Nje lule
Dikur era perfshiu maje nje gremine,
ne rreze shkembi
nje lule te vogel.
Ish nje lule,
qe ne shkretetiren gri te pajete
dikur mbiu si nje nuse,
stolisur plot pikellim.
Eajo lule dikur maje shkembi,
duket sqe tjeter vec nje keqkuptim.
1993
Mall dhe Impotence
Kurvushka, mu shpif fotografia jote.
Te betohem per kete.
Mefytyren fiksuar ne nje cast te vetem,
qe s'mund ta shoh dot me.
Ndiej e vogla kurvushka ime heroine,
qe malli atehere per ty me paska marre.
Xheloz te klith nje here fort,
Harrakat si nje femije i prape.
Kam mall te jesh ketu.
Ne kohen qe rrjedh te te kem prane.
Mekane munguar castet e bukura,
te tmerrshmet po aq qe kur ste kam pare.
Me mall sjell nder mend zeniet
dhe pastaj sharjet e shumta rrugacerisht.
Ndonjhere ma ktheje me te njejten monedhe,
si ne barcoletat me jevgjite.
E shaheshim pastaj papushim
me nervat tona te marra ne,
(nostalgji per to sot kam).
Dhe atehere s'dija kush me i cmendur nga ne te dy qe.
me ka marre amlli per ty kurvushka ime heroine,
me ka marre vertet.
Ti s'je ketu ta besosh. Ti je larg shume
e, s'me pret.
Ky mall bezdises si pa kuptuar,
me ben impotent kurvushka ime.
Me te tjerat duket s'do qe une te shkoj.
Servirur kjo si shenje besnikerie.
1993
I kushtohet A.
Te mashtrova.
Shume here u mburra me kete.
Me ty dashuri pastaj bera
pa ndiere sigurisht asgje.
Me pas akoma mu merzite
deri ne neveri mu velen syte.
Te tuat biseda
loket e seksi yt.
Ti per mua nuk ishe asgje.
Nje cope ehere edhe aq.
Ne jeten time asgje s'ndryshoi,
e tani aq me pak.
Ajo here morri fund.
Asgje s'mbetet per ty kujtuar.
Te mashtrova dikur.
Ti ishe ber eper t'u mashtruar.
1993
Merzi
Vdiq nje vajze
dhe femijeria hedhur krahesh
si kujtim i diellit perendues
qe kercen me litar.
Dhe ne kopshtin e ndergjegjes
te rrugetyer frikshem
ca varre trendafilesh te njomur
me lot hipokrizie
ne nje denesje te vonuar
per dashuri te rreme
te ofruar bujarisht
prejt dikujt:
Koleksionisti i apasionuar
i copetimit te zemrave.
Nje vajze me pak
dhe rete e shperbera
dhe qielli pa forme
nga vrima mes kembeve
me gjakun e ndrojtur
e bardha u be e kuqe
e kaltra u cngjyros
Nje grua me shume.
1995
Zbrazeti
u ndieva i zbrasur sot pa ty
Gjithshka ne brebdesi te vetvetes
m'u duk e hedhur pertoke.
Nervat-brinjet-ngacmimet.
Zemra-testikujt-mushkerite.
Trute- e folura- mendimet,
ndjesite.
Si nje psikopat i pagjume u end i vetmi mendim
e vetmja frymarrje (artificiale sigurisht)
i vetmi transfuion gjaku pa virus HIV
i vetmi nocion nacional joshovinist,
e vetmja merzi:
Bota, njerezit, oret,
bileten e largesise kishin prere tek ti.
Bota, njerezit, oret,
dikur bene nje "bluff" pokeri.
Ata mund te benin fare mire pa ty.
E pashe kete sot kur nga normaliteti i rrjedhjes
shtrati i thare u rimbush.
Mungesen tende gjer ne dhembje,
s'e ndjeu vec meje tjeterkush.
Boshesia u kthye ne humnere
ku gremisen fatalisht shoket, pershtypjet,
fiksasionet, epshet. Qielli hapi barkun
per te vjelle vrer kunder gjithe c'ngjau.
Shiu me shoqeroi i dehur tape neper rruge,
dhe ne fund me vu doren mbi sup,
e qau.
15 shtator 1993
Femrat jane njesoj
Femrat jane shikim i zbehte
i henes verdhacuke
nates se pagjume te veres
mbeshtjelle me rroba banjoje
shatervan epshesh te etur
te jetes.
Femrat jane nje lloj mengjesi
i lagesht vesor.
Model nudo i penelit jane femrat
dhe poetpijanecit:
percartje talenti
ethesh dashurore.
Femrat jane jetimore
e ndienjave rrugace
nen rrecka kujdesi shpefillur
dhe dallge deti xhuxhe jane
qe shkumbojne bregun:
( i pafuqishem inati
ndrydhur ne pamundesi shprehjeje).
Femrat jane njesoj:
-ylber shkaperthyes i rrezeve
ne pyllin e trullosur nga furtuna
- mall i permbysur mutthenes
rrufitur me gllenjka te vogla
- dehje ferneti
- virus HIV
- asfiksim
pastaj:
- bilete avioni per larg
- miniatura e nje kurve
- ca vjetersira te daleboje melankonie.
Njesoj jane femrat
motive ndarjesh me dhimbje.
Femrat jane shembelltyra
e budallepsur e seksit mashkull,
te cilit kravaten i lidh
perpara takimit ... me nje femer tjeter.
1994