Albania.123.st
Përshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma në faqen tonë, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund të identifikoheni që të merrni pjesë në
diskutimet dhe temat e shumta të forumit tonë.

- Në qoftë se ende nuk keni një Llogari personale në forumin tonë, mund ta hapni një të tillë duke u Regjistruar
-Regjistrimi është falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kënaqësi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor të nderuar dhe të rrespektuar nëse dëshironi që pop login të mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albania.123.st
Përshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma në faqen tonë, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund të identifikoheni që të merrni pjesë në
diskutimet dhe temat e shumta të forumit tonë.

- Në qoftë se ende nuk keni një Llogari personale në forumin tonë, mund ta hapni një të tillë duke u Regjistruar
-Regjistrimi është falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kënaqësi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor të nderuar dhe të rrespektuar nëse dëshironi që pop login të mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albania.123.st
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Albania.123.st


 
PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  ForumForum  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  identifikimiidentifikimi  
Mirë se vini në forumin "www.Albania.123.st". Ju dëshirojm argëtim të këndshëm, kaloni sa më mirë në mesin tonë.

 

 Luigj Gurakuqi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Luigj Gurakuqi  Empty
MesazhTitulli: Luigj Gurakuqi    Luigj Gurakuqi  Icon_minitime16/9/2010, 15:06

Luigj Gurakuqi

T’FALUN ATDHETARIT TË KOSOVES *

( Për të mira qi â tuj u-përpjekë me bâ për gjuhë shqipe )



Sado nen êmën i t’Kosoves je mblue

Po m’dan prej Shkodrës s’ime;

Vllaznisht po t’falem pra qi ke fillue

Me i prû giuhës s’on ‘ lulzime.



Me t’ dreit’ sot ka përse m’u-gzue Shqipnija,

Sot ka kê me thirr’ bír;

Pse me irrit’ êmnin po punon djelmnija,

E giuhën me i a dlír.



Kety gjuh’ t’ tingllueshme, t’ambel e trimnesh’

Ket gjuh’ plot bukurí;

Qi né t’mjerve na e çon gjith zêmrën pesh’

N’ dhé t’huej lark tuj e ndí.



Por prap sot jan’ disa qi edhe s’kuptojnë

I gjuhës ç’âsht përparimi;

Tuj ndrrue gjuhën t’falitunit mendojnë,

Se vjen qytetënimi.



Ktyne njerzve qi mbahen gjind me krye,

Sa t’dalin prej gzhoj’s s’vet,

E t’ rrîn jashta do dit, kur kan’ me kthye

S’ke shqip mâ pse ju flet.



Por n’mos e paçim prap faret harrue,

E flasin tan’ perzije;

Me I pvet’ : « Ej ç’keni bâ, si keni shkue ? »

T’thon « Dobro, kako vije? »



« Ma jena già merzit; ktû as dreqi i s’rrî ;

Halà jan ‘ rozzi ed empi;

Nder vende t’jera kem, la Dieu merci,

Shum qefe e passatempi .»



« Del nieri me shtetit’ , shkon al Caffè;

Merr bash’ la sua ragazza

Mblidhna per nat’ nder balli e soirée

Si gode e si gavazza.



Ktu invece s’dijn neanche per idea

Ç’ka do me than’ progresso ;

Jan’ gjind t’egjer ancora, gente rea

S’nderojn il debol sesso. »



Kshtu flasin, bisedojn, kshtu djekt e vet

Pezmojn t’mjeren shqipní;

Dy fjal’ s’mund t’ thon’ jrejt shqip, pse Zoti vret

Fjal’t t ‘thueja mbrend’ pa shtî.



S’po flasim per buongiorno e buonasera

Kto fjal’ i ndijm pa dá :

Do m’u-përshndet’ thon’ tash deri kali imera,

Guttmorgen herren, disá.



Ah t’falitun! Ku e xût ket diturije?

Fort jeni tuj gabue !

Se njallet poplli, der sot kush s’ka ndije ,

Gjuh’ e zakon tuj ndrrue !



Si t’bjerr’ gjuhën nji popull shqim mbaron ;

N’shum çeta ka me u-dá :

Gjuha njerzt e nji kombi i bashkon,

I lidh si vllan me vllá.



Si t’lam zakonet qi kem’ pas’ ne e par’ ,

Prindt t’on’ si t’i mohojm,

Fisnik’ mâ s’jemi, s’jemi mâ Shqiptar’

S’kem mbrapa kuj t’i shkojm.



Pra ju Shqiptar’t e rí pade m’diftoni

Ku e xût ket far’ njerzijet

Qi mbaheni si t’ardhun nga Londoni,

Prej Francës o prej Austrijet.



Kjet ndoshta der n’ Triesht’ o n’ Dobrovnik,

Der n’Vjen’ o der n’Trebin’;

O shkuet n’Ismir, n’ Paris o n’Venedik,

O der n’t’ vorfnën Cetin’



E me ‘i her’ ndrruet; me ‘i her’ filluet me than’

Qi na s’kemi njerzí;

Qi s’nderojm grat, qi dorën s’dijm me e dhan’.

Qi s’dijm me ndej’ n’shoqní !



Une pra kam sa dit qi rrî n’dhé t’huej

E s’munden me e zan’ bes’

Qi t’ jen’ njerzî kto pun’ ; qi i thrras , n’gjuh’ t’ huej :

Affectée politesse.



T’kqyrim, gjithsa mundohna, për Atdhé,

Mos m’e marrue Shqipnín;

T’marrim prej tjerve çka t’jen mir’ për né,

E t’lam’ m’njen’ ân’ teprín.



E ty, I Kosoves Shkrimtar, qi jé tuj krye

Mbi gjuh’ shum zbukurime,

T’lutem mos me u-marzit’ e me pelqye

Nyi shndet prej zêmrës s’ime.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Luigj Gurakuqi  Empty
MesazhTitulli: Re: Luigj Gurakuqi    Luigj Gurakuqi  Icon_minitime16/9/2010, 15:06

Q E N D R E S A

Oh, jeta pernjimend me rrena e vaj
plot qenka n'ket bote t'lashte!
U shueka teper shpejt lakmimi i saj,
si zjarri i bame me kashte.

Vec nji qellim i nalte t'ban me durue
e zemren te forcon;
nder kundershtime s'vyen kurr me u ligshtue,
mjere ai qi nuk duron!


Poshte: Luigj Gurakuqi 1879 - 1925
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Luigj Gurakuqi  Empty
MesazhTitulli: Re: Luigj Gurakuqi    Luigj Gurakuqi  Icon_minitime16/9/2010, 15:07

Luigj Gurakuqi - Personalitet i shquar i jetes politiko-shoqerore dhe kulturore-arsimore shqiptare

Luigj Gurakuqi eshte nje nga personalitetet me te shquara te levizjes sone patriotike e demokratike, arsimore e kulturore ne fundin e Rilindjes Kombetare dhe te fillimeve te Pavaresise.
Nje figure poliedrike e madhore, Luigj Gurakuqi ishte politikan e diplomat, shtetar i shquar, gjuhetar, poet e prozator, estet e kritik letrar, pedagog e tekstolog, ekonomist e financier, orator, njeri i kultures dhe i shkences, i fjales dhe i veprimit, i pendes dhe i pushkes. Mbi te gjitha ai ishte patriot i madh, atdhetar i flaket, bashkethemelues i shtetit shqiptar te epokes moderne. Nga ana tjeter, L.Gurakuqi, si rralle kush, perjetoi ngjarjet me kulmore te jetes se vendit ne cerekun e pare te shekullit tone. Ne shumicen prej tyre qe pjesemarres i drejtperdrejte, madje nder organizatoret e drejtuesit kryesor te tyre.
Nje personalitet i ketyre permasave e ketyre kontributeve nuk kishte si te mos terhiqte vemendjen e shume studiuesve te fushave te ndryshme.
Gurakuqi u vleresua shume edhe sa ishte gjalle nga qarqet patriotike e shtypi kombetar. Figura e tij filloi te behet objekt studimi pas vdekjes.
Para dhe pas Luftes se Dyte Boterore u realizua nje pune mjaft e gjere e serioze per te njohur, studiuar e propaganduar gjithe trashegimine gurakuqiane. U shkruan me dhjetra artikuj e u realizuan disa botime te vecanta, u mbajten sesione dhe konferenca shkencore deri dhe kompozime te krijimeve te tij letrare.
Luigj Gurakuqi eshte nder figurat jo vetem nga me te studiuarat por edhe nga me te vleresuarat. Ai eshte "Hero i Popullit" dhe "Mesues i Popullit", shkolla Normale e Elbasanit dhe Universiteti i Shkodres mbajne emrin e tij.
Por, edhe nje figure e tille kaq e vleresuar si L.Gurakuqi, nuk i shpetoi dot censurimit, limimit e modifikimit qe te behej sa me e pranueshme per ideologjine marksiste-leniniste dhe sistemin komunist.
Duke u nisur nga kriteret ideologjike te kohes, ana botekuptimore e Luigjit eshte paraqitur ne menyre evazive: u lane menjane idete e tij mbi shtetin dhe demokracine shqiptare, mbi rolin e fese ne shoqeri, u minimizuan marredheniet e bashkepunimi i tij me klerin katolik dhe vleresimi qe ai kishte per te; nuk u be fjale per qendrimet e prera antibolshevike qe kishte Gurakuqi; materiale te caktuara te tij u redaktuan dhe nuk u ribotuan te plota; cuditerisht edhe fjala e tij ne inaugurimin e Shkolles Normale te Elbasanit, qe eshte nje pamflet i vertete pedagogjik ne te cilin sintetizohet mendimi pedagogjik i Rilindjes dhe perben njekohesisht nje nga pikat me kulmore te tij; u hesht per marredheniet e L.Gurakuqit me shume personalitete te kohes te cilet, me te drejte e te padrejte, u cilesuan, pas ardhjes ne pushtet te komunisteve, si armiq e tradhetare, e si te tille u mohuan plotesisht.
Kush ishte Luigj Gurakuqi? Cili eshte tabani nacional dhe kulturor i formimit te personalitetit te tij?
Luigji u lind dhe u rrit ne gjirin e nje familjeje tregtare te kulturuar shkodrane, nga prinderit Pjeter e Leze Gurakuqi. Me edukimin e tij u muer ne menyre te vecante i ati. Pjeter Gurakuqi ishte nje tregetar me kulture relativisht te ngritur, me nje rreth te gjere shokesh e miqsh ne mes tregetareve e intelektualeve te Shkodres, me nje jete aktive ne pazarin e qytetit dhe me marredhenie tregetare me Venedikun e Milanon. Shtepia e ketij tregetari te kulturuar e te shetitur gumezhinte nga hyrjet e daljet e njerezve qe vinin te diskutonin hallet e kohes e te merrnin vesh lajmet e botes.
I ndodhur perhere prane te atit, degjonte me vemendje bisedat e diskutimet per ngjarje te se kaluares dhe te dites, per lufterat heroike te popullit kunder pushtuesit otoman dhe grabitqareve primitive ballkanike dhe per burrat qe i udhehoqen ato. Duke kujtuar keto vite, Gurakuqi student do te shkruante "Me cohet mall me kene ne shtepi e me ndigjue baben tue kallzue, si perpara, ne ngjarjet e Pashallarve te Shkodres, trimnite e malcorve e luftat e Malit te Zi, sende qi kishte ndi prej t'et e qe edhe ai vete shume kish pa".
Shkollen fillore e te mesme jo te plote i ndoqi ne Kolegjin Saverian qe ishte shkolla me e organizuar dhe me e kompletuar qe kishte Shqiperia e asaj kohe. Luigji qe nder nxenesit me te zellshem te shkolles dhe shume shpejt, qe ne moshen 13 vjecare i shfaqen prirjet per letersi e krijime letrare. Me pas ploteson arsimin e mesem ne Kolegjin arberesh te Shen Adrianos te Shen Dhimiter Korones. Gurakuqi, ka qene nxenesi i pare shqiptar i ketij kolegji. Per 2-3 vjet studion per mjekesi duke vazhduar e diplomuar per shkenca natyrore.
Luigj Gurakuqi pati fatin se ra ne duar te mesuesve teper te zot, atdhetare e intelektuale te shquar si Anton Xanoni, Gasper Jakova - Merturi dhe Jeronim De Rada, i cili nuk qe vetem nje edukator i vertete per te, por dhe nje figure qe e frymezoi per tere jeten.
Ne rrugen e pare te poezise Gurakuqi pati edhe nje udherrefyes e mesues tjeter te shquar, vjershetorin e mallit per atdhe, Filip Shiroken.
Tek personaliteti i Luigj Gurakuqit spikat kultura e gjere dhe enciklopedike. Ishte njohes i thelle i trashegimise kulturore te popullit te vet dhe i kultures klasike romake e latine. Historia e vendit dhe ajo boterore ishin objekt i perhershem i studimeve te tija. Njihte arkeologjine e shkencat ekonomike e financiare, trashegimine arsimore pedagogjike kombetare dhe europiane.
Gurakuqi ishte poliglot. Pervec shqipes, zoteronte ne menyre te shkelqyer latinishten, italishten, turqishten dhe frengjishten. Dinte greqisht e gjermanisht. Ka te ngjare edhe anglishten. Fan Noli e cilesonte Luigj Gurakuqin pionier te qyteterimit perendimor ne Shqiperi, si nje nga shqiptaret e flaket qe thithi me themele kulturen e Perendimit dhe si njeriun qe punoi me gjate e me shume se kushdo tjeter per te mbjellur faren e saje ne Shqiperi.
Ne formimin filozofik botekuptimor L. Gurakuqi eshte idealist objektiv. Ai mbante qendrime liberale ndaj fese e praktikave fetare, qendronte larg cdo fanatizmi fetar.
Por L. Gurakuqi nuk ka qene as antifetar. Ai pranonte ekzistencen e Zotit si krijues i gjithesise. Sipas tij Zoti eshte qenie qe s'ka as fillim e as mbarim, se asgje nuk mund te krahasohet me te, se:

"...qielli e toka, fushat e gjana,
Malet e nalta, detrat e medhana,
T'gjitha prej Zotit paten krijim,
Qi s'di mase me vedi, fill as mbarim"

Zoti i madh dhe i vertete, shkruante L. Gurakuqi, ka ne dore fatin e njerezimit e te popujve, ai din gjithcka, ben gjithcka dhe sheh gjithcka. Eshte ky Zot i plotfuqishem tek i cili L. Gurakuqi ka shprese dhe besim se do te marre ne dore fatet e Shqiperise e te shqiptareve, se do te bekoje punet e tyre e do t'u plotesoje deshiren per liri e pavaresi.
Dialektika e zhvillimit eshte nder anet me reacionale te idealizmit objektiv. L. Gurakuqi e pranonte parimin e zhvillimit te botes, te natyres, te shoqerise e te shpirtit njerezor, se cdo gje ne bote "nderron pa pra", se "bota eshte si nje rrote qe sillet pa rreshtur" dhe se "vetem fatalistet e krymbun, tremben prej perparimit...kontendohen (kenaqen) me ndej gjithmone ne nje shtet (gjendje) t'gurt e t'pa jete".
Ndonese nuk ishte fetar dhe mbante qendrime liberale ndaj praktikave fetare L. Gurakuqi e vleresonte rolin e fese per jeten individuale dhe te shoqerise. Feja, shkruante ai, asht e mire, eshte nje ndihme e madhe per jeten e kesaj bote."Parimet e fese - vazhdon ai - te ndjekuna mire, i bajne njerezit qytetare te ndershem, i mesojne qe t'i sherbejne atdheut, qe t'u nenshtrohen ligjeve te shtetit".
Levizja patriotike e demokratike, arsimore e kulturore i dhane personalitetit te L. Gurakuqit peshen e permasave mbarekombetare, e bene ate ne figure teper te autoritetshme e te besueshme edhe nder punet me te veshtira e me delikate per fatet e atdheut.
Por, edhe L. Gurakuqi i dha gjithcka kesaj levizjeje: tere forcat e veta fizike dhe mendore, i fali rinine, gezimet e jetes, shpirtin e gjakun e vet.
Idealet patriotike, dashuria ndaj atdheut e udhehoqen Luigjin ne cdo pune dhe ne cdo veprim. Atdheu ishte per L. Gurakuqin gjithcka. Ishte pasuria me e madhe qe kishte, dashuria me e thelle e jetes se tij, ishte familja "defakto" qe pati, gezim dhe hidherim i jetes se tij.
Atdheu, shkruante ai, eshte gjeja me e cmuar qe kemi ne kete jete. Ai ishte gati te luftoje e te vritet jo vetem per Shkodren, qe ai shume e desh, por edhe per cdo cep te dheut qe i thone Shqiperi. Nga Parisi, ne dhjetor te vitit 1919, kur rrezikohej fati i Gjirokastres i shkruante Myfit Libohoves se "jam gati, po te jete nevoja e te shihet e udhes, qe te vij edhe te vritem per Gjirokastren e per nderin e atdheut".
Dashurine dhe detyrimet ndaj atdheut i quante si gjerat me te shtrenjta per cdo shqiptar, se keto detyrime nuk mbarojne kurre. Per cdo shqiptar - porosiste Gurakuqi - dita e 28 nentorit nuk duhet te jete vetem nje dite festimi ku secili duhet te beje analizen e jetes se vet dhe, me dore ne zemer, te pyes vetveten nese ka bere gjithkund e gjithmone detyren qe kish perpara atdheut.
Jane keto ideale e perkushtime qe e vendosen Luigj Gurakuqin ne krye te levizjes se popullit tone per liri e pavaresi, demokraci, arsim e kulture kombetare, duke e bere nje nga personalitetet me te shquara ne periudhen 1909- 1925.
Ndonese nuk jetoi as nje gjysme shekulli te plote, L. Gurakuqi perjetoi ngjarjet me te medha te kohes, disa prej te cilave na i la edhe te fiksuara drejtperdrejte me doren e vet.
Kudo ne balle, ne mos i pari, nder te paret qe.
Drejtor i pare i Normales se pare dhe Minister i pare i Arsimit Shqiptar. Dora e tij shkroi alfabetet e miratuar nga Kongresi i Manastirit dhe i zbuloi para delegateve. Ai shkroi Memorandumin e famshem te Greces, apo Librin e Kuq" te malesoreve kryengrites, zjarri i armeve te te cileve do te paralajmeronte pavaresine. Dora e djathte e Ismail Qemalit ne ngritjen e flamurit ne Vlore me 1912. Nga ajo dore u shkrua vendimi historik i Kuvendit Kombetar te Vlores, nepermjet te te cilit bota mbare mori vesht se "Shqipenia me sot do te behet me vehte, e lire e mosvarme" .
Disa here minister ne kabinetet qeveritare qe aq shpesh nderroheshin ne shtetin shqiptar te pa stabilizuar. Cuditerisht, per natyren e tij iu dha edhe posti i ministrit te brendshem, ne kabinetin disa ditor te Hasan Prishtines. Luigj Gurakuqi drejtoi sektorin e arsimit per nje kohe me te gjate se cdo personalitet tjeter i kohes se tij. Ne te gjitha postet, funksionet e detyrat qe pat, Gurakuqi ishte nje personalitet imponues qe ngjallte besim e krijonte siguri tek te tjeret per suksesin e kryerjes se tyre. Kete besim e kishin njerezit e thjeshte nga tere krahinat shqiptare, patriote te shquar te levizjes kombetare, shqiptaret e kolonive, njerez te shtresave, te rrymave politike e te besimeve te ndyshme fetare. Per kete do te mjaftonte te ndiqnim traditen qe filloi te krijohej ne letersi me dialogun perkushtues Shiroka, Gurakuqi.
Disa nga veprat e krijimet e veta, L. Gurakuqi ia kushtoi Gjergj Fishtes, Preng Docit, Hile Mosit e Mati Logorecit. Por edhe Gurakuqit i drejtohen mjaft dedikime e perkushtime. Ashtu si Filip Shiroka, Hile Mosi vazhdon ta quaje bylbyl ne tingellimin qe i kushton, "S'kendon bylbyli". Gjergj Fishta i dedikon atij vepren "Pika e voeset" duke e quajtur "shqiptar i vlefshem dhe ndera e djelminse shkodrane".
Po ashtu Pader Anton Harapi vepren e tij kryesore "Andrra e Pertashit" (Urti e burrni nder banoret e Cemit), duke ia kushtuar Gurakuqit shkruan: "Burrit t'vertete burre, L. Gurakuqit, i cili me kulturen e nelte shpirterore, mishnoi, madhnoi, perjetoi urtine, bese e burrni shqiptare, tue mbete perhere shembull shqiptari me kulture, simbol i bashkimit kombetar, idealist i shkelqyeshem ne vorfni".
Si politikan e burre shteti Gurakuqi ishte demokrat i bindur dhe liberal i ndergjegjshem. Kur ne Parlament Ali Kelcyra i ben verejtje per qendrimet e tij liberale, Luigji pergjigjet se "Z. Ali Kelcyra me tha si per qortim se jam liberal. I falemnderit dhe mund te jete i sigurte zotnia e tij se vdekja do te me ndaje nga mendimet e mija liberale". Duke u deklaruar demokrat e liberal, Gurakuqi thoshte se nuk eshte as revolucionar as bolshevik e as socialist, koncepte keto qe ne vitet 20 ishin te barazvlefshem dhe kishin kuptimin e ndryshimeve me dhune, me forcen e armeve, me kryengritje.
Gurakuqi ishte per zgjidhjen paqesore te probleme nepermes ligjeve, zgjidhjeve "me drejtesi e ne menyre te bute". Si i tille, ishte kunder futjes se popullit ne udhen e kryengritjes se armatosur.
Duke pasur keto koncepte mbi rolin e ligjit, dhe zgjidhjen paqesore dhe jo kryengritjen e zgjidhjen me dhune te problemeve, Gurakuqi u perfshi ne Revolucionin e 1924, pas nje hezitimi e kundershtimi te forte. Kete e deshmojne shoket e miqte e tij.
"Gurakuqi - shkruante S. Vinjau - u terhoq (ne revolucion - V.H.) pas nje kundershtimi te forte. Mund ta deshmojne se u ndodhen ne Vlore".
Pader Anton Harapi kujton se kur ka filluar Revolucioni i Qershorit bashke me Luigjin po punonin per nxjerrjen e numrit te gazetes "Ora e Maleve", nje telegram nga Vlora e njoftonte per fillimin e revolucionit. Pyetjes se Pader Antonit se c'fare ka ngjare, Luigji i qenka pergjegj: "Na kane fik Pader Anton: ja, e kane fillue revolucionin atje ne Vlore, deputetet tone, pra eshte e kote te qajme: duhet te jemi solidar me shoket, cuo te fillojme edhe na".
Qendrimin e mesiperm te L. Gurakuqit, Pader Anton Harapi e perforcon me poshte: Diten e largimit nga Shqiperia pyetjes se si falimentuat keshtu dhe po e lini Shqiperine, Gurakuqi i skuqur, duke iu marre goja me buze te shtrenguara pergjigjet: "Pader Anton na skredituen (diskredituan) teper keqas na kane deklarue komunista n'opinion t'Europs". Pader Anton Harapi nxjerr konkluzionin se Gurakuqi per bese e per burrni qe i zoti te vepronte edhe kunder bindjes se vet. Sidoqofte ky eshte nje nga ato momentet kur L. Gurakuqi e ka lene "vijen e mesme te tij".
Luigj Gurakuqi qe nje luftetar i vendosur per unitetin kombetar. Si dhe rilindasit e tjere kete unitet e shihte si: unitet teritorial, krahinor, unitet gjuhesor dhe unitet e mirekuptim fetar.
Ai luftoi per te bashkuar ne nje te tere tokat dhe fiset shqiptare. Per kete ai u permbajt tezes, idese: Shqipnia e shqiptaret ne kufijt qe i ka falur zoti deri ku flitet gjuha e ambel e zogjeve te shqipes.
Tere jeten L. Gurakuqit i dogji shpirti e i dhimbte zemra per padrejtesine qe iu be kombit tone duke ia ndare trupin per gjysme. I qendroi besnik deri ne fund te jetes idealit per te pare nje dite te bashkuar rreth tokes amtare gjithe vellezerit e kombit. Ai ankohej se: "Na kane marre qytetet e na kane lane malesine, na kane marre viset me te cmueshme te atdheut duke na lene si nje trup pa koke". Tingellojne shume aktuale demaskimet qe i bente Gurakuqi politikes se pastrimit etnik qe ndiqnin shovinistet serbe: "Qeveria jugosllave nuk do te ndalet para asnje mjeti - deklaronte ai - per t'i nderrue fytyren Kosoves". Per gjendjen teper te veshtire te shqiptareve ne shtetin jugosllav fajson Fuqite e Medha, te cilat bene theror shqiptaret e trojet e tyre per interesat e veta e te aleateve te tyre. L. Gurakuqi eshte partizan per te ndihmuar e per t'u dalur zot te drejtave te popullsise se Kosoves. E quante si detyre te rendesishme te shtetit shqiptar. Faji i vetem i kosovareve - thonte Gurakuqi - qendronte vetem ne ate se ata ishin shqiptar e donin te mbeteshin shqiptar.
Nder fjalimet me te forta te Gurakuqit ne parlament jane ato mbi mbrojtjen e popullsise shqiptare te Kosoves. Kur qeveria jugosllave ne nje telegram e quante nderhyrje ne punet e brendshme te saj interesimin e shqetesimin e qeverise shqiptare per gjendjen teper te veshtire te shqiptareve te Kosoves, Gurakuqi, plot indinjate e zemerim do te merrte fjalen e do te thonte: "Si mundte me thane nje qeveri (Jugosllave) e cila ka mbjell viset tona me varre te vllazenve tone, se po i perzihemi ne punet e mbrendshme te saj. Si mundte nji qeveri me thane se po i perzihemi ne punet e brendshme, kur shofim se per shkak te saj me mijera femije e gra sillen te shveshur e te zbathur ketu neper Tirane e ushqehen me sevapet e amerikaneve e tepricat e ushtrise". Qeveria Jugosllave - vazhdon Gurakuqi - nuk ka te drejte per te na akuzuar per nje gje te tille kur parlamenti shqiptar kerkonte vetem ne emer te njerezise e te humanizmit qe te nderpriten mizorite serbe ndaj shqiptareve.
Luigj Gurakuqi ka meriten se eshte nder hartuesit kryesore te programit arsimor e kulturor te levizjes sone kombetare per autonomi, liri e pavaresi. Ne kete kuader ai ishte njohesi dhe propaganduesi me i mire i traditave te popullit tone, i traditave kulturore e patriotike, i tradites gojore e shkrimore dhe i psikologjise se popullit tone. Thelbin e qendrimit te tij ne kete fushe e perben ideja se nuk duhen mohuar t? paret, paraardhesit, sepse perndryshe nuk do jemi shqiptar, skemi kujt t'i shkojme mbrapa e prej kujt te frymezohemi. "Nji komb - thonte Gurakuqi - rron me tradicione, me gojdhana. Ay popull kur kujton e nderon te paret e vet, asht me te vertete nji komb trim". Duke propaganduar me zjarr traditat e popullit tone ai kishte nje synim te qarte: Shqiptaret te njohnin vlerat e veta, te njohin e cmojne vlerat e gjakut te tyre.
Gurakuqi u perpoq per te dhene nje pamje sa me realiste te Shqiperise. Prandaj ai vinte ne dukje edhe te metat e gabimet e shqiptareve, duke u bere thirrje per t'i luftuar e ndrequra ato. Vecanerisht i shqetesuar ka qene per zakonin e gjakmarrjes. E denonte ate si nje akt te demshem dhe si mjet te nxitjes nga te huajt te percarjes ne popullin shqiptar.
Ai brengoset se shqiptaret "... nder veti jane tue u vra./ E n'gjak t'vllazneve duert tue i la./, se " Me u kthye mbar gjaqet s'na lane/ Ndermjet vllaznevt idhnimi s'prane."
Ketej buron thirrja e tij e fuqishme plot duf shpirteror:

"Oh! c'e zeza, o bijt e mi /
Sa keq jem tue punue/
Lenie ma, ket zakon t'zi/
Gjaqet vine me i harrue/"

Gurakuqi ka pase nje angazhim teper serioz dhe shume te gjate per problemet e gjuhesise. Qe ne fillim ai iu permbajt tezes, sa patriotike aq edhe shkencore, se gjuha eshte shenja me e pare e kombit, kushti themelor per ekzistencen e tij dhe mjeti me i mire per bashkimin kombetar. Sipas Gurakuqit gjuha dhe kombi jane nje trup e nje shpirt, jane mishi e gjaku i trupit, se gjuha dhe kombesia e jone nuk mund te rrojne pa njera -tjetren .
Gurakuqi eshte nje nder personalitetet kryesore qe luftoi per njesimin e alfabetit. Edhe ne kete problem ai u udhehoq nga parudha nje komb, nje gjuhe, dhe nje alfabet. Gurakuqi ka qene figure qendrore e Kongresit te Manastirit dhe e Komisise Letrare te Shkodres.
Ai ka merita te shquara ne zhvillimin e gjuhes letrare shqipe, ne perpunimin e gjuhes letrare dhe ne njesimin e shqipes se shkruar, ne stabilizimin e drejtshkrimit, ne pasurimin e fjalorit, ne ceshtjet e leksikologjise, terminologjise e te gramatologjise.
Gurakuqi pati meriten dhe fatin qe udhehoqi drejtperdrejte luften per krijimin e shkolles kombetare shqiptare dhe te sistemit tone arsimor. Nen drejtimin e tij u hodhen themelet e para te sistemit arsimor fillor shteteror ne Shqiperi. U krijua pervoja e pare e ngritjes se administrates arsimore shqiptare, u hartuan dokumentat e para shkollore, u ngrit nje sistem i tere i pergatitjes dhe i kualifikimit te mesuesve.
Gurakuqi ka meriten se percaktoi drejt e qarte, me shume se cdo paraardhes, konceptin mbi shkollen kombetare shqiptare, permbajtjen, karakterin dhe parimet e ndertimit te saj. Ai kerkonte qe gjithe fryma dhe permbajtja e shkolles te ishte ne funksion te qellimeve dhe idealeve kombetare.
Gurakuqi eshte tekstologu me i shquar shqiptar i fillimit te shekullit tone. Ai i dha shkolles shqipe, si autor e bashkautor, 8 tekste mesimore me nje vellim prej 738 faqesh.
Edhe pas vitit 1920 kur ai nuk eshte me ne krye te zhvillimeve arsimore te vendit, ai shfaqet si personaliteti politik qe u angazhua me shume se kushdo tjeter, ne trajtimin e problemeve te shkolles dhe te reformave qe duheshin bere. Arsimi vazhdoi te mbetet, sic e thote vete ai, dega me e dashur e zemres se tij. Ai parashtroi ne parlamentin shqiptar ide dhe mendime shume interesante per politiken arsimore dhe rrugen qe duhet te ndiqte shkolla shqiptare. Gurakuqi kishte nje vizion te qarte per rolin e shkolles ne nje shoqeri moderne, per lirine dhe te drejtat themelore te individit ne fushen e arsimit dhe kerkoi zhvillimin mbi baza ligjore, shkencore e pedagogjike te shkolles shqiptare.
Gurakuqi i ka kushtuar shume kujdes problemit te fese dhe te marredhenieve ne mes shqiptareve me besime te ndryshme fetare, vendosjes se unitetit ne mes tyre dhe te sigurimit te mirekuptimit e te tolerances nderfetare.
Pa realizimin e kesaj, ne kushtet e perberjes fetare te popullsise, do te ishte e pamundur te arrihej synimi i madh: sigurimi i unitetit kombetar si faktor i dores se pare per liri e pavaresi.
L.Gurakuqi ka demaskuar perpjekjet e armiqve te Shqiperise per ta perdorur fene si mjet te percarjes se popullit tone. Per kete arsye, ne shtatorin e 1912, ai porosiste si "Une po ju tham se nevoje e madhe asht te pajtoni muhamedane me te krishtere. Duhet t'a marrim vesht te gjithe se jemi ne rrezik te madh e mund te hupim per jete te jetes".
Ai kishte besim te patundur ne bashkimin e shqiptareve dhe ne mirekuptimin fetar te tyre se, shqiptaret, historikisht, me gjithe dallimet fetare, gjithnje kane qene te nje mendjeje ne shprehjen e dashurise se pafund ndaj atdheut te vet.
Ishte kjo ide, shkruante Gurakuqi, qe i beri muhamedanet atdhetare pavaresisht nga lidhja e besimit me shtetin sundues turk, qe te kerkonin shkeputjen e Shqiperise nga Turqia. Po kjo ide, vazhdon ai, beri qe edhe te krishteret, ndonese e dinin se ne Shqiperine e lire qe enderronin, do te kishte nje shumice muhamedane teper te madhe, nuk e moren aspak parasysh nje fakt te tille dhe pasojat e tij.
I pyetur nese ai vete kishte besim se mund te bashkohen toske e gege, myslimane e te krishtere, Gurakuqi iu pergjegj se "Po mos t'a kishe kete bindje, do t'u niseshe me vaporrin ma te pare perjashta, per te mos u kthyer ma kurre ne Shqipni".
Qe ne mbledhjen e pare te Kongresit te Durresit, me 1919, L.Gurakuqi "asht kunder qe ne nje mbledhje kombetare te permenden fjalet toske e gege dhe te krishtere e mysliman", kerkon qe fjale te tilla te jene te ndaluara dhe shton se " .... ceshtja e lirise dhe e nderimit te feve ne Shqipni duhet te zgjidhet mbas formules: "Feja e lire ne shtet te lire".
Keto ide e mendime L.Gurakuqi i shtjelloi hollesisht ne diskutime ne parlamentin shqiptar dhe, posacerisht ne artikullin "Bazat e bashkepunimit ndermjet shqiptarevet muhamedane e te krishtere".
Ai eshte kategorikisht kunder atyre qe mendonin se per te larguar konfliktet fetare qe mund te lindnin, duhet, me te bute e me te fort, te shuhen besimet fetare ne Shqiperi.
Ai eshte qe te ndiqet nje rruge tjeter. Per kete L.Gurakuqi percakton parimet baze ku duhen mbeshtetur marredheniet e mirekuptimit dhe te bashkepunimit ne mes myslimaneve e te krishtereve parime keto qe mbeten aktuale edhe sot e kesaj dite. Ne aspektin kombetar, duhet te zbatohen parimet qe kane kaluar provat e zjarrit te historise: njesia e atdheut, bashkimi i kombesise, lidhjet e gjakut e te gjuhes. Ne aspektin e drejteperdrejte fetar: besime te lira ne nje shtet te lire, garantimi me ligj i barazise ne trajtimin e fese, mostrazim i shtetit ne ceshtjet fetare, nderim i njeri-tjetrit per besimin e shoqi-shoqit.
Personaliteti i L.Gurakuqit spikat edhe ne fushen e diplomacise. Ai qe perfaqesues i Shqiperise ne ballafaqimet diplomatike ne qendrat me te medha te politikes europiane: ne Londer, ne Rome e ne Vjene, ne Paris dhe ne Gjeneve. Keshtu, ne Londer, me 1913 me Ismail Qemalin dhe Isa Buletinin; ne Konferencen e Paqes ne Paris, me 1919, me delegacionin e Qeverise se Durresit apo ne Gjeneve, me 1924, ne Lidhjen e Kombeve me Fan Nolin.
Gjate jetes se tij ai pati takime me dhjetera politikane e burra shtetesh ne mbrojtje te ceshtjes kombetare e te fateve te Shqiperise. Kudo dinjitoz. Meritat e tij ne kete fushe ia kane njohur pa hezitim pjesemarresit e ketyre ballafaqimeve.
Gjergj Fishta, nder shkaqet qe delegacioni shqiptar nuk arriti te paraqese e te mbroje si duhet problemin shqiptar ne Konferencen e Paqes ne Paris, rradhiti edhe inferioritetin e perfaqesuesve tane te cilet nuk mund te perballonin ballafaqimet me profesoret, doktoret e diplomatet sllave dhe greke.
Pasi pranon se edhe ai vete, sa here ka marre pjese ne bisedimet me delegacionet e huaja: ".... te them te verteten se me asht dashur te skuqesha per inferioritetin tim", shkruan se: "Asht e kot te genjehemi. Nese perjashtohet Gurakuqi qi vetem ai ka nje kulture te pershtatshme, ka nje atdhetari te shendoshe dhe nje njohuri te gjere per njerezit dhe per sendet e Shqiperise, asnje nga anetaret e qeverise, qofte te saje se meparshmes, qofte te se tanishmes, nuk mund te thote se e paraqet denjesisht Shqiperine dhe te mbroje sic duhet interesat e saje".
Gurakuqi eshte kritikuar nga biografet per nje fare mbivleresimi te Fuqive te Medha ne percaktimin e fateve te Shqiperise, per nje besim te tepruar tek faktori i jashtem e politika nderkombetare. Mendojme se me te padrejte.
Ai nuk ishte nje politikan e diplomat i kallepeve dogmatike qe t'i binte murit me krye, se vetem me "forcat tona" do te zgjidheshin problemet aq te nderlikuara politike te Shqiperise.
E vogel, pa forcen e duhur ekonomike e ushtarake, e rrethuar nga fuqi shoviniste qe, ne cdo cast, ishin gati t'i kepusnin koken; vend i vogel ku perplaseshin interesa te medha te te tjereve, shume here me te fuqishem e me "mjeshterore" ne perdorimin e mjeteve te politikes, te dhunes e te dredhive, Shqiperia nuk mund te cante me parimin "me forcat tona". Domosdo duhej gjetur "e mesmja" per te fituar "cfare te mundnim" dhe per te mos humbur gjithcka qe, mundesisht te plotesoheshin deri ku te mundnim interesat kombetare por edhe te mos ndersenim te tjeret kunder Shqiperise, kur nuk ishim te zot t'i perballonim.
"Diplomacia e vertete - shkruante Gurakuqi - mbeshtetet mbi udhen e mesme, te cilen e gjejne vetem ata qe, tue mbajtun te patundun parimet, dijne me pajtue te drejtat e nevojat e atdheut te vet, ne kushtet e politikes se pergjithshme".
Keshtu qe vija e mesme ne politike e ne diplomaci nuk e coi L.Gurakuqin as ne qendrime servile e as ne iluzione. Megjithese e kishte te qarte rolin e faktorit te jashtem, ai mbeti teper i zhgenjyer nga qendrimi i Fuqive te Medha ndaj fateve te Shqiperise dhe zgjidhjes se problemit kombetar. Ai mban nje qendrim teper te ashper ndaj forumeve nderkombetare qe u moren me problemet e Shqiperise, e kishte te qarte se vetem gjemimi i topave tone mund te arrije me shpejt ne veshet e shurdhuar te Europes ndaj zerit te shqiptareve qe nuk pushojne s'kerkuari drejtesi.
I zemeruar dhe i indinjuar nga qendrimi i Konferences se Paqes se Parisit me 1919, L.Gurakuqi shkruante "Te mos besojme si disa shqiptare, se Vilsoni u smue, se Klemonso-it nuk i shkon buka e se zotin Lloyd George nuk e zen gjumi nga kujdesi i Shqiperise", se Fuqite e medha kujtohen ndonjehere per Shqiperin kur duen te zgjidhin konfliktet ne mes vedi apo te ndreqin ngatresat e te tjereve ne dam te interesave te Shqiperise.
Gurakuqi na shfaqet edhe si ekonomist i shquar dhe financier i talentuar. Ishte per pronen private e mbrojtjen ligjore te saj me ligj, kunder shpronesimit e konfiskimit te saje vec se per interesa publike kundrejt shperblimit te arsyeshem te pronareve.
Kerkonte t'a clironte fshatarin nga skllaveria e marredhenieve mesjetare cifligare dhe ta bente zot te tokes qe e punonte sepse ishte i bindur qe "kur bujku te jete skllav nuk e punon mire token e me vone shtyhet ne bolshevizem. Shtimi i pronave te vogla eshte mjeti me i forte kunder perhapjes se bolshevizmit".
Per t'i dalur perpara kesaj ai shtroi idene qe pronat shteterore dhe pronat e medha private t'u ndaheshin fshatareve duke i njohur cdo familje qe te behet zot i shtepise ku banon dhe i nje hektari toke nga ajo qe punon kundrejt shperblimit te pronareve.
Gurakuqi ngulmonte qe te ndihmohej prodhimi i vendit dhe qe parlamenti te merrte masa per t'i bere balle konkurences se huej me ane te taksave doganore dhe te stimulonte shoqerite aksionare te borgjezise shqiptare.
Me te drejte mendonte se shkaku i emigracionit ishte se vendit i mungonte industria, se jemi te detyruar me importue te gjithe gjerat per te cilat populli ka nevoje. Po te mos dalim nga kjo situate, atehere - shkruante Gurakuqi - "edhe pasunia kombetare do te vije dite per dite tue u mbarue e do te vije nje dite kur te mbetemi si te huej ne token tone, dmth do te bahemi ekonomikisht e politikisht sherbetoret e atyne qe do te na kene hanger pasunin".
E kishte te qarte se pa ndihma nga jashte nuk mund te zhvillohej ekonomia e vendit. Ishte per dhenien e koncensioneve, marrjen e huave e krijimin e shoqerive te perbashketa anonime por kurdohere duke respektuar pavaresine politike e ekonomike te Shqiperise.
Ne shoqerite e perbashketa anonime ngulmonte qe pjesa me e madhe e aksioneve te ishin ne duart e shqiptareve dhe ne perberjen e keshillave administrative te tyre shumica te ishin shqiptare.
E quante si fatkeqesi kombetare bilancin negativ te tregetise se jashtme dhe ishte kunder marrjes se huave per te mbushur mungesat e buxhetit, Gurakuqi paralajmeronte se "mjer ai shtet qe merr te holla hua per me pague rrogat sepse ne pak vjet shteti do te gjendet i kerrusun nen barren e rande te borxheve nga te cilet nuk do te shpetoje kurre".
Keto ide ai deshi t'i realizonte ne postin e Ministrit te Financave ne Qeverine e Nolit. Megjithese i gjeti financat e shkaterruara, arken e shtetit me nje deficit prej 7 milion fr.ari dhe rrogat 7 mujore te nenpunesve te pa paguara, me masa teper energjike arriti qe, per here te pare t'i paraqitej parlamentit nje projekt buxhet i sakte, i studiuar edhe i balancuar. Ai pergatiti edhe projektin per themelimin e sistemit monetar dhe te kreditit te Shqiperise.
Gurakuqi ishte teper i rrepte ne perdorimin e fondeve. "Nje qeveri konstitucionale - thonte ai - nuk mund te prishe asnje dhjeteshe pa e futun ne buxhet e pa aprovimin e parlamentit".
Luigj Gurakuqi na ka lene nje pervoje te pasur per jeten parlamentare, ndertimin dhe funksionimin e shtetit ligjor, per luften politike e marrdheniet pozite-opozite qe paraqesin nje rendesi aktuale edhe per zhvillimet demokratike ne vendin tone.
Gurakuqi kishte vleresim e besim te madh tek parlamenti, ligji e vota e lire e popullit.
Ai qe partizan i ligjeve te forta e te drejta. Kishte bindje absolute se me anen e tyre, te nje administrate te forte dhe te nenpunesve te ndershem e te zote, do te realizoheshin aspiratat e popullit shqiptar. Ne mbreterine e ligjit e te drejtesise - thonte Gurakuqi - nuk do te mund te merren masa arbitrare ndaj popullit. Ai kerkonte nje qeveri te ligjeve, bile te ligjeve te forta, e jo me i lane nenpunesit duart e lira per te punuar sipas vullnetit te vet.Gurakuqi kerkonte qe pozita e opozita duhet te bejne nje lufte parlamentare te ndershme, te zhvillojne lufte idesh e jo lufte karrigesh, "Ne parlament - thonte Gurakuqi - ma mire se askund mund te mbrohen ligjerisht ashtu si duhet te drejtat e popullit kunder shperdorimeve te organeve te qeverise".
Detyren e deputetit e quante detyre te madhe, te rende e te shenjte, kerkonte nga ata te jene shembull ne zbatimin e ligjit.
"Ma e para detyre e atyre qe i thone vetes ligjvues - thonte Gurakuqi - asht t'i shtrohen e te respektojne vete ligjin".
Gurakuqi ishte armik i shperdorimit te pushtetit dhe mbrojti me force te drejtat dhe lirite themelore te individit. Denoi me force dhunen, torturen e rrahjen. Kishte bindjen se dhuna vendos nje qetesi te rreme, pse nje popull qe rrihet, pret diten me cue krye, se qetsia nen dhune asht si nje thengjill i mbuluem qe ndizet prape.
Gurakuqi ngulmonte per garantimin e nje procesi zgjedhor te lire, te drejte e te ndershem , larg cdo presioni e shantazhi ndaj zgjedhesve.
Gurakuqi dikur do te shkruante: "Nje popull qe nderon burrat e vet, nje popull qe pavdekeson kujtimin e tyne, jo vetem nder faqet e historise por edhe mbi rrasa e ne monumenta, ai popull tregon se ka ndergjegje, se ka ndiesi te holla, se njef miradijen e ka deshir me u sjellun e me u drejtuem mbas shembullit te te Medhajvet te vet".
E nje nder Te Medhenjet e kombit tone ishte vete ai si njeri e si qytetar, si atdhetar si luftetar. Sa e lavderueshme ishte ngritja e shtatores se L.Gurakuqit ne qytetin tone, aq e palejueshme eshte gjendja mjerane e shtepise muze dhe e varrit te tij, gjendje qe nuk duhet te lere te qete ndergjegjen atdhetare te shtetareve tane, posacerisht te shtetareve lokale dhe te qytetareve shkodrane.
Trashegimia Gurakuqiane eshte nje miniere e thelle qe sa me shume ta germosh, aq me shume do te nxjerresh. Hulumtimi i saj i metejshem, mbledhja dhe botimi i tere trashegimise politiko-shoqerore, arsimore-pedagogjike shkencore, letrare e kulturore eshte nje detyre e institucioneve shkencore dhe organizmave shteterore, para se gjithave e Shkodres dhe te Universitetit te saj. Brezat do te na ishin mirenjohes.
Me jeten, me vepren e me gjakun e vet Luigj Gurakuqi eshte nje amanet, eshte nje apel per te gjithe ne: lerini merite e bashkohuni, si qemoti per t'i dalur zot atdheut e kombit dhe bejeni sa me te forte Shqiperine.
Vetem duke e bere te forte Shqiperine mund te themi se Luigj Gurakuqin e kemi perhere ne mes nesh.


Dr. Vehbi Hoti
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Luigj Gurakuqi  Empty
MesazhTitulli: Re: Luigj Gurakuqi    Luigj Gurakuqi  Icon_minitime16/9/2010, 15:07

Shtëpia e Gurakuqit, rrënimi i një monumenti

Shkoder - 03.12.2002 - Cilido qe ka pare qofte edhe nje here skena nga filmi "Cifit i lumtur" mund te kujtoje fare mire se nje pjese filmi eshte xhiruar ne shtepine muze te Luigj Gurakuqit. Te vijne nder mend cardaku i madh pa tavan, apo mjediset brenda shtepise me sergjenet dhe tavanet e gdhendura mjeshterisht, mbase kujton edhe oborrin ku zhvillohet ceremonia e fejeses se ciftit. Shtepia me te cilen shkodranet dikur krenoheshin me ekzistencen e saj, tashme humb cdo dite. Por, tani, nga shtepia e Luigj Gurakuqit, unikale ne llojin e vet ne Shqiperi, ka mbetur shume pak. Nje gjysme germadhe qe rrezon si alaja e lashte e qytetit, per dite dhe per nate gure, duke humbur pak e nga pak vlerat. Shteti qe duhet te ruaje vlerat kombetare nuk ndihet si i tille, kur behet fjale per shtepine muze te Luigj Gurakuqit, ndersa shtepia eshte privatizuar nga nje person qe kerkon te mbroje, por edhe te bojkotoje shtetin. Paradoksi qe nuk cudit me te gjithe ato qe jetojne realitetin e thekshem shkodran, nuk merr vecse ngjyrat e konfliktit ne mes te pronarit me te ri te shtepise se Luigj Gurakuqit dhe monumenteve te kultures, ndersa anashkalohen si pa dashje trashegimtaret e ligjshem ne vije te drejte gjaku te personit qe ishte ne krahun e djathte te Ismail Qemalit ne diten me te lumtur per shqiptaret, me 28 nentor 1912. Shtjefen Gega dhe dega e Monumenteve te Kultures ne Shkoder vazhdojne te debatojne ndersa shkaterrohet cdo dite e me shume shtepia. Ndersa pritet nderhyrja urgjente qe mund te shpetoje dicka, ngrehina ku dikur lindi dhe u rrit i fundmi i Gurakuqeve, germadhezohet sekonde pas sekonde. Sipas asaj qe parashikon ligji per monumentet e kultures nese objekti nuk eshte prishur deri ne masen 80 %, atehere mund te nderhyhet me fonde dhe me rregullime, perndryshe asgje nuk mund te behet. Ne konfliktnajen e ngritur duket se askush nuk do te perfitoje. Shtepia se shpejti mund te behet rrafsh me token. Sa per vlerat muzeale te tavaneve dhe te punimeve ne ambjentet e brendshme tashme asgje nuk ka mbetur.

Dikur... nje here e nje kohe

Sipas traditave te pashkruara te qytetit verior, familjet e medha shkodrane emertojne lagjet, rruget dhe rrugicat. Keshtu Shtepia e Luigj Gurakuqit i ka dhene emer te gjithe rrugices. Njera nga rrugicat e shumta te Gjuhadolit, jo shume larg Katedrales se Madhe, quhet Rrugica e Gurakuqeve. Shtepia dikur shtepi muze ndodhet ne mes te rrugices se ngushte, ne anen e djathte te saj. Sipas specialisteve arkitekte dhe historiane, shtepia i perket fundit te shekullit XVIII ose fillimit te shek XIX, duke gjykuar nga vendosja dhe lloji i gureve, por edhe nga stili arkitektonik me te cilin eshte ndertuar. Luigj Gurakuqi e trashegoi ate nga prinderit e tij, te cilet e kishin edhe ato te trasheguar. Eshte nje shtepi karakteristike shkodrane dykateshe, me oborr dhe me avlli. Dera e madhe e oborrit ka qene prej druri te forte, ndersa ne dy anet e saj ndodhen dy gure te medhenj te latuar mire. Sipas traditave ketu rrinin grate buzembremjeve te veres dhe bisedonin me fqinjet per hallet e shtepise. Ne brendesi, nje oborr i bukur, as i vogel dhe as shume i madh. Efekti shkodran mund te ndihej kudo. Oborri kundermonte nga trendafilat dhe ngjyrat e lulebores, here te bardhe, here roze dhe here lejla te celur te jepnin nje kenaqesi te papare. Shemasheket harliseshin aty-ketu ne mes te trendafilave dhe luleboreve. Pas oborrit dukej shtepia. Dykateshe, me shkalle te gurta te latuara nga shekujt dhe nga hapat e rende te njerezve. Ne krye te shkalleve cardaku tipik i hapur, pa tavan, me parmake prej druri ku njerezit e shtepise pinin kafene pasditeve. Ne fund te cardakut nje qoshk me dy dyer te vogla. Thoshin se Luigji kur hynte brenda ne dhomat e shtepise, i duhej te perkulej paksa qe te mos vriste koken ne traun e siperm prej derrase. Njera nga dyert te conte ne dhomen e zjarrit permes nje korridori te vogel. Ndersa tjetra ne te majte ne oden e fjetjes. Nga ana tjeter, ishte edhe oda e mire ku priteshin miqte. Sipas kohes dalloje gdhendjet qe nje dore e kujdesshe mjeshtri ka bere duke derdhur ne art frymezimin e tij. Me nje vendim te posacem, ne vitin 1964, shtepia kthehet ne shtepi muze. Gjithcka qe i perkiste Luigj Gurakuqit dhe qe ruhej me fanatizem nga shkodranet u kthye ketu. Fletore, dokumente, libra deri edhe penat dhe lapsat me te cilat shkruante Gurakuqi, qene vendosur hijshem ne stenda. Gjithe leterkembimi i tij dhe fotografi te hershme qene aty. Madje, edhe kostumi i njollosur qe mbante te veshur ne diten kur u qellua ne mes te Barit. Shtepia ruhej nga nje kujdestar qe kujdesej shume per shtepine e shkodranit te madh. Palok Dukeli ruante diten dhe naten. Ne fund te oborrit nje jerevi, kasollen e vogel ku banonte kujdestari qe nuk kishte pas shpirtit vec amanetit te madh. Mijera vizitore nga e gjithe Shqiperia, por edhe te huaj vizituan shtepine ne 26 vjet shtepi muze. Me pas erdhen ditet...

Drejt

Ne hyrje te shtepise, disi ne kontrast me ate qe mund te shohesh brenda, ndodhet pllakata "Monument Kulture. Mbrohet nga shteti". Shkodra dikur mburrej me nje numer shume te madh shtepish muze. Sot nuk ka thuajse asnje prej tyre. Objektet qe dikur i perkisnin ketyre shtepive jane stivosur ne nje kend ne muzeun historik te destinuara te rrine aty kushedi deri kur. Ne vitet '90-te humbi vlerat historia. Shtepite muze u privatizuan. Keshtu ndodhi edhe me shtepine e Luigj Gurakuqit. Mund te ngjaje disi e palogjikshme. Ne fillim te 1990 me nje nderrim ala "cope per cope", jerevia e Paloke Dukelit nderrohet me nje apartament nje dhome e nje kuzhine te ofruar nga Shtjefen Gega. Gega behet keshtu pronar i shtepise se vjeter te Gurakuqeve. Privatizimi sjell demin e pare. Ndersa nisin te hapen gjyqet qe nuk kane sosur ende ne mes te Geges dhe Gj. Mazrrekut, mbeses se vetme te Luigj Gurakuqit qe banon ne Tirane. Palet pretendojne per pronesi. Sipas specialisteve te Monumenteve te Kultures, eshte e ndaluar me ligj rreptesisht ngritja e ndertesave dhe kryerja e punimeve ndertuese ne ambjentet e nje objekti monument kulture. Gega nis te ndertoje shtepine me disa dhoma ne cep te oborrit ne vendin ku dikur kishte qene jerevia e kujdestarit. Ndersa ne shtepi vetem nje nga dhomat per nje fare kohe eshte muze. Aty ndodhen objektet muzeale per te cilat Muzeu Historik i Shkodres paguante qera. Me pas ndodhi qe keto objekte u hodhen pa pike meshire ne nje kend te oborrit. Ndersa muzeu as qe u lejua te vizitohej duke privuar shtepine nga funksioni i saj, shtepia nisi degradimin e saj. Dite pas dite, ndersa nuk kujdeseshin me per te dhe faktori kohe bente te veten guret nisen te rrokulliseshin. Rreth vitit 2000 nisi konflikti i madh. Instituti i Monumenteve te Kultures dhe nje fond prej 3 milione lekesh per te nderhyre ne dy ane te shtepise, ne te dy katet dhe ne catine. I zoti i shtepise deshi te administroje tere fondin dhe nuk lejoi punimet.

Germadha ne vend te shtepise

Vetem pllaka, dera e madhe dhe vendi ku ndodhet shtepia te sjellin nder mend se ketu dikur ishte ajo shtepi e famshme. Pasi hapet porta pamja eshte vajtuese. Ne nje ane nje ndertese e lyer dhe e ngritur rishtazi. Ne fund te oborrit catia e rene, tjegulla qe kane humbur ngjyren e tyre, gure qe rrokullisen, trare te kalbur qe bien perdhe. Nuk mund te dallosh hyrjen, apo cardakun e dikurshem. Per tavanet as qe behet fjale. Shtepia duket si germadhe ne te cilen ka lene gjurme nje lufte e eger.

(Koha Jone)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Luigj Gurakuqi  Empty
MesazhTitulli: Re: Luigj Gurakuqi    Luigj Gurakuqi  Icon_minitime16/9/2010, 15:08

Luigj Gurakuqi në revistën "Albania"


Rubrika për Luigj Gurakuqin shumë më intereson dhe e përgëzoj Leilën e cila ka hapur këtë temë në Forumin Shqiptar.

Nën pseudonimin JAKIN SHKODRA Luigj Gurakuqi ka shkruar herë pas here në revistën "Albania" të Faik Konicës. Unë kam në fotokopje një pjesë të mirë të faqeve të revistës (thesar i vërtetë)
dhe poezia që po botoj këtu - e shkruar nga Luigji - është si një
përgjigje drejtuar Geg Postrippes (pseudonim i Filip Shirokës). Tekstin e jap sic është (u botua para Kongresit të Manastirit!)
Shpresoj se edhe lexuesit nga Jugu mund ta kuptojnë - duke qenë nga Veriu (suedez!) e marr vesh mjaft mirë. (!) Provoni, dhe mendoni për përmbajtjen - pastaj lexoni komentin tim në fund...

Z. GEG POSTRIPPES
T'PËRGJEGJUN

N'qytet tonë, jo n'Italii
Vjérsha é joté, bylbyl, m'mrini;
S'm' u-zû n'véer paa kthy i hér n'shpii,
Mâlhi i Shkoders gati m'grinii;
Vendi i jashtun ishté i ngrit,
T'kéqén tésh jam tuj t'a diit.

Por (i mjéri !) Atdhéén mé é lânun
M'u désht práp n'vend t'huj mé kthyy.
Por ani: Dola mé zânun
Si mé mujt mir mé i sherbyy;
É préj dhimmét kput, lérg saj,
Zâa mé é dasht mâa fort kah kjaj.

Ti mé at vjérshé m'zit mé kudué,
Unéj praa qé po t'ndighoj:
Por s'm' dél kanga tuj vajtué
T'Shqypniis brénghét kah kujtoj;
Kah é shef kaq vorfénuu
Ghith préj vajit mé plas duu.

Ti kaa dit s'jéé kén mé é paa,
É mendon sé t'âsht goditun;
Por mé é dit saa posht kaa raa
Kishé, Gég, kréjt mé u-habitun,
Me u-kthyy mar ghaqét s'naa lâan,
Nermjét vlhazné idhnimi s'prâan.

Kurh si sot s'â kén Shqypnija
Kaq perzijé é tolhovit,
Tjéter s'shef por vépra t'kqija
T'bit é saj jan c'orodit;
Mé fituu por véc' mendojn,
É mé u-vraa mé shoqi-shojn,

S'naa bié n'mend s'é anmiku i ndyyt
Permii néé ghithñi prighon,
Qi paa-daa ja ma ngul syyt
Tokve tona qi lakmon;
É qi kqyr mé naa shtii n't' kêq,
Mé mujt, t'daam, mé naa zan n'léq.

Ghithkta t'zéza praa tuj pamun,
Kaq vorfnuu tuj dit Shqypniin
Nuk âsht pun mé u-prit paa kjamun,
Dhimma zembren ghith t'a griin,
I ksaj Nan s'kish mé kén biir
Kush s'loton kaa é shéf t'paa-liir!

Dojshé i mjéri t'muj mé kndué
M' ñi mndyr t'nélt, vlhazit mé i dzéé;
N'dashtnii t'vendit mé é forcué
Sidomos masen é réé;
Por s'm'tokoj mûu kjo dhuntii;
Kan mé m'qésh praa, mir é dii.

Por ani! Hajt, udha-mmar
Vjérsh; shko dééd, fush, mal é koder;
M'a shétit Shqypniin tan mar,
Hin né mrâm n'ghytét t'on n'Shkoder;
Ndalo-u ktuné é mos druj kot,
Gég Postrippa tésh t'dél-zot!

Jakin Shkodra
Italje 20.11-99.

Oh, miqtë e mi shqiptar dhe sidomos miqtë nga Shkodra kreshnike:
Kjo poezi u shkrua pra në vitin 1899.
Tani pyetja ime:
A ka dicka, përvec ortografisë, që na bën të qartë se kemi të bëjmë me vitin 1899 dhe jo 1999? Varfëria, demoralizimi, fryma e fitimeve individuale, vrasjet, armiqtë lakmues, plaga e mërgimit - Luigji i përshkruan të keqiat nga horizonti i vitit 1899... Dhe 100 vite më vonë, miqtë e mi? Lexova fjalët e z. Sami Repishti për Shkodrën - aq dëshpëruese sa ato të Luigj Gurakuqit...

Prapë një gjë dihet: Rinia ka forcë, vullnet, mundësi veprimi. Duhet të ringjallet Shkodra - qendra e vjetër e kulturës shqiptare. Vepra e Luigj Gurakuqit është kushtrim për ju, miqtë e mi.... Shkoder, të kan qitun me krye n' hi - prap dihet - po vjen edhe agimi!

Me Shkodën në zemër.... me këngët shkodrane në shpirt
Miku juaj suedez
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Luigj Gurakuqi  Empty
MesazhTitulli: Re: Luigj Gurakuqi    Luigj Gurakuqi  Icon_minitime16/9/2010, 15:08

Për të gjithë an' jemi rrethue
Anmiqt kqyrin me u avitë:
Don' tok't tona me i zaptue,
Don'krejt fare me na qitë.
Në sulm tonë' pushka s'na pret
S'na rren parja, i bim shqelm arit
N'luft ' tuj dekun për vend t'vet
Si me le i bahet shqiptarit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Luigj Gurakuqi  Empty
MesazhTitulli: Re: Luigj Gurakuqi    Luigj Gurakuqi  Icon_minitime16/9/2010, 15:08

Lejla kjo eshte Poezia e famshme Qindresa.
Ajo qe ke ven ti eshte e pa plote e hiqe fare e vendos kete.
cdo te mire..




QINDRESA

Me gusht shkon vapa, e me djelmni kalojnë

Gjithë përrallat e kohës së re,

Si n'dimen bora dhenë, kryet na zbardhojnë

Vjetet e kujdeset ne !

Me lule t'ershme e larca më dukej shtrue

Bota sa ishe i ri ;

N'gaz m'shkonte jeta, s'm'epej kurrëm'u ankue

Kurrë zemra s'm'ndjellte zi.

Por ! andrrat sot kaluen, prrallat djelmore

Janë zhdukun e kanë tretë ;

Idevet t'bukura, shpresavet lulzore

Veç emni u ka mbetë.

Veç një qëllim i naltë t'ban me durue,

E zemrën ta forcon ;

Ndër kundërshtime s'vyen kurrë me u ligshtue

Mjer' ai që nuk qindron !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Luigj Gurakuqi  Empty
MesazhTitulli: Re: Luigj Gurakuqi    Luigj Gurakuqi  Icon_minitime16/9/2010, 15:08

Rëndësia e Luigj Gurakuqit në kulturën kombëtare


Krijimtaria e Luigj Gurakuqit ishte e lidhur ngushtë me epokën e Rilindjes shqiptare dhe me idealet dhe qëllimet e saj që vazhduan edhe pas Shpalljes së Pavarësisë në vitin 1912.

Në këtë Forum lexuesit janë hasur sidomos me veprimtarinë poetike të Luigj Gurakuqit.Si poet Luigji ishte mbartës i pikëpamjeve përparimtare, ai nuk e pa poezinë si qëllim më vetvete por si një mjet për të përdorur në arritjen e idealeve të larta të kohës, sic ishin dashuria për atdheun dhe lufta kundër armikut. Kjo nuk do të thotë se poezia e tij është thjeshtë propagandiste; ai në veprat e tij letrare ruan gjithmonë një theks intim, shumë njerëzor.

Luigj Gurakuqi ishte pjesërisht idealist, pjesërisht realist. Dhe idealet e tij të larta - me siguri të lidhura me idealet e Homerit, Virgjilit, Horacit dhe Dantes, të cilat kanë brumosur botën e tij shpirtërore - do të mbeten të paprekura nga vërshimet e kohës. Merita e madhe e Luigj Gurakuqit dhe të disa prej shokëve të tij ka qenë bindja se kultura dhe ndërgjegja kombëtare shqiptare mund të lidheshin - dhe duhet të lidheshin - me pjesën më të mirë të kulturës botërore. Zhvillimi i kulturës shqiptare, sipas Gurakuqit, nuk mund të vazhdonte pa një kombinim të frytshëm të elementeve popullore-kombëtare me elementet më të mira ndërkombëtare.

Veprimtaria e Luigj Gurakuqit ishte hektike dhe e larmishme. Për Gurakuqin luftëtar, arësimtar, politikan, publicist dhe gazetar ka shumë për të përmendur. Unë shpresoj se intelektualët shqiptarë në radhët e Forumit do të japin kontributin e tyre për të pasqyruar këto elemente të rëndësishme të jetës dhe të veprimtarisë së Luigj Gurakuqit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.albade.com
Sponsored content





Luigj Gurakuqi  Empty
MesazhTitulli: Re: Luigj Gurakuqi    Luigj Gurakuqi  Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Luigj Gurakuqi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Luigj Gurakuqi (1879 - 1925)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania.123.st :: Arti dhe Kultura :: Letërsia-
Kërce tek: