Admin Administrator
Numri i postimeve : 3223 Age : 38 Location : I Don't now Job/hobbies : I Don't now Humor : I Don't now Registration date : 12/11/2007
| Titulli: Backstreet Boys 4/2/2008, 13:30 | |
| Backstreet Boys Backstreet Boys eshte nje grup i perbere nga pese pjestare te rinj nga Orlando, Florida, qe e devijuan boten muzikore nga vetja ne 1995, dhe dy vjete me vone u bene nje fenomen internacional. Ata shiten mbi shtate milion kopje ne te gjithe boten, kane kater kenge "single" ne krye te renditjes se dhjete kengeve me te mira (Top Ten), dhe kane bere koncerte te suksesshme ne Europe, Ameriken Veriore, Azi, dhe Australi. Ne 1996 ata moren cmimin e "Me te preferuarit e Shikuesve ne MTV Europe", duke dale me te suksesshem se grupe te tjera si Oasis dhe Spice Girls, te cilet ishin te favorizuarat e Europianeve. Popullariteti i tyre u rrit ne menyre te pakontrolluar anembane botes, me perjashtim te vendin te tyre, ne SHBA. Ishte viti 1997 ne te cilin Amerika u be e njohur me albumin e pare te grupit Backstreet Boys -- dy vjet me vone se pjesa tjeter e botes -- dhe banda muzikore ndermori nje turne per te fituar edhe zemren e vendin te tyre.
Popullariteti i Backstreet Boys sinjalizoi nje rizgjim te muzikes se adoleshenteve te viteve te meparshme; Backstreet Boys jane nje tip i vjeter grupi qe ka marre nje emer te ri, "grupi i djemve." Muzika e tyre arriti te fitonte nje suksese te atille ne llojin e saj, i cili nuk eshte arritur qe nga koha e grupit "New Kids On The Block" te njohur ne fillimet e viteve '90. Grupi Backstreet Boys ngrihej drejt majave te popullaritetit, nderda nga ana tjeter po vihej re nje renie grupit indian te rokut Nirvana. "Kjo muzike eshte nje aurore e re," ka thene editorja amerikane e muzikes se Shtatmbedhjetevjecareve Susan Kaplow. "Mendoj se konsumatoret dhe industrite muzikore jane gati per kete lloj muzike." Shume observues cinik kane deshmuar dhe ngjashmerite ne imazhin e ketij grupi -- pese djemte me nje konstukt trupor te ndryshem -- dhe shperndajes se fansave te tyre -- vajzat adoleshente dhe te moshes para-adoleshente -- me grupet aq te perzemerta te koheve te meparshme si: New Kids, Menudo, dhe Bay City Rollers. Shumica e ketyre grupeve u shfaqen dhe u zhduken me te njejten shpejtesi, pa lene ndonje gjurme qe te mund te kapej nga radaret e ndergjegjes se publikut. Por, grupi Backstreet Boys thote se ata jane te vecante. Banda e ka fillimin e saj ne Orlando, Florida, ne fillimet e viteve '90. Ne ate kohe te dyja studiot, si ajo e Disney, po ashtu dhe ajo MGM, kishin ngritur themele te forta dhe kishin fituar nje sukses te madh, i shoqeruar ky nga nje pune gjithmone e me e madhe dhe efikase ne prodhimin e filmave dhe ne fushen e ekonomise se tregut. Dy student te shkolles se mesme, A. J. McLean dhe Howie Dorough, dhe nje i sapohyre ne gjimnaz Nick Carter u njohen ndersa frekuentonin auditoret e shkolles. Ata zbuluan nje interes te perbashket ne deshiren dhe pasionin qe kishin per te kenduar dhe shume shpejt ata qendronin dhe kendonin bashke ne cdo kohe pushimi. Mbas nje fare kohe ata vendosen per te formuar nje grup muzikor, por e pane qe u mungonin dhe dy zera te tjere per ti dhene grupit te tyre tonalitetin dhe thellesine e duhur te zerit. Nepermjet nje shoku ata zbuluan Kevin Richardson, i cili kendoi ne nje shfaqje te zhvilluar ne Disney World. Richardson sugjeroi per kushuririn e tij, Brian Littrell, i cili jetonte ne Kentucky, gjate asaj periudhe. U be nje telefonate dhe Littrell pranoi te zhvendosej ne Florida. Me nje entuziazem te madh ata adaptuan nofken Backstreet Boys per grupin e tyre, duke u nisur nga emri "Backstreet Market" ne Orlando, nje vend shume i frekuentuar nga adoleshentet e qytetit. Ata filluan te kendonin kenget me te preferuara te tyre te grupeve te tilla si: Boyz II Men, Shai, dhe Color Me Badd. Me pas, ata gjeten menaxheret e tyre Johnny dhe Donna Wright. Johnny kishte qene Menaxheri i grupit "New Kids on the Block". "Perpara se ti shikoja duke kenduar, nuk isha e sigurte nese duhet te behesha menaxherja e tyre," - ka thene Donna per Billboard. "Grupi New Kids u kishte kaluar koha dy vjet me pare. Por ndersa i degjoja ata tek kendonin nje dritherime entuziazmi me pershkoi te gjithe trupin, nga kembet ne drejtim te kokes. E ndieva se ketu kishte nje fryme suksesi." Kompania Wright, Wright Stuff Management, zhvilloi nje strategji per ta ndihmuar grupin Backstreet Boys ne perfeksionimin e prezantimit te tyre ne syte e publikut, si dhe perfeksionimin e ngrohtesise se muzikes se tyre, ndersa emri i tyre behej gjithemone me i dukshem ne syte e fansave. Ata siguruan njohjen e tyre ne organizimin e shume performancave ne shkollat e mesme. Fansat adoleshente ne fillim paten te njejten deshim qe kishte pershkuar dhe menaxheret Wright, persa u perket grupit Backstreet Boys. Kevin Richardson ka thene per Billboard, - "Ju mund te thoni se ata po mendohen 'Cfare eshte ky', pasuesi i te shumenjohurve New Kids On the Block?' Por menjehere sapo ne filluam te kendojme kenget e favorizuara tonat dhe pasi treguam se ne vertet dime te kendojme, ne i tejkaluam ata ne cdo drejtim." Perfundimisht, Wrights prezantuan grupin ne nje audience "familjare" si: REO Speedwagon, Kenny G dhe Village People. Pika e kulmit kishte arritur ne vitin 1994, kur Donna Wright i kishte kerkuar David McPherson, qe ishte shefi i ekzekutivit te Jive Records, per ti dhene grupit Backstreet Boys nje mundesi per tu degjuar. Ajo e telefonoi McPherson nga nje shfaqje e grupit 'Backstreet Boys' ne Cleveland dhe menjehere e mbylli telefonin. Kur McPherson degjoi mesazhin diten e neserme ai mund te degjonte zhurmen e bertitjeve te femijeve te entuziazmuar, dhe shume shpejt, Jive Records e pranoi grupin Backstreet Boys per nje regjistrim. Kenga e tyre "We've Got It Goin' On," e leshuar ne qarkullim ne vitin 1995, nuk arriti te zinte nje pozicion te favorizueshem ne renditjen Billboard Top 100, duke zene vendin e 65. Por ishte nje sukses ne renditjen muzikore ne Gjermani, dhe prej saj zeri i grupit u perhap me ritme te shpejta ne te gjithe Europen. "Grupi i djemve" me suksesin qe pati ne Gjermani, fitoi nje audience te pelqyeshme ne Europe. Ato sollen dicka te vecante unike -- ata ishin amerikane, dhe si te tille nje ze te ri. "Ne shfrytezuam suksesin ne Gjermani si nje pike fillese dhe i sollem ata per te bere nje turne pikerisht atje ku shpertheu embelsia e zerit te tyre. Menjehere sapo kjo gje ndodhi, e gjthe Europa na hapi dyert." - tha McPherson per Billboard. Nga Europa popullarizimi i Backstreet Boys u perhap ne te gjithe boten -- Japonia, Australia, kanada, Azia jugore. Albumi i tyre i pare, Backstreet Boys, doli ne qarkullim ne Prill 1996, dhe u shiten rreth shtate milion kopje dhe u vleresua me platinum ne 26 vende te ndryshme. Backstreet Boys: Video ishte gjithashtu nje sukses dhe me e shitura ne Kanada per tre muaj. Turneu i grupit ne vendet e huaja per 18 muaj dhe koncertet e tyre rikthyen ditet e High Beatlemania, te mbipopulluara me vajza adoleshente te "cmendura", klithma histerike dhe britma entuziazmi aq te larta saqe muzika ishte pothuajse e padegjueshme. Ne vendin e tyre Florida, fansat e huaj prisnin te entuziazmuar jashte apartamentit ne te cilin jetonte grupi Backstreet Boys, duke shpresuar per autografe. Fansat gjerman ishin me te zjarrtet ne kete deshire te madhe per te qene sa me afer syrit dhe pranise se grupit te famshem dhe qe kishte pushtuar zemrat e tyre. Perseri qytetin e tyre ne Orlando, grupi Backstreet Boys kalonte ne qytet i maskuar per te mos u njohur. Viti 1997 shenoi barrieren e fundit per Backstreet Boys ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ndersa viti 1998 po afrohej dhe banda po pergatitej per nje turne te dyte ne SHBA, dhe ishte ne pritje te pergjigjes se pyetjes: 'Amerikanet i kishin dhene atyre notat e merituara, te cilat ishin konfirmuar nga te gjithe vendet e tjera apo jo'. "Mendoj se SHBA jane me te pergatitur per ne tashme,", - ka thene Howie Dorough. "Mendoj se ne kohen kur ne nxorrem ne qarkullim muziken tone per here te pare, muzika alternative, grunge dhe urban ishin teper te pelqyeshme. Tani ne e ndjejme se muzika pop po fillon pak nga pak te zeje nje vend te mire ne zemrat e njerezve." Albumi i tyre doli ne qarkullim ne SHBA ne Gusht te vitit 1997, gati nje vit e gjysem mbasi pjesa tjeter e botes i kishte degjuar ata per here te pare. Ata perfshine dhe disa kenge te reja ne versionin amerikan, kenge qe ishin perdorur ne albumin e dyte te tyre internacional, Backstreet's Back. Jive Records e promovuan albumin menjehere, duke patur parasysh audiencen e madhe te fansave femra te ketij grupi. Kaseta falas te grupit u shperndane nen kopertinen e J.C. Penney, ne kampet e tifozave te sportit, dhe ne serite e romancave te dashurise, "Love Stories." "Backstreet Boys kane bere nje zgjedhje te mire ne seleksionimin e muzikes se tyre. Ndersa ju e degjoni ate, do te ndieni ne thellesine tuaj se ata do te jene dicka me shume," - shkruajti Christina Psoros, nje 12-vjecare per median Newsday. Backstreet Boys po punonin dhe per te themeluar fondacionin e tyre muzikor. Te gjithe pjestaret e grupit filluan te shkruan kenge -- ne Dhjetor 1997 te gjithe pjestaret e grupit Backstreet Boys po mesonin si te luanin instrumentat muzikore. Ne shfaqjet e tyre, ata i kushtuan me shume rendesi kercimit, qe zinte nje kohe te mire ne interpretimin e tyre. Grupi arriti te kuptonte se ndryshe nga grupet e tjera ne bote, qe zhdukeshin nga skena mbrenda nje viti, ata kishin mbijetuar dhe triumfuar. Backstreet Boys eshte akoma dhe me shume i vendosur qe nje fat i tille te mos perfshije edhe ata. | |
|