Albania.123.st
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albania.123.st
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albania.123.st
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Albania.123.st


 
PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  ForumForum  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.123.st". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

 

 Isuf Luzaj

Shko poshtė 
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Isuf Luzaj  Empty
MesazhTitulli: Isuf Luzaj    Isuf Luzaj  Icon_minitime16/9/2010, 02:20

Dr. Prof. Isuf Luzaj
Lindur ne Kanine te Vlores, me 21 Shkurt 1913


Edukimi:

*Fitoj Lisence per te dhen mesim ne Literature. (1933)
*Dipllomuar me Masters of Education in Philosophy. (1935)
*Certifikuar me Doktorat ne Filozofi nga Universiteti Parisit ne Sorbon. (1937)
*Certifikuar me Doktorat ne Leteresi nga Universiteti Parisit ne Sorbon. (1938)


Puna dhe Cmimet:

-Profesor i Letersise Frenge ne Buenos Aires, Argjentine.
-Dhuruar me medalje floriri nga Parlamenti Argjentinas ne vitin 1954 si “Luchador Por La Paz” (ose “Luftetar per Paqe”)
-Ne 1956 i dorezohet medalja “Paqe” nga Presidenti Amerikes.
-Profesor i gjuhes Spanjisht dhe Frengjisht te University of New Hampshire
-Profesor i Filozofise dhe Chariman of Modern Languages te Barat College, Illinois
-Profesor i Literatures Franceze te St.Josef College of Indiana.
-Chair of Philosophy te University of Indiana ne Illinois.
-1965- Ngarkuar me detyren Kryetari i Organizates te Ballit Kombetar ne Amerike.
-1984- Dhuruar nga Presidenti Regan me Academical Award for Outstanding Accomplishment.
-1996-Dhuruar nga Presidenti Clinton me Certificate of Appreciation.


Ndermjet veprave te botuara:

Los Rios Bajan Rojos (ne Spanjisht)
Ekzistenca dhe boshesia
Lamtumira e yjevet
Semundjet e Shekullit


Lista e Punimeve (ne proze dhe poezi akoma te pabotuara):

Fizika shoqerore
Shkallet e kalvarit
Simfonia e humorit
Pertej se mires dhe se liges
Rindertimi i fuqive shpirterore
Perpjekja e viganeve- lufta
Ditari Politik e Vlores
Origjina e njeriut
Procesi evolutiv i fuqive shpirterore
Ethet e stineve
Hala peshku ne zemer
Eseca dhe ekzistenca
Njolle historise
Flete dimerore
Flete terfili
Antena jehonash
Laberija
Legjenda labe
Murmuritat e Shushices
Hijet e dhembjes
Rilindja
Vallja e yjevet
Perpjekja
Ditari i nje zonje shqiptare
Ekstazi dhe agonia
Burgu pa roje

(dhe shume te tjera)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Isuf Luzaj  Empty
MesazhTitulli: Re: Isuf Luzaj    Isuf Luzaj  Icon_minitime16/9/2010, 02:21

Kushtrimi
Isuf Luzaj

Qe ne Vardar e ne Kocke
Me nje traste e me nje vocke
Trokell shtepi me shtepi

U, jam Fakri i Qabese
Kam ardhur qe t’ju therrese
“Te lufetojme per liri!”
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Isuf Luzaj  Empty
MesazhTitulli: Re: Isuf Luzaj    Isuf Luzaj  Icon_minitime16/9/2010, 02:21

Konflikte fatidike
Isuf Luzaj
nga punimi “Gjurma renkimesh”


Kam nje fjale si nje hale
Qe ne mushkeri e ne mes te gurmazit
As e nxjerr dot me peshtymen e vrerit
Nuk me cliron askush dot nga zgjedha
Qe me peshon ne zverk si nje denim
As e pertyp dot t’ia dergoj melcise
Ta kete rezerve per meshikezen e helmit
Po ta nxirrja dot me gelbaze te durimit
Te peshtyja ne liqer te liges se Miciganit
Do ngordhte fauna dhe flora
Me i forti helm eshte helmi i te gjallit
Konflikti ne mes te jetes e t’idealit
Eshte kryqi yne per ne mal te Kalvarit
Vetem i dobeti gjen prehje ne pendim.
Dhembja eshte bija e deshperimit
Del ne siperfaqe te lumit te jetes
Konflikti i mendimit me realitetin
Konflikti i realitetit me aparencen
Konflikti i aparences me shpresen
Konflikti i shpreses me besen
Konflikti i beses me iluzionin
Konflikti i iluzionit me idealin
Konflikti i idealit me endrren
Konflikti i endrres me deziluzionin
Konflikti i ketij me doreheqjen
Konflikti i kesaj me vdekjen
Konflikti i vdekjes me harrimin
Jane keto konflikte qe skaktojne mjerimet
Linden dhe vdesin qyteterimet
Lumi i shekujve ben punen e tij.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Isuf Luzaj  Empty
MesazhTitulli: Re: Isuf Luzaj    Isuf Luzaj  Icon_minitime16/9/2010, 02:21

Keshtu foli Zarathustra! *
Isuf Luzaj
nga libri “Semundjet e shekullit tone”


Harro, o njeri hallet e jetes,
Harro cdo mjegull te zeze qe qe dje,
Nxirr nga kraharori macin e egert
Qe te cingris cdo skute mushkrije,
Mbushe mendjen: me hena, me yje;
Ec neper gjurma te zonjes, se VERTETES.
Ne mos pace burim diturie:
Me te forte, me fenere qartesie
Merr e lexoi “Kujdeset e Bletes”.

*Veper e F.Nices
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Isuf Luzaj  Empty
MesazhTitulli: Re: Isuf Luzaj    Isuf Luzaj  Icon_minitime16/9/2010, 02:22

Fisnikeria e nje libri
nga Prof. Koli Xoxi
Hyrja e librit “Semundjet e shekullit tone” nga Isuf Luzaj.

Vepra filozofike “Semundjet e shekullit tone” me autor Isuf Luzaj ka karakter te theksuar njerezor. Ideja themelore e saj eshte: Pa nje shpirt fisnik, pa nje edukate dhe karakter te fuqishem, shoqeria do te mbetet gjithmone ne stanjacion te plote. Po te kemi kete parasysh, atehere duhet ardhur ne perfundim se botimi i kesaj vepre eshte i domosdoshem per vendin tone, sidomos sot.

Qe ne fillim, autori ne “Keshtu foli Zarathustra”, veper e njohur e Frederik Nices, veren: Gjithcka qe shkruhet e thuhet e nuk ben thirrje per drejtesi njerezore eshte e kote, sepse pa kete nuk ka shoqeri te vertete, mungon cilteria, e cila vendos per gjithcka.

Karakteret prishen nga regjimet totalitare te gjithellojshme, sepse keta e shtypin, e zhdukin dinjitetin njerezor. Terrorizmi, ne pergjithesi, eshte mema e gjithe te keqijave, sepse e shkel, e eliminon shpirtin njerezor shume shekullor. Vlera e perbashket politike eshte pasuri dhe miresi, dhe, drejtesia eshte nje nga kriteret me te larta te botes shpirterore, pa te cilen vet njeriu eshte amorf dhe rrjedhimisht nuk mund te kete asnje vlere. Shqiperia, sipas autorit (dhe me plote te drejte) ka nevoje per figura te fuqishme morale. Ato e shkundin ate nga amullia ne te cilen vegjeton.

Autori jep mendimin e tij dhe per rendin demokratik te nje vendi, mendim i huazuar nga filozofi i degjuar francez Bergson, sipas te cilit, demokracia duhet te mbeshtetet ne pervojen shekullore te nje kombi. Ajo nuk mund te qendroje ne ere.

Autori eshte i bindur se vetem besnikeria ndaj se vertetes e con boten perpara. “Shpirti dhe lenda (materia) jane dy parime te bashkuara ne te njejten qenie, e cila quhet NJERI”. Pa shpirt nuk ka qenie njerezore dhe studimi i personalitetit njerezor eshte pune e veshtire. Si duket, autori e njeh mendimin e prere te Hygoit, sipas te cilit roli i mesuesit ne shkolle eshte qe nga nxenesi te farketoje nje njeri. Zoti i vertete eshte shpirti njerezor dhe feja e mire eshte ajo qe ka dale nga vullneti hyjnor per jeten. Njeriu duhet ta pastroje shpirtin ne lufte me djallin, trurin nepermjet gjimnastikes se tij, pavaresisht se nuk e arrin pastertine e plote. Shoqeria njerezore permiresohet shkalle, shkalle dhe vetem nepermjet perpjekjeve te medha, me ndihmen e te gjitheve dhe sidomos nepermjet perparimit te shpirtit dhe te edukates.

Autori ve ne dukje disa te meta te shqiptaret, te cilat duhet te kihen parasysh, sepse ato kane lindur gjat historise fatkeqe te tyre. Shqiptaret, thote ai, duke mos e perjashtuar as veten, kane gdhendur ne shpirtin e tyre vese te egra, te trasheguara nga pushtimet e ndryshme: barbare, bizantine, osmane, fqinjeve te eger. Kjo tradite, e mbushur me vese, duhet te krasitet dhe pastaj te zhduket nje here e mire. Ato vese perbejne nje virus qe duhet pastruar medoemos, ne qofte se deshirojme te shkojme drejt qyteterimit njerezor.

Ne kete liber rendesi vendimtare i jepet rolit te edukates, te arsimit, duke patur bindje se shqiptari fare mire mund te sherohet, perndryshe nuk do te arrihet qellimi fisnik, i cili nuk eshte asgje tjeter, vecse “e mira e pergjitheshme”.

Nuk i duhet vene rendesi pamjes se jashtme, sepse fare mire ajo mund t’i ngjaje nje kenete dhe te demtoje rende shoqerine. Ne kete rast shoqeria eshte e semure dhe i ngjan “nje korkodili te madh”. Pa virtyte morale asgje te mire nuk ka ne jete dhe kjo, shoqeria, behet ujk per njeriun. Autori perserit rolin negativ te totalitarizmit. Ky eshte “anarkizem” qe nuk i jep asnje vlere shoqerise. E mira eshte vertetesi dhe bukuri.

Autori ngre lart rolin e poezise se vertete morale ne jete. Poezia e Dantes eshte e mire sepse eshte morale. Ajo perfshin ne te vertete edhe fisnikerine e artit. “Poezia ekziston si art kur poema e lexuar na ben te qajme, te qeshim, te pendohemi, te korigjohemi”. “Parajsa e humbur” e Miltonit, i permbledh te gjitha cilesite e poemes: “Virtytin, ekstazen, pastertine shpirterore…edukimin dhe mbi te gjitha muziken qiellore”. Autori me te drejte ngre lart Hygoin, Homerin, Geten, Shilerin, Miltonin, Mysen, etj., por dhe Konfucin, Buden, Krishtin, Muhametin, sepse edhe ata kane ne veprat e tyre poezine e vertete, sepse prekin fort mendjen dhe shpirtin te njeriu. Per autorin, poezi e paster eshte ajo qe mundohet te shprehe sa me sinqerisht, sa me vertetesisht mendimet, ndiesite.

Sic shihet, bota shpirterore e Prof. Isuf Luzaj-t eshte shume e pasur, e cilter, sepse eshte bota e kultures, e edukates dhe e gjithe cilesive dhe vlerave te shumta humane. E rendesishme eshte se autori keto kerkon t’i shikoje te tere shqiptaret.

Per te gjitha keto arsye eshte e domosdoshme qe keto studime filozofike te botohen, me qellim qe lexuesi shqiptar t’i njohe dhe te reflektoje fort ne mendjen e tij, te forcoje vullnetin dhe optimizmin per te ardhmen. Vetkuptohet se, pa nje arsimim te gjithanshem, asgje nuk mund te arrihet.

Tirane, me 1 tetor 1999
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Isuf Luzaj  Empty
MesazhTitulli: Re: Isuf Luzaj    Isuf Luzaj  Icon_minitime16/9/2010, 02:23

Disa citime nga libri "Ekzistenca dhe boshesia" :

"...do te mundohem te sqaroj konceptin tim per problemin e ekzistences se Zotit dhe te MOSEKZISTENCES se Zotit, qe une e kam quajtur : EKZISTENCA DHE BOSHESIA..."

"Ekzistencializmi eshte nje filozofi qe lindi nga angushia e deshperimit te Kristianizmit; eshte nje menyre mendimi qe ka mbajtur METAPSIKOLOGJINE KRISTIANE, ndersa braktisi METAFIZIKEN KRISTIANE."

"...Duhet permendur perkunder disa mendimtareve te ketij fundshekulli se e ashtuquajtura filozofi ekzistencialiste nuk eshte domosdo ATEISTE. "

"Sipas filozofeve katolike, lumturia bazohet ne BESEN dhe vjen nga BESA.

Mirepo, duke i ndenjur besnik logjikes, as besimi as mosbesimi, nuk mund te shpjegohen me ane te BESES.

Vetem nje besimtar i vendosur mund te pohoje qe besa e tij mund te jape shpjegim e llogari te eksperiences se tij fetare.

Po ashtu, vetem ateisti mund te thote c’eshte ATEIZMI dhe c’eshte eksperienca e tij logjike qe e shpie ne kenaqesine e zbulimit te se vertetes, te cilen ai e beson."

"Po te studiojme filozofine e Historise, do te shohim qarte se per arsye te relacionit te imte ne mes te shoqerise dhe te besimit, ateizmi eshte shfaqur si kundershtari i besimit, si nje besim i perkufizuar mire, si nje armik i besimit ne fuqi ne ate shoqeri njerzore, ne ate kohe, na ate vend.

Ky mendim na sqaron paradoksin aparent qe disa nga gjenite e mendimit boteror qene akuzuar si ateiste nga shoqeria e kohes se tyre dhe denuar me vdekje si p. sh. Faraon Akhenaten, Sokrati, Krishti, Muhameti, Mahatama Gandi."

"Nje njeri qe jeton per ideale te larta eshte e pamundur te besoje qe te jete i kenaqur me idene se jeta nuk ka tjeter perfundim vecse veten e saj : jete materiale."

"Ne kete botekuptim te ri per mua, arrita ne zberthimin elementar te ekuacionit: ateizmi eshte nje faze neurotike, semundje deshperimi e njeriut qe i tmerruar nga padrejtesite e jetes dhe nga ideja e varrit, ben kryengjritje kunder Zotit. "

"Eshte e nevojshme te nenvizojme se Marksi, i cili e konsideronte veten si nje njeri shkence, nuk ndjeu detyrimin per te vertetuar ose per te justifikuar asgje mbi c’tha per besimin. Ateizmi i Marksit nuk eshte shkencor. Ai qendron vetem ne situacione emocionale dhe duhet shpjeguar me mire nga psikologjia shkencore sesa nga ekonmia politike qe eshte false."

"Ndodhe qe edhe besa fetare qe eshte nje nga aktet me autentike te ekzistences se njeriut, disa here kundershton driten e arsyes se njeriut te qyteteruar. E dime qe as arsyeja nuk eshte nje drite absolute, ndaj besa fetare eshte nje akt shume i nderlikuar. Emocionet disa here e drejtojne njeriun dhe arsyen e tij drejt AGNOSTICIZMIT."

-----------------------------------

Hydai Luzit – Hero Kombetar
nga: Isuf Luzaj
Gusht 1997

Kusheri vellai! Jam ku me le ti
Ketu ku me prite tridhjete vjet me pare
Nga poli i Jugut ne pol te Veriut
Per ty erdha; djeg i shkreti mall
Te perqafova me lote ereziu
Pra u ngushelluam per c’na pati ngjare
Per babe e per nene qe ikne e na lane.

Hem te gezuar, hem duke qare
Ashtu si kur foshnje vellezer te pa ndare
Bashke na digjte vapa, bashke na zinte shiu.

Ti ike me le, me pare radhes tende
Peng ne zemer qe s’tu gjeta dot mbane
Nuk e gjej dot, me shpirt as me mendje
Perse s’me thirre. Ku iken ku vane
Nje mije kujtime bshke te jetes t’ene.

Qe ne foshnjeri, kur loznim ne leme
qe ne djaleri ne vije te zjarrit
Si dy binjake, nje babe nje nene

Te shoh qarte si ne pasqyre kristali
Shkriheshe ne gaz kur carmatsoje italianin
Te vinte keq kur shihje si qanin
Pepinot e Duces, si foshnja e pangrene.

Me thoshje ngadale me zemer ne zene
“Keta nuk kane faj – kusheri vellai
Leri te ikin, kane babe e kane nene
kane grua e motra ne vendin e tyre
S’e dine pse erdhen, s’e dine c’faj kane bere
Kete mesim eshte mjaft qe kane nxene
me duken zoq deti per hall q’i ka zene
te gjithe nje lloi, nje bicim fytyre.

Hero nente here, betejash fituar
Dy thelpinj ne zemer: trimerine dhe bujarine
te vinte keq per armiqte e dorezuar
te vdekurvet varrimin, robervet lirine
Kolonel Riccit i ndeze cigarin
U cudit armiku sa i madh eshte shqiptari
Ti tallshe me vdekjen. Hero i harruar.

Kur te thirra, kur ndegjove kushtrimin
le nusen si hene, vellezer e motra
le nenen qe qau, prapa xha Qazimit
U cil nje dritare, posa u mbyll porta
S’e mendove dy here: i bute dhe i eger: E le cilimine!
Erdhe me mua n’aventuren t’ime
Burrerija jote: tradicion shume i vjeter
ndergjegjja jote kishte lindur trime
cuditeshin vullnetare duke te perqafuar
nente beteja, nente fitime
ti talleshe me vdekjen: hero i harruar.

Te pa Mali i Gjormit drejt per drejt ne kembe
tmerove italianet, trondite dibranet
kontrolloje ballinen: urdher duke dhene
gjemonte bilbili yt ne c’do ane
me ty u cudit e gjithe Laberia
me ty e kuptuan sa e rende eshte perpjekja
ne ty pane djalin qe dergoi Kanina
Hero i kombit; te kurseu vdekja.

Te pa italiani ne fushe MAQELLARE
me pese leber ne vije te pare te zjarrit
u thye Divizjoni i Duces plot arme
Te perqafuan Lumjane e Dibrane
Pepinot e Duces bene kryq duke qare
E pane te afert gropen e varrit
Beu i Kelcyres te puthi ne balle
Ai qante si grua, ti shkriheshe gazit.

Ne Kodra te Sykuqit, pak pertej Hekalit
Me hoqe per kembesh, me rrezove per dheu
Me tingellojne, fjalet e atij casti
“-Unju per sheshi, kusheri vellai
per ty ka nevoje Vlora dhe Atdheu
Jemi plot na, per vijen e zjarrit
Ka zene po leviz ballina e italianit
Mos u ngri ne gjunje ulu per dheu.”

Vrapove ne kerr, ku mitrolozat e armikut
korrnin barin si kosor
i preve tatepjete bokerrimes, tek gorrica e care
Pushove dy mitroloza rreziku
Jetes tende kurre s’i vure vlere
Mbet e habitur Mallakastra e mjere
“Fluturon vlonjati si shpent neper ere”
Mbeti i habitur edhe vete armiku.

Ne Qafe te Thanes, perballe operacionit
Sapo arritem me fryme te marre
gjithe naten me vrap; ndihmen na i kerkoi
Beu i Kelcyres me pak vullnetare.

Tek shkembi i prere, mbi xhade prane Kollones
Maliheri yt, pushoi mitrolozin
Sulmuan shoket e Gorrishtit dhe te Shkozes
Pas Hydos! o burra se po rrallon zjarrin
Tej e perketej i gjithe bataljoni
Ne kater vende ngrine flamurin e bardhe.

Kur u dorezuan m’erdhe duke qeshur
Me dy oficere, prure robet me radhe
Kur i pe te vdekurit te pashe pak te vrejtur
Dic deshe te me thoshje, po nuk shqiptove fjale
Ndoshta ndonje vrejtje per pepinot e vrare
T’a paskeshim prere zjarrin pak minuta me pare.

Ne zemren tende, m’e madhe se mali
mbeshihej Qazimi(1), Sulua(2), dhe Musai(3)
mbeshihej burri, fshatari dhe fetari
Trimi i Laberise i ka shoket te rralle.

Me more per dore, avashe e ngadale
Nemerove robet, u the “udh’ e mbare”
Ne kembe per Ballesh Pepinot e Romanit.

Ne lufte te Kucoves, te pashe te merzitur
U cudita se kjo qe radhe e pare
Qe nuk qeshje dhe pak si i habitur
Me more dylbine, te pashe te cuditur
Buza te qeshi, fytyra e ndritur
Armiku e ngriti flamurin e bardhe.

-C’do bejme tani kusheri vellai
Kush di t’i djege puset e vajit?

-Hydo! Vella xhani kujdesu per vete
S’dua te te shoh ne kembe i pari
Kur jepet sulmin ne vije te zjarrit

J’a kam menduar hallit menyren
Puset do t’i djege vet Italiani
Koburen ne koke te bejne detyren.

Qeshe me gjith qejf: “Kete s’e mendova
Ca ta dha Zoti, ca ta dha shkolla
Lerma ne dore mua, ti pusho se je lodhur
Ti bej sehir, se c’ka per te ndodhur”
Brenda nje ore mori zjarr Kucova.

Ne lufte te Ruzhdijes ti me ndenje prane
S’mu ndave nje cast tetembedhjete ore
Kur vdiq Jashari ne prehrin tim
Me duket qe qave, fshive syte me dore
Me doren tjeter ngrite trimin e gjore
Qe e para here qe te lagu loti
T’erdh keq per Jasharin? A kujtove Zotin
Ne fatalizmin qe te mesonte babai.

Nentembedhjete muaj m’u ngjite per brinje
Nuk me le kurre vetem, ne pune as ne lufte
Vlore Tirane: aroplani mbi krye
Pa hyre ne Kavaje; me more dylbine
-Qenkan te zes, piloti dhe ndihmesi
Paska njerez te zes si ne Amerike!!

Jam i sigurte qe nuk ka ne Angli!
-Do jene Brazilere, do jene Afrikane
Me Ameriken kane bere krushqi
-Ti qeshe, per tallje e more shakane.

Ti je vigani i Luftes kombetare
Ti ike po prapa te vjen historia
Ne malet tane per ty Legjenda Labe
Do gjemoje ne shekuj te mesoje djaleria
Si lind shpirti i mire ne soje nene dhe labe
Per ty do mbaj zi e gjithe Shqiperia
Kur te ngjallet historija nga varri
Si mrekullia e Krishtit per Llazarin

O Hydo xhani nje mije kujtime
Kjo jete e shkrete, qan burri si grua
Te me shihje sot do qeshje me mua
Me munden hallet, me lodhi pleqeria
Po mbi te gjithe s’te harroj dot tyja
Qe po te shkrin toka Amerikane

Falem te lutem, kusheri vella xhani
S’tu gjeta dot mbane kur te erdhi vdekja
Do me perqafoje si n’areodrom te Klevelandit
Kur me kujtove fjalet e zjarrit
Kusheri vellai s’ka mbaruar Perpjekja.

E pres i qete oren qe do te t’vij mb’ane
Besoj ne Zotin e pa perkufizuar
Kam shume per te t’thene, kam shume per te t’treguar
Per Atdheun t’ene, per vellezerit t’ane
Miq e dashamire qe na paten harruar
Per Historine q’e varrosen te gjalle
Ata qe kot duall te fituar.

Do cuditeshe shume, kur t’i ndegjoje historine
Si e paskej fituar Atdheu lirine
Si e humbi prap pa zjarr e pa arme
Perpjekja jone nuk pati qene shkruar
I mjere cdo shqiptar qe harron Kombesine.

Isuf Luzaj

Shenime te autorit:

(1)I ati, Qazim Luzi, hero i Luftes se Janines, i kendohen tri kenge.
(2)Sulo Miftar Luzi i pushkatuar ne Sazan 1920 se peshtyu ne fytyre nje oficer qe lidhi flamurin qe i gjeten xha Sulos ne bisht te qenit.
(3)Musa Luzi, Kallas = Major i ushterise turke, hyri i pari ne Sofje, Bullgari, medalje e Sulltanit dhe kenge labce.

Nxjerre nga libri im “Transgracioni”, kapitulli: Heronjte e Harruar

----------------------------------

Pjese nga Parathenia e librit Pertej se mires dhe se liges:

“PERTEJ SE MIRES DHE SE LIGES” permbledh vargjet, qe mundohen te reflektojn hijen e dhembjes sime.
Do te duhej nje liber voluminoz per te shpjeguar kuptimin metafizik te ketyre dy termave, gjate udhes qe ka bere filozofia e popujve, si atyre perendimore, edhe atyre orientale. Nuk eshte vendi ketu per ato spekulime filozofike – metafizike, fetare. Kete studim e kam shkruar si ndermarrjen me guximtare te studimeve te mia, ne librin: “Eksperienca metafizike”.
Ketu po kufizohem te jap nje permbledhje te shkurter, ne ngjasim te fluturimit te shpendit, qe keto dy koncepte kane pasur gjate mendimit filozofik – metafizik – fetar, perendimor, ne keta pese shekujt e fundit te Historise se mendimit. Ne arritsha te shpreh ne vargje kete sfere – klime shpirterore ne lartesine psikologjike te Historise se Filozofise, qe permbledhin keto dy koncepte, atehere dua te shpresoj qe lexuesi te ndjeje ne ndergjegje dhe ne mendim dic nga ato ngasherime qe kam provuar une neper udhe te mergimit, udhetar ne te pese kontinentet, duke pasur te vetmin shok e te vetmen mike: “vetmine”.

Isuf Luzaj

--------------------------------------------------

KARDIOGRAME
Isuf Luzaj -- Pertej se mires dhe se liges

Plac, moj zemer, moj qafire,
Tradheton dhe me zhgenjen,
Posi singra myzevire
Kundra singres, qe urren.

Ti qe virane, moj trime,
S'njohe kurre hije frike
Posi drite vetetime
Kalove pusite armike.

Ti qe zjarr e furre kamine,
Ndizje gjakun neper deje,
Qeshje, tallshe me hidherime
Me bese, si baba teqeje.

***

Plac, moj zemer lumemadhe,
Qe me qan e me ankohe,
Ma nduk lemzen, si kunadhe,
Uritur ne nete llohe.

Plac, moj zemer, tradhetare,
C'me ze frymen dhe mahnite,
S'ta degjoj me rrahjen fare,
Steron driten, sikur fike.

Plac, moj zemer genjeshtare
Me premtove shume agime,
Me kandise, lozonjare,
Sa i besova vetes sime.

***

Ti qe mbi malet me bore
Zbrisje shpresat posi yje,
Ylyvere thurur kurore,
Zjarre ne lugje e ne pyje

Per heronj e per deshmore
Varrime pa dite zije...
Hem vigane, hem shenjtore
Per nje agim te ri lirie.

***

Tani thua qe u lodhe,
Ma shkel syrin per meshire,
Ngaqe shume ike, brodhe,
Kerkove nje atdhe te lire.

........................................

Qendron vrapin ne mes udhe,
Djerset than dhe rri e clodhe
Rregjuar si rrenje kerpudhe,
Virtytin tend c'e harrove.

Ti me di, se vetj' e dyte
Me ke qene bashke ne rreziqe,
S'kam perpjekur kurre qerpike,
Hakerrimesh te armiqve
Kurre s'i pac mbyllur syte.

Ne sa sulme, neper zjarre
Ne shtigje vdekje pa varre,
Kurre nuk e ndala vrapin...

........................................

Gjeje ti fjalen me vdekjen;
Une e mbarova perpjekjen,
C'do besh ti, eshte puna jote.
Mua me s'me ha kujdesi,
Kush e prishi, kush e ndreqi,
Pertej virtyti dhe vesi
As nga Zoti, as nga Dreqi,
Aq me ben c'thua zotrote.

***

Hajde, hajde! Jete e shkrete,
Hajde, hajde! Goxha mendje,
Endrra t'u duk e vertete
Duke tjerre ne avlemende.

***

Hajde, hajde! Goxha mendje,
Qe s'dijte per veten tende:
Te korrje sa pate mbjelle.

Tani ec me kembet e tua
Si thelleze, jo si qyqe,
Merre udhen per ne krua,
Tutje fushes plot me kryqe...

Atje pergjunju ngadale,
Kumbisu mb'ane ndonje shoku,
Q'e shkoi jeten duke u fale
Neper tempuj babeloku.

Kerkoi ndjese qe i prish qetesine
Me vargje mermeruar;
Priti shoket, qe do vine
Ndonje dite duk' te kerkuar

Te te kendojne lirine,
Qe aq fort pate kenduar.

........................................

Bashke me ty ia prishne zine
Ketij shekulli te shkalluar.

-------------------------------------

PADITJA E SHEKULLIT
Isuf Luzaj -- Pertej se mires dhe se liges

Degjoji! Degjoji! o Perendi, si qajne
Foshnjet jetime urise, s'i ze gjumi
Sado vone te kesh rene per te fjetur,
Sado te rendon tulitja letargjike.
Perse i lave duart diten qe mbarove
Universin e jeten me shpejti krijove,
Jeten fatzeze, qe vjen dhe e merr lumi?

Degjoji! Degjoji! Zot, si ulerijne
Foshnjet neper udhe jetime.
Keto cjerrje zemre duhet te arrinje
Ne veshin tend, ne mos ne zemren tende,
Se malet me bore zune te levizin,
U shkarkuan shkembenjsh akullore
Nga gjithe ajo oshetime
E tyre, saqe rete
E ndaluan udhetimin,
Dhe valet mbi dete,
Duke puthur plazhet, mbajne vesh ankimin.

Ne pac, ti meshire, o Zot, sa pate fuqine,
Qe me arkitekture mrekullie ndertove
Rremetin, qe s'i gjejme dot arsye,
As caqe, as moshe te ekzistences se tij
Jepme mua tri ore lirine
Pertej te mires e pertej te liges
Te gjykohem me ty, o krijonjes kapricoz,
Aq i cuditshem, sa dhe misterioz,
Vetem sa per te pyetur: Si e ben llogarine?
Perse me krijove me llozhurat e tua,
C'qellim pate, kur u talle me mua?
Pse ne kete skute rremeti zaret i hodhe?
Valle, a e mendove
Zemerimin e drejte, kur ti, vete me dhe mua
Driten qe te shoh, padrejtesite e tua?
A e dije ti qe kur do me gjykoje
Do te t'i hidhja ne preher gjithcka me dhe hua?

Madheria jote, ndjenja dhe mendja,
Dhe koha vete te vije te deshmoje:
Pse erdhi e zeze, me tufane e stuhi,
Kur te gjykohemi ballafaqas te dy
Me nje kandar, si une, dhe ti,
Une akuzonjes, ti Perendi,
Do cuditesh me surprizat qe do te bie
Te gjitha skenat e kesaj tragjedie,
Qe ti pandehe se jane komedi.

Perse i ngaterrove skenat e drames
Me role te vdekur, nje liber te gjalle,
O aktor kaq i rralle!
Perse e krijove fatin qorr e te marre,
Fatin te belber e te shurdhe,
Te ploget, sakat, te semure
Dhe i dhe fuqine dhe lirine
Te beje si te doje, si kafshet dhe njerezine,
T'i perdore si ashiket cdo kurve?

Do te ta le ne zemren tende, ne pac ti zemer,
Kryevepres tende t'i japesh nje emer.
Pasketaj, ti vete te gjykosh
Te heqesh e te vesh, ne kandar t'i peshosh
C'bere ne shekuj te erret
Nje Eve kurve, nje Adam te verber,
Bij e bija te cmendur...
Perlesh popujt e bene thertore
Planetin tone: me lot, gjak e meri!

Do te t'i hedh ne preher, borcat me padi
Ta njohesh me mire kryevepren tende.
Mbase zgjohesh e permendesh
Te korrigjosh ti gabimet e tua.
Furra e krematore, gjaku ne gju,
Njerezia ne radhe si litar
Ne tym e ne zjarr;
Burra, grate me foshnje ne gji,
Duke thithur kot i ziu cilimi
Sisen e memes se tij,
Duke rene mbi thengjill
Perpelitje, ulerima,
Qe gelltit kamina;
Njeriu kongjill,
Tym, shkrumb e hi!

U plapturisa, si peshku poshte ujit,
Perzhitur ethesh te pamundesise,
Duke luftuar kunder Perendise
Marrezisht, ne te gjithe dimensionet e boshesise,
Kerkon vala e detit te shuaje etjen e kumit;
Ky eshte tmerri me i eger i njeriut mendonjes,
Ku s'ka asgje, i ziu kerkonjes
Beson deshperuar ne endrrat e gjumit.
Kur hapesira thote: boshesi!
Jeta thot: asgjesi!
Bie kryengritesi ne gjunje
E flak krenarine ne fund te detit,
E djeg mendimin perpjekes.
Pertej se mires e se liges jane kufijt e se vertetes.
Po ate fantazme as drita e poetit
Nuk e kaptoi me rreze magneti,
Me shume se une
E tere ndermarrja mbaron ne zhgenjim.
Ne qofsh ti, ku do e sido qofsh;
Do te te lutem te rikonsiderosh
Planet e tua per shekullin e ri,
Per udhe qe do te marre njerezimi...

Ne qofsh ti, sido, kudo qofsh
Madherine tende vete do ta tregosh,
Dashurine tende vete do ta provosh
Duke ndertuar nje shekull te ri:
Me paqe e qetesi!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Isuf Luzaj  Empty
MesazhTitulli: Re: Isuf Luzaj    Isuf Luzaj  Icon_minitime16/9/2010, 02:25

ESENCA? EKZISTENCA?
Isuf Luzaj -- Pertej se mires dhe se liges

Ekzistojne pa qene Ekzistenca,
Jane shkendi jete pa qene esenca
Disa te verteta qe s'ngjajne te verteta...
Ne ato s'ben pjese as koha, as hapesira,
Ne ato s'lakohet e liga, as e mira...
Ekziston pakuptim frika e erresires,
Ekziston shpirti amorf i doreheqjes,
Ekziston frika absurde para vdekjes.

Ekziston druajtja, kujdesi i se nesermes,
Ekziston mosbesimi i njeirut te njeriu...
Ekziston mbytja e mendjes e njeriut kafshe,
Qe verbohet dhe ia pret koken plot mend
Krijeses qe me shume do dhe e ka dashte.
Njeriu eshte bisha apo bisha eshte njeriu?

Ekziston deshira terheqese e se panjohures,
Ekziston absurditeti i jetes genjeshtare,
Ekziston inercia e plogeshtise qe eshte kashte,
Ekzistojne shpresat qe jane lozonjare.

Ekziston endja e kembimit qe eshte e lashte
Si ecja e kote e ftomes tek e nxehta,
Si ecja e nxehtesise te ftoma.
Ekzistojne kokat me mendje te lehta
Qe mbjellin driza ne ndergjegje te njoma.
Ekziston deshira te flasim pa menduar,
Si hiri qe mbetet pas kashtes se shuar.
Ekziston pelqimi i ndergjegjes kusare,
Ekziston dhe fjala qe s'ka kuptime fare.

Ekziston elektriciteti i forte i vetetimes,
Qe marrezisht ia than zemren jetimit.
Ekziston egersia e pameshirte e klimes,
Qe djeg ose than faren e bimes
Duke e bere pluhur djersen e punimit.

Ekziston ethja ngjitese e perpjekjes
ma ankthin shumdimensional te fitimit...

.........................................

Te gjitha jane zinxhire te terheqjes,
Te gjitha crregullime te ligjeve te natyres,
Te gjitha ankthe te egert para vdekjes
Si hije qe shkojne perpara pasqyres
Pa asnje logjike

.........................................

Porse vendosin jeten e njerezimit.

PIKEPYETJA TRIKENDESHE
Isuf Luzaj -- Pertej se mires dhe se liges

1
Askush, kurre dhe ne asnje vend
Nuk gjeti ligjin, te krijoje meshterine,
Ta parashikoje qe larg historine.
Sa me shume u perpoq, aq me shume u cmend.
Ky qe, ky mbeti, problemi me i rende
Q'e lodhi shenjtorin, profetin dhe gjenine.

2
Askush, kurre dhe ne asnje vend
Nuk ma zhvati nga shpirti lirine,
Nuk mundi te ma shuaje etin* e shenjte,
Qe me dha Natyra; me te gjithe ironine,
Qe lozi fati, qe lindi se prapthi;
Hem qorr, hem shurdh, hem i kote.
Sado i vendosur te mundohet i shkathti
Udhet e verbra t'i lage me lote
Shume here bie duke e paguar shtrenjt
Aventuren fisnike, per te ndritur njerezine.

3
Gjeta dhe perqafova besen ne poezine
Vatesh vigane, qe ndriten ne shekuj
Yjet e bukur hidhnin valle ne qerthuj,
Me aq sa munden, pane syte e mi drite.
Sa pata deshiren, bera therorine;
Sa pata guximin, ushtrova vullnetin,
E zoterova urine dhe etin
Per te zbuluar kufij te rinj ne hapesire
Ku ndrit e Verteta ne zemer te Universit.

4
Kur pershkoj egersisht ne galerite e erreta,
Q'i germuan kot ballet e rende
S'e shoh, por e ndjej q'eshte fshehur e verteta
Ankthit te eger qe vjen te me cmende;
Ethuroj nje lloj frike, i gjori,
Sikur fluturoj petej hapesise,
Atje ku mbaroi udhen shenjtori.
Mos gaboj, i varfri, qe me mendje frymori
Kerkoj te fuse doren ne pune te Perendise?

***

Kengetori i ri i bie fyellit ngadale,
Druan fakiri mos shqeteson shoqerine.
S'eshte i sigurt qe ato pak fjale
Ta zgjojne nga gjumi hashashit njerezine;
Prandaj vetmohet kur mermeron,
Pak sikur qan, pak sikur kendon,
Pa ligje harmonie,
Pa ditur ku mbaron...
Mesazhi i te gjorit neper terr driteron,
Pa qene i sigurt se kush e kupton.
Si foshnja s'dallon
Kengen e gezimit nga kuja ne dite zie.
Se shijet e shumta te kesaj shoqerie
Kush i kuptoj dhe kush i kupton?

Kerkon zavalli, kerkon
Te gjeje c'qe shkaku i neshtrashes qe erdhi dje,
Te asaj qe do jete neser, pa pasur qene sot,
Te sotmes qe iken e qe nuk e ze dot.
Ta njohe, te shohe, t'i vere emer kuptimi.
Ajo ngjan si fantazme ethurimi,
Si lumi i furishem qe i duket cdo vale,
Nje marrezi qe udheton kot,
Nje siperfaqe qe ecen ngadale;
Nje dicka e fshehur qe leviz, por nuk flet,
Sic nuk dallohet burbuqja e burimit
Kur kridhet ne lume, kur zbret ne det,
Kur ish pika e shiut e forte e dimrit
Qe ra permbi male dhe e gjerbi burimi
Kur bie ne lule, ne drithe e ne flete
Si paqja shpirterore qe kerkon cdo poet,
Kur kerkon ta zere, neper duar i rreshqet,
Si mirazhi i OAZIT neper vape shkretie,
Si fantazma e te vdekurit, qe na afrohet si hije,
Kur e deshirojme me ankth angushie,
Si shoqe vetmie
Ne cast deshperimi,
Si agim lirie
Ne net enderrimi,
Ne beteja luftimi.
Rrethanat e vogla me emra ndodhie
Rriten, zbukurohen legjenda magjie.
I ziu njeri,
Niset pa dashur, pa ditur ku vete,
Si s'diti nga erdhi,
Perse? Pa e pyetur
Kete bote per te gjetur?
kur hyri ne valle,
Rreth e qark shtojzovalle, virtyti a vesi
E shtyjne si stuhi
Po s'pati kujdesin...
Qe ne castin qe u nis,
Ze mendja shastis,
Si me lengun prej rrushi;
Dikushi, askushi
E mbushi dhe e derdhi
Koven me uje te fresket nga pusi,
Qe po ai uji i burimit
Kur nisi fillimin.
S'e vuri ne buze, sado qe e dogji eti,
S'e trembi vullkani, s'e trembi termeti.
E trembi pikepyetja, qe dot nuk i gjeti
Jetes kuptim.

-----------------------------

DASHURI?
Isuf Luzaj -- Pertej se mires dhe se liges

Vite te shkuar
Ne nje vend te harruar,
Si nga Zoti, dhe qyteterimi
Cudi! Pata njohur nje lloj xhikomale*
Te kuqe e te verdhe si nje portokalle,
Qe gjendet vetem dhe vetem ne ato male,
Me sqep te holle e te forte qe ha trungun e lisit,
Qe do ish shpirti i ndonje femre te madhe
Dashuronjese e ndonje poeti me fame.
Po te besosh ne Rimisherimin
Shpendi do ish nje lloj provimi,
Sigurisht, dikur pati qene nje zonje
E eger, e bute dhe e bukur
Si cdo krijese qe lindi e lumtur.
Kur kendonte, ngjante duke lutur
Atin e Qiellit per fatin e saj.

Une pac njohur nje lloj xhikomale,
Qe posi bilbili
Ne malet tona, nga marsi e nga prilli
Kendon pa u lodhur deri ne gushtovjeshte.
Dimrit zbret ne korie e fusha,
Clodhet fshehur, se i enjtet gusha
Si nje mungur, si fakir i thjeshte.
Kur vijne dallendyshet, zhduket pasketaj.
Rastesisht pata njohur nje lloj xhikomale
Me ze prej bilbili.
Ne cdo drite agimi
Vinte se largu qe nga perendimi,
Fluturonte e ndalej ne peme te asaj lagjeje
Ku banonte fakiri.
Veshtronte kujdesur rreth e perqark
Si nje e dashuruar qe i fshihet njerezise.
Vizatonte ne qiell aq bukur nje hark,
Unjej nje cickerr ne dege te selvise,
Pastaj, e pastaj, avash e ngadale
Zonja xhikomale
Afrohej e ulej ne ballkon te dhomes sime.
Kendonte sikur qante, si lutje, si dhembje
Me nje kadence, me nje harmoni
Duke 'mu afruar, duke me soditur
Si e deshperuar, si e merzitur,
Sikur njihte dhe qante hallet e mia.

Kur une celja ngadale nje kanate
Te dritares, qe perpiqej ne flete pishe,
Xhikomalja me afrohej ngadale.
Hynte ne dhome, ulej mbi tryeze
Posi nje nuse ne diten e trete
Kur e ve vjehrra te holloje bakllavane.
Veshtronte e druajtur, me afrohej menjane
Me nje veshtrim e dashuri foshnjerie.
Priste t'i beja ne pjate farfurie
Pershesh me therrime buke dhe sheqer
Me qumesht e ajke ne grk botileje.
I mberdhinin kembet, kur shkelte ne mermer;
Per t'u ulur i shtroja nje mandile.
Ajo me veshtronte si me nje lloj habie,
Hante kokunjur si nje murgeshe e re,
Merrte fluturim, humbiste neper re...
Keshtu vazhdoi pese vjet miqesie,
Pese vjet qe banova atje.

***

Kur ika pas fatit, lashe pune e shtepine,
Banonjesi i ri me tregoi historine
Qe eshte shume e zorshme ta besoje njeri.
"I dashur mik, shok dhe koleg,
Xhikomalja vjen e qendron ne ate dege,
Sodit nje kohe te gjate ne dritare,
Veshtron rreth e qark, ngjan se dic mendon,
Merr fluturimin, humbet ne hapesi.
Ky eshte trishtimi i saj. Cudi, o njeri
Qe xhikomalja zuri dashuri
Vetem me ty".

Keshtu me shkroi miku dhe kolegu
Nga malet e larte, nga rreza e atij bregu.

------------------------------

KERKIMI
Isuf Luzaj -- Pertej se mires dhe se liges

-fragment-

........................................

Prandaj e verteta dhe e paverteta
Ikin sic erdhen, ngadale e te shpejta.
Jane te gjorat koncepte te denuar
Shkelqejne kur, vijne, erren me te shkuar,
Pesojne ndryshime paralel me kohen
Gjate kacafytjes se logjikes dhe dyshimit.

***

Veshtrojme prapa me ankth deshperimi,
Sa kot e beme gjith'ate fare udhetimi,
Sa kot ndertuam tempuj per besim.
Boshesi gjetem dhe e lame trashegim.
Boshesia eshte tmerr per njerine qe eshte njeri.

........................................

A me degjon, Zot, o Perendi?

........................................

Heshtje qe, heshtje mbeti.
Vazhdon udhen e tij Universi.
Historia e mendimit: shkendija ne erresi.

***

Njeriu per instinkt kerkon lumturine
Per t'i shpetuar tragjedise se jetes.
Fatkeqesisht, ai gjen roberine,
Udha e zgjehdur e shpie ne gremine...

***

Kur pyes ndergjegjen kryengritese, qetesisht,
Pa urrejtje, as cingerisje, pa hije dyshimi,
Perse urreu ate qe dashuroi,
Perse dashuroi po ate qe urreu?
C'qe dhembja padrejtesie qe e verboi, e genjeu,
C'qe arsyeja e vendimeve qe mori,
Qe e shpuri ne ndarje nga udha qe zgjodhi,
Nga ylli drejtonjes, nga zjarri qe e dogji,
Nga Vatet qe i ndezen kongjijt e kerkimit,
Kur ish aq e re, sa nuk njihte mashtrimin?

Ajo me pergjigjet si nje foshnje e sinqerte,
E paster vertet, e sigurt, e vendosur.
Dy drita tejpamese, pistile te blerte,
Duke me treguar sa rende qe plagosur
Nga miqte me besnike, qe up at dhene besim.
"Ndenja ime ish gjithnje po ajo ndjenje
Dy faqe te ndryshme te po nje monedhe,
Dy reaksione ne dy fenomene.
Pergjigjja eshte nje, kur shpirti eshte trim,
Dashuria, urrejtja, pelqimi, meria
Duken te ndryshme, jane nje qe te dyja,
Sipas prizmit dhe kendit qe syri t'i veshtron
Te po nje burimi: koncepte binjake
Te nje fenomeni, qe merre ngjyre pak nga pak,
Kur zhduken te dyja: jeta jote pushon.

***

Vetem jeta e pertej varrit, mbetet terr e pa vizione,
S'e shoh dot perjetesine as ne mesimet e Krishtit.
Ne gabofsha? Te me fale ai Zot qe une besoj,
Edhe Vatet, qe jane diej, s'pat asnje qe nuk gaboi.

------------------------------------

Isuf Luzaj

--------------------------------------------------------------------------------

Autodafé

Isuf Luzaj
marre nga libri: Gloria e cmendjes

Te ligen dhe te miren, beji cift te dyja,
Si qete ne zgjedhe, ugaret t’I bejne vija,
Ndaloje kohen, lidhe me litar
Prapa parmendes, lendinen bej ugar,
Per te mbjelle faren qe kerkon Historia.

Te t’bindet ty koha ne te gjithe trazimet,
T’I drejtosh rrethanat dhe agimet,
Ta shtypesh me kembe si gjarprin cdo djall:
Demagogun qe te duket burre I mire,
Ethet e hakmarrjes lidhi me zinxhire,
Mendjen akull, po zemren zjarr,
Te gjesh drejtimin e udhes se lire.

* * *

Po te pati shpirti krahe shqiponje,
fluturo pesedhjete vite, prapa n’erresire,
carkun qe te mbertheu paditur, kerkoje,
gjeje, zbertheje, vervite ne ngjire,
me kandilin qe te japin shpirtrat vigane,
laje trurin shqiptar nga epok’ e nxire,
nis udhetimin qe deshmoret ta lane
gjysme pa mbaruar: kishen dhe xhamine,
simbole besimi, per udhe te mire,
ndjenjen bujare, virgjine, te delire.

Leri te gjitha pasionet menjane,
Kerko te verteten e kristalizuar,
Te gjesh shkaqet pse u rrukullise,
Te gjesh burimin e ujit te terbuar,
Ferrat e drizat e pyllit ku u nise.

Peshoji gabimet qe te shpune ne tronditje,
N’ate ndermarrje aq te koklavitur,
Shpirtra te deshperuar, shpirtra te merzitur,
Syri qe lind qorr nuk di c’esht’ e ndritur,
Zhambazi nuk njeh vec blerje dhe shitje,
Matrapazet mblidhen qe te gjithe tok,
Mediokriteti ben mure te forte,
Te lodhi, te mundi, te plasi per toke,
Nxirri bizhdollonet qe te hyne ne koke,
Nje mije e ca vite prapa ne Evrope.
Po e pate vertet shpirtin vigan,
Nga praptas, kufome ku ke rene,
Do ngrihesh prape, qikllop ne kembe,
Zinxhiret e utopise t’I zberthesh me dhembe,
Fillo me besim, o shqiptar, nj’uhdetim te ri,
Te ndiesh ne qiellez shije per liri.
Po qe thjesht prej gjaku iliro-trak,
Xhin I pandotur me racat barbare,
Serb, grek, latin a trukoshak,
Vullkan e termet ne mish e ne gjak,
Hero mendimi me vervitje shqiptare,
Kridhju pyllit plot me egersira,
Luftoji dhe mundi veset e shekullit,
Zhytju detit plot me diturira,
Zbatoje algjebren gjeometrike te qerthullit,
Diferencialet, integralet, kuantet me viza
Trigonometrike, te liga e te mira,
Zberthyer dhe situr me site te nxehtesise,
Te drites, te magnetit, te transformimit
Te elementeve zanafilles te krijimit,
Te hinges s’Einsteinit, strukturen e Universit,
Pastroje ndergjegjen nga ferrat dhe drizat,
Qe te shpojne trurin, si lemenjte qe shpon miza,
Zotero dyshimin e dobet te Dreqit.

Perqafo te drejten, te verteten, virtytin,
Filloje dialogun me vatet e njerezimit,
Engimes virane zbertheja ekuacionin,
Gjej veten, sic ishe me tradite dhe zakonin
Qe kishe, kur popujt e Europes t’adhuronin,
Me ligje te gatuar me gjak e me besim,
Gjeje formulen kimike europiane,
Ku gjith’ ata popuj e gjeten shpetimin
Me drite shpirterore n’ide perparimtare.
Te gjithe popujt kane nje fytyre,
E nesermja nga e sotmja te jete me e mire,
Ne laborator shih kohen ne pasqyre,
Mesoje mesimin e shekullit qe do vije,
Perpara se te zere sorpreza (11) barbare,
Veru ne radhe me popujt e qyteteruar,
Ec paralel me te perparuar,
Mos iu tremb kurre ndermarrjes se madhe.
Trete ne gjak gjithe c’pruri njerezimi,
Ngjishe per brezi trajektoren e qyteterimit,
Kurre s’e ka penguar imagjinaten trime
Frika as tortura me burgje me krime,
Koha as hapesira, as dreqi, as fati,
Vullneti, vella, vetem vullneti
Shoshit malet, ndan ujerat e detit,
Trimin e ndihmon hem koha, hem rasti,
Arriti njeriu pertej diellit dhe Martit,
Pershkoi ne qiej kufijt’ e Universit.

Me vullnet po arrite te zoterosh mendjen tende,
Me dore shtrengoji thirrjet e gjakut,
E ke ne kraharor te gjalle Iliro-Trakun.

Nisju bokerrimes se perpjete te malit,
Ngjitju pa frike udhes s’idealit,
Degjoje thirrjen e Zotit dhe te Zanes,
T’arrish ne sferen e harmonise se Nirvanes.
Veshtroje jeten qe se larti nga qielli,
Mblidhi yjet me rrjete rreth diellit
Te ballit fisnik qe ka emer nderi,
Ku zhvillohen ekuacionet e medhenj te jetes,
Hapi dritaret e kulles se misterit,
Thithe nektarin frymezues te eterit.

Behu moter-vella se Drejtes, se Vertetes,
Me vatet udheheqes, kerkimi per Hy
Do jete prane teje ose aty-aty.

Mesoje popullin per udhetim te ri,
Lakoji dimensionet me et per lumturine,
Atehere do zoterosh sigurisht Historine,
Do gjesh Misterin bashke me Perendine.

E gjithe ndermarrja varet vetem nga ti.

---------------------------------------

Nirvana - I.L.

--------------------------------------------------------------------------------

Nirvana

Isuf Luzaj
marre nga libri: Gloria e cmendjes

I.

I cliruar nga roberia e kujteses,
Korba, sorra, hardhicka dhe qyqe
Dhembecojne shtigje stinashte jetes,
Per te torturuar Fakirin ne gjyqe,
U avulluan, duk’ me shkarkuar
Si bari prej veses se renduar,
Kur e ngroh dielli i agimit te ri,
Behem mik i beses,
Ikin si dallandyshe: endrrat me shpresen,
Ne eter te Nirvanes gjej prehje e qetesi,

Vullnet, vendim, vendim me fuqi.

II.

Cliruar angushise qe bie vdekja,
Endet ne hapesire Perkatesi i Kohes
S’ardhshme, pa gjetur identitetin e tij,
I vdekuri nuk ka vdekur,
Se vdekja e Zotit te mistikeve
Eshte vetem mungese e perkohshme.
Vetem ketu gjeti kuptim Perpjekja.

III.

Ne naten e pakohe, universale,
Kundershtohen feneret e se shkuares,
Dritat e vogla perpiqen te ndricojne
Udhet qe erdhen, udhet nga do shkojne,
Drejtime te rinj si nje parandjenje e frikshme
Per nje agim te panjohur te tmerrshem.
Besa i thote shpirtit: pse je i kujdesshem?
Ti je i pavdekshem.

IV.

Erresira q’eshte gjithnje kureshtare,
Nga frika se po i afrohet agimi,
Fshihet ne intuitat e hidhura
Te Shopenhaurit, Sartrit, Heidegerit,
Q’afrohen e largohen ne kerkesa qorre,
Ulerijne: bota eshte nje aktivitet
Absurd i mendjes pa kuptim,
Enderr e etit te deshires se paperkufizuar,
Nje boshesi pa themel,
Hyn atje tek nuk del,
Pingul nje tunel,
Pa qellim, pa ligje, pa dimensione,
Si qenia dhe te qenet n’ekzistence te qorruar,
Nuk e kupton, kush nuk e ka provuar
Absurditetin e saj te denuar.

V.

Idete qe jane te pavdekshme,
Rrjedhin burimesh mendonjesish te panjohur,
Si ajri qe nga dielli nuk merr te ngrohur,
Po nuk ia ktheu nxehtesine planeti.
Idete, po nuk gjeten balle te pranueshem,
Rrjedhin kot, burimet qe lumi i shpie detit,
Pa nderlidhje ne mes te tyre,
Si nxehtesia irreversibile,
Si uji, magneti,
Elektriku dhe deti
Vazhdojne udhetimin jashte hapesires dhe kohes,
Pertej drites, pertej erresires,
Duke shpresuar nje dite te shkelqejne,
Atje ku s’pritet as pandehet,
Pertej se liges, pertej se mires.

Fatalisht nje dite,
Papandehur, paprite,
Shkeputet egersisht zinxhiri i tyre,
Kjo boshesi behet mungese
E nje kuptimi te sigurte,
Qe te shnderrohet magneti ne drite.
Kjo eshte tortura e te gjithe dramit,
E interpretoi Karvanxhiu i shkretise
Ne udhen qe i la Martiri i Kalvarit.

VI.

Jane te pakte e te rralle Enderronjesit,
Sa humbasin gjate udhetimit,
Prandaj kurre s’i kuptoi njerezimi,
I mungon BUSULLA per te gjetur drejtimet,
Ata qe s’mesojne, s’i gezojne dot kujtimet,
Qe jane lule te thjeshta
Te jetes mes gazit dhe lotit,
Te syrit te zjarrte qe sheh pertej kohes,
Ku fshihet misteriozisht e drejta,
Kuriozin e etuar e sulmojne dyshimet.
Eshte aq e tmerrshme sa e hidhur E VERTETA.

VII.

Ndoshta nje dite shume te larget
Bota do ta kuptoje veten,
Nga nisja ne perfundimet,
Nga eksperienca e ashper,
Nga agimet ne perendimet,
Do munde ta shpetoje veten,
Magneti misterioz do te zmadhohet,
Ne drite te kuptueshme
Do t’i zbertheje ekuacionet e qiellit,
Do t’i hape panxhat e dyerve te Misterit.
Duke gerrmuar, duke zbuluar, duke gjetur
Driten e fillimit, shkakun e mbarimit,
Njerezimi do gjeje udhen e vertete.
Ndoshta ai do te jete Rigjallerimi
Qe thane shenjtore e profete
T’imagjinates mistike.
Do te pagezohen, do te kuptohen,
Do te perqafohen
Shtegtaret e yjeve.

Fatkeqesisht per keta do te jete shume vone.

S’eshte me koh’e tyre, s’eshte me koha jone.

Ashtu lind, jeton, vuan dhe vdes
Ideja martire.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Isuf Luzaj  Empty
MesazhTitulli: Re: Isuf Luzaj    Isuf Luzaj  Icon_minitime16/9/2010, 02:26

KOHE TURPI
Rrefimet, 1938
Isuf Luzaj


Tė gjorėt vargjet e mi,
I dogji dor’ e kusarit,
Turpi i gjorė nė histori,
Kohė polici, dhe xhandari…

* * *

Kohė e nėmur, kohė urie
Kohė turpi, kohė zie,
Qė nė kokė e gjer nė thua;
Vdekur zana, vdekur ora,
Vdekur kombi, kur vdes Vlora,
Shurdhėr, memecė dhe qorrė;
Burrat pėr trastė hauri
Kėrrusur shpina, thyer gjuri,
Helm nė kokė e nė thua,
Shkarrėzyer nėpėr llomi,
Popull, more lum e pėrrua-
Turpi i parė nė Histori!

* * *

Tė gjorėt vargjet e mi
Zgjua ėndrrash Ideali,
Besoja si ēilimi
Nė Shtetin e bajraktarit,
Rreth e qark kone e gjarpėrinj
Fati i kombit lodėr zari,
Tiranė, Zvicėr, Itali
Fluturojnė valixhe ari.
Populli vdiq nė uri
Mbushur goja tėrfil bari,
Tej e tej nė Labėri
Vdisnin si mizat beharit,
Kur i zė furtunė e shi.

* * *

Tė gjorėt vargjet e mi
nė stiva i dogji zjarri.

Nė Lice ndodhi arrestimi
Nė klasė tek jepja mėsimin.

Decourville (1) bėn cudi
“C’do tė ketė bėrė ky djalė i ri,
Shumė e rreptė qėnka shtėrngica-
Pėrse ndodhi arrestimi?
Pėr ca vargje fjalė trimi
Qė i qau lalagjoni,
Pėrgjuan spiunėt e rinj:
Libri flet me ironi
Figura alegori
Shumė tė gjalla, aluzioni
Flet pėr Madhėrinė e tij,
Nė Gjarpėrin e nė Neronin (2)
Bincė e ngushtė nė ministri
Nėntėdhjetė ditė nė errėsi,
Me dy tortura barbari
Qė ka turp t’i thotė shqiptari.

* * *

Moj e mjerė Shqipėri
Kur do vėsh mėnd e lloi,
Tė mėsosh nė histori
Si nderohet faqebardhi?
Kredhur shpirti nė llomi,
Perėndi ėshtė bajraktari.
Nė Korcė u hap gjyqi i zi
Prapė goxha ceremoni,
S’u lejua gazetari,
Protestoi Gjergj Bubani:
“Kjo nuk ėshtė drejtėsi
Gjykohet njė djalė i ri,
Pėrse shkruajti poezi
Tė pa faj, pa ligėsi
Posi njė ėndėrr behari!”
U ndodh gjykatės Shkodrani (3)
Fisnik gjaku, fisnik xhani,
Trim posi Selam Musai
Arbėror gjak Arbėrori,
Rrefuzoi c’tha dėshmitari,
E lozi fatin e tij,
Shqipėroi “PAFAJSI”.
Libri qė me lot u shkrua
Me halle, vobegėsi,
U shkėrrmoq dhe u dėrrmua.
Shpirt labi, si t’u durua!
Rrėfimet u bėnė hi.
Mjera ti, moj Shqipėri,
Kur do vijė njė brez i ri:
Tė bėhet koha me mua?!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Isuf Luzaj  Empty
MesazhTitulli: Re: Isuf Luzaj    Isuf Luzaj  Icon_minitime16/9/2010, 02:26

Filozofi i shquar shqiptar qe u diplomua ne Sorbone dhe u dekorua nga presidenti Regan

marre nga libri : Shqiptaret e Amerikes te Vehbi Bajramit

[Intervist me Profesorin Isuf Luzaj]

. . .

- Vitet 1936-1938 qene vite te zeza, - thote ai. – Kane vdekur fshataret ne Vlore me bar ne goje, ua shoi jeten uria. Atehere ra dhe termeti qe rrenoi cdo gje. Studentet ishin shume te pakenaqur me gjendjen e krijuar. Me 28 nentor te vitit 1938, nje mije e teteqind studente te Liceut te Korces bene nje demonstrate te madhe. “Duam buke, populli po vdes”, therritnin ata. Erdhi urdheri per arrestime. I futen studentet ne oborin e liceut dhe ua mbyllen dyert. Tri dite studentet qendruan te mbyllur, pa buke e pa uje. Pas disa ditesh erdhi Harilla Teodosi, inspektor I pergjithshem I pallatit mbreteror, per te inspektuar gjendjen. Ai ishte shqiptar nga Bullgaria qe e fliste dobet shqipen. Dha udher te liroheshin studentet. Liceu I Korces ishte lice francez. Ishim vetem tre profesore shqiptare: une, Enver Hoxha, qe e emeroi kunati I tij edhe pse nuk kishte diplome dhe Sotir Kozmo. Te tjeret ishin nga Franca. Drejtori I liceut De Kurvil, mblodhi te gjithe profesoret dhe filloi te pyeste:

- Pse jane ngritur studentet ne demonstrate? A e perkrahin studentet komunizmin?

Fola dhe une.

- Studentet e liceut, - thashe une, - duan nje qeveri demokratike, nje qeveri qe ta votoje parlamenti.

- Studentet jane komuniste! – bertiti dhe u ngrit ne kembe me kamxhik ne dore Harila Teodosi.

- Ai ishte njeriu me I afert I Zogut. Rrihte gjeneralet dhe ministrat. Askush nuk guxonte t’ia kthente fjalen.

- Ne qofte se ata jane komuniste, - tha Harila, - ju dhe Enver Hoxha I keni mesuar te behen te tille.

- Une ju siguroj se studentet nuk jane komuniste, por liberale, - I thashe. Dhe, isha I bindur per kete. Me vone e kuptova se nuk kisha thene te verteten. Enver Hoxha kishte bere punen e vet ne menyre te fshehte te embeltorja e Koci Bakos, duke I tubuar studentet neteve te vona dhe duke u shpjeguar doktrinen marksiste. Keta studente me vone e bene ate komisar politik dhe me vone u zgjodh sekretar I Partise Komuniste.

- A foli gje Enveri ne takim me Harilla Teodosin? – e pyes profesorin.

- Jo, - pergjigjet ai. – Ishte me I zgjuar se ne. Qe dinak I madh. Ne kishim qene shoke ne Paris, shoke ne atdhe dhe nuk e kisha ditur se ai po organizonte e frymezonte studentet per te perkrahur komunizmin. Per te dua t’ju flas me vone gjeresisht.

. . .

Me 7 prill te vitit 1939, Italia zbarkoi ne Shqiperi. Si e kujton ate kohe prof. Isuf Luzaj?

- Diten e Pashkeve, Musolini tha ne radio: “Per keto pashke, vezet do t’I kuqim me gjak.” Une isha profesor ne Shkollen Tregtare te Vlores.

- Ne duhet te veme ne lufte, - I thashe drejtorit.

- Me ke te luftojme? – ma ktheu. – Nuk e di se ata vine me topa e vapore?

- Se bashku me nja 120 studente, vendosem te luftojme kunder italianeve. Morem ca pushke te vjetra. Ato ishin te ndryshkura se I kishin futur ne nje xhami qe pikonte. Ne dhjete pushke, vetem njera zbrazte fisheke. Ne ate konflikt me italianet ne Vlore, me shume luftoi krahina e Kucit, e udhehequr nga Rrapo Celoja. Me te ishin nja 600 katundare te armatosur me pushke. Ata qendruan nja tri ore te porti. Disa prej tyre u vrane e disa u plagosen. Nga studentet tane u plagos Fadil Katoshi nga Durresi. Ushtria italiane kishte nja 4-5 vapore. Vloren nuk e bombarduan. Fshataret I kthyen tri here varkat e vaporet, - kujton profesori.

- C’ndodhi pas zbarkimit italian ne Shqiperi?

- U mbyllen shkollat, filluan te mbahen demonstrata kunder pushtuesve italiane. Ne Vlore u be demonstrata e pare e studenteve me flamurin tone, pa shenja te Italise. Rreth nje mije studente dhe nje mije qytetare, brodhem rrugeve te Vlores, duke kenduar himnin e flamurit. Nje student I shkolles tregtare vrau nje polic italian. Lindi dyshimi se e kisha bere une nje veper te tille dhe me arrestuan. Se pari me cuan ne burgun e Vlores e pastaj ne ate te Durresit, prej nga, pas disa muajsh, me transferuan se bashku me 12 studente ne Brindisi te Italise. Ky ishte burgu me I keq qe kam pare ne jete. Prej burgut te Brindisit na transferuan ne Gaeta e prej atje ne Ventotene. Aty takova Abas Ermenjin e Llazar Fundon, filozofin me te madh qe ka pasur raca shqiptare. Ketu na mbajten deri me 1942. Se kush u kishte treguar pergjegjesve te burgut se une kisha shkruar poezi per luften e Vlores! Ky u be shkak qe te me conin ne nje keshtjelle ne Cortono D’Areco. Atje njoha Ali Kelcyren, I cili me tregoi se, para se ta internonin, kishte formuar Ballin Kombetar me Mit’hat Frasherin, Fuat Bej Dibren e Lef Nosin, po nuk kishin statut te organizates. Ne varrezat e keshtjelles, te dielave, populli shkonte per te vendosur lule. Edhe ne, nje dite, bleme ca lule per te nderuar te vdekurit, vetem qe karabinieret italiane te mos na hetonin se po bashkepunonim. Ne ate vend, disa te diela rresht, shkuram Dekalogun e Ballit Kombetar. Ali Kelcyra fliste, une shkruaja. Une propozova qe ne Dekalog te hynte pika e shtate: “Organizata e Ballit Kombetar do te zbuloje vlerat e verteta, do t’I edukoje njerezit, pa marre parasysh besimin, krahinen ose partine politike.”

- Si u liruat nga burgu? – e pyes profesorin.

- Ali Kelcyren e falen. Kur shkoi ne Shqiperi, foli me Ernest Koliqin, minister I arsimit. I tregoi se kishte dy vjet qe po qendroja ne burg dhe isha I semure. Une ne te vertete nuk isha I semure, por kete e tha qe te me lironin me shpejt. Keshtu me liruan nga burgu. Ali Kelcyra, pas lirimit, u be mik I gjeneralit Dalmaco qe ishte komandant I ushtrise italiane ne Shqiperi. Donte te mesonte nga ai planet e pushtuesve ne Shqiperi dhe, meqenese kishte ca pyje, ua shiti atyre per te prodhuar leter. Keto ishin kontakte tregtare personale. Keshtu e dinim ne ne ate kohe. Po ai, sic thashe, me shume I beri qe te ishte ne kontakt me Dalmacon. Historia do te gjykoje se a beri keq ai qe u fut ne nje lloj marreveshje me te: “Mos me vrit, nuk te vras.” Gjithcka eshte shkruar per historine e Ballit, po historia kurre nuk eshte qind per qind e drejte. Nje filozof francez thote: “Historia 50 per qind eshte falso.” Pse? Sepse ai qe shkruan, thote ate qe di. Po ai mund te dije pjesen e vogel te gjerave qe kane ndodhur. Historine e vertete nuk e shkruan as komunistet, nuk e shkruaj as une, por do te kalojne shume e shume vjet, kur te shuhen inatet dhe merite, te qetesohet deti dhe te dalin nje apo me shume historiane qe te shkruajne historine.

- Kur dola nga burgu, - thote prof. Luzaj, - Ali Kelcyra me caktoi te shkoja anekend Shqiperise per te organizuar rinine kunder Italise. Ishte maji I vitit 1942. Partia Komuniste kishte formuar cetat, por nuk ishte futur ne aksion. Priste urdherat nga Belgradi. Me vone u formuan cetat e Ballit Kombetar. Komandant u emerua Hysni Lepenica e keshilltar politik I tij, Hysni Muco.

* * *

Cilat kane qene lufterat me te rendesishme te Ballit kunder okupatorit italian?

- Lufta me e rendesishme ka qene ajo e Selenices, qe e kam komanduar une, si dhe lufta e Sykuqit dhe e Ballshit nen udheheqje te Hysni Lepenices. Hysniu ishte atdhetar e trim. Vetem Skenderbeu mund te kete qene me trim se ai. Po ai ishte I pashkolluar. Nuk e dinte se c’eshte partia e c’eshte statuti. Ne pese luftera e kam pare me syte e mi tek ecte ne kembe me pushke ne dore, balle per balle me armikun. Ne te djathte e ne te majte, vriteshin njerezit, mitralozi korrte dhe barrin e ate nuk e kapte plumbi. Ngrihej ne kembe, therriste luftetaret qe te shkonin pas tij duke u thene se plumbi I italianit nuk te kapte. Prej ketyre lufterave, megjithate me e renda ishte ajo e Ballshit. Kjo lufte zgjati tri dite e kater net. Ne fund italianet u dorezuan. Ne nje liber kam lexuar me vone se meritat per kete Enver Hoxha ua faturon komunisteve. Po ate lufte nuk e beri as Balli as Partia Komuniste. 37 luftetare shqiptare vdiqen, po nuk I njihte askush se kush ishin. U plagosen edhe nja njeqind te tjere. E di si fillon lufta? Njeriu, me te degjuar se ka krisur pushka, le qete ne are, merr pushken dhe shkon ne lufte. Dhe nuk dihet kush se c’eshte. U plagos edhe nje djale qe ishte roja ime personale.

Sa veta u vrane ne anen e kundershtareve?

- Ata u vrane me shume, por nuk dihej numri. Ne u detyruam te iknim. Sikur te qendronim me shume, do te behej kasaphane, sepse erdhen edhe kater batalione italianesh dhe nuk kishim mundesi te perballeshim me ta.

Si u organizuan luftetaret shqiptare per kete beteje?

- Iniciativa per te kundershtuar italianet ne Ballsh ishte e Ballit Kombetar, pasi rame dakord ne Shkoze ne shtepine e Gani Alikos, me Mehmet Shehun, Hysni Kapon dhe nje inxhinier komunist. Ne cdo fshat kishim nga nje celule prej tre vetash. Nga tre veta kishte edhe PK-ja. Prej anetareve te celulave askush nuk u vra. Komunistet nuk kishin asnje oficer teknik te luftes. Ne, te pakten, kishim njerin qe kishte qene toger ushtrie dhjete a pesembedhjete vjet.

- A ishit te armatosur dhe ku I gjenit armet?

- Armatimi yne ishte I vjeter. Kishim vetem dyfeke e mitraloze.

Prof. Isuf Luzaj mori pjese aktive ne Konferencen e Mukjes.

- C’ka mbetur ne kujtesen tuaj? Si e pate atehere kete ngjarje dhe si e shihni sot?

- Konferenca e Mukjes, me 1943, eshte ngjarja pa te cilen eshte veshtire te flitet per historine e asaj kohe. Ata qe moren pjese ne te, me te vertete ishin perfaqesues te popullit. Ne te merrnin pjese edhe kosovaret e camet dhe komandantet e forcave te armatosura. 12 perfaqesues kishte Balli e po aq kishte edhe PK-ja. Idene per mbajtjen e Konferences e dha Mit’hat Frasheri me Ali Kelcyren. Mit’hati me pat thene se idene e kishte diskutuar edhe me Lef Nosin e Fuat Bej Dibren. Ky I dyti dikur kishte 5 restorante ne Paris. I kishte dhene Ismail Qemalit 30 mije napoleone florinj qe te shetiste boten dhe I paguante gazetat qe te botonte artikuj ne dobi te ceshtjes sone kombetare. Erdhi koha qe kur u kthye ne Shqiperi, nuk kishte ku te flinte. Mori me qira nje shtepi ne Tiranen e vjeter. Ne Konferencen e Mukjes, pervec ketyre te dyve, mbaj mend keta persona nga ana e Ballit: Mit’hat Frasherin, kryetar, Ali Kelcyren, nenkryetar, Hasan Dostin, sekretar, Hysni Lepenicen dhe Hysni Mucen. Nga ana e PK-se ishin: Dr. Ymer Dishnica, Abas Kupi, I cili me vone braktisi PK-ne per shkak te ceshtjes se Kosoves, Mustafa Gjinushin dhe Mustafa Kacaci. Te tjeret nuk I njihja se kush ishin. Merrnin pjese mijera vete qe rrinin nen ullinj, se aty nuk kishte shtepi. Kishte vetem nje mulli atje afer ku flinte Mit’hat Beu I semure nga kolla. Ne shesh ishin vendosur 24 veta, ndersa te tjeret rrinin anash. U bisedua tere diten ceshtja e Kosoves dhe me ne fund komunistet derguan kasnecin qe merrte urdhera nga Enver Hoxha: u pranua marreveshja. Kur u mor vendimi I perbashket, nga perfaqesuesit e Ballit dhe PK-se, qe Kosova te jete pjese e Shqiperise etnike, jehuan kodrat e fushat nga duartrokitjet e turmes, te ciles nuk I shihej fundi. Gezim me te madh ne jete nuk kam pasur. Me vone, sic e dini, nga presioni I komunisteve jugosllave, komunistet shqiptare na e kthyen shpinen.

* * *

…

- Kur u be pajtimi mes ballisteve dhe komunisteve ne Konferencen e Mukjes, - tha ai, - hartuam traktet, I hodhem ne Tirane e gjetke dhe se bashku me Mit’hat Frasherin, Fiqri Dinen, Fuat Beun e Lef Nosin vajtem ne Diber. Me emeruan perfaqesues te cetave te Ballit Kombetar. Une duhej t’u jepja urdher cetave se si duhej te vepronin dhe t’I raportoja Komitetit. Hysni Lepenica u emerua komandant I cetave te Ballit ne jug te vendit, ndersa Hysni Muco, nderlidhes I cetave te Ballit me Komitetin Qendror. Ne ate kohe italianet dogjen pallatin e Fiqri Dines. Ai pallat I bukur, me kater kate, beri dy jave derisa u dogj. Filluam luften kunder italianeve. Me ne ishte edhe Cen Elezi, I biri I Isuf Elezit. U mblodhem 180 bajraktare dhe formuam “Besen dibrane”. Mbajti nje fjalim Mit’hat Beu. Fola edhe une. Deshperimin me te madh ne jete e kam pasur atje, kur e kuptova se ata qe udhehiqnin Ballin ishin bejlere. Fatkeqesia me e madhe ishte se disa prej tyre kishin bashkepunuar me qeverine italiane, sic ishin Gjon Marka Gjoni, Pjeter Llaci, Mustafa Kruja… Dhe ata ishin keshilltaret e Ballit Kombetar. Ne Diber gjetem edhe nje prefekt nga Kurveleshi qe, po ashtu, kishte bashkepunuar me italianet. Keshtu, “Besa dibrane” u shua, ndersa italianet vrane Qazim Koculin ne Vlore. Vdekja e tij ishte edhe vdekje e Ballit, sepse ai ishte si Perendia I Laberise. Kur I thosha popullit qe te veme ne lufte, me pyesnin: “C’thote Qazimi?” Po te mos vritej ai, mendoj se nuk do te fitonte as PK-ja.

* * *

- Cilat jane shkaqet e deshtimit te Ballit?

- Faji kryesor I mosorganizmit tone ishte te bejleret, te cilet ishin anetare te Komitetit Qendror. Balli, per te mos fituar komunistet, do te duhej te bente keto gjera: te mbante tri grupet e ushtrise nen komanden e vet; nje grup ne Shkoder, ndersa dy te tjeret ne Tirane e Elbasan, qe perbenin rreth 120 mije ushtare te armatosur. Po t’I udhehiqte Balli keta ushtare, komunistet nuk do te fitonin. Komandantet e grupeve erdhen ilegalisht me ne, ndersa ushtaret shkuan ne shtepite e tyre. Ushtaret e oficeret, I lane kazermat dhe vetem gjeneralet erdhen me ne! Balli po ashtu nuk ishte ne gjendje te formonte ceta ne tere Shqiperine. Ceta pati vetem ne Vlore, Berat, e ne Korce. Ne Korce ceta u shkaterrua, sepse komandanti beri vetevrasje. Ne prefekturen e Beratit ishte Abas Ermenji qe nuk zbrazi asnje pushke kunder italianeve se, s’kishte rast, meqe italianet ishin ne Vlore e Berat.

- A ishit ju atehere te vetedijshem per keto qe thoni sot?

- Ne ate kohe nuk I dija keto gjera. Vetem ne Diber e kuptova se kishim humbur luften, per shkak te bejlereve nga te cilet Shqiperia kurre s’ka pasur e as qe do te kete ndonje perfitim. Bejne perjashtim bejleret sic ishte Ismail Qemali, Mit’hat Frasheri e ndonje tjeter. Pervec kesaj, ne Komitetin Qendror nuk patem asnje njeri te ri. Isha vetem une qe nuk kisha shume eksperience.

Si e cmoni personalitetin e Mit’hat Frasherit?

- Mit’hati ishte nje njeri shume I ndershem. Atdhetar qind per qind e I sinqerte. Demokrat ne teori, asristokrat ne praktike. Ne teori e donte demokracine, po ne praktike ishte me bejleret e Toptanit, sepse I kishte farefis dhe me ata te Elbasanit, te Korces e te Shkodres. Ata bejlere, sic thashe, ishin armiku I popullit, sepse ata e mbajten ne hu e litar 500 vjet popullin shqiptar nen sundimin turk. Nje shqiptari qe I sherbente sulltanit, I jepej titulli bej.

- Komunistet ishin me te organizuar se Balli Kombetar?

- Ata ishin shume me te organizuar. Kishin pervoje, sepse u vinin urdherat dhe mesimet nga Belgradi. Balli Kombetar nuk kishte as statut, as kod apo ligj. Nuk patem asnje leter te shkruar se c’duhej te benim…

- Clirimi I Shqiperise eshte produkt I rrethanave historike, apo…?

- Clirimi I Shqiperise eshte vdekja e boshtit Rome-Berlin. Luften e humbi Hitleri dhe Musolini. Shqiperia mbeti zone e asnjerit. Atehere, PK-ja, qe ishte me e organizuar se Balli Kombetar, mori fuqine ne dore. Duhet te dime nje gje: komunistet nuk kane zhvilluar asnje betej kunder gjermaneve. Eshte turp te thone se kane luftuar. Ata hyne ne Vlore pese dite pasi iken gjermanet. Gjermanet ishin ne Shkoder, kur ata erdhen ne Tirane.

* * *

- Ne fillim te kesaj bisede thate se nuk ka njeri qe e ka njohur me mire Enver Hoxhen. Cili ishte Enver Hoxha?

- Ai qendroi 11 vjet ne France dhe nuk fitoi diplomen. I jepte para kunati I tij qe ishte milioner nga Gjirokastra. Ky I hiqte atij shpenzimet, sepse do te fejohej e martohej me motren e tij. Kur ai vajti dhe pyeti ne Universitet dhe mori vesh se s’ka dhene asnje provim, ia nderpreu ndihmat. Enveri me vone mbeti pa burim te financimit dhe u fut ne Partine Komuniste, sepse ajo u jepte te huajve dreka e darka, ushqim e strehim. Mbante nje cante te madhe, per t’u paraqitur para te tjereve se kishte libra ne te. Nderroi disa fakultete, por nuk u diplomua kurre. Te tregoj edhe nje barcolete per te. Nje dite ai me telefonoi vone. “C’ke bere ashtu” – me pyeti I nervozuar. “Ke nxjerre nga canta ime librat e ke futur ca tulla ne te”. Iu betova se nuk e kisha bere une nje gje te tille. Kur I tregova per kete Dhori Panos, ma ktheu duke qeshur: “Une kam gjashte muaj qe ia kam futur ne cante ato tulla e ai tani I paska pare!” Enver Hoxha na pat treguar nje dite se e kishte veshtire ta gjente Universitetin ku ishte regjistruar, sepse shkonte atje njehere ne gjashte muaj.

- Pata rast te takoja nje doktor japonez ne Amerike, I cili kishte qene mjek personal I Enver Hoxhes, - tregon prof. Luzaj. – Diten qe m’u dha medalja e nderit nga presidenti Ronald Regan ne Universitetin e Indianes, erdhen edhe disa shqiptare. Stavro Skendi, profesor ne Universitetin “Columbia” dhe kryetar I Shoqates se Gazetareve te Amerikes me njohu me doktorin japonez. Ai kishte qene 5-6 vjet mjek I Enver Hoxhes. Me tha se diktatori shqiptar, ngrihej shpesh naten nga gjumi dhe bertiste: “Erdhen, erdhen, erdhen te me vrasin!” Vinte roja me vrap e pyeste: “C’ndodhi?” I hidhnin pak uje te ftohte, me thirrnin pastaj mua per t’I dhene injeksion.

…
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Isuf Luzaj  Empty
MesazhTitulli: Re: Isuf Luzaj    Isuf Luzaj  Icon_minitime16/9/2010, 02:26

O ju poete te shekullit qe po troket ne dere!
I sheruar nga plaget e t'et i semure,
qe i mblodhi bocat per t'u hedhur ne ure
Ju qe do jini te lire e me ndere,
kendoni me mua Epopene e varrosur ne zemer plagosur.
Ne nete dimerore, mbi male me bore nje cyle dyjare varur mbi dafine fryn
era,
pra qan cyla e gjore
dic po thote per heronj e deshmore
te persekutuarit
qe lodhen urine.
mbajeni vesh, degjojeni mire
ajo do qaje te djeshmen e xhindosur:
U jipni deshmoreve kurora deshperimi,
u jipni heronjve kurora ethurimi ,
te persekutuarve kurora durimi.
shekulli i semure qe s'paska te sosur...
Foli nje ze i njohur po s'tha emer:
"fitorja eshte nje dhurate qe bie falli
s'e gjeti njeri as me mend e as me zemer
ashtu sic lind mendja dhe malli
A'skush se pandehu, s'e pati gjykuar
arsyet as shkaqet qe binin stuhine
qe perzuri njerezit, si fletet, mbi uje"
-As une tha PANI, se pandeha, as une,
neper gjith ate Babiloni si furtune,
ku do ta perplaste fati a djalli
fitoren qe erdhi si ulkonje e plagosur.
Me kurorezon ballin nje ylber gjaku qe rrjedh nga plage,
heronj e deshmore lotet e djalit, plakes e plakut
ne biruca burgjesh po i lepin tirani
me ata do te ushqehet sa te bien meteore,
ta shtrydhen gjaksorin, ne fund te oqeanit,
Kjo legjende eshte histori e pasosur..
Udhet qe merr ne shekuj Historia
nuk kane qene kurre vendimet e mija - tha PANI plak me veshtrim neverie.
Aresyeja e saj eshte ne fundin e qiellit
atje ku ze fill Koha dhe Historia
atje ku lind jeta dhe Universi
ku nuk egziston E liga as E mira
as fitimtare as te burgosur
Ne shtrashat, stuhirat qe vejne e vijne
qe ju, frymaret u kerkoni aresye me kandar tuaj peshoni drejtesine
meritat, nderimet, bukurite e dashurite jane lodra foshnjore,
keshtjella ne ere,
azgje rruzullimi nuk ka asnje vlere,
mjerimet tuaja jane ndeshkim i krimit qe u shtypen shekujt me gjak e tmerr,
denim per njerezimin qe harron Perendine,
histori e marre qe duket enigme,
do perseritet miliona mije e nje here.

Isuf Luzaj

ps. larguar nga Shqiperia para 56 vjetesh
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Isuf Luzaj  Empty
MesazhTitulli: Re: Isuf Luzaj    Isuf Luzaj  Icon_minitime16/9/2010, 02:27

Personaliteti
Isuf Luzaj:

"…Asnje gje madheshtore nuk eshte krijuar ne bote vecse prej nje besnikerie heroike per nje ideal qe kryhet si mision, vetem ajo Qenie qe ka ate personalitet krijon ose reformon qyteterimin.

Personaliteti perkufizohet si e vetmja qenie e personalizmit, nje term modern qe i aplikohet cdo lloj filozofie qe e konsideron vleren supreme si celes te kuptimit te realitetit. Personalizmi tipik origjinal dhe fetar, i perdorur per here te pare ne Amerike ne vitin 1863 nga Bronson Alkot, per te perkufizuar doktrinen e realitetit qe, principi i kesaj bote eshte nje Person i shenjte i cili e mban universin ne aktivitet per nje vullnet si nje proces evolutiv krijonjes. Ne Epistemologji, personalizmi eshte ekzistenca qe vleresohet nga nje burim i njellojte me mendimin qe mendohet vetem nga Personaliteti. Personaliteti eshte teresia mendonjese, krijonjese, udheheqese, reformonjese e popujve per miresi, perparim, dituri, barazim, dashuri te njerezve ose te njerezimit. Raca jone u ka dhene te huajve me shume sesa ka mbajtur per vete. Persona ne pozita te larta lufte, si te Romes, Turqise, por keta persona nuk kane patur Personalitet. Ne qofte se ndonje lexonjes kurioz deshiron te dije ndryshimin ose distancen ne mes te dy termave, le te studioje Spinozen dhe Martin Heidegerin ose Leibnizin dhe Sartrin. Ne qofte se deshiron te kenaqet me me pak miell te mullirit tim, le te lexoje vepren time, “Persona dhe Personaliteti”.

Personaliteti nuk eshte komplet, sepse sundon nje popull, cliron nje popull ose grabit e sundon popuj te tjere, jo. Personaliteti i ben te lumtur si popullin e tij, fqinjet e tij ose edhe me tutje popujt e tjere. Nuk ka vend ketu me tutje as analiza ose psikoanaliza, as sociollogjia matematike, as filozofia e politikes, as analiza e politikes, as arsyet dhe shkaqet e ndodhive qe krijojne njerezit e ashtuquajtur Burra Shteti ose Njerez te medhenj…"
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Isuf Luzaj  Empty
MesazhTitulli: Re: Isuf Luzaj    Isuf Luzaj  Icon_minitime16/9/2010, 02:27

Historiani dhe filozofi i famshėm shqiptar, Isuf Luzaj


Kush eshte historiani dhe filozofi i famshem shqiptar ne Amerike qe ka shkruar mbi 100 vepra per ceshtjen kombetare, jeta ne mergim dhe eshtrat ne Vlore

Isuf Luzaj shqiptari i madh qe i tha JO Enver Hoxhes: "Jam i sigurte, ju do ta fitoni kete lufte... Une nuk kam frike dhe as turp sic thua ti, shok i mire, por nuk bashkohem me ty. Une kam turp nga ndergjegjia ime qe nuk beson ne ideologjine Marksiste-Leniniste, si zhvillimi me i mire i jetes se popujve"


Isufi deri ne grahmen e fundit te shpirtit te tij luftoi per origjinen Trako-Ilire e ne kerkim te tokes amtare deri te ai gure sinori ku belbezon gjuha e embel shqipe e zogjve te Fishtes

Nga Agim BOCARI

Mbas vdekjes se Skenderbeut, Shqiperia u be tymnaja osmane e cila sa vinte dhe shtohej, ne keto kushte pasardhesit e fundit te familjes princore te Arianitasve lundronin ne detin e hapur ne drejtim te Venedikut.

Pikelimi i dallgeve conte freskine e detit ne murin e kalase se Kanines duke i ruajtur asaj freskine e shekujve. Shekujt kalonin, te rinjte qe vinin plandoseshin mbi to dhe vazhdonin te krijonin lirine. Oshetimat e krismave te shpalljes se Pavaresise me 1912, shkrijne ne gjirin e tyre, krismat e shtepise se Luzajve ne Kanine per pinjollin qe po vinte: Isuf Luzaj, me vone ky do te behej njesim me shekullin qe u be i tij brenda truallit ateror dhe i pa ndare sot, obelisk ne keto dite te reja.

Isufi, ne faza vitesh duke i lene mbrapa ato ne vlerat e tyre arrin ne vitin 1933 e vazhdon studimet ne liceun "Louis Le Grand" dhe ne kronologji te tyre mbaron studimet e larta ne Universitetin e Sorbones, i lauruar me tituj shkencor doktor ne letersi, doktor ne filozofi. I plotesuar si intelektual i rangjeve te vecanta me jehonen e koherave ne histori qe nga lashtesia me Eskilin, Sofokliun, Plutarkun, Sokratin e me, deri te iluministet me mbidishepullin Volter, e me vone sot ne kohe te reja te Martin Heidegger e Sartre.
Me kete pergatitje te larte, dyert e perendimit per te mbeteshin te hapura, ai i braktisi ato rezidenca dhe e ktheu zemren andej nga vinte zeri i lirise, ne Shqiperi. Me diplomen e dy doktoratave, zoterues i mese tete gjuheve te huaja qe nga latinishtja, greqishtja, persishtja, nis rrugen e nje pelegrini, ky polyglot i karakterit nacionalist kombetar i tejmbushur per te kerkuar lavdine e tij maratone qe nga auditoret a Argjentines, Amerike e cfare perfshijne meridianet e paralelet e ketij globi ne mbare boten perendimore. Nuk rreshtnin e mbusheshin keto auditore per te degjuar leksionet e mbi 120 veprave te tij ne mbrojtjen e te gjitha vlerave shoqerore e me ne gjeresi te ideve te tij per demokracine. Isufi per nga karakterii tij i larte, dhe si mendimtar hyn ne "Almanakun" Toltojan. Isufi me gjeografine e gjere te kultures se tij e ne luften e pa mbarim kunder mortajes komuniste, sa vinte e terhiqte vemendjen perendimore deri ne sferat me te larta te shteteve. Parlamenti i Argjentines i akordon medaljen e florinjte: "LUCHADOR POR LA PAZ" . Po aty, krijon institutin francez, "LA FRANCE A L'ETR ANGER" i cili pershendetet dhe vizitohet personalisht nga ish presidenti i Frances De Gaule. Ne vitin 1956 presidenti i Amerikes i dorezon medaljen "PAQE". Nuk rreshti lavdia e tij, kur arrin vete presidenti Regan t'i vendose ne qafen e tij te rrudhur me brazdat mishtore qe mbanin ne brendesine e tyre historine kombetare, pjese e se ciles, ai u be. Kjo ishte dekorata e larte dhe aq domethenese: "MESUES I AMERIKES".Ja kush eshte Dr.Pr. Isuf Luzaj. Cfare t'i numerosh me pare, lavdine apo vuajtjet e tij. Brenda lavdise vuatja eshte bashkeudhetare.

Ky eshte sistemi i diktaturave qe perndoqi, perdhunoi dhe eliminoi ndjenjen kombetare e per fatin e keq vazhdon akoma …… perderisa historia nuk po shkon ne vend. Ata qe u sublimuan per t'i dhene drite ketij kombi, u gjykuan me plumb.

Isufi deri ne grahmen e fundit te shpirtit te tij luftoi per origjinen Trako-Ilire e ne kerkim te tokes amtare deri te ai gure sinori ku belbezon gjuha e embel shqipe e zogjve te Fishtes. Duke mos u futur ne hollesira historike sepse keto jane probleme akademikesh ne histori, e cila duhet te jete ne drejtim te ruajtjes se vlerave e ne vertetesine e tyre.

Historigrafise shqiptare i mbetet detyre immediate te nxjerre ne pah kete bilanc historik me vlera te medha kombetare e me ne gjeresi boterore. Ketu flitet per nje realitet historik te veprave te tij e dekadat qe vijne u hapin rrugen brezave, ta ndertojne ate per te qene te sigurte mbi themelin e saj. Kjo mbetet nje nga rrezet jeshile te kesaj vertetesie. Jeta e Isuf Luzajt per edukimin e brezit te ri, vazhdon me fillimin e punes si pedagog ne tregtaren e Vlores, ne Normalen e Elbasanit e me vone ne ate te shkolles qytetese te Korces. Me fillimin e shfaqjeve te tij ne shtyp dhe aktiviteti i tij per evoluim shoqeror dhe kunder rregjimit te fashizmit ne Shqiperi, nga viti 1937, deri ne vitin 1942, provoi kalvarin ne te gjitha ato lloje burgjesh qe nga Shqiperia deri ne Gaeta te Italise, e ne vazhdim ne ate te Miventotenit e me vone per rrezikshmeri te larte e cuan ne burgun, Cortona D'Arezzo. Mbas daljes nga burgu i fundit me 1942, agjentura fashiste, duke bere seleksionimin ne listat perkatese per elementin kundershtar te saj, arrin ne perfundimin se Dr.Pr. Isuf Luzaj duhej izoluar perfundimisht. Ne keto kushte per te fillon ajo jete e veshtire konspirative e ne vazhdim e realizimeve te ideve te tij, per te mbrojtur demokracine perkundrejt levizjes regresive komuniste. Qe nga viti 1939 deri ne vitin 1941 nuk rreshti aktiviteti i tij patriotik ne demostratat e deri ne formimin e pluralizmit ne Shqiperi me krijimin e Partise Social Demokrate si dhe ne qytetet Shkoder, Vlore, Tirane. Ne keto grupe militonin njerez me kualifikim te larte, bij te familjeve patriote qe e nisen jeten nga baza e lart brenda ndergjegjshmerise perkundrejt asaj gjendje egzistuese mjerane qe kalonte vendi. Ata me Dekalogun Programor i hartuar ky me pjesemarrjen e pandare te Isufit, ne themelimin e ketij programi mbetej zbulimi i vlerave dhe i talenteve te reja, duke i ndjekur ata ne jeten e tyre e per t'u krijuar kushtet maksimale per te vazhduar studimet ne vendet perendimore.

Ndergjegjesimi mbare-shoqeror, nuk vjen nga partia e partite, duke i ngjitur kombit lloje cibanesh e kushedi nga ku, por vetem nga rruga e historise dhe ne verifikimin e saj.

Aktiviteti i tij organizativ dhe luftarak gjate luftes mbare popullore kunder nazifashizmit, nga jugu ne veri nga lindja ne perendim e ne diagonalet e tyre, mbetet e shkruar aty ku jane etazheret. Isufi ishte kunder cfaredo spekullimi moral e politik. Sic po ndodh sot me kete korrupsion te pa mbarim, duke te grabitur pronen, shenjterine e jeteve, e duke sunduar mbi nje popull kaq te drobitur qe nuk i mungon zgjuarsia, por qe perjetesisht nuk iu nda dhe naiviteti. Largpamesia e Isufit mbetet profetike ne parashikimin e madh te tij per eren e demokracise. Ai e mbrojti kete pa asnje medyshje, ne Mukje e kudo e deri ne interesimin e madh te kundershtareve te kesaj linje, sic ishte komunizmi me perfaqesuesit e tij, qe nuk rreshten duke u ballafaquar me te per ta terhequr nga ana e tyre. Dr.Pr. Isuf Luzaj as dhe nje here nuk pranzi. Ne takimin e parafundit me Enver Hoxhen, Isufi si nje shqiptar i madh, ballas kuvendoi:

"Jam i sigurte, ju do ta fitoni kete lufte... Une nuk kam frike dhe as turp sic thua ti, shok i mire, por nuk bashkohem me ty. Une kam turp nga ndergjegjia ime qe nuk beson ne ideologjine Marksiste-Leniniste, si zhvillimi me i mire i jetes se popujve. Besoj ne demokraci. Ne vatren e lindjes se marksizmit kurre nuk ka demokraci, por vecse krim, torture, pune te detyruar etj."

Isufi mund te pranonte miqesine, por kurren e kurres kompromisin. Aq me teper kur ishte fjala per fatet e atdheut. Ketu mbetet deshperimi i madh i Isufit, ne kete ndarje nje here e pergjthmone e per me themeloren, per agonine qe po i trokiste Shqiperise ne dere. Per fatin e keq, ajo erdhi.

Dr.Pr. Isuf Luzaj, i kalon kufinjte kontinentale, njerez te permasave te tilla jane produkt i vete natyres dhe ata si pjelle e saj, hyjne ne paralelizem me te dhe rikrijojne vlerat e origjines dhe keto realitete sot, duke krijuar ato produkte te vlefshme per te cilat ka aq nevoje shoqeria. Brezi i ri duhet te ngulmoje, te zbuloje e te vihet ne ndjekje te ketyre produkteve. Ne mergimin e larget, Dr. Pr. Isuf Luzaj, e mbylli jeten e tij i pangopur si asnjehere tjeter, per mallin e zhuritur per atdheun e mbare jeten. Ai nuk kerkoi shperblim nga atdheu, vecse pak vend, sa per t'u prehur nga gjithe ajo lodhje e gjate, e gjate. Ashtu u be.

Duke mos u larguar nga Isufi, shkeputemi nga kjo pllake e ftohte, e leme ate ne shoqerine e natyres dhe te dheut te tij, bir i te cilit mbetet, e leme nen hijen e Dafines se Dantes e ne relievin ngjyre gri te erret te malit, i cili po pret ardhjen e nje agimi te ri.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Isuf Luzaj  Empty
MesazhTitulli: Re: Isuf Luzaj    Isuf Luzaj  Icon_minitime16/9/2010, 02:28

Nga libri Rindėrtimi i Fuqive Shpirtėrore – refleksione filozofike
Shtepia botuese ombra GVG, 2005
(Ne fillim te librit shkruhet: Ua dedikoj dėshmorėve dhe martirėve te kombit)

Rinia ėshtė majaja qė ngre brumin, bėn bukėn dhe mbrun moralin e popujve. Ēdo brez, ēdo gjeneratė lajmėron njė agim tė ri, e tėrheq prej errėsirės, e ndez me frymen e tij tė zjarrtė e tė shqetėsuar. Po te vėrejė lart e larg ėshė fuqi krijonjėse. Edhe nė mos arriftė t’i korrė frutat e mbjella tė saj, ka njė shpėrblim tė sigurtė nė sanksionin e posteritetit. Flaka dritėzonjėse nuk duket aspak vetėm sa kėmben duar. Ēdo gjeneratė hap krahėt e saj atje ku i ka mbyllur brezi i shkuar, pėr tė fluturuar mė larg. Kur njė gjeneratė i mbyll krahėt nė tė tashmen, nuk ėshte rini, vuan nga pleqėria e parakohshme. Kur fluturon drejt sė shkuarės, ėshte duke agonizuar, mė keq akoma, ka lindur e vdekur.
Njerėzit qė skanė pasur rini mendojnė nė te shkuarėn dhe jetojnė nė tė tashmen, duke kėrkuar shpėrthime tė shpejta imediate, qė janė ēmimi i domesticitetit krriz-pėrkulur. Tė dobet nga pėrtacia ose tė frikshėm nga injoranca, ata rriten me durim por pa gėzim – (ALLEGRIA). Tė trishtuar, tė dorėzuar, skeptikė e pranojne si njė fatalitet tė ligėn qė i pėrbluan pėr sė brendshmi. Nga njerėz pa ideale, populli nuk pret asnjė madheshtim.
Rinia bashkon entuziamin me studim dhe energjinė me aksion qė shkrihen nė qejfin “pėr tė jetuar”. I riu qė mendon e punon ėshte optimist, ēelnikėzon zemrėn e tij ndėrsa lartėson kuptimin e tij. Nuk e njeh mėrine, as e torturon nakari (xhelozia, haseti). Korr lulet e kopshtit tė tij dhe admiron ato tė fqinjit.kėnaqėt kur kėnaqen tė tjerėt. Qesh, kėndon, luan, dashuron, duke ditur qė fati i ndihmon atij qė ka VETĖBESIM nė virtytet e tij gjeneratore (rikrijuese).
Rinia ėshte prometeane, kur shoqėron mendėrinė me vullnet, diturinė e fuqinė, inspiracioni e Apollit dhe heroizmin e Herkulit. Njė krah vlen njėqind krahė, kur atė krah e lėvizi njė tru i shkėlqyer; nje tru vlen njėqind tru, kur e mbėshtet njė krah i vendosur dhe i fortė. Tė deshifrosh sekretet e natyrės nė gjėrat qė e konstituojnė atė, vlen njėsoj si tė shumezuarit pėr tė jetuar mes tyre, duke gėzuar bukuritė e tyre, duke kuptuar harmonitė e tyre, duke zotėruar fuqitė e tyre.
...
Ėshte detyrė e rinisė t’i marrė qorrat pėrdore e ti drejtojė drejt avenirit. Ti shkundin, po nuk deshėn, t’i lėnė po rezistuan. Gjithēka ėshtė e mundur, por qė ti bindė: jo, kurrė. Nė njėfarė lartėsie ė jetės pėrtacia ėshtė njė sėmundje e pashėrueshme si qorrėzimi. Tė rinjtė humbasin kohėn e tyre, kur shpresojne shtytje prej pleqve. Ėshtė mėse e arsyeshme qė ata tė veprojnė siē e bėnė dikur disa tė tjerė, sesa tė mbeten robėr tė mėshirės sė tyre. Rinia e ka tė kurorėzuar ballin me drita yjėzimesh, prandaj sheh mirė, larg e me fuqi.
…

Megjithese si pasoje e viteve te shumta kaluar larg Shqiperise, disa fjale jane perdorur jo ashtu si jemi mesuar ti lexojme shpesh, ose ndonjehere te zevendesuara me fjale te huaja, eshte nje liber qe ia vlen te lexohet. Ne gjithe librin (deri atje ku e kam lexuar une :) ) vihet re shprit rinor i ndriēuar nga dija dhe eksperienca e Prof. Isuf Luzaj. Rinia tek e cila Luzaj ka shume shprese, mund te mos jete rinia Shqiptare ne gjendjen e sotme. Rinia per te cilen ben fjale Luzaj eshte nje Rini e edukuar, e shkolluar, me parime dhe me ideale. Le shpresojme qe rinia e se ardhmes jo shume te larget ti pergjigjet e kriterevete dhe thirjes se Prof. Isuf Luzaj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Isuf Luzaj  Empty
MesazhTitulli: Re: Isuf Luzaj    Isuf Luzaj  Icon_minitime16/9/2010, 02:28

oiseau en vol, libri eshte me te vertete i bukur, sidomos per rinine (shqiptare).


Rindėrtimi i Fuqive Shpirtėrore – refleksione filozofike (ombra GVG, 2005)

Magnetizmi shpirtėror

Rinia mbaron, kur shuhet entuziami. Nuk ka privilegj mė tė madh, sesa fati me e ruajtė atė magnetizėm deri nė moshėn e burėrisė; ėshtė dhuratė e tė poshtėrve dhe ngjan njė mrekulli pėr kė e ruan thesar tė pacėnueshėm deri nė pleqėri, si Sokrati dreqin e tij inspirator. Nė kėtė tė vetmin SEKRET qėndron efikasiteti i shkrimtarėve besnikė doktrinės se tyre, qė dinė ta afirmojn, ta proklamojn me e pėrsėritė nė njėqind forma, si ato tė tufanit tė pasionuar. Janė udhėheqėsit e kohės sė tyre dhe gjejnė oshėtimė nė zemėr tė rinisė, gjithnjė e tėrheqshme pėrpara arsyetimit tė ftohtė, armike e sofistėve ēarqngrehės dhe e kapriēozėve kontemporanė. Korrin simpati vetėm ata qė mbjellin entuziazmin e tyre. Rinia skeptike ėshtė lule pa parfum. Prej tė rinjsh pa BESIM formohen kurtizanė-oborrtarė, qė lypin favore nėpėr antisalla e sallone pritjeje, formohen retorikė qė gllamarisin fjalė pa idera, abulikė qė e gjykojnė jetėn pa e jetuar, parazitė fatkeqė qė zbehen me rrėnjė sipėr dheut; vlera negative qė vėnė gurė nė tė gjitha rrugėt pėr ta ndaluar qė tė mos shkojnė tė tjerėt atje ku ata nuk mund tė shkojnė.
Njeriu qė ėshtė kalbėzyer nė njė rini apatike arrin shpejt nė pleqėri pesimiste pėr tė mos pasė jetue me kohė. Bukurinė e tė jetuarit duhet me e zbulue shpejt ose, pėrndryshe, nuk zbulohet kurrė. Vetėm ai, qė e ka popullzuar me ideale rininė e tij, qė ka ditur t’i shėrbejė me besė entuziaste, mund tė shpreojė njė pleqėri serene e nėnqeshėse, tė mirė e mirėbėrėseme ata qė nuk munden, tolerante e falėse me ata qė nuk dinė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Isuf Luzaj  Empty
MesazhTitulli: Re: Isuf Luzaj    Isuf Luzaj  Icon_minitime16/9/2010, 02:29

Pėrtej fletėve tė njė libri

7 tetor 2005
Zimo Krutaj

Filozofėt, armiqtė e natyrshėm tė poetėve...”, kėshtu nis njė ligjėratė e poetit italian Salvatore Kuazimodo pėr poezinė, shkruar nė fillim tė gjysmės sė dytė tė shekullit tė kaluar. Me kėtė pohim nė mendje, e nisa leximin e librit tė Isuf Luzajt...

...Me kėtė pohim nė mendje, e nisa leximin e librit tė Isuf Luzajt “Pėrtej sė mirės e sė ligės”, poezi, ese, mendime filozofike, botim i shtėpisė botuese “Ombra GVG”, (kolana “Visaret”). Ndoshta sepse autori, Isuf Luzaj, njė personalitet shumėplanėsh, pėrveēse poet, veprimtar e figurė e shquar kombėtare, ka njė kontribut tė rrallė e ende tė panjohur e tė pavlerėsuar sa e si duhet nė studimet historike dhe filozofike. Si do tė mund tė bashkėjetojė poeti dhe filozofi, zemra e zjarrtė dhe mendja e ftohtė nė njė trup e nė njė shpirt tė vetėm? Kuazimodo, nobelisti italian, kėmbėngul se poezia “bėhet”, “poeti e ndryshon botėn me lirinė e vet dhe tė vėrtetėn.” I vetėdijshėm pėr kėtė kontradiktė, Isuf Luzaj, qė e quan poezinė mėmėn e arteve, thotė se ajo “jep kuptimin absolut tė ndjenjės, tė rrėqethjes sė prekjes sė lirisė qiellore.” Mbase kėtu na vjen nė ndihmė Kroēe, kur i cilėson poetėt si “pak tė prirur ndaj trajtesave filozofike e organike, por tė prirur e tė hollė pėr ēėshtje tė veēanta.” Kurrsesi, citimet e mėsipėrme nuk kanė pėr qėllim ta lodhin lexuesin, as tė shpjegojnė raportet e ndėrlikuara e kontradiktore, qė vijojnė edhe sot e gjithė ditėn, mbi artet, filozofinė, krijimin, si akt shpirtėror e njėherėsh edhe intelektual apo racional. Ato diktohen, nė radhė tė parė, nga vetė pėrmbajtja e librit “Pėrtej sė mirės e sė ligės,” nga idetė, mesazhet filozofike e jetėsore, nga struktura, gjuha dhe stili krejt i veēantė i autorit. Nga pikėpamja strukturore apo kompozicionale (krejt si njė simfoni nė tri kohė), libri Pėrtej sė mirės e sė ligės”, hapet me njė parathėnie tė gjatė, rreth 50 faqe, vijon me poezitė qė janė thelbi, amėza e ngjizur nė vargje, dhe mbyllet me thėnie tė shkutra, ese apo mendime filozofike pėr kohėn, hapėsirėn, artin, poezinė e, sidomos, Bukurinė.

Nuk ka pikė dyshimi se tė dyja pjesėt nė prozė (si term pėr marrėveshje fjale) janė nė funksion, jo tė shpjegimit, por tė pėrcjelljes, tė kuptimit, tė pėrjetimit tė poezive e tė vargjeve qė mundohen “tė reflektojnė hijen e dhembjes sė poetit”. Nė pjesėn e parė, siē thotė edhe vetė, autori synon tė paraqesė njė pėrmbledhje tė shkurtėr tė historisė sė mendimit filozofik, fetar, metafizik, perėndimor tė koncepteve tė sė mirės dhe tė sė ligės, gjatė pesė shekujve tė fundit. Me njė jetė tė stuhishme e tė mundimshme, mėrgimtar nė pesė kontinente, i dėbuar e i mohuar prej vemdit tė tij, erudit e profesor titullar nė universitetet mė prestigjioze tė botės, Isuf Luzaj dėshmon njė vullnet tė pazakontė, njė fuqi mendimi e njė lartėsi shpirtėrore tė rrallė pėr vdekatarėt e zakonshėm, njė njohje e zotėrim tė sistemeve filozofike metafizike, materialiste, teiste apo ateiste qė i lejon tė arrijė nė pėrfundime tė vetat, bindėse, tė argumentuara e tė shprehura me njė gjuhė tė qartė e tė figurshme njėherėsh. Historia e zhvillimit tė qytetėrimeve , shqyrtimet e trajtesat e shumta nė drejtim tė pėrkufizimit tė koncepteve filozofike tė sė mirės dhe tė sė ligės, njohja e teorive dhe ligjeve tė shkencave ekzakte, tė psikologjisė, e sidomos tė etikės e estetikės, qė nga Aristoteli e deri te Sartri, konceptet e kolosėve tė mendimit qė nga Kartezi e Spinoza te Rusoi, Kanti, Haidegeri, apo Ainshtajni, si edhe veprat e bėmat e profetėve, shenjtorėve e martirėve tė besimit, Konfucit, Budės, Krishtit, Muhametit etj., e ēojnė Luzajn nė pėrfundimin e pėrgjithėsimit tė funksioneve tė diturisė nė tri drejtime, pėrfaqėsuar nga tri lloje njerėzish: filozofėt qė “me hipotezat e tyre krijuan revolucione nė tė gjitha dituritė e njerėzimit”, poetėt, tė cilėt krijojnė “botė imagjinare dhe fisnikėrojnė ndėrgjegjen me ndjenja tė reja bukurie, harmonie dhe vėrtetėsie...” dhe shpėtimtarėt, (shenjtorėt) qė veprojnė “duke i bėrė lėndė tė gjalla jete mendimet e filozofit, tė bashkuara me ndjenjat e poetit, pėr tė krijuar njė botė tė re dashurie, harmonie, barazimi, vėllazėrie, lirie...”

Pas kėtij pėrfundimi vargjet poetike tė Isuf Luzajt mund tė kuptohen e tė shijohen nėn shenjėn dhe domethėnien e tyre tė vėrtetė, zanafillore e tė mbrame, nė atė ēka ėshtė edhe pėrtej fletėve tė vetė librit, pėrtej sė mirės e sė ligės, nėn dritėn e butė e tė paqtė, sipėrnjerėzore tė Nirvanės. Nė atė sferė (vend, gjendje) tė lartė shpirtėrore e fizike njėherėsh, ku, sipas filozofisė budiste, bashkohen nė harmoni tė plotė liria, lumturia, bukria dhe pėrsosmėria morale e shpirtėrore. Autori nėnvizon: “Vargu, o ėshtė poezi, o nuk ėshtė asgjė.” Me kėtė kredo estetike, nėn kėtė verb poetik janė shkruar shumica e poezive tė vėllimit nė fjalė, tė cilin ai e quan qė nė fillim “hija e dhembjes sime”, duke nėnkuptuar, veē tė tjerash, edhe pamundėsinė e shprehjes me fjalė, tė plotėrisė, pastėrtisė, e thellėsisė sė njė ndjenje tė vėrtetė njerėzore. “Mundohem tė jem shprehės i kohės sime, sepse fuqia pėr tė qenė modern ėshtė pėr tė qenė realist. Arti tė jetosh nė tė ardhmen ose nė tė shkuarėn ėshtė arti mė i rrezikshėm, sepse nuk jep dot atė realitet qė shohim ne sot. Kėtė tė vėrtetė e kam ndjerė kur, duke shkruar Historinė e Pėrpjekjes Kombėtare, qė ia porosis rinisė sė shekullit tė ardhshėm, kur tė jenė fikur pasionet politike; nuk imagjinoj dot sa arsye do tė mė japin lexuesit e viteve 2010 e tutje...” Pra, shprehės i kohės sė vet... Nuk ėshtė ndėrmarrje e lehtė. Pėrkundrazi. Nė poezinė e Luzajt ravgimet, vuajtjet, zhgėnjimet, pėrjetimet, ndjenjat e thella e tė holla tė njeriut poet, ndėrthuren me arsyen e ftohtė e pėrfundimet racionale tė njeriut filozof, gjithnjė nėn “hijen” e sė bukurės, tė sė mirės, tė dashurisė e fisnikėrisė njerėzore tė arritur jo pa mundim e dėshpėrim. Kėtė frymė, pavarėsisht formave tė ndryshme tė vargut, metrit , ritmit apo rimės, e gjejmė nė poezitė “Paditja e shekullit”, “Kėrkimi”, Pikėpyetja trekėndėshe”, “Zhgėnjimi”, (Po ē’m’u desh mua, pa pirė e pa u dehur, / Tė pėrqafoja mirazhin dhe magjinė...”), “ Kanosje agonie”, “ Bujku i shkretisė”, “E vėrteta”, “Autodafč” etj. Nga ana tjetėr, ėshtė gati i kudogjendshėm, herė i drejtpėrdrejt e herė i nėnkuptuar, malli pėrvėlues pėr vendlindjen, pėr atdheun e munguar, ngjyrat dhe dritėzat e kujtimeve tė ylberta tė fėmijėrisė qė sėmbojnė e rrezėllijnė nė poezitė mė tė bukura tė librit. (“O natė! Rralloi pak ēapat e tua! / Mė lėr ta mbaj rob ēastin e vetėtimtė;...”.

Pėrmasa filozofike e poezisė sė Isuf Luzajt vjen mė qartė e mė pranė lexuesit bashkėkohor, pikėrisht pse ėshtė e veshur me atė ndjenjė estetike tė hollė, tė denjė pėr mjeshtrat e fjalės shqipe tė shkruar. Prandaj, nė pėrfundim, nuk mund tė mos jemi nė njė mendje me pohimin e poetit tė njohur Xhevat Beqaraj, pėrgatitės e redaktor i librit “Pėrtej sė mirės e sė ligės”, qė e pėrcakton Isuf Luzajn si “poet i ndjenjės dhe mendimit filozofik”. Po mė pėrtej mendimeve e pėrcaktimeve tona, pėrmes e pėrtej vargjeve e fletėve tė librit, qėndron fryma e poetit, qė buron nga harmonia e Nirvanės...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Isuf Luzaj  Empty
MesazhTitulli: Re: Isuf Luzaj    Isuf Luzaj  Icon_minitime16/9/2010, 02:29

Zhgėnjimi
Shekulli hajdut me urė nė dorė
I vuri zjarrin kryq e tėrthor planetit.
Dogji male e fusha, lumin dhe detin.
Ia thau popullit zemrėn me borė,
Me mėri gjaksori, me dredhitė e Dreqit.
.................................................. .........
Po mua fakirin, ku erdh' e mė gjati
Me njė kalidhe labi, buzė deti?

Erdhėn dhe shirat me ujė tė tėrbuar,
E pinė popujt qė ishin etuar.
Sa mė shumė gjerbėn, aq mė shumė u harbuan.
Gjithsekush zgjodhi njė udhė tė tij
Shtigjesh tė ujqve, qė e shpinin nė ngjirė.
Provoi i pafajshmi tragjikomedinė
Pėrtej cdo tė lige, pėrtej cdo tė mire
I cmendur endej nga e shpinte furia.

Po c'm'u desh mua, pa pirė e pa u dehur
Ta pėrqafoja mirazhin dhe magjinė,
Tė cmendesha fantazmash si dashnori i thekur.
Pas fantazmės dhe unė duke thirrur e mbledhur
Tė thjeshtėt pa mend, qė u futėn nė cmendinė.
U vėrvita fakiri shkalluar nga dehja,
Zjarr mė zjarr, betejė mė betejė.
As shihja, as kuptoja ku mė shpinte pėrpjekja,
Me thonj e me dhėmbė duke shpuar tunele.

Sa mė i egėr rreziku, mė e kėndshme ish dehja.
Sa mė e bukur dehja, aq mė i ėmbėl rreziku.
Si vashėz e bukur, buzėqeshte pėrpjekja;
Aq mė tėrheqėse theroria dhe vdekja
Kur zu tė pėrgjunjej, kolovitej armiku.
Me hov nėpėr zjarre: ėndrra fitimtare,
Mė shtynte mė fort se tufani e stuhija,
Ylyvere flamurėsh, Epopesė kombėtare:
Femra mė e bukur mė dukej liria.

Kur mbaroi muzika, kur mbaroi kremtimi
Lodhur, rraskapitur, u dorėzua armiku.
Fitorja u bė korb, rrahu krahėt dhe iku...
Kur hapa grushtet - njė tufė me miza.

Kur hapa sytė e pashė qė Ideali
Paskej qenė ėndėrr - mbasdite pranvere.
U zgjova prej magjisė nė majė tė njė mali
E gjeta tė ndarė zemrėn nga balli;
E gjeta tė ndarė mendjen nga shpirti.
Idhujt e djeshėm, mė i vogli ish mė i madhi;
Idhuj prej kashte, mullarė prej bari.
Mallkova mėmėn qė mė lindi e mė rriti...
Nuk gjej dot mė prehje dėshperimi.
.................................................. ............
Dhembja mė e hidhur qenka zhgėnjimi!Pėrtej sė mirės dhe sė ligės


Edituar pėr herė tė fundit nga TheBest nė 16/9/2010, 02:30, edituar 1 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Isuf Luzaj  Empty
MesazhTitulli: Re: Isuf Luzaj    Isuf Luzaj  Icon_minitime16/9/2010, 02:30

Haseti

O shqiptar! Nė do tė dėgjosh,
Nė pac mend dhe uri tė mėsosh,
Mos e urre kurrė armikun
Se pa dashur ti bėhesh rob i tija,
S'bie asgjė tė vlefshme mėrija
As ta pakėson, as ta largon rrezikun.

Tė bren egėr pėrbrenda gjarpėr nė mushkėri,
Pa tė lejuar paqe e qetėsi,
Aty i fillon njeriut poshtėrsia
Qė e tėrheq nė baltė, e zhyt nė llomi.

Mendohu tė jesh c'tė lindi natyra
Nga dje dhe sot, nesėr mė i mirė,
Mos u verbo kurrė nga xhelozia.
Mos u nxito, se do biesh i penguar,
Brenda nesh ėshtė bishė-mynxyra,
Zien nė sera ndjenja dhe fytyra,
Nuk vepron truri, vec nervat e tij,
Tėrbohet ndėrgjegjja nė njė mijė mėnyra...

Urrejtja i burgos ndjenjat e lira,
Dobėsia pengimet i bėn tė vėshtira.
Moskujdesja pėr tė ligun e nxirė
Eshtė hakmarrja mė e bukur, mė e mirė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Isuf Luzaj  Empty
MesazhTitulli: Re: Isuf Luzaj    Isuf Luzaj  Icon_minitime16/9/2010, 02:32

Rindėrtimi i Fuqive Shpirtėrore – refleksione filozofike (ombra GVG, 2005)

JANĖ BURRA vetėm ata qė e lėvrojnė vetė vijėn e ugarit tė tyre.
Ēdo krijim ėshtė fryt I inisiativės sė lirė dhe arrin nė pėrfundim tė tij I pėrmbajtur prej ndjenjės dhe indipendencės.
Kur tė kesh mėsuar tė dashurosh dhe e di atė qė do, mos u pėrmbaj nė tė kėrkuar jashtė teje mjetet pėr ta ekzekutuar. Asnjė shkallė, asnjė sekt, asnjė klikė nuk mund ta ndjejė sa ti dhe si ti intensivisht idealin e artit tė sėvėrtetės, tė drejtėsisė, qė ti vetė e ke konceptuar dhe qė vetėm ti mund ta realizosh. Poet ose filozof, apostull ose artist, ki besim nė veten tėnde dhe mos ndiq rrugė tė huaja, mos e var vullnetin tėnd prej vullnetesh tė tjera, mos e lidh e mos u ngatėrro me hije qė errėsojnė, as mos kėrko mbrojtje nga tė tjerėt, spese ajo mbrojtje tė pėrul. Nga ata qė dinė mė shumė, mėso pa i imituar, nga ata qė japin mė shumė, largohu, mos kėrko kurrė. Nė qofsh i aftė tė realizosh idealin tėnd, nuk tė nevojitet asnjė diēka potente; asgjė, askush nuk tė bėn tė zotin pėr ta realizuar ėndrrėn tėnde; duaj, duaj me kėmbėngulje, me tė gjithė mendjen tėnde e me tė gjithė zemrėn tėnde, duke vėnė nė tė dashuruarit atė qė pjesė shpirti qė ke mė tė mirė nė veten tėnde, BESĖN e fuqive tė tua shpirtėrore. Aveniri i popujve qėndron nė inisiativėn e lirė tė tė rinjve. Rinia matet me dėshirėn shqetėsuese tė tė RIPĖRTĖRITURIT, me dėshirėn e tė NDĖRMARRIT tė veprave tė denja, me LULĖZIMIN e gjithanshėm te ĖNDĖRRIMEVE tė afta pėr tė zbukuruar jetėn. Ėshte i ri ai qė ndien brenda vetes sė tij fuqinė e FATIT tė vet; ai qė di tė mendojė kundėr rezistencės se huaj, ai qė did he qė mund tė pėrmbajė veten kundėr interesave tė krijuara. Pa ideale nuk mund tė ketė inisiativė.
Ai qė pėruket i dėshpėruar tė bredhė udhė e shtigje tė zakonshme, plaket para kohe dhe bėhet rob i zakonit. Ai qė nuk guxon tė lexojė njė libėr tė ri, tė marrė pėrsipėr njė ndėrmarrje tė re, ka dhėnė dorėheqje nga jeta. Ai ėshtė hije e mjerė e vullneteve tė huaja, fletė vjeshte qė e shkėputin tė gjitha erėrat, pjesė mekanike e nje ingranazhi, motorin e mekanizmin e tė cilit nuk e njeh.
……………………….……………………….……………………….

I ri, djalosh, burrė qė mendon e punon, qė ėndėrron e dashuron, i ri qė do tė nderosh rininė tėnde, mos dėshiro kurrė atė qė vetėm mund ta arrish me favore tė tė tjerėve, tė tė huajve; deshiro me qėndrim gjtihēka qė mund tė realizojė energjia, vetėm energjia jote. Nė qoftė se do t’i futesh dhembėt e tu nė nje pemė tė shijshme, mos e kerko mos e lyp pemėn, por mbill njė pemė dhe prit se do tė vijė. Do ta kesh, ndonėse vonė, por do ta kesh me siguri dhe do tė jetė e tėra jotja e do tė rrjedhė mjaltė, kur ta shtrydhin buzėt e tua. Po ta kėrkosh, nuk ėshtė ė sigurtė se do ta arrish; shumė herė do tė tė duhet tė presėsh mė shumė kohė, sesa pot a kishe mbjellė pemėn. Edhe sikur ta arrish, si dhuratė nga tė tjerėt, qiellza jote do tė ndjejė hidhėrimin e robėrisė dhe tė zgjedhės sė cilės ia detyron.

P.S V. wb :)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Isuf Luzaj  Empty
MesazhTitulli: Re: Isuf Luzaj    Isuf Luzaj  Icon_minitime16/9/2010, 02:32

Te njohim personalitetet shqiptare ne diaspore


Nė pikat kyēė tė historis populli ynė ka treguar gjithmonė menēuri dhe trimeri pėr tė mirėn e kombit tone si kombi mė i lashtė nė ballkan dhe nė Europe , si njė popull qė ka pasur tė kaluar tė ndritur trimerie dhe zgjuarsie. Ku zgjuarsia e tij ka habitur qarqet e ndryshmė nderkombėtarė. Nė kėtė aspekt kanė dalur nė dritė figura tė cilat kombi ynė ėshtė krenar sepse kanė mbajtur dhe ngritur lartė identitetin e tė qenit shqiptare. Figura si mbreti Gent, Teuata, Gjergj Kastrioti, Nėnė Tereza, duke ardhur tek figurat me tė reja nė histori tė cilet kanė treguar me punen dhe vetėmohimin e tyrė se populli shqiptare ka egzistuar ekziton dhe do tė egzitojė, trim, i urtė, i menēur dhe shumė largėpamės nė ēeshtjėn kombetarė. Ata kurrė nuk u gjunjezuar dhe as nuk u shitėn me asnjė llojė ēmimi. Po ti pėrmendim me emra janė aq shumė so do tė benim gabim duke harruar per tė shkruar ndonjė, por qellimi ynė sot mė kėtė kėrkese drejtuar ju tė nderuar zotėrinjė drejtues tė shtetit tone tė dashur shqiptar ėshtė tek njė figure pak a shumė e pa njohur pėr shumė pushtetar tė sotėm nė shqiperi dhe jam plotėsisht i bindur se ėshtė krejtėsisht i pa njohur pėr popullin shqiptarė. E kjo jo pėr fajin e tij por tė sistemit qė sundoj shqiperine dhe popullin shqiptarė aq eger dhe barbarisht, dhe nė periudha tė caktuara tė historisė mbuloj me pluhurin e tij sundues shumė e shumė figura tė cilat deri nė momentet e fundit tė frymėmarrjės punuan dhe flijuan jeten e tyrė, por ai sistem i kishtė kundėrshtar politik , sepse dontė tė sundontė pėr tė ruajtur fronin e tyrė agresiv. Midis shumė figurave tė cilat u bėnė tabelė qitje e sistemit tė eger 50 vjeēar komunist nė shqiperi ėshtė dhe i nderuari biri i Vlorės trimė, liridashese dhe demokratikė Prof.Dr. Isuf Luzaj, i cili ėshtė edhe pėrsonazhi pėr tė cilin ne sot po jo drejtohemi me kėtė kėrkesė tė domosdoshmė, pėr tė nderuar kėtė figurė qė bota demokratikė i ka dhėnė vend tė posaqem nė histori.
Kush ėshtė personaliteti i diasporas shqiptarė nė botė Prof. Dr. Isuf Luzaj.


Prof. Dr. Isuf Luzaj ka lindur nė Kaninė tė Vlorės mė 1913. Pasi mbaroi gjimnazin e shtetit nė Shkodėr, vazhdon studimet e larta nė universitetin e Sorbonės nė Paris . Mė 7 prill 1939, luftoi me armė nė dorė kundėr trupave fashiste qė zbarkuan nė Skelė tė Vlorės. Si delegat i Ballit Kombėtar nė konferencėn e Mukjes mė 1943, mbrojti tezėn nacionaliste pėr Kosovėn dhe Shqipėrinė Etnike.
Jeta e Prof. Dr. Isuf Luzajt pėr edukimin e brezit tė ri, vazhdon me fillimin e punės si pedagog nė tregtaren e Vlorės, nė Normalen e Elbasanit e mė vonė nė atė tė shkollės qytetėse tė Korcės. Me fillimin e shfaqjeve te tij nė shtyp dhe aktiviteti i tij pėr evoluim shoqėror dhe kundėr rregjimit tė fashizmit nė Shqipėri, nga viti 1937, deri nė vitin 1942, provoi kalvarin nė tė gjitha ato lloje burgjesh qė nga Shqipėria deri nė Gaeta tė Italisė, e nė vazhdim nė atė tė Miventotenit e mė vonė pėr rrezikshmėri tė lartė e ēuan nė burgun, Cortona D'Arezzo. Mbas daljes nga burgu i fundit mė 1942, agjentura fashiste, duke bėrė seleksionimin nė listat pėrkatėse pėr elementin kundėrshtar tė saj, arrin nė pėrfundimin se Prof. Dr. Isuf Luzaj duhej izoluar pėrfundimisht. Nė kėto kushte pėr tė fillon ajo jetė e vėshtirė konspirative pėr tė vazhduar realizimin e ideve te tij, pėr tė mbrojtur atdheun nga pushtimi fashistė dhe mė vonė pėr tė mbrojtur dhe pėrhapur demokracinė pėrkundrejt lėvizjes regresive komuniste qė kishtė filluar tė leshontė rrenjėt kanceroze nė fillim nė shtresat e pazhilluara tė popullit shqiptare e mė vonė nė gjithė Shqiperine
Qė nga viti 1939 deri nė vitin 1941 Prof. Dr. Isuf Luzaj nuk e rreshti aktiviteti i tij patriotik. Ai ishtė i kudo gjendur por gjithmonė nėn masa tė forta konspirativė. Ai gjendej nė demostratat si kundra ekupatorit edhe kunder sistemit komunistė bolshevik qė kishtė filluar laramanizimin e tij nė shumė qytete dhe zona tė Shqiperisė. Ai punoj me njė pėrkushtim tė jashtėzakonshėm pėr shkeputjėn e Shqiperinė nga thonjėt komunistė nė ēdo forme e rrethanė, duke pėrhapur idetė pėrparimtarė demokratikė perendimorė qė ishin vdekjeprurėse pėr sistemin qė po lėshontė rrenjė nė Shqiperi, dhe dukė bėrė tė mundur krijimin e Partisė Social Demokrate nė qytetet Shkodėr, Vlorė, Tiranė. Nė kėto grupe militonin njerėz me kualifikim tė lartė, bij tė familjeve patriote, brenda ndėrgjegjshmėrisė pėrkundrejt asaj gjendje egzistuese mjerane qė kalonte vendi. Mendja dhe zemra e Prof. Dr Luzajt qė nė atė kohė nuk mendontė pėr kėto tituj qė bota e qytetėruar e ka vlersuar dhe unė po i shkruj midis ketyrė rreshtave duke u pėrpjekur qė tė leshoj sadopak dritė mbi veprim e ketij vigani, mendimtari, dhe filozofi atdhetar.
Aktiviteti i tij organizativ dhe luftarak gjatė luftės mbarė popullore kundėr nazifashizmit, nga jugu nė veri nga lindja nė perėndim mbetet e shkruar aty ku janė etazherėt e kėsaj luftė. Prof. Dr Isuf Luzaj ishte kundėr ēfarėdo spekullimi moral e politik. Ai e dontė shqiperinė pa ngjyren e kuqė. Ai e dontė Shqiperinė tė ishtė nė vendin qė i takontė nė sofren europinė dhe pa pushtues. Por asnjėherė ajo endėrr e tij nuk e be plotėsisht realitet as pas vitėve 90 kur ra perdja e kuqė me gjithė monstrat e saj, por jo e shkulur me gjithė rrenjė.
Largpamėsia e Prof. Dr. Isuf Luzaj mbetet e paarritėshmė nė parashikimin e madh tė tij pėr erėn e demokracisė. Ai e mbrojti kėtė pa asnjė mėdyshje, nė Mukje e kudo e deri nė interesimin e madh tė kundėrshtarėve tė kėsaj linje, siē ishte komunizmi me pėrfaqėsuesit e tij, qė nuk rreshtėn duke u ballafaquar me tė pėr ta tėrhequr nga ana e tyre. Por Prof. Dr . Isuf Luzaj ngeli i pa levizur nė kauzėn e tij demokratikė.
Prof. Dr. Isuf Luzaj as dhe njė herė nuk pushoj sė punuari qė ēeshtja jonė kombėtarė tė merrtė dritė nga perendimi por ishtė plotėsisht e pamundur sepse e kishtė pushtuar shqiperinė oktopodi i kuq, qė herė pas herė i bėntė thirrjė pėr tu ulur nė sofrėn e kuqė komunistė por ai nuk pranontė. Ai ka pasur shumė takimė mė Enver Hozhėn por nė takimin e fundit ai i ka thėnė: "Jam i sigurtė, ju do ta fitoni kėtė luftė... Unė nuk kam frikė dhe as turp siē thua ti, por nuk bashkohem me ju. Unė nuk kam turp nga ndėrgjegjia ime qė nuk beson nė ideologjinė marksiste-leniniste, si zhvillimi mė i mirė i jetės sė popujve. Besoj nė liri dhe demokraci tė vėrtetė. Nė vatrėn e lindjes sė marksizmit kurrė nuk ka demokraci, por veēse krim, torturė, punė tė detyruar, etj."
Prof. Dr. Isuf Luzaj nuk mund tė pranonte kurrėn e kurrės kompromisin. Aq mė tepėr kur ishte fjala pėr fatet e atdheut.
Prof. Dr. Isuf Luzaj, i kalon kufinjtė kontinentalė, njerėz tė pėrmasave tė tilla janė produkt i vetė natyrės dhe ata si pjellė e saj, hyjnė nė paralelizėm me tė dhe rikrijojnė vlerat e origjinės me kėto realitete, duke krijuar ato produkte tė vlefshme pėr tė cilat ka aq nevojė shoqėria. Brezi i ri duhet tė ngulmojė, tė zbulojė e te vihet nė ndjekje tė kėtyre produkteve. Nė mėrgimin e largėt, Prof. Dr. Isuf Luzaj, e mbylli jetėn e tij i pangopur si asnjėherė tjetėr, pėr mallin e zhuritur pėr atdheun. Ai nuk kėrkoi shpėrblim nga atdheu, veēse pak vend, sa pėr t'u prehur nga gjithė ajo lodhje e gjatė. Dhe ashtu u bė, pas vdekjes ai pushon i qetė nė fshatin e tij tė lindjės nė Kaninė!



Biogarfia e Prof. Dr. Isuf Luzaj

Ka lindur nė fshatin Kaninnė tė Vlorės me 21 shkurt 1913.
Shkollėn fillore e ka kryer nė vendlindje ne vitin 1626
Nė vitn 1933 ka kryer shkollėn Normalė nė Shkodėr me rezultatė tė shkėlqyera.
Nė vitn 1633 largohėt ilegalisht nga Shqiperia dhe vendoset nė France . Ku dhe regjistrohėt nė Universitetin e Sorbonės nė Paris .
Nė vitn 1935 pėr arėsye financiarė nderpret studimėt dhe kthehėt nė Shqiperi.
Nė vitn 1936 emrohėt mesues i frangjishtės nė Normalėn e Elbasannit.
Nė shtator 1936-1938 punon mėsues i frangjishtė nė liceun e Korēes
Nė vitin 1938 jep mesim nė letėrsi nė institutin e Vlorės
Me 7 prill 1939 lufton kundra zbarkimit tė Italise nė Shqiperi, fillimisht lufton me ēeten e Sevastarės qė komandohej nga Rrapo Ēelua.
Nė vitin 1939-1940 organizon demostrata kundra Italise nė rrethet Vlore, Tiranė dhe Shkodėr, pėr kėtė arrestohėt nga agjentet e Italise dhe burgosėt nė burgun e Durrėsit.
Nė vitin 1941 sė bashku me 12 studenta tė Institutit tregtar tė Vlores dergohėt nė burgjet e Italise nė ishullin e Ventotenės.
Nė qershor tė vitit 1942 lirohėt dhe kthehet shumė i sėmur nė atdhe.
Nė tetor tė vitit 1942 del I pari ilegal i Ballit Kombetar nė gjithė Shqiperinė.
Nė vitin 1942-1943 organizon popullin e zonave nė luftė kundra ekupatorvet dukė luftuar nė zonat e Gjorm, Ruzhdie, Symis –Hekal, Ballsh, Kuēove, Qafe tė Plloqes, Dardhė, Tepelene,Sinanaj, Vasjar etj.
Nė Selenice komandon luftėn prej 13 orėsh dukė dale fitimtarė ndaj pushtuesit.
Nė vitin 1943 nė fshatin Vajzė futėt brenda njė autoblinde Italianė ku lufton me teper se njė orė.
Nė vitn 1943 merr pjese nė mbledhjėn ė Mukjės, e cila u mbajt nga data 2-3 gushtė 1943, nė Mukjė afer Krujės.
Merr pjese ne themelimin e Partisė Social Demokratė nė rrethet Shkoder , Tiranė dhe Vlorė
Isuf Luxaj luftoj njėlloj si ekupatorin ashtu dhe regjimin komunist.
Me 28 nėntor 1944 largohėt nga Shqiperia.

Jeta e Prof. Dr. Isuf Luzaj nė mergim.

Pasi u largua nga Shqiperia meqenese ishte kundershtar i flaket e rregjimit qė mori frenat e drejtimit nė Shqiperi, ai vendoset nė Breshja-Itali ku fillon punė si mėsues i Latinishtės nė njė siminar pranė kėtij qyteti.
Nė vitin 1948 largohėt nga Italia pėr nė Argjentinė.
Pasi vendosėt nė Argjentinė fillon punė nė Ministrinė e Arsimit si pėrkthyes i frangjishtės, Italishtė Latinishtė, nė gjuhėn e Spanishtės. Pėrveē kėsaj punė ai pregadistė edhe lajmėt pėr radion Europa e Lirė, dhe gazetėn “Laprensa”
Nė vitin 1957 diplomohėt nė degėn ė filozofisė.
Nė vitin 1957 diplomohet pėr letėrsi.
Nė vitin 1957 fillon punė si profesor i letėrsise frengė nė Universitetin Buenos Airės tė Argjentinės.
Nė vitin 1960 emrohėt drejtor i Institutit Frangjisht nė Argjentinė, institute ky qė subvencionohej nga shteti Francez.
Nė vitin 1961-1962 emrohėt kėshilltare i Ministrit tė Arsimit nė Argjentinė, ai pregadistė programet akademikė pėr universitetet e Argjentinės.
Nė vitin 1965 dekorohet me medalje ari nga Universitetin i Buenos Aires nė Argjentinė.
Nė vitin 1965 largohėt nga Argjentina dhe emigron nė SHBA.
Pasi stabilizohėt nė SHBA fiton konkursin nė frangjishtė dhe fillon punė si profesor i filozofise nė frangjishtė, nė Universitetin e New Hampshire .
Nė vitin 1966 nė Ministrinė e Arsimit Uashington DC , bėn unifikimin e tre diplomave qė kishtė marre nė shtetin e Argjentinės.

Nė vitin 1966-1968 emrohėt shef katedre nė universitetin e New Hampshire , pėr filozofinė e pėrgjithshmė.
Nė vitin 1968-1969 punon profesor i letėrsise Spanjolle, Frenge, dhe drejtor i pėrgjithshem i departamentit tė gjuheve tė huaja nė Barat College-Lake Forest Illinois nė SHBA.
Nė vitin 1969-1970 emrohėt profesor i letėrsise Frenge nė St. Joseph College Indiana SHBA.
Nė vitet 1970-1980 punon Shef Katedre nė Universitetin e Indianos, aty programonte dhe drejtonte kurset e 59 profesorve tė filozofise.
Ne vitin 1980 del nė pension por edhe ne pension ai pėrseri vazhdoj tė punoje duke dhene kontrubitin e tij maksimal kėshtu qė gjatė viteve 1980-1990 vazhdon punėn si shef i katedres filozofikė nė universitėtin e Illinois dukė programuar dhe drejtuar punėn e 87 profesorave tė filozofise.
Prof. Dr. Isuf Luzaj megjithe ngarkesen e madhe qė kishtė nė pune mendja dhe zemra nuk i pushoj se punuari pėr ēeshtjen e kombit Shqiptar, ai kontibonte maksimalisht kundėr rregjimit qė kishtė pllakosur vendin tonė nėn thundren ė kuqe komunistė.
Ai pėrfaqesontė me dinjitet dhe devotshme lėvizjėt e ndryshmė qė ndermerreshin nė diaspore kunder zgjedhės dhe sistėmit nė Shqiperi, si dhe pėrkrahtė luftėn mė tė gjitha menyrat e tij demokratikė nė arenė nderkombėtarė pėr ēeshtjėn e Kosoves dhe popullit kosovar.
Kudo qė shkontė shpalostė filozofinė e tij pėrsonale dhe diplomatike me mallin pėr atdheun, me krenarinė e tė qenit shqiptar dhe profecinė e sė ardhmes tė kombit tonė.
Motoja e tij ishtė: “Lirinė shqiptari e ka fituar dhe mbrojtur pėrherė me gjak”.
Nė vitin 1955-1990 merr pjesė nė kongresėt boterorė tė filozofise, si nė Buenos Aires, Lima-Rio de Tangira, Paris, Bon, Londer, Rome, Madrit, Athinė, New York etj.

Disa medalje dhe urdhera qė i janė dhenė gjatė punės se tij nė drejtime tė ndryshmė ku punoj dhe jetoj Prof. Dr. Isuf Luzaj.

Dekoruar me medaljene Arte nga parlamenti i Argjentines. “Luchudor por la paz”
Nė vitin 1956 nė Amerikė i dorezohet medalja e “Paqės”
Presidenti i SHBA R. Regan i ka dorzuar dekoraten e lartė “Mesuesi i Amerikės”
Nė vitin 1990 Universiteti i Illinois i dorzon medaljen “Pėr shėrbimė tė jashtėzakonshmė akademikė”Nė kėtė ceremoni mėrrtė pjese vetė presidenti i SHBA Xhorxh Bush (I vjeter), si dhe Governatori i shtetit tė Illinoisit, dhe Ministri i Arsimit.
Prof. Dr Isuf Luzaj ka aq shumė medalje, tituj, dhe ēertefikata sa ėshtė e veshtirė ti rradhisim tė gjitha.

Veprimtaria e Prof. Dr . Isuf Luzaj si shkimtarė.

Prof. Dr. Isuf Luzaj ishtė zoterues i me shumė se tetė gjuheve te huaja qė nga latinishtja, greqishtja, persishtja, ky polyglot i karakterit nacionalist kombetar i tejmbushur pėr tė kėrkuar lavdine e tij maratone qė nga auditoret a Argjentines, Amerike e ēfarė pėrfshijne meridianet e paralelet e kėtij globi nė mbare botėn perendimore, ai ka mė shume se 120 veprave te tij ne mbrojtjen e tė gjitha vlerave shoqėrore e me nė gjeresi tė ideve tė tij pėr demokracine.
Prof. Dr. Isuf Luzaj ishtė jo vetėm njė filozof dhe politikan i mirfilltė me nje curriculum tė madh por edhe njė poet i madh qė me penen e tij ka shkruar shumė e shumė vepra tė cilat janė botuar dhe lene nė doreshkrim,
Kėshtu qė nė vitin 1938 ai botoi librim “Rrefimet”. Nė kėtė periudhe libri me vargjet lirikė konfiskohėt dhe ai denohėt me 94 ditė burgim
Ka qene bashkėpuntor i revistes “Perpjekja”
Nė vitin 1946 boton librin “Ideoligjia Falimentuese si interpretim materialist i histories” Botuar nga Universioteti Gregorian nė Romė.
Ka qene bashkėpuntor i revistave “Mbrojtja Kombėtarė” dhe “Besa” revista tė cilat botoheshin nė Kosovė
Nė vitin 1954 boton librin “Lumejt derdhen tė kuq” Editorial Ultraviar i Argjentinės, Spanjės , Peru , Kolumbi, Guatemal, Kili.
Novele politike-shoqerorė filozofikė kundra komunizmit, njė kopjė e saj nė original gjendet edhe sot nė Ultranar tė Argjentinės.
Nė vitin 1965 boton “Metedologjinė pėr studimet e filozofise” qė ėshtė pėrdorur pėr shkollat e mesmė.
Nė vitin 1963-1990 boton artikuj pathuajse nė tė gjitha gazetat e Amerikės mbi filozofinė e Historise sė Markzizmit nė teori dhe praktikė.
Nė dhjetor 1990 Shoqata e Gazetarve tė Amerikės i jep “Medalje nderi” pėr 94 artikuj tė botuar tek “Edistenologjia e Materializmit Historik”
Ka lenė nė doreshkrim mbi 32 volume nė shqip, si
-Historia e Shqiperise
-Probleme filozofike Paleontologjike.
-Lufta e Vlores 1920.
-Ditar metofizik.
-Poezi Lirikė.
-Poemen Heroi-Komik.
-Pėrpjekja Jonė.
-Poezi tė Ndryshmė
-Morali shkencor psikologjik i popullit shqiptarė.
-Rilindja shqiptare nė shekullin 21.
-Falimentimi i Marksizmit.
-Semundjes e politikės nderkombėtarė 1900-1990.
-Faji dhe Fajtor.
-Tmerre dhe viktima.
-Armiqt e Popullit, etj, etj.
Ja kush ėshtė Prof. Dr. Isuf Luzaj. Ēfarė t'i numėrosh mė parė, lavdinė apo vuajtjet e tij.
Brenda lavdisė se tij ėshtė vuetja qė nė moshėn e re tė cilėn nuk e kurseu pėr interesat e kombit, vuatja ishtė bashkėudhėtare me tė nė jetė. Se sistemet qė kaluan nuk kishtė atė qė dontė populli yne i dashur dhe i shumė vuajtur pėr liri dhe demokraci
Ishtė ai sistem dhe ajo diktature qė pėrndoqi, pėrdhunoi dhe eliminoi ndjenjėn kombėtare e pėr fatin e keq vazhdon akoma ...pėrderisa historia nuk po shkon nė vend. Ata qė u sublimuan pėr t'i dhėnė dritė kėtij kombi, u gjykuan me plumb.
Prof. Dr Isuf Luzaj deri nė momentet e fundit tė shpirtit tė tij luftoi pėr kombin nė kėrkim tė tokės amtare deri tek guri sinor ku belbėzon gjuha e ėmbėl shqipe e zogjve te tė madhit At Gjergj Fishta, dhe tė rilindasve tonė tė medhej.


Ndue Hila.
Shkrimtar,
Antar i lidhjes Nderkombetare tė Poetve.
Antar i Lidhjes Shkrimtare Shqiptaro-Amerikan.
Kantidat i PEN Amerikan Center.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
Sponsored content





Isuf Luzaj  Empty
MesazhTitulli: Re: Isuf Luzaj    Isuf Luzaj  Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Isuf Luzaj
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Dalan Luzaj

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albania.123.st :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: