| Albania.123.st
|
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.123.st". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė. |
|
| Poezi nga Bardhyl London | |
| | Autori | Mesazh |
---|
BlueScreen Senior Member
Numri i postimeve : 912 Age : 40 Location : Anonimus Registration date : 04/09/2009
| Titulli: Poezi nga Bardhyl London 17/11/2009, 21:59 | |
| VETEM ITAKA MBETET Kane nderruar anijet.S'jane me si te Odiseut. Kane nderruar dashurite.S'jane me si te Manelaut. Grate ndyshe jane.S'i ngjajne me Helenes. Dhe prape do te nderrojne ne shekujt parparendes. Vtem Itaka mbetet. Itaka te femijea,Itaka te gjeniu ajo, e perjetshmia, enderra, dashuria, jeta, vdekja: Itaka-vete njeriu.
AMANETET E POETIT Nese syte e tu do te qendrojne te menduar mbi keto vargje, une do te shoh nje enderr te bukur. Nese syte e tu do te dridhen sado pak nga keto vargje une i gjithi do t kumboj si nje kitare deri ne agim. Po nese syte e tu do te kalojne indiferente mbi keto vargje, atehere une do te kem vdekur. Mos harro te vish ne harrim.
NE TREGUN E RREFUGJATEVE Ne tregun e refugjateve kepuce po bleve, ato do te te cojne vetem ne vise te trishtura Po bleve magnetofon, ai vetem do te qaje. Ne tregon e refugjateve , tensioni do te te ulet. Ndaj mos harro, merr gjithmone nje te aferm nga krahu te te mbaje. Ne tregun e rrefugjateve mos bli kurre embelsira, vetem kafe bli, kafe te hidhur. Mos pyet kurre per cmimet, (si ta cmosh valle dhimbjen,lotin,mallin?) Dhe mos harro, sa here te kthehesh nga tregu i rrefugjateve, dy here puthe vajzen, dy here djalin. Kujdes kur te hedhesh hapat netregun e rrefugjateve. ngadale mbi zemra shkel mbi dashurine. Dhe mbi te gjitha, sa here te shkosh ne tregun e refugjateve, te lutem, mos harro te mbash ne xhep trinitrine...
VETEN E VRASIM PERDITE Veten e vrasim perdite.Ne tavolina te pista kafenesh. Ne rrjeshta te ndyte gazetash. Ne qarqe prapesish, intrigash. Vritemi ne nje vdekje te ngadalte.Dhe, oh, Zot, s'arrime ta kuptojme vetvarsjen tone. Vjen pastaj nje cast. Merr revolverin. Kembeza nuk hiqet. Ke vdekur prej kohesh.I vdekuri nuk vetvritet. | |
| | | BlueScreen Senior Member
Numri i postimeve : 912 Age : 40 Location : Anonimus Registration date : 04/09/2009
| Titulli: Re: Poezi nga Bardhyl London 17/11/2009, 21:59 | |
| Amaneti i Poetit
Nese syte e tu do te qendrojne te menduar, mbi keto vargje, une do te shoh nje enderr te bukur.
Nese syte e tu do te dridhen sadopak nga keto vargje, une i gjithi do te kumboj si nje kitare deri ne agim.
Po nese syte e tu do te kalojne indiferente mbi keto vargje, atehere une do te kem vdekur.
Mos harro te vish ne varrim.
Eshte nje rruge ne Tirane
Eshte nje rruge ne Tirane shirit i tendosur nen blinj, atje dhe kur kane ikur gjithe njerezit i vetem mund te rri gjer ne agim.
Eshte nje rruge ne Tirane shtrire e gjitha ne dashurine time. Sa here marr nje gjethe nga blinjte, me duket se prek doren e vendlindjes.
Eshte nje rruge ne Tirane, e shtrenjte si nje lirike intime, blinjte atje s'i kane rrenjet ne toke po thelle ne dashurine time.
Eshte nje rruge ne Tirane, (do te ishte nje e tille patjeter) atje dhe pleqte dhe femijet ne karroca me ngjajne si te njohur te vjeter.
Dhe pse kaloj ne te shpesh i vetem, kurre s'e dita c'do te thote vetmi. Eshte nje rruge ne Tirane qe me ben me teper njeri...
Lasgush Poradeci
Vdekja e kish harruar. E mahnitur kish humbur rrugen ne vargun e tij eremire.
Ate dite qe mbylli syte gjoli i Poradecit nga habia
si nje lot i madh kish ngrire...
Ura dhe brigje
Ne jemi si dy brigje te nje lumi, perjete perballe, perjete te ndare, naten ndertojme ne endrra nje ure, diten mbetemi te huaj si me pare.
Ne jemi si dy brigje te nje lumi, (Fat te rende paskan, e dashur, brigjet!) Ne endrra qajme e qeshin bashke, diten te flas, ti s'me pergjigjesh.
Dhe ne mos me pafsh nje dite ne vendin tim, perballe teje ne mos me pafsh nje nate, mos u beso fjaleve qe thone te kam harruar, besome mua: jam shnderruar ne Rozafe.
Nje ure te ngre te lidhen brigjet, me dite e mia, me endrrat do ta mbaj, te vij te mbeshtes koken mbi supin tend dhe te hesht, te qesh, te qaj. | |
| | | BlueScreen Senior Member
Numri i postimeve : 912 Age : 40 Location : Anonimus Registration date : 04/09/2009
| Titulli: Re: Poezi nga Bardhyl London 17/11/2009, 21:59 | |
| GRATE E POETEVE
Syte e bukur mbyllin. Po gjumi nuk e di ku eshte merguar, nuk e di. Njera perserit me vete nje varg. Tjetra nje figure sjell nder mend...Si nje lirike dashurie ledhaton pastaj jastekun bosh ne krahet e saj.
(...Valle me ke u martuan burrat tane, me ne, apo me ty, poezi?...)
Nje fjale, nje rime, nje lume dashurie dhe pak xhelozi, Mesnata e krijimit capitet si plak i ngadalshem.
Vone. Syte e bukur mbyllin. dhe ne endrra shohin vjershat e librave te ardhshem
LOT TE KALTER (Dhjetor 1989)
Ai vizatoi harten e botes, Mbi te nje qiell te paster, te paster. Pastaj qau me lot te kalter...
ITAKA
Itaka fle nen qiellin e shtatorit. Ullinjte si gra qe presin burrat e vonuar ngjajne. Mua me merr malli per shtepine larg, per nje grua qe s'do te mbylle syte kete nate ne Tirane. Me ndihmo, Odise! Flake tutje mantelen e legjendes! Me thuaj nje fjale te mencur, te ngrohte. Rruget fillojne, humbasin, vrapojne, zhduken me te ngaterruara se radhet e trikos se Penelopes.
Rruge, rruge, rruge... Drejt lindjes, drejt perendimit, drejt Jonit, drejt Egjeut. Kohet vertet moderne jane po fillin prape mund ta humbasesh si ne shekullin e Odiseut.
Cila, pra me con ne Itaken time? Cila fjale e qeteson gruan qe pret? Larg nga sirenat e detit qe prape klithin histerike, larg nga Circet e shekullit te njezet!
Une kete rruge s'e humbas! Do ta gjej dhe ne qofsha i verber!
Te gjithe jemi nga pak Odise; ne mos pacim Penelope, nje Itake e kemi patjeter! | |
| | | BlueScreen Senior Member
Numri i postimeve : 912 Age : 40 Location : Anonimus Registration date : 04/09/2009
| Titulli: Re: Poezi nga Bardhyl London 17/11/2009, 21:59 | |
| Dashuri
Gjithcka si ne ankthin e Noes Si ne rregullsine pedante te nje manastiri gjithcka; Gjithcka e kristalte, akull. Gjithcka si krater vullkani
.rremuje Koken e ndezur te cigares shuaj ne nje gote uje
Klithme
Qielli i paster ke frike ta ndotesh me veshtrimin I kthjellet i kthjellet gjer ne dehje
Cgjeme! Mermeri i kalter krisi, ne dysh u nda nga nje lehje
Kur perendite ndaluan vetvrasjen
Kur perendite ndaluan vetvrasjen nuk ish deshira per te ruajtur njerezit
Jo, ishte dicka tjeter frika mos mbeteshin pa skllever | |
| | | BlueScreen Senior Member
Numri i postimeve : 912 Age : 40 Location : Anonimus Registration date : 04/09/2009
| Titulli: Re: Poezi nga Bardhyl London 17/11/2009, 22:00 | |
| Me vjen keq per perendite
Veten e vrasin njerezit e thjeshte E vrasin gjenite
Vetem perendite s'mund te vrasin veten.
Te mjerat! Me vjen keq per perendite
Vetem Itaka mbetet
Kane nderruar anijet. S'jane me si te Odiseut Kane nderruar dashurite. S'jane me si ......................................te Manelaut Grate ndryshe jane. S'i ngjajne me Helenes
Dhe prape do te nderrojne ne shekujt ...............................praparendes
Vetem Itaka mbetet Itaka te femija, Itaka te gjeniu ...ajo, e perjetshmja, ......endrra, .........dashuria, ............jeta, ...............vdekja: Itaka - vete njeriu | |
| | | BlueScreen Senior Member
Numri i postimeve : 912 Age : 40 Location : Anonimus Registration date : 04/09/2009
| Titulli: Re: Poezi nga Bardhyl London 17/11/2009, 22:00 | |
| Epitaf i shtatė ėndrrave
.... Dola. Ēiftet e dashuruara putheshin qetėsisht nė park. Rendin rrugėt e periferisė buzėt tė takonin me bulevardin e madh. Natė e bukur, ēapitej ngadalė, diellin priste tė puthej nė mėngjes. Qyteti pėrqafohej me mallin pėrballė pa asnjė llogari, pa asnjė interes.
Natė e bukur tmerrėsisht njė natė a vetė jeta ish?!
Jetė njerėzore-fytyrė dashurish.
" Nata jeton me pasionin e agimit e sotmja ėndėrron tė nesėrmen Vetė hapi i njeriut mbi tokėn time trajektore e pasioneve te ndershme Nga pasione te bukura njerezore lindin, vdesin, rilindin miliona dashuri.
Do te vdes nga pasioni per te qene njeri!"
" Te kam besur gjithmone si femija nenes, ty, force e pamposhtur e njeriut te mire, ēdo kohe fytyren e njeriut ka enderruar, koha ime ka fytyren e njeriut te lire. "
Bardhyl Londo ka kohe qe eshte poeti im i preferuar | |
| | | BlueScreen Senior Member
Numri i postimeve : 912 Age : 40 Location : Anonimus Registration date : 04/09/2009
| Titulli: Re: Poezi nga Bardhyl London 17/11/2009, 22:00 | |
| E verteta
Femije isha, lodra kerkoja. Nena vendoste. Une flisja i pari. Nena e dyta. Mesimin thoshja. Mesuesja vendoste. Une flisja i pari. Mesuesja e dyta Endrra shikoja naten. Dita vendoste Une flisja i pari. Dita e dyta. Isha me ty. Sdoja te ikte dita. Nata vendoste. Une flisja i pari. Nata e dyta. Sdoja ta lija atin te vdiste. Vdekja vendoste. Une flisja i pari. Vdekja e dyta. Nisesha djathtas, perfundoja majtas. Jeta vendoste Une flisja i pari. Jeta e dyta.
Une flisja i pari. E dyta ish e drejte. Po cnumer valle kishte e verteta? | |
| | | BlueScreen Senior Member
Numri i postimeve : 912 Age : 40 Location : Anonimus Registration date : 04/09/2009
| Titulli: Re: Poezi nga Bardhyl London 17/11/2009, 22:00 | |
| VETEN E VRASIM PERDITE
Veten e vrasim perdite. Ne tavolinate pista kafenesh. Ne rrjeshtate ndyte gazetash. Ne qarqeprapesish, intrigash. Vritemine nje vdekje te ngadalte. Dhe, oh, Zot,s'arrime ta kuptojme vetvarsjen tone. Vjen pastaj nje cast. Merr revolverin. Kembeza nuk hiqet.Ke vdekur prej kohesh. I vdekuri nuk vetvritet. | |
| | | BlueScreen Senior Member
Numri i postimeve : 912 Age : 40 Location : Anonimus Registration date : 04/09/2009
| Titulli: Re: Poezi nga Bardhyl London 17/11/2009, 22:01 | |
| Sa here
Sa here kaloj prane farmacive nje gjethe plepi jam qe dridhet ne vjeshte Oh ti mos hyfsh kurre e dashur ne to duart e tua mos mbafshin asnje recete
Sa here kaloj prane spitalit nje tel i brishte jam qe dridhet ne harpe mos e shkelsh e dashur kurre kete rruge mos e kalofsh e shtrenjte kurre ate prag
Sa here me kalojne prane ambulancat e urgjences dridhem mos ke hyre ti ne ate dere mos e degjofsh kurre ulerimen e tyre mos e provosh kurre shpejtesine ere
Sa here kaloj prane varrezave ............................................... Prane varrezave nuk kaloj ASNJEHERE! | |
| | | BlueScreen Senior Member
Numri i postimeve : 912 Age : 40 Location : Anonimus Registration date : 04/09/2009
| Titulli: Re: Poezi nga Bardhyl London 17/11/2009, 22:01 | |
| BILANC
Fitimtaret- fitimtare. Te mundurit- te mundur ne perjetesi. Ne qofte keshtu mos na ardhsh kurre demokraci !
LETER POPULLIT TIM
Populli im, buken e mengjesit nen sqetull, nje cigare tymzeze, sy rrathenxire nga pagjumesia.
Ku po shkon kete fundshekull?
Hapat e tu-. simfoni e nente bethoviane, mengjesi. dileme hamletiane, mesdita-. plak urt, femije rebel, ne c'enderr hyn, valle naten, nga c'enderr ne mengjes, valle del?
Ti, i pasigurti si nje syth marsi, Ti, i sigurti si deti, me i urte se vete Buda, Me martir se Krishti, Me profet se Muhamedi.
Lerme te t'i puth syte ......serish .........S .........E .........R .........I .........SH Syte, ah, syte, fole dhembjesh, arene tragjikomedish.
T putha dhe putha gjithe pellumbat, Te qafova dhe qafova gjlthe detet.
Ku po shkon, i bukuri im, kete fundshekull?
Kudo shkofsh me merr me vete.
Me merr ashtu thjesht, pa karrige, pa veture.
Kjo eshte leterankesa ime e pare dhe e fundit. Firma : Bardhyl Londo Nendor 1990. E merkure.
DITEN QE U FORMUA PARTIA DEMOKRATIKE
Mbaruan duartokritjet thirrjet entuziaste, u ulen krahet me "V"-te e gishterinjve ne ere.
Pastaj filloi shiu, si per te na kujtuar se kepucet na fusnin uje, e lata e druve duhej prere...
Dhjetor, 1990
REQUIEM
Pasi i hengren te gjitha banketet Pasi i shijun te gjitha presidiumet, Pasi i moren te gjitha cmimet, te gjithe titujt, Pasi i bene te gjitha udhetimet jashte shtetit, Befas nje mengjes folen krejt ndryshe: Ate qe kemi puthur, ta peshtyjme tani.
Dhe zgjaten duart prape drejt banketeve, cmimeve, titujve, udhetimeve... Rituali i ripertypjes filloi ne remaxhor: pertyppeshty, peshtypertyp...
Zoti te ruajt, demokraci!
Atdheu eshte dhimbje
Atdheu s'eshte sa sedilja e makines tende, sa karrigia e zyres, sa dhoma komode
A me degjon, ti qe me flamur te ri u gdhive ne mengjes, per ta ndryshuar, ndoshta, prape ne mbremje?
Atdheu s'eshte loje kalamajsh. Atedheu eshte dhimbje. O Zot, Dhembje!
Demokratet Populiste
Fryjne ererat. Perjet kane fryre keshtu. Ku mbaron valle muzika? Ku fillon zhurma? Ne kryqezim te koherave, nje pikepyetje e madhe pergjon e ngaterruar ku mbaron populli, ku fillon turma?
Ja, dolen populistet demokrate, dallge ku perzihet uji dhe shkuma. Populli rri serioz, i heshtur, i matur, Shakara pa kripe mbllacit turma
Dhe nisin tiradat, nisin zhargonet, burokracia eshte si lopa, demokracia si vetura. Populli ul koken poshte i skuqur nga turpi, "I madh", "i madh", cirret turma.
Fryjne erera. Mirefryfshi erera! Kush ka veshe e dallon muziken nga zhurma. Koha ime, beju sa me pare popull, larg, koha ime, larg nga turma.
Nendor 1990
REMINACION
- Mikut tim V.K. qe keto dite ish ne reaminacion-
Ku po shkon keshtu fundshekull i cuditshem? Lindjeperendim, Perdndilindje. Perendolind. Lindperendo. iluzione qe vyshken, iluzione qe lindin per t'u vyshkur Iluzionet? R-e-m-i-n-a-c-i-o-n. Si po vdes keshtu fundshekull i krisur? Vdes apo vdekjen sfidon? Me c'rekuiem te Bahut ta percjellim murinn e Berlinit? Rekuiemet? Re ....mi .......nacion.
Si po ndahesh keshtu fundshekull tragjikomilk?
A duhet te besojme vertet se ulliri, gjelberon) Mbi harten e Evropes si mbi nje tabele shahu ekzaltime demokracish Shah. Mat. Shahmat. Matshah, Remi .......nacion.
Si po per6ndon keshtu fundshekull Hamlet.? Evropa u hap "Rilindja" u mbyll, Largime ushtrish- Palestina gjakon. Portat e Brandeburgut, Qafeprush, KSBE, emigrant kllapi .................................................. .Rripi I Gazes segregacion Fundshekull shtetbashkues Fundshekull re ......mi(njsh) .................nacion ........................alshovinistesh.
r...................................Re - mi - - na - ci - on
Eja dalim nje fotografl, fundshekulli im. Me degen e ullirit- Me thiiken qe gjakon. Ke a s'ke zemer t,. fundshekull'i im?
Fundshekull Pa R-e-m-i-n-a-c-i-o-n. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Poezi nga Bardhyl London | |
| |
| | | | Poezi nga Bardhyl London | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
| |
| |
| |
|