PARA ca ditesh me erdhi nga Shqiperia nje liberth i vogel me poezi se bashku me librin e Jose Saramagos,"Ungjilli sipas Jezu Krishtit, liber qe te trondit me vertetesine e jetes.
Nejse nuk eshte ky qellimi shkrimit tim.Eshte libri i vogel me poezi i shkruar nga Proletar Zilja.Pervec te njohurve te tij,asnje nuk e njeh ne boten e letrave Letin,shkurtimisht emri i tij ,,sepse kane mbetur vetem nje grusht poezi prej tij.
Ne 2007 ai vdiq,kete e mora vesh nga kopertina e librit.Per te njohur e njihja pak ,ashtu sic mund te njohesh dike qe kryqezohet dy apo tre here ne rrugen e jetes tende.Ishte burri i nje te njohures sime dhe nje dite me sjell ca tregime franceze,te mrekullueshme qe i kishte perkthyer nga italishtja.Vetem kaq
Fjale pas fjale dhe libri u mbarua.Dhe pas asaj me mbeti ne mendje dhe ne shpirt zemra e nje njeriu qe nuk e kisha njohur ne ngjarjet ditore te jetes sone.
Eshte shume e veshtire te shprehesh boten tend,hallet ,problemet e tua dhe te njerezise ku ti vozit.
Eshte shume e veshtire te hapesh zemren,te shembesh te gjitha barrikadat qe ne i veme vetvetes per mos te treguar ate qe kemi ne te vertete brenda vetes.
Eshte shume e veshtire te mbetesh i lidhur me qytetin tend,ta duash ate edhe kur ai shkaterrohet e vjell vrer si ne 1997.Eshte shume e veshtire te mbetesh perhere nje adoleshent i zjarrte qe dashuron aq paster peizashin e qytetit tend.
Eshte akoma me e veshtire te mbash gjalle zjarrin e adhuruesit te bukurise njerezore,pika kulmore e te ciles eshte Gruaja.
Eshte shume e veshtire te mbetesh deri ne fund te jetes tende me nje zemer te paster ku ti ke vend per te gjithe.
Dhe akoma me e veshtire te jesh nje baba i mire e te rritesh femije te cilet te vazhdojne traditen e duhur.
Ky ishte Leti,ose Proletari.
Poezia e tij!Parimi im baze ne lidhje me poezine.Lexoje,ndiq ritmin e saj muzikor,futi brenda zemres fjalet e arta,pranoje me miresi zerin e saj,kuptoje dhe perveteso ate sinjal te paster.
Ne i ke bere keto i ke dhene shperblimin me te madh vetes dhe atij ose asaj qe eshte rrefyer ne kete kenge.
KENGE SHPIRTI
Keshtu i quaj une poezite.
Neqoftese proza i ngjan nje kori te madh ku ka shume zera dhe natyrisht nje pune parapergatitore per t'i vene ne nje sintoni te gjithe ata zera qiellore,Poezia i ngjan nje Zeri Solo,qe kendon per qejf te tij dhe e ngre tonin deri ne kupe te qiellit.
Dhe poezite e Letit jane si Kenga e Mjellmes.Vetem nje grusht dhe i gjithe ai njeri brenda atyre kengeve.
Libri i tij"Nga shpirti derdha dashuri" ka stilin e nje rrefimtari qe e hap shpirtin perpara qiellit,detit,bashkeqytetareve te tij,i sinqerte,pa e care koken per opinione, i perkushtuar me Muzen e tij,ndonjehere pa e perpunuar vargun sipas rregullave te gurta,ai ndjek muzikalitetin dhe ritmin e shpirtit te tij.
Eshte aty feminia e tij,adoleshenca,rinia ,perpjekjet per te vozitur mire ne tallazet e jetes,eshte aty dashuria dhe krenaria prej vlonjati,skelari,po e dhe turpi qe ndien per turmat e hallakatura te instrumentuara keq ne 1997.
Eshte aty frymemarrja e detit,jeta e peshkatareve,perendimet e kuqerremta mbi Sazan,eshte vete qyteti me tere lashtesine e tij,jemi ne,njerezit,shqiptaret,eshte dhe jeta e gjithesecilit.
Po jap disa nga pezite e tij