Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Albade.com


 
PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  ForumForum  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.123.st". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

 

 Pjetėr Jaku

Shko poshtė 
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Pjetėr Jaku  Empty
MesazhTitulli: Pjetėr Jaku    Pjetėr Jaku  Icon_minitime17/9/2010, 03:23

Nga librat "Harrimi i vetes" dhe "Ankthe":


Perse e rilexova "Baladen e vejushave osege"

Isha i mbytur ne mendime,
Qe mund te sjelle nje cast i vetem,
Veshtroja qytetin e vogel ne lindje
Dhe s'di perse e kujtoja Osegen.

Po zinte vend Osega si teper
Dhembje shkruhej ne guret e rende
Udhes kesaj here, fjala m'i printe
Fjala e mbytur kish mbetur pa kembe.

Ne mbremje, zvogeluar nga puna e dites
Degjova dhe lajmet e ores dhjete
Ahere zeri i vejushave, ngjires
prap e perseri s'me la te qete.

Tani me shfaqeshin vejusha te reja
Mashtrues tinzar dhe burra fatligj
Politikanet pa ngjyre me mendime te veja
Qe s'perkthenin dot as fjalen politike.

E rilexova "Baladen Osege"
Dhejet, njezet, njeqind here kete nate
Dhe m'u kujtuan qershite qe pas cdo gjetheje
Fshehin frytet si sy te zjarrte.



***?!***

Nena ime vajtonte nenen
per se gjalli
Djepin tim e ruante
nje gjarper!
Babai....!
Babai kerkonte babain,
Gjyshja nenen e saj.
Une...!
Kur te ikja nga gjarperi
me ke do te rrija pastaj?!



POLITIKA

Lakuriq udheton mekatesh
Trupin askush s'ia sheh
Mitingjet i rendojne tokes
E, megjitheate
Duart i leviz buzeqeshja
pastaj shkopinjte mbi ne
na ndertojne shtrember shpeshhere!
Duartrokasin me ze,
Ne heshtje "pse" themi
Ku flitet, flasim te kunderten e ndjenjave
Kurvat udhetojne moralit
Fallsiteti percirret nga dielli
Hipokrizia...?
He!
ka syte e djallit
Te nesermen me ne e sheh
Bojerena e genjeshtert
Njeriun s'e njeh.



DUKE ARE NJE KRONIKE PER BOSNJEN

Syte m'i verboji nje e qare femije
Rubini tri vjec me veshtronte e gati qante!

Nje plage ne kurriz
Nje kembe e tretur
Nje vajze qe s'do te linde
Nje qytet i shembur
E cane ekranin ne mes
Dhe, une si i cmendur
U ngrita ne kembe
E thashe:
Mos! Jane njerez!...
Nje hark i pabese me goditi dhe mua
"Babi, me blij nje pushke "
-tha Rubini
E ne syte e mij u rrezua.
Jam gati ta flijoj veten
Qe kurre te mos e shoh
Tek te tjeret
Vdekjen!!!



PA SHTEPI

Xhakete e shkopsitur
Jelek pa pulla
Kishte qene
Shtepia ime!

Brenda dy aneve
dallget m'iu versulen
..............brinjeve.




"ankthe"



ME SKENDERBEUN

E pashe skenderbeun
duke ecur pa roje
ne rruget e qytetit.
Jo i zakonshem!
pa kembe ,
pa duar,
pa sy.!
Syrin e majte
ne Kruje e kish lene.
Me doren e djathte
shterngonte ne gji
Mjekren qe zbriste nga Kalaja
e lante ne Dri.
Te gjithe e pane
i pa te gjithe.
Keshilltaret nuk i ofendoji
As nuk i pershendeti!
Besimtareve te pafe
qe mbulojne krimet me lutje
nuk u foli.
partite si nje kor bretkosash
kenduan te fshehura ne minifundet
.............................e mesdites.
Askujt s'ia dha doren
Vec femijeve dhe poeteve!
Keshtu zyrtaret u zemeruan
Me syzet ulur mbi hunde
Fshehur pas perdeve te renda
protestuan!....



KOSOVE

Me magjeps fytyra jote prej debore
keto dite te nxehta qerdhori
Gjaku e ka ftohur lekuren e prekur nga dielli
ajo s'po nxihet.
Po digjet e bie ne syte e mij prej zjarri.
Dallget kane humbur ne syte e tu
madhesia e tyre globin perpine
Floket, ah floket e Kosoves
te zinj si nata
te prere rrumbullak si politika,
shpetuan nga flaka,
per t'u djegur nga pritja!
Kosove! ne gjoksin tend
jane varrosur eshtrat e enderrave te mija
Ndonese toka digjet , ato merdhine
me mendje kam ra ne gjoksin tend
pa qene asnjehere asnjehere ne Prishtine!
Tani qe te kam prane, me dridhen duart te te prek
Me duket sikur ke lindru dje e te lendoj.
Te lutem, afrohu koken te ta mbeshtes ne sup
jam i lehte e pesha ime s'te vret.
Mos me veshtro dhimbshem
nuk eshte faji im
se te dua Kosove!

Akoma s't'i kam pare kembet
dukshem duhet te jene te bardha.
Ke ecur naten e hena t'i ka lare
ke kaluar lumenj e livadhe pafund
derisa deti i ka kripur
per t'u rrezuar tek une.

Ne ndergjegjen time te rendosh gjithehere
si nje diell i madh qe digjet e digjet pa u ndale,
Vetem pse shpinen tende akoma s'e kam pare!
Kosova ime! Gjoksin ua ka vene plumbave
e s'ka kohe te mendoje

Brenda gjoksit tend, jetojne male me brenga
ne fytyren tende i lexoj
Je pjese e trupit tim
qe udheton perhere
drejt vibrimit ndjesor te gjakut
Pa njeri-tjetrin do te humbnim
ne netet e shurdheta te vitalitetit tone.
Jemi te medhenj KOSOVE!
Jetojme tek njeri-tjetri
per t'u dahsur gjithemone!!!



NATE BURGU

Ka vetem endrra te coroditura
mbeshtjelle me kater batanije
Mjekrra ritet pa e ditur kohen
Kater polic me ruajne ne nje porte
Njeri brenda, tjetri jashte
i treti siper,i katerti poshte.
Rrethuar ne tri pale tela
nata s'eshte jona.
Trokitjet e qelive me zgjojne
Brenda tyre, oh brenda tyre
vrasjet e vjedhjet bejne sikur flene
padrejtesite qeshin tek syri i deres
Une qe vuaj endrrat e ferrit
s'i perkas asnjeres.



NENA IME JETON NE NENTE PLANETE

Jam lindur prej vetetime
i terhequr nga Toka
Per t'u bere gure!
Nenen e kam ne qiell
Mbuluar nga nje re e bardhe
Ndofta blu
Perhere e perhere e perzene
per s'di se ku.
Se, nena ime ka nente planete
I pari Pjeter
I dyti Ndoc
I treti Dode
I katerti Mrike
I pesti Ton
I gjashti Gjergj
I shtati Ndreke
I teti Angje
I nenti Gon
E kam te veshtire ta di
se tani per tani
Ne cilin planet jeton!



BABAI

Babai im ka lindur prej toke
Gjyshja ime atje e ka rezidencen
e perjetshme!
E rene nga Zoti si nje meteor
I dogji 84 vitet e saj
te zeza.
Babai ne toke u dogj me nenen
per te lindur nente yje
Me emra prej kryqi.
Asnjeher nuk fluturoji
Kembet i mbajti ne ujin
e tokes se kripur
Per te mos e zene ngerci kurre
I ndertuar me konstrukt
prej dielli.
Ne mbarim te cdo viti
Ai behej me burre!
Gjyshja shnderruar ne nje lemsh prej ajri
Gjendet ne te gjitha shtepite
qe kemi ndertuar!



IKJE

Deti s'po i qeteson dallget
Hena e ka humbur udhen
Ne qiell fluturojne
vetem enderra dhe varre
Te gjitha keto
E te tjera si:
Mospasja e parave
Per te blere kepucet e udhes,
canten e shpines
Veglat e rrojes...
Veshet, tani u mesuan
me ikje!
Dje u nisen Zefi dhe Prenga
Shtjefni ne Beluna
U bashkua me te vellane
Ndoji mori gruan me femijet
Doda pret te niset vet'i peste;
Me gruan Rite, Genrin, Zartin
Dhe Dorinen, te cilet
Do ta lene Xhixhin
Te hungeroji tek porta.
Bardhi dhe Mondin
I ktheu greku
Ndersa Marku vdiq
90 vjec pa i patur
Djemte prane
Iken te gjithe , iken
Pa ua dhene e pa na e dhene doren
Ceshtje fati, thone!
Nesti pati marre kepucet e mija
Genrin, nje nate me pare e pata per mik
As ai as une s'e dinim
Se neser do te ikte
U martua angjelina
Pa vella Gjergjin, Ndreken
Dhe Gonin.
Te gjitha u bene
Ashtu si u bene
E vjeshta po qante perdite
Duke lutur Zotin te kthejne
Ullinjte po tkurren
Duke rene ne peshe
Shtepite po zhvishen
si leneshe
Hardhive po u thahet
Rrushi ne dege
Ju lutem pashe emrin e Zotit
Kthehuni o Ndreke
Ma sill Genrin o Dode
Se ndryshe me Zotin
Do te bej shamate e do te ike
Me larg se JU
I vetem me veten
C'te bej ketu?!



nga cikli "DITE TE THINJURA" botuar ne "KUVENDI"nr 7, 2003




DITE TE THINJURA

I takoj rralle moshataret e mije
Disa prej tyre shkuan
Pa e pire nje kafe me mua
Njeri shkoji pa mushkeri
Koha e mallkuar e mori pergjysem
Tjetri kanceri e brejti
Sic bren uji gurin
Derisa deget kockore ia mori
Ndoci kishte hequr mjekren
I ngjante nje dite dimri te zhveshur
Urhder mjeku ishte!
Gimin tash nje vit e kerkoj ne telefon
Detyra i ben t'i mbajne mbyllur celularet
Me Dolfin s'u takova as me ze , se paku
Besniku me priti vjet dhe me ofroji
Ta dridhja nje cigare nga kutia e tij
M'u qejfi qe Besniku
Kish mbetur po ai!
Ditet dhe pluhuri m'i kishin marre shoket
Aq thelle sa nuk e degjojne zerin tim
Te gurte.
Te gjithe jane thinjur
(ata qe i kane floket)
Me ze frika per rralimin tone
Dhe dua te mos e di moshen time!
Ndoshta nga mosha
Ndoshta nga syte
Hapsira me duket e thinjur
Ndoshta kam rrjedhur
Qielli me duket i thinjur
Malet dhe fushat ashtu
Netet jane gjysem te erreta
................ne gri , te thinjura,
Si nje varr i embel qe te
................terheq thelle.
O perendi,
Mbylle kete humnere!

(20mars 2003)




MENGJES

Zgjim i pergjumshem,
Me enderra mengjesi, me smok
Vransira te dhunshme
Dhe peme me lot
Vrapime te gjata
Kalime pa fund
Ne mengjesin me re
Frymemarrja me mund
Dikush pi nje kafe
Dhe cigaren shkund
Disa te pakrehur
Disa buzelyer
Me shume se gjysma
Shpresezberthyer
Antonime lakuriqe
Te nje bote
te zhveshur
Shpesh te merzitur
Asnjehere te qeshur
Te robotizuar
Dhe mendje ndryshur
Bejne pune qe s'i duan
Si te jene duarlidhur
Dhe krejt cfare shonin
Nuk dine ta dallojne
Bota u vjen rrotull
Njerezit veten rrotullojne
Deri dhe qielli
Dhe planetet te gjithe
Kane nje buqeqeshje fallso
Nje frike qe te dridh
Pa le kur yjet marrin teposhte
Do ndodhe ajo
Qe kurre mos ndodhte
Njeriu te bjere
Ne gjume te gjate
Mengjes te mos kete
Te mos kete as nate.



REVOLTE

Ngaterruar ngjyrat si mendja e kryetarit
Ne ca pallate laramene
Nuk di si tavanet nuk plasin
Nga revolta e llampave

Ne udhe njerez te nxire
Thua se ecin duke bertitur
Akrepat e ores 200 vjecare
Nuk merziten nga vapa
Nje minare kendon 500 vjet mbrapa
Dhe, perseri pallatet
revoltohen nga veshja e tyre laramane

Ne trotuare fytyrenxire
Qe shqyejne byreke
Me mish gomari te cale;
Revoltohen zorret, kembet, syte
Kthyer ne gjeste manjakesh
Ashtu pa fjale.

Kryetaret projetktojne
Ne mendjeshkurtesine e tyre
Se si te na hedhin hi syve.

Tek stendat e gazetave ka radhe
Blejne e nuk blejne
Shohin e nuk shohin
Stomakboshet e mij te verbuar.

Qindarkat e fundit i lene aty
Pastaj veshtrojne pallatet laramane
Te revoltuar me veten
Te ngordhur ne halle

Me mijera makina si objekte pa krye
Clirojne revolta udhesh te pluhurta
Reklamat me ca fytyra te stershitura
Aktoresh banal
Dhe ca femra, qe me te drejte
Buzeqeshjen e shesin per nje fustan
Revoltohen mes klithjesh
Qe askush s'i degjon!

Cudi! Te mos jemi te Zotet
.......................te mos shohim mbi koke
ca kerriq manjake, ca demode idiote
Qe vilezohen e mbyten
Ne kurveri politike!

Ne bejme sikur s'e dime
E duam po nuk bejme
Me shprese te pashprese
Veten genjejme

Si nuk revoltohet ZOTI
Te vere dore nje dite
Se Shqiperia eshte NJE
Nuk jane dhjete Shqiperite.

(Tirane , 2003)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Pjetėr Jaku  Empty
MesazhTitulli: Re: Pjetėr Jaku    Pjetėr Jaku  Icon_minitime17/9/2010, 03:26

Ke haruar poezine me te bukur

BRENDA MEJE

I kthyer nga lashtesia,
me nje gur mbi shpine,
dymije vjet te rende.
Poezine e ringjallen,
syte e nje vajze,
nje te hene...
Diku brenda meje,
Ajo kishte vdekur,
s'di ne c'shekull
Mbi te shtunen e vdekjes,
mbi veten u ngjita,
per te ardhe tek e hena
e foljes- e linda.!
__________________

Pjeter Jaku

(...)



R E V O L T E


Ngatrruar ngjyrat si mendja e kryetarit,
Nė ca pallate laramane
Dhe, nuk di pse tavanet nuk plasin
Nga revolta e llampave!

Nė udhė njerėz tė nxirė,
Thua se ecin duke bėrtitur
Akrepat e orės 200 vjeēare
Nuk merziten nga vapa
Njė minare kėndon 500 vjet mbrapa
Dhe, pėrsėri pallatet
Revoltohen nga veshja e tyre laramane.

Nė trotuare fytyrėnxirė
Qė shqyejnė byrekė
Me mish gomari te ēalė;
Revoltohen zorrėt, kėmbėt, sytė
Kthyer nė xheste manjakėsh
Ashtu, pa fjalė.

Kryetarėt projektojnė nė
mendjeshkurtėsinė e tyre
si e si t’u hedhin hy syve!

Te stendat e gazetave ka radhė,
Blejnė e nuk blejnė,
Shohin e nuk shohin,
Stomakboshėt e mi tė verbuar,
Qindarkat e fundit i lėnė aty,
Pastaj veshtrojnė pallatet laramane,
Te revoltuar me veten,
tė ngordhur nė halle!

Me mijėra makina si objekte pa krye,
Ēlirojnė revolta udhėsh te pluhurta,
Reklamat me ca fytyra tė shitura
aktorėsh banal
dhe ca femra qė, mė tė drejtė
buzėqeshjen e shesin pėr njė fustan,
revoltohen mes klithjesh
qė askush s’i dėgjon!

Ēudi! Tė mos jemi tė zotėt
tė shohim mbi kokė,
ca kėrriqė manjakė, ca demode idiotė
qė vilėzohen e mbytėn
nė kurvėri politike!


Ne bėjmė sikur s’dimė
E duam po nuk bėjmė
Me shpresa tė pashpresė
Veten gėnjejmė!

Le tė revoltohet ZOTI,
Ta vėrė dorėn njė ditė
Se Shqipėria eshtė NJĖ,
Nuk janė DHJETĖ
SHQIPĖRITĖ!



DITE TE THINJURA


I takoj rrallė moshatarėt e mi,
Disa prej tyre shkuan,
Pa e pirė njė kafe me mua.
Njėri shkoj pa mushkėri;
Kohė e mallkuar e mori pėrgjysėm,
Tjetrin kanceri e brejti,
Siē bren uji gurin,
Derisa degėt kockore ia mori.
Ndoci kishte hequr mjekrėn
Dhe i ngjante njė ditė dimri te zhveshur.
Urdhėr mjeku ishte!
Gimin tash njė vit e kerkoj ne telefon,
Detyra e bėn t’i mbajnė mbyllur celularėt!
Me Dolfin s’u takova as me zė sė paku.
Besniku mė priti vjet dhe me ofroi
Ta dridhja njė cigar nga kutia e tij.
M’u bė qejfi qė Besniku
Kishte mbetė po ai!
Ditėt dhe pluhuri m’i kishin marrė shokėt,
Aq thellė sa nuk e degjojnė
Zėrin tim te gurtė!
Tė gjithė janė thinjur
( ata qė i kane flokėt!)
Mė zė frika pėr rrallimin tonė
Dhe dua tė mos e di moshėn time!
Ndoshta nga mosha,
Ndoshta nga sytė
Hapsira mė duket e thinjur.
Ndoshta kam rrjedhur;
Qielli mė duket i thinjur,
Malet dhe fushat ashtu.
Netėt janė gjysėm tė errta
nė gri, tė thinjura,
Si njė varr i ėmbėl qė tė
tėrheq thellė.
O Perendi,
Mbylle kėtė humnerė!

20 mars 2003




M E N G J E S


Zgjim i pėrgjumshėm,
Me ėndrra mėngjesi, me smok,
Vransira tė dhunshme
Dhe pemė me lot,
Vrapime tė gjata
Kalime pafund,
Nė mėngjesin mė re
Frymmarrja me mund,
Dikush pi njė kafe
Dhe cigaren shkund,
Disa tė pakrehur,
Disa buzėlyer,
Mė shumė se gjysma
Shpresėzberthyer,
Antonime lakuriqe
Tė njė bote
Tė zhveshur,
Herė tė merzitur,
Asnjehere herė tė qeshur,
Tė robotizuar
Dhe mendjendrydhur
Bėjnė punė qė s’i duan,
Si tė jenė duarlidhur,
Dhe krejt ēfarė shohin
Nuk dinė ta dallojnė
Bota u vjen rrotull
Njerėzit veten rrotullojnė
Deri dhe qielli
Dhe planetet tė gjithė
Kanė njė buzėqeshje fallso
Njė frikė qė tė dridh,
Pa le kur yjet marrin teposhtė,
Do ndodhė ajo
Qė kurrė mos ndodhtė,
Njeriu tė bjerė
Nė gjumė tė gjatė,
Mėngjes tė mos ketė,
Tė mos ketė as natė,











KONCEPTE NACIONALE


I perkasim nje kombi
Mbeshtjelle pa dalje.
Levizim brenda vetes,
Me koke nga kembet.
Mundohemi te ecim perpara
Rrshqasim se mbrapthi,
Flasim e flasim,
Sikur te kemi nje korb
ne gryke,
Duam te kapim qiellin
Nje peshtyme na mbyt,
Te gjithe jemi patroite,
Te gjithe atdhetare,
Kur duhet ta duam njeri tjetrin
Secilit i hapim nje varr!



BALADE E ĒMENDUR


Eshte ēmendur deti,
Policet i kane tretur ligjet
Ministrat i mbyti nata,
U eshte trashur zeri.
Artistet kane rene ne zi:
Ē’te kendojne?!
Ē’te luajne?!
Ē’te shkruajne?!
Sportistet s’ka kush t’i shoh!
Vajzat perqafin vetmine,
Djemte iken,
Nuk e dime ku i fjeten endrrat!
Jane ēmendur udhet,
Guret, pemet
Asnje meteorolog nuk mund te na thote,
Ē’kohe do te jete neser?!

Eshte ēmendur deti,
Shpalosur si gazete
Ne ēdo vale ka nje vdekje,
Poshte ēdo dallge ka mbytur
nje enderr,
Politikanet i ēajne detrat
me jahte moderne!


Nenat luten te pragu,
Per valet, per udhet,
Per dallget dhe ajrin,
Traret po ēmenden nga
brejtja e krymbit
Ne kompromiset e dimrit!

Politika pjelle kriza…


Balada levizese,
Njesoj te ēmendura
Vrapojne ngarkuar me bresher
Mbi nje komb pa krye
Ēdo dite ngushellime dhe vrasje
Vetevarje, helmime
Mallet do te ēmenden…
Te bien!


Ēmenduria eshte ne krize
Baladat s’kane fjale
Kur te mos jemi ne
Shkembinjet do na qajne!

2004







ANAKRONIKE


Ne bashkesine tone zbriti nje meteor,
Nje yll kokeqethur, flokekuq ose pafloke,
Me vetepelqesa per te qene elite.
Ne toke nuk gjendej mire,
Trazohej nga idete
Peshtjellshem me shume
me veten e vet!

Parime yjesish perpiqej te mbronte,
Frymonte ne kontinentin plote drite,
Rrethueshem rrethonte zverdhimin
pa shkak,
sikur peshen e kombit ia mbanin syte!

Mbante fjalime perhere ne hapsire,
Zoterueshem zotronte dhe prej aq lart,
Qiellin e mbyste, planetet i shkelte,
Gjithe yjet mendonte t’i fuste ne gracke!

Ehuuu, i ziu pa zjarr, pa drite,
As veten se zoteronte mire;
Lashtesia s’e pranonte,
Mesjeta e la as ne qiell,
as ne toke,
Ne kohet moderne
nuk mundi te hy,
oiiiiiiiiiii, oiiiiiiiiii
o ylleziu pa drite,
o yllzi…….



TE TJERA KONCEPTE PER POLITIKEN


Nuk e di pse ndjehet rende poezia,
Pse fjalet nuk rrine asnjehere aq lire,
Dikur kisha shkruar ca vargje per politiken,
Qe dolen rrjedhshem nga absurditeti im.
Perhere e me e rende me behej ajo fjale,
Perhere erresohej, behej me e zeze,
Se cilit grek i kishte shkuar ne mendje
ta krijoj,
Me duhet t’ia sajoj nje emer, edhe pse ia di!

Sot jame rritur, plakur, renduar,
Terma pa ndjenje u rriten ne mua;
“ore politike”, “ pune politike”, “ konspekte politike”,
“i denuar politik”, ‘ zgjidhje politike”, “ marreveshje
politike” e sa te tjere togfjalesh anemik,
Ma zune frymen me nje kohe te tymte!

Tani jam lodhur, me duhet ta le,
Te shkruaj-mosshkruaj aspak dhe asgje,
Te shfry, te fry, te rri- mosrri,
Atje ku vetja me thote ik.

Eh, si arrihet kjo o uni i vogel
brenda meje,
veē te kujtosh ē’do te thote politike?!

Ti ke nevoje per reforma brenda vetes,
per koncepte te reja,
Ne fund,- i thashe mendjes!

Janar, 2004













PRITJE


Dielli merzitet,
Pemėt shkundin pluhur,
Tė vonuarit nuk i numėrojnė hapat,
Udhėt lėshojnė njė afsh tė tejdukshėm,
Njė tis tė xhamtė,
Thua se sapo kanė dalė nga dushi!

Herė herė nervoz
Qetėsohem nga njė habi,
Sė paku, ngushėlloj veten
Deri kur te numėroj njė qind
Duhet te vij!

E prapė, e prapė,
Unė i pėrpikti, pothujase
Qind pėr qind ekzakt,
Numėroj me vete,
Duke parė shkrimtarėt nė Bearns,
Nga dritarja shoh po ato veprime natyrore,
Thyerje minutash,
Pėrkulje bari dhe degėsh
E, si pėrhere une i shumėduruari,
Mendoj se pritjet janė tė perjetshme!
__________________

Cikel poetik dhe nje tregim-Pjeter Jaku

--------------------------------------------------------------------------------

Cikėl poetik dhe njė tregim

Pjetėr Jaku

Pesha e Atėdheut
Atėdheu peshon sa njė ofshamė ,
Kur pas le shtėpinė,
Sa njė ėndėrr nė fund tė botės
Kur mendjen edhe dorėn shtrinė
Tė kapėsh majat qė ke pare,
T’i marrėsh udhėt krejt nė grusht,
Pastaj tė kthehesh si dikur
Mbi kroje t’i mbėshtetėsh buz’t
Edhe tė ēlodhėsh, duke u lodhur
Ngarkuar qiellin pėrmbi shpinė
Pastaj tė bėhėsh Prometeu
Tė marrėsh hopa Shqipėrinė
T’ia lėsh fėmijės tėnd tė mirė,
Si mė tė shtrenjtin xhevahir
Kjo fjalė nė shqip t’i thuash ėshtė
At’dheu yt, bir!


Shqipėria

Le tė na puth dielli,
Dielli tė na i ēelė sytė
Atėdheu ynė le t’i zgjatė krahėt
Tė na i ngroh ėndrrat
Dhe tė na marrė nė gji
Mua, ne dhe ty!

……

Pemėt me gishta tė akullt
Me lotė tė ngrirė nė sy
Veshtrojnė nga qielli dhe luten
Pėr mua, pėr ne dhe pėr ty.

………………

Rrugėt me gjurmėt tona
Tė pafshira,
Presin tė shkelim mbi to,
Duke pėrsėritur pėrsėri,
Se na duan
Mua, ne dhe ty.

……..

Majat, mė tė larta bėhėn
Dhe shkėmbinjėt syhapur
I shohin vėtėtimat e shpirtit tonė,
Qė vetėndizen e bėhėn fli,
Pėr mua, pėr ne dhe pėr ty.

……..

Shqipėria bėhėt mė shumė Shqipėri
Nė njė shpend gjigand,
Qė pushon nė qiell
Yjet do tė ndizen,
S’do tė ketė mė re
Shqipėria na pret
Mua, ty dhe ne!


Patriotizėm

S’di pėr tė satėn herė
Me “vrau” fjala “ Patriot”
Kėtu, nė diasporė!
Sa ishim nė Atėdhe,
Pak e pėrdornim kėtė fjalė.
Atje njerėzit, vraponin
E vrapojnė,
Duke menduar se punonin
pėr vete, tė kthyer ne
heronjė mitik,
tė lidhur me tokėn
ku rilindin ēdo ditė…

Nė tė vėrtetė,
Hymnin e Flamurit
Dhe lutjet mė tė
Rėndėsishme i thonin,
Duke e levizur diellin
Nga lindja nė pėrėndim
Dhe, duke fjetur me
Kokė nė duar
Hynin e dilnin nė
Atėdheun e tyre
Pa e ditur se po bėnin
Patriotizėm!

Ndryshe kėtu, larg
Kufinjve te Tij.
Na shkrep tė jemi Patriot?
Njė stemė nė xhaketė,
Njė flamur nė makinė
Me fjalėn turqisht “ komb”
Vrapojmė tė dukemi
Dhe dukemi tė zgjohemi
Me njė fjalė tė re
Dhe bėhėmi tė gjithė
Me nga njė Atėdhe!

Pastaj flasim pėr
Bėmat tona,
Ose duam tė tjerėt tė
Flasin pėr ne
E blejmė patriotizmin,
Pagujam aq pak
Pėr pak zė!
Dhe, pasi t’i mbushim
Xhepat e mendjes,
Jemi tė zotėt
Tė “heqim” kokėn nga supet
Pėr ty , Shqipėri!
A nuk ėshtė ky patriotizėm
I veshur veē nė zi?!


S’do tė mbajė mė kravatė

Vellon e kėsaj nate ma bėn tė zezė,
Njė kravatė e pėrflakur, sytė m’i ka zėnė.
Njė shqiponjė e frikėsuar, mes pėr mes
Gjoksit tė njė vrasėsi, don tė ik prej aty!
Nė qafėn e hajdutit injorant, mashtruesit tė pafytyrė
Ėshtė lidhur aq fortė, nė nyjen gordiane,
Sa vetėm sopata e zgjidh.
At’herė?! Le t’u themi fytyrzez’ve, spiunėve,
Hafijeve, tė pamoralėve tipik, gangsterėve me kravatė;
Lėreni ditėn tė jetė ditė,
natėn mos e nxini mė shumė.

Unė, s’do tė mbaj mė kravatė!




G i s h t a t

( Njė mikut tim biznesmen )

I njohuri im, njė biznesmen
Mė kėshilloi njė tė dielė,
Qė nuk e dinte se ia vlen
Mė shumė njė fjalė e pathėnė!

“ Ruaj gishtat!”-ai mė tha
sa m’dha dorėn u largua.
Njė kėrcėnim ai mė la
Ashtu n’tė ikur, duke shkuar!

Qė mos t’i prekja unė hafijet
Dhe tė mos shkruaja kurrė pėr ta
Kjo ish kėshilla dhe arsyet,
Qė biznesmeni dor’n mė dha!

Se po i “dhimbej” dora ime
Se mos njė ditė i bie mbi krye
Se zinte gjumi nga ca shkrime,
Qė udhėtojnė pėrjetėsive!

Edhe pse hiqej i lumturuar,
Edhe pse sytė i zbardhėllonin,
Ekranesh ishte reklamuar,
Sikur shumė gjėra i mungonin!

Ta kish tė paktėn njė diplomė,
Ta themelonte njė gazetė,
Do kishte dhėnė njė million,
Qė t’i sajohej njė portret!

Se do tė vdes i ziu njė ditė,
Paratė e tradhėtojnė dikur,
E mua do m’jetojnė gishtrinjtė,
E mendja s’do mė plaket kurrė!

Mars, 11.2007


“ Pėr Atėdheun”

I venė kollaret kuq e zi,
I lyjnė flokėt nė tė zezė.
Disa tė tjerė pėr thjeshtėsi
I mbajnė kėmishat pa mbėrthesė!

Se s’u del kohė nga punė e rėndė
Ne rastorant a nė fabrikė
Dhe kollaristėt “avokatė”
I “ mbrojnė” shqiptartė nga padrejtėsitė!

Kėta fakirė shumė tė lustruar,
Tė veshur spicė, pa asnjė cent
Me pamje pėr t’u mėshiruar
Hartojnė projekte qė s’i bėjnė!

Edhe pse shkollėn nuk e kanė
Dhe s’dinė asgje n’avokati,
Do bėhėn edhe historianė,
Do marrin ēmim nė letėrsi!

Dhe ti njeriu qė s’i njeh
Do jemė dhe unė , ndoshta me ty
Qė u besojmė ca mendjezive,
Qė kanė me qindra histori!

Ti kallais kėta lesh kalesha,
Njė dorė mjeshtri shumė e fortė,
Qė nė kazanat me genjeshtra
Tė mbytėn e mos dalin dot!

K’ta prototipa tė sė keqės,
Atėdheun nuk e kanė asgjė.
Tė ulur nė themel t’gėnjeshtres
Shqiptarė u duhen edhe mė!

Tu bėjnė ca ēeshtje, t’i padisin
E veē t’u rrjepin ca dollarė,
E t’i pėrkthejnė, t’i delendisin
T’i kthejnė nga erdhėn, sa mė parė!

Se pėr Atėdheun bėjnė shumė
Dhe pėr shqiptarėt prap dhe mė,
Me ca dredhi i venė nė gjumė,
U thonė se bėjnė ata ēdo gjė!

Sikur kėta janė diplomatė,
Politikanė tė klasit tė parė,
Se kanė miqė ca avokatė,
T’i japin vetes ca dollarė!

Pa le ndonjė koneillanist, 1)
Sikur punon n’Shtėpi tė Bardhė
Dhe rrinė gjithnjė me kongresist
Dhe mik e ka ēdo senator!

Tė jep kėshilla politike,
Se si mund t’bėhėt nė Atdhe
Dhe struket nė mbarim t’ēdo dite,
Si struci kokėn fut nė dhe!

S’shikojnė tė gjorėt se ku janė
Dhe rendin pa asnjė mandat,
As veten s’mund ta pėrfaqėsojnė,
Le mė tė pėrfaqėsojnė shqiptar’tė!

Mars, 2007

1) Coney island = resorant tė klasit tė ultė.
( Shqiptimi ėshtė koneilland )




“ Pėllumbi “

S’ia kam idenė
Se si mund kthehet
Njė korb i zi
Nė pėllumb tė bardhė.
Qė pendėt e korbit
Tė shkruajn pa bojė,
mund tė ndodh!

Edgar Allen Po
Nuk e shkroi
Korbin pėr t’i
Ngjarė pėllumbit
Dhe askund
S’e pėrmendi
Emrin Pėllumb.
Por, mesa duket,
Pėr inat tė tij
Njė miku im
U “pėllumbėzua”,
Duke i vėnė vetes,
Njė mbiemėr oriental,
Me fletė prej korbi.
Qė t’i dalė ėndrra
Dhe keqėsia e zezuar,
Dhėntė Zoti
Tė mos e nxi mė shumė mbiemrin.

Korbi, te korbat e gjet’ vendin!

Maj 2007




Zė i shitur

Kėto ditė pa ngjyrė,
s'di si t’i thuash mėngjesit me mjegull,
ditės qė dremit e, vetėm shijėzon sėmundje,
smogun qė na zė nuhatjen e sė keqes,
pastaj drekėn me njė picė nė vrapim,
duke rendur pas ngjyrės sė zėrit,
pas detit te syve dhe rrathėve blu e zi
poshtė tyre, qė pagjumėsia e pėrflakur
u ka dhėnė njė rimel intersant
nga brėnda bebeve tė syrit,
qė aq shumė i ngjan njė loje pa fjalė,
qė vjen e tė ngjitet, ashtu
dalė e nga dalė!

Zėri qė mė vjen prej aq larg,
mė duket se udhėton me njė flakė blu,
qė digjet nė njė qiri gjigand
nė majėn e qiellit, duke pergjakur pėrreth
gjithė yjet..
Zėri ka ngjyrė dhe, nė prekje,
sikur udhėton rrotullueshėm,
nė njė pėrndezje pa fund
ndaj, ngjyrat e natės janė pak pėr zėrin tėnd,
mė thuaj tė lutem, nė kėtė kohė ēalamane,
ku, dhe pse tė dhėmb?

Nuk prish punė nė tė dhemb
ndonjė stuhi pėshperitėse,
qė nuk thuhet!
Pėr mua do bėrė pėrjashtim.
Nėse ka ngjyrė tė zezė zėri yt,
Tė bardhė ka zėri im!

Mė thuaj, si t'ua prish ngjyrėn kėtyre netėve
tė dala boje,
tė flisje me gojėn tėnde, ti do ma thoje!

Prill 2007



Burrni e rrėzuar


Pėrrenjė tė rrėmbyeshėm mė vijnė para syve,
me trungje tė thyer, si fjalė tė dehura,
pa degė, pa gjethe, pa rrėnjė, pa sythė
dikush paska gjurmuar te di mė shumė pėr lisat,
t'i shtoj pėrfytyrimit njė fytyrė hėnore tė dylltė,
duke vetėkėrkuar anėn e dyshimtė...
ngacmueshėm me zhukasin grenza brenda kokės,
gjarpėrinj me sillen nėpėr kėmbė, duke mė vėshtruar,
nė vend tė mė pickojnė mua, pickojnė vetėn
dhe vetėhelmohen pa e kuptuar.
pastaj u duhet tė mbyllen, si djalli nė shishe
pėr t'u kthyer nė antihelmin e vet....
u bu bu ē'po heqin kėta gurė tė shkretė..
tė gjithė pėrplasen me ta e bėhėn copė
dėrmohen nė fortėsinė e tyre
e nuk i thyjenė dot....
shohim tė pėrplasen fjalėt,
pa u menduar, pa u gdhendur, qė nuk dalin nga truri,
veē nga goja…
Ndaj na duhet njė penė prej druri
t’u vijė hakut kėtyre
hajvanėve, qė kanė humbur
ēdo virtyt prej burri!



Erdha


Erdha, ti s'mė pe
hėnėn e kisha ngarkuar nė kurriz.
Tek zbrisja lehtė qiellit pa re,
njė rrufe mė ndau pėrgjys’
gjysma ime ishe ti
njė fushė e blertė e
mbjellur me agrume.
Tė pashė, s'tė fola,
tė preka me buze te dora
qielli u kthye mbrapsht
dhe ne u gjendėm nė kupen e tij
sofiane.
Krejt papritur u zgjove
me mundim, tė ngjisje
pjerrnajat qiellore,
nuk munde, rreshqite, mė thirre
tė lutem, ty, Zotit tim tė pėrmbysur,
qė diellin e harrove nė honet
pafund tė imagjinatės
“puthma dorėn dhe, mė zėr pėrdore,
se, vetėm ashtu do tė mund
t'i ngjis hapsirat qiellore!”
Ndėrsa ti, mbajė hėnėn mbi kurriz,
derisa tė palosėsh o i zi,
se gjunjėt nuk janė shkallėt pėr te dielli,
ai nuk pranon njerėz pa dashuri....
eh o i zi, o i ziiiiiii
hėna tė bėn natė e, nata s'tė jep sy”....


Edhe njėherė

mė duket vetja budalla,
me try lily, me tra la la
me qiell e hėnė e ku ta di
me natė me sy, me fjalė pa sy
e nuk ankohem prap e prap,
se jam pa ty, veten s’e jap,
se unė i hypi vetėtimės,
imagjinatės budallaqe
e fluturoj mbi oqeane
me zjarrin, qė mė zbret nė faqe,
me mendjen zgjuar
ditė e natė
me sytė qė natėn
e bėjnė dritė
e me thėnjen proverbiale
"i mbyturi pėrherė tė mbyt",
se jemi mbytur ne tė dy
e shpėtimtari s'do tė vi,
nė fund tė shpresės i rrėzuar
ai ėndrrėn tonė e ka harruar...



Ēmenduria e ēmendur

njė ēmenduri qė ēmėndet,
sa herė degjon zėrin tėnd
malet ulen e ngrihen
e na rrėzohen nė kėmbė,
dielli ėshtė nė tė ikur
e kthehet pėrsėri
syri, njė llamp e pafikur
qė digjet si qiri
lumenjtė rrjedhin e rrjedhin
e krojet puthin token,
ofshama e luginave
po e ēmendka botėn!
thua tė jemi ne,
apo ėndrrat tona
nesėr njė ditė me re,
do tė jetė kur tė zgjohna
mungesa e njėri tjetrit
do ēmend ditėn vetė
do tė ngrihet shqiponja
tė thėrrasė mbi shkėmb:
o njerėz tė kėti globi,
largohuni nga kjo tokė,
se gjithė rruzullimi
ka dy njerėz,- thotė,
ata janė tė ēmendur,
janė tė ēmendur krejt,
tek secili jush
keni pėr t’i gjetė,
se ėshtė ēmendur bota,
ēmenduria vetė.
deti ka tallaze,
qė i ngre nė qiell,
dielli vjen e ulet
nė gjoks tė secilit,
thonė se ėshtė ēmendur
histori e shkretė,
nuk ka mė data,
muaj edhe vjet
dashuri e madhe
shekujt i ka djeg,
se gjithė bota rron,
vetėm nė dy vetė.....



Nė Krujė

Do tė shkoj nė Krujė me miken time.
Dikun do ndalemi tė pimė njė kafe,
pastaj do shohim diellin e pėrskuqur,
tek pėrshkon ngeshėm qiellin tonė tė syve
e tė zbres nė faqe!

At'herė do na ndihmojė kėshtjella,
vetes t‘i ngjitemi deri nė majė
pėrskuqja e luftės me frymėn,
nėpėr gurėt shkėmbor tė gjoksit,
do tė qaj!

U duket, ēudi qė lotėt shkėmbor,
tė rrokullisen si gurėt e kėshtjellės sė lashtė
e, dikun nė kėmbėt e Kalasė
tė na zėrė dreka,
me miken bashkė!

Pastaj, eh pastaj,
do vizitojmė muzeun ndėrplanetor
tė njėri tjetrit,
ku do tė bėhėn betejat e nesėrme
te gurrat e pėrgjakura tė shkėmbit!

Atje do tė pimė e do tė pimė
nė cicat e Kalasė moderne,
trimėri skenderbejane,
qė unė dhe mikja e ime
e krijuam me mendje!

Mė vonė, eh mė vonė,
do na zėrė gjumi nė krahėt e mbrėmjes,
tė harruar kalldremeve dremitėse,
nė gjirin e butė
tė ėndrrės!

Dhe, ashtu do tė rrimė,
si gurėt e Kalasė ngjitur
deri nė mėngjeset
qė kurrė s'do tė vinė
papritur!


Pa titull

( Gjysėm popullore )

kam njė mollė, njė portokall
kė tė ha e kė tė lė?
- ti mė the…
kam njė oqean me mall,
dhe s'mė pyete pėr asgjė!
ti mė the se nuk do vija
tė fluturoja unė me ty
tej pėrtej reve tė nxira
ngarkuar breshėr e shi
por, unė erdha mikemira,
sepse fjala peshon rėndė,
pėr dy mollė, qė tė ka gjoksi,
unė i bie detit nė kėmbė…

Eh, kjo botė pa diell, pa hėnė
kur tė zihen sytė e zėnė
verbėria nuk ka brirė
portokallja ime e mirė....


Malli

Nuk ėshtė mall nga ai qė prekėt,
Qė shihet e ndjehet, me dorė a me gjuhė,
Nuk ėshtė send, qė vishet e ngjishet,
Tė rri ngushtė a gjatė, a lirshem tė rri.
Eshtė diēka qė nuk ka gjatėsi, as vlerė,
Njė yll vezullues, njė hėnė qė nuk e kalon detin,
Eshtė hingėllimi i njė kali, qė ndjehėt veē nga ai…
Nuk ka peshė qė matet me kilogram a me ton
Nuk ėshtė gjė qė leviz, nuk e sheh nga shkon
Por, peshėn e njeriut mbart mbi kurriz,
Deri sa pėrkulet mė shumė se nė gjunjė…
Ai, nė sy ka fytyrėn e njė tjetri, si pikturė tė gjallė
Nė zemėr ka mė shumė rrahje, sa dyfishi i saj
Ēuditem si nuk bjen njeriu nga malli
Tė rrėzohet, tė mbesė, ashtu shtrirė mbi re,
Tė mos ia dėgjoj njeri frymėn, ti mbytet halli,
Ndoshta pėr njė rresht, pse jo pėr njė zė….
Pėr njė fishkėllimė tė erės mbi lisa
Pėr njė bilbil, qė kėndon nė tė gdhirė dita,
Pėr fytyrėn tėnde tė lemuar si prilli,
Pėr gjoksin tend, pėr duart, pėr buzėt dhe sytė,
Pėr rrethimin tėnd nga krahėt e mi prej fryme.
Do desha me peshėn e kėsaj nate, tė tė mbyt!
Tė tė mbyt e ringjall, tė ringjall e tė mbyt,
Tė pi njė oqean, e tė mos mė duket njė pike,
Ta kemė hapin njė milje, njėmijė hapa ti bėj,
Ta kemė syrin sa dielli, nė ėndrrėn tėnde tė hy,
Ta hap derėn pa zhurmė, tė pazgjuar tė gjėjė,
Pastaj, eh pastaj, moj e mira ime mirėsi
Tė tė fshi lotėt, tė marrė udhėn sė mbrapshti
S’do mundem tė kthej…….
At’herė? Mė mirė s’po vi……

Mars 2006




Qirinj tė ndezur gishtat e mi!

Njė libėr i vrarė,
I mbetur nė vitin iks
Nė njė skelet pėrsonazhesh
Qė qajnė
Harruar nė humnerat thepisėse
Tė trurit
Shpirtin ma mbajnė.
Ka vite qė rruga mė ka tretur,
Nė pėrpjekje misterioze.
Udhėt janė bėrė tė rrėshqitėshme,
Kėmbėt nuk zėnė,
Shpeshėherė bie nėn rrugė
E bėj tė ngrihem,
E ngrihem tė bėjė njė punė,
Ashtu i vrarė, nga vrasja
E njė libri
I harruar askund!
Mbėshtjellur nė dhėmbjet e mia
Shfajėsohem para rroposjes
Nė rėndomėsi torturuese,
Duke folur me muret
E jo me mendjen e strukur
Nė fjalėn “ Unė!”,
Qė s’ėshtė emėr njeriu,
As planeti,
Qė s’ėshtė emėr rruge
As qyteti.
Veē thjesht njė pėremer vetor
I vetės sė parė,qė krijimin
E quan punė tė marrė!
Se, kompjuteri nuk ėshtė mendje
Dhe, asnjė komand se merr,
Pa mendjen dhe dorėn time!
Ndaj u bie fytyrės sė ditėve
Me perendimin e muzės ,
Netėve ua vjedh njė orė mė shumė
Tė mbytėm nė pėrgjumje,
Se gjumi mbetet fjalė e palidhur!
Eh Perėndimi im
Ik tė pushosh nė kapriēot e moshės
Pa fjalė, pa zjarr, pa dritė,
Aty ku qirinj tė bėhėn gishtrinjtė
Dhe nata i ndez pėr t’u lutur,
Para syve, qė tė shohin
Perėndinė e Perėndive,
Fuqinė e krijimit!




Udhėtim i pakthyeshėm
( Babait )
Gjyshja mė kish thėnė dikur se, para se njeriu te vdesė, shpirti i shkon gjithėkund ai ka shkelur. Para se fryma t’i soset dhe ajri t’i bėhėt mal i rėndė, shpirti udhėton, gjithėkund mendja i ka shkuar.
U rrėzua Maji dhe lulet nga perėndimi u kthyen.
Kėmbėt nuk i bindeshin babait, as zėri, as dora, as syri
Nė njė ditė plot diell, pėrtej syve tė tij
Nuk do tė vij mė nėnta e kėtij Maji!
Nė ėndrrat e tua tė palevizėshme,
qielli u shėmbė,
e Ti, nuk ishe me njerėzit qė tė rrethonin!
Besoj, se atėbotė ke qėnė gjithėkund,
mendja dhe kėmba tė ka shkelur,
mė larg se vėshtrimi symbyllur,
i pėrqafuar me malet, me shkėmbinjėt e thinjur.
Nė Kodrat e Kqia nuk tė rrėshqiti syri,
aty ku dikur gjuaje derra tė egėr!
Nė Lak tė Rroshit e mbyte natėn,
me njė tufė pishash tė ndezura,
duke i shpėtuar lukunisė sė ujqėrve.
E mbyte natėn e tėrbuar, si ariun putėrbardhė,
qė dikur, vėllait tėnd, Nikollės i kishte rrėmbyer
xhaketėn, me pagėn e javės.
Nė Suk Bukur mendoje i pėrqafuar me Qafėn e Mertezės,
se ku do ti kaloje ditėt, pėrtej sė nesėrmes!
Nė Zepėn vellore dhe me Lumin e Fanit,
pushove sytė dhe kėmbėt, nė njė bukuri magjepse,
duke vėshtruar nga Sangu!
Nė Munellė u ule, si dikur kėmbėkryq.
Me diellin rrėzuar mbi sy, zbrite me njė frymė
shkallėve tė Sukės sė Gjatė, pėr tė parė
vreshtat nė fund tė arės, dhe qershitė degėthara!
Krikzat ishin thyer e plakur, e hardhitė
po qanin pėr dorėn tėnde!
Nė Shkallėn e Mrizit nuk u ule tė pushoje,
edhe se ajo tė kishte falur jetėn dikur,
se, te Mrizi i Madh
ishin mbledhur Zanat tė tė ringjallnin trupin.
Nė Kodėr tė Krisė ( Kryqės) u ule dhe bėrė kryq,
si pėrherė kur ngjitje atė majė.,
Atėherė, Pėrroi i Bardhė vėrshonte teposhtė
gurėve te nuses, si nėna bijėve tė saj, duke te thėnė:
Mos kalo me kėpucė, thellėsitė kėto vite janė shtuar!
Dhe ti, si njė djalė i ri, je ngritur, pa i mbėshtetur
duart nė gjunjė,
ke zbritur nga Kodra e Krushqėve,
aty ku Dom Nikolla zbriste me kalė tė bardhė,
duke puthur Gurin e Madh, me nje puthje stėrgjyshore,
( akoma mbi atė gurė ishin buzėt e Gjyshit)!
Nė ēdo shtėpi u fute, ashtu si dikur, pa trokitur!
Te Ēun Frroku tė pritėn nipat, pa tė njohur,
nė Kodėr tė Kuvendit i hodhe njė sy kullės sė Lal Prengės,
diku, nė fund tė katundit, Gjon Ndreca i binte fyellit,
nė Lak tė Drenit, me xhaketėn krahėve, po zbriste si vetėtimė,
malli i kėtyre udhėve, pėr gjurmėt tua tė bekuara!
Por, mė kot, Ti po ēmalleshe me shtėpitė, me dyert e
tyre prej guri!
Pastaj e kishin radhėn udhėt!
Nuk e di se ku pushoj fryma jote,
se duart tuaja kishin pushtuar krahėrorin
dhe, sytė t’i kishte mbyllur zemra.
Shpirti ende udhėtonte,
duke sjellur imazhe tė reja, si kulla tė varura
nė hapsirė.
Shpirtit tend i mungonin kėmbėt!
Nė fund tė njė rruge, kishe ndalur vėshtrimin,
mbėshtetur mbi kryqin e trupit tėnd,
nė njė mesditė tė zjarrtė,
duke lėshuar lotė pa e kuptuar, se udhėtoje nė njė
kohė tė ftohtė!
Njė mbasdite gjunjėprerė, ia kishte prerė
krahėt dhe fjalės,
E mua mezi mė mbėrriti njė ofshamė nga ti:
Zėri yt akoma jeton nė ajr,
nė veshėt e mi:
“ Dergoma njė ftesė, se dua tė vi!” 1)

1) Pak para se babai te ndrronte jete, ne biseden e fundit qe kisha me te i thashe:
- Ta dergoj garancine per te ardhur ne Amerike. “ Dergoma , - me tha,-se dua te vi!”

09 Maj 2005 - Gusht 2007



Pjetėr Jaku
Tė dėnuarit pėr Mao Ce Dunin
tregim
Kisha kohė pa e parė Prelėn, qė kur ishte futur nė burg. Mbante ditė e nxehtė vere dhe, gjithėsesi duhej shkuar me biqikletė, e pra, nuk ishte pak, po afro 25 km, nė njė rrugė tėrė gropa dhe pjesė pjesė tė kalldrėmtė. Nė atė linjė nuk kishte autobuzė. Le qė duhej paguar dyfishi, pasi pėr njė distance tė tillė nuk do pranonte asnjė shofer, as tė vinte kėmbėn nė frena. Pastaj kthimi! E, me ēfare duhej te kthehesha, pasi autobuzat e asaj linje, udhėtonin vetėm nesėr nė mėngjes. E vetmja zgjidhje ishte udhėtimi me biqikletė. Nė timon kisha varur nja dy ēanta plastike, me ē’kisha blerė pėr Prelėn. I vellai me kishte thėnė, se kishte filluar duhanin, por edhe ndopak konjak e pinte, megjithėse zor t’ua linin alkoolin. Po, edhe ca fruta e ndonjė ushqim duhej, sipas eksperiencės me tė burgosurit. Byrekėt nuk i blija ne qytet, pasi nuk u besoja, nėse ishin tė freskėt, kėshtuqė i thashė motrės tė gatuante njė tė tillė, enkas pėr Prelėn. Dielli digjte si saē, edhe pse vende vende kishte hije. Teksa shtėrngohesha mbi pedale, mendoja Prelėn, qė po vuante nė atė burg tė thatė, nė rrėzė tė njė mali pa ujė, ku vetėm bostani dhe patatet bėhėshin pėr mrekulli. E pyesja veten dhe nuk gjeja ndonjė pėrgjigje. Mė kujtohej gjyqi i tij, njė farsė e vėrtetė, ndėr kohė qė mendoja, mikun tim, poetin N. qė, nuk e di pse mė ėshtė fiksuar, qė mund ta sillnin nė kėtė burg. Prela i pranoi nė gjyq gjithė akuzat, qė iu prezantuan nga prokurori, njė mesoburrė qė , herė pas here, instiktivisht kruante mjekrėn me dorėn e majtė, ndėrsa me tė djathtėn shfletonte akuzėn, paksa i nervozuar. Me njė tonė tepėr tė rreptė, lexonte akuzėn, duke parė nga trupi gjykues, qė pėrbėhėj nga njė grua e shendoshė dhe nga dy kooperativistė, qė ishin ndihmės gjyqtarė. Aty ku pėrmendej kryetari Mao, i shkėlqenin sytė si dy gogla, qė donin t’i shpėrthenin qerpikėt e tė dilnin qė andej. “ I pandehuri Prelė,- vazhdonte ai,- ka fyer kryetarin Mao, mikun tonė mė tė madh , komunistin internacional, timonierin e botės, duke e krahasur atė me njė bufė pa veshė, pa sy, dhe pa gojė, qė thotė ē’i thonė e bėnė ēi thonė, duke shpikur njė revolucion imagjinar e duke vrarė afro njė milion kinezė. E ē’janė njė milion armiqė tė popullit mik , nė njė komb 800 milionėsh? ( dhe, mori qendrimin gatitur, ndėrsa pritej pėrgjigja po prej tij). Pak mė shumė se dhjetė pėrqind, apo jo,- iu pergjigj po vetė,- duke u drejtuar nga kryegjygjtarja. Po ne, nė tre milion banorė, a nuk i kemi dyqind mijė tė paknaqur, a nuk e kemi njė klasė tė pėrmbysur, qė lufton, njėlloj si ky armik, qė kemi pėrballė nesh? Pėr tė gjitha kėto, prokuroria ka fakte dhe disa dėshmitarė.” Pasi vazhdoi edhe ca minuta tė lexonte thėniet e deshmitarėve dhe nėnshkrimet e tij nė hetuesi, mori dosjen dhe,ashtu rėndė rėndė u ul nė karrigėn e kaftė, duke parė pak pėrtej trupit gjykues. Edhe pse kishte mė shume se 2 muaj nė hetuesi, Prela nuk kishte ndryshuar fare. Ashtu i qetė dhe , pa as mė tė voglin impression ( tė paktėn nė dukje), iu pėrgjigje gjyqtares, fillimisht per gjeneracionet e tij pėrsonale, dhe mė pas edhe pėr akuzėn, nga dy spiuna dhe i plotėfuqishmi i qytetit. “ I kam thėnė tė gjitha pasi, edhe tė mos i pranoj, ju njėlloj do mė dėnoni. Pranoj se kam folur ne prani te D.N. e N.D. dhe, atij qe ju nuk doni t’i permendet emri. E vėrteta ėshtė, se ai, Kryetari Mao, ashtu me duket. Mund tė jemė i gabuar nė iluzionet e mia pamore, dhe ju pėr kėtė mund tė mė denoni. Jam pėrpjekur tė lexoi diēka nga kryetari Mao, por 10 cilėsitė e komunisitit mė janė dukur njė kopje e keqe e urdhėnimeve tė Tėn Zot, nė fenė katolike. Pse do tė thoni Ju, se lexova pikerisht atė libėrth?! Nė fund te fundit, aty nuk tregonte ndonjė menēuri tė madhe. Ato qė thotė Maoja nė atė libėr,( se ndonjė vepėr tė madhe tė tij, akoma nuk kam pare), i dinė tė gjithė fshatarėt e mi, ndaj ndoshta kam thėnė, se krytari Mao ėshtė njė buf. E shikoni kokėn si e ka? Dhe hodhi vėshtrimin nė tė majtė tė sallės, ku ishte vėnė portreti i tij.” Prokurori u ngrit pėrnjėherė nė kėmbė, por trupi i tij i shkurtėr u ngatėrrua me veten dhe, pa i marrė leje gjyqtarės, qė drejtonte procesin, doli ne podium. -Te lutem, flit nga vendi,- i tha gjyqtarja, me njė ton gati urdhėrues. E shikoni, - tha prokurori kėtė armik tė Partisė dhe popullit tonė, edhe nė kėtė moment e tregon veten, se ēdo gjė e ka bėrė me ndergjegje tė plotė dhe, sikur tė ishte i komanduar me ndonjė mekanizėm elektrik, u ul i inatosur. Meqė i pandehuri i kishte pranuar tė gjitha, gjyqi nuk kish pse tė vazhdonte gjatė. Prokurori kishte kėrkuar denimin maksimal, nė dhjetė vjetė heqje lirie dhe , pas daljes nga burgu pesė vjetė internim. Gjyqtarja, njė grua afro tė 50-tave, sa herė shihte Prelėn i kujtohej vėllai i saj, nė njė nga qytetet bregdetare. Edhe ai si Prela, mendonte pėr Maon, por fati nuk e kishte takuar nė spiunat qė kishte ndeshur Prela. Po sikur tė ishte vėllai i saj, nė stolin e Prelės,-mendonte me vete,- ndėrsa pyeste ndihmės gjyqtarėt, pėr masėn e denimit. “ Hė, si thoni ju, iu drejtua sė pari Markut, njė brigadjer nė koperativėn mė jugore tė rrethit, i ka mjaft dy vjet?! Si?-pyeti Marku i habitur. Nuk po tė kuptoj shoqja kryegjyqtare ( ajo ishte edhe kryetare e gjykatės sė rrethit), nuk e ke dėgjuar pretencėn e prokurorit? – Prokurori ėshtė tjetėr punė, o Mark, ata bėjnė gjyqe edhe pėr publik, ndėrsa ne kemi tė bėjmė me jetėn e njė njeriu. E dini ju se Prela ka pesė fėmijė? Partia do t’i rrisė ata? E dini ju se Prela, ėshtė njė ndėr punėtorėt mė tė mirė tė ndėrmarrjes? Tė gjitha karakteristikat i kanė ardhur mirė. Dy vjetė mjaft i ka pėr tė mbyllur gojėn e ulur kokėn , kur tė dalė nga burgu. Ndihmės gjyqtarja tjetėr ishte njė mesogrua, qė nuk kishte pse tė fliste, as ēfarė tė fliste, pas kryegjyqtarės. Edhe pse Prokurori protestoi dhe nuk qe dakort me vendimin, me leximin e tij, ai mori formėn e prerė. Vera, kryegjyqtarja e rrethit, nuk e dinte, se pas tri ditėsh do tė pėrgjigjej nė Komitetin e Partisė, pėr liberalizėm tė theksuar dhe ulje te vigjilencė revolucionare, nė punėn e saj drejtuese. Kishte kohė, qė kėsaj gruaje tė mirė, edhe pse ishte nė njė vend ku duhej tė peshonte ndėrgjegjen e shkelėsve tė ligjit, nė njė farė mėnyre i duhej tė peshonte edhe subjektivizmat e injorancės sė paditėsve, qė kohėve tė fundit ishin shtuar shumė. Pikėrisht kėtu i kishte mbetur mendja gjyqtare Verės, teksa mendonte se sa shumė armiqtė i kishte pasur kjo Parti dhe, pėr mė keq, se sa shumė po i sajonte me bashkėpunėtorėt e tipit DN dhe ND. DN-ne e njihte mire dhe, habitej se si e pse ishte pranuar nė kėto radhė, duke shkelur mbi gjakun e xhaxhait tė tij, tė pushkatuar nga komunizmi. Eh, prapė se prapė i rikthehej vetes, sa budallaqe qė je, po si do ti kishte fituar ndryshe dy te drejta studimi, ku mė tė mirėn e kishte djegur, pa e pėrfunduar, si do tė arrinte deri nė pėrgjegjės sektori dhe , mė e pabesueshmja si do tė pranohej nė Partinė Komuniste? Nuk kaloi gjatė nga dėnimi i Prelės, pothuajse as gjysėm viti dhe Qeveria Shqiptare i prishi marėdhenjet me Kinėn e Maos. Tani, nė stolin pėrballė saj do tė ulej Haxhiu, qė kishte ardhur nga njė rreth i jugut tė Shqiperisė. I ziu Haxhi kishte lavdėruar Mao Ce Dunin, armikun e Partise, pasi nė kohėn e miqėsisė me Kinėn, nuk u kishin munguar pjesėt elektrike tė marinės tregtare. Tani duhej qė elektromotorėt t’i avalzhonin vetė dhe t’u digjeshin njėherė nė tri ditė. Tani duhej qė disa fabrika, tė cilat punonin me pjesė kineze te modifikoheshin me revolucionin tekniko-shkencor, pėr tė cilat ishte sajuar edhe “ Dita e novatorit”. Edhe pse kryetari Mao kishte mė shumė se dy vjetė, qė ishte kthyer me kėmbė nga dielli, Haxhiut po i duhej tė vuaj mė shumė se Prela, i cili u dėnua nė gjalljen e tij.Tek shihja Prelėn, se sa me qetėsi i kapėrdinte ditėt e burgut dhe, se si mė fliste pėr tė tjerėt, m’u krijua njė pėrshtypje, se nuk ishte dhe aq vėshtirė sa flitej, nė ato kampe, ku ēdo gjė ishte e komanduar. E gjithė kjo ide ishte vetėm njė iluzion. Megjithėse ishte ditė e dielė dhe, pjesa mė e madhe e tė burgosurve po lanin dhe ndenin rrobat nė gurėt dhe shkurret afėr kampit, nga dritarja e dhomės sė takimeve, dukeshin dy tė burgosur, qė ecnin barkas nė njė vend gjithė gurė dhe ferra. Njėri prej tyre ishte Haxhiu. Si nėn gjuhė e pyeta Prelėn. Pse ia bėjnė Haxhiut kėtė? – Eh, mo miku im, kėtu duhet ruajtur edhe nga gurėt. Edhe ata kanė veshė dhe tė dėgjojnė. Pastaj… pastaj tė presin orė tmerri dhe ferri. O Zot,-thashė me vete, mė shpėto, tė mos e provoj kėtė ferr, ndėrsa biqikleta mezi levizte nė rrugėn e kalldrėmtė.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Pjetėr Jaku  Empty
MesazhTitulli: Re: Pjetėr Jaku    Pjetėr Jaku  Icon_minitime17/9/2010, 03:27

Tė krijosh dhe botosh nė emigrim


Bisedė me poetin Pjetėr Jaku, botues i sė pėrmuajshmes " Kuvendi" nė Detroit
Botoi Tirana Observer 12 Janar 2008



Nė bisedat jo tė pakta qė kam pasur, mė ka pėlqyer tė jem e drejtėpėrdrejtė: mund tė na thuash diēka pėr origjinėn tuaj dhe fėmijėrinė?

Tė lindėsh njeri dhe tė mbetesh njeri, ėshtė origjina e tė gjitha origjinave. Nuk ka rėndėsi ku ke lindur, nga ē'prindėr, nga ē'rracė. Rėndėsia e vetme ėshtė, se je lindur pėr tė marrė mbi vete njė detyrim njerėzor, pėr t'i shėrbyer bindshėm, duke menduar se, vėrtetė ka qėnė njė lindje qė duhej lindur, pasi ka lindje, qė nuk e meritojnė asnjė shtėrngim barku. Ku kam lindur? Herė herė mė ngjan se jam lindur gjithėku ka njerėz. Kur shkoj nė vendlindje, mendoj se kam lindur nga shkėmbi, nė tė majtė tė kullės, matanė Pėrroit tė Bardhė. Kur kam lindur? E di se ka qėnė kohė e ftohtė, shekull i ftohtė, me luftra qė kishin pėrfunduar, pa mbaruar. Ju doni tė jemė i drejtėpėrdrejtė? Ok! Jam lindur nė njė nga fshatrat mė tė thella tė Mirditės, nė Mollė Kuqe, krejt nė rrėzė tė Munellės. Shpesh dragojtė dhe dreqnit, siē mė thoshte gjyshja nė netėt e gjatė tė dimrit, vinin Pėrroit tė Bardhė, nė ditėt dhe netėt me furtunė, sidomos pranverave, kur uji bėhėj i kaftė nga gėrryerjet dhe trungjet, qė sillte me vete. Jam lindur dhe rritur nė atė fshat, pėr tė pasė pasurinė mė tė madhe tė nėnave bujare, tė njė jete shumė tė vėshtirė. Pėr fatin e mirė, gjyshi im, emrin dhe mbiemrin e tė cilit mbaj, kishte blerė shumė tokė, pėr t'u lėnė katėr djemėve, para se tė ikte nė botėn e pakthyeshme, edhe pse nuk i kishte mbushur ende tė 38-tat. Babai im, me tre vėllezrit, kishin tokė, fiks njė tė tretėn e fshatit dhe pemė tė panumėrta. Kishin njė kullė dykatėshe, nje shtėpi njėkatėshe, me furrėn e bukės brenda dhe, njė objekt me ēati, qė pėrdorej pėr tė ruajtur ushqimet. Mbaj mend , qė sipėr tavanit tė kullės, do tė gjėje 12 muajt e viti arra, ndėrsa nė arėn e sipėrme ( dmth sipėr kullės) do tė ruheshin lakrat dhe patatet, nė frigoriferin natyral tė asaj kohe. Edhe pse i gėzonim jo pak prona, prap se prap jeta ishte tepėr e vėshtirė. Babai punonte afro 3 orė larg nga shtėpia dhe flinte nė shtėpitė e punėtorėve ( baraka u thonin ) e, kthehej vetėm 2 -3 herė nė javė. Shpesh punonin edhe tė dielave. Pėr nė fshat i kishim kushtet jo tė kėqia. Ma do mendja ishim tė parėt, qė kishim njė gramafon dhe degjonim Marie Krajen, Bik Nojėn, Fitnete Rexhen e shume e shume kėngėtarė tė tjerė. Nė raste festash, ishte kėnaqėsia mė e madhe pėr ne, pasi kulla jonė do mbushej me miq e, ne ndjeheshim mire.


Nė biseda me krijues mė pėlqen t'i ngacmoj qė tė pėrshkruajne paksa edhe vendin ku janė rritur, shokėt e fėmijėrisė, prirjet e tyre tė para. Mund tė na thuash diēka rreth kėtyre kėrkesave?

Gjysmėn e rritjes e mora aty ku u linda. Gjysmėn tjetėr e mbyti terri peradnorak ruso-kinezo-shqiptar. Rritur? Rritur nuk jam. Kam mbetur ai shkėmbori i imėt, qė kėrkonte tė arrinte qiellin, por njė re e zezė, sterr e zezė mė rrinte mbi krye dhe mė shtypte. Duhet t'i pėrulesh tiranit dhe tiranėve , - mė thonte, por unė isha dhe mbeta lisi, qė nuk i pėrulet as rrufesė. Konkrertisht,-thoni ju? Fshati im vinte diku nė juglindje tė krahinės sė Fanit. Historikisht, tė parėt e mi kishin ardhur nė atė fshat nga Domgjoni,( njė fshat mė nė qendėr tė Fanit ), pėr tė veruar. Mirėpo, pak nga pak filluan tė punojnė djerrinat, tė ngrenė shtėpitė e para dhe tė ikin nga Domgjoni. Deri afėr viteve 40-tė, fshati im nuk ka pasur varreza ( varri i gjyshit tim dhe i gjyshes se babait, janė nė Domgjon, (mė shumė se dy orė nė kėmbė nga Molla e Kuqe)! Eshte nje fshat, qė e ndajnė dy pėrrenj tė vegjėl dhe, nė mes ka njė kodėr, qė fillon te shtėpia e lal Vorfit dhe ngjitet deri nė Drushtė tė Munellės. Mbi shtėpinė e Ēun Frrokut kodrina ka njė shesh tė vogėl , ku mblidheshin burrat e fshatit nė kuvende tė ndryshme, ndaj edhe sot e kėsaj dite thirret " Kodra e Kuvendit". Pėrrenjtė, nga tė dy anat, janė tė veshur me arra, mė shumė se njėqind vjeēe. Nė fundet e arave, qė zakonisht mbillen me misėr, fasule, lakra e patate, ka hardhi, qė ngjiten nė ca krikėza prej dėllinje, njė lloj druri shumė i fortė, si dhe nėpėr drurė tė tjerė, ka qershia si dhe nė ēdo oborr shtėpie ka mana tė kuq , tė zi dhe tė bardhė. Krejt fshati nuk kishte mė shumė se dhjetė hektarė tokė tė punueshme, por me qindra hektarė pyje, ku secila familje kishte pyjet e saj, nga ku kish tė drejtė tė siguronte drutė e dimrit, lėndėt e shtėpive, gjethin e thatė pėr dimėrimin e bagėtive. Punėt bėhėshin kolektivisht, edhe pa qėnė nė koopertivė si: prashitjet, ushqimi i bagėtive, ndėrtimi i shtėpive tė reja, korrjet dhe grumbullimi i tyre, pa bėrė fjalė pėr fatkeqėsitė. Nejse. Dolėm nga tema. I gjithė fshati nuk kishte mė shumė se 50 hektarė qiell dhe, diellin nuk e preknim ma shume se 4-5 orė nė ditė. Pranvera, vera dhe vjeshta ishin tė mrekullueshme, ndonėse pranvera dhe vjeshta ishin vetėm dy muajshe, pasi nga njė muaj ua merrte dimri secilės. Dimri , deri vonė ishte jetė "parazitare", por shumė emocionuese. Lojnat e ndryshme tė tė rriturve, mė kanė mbetur nė mendje. Burrat e fshatit mblidheshin me radhė te shtėpitė e njėri tjetrit, pėr tė luajtur kapuēash dhe lojna tė tjera, tė cilat mbylleshin me kėngė tė improvizuara nga pala fituese. Dimrat ishin, pothuajse pesė muaj. Pesė muaj qė nuk tė linin tė bėje asnje punė. Rrugėt e kėmbėsorėve hapeshin nga burra tė fortė. Herė herė, bora i mbulonte dritaret e kateve tė para. Gjuetarėt, nė tė shumtėn e rasteve pėrgaditnin ca rrathė prej thuprash, pėr t'i vėnė nė kėmbė, qė tė ecnin mbi dėborė, ( pasi bora do t'i mbulonte), pėr tė gjuajtur dhi e derra tė egėr, kaproj e kafshė tė tjera. Ēdo shtėpi kishte njė ose dy pushkė gjermane, tė cilat ishin mė tė mirat pėr gjueti. Jetonim si nė balada. Ushqeheshim pa dietė dhe, askush nuk ruhej nga dhjamosja. Ishin njerėz legjendar, tė gjithė tė fortė. U mungonin veē krahėt pėr tė fluturuar, se majat i kapėrcenin me njė hap.
Ti do tė pyetėsh me tė drejtė: Po sot?
Ata burra janė pėrgjysmuar. Legjendat u vodhėn nga modernizmi anadollaku-primitiv. Shtėpitė?! Asnjė oxhak nuk nxerr tym, asnjė shtėpi nuk banohet. Hardhitė, arrat, qershitė, manat, thanat dhe kumbullat janė egėrsuar e bėrė bisha. Ato i tradhėtoj njeriu dhe kullat i kanė mbuluar ferrat. Pemėt i shijojnė arinjtė, korbat, sorrat... Gjithėēka ndodhi aty po harrohet!


Megjithėse vite fėmijėrie pasi, mesa di unė, rininė e ke jetuar nė Lezhė, cili ka qėnė momenti qė tė ėshtė fiksuar?

Festat! Krishtlindjet dhe Pashkėt por, sidomos Krishtlindjet! Krishtlindjet i prisnim me padurim, deri kur regjimi ndalues i ndaloi. Ato ishin njė festė e veēantė qė, edhe ne femijėt tė dukeshim tė rritur, tė rrinim deri nė mesnatė zgjuar, pėr tė pritur Lindjen e Krishtit. Tė dilnim me tė mėdhenjėt dhe tė bėnim me dorzat e kashtės njė rreth si sofėr, me njė kryq nė mes, nė arėn mė afėr shtėpisė dhe, mbi atė kryq tė shtronim darkėn: raki, djath, lakror me arra etj. Natėn, mes dėborės, ku gjithė fshati bėhėj dritė nga tė shtėnat e armėve, qė lajmėronin lindjen e Jezusit. Pashkėt ishin njė festė mė e gjatė dhe, qė na bėntė me rroba tė reja, por pėrsėri atė festė nuk e perjetoj si Krishtlindjet. Imazhet e atyre viteve mė pėrcjellin dhe do udhėtojnė me mua gjithė jetėn.


Meqė jemi akoma te femijėria: kujton ndonjė rast tė frikshėm dhe nga se kishe frikė mė shumė?

Nata mė trembte, edhe pse ishte e bukur. Nė dimėr ndriēohej nga dėbora dhe hėna. Nė verė nuk errej, ose errej me bulkthit kėngėtar. Nė vendin tim lejoheshin edhe fėmijėt tė merrnin pjesė nė ceremonitė mortore. Ata dhe unė nuk e kuptonim vdekjen, ose e kuptonim Jul Qezarēe " Mė mirė tė vdesėsh njėherė, se sa tė rritesh gjithė jetėn me frikėn e vdekjes". Megjithėse vdekja nuk ėshtė ndjenjė e mirė. Vetėm ditėt, qė njeriu shkon nė vdekje tė tė tjerėve, kujtohet se duhet tė jetė i mirė, biles i pėrkryer. Sa herė kaloja pranė varrezave, mė dukej se krejt pleqtė e fshatit, ( ata qė kisha njohur ), ishin ngritur dhe qėndronin mbi varre, kėmbėkyq, duke biseduar dhe pirė duhan. Ju kėrkoni njė rast konkret tė frikės? Kam pasė njė rast. Se si isha ngjitur nė mes njė shkėmbi, as atėherė, as sot nuk e di, por nuk mund tė zbrisja mė. Shihja andej kėndej dhe nuk gjėja asnjė shteg, ndėrsa sipėr meje rrokulliseshin ca gurė, qė mė rrezikonin jetėn. Kur kam rrėshqitur, pa fluturuar mbi gurė, kam qėnė njeriu mė i lumtur.Megjithėse isha fėmijė, mendoja:"Pse duhej tė vdisja aq kot?"


Ē'tė ka bėrė pėrshtypje mė shumė nga ritet e asaj ane?

Huh, sa shumė janė, por nė mua kanė mbetur vetėm dy: dasmat dhe vdekjet. Dasmat ishin tė bukura. Nusja vinte e mbuluar me duvak, njė shami e kuqe e ndezur dhe mbi kalė. Krushqit, mesa mbaj mend kanė qėnė pėrherė 12 ose 13 veta, nė pėrgjithėsi burra, veē krushkės, qė ishte nėna e nuses dhe ndonjė shoqėruese tjetėr. Kur krushqit i ishin afruar shtėpisė, vinte me vrap mėshllukgjija, qė lajmėronte se krushqit po vijnė. Me tė ardhur lajmi, gratė dilnin nė oborr dhe viheshin nė rresht e kėndonin. Krushqit, ndėrkohė lajmėronin mė njė tė shtėnė arme, pasi kishin llogaritur kohėn, qė lajmėtari e kishte kryer detyrėn. Pasi mbrrinte nusja, e zbrisnin nga kali, e merrnin pėrdore dhe qendronte nė vendin mė tė dukshėm, qė tė shihej nga tė gjithė, shoqėruar me tė shtėna armėsh. I ngrinin duvakun, pėr t'i zbuluar fytyrėn dhe tė dy duart i mbante nė dy cepat e njė bluze tė qėndisur( antari quhej ), ku i vareshin dy shamia tė kuqe, nė dy duart. Kėndohej dhe kėrcehej pėr afro gjysem ore, kurse krushqėve u prinin brenda, pėr tė pirė kafet e mirėseardhjes, duke i pyetur se si e kishin kaluar te miku dhe gjatė udhėtimit. Mbaj mend, qė shpeshė herė nuses i rrėshqisnin lotėt deri te mjekra, kur gratė i kėndonin kėngė, qė i kujtonin tė afėrmit e saj dhe shtėpinė, qė e kishte lėnė. Te vdekjet mė ka mbetur nė mendje, vendosja e tė vdekurit ne karrige, britmat dhe ējerrjet, kur vdekjet ishin tė moshave tė reja, si dhe vajtimet poetike.


Diēka pėr shkollėn?

Shkolla pėr mua ėshtė vetėm libėr. Njė zanat dhe aq. Nuk mendoj se kam mėsuar ndonjė gjė tė madhe, nė vitet e diplomimit. Kam hyrė nė klasėn e parė 6 vjeē dhe mesova shumė shpejt tė shkruaj e lexoj. Nė fshatin tonė bėhėsh mėsimi nė klasė kolektive ( nga klasa e parė deri te e katėrta bashkė).Nota mė e mirė ishte 5-sa dhe, une nuk kam njohur notė tjetėr veē maksimales. Mėsuesi im i klasės sė tretė, Pjetėr Kola, i cili tani jeton nė Lezhė, mė jepte shpesh herė tė kopjoja pjesė nga ditari dhe tekste tė njė klase mė sipėr. Nė klasėn e katėrt mbaj mend tė mė ketė rėne nė dorė dy vėllime tė keqpėrdorura tė Tolstoit " Lufta dhe Paqa", mė vonė romani " Tradhėtia" me njė kopertinė tė zezė nė kaf dhe romani "Qyteti i fundit" i Petro Markos, qė unė vonė e mėsova se i kujt autor ishte, pasi i mungonin shumė faqe. Kur mė pyesnin fshatarėt se ēdo dėshiroja tė bėhėsha kur tė rritesha, u thoja doktor. Mėsuesi qė unė kam adhuruar nė 8 vjeēare, ka qėnė Mark Paci nga Domgjoni. Mėsues Marku ishte piktor edhe pse, mesa mora vesh vinte nė arsim nga ushtria. E shihja shpesh, se si punonte nė restaurimin e fotografive tė vjetra dhe mė jepte detyra t'i pėrgadisja tė bardhėn e vezės, pėr luster tė letrės sė ashpėr. Ishte shumė i kujdes'shėm dhe i ditur. Mė pėlqente dhe mėnyra se si vishej, si fliste, sa rėndėsi i kushtonte pėrgaditjes pėr mėsim. Pėr mua ishte njeriu mė i ditur nė atė zonė. Unė mėsova prej tij se Fishta i madh ishte i tė njėjtit fis me Markun, gjė qė e kanė spjeguar tė afėrtit e poetit, qė sot jetojnė nė Lezhė. Me shkollat e mesme nuk mė ėshtė realizuar deshira. Pas dėshtimit, tė mos paraqitjes nė shkollėn e mesme mjekėsore nė Vlorė, mbasi unė isha fėmija i parė nė familje dhe babai punonte larg shtėpisė, u desh qė tė mos shkoja aq larg, sa e konsideronin Vlorėn gjyshja dhe nėna. Qė kėtu, gjėrat u rrokullisen mbrapsht dhe unė mbarova shkollė tė mesme profesionale, veē pėr t'u bėrė ndihmė nė njė familje si e jona.


Keni kryer studimet e jeni diplomuar nė letėrsi. Ēfare u nxiti pėr tė studiuar nė kėtė degė?

Ka qėnė njė odise e gjatė deri tek e drejta e studimit, qė nuk ia vlen tė thuhet. Kryetari i Komitetit Ekzekutiv tė Lezhės sė atyre viteve, Dodė Gjika, njė nga tė vetmit kuadro tė atij niveli, qė nuk ndjehej keq, kur rrinte me krijuesit. Shumė tė tjerė vetėm i pėrshendesnin, se nuk mund tė rrinin mė shumė se pak minuta me Ndoc Gjetjen, Rudolf Markun, Agim Isakun, Remzi Lanin, Agustin Shytin etj.. pasi nuk kishin lexuar asgjė mė shumė, se raportet partiake. Tė kishin lexuar Balzakun, as qė bėhėj fjalė. Falė ndihmės sė Dodės, e kam filluar dhe mbaruar nė kohė rekord Universitetin " Luigj Gurakuqi" tė Shkodrės. Ka diēka shumė interesante pėr kėtė. Ishte rastėsi takimi me kryetarin, njė mėngjes gushti, tek po dilte nga resoranti i Hotel " Lissit". Mė pyeti pėr shkollėn. – E mbarove universitetin? - mė tha. - As qė e kam filluar, - iu pėrgjigja. – Hajde me mua,-vazhdoi ai. Pasi u ngjitem nė katin e dytė, ku kishte zyrėn, thirri shefin e arsimit, mori dosjen time dhe mė dha njė letėr dore, pėr tė shkuar nė Ministrinė e Arsimit.. - Do takosh,zv/ministrin, Nazim Skuqi dhe do mė kthesh pėrgjigje,- mė tha. Nga shkallėt e komitetit, jam nisė me biēikletė pėr Tiranė, nė orėn 8 e 30 dhe, kam qėnė nė ministri, nė orėn 11 e 30. A nuk ėshtė ky njė udhėtim epik, qė as Gjergj Elez Alia nuk do ta bėnte? Pasi unė e kisha humbur shkollėn e mjekėsisė, letėrsia ishte pasioni im dhe mundėsia pėr ta mbaruar mė lehtė, pasi gjithė veprat e rekomanduara tė letėrsisė i kisha lexuar pa imponim, qė pa shkuar nė universitet, ndėrsa gjuha ishte tepėr e veshtirė.


Pa hyrė gjatė nė vitet e mėpasme, pėr tė cilat dimė sadopak, punėn qė keni bėrė nė arsim dhe nė Degėn e Librit Lezhė, a mund tė na thoni diēka lidhur me ndikimet nė formimin tuaj?

Njeriu formohet deri nė ditėn qė harron tė marrė frymė, por formimi im ka qėnė nė moshėn e rinisė, deri nė adoloshencė. Nga ajo moshė e mbas, nuk kam ndryshuar asgjė formuese. Njeriu nuk ėshtė njė qenie prej balte, qė mund t'i japėsh disa forma. Ai pranon vetėm njė formim, ose njė ēthurje formuese, qė nuk formohet kurrė. Por, ndikimet janė tė pranueshme. Tek unė, mė shumė se askush ka qėnė ndikimi i nėnės. Nėna ime ėshtė modeli i durimit dhe i kėmbėnguljes. Kėto cilėsi, besoj se i kam edhe unė. Babai ka qėnė shumė punėtor, nevrik dhe tepėr bujar. Besoj se edhe keto cilėsi i kam marrė. Edhe pse nuk dukem nevrik, vetėm unė e di si i pėrmbaj nervat, mesa zor i bėj zap. E kam adhuruar xhaxhan, Preng Jaku, i cili ka jetuar e punuar nė Durrės, pėr njohurit qė zotėronte, edhe pse ishte mekanik. Nga babai tė gjithė janė shumė punėtorė, shumė tė saktė dhe shumė bujarė. Nuk i pėrulen, veē tė Plofuqishmit! Nga nėna dalloheshin ndjeshmėria dhe vėzhgimet psikologjike, pėrcaktimet precize tė pėrsonalitetit. Nėna mė thotė, se kam njė kombimin mids gjyshit tė dajės ( babait tė nėnės) dhe babait tim, tė cilit edhe i ngjaj shumė. Shpesh'herė e kujtoj njė thėnie japoneze: "Mė jep njė nėnė tė mirė, tė tė jap Atdheun e mirė." Mėsuesit dhe shkolla luajn njė rol tė rėndėsishėm nė formimin e njeriut. Bindem, se karakteri i njeriut formohet, para moshės 25 vjeēare.


Cila ėshtė gjėja mė e rėndėsishme, qė ju keni mėsuar, qėkur keni filluar tė kuptoni se ēfarė ėshtė jeta?

Sa vjen e shkojnė vitet, po kuptoj se nuk kam mėsuar asgjė por, nėse ka tė bėjė me formimin, mund tė pėrgjigjem, pa u menduar fare " korrektėsia". Pėr mua je njeri, aq sa je korrekt!


Prinderit?

Mendoj se pėr kėtė pyetje, jo pak folėm nė pėrgjigjen e formimit. Babai vinte nga njė baba mjeshtėr, i cili ishte djalė i vetėm dhe, nga njė nėnė prej njė familje shumė tė njohur, siē janė Kocajt. Gjyshi im kishte dy byrazer nė Lurė, tė njohurin Dodė Vladi dhe Dedė Kolė Mariseni, tė cilėt ishin edhe ata djemė tė vetėm. Ngaqė ishin secili nga njė, vendosen tė bėhėshin tre vėllezer. Akoma edhe sot, pėr afro 80 vjetė, nė kullėn moderne tė Nikollė Vladit e kanė ruajtur njė pjesė tė tavanit, qė e kishte gdhendur gjyshi im. Kam qėnė nė Lurė 20 vjetė mė parė. Kam shkuar pėr dy ditė e, Lura mė ka mbajtur njė javė. Nėna vinte nga shtėpia e njohur e Frrok Preng Mushtės, njė nga familjet mė nė zė nė Mirditė, mė mė shumė se 60 anėtarė, pėr tė cilėn s'ėshtė shkruar fare. Gjyshja kishte 6 motra, njėra prej tyre, Dila, vuajti disa vite internimi me dy djemtė, Pjetrin dhe Gjonin, sepse burri i saj, i njohuri Ndue Bib Perndocaj ishte arratisur nė Amerikė me dy djemtė, Biben dhe Zefin. E kujtoj kur vinte dhe ikte natėn nga shtėpia jonė! Prej babės kam njė devizė, tė cilėn e mėsova, pa ma thėnė ai kurrė : " Thuja vetėm tė vėrtetėn, dhe nėse tė rrezikohet jeta". Ai bėri 10 muaj hetuesi, vetėm pėr tė mos dalė deshmitar nė rrenė. E dini ēdo tė thotė dhjetė muaj hetuesi, nė kohėn pa asnjė lloj mbrojtjeje?! Shumė vite pas burgut, ma ka treguar tė vėrtetėn. Ish shefi i hetuesisė, i rrezikshmi Gjolek Lajthia, " Brezhnjevi", siē i thonin nė Lezhė, e kishte "ftuar pėr njė kafe" te Hoteli i Gjuetisė, nė Ishull Lezhė dhe i kishte thėnė: " Mė nėnshkruaj, se pėrgjegjėsi tė ka urdhėruar tė shtosh fiktivisht rezultatet e misrit tė grumbulluar nė magazinė, dhe nuk do tė bėsh asnjė ditė burg.." Babai, atė nuk e tha kurrė, sepse nuk mund ta thonte njė gjė, qė nuk ia kishin thėnė! Nuk besoj se nė njė intervistė si kjo, mund tė thuhen tė gjitha, sepse janė aq shumė, sa nuk mjafton njė libėr.


Veē librave poetik " Harrimi i vetes" dhe "Ankthe", tė vlerėsuar nga kritika, jeni edhe autor i studimit " Vlerat letrare ne Lahuten e Malcis", si ju lindi ideja dhe ēfarė u nxiti per ta shkruar kėtė vepėr ?

Sa pėr librat poetik, mund tė thėm bindshėm, se ata mund tė ishin botuar, tė paktėn 10 vjetė mė parė se u botuan, po tė mos punonin nė shtėpinė botuese " Naim Frashėri", redaktorė tė tipit, Stavri Daja, edhe pse mund tė ishte njeri i mirė, ai nuk zotėronte gjuhėn shqipe e para dhe, e dyta se njihte fare krijimtarinė, aq sa nė njė pėrgjigje tė viteve 80-tė mė shkruante afėrsisht kėshtu: " Tani pėr tani libri juaj nuk mund tė botohet, pasi pėr fatin tuaj tė keq, libri analizohet fill pas plenumit tė 8-tė, ndėrsa ju keni disa poezi kundėr burokratėve, qė mund tė nėnkuptohen edhe pėr drejtuesit e partisė..." Unė nuk kisha dėrguar nė shtėpinė botuese libėr politik, qė tė vlerėsohej me kėtė frymė. Pokėshtu, nė redaksitė letrare si te gazeta "Drita", revista " Nėntori" dhe "Zėri i Rinisė", pėrveē viteve tė fundit, qė punuan Preē Zogaj e Rudolf Marku, ka pasė redaktor, qė nuk spikasnin si krijues, edhe pse botonin nga njė libėr nė vit. Sa i takon, sprovės me libėrthin " Vlerat letrare nė Lahutėn e Malcis", ajo nuk ėshtė vepėr dhe nuk ėshtė pretenduar si e tillė. Ajo ėshtė vetėm njė sprovė, qė cek njė temė shumė tė pėrfolur. Pikėrisht pėr kėtė, mora njė temė tė tillė, qė besoj nė tė arthmen e shpejtė do ta plotėsoj, sidomos me fjalorin fishtian, pėr tė cilin kam marrė edhe sugjerime me shumė vlerė nga ish pedagogu im, Dr. Tomorr Osmani.


Botimi i revistės sė pėrmuajshme " Kuvendi", si u realizua, kur dhe pse?

Ishte njė deshirė e mundėsuar nga parat, qė m'i kishin dėrguar vėllezrit nga Gjermania, tė cilėt ishin pjestarė tė ikjeve biblike tė marsit 91. Fillimisht " Kuvendi" u botua nė Lezhė, nė vitin 1993. Kishte drejtim tjetėr nga ēka sot dhe ishte nė formatin e revistave tė zakonshme, nė A-4. Atje nuk pati fatin tė jetonte. E shtypnim nė shtypshkronjėn e dhomės sė tregtisė nė Tiranė dhe e ruanim bashkė me "Spektrin" te ministria e kulturės, por me mbylljen e "Spektrit", ne na humbėn afro 1500 kopje, qė nuk mundem t'i gjėjmė asnjėherė. Nuk kishim shtypshkronjė nė Lezhė dhe e ndėrpremė. Kur erdha nė Detroit, ka qėnė miku im Zef Brozi dhe poetja Elinda Marku qė, pėr afro njė vit e gjysėm mė nxiten vazhdimisht, aq sa nė Maj tė vitit 2001 mundi tė dalė numri i parė, me shumė vėshtirėsi. Kur po pėrgaditej numri i parė, mbaj mend qė miku im, Dr. Dedė Kolndreu, i cili mė ndihmon vazhdimisht nė punėt e programet kompjuterike, me sinqeritet mė tha: " Vetėm ne tė dy e besojmė, se keto ditė do dalė revista." "Kuvendin" e kanė ndihmuar dhe ndihmojnė, aq shumė krijues dhe lexues, sa do duhej njė bisedė vetėm pėr kėtė temė. Eshtė njė revistė informative dhe kulturore, nė formatin e njė libri, me afro 200 faqe nė muaj, pa ndėrprerė. Nė tė kanė dhėnė mendimet e tyre shumė pėrsonalitete, tė politikės, kulturės dhe historisė. Janė botuar qindra e qindra faqe krijimtari. Janė fiksuar evenimentet mė tė rėndėsishme tė komunitetit shqiptar kėtu, etj etj… Pėr " Kuvendin" kemi kohė tė flasim.


Nga " Kuvendi", mesa di unė, doli libri juaj " Shqiptarėt nė Detroit", njė vepėr qė e plotėson shumė komunitetin shqiptar tė Detroitit, si njė nga komunitetet mė tė vjetra nė Amerikė. Ju e keni lėnė hapur vazhdimin e tij. Ē'mund tė na thoni pėr kėtė?

Komuniteti shqiptar i Detroitit, ėshtė njė komunitet shumė i njohur, qė ka pasur dhe ka pėrsonalitete me emėr dhe, qė kanė ndihmuar ēeshtjen shqiptare. Qė unė do ta vazhdoj kėtė libėr, kjo ėshtė afėr mendėsh dhe, besoj qė pas njė ose dy vitesh, ndoshta edhe nė 2008-tėn. Ka pasė vrejtje me vend, qė unė kam pėrfshi nė atė pėrmbledhje intervistash, si dhe kemi bėrė intervista, qė teprojnė, ose qė duheshin lėnė jashtė kėti libri. Por, e shkruara ka njė tė mirė, mund tė korigjohet, megjithėse unė nuk jam penduar kurrė pėr ēfarė kam bėrė. Nė njė komunitet prej afro 150 mijė shqiptarėsh, ka vend dhe mundėsi pėr mė shumė, nėse tė pamundurit pėr tė shkruar, kanė mundėsi tė ndihmojnė. Nė mos jo tė ndihmojnė, tė mos pretendojnė tė jenė nė vepra patriotike, kur nuk kanė bėrė asgjė pėr Atėdheun e tyre, qoftė edhe tė mendojnė njė moment pėr tė. Tė paktėn t'u mbetet emri si pėrkrahės tė kėtyre veprave se, edhe ashtu do tė bėjnė diēka patriotike. Libri i dytė do tė konceptohet ndryshe, jo duke u pėrqendruar nė biseda. Ai do tė pėrshkruaj nė etapa, ecurinė dhe zhvillimet nė komunitet, lidhur pėrherė me trojet shqiptare, prej nga vijmė.


Cila ėshtė gjinia e preferuar dhe, nga i merr frymėzimet nė krijimtarinė tuaj?

Mė josh poezia, megjithėse ėshtė krijimtaria mė munduese, qė kėrkon tė thuash nė pak vargje njė mendim, njė kuptim, tė transmetosh mesazhe, tė krijosh emocione, pėrjetime etj et… qė edhe ju i dini dhe i keni provuar.Shpesh sjellė ndėrmend, dy vargje tė Eseninit: " Qė tė jeshė poet, kjo do tė thotė/ tė plagosėsh veten kurdoherė.." Tė botosh njė libėr me poezi, do tė thotė t'i keshė situr nja tre libra dhe, tė keshė lėnė me njė anė dhjetra poezi, qė ndonjėherė edhe tė dhimbin. Jo ēdo gjė e shkruar,ėshtė e botueshme. Pėr kėtė duhet tė binden vetė autorėt. Poetėt e viteve tė fundit ( disa ), zor tė kenė nė arshivėn e tyre njė poezi tė pabotuar, duke u kthyer vėrtetė nė Zhurdenin e Molierit. Kėshtu nuk ka ndodhur as me nobelistėt, as me Neruden, as me Lorkėn, as me Bėrnsin..etj…etj.. Kam provuar tė shkruaj edhe nė prozė, por mė duhet edhe ca kohė tė kemė njė krijim qė t'i rezistojė kohės. Frymėzimet nė poezi janė tė rralla. Duhet tė jenė emocione shumė tė forta, qė diēka tė tė nxit pėr tė shkruar. Tani, me zhvillimin e njohjes, shumė ndodhi kalojnė pa emocione, nuk kanė aq forcė fenomenet, sa tė tė mbajnė lidhur, pas mendimit, tė tė ngarkojnė me impresione, qė kėrkojnė shkarkime tė rrufeshme nė letėr. Poezia ėshtė krijimtari e moshės, qė duhet tė shmangė proliksitetin. Atė e shkruan mosha, vuajtjet, pėrjetimet e forta, dhimbja e fenomene tė tjera rėnduese, qė duhet t'i heqėsh nga pesha jote. Por, nė radhė tė parė , poezinė e shkruan mendja. Kur e shkruan poezinė dhe e mendon tė realizuar, ndjehėsh krejt i lehtėsuar. Poeti nuk duhet tė bėjė tregti me fjalėn, tė shkruaj vetėm pėr ta shitur. Nėse je vėrtetė poet, poezia do tė shitet.


Ka 3-4 vjet qė jeni marrė edhe me kritikėn, duke guxuar t'u bini tė mėdhenjėve ( e kam fjalėn pėr kundėrshtimin e reēensės sė Qosjes pėr librin e Rudina Xhungės, etj…

Mė kujtohet qė analizėn e parė e kam bėrė pėr librin poetik tė Flora Brovinės. Kam shkruar herė mbas here pėr libra tė lexuar. Pothuajse pėr tė gjithė librat qė lexoja kam mbajtur shėnime. Mė vonė shkrova njė analizė pėr vėllimin poetik " Koha" tė Kadaresė, ku poeti Rudolf Marku, do mė shkruante njė letėr tė gjatė, ku mė thonte ndėr tė tjera: " Atė qė nuk e bėnė kritika letrare, e bėni ju. Ėshtė njė guxim dhe njė punė pėr t'u admiruar..etj." ndėrsa me shkrimin e Rexhep Qosjes pėr romanin e parė tė Rudina Xhungės vėrtetė jam befasuar, aq sa nuk mund ta besoja se mendime te tilla i ka dhėnė nje kritik si ai. Herė mbas here kam marrė nė analizė libra poetik, por asnjėherė me tendencė. Nė fund tė fundit, kritika ėshtė mjeti mė i mire, qė e ndihmon krijimtarinė. Kurse, miku im Ndoc Gjetja, do tė ishte kritku im i parė. I kisha dėrguar nė vitinn 1974 dy fletore 64 fletshe me poezi dhe, mbasi i lexoi mė shkruante : " Ka ndonjė poezi tė realizuar, dhe sidomos vargje tė realizuara, por assesi, nuk je gati pėr tė dalė me libėr". Pra, nė ato fletore mund tė ishin mė shumė se 100 poezi dhe mė shume se 5 vjetė krijimtari. Fillimisht u ndjeva keq, por ajo ishte ndihma e parė dhe mė e mire, qė mė dha miku im, i cili donte qė unė tė paraqitesha para lexuesit, ndoshta mė mirė nga ē'unė mendoja.


Cilėn ėndėrr nuk keni realizuar ?

As qė bėhėt fjalė pėr ėndrra. Ato do tė mbetėn tė tilla, megjithėse nuk kam qėnė tip ėndrrimtar. Asnjėherė nuk kam parė pėrtej mundėsive. Nė tė shumtėn e rasteve, pėr mua, ėndrrat janė mite. As Herkuli nuk e vrau Hidren me 9 koka. Atė e krijoj njeriu, pėr t'u bėrė i fortė, pėr t'i besuar vetes nė forcėn qė ka, nė atė qė mund tė bėjė!


Mendoni se " jeton" poezia me politikėn dhe , ē mendim keni pėr pastėrtinė e figurės sė politikanit?

Poezia ėshtė ndjenjė, politika ėshtė qėllim. Qė tė arrish diku, duhet tė shkelėsh mbi ndjenjėn, mbi lodhjen, mbi mundėsite, nė dėm tė dikujt, tė diēkaje. Pra, janė dy kahje te kundėrta. Poezia mund tė pėrshkruaj momente, qė vijnė pėr rrjedhojė tė politikės, por jo tė jenė bashkudhėtare. Politika, sado njerėzore tė jetė, nuk ėshtė poezi. Poezia ėshtė gjithėmonė opozita e politikės. Nuk kam ėndėrruar dhe nuk ėndėrroj tė jemė politikan. Nuk ėshtė keq, pasi ashtu jetohet mė mirė. Tė paktėn kėshtu mė thonė. Kujtoj njė ish ministėr, qė mė thonte para njė viti: " Po deshe tė lodhėsh dhe tė mos fitosh sa kėtu, rri nė Amerikė." E dija se kishte tė drejtė, por nuk mund tė isha nė atė mėndje. Sa pėr dosjet, le ta ndėrmarrė parlamenti njė inisiativė tė tillė, se ėshtė vėrtetė i vonuar. Tani edhe hapja e tyre nuk vlen shumė, pasi 17 vjetė kanė penetruar, deri nė majat e pushtetit, spiunė me dobėsi karakteri tė dukshme, e jo se i shėrbyen shtetit pėr aftėsi. Spiunat ordinerė,sidomos krijuesit, qė i shėrbyen me devotshmėri, qė bėnė padi, pa iu dridhur dora, kur nuk u rrezikohej jeta, nuk duhen toleruar fare. Eshtė mėkat qė ata pėr 17 vjetė, kanė pėrfituar aq shumė, disa prej tyre duke thėnė me paturpėsi: " ata qė nuk i shėrbyen Atdheut ( spiunuan ), ishin merhuma." Dhe, i mjeri popull i duron mbi krye. Ketė, jo vetėm qė duhen demaskuar, por duhen ndaluar me ligj, tė kenė njė detyrė, sado tė vogėl nė jetėn publike. Aq mė tepėr, ata qė i kanė shėrbyer nė moshėn e pjekurisė sė plotė.


Keni preferenca nė kėtė fushė?

Nuk kam preferencė nė politikė, sepse si Zhozef Fushe, si Maksimilian Robespier mė kanė lėnė shije tė keqe, pasi i kam lexuar. Shije tė mirė mė ka lėnė " Utopia" e Thomas More, ku sipas tij, vyrtyt ėshtė tė ndihmosh tė tjerėt. Ju do tė habiteni,kur une te zbresė nga Robespieri te Vorf Nikolli ( Lalė Vorfi ) , njė murator, pa asnjė klasė shkollė, qė shumė shpesh e dėgjoja tek fliste pėr inglizin, gjermanin dhe moskovin etj…, ishte politikani i parė, qė kam njohur nė jeten time. Ishin disa moshatarė tė tij, qė mblidheshin nė kodrinėn e rrumbullaktė mbi shpinė e Lalė Vorfit dhe ai fliste pėr luftėn. Unė nuk e di as sot pse u gjindėsha aty, ose afėr tyre. Nė politikėn e sotme nuk mund tė pėrmend asnjė, pėrveē fiksimit qė mė ka mbetur nga Helmut Kol dhe, deri diku Henry Ksinger. Ndėrsa tek shqiptarėt, edhe pse nuk qe njė plolitikan karriere, Pjetėr Arbnori mė ka lėnė mbresa tė paharrueshme. E kam njohur nė njė datė qė mbahet mend, me 5 janar 1991, tek po shpėrndante numrin e parė tė gazetės " Rlindja Demokratike", para ndėrmarrjes artistike " Migjeni, nė Shkodėr. Isha me mikun tim, Kolė Prela, i cili ia mori gazetat, pėr ta ndihmuar, pasi rreth tij u bė njė grumbull shumė i madh njerėzish. Kam pasė rastin ta takoj mė vonė, edhe kur ishte nė detyrė, edhe kur nuk ishte. Pjetri, pėrherė mbeti i njėjti. Pėr " Kuvendin" kam pasė njė intervistė me tė, pak mė shumė se njė vit para se tė ndrronte jetė. Po sot?-do thuash ti. Nė Shqipėri nuk ka politikanė tė paindoktrinuar tė moshės mbi 40 vjeē.


Si i shikoni pėrpjekjet e diplomacisė ndėrkombėtare ,kosovare dhe shqiptare ,pėr ēeshtjen e Pavarėsisė sė Kosovės?

Politika shqiptare ( Kosovė – Shqipėri ) ka qėnė pėrherė e mbėshtetur tek Perėndimi, ndaj dhe ne na ėshtė dukur e lėkundur. Nė fakt, nuk kishte si tė ndodhte ndryshe. U kritikua njė nga miqtė e mi, Besnik Mustafaj, sapo mori detyrėn e ministrit tė jashtėm, nė qeverinė demokratike, por tė gjithė po e shohim, se nuk mund tė kėrkohej mė shumė, kur nuk donin tė na jepnin asgjė.. Kompleksiteti i fenomeneve tė tilla, e pėrbėn shumė tė vėshtirė problemin kosovar, megjithėse ėshtė njė rast i paprecedent nė historinė botėrore, njė popull me 90 pėrqind tė njė gjuhe, tė njė rrace, nė trojet e tyre autoktone, tė mund tė mbahet me dhunė nėn zgjedhėn e njė kombi, qė nuk e lidh asgjė me tė. Ndaj, ka ardhur koha qė, edhe historia botėrore duhet rishikuar. Mbi kurrizin e shumė popujve, janė bėrė shumė padrejtėsi. Pse tė mos riparohen?


Mund tė kalojmė nė njė plan mė intim: a urren Pjetri?

Nuk mė pėlqen fjala urrejtje. Tė urresh, do tė thotė tė mbash brenda vetes, njė zemrim shumė tė gjatė, i cili kthehėt nė urrejtje tė pėrhershme. Nuk urrej, as nuk u kthehėm gjėrave tė prishura. Secili ka jetėn e vetė, ashtu siē e koncepton ai. Mund tė jetė i mire, kur nuk ėshtė, mund tė jetė i matur, por nuk mendon gjatė dhe, nuk e ka tė kalitur durimin. Ka vetėm njė test pėr njeriun e kulturuar. Sa ai ėshtė i kujdes'shėm dhe i pėrmbajtur nė njė grindje. Kam pasė njė rast, qė ajo pak simpati, qė kisha pėr njė tė njohur intelektual, u kthye nė urrejtje. Gjatė njė grindje, qė isha i pranishėm, nuk dinte gjė tjetėr, veē tė shante. A mund tė jenė kėshtu pėrjetėsisht. Jo. Njerėzit mund tė ndryshojnė. Megjithė forcėn time urrej thashethėmexhinjtė burra dhe mosmirėnjohėsit! "Gjarprit, edhe qumėsht t'i japėsh, nxjerrė helm".- thotė populli.


Dashuria me e madhe e Juaja?

Nuk kam asnjė dashuri mė tė madhe, se atė pėr fėmijėt.


A keni armiq?

"Njeriu nuk mund tė jetė shumė i kujdesshėm nė zgjedhjen e armiqėve tė tij"- thotė shkrimtari i njohur Oskar Wilde. Per fatin tim tė" keq " armiqtė e mi tė hapur janė mė pak se mediokėr, qė nuk kanė asnjė lidhje me letėrsinė, nė veēanti. Ata filluan tė kenė vetėm inate, kur mėsuan se, nė letėrsi u beka njėfarė emri e, jo me mashtrimet dhe genjeshtrat e tyre… ndėrsa armiqtė e fshehur janė ata, qė nuk thonė asnjė fjalė pėr punėn qė bėjmė, pėr krijimtarinė e tjetrit, nė disa raste duke na lavdėruar e, mbas shpine, tė jenė pėrsonazhe tė Shekspirit.. Nuk mendoj se ėshtė hakmarrje, t'u thuash tė vėrtetėn edhe miqėve mė tė mirė, edhe pse e din, se ata do tė bėhėn armiqtė e tu. A nuk u hakmuar princi Hamlet, vetėm ngaqė fantazma e tė atit i tha, se ėshtė vrarė nga Klaudius? Po sikur princi ta kishte parė?


A fal Pjetri?

Pjetri toleron. Krijon hapsirė pėr vete dhe tė tjerėt.. Kur vijmė tek falja,kjo ėshtė dhe e meta mė e madhe, qė ia njoh vetes. Nuk kėrkoj falje, as pėr veprime qė do t'ia vlente, jo vetėm tė kėrkoja falje, por edhe tė mė falnin. Kur nuk di e nuk mundem tė fal Pjetrin, a falka Pjetri?!


Cilėt janė miqtė tuaj ,mė tė mirė?

Librat. Librat dhe vetėm librat. Me ata kėshillohem shpesh. Kur dua te gjėjė modelin e politkanit tė pafytyrė, tė krijuesit qarraman, qė nuk u mjaftonin as lakrimarėt e madonave franceze, tė sharalatanėve tė pacipė, tė burrave kurva, tė heronjėve tė vėrtetė dhe nobelistėve, pėrsėri thėrras nė ndihmė librat. Nė rastin konkret, konsultohem shpeshė me disa shokė, qė nuk arrinė as gishtat e njerės dorė. T'i permend? Besoj nuk ėshtė nevoja. Pėr gjėra kryesore konsultohem edhe me miken, kolegen, gruan, qė ėshtė gjithėmonė e dashura ime, Elinda Marku ( ndaj dhe ka zgjedhur tė mos e marrė mbiemrin tim, pėr tė mbetur, gjithėsesi e dashura ime, dhe unė i dashuri i saj), me fėmijėt, tė cilėt nuk i konsideroj vetėm fėmijė, por ēdo ditė e mė tepėr, ata janė edhe miqtė e mi mė tė sinqertė.


Kush janė shkrimtarėt tuaj tė preferuar ,brenda dhe jashtė atdheut?

Martin Idenin e kosideroj libėr jasteku. Qė do tė thotė, se njėri prej tyre ėshtė Xhekė Londoni. Nė ditėt e sotme ka aq shumė shkrimtar, sa vėshtirė tė pėrcaktosh por, pėr mua, Gabriel Markesi mbetet shumė i madh. Paolo Coelho, pas viteve 90-tė, po shkruan prozėn mė tė pėlqyeshme. Mua " Alkimisti" mė ka rėnė nė kokė. E pra, ėshtė njė prozė, pa shumė ngarkesa filozofike e metaforike, ėshtė njė prozė e drejtėpėrdrejtė, qė tė rrėmben, pa tė lodhur, nėpėr sallone e pėrshkrime tė panevojshme. Mė ka mbetė nė mendje ngashmėria e tė mėdhenjėve. A nuk ngjanė " Anabel Li" e Adgar Allen Po me " Gruaja e qymyrtarit" tė Robert Berns?


Jeni dhe punoni nė vendin me njė demokraci tė mirėfilltė; ēfarė do tė deshironit tė kishte Shqipėria jonė nga ky vend?

Demokracinė, ligjet dhe zbatimin e tyre.


A ka pasur momente qė jeni ndjerė i dyzuar pėr tė marrė njė vendim ?

Ka pasur raste, qė jam matur, por jo lėkundur. Natyra e njė krijuesi nuk pėrshtatet me vendimet. Krijuesit nuk kanė natyrė ekzekutive. Ata ekzekutojnė me harresen, pėrēmimin dhe nuk e pėrdorin fjalėn pėr tė dėnuar.


Ke bėrė ndonjė gabim, qė ia sheh gjurmėt edhe sot?

Materialistėt thonė, se dashuria ėshtė gabim. Nėse ėshtė ky gabim, une kam "gabuar". Shumė herė gabimet nuk varen nga ne. Gabimet qė mund tė kemė bėrė, duheshin bėrė, edhe pse dhimbin. Ato janė gabime, pėr tė cilat nuk pendohem.


Ēfarė u lidh me Mirditėn?

Me Mirditėn mė lidh vendlindja, varret e tė parėve tė mi, gjithėēka…


Nėse do tė kishit mundėsi tė ktheheshit edhe njėherė pas nė kohe, ēfarė do tė ndryshonit?

Do studjoja pėr mjekėsi.


A do te kthehet Pjetri ne atdhe?

Atėdheu ėshtė pėrherė me njeriun. Edhe nėse ai ( njeriu) mundohet ta largojė, e ka tė ngjitur pas vetes dhe, thjesht nuk e sheh, se ai nuk i shqitet. Nuk e kam mohuar Atėdheun, pse kam marrė nėnshtetėsi amerikane. Nė Atėdhe jemi ēdo ditė, nga mėngjesi deri kur flemė. Zgjohemi nė mėngjes, pa pirė kafen hapim internetin, para se tė flemė poashtu. A nuk jemi nė Atėdhe?! Edhe pse jemi aq larg tij, duke qėnė me njėri tjetrin, ndjehemi si nė vendin tonė.. Atėdheu nuk ėshtė vetėm vendi, Atėdhe ėshtė gjuha, tradita, njeriu qė i mbart kėto. Duke i ruajtur veēoritė e tij, jemi njė pjesė e Shqipėrisė, qė lamė atje tokėn dhe ėndrrat.
Ju Faleminderit !


Intervistoi:
Raimonda Moisiu,SHBA
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
Sponsored content





Pjetėr Jaku  Empty
MesazhTitulli: Re: Pjetėr Jaku    Pjetėr Jaku  Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Pjetėr Jaku
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: