhe pavetėdija thashė se tė vėrtetat lindin vetėm pėr tė vrarė brenda nesh diēka qė e kemi dashur. Edhe unė isha vrarė nga e vėrteta (qė sa vinte dhe po m’i shterrote forcat pėr ta kundėrshtuar), tė cilėn ma kishte thėnė miku im R. Ai me siguri qė tani ishte duke pirė ngadalė (pas ēdo gllėnke kėrciste tėrė zhurmė buzėt) verėn e tij mbrėmsore, kurse unė endesha nė disa rrugė tė errta dhe tė shkreta, si brenda njė labirinthi, i cili hyrjen dhe daljen i kishte nė tė njėjtin vend. Shava mė zė tė lartė ( i qetė se nuk mė dėgjonte kush) dhe pėr t’u hakmarrur me vetveten nuk ia plotėsova asaj dėshirėn pėrvėluese pėr njė cigare. Pėr njė ēast m’u duk sikur shpėtova nga e vėrteta qė mė kishte thėnė miku im R. te kafe "Universi" dhe u mora me torturimin e qėnies sime e cila ulurinte dhe lehtė e gjitha pėr njė cigare. Leh, i thashė, nė vend tė qenėve qė janė zhdukur nga frika e natės sė ftohtė. Dhe vetja ime filloi tė ulėrijė mė keq se njė bushtėr e shtypur nga uria. Po kjo nuk vazhdoi gjatė. Dhe unė u ktheva pėrsėri tek e vėrteta e kafe "Universi". Sikur ajo e vėrtetė tė mė pėrkiste mua ndoshta nuk do mėrzitesha aq shumė. Ajo i pėrkiste njė njeriu qė e doja me gjithė shpirt. Emrin e tij nuk dua ta pėrmend as edhe me iniciale. Jo se kam frikė se do prishem njėherė e pėrgjithonė me tė, por se duke mos ia pėrmendur as inicialen e emrit tė tij, tė vėrtetėn sikur e shtrij mbi tė gjithė. Dhe njė e vėrtetė e shpėrndarė tek tė gjithė, sado e rėndė tė jetė, ėshtė mė e lehtė ta largosh nga vetja (pėr ta mashtruar veten se nuk i takon asaj). Nė kėtė shpėrndarje, si njė mjegull dimrore, sa herė kemi fshehur gabimet tona duke ndjerė njė ngushėllim tė pėrtej varrit. Pėrherė kam menduar se tė mashtrosh veten ėshtė pak a shumė tė varrosėsh prej saj diēka qė duhej tė vdiste e fundit. Po te njeriu ato qė duhet tė vdesin tė fundit, vdesin tė parat. Prandaj dhe varrimet janė ceremonira tė bezdisshme pėr shumė nga ata qė marrin pjesė nė to. Sa mė shumė njerez ta marrin pjesė nė njė varrim aq mė tė paktė janė ata qė djejnė dhimbje tė vėrtetė. (Kur tė vdes, thashė, dua tė mė shoqėrojė vetmia e kėsaj nate ku nga rrugėt janė zhdukur macet dhe qentė). Asnjėri nuk mendon pėr atė qė iku po pėr veten. Tė gjithė pėrpiqen tė pėrfytyrojnė ē’zhurmė do tė bėjė dheu mbi kapakun e arkivolit dhe cili do tė derdhė lotė tė vėrtetė. Ta marrė dreqi, shava, fjalėn "tė vėrtetė" e kisha pėrmendur dy herė kur doja tė harroja se edhe ajo zinte njė cep nė fjalorin tonė. Dhe nėqoftėse nė fjalor ajo ishte njė fjalė abstrakte, qė as prekej dhe as shijohej, miku im R. e kishte bėrė aq konkrete dhe aq tė pėrveēme atė natė, sa unė po e mbartja nė kurriz mė keq se njė gungaē gungėn e vet. Ne tė gjithė jemi gungaēė ku varrosim tė vėrtetat qė duhet tė vdesin para nesh. Kurse ato vdesin para nesh, shumė vite para nesh, duke kritikuar me humusin e tyre njė lloj dėrrase qė nuk kalbej nga shiu dhe nuk grryhej nga krimbat.

Ecja pa e ditur ku shkoja dhe se pse mė dukej sikur nė ēdo hap qė hidhja e afroja veten me tė vėrtetėn qė miku im R. ma tha te kafe "Universi" me njė gjakftohtėsi rrėnqethėse. Ajo nuk mė takonte mua, i takonte njeriut tjetėr, qė unė e doja me gjithė shpirt. Ai nuk e di dhe pėr shumė kohė as me mend nuk do ta marrė dot, atė tė vėrtetė qė e dinte miku im R. dhe qė pastaj ma tha edhe mua, si tė mė thoshte sa mbaroi njė ndeshje futbolli. U pėrpoqa tė nxehesha me mikun tim R., por ishte e pamundur. Ta ketė mbaruar tani gotėn e tij mbrėmėsore me verė? Kur nuk e prish dot kėtė zakon, pirjen ēdo mbrėmje tė njė gote me verė, pėrse ma tha mua tė vėrtetėn qė as nuk doja ta dija? Mjaft tė vėrteta kisha pėrtypur, si copra mishi tėrė damar, pėrse duhej tė mė ngecte nė fyt, si njė kockė prehistorike, njė e vėrtetė banale? Trupi po mė mjaullinte pėr njė cigare, si njė mace e hedhur nė njė pus tė thellė, tė shterrur. (Dikur kėshtu kishte hedhur njė shoku im macen e tij tė plakur). Mjaullima e saj pėrshkoi tėrė ato vite (ndoshta dyzet, ndoshta pesėdhjetė) dhe erdhi dhe mė mbėshtolli pėrsėri me dhimbjen e saj tė largėt. Cila qelizė e trurit e kishte ruajtur aq gjatė mjaullimėn e dhimbshme tė njė maceje tė plakur dhe tė braktisur? Nuk e dija si quhej kjo qelizė, dija se truri i njeriut ishte mbushur me qeliza tė tilla, ku vetja jonė e braktisur mjaullinte e lodhur errėsirave tė puseve tė shterrur tė ndjenjave tona.

O Zot, sa nuk thirra, qė kur macet kanė filluar tė ecin drejt njeriut, kurse njeriu drejt maceve? E vėrteta qė mėsova te kafe "Universi" ishte e tillė qė tregonte se njeriu ecte drejt maces.

Sytė mė kapėn dritat e zbehta tė njė lokali tė vogėl. U afrova deri te dera dhe pashė se ai ishte gati i zbraztė. Atė natė do tė pija me qef njė gotė verė, por ajo mė kujtoi verėn mbrėmėsore tė mikut tim R. dhe diēka mu pėrzje pėrbrenda. I zoti i lokalit mė dėrgoi njė buzėqeshje tė shtirur si tė ishte folės nė televizion dhe bashkė me tė gjithė mė uronte hde mua natėn e mirė. U largova me nxitim dhe pėrsėri u gjenda nė disa rrugė tė errta, tė shkreta, tė panjohura. Thonjtė e sė vėrtetės m’u ngulėn edhe mė thellė nė shpirt. Gjoksi m’u bė si njė shpellė, ku e vėrteta qė kisha mėsuar te kafe "Universi" pėrplasej pas brinjėve si njė lakuriq nate. Dhe po e kuptoja se njeriu nuk ishte gjė tjetėr veēse njė shpellė e errėt ku hynin tė vėrtetat pėr t’u pėrpėlitur si tė vėrtetat e secilit. Ato e humbisnin ē’ka u takonte tė tjerėve dhe mbeteshin lakuriq si tė vėrtetat e atij njeriu ku kishte hyrė. Dhe unė pa e ndjerė, tė vėrtetėn e mėsuar te kafe "Universi", kisha filluar ta pėrjetoja si tė vėrtetėn time, megjithėse ajo nuk mė kishte prekur ende. Po njė ditė, dikush, duke pirė kafe te "Universi", mund t’i thoshte mikut tė vet, si mė tha mua miku im R., njė tė vėrtetė qė mė pėrkiste mua po qė unė nuk e dija, ashtu si nuk e dinte edhe ai tė cilit i takonte e vėrteta e asaj nate. Dhe unė e doja deri nė dhimje atė tė cilit i takonte e vėrteta e asaj nate, qė kishte trembur aq shumė macet dhe qentė. Ai nuk dinte gjė. As nuk do t’i thosha gjė. Dhe kur tė takoheshim do tė bisedonim si mė parė, sikur mes nesh nuk ishte njė e vėrtetė torturuese. Unė do mundohesha tė duroja thonjtė e sė vėrtetės qė ajo tė mbetej brenda pusit tė shterur tė qenies sime. Atje ku kishte vdekur diēka e bukur qė duhet tė vdiste e fundit. Dhe duke heshtur dhe mbytyr tė vėrtetėn do shihja si ecja drejt maces dhe macja si ecte drejt njeriut. Dhe kur tė vdisja asnjė nuk do ta kuptonte se ajo nuk ishte vdekja ime e parė. Ne asnjėherė nuk kemi varrosur vdekjen tonė tė parė, qė ėshtė vdekja e vėrtetė (isha aq i lodhur sa nuk e shmangia dot atė fjalė) po vdekjen tonė tė fundit. Dhe kjo ishte njėlloj si tė fusje nė varr njė arkivol tė zbraztė. Mbi tru po mė godiste zhurma e dhuet mbi arkivolėt e ardhshėm. Zhurma e tyre ka mbetur e pandryshuar. Dhe e ndjeva se e vėrteta qė mėsova te kafe "Universi" ishte e vėrteta ime. Dhe ndoshta atė ēast qė mėsova kėtė gjė, miku im R. qė mė tha me gjakftohtėsi njeriu, njė tė vėrtetė qė nuk mė pėrkiste mua, kishte mbaruar gotėn mbrėmėsore tė verės dhe po vishte pėr tė fjetur, pizhamat me vija.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
 
Nasi Lera
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: