| Albania.123.st
|
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.123.st". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė. |
|
| Nuhi Vinca | |
| | Autori | Mesazh |
---|
TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Nuhi Vinca 17/9/2010, 02:13 | |
| Kenge Mergimtari
Nuhi Vinca Shpertheni sot, o vrulle lirike --- Endrra mengjezi, pellumba n'fluturim, Shkoni, freskohi ne krojet magjike Qe rrjedhin qete ne dej te vendit tim. Shpertheni ju o vrulle lirike --- Balona te fryre nga malli im, T' paprekura ecni gjer te ajo mike Qe ne pritje t'gjata, pret hapin tim. Shpertheni ju vrulle mergimi Ju vrushkuj te bardhe te mallit: det, Freskoni zemrat qe djeg permallimi --- Nenen per bir e birin per t'et. Shpertheni, shperndahi, ju re shqetesimi Shkoni e pergjoni endrren e pare te voglushit tim kur e rrok trishtimi per ndarjen me babin qe cau shtegetar. Shpertheni, ju lutem, vrulle lirike Pershendetni filizat me butesi: Ata moshatare, bij malesh jetike Qe punen e kane bere perendi. Shpertheni, shpertheni, o vrulle lirike, Ju endrra mengjezi, pellumba n'fluturim Lahuni ne valet e krojeve magjike Duke bymuar dejt e vendit tim! | |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Nuhi Vinca 17/9/2010, 02:14 | |
| Impresion vjeshtak
Sa i zymte me qenke sot O i lodhuri lumi im:
--- pa syte e tu qumeshtor te agimit, pa bebzat vashore te zgjimit, pa vetullat harkore te lulzimit, pa flatrat hyjnore te freskimit, pa endrren time te arte gllaberuar diku ne thellesite e burimit ---
Sa i zymte me qenke sot o lumi im O lumi im i mbytur ne pikellim! --------------------------------------- Luleve te pacelura
"Djeg prore malli i te peperjetuares"
(E cela ditarin e jetes shkollore dhe brodha pas kaq vitesh neper ate stine te bukur te endrrave djaloshare. Per do caste u shkeputa nga hallet e brengat, telashet e dites si prind, si burre --- si njeri tani i ngarkuar me nje barre kujtime si gjithe shoket e mi. Ne nje flete u ndala, u ndala dhe pushova aty si bilbil qe clodhet ne nje dege drandofillje. Dhe ma ka anda ajo flete te behej bujtine e frymezimeve te mia, bujtine qe te pakten te zgjase prej kur mbyllet dita me perde te muzgut e deri kur cel agimi. E lexova dhe e rilexova ate kenge ne ate flete, ate mozaik te harruar, ate enderr vasherie te nenshkruar me inicialet V.K. E mbylla ditarin dhe erdha perseri ne zhgandrren time ku cdo zhurme me duket se po perserite: Djeg prore mall i te paperjetuares... Djeg prore malli... djeg... djeg..., prandaj per t'u sosur ajo djegje kendova: )
Lule te pacelura te moteve te shkuara qe kercyellin e bute shpata ua ka kpute, ju shkuat duke enderruar legjende diellin ne gji e dielli enderroi fytyrat tuaja t'ectuara.
Ju enderruat, Dielli enderroi... E nje shqelm i moteve ju treti n'humnere. Nje nate, sa veshtire: kenga me trishtoi; Tha: nuk mund te lulzoj un'ne ket' krahnez.
Lule e pacelur, thelle ne qenjen time Ti ne caste t'lume m'grin thermi-thermi, E une i dermuar, dal ne rrugen time, Por ngushellime s'gjej as nder shoket e mi.
Shoket e mi, shoke shqetesimesh, T'gjitheve nga nje lule sec u jan'keputur --- I pash' si vraponin kopshtit n'permallime per t'i rrokur flutrat qe larg u kane ikur.
Flutra lara-lara, ne ju po si mike kam besuar se jeni te shpirterave te vdekur. Tani s'e besoj ate prralle te lasht'mistike: Ju qenkeshi shpirtera te lules se tretur.
Kengen ma riktheni flutra lara-lara Ju kraheshkruara qe bridhni n'fluturim --- T' paperjeturen e fshehur atje ne ato ara Dhe stinen qe e gllaberoi koha n'zhaurim'.
| |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Nuhi Vinca 17/9/2010, 02:14 | |
| Me Sokratin ose pa dileme O hije e bukur sokratike --- Ti fjale e pastolisur prore lakuriqe, shikomi nje here keta muskuj tridhjete e tete here rrahur e ngjeshur shkelur e perbuzur ne erera! Shikomi dhe meshiromi: le te me lulezojne tash ne kete jete, le te rrine nje cike te qete! Ty hije e bukur sokratike po te flas e te lutem si prindit, si prindit zulmemadh te lutem meshiromi keta muskuj nga betejat e kesaj jete me shume dimer se pranvere! (Fjala e ylberte sokratike u gjarperua mbi mua, ne mua dhe foli me urtesi, me ngulmeri, me shkurtesi: --- JO!) Dhe jo, jo, jo jehuan n'reprize cdo kokerr gjaku cdo qelize: "Le te zhgrryhet kerbaci mbi muskuj le te mbyten muskujt ne te gjakut vrushkuj se mbi gjak e germadhe lulezon bardhe, bardhe, bardhe fytyra pa njolla prore e Sokratit; ashtu, vetem ashtu mbetet i gjalle ai ze, ai ze, ai ze, qe ndjek hijet e zeza kudo, ne cdo kohe..." Vetem ashtu u binden muskujt me vrushkujt. | |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Nuhi Vinca 17/9/2010, 02:14 | |
| Per emnesen e shekullit te njezete --- atyre qe s'e kursejne jeten ne te mire te njerezimit.Ju zogj te vasionit po fluturoni kah e panjo -hura gjithesi E nga qiejt, per kete bote te bukur me duket e dergoni si cicerrime pellumbi ne dege uliri, nje porosi: "Mos e gezofte kurre lirine ai qe pengon perparimin, U shofte si kripa ne uje ai qe perdor dhunimin, Vdekte me brejtje te ndergjegjes e vdekje te pjestuar ne dymbedhjete muaj prej bajrami ne bajram duke filluar e mbaruar prej pashkeve ne pashke duke u tretur e shuar --- Ai, qe ne shpate e ka te shkruar drejtesine Ai, qe me nene e paragrafe te stilizuar ta sjell ne vater si kulsheder roberine"! | |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Nuhi Vinca 17/9/2010, 02:14 | |
| "Shenim per autorin"
Nuhi Vinca lindi ne Veleshte (Struge) me 1932. Shkollen filore e kreu ne vendlindje, ndersa te mesmen (normalen) --- ne Shkup me 1953 kur e botoi dhe te paren vjershe per te rritur me titullin "Lamtumire shkolle" ne revisten "Zani i rinise". Ka kryer fakultetin filozofik. Dhjete vite me radhe, prej hapjes se Gjimnazit te Struges, punoi si profesor ne te...
Tani eshte profesor i Gjimnazit "Skenderbeu" ne Kacanik dhe ndjek studimet e shkalles se trete te Universitetit te Prishtines.
Merret kryesisht me poezi. Ka botuar: "Kenge pune e pushimi" (vjersha --- "Nova Makedonija", Shkup 1965); "Dallge jugu" (vjersha --- "Jeta e re", Prishtine 1967).
"Vrulle Lirike" eshte veper e tij e trete e botuar.
Ka ne shtyp, ne "Rilindje", nje permbledhje te re vjershash --- "Nje ylber per ty".
Marre nga libri Vrulle Lirike. (1971) | |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Nuhi Vinca 17/9/2010, 02:15 | |
| E Urrej E urrej ate qe lavdon Henen e Diellit pa pra ia shan nenen. | |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Nuhi Vinca 17/9/2010, 02:15 | |
| Pikat e veses "Deka asht kapak florini" proverb popullorI shoh pikat e veses margaritare si shpirtera flurore dridhen n'farfurim. Barit te flliqur i thone: erdhem shtegetare dhe shkojme qe te pastra t'mbesim per amshim. | |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Nuhi Vinca 17/9/2010, 02:15 | |
| Meditim I shoh dallget e zeza te detit - jete si rrudhat e dhembjes te nje balli n'lengim. Furishem sulmojne nje breg te shkrete Bregu plagoset dhe therret per sherim. Guret ja rrembejne, gjithkah ja arratisin, Por nuk sosen shkrepat qe keto brigje rrisin. Dallgeve te shemtuara syte ua zbardh dielli e shpresat e bregut behen luledielli. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Nuhi Vinca | |
| |
| | | | Nuhi Vinca | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
| |
| |
| |
|