Albania.123.st
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albania.123.st
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albania.123.st
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Albania.123.st


 
PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  ForumForum  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.123.st". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

 

 Bora Pajo

Shko poshtė 
AutoriMesazh
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 40
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Bora Pajo Empty
MesazhTitulli: Bora Pajo   Bora Pajo Icon_minitime22/11/2009, 17:00

Bora Pajo

Bora Pajo u lind me 4 janar
1979 ne Tirane. Ka perfunduar studimet ne fakultetin juridik te Tiranes dhe prej
gati nje viti ndodhet ne Amerike per studime pasuniversitare.


Me
Boren

Ka fragmente qe mbeten brenda nesh dhe dalin para syve te mendjes
sa here qe grimca jete sjellin aromen e koheve te shkuara. Dhe aty kupton
burimin e dashurise se natyrshme qe mund te mbartesh ne vete per nje njeri apo
nje tjeter, pa arritur t’i japesh vetes ndonje arsye per kete. Keshtu me ndodh
me Boren, me caste qe me lidhin me te, mes te cileve nje kujtim (ndonese jo
krejt i qarte) te para disa vitesh nga nje ore letersie ne shkollen e mesme, qe
po e sjell ne kete prezantim te shkurter te saj. E deshiruar te lexonte nga
shkrimet e saj, mesuesja i beri nje oferte joshese (qe u prit mire nga Bora, por
dhe nga ne te tjeret qe sic e shoh tani po luanim rolin e spektatoreve ne pjesen
teatrale: Adhurimi i mesueses per Boren): Bores do t’i duhej te shtonte disa
vargje ne nje poezi te Kadarese dhe kur poezia ne formen e saj te re te ishte
gati, vargjet do te lexoheshin para klases me ze te larte. Ne kembim mesuesja
zotohej se nuk do ta ngacmonte me deri ne fund te vitit shkollor. Ashtu u be.
Vargjet u shkruan, u lexuan dhe u degjuan dhe vleresimi i miratuar nga
degjuesit: vargjet e Bores ishin me te bukur se te Kadarese. Mos me pyesni se
per cilen poezi behet fjale, nuk e mbaj mend, mbaj mend vetem qe elemente te saj
ishin grimca jete te qytetit, karakteristike kjo per shkrimtarin tone te madh
(poezia ka qene nje nder te paraqiturat ne antologjine e vitit te katert te
shkolles se mesme).

E pyeta Boren para pak ditesh, nese mundesha te
sillja dicka nga libri i saj i botuar, kur ne ishim ne vit te katert ne shkolle
te mesme, dhe pergjigja ishte pozitive; me librin kam lejen te bej c’te dua.
Bora eshte larguar nga letersia e publikuar, por jo nga te shkruarit. Uroj qe
dikur ajo te vendose per nje rikthim per nje publik me te gjere, se syte e saj,
me pasurine e pervojes se nje jete jo te lehte.
Duke e falenderuar serish,
deshiroj te sjell per lexuesit ne forum, disa nga prozat e shkurtra dhe poezite
e botuara ne librin e saj „Lekure fjalesh“ (shtypur ne shtypshkronjen Marin
Barleti, 1997). Perzgjedhja eshte bazuar ne shijen time dhe i qendron besnike
renditjes se shkrimeve ne liber. Krijimet (te gjitha ne liber, jo vetem te
perzgjedhurat) jane shkruar qe prej 1992 deri ne 1996, pra mes moshes 13 dhe 17
vjec.

Shenim: Per ata qe kane lexuar artikullin „Ne kerkim te avangardes“
ne forumin e enciklopedise letrare, mbiemri Pajo do te vije i njohur. Nje nga
shkruesit e gazetes „E per-7-shme“, njekohesisht pagezuesi i emrit te saj, Erind
Pajo, eshte vellai i Bores. Po keshtu mbiemri do te vije i njohur per lexuesit
ne moshe te rritur qe kane pasur lidhje ne rrethet e gazetarise shqiptare ne
fillim te viteve ’90. Gazetarja dhe poetja Ludmilla Pajo, e cila u largua nga
kjo jete ne gusht 1995, eshte nena e
Bores.




=======



AUTOPORTRET

Nje pale
letra bixhozi qendrojne mbi tryeze, te gatshme per te shtire fall. Pak me tutje
nje pikture ku ndodheshin tri shtriga te gjelbra, te cilat te bejne keq vetem po
t’i cenosh. Shtriga hakmarrese dhe dhe teper te rrezikshme. Me tej nje enderr qe
s’ka as fillim, as mbarim. Dhe thelle, teper thelle gjithe kesaj, qendron
personazhi kryesor i endrres. Eshte nje princ me sy roze dhe floke ajri. Ka
hipur si gjithmone ne kale, dhe endet neper nje pyll te madh. Ecen dhe veshtron
brenda drureve si te doje te zbuloje dicka. Qesh me vete, ecen prape. Befas,
dallon nje lule krejt ndryshe nga te tjerat. Ndoshta ndryshe iu duk atij. E merr
lulen dhe e ve ne krye te nje kurore te madhe xixellonjash. Pastaj takon
endrren. I ve ne koke kuroren, dhe te dy luajne ne gjelberimin e pyllit. Te
harruar pas mrekullise se zogjve dhe pas te qeshures se pemeve. Jane kaq te
lumtur dhe kaq te gatshem per te fluturuar diku larg, hipur ne kalin e tij dhe
ne lumturine e saj...
Por, papritmas (keshtu ndodh gjithmone) princin e
vrasin, dhe endrra mbledh lotet e harruar pak caste me pare dhe qan e qan, mbi
trupin e tij.
E KENI PARE NDONJEHERE ENDRREN DUKE QARE?

14 qershor
1992




*** ***

Pse te rri vetem? – mendoi, dhe ky mendim
sikur e gjalleroi qenien e saj papritmas. Hapi dritaren me vrull, si te donte te
therriste qiellin per caj. Ngriti koken. Kacurrelat i formuan nje hapesire te
vogel tek syte nga e cila ajo mund te shihte yjet e pakte ne qiell dhe henen, e
cila gjithmone i dukej e trishtuar. Ishte e bukur. Ky mendim i erdhi befas ne
koke. Asaj shpesh i thoshin se ishte e bukur. Asnjehere nuk i pelqente kjo gje.
Perkundrazi, shpesh e inatoste, ndersa tani...tani cuditerisht kjo po i
pelqente. Meqe aty nuk kishte asnje njeri qe t’ia thoshte kete, po ia thoshte
vetes. Ne dhome ishte vetem i vellai qe dic shtypte nxitimthi ne makine. Ajo iu
afrua. Ata nuk kishin qene kurre te afert per njeri-tjetrin. Fajin per kete me
siguri e kishte ndryshimi i madh i moshes, ose fakti qe ai e trajtonte gjithmone
si te vogel.
-C’po shkruan? – e pyeti, megjithese e dinte qe nuk do te merrte
pergjigje.
-I ke bere mesimet? – e pyeti ai. Kjo ishte njesoj si te thoshte
„Me ler te qete“. Vajza qeshi ne menyre feminore, padashje. „Sofist!“ mendoi me
vete „Ky do te behet patjeter nje avokat i mire“ U ngjan shume njerezve sofiste,
vetem se shpirtin nuk e ka te keq!“. Qielli ishte vertet shume i bukur. Larg
dallohej hena. Ajo e donte henen. „Une jam e bukur!“. Qeshi. Kurre nuk ia kishte
pohuar vetes kete. Tani po. Njerezit se si behen ne momente te caktuara. Iu
afrua edhe njehere te vellait. Donte t’i lutej, dhe t’i thoshte qe ishte e
bukur.
-Jam e bukur une? – ai ndaloi se shkruajturi per nje cast dhe e pa ne
sy. Syte e tij ishin te habitur. Ata qendruan ca, mbi fytyren e vajzes. Buzet u
hapen dhe ai perseriti ne nje menyre krejtesisht monotone:
-I ke bere
mesimet?
Ishte e qarte, qe nuk duhej te fliste me. Po te thoshte po, ai do
t’i sugjeronte me ate tonin urdherues te merrte ndonje liber per te lexuar. Ne
rast te kundert do t’i thoshte t’i bente sa me pare. Kjo e torturonte.
-Nuk
me intereson mendimi yt, - shqiptoi lehte,- Une jam e bukur! Zeri doli si i
bastarduar. Nuk ishte ajo qe foli. Hodhi edhe njehere syte jashte nga hena. E
ndjeu miratimin e saj dhe u skuq. I erdhi rende nga hena. Kacurrelat i rane
prape ne sy. U ngrit. Me nje hap nervoz, duke pare shkarazi nga ajo, qe po
shkruante i vellai, doli nga dhoma. Arriti te kapte nje fjale, por s’kuptoi gje.
Doli nga dhoma per t’iu nenshtruar nje torture te cmendur, mesimeve. Ato ishin
ndoshta, gjeja e vetme qe nuk i beheshin ne ato caste. Kishte nevoje per dicka.
S’po e kuptonte cfare. Asaj i pelqenin enigmat, dhe kjo ishte nje prej tyre. Ne
zbehtesine e nates ajo behej edhe me enigmatike dhe e ngaterruar, sikurse floket
e saj te gjate te kacurrelte. Floket i binin shpesh mbi sy, dhe e bezdisnin, por
ajo nuk i priste. Ndoshta dhe kjo ishte nje enigme. Jeta e saj, ajo vete, ishin
perbere nga enigmat, qe askush nuk i shpjegonte dot. Ndoshta nje njeri shume
sofist, i vellai per shembull mund edhe t’i shpjegonte. Pa edhe nejhere nga
dritarja. Provoi te dilte. Ketej nuk dukej hena. Mori letersine. E hapi. E
mbylli me inat, dhe vazhdoi te numeronte yjet ne qiell. Kacurrelat i binin mbi
sy, po ajo nuk i levizte.

22 mars
1993





UNE

Do te te them: „Te dua!“
Derisa te
lodhem se foluri
Do te mendoj per ty
Derisa te lodhem se menduari
Do te
degjoj zerin tend
Derisa te lodhem se degjuari
Do te te enderroj
Derisa
te lodhem se enderruari
Pastaj
Kur e lodhur nga te gjitha keto
Te
jem
Do te fle
Ne nje gjume te madh endrrash
Dhe kur te zgjohem e
clodhur
Gjithcka do te nis nga fillimi.


13 nentor
1993






PABLO NERUDA

Nje zemer prej hekuri
qendronte e heshtur ne tavolinen e drunjezuar. Ai ishte aty prane ne verande.
Ulur ne kulltukun lekundes. Levizte me ngathtesi. Gjethet e rrushit, qe krijonin
nje hije, plot shtjella ajri, ne dysheme, e benin ate, te ishte ne nje gjendje
bezdisese diellore. Ai e dinte qe zemra e hekurt ndodhej aty. Aty fare prane mbi
tryeze. Por ai pertonte te cohej. Pertonte te mendonte per hekurin ne forme
zemre. Fundi le te ndryshkej. Vazhdonte te bente levizjet lekundese aty, nen
hijen e formuar nga gjethet. Tryeza e drunjte mund te kalbej. Zemra mund te
ndryshkej. Pastaj me kalimin e pashmangshem te casteve, viteve, tryeza do te
shkrumbohej. Zemra e ndryshkur do te rrezohej ne toke. Zemra e ndryshkur do te
rrezohej ne toke. Dhe natyrisht dikush do te kujtohej ta hidhte ne plehra. Ai do
te kishte vdekur atehere, ose do te ishte nje plak i mocem, me nje mjeker te
dendur dhe te bardhe. Nje plak i cili me syte e vegjel, e te ploget, te plakur
nga kalimi i rrembyeshem i viteve, dukej sikur i kuptonte te gjitha. Ai me
siguri do te kishte nje ze te ngadalshem, thuajse te heshtur. Por tani,
pikerisht ne keto caste, ai ishte i ulur aty, ne verande. Dhe zemra e hekurt, me
nje shkelqim vezullues, ndodhej ne tryezen prej druri. Ajo te jepte pershtypjen
se nuk do te kalbej kurre. Ai pertonte te cohej, e ta merrte zemren. Ai pertonte
te mendonte per te. Gjithsesi nuk mund ta shkulte nga truri mendimin. U cua
rrembimthi. Mbylli me force deren per t’u larguar nga rrezet, qe i leshonte
pambarimisht ne tru zemra prej hekuri. Iku. Iku larg, shume larg. Iku...Pa i
thene askujt asgje. Iku...Po zemren nuk mundi ta harronte. Neteve te gjata te
veres, ajo i futej ne koke, dhe ai mendonte per te...


1 qershor
1994
09:33






GUACKA

Muzg i trishte. Deti i
madh ka zene hapesiren e syve. Prapa meje eshte nje shkemb i madh dhe i larte.
Dielli po perendon. Eshte vertet i bukur. Ai eshte mbledhur si nje top i madh,
thuajse ka frike te perendoje i shperbere. Para pak, ne mes te diellit,
dalloheshin disa re te vogla. Tani ato, u zhduken. Dielli i madh, duket sikur,
do te perpihet nga valet e detit. Nje varke gjysem e shkaterruar eshte lene ne
det e vetme. Duket si e braktisur nga gjithcka. Ja dhe dielli po iken. Varka
eshte me teper si nje cope derrase, e vjeteruar. Ajo lekundet sipas ritmit te
dallgeve, dhe duket sikur nga casti ne cast do te fundoset, diku mjaft thelle ne
det. Dielli, deti dhe shkembi i japin nje hijeshi te vecante ketij peisazhi.
Dielli po perendon, dhe eshte si i pergjumur. Duket sikur do te shtrihet, dhe do
ta vere koken e tij te madhe rrumbullake ne det. Deti eshte si gjithmone, vecse
pak i tishte. Ndoshta i mungon hijeshia qe i krijon dielli pamjes se tij. Ndersa
shkembi qendron atje, i ngurte. Perpiqet ne te gjithe menyrat te tregohet sa me
i rrepte. Por ne fakt, ne thellesi te tij ndodhet nje zemer fort e ndjeshme. Dhe
neper te gjitha keto, te ze syri, varken e braktisur. Eshte kaq e vetme, ne kete
muzg. Nje vajze e vogel ka qendruar ca me tej, me nje guacke te madhe ne dore. E
rrotullon neper duar, dhe ne fytyren e saj, tregohet nje kenaqesi e madhe. Eshte
me siguri e lumtur. Dhe kjo ndodh sepse eshte ende e parritur. Ende e vogel.
Buzembremje mbi det. Gjithcka ka marre nje hije trishtimi. Pas pak cdo gje do te
erresohet, dhe trishtimi do te flere me diellin ne det. Shkembi do te qendroje
aty i forte. Vetem varka, do te jete nje si hije e atij peisazhi te trishte. Ajo
do te vazhdoje te lekundet gjithe naten. Vajzen e vogel, dikush do ta marre dhe
do ta coje ne shtepi. Po qendroja edhe ca ne mes te asaj pamjeje. Isha ulur
diku. Kisha vene koken midis duarve, dhe po mendoja per detin. Kush ishte mbreti
i tij? Nga kush komandohej? Kush e urdheronte? Kishte ministra ai? Po ku ishin?
Qendroja pa i dhene pergjigje vetes. Por mendoja se duhet te ekzistonte patjeter
qeveria e detit. Duhet te kishte edhe nje grup qeniesh qe e urdheronin. Qe
merrnin vendimet, per te. Ndenja gjate ashtu duke menduar per detin. Derisa u
erresua krejt. Ate cast u nisa te ikja. Ktheva edhe njehere koken nga deti dhe
thashe me ze te larte: Kush jane ministrat e tu? Po mbreti? Ku jane
ata?

P.S. Ministrat dhe mbreti i detit ishin disa mikroqenie. Ata ishin
futur ne ate guacken qe kishe ajo vajza e vogel, dhe jepnin urdhra qe aty. Vajza
e humbi guacken. Deti mbeti pa njerez qe ta urdherojne. Prandaj ai, lekundet
sipas qejfit...


29 qershor 1994





* *
*

Ne ndizemi me nje flake te ndritshme te kuqe,
dhe pastaj befas
fikemi pa zhurme
dhe prape ndizemi,
dhe prape fikemi,

Jemi kthyer
ne nje shkrepse i dashur
Ne nje shkrepse qe s’digjet kurre
Por vec
fiket
Dhe ndizet

Marrim fryme,
hame, pime, dashurojme,
vuajme,....
................si shkrepset
Ne cfare tjeter do te
shndrrohemi?
Kush vjen pas kesaj?


1 gusht
1994






UNE DHE TI

Nese gjithcka
Mund ta
rinisja
Nga fillimi
Do te ndryshoja
Pikesepari,
veten,
pastaj...ty
Nese gjithcka
do te mbetej tek une
per ta
rifilluar
nga nisja
Do te shkaterroja
Ne fillim egoizmin

Pastaj...ty
Nese une,
do te mund t’i filloja
edhe
njehere
gjerat
do te qeshja me veten
dhe do te lija te
pandryshuar
...veten time
...dhe...ty...


10 prill
1995
22:52





NGJYRA E SYVE

Varka lekundej nen
ritmin e lopatave dhe ecte me nje shpejtesi te konsiderueshme varkash. Une isha
strukur ne nje cep dhe ndiqja me sy pulebardhat qe uleshin, pak caste mbi liqen.
Pastaj ngriheshin rrembimthi dhe benin harqe te panumert ne ajer. Liqeni kishte
nje ngjyre te vecante jeshile, me teper si gurkali. Horizonti ishte i rrethuar
nga malet. Dukej se ata ngriheshin menjehere pas liqenit. Ishte nje pamje
mahnitese. Ai i jepte varkes ngadale, dhe veshtronte i humbur qiellin. Isha ne
nje vend, nga ku mund ta kundroja e qete. Levizjet e tij, veshtrimi, pamja,
ndoshta edhe veshja, perbenin per mua, dicka teper te afert. E ndjeja thelle
vetes time, ate. Kishim arritur ne mes te liqenit. Ndjeja pak ankth. Ai trazohej
cmendurisht me ajrin e fresket, dhe shndrroheshin tek une, ne nje dicka
materiale. Ne mornica, dhe ne nje si ngushtim ne gryke. Ai befas i la menjane
lopatat. U kthye nga une, dhe me nguli syte, si nje foshnje e panjohur. E la
varken ne meshiren e liqenit. Ajo lekundej lehte-lehte. Ndersa syte e tij, nuk e
kishin humbur ende ate driten vezulluese. Me ishin ngulur mua, sikur donin te me
rrembenin dicka me te thelle se shpirtin.
-Ta kisha harruar ngjyren e syve! –
tha ai ngadale. Pastaj vuri doren tek lopatat, dhe nisem rrugen per kthim.
Pamvaresisht nga bisedat dhe nga marredheniet qe kisha me te, gjithnje e ndjeja
si pjese timen. Qesha me vete dhe vazhdova te kundroja qiellin. Ishte plot
pulebardha. Ngjyra e syve. Une e shihja perhere ne sy. I doja syte e tij, por
asnjehere nuk e kisha kuptuar se c’ngjyre i kish. Ndersa ai. Ai ma kish harruar
ngjyren. Liqeni ishte teper jeshil per te qene i kalter, ndersa une, isha teper
e ftohte per te ndjere ankth. Syte. E ndjeja te afert pamvaresisht nga ngjyra e
syve.

Nisur ne mars 1995
Perfunduar me 1 maj
1995






ATEHERE KUR DIELLI NUK DI TE
PERENDOJE

Ishte nje nga ato pasditet e vaketa, te cuditshme, kur dielli,
ose nuk perendon fare, ose perendon aq shemtuar, sa askujt nuk i shkon ne mendje
te ktheje syte nga ai. Ai ishte ulur buze detit. Duart i kishte pak prapa te
mbeshtetura ne reren e lagur. Valet qe zhurmoheshin me aq force ne breg, i
lagnin kembet gati cdo dy sekonda. Filloi te mos e ndjente freskine e qete te
tyre. Dielli diku ishte zhdukur. Uji ishte i ngrohte dhe vazhdonte te ishte
dite. Dikush iu ul ngadale prane dhe e preku ne sup. Ishte nje vajze deri diku e
imet, me ca floke si te kuq ne bojkaf, dhe me ca sy te celur. Ajo po e shihte e
fresket, me nje veshtrim tmerresisht te embel. Ai i vendosi ngadale duart mbi
fytyre, me teper per t’u bindur a ishte ne enderr. Jo s’ishte! Fundja pse duhej
te ishte? Cfare kishte ketu per te qene ne gjume? Thjesht nje vajze e kendshme i
ishte ulur prane. Asgje tjeter s’kishte ndodhur. Ajo kishte nje kostum banje
blu, me rripa te bardhe, qe i shkonte tmerresisht shume. Syte e saj te medhenj
me nje ngjyre te papercaktuar ishin ngulur diku midis valeve dhe reres. Ai
veshtroi hutueshem atje, ku shikonte ajo, por s’mundi te dallonte gje. Ishte
vene ne siklet, dhe megjithese dielli ishte fshehur pas malit, ai ishte
teresisht i djersitur. Se si i dukej. Syte e saj, ose me sakte, prania e saj
aty, fare prane tij, dhe kjo heshtje qe nuk po dinte si ta thyente, e kishte
vene ne siklet. Mendoi ta pyeste per emrin, por e kuptoi qe ishte nje idiotesi
per momentin dhe e mbylli gojen. Ajo mori ne dore nje gur i cili ishte si
ndryshe. Si i gjelber. Ndoshta ishte me myshk. E mori gurin. Beri nje si
zhgarravine, qe u fshi nga valet, dhe filloi ta rrotullonte neper duar.
-Do
te vini te lahemi? – tha me ne fund ai, duke veshtruar turbullueshem nga deti
meshiremadh. Vajza u ngrit ne kembe aq vrullshem, sa ai kujtoi se do te ikte,
dhe i zgjati doren e lagesht. E preku butesisht ate dore, delikate dhe u nsi
drejt detit. Uji ishte i ngrohte, sikurse shpirti i tij. Thellesia erdhi duke u
shtuar. Ata nuk ia leshonin doren njeri-tjetrit, thuajse kishin harruar, qe
duart i kishin aty. Ata donin te notonin, por njekohesisht nuk donin t’i
shkepusnin duart, dhe rrinin si dy mumje te nje shekulli te harruar. Befas me
nje levizje teper te shkathet, dhe po kaq te guximshme, ai e ngriti vajzen hopa,
perpara duarve. Ajo i pershkoi doren mbi qafen e tij dhe e puthi lehte. Ai
vazhdonte te ecte, dhe thelle-thelle, shpirti i tij po habitej me te gjitha
keto. Karakterizohej si nje djale i permbajtur, thuajse i mbyllur ne vetvete, qe
gjente kenaqesine vetem tek ato cka lexonte. Ata vazhduan te ecnin. Ecen shume.
Aq sa njerezit nuk e dalluan me as koken e vajzes. Dalengadale u erresua krejt,
dhe ato pak cadra qe ishin, iken. Plazhi mbeti bosh. U braktis si nje vegel qe
mbetet jashteperdorimit. Degjohej vetem aroma e detit, dhe zhurma e lehte e
valeve qe perplaseshin ne breg. Te nesermen dielli lindi heret. Njerzit dolen ne
plazh. Prinderit u dhane porosite e tyre, femijve, dhe i ndoqen me sy nga
cadrat. Zhurmat mbushen plazhin. Ishin te pakte njerezit e trishtuar ne ate dite
diellore. Ai shndrrin fort, sa te krijon nje bezdi te llahtarshme. Papritmas tek
njerezit, u krijua nje rremuje shume e madhe. Ishte gjetur nje vajze. Njerzit u
afruan dhe e pane trupin e saj te imet. I pane floket kacurrele, si te
kuqerremte. Syte e hapur, ku ishte si vegim, nje lumturi e pafund, thuajse e
pakapshme. Njeren dore e kishte grusht. Dikush ia hapi. Ne te ishte nje gur me
myshk jeshil. Ajo ishte mbytur. Prinderit u tremben, dhe filluan te tregojne, me
teper kujdes per femijet e tyre. Te gjithe u llahtarisen, por askush se dinte se
bashke me vajzen ishte mbytur dhe ai. Kishte vdekur i lumtur. Dielli u zhduk
perseri. Pas pak plazhi do te mbetej bosh. Mos ndoshta valle, vdekja, nuk eshte
asgje tjeter vetem muzg? Ata kishin qene kaq krejtesisht te lumtur. Vdekja u
ishte afruar pikerisht atehere, kur ata pothuajse e kishin harruar nocionin e
kesaj fjale. Une i kisha pare nga larg. Ai e mbante ne krahe, perpara duarve,
ndersa ajo i kishte rrethuar qafen me krahun e vet aq te lehte, dhe e puthte
embelsisht...


4 korrik 1995
23:00






ME
MIRE TE JETOSH ME TIGRAT

Rashe ne thonjte e tigrave
Me hengren

Ngrita syte nga qielli
Qesha
Pastaj
Midis leopardeve,
arinjve,
ujqerve,
luaneve dhe dhelprave
jetova,
Shpesh syte nga qielli
i
ngrija
Qeshja.
Befas rashe prane teje,
Atehere
as qielli nuk me
bente
me
te qeshja.


3 gusht
1995
16:03






JEMI MESUAR TE JETOJME
CUDITSHEM

Nje lot i kripur,
toka e gjelber,
ujra qetesues qe
levizin,
Gjalleri,
nje melodi e shkeputur
dhe bota e endrrave te
mia,
me tutje,
telefoni i zi,
i kuq,
i bardhe,
a i
verdhe,
qiriu jeshil i ndezur,
nje lule e ngrire diku,
nje buzeqeshje e
trembur,
dhe bota e endrrave te mia,
pastaj serish,
nje kepuce,
nje
vazo e thyer,
dy sy qe ndrijne,
nje gote vere,
pak ankth,
nje
udhetim neper nate
dhe bota e endrrave te mia,
pastaj prape,
nje
pikture,
shume shi i rrembyeshem,
dy duar te permalluara,
nje ore me
muzike,
shpejtesi marramendese
dhe bota e endrrave te mia,
dhe me ne
fund
nje bllok me shume flete,
ca letra te harruara,
nje cope qiell i
kalter,
pak yje per Shen Lorenco,
nje cep hene
dhe bota e endrrave te
mia
...
Qendronin pas deres
Ne pritje te hapjes,
Une po vonohesha

E pasigurt
Ngadale
Me shume vonese
E hapa
Te gjitha ishin
bashkuar
Nje trup i vetem
I ngurtesuar
Qendronte atje
...ishe
ti...


3 gusht 1995
18:59






TE
QESHURES

Ne boshllekun e ajrit
Dic mungon
Nje e qeshur e
zhurmshme
Ndoshta
Nje e qeshur me pak ne ajer.
Rruga mbuluar druresh te
larte
Hijeshi.
Dicka me shume e mbush ajrin sonte
Nje
pupel
Pulebardhe apo engjell
Eshte
S’e di
Deti
Perhere i kalter
ne jeshil
Do te mbetet.
Perhere i gjalle.
Pas meje
Dic levizi,
ngadale
Nje e qeshur, me pak ne ajer
Nje pupel me shume neper
nate
Fluturim
Zogu
Qe kurre
Nuk kishte kenduar
E mesoi
kengen.
Kendon tani.
Nje qiri.
Edhe ai dic perpiqet
T’i shtoje
hapesires
Nje e qeshur me pak
Nje pupel me shume
Ra pas meje
Levizi
pas meje.
Fluturoi.
Une s’e pashe
Qiell i kalter
Pa zogj
Por e
qeshura fluturon
Megjithese une se shoh
Nje e qeshur me pak ne ajer
Nje
pupel me shume ne dhome
Udhetim marramendes neper nate
Me shume kurajo ka
sonte
Me pak yje
Gjithmone balancim
Hena eshte e plote
sonte
Udhetimi i gjate
Nata e erret
Pupla e bardhe
Unaza e mban
fort.
Ankth
E pse
valle?
Det.
Yje.
Hene.
Rruge.
Muzike.
Engjell.
Kam
frike
Ti s’je
Ke ikur
Por je kaq shume prane
Kaq afer
Dhe kaq
larg
S’di c’po ndodh me mua sonte
Dua te iki dhe une
Po s’kam ku te rri
pastaj
Dua te rri
Dua te iki
Iki,
rri,
ku je?
Pse s’je?
Ti
ike,
ike larg.
Pa fjale
Ike
Por ti je afer
Kaq afer
I heshtur

S’e kuptoj
C’loz me mua kaq egersisht
Ke ikur,
por je afer
dua
te largohem,
por ku te shkoj?
Pse s’je?
Ku je?
Kam frike
Ke ikur
larg,
matane pyjeve
ke rreshqitur
neper lumenj
dhe ke ikur
duke
ndenjur
ketu me mua
dhe je larg
duke qene afer
ketu me
mua...


24 shtator 1995
11:51





UNE E TAKOVA
ATE, DHE QE ATEHERE DICKA SIKUR ME DHEMB

Qielli paska shume yje sonte!
Eshte nje nate e ftohte ne kete vend disi te eger. Zjarri ben te mundur shikimin
dhe ngrohtesine. Jam shtrire. Pak me tutje prej kembeve te mia degjohet zhurma e
lumit. Ai leviz rrjedhshem me nje freski qe ndihet ne cdo ind te qenies sime.
Jam e qete. Nxehtesia e zjarrit ma ka ngrohur tej mase njeren gjysem te trupit,
dhe po tej mase kam ftohte nga krahu tjeter. Malet e kane kufizuar qiellin nga
te gjitha anet. Ky eshte vertet vendi me i bukur qe kam pare ndonjehere! Aty te
duket sikur jeta te rreshqet dukshem neper gishta. Sikur gjalleria eshte bere
sunduese e vetme e vetes tende. U kam ngulur syte yjeve, duke u shkeputur nga
bisedat perreth. Jane kaq shume sonte! Ate nate kujtoj, s’kishte thuajse fare. E
kam te pamundur te krijoj figura me ta. I veshtroj sikur dua t’u marr dicka me
teper. Sikur dua t’i ndjej me thelle. Syte e mi levizin ngadale nga qielli i
shkermoqur yjesh, tek mali i pyllte. Pastaj shoh zjarrin e madh e te ngrohte. Ja
dhe lumi ku eshte! Ka nje ngjyre si jeshile dhe eshte i mbushur me gure te
madhesive te ndryshme. Sa vend i bukur! Cdo gje eshte kaq harmonike me tjetren.
Duket si mrekulli. Dhe une, jam zoteruesja e ketyre diteve te jetes ime. Ndodhem
ketu. Qenia ime nuk trazohet ne kete mrekulli, perpiqet te marre pjese. Isha
teper e qete pak caste me pare. Heshtja me ishte ulur mbi sy, dhe brendavetja
ime ishte thuasje e kenaqur, po c’pata tani? Nje si ngushtim me ka zene gjithe
kraharorin. Mezi mbushem me fryme. Dua te qaj! Por a s’eshte mekat te qash ne
nje vend te ketille? Ketu embelsia eshte bashkuar me te egren, malli me lotet,
bora me shiun, ankthi me endrren. Jane pershtatur e harmonizuar, duke dashur te
falin nje cast te vetem lumturie, dhe dy dite te vetme te kenaqura. Perpiqem te
qesh. Shtrengoj me force dhembet dhe grushtat. Dua domosdoshmerisht te
qetesohem. Por c’kam keshtu? Cfare me mungon? Natyra eshte misheruar ne
persosmeri. Gjithcka duket sikur do te te fale pakez nga vetja. Ndersa une
numeroj yjet e qiellit, dua te qaj! Kjo s’duhet te jete normale. Perse ndodh
keshtu? Perse nuk arrij dot te kenaqem? Kujtoj doren tende prane times, syte e
kenaqur dhe ty. E kam te pamundur te shkeputem. Dhe ne te vertete nuk dua te
kujtoj. Mjaft here gjate ketyre diteve me zbrisnin ngadale ne koke bisedat e
bera, qeshja jote e zhurmshme, planet e pafundme qe s’arrite t’i realizosh dot.
S’mundet ta harroje njeriu, njeriun. As une ty. Mrekullise se pyllit, lumit me
gure, maleve qe bien thike mbi ujin jeshil, muzikes se panderprere, vetes sime,
gjithckaje ne keto dy net te largeta, madje dhe zjarrit i mungoje ti. Kam
arritur te kuptoj qe i mungon dhe ajrit, dhe zogjve, detit, henes. Mungon kudo.
Une e di, qe bota tani eshte minus nje e qeshur, Nje e qeshur me pak ne bote.
Nje pupel me shume ne dhome. Dhe lot, dhe mall, dhe ankth... Por prape e di, e
ndjej, qe je diku, duke me pare mua. Ike larg, per te me ndenjur afer. Dhe une
s’e kuptoj se si kalojne njezet e kater oret pa ty. Dhe keshtu cdo dite. Une
vazhdoj te eci kembengulshem ...mbi caste...

20 tetor
1995






LARGESIA NDJENJA KOHA

„Fluturoi qe nga
momenti qe u nga nga une...“
Burri ndenji nje hop i menduar. Syte iu
lengezuan. Qendronte ne kendin e vet, ne tryezen e gjate dhe
shkruante...
Jashte binte nje shi i vrullshem. Pikat kercisnin fort mbi xham,
pastaj rreshqisnin poshte me shpejtesi. Qielli i erret kishte zymtuar edhe
dhome. Ai nuk po e ndizte driten. Rrinte ashtu, thuajse i strukur ne cep te
tryezes. Mendimet i leviznin ne koke, i trazoheshin, i beheshin
kujtime...
Sapo kishte mbaruar redaktimin e vellimit te saj te fundit „Duke
te pritur ty“. Tani po shkruante hyrjen. Nje moment u drodh. Iu duk sikur shiu i
ftohte i hyri ne cdo qelize te organizmit. Vuri ngadale doren mbi balle.
Buzeqeshi trishtueshem. Imazhi i saj, i kish zbritur mbi sy. Vazhdoi te
shkruante. Pastaj perseri e leshoi stilolapsin dhe u mbeshtet pas karriges.
Ferkoi syte. Shiu sa vinte e shtohej. Vajza s’ishte kthyer ende nga shkolla. Po
vonohej...
Ai u mundua te veshtronte ne dhomen e zbrazet. Shikimi ishte i
padepertueshem ndaj kohes. Dhoma ishte e erret dhe bosh. Bosh! Burri ndezi edhe
nje cigare tjeter. E lexoi perseri nga fillimi, Nje moment iu duk shume pak. Sa
shume ndjente ai ne fakt! Hodhi syte nga togu i larte i letrave te paredaktuara.
Befas iu duk se shpirti i saj i bukur iu ul mbi ndjenja. Sa shume zogj! Sa lule
kishte midis doreshkrimeve te lena! Sa jete!
Atij kishin filluar t’i
dalloheshin gjithmone e me teper rrathet poshte syve. Kaq shume ishte plakur
brenda kaq pak kohesh! Te nesermen ajo kishte ditelindjen. Duhet te mbushte
dyzetetete vjec. Burri u ngrit. Ankthi i ngushtoi fytin. U mbeshtet pas xhamit
dhe po shihte shiun. Fytyra e saj e qeshur nuk i levizte nga mendja. Veshtroi
oren. Po vajza pse po vonohej? Nje vetetime e shkundi. Filloi te hidhte hapa te
crregullt neper dhome. Pastaj u ul perseri. Vazhdoi te shkruante. Mendimet i
kishte me te qarta kete here. Ai perseri nuk po e ndizte driten. Keto kohe ishte
mesuar te rrinte ashtu. I dukej se i pelqente. E shtypi fort filtrin mbi
tavullen e tymosur dhe mori fryme thelle. Shkruajti dhe fjaline e fundit dhe e
la fleten menjane. Vazhdonte te qendronte heshtazi ne cep te tryezes...
Ra
zilja. Me siguri e bija. Nxitoi ta hapte. Ajo me siguri duhet te ishte
lagur...
Shiu binte pa dashur te ndalonte asnje cast ne ate mesdite te zymte.
Burri ishte ulur ne kendin e vet. Vajza hapi deren e kuzhines dhe hyri brenda.
Ngriti doren dhe... ndezi driten. Dhoma u mbush me ngrohtesi. Syte e saj qeshen
embel. U ndalen tek i ati.
-Ose s’e kishe ndezur driten?
Ajo foli ngadale
me nje ze te ngrohte. Burri ngriti syte per ta pare. Shkarazi arriti te lexonte
„...imazhit te saj te paprekur brenda meje...“ Veshtrimi iu ndal mbi vajzen. Sa
shume drite, ngrohtesi, embelsi, kishte ajo! Ai qendroi pak sekonda duke e
pare...
Pastaj qeshi...
Qeshi bukur!...


20 dhjetor
1995






ATEHERE KUR EDHE SHPIRTRAT DASHUROJNE

Ajo
ferkoi syte, puliti dhe disa here qepallat, dhe u zgjua plotesisht. Pertonte te
cohej. Ndenji dhe pak ashtu sy gjysemmbyllur, pastaj u shtriq dhe filloi te
levize.

* * *

Sapo doli jashte era e fresket i perkedheli lehte
fytyren. Ishte nje mot tipik sic i pelqente asaj. Qielli ishte mbushur me re gri
dhe dielli nuk dukej. Era ishte mjaft e lehte, jobezdisese. Filloi te ecte
shpejtueshem. Ishte vone. Ajo ishte nje vajze e kendshme me sy te medhenj kafe.
Vinte pak e imet me floke te gjate kacurrele. Ishte nje vajze e embel, me ca sy
te bukur, te thelle si prej plaku.

* * *

Mberriti. Sa bezdisese
ishte dita ne shkolle! Sa pertonte! Atje midis grumbullit aq te madh te nxenesve
ishte dhe ai. Ishin dy njerez krejt te ndryshem. Nuk njiheshin thuajse fare dhe
s’kishin asnje ndjesi apo pershtypje per tjetrin. Thjesht ishin te detyruar te
rrinin ne te njejten klase. Ai ishte nje djale i mbushur, i gjate, teper
simpatik. Nje njeri me vete ne ate grumbull shokesh. Nuk trazohej me njeri dhe
si te ishte si jo, s’kujtohej kush, vetem kur duhej bere ndonje formalitet i
tille, si p.sh. marrja e mungesave ne fillim te ores. Ndodhte per ore te tera,
qe ata te mos shkembenin me njeri-tjetrin as nje germe. Por ndonjehere, edhe
mund te flisnin per ndonje gje. P.sh. mund te pershendeteshin kur gjendeshin
perballe, ose mund te pyesnin per ndonje gje, Edhe kete dite si perhere ata
ishin ulur ne bankat e tyre, pa u kujtuar se edhe tjetri ishte diku aty. Ishin
shume larg njeri-tjetrit. Dita kaloi normalisht. Kur u kthye ne shtepi ajo u be
qull. Filloi shiu dhe ajo s’kishte cader. Rrobat e lagura qe i ngjiteshin pas
trupit e bezdisnin. Asaj i pelqente kur binte shi. Po te ishte brenda ne shtepi,
ngrohte, ne gjysemerresire. Ashtu i pelqente qe ai te kerciste sa me fort mbi
xham. Keshtu mberriti.

* * *

Pasi mbaroi mesimet, hengri darke, u
shtri per te fjetur. E zuri gjumi shume shpejt. Edhe ai, nderkohe kishte
fjetur...

* * *

Mengjesi erdhi shume shpejt si cdo dite. Levizi
qepallat shpejtueshem, u shtriq nje here. Pastaj u ngrit.

* *
*

Shkoi si perhere ne shkolle. Edhe ai gjithashtu. Ata te dy njiheshin.
Rrinin ne nje klase. Nuk kishin asnje pershtypje, asnje ndjenje, asnje lloj
lidhjeje me njeri-tjetrin. Dhe ishin kaq shume te larget ne cdo gje. C’fatkeqesi
qe ata s’kishin kuptuar asgje! Ata jo vetem qe nuk e dinin, por as qe e
imagjinonin si te mundshme nje gje te tille. Naten, pasi njerezit jane
perkedhelur ne rehatine e gjumit, dhe pasi ky i fundit i ka kapluar, shpirti i
tyre del ngadale prej trupit, dhe nis e ngrihet lart. Shkeputet duke kercyer
valse magjike. Keshtu pra, ata nuk e dinin...por shpirtrat e tyre
dashuroheshin...Pasi ata i zinte gjumi, shpirtrat takoheshin, perqafoheshin te
permallur dhe nisnin te kercenin nje vals te mrekullueshem ne krahet e engjejve.
Shtjellat e ndjenjave te tyre, pra shpirtrat, qendronin ashtu te perqafuar, deri
ne zgjimin e ndonjerit prej trupave. Ne kete moment, ata si gjigandi i llampes,
qe e kerkon i zoti, ktheheshin prane trupave. Dhe ata nuk e kuptonin dot kete
bote mahnitese te shpritit. Shtjella e ndjenjave mezi priste naten, kur trupin e
zinte gjumi. Ngrihej lehte-lehte, i afrohej shtjelles tjeter aq te dashur, e
perqafonte embel dhe niste te kercente mes bukurise se qiellit, yjeve, henes,
engjejve, shpirtrave te tjere. Ata ndiznin kaq shume drita te bukura. Benin nje
muzike kaq te embel dhe te lehte dhe nisnin nje vals shpirtrash. Dhe ja vinte
mengjesi. Ata zgjoheshin. Shpirti permbahej ne brendesi te trupit. Ata ishin kaq
larg njeri-tjetrit. Kaq shume te ndryshem. Ajo kishte ca sy bojkaf si prej
plaku. Ndersa ai ishte kaq indiferent ndaj cdo gjeje. Ata vazhdonin te kalonin
keshtu ditet e njepasnjeshme. Dhe lemueshem i afroheshin nates. Kohes kur
shpirtrat dashuroheshin...






PO VIJ TEK TI!

Po
vij tek ti!
Muzika ushton
Ne mbreterine me te bukur
Te
melankolise.
Rruga eshte e lodhshme
Mbuluar gjethesh
Zhveshur
sysh
Gjarperinjte levizin shpejtueshem
Gjinkallat heshtin qetsisht
Po
vij tek ti!
Qyteti mbeti pas
Por mua s’me krijon keqardhje
Zvogelimi
gjithmon e me i madh i tij
Me intereson vetem fakti
I mberritjes se
paspakshme
Tek ti!
Me prit!
Ndoshta rruga asnjehere s’do te
mbaroje
Ndoshta qyteti asnjehere
Nuk do te zvogelohej aq shume,
sa te
me lejoje te mberrij tek ti
Por gjithsesi
Ti me prit!
Mbylli
syte,
kaperdiji minutat,
castet, oret, vitet,
ashtu sikurse
macja.
Largoje heshtjen
Sic ben qeni.
Menjanoi endrrat
Si
ariu.
Dhe qendro
Midis kafsheve, njeri.
Me prit!
Dikur, diku,
do
te mberrij gjithsesi.
Do te perpiqem
Qe ky destinacion
Te jesh

pikerisht ti.
Mbyll syte,
dhe me prit...


24 gusht
1994






DHE UNE ERDHA!

Une erdha
Dhe ne
mungesen e ajrit
Mora fryme.
Shpresen dhe zhgenjimiin
I fsheha ne
duar
Lotet neper floke
I fsheha.
Dhe syve
Ua riktheva jeten e
vdekur.
Une erdha!
Vertet pas nje rruge
Te gjate e te
lodhshme.
Mblodha jeten neper udhe,
muziken, duart, tymin,
i
mblodha.
Zhurmave,
u bera koleksion.
Gjallerise,
i vura emer.
I
grumbullova te gjitha
Dhe erdha.
Mberrita.
Syte kerkuan shpirtin,
e
mora.
Floket, endrren kerkuan,
u zgjova.
Duart pyeten per ajrin,
e
thitha.
Malet per ty u shqetesuan,
dhe une mberrita,
Erdha!
Lulet
kisha sy, buze, vetulla.
Lumin floke,
guret enderr,
une
erdha.
Vertet pas nje rruge
Te gjate e te lodhshme,

vertet pas
shume tymesh,

Erdha!

Erdha dhe ti flije.

Erdha
Dhe ne
pyllin e drurte
Ne enderr te gjeta.

Sa shume isha lodhur!
Ti
flije.
Ti ende fle.

...........
Qesh.
Une erdha...


29
mars 1996






TRENDAFILAT E BARDHE

Ajo u kthye
edhe njehere nga ana tjeter. Hapi syte, e ndjeu frymemarrjen e tij te qete prane
vetes. Me siguri po flinte. Nuk po gjente reaht ne ate shtrat te ngushte, te
vene si enkas afer dritares. Ndoshta donte te shkonte ne krevatin e saj, por
kishte frike. Erresira ishte perhapur gjithandej ne dhomen e tyre te vogel te
hotelit. Madje dhe jashte nxinte. Dritat e atij qyteti te vogel bregdetar kishin
kohe qe ishin fikur. Nata kishte rene perreth. Vetem yjet lart ne qiell mund te
shihje, dhe vetem valet e detit qe zhumeronin mbi zallin e shkrete mund te
degjoje. Ajo kishte frike te flinte vetem ne erresire. Ishte futur ne shtratin e
tij te ngrohte, por s’po e zinte gjumi. Hijet qe krijoheshin fare prane dritares
e trembnin. Vertet i pelqente ta ndjente jeten e tij prane vetes, por ne ato
momente i flihej, i flihej aq shume, sa e lodhte ideja e mendimit per te. Ai
kish kohe qe kish rene ne gjume. Ajo ia ndjente frymemarrjen krejt te rregullt
dhe gati-gati te njejte. I kishte mbyllur syte. Qerpiket e gjeta, i jepnin nje
hijeshi te cuditshme fytyres se tij me tipare aq shume te rregullta. Duke kaq i
bukur teksa flinte! Ajo nenqeshi me veten. Pa jashte nga dritarja. Gjithcka
kishte nje paqe te frikshme. Zhurmat e valeve trazoheshin me frymemarrjen e tij,
beheshin nje, dhe asaj i dukej si nje melodi e qete, e degjuar diku. Qielli i
zi, hene s’kish, yjet s’ndriconin dot deri ne dhomen e tyre. Qyteti flinte! Ajo
u kthye edhe njehere nga ana tjeter po kish frike t’i mbyllte syte. Sapo lodhej,
dhe ata s’komandoheshin dot me, por mbylleshin vete, ajo levizte e trembur. I
dukej sikur njera nga hijet jashte dritares do ta merrte me vete. Kishte frike.
Po edhe te rrinte zgjuar ate nate aq te kthjellet nuk donte. Ndersa oret kalonin
asaj i dukej vetja gjithmone e me teper si pergjuesja e erresires. Po pse
frikesohej xhanem? Ato hijet e cuditshme tek dritarja, ajo erresire e thelle
jashte, zhurmat e valeve, frymemarrja e tij, cdo gje sikur e trembte. I dukej
sikur nga casti ne cast do te ndodhte dicka e mistershme dhe ajo do kish nevojen
e tij, prandaj rrinte aty heshtazi dhe pergjonte naten. Donte te rrinte me te. E
adhuronte ate jete te tij te leshuar nga qetesia me te cilen ai merrte fryme.
Donte ta ndjente prane vetes te sajin. Po i ndodhte si me lodrat kur ish e
vogel. Hodhi perseri syte jashte. I vinte gjume, por ai shtrat i ngushte, ishte
i parehatshem. Pa rishtaz dhomen. Objektet e saj i dinte me saktesi se ku ishin,
por prape dic e trembte. Syte i mbante hapur fort me zor. Megjithese te zinj ata
ndriconin si yjet ne qiell. Leviznin ngado dhe ishin te paperqendruar si ajo
vete. Vazhdoi gjate ashtu derisa gjumi e kapiti dhe ajo pa e ditur as vete
dremiti ca... E frikesuar u cua. Pa neper dhome. Krejt qetesi. Pa jashte. Kish
nisur te zbardhej. Rrezet e para te mengjesit po perkedhelnin qytetin e vogel
dhe dhomen e tyre. Frymemarrja e tij dhe valet e detit ishin njesoj si melodia e
qete dhe e bukur e nje dite qe po nis. Tashme e qete, ajo fare ngadale per te
mos e zgjuar ate u ngrit dhe shkoi ne shtratin e vet. Aty e zuri gjumi e lodhur
deri vone...
Ai u zgjua heret si cdo mengjes. E kish ndjere ate te levizte
gjate nates dhe nje kenaqesi-enderr i shkaktohej nga ideja se ajo ishte aty. U
kthye nga ajo per ta puthur dhe per t’i uruar nje mengjes te kendshem por...ajo
kish ikur...Ish shtrire ne shtratin e saj dhe flinte. Kishte qene ngushte aty
dhe kish vajtur ne vendin e vet. Buzeqeshi tek e pa qe flinte por edhe i vinte
inat me te. Si nuk e kuptonte xhanem kenaqesine qe ndjente ai kur zgjohej dhe e
shihte prane vetes. I vinte keq... donte te binte per te fjetur me te dhe te
zgjohej po ashtu. Kishte nje si zhgenjim ne shpirt. I dukej vetja sikur e shihte
ne enderr gjithe magjine e lidhjes se tyre dhe kur zgjohej...trendafilat
qendronin te bardhe mbi tryeze dhe ajo ish larg tij duke fjetur. Ish kaq i
merzitur. Trendafilat i kish mbledhur ajo nje dite me pare ne pjesen e poshtme
anes shkallinave. Ishte marre me ta gjithe darken, dhe pasi i kish rregulluar
sic duhej, ish shtrire te flinte. I donte lulet. Dhe lulet e saj mbi vazon roze
tani dukeshin sikur e perqeshnin. I vinte keq! Kaq shume keq! Pse xhanem nuk
donte t’ia dinte per deshirat e tij, por gjithmone, ashtu e paperqendruar sic
ihs, bente cfare i sugjeronte momenti?... Ai u vesh ngadale dhe zbriti poshte te
hante mengjes.... Me vone gjendeshin te dy ne mes te detit. Ajo doli nga uji dhe
ashtu e qullur me syte qe i shkelqenin u ul prane gureve dhe po e priste. Ai sec
kishte. Ishte shume i prere...
Kur ai ish aty prane saj i heshtur me
veshtrimin mbi det ajo lehtesohej.
-Se c’ke ti sot? – i tha ngadale. Ai vuri
buzen ne gaz.
-Asgje, jam pak i lodhur, - dhe nje heshtje sekondash midis
tyre – te lutem mos ik me sonte, gjate nates, kur bie per te fjetur me mua. As
sot, asnjehre. Degjove?
-Mbreme kam fjetur shume keq, - tha ngadale ajo, -
por kisha frike te flija vetem! Ato hijet tek dritarja me trembnin dhe erresira.
Po pse te mos iki? S’fle dot aty!
Ai filloi te irritohet perseri me veten, me
te. Nuk foli me. Hodhi ca gure me det me zemerim dhe u cua e iku. Ajo fillimisht
u habit me veprimin e tij, pastaj u zemerua, pastaj prape u habit, dhe me vone
megjithese s’e kuptonte arsyen iu bind. Ne mengjes pasi ai zgjohej dhe i uronte
mengjesin, ajo ikte dhe flinte ne shtratin e vet dhe si cdo dite mbi tryeze
qendronin disa trendafila te fresket, te bardhe, te keputur nje nate me pare. Ai
vishej, behej gati per te dale, e shihte tek flinte, hidhte syte nga
trendafilat, i vinte inat qe ata do rrinin me te dhe ca, pastaj zbriste poshte
per te nisur diten. Javet kaluan dhe ata te dy iu kthyen jetes se tyre te
zakonshme larg qytetit te te vogel bregdetar...
Dikur atij iu desh te
largohej per ca kohe. Me mijera kilometra larg e ndjente dhe gati-gati e
degjonte frymemarrjen e saj mengjeseve...
Pasi u kthye perseri prej atij
udhetimi te gjate e te lodhshem, mberriten mbi tryezen e saj, nje tufe e madhe
trendafilash te bardhe...
Ama kur ai dilte nga dhoma i vinte keq qe ata do
rrinin dhe ca me te...

14 shtator 1996
03:37
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Bora Pajo
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Fation Pajo
» Gili-Bora E Majit
» Mimoza Mustafa-Bora E Pare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albania.123.st :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: