Ste kam dashur kaq shume!
Sonte ti fle prane meje
Kurre ste kam dashur kaq shume
Ne endrren time te trazuar
A thua jam dhe une?
Shpesh te kam merzitur
Me ty jam grindur kot se koti
Por me ke dashur, njohja me ty
Si nje dhurate e Zotit
Pyes veten kete nate
Tek veshtroj tiparet e tua:
pa prekjen, puthjen tende
ckuptim do kish jeta per mua?
Sa veshtire per te te gjetur
Ne kete bote te eger pafund
Tani qe te kam prane
Ndjej frike, sdua te te humb
Sonte ti fle prane meje
Ste kam dashur kurre kaq shume!
S'mundem te them: "mjaft"
Ti kerkon te me vrasesh me kujtime
dhe e ben natyrshem, pa meshire
perdor te shkuaren tone
si kurth per t'me patur perseri.
Me sheh sesi vuaj brenda vetes
syte me mbushen ngadale me lot
mundohem te fsheh duart qe dridhen
por nuk ja dal dot
Ti me njef mire, jam e trishtuar
thyhem, mbyllem brenda vetes
por vazhdon, vazhdon t'me lodhesh
me veshtrimin e ftohte e theres
Me permend data e udhetime
un s'mundem te te them: "MJAFT"
se thjesht me pelqen t'i degjoj
dhe pse te veshtire e kam
Kerkon te me vrasesh me kujtime.
Dua te jetoj, Te vdes me ty
Dua te jetoj, qe te vdes me ty
e mbeshtjelle me dashurine tende
te veshtrohemi gjersa te fiket drita
dhe njeri-tjetrin te kemi ne mendje
Te largohemi nga kjo bote pa u ndjere
te munduar prej jetes, te lodhur
me pak trishtim: nga ndjenja
per njeri-tjetrin, ende te pangopur
Te betohemi se do te jemi bashke
ne naten e erret dhe pa drite
ku s'do flasim, s'do te ndjejme me
ne gjithesine qe te ngjall vec frike
Dua te jetoj qe te vdes me ty
mbeshtjelle me dashurine tende.
Provova kete dashuri
Dua te rri vetem me ty
e kredhur ne perqafimet e tua
larg nga kjo bote e shthurur
te peshperis pa fund "TE DUA"
Te mbeshtetesh ne gjoksin tim
te me thuash fjale magjike
te shetis ne parajsen qe me fal
kjo bote e madhe dashurie
Mbyll grilat te mos hyje as dielli
zerat e njerzve njekohesisht
jam e lodhur nga te gjitha
por ty te dua marrezisht
Nuk i shkembej pasurite e botes
me paqen qe me jep ti
kam lindur me fat se ne jete
provova kete dashuri
Dua te rri vetem me ty...
Ate dite shpresoj te mos jem!!!
Nje dite ti s'do te jesh me xheloz
s'do me pyesesh pse u vonova aq shume
kur te vij rrotull neper shtepi
s'do me ndjekesh me veshtrim si dikur
Nuk do te zeri gjumi me emrin tim
nuk do te zgjohesh nga endrra per mua
s;do te jem me pjese e jotja
s'do shqiptosh me fjalen "TE DUA"
S'do te me mbash me brenda teje
do te grindesh shpesh oh sa shpesh
dhe un do lodhem, do thyhem, tretem
e per veten time do te me vije keq
Ate dite shpresoj te mos jem me
te pakten do te kete mbetur emri im
dhe ti do te me sjellesh ne mendje
si nje copez endrre, si kujtim.
Nen flaken e zbehte te qiririt
Nen flaken e zbehte te qiririt
e heshtur qendroj e trishtuar
ne mure hija e trupit tim
leviz e shumfishuar
Me shfaqet fytyra jote
e qeshur mbushur miresi
dhoma ime ku te merret fryma
merr drite celet tani
Trupi im nuk eshte me nje hije
zgjohet theret emrin tend
digjem nen prekjen tende
dhe flas blebezoj pa mend
Nen driten e zbehte te qiririt
sa ore do te shtyj se di
ne kete dimer te merzitshem
E VETMJA DRITE JE TI.
Humbur ne pavetedije
Trupat tane te zhveshur
jane ngateruar shume keq
nuk gjej dot fjalen qe dua
frymarrjen e kam te shpeshte
Gjithe bota eshte te kjo dhome
s'mundem te hap as syte
ora ka ngecur ne nje vend
nga prekja jote kam ngrire
Te mos zbresim ne boten reale
le te rrime keshtu te dy
trupin e ndjej te zbrazur fare
pas pak do zgjohem kam frike
Un isha qe flisja parreshtur
pershperitja fjale pa kuptim
s'me besohet tani rri kaq urte
humbur ne pavetedije harrim
Duhet te vishem te dal ne rruge
mes njerzve te zhveshur nga morali
te kujtoj qiellin ku isha ngjitur
dhe ne cast per ty t'me marre malli
Trupat tane te zhveshur
jane ngateruar shume keq...
IK LARG
Kujtimet tona do ti ruaj
si gje te cmuar me vlere
neteve te gjata me dike tjeter
ato askush nuk do ti preke
Kam endrrat qe thurem bashke
Data, si harroj tere jeten
se ti me deshe aq shume
dhe me trajtove si femer
Ik larg mos mendo kthimin
asgje nuk humb je ketu me mua
derisa ne paqe te mbyll syte
vetem ty do te te dua!!!