Albania.123.st
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albania.123.st
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albania.123.st
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Albania.123.st


 
PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  ForumForum  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.123.st". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

 

 Koēi Petriti

Shko poshtė 
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Koēi Petriti  Empty
MesazhTitulli: Koēi Petriti    Koēi Petriti  Icon_minitime16/9/2010, 14:22

Ti do te vish, prape do te vish
Nga udha ku je nisur
Po floket me s'do te t'i shprish
Ashtu si t'i kam shprishur

Ne gjoksin tim qe digjet zjarr
Do rrish pa bere ze
Po une prape si fillestar
S'di do te te puth me

Do desha te isha prape me ty
Si viteve qe s'kthehen
Qe kur te shihemi sy ne sy
Te skuqem e te dehem

Pra, beme ne enderr te te shoh
Dhe hidhme ne mendim
Qe kurre fundin mos e njoh
Siē njoh fillimin tim...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Koēi Petriti  Empty
MesazhTitulli: Re: Koēi Petriti    Koēi Petriti  Icon_minitime16/9/2010, 14:23

Loti

Ti digjesh, ke temperature,
dhe une dhimbjen s'ta shkul dot.
dado qe veten e mbaj burre
neper qerpik me shket nje lot

Ne lotin qe me pat shpetuar
ka burreri e foshnjeri
se them qe globin mbaj ne duar
po ta sheroj tim bir nuk di

Mbi biskun qe nen bresher bie
mbi degen qe dot syth s'leshon
ngre kete lot rubin femije
qe sa dhe glob i madh peshon

Mbi dijetarin qe vret mendjen
te gjeje c'ka ne filan yll
ngre kete lot me gjithe dhembjen
e cdo njomzaku qe sy s'mbyll

Nder galaktika neser bota
le te vozise skaj me skaj
vec mos rendofte permbi foshnja
zjarmi e etheve te saj!


Kushtuar Shqiperise

Perpara mal, nga mbrapa det,
vend qe e ha enigma e vet.

.................................................. .
flak tre poete, mban nje kapter.

Ky vend nxjerr vaj nga drunjte e vet
sa c'derdh Shkumbini uje ne det.

Ky vend qeth lesh nga deshte e tij
sa vesh me triko tri Greqi.

.............................................
tre Serbi me molle i ngop.

Kam mall e gje, e shkoj shes gjak,
s'rroj as si indigjen zezak.

Nen keto male ka krom e ar,
kam prona, po s'jam askund pronar.

Po pse valle, oh, gjithe ky trishtim?
O Zot, nga c'fron leshon mallkim?!

--------------------------------------------------------------------------------

Strofe nga "Loti"

Nje zemerim kaq te trazuar
Rralle e kam ndier gjer me sot
Ti qesh se qenkam kreshperuar
Sikur te isha Don Kishot



---------------------------------------------------

Koci Petriti lindi me 1941 ne Korēė, ku kreu shkollen fillore dhe te mesme. Studimet e larta pergjuhe-letersi shqipe i kreu ne Universitetin e Tiranes. Pas mbarimit te studimeve, nga vitit 1967 deri ne 1990, punoi si mesues i letersise ne LIbrazhd. Prej vitit 1990 punon ne Tirane, se pari ne Lidhjen e Hskrimtareve, pastaj ne Fakultetin e Historise e te Filologjise si pedagog. Ka botuar vellimet poetike: "Lirikat e majit", "Perseri ne udhe", "Firma e popullit tim", Prush ne shekuj", "TE dashurova ty", si dhe permbledhjen e kolanes "Poezia shqipe". Ne Prishtine eshte botuar permbledhja poetike "Lulėkuqet". Vjersha te Koci Petritit jane botuar neper disa antologji shkollore dhe me librin "Prush ne shekuj" ka fituar cmimin si libri me i mire i vitit.

Dashuri

Ish nje vajze e ish nje djale,
vajza e donte e djali e donte,
po Shkumbini i madh me vale
i kish ndare e s'i bashkonte.

Dhe therrisnin: O o o, te dua!
po kjo klithme e lashte fjalesh
u degjohej: Jooo, s'te dua!
neper thashetheme valesh.

E humbisnin te dy shpresen
e shpresonin prap me teper,
sic humbet dhe drita vesen
dhe e gjen mengjesin tjeter.

Ooo, te duuaa, nisej fjala,
Jooo, s'te duuaa, mberritne zallit,
vajza thosh: Me pifte vala!
Te perpifte! I vinte djalit.

Bot me buze, bot me duar
anes dallgeve nderkryer,
here per jete dashuruar,
here per vdekje te zhgenjyer.

Hidhnin fjalen ta kalonin,
shprishej porsi plisi i kumit,
hidhnin gurin te qellonin,
binte mu ne mes te lumit.

Nje cast lumi s'ish me lume
mes dy brigjeve te mallit
dhe u bind e ra ne gjume
dhe u hap e fjeti zallit.

Rendi vajza e rendi fjali
sa u ngrit nje ere e marre,
qe rrezoi shkembinj nga mali
e nje bresher qe s'ish pare.

Zgjaten duar, vune gure,
shtruan dhimbjet qe nuk thuhen
gjer mbi lume u bene ure,
te kalojne ata qe duhen.

--------------------------------

***

S'rri dot me ty,
s'bėj dot pa ty,
nata ka vesh,
dita ka sy.

Fshehur po dal'
vjedhur po hyj,
nata ka vesh,
dita ka sy.

Nėn qiell veē,
nėn dhe tė dy,
s'rri dot me ty,
s'bėj dot pa ty.


Pėr ty qė tė dua

Unė emrin tėnd e zė rrallė nė gojė
kjo do tė thotė qė nė zemėr e ruaj thellė
veē nė ndodhtė tė kthehem nė rrenojė
do tė dalėsh si legjenda mbi njė kėshtjellė

Unė emrin tėnd s'e kam vėnė nė asnjė vjershė
E s'do ta shkruaj as nė vargun mė me bujė
Kjo do tė thotė qė gjėrat me peshė
rrinė nė thellėsi dhe ėshtė zor t'i ngresh mbi ujė

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Koēi Petriti  Empty
MesazhTitulli: Re: Koēi Petriti    Koēi Petriti  Icon_minitime16/9/2010, 14:24

Koci Petriti mbetet i vecant me lirizmin qe pershkon krijimet e tij ne cdo kohe, qe nga ato te shkruara vite me pare, e deri tek me te fundit.

Vallja gorare

Me nje shtyrje gjuri ngjitet
Me nje thyerje gjuri zbret
Sikur ecėn nėpėr vitet
Po ēon historinė e vet

Sa shpalos njė trill shamie
Nga mėngoret e mėdha
Del njė re thėllėzėrie
Ē’gushėkuqe e ē’guguēe ka

Me ēdo palė fustanelle
Fllade mbledh, furtunė pėrcjell
Herė muros njė mur kėshtjelle
Herė pėrkulet lule mbjell

Pa kur shenjė bėn me vetull
Ē’gurrė gėrrnetash rrokullis!
Njėqind shqipe mbledh nėn sqetull
Treqind shqipe larg i nis

E me nje shtrėngim tė dorės
Shoku shokun supit kap
Brof te shohė nga Guri i Gorės
Mbi Tomorr e mbi Korab

Nėn opingat xhufkėkuqe
Tokėn dredh e ajrin gris
Herė pėrzen njė nisje lufte
Herė nė hon njė xhind gremis

Dhe nėn vetėtimė tė xhufkės
Shoku shokun rrok perkrah
Brof tė shohė nga sheshi i luftės
Pėrtej maleve ēfarė ka?

Me njė shtyrje gjuri ngjitet
Me njė thyerje gjuri zbret
Sikur ecėn nėpėr vitet
Pėrcjell historinė e vet…
__________________

Mendoj e nuk fle

Po fle ti ne gjirin e nate
Mbi faqe te qesh pafajsia
si flutura t’arta rreth llambe
te sillen deshirat e mija

Zgjat duart’ t’i kapesh ne gjume
po ikin ato, s’i ze dot
E si mund ta dish ti qe une
mendoj e nuk fle per ty sot?


***

Larg nga syt e tu neper shtegtime
kalendarit gjashte flete i grisa
e nga padurim’ i ndarjes time
mund te mbijne gjashte qiparisa

Grisa gjashte flete kalendari
Ngrysa e gdhiva e ngriva gjashte net
Ti tani ē’me rri si nje gur varri
kur kerkoj mbi bar te te mbeshtet?


Kujtimi

Kujtimi – liber i lexuar
me fije jete endur, lidhur
troket ne mendje ēast i shkuar
i embel qofte, apo i hidhur

Kujtimi – lule herbariumi
qe ruan ngjyre edhe arome
shpesh shkrin e shket si shkumbe lumi
rilind e ēel si bisk i njome
__________________

Ju kujtova te gjithave

Ju kujtova te gjithave juve qe them se ju desha
qe nga m'e hershmja
gjer tek e vona,
ate qe ish e paputhura,
ate qe ish virgjeresha,
ate qe ish moll' e sherrit e pelė e harbimeve tona.

Ate qe flijoi per tre grosh dashurizen e pare
ate qe briroi fill pas muajit te mjaltit nen mua
ate qe nguroi n'udhekryq djall a ėngjėll te marre
ate qe kuptoi qe s'e desha, qe sapo i thashe "Te dua"

Ja, po me ngjan sikur ngrihi nga heshtja e honeve
te ndryshme, te shumta si ngjyrat, si zogjte
ju fluturuat mbi prushin epshor te pasioneve
donit te ngroheshit, pendet e bukura dogjte

Vjen perendisht edhe ti qe te desha se pari
pikez e arte, flurorja, si rreze e perthyer mbi lote
te shtrij e te shkoj permbi buze serish si dikur nje fill bari
ti nis kendon edhe qan: Dashuria ben xhiro ne bote!

Prap une u desha pa ty
ti prape u puthe pa mua
erdhen pas teje te tjera, shuan c'rindizet e digjet
erdhen, po s'hyri askush gjer ne pronat e tua
mes njeri tjetrit shkon lumi qe ndan e bashkon te dy brigjet

Zbriti dhe suta e Veriut
mbrriti edhe krrilla prej Jugut
une i pranova te gjitha, te gjitha, te gjitha
toka, grua beronje, palluar prej plugut
qan kur s'ngarkohet me peme
qesh kur mbulohet me drithra

Ja, ku po vjen dhe m'e vona, mjellma e fundit
mjellma e fundit brymuar nga vjeshta
hirin henor te flijimit kalimthi ma shkundi
brymen e ikjes pa kthim me brymoi permbi vjersha

Une keshtu dimeroj gjer ne flirtet e vona
here i rishuar, here i rindezur, sa mund
jam gati cdonje ta ridua sikur t'ish vertet Dezdemona
pastaj ta harroj si nje liber qe s'mund ta lexosh gjer ne fund

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Koēi Petriti  Empty
MesazhTitulli: Re: Koēi Petriti    Koēi Petriti  Icon_minitime16/9/2010, 14:25

shume e bukur kjo me posht

Nė puthje ishe krejt dėborė


Nė puthje ishe krejt dėborė,
sikur mė puthte vdekja,
e unė
tė shtira kot nė dorė,
mos shkonte kot pikpjekja.

Po dhe nė ish dorėshtėnia e kotė,
a thjesht pa epsh, pa ėndje,
pėrse mė kap rėnqethja e ftohtė
kur ty tė sjell ndėrmėndje?

M’u dhe ti mes dėbore e zjarri,
pa ditur ē’ndeze e ē’fike
e mua shpesh kjo puthje varri
mė shpon si majė thike.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Koēi Petriti  Empty
MesazhTitulli: Re: Koēi Petriti    Koēi Petriti  Icon_minitime16/9/2010, 14:25

***

As mundem te te mbaj
as bindem te te ndaj
ndonese guxim i krisur me jep shtytje
e toka qe i zbon avujt e saj
shpesh kerkon shi
e shpesh peson permbytje


Ēast

Dallge dhe dremitje e mermerimė
Ē'madheshti pa shpirt, pa dashuri!
Ne te dy buze-urjave po rrimė
Guaska jone deti.
...........Ne - perlat e tij.

Dhe keshtu i thame gjithe fjalet
Heshtim me nje heshtje qe s'na shkon
Po dhe deti i madh, qe varros valet
Nganjehere u beka monoton


Hena

Sa here ate e moren neper goje
e kush s'u tall me shkak apo pa shkak?
Ajo s'e beri veten te perēmoje
vetmia e tret, thashethemnaja e mplak

Vejushe, qe percjell e pret te bire
i vjen perjetesisht rreth e qark botes
qe udhet te mos mbeten n'erresire
kandilin qe i jep dielli ia fal tokes...


Shkendija

Shume enderrova te doja nje njeri
Keshtu me mbeti koka kthyer nga dashuria
Enderr pas endrre blova dhimbje e vetmi
Ne zemer mblodha gjithe muzgjet me shkendija
Duhet te prisja qe vec ty te te desha
I rrethuar keshtu perjetesisht me xixellonja
Jam une qe te dua vertet gjer ne eshtra,
Apo ti te me besh te te harroj je e pazonja?

16 mars 1972
__________________

Shpirt shpendi

Shkembijve te huaj perplasi stuhija
nje zog qe me te u perlesh
Larg vendit te dashur
mbi varrin e tija
askush nuk e qau e s'e desh

As lule,
as gjemba s'i mbollen mbi vete
askush s'e perfilli atje
ndaj shpendi pa emer
vendosi mos tretej
nen varrin e zi pa atdhe...

Nga mall i zhuritur
prej kurmit plot plage
nje gjemb picerrak hodhi shtat
Nen varr, shpirt' i shpendit
drejt vendit te larget
ne rrenje deshirash u zgjat.

Si doēke femije
e shtrire drejt memes
nje bisk i nendheshem arriu
Ne vendin e lindjes
mbiu lule prej rrenjes
me mall e deshira njeriu...

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Koēi Petriti  Empty
MesazhTitulli: Re: Koēi Petriti    Koēi Petriti  Icon_minitime16/9/2010, 14:26

Ti hyre e rrinje ne medyshje

Ti hyre e rrinje ne medyshje
aty ne prag te deres
siē hyn nje ēast nje dallendyshe
mes dimrit dhe pranveres

E ndersa heshtnim sy nder sy
as ngeshem e as ngutur
te qe shkopsitur kopsa ty
apo te ish keputur?

Se kur veshtroja permbi gjinj
here shtrember e here drejt
s'di ē'nomatisa me gishterinj
e te shkopsita krejt


Ne dhome

Trokite ti ne deren e beqarit
e hyre syperdhe, e ndezur prush
un' rrija dhe lexoja prane zjarrit
pa priur sot vizite nga ndokush

Ē'kerkon tek une, ti, moj fqinja ime
qe hesht e s'ulesh, hesht e s'iken dot
kuptoj qe ke nje lemsh me ngasherime
po gjuha jote e lidhur s'po m'i thote

Un' doren bej ta zgjas, te te prek lehte
e prap e fsheh dhe pres ashtu pa ze
kam frike mos te fshik ne ndonje flete
kam frike se me shkon e s'me vjen me
__________________

Kur dalin shkėndijat

Mbi bar me kurriz ti ke rėnė
guguēja mes degėsh guit,
njė grusht me shkendia kam zėnė
mbi ballė e mbi faqe t'i ngjit

Fytyrėn, qė feks mes balukesh
me yje tė vegjėl ta mbush;
e rėnė prej qiellit, mė dukesh
kėtu ku s'ka shkelur askush

Mbėshteti ti gjinjtė, mbėshteti
nė gjoksin qė rrahjet ia njeh!
Ē'kėnd ka tė mistertė planeti
sa viset nė mbrėmje tek ne?

1962

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Koēi Petriti  Empty
MesazhTitulli: Re: Koēi Petriti    Koēi Petriti  Icon_minitime16/9/2010, 14:26

Poeti Koēi Petrit ka vertet nje lirike te mrekullueshme qe lexohet dhe ri-lexohet perhere me kenaqesi.

Tėmthat mė rrahin

Tėmthat mė rrahin
zemra mė digjet
dua njė shekull tė rroj
e larg n'u largofsh si ujrat nga brigjet
prapė mė dhimbsesh njėsoj

Ē'rėntė mbi mua
ē'rrjedhtė nėn mua
rrjedhtė e mė ktheftė tek ti
unė ē'njeri duhet dashur e dua
ty sa njėqind dashuri

Ē'flasim kėshtu
ē'heshtim kėshtu
vallė nė ē'ujra po zhytem
ulur nė ēipin e syve tė tu
lermė tė pi e tė mbytem!

Lermė tė pi
lermė tė hesht
zemra pėr zemėr tė digjet
shekullin tim le ta ngrysja kaq thjesht
n'ujrat ku lozin gjith' brigjet...

Tėmthat mė rrahin, zemra mė digjet
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Koēi Petriti  Empty
MesazhTitulli: Re: Koēi Petriti    Koēi Petriti  Icon_minitime16/9/2010, 14:27

Letėr 2

Kam ndėnjur vonė pėr ty, po rri dhe sonte.
Me ē’brejtės t’eshtrėn zemėr tė ta brej?
S’kam dashur qė keqardhje tė tė zgjonte
Njė dobėsi qė tjetrit ia urrej

Ē’tė derdh nė varg dėnesje shpirtsėmuri
kur ty zjarrminė e mallit s’ta ndez dot
Me ē’zog vajtues qan njė dhimbje burri
Tė ndjellė midis lotit, pika lot?

Po flas dhe hesht, po hesht dhe flas kaq mbytur
Por kot. Ti s’ndien as mall, as ngashėrim,
E nuk e di me ē’xhinde jam pėrfytur
Tė fsheh ē’mė bren pėrbrėnda burgut tim

12 shtator 1962


***

Unė mund tė them njė tė vėrtetė
Tė tjerat mund t’i fsheh
Ne shumė mburremi ndaj botės
Por bota pėr asgjė s’na njeh

Prandaj nė kėtė natė t’errėt ēmoj
Nga gjithēka mė tepėr tė vetmuarit
Qė pyesin shpesh veteveten : “Pėrse rroj
kur flenė budallenjtė dhe tė zgjuarit?”
__________________

dikur i lexoja poezite e koci petritit.. dhe kisha ven re dicka..

e perdorte ne fillim te vargut.. shpesh.. lidhsen "dhe"..

dhe keshtu
dhe ashtu
dhe.. etjetj..

rastesisht vite me pare.. ndaloj ne librazhd e ulem ne kafene te turizmit..
u bene nja 3-4 vete ne tavoline kur vjen koci petriti dhe ata e ftojne te ulet..
dukesh qe njiheshin prej shum kohesh..

filluan muhabetet e un po degjoja..
ne nje moment i them koci petritit pak si menjane..
kam pershtypje profesor koci.. se ju perdorni shum dhe-ne ne poezi..
mbeti nje cast..me pa mire e me tha..
-dhe-ja tha shkon ne poezine shqipe.. e nuk ja humb tha bukurine..

tani lexoj poezite qe ka sjelle shigjeta e nuk po shoh poezi me "dhe"..

si shpjegonet qo.. lol..



eshte vertet poet i lindur..
urime..


..
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Koēi Petriti  Empty
MesazhTitulli: Re: Koēi Petriti    Koēi Petriti  Icon_minitime16/9/2010, 14:27

Lirike e fjaleve te perseritura

Ai ia prek floket dhe ia ngaterron neper gishta
ajo nje kopse te kemishes ia shtyp me thua
vesa pikezon mbi lirishta
shelgjet rrine varur mbi perrua.

E marr me mend c'i peshperit ai tani
e c'mermerin ajo ne kete ore te vone
Sa te tjere i kane thene keto fjale
e sa te tjere do t'i thone e do t'i thone...

Dhe asgje s'perseritet, te asnje vajze e asnje djale,
ne vitet qe vijne, te trazuar apo te qete
Mjere ai qe s'i ka thene dikujt te tilla fjale
fjale qe thuhen vetem njehere ne jete!


Pershkrim mengjesi

Kam dale qe me nate te ballkoni
e shoh ne Lindje qiellin permbi mal,
atje ku dielli lind - ngjyrelimoni,
qendisur rreth me fasha portokall.

E pastert kup' e kaltert, e panjolle,
si faqe vajze trembedhjete vjete,
e mjegulla perhapur fjolle fjolle,
gremisur, grisur, hon me hon humbet.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
Sponsored content





Koēi Petriti  Empty
MesazhTitulli: Re: Koēi Petriti    Koēi Petriti  Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Koēi Petriti
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» [Muzike] Greta Koci - Me fal nene

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albania.123.st :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: