| Albania.123.st
|
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.123.st". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė. |
|
| Ervin Hatibi | |
| | Autori | Mesazh |
---|
BlueScreen Senior Member
Numri i postimeve : 912 Age : 40 Location : Anonimus Registration date : 04/09/2009
| Titulli: Ervin Hatibi 14/2/2010, 00:02 | |
| Nate Shkurti
Tė shtėna Nata shpohet e pikon U mbush qyteti me ujė prej macesh Tė shtėna, tė shtėna Rrėzohet gjumi pėrmbi nėnat Rrjedh nėpėr udhė qumėshti i gjirit Valiumi Frika qytetare, meshė e mekur nėn bankat e drunjta Tė shtėna tė shtėna Zhurmojnė nėpėr qepalla kėpucėt e rėnda Me kėmbė tė mitura ushtarėsh brenda.
Merzia
Merzia varferon vec pjese te trupit Te cilat fshihen nen bust Merzia, piedestali qe me larton Kesaj rruge pa tradita, pa barrikada Te pjek merzia, merzia, merzia Sic piqet nje pikture anitike, plasaritet verniku Pluhuri mbi pikture i josh qepallat te ulen E tonet kuqerreme te burojne nga merzia Prej piktures e sajojne dhomen e vetevrasjes, ku perdet u ulen eshte dhoma e mire e miqve, me veles I je qepur nje karrigie te rende dhe nuk del kurre Nga titulli i librit, brenda te cilit sigurisht qe ti ekziston Nen emra te rreme e kujtese te njellojte Ne nje cep te bibliotekes do ta gjej te vjeter librin Merzia, merzia Merri gjymtyret e mija e hidhi ne ndonje loje Ku vec mund te humbet Vec te mos e prek me trupin As te falem me to nuk dua Ose i nderroj gjymtyret me floket e mij Ah, floket e mij dy here te prere, aq te gjate Mes tyre gjendesha mes nje kopshti trendafitesh ujitur pa gjak Ku stolat kendonin me ze te harruar shatervani... Aty midis flokesh i shpetoja njerezise Tek me sy te mbyllur ecja e s'me shihnin Kerkoj floket e mij qe qene te verdhe Po krejt ma thithnin te keqeni dhe me linin mua Vec merzira te mira Po tani qe pa floke kam mbetur, pa njerez kam mbetur Merzia Eshte dicka e hidhur qe nuk ben dot pa te me Si edhe pa e quajtur pikellim apo me fjale me te ndera eshte dicka qe vertet te kthen ne bust Barkun me qime e kofshet t'i fsheh e t'i ruan Ne uje te mbyturish Qe t'i kesh per pleqeri Tani qe zhduka edhe floket e shenjte nje figure e lojes me letra jam bere Duke buzeqeshur me nje lule gazi ne dore Me ca rroba te stolisura fort Bust, bust spathi, si fant Me dy koke e kater duart me thika e gjethe te gjumit Tanime merzia si nje gjarper pellumb Ne nje fole thurur prej flokesh te ngordhur Ngroh si veze dy kokat e mija Njera eshte per vrasje, tjetra per vetvrasje.
Atdheu Turist
Kamarda ishte kėtu Pantallonat e shkurtra Aparatin fotografik nuk e shqiste dore Vėrtik kokėn me flokė tė bardhė linēuar Flokė tė bardhė, vargan turistėsh me kėrcinj konserve Plakė prej shėndeti dhe qershori Nėn bluzat e bardha lisho e vesh trupin Zhurmė zanoresh janė thithat gjinore Tek hapin rrathė tė shtrembėr nė ujin e ndenjur te bluzės Cfarė drithėrash Kamarda, plot Jot shoqe parkon nė pleqerinė poshtė bluzės Nuk e lėshon aparatin, emri i markės Me Y greke, qė ndryshe kalamajtė e shqiptojnė Tė pisėt lypin ēamēakiza e qindarka Tė pisėt, tė shprishur gjaku Plaka shtrėngon Qemerin e kishės, qė sapo doli Ata shkruajnė se ishin aty Tė dy ēift pleqsh Kamarda kthehu nė katund. Aparati fotografik, aparati fotografik Kėrcinjtė, falanga falangjesh, turistėt e zbardhur Turistėt, turistėt, me flokė tė bardhė, tė verdhė Kisha ku u martua Kastrioti Ishe aty Kamarda Shtrėngonit aparatin fotografik, kėtu tė vjedhin Dy cicat si njė autobus i vetėm pėrmbi hartėn gurore e pluhur Qumėsht pluhur ish-qumėshti italo-shqiptar
Ndjenje e dashuruar
Me ndjenjat jam ulur ne dhome e bisedoj ato jane dashuruar me ty, une nuk i besoj Me hir trendafilash dimri, qe celin mbi re, te krahasojne si harqe ylberesh hutuar rreth flokeve te tu duan te qendrojne
Mbi udhet e fletes sime fillojne te vrapojne dhe tingujt nga pas po i ndjekin une per nje cast ndaloj te gjithe me shikojne dhe nisin e presin u them po shkoj, hej ta takoj
Nga duart e henes te marr,nga yjet e ftohte mbi krahet e mia te mbaj, nga endrrat te mbroj Rreth teje ndjenjat e mia dhe tingujt e lashte njeherazi thone ky djale qe ju shihni prane ka shekuj me radhe qe po ju kerkon
Harrohemi ne brigje prekjesh,ne kenge vetetimash ne dete te arte buzeqeshjesh ecin mbi perla vargjesh, ne maja te lira ku vetem nje ze eshte degjuar, heeej, heeeej jam dashuruar...
Afrohu
Dua ti harroj sot fjalet le te flasin vete veshtrimet, le te flase dora qe dridhet, ketu mbi kitaren time.
Se kur erret bie nata nje drite ndizet brenda meje, njerezit fytyrat fiken, asgje tjeter s'ndjej vec teje.
Neper jave rrjedh trishtimi cigaren prape kam filluar nuk je ndryshe nga te tjerat vetem une kam nryshuar.
E terhqeh imazhin tend, dhe veten neper gjume jemi bashke, por ne agim, i vetem mbetem une.
Te shoh me qarte kur ti je larg, afrohu te te dua dhe nese kjo eshte loje nuk me pelqen te luaj.
Dicka mire e kam ditur vajzat vdesin porsi lulet nje petal qe me solli vjeshta permbi floke vjen e me ulet.
Te shoh me qarte kur ti je larg...
Deshire dhe Heshtje
Tej dritares eshte ngrohte njerez jan ulur ne tavolina qyteti nis e del prej vetes ne rruge bredhin klube e makina
Nuk eshte e thene te jem krejt i vetem s'eshte e then te jem as vete i dyte me miq te rastit po te mbushet nata nje vend do gjej ku the clodh syte.
Kam ftohte e s'te shoh prane mendoj, mendoj se si avujt e ngrohte te frymes time si zogj te bardhe e te verbuar mberrijne te ti ne enderr vijne, e qete kendojne e une me syte pak mbyllur ri koken ngre lart, degjoj ngadale kengen e hene te brisht si zane qe solle ti.
E di se hesht hija ime e di se lotet s'flasin kur ata ata degjojne vec fjalet e mia ne heshtje qendrojn dhe ata si une
Pas pak ngadal do te iki qe lotet te shkoj ti fshi diku ketu prane mbase atje larg pas pak ngadal do kethehem une
Parku i dhimbjeve
Ka njė park ku vetėm rri shikon Edhe nė darkė dhimbje dha tė shtogve dridhje shpirti parkun e kėnaq Trotuarėt tingujt vuajtjet vallėzojnė mbi park E pas me hap njė tren harresash mundohet tė mė kapė
E nė krahė kam netėt Qė ėmbėl mė vajtojnė E parė kthema vajzėn Qė lehtė ti kėndoj
Mė kane thėnė se e kanė parė Mbi njė lot duke qarė Dua sytė ti shoh prapė Ti flas fjalė si i marrė
Nė errėsirė flokėt mi prek Goten time kanė lėnduar Arome e vajzės po mė pret Nuk mė le as pėr tu larguar
Para meje buzėqesh nga pas liqenit gri Unė lundroj mbi valėt e ndjenjės time qė nesėr do tė mė ikė Mėrmėritet qė vrapojnė pa mua nėpėr shi Ndezin vonė nė park njė dritė kujtimesh dhe i shuajnė pėrsėri
E nė krahė kam netėt Qė ėmbėl mė vajtojnė E parė kthema vajzėn Qė lehtė ti kėndoj | |
| | | BlueScreen Senior Member
Numri i postimeve : 912 Age : 40 Location : Anonimus Registration date : 04/09/2009
| Titulli: Re: Ervin Hatibi 14/2/2010, 00:02 | |
| Ja edhe teksi i kėngės qė i bėri tė njojtur Ritfolkėt.
Unė personalisht kam pas fatin ta njihja dhe ta kisha shok Ervinin. Megjithėse at'herė isha veēse 13 vjeē :), Ervini mė linte tė shkoja tek shtėpia e tij, ku edhe gjatė asaj kohe Ritfolkėt bėnin prova, dhe mė linte tė pėrdorja baterinė :). Mbaj mėnd, tek dhoma e tij kishte vėnė nė tavan njė vizė tė gjatė tė trash, ngjyrė zezė, qė e bėnte tė dukej tavani sikur kishte njė tė krisur tė madhe... dukesh shumė bukur... posterat i kishte gjithandej nė dhomė, por edhe instrumentat muzikorė tė Ritfolkėve. Unė isha tip nxėnės i tyre, Leksi mė linte baterinė qė t'i bija me Ritfolkėt tek "Taverna Bushi" aty ngjitur tek rruga e Elbasanit, dhe unė qė u gėzojsha shumė... kanė qėnė kohė tė pa harrueshme ato, megjithėse unė isha shumė i vogėl nė moshė... sidoqoftė e zgjata mė shumė sesa duhet...
Ėndėrroj
Sa dua tė jem larg, larg mėrzitjes pa kufi, sonte do kėndoj pėr ju, ju qė njihni veē qetėsi.
Kėnga ime ngjitet lart, atje lart nė qiellin blu, ju o yje mė bėsoni, kėnga ime ėshtė pėr ju.
Sa herė ju pyes, yje sa lart jeni ju, ju mė duket sikur thoni: "Fluturo nė qiellin blu!"
Sa do tė doja nė ktė natė, kėngėn time mos ta mbyll, dhe tė ngjitem atje lart, dhe tė kthehem nė njė yll.
Si-je, si-je-hee oho-ehee oho-ehee ooa. Si-je, si-je-hee oho-ehee oho-ehee ooa. | |
| | | BlueScreen Senior Member
Numri i postimeve : 912 Age : 40 Location : Anonimus Registration date : 04/09/2009
| Titulli: Re: Ervin Hatibi 14/2/2010, 00:02 | |
| Drejt fatit tim
Makina ecėn me shpejtėsi plepat lemon i ėmbli fllad drejt horizontit nxitoj unė tani ku mė thėrret shpirti im endacak
Fotografia e nėnės nė xhep dhe njė cigare e shtypur aty O nėnė po iki diku atje tej ku tė mėsohem tė rroj dhe pa ty
-Refreni- Ooo, merrmė o fllad dhe si njė gjethe leshomė ti larg Ooo, lėrme trishtim mė lėr tė endem drejt fatit tim Kjo vesė e hėnės sytė po mi lag, mi laaagg
Kjo hėnė e vogėl sa pika e vesės tė tjerė qytete ndriēon kėtė natė Rrugė e panjohur ėshtė liria ku mė thėrret shpirti im endacak
Nė ēdo qytet ku une tė ndaloj veē i panjohur dua tė jem njė kalimtar pa lidhje me turmėn dua qetėsi ēdo lidhje mė tremb | |
| | | BlueScreen Senior Member
Numri i postimeve : 912 Age : 40 Location : Anonimus Registration date : 04/09/2009
| Titulli: Re: Ervin Hatibi 14/2/2010, 00:03 | |
| Edhe dy te tjera kenge i kane te famshme "Ritfolk"
"Afrohu" dhe "Deshire dhe heshtje"
Poezite e Ervin Hatibit qe kane sherbyer si tekste per keto kenge jane me te vertete te bukura. I kane dhene bukuri pervec asaj qe fal vija melodike dhe zeri i kengetareve.
Afrohu
Dua t'i harroj sot fjalėt le tė flasin vetė vėshtrimet Le tė flasė dora qė dridhet kėtu mbi kitarėn time
Se kur herėt bie nata njė dritė ndizet brenda meje Njerėzit, fytyrat fiken asgjė tjetėr s'ndjej veē teje
Nėpėr javė rrjedh trishtimi cigaren prapė kam filluar nuk je ndryshe nga te tjerat vetėm unė kam ndyshuar
E tėrheq imazhin tėnd me vete nėpėr gjumė jemi bashkė por nė agim i vetėm mbetem unė
(refren) Tė shoh me qartė kur ti je larg, afrohu te te dua Edhe nėse kjo ėshtė lojė nuk mė pėlqen te luaj -----------
Diēka mirė e kam ditur vajzat vdesin porsi lule Njė petal qė m'solli vjeshta nėpėr flokė vjen e mė ulet
E tėrheq imazhin tėnd me vete nėpėr gjumė Jemi bashkė por nė agim i vetėm mbetem unė
(refreni)
Dua ti harroj sot fjalėt kuptoji ti vėshtrimet Nata dridhet mbi rrugica dhe ti mbi dorėn time
Deshire dhe heshtje
Tej dritares ėshtė ngrohtė njerėz janė ulur nė tavolina qyteti nis e del prej vetes nė rrugė bredhin klube e makina
Nuk ėshtė e thėnė tė jem krejt i vetėm s'ėshtė e thėnė tė jem as vet' i dytė me miq tė rastit po mė mbushėt nata njė vėnd do gjej ku tė ēlodh sytė
(refren) Kam ftohtė e s'tė shoh pranė mendoj, mendoj se si avujt e ngrohtė tė frymės sime si zogj tė bardhė e tė vėrbuar mbėrrijnė tek ti.
Nė ėndėrr vijnė e qetė kėndojnė e unė, me syte pak mbyllur rri kokėn ngre lart, dėgjoj ngadalė kėngėn e hėnės tė brishtė si zanė qė solle ti
--------------
E di pse hesht hija ime e di qė lotėt s'flasin kurrė prandaj dėgjoji dhe fjalėt e mia nė heshtje kėndojnė dhe ata si unė
Pas pak ngadalė do tė iki qė lotėt tė shkoj ti fshij diku kėtu pranė, mbase atje larg pas pak ngadalė do kthehem unė
(refreni)
Per mua me e bukura eshte "Drejt fatit tim"
E paske kujtim te bukur ate me perdorimin e baterise tek shtepia e poetit Drini! | |
| | | BlueScreen Senior Member
Numri i postimeve : 912 Age : 40 Location : Anonimus Registration date : 04/09/2009
| Titulli: Re: Ervin Hatibi 14/2/2010, 00:03 | |
| (Agenda)
Tė hapėsh derėn, tė mbyllėsh derėn
tė presėsh me syse dielli verėn
tė ndėrrosh parfumin
dekorin
kostumin
tė bėsh maksimumin
tė pėrdorėsh telekomandėn
tė shtypėsh tetėn
dyshin
gjashtėn
tė kujdesesh pėr tonin kur ngre telefonin
-tė djelėn votonin
tė zhysėsh kartonin
pėr njė emėr
mashkull a femėr-si herėn tjetėr
tė ndėrrosh fenė, ndoshta dhe seksin
tė gjesh pretekstin
(breaking news) (BBCNN)
prapė luftė dhe prapė
makinat
e refugjatėve nėn avionė
kanė targat perse tė
afganistanit
mjekė pa kufi
tė paharruar
tymosin
jashtė vdekjes pop tė bob marlit
(chorus)
Kinezė, francezė, senegalezė
hieroglife me bojė kine tė zezė
njėlloj tė gjithė ndryshe ngjajmė
po na shpove njėlloj na del gjak
dhe koka-kola
nė xhinse gri na del boja
dhe e njėjtė ėshtė jehona
pop qė lėshjnė fort rrugėt tona
(por edhe aroma)
e njėjtė fytyra
pėrsėritet rruar nėpėr pasqyra
si a-tė e rrumbullakėta
nė fundet e vakėta
tė emrave italianė
tė grave
tė fqinjėve tanė
(me rimė) --------------------------- Ervin hatibi | |
| | | BlueScreen Senior Member
Numri i postimeve : 912 Age : 40 Location : Anonimus Registration date : 04/09/2009
| Titulli: Re: Ervin Hatibi 14/2/2010, 00:04 | |
| E SHTUNA E MOTRES (Incestit tim)
Kete te shtune Dashuria hapi kemishen e saj prej nape Krisen kopsat perdhe Ne u derdhem te kafshonim gjinjte e saj prej smalti Ne dihatnim, nuk dihet a vertet deshem kete: Ca puthje me jehona alkooli Teksa gishtat na rrezohen-panik ne keneten thithese Te llastikut te brekeve te tua Syte i kemi mbyllur (shihet here pas here) Mbyllur kushedi sa po vuaj Me kenaq habia, ti munde te mos me neveritesh Bejme si te pire qe ta harrojme U hapen kopsat varfer sic dritat ndizen U therrasim taksive te dashurise, si e ka sot emrin kjo? Vraje lodhjen Kjo eshte dashuria, kjo qe po te jap per hir te dashurise Ti terheq barkun, fryma mbarohet Ti pengon doren qe shtyhet tek sharrat e qimeve Po, aty tek fushe-arrezi i pabraktisur Aty ku zhurmojne vatanet e bariut Do doja te isha ti Ta ndaloja, ta mbaja doren e tjetrit, gishtat si ullinj ne dege Pastaj te zgjidheshim, te m'i ndaje djerset si taste flauti Nga ashkla e zemres brenda preherit Te me ndizej uji i rralle E shtune. Ra kembana e dashurise Ra ne kuptimin "u rrezua" Perdhe qe nga maja e kembanares Ra dhe litari i brejtur me dhembe Si dhe kembanari ra gjithashtu me koke poshte Me duart e buhavitura nga litari I kremtimeve te te tjereve
ERVIN HATIBI (1994)
Ky eshte Ervini te "6E", a mund te hidhet poshte nje varg prej kesaj poezie?! Me poshte eshte hymni i Hatibit te "Pasqyra e lendes", (e perseritur 5-se here, me nga nje ndryshim te vogel, cdo variant).
Edhe nje here mbi cmimin e bananeve
pertej murit te berlinit rriteshin kercenuese babanet e romes viti njemije e nenteqind e tetedhjete e gjekafshe xhungla prej betoni dhe celiku dhe paniku njeriu per njeriun ishte ujk ose murg, rrethuar me banane ne nje ishull rrethuar prej nje uji te kuq te gazuar ish bin ajn berliner por ne fakt jam nje cek amerikan i cili ... post marksizmi ende evolucionist riprodhoi banane te zeza prej gome per post - stalinistet, nipa dervishesh, te rrihnin popullin tone me to (mbaron citimi) bananiambushur cit me patate te zier embel patatja eshte edhe buke edhe gjelle e nendheshme vetembjelle ne fushat muzeale te mathauzenit, treblinkes me pataten bejme patatina; me doren tjeter perkedhelim ne erresire barkun e vaket te televiziorit, mbushur me koka-kole patatinat, jo patatet, jane i njejti fis me bananet patatinat dhe bananet me gjithe koka-kolen krushq dhe paje per martesen e cese me madonen dhe kane pjelle nga e para bananet e vdekura te romes tashme fabrikuar ngushte ne te njejtin bistak me shkopinjte e zinj te gomes
Ervin Hatibi (2002)
P.S.: Ervin Hatibi me teper se poet, ka qene GJENI!!! Ndoshta ende eshte, por ... per mendimin tim, cdokush ... ka lexuar librin e tij te dyte priste prej tij te evoulonte nje rryme te re, te ngjiste nje model vargu te ri, te zberthente neologjizma te reja te libri i tij i trete, aq me shume se kishte 10 vjet ... kishte "braktisur" poezine - por ervini ne librin e trete na u shfaq me perpelitje poetike te nje epileptiku letrar, me nje adhurim te dehur per t'ju kundervene politikes globale, me pak fjale ashtu sic eshte shprehur ne nje interviste te Panorama rreth qendrimit te tij prej 1 viti e 1/2 ne Jordani - " nje germe ne faqen e zverdhur te nje shkretetire" - Ervin Hatibi tani duhet te ishte nje monumet lerar prej platini, sepse ..., SEPSE ... POETI perqafon vetem nje ZOT - POEZINE!!! | |
| | | BlueScreen Senior Member
Numri i postimeve : 912 Age : 40 Location : Anonimus Registration date : 04/09/2009
| Titulli: Re: Ervin Hatibi 14/2/2010, 00:05 | |
| Poezia e humbjes
Ti asnjehere s'e kupton ēfare humb Lodron si nje mace ne hapesiren E gjelber te syve te tu Dhe une i fyer i poshteruar Te pergjoj pas hijes sime Behet vone, sa vone nga ndarja Une mbi prush thyej shkarpa Si idiot i fryj hirit Ndizu zjarr Dhe hedh aty lule, shami, vjersha Rrobat e ēdo gje qe kam E ngel nje lakuriq i varfer, zhveshur Qe zjarri dot me s'e ngroh. Ti asnjehere s'e kupton ēfare humb lodron si nje gjethe ne lulishtet pa ane Te syve te tu Por une dua te te dua Me ēdo kusht | |
| | | BlueScreen Senior Member
Numri i postimeve : 912 Age : 40 Location : Anonimus Registration date : 04/09/2009
| Titulli: Re: Ervin Hatibi 14/2/2010, 00:05 | |
| MERZIA
Merzia varferon vec pjese te trupit Te cilat fshihen nen bust Merzia, piedestali qe me larton Kesaj rruge pa tradita, pa barrikada Te pjek merzia, merzia, merzia Sic piqet nje pikture anitike, plasaritet verniku Pluhuri mbi pikture i josh qepallat te ulen E tonet kuqerreme te burojne nga merzia Prej piktures e sajojne dhomen e vetevrasjes, ku perdet u ulen eshte dhoma e mire e miqve, me veles I je qepur nje karrigie te rende dhe nuk del kurre Nga titulli i librit, brenda te cilit sigurisht qe ti ekziston Nen emra te rreme e kujtese te njellojte Ne nje cep te bibliotekes do ta gjej te vjeter librin Merzia, merzia Merri gjymtyret e mija e hidhi ne ndonje loje Ku vec mund te humbet Vec te mos e prek me trupin As te falem me to nuk dua Ose i nderroj gjymtyret me floket e mij Ah, floket e mij dy here te prere, aq te gjate Mes tyre gjendesha mes nje kopshti trendafitesh ujitur pa gjak Ku stolat kendonin me ze te harruar shatervani... Aty midis flokesh i shpetoja njerezise Tek me sy te mbyllur ecja e s'me shihnin Kerkoj floket e mij qe qene te verdhe Po krejt ma thithnin te keqeni dhe me linin mua Vec merzira te mira Po tani qe pa floke kam mbetur, pa njerez kam mbetur Merzia Eshte dicka e hidhur qe nuk ben dot pa te me Si edhe pa e quajtur pikellim apo me fjale me te ndera eshte dicka qe vertet te kthen ne bust Barkun me qime e kofshet t'i fsheh e t'i ruan Ne uje te mbyturish Qe t'i kesh per pleqeri Tani qe zhduka edhe floket e shenjte nje figure e lojes me letra jam bere Duke buzeqeshur me nje lule gazi ne dore Me ca rroba te stolisura fort Bust, bust spathi, si fant Me dy koke e kater duart me thika e gjethe te gjumit Tanime merzia si nje gjarper pellumb Ne nje fole thurur prej flokesh te ngordhur Ngroh si veze dy kokat e mija Njera eshte per vrasje, tjetra per vetvrasje.
1994. | |
| | | BlueScreen Senior Member
Numri i postimeve : 912 Age : 40 Location : Anonimus Registration date : 04/09/2009
| Titulli: auto 14/2/2010, 00:06 | |
| FLENE NE XHEPA LETRAT E PADERGUARA I NDJEJ NEN LEKURE RRESHTAT TE PESHPERIJNE ZARFAT TEK DRIDHEN FILATELI QE TE DASHURIT NUK DO TE MUNDIN TE MA SHQISIN NGA MISHI JANE LETRA QE MBASE EDHE I SHKROVA POR VETES IA DERGOVA NE ADRESA TE LARGETA THUAJ SE VETEN DUA TE SQAROJ ME ARSYET E TE TJEREVE PER PAMUNDESITE E MIA ME FLENE NEN LEKURE LETRA NJE TUFE E TERE LETRA QE MBASE EDHE DO TE NISEN NE FAKT U NISEN, POR PER TEK UNE QE SI KUTI POSTARE E VJEDHUR GRUMBULLOJ PER VETE NJE FARE NGROHTESIE, FJALE TE MIRA QE VETE I SHKROVA PER TE TJERE AQ MIRE SA NUK MUNDET ASKUSH TE ME SHKRUAJE.
ERVIN HATIBI --------------------------------------------------------------- Thjeshte i madh! | |
| | | BlueScreen Senior Member
Numri i postimeve : 912 Age : 40 Location : Anonimus Registration date : 04/09/2009
| Titulli: Re: Ervin Hatibi 14/2/2010, 00:06 | |
| TOO DRUNK TOO... (Dead Kennedy's)
Tani disponoj edhe seksin tend jam i lejuar ta prek i lutur ta hukas
E ke te thjeshte ti Thjesht rri shtrire ne krevatet e mia dhe urdheron te pushoje muzika te fiket drita E qesh pertej mjekres tende me dhembe si edhe pertej Amfiteatreve te fytit syte e shtrire, e bardhe, e bardhe...
Pastaj barku yt me faje terheq vrraga te trasha ajri Ti po punon me shate ajrin e dhomes sime une sillem neper dhome si Lenini bythet e mija te zhveshura ne terr jane dy o-te te fjala alkool E ty te keputet shpirti qesh ... Me cicat e tua prej qeni, kur une te them se lipset te kesh edhe nje pale te tjera si keto Cica qeni qe i kane varrur syte njera djathtas tjetra majtas si ne flamur (pushon e qeshura, ato pushojne se duartokrituri, cicat) (behet heshtje): ti kerkon pa u ngritur cigaret Qe i mban ne cante ku ka edhe plot gjera te panjohura grash Zhurma e cakmakut tremb barkun tim te vdekur i shkurter ndricimi, dihet, si nje vale Fshin shpejt figuren tende nga rera e syve te mi Atehere une shtrihem prane teje
kjo cigarja si femije pleqerie, ose si ndonje gje tjeter me e sakte qe i lidh dy vete edhe po s'qene aty te dy fjalet e tua jane rrethuar nga nje ze i padegjuar ti me thua mes tingujve se s'duhet te te therras me -Kur je i pire... - shton asnje e dhene tjeter pastaj per trupin tend, a je shendoshur shume a i ke krejt vetullat Thonjte e mi rriten jane ngulur ne djerse ne Viet-namin tend te rruar pa napalm Ti qesh me gjithe ate me tym Dhe une ta di emrin E ti nuk do qe une te trishtohem Ndaj me pickon here-here ne nje nga bythet e mija te ligura si mollezat e poetit me tuberkuloz E asgje s'me ndalon te qaj vete mos ler te ulen syte e mij.
(1994) | |
| | | BlueScreen Senior Member
Numri i postimeve : 912 Age : 40 Location : Anonimus Registration date : 04/09/2009
| Titulli: ... Ne vend te "copy-paste"-tit!!! 14/2/2010, 00:07 | |
| PROBLEME NDRICIMI
Thithe cigaren, te behet drite Tregome se jeta eshte rrotull Pastaj jeten mbushe me tym Thithe cigaren, bej drite me fryme, pak Me kete kraharorin tend te zbutur Hapje-mbyllje sysh ndricimi Ne ulur perdhe Hijet lindin e largohen duke vjelle e duke u rrezuar Ti pergjysem e zhveshur si nje rrenje Si nje femije i prape, por me fat Ti kam fituar te gjitha kopsat ne loje Prek mishin tend, gishtat na takohen ne gryke te shishes Ketu ka erresire, mishi yt fryhet si vele Thithe cigaren, ose le te presim Te kaloje edhe nje makine Me plumba drite ti vret veten Te gjitha kopsat t'i fitova RRobat nuk pipetijne Fytyra jote nuk jeton Fytin tim nga brenda e ndricon Barku yt i vogel bardhe e zi.
(27 Shkurt 1993) | |
| | | BlueScreen Senior Member
Numri i postimeve : 912 Age : 40 Location : Anonimus Registration date : 04/09/2009
| Titulli: Re: Ervin Hatibi 14/2/2010, 00:07 | |
| JETIMORJA
Regetin ecja e kermillit ne mes te jetimores Pllakat bardhe e zi, bardhe e zi kuadrat i ndajne ditet Ku mllefi i kuzhinieres pushkaton makarona E therren edhe rojen, pulen e vetme qe mbeti Tingujt e tij pushkatuan Permes njeheresh Gjithe fijet e barit, flakeza jeshile qiriu Homazh ne kopshtijen ilustrimin braktisur ne botime abetaresh Te nje etnie te perndjekur qe fiket Homazh per rrugen e qumeshtit te kermillit Mu permes bardhe e zi, bardhe e zi Tek e heq me llape shijen e pasdites Qe i ul breket e vaketa pasditja Mbi tullat pa nena Te avllise qe rrethoi ndertesen: Tre cunat aty u rriten: pa levizur shijojne dashurine Puthitur ne kutite e kepuceve Pa nene, pa nene Pa gjiret e vegjel te bluzes me vija Qe as sot s'shkoi ne shkolle Jo, jo, nuk qe rrojtari pula qe therren Per te premte zakonisht kopilat Hane pastorin danez ne kat te dyte (tre kate ndertesa): Ky i mbolli gjithe biblat ne saksite e dritares Per te sajuar i humbur, atdheun e larget.
(1993) | |
| | | BlueScreen Senior Member
Numri i postimeve : 912 Age : 40 Location : Anonimus Registration date : 04/09/2009
| Titulli: Re: Ervin Hatibi 14/2/2010, 00:07 | |
| DANISHT
Danisht e shkroi ajo librin E patave te egra U ngjiti dhe emra Personale Sapo hapet fleta e pare Si kandrrat emrat patat kollofitin Sapo hapet flete e dyte Nje arome djerse gjysheje ndiej Ne sqetullen mes dy fleteve te librit Eshte vendi ku gjyshet na pergatitnin Te lindnim Me kujtohet kur i pyetnim nga dalim Prej nga sajohet lindja jone ne bote Ato theshin nga sqetulla Shkujdesshem sqetullen na deftenin Nje te vertete qe te turpshme e benin qimet Prej aty lindi dhe letersia per femije Bile edhe femije lindi sqetulla Teksti flet qarte E shkroi nje grua Danisht Ilustrimet me akuarel joshin njera-tjetren E keshtu fletet levizin, me zhvendosin Pellembe per pellembe drejt feminise Femije-agoni, i grisja librat per femije Femije i lig qe vetem dyshoja e genjeja Keshtu qe qeshe i pari qe zhvesha nje vajze ne mehalle Miturake si une e shfletoja me nje gisht te laget Dhe keshtu i fundit teprova nje dekade me vonese Duke shfletuar vetem libra si ato mbathje te pastra kukulle U rrita ne libra, qeshe i fundit qe zhvesha nje vajze Por te pakten shpetova Nga dhelpra Dhe dliresia e pules Si edhe nga fshatari i mencur qe mundi mbretin I shqepi edhe te bijen Dhe ja kam arritur te shkruaj per mrekulli nje vjershe qe i vogel per syte e pafaj te ujkut Dhe frymen e tij te athet qe hukat zemren time-kembane Foshnje rritur ne nje pyll te shpyllezuar I zgjodha qe pa mesuar te lexoj Librat Me nje shqise te inatosur qe i ndan sakte Kerpudhat e helmeta nga te ngrenshmet S'pati kelysh k*urve te me mbylle Ne azilet me ilustrime te femijeve Libra te shiturish ku fillon dhuna Ashtu si e pakuptuar nje inkuizicion i madh, nje zjarr duhet Ta djege injorancen e librave per femije qe jane libra si tagjia ne drithera Gjenerata te frikshme rritur nga gjyshe qe vdesin Dhe libra me makievelizma junioresh Poema per fashizmin kristian dhe alkimine Libra qe ne fakt duhet Plot art e lajle te na i servirnin Por krejt te thinjur Te deshironim vete te vetehumbnim kontrollin (Le te prallisnin kuajt c'te donin, le te thyheshin gardhet Nga pornografia infantile) Te na provokonin sa te donin per te provuar besimin e forte se nuk eshte krim vetem te shkruash librin se nuk eshte krim vetem te shkruash keq se nuk eshte krim vetem te shkruasht danisht E patave te egra danisht t'u ngjitesh emra Krim eshte se ti je nene, duhet te jesh nene O nene, libri eshte perdhunimi i pare qe pesova Sapo mesova te lexoj une nuk desha te perfundoj keshtu Por libri keshtu perfundoi Fjale ... Pra krimi yt eshte se lehte-lehte Projektove nje dhune te destinuar per femije Me pata folese daneze E bere sic thashe lehte-lehte Pengesa e vetme, arti i gatimit dhe morali qe nuk e di ne i ushtrove ne javet intriguese Kur shkruaje cudine ritmike qe s'ndalej as nga ato vete Oh... zonjushe me fal, zonje skandinave e pa emer Me fal per gjithe kete ligesi Ate kodosh liber ne fakt as qe ta kam lexuar Por ky terbim me mban gjalle (Jam krenar qe kam qene i kuq flake) E ta dish, ka kohe, vetem sa lodhem per pak qetesi Pak vetepermbajtje E mbase eshte e vertete qe ne i duam femijet njesoj Dhe qetesine Dhe une mbase paskam bere krim nje fjale e fundit: A ke qene krejt e qete per ato patat Kur i shkrove Apo je treguar kaq makaber sa na ke lene te zgjedhim?
(1994) | |
| | | BlueScreen Senior Member
Numri i postimeve : 912 Age : 40 Location : Anonimus Registration date : 04/09/2009
| Titulli: Re: Ervin Hatibi 14/2/2010, 00:08 | |
| Le t'i kthehemi pak figures se Hatibit. Fatmiresisht per lexuesit dhe shijuesit e poezise se vertete, ka "dy" Ervin Hatibe: "Nje" prej tyre nder te tjera do te bashkebotonte me 1994 "Antoligjine poetike, Blake, Ginsberg, dhe Morrison" se bashku me Genci Mucollarin. "Antologji nga Genci Mucollari dhe Ervin Hatibi, nga libri me te njejtin titull: Antologji | Blake, Ginsberg dhe Morrison. Shoqata e idealisteve te rinj, Tirane 1994." - Ky eshte E. Hatibi idealist.
"Nje" tjeter eshte ai qe kane njohur disa. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Ervin Hatibi | |
| |
| | | | Ervin Hatibi | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
| |
| |
| |
|