| Albania.123.st
|
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.123.st". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė. |
|
| Timo Flloko | |
| | Autori | Mesazh |
---|
TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Timo Flloko 18/9/2010, 03:20 | |
| Timo Flloko eshte bere i njohur tek publiku shqiptar si aktor me disa role te spikatura si dhe autor tekstesh i disa kengeve. Kete rradhe ai prezantohet me nje liber me poezi te titulluar Rob i Manive nga dhe jane shkeputur poezite me poshte
URA
Golden Gate ura e Brooklyn-it urat mbi lumin Siene urat e Nilit, ura e Bunes urat e Drinit Ura me e sigurt? Ura e dashurise, varur ne perin e dyshimit...!
SYTE
Syte shohin, shihen; fshehin, fshihen; Syte hetojne, hetohen,
syte verbohen.
Syte qeshen, qeshin; ndizen, ndezin, Syte dashurojne, dashurohen,
syte harrohen.
Syte lotojne, lotohen; digjen, shkrumbohen, Syte heshtin, sflasin,
syte vrasin.
Shtati kallkan ngrin, syte mbesin, hapur, kur vdesim.
PEJA
Vendlindjes
Peje, ne ije te Bjeshkeve te Namuna qe si pleq te moēem me plisa resh mbi krye, qiejsh kuvendojne
Gerryer thelle, zhuritur, Gryka e Rugoves. Lart malet shpinat shtrijne, murana flijimi, ku heshtjen e vet ha durimi, me lote ujevarash, syte e kalimtareve nginj
Ka rrjedhur koha lume, por shtrati i malit seshte thare. Nga padurimi klith: Me ke pritur heret, po vij! Gryka zerin e perpin
Me peshtjell nje ere, me mpin. Nderem ne ajri, dhe me merr harrimi
Peje, vendlindja ime, ne zgrip te pikellimit!...
Peje 1990
PRES
U fik muzgu, u err nata, Dhe une rri
te pres, Bej te iki, sme le zemra, Se me mban nje shprese.
Gdhiu dita, behu dielli, Prape me lind nje shprese, Hena lart ma ben me sy Me josh qe ta pres
!
Ajo svjen
ditet terhiqen, Mezi,
me pertese, Sa me shume shpresen humb, Aq me gjate e pres
!
Ne sardhte me, ne sardhte kurre, Prape une do ta pres
Shtati epet, zemra jo, Ngujuar ne shprese!
Mbaron jeta prit e prit, Une vdes
dhe ti vdes. Ne ate bote si shpagim Pritje ska
as shprese
| |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Timo Flloko 18/9/2010, 03:21 | |
| ROB I MANIVE
I perzura komplekset nga vetja: Inferioritetin e nisa te parin
Ik prej meje, dil kjo bote eshte e ashper per ty maniak depresiv ne kopshtet ēehoviane shko shkarko fobite ske strehim ne trurin tim Ste lodhi perulja ndjesite diabolike? Sa here i marr ere nje luleje druaj se pas shpine thika me ngulet
!
Supersticionet gra te pabesa i degdisa ne manastirin e harreses! Ritualet i vara ne kremastare dal nga preferenca prej kohesh I hoqa qafe lajkat, pa kortezi Madame Pandehma modus jashte modes! Grimcat e te perditshmes therrasin: Nje dite do te te vrasim
Lojera parandjenjash sajojne numrat fatal mezi cpresin te varem
? Zbraza raftet e trurit nga kotesite perzura dhe endrrat! Kur u shfaq ai, deliri i madheshtise kaloresi i gamiles, me krye ne hava! Jeto madheshtine, me derdellit kthehu ne vetedije bota eshte e ngushte ska vend as per hijet
! Gezo marrine, gjigand! me shkund deliranti E ndoqa pas askund sgjeta per te nje kafaz!
Por, ne mund e stermund tinezisht nje dite e shpura delirin ne kopshtin zoologjik kureshtareve tua fal si gjest filantropik!
FJALET E FUNDIT TE LORKES
Me plumba ti vrane gazelat! Te mbuluan petalet e rena Mbi buze e mbi shtat kryefund Ate nate kur qante hena
!
Ti u kendove qiejve te Spanjes Vrasesit e shurdhet kush si nem Te pashpirtet sta perfillen lutjen: Mos me vrisni kete nate me hene!
***
Ndron qielli, rete, hena, yjet ne gjithesi stinet ndrojne, e dashur, me nxitim
Ti je me e befta ne kete ndryshim! | |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Timo Flloko 18/9/2010, 03:22 | |
| kushtuar John Belushit Ylli pa Strehė.
Nga Timo Flloko
Ylli pa Strehė John Belushit
U enda natėn nė Hollywood Boulevard, Shtrojėn e famės shkela anefund, Nė koloninė e yjeve, pambarim atje, Yllin tėnd se pashė, John, askund
!
Ku tė jetė fshehur, si ta gjej, Atė shkėlqim qė kurrė su fik?! Nė kujtesėn njerėzore ai feks, Si njė yll i pashuar qė ndrit.
Po ti ke shkuar, sje askund, John, Shpirti yt rebel rend nė zbrazėti. Vdekja vjen, mik, e na rrėmben, Tjetrės botė na ēon, kush se di!
Mijėra milje larg, Ishullit tė Martės, Nė Kodrėn e Abelit prehet shtati yt, Mbetur atje, si nė skaj tė botės, Qė se deshe dhe as tė deshi ty
!
Ēfat i keq, vetė Zoti tė ndėshkoi, Qė nė zenit ti kėputi ėndrrat, Kush tė shpuri atij gjumi pa kthim, Nė Los Angeles - qytetin e engjėjve?!
Ulėrij, nga dhimbja sa sshkalloj, Pré e vdekjes, stu dhimb jeta, mik, Ti, shqiptar i madh fat-tragjik, Mit i Amerikės
mit!
Nė Shtėpinė e Bluzit shkoj, pastaj, Nė tė famshmen Kėshtjellė Marmount *), Kjo ndalesė e fundit si hon nxin, Hijerėndė, e ftohtė si njė morg.
Pse ndėshkon aq vrazhdė fati ngaherė, Mė tė pazakontėt, thuaj pa dallim, A mos zilia rreket tė groposė, Madhėshtinė qė nuk njeh harrim?!
Kot ti hamendėsh tė fshehtat e botės, Se ēsjell jeta, veē njė Zot e di! Trishton bulevardi si varrezė yjesh, Ku mungon vezullimi yt
!
Sa emra u gdhendėn, e nuk janė mė, Me kohė janė shuar, mbuluar harresės, Sa pak shkėlqejnė prej rėnies atje, Nė qiellin shkretan tė kujtesės
Kureshtarė, kėmbė turistėsh papushim, Shkelin yjet qė siu soset fundi
Ka njė vend pėr ty, John, nė ēdo shpirt, Tej shkėlqimit flu tė Hollywood-it.
*) Hotel i famshėm nė Los Angeles, nė njė nga dhomat e tė cilit vdiq tragjikisht John Belushi
------------------------------------------------ Timo Flloko ka shkruar disa lirika kengesh dhe ka bashkpunime me Pirro Ēakon dhe Ardit Gjebrean. Une keshtu e mesova si fillim qe ai shkruante dhe vargje dhe me pas me ra ne dore libri i tij. Me ka pelqyer si recitonte, por tani qe kam patur rastin te lexoj disa nga krijimet e tij, me pelqen dhe se si shkruan.
Funerali i nje artisti
Sander Prosit
Ti sje me, kete mengjes te trazuar marsi
Nje shi i mprehte, theres, bie mbi arkivol. I zymte ky mengjes, si i yti zymt, qė me re diten err. Ngurosur korteu mortor nen shi, e rende peshe e heshtjes pa ty
Ēadrat, pezull, mburoja ndaj qiellit, ndalin rrebeshin e loteve te tij?!
Te pagojet njerez te percjellin, kjo seshte finale filmi, jeta luhet vec njehere, si njeh perseritjet, te ikurit kesaj rruge me si kthen!
Mal lulesh, nje fjalim permort, rolin vdekja luan kete here, stepje ngjethese e publikut si kurre pas premiere
Ikin njerezit, ndahen nga ti, te lene fillikat.
Iu prifte fati! Kaperdijne helmin ne fyt, Shpirterohen heshtjes, ne katarsis
Pendesa u rendon, ne muzg te vetedijes, ofshajne, lusin falje, per ziline mjerane, qe i grin e i mpak. Gojet ua ka ndryre vdekja, padrone qe sfal
Funerali i gjate si Udhe shkronjash me ne fund i ndal: Varrosin Atin, sjellesin, te munduarin Dhaskal. (Me vete i mori shkronjat, ne varr, te fjeturve tua shpjere valle?!) Ike, Sandėr, emrin le pas, ne shpirtra te lire qe vdekja si qas!
mars, 1986 __________________ HENA DHE NJE YLL
(Poemth)
E panė hėnėn me njė yll, nė qiell pa rėnė mbrėmja
Kur u bė terr dolėn yjtė tė tėrė dhe i panė tė dy
Zunė tė vezullojnė e tė ndizen zjarr thellė tė ndjejnė zili!
Hėna u trazua tek i pa nė ethe tegėr e tėrbuar
U zbeh nė fytyrė ra pėrtej, u fsheh pas yllit harruar!
Muzgu me pėrtesė vonoi tė zbresė ajo ndjeu frikė
Keq do ta pesojė ky i dashuruar dritėn do tia fikin!
Kur pa hėnėn lart, ylli u ndez zjarr asaj iu afrua
Mos mė eja pas u ndjell maraz
se unė ty tė dua
!
Ylli i dashuruar nė shpirt i lėnduar mbet me kryet pas
E ndoqėn ata tutje nė thellėsi nata mend u zbraz
Atė kush lakmon qiellit mėkaton ėshtė njė i pabesė
Turren aq tė marrė si njė kyqezatė natės pis tė zezė!
Pėrtej kėsaj bote u ndje njė lėngatė dhe mbeti mister
Vringėllima thikash vrasės tė pashpirt nginjen si nė ferr!
Zbehur nė fytyrė nga ajo mėnxyrė hėna qe plotė ish
Nga tmerri qė pa atė natė prilli
U ēa, u bė dysh!
Si e panė ata tė dashuruar klithėn si tė marrė:
Rrėmbyes, kusar ti, yll, imoral
Kokėn nė hanxhar!
Shpejt kapėn yllin e linēuan qiellit Ndriēimin ia shuan
Ai zu tė bjerė gjaku i tij ndezi verbėrine me dritė
Por, u shua shpejt gremisjes, nė rėnie si meteorit
Hėna e vrerosur errur e brengosur klithi nė lėngatė:
Tė desha, o yll i ndritshėm agimi katila, pse ma vratė?!
*
Pareshtur nė netė bien meteorė
zgrofit tqiellit fiken
Ndrisin veē njė ēast kėsaj botės sonė nė ikje tragjike!
Qielli sovran shpėrfillshėm atje mbretėron mbi re
Ndizen yje, shuhen bien e mė skthehen porsi efemerė
Hėn e re rishtaz e ndjekur prej yjsh endet skaj mė skaj
Tjetrin yll gremis gjithėsisė pa fund pėr trillet e saj __________________ Te verberit me sy
Motiv nga Ray Charls-i
Unchain my heart!* Kendon Ray Charls-i (Vret dhe dashuria... S'vrasin vetem vrasesit!)
Per sa tirane mizore Turmat lavd(!) therrasin Verberia i qorrolleps Veten vrasin ...?!
Ma ē'prangosni zemren! shpirti yt ofshan... (Keta qe kane sy Zemren ku e kane?!)
E di, cfare te mundon Qe dhembjen dot s'e mban Vrasesit s'kane zemer Njerezit sy nuk kane!
*Unchain my heart - (ang.) ma shprangosni zemren
Mrekullia e tete
Mbremja, nje ritual...Telefoni, turbullim, dehje... Ti hyn ne ditar me nje shenim te ri pesha e mungese e padurueshme pa ty...!
Larg, si sfinks i reres hapesira mes nesh s'ka fund sa te pamate e ben vetmia kur hene s'ka kund!
Kesaj nate, te vuaj vetmine...sa absurde duket, e kote dashurine me te cmuar e ka se Shtate mrekullite kjo bote! __________________ Poezine me poshte kam patur rastin ta shikoj te recituar nga vete autori ne programin "Duam me shume Shqiperine". Ishte vertet nje interpretim mjaft i bukur, qe me ka mbetur ne mendje....
Zogjte
Atje tani eshte ne prag pranvera, po kthehen zogjte shtegtare...
Te munduar nga fati, qe kurre s'na ndriti me pengun e ikjes lemsh ne fyt te lame Shqiperi morem arratine mes eres qe kujiste, detit me stuhi. (Sa here na i perpine endrrat, poshte, vorbullat ne thellesi...!)
Si erdhi' kjo ndarje kaq e larget, Shqiperi?! Ketu perendon dielli, kur lind atje te Ti...
Me vret syte shkelqimi larg vendit tim, Paris, Londer, New York, Rome, Zyrih, Berlin... Zgjohem, endem, kurrkund s'gjej qetesi, qyetit pa nate, udheve pa mbarim, te rrejne me iluzione, te vrasin me vetmi keto qytete te ftohta, me qiej te zymte! Atje te ti, mbi Adriatik e Jon te magjishme netet, praruar me yj!
Ne largesi pertej shquaj karvane zogjsh shtegtare, mbi re, lus Zotin te vije pranvera porsa te mberijne atje!
Pse parndjej zhgenjim ne shpirt mos te eshte ftohur dashuria ne gji rrenuar ura mes nesh perjete jemi ndre, Shqiperi?! Zoti mos e dhente, se ky mall ma shkallmon kraharorin pa pushim dashuria me e pamate u beka kur kapercen largesi pa kufij!
Druhem, qiejve mos mbes, para se aty te mberrij...!
Si nizam i kthyer, rrok syri horizontet nena kerrusur, ati ne varr prehet me kryet perkundruall qiejve atje ku zogjte ngahere kthehen!
Nje grusht dhe...heshtje... Rane ne paqe shpirtrat e te pareve u krye amaneti, mbetur pezull si peng ne jeten e te gjalleve! Shtati u tret, ne dhe te vet!
*
Ka zogj fatlume qe shkojne e vijne ka zogj qe nisen, por kurre, s'mberrijne nga udhe e gjate, padurimi ne fluturim ngrijne. Dhe tek i sheh atje lart ne kthimin prej se largu s'di jane te gjalle, a malli i ka ngrire ne vdekje krahehapur!
Los Angeles, Shkurt 2001 __________________
POETI
I shtinė qiellit, ai ra
Ra pėr tė mos u kthyer mė, u pėrgjak, u pėrmbys, ra
(Askush ska dy jetė!)
Bizhuterėt rendėn tė mbledhin thėrrime yjesh; tė ēmendur, tė marrė, pas hėnės u sulėn pa frymė; Diellit shumėkush mori arratinė
Ti, poet, shpirtdhembsur pėrherė, me shtatine e tij tė vrarė, tė kaltėr, mbi shpinė!
| |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Timo Flloko 18/9/2010, 03:23 | |
| Horizonti
Qielli mbi det deti nen qiell
Horizonti mes tyre: Puthje e perjetshme e te dyve!
Pusķ mallit
Malli spriti, udhe mori Nje nate per tek ty
Se ku je ne kete bote I ngrati se di?!
Netet gdhiu, dite ngrysi Udheve ne arrati
Ēu be ai, u fik, u sos A i zune pusi?!
Neper ere e suferine Mos mbet rruges, valle Ngriu fare, u be kallkan Smberriti i gjalle?!
A mos zemra nuk e qasi E hodhi jashte porte
Qė i vetem endacaku Te sillet kesaj bote?!
| |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Timo Flloko 18/9/2010, 03:23 | |
| Requiem per nje mik - Teodor Kekos
Jo, nuk do ta pijme me dot Nje gote ne bar Evropa, Teodor Kjo fundvere ngrice ma beri zemren Dhe nje bosh me la ne kraharor
!
Si do te gdhije kjo nate pa ty Hene e plote ndrin dhe yjet bien Nga lartesite e pertejme ku te pret Me porta te hapura qielli?!
Ti u nise, ike
pas na le
Ke mberritur sakaq, do te desha ta di Shpirti yt endet neper parajsa A ne ferrin e asgjese pambarim?!
Jo, mik, thua ti, koha ska kuptim Sdo mi numeroje vitet me kursim Jeta si Gobsek nje per nje
Nje mije vjet, nje ēast jane tani
Paqe paē ngahere, atje ne qiell Lus Zotin kete nate gushti Ai vete qysh sonte per ty Si nje mik goten do ta mbushe
Vetmi ti ske me
une ndjej vetmi Ne ste harrojme, nje dite do te vijme Ne baret qiellore, si dikur mbi dhe Netet e pafundesise ti gdhijme
!
Bohem, hokatar i trishtuar Mendjemprehte, poet shpirtfisnik Dashnor i detit, thellesise
Faustian e prape donkishotik!
Jo ēdo kush si ti i deshi zogjte, femijet Ndaj shkelqimi kurre ne sy stu fik Te gjithe mik te kishim ne kete jete Vetem vdekjen kishe ti armik
!
Neteve te vona, ne vetmine time Tok me heshtjen do te te kujtoj ty Ne ēdo skaj te kesaj jete, ku le veten Teodor, i shtrenjti, miku im
!
gusht 2002 | |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Timo Flloko 18/9/2010, 03:23 | |
| Do te thoja i gjithe krijimi eshte nje perkushtim i ndjere per nje mik qe nuk eshte me
*****
Pija qė deh
I thashė zemrės, je nė risk Kur kaq fort ti rreh! Pse tė trembem, thotė zemra Ndjenjat pse t'i fsheh...?!
Sa pandehma, iluzione Gracka fati ngreh?! Zemra ime, dashuria Ėshtė "pije" qė deh...!
Me shigjeta helmatuese Tė godet e ti s'sheh Le tė gjuajnė, gufon zemra S'mė vdes ai helm...!
Dhimbjen kur unė thellė ndjej Botės pse t'ia fsheh Ēfarė mė shumė se dashuria Na merr mendtė, na deh! | |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Timo Flloko 18/9/2010, 03:24 | |
| Shen Valentini i fundshekullit
Ta kushtoj Ty kete Nate te Shen Valentinit Te gjallet, prej ankthit te vetmise ngerthehen fort, tek njeri-tjetri shpresat varin... Kete nate te fundit te dashurise, ne fundin e mijevjeēarit!
***
Ne gjoks, shkelin vrazhde hije pa emer dhe s'nginjen dot tek shohin dhimbjen, si ēan zemren...!
Gjumi eshte vdekje
Oret e gjata vone percjell Gjumin mposht ne rrekje, Mbahu, them, do flesh pafund, Gjumi eshte vdekje...!
Sa here ndodh te me mashtroje Tinezisht si t'ish dehje, I tromaksur ngrihem ēart, gjumi eshte vdekje...!
Kur me merr, me ve poshte, Me perhumb ne prehje Neper endrra druaj, mos Zgjimi eshte vdekje...! | |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Timo Flloko 18/9/2010, 03:25 | |
| Braktisja e Diellit
Dita iu dha diellit, e dashuruar, gjer nė perėndim... Por u ftoh muzgu ra, u err... Mė braktise, diell, tha dita terr...!
Mallit tė njė poeti
Azem Shkrelit
Atdhe, jam kėtu, pas njė shpati, ta shoh shpinėn, kurrize tė tharė malesh, flokė ortekesh, lėshuar nga kreshtat, qė i kėrleshin erėrat lart...
Ngjitem shpinės tėnde, por, maja ėshtė larg...!
S'jam zog qielli, s'kam krahė, i lartė mali, lus zotin tė mė merren mendtė nė humnera tė bie nga malli! | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Timo Flloko | |
| |
| | | | Timo Flloko | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
| |
| |
| |
|