Albania.123.st
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albania.123.st
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albania.123.st
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Albania.123.st


 
PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  ForumForum  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.123.st". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

 

 Teuta-Mbreteresha Ilire

Shko poshtė 
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Teuta-Mbreteresha Ilire Empty
MesazhTitulli: Teuta-Mbreteresha Ilire   Teuta-Mbreteresha Ilire Icon_minitime4/2/2009, 00:44

Teuta
Teuta-Mbreteresha Ilire TeutaTeuta ishte mbretėreshė ilire, ajo mėkėmbėsoi tė shoqin, Agronin, nė vitin 231 p.e.s.. Duke qėnė gruaja e parė dhe tutore (kujdestare),njerka e Pinit,birit tė rritur te Agronit (qė e kishte me gruan e dytė),ajo u vu nė krye tė shtetit ilir e tė ushtrisė,duke mbretėruar e komanduar nė vitet 230-228 p.e.s.

Teuta ishte njė personalitet me zė nė historinė e Ilirisė,pas Bardhylit e Glaukias, Klitit e Agronit.Janė vetėm tre vjet sundimi,por vepra dhe lavdia e kėsaj gruaje ka triumfuar nė shekuj.Pėr kohėn qė udhėhoqi ajo rivalizoi perandorinė dhe perandorėt e mėdhenj romakė. Vėrtete Teuta e mori drejtimin e shtetit nė njė periudhe te lulezuar,por do te duhej edhe mendja dhe dora e saj e sigurt per ta ruajtur dhe per ta cuar me perpara kete zhvillim. Ajo vijoi me planet dhe synimet e Agronit.Perforcoi me tej rendin shteteror,duke i dhene perparesi pushtetit qendror.U dha impuls te ri zhvillimit ekonomiko-kulturor te qyteteve,si baze themelore per nje stabilitet dhe fuqizim ne fushen ushtarake.U be kujdes qe te mos cenoheshin kufijte e meparshem te mbreterise (qe shtriheshin nga Vjosa ne Naron,pervec Durresit,Apollonise dhe Lezhes, qe ende mbaheshin si koloni nga romaket).

Vemendjen kryesore ia kushtroi ushtrise dhe, sidomos, flotes se fuqishme detare,jo me te vogel sesa ajo para saj.Dhe per kete Teuta urdheroi: "Prijesit ta quanin si armike gjithe anedetjen".Keshtu,liburnet e flotes ilire benin ligjin ne Adriatik.Nje shtet i qendrueshem dhe me pretendimet e veta te drejta,me nje fuqi detare qe sfidonte deri ne hyrje te Mesdheut,nuk mund te pranohej,qofte edhe ne heshtje,nga shtetet qe e kufizonin Ilirine. Teuta,si nje grua e zgjuar qe nuhaste se c'ngjiste rreth e qark,i parandjente rreziqet.Prandaj,ndermori dhe realizoi nje veprimtari te gjithaneshme politike,ushtarake e diplomatike.Ajo u perpoq per te afruar aleate (sic ishte formimi i marredhenieve me Maqedonine) per te perballuar opoziten e brendshme dhe kercenimet e jashtme.Nderkohe edhe strategjikisht,ajo punoi per te zbutur armiqesite e mbreterve te vecuar dhe,pergjithesisht, per te shuar rivalitetet e grupeve shoqerore te aramatosura brenda mbreterise.Me kete vije dinamike dhe elastike,mbreteresha-stratege e rriti prestigjin,shendoshi pozita ne gadishull e Adriatik dhe pergatiti terrenin e opinionin per hapa dhe aksione te reja.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Teuta-Mbreteresha Ilire Empty
MesazhTitulli: Re: Teuta-Mbreteresha Ilire   Teuta-Mbreteresha Ilire Icon_minitime4/2/2009, 00:45

Si diplomate,ajo premtoi se do te kujdesej qe romaket te mos pesonin ndonje padrejtesi ne detin e perbashket,por nuk mund te ndalonte lundrimin privat te nenshtetasve jashte Ilirise.Delegati me i ri,qe s'i pershtatej kohes,guxoi: "Romaket,o Teute kane nje zakon shume te mire qe padrejtesite private i ndjekin publikisht dhe i ndihmojne atyre qe demtohen padrejtesisht.Dhe do te perpiqemi qe per se shpejti te te detyrojme qe te ndreqesh zakonet mbreterore te ilireve".Teuta u fye dhe u ndez aq shume,sa coi qe ta vrisnin delegatin kercenues.Duke mos qene te mesuar ne ate epoke me pranine e grave si mbreteruese dhe per rolin e strategut (sic ishte rasti me Teutes e Ilirise),ate e portretizojne nje sundimtare krenare nga natyra si grua dhe nga fuqia si shtet,por me dobesi (frike dhe paqendrueshmeri) posa merrte vesh kercenimet romake per lufte.Por,ta,shtojne se po ajo grua,porsa shihte se rreziku ende nuk ishte afruar,i perbuzte dhe dergonte ushtri atje ku donte.

Atehere del se kjo mbretereshe-stratege ilire qendronte ne lartesine e strategeve te kohes,te cilet dine te cmojne situata e te shfrytezojne rrethanat.Atehere,Romes i duhej nje shkak.Ky u "gjet" shpejt te "pirateria",e posacerisht te "vrasja" nga Teuta e ambasadorit romak,qe kthehej ne Rome.Teuta perdoi mjaft taktika kundervenie dhe njeheresh toleruese per ta perkedhelur senatin e Romes,qe te menjanonte nje konflikt te armatosur me te.Ajo paralel mori masa te rendesishme per t'i paraprire cdo mundesie,duke angazhuar ushtrine dhe floten per mbrojtjen e vijes bregdetare duke bllokuar bregdetin.

Romaket, me rreth 20 mije veta dhe 200 anije,lundruan ne dy drejtime dhe zbarkuan ne tre rajone: ne Korfuz,ne Apoloni dhe ne Durres. Flota ilire u ndesh me kundershtarin epersor,realizoi beteja te vogla dhe u shkaktoi humbje te cilat romaket nuk i prisnin.Por fati i Luftes se Pare iliro-romake (229-228 p.e.s.) nuk u percaktua nga veprimet luftarake,sic ndosh rregullisht,por nga disa shkaqe te prejardhura. Tre qytetet bregdetare ilire te permendura me sundimtare romake ishin thike ne shpine per te.Komandanti i saj ne Korfuz, Dhimiter Fari,i predispozuar per t'i zene frontin Teutes,ua dorezoi vete floten ilire dhe ishullin romakeve.Ushtria romake ndeshi ne rezistence kryesisht ne viset e ardianeve,sodomos ne qytetin Nutria (qytet ilir ne qytetin e Dalmatise),ku pesoi humbje te renda .

Kjo ndeshje e pjeshsme nuk mund ta permbyste situaten e pergjithshme luftarake,qe po anonte nga romaket. Teuta e drejtoi shtetin dhe ushtrine ne lufte per afro 6 muaj, por duke qene objektive se ishte dobesuar nga tradhetite e brendshme, e mbetur pa fuqine ushtarako-detare dhe pa perkrahje nga fqinji lindor,u terhoq me forcat e pakta ne qytetin e fortifikuar te Ruzonit. Ne pranveren e vitit 228, mbreteresha ilire dergoi perfaqesuesit e saj ne Rome.Gjate bisedimeve u manovrua me disa leshime,por ne fund nuk iu shmang shtrengates se nenshtrimit me senatin,te nje paqeje me kushte shume te renda.Sipas saj "Mbreteria e Ilirise u detyrua te hiqte dore nga viset jugore,te mos prekte me tre qytetet bregdetare (Lezhen,Durresin,Apolonine),t'i paguante Romes nje tribut vjetor,te njihte sundimtar ne viset veriore Dhimiter Farin dhe mos i lejonte te lundronin ne Adriatikun e poshtem,ne jug te Lezhes,me teper se dy anije te armatosura se bashku".

Ne historine e marredhenieve shteterore-ushtarake iliro-romake keto ishin ta parat marreveshje dhe traktate. Por keto kufizime,me permbajtjen e nje bllokade detare,e dobesuan me tej Mbreterine Ilire,sidomos ushtarakisht,si nje fuqi e madhe tokesore dhe detare qe kishte qene.Roma fitoi epersine mbi Adriatik. Iliria u kthye e tera ne province romake.Pas kesaj paqe,ushtrite romake u larguan. Teuta hoqi dore nga pushteti mbreteror dhe ate e mori Dh.Fari. Nga kjo kohe del nga skena politiko-ushtarake.Per sa kohe qe mbreteroi e komandoi,ajo luajti nje rol te rendesishem historik ne bashkimin dhe konsolidimin politiko-shteteror, ne perparimin ekonomiko-kulturor dhe ne fuqishmerine ushtarake te Ilirise.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
 
Teuta-Mbreteresha Ilire
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albania.123.st :: Arti dhe Kultura :: Kultura kombėtare-
Kėrce tek: