Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Albade.com


 
PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  ForumForum  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.123.st". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

 

 Rifat Kukaj

Shko poshtė 
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Rifat Kukaj  Empty
MesazhTitulli: Rifat Kukaj    Rifat Kukaj  Icon_minitime17/9/2010, 13:56

Punė e madhe

Punė e madhe pse n’luadhe
Nuk kullot asnjė kunadhe.

Punė e madhe pse n’Ulqin
Nuk jeton asnjė pinguin.

Punė e madhe pse nė Shkodėr
Hidhen n’valle ‘dhe pa lodėr.

Punė e madhe pse n’Shėngjin
Lopa ha ndonjė shalqin.

Punė e madhe pse n’Tiranė
Askush s’lahet nė lumin Lanė.

Punė e madhe pse nė Vlorė
S’ka dordolec as dėborė.

Punė e madhe pse n’Sarandė
Ka shtėpi edhe me verandė.

Punė e madhe pse n’Tropojė
Pėrrallat tregohen me gojė.

Punė e madhe pse nė Strugė
Dikush ha me dy lugė.

Punė e madhe pse nė Shkup
Macet nuk pijnė shurup.

Punė e madhe pse n’Preshevė
Dikush hidhet e bėn grevė.

Punė e madhe pse n’Koliq
Foshnjat lindin lakuriq.

Punė e madhe pse n’Pollatė
Nuk ka bisht ndonjė sopatė.

Punė e madhe pse n’Gjilan
Nuk brrurin asnjė luan.

Punė e madhe pse n’Prishtinė
Dikush ngutet me makinė.

Punė e madhe pse n’Llap
Dikush nxiton me vrap.

Punė e madhe pse n’Orllat
Ndonjė fėmijė pshurret n’shtrat.

Punė e madhe pse n’Llaushė
Dikujt i dalin rrenėt n’fushė!

Punė e madhe pse n’Tushilė
Nuk ka deve as gamilė.

Punė e madhe pse n’Rogovė
S’gjendet fusha Domosdovė.

Punė e madhe pse nė Zym
Ēdo shtėpi nxjerr nga njė tym.

Punė e madhe pse n’Prizren
Njė mi mbytet nė legen.

Punė e madhe pse n’Istog
Djeg mustaqet njė maēok...

Punė e madhe pse Eskimwt
Nuk i mbjellin pemė-perimet.

Punė e madhe pse n’Angli
Nėnat nuk gatuajnė fli.

Punė e madhe pse nė Denjepėr
Nuk mban syze dhi e egėr.

Punė e madhe pse Tibeti
Rri mbi kokėn e ēdo mbreti.

Punė e madhe pse Sulltanėt
Nuk i panė kurrė ekranėt.

Punė e madhe pse n’Saharė
Nuk ka barė as kostarė.

Punė e madhe pse Kali i Nilit
S’ia theu nofullat Krokodilit.

Dhe i thanė Kalit tė Nilit:
-Pse s nuk ia then nofullat
Krokodilit?
Dhe tha kali i Nilit:
-Nga tė marr fuqinė?
S’po ma jepni tagjinė!...

E dėgjuan dy beduinė
Ia shpurėn tagjinė,
Njė anije plot me grurė
Ia shpurėn nėn njė urė.

Pėrlau tagjinė,
Mori fuqinė
Kali i Nilit
U hodh
Ia theu nofullat
Krokodilit!

Punė e madhe pse Platoni
S’dinte ē’ishte telefoni.

Punė e madhe pse ra Troja
Punė e madhe, m’u lodh goja...

Por nuk ėshtė edhe punė e vogėl
Deri sa krimbi shpon njė gogėl!...

***

Punė e madhe pse m’duartrokitėt
Unė u lodha-
Ju ndoshta u zbavitėt....
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
 
Rifat Kukaj
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» [Muzike] Violeta Kukaj - Hajde Hyn Ne Valle

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: