Albania.123.st
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albania.123.st
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albania.123.st
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Albania.123.st


 
PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  ForumForum  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.123.st". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

 

 Lekė Gjoka

Shko poshtė 
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Lekė Gjoka Empty
MesazhTitulli: Lekė Gjoka   Lekė Gjoka Icon_minitime16/9/2010, 14:47

cikel poetik nga Lek Gjoka -Kallmeti

Lotet e Puthjes

Larg nė dhe te huaj
kur syte veē nė enderr ti pashė
nė buze qendrijnė pakez lote te puthjes
pakez lote te puthjes se thate !..
Nata rend mbi dallge te lodhjes
ndienjat marrin udhe tė gjate
qėndrojnė pak nė oborr te shkolles
Ne vjeshte pemet s'di pse qajnė?
(Mos kjo stine iu vodhi rrobat ?!:)
Ah e dashur buzėt qajnė
kėtu larg nė dhe te huaj
kater stinet vjeshte jane
s'po shterojnė lotet e puthjes !..


Njė vajze ecen neper shi !..

Ecen njė vajze neper shi si nė legjende
s'ecen me kembe ecen me zemer
dhe s'pyet nese gjiri i rejes rrjedh
shi,bore apo breshėr !

Ecėn ajo si legjenda drejt legjendės
vezullimi i syve te saj tė gjitha rete i zhduku
e di,shumė larg rri fshehur njė zemer
qė pulson njėhėrėsh me zemrėn tende flutur !..


Kush e solli dashurinė ?

Mėngjesi i lau faqet
mesdita i krehu floket
era ia shkundi mendimet
dhe ia thau lotet !

Ora ia dha vrapit
sytė me qiellin nderrohen
detrat po bertasin
detrat zemerohen !.

Se s'ka mė uje lotesh
se u shterr trishtimi
s'kanė si mbushen botet
e ketij zemerimi !.

Nuk shterrojnė dot kėnget
por buruan puthjet
dita lind per syte
nata lind per buzet!...

Ora ia tha vrapit
dhe nė planetin tjeter
u takua mė djalin
e me puthjen e vjeter !..


Nė ėndėrr !..

Kur dielli u shtri te flerė
strukur nė gji te maleve
e hena permes reve shkonte
lozonjare
se kush vjen e troket nė dritaren-ėndėrr!..
Unė s'e kisha ndiere kur mė mbuloji nė gjume
si dikur kur zbulohesha nga ethet e matures
veē gjaku ia dha vrapit nė dejet e ngushtė,
e balli mori zjarr nga embelsia e puthjes !....
Ah pėr bese s'po rrej
Sonte nė Athine pashe nė enderr nėnen !..


Vajzave gjokset po iu shkrijnė ...

Po shkrijnė ajzberget
me nje shperthim lulevjollce
vajzet kane zjarrmi te tmerrshme nė gjokse !..
Dhe shkojnė nė kisha a gjami qe Zoti tiu sjelle fat
qė gjoksin a trupin te mos iu shkrije vapa !...
Ah,sikur tė isha djale:Sa vajzave do iu shkrihesha
nė gjokse,buze a trup si stalaktik pranveror
nėpėr ujvara.....


Ē'm'u rishfaq Migjeni udheve te Athines

Ishte ēmendur makina e pronarit dhe me vrap
si kale i hazdisur rende autostrates
por semafori i kuq per krahu e kap
dhe ia nxierr kllapine.
Kokėn kthej mėnjanė,sytė shohin nė dritare nė vocerrak
qe asnje pike gjaku nė fytyre s'i kish mbire!.
-Mė fal pesė lekė se dua te jetoj-mė tha ai shqip
Zgjata paret e ia dhashe u mbyllen vete syte
perpara Migjeni i zverdhur m'u fanit.
Ėshtė ca e lasuar Athina dhe bėn zhurmė
s'i bie ndermend se ka ndonje vocerrak shqiptar
qė pėr shtepi ka lulishten
e pėr mbuloje ajrin e veres
Vallė vargjet kush per fyti po m'i kap
lotėt e zemres ?
-Ik nė Shqiperi !-mu duk se i thashe
se vetem atje do tė tė falin ndonjė cope jete
se si m'u zhduk papritmas ai vocerrak
se makina serishmi mu ēmend !...

Ėndėrr vajzerore ..

Padashje tej xhamit
hyre ti tere ngrohtesi
hyre mu nė zemer tė fustanit
me njė afsh tė madh nė gji.

E syte anash i hodhe
tė shihje ndonjė dhėndėrr
por syve s'di pse s'iu besoje
s'e dije gjithshka ishte ėndėrr......

Im bire Donaldi lindi me 30 qershor 1997

Pėrjashta spitalit kėngė e zakonshme armesh
si vajtim mortor a kush djallin e di
qershori i lodhur ēapitej ngadale
diktatura nė shtratin e vdekjes u shtri.
E dashura ime nė salle tė operacionit gjumė flė
Doktorat i kishin prehur thikat e jetes
qajnė ndienjat,e prape vetja mė thote:"Hė mo burrė je?
....por jo s'i ndaloj dot lotet e zemrės.
Dhe vargjet pikojnė lot
se lot boron etėrė Shqiperia
se dhe nuset nė tė zeza ndėrruan njyren e vellos sot
e per orkester kishin vajtime e krisma!.
Sot me 30 qeshor 1997 doli nga "burgu" im bire Donaldi
e tamli i nanes qė pi ka aromė baroti
dy oresh mė thote: "babe ē'po ngjet kėshtu nė Shqiperi
apo na ka mallkuar zoti!?::
Pėrkėdhel tim bire qė trokiti nė jete
ditėn e pare te riēlirimit tė tretė,
zemra e tij e virgjer pulson e duket sikur flet:
"Ishalla ripushtim tjetėr tė vetvetes s'do tė ketė !".....
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Lekė Gjoka Empty
MesazhTitulli: Re: Lekė Gjoka   Lekė Gjoka Icon_minitime16/9/2010, 14:47

Ėnderr amerikane apo djall?..
tregim.(nga Lek Gjoka)
Njė mjergull e dendur ia kishte behtur papritur duke ia turrullosur me shume ate koken e vogel tullaqe ku ca cime te holla flokesh kishin mbire ne menyre te ērregullt si vete jeta e ērregut e Syri Matrizit.As vete nuk e dinte se si ishin rrokullisur aq shpejt ne dyshezen e mergimit ato kater vjet plot me halle dhe strese.Rreshqiste me padurim me ate fordin e lodhur rruges qe te dergonte tek banka.Ishte lebetitur fare duhet te pagonte plot dy mije dollare qe te nxirrte te ashtequajtur gruan e tij Sandra Smith nga burgu.-Djalli e marrte-bebezoi si neper dhembe duke hedhur nje veshtrim ashtu koturu perjashte xhamit te makines.Nė tė dale te Mandarinit dalloi nje vene gri me nje flamur te madh shqiptar dhe pa e kuptuar as vete sesi iu rrokullisen ndienjat larg shume larg ne Shqiperi...Era e ngrohte e Adriatikut se si ti fryente mushkerinjte.Pranvera ashtu pa ndroje kishte trokitur ne lulet e pemeve por as vete Syri nuk po e kuptonte dot kete pranvere.Diēka si turullime ia kishte kapluar mendimet.-Oh zot-psheretiu si me vete duke tehequr vemendjen e Pjeter Currit shokut te tij te ngushte .Pjetri e shikoi drejt e ne sy disi i habitur dhe pa humbur kohe iu drejtua.
-Ēfare kemi Syri?
-Hiē-ia ktheu gjoja si i qete.
-Ahaahhaaa- qeshi si nėper dhembe Pjetri-me duket se pas pranveres vjen vjeshta pra..
-Ēfare vjeshte -e nderpreu ne mes ai duke e ngritur zerin me vale si nje radio e lodhur
-Vjeshta pra -ia kthei serishmi i qete Pjetri -te korrurat
AAAA!-bebezoi si nėper dhembe Syri
-Tė dashuruarit e pranveres e korrin dashurine ne vjeshte me martese-nuk iu durua me Pjetrit dhe kelthiti me te madhe troē.
Syri qeshi si me ironi.- kush djallin me paske pare mua me Luljeten-i foli pakez vetes-a thua di ēdo gje ai?Si u kthjellua disi i hodhi nje veshtrim si enigmatik atij e kapi per krahu dhe u nisen drejt kafes.
-Pėr ku?-s'iu durua atij-dhe iu drejtua gjoja si i habitur
-Per kafe,birra -ia ktheu i qete Syri-te korrurat duan urime
-Aahaaa!-qeshi si neper dhembe Pjetri
Piiiiiiiiip!Piiiiiiiiiiiiiip!.Buria e makines prapa ti se si ia treti ato kujtime te largeta te perzier me pak pluhur harresa nga tere ato vite qe kishin kaluar me rrapullime.I hodhi nje veshtrim makines pas ,i ngriti doren duke i kekuar falje ngaqe ishte harruar ne kujtime dhe nuk e kishte pare qe ishte ndezur semafori i jeshilte.E shkeli pedalen e gazit me force tėre nerva dhe e ndali vrapin pėrpara bankes.Si mori parate ngaqe avokati nuk donte chek por vetem kesh u kthye nė
Sauthsajte.Trokiti si me rrembim nė deren e apartamentit ku banonin qe prej tre vjetesh me Luljeten dhe dy femijet Donaldin dhe Danielen.Si me nje kercitje te vajtueshme ajo hapi deren dhe disi e merzitur iu leshua ne krah te Syrit si dikur nė breg te Adriatikut.Pa e kuptuar e puthi.Ai e veshtroi njė copez here dhe gadi sa siu rrokullisen lote nėper faqe.Tė lutem te me falesh-iu duk se si i folen syte e ti.Njė heshtje varri kishte rėnduar dhe ēuditerisht asnjeri nuk po guxonte qe ta vriste kete heshtje.Vetem zhurma e kondishes dhe zeri i televizorit sikur ishin pronaret e vertete te kesaj heshtje te gjate.-Babi!- u degjua nga dhome tjeter zeri i Donaldit-i cili erdhi me vrap dhe iu ledhua nė krah te Syrit.
-Babi -kelthiti ai me nje shikim embelsues femijeror-a do tė me blesh kaseten me skupindu-se mami me tha se nuk kemi leke,he babi fol.Ajo tha se do te pagojme shume leke per te nxierre teta Sandren nga burgu!..
-Po-psheretiu e qete ai dhe beri sikur s'ia vuri veshin fjaleve te fundit.
-I love you!-babi-unė te dua shume ty por edhe mamin e dua edhe motren-dhe nisi ti perqafonte te dy njeheresh.Nga jashte nje ere e lehte lozte me perden e dritare se hapur.Heshtja kishte kohe qe kishte vdekur.Luljeta e veshtroi drejt e ne sy dhe s'iu durua dot me dhe iu drejtua disi nervoze dhe si me ironi sikur nuk dinte gje.
-Ē'kemi ndonje te re?
-Hiē-ia priti ftohte ai
-Si e kam gruan e burrit tim?-e thumboi ajo si pa dashje
-Shko e shihe-ia ktheu qete ai-ne burg nė qytet e ke?
-Ne qoftese te kam merzitu po shkoj te jetoj me te ne burg-ia priti serisht Syri dhe u shtri rate ne divan duke i hedhur nje veshtrim te shpejte kujtimeve te kaluare plot idhnim ne Amerike...Duke pire ngadale nje kafe expres vetem nje ne kafe te vogel ne nje cep te San jose bulevard dėgjoi ca hapa qe i ndaluan pas shpine.Ktheu koken dhe nje cast i hodhi nje veshtrim mosperfilles Gezim Cukut.Ia beri me shenje qe te ulet dhe i porositi nje birre ngaqe ai kishte zet nga kafet.
-He Syri -ia priti ai tere humor duke gerthitur-qesh se shpejt po te bej edhe ty me letra me te..
-Si!-e nderpreu ne mes ai dhe syte i moren nje shkelqim tjeter.Oh zot -i foli vetes-me duket se shpetova.
-Po,po -s'iu durua Gezimit-te kame gjetur nje amerikane qe te martohesh nja tre-kater vjet sa te besh letrat.Ėshtė pak e moshuar por shume e mbajtur si tridhjete e pese vjeqe duket.
Ai u step.I hodhi nje veshtrim mosperfilles atij dhe qeshi si me ironi
-Hahaha!-levizi lehte filxhanin e kafes dhe iu drejtua serish-do te me besh me dy gra ?
-Nė Amerike je beqar -ia priti i qeteGezimi-dhe ke nevoje si ēdo mashkull pėr nje grua qe..
-Po-e nderpreu ne mes-por vetem per Luljeten gruan time dhe femijet e mi.Sakaq buleza loti i rreshqiten nėper faqe.
Kishte nje vit qe s'i kishte pare ato fytyra te pa zevendesueshe per te dhe lotet serishmi i rridhnin ēurk.
-Mbaje vetem bre -nuk iu durua me gjate Gezimit dhe bertiti me te madhe duke terhequr vemendjen e te tjereve qe pinin nė kafe-a je burre a femi,ty te erdhi shanci ne dere;dhe si per ēudi ia befti ne prag te deres Sandra Smith
bashkshortja e re qe do tia ndryshonte tere rrjedhen e jetes ne Amerike.
-Hi-pershendeti ftohte dhe porositi nje birre.Syri e veshtroi si me habi dhe qeshi me vete si me ze.
-Haahaa!-grueja ime pika birre,oj oj paska edhe malboro ne gjep,pa ma flliqka shtepine -fliste si me vete ngaqe nuk pinte duhan i kishte zet ato qe e pinin..............Ejjjjjjjjjj-bertiti me te madhe Luljeta duke iu shkundur kujtimet e mykura-ēfarė po kujton ngrihi te flesh ne krevar se u be shume vone dhe neser ke shume punė.U ngrit si dikur ne rini kur mezi priste qe ta takonte,ta mirrte nė krah dhe ta puthte mu ne buze te Adriatikut ato buze hollake por teper perveluse.
Ashtu si duke u rrokullisur u leshuan ne krevat.Pėr nje ēast qendruan nė heshtje dhe papritma ai ia dha nje te qeshure me te madhe duke i dhene nje te puthur te forte ne faqe.
-Ore-iu drejtua Luljeta -perse qesh ?Gruaje jote legale Sandra Smith ndodhet nė burg se e kane kapur me droge dhe ti harrove fare.
-Ne djall te veje grueja e letrave Amerikane!-dhe iu leshua me tere egesine mashkullore sikur ta kishte per here te pare-une ja ku e kam dashurine time paēka qe eshte ilegale ne Amerike por ne i kemi dy deshmitaret tone kryesor te legaizimit tone Donaldin dhe Danielen.Ne djall te veje endrra dhe jeta Amerikane.................
Kishte kaluar mesi i nates.Zhurmat e makineve godisnin pa pushim kete nate te lodhur plot me halle dhe ilegalitet!....
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Lekė Gjoka Empty
MesazhTitulli: Re: Lekė Gjoka   Lekė Gjoka Icon_minitime16/9/2010, 14:48

Ėndėrr e varrosur
-bashkfshatareve te mi qė humben jeten
aksidentalisht nė mergim!..

Shtrij duart e shpreses pertej dritare sė trishtimit
qe tė ledhatoj sadopak shpirtrat e eres
ndienjat shperthejnė nė rreke merziteje
e shpirtin e ka kapluar vapa e veres !..

Ku jam nė ketė botė tė dehur
nga avujt e trishtimit e tė varferisė
nga lotėt qe varen nė sytė e heshtjes
n'arkivola kthehet shpesh herė shpresa e djalerise !..

Kallmeti nė maje tė bjeshkes Vela nė dorėn mbi sy
sodit bijte nė skafet e fatit nė shpinė tė Adriatikut
kthen kokėn edhe nė bjeshket e Olimpit
ku djemtė me shprese tė pėrgjakur rendin nė tė ikur !..

Sakaq telefonat burojnė lajme
dhe lot
njė tjeter djale kishtė trokitur nė portėn e vdekjes
shperthen kuja buzė Drinit e deri nė maje tė Veles sot
e lisat ia keputėn nė mes buzeqeshjen eres !..

Shperthen Kallmeti nė kuje e vajtime
e fshatrat per rreth iu drithen misht e shperthejnė nė lot
erdhi makina morde me vdekjen nė shpinė
e nė bjeshken Vele tallazohėn rete e dhimbjes
e shperthejnė lumejne plot!...

tetor 2002




Nė stacion zemer !...


Jashtė shiu mbush lotėt e zbrazura tė trishtimit
dhe nata mundohet te jetoje mes nesh
qe pak idhnim ia shton edhe mergimi
e ti pranė meje tė mos jesh!..

Por shikimet e turrullosen mergimin
dhe dielli i syve shiun nė ēeles mbyll
rend nata tė mbytet nė lume prej zemerimit
dhe ja ti nė ndienja ke hyre symbyll!..

Sakaq antenat e dashurise zgjohėn nga kllapia
era e ngrohte e puthjes nė qeliza rreshqet vale-vale
ndienjat askush s'do tė na i hedhe nga gremina
nė stacionin zemer dashuria t'ka trokitur o vajze!..
2002,,,

Nė mergim takoj Shqipnine

Larg ku varferinė kam vrare
shoh Shqipninė kete zane tė bardhe !.
Dhe ngadale nis t'kuvendoj
n'udhė t'mergimit e takoj !.

Heej Shqipni moj nane baroti
ktheje koken t'flasim pak
turivaruna retė prej soti
kanė me ikun prej teje larg!

Qesh nanamadhja psheretin
dhe me dore flokeve iu jep
ah more bire kėtu n'mergim
ajri n'fyt se si me djeg !..

Ah moj nane mos u pshterit
ti veē bijte ke erdhe me pa
prape n'shpine tane ke me ike
here tu qesh e here tu kja !..

Eh more bire!-prape m'kthehet nana
unė po kthehem me rete nė qiell
s'kam nevoje pėr vize a gjana
e prape tek bijte kam me erdhe!..

T'lutem nanė mos ik dhe pak
se unė mallin du me vra
iken nana se n'shpi bijtė kanė ba shamate


Hamalli !.....

Hamalli tere diten ngarkuar
me ngarkese hamalli
psheretin e shikon te vulosurat duar
dhe prape rreshqet nė udhe persepari!..

E shoh nga larg te ēfilitur
afrohem dhe nė kuvend shtrohem gjate
i them te paguaj shtrenjte e ai nė kembe ėshtė ngritur
e serishmi u ul prape!..

-Ēdo mall unė mbaj!-ma kthen i merzitur
ēdo mall qe peshohet nė peshore
s'kam problem pesha te renda per te ngritur
por jo pesha shpirterore!..

S'mund ta mbaj dot mergimin
e n'maunė ta ngarkoj ajo nė gjunjė bie
e pi pastaj ilaqe per te vrare trishtimin
nė diell e ne hije !..

Oh zot !psheretis si me vete
e hamalli me shikon me shikim hamalli
sikur me thote hamall ma te mirė se une s'gjete.,,..
e di nė Shqiperi mergimi vdes perse gjalli !..
Lamtumire o i huaj hamall...
dhe rreshqas ne rrotullat e ndryshkura te mergimit
unė mergimtari !...

Lek Gjoka
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Lekė Gjoka Empty
MesazhTitulli: Re: Lekė Gjoka   Lekė Gjoka Icon_minitime16/9/2010, 14:48

Gjuha Shqipe...

Qesh fytyra e Bjeshkeve tė Nalta
kur shqip era nis e flet
dhe u nisen n'udhna t'largta
rrokullimthi nė kurbet !..

Shtriqet fusha e pergjumur
dhe njė sy pakez e hap
shqip iu nis kanges dhe lumi
shqip nis t'flasin rrruezat nė gjak!..

Shqip nis flet dhe shija e puthjes
ku dashnia nis e rrjedh
shqip nis flet dhe loti i humbjes
kur shpresa n'rrugė na ka ngel !..

Por..iken shqipja nė mergim
se varfnia duhet vra
nis femija tue psheretim
edhe shqip ai nis me kja!..

Qesh fytyra me vogelushin
sa mire shqip ai din me kja
malet jashta frymen ndalin
deti syte hapi tu pa!..

Ē'ashtė ky za,kjo gjuhe qe mbjell
diamante rreth e qark
e vransinen nė det e hedh
vetem diellin sjell nė prag ?!..

Qė sheron malle e trishtime
t'fohtin n'shpirt nė vend ta heq
e me ty rri n'halle e n'gezime
e kurre s'lodhet,kurre s'thotė dreq !..

Gjuhes shqipe i qeshin syte
nė mergim bijte ledhaton
shqip prapė flasin dhe dashurite
dhe era e shpirtit veē shqip kendon!..


Lek Gjoka 30 nentor 2002
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Lekė Gjoka Empty
MesazhTitulli: Re: Lekė Gjoka   Lekė Gjoka Icon_minitime16/9/2010, 14:48

Nenat

Kur dhimbja ne shpirt tė gjuan me shuplaka merzije
dhe dielli shpirtėror te shikon me inat
kur dita e lodhur ta fiku semaforin e fatit
vjen nena si ne nje ėndėrr tė arte.

E dhimbja ne ēast iken rreshqathi te mbytet ne det
dhe dielli shpirteror te fal ledhatime
fati te merr ne krahe pa pertim e tuj qesh
merzija e mbyll rubinetin e nuk ka me shi dhimbjeje!

Nena kjo ndienje e qeshur si vete pranvera
por kur ajo ėshtė mungese
ke gjithmone tallaze shpirterore
dhe asnjehere ndienjat nuk kane me qeshe !..


Lekė Gjoka
8 mars 2004

Gezuar 8 Marsin o nena te dashura!
Paqi gjithmone nje shpirt nene dhe bijte tuaj paqin bekimin tuaj ne ēdo ēast te jetes dhe mos e harrofshin kurre dashurine tuaj..
Gezuar festen e nenave !..
Lekė Gjoka
Florida Amerike
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
Sponsored content





Lekė Gjoka Empty
MesazhTitulli: Re: Lekė Gjoka   Lekė Gjoka Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Lekė Gjoka
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Albert Gjoka
» Sami Gjoka
» Violeta Gjoka

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albania.123.st :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: