Eve mosmirnjohese
Te nxora nga brinjet
Mes dhimbjesh sfilitese
Shume mije vjet
Pasi Zoti kish mbarue se ndertuemi boten
Nje nate te zbehte
s'po dinte me u ba mengjes.
Ne fjalen e pare me fyeve
Isha me e bukur se enderra
Te fala,
pastaj...
Eve. Eve. Eve mosmirnjohese,
Eve torolake.
Eve idiote.
Para molles,
isha me njeri pa ty!
Vashat nguten me u ba gra
Taka te nalta
Te holla thike,
Plagosin trotuarin
Kalimtaret anojne kryet te trembun mbrapa.
Asgja, asgje, mos u ligshtoni
Vashat nguten me u ba gra.
Vashat nguten me u ba gra,
Kozmetike, inxhina, sytjene me gjinj dredharake,
Sjellje perfekte per kryezonja burrash,
Sfide per lutje.
E natyrshme, e panatyrshme kjo ngutje?
Nuk e di pse pra,
Vashat nguten me u ba gra?
Percark bubullojne hapat dhe qeshjet e tyne,
Hapa dhe qeshje enkas per gra,
Kofshe molisese, trupa sfungjer, krahe,
Lekundje te prera.
Vashat nguten me u ba gra,
Trillojne humbje te rrejshme per lojnat
Kukullat mistrece,
Macet bishtdredhme
Xixillonjat,
Kunarat me lule te vockla te qershive
Ne nje stine te pa perseritshme.
Kot nguten,
E pameshirshme asht koha
Ah sa do te pendohen.
Ah sa do te pendohen!
Nane malli u ngjall
Nane, neser ngjallet Krishti.
E ne qytetin ku jam , zuni nata,
Si asht nata ketu?
Ma e bukur se atje ku je ti, jo sejo
Njemije here jo.
Nata me e mire njemije here asht atje
Ne shptepi.
Neser ngjallet Krishti, nane.
E gjithe diten e lume u solla mes njerezish
I perdorun,
Me pune.
Ore te mira keshtu, humba
Ne keto ore mund te isha atje.
Njerezit ketu jane ba perdoresa te medhenj
Te njeni-tjerit.
A i mban mend do cizme te vjetra
Te preme gjysma,
Te cilat i linim zakonisht tek dera e shtepise,
E kush dilte i pari per ndonje pune rendom,
I fuste ne kambe
Ne kohe shiu.
Nata zuni ketu ne qytet,
Kam lshue nje muzike,
Qe gjithmone e ke pase bezdi,
E mendoj per ty,
Per bimet
Qe nen farfurine e hanes
Cajne token e zeze
Dhe krishtin, qe do te ringjallet neser.
Te shtunen ndize nje qiri.
E shtuna u mbyll,
Capet e shpeshta grah nje murgeshe,
Te thyhet ne strehe,
Nder lutje te ngrohet.
Atebote lypsi
Shkund te veten xhakete
Diten e lodhshme te punes
Sheh ne dore
sipas rastit,
Gezohet o trishtohet,
Mandej e shtuna mbyllet
Nga lart dhe nga poshte.
Nje hane e ftohte persiper
Lehje te ftohta qensh,
Krokatje te ftohta
Si teha thikash
Korbash te zez,
E shtegtimin e shpirtit vajtova
Shijen nukleike te asaj qe nuk me kthehet
Diagramat e shkreta dimenore te harese
Ku jetimja e nje farefisi te mbrapshtive te mia
Permjerr mbi to palmuc,
Pa e prishun terezine
E se shtunes qe mbyllet serbes
Si dera ne nje azil pleqsh.
O moter atje larg,
Ti ndize nje qiri per mue cdo te shtune mbramje,
Sido qe te jete koha, lajmet ne radio, tv
E ngado qe era te perpije
Shtepine tone.
Vetem shi bie
Ka tre dite,vetem shi bie
Ne keso here thone , qielli asht i zemruem,
Qielli asht i zemeruem
ne fakt shprehja duket e dale boje
Ti e di fort mire si zemrohet qielli ketu,
Me te kercye jashte kambet te plasin ne lluce
RRuga jone rreshqet si sapun
Faqet e mureve te dhomes
Ku po te shkruej kete leter
Bulezojne uje , e me te thane te drejten
Mendimi i vetvrasjes
Ka ni te me vizitoje shpesh
Librat , telejaot dhe penelat po i ha mola
Dyshemeja e piste
Ajri sa vjen e merr ngjyren e merzise
Ti e di fort mire, ngjyren e merzise shqiptare
Ah, per pak u hutova
Me ka pyetun shpesh per ty, nje vajze
ne qytetin L me pelqeu
ishte floke te gjata gjer ne mes
Ngaqe kishte pendim ne fjalet e saj
mendova se duhej te ishte ajo
Per te cilen me ke thane
Se nuk te donte , te te donte.
Me dha te fala.
Ketej jemi mire te gjithe
marrim fryme prej brinjesh
Fiullaket e molleve qe pate mbjelle
Si sot dy vjet, plasen gjethe.
lakura jote solli para ca ditesh ne drite
Nje vic te vogel syzi
Qe i sheh si foshnje gjini
Eh, te me ndjesh miku im,
Nuk pata zemer te tham ma pare
baben tand e varrosem dje.
Duert e para e te fundit te dheut
Une i hodha mbi te
Te thirri ne emen gjer ne frym te fundit.
Tani pi gjithnje e ma dendun
Dhe qaj neper funde netesh
Aq sa edhe njerezit e tjere me shohin me dyshim
Po aq me ban, gjersa mundem te qaj.
Na shruej ndonje gisht leter,
Cka te them tjeter...
Cfare ngjet perjashta
Pemes ia numeron era e lagesht gjethet
Nen gjethet
Nje insekt can dyshas nje insekt tjeter
Dhe atje nje insekt tjeter.
Njerezit shkojne e vijne
Permes njeni tjetrit
Gatitet qielli per shi pambarim
Me te gjitha anet e horizontit
Siper ne katet e larta
Shpirtrat e vilanusun
Kendellen nga idealizmat.
Macet ne oborr
Hane
Pellumbat
E shikimit tim
Grinden cila ta gelltise beben avulluese
Pastaj troket dera
Dhe s'merret vesh gja.
Gjana te stervjetra
Pluhun me shumice
ne secilen rrugice
Dhe sere perveluese
Dielli thur shajaket e trasha te vapes
Kalimtaret marrim fryme me bucime
Si deve te etuna
Dhe flasin gjana tmerrsisht te stervjetra
Polici ne qender kruen thonjte e indifirences
Me bilbilin llamarine
Here con duert pas shpine
Te shpihet
Nderq kapelen, duket sheshit se as atij
Kjo gja nuk i pelqen.
Dy adoleshent kane veshun rroba te tjera
Ku spikasin kercinjt e lidhun mire e ambel
Kuptohet nje dyzine xhirosh
Do t'i pikturojne me kambe
Nga pijetorja ketu afer
Nje miku im sheh zbrazet
I pihet dicka sa me u dehun
Merr fryme rande
Dhe leshon nje ere te keqe konviktesh
Pime paret qe kam
E dalim.
takoj perseri nje mesuese te moshueme letersie
E ndersa pimekafe te forta ne servise te thjeshta
Krejt ne kundershtim
Me pamjen e fjetun prej plake
Me peshperit:
Gjynah qe je kaq i ri
Mes ketyne gjanave te stervjetra...