| Albania.123.st
|
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.123.st". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė. |
|
| Sami Gjoka | |
| | Autori | Mesazh |
---|
TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Sami Gjoka 17/9/2010, 15:46 | |
| Kėtu Kaq pranė Kongresit
Ėshtė qetė kėtu sonte. Errėsirė.
Ia shitėn shtėpinė tonė njė tregėtari Ngaqe spata tė paguaj taksat. Nje trėgatari qė ka mbyllur gjithė shtėpitė Boshatisur gjithė shtėpitė qė ka blerė. Drekėn sot se kam ngrėnė, as kam darkė Unė jam bėrė dėgjues shumė i mirė Vec dėgjoj nė fakt ditė e natė Mė nuk ka ētė qortosh se skam takt Tė dėgjojė atė qė bota do tė thotė Po tė ishe, ah tė ishe pranė Dije do mė kishte adhuruar Gruaja aq e qetė, aq e heshtur Qė do ishte tashmė shėndėrruar Nė gjinkallė qė nuk di mė si tė hesht Se prej kohesh sflet yt shoq. Dėgjon lajmet se vec lajmet i kane mbetur.
I dėrguan djemtė tanė aq tė rinjė Djemtė qė do ti kishim nipėr, Nese Majku ynė mė zdo kishte frikė E nga xhunglat e Azisė do vinte, Flak e tmerr nga qielli pėr tė hedhur Mbi Irak, A kujtė radha do ti binte. Por vogėlushi ynė i vetem serdhi kurrė Qė nipėrit tanė tė bombardojnė Bagdadin Dhe ta ruanin shtėpinė qė na kanė shitur Tek tregėtaret qė skanė shpirt e nuk kanė zemėr.
Ėshtė errėsirė rreth e rrotull E unė dritat fare si kam ndezur Qė tė mos terheq vėmendjen Sepse vec banditė sillen poshtė e lartė E komshijtė, Ah, komshinj mė nuk kanė mbetur. Vetėm kam qėndruar porse ngjanė Me tė shpejtė pėr tek ti jam nisur Do te pyes thjeshtė per kureshtje Ka vertetė vallė atje parajse? Pėr mua parajsa ėshtė tė vdesesh. Kam jetuar, oh se kam jetuar gjatė Aq sa po tė kisha qenė hekur Ndryshkė do ta kisha trupin mbarė Copa- copa carė E teneqe tretur.
Ėshtė erresirė e nuk e di askush Qė unė caj pi kėtu i vetėm Caj qė kripet sa mė shumė derdh lot Ose helm qė po helmoj vetvetėn. E prap ndoshta kurrė nuk i dihet Mund tė fitoj kėtē konkurs poezie Dhe me lekėt prap shtėpine time do ta blej Mund ta blej madje dhe shtėpinė E komshiut qė aq deshnje ti ta blije. E nė rast se mundet tė fitoj Do kėrkojė pėr ēdo fotografi Qė ne bashkė i bėmė dikur atij Kur ti mblodhe mendjėn tė na linje Vite para se ai te humbte Xhunglash tmerr-a-frike nė Azi. Muret do ti mbush me djalin tonė Djalin pėr tė cilin vetėm qaj Ah djaloshi qė mė thosh dikur Dadi - nuk guxoj tė rritem Se kur unė te rritem ti do ikėsh, Se ti ike, mė desh mua rreth e rrotull E ai vertete kurrė su rrit E unė kurrė nuk guxoj tė pyes Pėrse mbete ti pėrherė i vogėl?
ėshtė qet e errrėsirė kėtu Kėtu pranė fare pran Kongresit.
Humbja e Moshes
Paskam zėnė tė moshohem pa femije Cdo natė jashtė ndėr kabare 20 vjet shokt e mij qė janė martuar 20 vjet me femijė nėpėr sy tė kujdesen tash pėr nipėr kanė filluar teksa cupat e atyre vijnė tani tė vallėzojn serish kėtu me mua.
Qy prej motesh e kanė ndjerė ata moshen Por unė moshen kurrrė se vuar re Vit pas viti tek vallezoj me cupka rritur pėr tė hyrė nė kabare.
Se kuptova kurrė moshen time Sepse bar e disko si lash kurrė Qė kur hyra para 20 vjetėsh Kur nuk qesh fėmij as nuk qesh burrė Nat pėr natė ja kėtu kam qenė Duke parė vazhdimisht nga dera Kush po iken, tjetėr kush po vjen Duke pritur vajzat qė skan qenė Para kėsaj nate nėpėr disko Ndryshe drit-a-ndez ndėr to fytyra Pjekur pėr tu puthur pėr tu ngrenė Tua mbjellėsh buz e gjuhė nė gojė ah qe u pelqen aq shumė tė hiqen Sikur kanė dhe pse skanė pėrvoje.
Dhe ja si erdhi tė takova ty Kaq vonė tė takova a kaq shpejt Kėtė ditė tė takova a kėtė natė Ti atje nė anėn tjetėr tė planetit Ku ka diell tani e ku ka dritė Ndėrsa anės tjetėr i vij globit Nėpėr terr unė kėtu nė Amerikė.
Une po iki tash jam pėr gjumė Ti nga shtrati jot po con tani Si nje gonxhe qė shperthen nga dielli Qe djeg trotuaresh nė Shqiperi.
Kėtu shi po bie pėr ēdo ditė Nuk kam shkuar gjė nė plazh as nė pishinė Jami i lodhur tashmė nga vallėzimet As vallėzoj mė me njėri Tani qenkam shum i madh nė moshė Apo ėshtė se po mendoj pėr ty?
Ka a ska mosha mė kuptim? Tek ti shfaqesh unė kėtu kam mbetur Humbur rrugėsh qė nuk kanė drejtim Ndjej mungesen pėr tė qenė i vjeter Kur mendoj se jam dyzetedy Sic kam ndjere mungesen pėr te qenė i ri Kur nuk pata grua as femij Kam a skam femij Nuk e Di.
Ėshtė errėsirė kėtu- dy e natės Atje ėshtė mengjez- Ti sheh pastėr Ndaj o Lepurush do jesh ti Qė bėm-ēbėmat tona do thėrrasėsh.
Une e humba moshėn jam femij Do mė ftosh ti mua qė tė vij Apo rrugėn prap ti do ma hapėsh? Jam ka pres me vrap tė vij tek ti Hapma gjoksin se kėrkoj tė pi Hape gojėn -dua tė mė flasėsh. Lepurush unė jam ēilimi Do mė rritėsh apo do mė plakėsh? A smė pate thenė qė do mė presėsh? Kur mbėrrita dukej sikur nata Aty pari erdh u bė lehonė Si mė polli iku me tė katėrta Ndanė baneses sate mė pat lėnė fillikat, braktisur dritheroja Nė tė ftohtė. Dhe ashtu nė dritherim thėrrita Numrin tėnd nga njė telefon publik Zdi nga ēėndėrr a gjumė tė rendė tė ngrita Di qė zbraza shtratin tėnd tė ngrohtė Di qė dhomės sate u ndez drita Di qė qeshe, qeshe gojė plotė.
Ti kėrkove koh pėr tė bėrė makiazhin Unė i lodhur qesh nga udh e gjatė Pata ecur me makinė gjithė natėn Vija nga qytet i Uashingtonit Pa u ndalur gjer nė Detroit Zgjate, mund ta zgjatėsh ti makiazhin Njė orė a njė javė a njė vit!
E prap ty kjo nuk tė pelqeu Stė pelqeu pritja ime pa nxitim Pe nė dhomė _ skish mė zjarr oxhaku Pe jashtė _ pema skishte mė blerim. Unė nevoj kam tė shkoj diku Kam nevoj pėr njė dush tė nxehtė Tė heq mjekren se mė ngjan kėshtu Sikur sjam hic pėr ty i denjė Lemė tė dukem pakėz mė i freskėt Lemė tė bėhem pakėz mė i ri. A smė the dikur qė do mė presėsh A smė the qe do tė pres pėr ty Dhe sikur tė plakėm duke pritur Paske thenė se ke qenė nė rritje Por nuk pret tashmė qė je rritur. Ci kam bėrė, ia bėra mirė Nė se ėshtė mė shumė se vajzė Sėshtė pėr mua se ėshtė grua Nė se ėshtė mė pak se grua Sjamė pėr tė se jam moshuar Nė mė deshi ta ndez zjarrė Unė jam vatėr nė tė shuar Nė mė desh nė rrugė ti dal Udhėn time skam mbaruar I vi botės rreth e qark I penduar, i lenduar Ēi kam bėrė ia bėra hak Ēmė ka bėrė _ kam meritar.
Ndanė oborrit tėnd
Vij atje ku ka pluhur nė ēdo rrugė Dhe marrė kodren a Maminasit si dikur Tė gjej ty me njė fshesė nė njė dorė Dora tjetėr njėrin gjoks po peshon Vetėn xhamit tė dritarės tek shikon Ndanė portės sė oborrit kamė ngrirė Shoh tek kthen e tek qesh, e tek afron Ndjejė se ti qė mė parė mė pate ndjerė Si nė ėndėrr shoh qė po me fton Kam frikė qenin-thashė. Njė qen i murrmė. Jo, jo _ the ti- qeni stė kafshon Nuk e di tė vij nė patē dėshirė Jo nuk vij brėnda pėr tė hyrė Po prap vij, vij aty gjithmonė.
Ti nuk ishe grua e pėrdalė Grat e tilla skan aq ėmbėlsi Unė ēunak qesh i pa zararė Mund ta marrėsh ta shtrėngosh nė gji Mund tia puthėsh buz e sy, e ballė Se dhe qenin qė rri shtrirė mėnjane E ka frikė sa sguxon tė vij. Edhe ik-trokita mosh me moshė Qesh e qava nėpėr dashuri
E degdisa vetėn nėpėr botė Udhė-mundimesh qė zėnė fill me ty Gjysemgjoksi yt mbi njė dorė Dora tjetėr ah qe smund tė fshijė Si ta fshijė ajo kujtimin tim, Kur mesova se ēdo bukuri Do kurajo shumė e pak guxim Leri qentė, qentė rrinė mėnjanė Hipi kalit oh qė hingellin Edhe ik, caj nė errėsirė Ēaje shtetėrrethimin si veri Ēoje trup-guximin nėpėr botė Shpirt-brengimin le nė Shqiperi.
Edhe ika, ika bashkė me ty Nė ēdo shtrat femre ku kam rėnė Gjysėm gjoksi yt si gjysėm hėnė Vajzat lakuriqe mi ka shpėnė Tek obborri i largėt ku qe ti Ndėrsa vije ti mu bėre ndjenjė E iu bėre botes ėmbėlsi. Kur tu trėmba isha ēilemi Kur mu dhėmbe napėn kishe vėnė. E prap shkoj, shkoj nga shkoj e vij Ndanė oborrit ku tė pata lėnė
Balada e nje kurve tė vetmuar
Ja kėtu qė nga ballkoni Shoh qytetin para meje Dhe shikoj vetėn time shtrirė parkut lakuriq Shikoj tutje monumentin si njė shkop i ngul pėr brinje Pėrmes zemeres sė vampirit mbyt medimin tim tė lig mbyt mendimin, ah mendimin qė mė shtynė tė hakmerrem pėrgjerohem, pėrpėlitem, kėrkoj e nuk gjej shpagim. .
Pėrballė pallat-pėrmendorja e Linkolnit Kėmbėzbathur gėrshetohen gishtat nėpėr pemė Si jastek mė rri nėn kokė kapitolli Kofshat hapur, gjunjet gjer nė henė Dhe vjen bota an mė anė e rreth e rrotull Bota mbarė ndanė meje le tė vi Unė e ndjejė qė po mė shohin, le tė shohin Pėr inatė te tij.
Unė jam grua tek po mbytet dėshperimit Lėngoj, ofshaj e qaj unė pa pushim. Packa se turpi sveson mė pėr mua E ndrojtja mjegull zbėnė mė shpirtit tim
Krejt e lirshėm, shtrirė atje pa stres, Pallati i Pentagonit rri atje, Sikur dorėn time grusht e mbledh Nga qė monumenti tani dhėmb Poshte krahut, lum i Potamaku rrjedh Rrudhur sysh, diellin kam nė ballė Dora tjetėr shtrirė nga veriu
Grushti im a Shtėpia e Bardhė? Kofshėt hapur, krahet anė mė anė; Pi cigare apo jam nė ėndėrr Teksa shoh vetėn shtrirė nė barė Tokėn bėj krevat edhe qiellin dhėndėrr.
Ne juglindjen time- qyteti i kristaltė Aeroporti i Reganit ėshtė atje Ekrani i njė filmi qė ecėn ngadaltė Prej tymit, cigars qe sdallonėt qartė Ul-ngritje avionesh tejtėr mė nuk sheh.
Dit pėr ditė ndanė ballkonit pres njė ditė Ditėn kur do shfaqesh ti papritmas Nga avioni do tė zbresėsh si njė engjėll Engjėll qe mė vodhe ēiliminė Me dhe kurvėn qė nė park rri shtrirė Dhe nje bishė qė ēel mijra zogj nė zemėr Zogj qė scicerojn por ulurijnė Ku ke qenė? Pse vonove? Pse su ktheve?
Kur tė vish anija do ketė ikur Ndjenjat qė kam patur unė pėr ty U bėnė zogj qė nėpėr qiej kanė humbur Mė lanė shpell e mbyllur nė vetmi. Mos e ndiq anijen tė mos mbytesh Mos e prit tė mos presėsh kot Prita, prita, prita kthimin tėnd Aq sa mė smund tė prisja dot?
Bie shi, leme tė fshij fytyrėn Unė nuk mund ta mbaroj cigaren duhet tė nxitoj e tė ndėrrohem. Dua te pushoj e ndal tė qarėn.
Lem tė vesh, tė vesh atė grua Atė grua qė ėshtė vetja ime Se iku shkoi dielli prapa kraheve Ate grua do ta mar e do ta coj Nėpėr klube-nate tia dhuroj Njerzėve qe si njoh as i kam parė Sepse ty me force tė kam urryer Kam urryer vetėn time edhe burrat Edhe grate e tyre-boten mbarė.
Anije ėshtė ajo, e ikur, e humbur Neper dallgė tek pėrplaset det me det Pėr nėn pesha meshkujsh e kėrrusur Zuri tash tė plakėt me tė shpejtė.
Tė urreva, oh sa tė urreva Tė urreva aq sa tė kam dashur ty Aq sa kam urryer vetėn time Aq sa kurrė zdo ta shpreh me gojė Aq sa vetėn time bėra kurvė Toke e detė nė krevat i ktheva Bėra sex e bėra dashuri Me gjithė botėn --- bota tė shikojė. Unė cigaren kurrė se kam mbaruar Se ballkonit bie vetėm shi.
Kur ndėrrohen stinet
Tani pres, pres pėr ēdo sekond Telefonin qė aq rrallė bie Ditėn kur serish tė kem nė krahė Tė lulėzoj trupin me kafshime Se furtun e dallgė ti me zgjove Mbeta bishė qė dashurisė kur bie Zdi tė bėhet fllad ėe ledhatime.
Ti je fryt qė vec piqesh larg E zgjas dorėn _ prapė nuk tė kap Tė kafshoj _ prap ripėrtėrihe.
Vetėm, si rri vetėm ti pa mua Udhėsh vetėm mua mė ke lėnė Pėr atė qė tė bėri grua Si harrove kush tė bėri nėnė?
Shkuan ditė e shkuan javė, e shkuan muaj Me sa duket ti atje do mbetėsh Zdo lexosh mė vargjet qė kam shkruar Mbrėmjeve nė kafene poetėsh.
Ja tani kaloj prap me makinė Krejt i vetem nė Adams Morgen Ku lexojnė miqtė e tanė poezitė Si dikur prap cdo tė hėnė.
Shkoj e futėm, ulėm krejt i heshtur Unė anglishtėn tash e flas mė keq Nuk i marr as mė marrin vesht Uashingtonit nuk kam gjetur tjetėr Sikur pata gjetur zėrin tėnd Sic hesht unė me cigarėn ndezur Poezia ime djeg e hesht.
Rri kujtoj- kur mė the do ikėsh Gjoja ish mė mirė kėshtu pėr mua Mollzash ėnde jam kėtu kah digjem E rrudhosem lotėve te tua Qe su thane vec u shtua-rritėn | |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Sami Gjoka 17/9/2010, 15:48 | |
| Vdekja e hapsires
Marre nga vellime me tregime Rrefime Shqiptare
Sami Gjoka
Si parkova makinen e I thashe mirupafshim, u ngjita lart per ne zyren time sa per te kontrolluar korrospondencen e fundit. Prisja nje lajm nga Ermiri. Shpresoj te me kete gjetur nje shtepi botuese qe do te marr persiper edhe shperndarjen e librit. Eshte libri I dyte qe shkruaj per politiken pa kurrfare politke te partive shqiptare. Ne nje fare menyre eshte zhgenjim im personal me ata qe erdhen ne krye te vendit, per ardhjen e te cileve I pata bere thirrje shqiptareve faqe me faqe ne librin qe pata botuar nxitimthi para fushates se zgjedhjeve, vitin e shkuar. Si hyra ne linje e hapa mesazhat, seleksionove vetem emrin e tij. Ermir Dema. Kater pese fjale qe I gjithe teksti. Kishte vdekur Hapsira! Nena ime,- shkruante Ermiri,- ka shkuar tu jap gji ullinjeve te Manzes. Kuptova se po lexoja ne kembe. Celsat e zyres I kisha ende ne dore. Ndjeva se qesh papritur I lodhur, u ula dhe nisa te jetoj me efektin deshperues te ketyre pak fjaleve. Ajo fjali me kishte perpire e me pati skllaveruar brenda momentit. Me ngjane se qendrova ashtu per ore te tera. Zakonisht kur kam dicka qe se mbaj dot brenda e hedh ne leter. Poetet jane ene qe pelcasin po su derdhen kur mbushen. Nuk eshte ndonje veti e vecante per te shkruar. Eshte lehtesimi nga brengat. Ajo fjali ma ka helmaur shpirtin, ma ka vrare ndergjegjen. Me ngjane zanafilla e nje poeme qe zdo te kete te mbaruar. Po zdi e spo gjej vargun e nisjes. Perse shkruajme nese ajo qe eshte per tu shkruar nuk rrjedh vetiu, ne menyre spontane? Jo nuk shkruaj, ne fakt nuk po mundem dot te shkruaj. Kam nje barre te rende qe me mundon e dua ta heq nga vetvetja por rri ashut I heshtur, me syte mberthyer diku ne kompjuter ku skam shtypur per ore te tera as edhe nje fjale te vetme. Me ne fund kuptoj se jam vone e iki me ate ndjenjen e herhereshme, kur behemi pishman qe nuk e shfrytezuam kohen si duhet, se lame pa kryer dicka qe mund ta kishim bere, po te ishim perpjekur pak me gjate e me me deshire dhe zgjohemi pastaj ne mes te nates pa kuptuar qarte se cfare na mundon. Jetoj neper oazin bosh te kesaj fjalie sikur asgje tjeter ska me vlere kesaj bote. Me duart e mia e shqyej dhe e hap gjoksin time te vij e te ulet diku brenda meje, si farez qe dua ta mbjelle e ta rrit e ta mbush me gjethe e me dege nga ky dhe qe me shkelin kembet e deri pertej pertej, pertej kesaj bote, nese ka bote te pertejme. Edhe dua te kete se eshte e dhimbeshme te ndahesh nga njerez qe ke dashur, njehere e pergjithmone por edhe me lodh fakti se mund te jetohet pas vdekjes se kobeshme. Nganjehere me ngjane se jam lodhur kaq shume sa do te ishte denim I rende te nisesh jeten prap nga e para Dy dite qe me turturojne, me brengosin e me deshperojne keto fjale qe skam a smundem dot kurre ti bej te mijat. E si dhelpera me rrrushte qe sarrihet justifikova pa aftesine e vetvetes sime me ate thenjen e anglishtes, mos ndriq gjerat qe sjane prishur. U dorzova me ne fund dhe konstatova me dhimbje se jam ushtar qe mburrem me fitore te lehta. Une jam nje hije e kalorsit qe ra, vertitem ne front te fortesave te kycura me mure prej guri e porta te hekrta, dhe aty shtrihem e lepij plaget e mia, pa mundur te kthehem serish tek qetsia e para dy diteve. Jam kali qe ra mbi varr te te zot, qe as nuk ngordh e as nuk ngrihet dot, ndjeje ajrin e ngrohte qe vjen e lepine trupin tim qe dergjet nga te gjitha anet, e shkrin, e perpin,- dhe behem I tejdukshem si ajri, vij e humbas e sjam me as torture as dhimbje, jam mpirja e plote ne mish e ne shpirt, jam veteshpallja e mendimit tim me te mbrasem, qe gatuan mendja jone turbull ne castin e ikjes; Paska qene enderr, nje ender e gjate e e lodheshme, me qiej te ftohte e te kthjelle, permbi humnera te frikeshme, te bukura dhe si mberrita ne kete lugine te erret kuptova se kisha arrire ate qe arrihet pas ecjes se verbet - ndalesen e pa evitueshme. Si kalova gjithe kete skene neper mend dhe bera paqe me veten time se zdi e skam si te them me bukur, mekimin me gji te ullinjeve, atehere pash se isha po ai qe kisha qene para dy diteve, se sqenka mekur ende fitili I percelluar ne kandilin tim, se paskam akoma benxine, ndalur perkoheisht nen drita te kuqe, ne kete qytet te larget, larg Shqiperise, larg Shqiperise ku po vdesin pernate e perdite pleq e plaka pa u plakur akoma. Atehere pash serish veten time te dilte - materje prap nga hapsira, qe sme kishte gllaberuar perjetesisht siduket dhe qesh gati te shkrihem me boten perreth. Si ika e shkova nga rreze e kalase, pikerisht aty ku dergjej me pare hija ime pash trupin e saj te mpakur si njollez qe rritej e mirrte trajta e forma te plakes qe nuk eshte me, pashe rikthimin e saj nder vite tek ribehej ne menyre te persosur prap grua e re e hijeshme, qe rende e shkonte pas makinave shirese e nder lemenj mblidhte kokrrat e lena te grurit, ngrinte mbi krye nje tepsi te madhe e derdhte si ujvare mbi krye e era mirrte hedhet me vete a ajo bashke me eren pastaj ngrihej e behej enderr qe shkon neper qiej larg, larg kesaj toke. Ajo ikte e tretej neper hapsire e behej nje me hapsiren. Pastaj, pastaj e zhgenjeyer si shpeze e plagosur ulesh pendengrire nga hapsira mbi koke; mbyllte qepallat se deshte te flinte nen qilimin e barit te blerte e te njome, ne vlagen e dheut poshte kembeve. Hapsira e therrisnin grate e mehalles tek linin enet qe lanin ndane pusit, fshinin duart me fllucka sapuni, e mirrnin degat e thata e ashklat e padjegura te drurit, nen kazanin ku zienin leveret, te ndiznin zjarrin oxhakut per kafene e benin muhabete grash me Hapsiren. Ajo fliste ndryshe, ndryshe nga grate e tjera te mehalles. E shihja Hapsiren tek lozte me zjarrin e mashen e tunde mes gishtave filzhanin qe zbrasej pas cdo prekje te lehte me buzet e saja, buzet dhe gjuhen qe dinin nuance te tjera ti falnin muzikes se fjales. Ishte grua e ardhur nga Jugu. Ajo fliste e mburrte para grave Ermirin e mua me ngjante se ne dhomen tone te vogel kishte hyre nga dritareja me xhama te thyer nje pjesez e qiellit qe mburrej me Diellin, e ashtu ne heshtje lusja nene time te shihte nga une, te kqyrte brenda syve te mi ku shkrumbonte zjarri i deshires sime per tu bere si Ermiri I saj qe shkruante kenge qe kendoheshin ne radio, qe shkruante neper gazeta ca shkrime qe I lexonin vajzat pastaj neper ara, te behesha si Ermiri Hapsires qe kur te vij ne fshat nga Tirana, ti beja vajzat te ndalnin prashitjne, sic ndalnin prashitjen kur vinte ai e peshonin duart e vrara mbi sheter e percillnin xhadene me sy te qeshur, e prsnin doren te ngrihej nga xhadeja, por kur Ermiri skujtohej ngahera tu fliste, vajzat te heshtura ulnin koken e kerrusnin kurrizin prap mbi sheter, harruar prap atje nder arat ku ishin, e meqe kuptonin se skishin me tjeter me ke te flsinin sic donin te flisnin, zinin tu flisnin djemeve qe si kishin begenisur fare me pare. E nder gjith keto vegime une prap degjoje fjalet e mikut tim qe qane atje ne lindje, aq sa oqeani shtyehet e zgjeron largesine midis nesh: Nena ime ka shkuar tu jape gji ullinjeve! Ka vdekur Hapsira eshte mbyllur nen dhe atje nen rrenje ullinjsh ne Manez! Ndersa une jam mbyllur ne vetvete dhe kam harruar cdo gje, trembur jo nga vdekja sa jam trembur prej ketyre kater pese fjaleve. Vertitem neper boshllikun e kesaj fjalie qe eshte Tsunami qe ngrieht dhe bie e jep shpirt mbi faqen e lemuar te detit. Kam shkruar me qindra flete se tani nuk di gje tjeter vecse te shkruaj, por ja qe dora ime nuk shkruan dot me, nuk di se ku e si te nis ate qe dua te them, eshte dicka e kesaj natyre - e njeriut qe rrok hapsiren per te rene si tullambac i shfryer dhe per tu bere humus nen rrenje pemesh qe prap kerkojne te nxjerrin fitila te rinj, prap per te rrokur hapsiren e rreme. Si ndodh nganjehere me njeriun! Si erdhe e ma the mua kete shprehje, perse e mbushe boten me llahtarine e vajit tend, perse me hodhe per shkembi e per shkembi me lidhe e lidhur me le ku vjen sqepi dhe kthetrat e kesaj fjalie e me cukitin e pegjakin ne zemer te gjejne ate qe vlon te shperthej por prap pa shperthyer tretet ne mua, prap pa u thene. Harroj daljet nga autostrada dhe shkoj me vonese nder takime. Degjoj kot lajmet ne radio sepse mendja ime eshte mpire nga filozofia e zymte e ketyre kater pese fjaleve qe trishtojne me kotesine e kesaj jete qe kurre se kuptova, nuk me bejne me pershtypje keto dite as shperthime bombash neper xhami ne Irak as zanafilla e frikeshme luftes civile midis sekteve fetare, me ngjajne cikerrima grindavecesh zenkat e partive politike ne Tirane per prishjen e nje ure qe sqenka ndertuar. E kot sa kot me ngjajne shkrimet e mia per presidentin apo kryeministrin e ri te shqiptareve, harroj gjithmone se Berisha nuk eshte president. Jam zhgenjyer per librin qe botova para zgjedhjeve, shkrova nje liber te tere me perralla, perralla me mbreter partish, se kush duhet te cohet e iki ne vatra, e kush duhet te behet zot I shtepise. Nuk kam me durim te shkruaj, nuk kam me deshire te flas. Opo tani shkruaj nje liber ne dite. Ne zyre mbyll deren dhe harroj tu them punonjeseve te mi come in! Qiraxhinjte qe nuk me kane postuar pagesen mujore nuk do te me japin shpjegime pse jane me vonese. Duhet te shlodhem e te mos ngrihem me kurre. Qenkam lodhur kaq shume. Ah more Ermir qe me le pa pune e me le pa gjume! E cte bej tani me librin tim? Dua te nis nje mesazh urgjent per Ermirin, te prishi kontraten e botimit te librit, por do te jete dicka e pa takt tani qe ai ka dhimbjen e tij, ne djall me gjith librin. Duhet te jesh shkrimtare medioker nese shkruan me passion per pushtetaret e cilesdo partie te cilitdo vend. Ne krye te qeverive vijne her pas here e gjithe pernjehere njerz te vegjel. Ata jane kulla pa dritare ku fortesa te pamposhtura kane vetem kafkat e tyre qe strehon vendime gjysmake te trureve bosh dhe pastaj klith si idiote ne vetvete si shkone perfaqsuesi I shqiptareve dhe I bie ne gjunje komshinjeve me falje e derte se bashkekombesit e tij e paskan gjuhen e gjate kur shkilen me kembe e u mohen te drejtat e u mirren e u shiten pronat si komb. Te qesh tall veten time, te qaj - nuk eshte e natyres sime. Te hesht. Po, gjithmone kam heshtur kur shpirti im gelon ne trazime. Por tani nuk eshte shperthimi I vrudhshem I ngacmimit nga jasht qe me bene te hesht. Eshte dallga dhe deti qe reshti fuqine, la rrahjen e shkembit dhe u shtri nen rere, pa vale fare, I penduar fjeti. Hapsira shqiptare nuk jeton me ajo ka kohe qe dergjet nen dhe! Ne djalle me partite!
Marre nga vellime me tregime Rrefime Shqiptare Sami Gjoka __________________ U Mbush Shqiperia Me Gjytrime
--------------------------------------------------------------------------------
U MBUSH SHQIPERIA ME GJYTRIME
SAMI GJOKA Marre nga vellimi Rrefime Shqiptare
Me dogji malli per Rudinen, ndoshta se po vdes urie. - Mos befshin hajer!- pati thene nje plake per familjen time. Nena ime kishte lene pa nderruar e pa lare nipin e saj ne cerdhe; i qe skuqur i qe djegur gjithe lekura. - I kendofshin qyqet mbi cati,- pati thene nje grua tjeter. Kish degjuar thashatheme ne brigade sikur nena ime paskesh vjedhur sheqerin e paket te femijeve dhe na e sillte neve. Se baba ime I kishte qef petullat me sheqer, e sheqer skishte ku te blije. Bosh e kemi tash shtepine. Vetem une kam mbetur. Fillikat, I pa njeri. Rudina su kujtua kurre te me marre ne telefon qofte edhe njehere te vetme. Eshte e dhimbeshme te sjellesh motren tende neper mend, te perfytyrosh motren tende lakuriq neper sedilje makinash te pista, me te pista se rrobat e mia qe sjane lare tash nje vit, tek loz e zberthen rrypa burrash neper terr. Motra ime! Ja rri ulur ne oborr, si qeni im lekurerrjepur, mbi cimenton qe te djeg e me pelqen krejt te digjem se me therin kockat nga reumatizma. Ata pak zarzavate qe kam mbjellur jane vyshkur e thare per uje. Nje domate nuk ka mbetur, sgjej nje frut per te ngrene. Sa shume koherat kane ndryshuar. Ka ndryshuar gjithe Shqiperia me keq se familje ime. Sa here therishin bagetite, babai im do te hiqte edhe zemren dhe melcite, aq mish sillte ne shtepi sa me mish kemi ushqyer edhe qenin edhe macen. Nena mirrte vaj e mirrte miell, mbushur qe dollapin yne me ushqime. Mehallja flisnin keq per ne. I degjoja se nuk ruheshin nga une. Me mua tallej I gjithe fshati, se skam qene mendje kthjellet asnjehere. Lolo me therrisnin moshataret. Cfare nuk shpifnin per familjen tone. Nena ime kurre nuk ka vjedhur! Ne nuk mirrnim pjesen e femive. Cerdhen babai im e furnizonte. Ne vend qe ti jepte dy ter kile mish ne muaj, sa ishte racioni, ai kalonte shtate - tete kile ne jave, tepricen sillte nena ne shtepi po hajde edhe lidhi gojen botes. Gjithe mehallja fliste keq nga inati se nuk kishin vaj per fasule, lusnini zotin te na vinte hakut. Dielli ka shkrumbuar jeshilellekun. E kujt do ti besohet qe une po vdes urie. Nuk mund tia shtrij doren me askujt, se nuk dua ti bej qefin kujt njeriu, le te vdes ne eshte thene per te vdekur. Ne jam bere per gjynah zdo te thote se jam gati te shes nderin e tim eti per nje copez buke. Me hunj gardhi ma kane rrahur baben. I kane thyer kembe e brinje per nje cope toke. Ca ne fshat thone se toka qe sebepi. Thone se baba ime paskesh fjetur me komshiet edhe thone se femite e tyre ngjajne me mua sikur jemi te nje soji e te nje gjaku. Kur fshataret shkonin neper ara dhe punonin lagur neper shi, grate me te pashme te mehalles, baba im I mbante te pastronin magazinen. Burrat I sillnin shishe me raki se u behesh qefi qe kujdesej per grate e tyre. Grate I sillnin petulla me sheqer. Ndersa grate qe sI begeniste e mallkonin, teksa hiqnin kembet neper balte se po plasnin nga inati e marazi Per nje petull a te zente gurmazin zdi per cpetull benin ashtu fjale po kur mallkimi behet me gjithe zemer, ruhu se te ndjek belaja pas kurrizit. Jave me jave shkoi ne farmaci, ma kane bere trupin vrima vrima, edhe flasin per semundjen time, se me paska zene mallkimi I tyre. Po pse mua ku me gjeti mua diabeti? Shih Rudinen pa sheqer gatuan, nena zberi kurre nje gjelle per mua, po ku eshte, ku eshte tani Rudina qe savitet me ketij oborri, jam pa ngrene e jame krejt I lodhur; nuk di si e skam se cte gatuaj. Kur I vune flaken magazines, dhe si lane me femrat neper rruge, kush si lajketosej me tim eti. E nje dite fjala nxiti fjalen, kot u kapen per nje gardh te shtrember; duart shkulen hunjte qe nga gardhi. Srrihet burri per nje cope toke; tokat djerr gjithandej kane mbetur, se askush nuk kujohet te punoje se ska uje e zbehet bereqeti pa vaditur e ne sjellte uje parlamenti para se te shprishet per votime, tokat prap pa punuar do te mbeten se ska njerez qe punojne ne fshat se kane ikur te punojne tej detit, shesin droge andej e shesin femra e len djers e eshtra neper Greker si vellai im I vogel qe ma sollen, - pako nga Greqia. Kam degjuar thashethema plakesh se jane lare hesape te qemotshme se nuk pollen gardhet sherre fshati por kerkuan sherret gardhe per tu fshehur, per tu fshehur se qe turp I botes. Ska me turp se kur hapet fjale se jane rrahur per probleme nderi, se kur preket nderi I familjes plumbi vetem plumbi e paguan, vetem vrasja, vrasja ta zbardh faqen, se nuk lahen turpe te ketilla me te rrahur, bile as me plumba po se ndave gruan. Eshte zgjidhur rruga e hakmarrjes, hiqemi sikur rrahim e na rrahin per djerriana, gardhe e kanale, kur ne fakt prapa cdo lloj sherri eshte edhe nje grua qe ka bere gjynahe. Djemte e tyre me te rinj se une e qellonin shqelma neper ije, ne mes dites e ne mes te fshatit ma kane rrahur baben para syve. Kurse une, mire kane thene per mua, mua me merr bota neper kembe. Une vetem pashe derisa jane ngopur se qelluari. Nuk na flisnin me dhe e mbyllen rrugen, sshkonim dot me te kopshti yne ndane perroi. Kaq inate te na kishin patur! Por kjo hic, hic nuk paska qene, se asgje akoma skishim pare para cfare perpara po na priste. Iken prinderit e me lane brenda nates. I varrosem prinderit ne nje dite, si sme erdhen qofte per nje kafe, si nuk ndalen fare per vizite? Fshati ka ndryshuar tjetersuar ste do zemra me te rrishe ketu. Jet e mot, pleqte thone kesaj ane, neper morte e neper dasma kemi shkuar, dhe kur hic se deshnim njeri tjetrin, te na dinte bota te bashkuar edhe pse brenda rrethit tone si per dreq e kemi cuar jeten. Po kush pyet me per zakone; djemte e fshatit vjedhin vajzat e komshinjeve dhe I shesin neper Itali, si Rudinen time. Ate vit dete qe bereqeti, qene ngarkuar pemet ne te thyer, thaset me ullinj I kemi mbushur, vaj ulliri hidhnim ne kazane, se nuk patem shishe ku ta mbanim, me shume vaj ka shtepia ime sa ka patur magezina fshatit. Atje poshte ne qilare se ku gjetem, nja dy shishe e me vajI mbushem se nuk mirret vaj nga kazanet kur ke miq qe hane ne tavoline. Eshte I mire vaj I ullirit me pak buk te thekur e pak gjize, o zot, vdiqa, sa me hahet! E kur plot e plot qe shtepia, baba qe nuk dergjej me ne shtrat, kujtoi mbase ditet e rinise, kujtoi vitet kur cte donte zemra kishte ati im ne magazine, kishte gra te bukra e te reja, kish raki e petulla me sheqer. Petulla me sheqer ka kerkuar, shishen mbi tigan e kane zbrasur, brumin me lug druri po e rrahin e sheqer brumit po i hedhin me dy grushta. Me harruan mua, me harruan fare se per mua nena ime ska gatuar, asnjehere gjelle me vete. Mua me ka rritur motra ime, moter sa me dogje shpirtin eja, eja e me bej nje petull me pak krype. Shisheja vajit helm kishte patur e si duket mire nuk ishte lare, nena ime gjithe ka pertuar tI laj enet me ilaxh e me sapune; kot su ecte barku kalamjve. E kane vene mbi tavolin, plot me petulla tepsine. Petullat ne gurmaz kane ngelur. Erdhen dajot, dajot ti varrosnin se nuk di asgje une nga zakonet e komshijte qe jane fisi yne nuk kane dashur fare te afrohen. Qene penduar edhe me cuan fjale, nese do ta hapja porten kur ma sollen te pa jete vellain e vogel, kur ma sollen kufomen e Nikut nga Greqia. As nuk thashe te mos vinin e as nuk me shqetsoi mosardhja tyre. E po erdhen kujt do tia bejne qefin? Nje pertaci qe po vdes urie apo Rudines qe ka lene gjithe fisin pa martuar. Se vec emri, emri eshte I saj por mbiemri eshte I te gjitheve e Rudina e ka perlyer te gjithe fisin tone. U plaken vajzat qe kane mbetur pa martuar. U plak edhe Kumuria. Kumuria shkon e vjen ter diten, njezet here ne dite para portes sone. Sa here sheh qe se kam pare, kthen serish dhe kollitet kur kalon per here te dyte. Cfare kerkon ajo nga une? Ajo bej sikur sshikon e une bej sikur zdegjoje, Jo nuk do te shohe me sy, po nuk fole ti me goje! Ne nuk jemi me femije. Nuk shkojme me te mbledhim thana ndane perroi. Prind e tu ma kane zene rrugen. Kopshti im ka mbetur djerre. Kopshti ku sa here lozem burre e grua. Mblidhnim byk nga lemi per dyshek. Iken vane ato kohra. Me te kuq I lyente faqet, me te kuq I lyente buzet. Beja sikur shkoj ne pune, ajo thoshte Kthe nga puna!, beja sikur flija gjume ajo thoshte Jo, rri zgjuar! Ajo nuse behesh mire por une kurre nuk mesove se pse deshte te jem dhenderr e cfare desh te bej me mua. Sa u lodh e pastaj zuri shoke te tjere per te lojtur neper ferra; si skan turp qe ashtu lozin,- lakuriq. Ishin ndryshe djemte e fshatit. Djemte qe iken matan detit bashke me Rudinen time. Une merhumi rri ketu, ketu mbeti dhe Kumuria qe sa vjen afer meje e ze kolla. Me perbuzin me urrejne qe nuk vura e spo ve ne vend nderin e familjes. Por une sngrihem dot nga vendi. Po te ngrihem pak nga vendi syte mbushen xixa-xixa nga pangrenja e nga lodhja. E si te shkoj une pertej portes, pertej fshatit pertej detit per tI ndrequr qefin motres? Rri e pyes veten time Pse te ndodhte kesisioje? Porta ime eshte e hapur. Miqte strokasin me ne porte, kurre, kurre skam bertitur bujrum qe nga vatra ime. Porta ime nuk ka lloz. Porta ime seshte mbyllur kurrnjehere. Kush do vij e cfare do vjedhe, vetem pleshta ka ketu. Me han koka. Kam nje jete qe nuk kam qene me ne pyell, per te mbledhur nje krahe drure, qe te ndez nje zjarre te madhe, te ngroh ujet e ta djeg e perveloj lekuren qe gjithe kruhet. Kalamajt e lagjes sime zgjasin koken qe nga porta edhe thone: Ehej Lolo, mbylle porten se na qelbe gjithe katundin! Nuk u theme asnje fjale. Se dikur vete kam qene mosha tyre. Djemte qe iken matan detit me Rudinen, jo nuk iknin petej meje asi kohe se nuk qelbnin asi kohe rrobat, qaseshin e me vinin prane, sa here kthehesha nga shkolla, sepse kisha supe te ngrohte, supe me mish. Ma rrembenin lugen qe nga dora. Ata hanin gjellen une shikoja, nuk I shtyja e as nuk qaja, krejt keputur sillja tasin zbrasur edhe prisja kur te behej darka. Me kane marre gjithmone neper kembe. Qe te gjithe pervec Rudines. Rudina na ka rritur edhe mua edhe Nikun. Se baba punonte deri vone ne magazine. Nena lodhej me femijet e botes ne cerdhe skishte kohe per femite e saj ne shtepi. Ja atje shikoj, shikoj tani, pertej portes, shikoj veten tek afron neper hapsiren e kujteses sime. Canta e librave, prere e qepur me pelhur; hedhur krahave. Ketu ku une qendroj tani eshte Rudina qe hap krahet dhe me thote Hajde beje motren xhan! Edhe iki neper vite, vrapit prap I jam leshuar ta pushtoj ta ze me duar motren time. Ulet e me pret syqeshur prap Rudina. Nxitoj ti hidhem krahesh si dikur, por pa mbrritur ajo shfaqet krejt e zhveshur- si guxoj motren time ta shoh zhveshur. Si sme mbron Perendia nga mekatet. Si se flaka nga kujtimet ku ka mbetur? Si se bera zemren time njeher gure, ta harroj qe kam patur moter fare? Pse e shoh lakuriq edhe kur zgjatet te me puth, te me pushtoje? O Zot une jam krejt I cmendur, dhe ashtu krejt te zhveshur kam nevoj ta marre e te me marre ne krahe se nuk kam, nuk kam me tjeter. Pse te ndodhte kesisioje? Vetem Rudina me ka mbetur. Motra ime nuk eshte engjelli qe kam njohur, motra ime eshte femer qe del rrugesh. E une kurre nuk e vrava motren time. Sa here bera planet per ta vrare po kush do te me jepte mua vizen per te shkuar matane detit, une humb rrugen pa mberritur ne Shijak te Kater Rruget. Thone se ikin djemte me peshkarexha, thone se blejne lundrimin me para. Skam para per te blere rrugen time nen kallume varkash ku te mirret fryma. E une jam me azem gjithe semundjet qe ka bota I ka zbrasur brenda meje. Po me iken mend do te nisem, po u nisa do me mirret fryma, do te vdes e do me flakin dallgash. Sa djem u mbyten neper dete keto vite! Kemi hapur tre varreza per pese vjet ne Manez. Te gjithe varret mbushur me te rinje. Vijne te vrare nga grekerit ne kufi. Vijne te mbytur nga shqiptaret neper dallga. E neper varrime vijne pastaj pushtetaret, qe ndajne dhimbjen me fshataret nder varreza, si kane ndare parate nje dite me pare me skafistet qe kan mbytur djemte e tyre. Pushtetaret jane si motra ime. Motra ime eshte femer rruge, si ma thote goja ate fjale-, lakuriq si kurve shfaqet motra ime, embelsisht si engjell me vjen prane dhe iken pa me folur fare. Si nuk erdhi, si nuk erdhi motra ime. Skisha se ku ta vija koken kur varrosem prinderit. Si nuk erdhi qe tI shkulte floket, si nuk erdhi qe tI cirrte faqet kur na sollen nga Greqia Nikun vrare me sacme, thua te qe derr I eger. Po na vret e po na shfaros bota se nuk pysim me per njeri tjetrin, me gjytrima mbeti Shqiperia, me sakate.
SAMI GJOKA Marre nga vellimi Rrefime Shqiptare
__________________ Malli Per Petron
--------------------------------------------------------------------------------
Malli Per Petron
Nga Libri Rrefime shqiptare Sami Gjoka
Kam nisur ta urrej Shqiperine. Kjo eshte tragjedi. Qe tutje degjoj rrotat e qerres se Merit, dhe parandjeje ne vetvete ato pyetjet e tij te perhereshme. Ke qene gje andej nga Petro? Ke marre vesh si Ia con Petro? A di gje kur kthehet Petro? Duhet te te celet syri, duhet te te ngopet zemra kur njerzit pyesin me kaq malle, per njerzit e familjes sate. Herpashere pyes veten pa mundur ta qetesoi dot mendjen time te erret, qe prokupohet me cikerrima. Nuk kam mundur ende ta shkoqis arsyen pse gjith ky interes per Petron. Plot djem kane ikur nga fshat yne. Ca bejne stazhin e Parties neper male, ca te tjere mbaruan shkollen ushtarake dhe u degdisen te mbrojne kufinjte e Shqiperise, te mos preken nga Shqiptaret qe u merr koka ere neper baltrat e Manzes dhe ia japin vrapit per gjetiu. Iken e u harruan e askush nuk pyet per ta mengjez e mbremje si per Petron. Nuk e di, si mund ta di ne eshte vertet mall per Petron apo thjeshte rrespekt per mua. Jo rrallehere kam konkluduar me ate llogjiken time prej skeptiku te semuar, se interesimi I tepruar per Petron nder fshataret e mi vjen si shkak pishmanlleku. Si duket ata ka nisur ti mundoje fakti qe dikur e kalonin masen, me humorin qe te dhemb e me fjalet qe te vrasin, kur tallnin Petron? -Rri ti o dhembeshkulur!- I thonin shoket sa here do te kundershtonte qofte referimin e futbollit ne televizor, qe sishte e skishte pse te ishte puna e tyre, qofte mbjelljen apo kullimin e tokes, per te cilet kinshin ardhur ne kete bote e jetonin ne kete fshat. Te tjeret flisnin sa te canin koken. Jo Perrnaska, jo Ballgjini, jo Leshteni jo Sejdini, por jo Petro se pa thene nje fjale Petro do tI prishnin aty per aty, me,- Pash zotin qepe gojen, mbylli ato dhembe qe mi ke hapur si porta e Mustos! E tani qe Petro iku edhe vjen nje here ne vit, tani pyesin. Me bezdisen dite per dite me te njejat pyetje. Une kam frike se jam I lig. Mbase jam vete I pa sinqerte qe dyshoj ne sinqeritetin e pyetjeve te tyre. Bile nganjehere mendoj edhe me keq akoma. Kam idene se ata as nuk presin e as nuk duan atje ne fund te zemres se tyre, te degjojne nga goja ime ndonje fjale te mire per Petron. Ndaj u them me plot gojen, Oh Petro, medet ne te gjoret thuaj, po Petro, Petro si mbret e kalon atje ne mes te Tiranes. Perse erresohen syte e tyre? Cfare kane pritur ata, tu thoja? . A mos deshen qe tu them si per dreq I vete jete, eshte penduar shkatrruar, po nuk kthen nga turpi I botes Perse nuk u urdhka mire qe me ngrysen e me sflasin apo ua prish humorin idhtesi e fjales sime? Ata presin qe nje dite tu pergjigjem e tu them, pak a shume at shprehejne e pendimit te largimit nga vendelindja Guri I rende ne vend te vet! E mllefi brenda meje rritet. E me smbetet madje mllef. Kam nisur te urrej gjithshka perreth. Kam nisur ta urrej Shqiperine. Kjo eshte tragjedi. Te mos duash vendin tend! Eshte e dhimbeshme, por eshte fakt. Mendoj se dua ta braktis kete vend, te iki nje cast e me pare nga kjo bote e piste, nga keta njerez qe shtiren sikur jane gati te vdesin per ty, por ne fakt as u shkon nder mend ne je a sje gjalle. Dua po ja qe se braktiskam dot. Jo nga frika se do te me internojne, kushedi se ku me larg e me keq akoma njerzit e shtepise, qe domezdo do ta bejne, por ngaqe jeta qenka po aq e shtrenjte per ta humbur sa ceshte e pavlere per tu jetuar. Te vrasin si qen atje nder tela, oficeret qe kane lene Manzen, me keq se Petro, e si kerrme te hedhin neper gropa; pa varrosur te lene atje ku korbat nuk te lene mishi nder koska. Epo edhe une nuk jam ndryshe nga burrat e tjere te fshatit tim qe edhe I kane marre zet grate e tyre edhe parp nuk mund ta imagjinojne jeten pa ta. Ja ketu do te rri e ketu do te plakem, ketu do ta mbyll jeten time ne mes ah e ne mes oh-ve. Grate cirren, cirren ngjiren. Shajne paturpesisht e mallkojne njera tjetren me zerin qe ngrihet ne kup te qiellit. Pika burrave, burrave qe heshtin! Burrat ikin, burrat vijne e shkojne, grate llapin, llapin e nuk reshtin. E cte bejne, cte bejne ata? Ata nuk kane as fuqi tI ndalin, as durim tI ndreqin. Pati fat Petro qe iku e nuk ia sheh me bojen ketij fshati. Rrobat e tij nuk lagen me ne shi, kembet e tij nuk ngecin me ne balte. Ke qene gje andej nga Petro - Pyet Meri dite per dite. Nuk kam qene dua te uluras e te them. Une nuk kam pare te blej nje pal cizma, ku ti gjej paret te shkoj ne Tirane? Kembet e mia jane pa corape, mbeshtejll me lecka te me mbrojne nga nrgicat, mbeshtjell me plasmas te me mbrojne nga lageshtira, plasmas te vjedhur nga serat e kooperatives, lecka, me copen e nje thesi qe vodha kur mblidhnim patate. Cizmet care e shpuar. Lodhur e derrmuar kthehem nga parcela ku brigadieri ankohej se vija e kanalit vinte e harkuar. E hajde tani jepi llogari edhe gruas, pse rroga e 15 diteshit nuk eshte tamam. Se nuk e solla drejt ate dreq kanal. E cfare ke bere drejt ne jeten tende ti, paradegjoje ankesat e saj. Grua nga fshati. Pak kam hallet e mia po te rri e te degjoj edhe denglat e saj. Hajde dhe martohu po deshe. U tallen me Petron fshataret e mi se na paskesh mbetur pa martuar. Te na rrojne grate ne te tjereve, tani te na rroje fshati. Mezi terheqim kembet neper balte kurse Petro kthehet rehat rehat nga turni I dyte, sikur ska qene ne pune porn e kabare; qef a qef eshte atje. Punen si ma do, xhiron si ma do, veshen si ma do. Si eshte Petro? Si mbret eshte atje ne shtepine e tij ne mes te Tiranes. Merr nje sy gjume tek Vorri I Bomit, pastaj autobusin e Porcelanit dhe ne qender te Tiranes, ku pret Malin, te vij nga Fshati yne se ka marre rrogen Mali elbete. Ik! I ngrysem vetes,- a mos iksh dot kurre, dridhem, perpelitem si krimbi nen gure! Kur Petro iku ne Tirane u tallen bota e thane, - Kushedi cka marre ndonje rruspie? Se mos I thane ata fjale nga dhembshuria? Se mos aq u ben atyre me ke flen naten Petro? Nga inati kane folur, se per meri jane gatuar e prej mllefit u ka shkuar jeta si per dreq. Kur vjen Petro nga Tirana, dhembet vene e rregulluar, hapni o, Iu placin syte, shihni se cperri ka grua! Petro eshte cferkoni syte o sy zgurdulluar, Petro dhembeshkulur qe paskit harruar. Oh sa dhemb kjo zemar, ah sa kam duruar Si ma shanit Petron qe vete kam shemtuar. Dhe nder gjithe fshataret qe koken te cajne, se ku eshte Petro, eshte a seshte gjalle, vjen nje plak me qerre, me zhurm e potere, ngaqe eshte shurdhuar flet me shpelle te larte. - Ke qene gje nga Petro? Kur vjen Petro valle? Me gjunjet keputur, trupin pa fuqi, vjeni Meri, kerrusur, sikur shkon drejte vdekjes pas qeve qe mezi terheqin, kembet e veta. Qe nga larg degjohet kerrkellima e rrotave pa graso teksa qerreja hyp-kercen gure me gure. Kur kalon aty perbri e ngre zerin, sikur flet diku qe nga maja bregut. Eh, Oh ben kur ndal perballe. Me veshtirsi drejton kurrizin e tij te dale, ndersa eshtrat kercasin per nen rroba si dega lisi. Sa here vjen e qaset prane, ja keshtu e ngre zerin. - A di gje kur vjen Petro? Nuk ka Manza djale si Petro. Kur te shkosh mI bej te fala. Se u ndame e u harruam persegjalli. Epo njeriu njehere de pyet. Mengjez e mbremje dy here ne dite, me del perpara te dalshin syte, me ate pytjen si thumb hosteni. Qete kane ndalur gjith pertim e as duan te levisin me nga vendi. I shoh ashtu te rraskapitur, si Shqiperia ne te rreshqitur moshes se pjerret te pleqerise. Ne imagjinaten time Shqiperia ka ardhur e ka ikur hespashere ne kohe te ndryshme me fytyre te krejt-ndryshuar. Ne vargun e gjithe Shqiperive mberriti sot edhe Shqiperia ime e plakur, mbase, para kohe. Mbaj mend nga feminia ime, si fshati mblidhej hidhte valle jave me jave atje tek vatra e kultures, e kerciste pija e jehonet kenga, se shkonte fest e vinte festa, festa e korrjes se grurit, festa e vjeljes se rrushit, festa e Enverit, festa e flamurit;por Enveri iku erdhi pleqeria, ska me buke hambari, ska qumesht tepsia, fshataret nga aratvijne si nate me naten, zgjidhin qent leshuar e mbyllin dritaren, me zemer te dridhur fshehur degjojne radion Ju flet Vatikani, ju flet Amerika, Shqiperi e plakur, sos tu soste dita! Perballe ja tek eshte Meri, njeriu i ri qe Partia gdhendi pak nga pak e dite me dite qe ne dore mban hostenin, rreh e shpon e shtyn Shqiperine drejt vdekjes. Shqiperia ka ndalur e ka ngrire pas hostenit- nuk ka me per nje cast kerkellima qerreje; qete mbajne ne qaf kularin te mos bjere, te mos prek token se pastaj me smund te ngrihen. Jo se di ne mbajne qerren te mos bjere e mos rrezohet apo varur jane kularit se ne kembe me sqendrohet. -U beme te huaj,- vazhdon Meri, flet per Petron- u ndame se gjalli per ate zot. E di sa me ka marre malli. -Do tI them kur te vij te mos shkoj pa te takuar. I shtrij doren I them naten, edhe iki fillikat. O Petro na mori malli, malli na ka perveluar, dil si zdole me nga fshati! Buza bene te qeshe tek te sjelle ndermend veshur katandisur si zotri I rende. Syri bene te qaj se nder mend te mbaj, shtrire e pergjakosur ne mes te oborrit. Iki rruges me te shpejte. Edhe shkoj ne dhomen time. Dhomes ku u rritem bashke Sa gjate rri ashtu ne kembe, heshtur, humbur ne mendime. Petro nuk eshte me. Me duhet te fle. Por gjumi nuk me ze deri vone, se syri djeg e njom jastekun. Sa me shume koha iken aq edhe me dhimbshem me rri ne mendje ai moment qe ma griu shpirtin tash sa vite. Une do tI sillja druret nga pylli mbremje per mbremje, mua me ngrinin pa gdhire te caja druret me nje sepate qe kurre sqe mprehur e hic nuk priste, me nje sepate qe kishte bishtin me te gjate sa isha vete, une do ta coja lopen, para se te nisesha per ne shkolle te Bregu I Fikut, une do te shkoja te blija buket nate per nate tek dyqanet e kooperatives, e prap po mua me rrihnin se nga gardhi yne I prishur hynte kali i komshiut dhe I fshinte me gjeth e dege, dhe i shkulte me gjithe rrenje zarzavate e perime. Kurse Petro, Petro rrinte. Petro vetem bente qef. Vishej, krihej, pispillosej edhe vrap te Bregu I pusit. Madje pati nisur te ikte prapa Malit nganjehere, edhe kthehj rrumbulluar nga qyteti. Prandaj kurre se pata dashur, prandaj prinderit kam urryer. Se ata Ia krihnin bishtin. E kam marre tek Bregu Pusit, mendje-lojtur, gjak-rrembyer, une I marre ai I ndrojtur, e kam share e e kam fyer, kam mbyll porten e oborrit, shqelm e grusht I kam kercyer. Petro fjale snxjerr nga goja, Petro dore kurrre ska kthyer. Petro cirret lebetitet, Petro gjak nxjerr nga goja, qarr I prere bje permbyset permbi guret e oborrit. Smbaj me mend pse e kam rrahur, si smu tha mu thafte dora, si vellackos Ia shkul dhembet. Nene e babes vrik leshohet, si e gjet ku e gjet forcen, si ne kembe pa shkop u cua edhe sulet drejtim meje? Ka marre mashen edhe lutem gjuam nene cama koken! por eshte plake, I dridhet dora. E merr ana dhe rrezohet siper Petros. E kam ikur, Ia dhashe vrapit, e jam ngjitur lart ne kodra. Qaj permbysur ne ullishte. Petro me nuk ngrif-gurgufet, Petro me nuk di te qesh, Rri,- i thone tek Gryka Pusit,- o dhembeshkuluri I shkrete. Kur mengjezit brigadieri, hijerende vjen ndane punet, vajzat rrine e presin djemte, por jo Petron qe gjith struket, buzmberthyer ne nje kend. Vajzat iken moren udhet, nen dajre e nen gazel, fshati mbet si dege pambuku kur pa gjeth pa bohce ngel. Edhe iken rrodhet vitet, feminia qe ze rritet, Petron nuk e qasi prane. Prandaj Petro me nuk shihet as ne are as ne shtepi, as nuk del te Gryka Pusit, nis-e-vajti ne Tirane pas Maliqit qe nder klube vjen e skthen me ne shtepi. Shkoj nje dite e shkoj nje jave, Petro skthen e nena qane Si na doli deret cuni? Ka mberritur telegram nga Tirana. Petro qe nuk gjeti nuse ne katund, Petron qe se qasnin vajzat fare, na ka ikur kollovar, edhe dhembet nder dentiste paska vene e rregulluar. E tani kur kaloj rruges, takoj Merin cdo mengjez, cdo mengjez qe me pyet; - Ke qene gje nga Petro. Si e kam Petron. Na mori malli na mori. Dera ka trokitur, Petro ka mberritur, kafen kemi pire te dy jemi nisur per te Gryka Pusit. Le te vijne tani e te tallen me Petron, femrat qe nder kembe terheqin femijet e tyre hundepalare. Drejt nesh po vjen Meri. Qerrja bosh ai mbi qerre. O zot se cmrekulli. Ja tek afron qerrja. Kam frike se eshte plak e do tI bjere hosteni si nengjyshes sime kur I iku shkopi dhe ra mbi Petron e gjakosur. E di qe nga pleqeria do te qaj. Por do ta le te qaj se nuk qane per Petron qane moshen e vet. Qane se mbase kur Petro te vij serish ne fshat ai ai e jo Petro hnuk do te jete me, se ska fuqi e do te dal ne pension, e fshataret vdesin nja jave pa pensionit. U plaken pleqte u bene femije e qajne me prekeshem se femijet. Ja tek afron qerreja. Ja erdhi prane fare. Por Meri nuk ben ze nuk flet me. I eshte mekur goja, I eshte errur syri, se ka nje jete qe pyet per Petron. Ja tek erdhi qerreja, ja tek eshte perball. - Mirmengjes Meri! Meri hic nje fjale! Djall o pleqeri, Mer ssheh me sy! - Meri,- them,- eshte Petro! E pash, e pashe,- tha Meri dhe bram mbi ka hostenin. Qerreja vazhdoi rrugen. A me rrofsh o Meri! Si kermilli strukem edhe zbres nga qielli me kembet ne toke. Qeshjet dhe levdatat, malli shqetesimi sa per sy e faqe jane ne kete bote. Kur ktheva ne mbremje Meri prap bertitiur: Hej ku eshte Petro, si more ka ikur, pa na pershendetur? Ma ka vrare zemren, ma ka prishur qefin. Sami Gjoka
| |
| | | | Sami Gjoka | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
| |
| |
| |
|