| Albania.123.st
|
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.123.st". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė. |
|
| Jeta ferr-parajse nga Alban Tartari | |
| | Autori | Mesazh |
---|
BlueScreen Senior Member
Numri i postimeve : 912 Age : 40 Location : Anonimus Registration date : 04/09/2009
| Titulli: Jeta ferr-parajse nga Alban Tartari 8/10/2009, 04:13 | |
| Jeta ferr-parajsė
(Vėgime ferrnore)
Si gjellė gatuar bota: parajsė e ferr! O Zot,nga muajt ėshtė janar a gusht? Ē'ėshtė Ky zjarr qė pak nga pak shpirtin na nxjerr, Ky akull qė shpirtrat na mbush... Dhe flaka dhe plaga zemrėn merr.
Pranė e pranė nė botė ferri, parajsa, Ditė-nata ngjyrosur prej dritė-hijesh, Gjymtyrėt tona si dru tė trasha, Koha qė kot dogjėm: zjarrit ja shpie... Digjemi! Porsi Rom'e Neronit nė kohėt e lashta.
Falna Zot! Qajmė e lutemi me zė prej fėmije.
Dhe Dreqi qesh me ne nga pėrjashta...
Alban Tartari 2001 | |
| | | BlueScreen Senior Member
Numri i postimeve : 912 Age : 40 Location : Anonimus Registration date : 04/09/2009
| Titulli: Re: Jeta ferr-parajse nga Alban Tartari 8/10/2009, 04:14 | |
| Alban TARTARI
Unė e rrėmbeva Helenėn!
1.
Paridi nuk e rrėmbeu Helenėn! Unė e rrėmbeva, mes natės duke e tėrhequr prej krahu. Lajmi mori dhenė... e kėmba-kėmbės, si nata-ditėn na ndoqi Menelau.
Nuk na kapi dot kurrė, megjithėse na ndoqi ndėr shekuj e mijėvjeēarė, dhe kur bota i tha: Ti s`je burrė!!! U nis drejt Trojės, gjoja Helenėn pėr tė marrė.
Shpiku njė kalė, njė dreq, dhe u fsheh si njė mi brenda saj, Natėn i hapi dyert pa tė keq. Dhe Troja u mbyt nė lotė e nė vajė...
Pėr njė Helenė u dogj Troja, nėn kėmbėt e Menelaut qė pėsherėtinte, Unė ja rrėmbeva Helenėn si thelėn nga goja, Nė njė natė kur qielli vetėtinte.
***
2.
Dhe ikėm pastaj. Tė fshehur qėndruam, me vite, me shekuj, me mijėvjecarė, se mos Menelau dinak diku na shquan, dhe vjen tė dyve nė gjumė pėr t`na vrarė.
Dogji ai njė Trojė tė tėrė, Re zie la mbi faqet e kohes, e beri qė bota mend tė zėrė, Tė zėnė mend gjithė gratė qė ikin mes shiut dhe llohės.
E bėri tė trembte mua capkėnin, Kusarin e zemrave, hajdutin, dinakun, dhe kur e pa qė s`kishin c`tė mė bėnin, Vrau Priamin plak, e gjoja mori hakun.
Unė jam shkaktari i vdekjes sė Trojės! Dashuria ime helm-ēmenduri, mi mori mendtė dhe mua dreqi tundonjes Atė natė kur shiu mbi ne binte me furi...
Mbi vithet e kalit e hodha Helenėn, dhe ngraha mes territ, mes natės e viteve. Dhe erdha kėtu, dhe mora penėn T`ju them se mė Tė kohrave vėrtitem.
*** 3.
Unė e rrėmbeva atė natė Helenėn! Jo! Paridi qullash, nėpėr natė nuk ngrahu... Lajmi mori dhėnė, e kėmba-kėmbės si dita-natėn, mė ndoqi Menelau...
unė me vrap kali,
ai me vrap kau...
*** | |
| | | BlueScreen Senior Member
Numri i postimeve : 912 Age : 40 Location : Anonimus Registration date : 04/09/2009
| Titulli: Re: Jeta ferr-parajse nga Alban Tartari 8/10/2009, 04:14 | |
| Nga Alban Tartari (botim i pjesshem)
Ajla...
Ajla Aty ne Bosfor shkembin me lot lan vala, numeroj anijet e syte me dhembin dhe capitem dhe zvarritem pulebardhat persiper klithma me hedhin.
Muzg Ajla... S'u lodhen qe s'u lodhen pulebardhat mbi ujerat e Bosforit ndrin qyteti dritelyer si grate e perdala une ndizem e fikem si kjo drite e semaforit.
Pritja ka emrin tend Ajla dhe shkembin me te mire merr vala shkembin lepin une kohen lepij kohen pa shije, pa ngjyre tani mbi ujerat e Bosfirit shtrihet dashuria jone e mbytur,e fundosur,e fryre... Zi Ajla, nata e zeze me lepin sic lepin shkembin vala.
Kriminele? Eh s'ka poici dashurish Gjyq Hage Burg i perjetshem...ne vetmi do treteshe do harroheshe do plakeshe...
Le te vije vdekja, per mua, per ty ,per te gjithe Policet se ndalojne dot tradhetine As Gjyqi i Habes Kombet e Bashkuara, Ti shetit e lire ndersa krimin mban shkruar mbi shpine.
Ajla, ne lekure kam ftohtesine e Bosforit dhe anijet ndritin si grate e perdala Une mekatari, i lutem Zotit, te ma fala mua te gjorin te mbyturin si shkembi nga vala...
Ajla, rrufe!!! si ajo qe ne mal thyen edhe bredhin jam i vdekur mes te gjalleve mbi dhe Pulebardhat persiper klithma me hedhin.
Mbi nje shkemb te Bosforit, emri yt rrjedh prej buzesh: Ajla...Ajla...Ajla... pulebardhat klithin per ne te dy diteve te nentorit dashurine tone te mbytur ne breg nxjerr vala...
Dhe shkembi heshti... Dhe une per te qava...
Deshtimi (ne,burrave)
Ne pushtuesit...u thyem! para mureve-keshtjelles se zemres se gruas. secili vjel ate qe mbolli... ate s'mund ta blesh ate s'mund ta huash! tani mbi germadha mbetem, se pushtimi i gruas, eshte i veshtire,sa pushtim'i Stambollit... dhe pushutesi,nje,i vetem! Ne pushtuesit...Xhengiz Hane fitimtare te deshtuar qe koha, piramida kafkash na mbolli... | |
| | | BlueScreen Senior Member
Numri i postimeve : 912 Age : 40 Location : Anonimus Registration date : 04/09/2009
| Titulli: Re: Jeta ferr-parajse nga Alban Tartari 8/10/2009, 04:14 | |
| Alban Tartari
Eshte bukur, te ta degjosh zerin per A.
Eshte bukur te ta degjosh zerin, tutje kohes mbeshtjelle nga mjegulla. zeri qe shpirtin ma ka mbushur tingellon brenda meje, si litaret e shiut mbi tjegulla.
e di? e zbukurove kete nate perzure heshtjen pluhurosur siper telefonit... me kishe munguar, te kisha munguar... oh sa gjate,
vec sonte mu u shfaqe si drita e henes mes saksive te ballkonit.
eshte bukur te ta degjosh zerin, ne kete nate te fresket pranvere, kur behari dimrin perzuri kur une pres te degjoj hapet e tua mbas dere...
eshte bukur, te ndiesh zerin tend ne keta nate vesarake pranvere.
Ikja e gruas
Cdo gje gatuhet me nje fjale nga nje fjale hidherohet e myket cdo gje.
vecse ne fund na duhen dy deshmitare per te na ndare.
le te marrim rene pa nen hunde le te qaje dhe henen fytyreverdhe,
nata gjykuese ketu te na ndaje.
gruaja iken, mes ikjes se pakuptimte, e pakuptueshme si nje poezi surrealiste franceze.
me dashurine time hedhur si cante ne sup,
une s'do pres ngushellime do hesht,penduar si dervish a murg. do bucas perbrenda si lumenjte ne shkurt.
Tre here fytyra jote...
Kur per te treten here te thashe "te dua!" u zgjova dhe mbajta vesh rrugen qe gjemonte, u ngrita pastaj, lava sy e duar.
Dhe pashe te hynte me agun nga xhami fytyra jote...
I harrova rruget,poezite qe mbreme s'i mbarova, poezine ku shelgu i vetmuar ndane lumit lotonte, dhe fjalet qe u dhashe shokeve sakaq i harrova.
Se ne prag te deres me diellin u duk fytyra jote...
S'me paskeshin genjyer syte e lodhur,e te shkrete ne te njejten enderr paskeshim notuar naten sonte, kur te thashe "te dua" per here te trete...
U zgjova e pashe qe prane meje qendronte fytyra jote... | |
| | | BlueScreen Senior Member
Numri i postimeve : 912 Age : 40 Location : Anonimus Registration date : 04/09/2009
| Titulli: Re: Jeta ferr-parajse nga Alban Tartari 8/10/2009, 04:15 | |
| Alban Tartari
Shpirti Per E.
Nuk na lidhin fijet e kalbura te kesaj bote as enderrat ne netet kur na flihet as trupat, prej kocke,prej mishi... as premtimet qe burojne nga goja jote, e as unaza:barra e rende qe mban gishti, na lidh dicka tjeter me e perbotshme : shpirti..
Thyerja
Qe kur s'jemi pare, Ke ndryshuar, Si are e pavaditur,dege e thyer, Mes fshatit si perrua i thare.
Harabel dimerak, Ne nje dege te zhveshur gorice, Nga syte pike pike pikon dhimbje, Tek sheh zogjte e tjere qe ikin larg.
Kush ta ka vijosur ballin? Kanale vaditese mendimesh shoh... Dua te te njoh,por dot s'te njoh, Buzeqeshjen ta ka mjegulluar mjegulli i hallit.
Merre njerin krah timin, Njerin sy Ta jap ty Vec luaj vendit,perzije te keqen, Kemi kohe te ndyshojme dicka, Bashke, Te dy.
Ngrihu, Shkunde thesin me pluhur te jetes, Te dalim tutje ne korije Neper barin poshte hijeve, Te kerkojme coperat e thyera e te humbura te shpreses...
Ke mua,s'je me vetem. | |
| | | BlueScreen Senior Member
Numri i postimeve : 912 Age : 40 Location : Anonimus Registration date : 04/09/2009
| Titulli: Re: Jeta ferr-parajse nga Alban Tartari 8/10/2009, 04:15 | |
| Shqiptar e shkuar Shqiptarit
Une, jam shqiponja e Bjeshkeve te Namuna, Jam flamuri qe Ismailit i rri te koka e varrit, jam pisqolla e arte fshehur ne gji te Ises, Jam gjoksi i gjakosur i Adem Jasharit.
Une, jam topuzi i Gjergj Elez Alise, Hija e Kostandinit qe sjell naten Doruntinen, Jam nje fije e mustaqeve te Gjeto Basho Mujit, Nje hap i tij qe trondit tere krahinen.
Une, jam rreptesia e Leke Dukagjinit, Nje fjale e rende ne faqet e Kanunit, Jam nje gur i bardhe ne brigjet e Drinit, Shpata qe Skenderbeu lart e tundi.
Une, jam nje strofe e bukur e Naimit, Shkruar mbi malet , fushat e brigjet, Jam malli i Serembes, Samiut, Jeronimit, Jam shpirti i tyre, qe ne kurbet vazhdon te digjet.
Une, jam deshmori qe ra ne Mitrovice, E me gjakun tim u la edhe Cameria, Se jam ai qe nuk u qa kur vdiq, Se per deshmoret nuk qan njerezia.
Une, jam nje pushke qe del nga frengjite, Jam nje kenge labe, nje tel i ciftelise, Jam Cerciz Topulli qe kurre s'ra ne prite, Jam e kuqja e flamurit atje lart, ne shtize.
Ja pra, une jam shqiponja e Bjeshkeve te Namuna, Jam lulja qe i ka mbire Ismailit te koka e varrit, jam pisqolla e arte e dinakut Ise, jam gjoksi i copetuar i Adem Jasharit.
Une jam Shqiptar e shkuar Shqiptarit...
ALBAN TARTARI | |
| | | BlueScreen Senior Member
Numri i postimeve : 912 Age : 40 Location : Anonimus Registration date : 04/09/2009
| Titulli: Re: Jeta ferr-parajse nga Alban Tartari 8/10/2009, 04:15 | |
| Dhimbja
Dhimbjet, e bejne njeriun njeri, Goditjet qe kurre s'e thyen burrin... Ne ditet lyer me merzine gri, Kur brenga,halli bren dhe gurin.
Dhimbjen e kemi qepur mbas vetes, Bashke me djepin e qivurin... | |
| | | BlueScreen Senior Member
Numri i postimeve : 912 Age : 40 Location : Anonimus Registration date : 04/09/2009
| Titulli: Re: Jeta ferr-parajse nga Alban Tartari 8/10/2009, 04:16 | |
| Pritja
Dhe e theva kete dege dafine, per ta vene mbi varrin e dashurise qe po vdes, do ikesh... mes pluhurit te ndonje makine, e une si gur varri, ketu do te pres.
dhe do humbasesh tutje mes hijeve, mes sharjeve te mia, grusht i pendimit, do behesh nje yll i vogel mes yjeve, do tretesh si lot mes trishtimit.
se une e theva ate dege dafine, qe te nderoj dashurine qe po vdes... ti ike, fshehur mbas xhamit te nje makine, e une, si gur varri ketu do te pres | |
| | | BlueScreen Senior Member
Numri i postimeve : 912 Age : 40 Location : Anonimus Registration date : 04/09/2009
| Titulli: Re: Jeta ferr-parajse nga Alban Tartari 8/10/2009, 04:16 | |
| Koka (Inati i Ali Pashes)
Koka e prere e Ali Pashait, Mu shfaq nje dite ne Stamboll nga sokaket, Mu moren kembet, me drodhen supet, Tek e pashe si i ndritnin nga inati syte e perflaket.
"A s'me sheh"? me pyeti... "Mua ma moren koken e c'kuptim ka trupi im atje ne te largeten Janine? Dhe tani shoh me dhimbje si shqipteret moren udhet e botes, sesi zbrazetia e ka mbushur Shqiperine... Semundje? Żkje prej vetvetes? Si barre e hodhen pluhurin nga floket dhe dashurine nga zemra, Si cifutet filluan te enden, Mbi ne degjoj te tjera fjale, te tjera kenge, te tjere emra...
E ndersa une plaku i pergysmuar dua ta jap edhe nje here kete sakate koke per hallmedhen, Shqiperine, Se u lodha pergjysme rruge te botes, Se s'po me tretet trupi atje... ne te largeten Janine..."
Keshtu me shfaq koka e Ali Pashait ne Stamboll, ku hena qeshte me mua nga sokaket, une humba nen ndjenjen e fajit ai humbi ne kalldreme ku ndrinin nga inati syte e tij te perflaket. | |
| | | BlueScreen Senior Member
Numri i postimeve : 912 Age : 40 Location : Anonimus Registration date : 04/09/2009
| Titulli: Re: Jeta ferr-parajse nga Alban Tartari 8/10/2009, 04:17 | |
| Nese je akoma Vlore...
Nese ti je akoma Vlore, nese buzet e floket te bien ende ere limoni je deti ku dje u mbyt nje i gjore... je e thelle e me ndjell...si Joni.
Nese une jam ende larg teksa mbytem ne dete te tjere dete yabanxhinj, nese letrat nuk te vijne me, varg dhe loti syrin lag per mua per vete...ndiz dy qirinj.
Dhe rrobat e zeza mos i vish, mos mbaj zi... do vij nje dite me dallget e Jonit sigurisht nese je akoma Vlore nese floket ende te bien ere limoni...
Nje dite...buzedjegur
Nje dite ne prite te jetes do kesh rene robinje e rrembyer nga vetmia ilacet ne uje do ti tretesh me ne fund do kuptosh do mesosh se c'ish dashuria...
Dielli do te lere hedhur kraheve shallin tik-takun e ores pafundesisht do numrosh ne netet e rrjepura me enderra te vjetra do ta lyesh mallin atehere do marresh vesh c'do te thote te dashurosh.
Mbas pagjumesish do ziesh kafen vec per vete filxhanin s'do ta kthesh ne fate s'do kerkohesh do biesh loteve lume si nje flete... e do ndiesh c'do te thote te dashurohesh.
Vec atehere pa vlere do mberthesh syte ne dere e drithme ne zemer se rrodhi e pervodhi lumi i jetes vargjet do kene tjeter emer, oret e poezive do tregojne kohe tjeter.
Vec nje dite ne prite te jetes do jesh kapur robinje e roberuar nga vetmia nen shi nen zi nje lule do gjesh mbi varrin tim te lagur do mesosh... se c'eshte dashuria.
Dhe buzet, buzet do ti djegin vargjet e mia.
Peisazhe ne ngjyre gri
Ngarkoi rete ne samarin e rrjepur te hidherimit e paudhe e paepur merr udhe drejt shkretetirave te vetmise merri rete te te lagin syte dhe faqet kur te lodhesh se qari neper net merri dhe mi nis ne dimer hidhur si nje filxhan kafe te te kujtoj mi nis pa rremuje e zhurmeti do ngre koken dhe jaken do kujtohem: "keto re jane nga ti"... dergomi per ditelindje a ditevdekje pastaj do te tjerr ne mendje sic tjerr leshin ime gjyshe do te te mbyt ne pellgjet qe mbushen rete e tua mbas mesazheve te tua gri do nxehem, do mallengjehem. emri yt, s'do ta mbushe honin e quajtur zbrazeti. ngarkoi thinjat ne koken e bukur zioshe ne floket e gjata si nete dimri leri thinjat te duken si yje te rene ne mesnaten tende perzenese dhe mbas cdo thinje shpreh nje deshire ngarkoi edhe zogjte qiellit dhe kenget cicerimat konservoi mire do jene te gjate dimrat merri zogjte dhe me puplat e tyre mbush jasteket e lumturise ngarkoi premtimet ato qe dikur mashtronim njeri tjetrin dhe shikimet dimerore dhe psheretimat stivoi ne kalatat e kujteses kur te te zere deti villi hidherimet udhes duke ikur ne dallget e deteve e shpreses mos me mbaj meri kur te arrish atje ne vendin quajtur "lumturi" dergome nje re te qaje per ty ketu prane meje.
ngarkoi rete dhe nisu para se furtuna te shpertheje...
Rrugeve
"Tash jam larg teje larg vedi..." A.Shkreli
Ecim, megjithate. me udhet ngaterruar neper kembe udhet si litare te gjate kembet na i lidhen nyje ne kthesat e jetes se shtrember, nje pret te dale e tjetri te hyje nuk di ku kam maje e thember, dhe jeta ne c'udhekryq do me shtyje.
Pak nga pak i harroj udhekryqet ato qe kaluam vetem e me te tjere, ku lame rinine-vitet pa thinja i ngaterroj tashme tokitjet dere me dere ne zemrat ne mendjet ne shpirtrat xunkth si dellinja...
Dhe ngaterrohemi udheve e udheve pengohemi, dikush na ngre me shkelm na bie tjetri dhe prape harrojme e me boten dashurohemi, e fshijme mendjeje ate qe ka thene i vjetri:
"Dynjaja kujt i mbeti!?!"...
Prape nisemi udheve, me baulat ngarkuar, me halle me malle me vjete, dhe thinjat koken na kane zaptuar, si malet zbardhur nga bora nga koha nga rete.
Ecim,magjithate. prape endemi pafundesisht rrugeve, nyje na i lidhen kembet keto te shkreta, sa me shume e duam aq me shume...frymen na ze jeta.
Rrugeve (2)
"Mos vdis se mbas shirave aren e mbush bari..." D.Agolli
Gjurme devesh kam tej e tej shpirtit. mbi floke pluhuron rere e shkretetires, kembet plage me dhembin plaget e pergjakura te Krishtit, tash tre dite tash tre net vdes e ngjallem tinez.
Shkoj e vij boterash, kthehem vrulltaz rrugeve vdes rrugeve ngjallem. ndersa me percjellin mbas shpine syte e qullte qe s'di kur do thahen, si pellgje ne janar a shkurt.
Vdes sa here qe shkoj kendej kur marr heshturazi lutjet e gjyshes; Bekimin... dhe neper gjurme devesh shpirtit tej e tej, capitem si Muhamedi nen thesin qe mbushi hidherimi.
Karvanet me shkojne tinez neper shpirt. Une iki. tash tre dite tash tre net vdes e ngjallem trup plage si Jezu Krishti zemer cope si profeti Muhamet.
Me degjon? jam ende rrugeve.
si Moisiu mbeshtetur mbi shkop iki... iki krrusarak muzgjeve.
Rrugeve (3)
Kthehem e sterkthehem me trena te prishur harresash me kepucet dhe mendimet tere balte vij e stervij as iki, as rri nisem per tu tretur serish n'arrati ne drite mengjesesh, neper boten e vrazhde
Dehem nga embelsia jote ti je vera e ndaluar ti je cmenduria- mekati me kembet qe me merren rrugicave te tua kotem te zgjoj, enderrave te nisemi te degdisemi kali jashte eshte gati...
Kthehem e sterkthehem vij esell dhe dehem se rruget me lodhen me treten si nje pikez loti ne gushen tende me ler te prehem hejbet e mallit rrugeve mbeten hejbet mbushur qemoti.
Te marr per qafe, si bleta nje lule, dhe syte e tu shohin kaltersisht detin ne syte e tu enden rruget e mia Sidbad detari do ma kish ziline Marko Polot ne keta sy kerkojne te vdesin.
Ja ku kthehem e sterkthehem se edhe vetmite nje dite vdesin rrugeve pelerinen ma merr era te dera Syte e ty kaltersisht me presin...
Tirane-Stamboll-Ankara 28/05/2001
Udha e mbare, Trim! TE PESEVE*
Nisu Trim, capit drejt agut te pergjakur atje plumbat shkruajne germa lirie atje, plumbat grisin heshtjen vrapo si i ri-si veriu lufto si plaku. Trimi im, perpara ke jeten...ke vdekjen.
Nisu Trim, drejt lavdise se heshtur drejt te embelit-hidherakut a-t-dh-e-u-t. Ku armet renkojne shqip ku buzet vjellin hekur nisu Trim se nata kemben e theu.
Nisu Trim! shtij nje pushke edhe per mua, melcine e nates copetoje me maje te bajonetes, flake vdekjen nga supet tane femijet jetimet ne syte e tu te lexojne himnet e jetes.
Nisu Trim! buzethare...se shteren burimet se u dogj u be shkrumb gruri ne are se nenat, nenat nuk flene gjithe naten nga renkimet per djemte e tyre te vrare... Nisu Trim ti je i fundit... se une, nuk kam per te te qare
Shko Trimi im! Te qofte udha e mbare... Ankara,10.09.2001
*Kushtuar 5 deshmoreve shqiptare, te cilet u torturuan dhe u ekzekutuan barbarisht nga forcat maqedonase. E pacin dheun e lehte... DESHMORET NUK VDESIN!
Vdekja e Omar Kajamit
Omar Kajami s'i hodhi kupes vere, Ndersa rinia rendte me karvanet ne nje nate Semerkande, s'e kish pare pleqerine tek priste ne dere, Ndaj... Poeti shkruante e qante...
Poetit i bente shoqeri nata, kur mes baltes se jetes e kishin lene te gjithe, Me poezi te penduara pastrohej nga balta, Dhe tashme vargjet e digjnin si hither.
Mendonte poeti plak me syte ne qiell, Dhe pastronte vargjet prej mekatesh, Poeti qe dikur shndrinte si diell... tashme mekatar shkruante e qante.
Dhe kendonin me radhe gjelat udheve, Dhe nata miratonte ne heshtje vargjet, diku te dashuruarit poezite e tij derdhnin buzeve, kujtonin se zemren j'ua plagosi Erosi, me shigjetat qe leshonte nga harqet.
Kajami poet, me s'i derdhi kupes vere, Kur i vetem mbyllte syte ne nje nate Semerkande, Per te nuk trokiti kush ne dere, e kurrkush s'u kujtua ta qante.
Ndersa vargjet e tij merrnin dhene, dhe bota buze me buze magjine shperndante...
Poeti,iku...kur bota pinte vere, Ne nje nate te dehur Semerkande.
Zemerthyesi (Avniut)
Ēekanet e botes, ke vendose ne gjuhe, me bie, me bie fort e me fort. mbi fushe shikimi im mjegullohet veshtullohet, sy femije syte mbushur plot ti, ti je gjuhe-mort.
Dita vdiq. njeriu i shkrete mesohet me me te keqen ti gjuhe-cekan, une syfemije, ti s'di se zemrat qe thyhen me s'ndreqen. akoma vazhdon te me biesh...
Kane thene: "gjuha pret hekur!" jo!jo! gjuha pret zemer, zemer. gjuha vdes te gjalle ngjall te vdekur, dhe mua me pret dhe mua me vret si shtiza Akilin ne thember.
Pyetjet i kam varrosur brenda meje, une i mjegulluari syfemije, fjalet e tua shtiza thembrash, ti me bie, me bie!
e di? je vec nje thyes zemrash.
Maj 2001, Ankara
Vdekja e vjeshtes
Vjeshta , u semur, miqte e mi, Eshte shtrire rrugeve, fushave e parqeve, eshte zverdhur si dylli e shkreta, si nje i semure me ethe, po lengon rrugicave te lagjeve...
Keto bubullima qe degjoni, Jane teshtimat, kollitjet, Vjeshta eshte e ikur te dashurit e mi, vec shihni nga dritarje sesi perpelitet.
S'ka recete qe ta sheroje vjeshten, plakjen e tokes ngjyer me te verdhe, ja, mjeket s'bejne ze, vec heshtin, As ilace...as derman...as helm...
Romantizmi mori fund, miqte e mi, Une s'e sheroj dot me vargje e genjeshtra, C'vlere kane poezite e mia tani, Kur rrugeve te lagjes, shpirt po jep vjeshta???
Ankara, vjeshte 2000.
Une e rrembeva Helenen!
1.
Paridi nuk e rrembeu Helenen! UNE e rrembeva, mes nates duhe e terhequr prej krahu, dhe lajmi mori dhene... e kemba-kembes, si nata-diten na ndoqi Menelau.
Nuk na kapi dot kurre, megjithese na ndoqi nder shekuj e mijvjecare, dhe kur bota i tha: Ti s`je burre!!! U nis drejt Trojes, gjoja Helenen per te marre.
Shpiku nje kale, nje dreq, dhe u fsheh si nje mi brenda saj, Naten i hapi dyert pa te keq. Dhe Troja u mbyt le lot e ne vaje...
Per nje Helene u dogj Troja, nen kembet e Menelaut qe psheretinte, UNE ia rrembeva Helenen si thelen nga goja, Ne nje nate kur qielli vetetinte.
2.
Dhe ikem pastaj, te fshehur qendruam, me vite me shekuj me mijevjecare, se mos Menelau dinak diku na shquan, dhe vjen te dyve ne gjume per t`na vrare.
Dogji ai nje Troje te tere, Re zie la mbi faqet e kohes, e beri qe bota mend te zere, Te zene mend gjithe grate qe ikin mes shiut dhe llohes*.
E beri te trembte mua capkenin, Kusarin e zemrave, hajdutin, dinakun, dhe kur e pa qe s`kishin c`te me benin, Vrau Priamin plak, e gjoja mori hakun.
UNE jam shkaktari i vdekjes se Trojes, Dashuria ime helm-cmenduri, mi mori mendte dhe mua dreqi tundonjes Ate nate kur shiu binte me furi...
Mbi vithet e kalit e hodha Helenen, dhe ngraha mes territ, mes nates e viteve. Dhe erdha ketu, dhe mora penen T`ju them se me Te kohrave vertitem.
3.
UNE e rrembeva ate nate Helenen, Jo! Paridi qullash, neper nate nuk ngrahu... dhe lajmi mori dhene... e kemba-kembes si dita-naten, me ndoqi Menelau...
une me vrap kali, ai me vrap kau...
Vdekja e poezive
Grisi gjithe fletet e zverdhura, ku jane shkruar poezite e mia. ato jane te merzitshme si plehrat e hedhura... e s`marrin vesh asgje nga dashuria.
Coptoi pra gjithe fletoret e vjetra, qe nga koha, kapaku u eshte rrjepur, laji duart kur ti hedhesh keto gjera ta mbetura, se poezite e mia kane kohe qe kane vdekur.
Varrosi pa kortezh, pa lule, pa asgje, e me tutje mos qaj me ze te mekur...
Anijet prej letre ose Premti i mbytur
S'cahen detet me anije prej letre nder mbremjet hidherim si tymi i cigares kur poetet gatuajne vec poezi pesimiste tere heshtje dhe hena perton te duket mes hekurave te dritares.
Anijet prej letre mu mbyten nje nga nje si Robinson i vetmuar ne mengjes i mblodha shpresat e thyra te shkembinjte poezi shi-vjeshte poetet qemtojne tashme anijet as ikin as vijne.
Dje e mbyta Premtin ndersa e nisa me anijet te shkonte me shpresat e mia prej letre tani me vete kam vec hijen dhe ndonje poezi qe poetet e verdhosen ne ndonje nate vjeshte.
S'cahen vetem valet e vetmise me anije prej copash gazete... Une dhe hija ketu mbetem. Premtin e mbyta. Tani, jam Robinson i vetem.
Alban Tartari Fund-gusht 2001
Balada e te humburve
Ne rruge fryn ere pikon shi ne mendjen time fryn ti ti rrjedh vijeza vijeza. ku jemi? ku dergjemi ne c`humnere, trupat tane te mjere a i gjeti njeri?
Tutje njerzit jetojne jeta rrjedh si lumi dhe mbas teje kenge te vjetra tere pluhur degjoj kenge-genjeshtra dhe si plak me ze gjumi.
Ne rruge, era shetit e vetme pa floket e tu pa fjalet e mia dhe ndarjet-bashkimet tere buje tani ty te ze lemza, kujtome mendome pi nje gote uje harroje ate nate kur syte e tu syte e mi rridhnin si dy cezma...
Iku edhe ky vapor dhe ne mbetem brigjeve te shkembta te dy te gjore ne vapor kishim ngarkuar enderrat ne humbameno te humbur si dy Robinsone.
Ne rruge ende fryn ere ne qelqe rrjedh shi atje ku je, ty a te ze lemza? Mbas dere mos je ti? apo lemzon kjo ere? ku je, ku dergjesh me te tjere? det me gaz a lume me vrere?
Jashte s`je ti lemza ka zene pikat e shiut vapori i dashurise na iku ate nate... kur ne si humarake rame ne humnere nuk di trupat tane te mjere valle a i gjeti njeri?
kenge te vjetra tere pluhur degjoj si plak, gjumi me merr perseri...
Endėrra te ngrira
Duart me merdhijne e me ngijne enderrat rrezohen nga vitrinat une mendoj per ty nga pemet pikojne lote endem i akullt i perbaltshem ne rrethinat ndersa ti rrjedh mbi qytete te tjere vale e ngrohte duart me mpihen mengjeset s'gdhihen dhe horoskopet genjeshtare tashme s'ndihen enderrat i flak ne qese plastike mbeturinash nje gote caj nuk e ngroh shpirtin kurmin akullnaje ne rrethinat duart me ngrijne duart qe bien ere nikotine i paduar vuaj te mendoj ndersa shpresat shiten ne nje vitrine ti rrjedh vale e ngrohte ne shpirtra te ngrohte e te huaj
Enderrat, mi huaj
Mi huaj fjalet, kur te kthehem, qerane do ta paguaj... ma qeras gazin, mos me nis tym e helm; ne kilometrat vetmine rrugetine do pertyp vit e muaj. mos me nis vetem si nis gurin nje shkelm, enderrat...mi huaj...
Leter Mikut
Fale Zotit jam mire, vec lopatat e diteve thellojne rrudhat ne balle.
Jam ketu si coban maje malit, nen gune me shkop ne dore.
rreth meje,zile e kembore.
Jam vetem,vetem. pa njerez,pa dert,pa hall.
nga ti?
Me shkruaj. mos kurse boje e leter te kujtoj ashtu...rralle e per mall...
Po te dergoj nje bubullime nga stani behu i gjalle. | |
| | | BlueScreen Senior Member
Numri i postimeve : 912 Age : 40 Location : Anonimus Registration date : 04/09/2009
| Titulli: Re: Jeta ferr-parajse nga Alban Tartari 8/10/2009, 04:18 | |
| 'Dritero Agollit'
Dje u takova me poetin e shquar! ate me te madhin, me te thinjurin, me te vjetrin. folem per poetet e harruar, e bene shaka e gallate me njeri tjetrin.
dje ne nje rrugice te Tiranes, e pashe ate te madhin, Poetin tek ecte serbes... jo si e ema e Zeqos qe ra nga maja e thanes, po si Muji kur rrinte me duart ne mes.
E fjala ndoqi fjalen, e poeti treti veshtrimin tutje andej nga rrugicat, dhe u drodh si gjethe ne vjeshte, ashtu sic dridhet lypesi mes dimrit nga ngricat.
veshtronte tutje perhumbur, sikur i kishte humbur kopeja e vargjeve, sikur senduqev te vjetr ishin futur, sikur kishin kaluar mbas pragjeve.
veshtova dhe une, me kot rrugeve tutje une i pagdhenduri i padituri, fillestari ne syte e poetit kish lutje, kish dhibmje si ajo ne syte e nje te vrari...
dje takova rrugicave te Tiranes poetin e shquar, ate me gjigandin, me te zbardhurin, me te vjetrin, recituam poezite qe akoma s'ishin shkruar, e beme shaka e gallate me njeri tjetrin...
Alban Tartari | |
| | | BlueScreen Senior Member
Numri i postimeve : 912 Age : 40 Location : Anonimus Registration date : 04/09/2009
| Titulli: Re: Jeta ferr-parajse nga Alban Tartari 8/10/2009, 04:18 | |
| Kthimi...i zogjve
Zogjte u kthyen, pikeluan qiellin, stisen pemet, mbushen folete gjithe merak qendruan aty mbi tjegullat e shtepise, mbi tjegullat thyer dimrit si kjo jete... Zogjte ciceruan permallshem, ne pullazin tone te shkrete.
Kulumbrite celen ne kete buze lumi, Dy-tri manushaqe neper shkurre, Ty sic duket, stina rruges te humbi, kendej nga ne asnje e re, fotografite tona jane zverdhur ne mure, akoma qiellit krekosen kercenueshem rete ngjyre plumbi.
Me ne fund pranvera erdhi me muzgjet erelule, zogjte te presin ti mekosh te dera me therrime buke, si ngahere fryn era, Une dridhem e me mundon reumatizma gjunjeve. Ku je?
Ata te presin ti ushqesh me doren tende, fotografite duhet ti fshije dikush, keto re qe perdite persiper me shemben keto ngjyreplumbta duhen perzene... Po te presim, me kriza malli shpirtit e reumatizme gjunjeve, Ti duhet ta mbash fjalen e dhene...
Alban Tartari
dhjetor 2000 | |
| | | BlueScreen Senior Member
Numri i postimeve : 912 Age : 40 Location : Anonimus Registration date : 04/09/2009
| Titulli: Re: Jeta ferr-parajse nga Alban Tartari 8/10/2009, 04:19 | |
| "Me vete, merr hijen"...
Kur te ikesh merr hijen me vete, shoqeri e trishte, ne merzitje ditesh, te ndjek pa fjale e kurre ne udhe s'mbetet.
Vec shko gjithnje perpara, mos u ndal,mos u kthe Odise, humbet rrugen deteve pastaj, te ndjek nga mbas hija-shpirtvrara, po u ktheve behesh rob i saj.
Ngrije largesine bashke me te... por kurre mos u dashuro mbas hijesh. Se naten, kur dielli te mos jete me, si i cmendur murit me koke do ti biesh. jo miku im,mos u dashuro mbas hijesh.
Por prape merre me vete hijen, se fjalosesh udheve me te, me besniken memece, se vetem behesh xhind ne dite merzie dhe i shastisur udheve mbetesh...
Udha eshte e gjate, plot hane vetmie, te duhet nje shok, ta thashe: "merr hijen"...
Alban Tartari, prill 2001 | |
| | | BlueScreen Senior Member
Numri i postimeve : 912 Age : 40 Location : Anonimus Registration date : 04/09/2009
| Titulli: Re: Jeta ferr-parajse nga Alban Tartari 8/10/2009, 04:19 | |
| Ditė dhjetori
eja,aherė kur era tė gremisė mes baltės dhe gjethet e fundit, kur lumenjtė kalteroshė ........... (dhe sytė e mi) tė bėhen turbullirė, kur pemėt e zhveshura paturpėsisht degėt lakuriqe tė tundin, kur pellgjet mes kalldrėmit akull tė kenė ngrirė.
eja,me hėnėn ndriēuar muzgjeve, kur veshet tė tė dhembin ........... prej zhurmės sė makinave, kur kėrrkush mos tė tė njohė mė rrugėve, shfaqu si afishe larushe nė xhamat e vitrinave.
eja aherė kur bota e ndyrė ........... nė fytyrė tė tė plasė derėn, kur si xhind i xhindosur duart tė tė dridhen, s'ka gjė! sill me vete dhe shtėrngatat e erėn dhe kujtimet hidhėrake qė s'hidhen...
eja, se nė qilar kam ruajtur pėr ty njė torbė me mollė, ........... dhe mbi prush dy misra tė pjekur, do tė jap bluzėn time se je veshur hollė, e nė mesnatė si lugatė ........... rreth oxhakut do hamė bukė tė thekur...
eja, duku, kur ditėt tė fillojė te numrojė dhjetori, kur lumenjtė dhe sytė e mi ........... kaltėroshė tė turbullohen, eja,tani se malli si dreqi na mori, jo aherė kur emrat nė kėtė botė tė na harrohen...
eja, me muzgun e zverdhur nga hėna, para se bukėt e thekura tė ftohen... | |
| | | BlueScreen Senior Member
Numri i postimeve : 912 Age : 40 Location : Anonimus Registration date : 04/09/2009
| Titulli: Re: Jeta ferr-parajse nga Alban Tartari 8/10/2009, 04:19 | |
| kur une te vdes
ketu s`do jem do jem larguar, .................. nen toke i tretur si te tjeret... ....................................Agolli kur une te vdes, dhe ti te qash me lote ne nxehte mbi trupin tim te ftohur, shpirti im lart do ngrihet, dhe do ti fshije syte e tu te lodhur...
por ti s`do me ndiesh, dhe do vazhdosh te qash e heshtur thua se lotet do te me ngjallnin, e kur trupi im varrin te kete prekur, do kerkosh nje fjale te ta shuaj mallin...
do zgjohesh aty nga mesnata, do qash mbi jastekun tim te zbrazet kurse une do te te ledhatoj floket, bashke do presim agimin qe zbardhet, rrezen e diellit qe hyn nga dritarja e vogel...
dhe do vish te koka e varrit tim, nje shishe uje do derdhesh mbi balten qe me mban mbuluar, e pastaj do flasesh dhe ne fund do heshtesh, athere kur gjithe fjalet te te kene mbaruar...
dhe lotet do derdhen, mbi faqet e tua mbi doren tende te plakur, dhe vetem ne ate cast do kem kuptuar, se ne zemren tende nje plage kam hapur...
dhe do vij si zog, te qendroj ne nje peme aty afer apo nje lule ne kopshtin para deres, nje dicka qe ti kerkeon ne raftet, nje leter dashurie qe perpleset ne xham prej eres.
e ti do ti lutesh Zotit per mua, do hapesh duart e tua dhe syte ne dhe do ngulen, e pastj nuk do qash me per mua, te koka e varrit te me lesh nje lule...
dhe do ikesh pastaj, ashtu e merzitur e plakur nga hallet qe ngre, nga dhimbja e peshes, endrren tende per mua do mbash hapur, dhe vec ne enderr e lumtur do qeshesh.
dhe do rrime bashke gjer ne agun e zbardhur... | |
| | | BlueScreen Senior Member
Numri i postimeve : 912 Age : 40 Location : Anonimus Registration date : 04/09/2009
| Titulli: Re: Jeta ferr-parajse nga Alban Tartari 8/10/2009, 04:20 | |
| Post-Mortum
Si njė bust mermeri tashmė zbardhon pranė meje, si njė ortek qė mali poshtė e ka pėrzėnė, nė njė shpirt nuk gjallojnė dot dhe gazi dhe vreri, kjo dashuri-gropė dy tė vdekur nuk i nxėn. Pas vitesh gjeneralėt do gėrmojnė pėr bustet e mermertė unė e ti dezertuam qyshkur. Dashuria, na ra duarsh si njė kupė e qelqtė. Pastaj vdiqėm. Veē kjo bardhėsi e dreqtė na pėrcolli-na pėshtolli nė qivur. Mbi bustet tona qė do zbukurojnė muzetė do shkruhet: "Dashuria s'kaloi kurrė mbi kėta gurė"...
Alban Tartari 2001 botuar ne Gazeta Tirana Oberver | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Jeta ferr-parajse nga Alban Tartari | |
| |
| | | | Jeta ferr-parajse nga Alban Tartari | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
| |
| |
| |
|