Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Albade.com


 
PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  ForumForum  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.123.st". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

 

 Zef Serembe

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Male
Numri i postimeve : 3223
Age : 38
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

Zef Serembe Empty
MesazhTitulli: Zef Serembe   Zef Serembe Icon_minitime12/9/2009, 14:17

Vrulli poetik i Zef Serembes


Zef Serembe
1844-1901

Zef Serembja lindi mė 6 mars 1844 nė fshatin arbėresh San Kozmo Albaneze tė Kalabrisė ose Strigari, si i thonė vendėsit, ku zakonet dhe gjuha shqipe janė ruajtur deri sot. Fshati ndodhet mbi njė kodėr tė veshur me vreshta, me portokalle dhe limonė, me pamjen e detit Jon nga lindja. Kjo natyrė e ėmbėl dhe e ashpėr, qė tė kujton deri diku Shqipėrinė, u bė njė element me rėndėsi i veprės sė poetit. Personaliteti i Serembes si krijues u formua nė vitet e zjarrta tė lėvizjes kombėtare italiane tė viteve 1848-1860, ku i ati mori pjesė aktive, aq sa u dėnua me vdekje nė mungesė nga qeveria burbone dhe u detyrua tė endej maleve si komit. Ndėrkaq, lėvizja kombėtare nė Shqipėri u fuqizua, u shpeshtuan kontaktet e arbėreshėve me kėtė lėvizje. Edhe Serembja tregoi interes tė gjallė ndaj pėrpjekjeve pėr liri tė vėllezėrve pėrtej detit. Madje, ai ishte i pakėnaqur nga dobėsia e kėsaj lėvizjeje dhe i hodhi shigjeta, satira tė dhimbshme nė vjershėn “Vrull”. Gjurmė tė thella tė dhimbshme nė shpirtin dhe krijimtarinė e poetit la dashuria e pafat pėr njė fshatare arbėreshe, qė mė vonė kishte emigruar nė Brazil, ku edhe vdiq pas pak kohe. Dėshira pėr tė parė varrin e kėsaj vajze si dhe shpresa qė tė pėrmirėsonte gjendjen e vet ekonomike, e bėnė poetin tė nisej mė 1875 pėr nė Brazil. Pa kaluar as njė vit ai u kthye nė Itali. Por pėrsėri duke mos mundur tė duronte gjatė atmosferėn mbytėse qė sundonte nė Italinė e Jugut edhe pas zhdukjes sė tiranisė sė Burbonėve, poeti u nis sėrish pėr nė Brazil. Aty e mbyll krijimtarinė e tij letrare me dy poezi, qė dėshmojnė se ai nuk e humbi kurrė shpresėn te lėvizja kombėtare shqiptare. Mė 1901 ai e mbylli jetėn nė San-Paolo tė Brazilit, nė njė gjendje ēmendurie.





Zef SEREMBE

KĖNGA E MALLIT

TĖ PARė

Dėgjo, vash’, kėngėn e par’

qė ta thot’ njė djal’ bujar,

Dėgjo, vash’ kėtė kangjele

q’ėshtė e butė posi dele.

Njė e djelė ishte pagdhirė

tėrė dritė e gaz tė dlirė.

Dolla jashtė e s’kish njeri,

kisha helm, jo lumtėri:

E njė vashėzė kėrkonja

po hirplote, siē e donja.



* * *

Mesha e madhe, ja po bie

e nga kisha mėn i shtije;

Dola: vashėzat po vinin.

qetė e lehtė nė kishė hynin.

Asnjė vash’ s’m’u duk e mirė

e asnjė s’ m’ ip dėshirė,

Dhe kjo zemėr psherėtonte,

se nuk gjente kė kėrkonte.

Po kjo zemėr u gėzua

tur njė vashėz u afrua,

Kur te sheshi ajo shkonte,

tėrė sheshi dritė lėshonte.

I shkėlqenin ata sy

qė nuk shihnin as njeri,

Si njė fluturėz e lehtė

vej nė kishė e zhdukej vetė.



* * *

Kur e vrejta, kur e pashė,

“Sa e bukur!” sakaq thashė.

Qė ahere s’pat pushim

ky i mjeri shpirti im.

Ditė e natė un’ e kujtonj,

nat e ditė e dėshėronj;

Posi hije pas i rri,

e vėshtronj me dashuri,

Kur mė sheh e mė ve re,

ndjej tė madhe njė hare.

Kur mė flet e mė shikon,

zemrėn njė shigjet’ ma shpon.

E kur vjershėn ajo shtije

duket se mė vjen tė bije!



* * *

E kur gjumi pra mė zė

unė nė paqe s’mund tė flė:

Me at sy n’ ėndėrr mė rri,

qė tė fshehur kan’ magji.

Se m’do fort ajo mė thotė

edhe nxjerr dy pika lotė:

E tek veshi mė rrėfen

se sa mall pėr mua ndjen.

Asaj dorėzėn ja ngas,

buz’ mė buzė asaj i flas,

Edhe mezin ja shtrėngonj:

duke e puthur un’ gėzonj.

Pra si nj’ ėndėr vete e shkon,

po nė zemėr mė qėndron.

Kushedi a mė dėgjove,

mallin tim a e kuptove?

Kushedi tek ti a foli

malli e zemrėn a ta ndolli?

Me gjith’ zemrėr un’ t dua,

se fort mė pėlqeve mua.

Ti me mua, vashėz, eja,

se tė dua si veteja.

Tok tė rrojmė te ky dhe

si nė zi e nė hare.

Tok tė rrimė nė rini,

tok edhe nė pleqėri.



MĖ TĖ BUKURĖS

QĖ ĖSHTĖ NĖ STRIGAR



Nga katundi u largova posi i bjerr,

vajta nė luftė e u gjeta i vetmuar:

Atje, larg nga ty, rrinja zemėrējerr,

Midis tė huajve u gjeta i shkretuar:

E zėmra ty keq fort tė dėshironte

Edhe pika mė ra se s’tė takonte.



Gjaku rridhte nė truall si ujė kroi

Dhe fare jetėn time s’e mendova,

Mbi mua vapa e madhe e bora shkoi,

Me nxitim tėrė honet i kaptova

Dhe dėnuar si hutaq nė gjithėsi

Pėr ty mendonja plot me dashuri.



Pėrnatė, tash qė u mblodha nė shtėpi,

Te dera jote si bilbili kėndoj.

O faqemollė, o vash ‘ me synė e zi,

Ta shkoj jetėn me ty un ‘ dėshiroj,

O mollė e ėmėl, qė nė degėz rri,

O gozhdėz ari, qė mė vjen nė gji.



E pse mė bėn tė qaj me psherėtime?

Vėrtet, zemėr nuk ke, o ti moj vashė?

Mbaje, se lule e rrallė ėsht ‘ zėmra ime,

Dhe mirė e di se tyja krejt ta dhashė.

Shumė e keqe mė duket mua kjo jetė,

Po jetova pa ty me tė vėrtetė.



O vashėz faqekuqe, qysh aherė

Unė po qaj me lot e me dėnesė,

Se pa ty e ndjej veten krejt tė mjerė,

Nuk di ē’ėsht ‘ paqa dhe po rroj pa shpresė,

Dhe vetėm varri do mė jetė i lehtė,

Kur i harruar do tė jem nė jetė.



Vrull



Zogj tė bukur kėndojnė me hare,

po zemra do t’mė plase mua nė gji.

I helmuar e shkoj jetėn te ky dhe,

mėrzitem nė katund, nė vetmi.



Hapet pėrpara meje deti i shkėlqyer,

qė zgjon nė trutė e mi mendime shumė,

e shqetėsimi zemrėn time ējerr,

aq sa vetėm pushoj kur bie nė gjumė.



Arbėri matanė detit na kujton,

se ne tė huaj jemi te ky dhe.

Sa motė shkuan! E zemra nuk harron,

qė nga turku mbetem pa mėmėdhe...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.123.st
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Male
Numri i postimeve : 3223
Age : 38
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

Zef Serembe Empty
MesazhTitulli: Lirika   Zef Serembe Icon_minitime12/9/2009, 14:18

Serembja shkroi vjersha, poema, drama. Po pėr shkaqe tė ndryshme vetjake dhe ekonomike, vetėm njė pjesė e vogėl e krijimtarisė sė tij ka arritur gjer te ne. Pėr poetin mund tė gjykojmė kryesisht nga vėllimi italisht qė botoi sa ishte gjallė, dhe nga vėllimi Vjershė, qė e botoi mė 1926 nė Milano i nipi.
Vitet e fundit studiuesit tanė dhe arbėreshė kanė arritur tė gjejnė njė pėrmbledhje me 40 sonete, tė botuara italisht nė vitet `90 qė dallohet nga protesta e hapur shoqėrore, po kėshtu mjaft dorėshkrime poetike qė nuk njiheshin, dhe njė numėr tė madh lerash nga korrespondenca e tij. Tė gjitha kėto hedhin edhe mė shumė dritė pėr Seremben si poet. Vjershat qė trajtojnė motivin patriotik, janė pothuaj tė pakta, por tė pasura nė problematikėdhe nė vlera artistike. Serembja ka meritėn se jep kushtrimin pėr luftė kundėr turkut jo nė mėnyrė tė tėrthortė si De Rada, por tė hapur. Qė nė vjershėn "Rrutullupė" ("Vrull"), e shkruar para vitit 1860, duket shqetėsimi e padurimi me tė cilin e vėshtron Serembja fatin e atdheut. Nė katėr strofat e kėsaj vjershe, qė ėshtė nga mė tė realizuarat pėr antitezat tronditėse, vrullin luftarak, konēizitetin e thjeshtėsinė, shkrihen malli pėr atdheun e tė parėve, dėshira pėr ta parė tė lirė, urrejtja pėr pushtuesin, besimi nė tė ardhmen "Nga urrejtja ngrihet shpresa dhe ndriēon". Idetė e shprehura nė kėtė krijim poetik tė hershėm, do tė pėrshkrojnė gjithė poezinė patriotike tė Serembes.
Nė vjershėn Detari, gjejmė heroin luftėtar pėr ēlirimin e atdheut jo mė si figurė historike, por si luftėtar tė ditės, si hero qytetar dhe nė kėtė kuptim mund ta quajmė kėtė vjershė ndėr mė tė pėrparuarat e Serembes dhe tė kohės. Megjithėse shtjellohet brenda njė kornize konvecionale, tė cilėn mund ta ketė pėrcaktuar folklori (njė detar lė vashėn dhe shkon tė luftojė- nuk kuptohet ku dhe si- pėr lirinė e atdheut), vjersha ėshtė aktuale pėr problemet qė ngre. Atė e pėrshkron ideja e lartė e vėnies sė interesave tė atdheut mbi ato vetjake. Konflikti midis sė veēantės dhe shoqėrores zhvillohet nė plan lirik dhe zgjidhet nė pėrputhje me karakterin militues tė letėrsisė arbėreshe, ku shkėlqen mė qartė nė vjershėn kushtuar. Dora d'Istrias, Zonjės Elena Gjika, ku ndihet njė notė e re nė letėrsinė tonė, hedhja e parrullės sė bashkimit tė tė gjithė popullit shqiptar nė luftė tė armatosur kundėr osmanėve dhe parashikimi i ditės sė lirisė. Dėshira pėr liri kombėtare nė shpirtin e poetit ėshtė e pashkėputur nga dėshira pėr lirinė e gjithė popujve. Prandaj ai u kėndon me entuziazėm lėvizjeve ēlirimtare tė popujve tė tjerė, duke ndier krenari tė ligjshme pėr rolin qė kanė luajtur shqiptarėt nė kėto lėvizje ("Pėr lirinė e Venetisė", "Koroneut").
Poezia e Serembes me tematikė patriotike shquhet pėr optimizėm, pėr frymė luftarake dhe pėr besim tė patundur nė tė ardhmen e lėvizjes kombėtare. Nė vjershat mė tė goditura kjo shprehet me konēizitet, pėrmes njė figuracioni tė fuqishėm; nė tė tjera ka retorizėm, po ai shkrihet nė ēiltėsinė e ndjenjės. Motivi i dashurisė zė njė vend tė gjerė nė poezinė e Serembes. Nė thelb poeti e sheh dashurinė si forcė jetėsore, si burim lumturie. Njė mendim i tillė pasqyrohet nė vjershat qė i kėndojnė lindjes sė dashurisė ("Kėnga e dashurisė sė parė", "Kėngė e gėzueshme", "Fytyra e saj").
Mė vonė lirika erotike e poetit fillon tė pėrshkrohet nga fryma elegjiake. Megjithatė, dhembja e poetit nuk kalon nė pesimizėm, po mbetet thellėsisht njerėzore. Veēanėsi e poezisė sė Serembes ėshtė analiza e hollėsishme psikologjike e ndjenjės. Ciltėrsia, njomėsia dhe thellėsia e ndjenjės i japin poezisė erotike tė Serembes njė vlerė tė madhe njerėzore dhe pėrgjithėsuese.
Poezia e Serembes ėshtė e pasur nė problematikė, nė tė pėrfshihen edhe motive tė tjera, si: motivi shoqėror, i natyrės, motivi filozofik, motivi fetar, tė gjitha me nota autobiografike. Nė njė pjesė tė madhe tė kėtyre vjershave shprehet revolta e poetit kundėr shoqėrisė qė e rrethon. Kjo revoltė ėshtė e vetėdishme dhe e fuqishme, po poeti nuk e sheh qartė shkakun e padrejtėsive shoqėrore, prandaj dhe demaskimi qė u bėri atyre tingėllon abstrakt, etik. Serembja ka ēaste qė i drejtohet fesė. Vjershat e tij fetare shquhen mė tepėr pėr revoltė sesa pėr misticizėme fatalizėm. Disa prej tyre kanė vlera tė ndjeshme artistike, qė vijnė nga thellėsia e analizės sė ndjenjės. Midis tyre spikat pėr bukurinė e tij soneti "Natė", qė ėshtė nė vazhdėn e vjershave tė romantizmit evropian. Kjo vjershė dallohet nga pasuaria e fantazisė dhe fluiditeti plot dritė. Njė sintezė tė tė gjitha motiveve tė krijimtarisė sė Serembes e gjejmė nė vjershėn "Elegji", ku arti i tij ka arritur kulmin, midis spontanitetit tė frymėzimitdhe punės sė kujdesshme artistike. Kjo vjershė mund tė quhet kryevepra lirike e Serembes. Ajo ėshtė, nė tė njėjtėn kohė, njė nga kryeveprat lirike tė romantizmit tonė e, nė pėrgjithėsi, tė letėrsisė shqiptare dhe mund tė krahasohet me lirika nga mė tė mirat e romantizmit evropian.
Nė sonetet e botuara nė vitet `90 thellohet karakteri shoqėror nė problematikė, stigmatizohet korruptimi i kishės, sistemi i taksave, qė rėndontė mbi popullin, synimet imperialiste tė Italisė. Po forma nuk pėrputhet gjithnjė me thellėsinė e brendisė. Romantizmi i Serembes dallohet nga ai i De Radės dhe i Darės, meqenėse, krahas heroit qytetar, nė tė gjejmė heroin kryengritės, qė sfidon shoqėrinė. Edhe Serembja, sikurse poetėt e tjerė arbėreshė u mbėshtet nė poezinė popullore, veēse jo nė rapsoditė epiko-lirike, po nė lirikė dhe mori prej saj jo vetėm motive e figura po edhe mėnyrėn e perceptimit tė realitetit, freskinė dhe natyrshmėrinė qė e dallon. Poezia e Serembes dallohet pėr muzikalitetin e saj. Ky krijues e pasuroi poezinė arbėreshe me vargje e me lloje tė reja, duke lėvruar pėr herė tė parė odėn, elegjinė, sonetin, baladėn. Poeti iu kushtua, kryesisht llojeve tė vogla tė poezisė. Spontaniteti i jep forcėn tėrheqėse poezisė sė Serembes, po edhe e ka ēuar disa herė nė proliksitet e shpėrndarje tė idesė. Stili i tij ėshtė herė patetiko-oratorik, herė intim lirik dhe nė thelb ėshtė analitik.
Serembja ėshtė njė poet i shquar, origjinal nė zgjidhjen e temave dhe nė trajtimin e tyre. Ai nuk shkroi kurrė pa shtytjen e frymėzimit, po edhe nuk lė pas dore formėn artistike. Serembja pasqyroi revoltėn e intelektualėve arbėreshė pas bashkimit tė Italisė dhe, njėkohėsisht, pjekurinė mė tė madhe tė lėvizjes ēlirimtare tė Rilindjes. Temėn patriotike poeti e trajtoi nė njė plan mė aktual, duke i dhėnė karakter kushtrues mė tė hapur. Ai ndėrthurri kėtė temė me probleme shoqėrore dhe e thelloi frymėn demokratike tė letėrsisė arbėreshe. I pushtuar nga idetė liridashėse, ai trajtoi i pari nė letėrsinė arbėreshe motivin e luftės ēlirimtare tė popujve tė tjerė.
Poezia e Serembes dallohet pėr diapazionin e gjerė tė motiveve e llojeve. Ai lėvroi lirikėn politike, lirikėn e dashurisė, lirikėn filozofike e tė peisazhit. Bashkė me De Radėn e me Darėn, Serembja ėshtė njė nga pėrfaqėsuesit mė kryesorė tė letėrsisė arbėreshe tė Rilindjes sonė Kombėtare.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.123.st
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Male
Numri i postimeve : 3223
Age : 38
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

Zef Serembe Empty
MesazhTitulli: Vashės sė largėt   Zef Serembe Icon_minitime12/9/2009, 14:18

Fati ynė ėshtė shumė i fort
Se na jep helme dhe mort

Posi hėnės, posi diellit
Qė kėrkohen kot prej qjellit

Se i shkreti fat i zbon
Edhe kurrė s’i bashkon

Edhe i ligu mire e di
Qė ėshtė drita dashuri

E kur fatin tim kujtoj
Derdh un’ lot e psherėtoj

Plag’ e rėndė s’hiqet dot
Qė mė bėre ti qėmot;

Qenė ilaēe e qenė bare
Qė s’mė vlejtėn mua fare

Nuk pushon ky helm i fort
Qė na jep pėrdita mort


Kėngėtari dhe bilbili

Jam i vetėm nė mesnatė
...si bilbili i pafatė
Qė me zėnė e tij i thotė
...sa mjerime ndjen dhe lotė
Trėndafiles dal nga gjembi
...q’e ka zėmėrėn si shkėmbi
Fėrshėllimet qė kėndoj
...i rrėmbeu mali e pėrroj
Edhe un’, kėngtar i mjerė
...vajtoj fshehtas heraherė
E kėndoj e qaj si dua
...e me lotėt bėj njė krua
Vashė, syt’ m’i pėrvėlove:
...unė tė desha, ti mė zbove
Je si njė tufan qė shkrep
...qė rrėmben e rreh e shqep
Flaka jote mė rrėmbeu
...kurm e shpirt mė dogji e preu
Shkove e zjarri qė mė le
...mė bėn hi, mė fut nė dhe
Ahet qė mjerimi i sjell
...ngrijnė e larg era i shtjell
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.123.st
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Male
Numri i postimeve : 3223
Age : 38
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

Zef Serembe Empty
MesazhTitulli: ELEGJI   Zef Serembe Icon_minitime12/9/2009, 14:19

Si vajza ime e bukur s'ka asnje
e prere,e holle si kumbull drejt me rri
Kur ecen shkon si zog e mbase me
zerin e saj ngre plote harmoni.

I ndan floket ne mes e rrethas ve
gershetin qe i shkelqen krejt ne te zi
i feks ballin qe rreze ze
si gryka e detit ne agim-ne e ri.

Te zeze e tere mend e mall te thelle
syte e saja shkelqejne mese hene
ne mes faqes i qesh hunda e holle.

Ka buzet si merxhan eshte faqe holle
doren dhe zverkun si alabaster vene
Edhe kur qesh sikur te ngre ne qiell.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.123.st
Sponsored content





Zef Serembe Empty
MesazhTitulli: Re: Zef Serembe   Zef Serembe Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Zef Serembe
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Zef Serembe (1844 - 1901)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: