Leonita Administrator
Numri i postimeve : 2988 Location : United Kingdom Registration date : 30/03/2008
| Titulli: Etnogjeneza e Gjuhes Shqipe 20/2/2009, 23:55 | |
| Etnogjeneza e Gjuhes Shqipe Shqipja ka origjine nga nje nga dialektet e ilirishtes se lashte, pa mohuar edhe nje dimension trakas.Pergjithesisht edhe ilirologu me i madh i koherave tona Eqrem Cabej i perket opinionit shkencor, qe procesi i formimit, ngjizjes se shqipes u be mbi nje shtrat ilir, po jo pa ndikime te thrakishtes.
Gjuha shqipe trashegon sipas ligjeve te saj fonetike mbijetesen e toponimeve antike ne trevat e Shqiperise, qe nga iliret ne fqinjesi e bashkeveprim me greket e romaket e vjeter. Po shqipja eshte nje dege me vete, krejt e vecante ne familjen e gjuheve indoeuropiane.
Percaktimi i saj si gjuhe kentum apo satem vazhdon akoma duke anuar me shume nga klasifikimi kentum.
Arkeologjikisht popujt indoeuropiane spikatin ne fillim te neolitetit dhe eshte e veshtire te percaktohen qe ne epoken emezolitike. Gjuhet e mezolitit kane formuar nje substrat te pergjithshem ne kontinent. Kristalizimi perfundimtar indoeuropian mbart vijimesine e substratit gjuhesor, te mozaikut te gjuheve drejt zhvillimeve te reja. Grupet e ndryshme, burimet kryesore te indoeuropianizmit jane jo vetem ne Veri te kontinentit por ne tere gjeografine e tij duke patur parasysh edhe qendren edhe Jugun apo Juglindjen.
| |
|
Leonita Administrator
Numri i postimeve : 2988 Location : United Kingdom Registration date : 30/03/2008
| Titulli: Re: Etnogjeneza e Gjuhes Shqipe 20/2/2009, 23:57 | |
| Nga dr. Moikom Zeqo
Shqipja gjuhesisht dhe etnikisht ka nje pozicion gjeografik te vijuar, autokton midis Lindjes dhe Perendimit, pra nje status ballkanik te pashlyeshem. Dy vargmalet e Europes Qendrore e Lindore Karpatet dhe Beskidet gjejne spjegimin e tyre etimologjik me gjuhen shqipe. Shqipja paraqet lidhje leksikore me shumicen e gjuheve indoeuropiane veriore. Teza e prejardhje Veriore te ilireve e mbeshtetur ga gjuhesia deri me sot eshte ne nje kontradikte me tezen e prejardhjes jugore te ilireve, qe perfaqesohet nga arkeologjhia moderne shqiptare. Ky karakter kontradiktor midis gjuhesise dhe arkeologjise eshte nje paradoks konceptual ende i pakapercyer ne rrafshin e iliriologjise.
***
Nga ana tjeter, mendimet kryesore per origjinen e ilireve ndahen ne tri lagje dijetaresh. Lagja e pare e sheh origjinen e shqiptareve nga iliret e vjeter ne vije direkte (Thunman, Xylanderi, Hahni) Lagja e dyte gjen origjinen e shqiptareve nga Thraket. Lagja e trete ben nje sinteze. mbeshtet mendimin se shqiptaret jane rrjedhes nga iliret po me komponente thrake (Norbert Jokli).
***
Pergjithesisht edhe ilirologu me i madh i koherave tona Eqrem Cabej i perket opinionit shkencor, qe procesi i formimit, ngjizjes se shqipes u be mbi nje shtrat ilir, po jo pa ndikime te thrakishtes.
Gjuha shqipe trashegon sipas ligjeve te saj fonetike mbijetesen e toponimeve antike ne trevat e Shqiperise, qe nga iliret ne fqinjesi e bashkeveprim me greket e romaket e vjeter. Po shqipja eshte nje dege me vete, krejt e vecante ne familjen e gjuheve indoeuropiane.
Percaktimi i saj si gjuhe kentum apo satem vazhdon akoma duke anuar me shume nga klasifikimi kentum.
***
Me rendesi fundamentale eshte kreu V i librit te Gimperas te quajtur 'Perfundime". Ketu Gimpera ben abstraksion nga teorite e ndryshme per popullin zanafilles, atdheun e pare, gjuhen zanafillese, meme, nga nenndarjet e grupeve gjuhesore sipas sistemit te drurit gjenealogjik si dhe nga hipotezat qe per shume kohe u quajten "tabu" shkencore.
***
Gimpera e di se mekanizmi i formes dhe nderlidhjeve gjuhesore si dhe mekanizmi i tipeve antropologjike racore eshte shume me i nderlikuar dhe aspak i thjeshtezuar. Gimpera me te drejte i jep paresi arkeolgojise ne raport me gjuhesine qe mund te jape nje kontribut me te sigurte per teorite gjenetike. Mosperputhja midis disiplinave (gjuhesise, arkeologjise, antropologjise) eshte mese e kuptueshme.
***
Arkeologjikisht popujt indoeuropiane spikatin ne fillim te neolitetit dhe eshte e veshtire te percaktohen qe ne epoken emezolitike. Gjuhet e mezolitit kane formuar nje substrat te pergjithshem ne kontinent. Kristalizimi perfundimtar indoeuropian mbart vijimesine e substratit gjuhesor, te mozaikut te gjuheve drejt zhvillimeve te reja. Grupet e ndryshme, burimet kryesore te indoeuropianizmit jane jo vetem ne Veri te kontinentit por ne tere gjeografine e tij duke patur parasysh edhe qendren edhe Jugun apo Juglindjen.
***
Koha e bronxit rezulton si kohe stabilizimi etnik e formacionet etnike tashme indoeuropiane te lashta te kontinentit tregojne personalitetin e kulturave dhe qyteterimeve te tyre. Interesante jane depertimet indoeuropiane formesimet e ngjashme ne Kaukaz si dhe ne rajonet danibiane e pontike. Dyndjet e popujve ne fundin e epokes se bronxit dhe ne kalimin ne epoken e hekurit bejne kristalizimin perfundimtar te gjuheve te tyre.
***
Trako frigasit po ne epoken e bronxit jane formesim i marredhenieve etnike danubiane dhe pontike e ndermjetme midis qendres europiane (kentum) dhe pontikeve (satem). Pikerisht kjo teze e mbeshtet edhe tezen e origjines se ilireve dhe statusin e tyre indoeuropian.
Iliret, se bashku me keltet, gjermaniket, baltet etj., kane luajtur nje rol te dores se pare ne krijimin e fytyres skulpturore te Europes se lashte.
***
Ne vitin 1925 eshte perkthyer dhe botuar ne Tirane libri "Dituria gjuhore indogjermane" nga P.Krecmeri. Ky liber eshte i domosdoshem per t'u lexuar filla ose edhe e para se te lexohet libri i Gimperas. Po keshtu, edhe dyl librat e Karl Pacit te botuar po ne kete hark kohor ne shqip per iliret jane fillimi i nje biblioteka te ilirologjise. Per fat te keq nje nisme e tille nuk vazhdoi per shume vjet.
***
Ka ardhur koha qe kultura shqiptare te pasurohet me vepra fundamentale te arkeologjise dhe gjuhesise dhe pergjithesisht shkencave historike boterore, ku flitet edhe per iliret. Libri i Gimperas ploteson nje mungese te ndjeshme.
***
Se fundi dy fjale per perkthimin e librit te Gimperas nga miku im, intelektuali i shquar filolog Xhevat Lloshi. Perkthimi ka paraqitur parakrakisht veshtiresi jo te vogla. Perkthimi tekstula duhet te perputhet me perkthimin terminologjik. Aq me teper qe tradita e terminologjia e gjuhesise dhe arkeologjise apo edhe e etnologjise apo disiplinave te tjera historike ka nevoje te pasuorhet. Natyrisht qe termat ne shumicen e rasteve jane internacionale dhe shqiperim8i i tyre nuk larakupton nje purizem apo krijime neologjizmash, bazuar ne etimiologjine shqipe. Dihet qe purizmi gjuhesor total ka deshtuar prej kohesh.
***
Xhevat Lloshi me nje akribi te admirueshme ka percjelle tekstin e veshtire dhe profesional te librit te lexuesit e sotem duke na bere te kenaqemi estetikisht me mundesine e pakufishme dhe terminologjike dhe te shprehjes se mendimeve me te nderlikuara te gjuhes shqipe.
Duke mos qene nje liber i lojes se cuditshme dhe shpesh antikulturore te tregut te lire, pra, duke ju drejtuar nje publiku te kulturuar po dhe intelektualeve profesioniste ai ben nje sfide te admirueshme, per te treguar se kultura e vertete eshte e domosdoshme dhe prezente ne cdo kohe, me e rendesishme nga standartet mediokre te kultures se konsumit. Guximi i botuesit mendoj se do te justifikohet dhe bile do te admirohet. | |
|