Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Albade.com


 
PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  ForumForum  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.123.st". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

 

 Sami Gjoka

Shko poshtė 
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Sami Gjoka  Empty
MesazhTitulli: Sami Gjoka    Sami Gjoka  Icon_minitime17/9/2010, 15:46

Kėtu Kaq pranė Kongresit


Ėshtė qetė kėtu sonte. Errėsirė.

I’a shitėn shtėpinė tonė njė tregėtari
Ngaqe s’pata tė paguaj taksat.
Nje trėgatari qė ka mbyllur gjithė shtėpitė
Boshatisur gjithė shtėpitė qė ka blerė.
Drekėn sot se kam ngrėnė, as kam darkė
Unė jam bėrė dėgjues shumė i mirė
Vec dėgjoj nė fakt ditė e natė
Mė nuk ka ētė qortosh se s’kam takt
Tė dėgjojė atė qė bota do tė thotė
Po tė ishe, ah tė ishe pranė
Dije do mė kishte adhuruar
Gruaja aq e qetė, aq e heshtur
Qė do ishte tashmė shėndėrruar
Nė gjinkallė qė nuk di mė si tė hesht
Se prej kohesh s’flet yt shoq. Dėgjon
lajmet se vec lajmet i kane mbetur.

I dėrguan djemtė tanė aq tė rinjė
Djemtė qė do t’i kishim nipėr,
Nese Majku ynė mė z’do kishte frikė
E nga xhunglat e Azisė do vinte,
Flak’ e tmerr nga qielli pėr tė hedhur
Mbi Irak, A kujtė radha do t’i binte.
Por vogėlushi ynė i vetem s’erdhi kurrė
Qė nipėrit tanė tė bombardojnė Bagdadin
Dhe ta ruanin shtėpinė qė na kanė shitur
Tek tregėtaret qė s’kanė shpirt e nuk kanė zemėr.

Ėshtė errėsirė rreth e rrotull
E unė dritat fare s’i kam ndezur
Qė tė mos terheq vėmendjen
Sepse vec banditė sillen poshtė e lartė
E komshijtė,
Ah, komshinj mė nuk kanė mbetur.
Vetėm kam qėndruar porse ngjanė
Me tė shpejtė pėr tek ti jam nisur
Do te pyes thjeshtė per kureshtje
Ka vertetė vallė atje parajse?
Pėr mua parajsa ėshtė tė vdesesh.
Kam jetuar, oh se kam jetuar gjatė
Aq sa po tė kisha qenė hekur
Ndryshkė do ta kisha trupin mbarė
Copa- copa carė
E teneqe tretur.

Ėshtė erresirė e nuk e di askush
Qė unė caj pi kėtu i vetėm
Caj qė kripet sa mė shumė derdh lot
Ose helm qė po helmoj vetvetėn.
E prap ndoshta kurrė nuk i dihet
Mund tė fitoj kėtē konkurs poezie
Dhe me lekėt prap shtėpine time do ta blej
Mund ta blej madje dhe shtėpinė
E komshiut qė aq deshnje ti ta blije.
E nė rast se mundet tė fitoj
Do kėrkojė pėr ē’do fotografi
Qė ne bashkė i bėmė dikur atij
Kur ti mblodhe mendjėn tė na linje
Vite para se ai te humbte
Xhunglash tmerr-a-frike nė Azi.
Muret do t’i mbush me djalin tonė
Djalin pėr tė cilin vetėm qaj
Ah djaloshi qė mė thosh dikur
Dadi - nuk guxoj tė rritem
Se kur unė te rritem ti do ikėsh,
Se ti ike, mė desh mua rreth e rrotull
E ai vertete kurrė su rrit
E unė kurrė nuk guxoj tė pyes
“Pėrse mbete ti pėrherė i vogėl?”

ėshtė qet’ e errrėsirė kėtu
Kėtu pranė fare pran’ Kongresit.


Humbja e Moshes


Paskam zėnė tė moshohem pa femije
Cdo natė jashtė ndėr kabare
20 vjet shok’t e mij qė janė martuar
20 vjet me femijė nėpėr sy
tė kujdesen tash pėr nipėr kanė filluar
teksa cupat e atyre vijnė tani
tė vallėzojn’ serish kėtu me mua.

Qy prej motesh e kanė ndjerė ata moshen
Por unė moshen kurrrė se vuar re
Vit pas viti tek vallezoj me cupka
rritur pėr tė hyrė nė kabare.

Se kuptova kurrė moshen time
Sepse bar e disko s’i lash kurrė
Qė kur hyra para 20 vjetėsh
Kur nuk qesh fėmij as nuk qesh burrė
Nat’ pėr natė ja kėtu kam qenė
Duke parė vazhdimisht nga dera
Kush po iken, tjetėr kush po vjen
Duke pritur vajzat qė s’kan’ qenė
Para kėsaj nate nėpėr disko
Ndryshe drit-a-ndez ndėr to fytyra
Pjekur pėr tu puthur pėr tu ngrenė
Tua mbjellėsh buz’ e gjuhė nė gojė
ah qe u pelqen aq shumė tė hiqen
Sikur kanė dhe pse skanė pėrvoje.

Dhe ja si erdhi tė takova ty
Kaq vonė tė takova a kaq shpejt
Kėtė ditė tė takova a kėtė natė
Ti atje nė anėn tjetėr tė planetit
Ku ka diell tani e ku ka dritė
Ndėrsa anės tjetėr i vij globit
Nėpėr terr unė kėtu nė Amerikė.

Une po iki tash jam pėr gjumė
Ti nga shtrati jot po con tani
Si nje gonxhe qė shperthen nga dielli
Qe djeg trotuaresh nė Shqiperi.

Kėtu shi po bie pėr ēdo ditė
Nuk kam shkuar gjė nė plazh as nė pishinė
Jami i lodhur tashmė nga vallėzimet
As vallėzoj mė me njėri
Tani qenkam shum i madh nė moshė
Apo ėshtė se po mendoj pėr ty?

Ka a s’ka mosha mė kuptim?
Tek ti shfaqesh unė kėtu kam mbetur
Humbur rrugėsh qė nuk kanė drejtim
Ndjej mungesen pėr tė qenė i vjeter
Kur mendoj se jam dyzetedy
Sic kam ndjere mungesen pėr te qenė i ri
Kur nuk pata grua as femij
Kam a s’kam femij
Nuk e Di.

Ėshtė errėsirė kėtu- dy e natės
Atje ėshtė mengjez- Ti sheh pastėr
Ndaj o Lepurush do jesh ti
Qė bėm-ēbėmat tona do thėrrasėsh.

Une e humba moshėn jam femij
Do mė ftosh ti mua qė tė vij
Apo rrugėn prap ti do ma hapėsh?
Jam ka pres me vrap tė vij tek ti
Hapma gjoksin se kėrkoj tė pi
Hape gojėn -dua tė mė flasėsh.
Lepurush unė jam ēilimi
Do mė rritėsh apo do mė plakėsh?
A s’mė pate thenė qė do mė presėsh?
Kur mbėrrita dukej sikur nata
Aty pari erdh’ u bė lehonė
Si mė polli iku me tė katėrta
Ndanė baneses sate mė pat lėnė
fillikat, braktisur dritheroja
Nė tė ftohtė.
Dhe ashtu nė dritherim thėrrita
Numrin tėnd nga njė telefon publik
Zdi nga ēėndėrr a gjumė tė rendė tė ngrita
Di qė zbraza shtratin tėnd tė ngrohtė
Di qė dhomės sate u ndez drita
Di qė qeshe, qeshe gojė plotė.

Ti kėrkove koh pėr tė bėrė makiazhin
Unė i lodhur qesh nga udh’ e gjatė
Pata ecur me makinė gjithė natėn
Vija nga qytet’ i Uashingtonit
Pa u ndalur gjer nė Detroit
Zgjate, mund ta zgjatėsh ti makiazhin
Njė orė a njė javė a njė vit!

E prap ty kjo nuk tė pelqeu
S’tė pelqeu pritja ime pa nxitim
Pe nė dhomė _ s’kish mė zjarr oxhaku
Pe jashtė _ pema s’kishte mė blerim.
Unė nevoj kam tė shkoj diku
Kam nevoj pėr njė dush tė nxehtė
Tė heq mjekren se mė ngjan kėshtu
Sikur s’jam hic pėr ty i denjė
Lemė tė dukem pakėz mė i freskėt
Lemė tė bėhem pakėz mė i ri.
A s’mė the dikur qė do mė presėsh
A s’mė the qe do tė pres pėr ty
Dhe sikur tė plakėm duke pritur
Paske thenė se ke qenė nė rritje
Por nuk pret tashmė qė je rritur.
C’i kam bėrė, i’a bėra mirė
Nė se ėshtė mė shumė se vajzė
S’ėshtė pėr mua se ėshtė grua
Nė se ėshtė mė pak se grua
S’jamė pėr tė se jam moshuar
Nė mė deshi ta ndez zjarrė
Unė jam vatėr nė tė shuar
Nė mė desh nė rrugė t’i dal
Udhėn time s’kam mbaruar
I vi botės rreth e qark
I penduar, i lenduar
Ē’i kam bėrė i’a bėra hak
Ēmė ka bėrė _ kam meritar.


Ndanė oborrit tėnd

Vij atje ku ka pluhur nė ēdo rrugė
Dhe marrė kodren a Maminasit si dikur
Tė gjej ty me njė fshesė nė njė dorė
Dora tjetėr njėrin gjoks po peshon
Vetėn xhamit tė dritarės tek shikon
Ndanė portės sė oborrit kamė ngrirė
Shoh tek kthen e tek qesh, e tek afron
Ndjejė se ti qė mė parė mė pate ndjerė
Si nė ėndėrr shoh qė po me fton
Kam frikė qenin-thashė. Njė qen i murrmė.
Jo, jo _ the ti- qeni s’tė kafshon
Nuk e di tė vij nė patē dėshirė
Jo nuk vij brėnda pėr tė hyrė
Po prap vij, vij aty gjithmonė.

Ti nuk ishe grua e pėrdalė
Grat’ e tilla s’kan aq ėmbėlsi
Unė ēunak qesh i pa zararė
Mund ta marrėsh ta shtrėngosh nė gji
Mund t’ia puthėsh buz e sy, e ballė
Se dhe qenin qė rri shtrirė mėnjane
E ka frikė sa s’guxon tė vij.
Edhe ik-trokita mosh’ me moshė
Qesh e qava nėpėr dashuri

E degdisa vetėn nėpėr botė
Udhė-mundimesh qė zėnė fill me ty
Gjysemgjoksi yt mbi njė dorė
Dora tjetėr ah qe s’mund tė fshijė
Si ta fshijė ajo kujtimin tim,
Kur mesova se ēdo bukuri
Do kurajo shumė e pak guxim
Leri qentė, qentė rrinė mėnjanė
Hipi kalit oh qė hingellin
Edhe ik, caj nė errėsirė
Ēaje shtetėrrethimin si veri
Ēoje trup-guximin nėpėr botė
Shpirt-brengimin le nė Shqiperi.

Edhe ika, ika bashkė me ty
Nė ēdo shtrat femre ku kam rėnė
Gjysėm gjoksi yt si gjysėm hėnė
Vajzat lakuriqe m’i ka shpėnė
Tek obborri i largėt ku qe ti
Ndėrsa vije ti mu bėre ndjenjė
E i’u bėre botes ėmbėlsi.
Kur t’u trėmba isha ēilemi
Kur mu dhėmbe napėn kishe vėnė.
E prap shkoj, shkoj nga shkoj e vij
Ndanė oborrit ku tė pata lėnė


Balada e nje kurve tė vetmuar

Ja kėtu qė nga ballkoni
Shoh qytetin para meje
Dhe shikoj vetėn time shtrirė parkut lakuriq
Shikoj tutje monumentin si njė shkop i ngul pėr brinje
Pėrmes zemeres sė vampirit mbyt medimin tim tė lig
mbyt mendimin, ah mendimin qė mė shtynė tė hakmerrem
pėrgjerohem, pėrpėlitem, kėrkoj e nuk gjej shpagim. .

Pėrballė pallat-pėrmendorja e Linkolnit
Kėmbėzbathur gėrshetohen gishtat nėpėr pemė
Si jastek mė rri nėn kokė kapitolli
Kofshat hapur, gjunjet gjer nė henė
Dhe vjen bota an’ mė anė e rreth e rrotull
Bota mbarė ndanė meje le tė vi
Unė e ndjejė qė po mė shohin, le tė shohin
Pėr inatė te tij.

Unė jam grua tek po mbytet dėshperimit
Lėngoj, ofshaj e qaj unė pa pushim.
Packa se turpi s’veson mė pėr mua
E ndrojtja mjegull z’bėnė mė shpirtit tim

Krejt e lirshėm, shtrirė atje pa stres,
Pallati i Pentagonit rri atje,
Sikur dorėn time grusht e mbledh
Nga qė monumenti tani dhėmb
Poshte krahut, lum’ i Potamaku rrjedh
Rrudhur sysh, diellin kam nė ballė
Dora tjetėr shtrirė nga veriu

Grushti im a Shtėpia e Bardhė?
Kofshėt hapur, krahet anė mė anė;
Pi cigare apo jam nė ėndėrr
Teksa shoh vetėn shtrirė nė barė
Tokėn bėj krevat edhe qiellin dhėndėrr.

Ne juglindjen time- qyteti i kristaltė
Aeroporti i Reganit ėshtė atje
Ekrani i njė filmi qė ecėn ngadaltė
Prej tymit, cigars qe s’dallonėt qartė
Ul-ngritje avionesh tejtėr mė nuk sheh.

Dit’ pėr ditė ndanė ballkonit pres njė ditė
Ditėn kur do shfaqesh ti papritmas
Nga avioni do tė zbresėsh si njė engjėll
Engjėll qe mė vodhe ēiliminė
Me dhe kurvėn qė nė park rri shtrirė
Dhe nje bishė qė ēel mijra zogj nė zemėr
Zogj qė s’cicerojn’ por ulurijnė
Ku ke qenė? Pse vonove? Pse su ktheve?

Kur tė vish anija do ketė ikur
Ndjenjat qė kam patur unė pėr ty
U bėnė zogj qė nėpėr qiej kanė humbur
Mė lanė shpell’ e mbyllur nė vetmi.
Mos e ndiq anijen tė mos mbytesh
Mos e prit tė mos presėsh kot
Prita, prita, prita kthimin tėnd
Aq sa mė s’mund tė prisja dot?

Bie shi, leme tė fshij fytyrėn
Unė nuk mund ta mbaroj cigaren
duhet tė nxitoj e tė ndėrrohem.
Dua te pushoj e ndal tė qarėn.

Lem tė vesh, tė vesh atė grua
Atė grua qė ėshtė vetja ime
Se iku shkoi dielli prapa kraheve
Ate grua do ta mar e do ta coj
Nėpėr klube-nate t’ia dhuroj
Njerzėve qe si njoh as i kam parė
Sepse ty me force tė kam urryer
Kam urryer vetėn time edhe burrat
Edhe grate e tyre-boten mbarė.

Anije ėshtė ajo, e ikur, e humbur
Neper dallgė tek pėrplaset det me det
Pėr nėn pesha meshkujsh e kėrrusur
Zuri tash tė plakėt me tė shpejtė.

Tė urreva, oh sa tė urreva
Tė urreva aq sa tė kam dashur ty
Aq sa kam urryer vetėn time
Aq sa kurrė z’do ta shpreh me gojė
Aq sa vetėn time bėra kurvė
Toke e detė nė krevat i ktheva
Bėra sex e bėra dashuri
Me gjithė botėn --- bota tė shikojė.
Unė cigaren kurrė se kam mbaruar
Se ballkonit bie vetėm shi.



Kur ndėrrohen stinet


Tani pres, pres pėr ēdo sekond
Telefonin qė aq rrallė bie
Ditėn kur serish tė kem nė krahė
Tė lulėzoj trupin me kafshime
Se furtun’ e dallgė ti me zgjove
Mbeta bishė qė dashurisė kur bie
Z’di tė bėhet fllad ėe ledhatime.

Ti je fryt qė vec piqesh larg
E zgjas dorėn _ prapė nuk tė kap
Tė kafshoj _ prap ripėrtėrihe.

Vetėm, si rri vetėm ti pa mua
Udhėsh vetėm mua mė ke lėnė
Pėr atė qė tė bėri grua
Si harrove kush tė bėri nėnė?

Shkuan ditė e shkuan javė, e shkuan muaj
Me sa duket ti atje do mbetėsh
Z’do lexosh mė vargjet qė kam shkruar
Mbrėmjeve nė kafene poetėsh.

Ja tani kaloj prap me makinė
Krejt i vetem nė Adams Morgen
Ku lexojnė miqtė e tanė poezitė
Si dikur prap cdo tė hėnė.

Shkoj e futėm, ulėm krejt i heshtur
Unė anglishtėn tash e flas mė keq
Nuk i marr as mė marrin vesht
Uashingtonit nuk kam gjetur tjetėr
Sikur pata gjetur zėrin tėnd
Sic hesht unė me cigarėn ndezur
Poezia ime djeg e hesht.

Rri kujtoj- kur mė the do ikėsh
Gjoja ish mė mirė kėshtu pėr mua
Mollzash ėnde jam kėtu kah digjem
E rrudhosem lotėve te tua
Qe su thane vec u shtua-rritėn
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Sami Gjoka  Empty
MesazhTitulli: Re: Sami Gjoka    Sami Gjoka  Icon_minitime17/9/2010, 15:48

Vdekja e hapsires

Marre nga vellime me tregime “Rrefime Shqiptare”

Sami Gjoka

Si parkova makinen e I thashe mirupafshim, u ngjita lart per ne zyren time sa
per te kontrolluar korrospondencen e fundit. Prisja nje lajm nga Ermiri.
Shpresoj te me kete gjetur nje shtepi botuese qe do te marr persiper edhe
shperndarjen e librit.
Eshte libri I dyte qe shkruaj per politiken pa kurrfare politke te partive
shqiptare. Ne nje fare menyre eshte zhgenjim im personal me ata qe erdhen ne
krye te vendit, per ardhjen e te cileve I pata bere thirrje shqiptareve faqe me
faqe ne librin qe pata botuar nxitimthi para fushates se zgjedhjeve, vitin e
shkuar.
Si hyra ne linje e hapa mesazhat, seleksionove vetem emrin e tij. Ermir Dema.
Kater pese fjale qe I gjithe teksti.
Kishte vdekur Hapsira!
“Nena ime,- shkruante Ermiri,- ka shkuar tu jap gji ullinjeve te Manzes”.
Kuptova se po lexoja ne kembe. Celsat e zyres I kisha ende ne dore.
Ndjeva se qesh papritur I lodhur, u ula dhe nisa te jetoj me efektin deshperues
te ketyre pak fjaleve.
Ajo fjali me kishte perpire e me pati skllaveruar brenda momentit. Me ngjane
se qendrova ashtu per ore te tera. Zakonisht kur kam dicka qe se mbaj dot
brenda e hedh ne leter. Poetet jane ene qe pelcasin po su derdhen kur mbushen.
Nuk eshte ndonje veti e vecante per te shkruar. Eshte lehtesimi nga brengat.
Ajo fjali ma ka helmaur shpirtin, ma ka vrare ndergjegjen. Me ngjane zanafilla
e nje poeme qe zdo te kete te mbaruar. Po zdi e spo gjej vargun e nisjes.
Perse shkruajme nese ajo qe eshte per tu shkruar nuk rrjedh vetiu, ne menyre
spontane? Jo nuk shkruaj, ne fakt nuk po mundem dot te shkruaj. Kam nje barre
te rende qe me mundon e dua ta heq nga vetvetja por rri ashut I heshtur, me
syte mberthyer diku ne kompjuter ku skam shtypur per ore te tera as edhe nje
fjale te vetme.
Me ne fund kuptoj se jam vone e iki me ate ndjenjen e herhereshme, kur behemi
pishman qe nuk e shfrytezuam kohen si duhet, se lame pa kryer dicka qe mund ta
kishim bere, po te ishim perpjekur pak me gjate e me me deshire dhe zgjohemi
pastaj ne mes te nates pa kuptuar qarte se cfare na mundon.
Jetoj neper oazin bosh te kesaj fjalie sikur asgje tjeter s’ka me vlere kesaj
bote. Me duart e mia e shqyej dhe e hap gjoksin time te vij e te ulet diku
brenda meje, si farez qe dua ta mbjelle e ta rrit e ta mbush me gjethe e me
dege nga ky dhe qe me shkelin kembet e deri pertej pertej, pertej kesaj bote,
nese ka bote te pertejme. Edhe dua te kete se eshte e dhimbeshme te ndahesh nga
njerez qe ke dashur, njehere e pergjithmone por edhe me lodh fakti se mund te
jetohet pas vdekjes se kobeshme. Nganjehere me ngjane se jam lodhur kaq shume
sa do te ishte denim I rende te nisesh jeten prap nga e para
Dy dite qe me turturojne, me brengosin e me deshperojne keto fjale qe s’kam a
s’mundem dot kurre ti bej te mijat. E si dhelpera me rrrushte qe sarrihet
justifikova pa aftesine e vetvetes sime me ate thenjen e anglishtes, “mos ndriq
gjerat qe s’jane prishur”.
U dorzova me ne fund dhe konstatova me dhimbje se jam ushtar qe mburrem me
fitore te lehta. Une jam nje hije e kalorsit qe ra, vertitem ne front te
fortesave te kycura me mure prej guri e porta te hekrta, dhe aty shtrihem e
lepij plaget e mia, pa mundur te kthehem serish tek qetsia e para dy diteve.
Jam kali qe ra mbi varr te te zot, qe as nuk ngordh e as nuk ngrihet dot,
ndjeje ajrin e ngrohte qe vjen e lepine trupin tim qe dergjet nga te gjitha
anet, e shkrin, e perpin,- dhe behem I tejdukshem si ajri, vij e humbas e s’jam
me as torture as dhimbje, jam mpirja e plote ne mish e ne shpirt, jam
veteshpallja e mendimit tim me te mbrasem, qe gatuan mendja jone turbull ne
castin e ikjes; “Paska qene enderr, nje ender e gjate e e lodheshme, me qiej te
ftohte e te kthjelle, permbi humnera te frikeshme, te bukura dhe si mberrita
ne kete lugine te erret kuptova se kisha arrire ate qe arrihet pas ecjes se
verbet - ndalesen e pa evitueshme.
Si kalova gjithe kete skene neper mend dhe bera paqe me veten time se z’di e
s’kam si te them me bukur, mekimin me gji te ullinjeve, atehere pash se isha po
ai qe kisha qene para dy diteve, se s’qenka mekur ende fitili I percelluar ne
kandilin tim, se paskam akoma benxine, ndalur perkoheisht nen drita te kuqe, ne
kete qytet te larget, larg Shqiperise, larg Shqiperise ku po vdesin pernate e
perdite pleq e plaka pa u plakur akoma.
Atehere pash serish veten time te dilte - materje prap nga hapsira, qe s’me
kishte gllaberuar perjetesisht siduket dhe qesh gati te shkrihem me boten
perreth. Si ika e shkova nga rreze e kalase, pikerisht aty ku dergjej me pare
hija ime pash trupin e saj te mpakur si njollez qe rritej e mirrte trajta e
forma te plakes qe nuk eshte me, pashe rikthimin e saj nder vite tek ribehej ne
menyre te persosur prap grua e re e hijeshme, qe rende e shkonte pas makinave
shirese e nder lemenj mblidhte kokrrat e lena te grurit, ngrinte mbi krye nje
tepsi te madhe e derdhte si ujvare mbi krye e era mirrte hedhet me vete a ajo
bashke me eren pastaj ngrihej e behej enderr qe shkon neper qiej larg, larg
kesaj toke.
Ajo ikte e tretej neper hapsire e behej nje me hapsiren.
Pastaj, pastaj e zhgenjeyer si shpeze e plagosur ulesh pendengrire nga hapsira
mbi koke; mbyllte qepallat se deshte te flinte nen qilimin e barit te blerte e
te njome, ne vlagen e dheut poshte kembeve.
“Hapsira” e therrisnin grate e mehalles tek linin enet qe lanin ndane pusit,
fshinin duart me fllucka sapuni, e mirrnin degat e thata e ashklat e padjegura
te drurit, nen kazanin ku zienin leveret, te ndiznin zjarrin oxhakut per kafene
e benin muhabete grash me Hapsiren.
Ajo fliste ndryshe, ndryshe nga grate e tjera te mehalles. E shihja Hapsiren
tek lozte me zjarrin e mashen e tunde mes gishtave filzhanin qe zbrasej pas cdo
prekje te lehte me buzet e saja, buzet dhe gjuhen qe dinin nuance te tjera t’i
falnin muzikes se fjales. Ishte grua e ardhur nga Jugu.
Ajo fliste e mburrte para grave Ermirin e mua me ngjante se ne dhomen tone te
vogel kishte hyre nga dritareja me xhama te thyer nje pjesez e qiellit qe
mburrej me Diellin, e ashtu ne heshtje lusja nene time te shihte nga une, te
kqyrte brenda syve te mi ku shkrumbonte zjarri i deshires sime per tu bere si
Ermiri I saj qe shkruante kenge qe kendoheshin ne radio, qe shkruante neper
gazeta ca shkrime qe I lexonin vajzat pastaj neper ara, te behesha si Ermiri
Hapsires qe kur te vij ne fshat nga Tirana, t’i beja vajzat te ndalnin
prashitjne, sic ndalnin prashitjen kur vinte ai e peshonin duart e vrara mbi
sheter e percillnin xhadene me sy te qeshur, e prsnin doren te ngrihej nga
xhadeja, por kur Ermiri s’kujtohej ngahera t’u fliste, vajzat te heshtura ulnin
koken e kerrusnin kurrizin prap mbi sheter, harruar prap atje nder arat ku
ishin, e meqe kuptonin se s’kishin me tjeter me ke te flsinin sic donin te
flisnin, zinin tu flisnin djemeve qe si kishin begenisur fare me pare.
E nder gjith keto vegime une prap degjoje fjalet e mikut tim qe qane atje ne
lindje, aq sa oqeani shtyehet e zgjeron largesine midis nesh: “Nena ime ka
shkuar tu jape gji ullinjeve!”
Ka vdekur Hapsira eshte mbyllur nen dhe atje nen rrenje ullinjsh ne Manez!
Ndersa une jam mbyllur ne vetvete dhe kam harruar cdo gje, trembur jo nga
vdekja sa jam trembur prej ketyre kater pese fjaleve. Vertitem neper
boshllikun e kesaj fjalie qe eshte Tsunami qe ngrieht dhe bie e jep shpirt mbi
faqen e lemuar te detit. Kam shkruar me qindra flete se tani nuk di gje tjeter
vecse te shkruaj, por ja qe dora ime nuk shkruan dot me, nuk di se ku e si te
nis ate qe dua te them, eshte dicka e kesaj natyre - e njeriut qe rrok hapsiren
per te rene si tullambac i shfryer dhe per tu bere humus nen rrenje pemesh qe
prap kerkojne te nxjerrin fitila te rinj, prap per te rrokur hapsiren e rreme.
Si ndodh nganjehere me njeriun!
Si erdhe e ma the mua kete shprehje, perse e mbushe boten me llahtarine e vajit
tend, perse me hodhe per shkembi e per shkembi me lidhe e lidhur me le ku vjen
sqepi dhe kthetrat e kesaj fjalie e me cukitin e pegjakin ne zemer te gjejne
ate qe vlon te shperthej por prap pa shperthyer tretet ne mua, prap pa u thene.
Harroj daljet nga autostrada dhe shkoj me vonese nder takime. Degjoj kot
lajmet ne radio sepse mendja ime eshte mpire nga filozofia e zymte e ketyre
kater pese fjaleve qe trishtojne me kotesine e kesaj jete qe kurre se kuptova,
nuk me bejne me pershtypje keto dite as shperthime bombash neper xhami ne Irak
as zanafilla e frikeshme luftes civile midis sekteve fetare, me ngjajne
cikerrima grindavecesh zenkat e partive politike ne Tirane per prishjen e nje
ure qe s’qenka ndertuar. E kot sa kot me ngjajne shkrimet e mia per
presidentin apo kryeministrin e ri te shqiptareve, harroj gjithmone se Berisha
nuk eshte president. Jam zhgenjyer per librin qe botova para zgjedhjeve,
shkrova nje liber te tere me perralla, perralla me mbreter partish, se kush
duhet te cohet e iki ne vatra, e kush duhet te behet zot I shtepise.
Nuk kam me durim te shkruaj, nuk kam me deshire te flas.
Opo tani shkruaj nje liber ne dite.
Ne zyre mbyll deren dhe harroj tu them punonjeseve te mi “come in!”
Qiraxhinjte qe nuk me kane postuar pagesen mujore nuk do te me japin shpjegime
pse jane me vonese.
Duhet te shlodhem e te mos ngrihem me kurre. Qenkam lodhur kaq shume.
Ah more Ermir qe me le pa pune e me le pa gjume!
E cte bej tani me librin tim?
Dua te nis nje mesazh urgjent per Ermirin, te prishi kontraten e botimit te
librit, por do te jete dicka e pa takt tani qe ai ka dhimbjen e tij, ne djall
me gjith librin. Duhet te jesh shkrimtare medioker nese shkruan me passion per
pushtetaret e cilesdo partie te cilitdo vend. Ne krye te qeverive vijne her
pas here e gjithe pernjehere njerz te vegjel. Ata jane kulla pa dritare – ku
fortesa te pamposhtura kane vetem kafkat e tyre qe strehon vendime gjysmake te
trureve bosh dhe pastaj klith si idiote ne vetvete “si shkone perfaqsuesi I
shqiptareve dhe I bie ne gjunje komshinjeve me falje e derte se bashkekombesit
e tij e paskan gjuhen e gjate kur shkilen me kembe e u mohen te drejtat e u
mirren e u shiten pronat si komb.
Te qesh – tall veten time, te qaj - nuk eshte e natyres sime. Te hesht. Po,
gjithmone kam heshtur kur shpirti im gelon ne trazime. Por tani nuk eshte
shperthimi I vrudhshem I ngacmimit nga jasht qe me bene te hesht. Eshte dallga
dhe deti qe reshti fuqine, la rrahjen e shkembit dhe u shtri nen rere, pa vale
fare, I penduar fjeti.
Hapsira shqiptare nuk jeton me ajo ka kohe qe dergjet nen dhe!
Ne djalle me partite!

Marre nga vellime me tregime “Rrefime Shqiptare”
Sami Gjoka
__________________

U Mbush Shqiperia Me Gjytrime

--------------------------------------------------------------------------------

U MBUSH SHQIPERIA ME GJYTRIME

SAMI GJOKA
Marre nga vellimi “Rrefime Shqiptare”



Me dogji malli per Rudinen, ndoshta se po vdes urie.
- Mos befshin hajer!- pati thene nje plake per familjen time.
Nena ime kishte lene pa nderruar e pa lare nipin e saj ne cerdhe; i qe skuqur i
qe djegur gjithe lekura.
- I kendofshin qyqet mbi cati,- pati thene nje grua tjeter. Kish degjuar
thashatheme ne brigade sikur nena ime paskesh vjedhur sheqerin e paket te
femijeve dhe na e sillte neve. Se baba ime I kishte qef petullat me sheqer, e
sheqer s’kishte ku te blije.
Bosh e kemi tash shtepine. Vetem une kam mbetur. Fillikat, I pa njeri.
Rudina su kujtua kurre te me marre ne telefon qofte edhe njehere te vetme.
Eshte e dhimbeshme te sjellesh motren tende neper mend, te perfytyrosh motren
tende lakuriq neper sedilje makinash te pista, me te pista se rrobat e mia qe
s’jane lare tash nje vit, tek loz e zberthen rrypa burrash neper terr.
Motra ime!
Ja rri ulur ne oborr, si qeni im lekurerrjepur, mbi cimenton qe te djeg e me
pelqen krejt te digjem se me therin kockat nga reumatizma. Ata pak zarzavate
qe kam mbjellur jane vyshkur e thare per uje. Nje domate nuk ka mbetur, s’gjej
nje frut per te ngrene.
Sa shume koherat kane ndryshuar. Ka ndryshuar gjithe Shqiperia me keq se
familje ime.
Sa here therishin bagetite, babai im do te hiqte edhe zemren dhe melcite, aq
mish sillte ne shtepi sa me mish kemi ushqyer edhe qenin edhe macen.
Nena mirrte vaj e mirrte miell, mbushur qe dollapin yne me ushqime. Mehallja
flisnin keq per ne. I degjoja se nuk ruheshin nga une. Me mua tallej I gjithe
fshati, se s’kam qene mendje kthjellet asnjehere. “Lolo” me therrisnin
moshataret.
Cfare nuk shpifnin per familjen tone. Nena ime kurre nuk ka vjedhur! Ne nuk
mirrnim pjesen e femive. Cerdhen babai im e furnizonte. Ne vend qe ti jepte
dy ter kile mish ne muaj, sa ishte racioni, ai kalonte shtate - tete kile ne
jave, tepricen sillte nena ne shtepi po hajde edhe lidhi gojen botes. Gjithe
mehallja fliste keq nga inati se nuk kishin vaj per fasule, lusnini zotin te na
vinte hakut.
Dielli ka shkrumbuar jeshilellekun. E kujt do t’i besohet qe une po vdes urie.
Nuk mund t’ia shtrij doren me askujt, se nuk dua t’i bej qefin kujt njeriu, le
te vdes ne eshte thene per te vdekur. Ne jam bere per gjynah zdo te thote se
jam gati te shes nderin e tim eti per nje copez buke.
Me hunj gardhi ma kane rrahur baben. I kane thyer kembe e brinje per nje cope
toke. Ca ne fshat thone se toka qe sebepi. Thone se baba ime paskesh fjetur
me komshiet edhe thone se femite e tyre ngjajne me mua sikur jemi te nje soji e
te nje gjaku.
Kur fshataret shkonin neper ara dhe punonin lagur neper shi, grate me te pashme
te mehalles, baba im I mbante te pastronin magazinen. Burrat I sillnin shishe
me raki se u behesh qefi qe kujdesej per grate e tyre. Grate I sillnin petulla
me sheqer.
Ndersa grate qe s’I begeniste e mallkonin, teksa hiqnin kembet neper balte se
po plasnin nga inati e marazi “Per nje petull a te zente gurmazin” zdi per
c’petull benin ashtu fjale po kur mallkimi behet me gjithe zemer, ruhu se te
ndjek belaja pas kurrizit.
Jave me jave shkoi ne farmaci, ma kane bere trupin vrima vrima, edhe flasin per
semundjen time, se me paska zene mallkimi I tyre. Po pse mua ku me gjeti mua
diabeti? Shih Rudinen pa sheqer gatuan, nena z’beri kurre nje gjelle per mua,
po ku eshte, ku eshte tani Rudina qe s’avitet me ketij oborri, jam pa ngrene e
jame krejt I lodhur; nuk di si e s’kam se c’te gatuaj.
Kur I vune flaken magazines, dhe si lane me femrat neper rruge, kush si
lajketosej me tim eti.
E nje dite fjala nxiti fjalen, kot u kapen per nje gardh te shtrember; duart
shkulen hunjte qe nga gardhi. S’rrihet burri per nje cope toke; tokat djerr
gjithandej kane mbetur, se askush nuk kujohet te punoje se s’ka uje e zbehet
bereqeti pa vaditur e ne sjellte uje parlamenti para se te shprishet per
votime, tokat prap pa punuar do te mbeten se s’ka njerez qe punojne ne fshat se
kane ikur te punojne tej detit, shesin droge andej e shesin femra e len djers e
eshtra neper Greker si vellai im I vogel qe ma sollen, - pako nga Greqia.
Kam degjuar thashethema plakesh se jane lare hesape te qemotshme se nuk pollen
gardhet sherre fshati por kerkuan sherret gardhe per tu fshehur, per tu fshehur
se qe turp I botes. Ska me turp se kur hapet fjale se jane rrahur per probleme
nderi, se kur preket nderi I familjes plumbi vetem plumbi e paguan, vetem
vrasja, vrasja ta zbardh faqen, se nuk lahen turpe te ketilla me te rrahur,
bile as me plumba po se ndave gruan. Eshte zgjidhur rruga e hakmarrjes, hiqemi
sikur rrahim e na rrahin per djerriana, gardhe e kanale, kur ne fakt prapa cdo
lloj sherri eshte edhe nje grua qe ka bere gjynahe.
Djemte e tyre me te rinj se une e qellonin shqelma neper ije, ne mes dites e ne
mes te fshatit ma kane rrahur baben para syve. Kurse une, mire kane thene per
mua, mua me merr bota neper kembe. Une vetem pashe derisa jane ngopur se
qelluari.
Nuk na flisnin me dhe e mbyllen rrugen, s’shkonim dot me te kopshti yne ndane
perroi. Kaq inate te na kishin patur! Por kjo hic, hic nuk paska qene, se
asgje akoma s’kishim pare para cfare perpara po na priste.
Iken prinderit e me lane brenda nates. I varrosem prinderit ne nje dite, si
s’me erdhen qofte per nje kafe, si nuk ndalen fare per vizite?
Fshati ka ndryshuar tjetersuar ste do zemra me te rrishe ketu. Jet e mot,
pleqte thone kesaj ane, neper morte e neper dasma kemi shkuar, dhe kur hic se
deshnim njeri tjetrin, te na dinte bota te bashkuar edhe pse brenda rrethit
tone si per dreq e kemi cuar jeten. Po kush pyet me per zakone; djemte e
fshatit vjedhin vajzat e komshinjeve dhe I shesin neper Itali, si Rudinen time.
Ate vit dete qe bereqeti, qene ngarkuar pemet ne te thyer, thaset me ullinj I
kemi mbushur, vaj ulliri hidhnim ne kazane, se nuk patem shishe ku ta mbanim,
me shume vaj ka shtepia ime sa ka patur magezina fshatit.
Atje poshte ne qilare se ku gjetem, nja dy shishe e me vajI mbushem se nuk
mirret vaj nga kazanet kur ke miq qe hane ne tavoline. Eshte I mire vaj I
ullirit me pak buk te thekur e pak gjize, o zot, vdiqa, sa me hahet!
E kur plot e plot qe shtepia, baba qe nuk dergjej me ne shtrat, kujtoi mbase
ditet e rinise, kujtoi vitet kur cte donte zemra kishte ati im ne magazine,
kishte gra te bukra e te reja, kish raki e petulla me sheqer.
Petulla me sheqer ka kerkuar, shishen mbi tigan e kane zbrasur, brumin me lug
druri po e rrahin e sheqer brumit po i hedhin me dy grushta. Me harruan mua,
me harruan fare se per mua nena ime s’ka gatuar, asnjehere gjelle me vete. Mua
me ka rritur motra ime, moter sa me dogje shpirtin eja, eja e me bej nje
petull me pak krype.
Shisheja vajit helm kishte patur e si duket mire nuk ishte lare, nena ime
gjithe ka pertuar t’I laj enet me ilaxh e me sapune; kot su ecte barku
kalamjve.
E kane vene mbi tavolin, plot me petulla tepsine. Petullat ne gurmaz kane
ngelur. Erdhen dajot, dajot t’i varrosnin se nuk di asgje une nga zakonet e
komshijte qe jane fisi yne nuk kane dashur fare te afrohen.
Qene penduar edhe me cuan fjale, nese do ta hapja porten kur ma sollen te pa
jete vellain e vogel, kur ma sollen kufomen e Nikut nga Greqia. As nuk thashe
te mos vinin e as nuk me shqetsoi mosardhja tyre.
E po erdhen kujt do t’ia bejne qefin? Nje pertaci qe po vdes urie apo Rudines
qe ka lene gjithe fisin pa martuar. Se vec emri, emri eshte I saj por mbiemri
eshte I te gjitheve e Rudina e ka perlyer te gjithe fisin tone.
U plaken vajzat qe kane mbetur pa martuar. U plak edhe Kumuria. Kumuria shkon
e vjen ter diten, njezet here ne dite para portes sone. Sa here sheh qe se kam
pare, kthen serish dhe kollitet kur kalon per here te dyte. Cfare kerkon ajo
nga une? Ajo bej sikur s’shikon e une bej sikur z’degjoje, “Jo nuk do te shohe
me sy, po nuk fole ti me goje!”
Ne nuk jemi me femije. Nuk shkojme me te mbledhim thana ndane perroi. Prind e
tu ma kane zene rrugen. Kopshti im ka mbetur djerre. Kopshti ku sa here lozem
burre e grua. Mblidhnim byk nga lemi per dyshek.
Iken vane ato kohra. Me te kuq I lyente faqet, me te kuq I lyente buzet. Beja
sikur shkoj ne pune, ajo thoshte “Kthe nga puna!”, beja sikur flija gjume ajo
thoshte “Jo, rri zgjuar!”
Ajo nuse behesh mire por une kurre nuk mesove se pse deshte te jem dhenderr e
cfare desh te bej me mua. Sa u lodh e pastaj zuri shoke te tjere per te lojtur
neper ferra; si skan turp qe ashtu lozin,- lakuriq.
Ishin ndryshe djemte e fshatit. Djemte qe iken matan detit bashke me Rudinen
time. Une merhumi rri ketu, ketu mbeti dhe Kumuria qe sa vjen afer meje e ze
kolla.
Me perbuzin me urrejne qe nuk vura e s’po ve ne vend nderin e familjes. Por
une sngrihem dot nga vendi.
Po te ngrihem pak nga vendi syte mbushen xixa-xixa nga pangrenja e nga lodhja.
“E si te shkoj une pertej portes, pertej fshatit pertej detit per t’I ndrequr
qefin motres?”
Rri e pyes veten time “Pse te ndodhte kesisioje?”
Porta ime eshte e hapur. Miqte s’trokasin me ne porte, kurre, kurre s’kam
bertitur “bujrum” qe nga vatra ime. Porta ime nuk ka lloz. Porta ime s’eshte
mbyllur kurrnjehere. Kush do vij e cfare do vjedhe, vetem pleshta ka ketu. Me
han koka. Kam nje jete qe nuk kam qene me ne pyell, per te mbledhur nje krahe
drure, qe te ndez nje zjarre te madhe, te ngroh ujet e ta djeg e perveloj
lekuren qe gjithe kruhet.
Kalamajt e lagjes sime zgjasin koken qe nga porta edhe thone: “Ehej Lolo,
mbylle porten se na qelbe gjithe katundin!”
Nuk u theme asnje fjale. Se dikur vete kam qene mosha tyre. Djemte qe iken
matan detit me Rudinen, jo nuk iknin petej meje asi kohe se nuk qelbnin asi
kohe rrobat, qaseshin e me vinin prane, sa here kthehesha nga shkolla, sepse
kisha supe te ngrohte, supe me mish. Ma rrembenin lugen qe nga dora. Ata
hanin gjellen une shikoja, nuk I shtyja e as nuk qaja, krejt keputur sillja
tasin zbrasur edhe prisja kur te behej darka. Me kane marre gjithmone neper
kembe. Qe te gjithe pervec Rudines.
Rudina na ka rritur edhe mua edhe Nikun. Se baba punonte deri vone ne
magazine. Nena lodhej me femijet e botes ne cerdhe s’kishte kohe per femite e
saj ne shtepi.
Ja atje shikoj, shikoj tani, pertej portes, shikoj veten tek afron neper
hapsiren e kujteses sime. Canta e librave, prere e qepur me pelhur; hedhur
krahave. Ketu ku une qendroj tani eshte Rudina qe hap krahet dhe me thote
“Hajde beje motren xhan!”
Edhe iki neper vite, vrapit prap I jam leshuar ta pushtoj ta ze me duar motren
time. Ulet e me pret syqeshur prap Rudina. Nxitoj t‘i hidhem krahesh si
dikur, por pa mbrritur ajo shfaqet krejt e zhveshur- si guxoj motren time ta
shoh zhveshur. Si s’me mbron Perendia nga mekatet. Si se flaka nga kujtimet
ku ka mbetur? Si se bera zemren time njeher gure, ta harroj qe kam patur moter
fare? Pse e shoh lakuriq edhe kur zgjatet te me puth, te me pushtoje?
“O Zot une jam krejt I cmendur, dhe ashtu krejt te zhveshur kam nevoj ta marre
e te me marre ne krahe se nuk kam, nuk kam me tjeter. Pse te ndodhte
kesisioje?”
Vetem Rudina me ka mbetur. Motra ime nuk eshte engjelli qe kam njohur, motra
ime eshte femer qe del rrugesh. E une kurre nuk e vrava motren time. Sa here
bera planet per ta vrare po kush do te me jepte mua vizen per te shkuar matane
detit, une humb rrugen pa mberritur ne Shijak te Kater Rruget. Thone se ikin
djemte me peshkarexha, thone se blejne lundrimin me para. Skam para per te
blere rrugen time nen kallume varkash ku te mirret fryma. E une jam me azem
gjithe semundjet qe ka bota I ka zbrasur brenda meje. Po me iken mend do te
nisem, po u nisa do me mirret fryma, do te vdes e do me flakin dallgash.
Sa djem u mbyten neper dete keto vite! Kemi hapur tre varreza per pese vjet ne
Manez. Te gjithe varret mbushur me te rinje. Vijne te vrare nga grekerit ne
kufi. Vijne te mbytur nga shqiptaret neper dallga. E neper varrime vijne
pastaj pushtetaret, qe ndajne dhimbjen me fshataret nder varreza, si kane ndare
parate nje dite me pare me skafistet qe kan mbytur djemte e tyre.
Pushtetaret jane si motra ime.
Motra ime eshte femer rruge, si ma thote goja ate fjale-, lakuriq si kurve
shfaqet motra ime, embelsisht si engjell me vjen prane dhe iken pa me folur
fare.
Si nuk erdhi, si nuk erdhi motra ime. S’kisha se ku ta vija koken kur varrosem
prinderit. Si nuk erdhi qe t’I shkulte floket, si nuk erdhi qe t’I cirrte
faqet kur na sollen nga Greqia Nikun vrare me sacme, thua te qe derr I eger.
Po na vret e po na shfaros bota se nuk pysim me per njeri tjetrin, me gjytrima
mbeti Shqiperia, me sakate.

SAMI GJOKA
Marre nga vellimi “Rrefime Shqiptare”

__________________

Malli Per Petron

--------------------------------------------------------------------------------

Malli Per Petron

Nga Libri Rrefime shqiptare
Sami Gjoka

Kam nisur ta urrej Shqiperine. Kjo eshte tragjedi.
Qe tutje degjoj rrotat e qerres se Merit, dhe parandjeje ne vetvete ato pyetjet
e tij te perhereshme.
“Ke qene gje andej nga Petro? Ke marre vesh si I’a con Petro? A di gje kur
kthehet Petro?”
Duhet te te celet syri, duhet te te ngopet zemra kur njerzit pyesin me kaq
malle, per njerzit e familjes sate. Herpas’here pyes veten pa mundur ta qetesoi
dot mendjen time te erret, qe prokupohet me cikerrima. Nuk kam mundur ende ta
shkoqis arsyen pse gjith ky interes per Petron. Plot djem kane ikur nga fshat
yne. Ca bejne stazhin e Parties neper male, ca te tjere mbaruan shkollen
ushtarake dhe u degdisen te mbrojne kufinjte e Shqiperise, te mos preken nga
Shqiptaret qe u merr koka ere neper baltrat e Manzes dhe ia japin vrapit per
gjetiu. Iken e u harruan e askush nuk pyet per ta mengjez e mbremje si per
Petron. Nuk e di, si mund ta di ne eshte vertet mall per Petron apo thjeshte
rrespekt per mua. Jo rrallehere kam konkluduar me ate llogjiken time prej
skeptiku te semuar, se interesimi I tepruar per Petron nder fshataret e mi vjen
si shkak pishmanlleku. Si duket ata ka nisur t’i mundoje fakti qe dikur e
kalonin masen, me humorin qe te dhemb e me fjalet qe te vrasin, kur tallnin
Petron?
-Rri ti o dhembeshkulur!- I thonin shoket sa here do te kundershtonte qofte
referimin e futbollit ne televizor, qe s’ishte e s’kishte pse te ishte puna e
tyre, qofte mbjelljen apo kullimin e tokes, per te cilet kinshin ardhur ne kete
bote e jetonin ne kete fshat. Te tjeret flisnin sa te canin koken. Jo
Perrnaska, jo Ballgjini, jo Leshteni jo Sejdini, por jo Petro se pa thene nje
fjale Petro do t’I prishnin aty per aty, me,- “Pash zotin qepe gojen, mbylli
ato dhembe qe mi ke hapur si porta e Mustos!”
E tani qe Petro iku edhe vjen nje here ne vit, tani pyesin. Me bezdisen dite
per dite me te njejat pyetje.
Une kam frike se jam I lig. Mbase jam vete I pa sinqerte qe dyshoj ne
sinqeritetin e pyetjeve te tyre. Bile nganjehere mendoj edhe me keq akoma.
Kam idene se ata as nuk presin e as nuk duan atje ne fund te zemres se tyre, te
degjojne nga goja ime ndonje fjale te mire per Petron. Ndaj u them me plot
gojen, “Oh Petro, medet ne te gjoret thuaj, po Petro, Petro si mbret e kalon
atje ne mes te Tiranes”. Perse erresohen syte e tyre? Cfare kane pritur ata,
t’u thoja? . A mos deshen qe tu them “si per dreq I vete jete, eshte penduar
shkatrruar, po nuk kthen nga turpi I botes” Perse nuk u urdhka mire qe me
ngrysen e me s’flasin apo ua prish humorin idhtesi e fjales sime? Ata presin
qe nje dite tu pergjigjem e tu them, pak a shume at shprehejne e pendimit te
largimit nga vendelindja “Guri I rende ne vend te vet!”
E mllefi brenda meje rritet. E me s’mbetet madje mllef. Kam nisur te urrej
gjithshka perreth. Kam nisur ta urrej Shqiperine. Kjo eshte tragjedi. Te mos
duash vendin tend! Eshte e dhimbeshme, por eshte fakt. Mendoj se dua ta
braktis kete vend, te iki nje cast e me pare nga kjo bote e piste, nga keta
njerez qe shtiren sikur jane gati te vdesin per ty, por ne fakt as u shkon nder
mend ne je a s’je gjalle.
Dua po ja qe se braktiskam dot. Jo nga frika se do te me internojne, kushedi se
ku me larg e me keq akoma njerzit e shtepise, qe domezdo do ta bejne, por
ngaqe jeta qenka po aq e shtrenjte per ta humbur sa ceshte e pavlere per tu
jetuar. Te vrasin si qen atje nder tela, oficeret qe kane lene Manzen, me keq
se Petro, e si kerrme te hedhin neper gropa; pa varrosur te lene atje ku korbat
nuk te lene mishi nder koska.
Epo edhe une nuk jam ndryshe nga burrat e tjere te fshatit tim qe edhe I kane
marre zet grate e tyre edhe parp nuk mund ta imagjinojne jeten pa ta. Ja ketu
do te rri e ketu do te plakem, ketu do ta mbyll jeten time ne mes “ah” e ne mes
“oh-ve”. Grate cirren, cirren ngjiren. Shajne paturpesisht e mallkojne njera
tjetren me zerin qe ngrihet ne kup te qiellit. Pika burrave, burrave qe
heshtin! Burrat ikin, burrat vijne e shkojne, grate llapin, llapin e nuk
reshtin.
E cte bejne, cte bejne ata? Ata nuk kane as fuqi t’I ndalin, as durim t’I
ndreqin.
Pati fat Petro qe iku e nuk ia sheh me bojen ketij fshati. Rrobat e tij nuk
lagen me ne shi, kembet e tij nuk ngecin me ne balte.
“Ke qene gje andej nga Petro” - Pyet Meri dite per dite.
“Nuk kam qene” dua te uluras e te them. “Une nuk kam pare te blej nje pal cizma,
ku ti gjej paret te shkoj ne Tirane?”
Kembet e mia jane pa corape, mbeshtejll me lecka te me mbrojne nga nrgicat,
mbeshtjell me plasmas te me mbrojne nga lageshtira, plasmas te vjedhur nga
serat e kooperatives, lecka, me copen e nje thesi qe vodha kur mblidhnim
patate. Cizmet care e shpuar. Lodhur e derrmuar kthehem nga parcela ku
brigadieri ankohej se vija e kanalit vinte e harkuar.
E hajde tani jepi llogari edhe gruas, pse rroga e 15 diteshit nuk eshte tamam.
Se nuk e solla drejt ate dreq kanal. “E cfare ke bere drejt ne jeten tende ti,
paradegjoje ankesat e saj. Grua nga fshati. Pak kam hallet e mia po te rri e
te degjoj edhe denglat e saj. Hajde dhe martohu po deshe.
U tallen me Petron fshataret e mi se na paskesh mbetur pa martuar. Te na rrojne
grate ne te tjereve, tani te na rroje fshati. Mezi terheqim kembet neper balte
kurse Petro kthehet rehat rehat nga turni I dyte, sikur ska qene ne pune porn e
kabare; qef a qef eshte atje. Punen si ma do, xhiron si ma do, veshen si ma
do. “Si eshte Petro? Si mbret eshte atje ne shtepine e tij ne mes te Tiranes.
Merr nje sy gjume tek Vorri I Bomit, pastaj autobusin e Porcelanit dhe ne
qender te Tiranes, ku pret Malin, te vij nga Fshati yne se ka marre rrogen Mali
elbete.
Ik! – I ngrysem vetes,- a mos iksh dot kurre, dridhem, perpelitem si krimbi nen
gure!
Kur Petro iku ne Tirane u tallen bota e thane, “- Kushedi cka marre ndonje
rruspie?” Se mos I thane ata fjale nga dhembshuria? Se mos aq u ben atyre me
ke flen naten Petro? Nga inati kane folur, se per meri jane gatuar e prej
mllefit u ka shkuar jeta si per dreq.
Kur vjen Petro nga Tirana, dhembet vene e rregulluar, hapni o, I’u placin syte,
shihni se c’perri ka grua! Petro eshte c’ferkoni syte o sy zgurdulluar, Petro
dhembeshkulur qe paskit harruar.
“Oh sa dhemb kjo zemar, ah sa kam duruar” Si ma shanit Petron qe vete kam
shemtuar.
Dhe nder gjithe fshataret qe koken te cajne, se ku eshte Petro, eshte a s’eshte
gjalle, vjen nje plak me qerre, me zhurm e potere, ngaqe eshte shurdhuar flet
me shpelle te larte.
- Ke qene gje nga Petro? Kur vjen Petro valle?
Me gjunjet keputur, trupin pa fuqi, vjeni Meri, kerrusur, sikur shkon drejte
vdekjes pas qeve qe mezi terheqin, kembet e veta. Qe nga larg degjohet
kerrkellima e rrotave pa graso teksa qerreja hyp-kercen gure me gure.
Kur kalon aty perbri e ngre zerin, sikur flet diku qe nga maja bregut.
“Eh, Oh” ben kur ndal perballe. Me veshtirsi drejton kurrizin e tij te dale,
ndersa eshtrat kercasin per nen rroba si dega lisi.
Sa here vjen e qaset prane, ja keshtu e ngre zerin.
- A di gje kur vjen Petro?” Nuk ka Manza djale si Petro. Kur te shkosh m’I bej
te fala. Se u ndame e u harruam persegjalli.
Epo njeriu njehere de pyet. Mengjez e mbremje dy here ne dite, me del perpara te
dalshin syte, me ate pytjen si thumb hosteni.
Qete kane ndalur gjith pertim e as duan te levisin me nga vendi.
I shoh ashtu te rraskapitur, si Shqiperia ne te rreshqitur moshes se pjerret te
pleqerise.
Ne imagjinaten time Shqiperia ka ardhur e ka ikur hespashere ne kohe te ndryshme
me fytyre te krejt-ndryshuar.
Ne vargun e gjithe Shqiperive mberriti sot edhe Shqiperia ime e plakur, mbase,
para kohe.
Mbaj mend nga feminia ime, si fshati mblidhej hidhte valle jave me jave atje tek
vatra e kultures, e kerciste pija e jehonet kenga, se shkonte fest’ e vinte
festa, festa e korrjes se grurit, festa e vjeljes se rrushit, festa e Enverit,
festa e flamurit;por Enveri iku erdhi pleqeria, s’ka me buke hambari, ska
qumesht tepsia, fshataret nga aratvijne si nate me naten, zgjidhin qent leshuar
e mbyllin dritaren, me zemer te dridhur fshehur degjojne radion “Ju flet
Vatikani, ju flet Amerika, Shqiperi e plakur, sos tu soste dita!
Perballe ja tek eshte Meri, njeriu i ri qe Partia gdhendi pak nga pak e dite me
dite qe ne dore mban hostenin, rreh e shpon e shtyn Shqiperine drejt vdekjes.
Shqiperia ka ndalur e ka ngrire pas hostenit- nuk ka me per nje cast kerkellima
qerreje; qete mbajne ne qaf kularin te mos bjere, te mos prek token se pastaj
me smund te ngrihen. Jo se di ne mbajne qerren te mos bjere e mos rrezohet apo
varur jane kularit se ne kembe me sqendrohet.
-U beme te huaj,- vazhdon Meri, flet per Petron- u ndame se gjalli per ate zot.
E di sa me ka marre malli.
-Do t’I them kur te vij te mos shkoj pa te takuar.
I shtrij doren I them naten, edhe iki fillikat.
“O Petro na mori malli, malli na ka perveluar, dil si zdole me nga fshati!
Buza bene te qeshe tek te sjelle ndermend veshur katandisur si zotri I rende.
Syri bene te qaj se nder mend te mbaj, shtrire e pergjakosur ne mes te oborrit.
Iki rruges me te shpejte. Edhe shkoj ne dhomen time. Dhomes ku u rritem bashke
Sa gjate rri ashtu ne kembe, heshtur, humbur ne mendime. Petro nuk eshte me.
Me duhet te fle. Por gjumi nuk me ze deri vone, se syri djeg e njom jastekun.
Sa me shume koha iken aq edhe me dhimbshem me rri ne mendje ai moment qe ma griu
shpirtin tash sa vite.
Une do t’I sillja druret nga pylli mbremje per mbremje, mua me ngrinin pa gdhire
te caja druret me nje sepate qe kurre sqe mprehur e hic nuk priste, me nje
sepate qe kishte bishtin me te gjate sa isha vete, une do ta coja lopen, para
se te nisesha per ne shkolle te Bregu I Fikut, une do te shkoja te blija buket
nate per nate tek dyqanet e kooperatives, e prap po mua me rrihnin se nga
gardhi yne I prishur hynte kali i komshiut dhe I fshinte me gjeth’ e dege, dhe
i shkulte me gjithe rrenje zarzavate e perime.
Kurse Petro, Petro rrinte. Petro vetem bente qef.
Vishej, krihej, pispillosej edhe vrap te Bregu I pusit. Madje pati nisur te
ikte prapa Malit nganjehere, edhe kthehj rrumbulluar nga qyteti.
Prandaj kurre se pata dashur, prandaj prinderit kam urryer. Se ata I’a krihnin
bishtin.
E kam marre tek Bregu Pusit, mendje-lojtur, gjak-rrembyer, une I marre ai I
ndrojtur, e kam share e e kam fyer, kam mbyll porten e oborrit, shqelm e grusht
I kam kercyer.
Petro fjale s’nxjerr nga goja, Petro dore kurrre ska kthyer. Petro cirret
lebetitet, Petro gjak nxjerr nga goja, qarr I prere bje permbyset permbi guret
e oborrit.
S’mbaj me mend pse e kam rrahur, si s’mu tha m’u thafte dora, si vellackos I’a
shkul dhembet.
Nene e babes vrik leshohet, si e gjet ku e gjet forcen, si ne kembe pa shkop u
cua edhe sulet drejtim meje?
Ka marre mashen edhe lutem “gjuam nene cama koken!” por eshte plake, I dridhet
dora. E merr ana dhe rrezohet siper Petros.
E kam ikur, I’a dhashe vrapit, e jam ngjitur lart ne kodra. Qaj permbysur ne
ullishte.
Petro me nuk ngrif-gurgufet, Petro me nuk di te qesh, “Rri,- i thone tek Gryka
Pusit,- o dhembeshkuluri I shkrete”.
Kur mengjezit brigadieri, hijerende vjen ndane punet, vajzat rrine e presin
djemte, por jo Petron qe gjith struket, buzmberthyer ne nje kend.
Vajzat iken moren udhet, nen dajre e nen gazel, fshati mbet si dege pambuku kur
pa gjeth’ pa bohce ngel.
Edhe iken rrodhet vitet, feminia qe ze rritet, Petron nuk e qasi prane. Prandaj
Petro me nuk shihet as ne are as ne shtepi, as nuk del te Gryka Pusit,
nis-e-vajti ne Tirane pas Maliqit qe nder klube vjen e skthen me ne shtepi.
Shkoj nje dite e shkoj nje jave, Petro skthen e nena qane “Si na doli deret
cuni?”
Ka mberritur telegram nga Tirana. Petro qe nuk gjeti nuse ne katund, Petron qe
se qasnin vajzat fare, na ka ikur kollovar, edhe dhembet nder dentiste paska
vene e rregulluar.
E tani kur kaloj rruges, takoj Merin cdo mengjez, cdo mengjez qe me pyet;
- Ke qene gje nga Petro. Si e kam Petron. Na mori malli na mori.
Dera ka trokitur, Petro ka mberritur, kafen kemi pire te dy jemi nisur per te
Gryka Pusit.
Le te vijne tani e te tallen me Petron, femrat qe nder kembe terheqin femijet e
tyre hundepalare.
Drejt nesh po vjen Meri. Qerrja bosh ai mbi qerre. O zot se cmrekulli. Ja tek
afron qerrja. Kam frike se eshte plak e do t’I bjere hosteni si nengjyshes
sime kur I iku shkopi dhe ra mbi Petron e gjakosur.
E di qe nga pleqeria do te qaj. Por do ta le te qaj se nuk qane per Petron qane
moshen e vet. Qane se mbase kur Petro te vij serish ne fshat ai ai e jo Petro
hnuk do te jete me, se ska fuqi e do te dal ne pension, e fshataret vdesin nja
jave pa pensionit.
U plaken pleqte u bene femije e qajne me prekeshem se femijet.
Ja tek afron qerreja. Ja erdhi prane fare. Por Meri nuk ben ze nuk flet me. I
eshte mekur goja, I eshte errur syri, se ka nje jete qe pyet per Petron.
Ja tek erdhi qerreja, ja tek eshte perball.
- Mirmengjes Meri!
Meri hic nje fjale! Djall o pleqeri, Mer s’sheh me sy!
- Meri,- them,- eshte Petro!
E pash, e pashe,- tha Meri dhe bram mbi ka hostenin.
Qerreja vazhdoi rrugen.
“A me rrofsh o Meri!”
Si kermilli strukem edhe zbres nga qielli me kembet ne toke. Qeshjet dhe
levdatat, malli shqetesimi sa per sy e faqe jane ne kete bote.
Kur ktheva ne mbremje Meri prap bertitiur:
“Hej ku eshte Petro, si more ka ikur, pa na pershendetur? Ma ka vrare
zemren, ma ka prishur qefin.
Sami Gjoka

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
 
Sami Gjoka
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Sami Frasheri
» Albert Gjoka
» Violeta Gjoka

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: