| Albania.123.st
|
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.123.st". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė. |
|
| Abdylazis Islami | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Abdylazis Islami 18/9/2009, 16:48 | |
| Shenime per Shkrimtarin Abdylazis ISLAMI
Abdylazis ISLAMI lindi me 29 Korrik 1930 ne fshatin Gajre te Tetoves. Rrjedh nga nje familje kurbetqare. Shkollen fillore e kreu ne vendlindje, kurse gjimnazin e ulet gjate okupacionit ne Tetove. Shkollen normale dhe Akademine Pedagogjike, Gjuhen dhe Letersine Shqipe ne Shkup. Njehere punoi si mesues e mandej si arsimtar i gjuhes shqipe ne Tetove. Kjo pune i zgjati prej vitit 1952-1970. Ne vitin 1970-1979 qe gazetar prane Radio Shkupit, ku edhe doli ne pension. Prej atehere jetoi dhe punoi ne Tetove. Prej vitit 1981-1991 qe redaktor teknik ne revisten letrare e kulturale ne Shkup. Ne vitin 1990 qe anetar i Keshillit Iniciativ ne Prishtine per pajtimin e gjakut ne Tetove e rrethine. Pajtoi, bashke me krushqit e pajtimit, 98 familje. Qe ne shkolle te mesme merrej me shkrime, shkruante poezi,tregime , romane, drama; merrej edhe me kritike letrare dhe eseistike, merrej me mbledhjen dhe studimin e folklorit shqiptar te Sharrit; merrej edhe me perkthime letrare nga maqedonishtja dhe kroatishtja. Deri tash eshte perkthyer ne gjuhet: turqishte, maqedonishte, arabishte, italishte, kroatishte, sllovenishte, gjermanishte, anglishte, suedishte, rusishte, rumunishte, hungarishte, vietnamishte, disa me panorama e disa me antologji. Vdiq me 16 Gusht 2005 ne Tetove. | |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Opusi Krijues I Abdylazis Islamit 18/9/2009, 16:49 | |
| Opusi krijues i shkrimtarit Abdylazis ISLAMI
1. Kenget e zgjuara, Prishtine 1968.Vjersha per te ritur 2. Era dhe vargjet, vjersha per te rritur, Prishtine 1964 3. Mengjezi ne fshat, vjersha per femije, Shkup 1965 4. Soditje nga toka, Prishtine 1969 5. Barka nder vale, vjersha per te rritur,Shkup 1971 6. Kujtime dhe endrra, vjersha e tregime per femije, Prishtine 1972 7. Oaza, vjersha per te rritur, Shkup 1973 8. Gurgurina, vjersha per te rritur, Prishtine 1974 9. Fatiana, roman per te rritur,Prishtine 1975 10. Ujrat,vjersha per te rritur,Shkup 1976 11. Korrieri Artan Arta, poeme per pioneret, Prishtine 1976 12. Agullina, sonete per te rritur, Prishtine 1978 13. Drite ne sfond, kurora sonetike dhe vjersha per te rritur,Prishtine 1980 14. Per qepallat e qiellit varen plepat, vjersha per te rritur, Shkup 1983 15. Perralla popullore nga Sharri, folklor, Shkup 1985 16. Maje malesh, Prishtine 1985 17. Vajza e panjohur, roman per femije dhe te rinj, Prishtine 1985 18. Meleroti, vjersha,poeme e tregime per femije,Shkup 1986 19. Krimi ne tempull, roman per femije e te rinj, Prishtine 1987 20. Yjet e vendlindjes, Tirane 1987 21. Romancat e nje nate vere, vjersha per te rritur, Shkup 1987 22. Pellumbi sqeparte, roman per femije, Shkup 1988 23. Zerat nga maja, vjersha per te rritur, Prishtine 1988 24. Endrrat bulojne ne Eldorado, poeme dhe vjersha per te rritur, Shkup 1990 25. Vogelushi I fshatit Lashtor,poeme,tregime per femije e te rinj, Shkup 1992 26. Hekurani ne Artas roman per te rinj, Shkup 1993 27. Agimesha e ngujuar ne shate shpella. Drame per femije e te rinj, Shkup 1994 28. Kuvendi I guximtareve,drame per femije e te rinj,Shkup 1994 29. Arianda, drame per femije e te rinj, Shkup 1994 30. Peshperitjet e udhetarit plak, poezi per te ritur, Shkup 1995 31. Nica, poeme per te ritur, Tetove 1995 32. Tatuazhe, tregime per te ritur, Shkup 1996 33. Te treturit nga Projona, roman per te rritur, Tetove 1996 34. Dredhia, roman per te ritur, Tetove 1996 35. Farsa e katrahures, roman per te ritur, Tetove 1997 36. Shpata ne lulishte,poezi per te rritur, Tetove 1997 37. Gjurmet e valeve ne shkemb, tregime per femije 38. Kater kalores, permbledhje vjershash per femije 39. Mrizoni dhe Euridika, roman per femije e te rinj, Tetove 2005 | |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Abdylazis Islami 18/9/2009, 16:49 | |
| Nė kujtim tė atyre qė na deshėn
Ku janė ata qė na i prekėn zemrat, Qė na e pėrflakėn shpirtin nga mallėngjimi? Shteret ndonjėherė gejzeri i syve, Apo edhe gjatė do tė gufojė nga shpirti Me tė njėjtėn valė,me tė njėjtėn dhimbė? Sytė e tyre bėjnė dritė nė njė ditė tė kėputur, Nė njė cast shndėrruar nė luledielli Kur toka nė lebetitje u plasi nėn kėmbė. Ortekėt i mbuluan castet e heshtjes Mė tė rėndė se zhvendosja e diellit nė qiell. Prehja ėshtė ngulcitėse.mali ronitet Duke dashur tė pėrplaset mbi trupin e tij Dhe mbi anijen glabėruarnga valėt e thikta. Nėpėr dafina mbeten valėt e ajrit Si pėrgjigje tė pazėvendėsueshme tė kohės Qė sdi tė preket,qė sdi tė mbruhet. Kuarci ia puth venėn zogut tė natės Dhe gjaku i zi i jep ngjyrė mbarė detit. Deri te mėngjesi dielli ėshtė bandil bohem Veshur e mbathur me leckat e kacorreve. Vete ti ulė majat e maleve deri nė rrėzė, Vete ti ngrehė urat e takimeve mallėngjyese, Qė ta shfuqizojė brengėn e ngathėt E ta clirojė rrugėn brerore tė ėndrrės, Rrugėn,qė ka kalesė tė sheshtė nga rrėmeti!
( shtator, 1990) Abdylazis Islami
Vazhdimi i vetvetes
Trim ėshtė ai, qė me tehun e fjalės Me saktėsi pret tehun e shpatės, Por edhe ai qė heq dorė pėrgjithmonė Nga kėnaqėsitė, qė nuk sjellin lumturi. Do tė habitesh mbase aq shumė, Kur e paprekshmja do tė prekė ėmbėl Duke dalė nga capi yt me kohėn nė dorė. Toka, zjarri, uji e ajri lėvizin, Vetėm koha nuk lėviz nė mėnyrė anakronike, Lėviz vetėm kuptimi pėr kohėn, Koha stimulon dhe mat lėvizjen. Nėse mbetesh pas shpinės sė kohės, Hapėrimi yt si takon amshueshėm As tokės, as zjarrit, as ujit, as ajrit, Jashtė tyre nuk mund tė tė njohin. Nėse heqish dorė nga mijėra dėshira, Qė su pėrshtaten vuajtjeve pėr kenaqėsi, Do tė jesh me kohė ana e pestė e botės Dhe vazhdimi i pėrjetshėm i vetvetes Nė balancė tė saktė tė kohės.
(21 gusht 1991) | |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Abdylazis Islami 18/9/2009, 16:49 | |
| Pėrkushtim
Ti brengė mė e keqe se brenga qė ngėrcit,shtang Nė hirin e kėngės.Sharjet mbillen,rriten Duke futur rrėnjė nė vesh.Kohė meskine Me gojė tė cara meskinėsh, ujqėr nėpėr trarė.
Gjakun nuk ua fali pėr ėndėrat tuaja me duar Mbi zjarrin e trupit tim.Bliri im i molltė Ka nxjerrė filiza tė rrinj.Tė qartė e kanė rrugėn Edhe pa ju.Ujėsisisė i riten kuajt e pegazit.
Buzėt i lėpini e keni mbetur pa gishtėrinj Nė dorėn e fatit tuaj.Fat i thėnshin erėsirės Qė ua shndrėit rrugėn e verbėr! Kujtimi im E ka mėngjesin e vet,i juaji kėmbėt a i ka?
Amaneti
Shkėmb i dashur,po ta lė amanetin tim: Tė flasėsh pėr mua,pėr zjarrin qė kam Nė zemėr,pėr ėndėrrat,pėr shpresėn, Pėr diellin ngri qė nuk mė shuhet nė gji.
Poezinė e kam ninėz,tė mos ma lėndosh, Shpirti im ėshtė zog qė cicėron nė tė. Te ti e nisa fjalėn dhe kėngėn e parė, Erdha ti them mbase edhe tė fundit.
Besomė,nuk kam ndryshuar as me ėndėrra, As me vision.Nė vargun tim ka pranverė Nė vazhdime.Shtatė zemra regėtinė nė tė Pėr jetėn,pėr kėngėn,pėr poezinė e re.
Zirė njėshmėrie
Nga puplat e drurit I njejti gjeth pėrsėritet Me tė njejtėn erė, Me tė njejtėn ngjyrė ezirė, Me tė njejtėn bukuri dhe shėmti, Me tė njejtėn vujtje dhe lumturi. Asgjė sėshtė e njejtė Pa njėshmėrinė e vet; Ndryshimi kryhet Brenda ndryshimit tė vet, Pėr tė mbetur i njejtė Me rrėnjėn qė si ndėrron. Me fanatizėm e ruan qenėsinė Dhe harrohet nė identitet Tė jetė vecse cka ėshtė vet: Edhe prej hirit veten e zgjon. Gjithcka ndodh nė lėvizje Nė marrėveshje me lavdėrinė Qenėsia mbetet e njejtė, Pa tė njejtėt, Me ėndėrrat e dashurinė.
(19 qershor 1990) | |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Abdylazis Islami 18/9/2009, 16:49 | |
| KUR FOLA UNE TI S'ISHE ME
Kishe deshire te riinim prane e prane, Kur shpjegoje te degjoja me kujdes, Si shpuza ujin t'i thithja mendimet tua S'te kisha pare ne tjeter vend kurre. Kur flitje heshtjen e kisha urti, Te degjoja me kujdes deri ne harrim Ti ne dashurine time ishe fare e rralle, Dhe kisha deshire te flitje sa me shume. Une te kurseja pa mase nga harresa, dhe me heshtje shpreha nderrimin ndaj teje. Por, kur mora te flas une, ti me s'ishe; heshtjes sime aktive i dhash pergjigje Ne vetmine time krejtesisht te qete Kurse ti u ndave pa u pershendetur. Qe atehere telat e lyres u ben all, Ajo gjithmone te kerkon me nate e me dite, Po meqe s'je me ne poezine time e rralle Borxh ta pata thjeshtesine e kesaj kenge.
Abdylazis Islami - Poezia eshte e marre nga vellimi poetik "OAZA" | |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Abdylazis Islami 18/9/2009, 16:50 | |
| C' shkruan te tjeret per Abdylazis Islamin??
"...Abdylazis Islami ka thyer logjiken tradicionale te poezise shqipe dhe qe deshiron ta ruaje dhe e ruan nje logjike te tille. Keshtu do te mund te thuhej se A.I. na shfaqet si nje kualitet. Ky poet na imponohet me vlerat e pamohueshme se e ka krijuar pervojen dhe vizionin e vet jetesor, me cka e sintetizon poezine e vet dhe te imponohet si poet i cili ka krijuar stilin personal, fizionomine artistike...."
Rexhep Qosja, "Kritika Letrare", Prishtine
"...Abdylazizi eshte i shqetesuar dhe i preukupuar jo vetem si poet, por edhe si filozof ku ne nje varg thote: " Mundohem ta zbuloj egon time", andaj nje nga tiparet e vepres se tij eshte univerzaliteti, ndersa gjuha poetike, eshte karakteristika ne veprat e tij..."
Adriatik Kallulli, ne 40- vjetorin e krijimtarise se Abdylazis Islamit (29 tetor 1994)
"...Ne kohen kur krijoi Abdylazis Islami duhej ose vargut t'ia veme kembet ne fyt, ose te shkohej ne burg. AI krijoi ne heshtje. Akujt nuk i tha te shkruaje dicka per te. Ai cdo here qe modest. Modestia e krijoi ate. Ai eshte nje hedhes i fjollave te fjales qe krijojne bukuri..."
HAsan Mekuli, Prishtine
"...Asnjehere emrin e tij s'e mbuloi harresa. Edhe me pak: vepren e tij poetike, qe prej vargut te pare e deri ne librin e pare, e edhe ne vazhdim, deri ne shtim, ne shume vellime ai ishte 'Njeri qe peshperit' ne jete i qete, kurse ne vargje termet...
Maksut Shehu, Flaka 1990
"... Vendlindja si nocion per Abdylazis Islamin eshte nje pasqyre e tij jetesore - kuptimore ku percepton e shenon cdo gje te rendesishme qe ndodh brenda e jashte saj, ku jeta le apo merr dicka. Poeti eshte ne levizje ekzistenciale me token e tij gurore dhe deshiron te pasoje nje deliresi shpirterore, nje katarze dhe perkundrejt perpelitjeve e zatatjeve te gjata, bredhjeve e udhetimeve ne vete e jashte saj, shpesh me pasoja te renda, perkunder presioneve te ndryshme te ngjyres e ftohtesise se gurit, Abdylazis Islami megjithate ne ate natyre te ashper, burrerore, veren se dicka po ngjallet, po leviz; se gurgurina e tij prej dites ne dite po nderron...'
Ali Podrimja, "Maje malesh" | |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Abdylazis Islami 18/9/2009, 16:50 | |
| NJĖSOJ
Hoqe shoqe, vuajte svuajte, njėsoj; Tė ndoqėn stė ndoqėn, prapė njėsoj.
U dridhe su dridhe nėpėr jetė, njėsoj; Mbete me tė meta, apo smbete, njėsoj.
Arrite shumė, apo sarrite hiē, njėsoj; U dallove, apo su dallove hiq, njėsoj.
Pate shumė armiq, apo spate, njėsoj; Spate shteg, apo pate, prapė njėsoj.
Si pėr ata qė skėrkojnė mėshirė, njėsoj; Si pėr ēanaklėpirės, tė gjorė, njėsoj.
Kjo botė mbeti me shumė tė meta, njėsoj; Si pėr martirin, si pėr katilin, njėsoj!
(1993) | |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Abdylazis Islami 18/9/2009, 16:50 | |
| 40."Analogjitė Prometeike" Ese, korrik 2002 Tetovė 41."Feniksi" poezi per te rritur, 2001 Tetovė 42."Pėrtej Kohės" poezi per te rritur, qershor 2005 Tetovė | |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Abdylazis Islami 18/9/2009, 16:51 | |
| PROLOG
Une jam gjithcka ne gjithcka Tha genjeshtra Dhe hyri nder trajta e ndertoi veten; Kurse arsyeja tha: Zbuloje te verteten qofte edhe ne fund te fundit te detit...
Dhe vete krijoi nje fron per trajtat e jetes.
Kur arsyeja u perqendrua ne detin me vale, genjeshtra hyri ne jete e u be engjell ne perralle;
Kurse deshira e re u be arene ndeshjesh te vjetra.
Keshtu pelciti lufta edhe kunder te vertetes dhe lindi kaosi Ne det Nder vale! | |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Abdylazis Islami 18/9/2009, 16:51 | |
| Bindje
vetėm dita ditėn e pushotn Kur njėra hyn e plotė nė tjetrėn. Nata e gjatė - nga dita e plogėsht, S'ka natė kur s'tė mjafton dita. Kalit tė ditės ia vunė ngosėn Tė kuptohet si tė venė punėt Rreth dėshirės qė merr flakė, Rreth vullnetit qė zhvendos kodrėn E u jep krah pėllumbave nė qiell. Te okullisti i zhvendosėn sytė Pėr ta bindur kohėn e vet Se uji mundet tė vete edhe pėrpjetė Po s'kuptojnė se kthimi i tij I bart lėmishte tė pavlershme.
(20 dhjetor 1990) | |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Abdylazis Islami 18/9/2009, 16:51 | |
| Triptik 1. Mbi gėrmadhat e reja Tė njė qyteti tė lashtė, Ku ēohet tė vjellat Nga fjalėt pise - nga sharjet, Ku ėndrat e gurta rrėnohen Si kulla prej letre (Qė nga pragu nė prag) Nga kuēedra e ēelikta Tė kohės sonė tė pėrdhosur Qė i ndėrsen gishti I dorės sė pėrlyer me gjak, Fėmijėt lotėt e nxehtė I kullojnė mbi gėrmadha Dhe njė transparent Bartin buzagaz Pingul me ren- Tė kesaj Toke jemi! | |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Abdylazis Islami 18/9/2009, 16:51 | |
| Pėrimtime
Njeriu, pa shpresė tė kolluar, Tė turbullt e ka ardhmerinė.
Lumi, me urė tė fortė, I pėrgėzon brigjet e ndara. | |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Abdylazis Islami 18/9/2009, 16:51 | |
| Nė Ēast
Futem neper bungaje si neper viteti e mia, Syte me zene ne drurin gjysme te thare, Une e shikoi ate ai me shikon mua, Te humbur n'zabel qendrojme te ngurrosur. Ai flet per hallet e mia e une per te tijat, Derdhemi ne bar uje qe vetem rrjedhe, Futemi ne rrekene me cucuritje e zurkaje Dhe qetesia lenuret nga oshetima. Asnje zog s'mund te shihet i nderruar, Ikim nga rrekeja dhe ngadale vime ne vete. Mbi degen e thyer te lisit qendron korbi, Sa cudi, kur te ike vetedija ne cast!
(2002) | |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Abdylazis Islami 18/9/2009, 16:52 | |
| Me Koken Ne Dore
Hija ime me ndjek gjer tek lumi Gjer tek lumi me ndjek dhe qielli, Ne lume futen nje miljarde yjesh Drejt detit qe me do dhe e dua
Qielli im stolisur me inxhi, Me nje lume yjesh mes per mes; Lagunes lundron koha ime plle: Me perkedhel me shushunja dhe iriqe!
E marr koken n'dore, si fener, Te shoh rrugen qe me con metej, Te futem ne anije Labia Dhe t'arrij, kur fisi te marshoje.
(2002) | |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Abdylazis Islami 18/9/2009, 16:52 | |
| Gulfatje
Te jetosh domethene te enderrosh, Te enderrosh domethene te jesh.
Jemi njekohesisht hapsire e kohe Qe te enderrojme plot zjarr deshirash.
Zjarri thone eshte edhe akull, Po edhe akulli - zjarr sketerre.
Ka zjarr edhe ne treu, edhe ne zemer, Zjarri ne ide eshte drite e forte.
Zjarri mund te linde edhe nga deti E deti mund te linde edhe nga zjarri.
Zjarri s'eshte dukuri e gabuar, Po dukuria e gabuar eshte edhe zjarr.
Femijeve te prape, qe lozin me zjarr, Nenat ua fshine lotet, po edhe hirin!
(24 nentore 1990) | |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Dashuri 18/9/2009, 16:52 | |
| Dashuri eshte fjala qe nuk mbetet te lengoje pas dhembesh te perpelitet pa fund; ajo eshte hap qe nuk stepet, eshte zemer qe nuk meket, eshte vrull qe nuk sprapset, eshte rruge qe i nderpret te gjitha rruget e udhekryqet qe nuk cojne askund. Dashuri eshte njeriu i dashuruar qe krijon dashurine edhe nga dashuria. Dashuri domethene zberthim, domethene nevoje,deshire, rritje domethene domosdoshmeri, domethene perhershmeri. Fjala dashuri nuk duron te ndahen popujt ne te medhenj e ne te vegjel. Dashuri eshte kur nukka ndjekes e te ndjekur Kur nuk ka shpifes e te shpifur, kur njeshat nuk veprojne pa shumen e shuma pa njeshat. Dashuri eshte fjala qe di te ngrohe edhe diellin e lirise.
Nese dashuria eshte vetem per dike, Ajo me s'eshte per aske. | |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Abdylazis Islami 18/9/2009, 16:53 | |
| URATA
Nga guaca buruan netet pa fund E diten neglizhencen te ma urojne, te ma bekojne morfemin per urtesi Dhe nisananat per rruget kapsi.
Si t'u them mashtrimeve te mia, Si t'behem morfem per ata urata Qe aq te kujdesshme jane e s'pushojne Per kenge jermi qe shine kujtesen, Per guret e drunjet qe i shkelen zbath N'kete rruge qe s'di se ku te barte?
E ēoj endrren ne korr qe te kendoje, Te veshtroje horizontin e dirigjentit Te fluturoje ne tepe te kohes, T'i duket i embel ai udhetim i gjate, Drejt gurrave te cemta te levize, T'i laje ato duar, te laje sklepin.
Nga guaca buruan ato hije bizantine E me perkedhelen duke me uruar Gjume te embel te kohes se vet te zgale, Por zgalemi pse me qukat gjurin?! | |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Proza Popullore e Sharrit 18/9/2009, 16:53 | |
| Inati Kishin kane ni burre e ni grue, kishin pase ni gjal.Baba i vdes gjalit e nana mbet e vij.Gjali kishte kane martaum.Nenes i vejn inati pse gjali fle me gruen.Kur shkon gjali n'pazar nana e porosajten t'ja bere ni burre.Gjali thot: Ani s'ka fjale. Kur gjali del n'pazar, ja blien ni uk, vejn n'shpej ene e fejten ukin n'aher.Kur hipen gjali n'shpej nana e pejten: A erdhe be bir? Erdha A ma praune burrin? Ta prauna Po ku shkoi? N'aher. Po si ashtau? I vejn mbare t'veje terma.Un e lash agje, po si t'veje ne t'veje. Gjali rrej n'ode e nana shkon n'aher, kur hi agje uki e ha. Pekmezi i Dhandrrit Kishte kan ni grue e kishte pas ni cauc e ni gjal. Caucen e martoi ene dhandrri i ka ardh di trej here n'shpaj. N'qur paska pas ni qip pekmez.Gjali e paska dijte se nena e paska qipin me pekmez, i thot: Oj nene cit pak pekmez t'ha buke be se s'en ha buke e krejp! Kur do veje dhendrri nena athere do hame. Kaperci ni koh - hajt e hajt, prape gjali tha: Oj nene citem pake pekmez t'ha buke Kur do veje dhendrri be bir athere. Kshtau disa her luti gjali nenen e disa her i thojte si perher >> Kur do veje dhendrri<< Gjali u idhnaue shaum.Kap qipin me pekmez ene e derdhi pekmezin. At vet, thon, a tha ene mani. | |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Abdylazis Islami 18/9/2009, 16:53 | |
| Trazire
Sendet, qe e humben rrugen, Ne fund te kenetes rane Dhe me sterkale doli stuhia Te vershelleje ne barishte
Zogjte e ujrave i harruan sqepat Nensqetull te prehjes Dhe me krahet e frikes E rrahen ujin e fjetur
Unaza
Te rinjte e lugines Unazen e fejeses E futin ne gisht me sapun;
Etja i ve ne vrap Ne zheg te veres, Nga burimi u shteren mollezat;
Te rinjve unaza U behet e madhe E u bie pahiri ne bunar.
Tash syri i henes Neper te pershkohet E nata e ve ne gisht te vet!
Ne vizite
Erdha mbi flatrat e dashurise sime: Ju pashe, u permallova..... Dhe me mire mos t'ju kisha pare: Do te mendoja se keni ruajtur ende Freskine e barit te paprekur, S e keni ruajtur shkelqimin e pushit Me purpur te pazhavaritur te agut. Ē'pluhur paska rene ne petalet E trendafilit te murit tuaj, O shoket e mi, me duket se sjellje pleqerishte, O shoket e mi, ne imazh artistike Perhere te rinj, lulishte!
Bindja
Rrugen e mallkimeve, Neper te cilen u kaperdiva, E shtrova me gure fjalesh I bindur thellesisht Se do te vdes i ri Nga hallet e vjetra rezbitur Nga hallet e reja tronditur, Deshprine moj, parajsa ime Me lule te lenduara....! | |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Abdylazis Islami 18/9/2009, 16:54 | |
| 43."Ninėza nė koshadhe", poezi 2002, Tetovė 44."Hija e dhimbės, poezi" 1979,Shkup 45."Shira dhe Vėrshime", roman pėr tė vegjlit 1989, Shkup | |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Abdylazis Islami 18/9/2009, 16:54 | |
| Nica
Unė qė i sodita gjurmėt e me zemėr i ndjej. Janė kėngėt qė shpėrthejnė n'jehonė Kur kuptoj se mėngjezet i ke zgjuar te kroi tej, Stepem, mekem, o moj Nica jonė!
Cila lule e livadhit erėn e shpirtit tėnd e ka ? Cili liqen gjerėsinė e syrit tėnd e ka ? Cili shkrep, cili kep nė shpat dukėn tėnde ka ? Cila kėngė bukurinė e zėrit tėnd ka ?
Gurėt qė i shkele ti Nicė, i preka njė nga njė, Vendet qė i ruajte ti , me dashuri I latova nė poemė, nė ardhmėri tė kenė zė Ti nėna ime, ti Nicė, ti amshueshmėri! 46."Vatra" , 1994 Shkup.
Edituar pėr herė tė fundit nga ProfessionaL nė 18/9/2009, 16:55, edituar 1 herė gjithsej | |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Abdylazis Islami 18/9/2009, 16:54 | |
| Paqe
Paqe, ju lutem, vetem paqe Per barin e sfilitur Te shkelur perbri rruges;
Paqe per laureshen krahelenduar E te ngujuar ne kafazin E senatoriumit te pergjakur;
Paqe per bucitjen e jetes, Per endrrat e bukura, per deshirat e pajetura! | |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Abdylazis Islami 18/9/2009, 16:55 | |
| Njeriu
Te jetosh Duke menduar per jeten Domethene - Te duash njeriun
Rrenja e jetes eshte Pika me e vogel e ujit Qe e perbin Kurmin e gjithesise.
Si ne zemer te kozmosit Biem furishem Ne pafundesine E botes se njeriut.
Njeriu eshte Toke e etshme per shi Dhe frut i merakosur Per diell.
Boten e transformon Nder levizje Duke ia nderruar Anen e erret. | |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Abdylazis Islami 18/9/2009, 16:55 | |
| Pa kohėn time
Nje kohe s'jam i kohes sime Pa kohe time, Nje kohe s'jam i vetvetes sime Pa mua, me mua. Fjala ime eshte realiteti, Qe perpelitet neper hi; Eshte Planete me henezat e saj, Me dhembje, ne mua
Femijet i mbushin duart me ajer, Bien ne shtrat E s'i merr gjumi Neper dritare Ne maje bliri, E kapin hene me qepalle E marrin fener ne dhome Ta futin Ne boten e endrrave!
(28 nentor 1989) | |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Abdylazis Islami 18/9/2009, 16:56 | |
| Me **** ndėr valė
Mbaju qiell per nje toke, Mbaju toke per nje qiell, Mbaju popull binjak me diellin Ne kete shpirt me plage t'egra:
Hije t'ka mjetimi n'balle Dhe ai duf qe n'zemer t'kalle
E kur besa e pajtimit Para bjeshkeve t'fjaleve t'matura, Te marre flatra permbi plage, Shpejt ndasia e shkaterrimit Vdes, e lind nje jete pa skaj Rreth e rreth me kenget n'gji
Qe sherbejne per dashuri, Kane eretimen njeditezaj!
Ajo dore qe helmon lulet Me te bukra te gjirit tone S'mund t'i doje as te vetat, Pse s'ka zemer e as shpirt , Jeta e saj s'e ka t'zone Dege pa lis eshte ne prone, Qimen e ujkut e ka fis:
Ajo i nderrohet, po hija kurre, Virtytin mllefi ia stolis!
Gjithmone lisat me bige n'dege I nget rrufeja shpesh e rralle, Ku nje mall nga nuri shkrep E nje zemer frymon n'kep Ku nje avull del nga endrra E nje kandil e ndez zgjendrra N'guaske kembengules t'u jape jete T'i mbijetoje, duke u djegur Mbi rruge t'madhe te njerezise, Bashke me Agun t'i ngrohin vatrat Qe e bartin malin n'koke
Me kembe te futura thelle ne rere, Thelle ne rere ne kete Toke.
Mbaju toke per kete koke, Mbaju qiell per nje diell, Mbaju popull rreth e rrotull, Qe kur linda bashke me qiellin Vetem n'enderr e krijove diellin! Para teje e ke detin , Po ki kujdes me **** nder vale: -
Nje gabim nje shekull s'vlim As ia del e as ia fal! | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Abdylazis Islami | |
| |
| | | | Abdylazis Islami | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
| |
| |
| |
|