Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Albade.com


 
PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  ForumForum  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.123.st". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

 

 Vath Koreshi

Shko poshtė 
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Vath Koreshi  Empty
MesazhTitulli: Vath Koreshi    Vath Koreshi  Icon_minitime18/9/2010, 03:35

Vath Koreshi

DITĖT ME BRESHĖR

Nė TV, nė mbrėmje,
asgjė nė prognozat e ditės pėr nesėr,
Pėr reshjet me breshėr.
Nga ē’lloje resh, nga ē’mot dimėror,
vijnė kėto reshje as shi, as borė?
E pakapshme nga asnjė stacion meterologjik,
e di qė si breshėri do tė vish njė ditė.

--------------------------------------------------------------------------------------------------

SHPESH TI S’DI SE Ē’BĖN

S’ėshtė e thjeshtė tė dish tė bėsh.
Shpesh ti s’di se ē’bėn e dashur!
Ē’doje qė ishe ngritur si nė ethe,
ē’doje qė vije ashtu tek unė?
Kishe kėputur ca lule nė kopėsht,
kishe ndėrruar tualet e krehje flokėsh,
kishe marrė me vete dy sy tė shndritshėm plot mall.
Nė jakėn e xhaketės nė vend tė njė luleje,
kishe vėnė njė sqep skifteri xanxar.
Ah, s’ishe as grua, as vajzė e vogėl atė ēast,
ishe njė hutim plot ditė e gaz.
Ishe njė shpirt i mbushur me frikė,
njė zemėr drithėruese me natė e me dritė.
Eja pra, tė thashė, mbėshtetma kokėn tani,
mbushmi supet me ujėvarėn e flokėve,
dhe puthmė nėse erdhe pėr tė mė puthur,
dhe ēelma shpirtin, nėse erdhe pėr tė ma ēelur.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Vath Koreshi  Empty
MesazhTitulli: Re: Vath Koreshi    Vath Koreshi  Icon_minitime18/9/2010, 03:36

REQUIEM PER VATH KORESHIN NE 70 - VJETORIT E LINDJES

Shkrimtari, Letėrsia dhe Koha

Emri dhe vepra e Vath Koreshit zėnė padyshim njė vend nė merituar nė fondin e artė tė krijimtarisė mė elitare tė letėrsisė shqipe nė kapėrcyell tė dy epokave. Tė paktė janė ata shkrimtarė qė me vlerat qė mishėron vepra e tyre, arrijnė tė pėrballojnė sfidat e seleksionuese nė pėrqasje me prirjet dhe drejtimet letrare qė shoqėrojnė procesin evolutiv e tė pandalshėm tė ndėrrimit tė shekujve.
Me veprėn e Koreshit letėrsia jonė kombėtare dhe shoqėria shqiptare shėnon njė kulm, njė nivel tė ri zhvillimi intelektual dhe emancipimi shpirtėror. Tek ai mė mirė se tek cilitdo autor tjetėr, vihen re qartė ndikimi i drejtpėrdrejtė qė pati nga letėrsia e traditės, kultivimi i saj nė forma tė reja nė pėrqasje me frymėn e kohės, duke depėrtuar nė hapėsira tė tjera jashtė barrierave tė ndryshme estetike dhe ideologjike qė ngrinte sistemi totalitar. Kėtu vlen tė pėrmenden vepra e tij tė njohura si romanet Mars, Mali mbi kėnetė, apo novelat Dasma e Sakos, Haxhiu i Frakullės, Balada e Kurbinit, si edhe vėllimi me tregime Kur zunė shirat e vjeshtės etj.
Nė pėrgjithėsi vepra e Koreshit, sidomos ajo e botuar pas viteve 90" periudhė kur Shqipėria u pėrfshi nga lėvizjet e mėdha social-politike, ashtu si edhe shumė vende tė tjera tė Evropės Lindore, mund tė themi se krahas veprės sė Kadaresė, proza e Koreshit ishte arti dhe letėrsia tjetėr qė u pėrgjigjej synimeve, shijeve estetike, si edhe gjykimit tė ashpėr tė kritikės dhe tė publikut tė gjerė kėtej dhe matanė kufirit, pėr njė art dhe letėrsi tė vėrtetė, ku vėrehej shkėputja nga format tradicionale dhe arkaike tė tė shkruarit, jashtė skematizmit kompozicional, i cili pėr fat tė keq vazhdonte tė kultivohej dhe tė pėrhapej si njė epidemi edhe nė krijimtarinė e mjaft autorėve tė tjerė shqiptarė tė cilėt vazhdonin tė shkruanin edhe pas rėnies sė komunizmit, duke e kthyer kėtė tė fundit nė njė profil tjetėr simetrik me modelet pararendėse, nga Letėrsia e Realizmit Socialist nė Letėrsinė e Realizmit Antisocialist, si sintezė e papajtueshmėrisė dhe mospėrshtatjes me stadet bashkėkohore pėr lėvrimit e njė letėrsie ndryshe, nė pėrputhje me kėrkesat e kohės. Duhet tė kihet parasysh qė ishte tejet e vėshtirė pėr njė shkrimtar tė njohur, me fizionomi krijuese e stil tė konsoliduar, qė vepra e tij tashmė tė pėrcillte vlera dhe prurje tė reja si nė anėn stilistikore, nė atė semantike si edhe nė mesazhin qė do tė pėrcillte kjo vepėr nė pėrputhje me aspiratat e epokės qė po lindėte, duke ndikuar nė kėtė mėnyrė nė thyerjen e mentalitetit qė ekzistonte nė ato vite, nė njė vend ku patriarkalizmi dhe kufizimet ideologjike patėn formuar tek individi njė karakter solid e tė papėrshtatshėm me vizionet dhe principet bazė tė njė shoqėrie tė lirė. Pėr rrjedhojė, nė kėto rrethana vepra, e Koreshit na shfaqet e plotė, dinamike, e mbrujtur me frymė postmodernise dhe njėkohėsisht, duke shfaqur dendur elementė thelbėsorė tė identitetit kombėtar. Kjo vepėr u bė nė tė njėjtėn kohė bartėse e mendėsisė pėrparimtare dhe e prirjeve pėr ndryshim qė kėrkonin tė gjenin mishėrim nė artin e shkruar shqiptar duke ruajtur nė tė njėjtėn kohė fizionominė, origjinalitetin dhe dallueshmėrinė etnike qė e karakterizonte kundrejt letėrsive tė tjera, qofshin ato ballkanike, europiane apo botėrore.
Nė kėtė mozaik tė ndėrtuar mbi bazėn e faktorėve tė sipėrpėrmendur do tė pėrmendnim veprat e tij kryesore si romanet Requiem pėr njė Grua, Ulku dhe Uilli, Njė Grua me tė Verdha nė Pyllin e Budės, Ēafka si edhe pėrmbledhjen me novela Konomea.
Gjithashtu ylli i Vath Koreshit, spikat ndjeshėm edhe nė fushėn kinematografike. Ėshtė bėrė si refren tashmė fraza nė tė cilėn Vath Koreshi cilėsohet me tė drejtė si mjeshtri i skenarit nė Shqipėri. Padyshim qė Koreshi ėshtė ndėr ata kineast, tė cilėt hodhėn bazat dhe lėvruan me sukses gjininė e skenarit e cila ndryshe nga letėrsia, deri nė atė kohė kur doli kjo plejad krijuesish, mund tė themi me bindje tė plotė dhe bazuar nė fakte konkrete se nė Shqipėri nuk kish patur njė traditė tė mirėfilltė mbi tė cilėn tė ndėrtoheshin modele tė reja nė pėrputhje me frymėn dhe me kėrkesat e kohės.
Koreshi ėshtė prijėtari dhe modeli mė i pėrkyer i krijimit tė kėsaj tradite tė suskseshme nė Kinematografinė Shqiptare por njėkohėsisht, edhe njė ndėr figurat kryesore nė kėtė zhanėr, i cili pas njė pėrvoje tė gjatė dhe tė sukseshme nė kėtė fushė, mundi tė ridimensionojė format dhe koncepet qė ekzistonin pėr mėnyrėn e tė shkruarit dhe tė pasqyruarit tė realitetit shoqėror shqiptar qė nga zanafilla e tij e deri nė ditėt e sotme nė mjaft nga veprat mė tė suksesshme artistike dhe kinematografike nė Shqipėri.
Vlen pėr t'u theksuar se Vath Koreshi si personalitet i shquar i kulturės kombėtare, dha njė kontribut tė vyer nė reformimin dhe konsolidimin e mėtejshėm tė pluralitetit tė mendimit dhe forcimit tė frymės demokratike nė politikėn shqiptare. Ai ishte njė ndėr ata intelelektualė tė cilėt nuk qėndruan indiferentė ndaj ndryshimeve tė mėdha shoqėrore dhe politike qė po zhvilloheshin nė Shqipėri, pėrkundrazi ky brez krijuesish me potencialin intelektual qė bartnin nė vetvete dhe popullaritetin qė gėzonin nė publikun e gjerė tė jetės sė vendit, ushtruan njė ndikim tė ndjeshėm pėr krijimin e njė klime demokratike dhe tė pėrparuar nė kordinancė me normat morale e juridike, drejtimet politike si edhe me aspirimet intelektuale qė pėrsilleshin nga vendet e ndryshme europiane.
Nė kėtė kontekst, theksoj, se tanimė vepra dhe figura e Vath Koreshit, kontributi dhe roli i jashtėzakonshėm qė ai luajti nė pėrsosjen dhe konsolidimin e mėtejshėm tė kėtyre tri komponetėve tė rėndėsishėm e aq tė domosdoshėm pėr stadet e zhvillimit tė njė shoqėrie, nė mėnyrėn e pasqyrimit objektiv tė procesit tė saj nė kalimin nga epoka feudale, nė atė totalitare dhe sė fundmi nė epokėn moderne, janė veēori kyēe qė e sendėrtojnė imazhin e kėtij personalitetit tė shquar nė dimensionet e duhura, mbi tė cilat ai ngrihet.
Le tė jetė ky shatėdhjetvjetor i lindjes sė tij si pikėnisje pėr hulumtimin dhe botimin e veprave studimore qė kanė tė bėjnė me evidentimin dhe vlerėsimin e vlerave tė jashtėzakonshme qė bart kjo figurė shumė dimensionalėshe e cila ka qenė njė ndėr faktorėt kryesorė, tė zhvillimit dhe integrimit tė Kulturės Shqiptare si pjesė e sė tėrėsishmes nė kulturat dhe hapėsirat ndėrkombėtare.

Ermir NIKA


-----------------------------------------------

Shtėpia Bethoven Vath KORESHI

--------------------------------------------------------------------------------

Shtėpia Bethoven

Vath KORESHI

Ndėrsa ndėrronim kėmbėt herė mbas here nga mėrzia, domethėnė ndėrsa herė hidhnim tė djathtėn mbi tė majtėn dhe herė bėnim tė kundėrtėn, miku im, Mana, tha:
- Te paktėn tė ishte Sofija.
Sikur tha: "Ē'dreqin kemi qe nuk flasim?" Foli me rėnkim, me dėshpėrimin e atij qė s'di ē'tė bėjė nga asgjėja. Mė dukej i shpėrqendruar, sytė sikur i ndėrronin ngjyrė, u ikte e blerta dhe vendin e zinte njė gri e lėngėsht.
- Nė rrugėn e lumit, - tha.- Nuk ėshtė njė shesh afėr fabrikės se miellit? Qė janė ato dy ndėrtesat e verdha ku ka qenė rekrutimi?
Po, mor Mana, por po na pinin mizat nė atė me nder bar- restorant bėrė me gurė dhe pajisur me orendi karakteristike. Na kishte rraskapitur njė vapė e keqe dhe e padurueshme dhe si tė bėja tė duroja edhe histori tani? U mundova t'i ikja shikimit tė tij, por ai e kishte prere qė tė mos mė ndahej. U kthye sėrish te Sofija.
- Njė drogmene, - tha. - Njė narkotike me fytyrė tė vrarė dhe sy nervozė. E kishe vėnė re? E tharė dhe krejt e shkundur nga mishi, me cigare ne buze dhe, sigurisht, me kollėn me vete.

Sofija ishte njė mėsuese muzike, protagoniste nė njė ngjarje qė kishte ndodhur midis saj, pianistit Lukė dhe ish tė fejuarės sė tij, koristes Viktori, sė cilės shkurt i thėrrisnin Viko. Kishim qenė tė heshtur e tė mėrzitur gjer nė atė ēast, por ja, Mana ia kishte nisur asaj ligjėrate pėr njė gjė qė e dinin tė gjithė. Nuk e mora vesh se ē'qejf qe ky, sidomos pėrmes asaj vape qė po na shkrinte. Mė pyeti (mbasi bėri pėrshkrimin e njė pjese tė periferisė sė qytetit) se a e mbaja mend kthinėn qė kishte pasur Luka matanė ndėrtesave tė rekrutimit? Unė i thash po (ē'pyetje ish kjo, kthinėn e Lukes e dinin tė gjithė), por Mana kaq donte, i mjaftonte sikur edhe njė tundje e lehtė e kokės qė tė ndjehej nė rregull me bashkėbiseduesin. Dyqind metėr karshi saj, vazhdoi ai nė tė tijen, ishte shtėpia e Vikos dhe Sofija, qė po luante mendsh mbas Lukės, shkoi e iu lut qė t'i jepte aty njė dhomė me qera. Tė dyja nuk ishin mė tė reja. Vikoja kishte qenė e fejuara e Lukės qė nuk u martua kurrė, kurse Sofija qe gruaja qė po bėnte njėzet vjet qė qe ndarė nga i shoqi. Vikoja banonte fili nė shtėpinė e saj tė madhe e tė vjetėr dhe dora dorės Sofja ia gjeti anėn t'i merrte me qera njė dhomė aty tė fuste kokėn brenda. Vikoja ia dha, se ēdo tė humbte nė atė katananė e saj, qė i ngjante njė anijeje tė pėrmbysur mbetur nė mol? Shtėpi me ca si direkė e me ca si kthina rreth e rreth, me njė ēati tė sajuar gjysmė me tjegulla e gjysmė me llamarinė, shtėpi artistėsh, ē'i do llafet. Mori njė dhomė aty dhe shkaku dukej qartė: tė ishte pranė Lukės. Vikoja, dikur aq e bukur dhe delikate, ishte bėrė njė nėnole e rreptė, me njė zė tė trashė prej burri. Njė mister qė nuk dihej si e ēonte jetėn midis atyre vjetėrsirave... a tė kujtohet Vikoja, e fejuara e Lukės? Ti e di Lukėn?
Ja, njė histori tė tillė nisi tė mė tirte, njė gjė qė ruan farėn e kureshtjes edhe kur njihet e dihet nga tė gjithė. Si nuk mori ndonjė pėrgjigje nga unė, tha pėrsėri:
- E di Lukėn, pse nuk mė thua po ?
- Jo,- i thashė unė, enkas ta ngacmoja. - Nuk di ndonjė Lukė.
- Ah, ti kėrkon tė tallesh, - ma priti me pezmin e njeriut qė e kanė fyer kot sė koti.
Unė vėrvita tė djathtėn mbi tė majtėn dhe Manas iu deshėn disa ēaste ta treste njė hije pakėnaqėsie qė i shkaktova. Pastaj (sigurisht, ku i rrihej Manas?) vazhdoi pėrsėri:
- Si e futen Lukėn nė burg, Vikos, qė ishte nė korin e Operas atėherė, iu vardis ai qė i binte timpanit nė orkestėr, histori pėr tė qeshur gjithaq, por s'paskėsh qenė tamam ashtu. Vikoja luante mendėsh mbas Lukės dhe ia pohoi kėtė me zė tė lartė edhe nė sallėn e gjygjit. "Tė dua, Lukė!" i bėrtiti, kur e pa nė bankėn e tė akuzuarve tė ligur e tė qethur. Ndonjė edhe shqeu sytė, por Vikoja tregoi faqeza tė gjithėve se s'do tė hiqte dorė nga Luka edhe sikur tė vdiste. Por me kė bėnte kokėfortėsi?! E zhdukėn nga faqja e dheut dhe me kaq humbi, kurse ne nuk ditėm gjė. S'ditėm, por edhe sikur tė dinim, s'ishte ndonjė ēudi tė humbte e fejuara e njė njeriu qė e kishin futur nė burg me aq bujė. Do ta kishin ēuar nė ndonjė punė tjetėr, thamė, s'u pa mė Vikoja ne skenė, pėr shkak tė Lukės, sigurisht.
Ndėrkohė qė fliste Mana, m'u kujtua njė burrė i ri i shkretė qė e quanin Sandrino. Ai kishte. vdekur e qe harruar tani, por kishte qenė ndėr ata amantėt fatzinj qė digjej pėr Vikon. Vikoja ishte atėherė njė bukuri e rrallė dhe Sandrinoja pat lajthitur krejt mbas saj. Bėnin qyfyre djemtė e rinj me tė, por ai ishte i lumtur. Rrinte te dera e Teatrit sa ta shihte njė ēikė Vikon, sa t'i jepte njė buzėqeshje, duke pėrkulur atė trupin e tij tė hollė e tė vogėl dhe kaq ishte e gjitha. I kishte shkuar syri te mishi i bardhė i Vikos te gjorit dhe te flokėt e saj pis tė zinj.
- Iku jeta e tyre,- m'i 'ndėrpreu mendimet Mana. - Ajo kohė s'kthehet. Lukėn e kane lėnė keq edhe tani dhe s'ėshtė i zoti pėr asgjė. Shtatėmbėdhjetė vjet burg dhe pėrsėri i fundit?! As shtėpi, as punė, nuk dihet me se rron.
- Ndoshta i bie pianos nė ndonjė bar, - thashė unė.
- Pianos? Pikėrisht prandaj edhe thashė "tė paktėn tė ishte Sofija". S'ke si ia bėn kėsaj mėrzie, - u ēart papritur ai. - Pastaj edhe kėsaj vape. Sikur tė zinte njė shi, do tė dilja jashtė tė lagesha si dordolecėt e ujit.

Ky Mana ja kėshtu tė mahniste me kėto kapėrcime trallisėse. Ē'lidhje kishte pianoja e Lukės me dėshirėn e tij pėr t'u lagur ne shi?
- Njė marrėdhėnie e paparė, - erdh e u pėrqendrua Mana. Pėrfytyro Vikon tė bėrė zhele, gjithė atė bukuri, qė dihet se si i shkoi jeta nėpėr internime. Nisi me pėrdhunimin qė i bėri shoferi, ai qė ēonte ujin me autobot nė kampin e tė burgosurve. U bė ortak me kapterin ai horr shofer dhe jeta e Vikos shkoi keq e mė keq. E vėrvitėn kamp mė kamp neper internime; sa pa mbėrritur mire diku, e ēonin ne njė vend tjetėr dhe s'ka dyshim se qe ēėshtje dinjiteti, kur Luka u lirua nga burgu dhe shkoi dhe e gjeti Vikon ne shtėpinė e saj. Por Vikoja nuk e pranoi. E quajti veten tė padenjė tė mblidhej sė bashku me tė. Nuk jam Vikoja unė, i tha, shko dhe gjeje Vikon ku e ke! Qe si njė lloj qortimi ky nga ana e saj ngaqė pėr shkak te tij e kishte pėsuar ashtu. Nuk ishte mė ajo Vikoja e parė, sikur i thoshte, por edhe ai nuk ishte Luka. Mbase mė ndryshe puna e tij, por sidoqoftė edhe ai nuk ishte Luka. Kur nuk kishte qenė e zonja ta mbronte veten, sikur i thoshte, nuk i duhej ajo lloj ujdie tani. Mė mirė tė rronin me njė kujtim, ehu, kishte ikur jeta. Dhe Luka, i sėmurė dhe i pafuqi, mori atė kthinė me qira as dyqind metra pėrballė shtėpisė se saj, te ndėrtesat e rekrutimit. Pėrfytyro gjithė atė njeri! U mbyll brenda dhe askush nuk e dinte se si i kalonte ditėt. S'merret me mend se perse u suall Vikoja
ashtu, ndoshta nga dėshpėrimi. Ndoshta nga njė dėshpėrim i madh qe bie njė dashuri e madhe e humbur.
- Ti se ē'ke, - i thashė Manas. - Po mė tregon njė gjė qė e dine tė gjithė.
- Ah, e ditkan te gjithė! - Mana nxori gjuhėn tė mė pėrqeshte. - Mėrzi totale, ēfarė mund te kern tjetėr! Asgjė. Njė kėnete ku s'lėviz asgjė. Njerėzit rendin te fitojnė, te shqyejnė njeri-tjetrin. Sulet vėllai kundėr vėllait dhe askush nuk mendon mė pėr shpirtin. Po vdes shpirti e s'ka me Sofi, s'ka me Lukė e Viko. Ja se ē'kam, ē'tė kem tjetėr! Me se ta mbush ketė hiē, kur nuk ndodh asgjė? Nuk e ve re? Asgjė nuk ndodh. Ti pret tė tė shfaqet diēka dhe asgjė nuk shfaqet... unė do te flisja pėr marrėdhėniet e Sofise me Vikon, asnjeri nuk ka treguar pėr ketė. Asnjeri nuk e ka ditur shkakun e afrimit te tyre dhe shkaku ka qenė Luka, dashuria e tė dyjave pėr Lukėn. A e dije ti ketė?
- Verret? - ia prita unė, duke u treguar tashmė i dorėzuar.
- Qe kur ishin tė reja, tha Mana, qė kur Luka qe i fejuar me Vikon, kurse Sofija ishte atėherė nusja e prokurorit. Ajo e dashuronte nė heshtje Luken. Ai qe bėrė ėndrra e saj, ideja fikse. Nuk besoj se ėshtė me munduese dashuria e njė vajze te re sesa ajo e njė gruaje qe i ka kėmbėt te lidhura. Sidomos te lidhura me njė njeri si prokurori, ti e di... Dėgjo, sikur te lėviznim qė ketej? Gjejmė ndonjė vend me te freskėt, kėtu te zihet fryma. Shkojmė tek ajo tavolina tjetėr.

Mana i mori pjatat dhe gotat dhe i ēoi te njė tavolinė prane dritares.
- Merre me mend, - tha, - Gjithė ato bukuri tė dikurshme, si Vikoja dhe Sofija, te katandisur si mas me keq . Vikoja, qė e ka lėshuar veten, vishet si me lecka, ēuditėrisht nga njė grua e pafjalė dhe e ngathėt ėshtė herė e rreptė dhe noprane! Kurse Sofija ėshtė tharė e nxirė, pi duhan vazhdimisht dhe vazhdimisht tė duket sikur diēka i qan dhe i dridhet nė shpirt. Pėr to tani ka njė tė tashme qė nuk ekziston, njė tė tashme qė nuk vlen pėr asgjė. Sofija ka shkuar te Vikoja dhe kėshtu gjenin rast pėr te folur pėr atė kohė tė largėt. Vikoja e ka pranuar kėtė gjė, ndonėse e djeg pėrbrenda njė xhelozi dhe nje inat i pafashitur.
Kėshtu jane gjėrat, ē'i do skemat dhe a e kuptojmė dot ne shpirtin tonė? Luka pėrbėnte ngjarje... si tė ta shpjegoj, ti e mban mend Lukėn si dilte nė skenė, i gjate, i bukur, me ato leshra te dredhura si tė njė gruaje, pothuaj magjik, sidomos kur ekzekutonte "Koncertin Nr. l pėr Piano dhe Orkestėr" te Ēajkovskit. Domethėnė pėrbėnte diēka tė veēante, njė gjė qė tė mbetej nė mend, njė ngjarje. Kur e dėgjoje thoshe me vete se ndodh diēka, unė kėshtu e kuptoj, njė gjė qė vjen e hyn tek ty. Njė virtuoz i bie pianos dhe ti ndjen se diēka ka ndodhur, s'e di konkretisht se ēfarė, por diēka ka ndodhur dhe jeta ėshtė bėrė mė e plotė dhe mė e gėzuar. Cila do tė qe ajo grua qė nuk do ta donte Lukėn? Sidomos njė mėsuese muzike si Sofija! Sofija qe ēmendej mbas jetės se artisteve: Bethoven; Moxart, Shubert. Pastaj pėr Shopenin e sėmurė, qe qe pėr shume kohe ne meshiren e Zhorzh Sandit, tė kėsaj shkrimtareje me pseudonim emrin e njė burri. Ah, ti e di sa e egėr ishte treguar ajo kundėr Shopenit! Nuk e aprovonte veprimin e saj qė kishte nxjerrė nė rrugė njė gjeni si ai, sidomos nė njė kohe kur ky, i shtrirė nė shtratin e vdekjes, kishte pasur aq shumė nevojė pėr tė.

Nuk ndjente pikė droje tė fliste hapur pėr dashurinė e saj tė pafajshme. I kishte thėnė Vikos qė nė natėn e parė qė kishte shkuar nė shtėpinė e saj, se e kishte pasur zili qė kishte qenė e fejuara e tij. I tregoi pėr njė natė nė Teatėr, kur Luka, mbas njė suksesi vėrtet tė plotė dhe kur i kishin dhuruar aq shumė lule, ishte pėrkulur dhe e kishte tėrhequr Vikon nga plateja lart ne skenė dhe atje e kishte pėrqafuar ne sytė e tė gjithėve. Vikoja qe dorėzuar para kėtij miklimi tė sedrės dhe i vinte mirė tė tregonte edhe ajo histori nga dashuria e saj me Lukėn.

Nisi kėshtu njė marrėdhėnie mes dy grash qė nuk u rrihej mė vetėm, por hero shkonte njėra e hero vinte tjetra dhe, si bėheshin to dyja, si merrnin filxhanėt e kafesė no dorė dhe i rrufitnin, nisnin e flisnin pėr Lukėn. Ia niste Sofija, qė tregonte me njė pasion te veēantė, kurse Vikoja shikonte nė njė kėnd tė kthinės dhe dėgjonte fjalėt e saj, qė ishin si njė balsam pėr shpirtin e saj tė vrarė. Ia kishte dashur shumė Luken Sofja, ndoshta mė shumė se vetė ajo.

Erdhi njė kohė aq e ēuditshme, kur ato u ridashuruan me Lukėn. Zemrat nisėn t'u rrahin pėrsėri si atėherė. Merre me mend, edhe po rinoheshin. Njė ditė Vikoja mbėshtolli flokėt bishtkali si nė ato vite kur ishte nė kor, kurse Sofija zbriti nga kthina e saj e veshur me njė fustan tė gjelbėr tė erret dhe nė gjoks kishte vėnė njė trėndafil bojė alle. Vikoja nxori njė shishe liker dhe ca biskota, u ulėn nė njė dhomė qė qe ujdisur pėr miq me njė kanape tė vjeter dhe me njė tavolinė servisi dhe aty, mbasi pinė nga njė gotė, u mallėngjyen aq shumė sa qė nuk mundėn t'ia fshihnin dot lotėt njėra tjetrės.

Por pastaj ia behu ndarja aq e papritur dhe aq e menjėhershme. Njė mbrėmje, teksa kishin folur si pėr herė me njė lloj malli dhe enderritje, e qepėn gojėn papritur dhe ndjen se u qe gjalluar nė shpirt njė gjė pėrcėlluese dhe e rėndė Vikos iu ndez drita e armiqėsisė, kurse Sonja u ndje e braktisur. U ndanė, duke bėrė kujdes se mos thonin ndonjė gjė mė shumė pėr Lukėn, domethėnėė mos ndonjėra tregonte se e donte mė shumė se tjetra, mbasi po tė ndodhte kjo, atėherė do tė shpėrthente njė sherr qė e parandjenin se do tė qe shumė i ashpėr.

Si u ndanė kėshtu, secila nisi tė mendojė vetė pėr vete, tė mbyllura ne ato kthinat e tyre. Lukėn s'e kishin as dyqind metėr larg, por asnjėra e as tjetra nuk guxonte tė shkonte tek ai. Nuk e dinin se ē'bėnte atje i drobitur nga sėmundja. Sofija s'e kishte njohur kurrė nga afėr, nuk pat biseduar kurrė me tė, kurse Vikoja, mbasi s'e pat qasur tė rronin bashkė, s'mund tė shkelte mė nė pragun e tij.

Por ishte e pamundur ta duronin gjatė ate gjendje. Sofija kalonte ēdo ditė nėpėr ca kallurėme tė rrjepur pranė shtėpisė sė tij dhe shikonte morine e dritareve e tė syrėzve me qepene tė pluhurosur me shpresė se mos
kushedi e shihte rastėsisht. Por Luken nuk e pat parė kurrė. Njė dritare, qė thoshin se ishte e tija, rrinte vazhdimisht e mbyllur nga njė grilė qė kishte qenė dikur e gjelber, por qė qe ēngjyrosur, nxirė e shkatėrruar tani. Ja, as dyqind hapa dhe mbrrije tek ai, nė njė kohė qė kishte njėzet vjet qė e digjte dėshira pėr ta takuar. Kishte qenė e pamundur, kishte ikur gjithė ajo kohė nė pritje tė njė dite qė nuk vinte kurrė. Nė fillim kishte qenė nė mes Vikoja, pastaj ai burg aq i gjatė.

Jo, nuk mund tė duronte mė Sofija dhe njė mbasdite, kur tė gjithė bėnin gjumin e drekės, veshi fustanin e gjelbėr me trendafil bojė alle dhe, ndėrsa zemra i rrihte sikur do t'i ēahej nė kraharor, u nis. Hyri nėpėr ca labirinthe oborresh qė tė ēonin te Luka, dy plaka i treguan rrugėn nga duhej tė kalonte dhe ajo ndjehej aq e shashtisur, sa i thoshte vetes se ishte mė keq sesa njė vajze e re qė shkon nė takim pėr herė tė parė. Trokiti nė derėn e tij dhe nga brenda dėgjoi zėrin e zvargur tė Lukės qė i tha "Hyr!".

Ai rrinte shtrirė nė njė krevat tė vjetėr me kokėn mbėshtetur nė jastėkėt e vėnė te pėrkrerėsja. Ishte i drobitur dhe nuk po shquante dot se kush kishte ardhė tek ai. Sytė e mėdhenj, dikur aq tė bukur, i qenė futur nė gropėzat e thelIa dhe i digjeshin si nga ethet. "Dua tė bisedoj me ju", i tha Sofija. Atij i rrėshqiti njė nėnqeshje nė fytyrė dhe puliti qepallat, sikur ta kishte pushtuar prehja. Mbas njė hopi i ēeli sėrisht sytė dhe i ktheu nga ajo. "Jeni ju?", i tha nė njė mėnyrė tė tille qė Sofisė iu duk tepėr intime. Kėrceu dhe i tha me njė zė qė i mbytej nga mekja: "Mė njhni? Ju mė njihni?". "Po, jeni ju, - ia kishte kthyer Luka me sytė e pulitur, si i zhytur nė njė kohė tė largėt, - Jeni ju". Sikur i thoshte: "Ju qė kishit rėnė nė dashuri me mua, por qė nuk patėm rast tė flisnim ndonjėherė".

Kjo kishte qenė shkatėrruese pėr Sofinė dhe nuk kishte mundur tė pėrmbahej mė. "Mė njihni?! Mė njihni?!", i kishte britur dhe ishte gati t'i hidhej nė gjoks. T'i hidhej dhe ta merrte pranė vetes, t'ia kapte duart e t'ia puthte. Pastaj t'i lutej me pėrgjėrirn. Qė ta pranonte tė rrinte me tė gjithe jeten, deri nė vdekje. "Mė lini tė rri kėtu me ju!" i thirri, duke u dridhur e tera. Pastaj i kishte rrėfyer me njė tiradė tė gjatė se e kishte dashur aq shumė sa qė, kur i shoqi dha atė denim aq tė rėndė pėr tė, ajo kish nisur ta urrente, gjersa kishte ardhė dita e lumtur qė e kishte ndarė. Si mund tė dėnohej njė njeri si ty, i tha, dhe pse? Vetėm e vetėm sepse ekzekutove ne piano ca pjesė tė Bethovenit sipas Bart Bakarakut, i cili konsiderohej si njė modernist i rrezikshėm. 0 kuje, 0 tmerr, shih se ēfarė shtaze! Si mund tė rrija mė me atė njeri? Jo, kurrėn e kurrės. Sidomos mbas asaj qė ai me pyeti nje herė se ē'kisha qė isha bėrė ashtu mbas burgosjes tuaj? Por unė as qė pyeta dhe i thashė se isha bėrė ashtu ngaqė ju dashuroja. Dhe qė atėherė s'kish patur asnjė njeri tjetėr nė zemėr veē Lukės. Kėshtu i kishte folur si te shfrynte njė duf dhe Luka qe pikėlluar shumė pėrpara shpirtit tė saj. Dukej fare qartė se qe e semurė dhe e marrosur nga dashuria pėr tė. Luka, duke tundur kokėn nė menyre dramatike, perfytyro leshrat e tija tė dendura, tė gjata dhe tė thinjura krejt, ata sytė e mėdhenj bojė kafe nė tė errėt me njė shkėlqim prej tė sėmuri, fytyrėn e tij tė hequr, tė zverdhur nga burgu me xigoma tė kercyera qė i jepnin hijeshinė e njė aktori, pra, tek tundte kokėn kėshtu nė mėnyrė dramatike, kishte bėrė shenjė me gisht nga ana e murit si pėr tė treguar diēka nė mėnyrė tė fshehtė dhe i kishte thėnė: "Jam nė tė ikur". Prapa, nė mur, ishte nje pllakat me Nurejevin, nė njė skenė nga baleti Zhizel. Tartari fluturues, balerini mė i madh i tė gjitha kohėrave, kishte qenė mik me tė, kishin jetuar bashkė nė njė konvikt tė Petėrburgut pėr disa vjet, por tani Nurejevi po bėnte kohė qė kishte vdekur. Kur kishte qenė student edhe ai, si Nurejevi, i kishte bėrė pedagogėt ta duartrokisnin mbas njė ekzekutimi virtuoz nė piano. Nurejevi kishte vdekur, pra kishte ikur nė rrugėn pa kthim, dhe ja tani edhe Luka, edhe ai ishte nė tė ikur. Sofija e kishte kuptuar se ēfarė i thoshte, lotėt i binin si breshėr, sepse ai sikur psherėtinte pėr fatin e tij dhe i thoshte se s'donte tė gėnjente njeri pėr ca ditė jetė qė i kishin mbetur. E kishin kapur Sofinė ca tė dridhura konvulsive, donte tė qante me ulurimė, por s'mundej. Ishte ngritur dhe kishte ikur si e mbėrthyer nga ngerēi i vdekjes.

Edhe Vikoja. Edhe ajo do tė bente po atė gjė dhe nė tė njėjtėn mėnyrė si Sofija. Domethėnė, ashtu si kishte shkuar Sofija fshehurazi saj, do tė shkonte edhe ajo te Luka fshehurazi Sofisė. U nis me mendjen t'i thoshte fjalėt mė tė bukura. T'i kėrkonte ndjesė qė s'e kishte pranuar nė shtėpi, tė qante pėpara tij pėr tė lehtėsuar shpirtin dhe ta merrte me vete nė shtėpinė e saj e t'i thoshte se nuk do tė ndaheshin mė kurrėn e kurrės. Por, sa kishte shkuar te Luka, tė gjitha i kishin dalė tjetėr pėr tjetėr. S'dihet se pėr ēfarė shkaku, por, nė vend tė atyreve qė kishte menduar se do t'i thoshte, fjalė pas fjale, kishte dalė te sherri. I kishte thėnė se kishte qenė ai qė qe bėrė shkak qė u qe prishur jeta ashtu, kishte qenė faji i tij qė nuk e kishte ruajtur veten dhe ishin marrė nė qafė kot sė koti. Kushedi se si i vinin sė thelli ato fjalė qė nuk e kishte menduar kurrė se do t'ia thoshte Lukės ndonjė ditė. Ai e shikonte me sy tė ēuditur, tė vrarė dhe me njė nėnqeshje gjithė brengė. Mbase kujtonte Vikon atėherė nė gjyq tė skuqur flakė, tė tronditur dhe gati t'i sulej kujtdo qė do tė guxonte tė prekte Lukėn? Ndoshta kujtonte sa zemer i kishte dhėnė, kur kishte thirrur mes heshtjes dhe frikės sė njerezve nė sallė tė gjyqit: "Tė dua, Lukė!" Ē'ishte kjo Viko tani, si qe bėrė ajo ashtu ?!

Vikoja kishte ikur nga Luka duke qarė dhe pa ditur se si tė ngushellohej. Erdhi dhe u mbyll nė shtepi dhe nuk dha shenjė mė nė ishte e gjalle apo jo...

Mana e qepi dhe foli njė copė herė me vete. Unė mendova se e la me aq atė histori tė dhimbshme, por ai u hodh nė njė degė tjetėr dhe nisi tė mė tregojė pėr xhuboksin e Sofisė. Sofia, mbas zėnkės qė pati me Vikon, kishte ikur nga shtėpija e saj dhe, mbasi nuk qe dukur kund pėr disa kohė, ishte kthyer pėrsėri nė atė lagje tė humbur, qė Mana i thoshte periferi. Tani fjalėn "periferi" ai e pėrdorte nė mėnyrė metaforike. Isha i bindur pėr kėtė, ky kishte qenė edhe shkaku qė e kishte nisur atė tregim anės e anės. E kishte nisur me historinė e vjetėr te Sofisė me Vikon pėr tė dalė te njė barrakė qė ndėrtoi Sofija. Foli pėr Klod Debysi, tha se Sofija ishte e ēmendur mbas muzikės se tij dhe nisi te flas pastaj pėr "Hėna zhduket mbas tempullit qe s'ėshtė mė" dhe pėr pėrfytyrimet qė tė ngjall njė muzikė qė tė zbret nė shpirt si mister, si ngjyrė, si largėsi. Pastaj pėrqeshi veten dhe tha se nuk ishte as mė shumė e as mė pak veē njė banor i periferisė, njė nga ata "bohemėt" qė jeta e kishte hedhur nga qendra nė skaj. Nuk i bėnte dot ballė qendrės. Qendra tani qe mbushur me matrapazė dyqanesh, me matrapazė gazetash, me matrapazė politik , me matrapaze shtetėrorė. Qendra qe mbushur me pluhur e me zhurmė te ēmendurish, me rrėmujė e berihajė qė as qė pyeste mė pėr kurrfarė shpitti. Ajo qė ndodh ne qendėr ėshtė njė centrifugė qė s'do' t'ia dijė pėr njė shpirt delikat, por e hedh nė periferi si plehrat, si gjithė mbeturinat. Njė artist, njė violinist i njė orkestre sinfonike, siē ishte ai, nuk mund tė hahej me asnjėrin nga ata tė qendrės, ata e mundnin. E quanin edhe tė marre kur e shihnin me kutinė e violinės nėn sqetull. Edhe Sofinė po ashtu e kishte mundur jeta. Ajo kishte prurė aty atė xhuboks, njė klithme pėr njė gjė qė kishte zėnė ta mbulojė pluhuri, njė thirrje pėr t'u pėrmendur. Mana bėhet pėrqeshės nė atė dėshpėrim qė e ka zėnė.
- Ah, qendra, perc, - ia bell. - Atje ndėrtohet lloj- lloj pallati, lloj- lloj hoteli, por nuk ekziston asnjė lloj kujtese pėr godinat, ke vėnė re? Ato marrin njė kuptim kur lidhen me botėn e shpirtit. Shih pėr shembull njė barrakė tė shtrembėr me njė gjė aq tė veēante pranė njė gjeniu tė semurė si Luka...
Mana skuqet i tėri dhe sytė i erren si njė qiell i mbyllur nga retė. Ai ka njė keqardhje tė pafund qė njerezit nuk dijne t'i vleresojnė disa gjėra. Mbas prishjes me Vikon dhe mbas asaj qė i kishte ndodhur me Lukėn, Sofija ishte zhdukur pėr disa kohė dhe ishte shfaqur sėrish nė njė pasdite me diell qė tė digjte. Qe fare e shkatėrruar. Qe nxirė e qe tharė edhe mė keq, cigaren s'e hiqte nga buza dhe kishte prurė me vete nja dy si biēim punėtoresh a si biēm hamejsh, tė cileve u jepte lloj- lloj urdhrash. Kishin filluar tė hapnin njė cope vend nė njė shesh qė kishte qenė me plehra, diku nė mesin e ca godinave qė ndėrtoheshin, diku mes njė restoranti dhe njė moteli me fasade nga rruga. Sajuan njė truall tė vogel, prunė njė karroce me dėrrasa dhe askush nuk pyeti se ē'do tė bėhej aty. Zgėqe tė tilla ndėrtoheshin kudo, sidomos nė periferi, pėr tė cilėt as qė pyeste kush. Sofija ndėrtoi aty barrakėn e vogel me dėrrasa, njė bar ku do tė shėrbente vetė dhe pruri njė xhuboks, njė si arkė me mekanizmin e ngrehjes e me altoparlantet qė kushedi se ku i kishte gjetur. Gjithēka sikur mori hijen e njė kohe tė largėt me atė kuti teneqeje tė zezė me dy altoparlantėt qė i hapeshin si hinka anash dhe sidomos me nje tabelė tė vėnė nė hyrje tė derės, ku shkruhej "Shtepia Bethoven". Njė tabelė e bėrė me shkronja gotike nga nje piktor, me ca viza te perdredhura tė verdha te arta, qė tė kujtonin pentagramin e muzikės. Shumė as qė e dinin aty se kush qe ky Bethoveni dhe pse ishte ajo shtepi e tij. Par erdhi njė pasdite, pėr tė cilėn ėshtė nisur Mana tė tregojė, pra erdhi njė ēast kur Sofija, pasi e kishte kurdisur xhuboksin dhe kishte vėnė nė tė njė pllakė me Sinfoninė Nr.6 tė Bethovenit, pastaj, si e kishte hapur dhe e kishte ngritur nė maksimum volumin e tij, qė dėgjuar buēima e orkestres qė tė trondiste. Sofia kishte dalė te dera dhe shikonte e priste tė shihte se ēfarė do tė ndodhte. Sikur reshtėn zhurmat, sikur u prenė lėvizjet para asaj buēime orkestre dhe gjithēka po mbulohej me njė dritė magjike. Muzika pėrhapej si njė erė me freski dhe sa vinte e behej mė e fortė. Njerėzit mbanin kėmbėt e linin punėt, dikush ēelte derėn e oborrit a kanastat e dritares.
- Pėrfytyro, - tha Mana me sytė e ndezur, - ato shtėpi tė vjetra, njerėzit e fishkur nga asgjėja, gjithēka e pėrgjumur dhe banale, karroca qė gėrvėlijnė dhe shkarkojnė grumbuj plehrash nė periferi. Njė Bethoven qė i mbulon tė gjitha, del si nga qielli me njė gjė hyjnore qė kėrkon tė pėrtėrijė dhe tė gjallėroje gjithēka. Sofija thėrret me shpirt Lukėn, do qė ta zgjojė dhe ta ribėjė, thėrret teė vijė pėrsėri njė ēast qė ai tė dalė nga vdekja e tij dhe tė eci drejt saj, drejt Sofisė qė i dridhet shpirti nga malli. Tė vijė me ata flokėt e gjata qė ia shpupurit era dhe me ata sytė e tij tė bukur. A ka vrull mė tė madh shpirtėror se ai qė tė pushton duke dėgjuar atė muzikė qė ka vėrshuar mbi atė gri tė vdekur dhe mbi atė pluhur tė skajeve tė qytetit? Sikur vėrshojnė erėra e ujėra dhe sikur shushurijnė pyje, mbushet gjithēka me frymė e me gėzim qė, o Zot, ku kanė fryrė edhe njė herė tjetėr ashtu? Si nuk qenė lėkundur me parė ashtu kurora lulesh e maja drurėsh, si nuk kishte rendur nėpėr livadhe erė e lagėsht e njė mati pas shiut, ku pikojnė pika dhe shtillen re tė bardha nė njė qiell pafundėsisht tė kthjellėt dhe pafundėsisht tė kaltėr? E jashtėzakonshme! - thotė Mana i pėrlotur nga fjalėt e veta. - Kjo ėshtė ngjarje, kėshtu mund tė thuash se ndodh diēka...

Nė kėtė ēast, kur Mana qe pėrndezur kėshtu, zuri tė bjerė njė shi i ngrohtė vere. Kishte fryrė njė erė qė nuk e kishim vėnė re, jashtė qe ngritur pluhuri dhe vėrtiteshin shtjella dhe nė toke binin pika tė mėdha. Mana sikur i harroi tė gjitha. Mana u ēmend kur vuri re shugullimėn e drurėve dhe shtjellimin e shiut. Vetėtiu nėpėr qiellin e vrenjtur.
- Zuri?! - kėrceu e pyeti tė zotin e bar-restorantit qė dremiste te banaku.
- Ja, erdhi, - tha ai, i zgjuar e i pėrmendur.
Mana u hodh me vrull dhe doli pėrjashta. Qe bėrė mė keq se njė kalama, e kishte pasur tė vertetė dėshirėn tė lagej si dordolec. Lėshoi njė britmė dhe rendi nėpėr kallurėmet drejt ures. Ndurkaq shiu binte i rėndė, i ngrohtė, i vrullshėm. Po ndjeja se ai shi mė kishte shpėtuar nga diēka qė s'doja tė zihej me gojė. Po tė mos kishte zėnė shiu, Mana do tė ishte duke mė treguar tani se si ia prishėn Sofisė "Shtėpinė Bethoven". Vėllezėrit e Vikos, tė tmerrshmit. Thanė se ishte pronė e tyre trualli i atij bari, do tė bėnin aty njė supermarket, dhe s'pyetėn pėr kėrkėnd. Ky shi mė kishte shpėtuar nga trishtimi qė tė kap, kur pėrfytyron se si i vėnė kazmėn barrakės dhe si e hedhin xhuboksin jashtė. Edhe Mana prandaj pat kėrcyer ashtu nga vendi, me siguri kishte dashur edhe ai tė shpetonte nga kjo gjė e trishtme. Por mbase edhe nga qė tė ngjallen shpresa nė njė ditė tė tillė me shi. Tė ngjan se diēka do tė ndodhė, se diēka do tė vijė e do tė shfaqet, mbasi tė pushojnė pikat e shiut dhe mbasi tė reshtė lėkundja e drurėve nėpėr mjegull. Mbase njė dritė tjetėr do ta ketė pushtuar qiellin, thua, mbase diēka e tillė si e blertė bojė manushaqe...

T-Observer.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
 
Vath Koreshi
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: