| Albania.123.st
|
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.123.st". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė. |
|
| Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni) | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
Admin Administrator
Numri i postimeve : 3223 Age : 38 Location : I Don't now Job/hobbies : I Don't now Humor : I Don't now Registration date : 12/11/2007
| Titulli: Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni) 13/9/2009, 16:18 | |
| Poema e Mjerimit
Kafshatė qė s'kapėrdihet asht, or vlla, mjerimi, kafshatė qė tė mbetė nė fyt edhe tė ze trishtimi kur shefftyra tė zbeta edhe sy tėjeshilta qė tė shikojnė si hije dhe shtrijnė duert e mpita edhe ashtu tė shtrime mbrapa teje mbesin tė tanėjetėn e vet derisa tė vdesin. E mbi ta n'ajri, si nė qesendi, therin qiellėn kryqat e minaret e ngurta, profetėnt dhe shejtėnt nė fushqeta tė shumngjyrta shkėlqejnė. E mjerimi mirfilli ndien tradhti.
Mjerimi ka vulėn e vet tė shėmtueme; asht e neveritshme, e keqe, e turpshme; balli qė e ka, syt qė e shprehin, buzėt qė mė kot mundohen ta mshefin - janė fėmitė e padijes e flitė e pėrbuzjes, tė mbetunat e flliqta rreth e pėrqark tryezės mbi tė cilėn hangri darkėn njė qen e pamshirshėm me bark shekulluer, gjithmon i pangishėm. Mjerimi s'ka fat. Por ka vetėm zhele, zhele fund e maje, flamujt e njė shprese tė shkymė dhe tė coptuem me tė dalun bese.
Mjerimi tėrbohet nė dashuni epshore. Nėpėr skaje t'errta, bashkė me qej, mij, mica, mbi pecat e mykta, tė qelbta, tė ndyta, tė lagta lakuriqen mishnat, si zhangė; tė verdhė e pisa; kapėrthehen ndjenjat me fuqi shtazore, kafshojnė, pėrpijnė, thithen, puthen buzėt e ndragta edhe shuhet uja, dhe fashitet etja n'epshin kapėrthyes, kur mbytet vetvetja. Dhe aty zajnė fillin tė marrėt, shėrbtorėt dhe lypsat qė nesėr do linden me na i mbushė rrugat.
Mjerimi nė dritzėn e synit te kėrthini dridhet posi flaka e mekun qirini nėn tavan tė tymuem dhe plot merimanga, ku hije njerzish dridhen ndėr mure plot danga, ku foshnja e smueme qan si shpirt' i keq tu' ndukė gjitė e shterruna tė sė zezės amė, e kjo prap shtazanė, mallkon zot e dreq, mallkon frytn e vet, mallkon barrn e randė. Foshnj' e saj nuk qesh, por vetėm lėngon, e ama s'e don, por vetėm mallkon. Vall sa i trishtueshėm asht djepi i skamit ku foshnjėn pėrkundin lott edhe tė fshamit!
Mjerimi rrit fėnnin nė hijen e shtėpive tė nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis, ku nuk mund t'u prishet qetsia zotnive kur bashkė me zoja flejnė nė shtretėnt e lumnis.
Mjerimi pjek fėmin para se tė burrnohet; don ta msojė t'i iki grushtit q'i kėrcnohet, atij grusht qė nė gjumė e shtėrngon pėr fytit kur fillojnė kllapitė e etheve prej unit dhe fetyrėn e fėmis e mblon hij' e vdekjes, njė stoli e kobshme nė vend tė buzqeshjes. Njė fryt kurse piqet dihet se ku shkon qashtu edhe fėmia nė bark tė dheut mbaron.
Mjerimi punon, punon dit e natė tu' i vlue djersa nė gjoks edhe nė ballė, tue u zhigatun deri nė gjujė nė baltė e prap zorrėt nga uja i bahen palė-palė. Shpėrblim qesharak! Pėr qindenjė afsh nė ditė - vetėm: lekė tre-katėr dhe "marsh!".
Mjerimi kaiher' i ka faqet e lustrueme, buzėt e pezmatueme, mollzat e ngjyrueme, trupin pėnnendore e njė tregtis sė ndytė, qė asht i gjikuem tė bijė nė shtrat tė vet i dytė; dhe pėr at shėrbim ka pėr tė marrė do franga ndėr ēarēafė, ndėr fėtyra dhe nė ndėrgjegje danga.
Mjerimi gjithashtu len dhe nė trashigim -jo veē nėpėr banka dhe nė gja tė patundshme, por eshtnat e shtrembta e nė gjoks ndoj dhimbė, mund qė tė len kujtim ditėn e dikurshme kur pullaz' i shtėpis u shemb edhe ra nga kalbsin' e kohės, nga pesha e qiellit, kur mbi gjithēka u ndi njė i tmerrshmi za plot mallkim dhe lutje si nga fund i ferrit, ish zan' i njeriut qė vdiste nėn tra. Kėshtu nėn kambė tė randė tė zotit t'egėrsuem - thotė prifti - vdes ai qė ēon jetė tė dhunuem. Dhe me kėto kujtime, ksi lloj fatkeqėsinash mbushet got' e helmit nė trashigim brezninash.
Mjerimi ka motėr ngushulluese gotėn. Nė pijetore tė qelbta, pranė tryezės plot zdrale tė neveritshme, shpirti me etje derdh gotėn nė fyt pėr me harrue nandhetenand' halle. E gota e turbull, gota satanike tu' e ledhatue e pickon si gjarpni - dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni,
nėn tryezė qan-qeshet nė formė tragjikomike. Tė gjitha hallet skami nė gotė i mbyt kur njėqind i derdh njė nga njė nė fyt.
Mjerimi ndez dėshirat si hyjet errsina dhe bajnė tym si hejt q'i ban shkrum shkreptima.
Mjerimi s'ka gėzim, por ka vetėm dhimba, dhimba paduruese qė tė bajnė tė ēmendesh, qė t'apin litarin tė shkojsh fill' e tė varesh ose bahe fli e mjerė e paragrafesh.
Mjerimi s'don mshirė. Por don vetėm tė drejt! Mshirė? Bijė bastardhe e etėnve dinakė, tė cilt nė mnyrė pompoze posi farisejt i bijnė lodėrtinės me ndjejt dhelparak tu' ia lėshue lypsiti njė grosh tė holl' nė shplakė.
Mjerimi asht njė njollė e pashlyeme nė ballė tė njerzimit qė kalon nėpėr shekuj. Dhe kėt njollė kurr nuk asht e mundshme ta shlyejnė paēavrat qė zunė myk ndėr tempuj. | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 3223 Age : 38 Location : I Don't now Job/hobbies : I Don't now Humor : I Don't now Registration date : 12/11/2007
| Titulli: Re: Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni) 13/9/2009, 16:23 | |
| RECITAL I MALCORIT -------------------------------------------------------------------------------- O' si nuk kam nji grusht te forte t'i bije mu ne zemre malit qe s'bezane, ta dij edhe ai se c'do me thane i dobet - n'agoni te perdridhet si vigan i vrame, Une - lugat! SI hij'e trazueme, trashegimtar i vuetjes dhe i durimit, endem mbi bark te mallit me ujen e zgjueme dhe me klithma te paknaquna t'instinktit. Mali hesht. Edhe pse per dite mbi lekure te tij, ne loje varrimtare, kerkoj me gjete nji kafshate ma te mire... Por me rrene shaka shpresa genjeshare. Mali hesht - dhe ne heshtje qeshe. E une vuej - dhe ne vuejtje vdes! Po une, kur? heu! kur kam per t'u qeshe? Apo ndoshta duhet ma pare te vdes? O, si nuk kam nji grusht te fuqishem! Malit qe hesht mu ne zemre me ja njeshe Ta shof si dridhet nga grusht'i paligjshem... E une te kenaqem, te kenaqem tu u qesh.
****************** KANGA E RINIS -------------------------------------------------------------------------------- Rini, thueja kangės ma tė bukur qė di! Thueja kangės sate qė tė vlon nė gji. Nxirre gėzimin tand' tė shpėrthejė me vrull... Mos e freno kangėn! Le tė marri udhė. Thueja kangės, rini, pash syt e tu... Tė rroki, tė puthi kanga, tė nxisi me dashnu me zjarrm tand, rini... Dhe tė na mbysi dallga prej ndjenjash tė shkumbzueme q'i turbullon kanga. Rini, thueja kangės dhe qeshu si fėmi Kumbi i zanit te pėrplaset pėr qiellė dhe tė kthejė prap te na - se hyjt ta kanė zili
e na tė duem fort si tė duem njė diell. Thueja kangės, Rini! Thueja kangės gėzimplote! Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e jote. *********** KANGA E TĖ BURGOSUNIT -------------------------------------------------------------------------------- Nėpėr hekra tė kryqzuem tė dritores seme shof qiellėn tė coptueme nė katėrdhetė copė edhe shof diellin sa njė pare serme - aq larg asht qielli nga e emja gropė. E kjo gropė e eme e ka emrin burg. E dini se burgu nuk asht pėr dėfrim. Prandaj burg' i em asht shum i ultė dhe mė bani palmuē dhe mė mbyti nė trishtim. Hekrat e kryqzuem dhe ndėrgjegj' e eme, dy anmiq tė betuem, luftojnė dit' e natė; por hekr' i fortė e mund ndėrgjegjen teme dhe nė dėshprim pėrplasem si njė qen i ngratė. E kur nata vjen dhe xhixhillojnė hyjt gėzohem fort, se hekrat nuk m'i kryqzojnė syt', por t'u sjellmen mbrapa shof dritėn e smutė edhe hijėn teme tu' u zgjatė nė murt si njė kėrcnim ligji, posi njė dajak. Dhe atėher tėrbohem dhe urrej pa masė dritėn, hijėn, vetėn, muret edhe hekrat edhe e ndjej vetėn lua tė ndryem nė kafas. Nėpėr hekra tė kryqzuem tė dritores seme shof qiellėn tė coptueme nė katėrdhetė copė dhe zemra e eme ndien po aq tė breme nė mes tė katėr murve sii nė njė gropė **************************** FRYMĖZIM i PAFAT -------------------------------------------------------------------------------- Frymzim' i em i pafat, qė vjen e mė djeg mu nė gji, pėr kė po mė flet? pėr kė tė shkruej? pėrse po mė ban qė kaq tė vuej? pse vjen e mė djeg mu nė gji, frymzim' i em i pafat? Pėr tė gjorėt? pėr ata qė nuk kanė dritė? 0 frymzim' i em i ngratė, mjaft me plagė qė s'kan shėrim, leni tė dergjen nė mjerim, Njerzit s'duen ma trishtim, botės s'ia kande atė kangė tė thatė, thot se mjell njė farė tė idhtė. Far' e idhtė... far' e idhė... - 0 njerz tė bimė nga far' e ambėl! Frigė tė mos keni, pse njė kangė mund t'ju theri nė ndjesi, t'ju kujtojnė zemrėn nė gji nė ndėrgjegje dhe njė dangė... porju t'ju bajė edhe ma zi. Frymzim' i em i pafat! Shporru ktej! Nuk tė due! S'i due hovet tueja tė nalta, as fluturimet... Nėpėr balta... tė ditve tona tė shklas un due rrokė me njerzit qė rrok nata. ********************** LAGJA E VARFUN -------------------------------------------------------------------------------- Krahėt e zez tė njė nate pa fund e varrosėn lagjen pranė, dritė, jetė, gjallsi - askund, vetėm errsinė e skam. U harrue jeta e ditės ndėr shtresat e natės, e pagja u derdh nga parzm' e errsinės... n'andrra pėrkundet lagja. Njerzit ndėr shtėpia flejnė me gjoksa tė lakurtė e tė thatė e gratė... fėmi po u lejnė pa ushqim nė gji, pa fat, Pushojnė gjymtyrt e shkallmueme nė punėn e ditės sė kalueme, shėrohen trutė e helmueme nė gjumin e natės s'adhrueme. Veē zemrat e njerzve tė lanun me tė rektunt prralla rrfejnė: mbi barrat e jetės sė namun qė shpirt dhe korriz thejnė. Prralla mbi fėmij rrugaēa barkjashtė e me hundė tė ndyta, qė dorė shtrijnė me vjedhė, me lypė e ngihen me fjalė tė ndyta. Prralla mbi varza tė fyeme me faqe e me buzė tė thithna. Prralla mbi djelm, me tė thyeme shprese, nė burg me duer tė lidhna, tė cilt nesėr para gjyqit pėr delikt do tė pėrgjegjin, - vetėm dreqit e hyllit tė gjith fajet tash ua mbshtesin. Kėshtu lagj' e varfun pėshpritė dhe errsinės hallet tregon. Njė gjel i undshėm, me dritė tė hanės i rrejtun, kėndon. Hesht! or gjel kryengritės, i lagjės sė varfun. - Kėtu nuk zbardh pėr ty drita e dritės. i gjikuem je me ngordhė n'u. **************************************
Prį, mallkue njaj bir Shqyptari, Qi ketė gjuhė tė Perendķs, Trashigim, qi na la i Pari, Trashigim s'i a lźn ai fmķs; Edhč atij i u thaftė, po, goja, Qi e perbuzė ketė gjuhė hyjnore; Qi n'gjuhė t'huej, kśr s'āsht nevoja, Flet e t'veten lźn mbas dore. AT Gjergj Fishta ********************************** VJESHTA NĖ PARAKALIM Vjeshtė nė natyrė dhe vjeshtė ndėr ftyra tona, Afshon erė e mekun, lėngon i zymtė dielli, lėngon shpirt' i smum ndėr krahnore tona, dridhetjet' e vyshkun ndėr gemba tė njė plepi. Ngjyrėt e verdha lozin nė vallen e fundme - (dėshirė e marrė e gjethve qė njė nga njė vdesin!) Gėzimet, andjet tona, dėshirat e fundme nėpėr balta tė vjeshtės njė nga njė po shkelin. Njė lis pasqyrohet nė lotin e qiellit, tundet dhe pėrgjaket nė pasion tė viganit: "Jetė! Jetė unė due!" - e frymė merr prej fellit, si stuhi shkyn ajrin... por nė fund ia nis vajit. Dhe m'at vaj bashkohet horizont' i mbytun nė mjegull pėrpise. Pemėt degėt e lagun me vaj i mshtjellin nė lutje - por kot! e dinė, tė fikun, se nesėr do vdesin... Vall! A ka shpėtim ndokund?! Mallėngjehet syni, mallėngjehet zemra n'orėn e vorresės, kur heshtin damaret, e vorri inaltohet nėn qiella ma t'epra me klithėm dėshprimi qė nė dhimbė tė madhe zvarret. Vjeshtė nė natyrė dhe vjeshtė ndėr ftyra tona. Rėnkoni dėshirat fėmitė ejetės sė vafun; rėnkoni nė zije, qani mbi kufoma, qė stolisin vjeshtėn nėpėr gemba tė thamun. -------------------------------------------------------------------------------- Motivet A nder kujtime te shkimuna asht motiv' i nje vjershe? nder kujtime te bardha te feminis virgjine, kur zemerplote me mbare boten defreheshe ne deshire, shpresa e t'ambla andrrime? A nder kujtime t'aferme te djaleris vullnuese asht motiv' i zjarrte i nje vjershe dashunie, me rime tingllueme e shprehje flakruese plot lumni jetese dhe gezim brohorie? Nder ftyra te zbeta te grave te mjerueme, qe enden dhe neper pragje, tu' u shitun lypin, nder ftyra u shkarravitet nje vjersh' e permallueme me vaj, me ankime qe der ne qiell hypin; neper skaje t'errta, ku shungllon zgerdhia me neveri, ne te cilen tregohet i marri, te cilin ndjek e shoqja, i biri dhe e bija -- ne revolt aty krijohet moto-permendari, neper skaje te mshefta ku droja ka mrizin e qetsia shtrohet tue perpimun jeten -- aty bashke me tradhti motivi ze fillin e pena e poetit me te zhvillon vjershen. Gjate jeteses se njeriut motivet te gjitha ngjyrash shkojne e vijne pa pramun. Po erdh motiv' i mbrame, i tmerrte ne fantazi tone - atbote nje te zbem ftyrash, nje hij' e keqe -- dhe kumona dam - daaam. Millosh Gjergj Nikolla ***************** Parathania e Parathanieve Perdite perndojne zotat dhe rreshqasin trajtat e tyne mbi vjet dhe shekuj dhe tash s'po dihet ma kush asht zot e kush njeri. Nder tru te njerezimit zoti galuc ka ndejun. Vetvetes me gisht tamthat i ka biruemun ne shej te pendimit dhe bertete ne kulm te hidhnimit: cka, cka krijove? -- Njeriu nuk e di: a asht zoti pjella e tij, apo ai vete pjella e zotit. Por e sheh se asht kot i kotit me mendue mbi nje idhull qe nuk pergjegj. Dhe tash s'po dihet ma kush asht zot e kush njeri. Ka ardhe nje kohe, ne te cilen njerezit po kuptohen fare mire per me ndertue Kullen e Babilonit, -- dhe ne maje te Kulles, ne maje se fronit ka me hype njeriu dhe ka me thirre: Perendi! Ku je? Millosh Gjergj Nikolla *********** Te birte e shekullit te ri Na te birte e shekullit te ri, qe plakun e lame ne "shejtnin" e tij e cuem grushtin per me luftue nder lufta te reja dhe me fitue... Na te birte e shekullit te ri filizat e nje toke se rimun me lot, ku djerse e ballit u dikonte kot -- se dheu yne qe kafshate e huej dhe ne marrzi duhej shume shtrejte tu paguhej... Na te birte e shekullit te ri, vllazen te lindun e te rritun ne zi, kur tinglloi cast' i yne i mbrame edhe fatlume ditem me thane S'duem me humbe ne loje te pergjakte te historis njerzore, jo! jo! s'i duem humbjet prore -- duem ngadhnim! ngadhnim, ndergjegje dhe mendimi te lire! S'duem per hir te kalbsinave te vjetra, qe kerkojne "shejtnim", te zhytemi prap ne pellgun e mjerimit qe te vajtojme prap kangen e treishtimit, kangen monotone, pa shpirt te skllavnis -- te jem' nje thumb i ngulun nder trute te njerzis. Na te birte e shekullit te ri, me hovin tone e te ndezun peshe, nder lufta te reja kemi m'u ndeshe dhe per fitore kem' me ra fli.
Millosh Gjergj Nikolla &&&&&&&&&&& Kanga skandaloze Njė murgeshė e zbetė, qė bashkė me mkatet e botės bar dhe mkatet e mia mbi supet e vet tė molisun, mbi supat e verdhė si dylli qė i ka puth hyjnia - kaloi rrugės sė qytetit si ejll i arratisun
Njė murgeshė e zbetė, e ftohtė si rrasa e vorrit, me sy boj hini si hini i epsheve tė djegna tė gjallesės, me buzė tė holla tė kuqe, dy gajtana pshertimet qė mbysin ma la der' vonė kujtimin, kujtimin e ftohtė tė kalesės. Prej lutjesh (jo tallse!) duel dhe nė lutje prap po shkon
Lutjet i flejnė gjithkund: ndėr sy, ndėr buzė, ndėr Gishta. Pa lutjet e saj bota, kushedi, ē'fat do kishte? Por dhe nga lutjet e saj ende s'i zbardhi drita. O murgeshė e zbetė, qė ēon dashni me shėnjt, qė n'ekstazė para tyne digjesh si qiriu pranė lterit dhe ua zbulon veten
Smirė ua kam shejtėnvet: Mos u lut pėr mue, se due pash mė pash t'i bij ferrit. Unė dhe ti, murgesh, dy skaje po tė njė litari; tė cilin dy tabore ia ngrehin njeni-tjetrit - lufta asht e ashpėr dhe kushedi ku do t'dali, prandaj ngrehet litari edhe pėrplasen njerzit. ******* Ndeshja O grue, qė tė ndesha nė ditn e fatkobit tem, Kur prirja njellte e syt shikojshin zi e ndjejshe veten se dhe unė jam fli tė njė ndjesi si ti. O grue, q'u ndeshme ditėn e fatkobit tone zemėr pėr zemėr edhe ball pėr ball e ndjesitė n'u shprehėn me mall mė njė vall: sa hall
Dhe kėshtu nė rrugė tė madhe e shitme zemrėn tonė. njerzve qė vetėm njė tė pėrqeshun dhanė pėr tė e shkuen tė kėnaqun e tu'u gėzue - pse panė mshefsinat intime tė kėsaj jetesės sonė. E na, dhe njė dhimbė tė sinqertė tue ndijė, vuejshin me zemėr tė ndrydhun si dy fėmijė tė humbun ndėr vise tė hueja natėn vonė, o grue, q'u ndeshme nė ditėn e fatkobit tonė. ************* REZIGNATA Na shprehun tė ngushlluem gjetme nė vaj... Mjerimet i morme nė pajė mejetė... se kjo botė mbarė ndėr gji t'Univerzumit asht njė varrė, ku qenia e dėnueme shkrrahet rrshanė me vullnet tė ndrydhun nė grusht tė njė vigani. - Njė sy i stolisun me lot tė kulluet sė dhimbes sė thellė ndrit nga skaji i mjerimit, e kaiherė njė refleks i njė mendimit tė hjedhtė veton rreth rruzullimit shfrimin me gjetė mnis sė vet tė mnerėtė... Por kreu varet, syn' i trishtuem, mbyllet e nga qerpiku njė lot i kjart' shtyhet rrokulliset nga ftyra, bie nė tokė e thrrimet, e ndėr thrrimet e vogla tė lotit ka njė njeri lindet Secili prej tyne n'udhė tė fatit tė vet niset me shpresė nė ngadhnim ma tė vogėl, pėrshkon tė gjitha viset kah rrugėt janė tė shtrueme me ferra e rreth tė cilave shifen vorret tė shpėlamė me lotė e tė marrėt qė zgėrdhihen. -------------------------------------------------------------------------------- Shpirt i ri*) Shqiponje me krahe te thyem! Vall, shpirti i plagosun! Shpirt! aht i kulluet! dhimbe gjoksi te brengosun! Vall, shpirti i therun... fli e nje lterit te ri, vaj' i nje skamnori, te vllaut qe heq zi. Shqiponje me krah te thyem! Vall, shpirt i molisun! Qendro! Qendro krenar! mu si nje zot i stolisun me diell t'arte ne ball, me qiella t'azurta ne sy... Qendro! si vaj skamnori -- ende ka fryme ne ty. O shpirt! Pellumb i gjore! Lajm i idealit te ri... Zhgule shegjeten nga vetja, e rishtas, me dhimsuni flutro mbi valet e jetes e fjale ngushllimi peshprit, shero plaget skamnoreve e shpresen ne jete ua rrit. Por hesht, shpirt'i goditun, fellte hesht ne pikllim, i dhimset vetja shpirtit...o vall, se c'idhnim! Shikon boten skamnore, plagen shikon me sy e lote xhevahiri derdh...o vall, u fik nje hy! * Kjo poezi u botua per here te pare me titullin "Plaga". Migjeni e perfshiu ne "Vargjet e lira" me titullin e mesiperm. Millosh Gjergj Nikolla | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 3223 Age : 38 Location : I Don't now Job/hobbies : I Don't now Humor : I Don't now Registration date : 12/11/2007
| Titulli: Nen flamujt e melankonise (Migjeni) 13/9/2009, 16:24 | |
| Nė vendin tonė kudo valojnė flamujt e njė melankolie tė trishtueshme... ... dhe askush s'mund tė thotė se kėtu rron njė popull qė ndėrton diēka tė re. Aty kėtu nė hijet e flamujve mund tė shifet njė mund, njė pėrpjekje e madhe pėrmbi vdekje pėr tė pjellė diēka tė madhe, pėr tė qitė nė dritė njė xhind! Por, (o ironi) nga ajo pėrpjekje lind vetėm njė mi. Dhe kėshtu kjo komedi na plas dellin e gazit, nsa prej marazit pėlcasim. Nė prakun e ēdo banese ku ka ndoj shenj jetese valon nga njė flamur melankolie tė trishtueshme | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 3223 Age : 38 Location : I Don't now Job/hobbies : I Don't now Humor : I Don't now Registration date : 12/11/2007
| Titulli: Re: Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni) 13/9/2009, 16:24 | |
| Rima e tretun
Jeta i kaloi si nje gote shampanje.
Nett i coi ner shtreten mbi gji te grave, te cilat e deshten fort a ma fort per pare sesa per kafshimin e tij te dhambve.
Dhe syparja ra... Protagonisti vdiq...
Por nuk vdes shampanja!
U linden milionet me miliarde deshira, Kuj t'i leshohet radha kur nuk ka batalla?
Por do te kete Karrnera dhe do te kete poeten gjithashtu edhe priften.
Prifti ka per te thane: ku do te shkoje ai qe e coi jeten si nje gote shampanje e ku ai me te thyeme dhambe?
Millosh Gjergj Nikolla | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 3223 Age : 38 Location : I Don't now Job/hobbies : I Don't now Humor : I Don't now Registration date : 12/11/2007
| Titulli: Re: Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni) 13/9/2009, 16:24 | |
| Nje nate pa gjume
A.SH.
Pak drite! Pak drite! Pak drite, o shok, o vlla. Te lutem, pak drite ne ket nate kur shpirti vuen, kur te dhemb e s'di c'te dhemb, e syni gjum nuk ka, urren nuk din c'urren, don e s'din se c'don.
Pak drite! O burre! O hero! ngado qe te jesh!... Burre qe shkatrron edhe qe nderton serish! Pak drite vetem, te lutem, mshire te kesh, se do cmendem ne ket nate pa gjume dhe pa pishe.
Oh! ta kisha pishen te madhe edhe te ndezun! Me flaken e pishes ne qiellin e ksaj nate ta shkruejshe kushtrimin... Ehu Burre i tretun! Do ta shifsha vallen tande ne maje te nje shpate.
Por pishe nuk kam e vetem jane burrat, shoket... Dergjem n'errsine pa gjume dhe pa drite... Askush s'me ndigjon, cirrem kot me kot... Hesht more, hesht! por qindro, o shpirt.
Gjeli kendon dhe thote se asht afer drita -- Gjel, rren a s'rren? cila asht fjala e jote? Kur ti kendon thone se asht afer drita... Por un s'besoj sonte ne fjalet e kesaj bote.
Hiqmuni qafe, mendime! O jastek ty te rroki, te perqafoj si shpetimin me fal ate qe due: gjumin dhe andrrimin e dy buzve qe peshperisin ngushllimin.
Millosh Gjergj Nikolla | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 3223 Age : 38 Location : I Don't now Job/hobbies : I Don't now Humor : I Don't now Registration date : 12/11/2007
| Titulli: Re: Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni) 13/9/2009, 16:25 | |
| IDHUJT PA KRENA
Nje tufan i tmerrshem i shembi idhujt.Disa i bani pluhun e disa i la pa krena.Tufani i tmerrshem nuk fryni as nga nje ane e horizontit,dha as nga qiella ,por duel nga zemra e dheut .Cdo gja qe del nga zemra asht ose perkdhelse si andja me intime ,ose e tmerrshme si tufani qe shemb idhujt. U tret pluhuni i idhujve q`u shemben krejt,dhe s`u mbet fara,e idhujt qe mbeten pa krena qendrojne si deshmoret e shemtuem e nje jetes se perndueme. Idhuj pa krena!Shemtim i natyres!E njerezit qe jetojne ne mes tyne enden si te harlisun.Ata qe kishin lindun para se t`u shembeshin idhujt dhe i pan me syt e vet ne bukurine e tyne ceremoniale ,ata tash renkojne ,psheretijne per kohen e idhujve te vjeter,dhe tue vdekun shpresojne se keta idhuj do t`i shpetojne .E ata qe lindin ne kohen e idhujve pa krena s`dine ka t`ia mbajne .Duen t`adhurojne ,po c`ka t`adhurojne ?Idhuj pa krena?...Duen te besojne ,por c`ka te besojne ?Idhujt pa krena?Kush mund te adhuroje te shemtuemen ?Kush mund te besoje ne nje zot pa krye?Cdo gja qe s`ka krye asht kufome e kufoma s`e ka vendin mes te gjalleve.Kufoma duhet varrose.Perndryshe ,e perlyemja me te ka per te qene katastrofale .E katastrofa asht katastrofe!Zhduk kombe! (Kombi yne me te vertete s`u zhduk.Por arsyeja asht vetem se dhe kojshite tone t`aferm qene pak a shume te nje fati si ne.) Idhuj pa krena!Flite e kohes ,e cila gjithcka perpin ,dhe fli te fatalitetit.Qendrojne ashtu te gjymtuem vetem e vetem pse s`duel njeriu i zoti te ndertoje idhujt e ri.Por,heret a vone ,ai do te dali .Dhe idhujt e ri qe do t`i ndertoje ai ,kane per t`u adhurue nga turmat .Se landa e tyne ka per te qene moral i kohes ,model`i tyne -njeriu i socem. Idhujt pa krena!Ne varrimin e tyne kumonet kane per te plase se ramit,minaret kane per ta thye kurrizin se faluni dhe zhrecve do t`u keputen telat e fytit se kenduemi.Dhe do te vije heshtja.Se cdo vikame fillon dhe mbaron me heshtje .Mbasandaj do te filloje puna... | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 3223 Age : 38 Location : I Don't now Job/hobbies : I Don't now Humor : I Don't now Registration date : 12/11/2007
| Titulli: Re: Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni) 13/9/2009, 16:28 | |
| Trajtat e Mbinjeriut Dityramb Nietzsche-an Nje vegim shpirtnuer n`errsin te paskajshme ne boten e mjerimit nje rreze e diellit me ngrof zemren e ngrime te kesaj bote se varfshme Shpejt zhduken pranverat ,posi shkumbe e detit dhe shembet hareja e stinat e vjetra pa ngjyra,pa trajta,mjellin fara helmit. Nana-dhe`vejushe dhe me gjite shitue na pjell fryte t`egra na pjell hithra ,ferra -su gjet burr`i dej andjet me ia zgjue. Kot e kane sot njerezit ,dhe kot dikojne djersen Sa qesharak` mbesin Sa qesharak ` vdesin nder ethe mundimi per me shijue jeten! Afrojne buzet te gota ,dojne nje hurm te vetem ... por pah!bie ne toke gota, thehet ne mije copa shuhet drit` e synit ,vdesin njerzit t`etshem. Shpirt i kryqzuem ,marrzi i vulosun asht kjo jete njeriu... (Zgerdhiu,zgerdhiu deri ne kupe te qielles ,ironi e poshtun!) Por...po!po!por dic due me thanun ndoshta ka me ardhun ndoshta ka me zbardhun nje agim i pritun ,dit` e parathanun N`ardhmeni te trashegueme Mbinjeriu vrehet, ndergjegje pa dyshime ndergjegje pa trillime me nje grusht graniti qe kurr nuk do thehet Nje sfinks i madhenueshem Mbinjeriu i ardheshem pa zemer,pa ndjenja syt e tij rrufena- qarkullojne rreth rruzllit tue synue vranshem Kohnat e kalueme ne balle te Mbinjeriut jane gjurma luftimi jane shenja hidhnimi -se jete e re lindet me vdekje te njeriut. Qarkullojne rreth rruzllit tue synue vranshem. ************************************
MBAS TYEZES ------------------------------------------------------- Nje grupit. Keshtu ne te rinjve na kalon nata: Prane tryezes mermer -falso ,nje gote te plote a boshe, me kujdes te madh ndenjun(si e lyp dans-edukata) Te ngrehun ,te ngrime ,te stolisun e ftyrash qindisun me puder,karmin...jo?-por me pershtypje te mire qe na sjell zonjusha e bukur dhe me hir tu`na buzeqeshe ambel ,buzesh te kuqe si gjaku, nsa gjit`i majen ,dridhen -ftyra kuqet,zbehet... e ne secilin prej nesh ne fund ka nje shprese kendedhet dhe na shtrengon laku... -Qashu ndeje ,t`u e vrejtun,cojme biseda te ndryshme serioze ,t`urta ,por ma shpesh te dyshueshme, me gjuhe te bukur ,te zgjedhun ,mbi ngjarje te ra flasim e prej deshires pa mshire te gjithe pelcasim. Ngushllim!-se zonjusha na i din mire hallet, prandej aq me andje ,bukur ,kercen vallet. Jonet muzikore derdhen,rrkaj derdhen, lemojne ate qe ne valle sjellen,ne hare sjellen, lemojne tryezen ,gotat ,veshjet tona,ndjenjat e fantazis sone ,i hapen ylber-velat... Por befas ,te nje hones se panjoftun tingllimi se ciles asht te hyu i bukuris trillimi, krahnoret n`i perdheli dhe n`i piskoi zemrat, gjate korrizit te thermet zbresin fill te themrat. -Qashtu vuejme,defrejme... Jeten adhurojme, nsa drita shkelqejne zonjushen shikojme dhe n`andrrim vallzojme... Rishtas,me plot dashje ,vallet ndiqen ,ndiqen... Vash e djale perputhen mbrend dy zemra digjen por me u puthe-nuk puthen!
********************************** NE NDERGJEGJEN TEME -------------------------------------------------------------------------------- Ne ndergjegjen teme ka dy Milloshe: Milloshi i gjalle ,i jetes se perditshme, qe vepron,gabon dhe Milloshi tjeter qe i vihet perballe atij, e veren dhe i denon gabimet e Milloshit real. Te njeriu behet vazhdimisht nje lufte e brendshme per persosjen shpirterore. &******************************************
PERDITE SHOH QARTE E ME QARTE ------------------------------------------------------------ Perdite shoh qarte e me qarte dhe vuej thelle e me thelle.
*********************************** Ja tash nje nga poezite e tij me mahnitese... Pesha e fatit Na shtypi fati e na bani krymba ne kensit dykambesh qe zbuluem hy'n edhe aq me teper e ngaterruem ny'n... shpirtent tone skyfera deshen te bahen pellumba. (Rrini, mos skyfera! Pse te baheni pellumba? Mizat e parajsit ne jeten mbrapa vorrit kane me iu merzitun -- dhe mandej prej zorit do te pelcisni... Prandej: pse te baheni pellumba.) Fat i yne mizor -- shpate e Damokleut Si vall! Te gjitha perpjekjet na deshtuen ne terr? E jeta na bahet ma zi se sketerre. Te vertetat, as rrenat, s'i ndihmuen Dheut. Te vertetat dhe rrenat? -- Xhevahiret e cmuem Me ta kur te duesh e shet dhe e blen boten. Por mos mendo se me ta do t'ia ndreqish rroten... Jo se i pelqen jetecale me shkuem. Me calue n'ane te djathte, me calue n'ane te majte... Si paljaco i gjore qe kah t'ia mbaje s'di, mbasi kamben e theu ne akrobaci -- jet' e tij asht helm me asnje pike mjalte. Millosh Gjergj Nikolla ************************************** ZGJIMI
O vullnete tė ndrydhuna ndėr grushta tė ēelikta tė shekujve tė kaluem! O vullnete tė shtypuna me themra tė ngurta tė titajve tė tėrbuem! Tė cilėt n'udhė pėr nė theqafje kėtejpari i ranė dhe vatrat tona nė mjerim i pėrlanė... O vullnete tė ndrydhura! O vullnete tė shtypuna! Shkundni prangat tė mbrapshta! E me brimė ngadhnyese, me hove viganash, dėshirash flatruese, turniu nė tė gjitha anėt dhe poshtė nė dhė zbritni - ndosht' aty keni pėr tė gjetė fillin e njė hymni, qė Illyri e vjetėr ndėr kremtime kėndonte, ndėrsa zemra e kombit nė liri kumbonte. O vullnete tė ndrydhuna! O vullnete tė shtypuna! Tash shėgjetat e flakta tė shprehjes suej zharitse drejtoni kah qiella nė ball tė hyut a tė dreqit, i cili fatin tonė mbytte nė mnijė tė vet pėrpise - Ta dijė se tė Birt' e Shqipes folen ia ngrehėn vetvetit.
Millosh Gjergj Nikolla ********************************* KANGA E PERNDIMIT ------------------------------------------------------------- Kangė Pėrndimi, kangė njeriu tė dehun nga besimi nė vete Kanga e tij njė fč tjetėr, me tempuj tė tjerė, me meshė solemne, ku prej mėngjesit deri nė mbramje shkrihen ndjesitė njerzore n'apoteozėn e hekurit; shpirtėnt pėrshkohen nė tymore, tė cilat nė fishkllim i pėrqeshen zotit tė vjetėr edhe qiellit e me re tė ndyt' tymi tė dendun ndriēimin ia vrasin diellit. Fe tjetėr, fe e ēmendun e Pėrndimit tė mrekullueshėm... ekzaltuem shklet njeriu nė delirium tė pakuptueshėm. Dėgjon zanin q'i thotė feja. Plagos qiellėn, e shpon tokėn, i shkyn horizontet e bardhė, zhvesh natyrėn, ia heq kotllėn. Kult' i tij kult i zhveshun! Nuk ia bren ma trutė enigmi e varros, mbi varr ia vė njė shej pėrbuzje o nderimi. Kangė Pėmdimi, kangė njeriu tė dehun nga besimi nė vete Kanga e tij shpres' e bukur, me flatra tė njė tjetėr jete nė tė cilėn dielli do ndrrojė udhėn: ka pėr t'u lindė nga Pėrndimi por deh! nga lumnia tash humb kokėn rruzullimi. Me njė "tango" qejfi tash ia ngatrron fijet zotit tė vjetėr ka me ia skandalizue tė birtė besnikė nė planetė tė tjetėr, Kanga Pėrndimi, kangė njeriu tė dehun nga besimi nė vete... Le tė dėgjojmė kangėn qė mshtillet nė shllung' avulli nė pika djerse. (ME KETE POEZI KAM PERSHENDETUR GJITHE EMIGRANTET SHQIPTARE QE PO E LEXOJNE) | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 3223 Age : 38 Location : I Don't now Job/hobbies : I Don't now Humor : I Don't now Registration date : 12/11/2007
| Titulli: BALADE QYTETESE 13/9/2009, 16:29 | |
| Mbramė qiella dhe hyjt e vramė njė ngjarje tė trishtueme panė: Hije... jo! por njė grue me ftyrė tė zbetė edhe me sy tė zez si jeta e saj, me buzėn tė vyshkuna nė vaj, me plagė nė gjoks e stolisun me veshje dhe me shpirt tė grisun, me hije grueje, njė kens kėso bote, njė fantom uje vallzonte valle nė rrugė tė madhe. Dy hapa para, dy hapa mbrapa me kambė tė zbathun, me zemėr tė plasun. Dy hapa djathtas, dy hapa majtas, me flokė tė thime, me ndjesi tė ngrime. (Dikur, kur gjit' e saj me kreni shpėrtheheshin n'aromė, kur ish e njomė atėherė e dashunojshin shum zotni. E sot?) Jeta e saj asht kjo vall' e ēmendun nė rrugat e qytetit tonė, njė jetėn e fikun, njė jetė e shterun, shpin i molisun, zemėr e therun, njė za vorri, njė jehonė qė vallzon natėn vonė nėpėr rrugat e qyteti tonė.
(KUSH MUND TE GJEJE PAK ATE POEZINE "TE BIRTE E SHEKULLIT TE RI"? AJO ESHTE FANTASTIKE! | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 3223 Age : 38 Location : I Don't now Job/hobbies : I Don't now Humor : I Don't now Registration date : 12/11/2007
| Titulli: Re: Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni) 13/9/2009, 16:29 | |
| E di ce? E gjeta vete! Enjoy! --------------------------------------------------------------------------
Tė birtė e shekullit tė ri
Na t'birt e shekullit tė ri qė plakun e lamė nė "shejtnin" e tij, e ēuem grushtin pėr me luftue nder lufta tė reja dhe me fitue... Na tė birt e shekullit tė ri, filizat e njė toke sė rimun me lot ku djersė e ballit u dikonte kot - se dheu i yne qe kafshatė e huaj dhe ne marrėzi duhej shumė shtrejtė t'u paguejm Na t'birt e shekullit tė ri vllazen tė lindun e tė rritun nė zi, kur tinglloi ēast'i ynė i mbramė edhe fatlumė ditem me thanė: s'duem me humbė nė loje tė pergjaktė tė historis njerėzore, jo! jo, s'i duem humbjet prore duem ngadhnjim! Ngadhnjim ndėrgjegje dhe mendimi tė lirė! S'duem pėr hir tė kalbsinave tė vjetra qė kėrkojne "shejtnim" tė zhytemi prap nė pellgun e mjerimit qė tė vajtojmė prap, kangėt e trishtimit, - kangen monotone, pa shpirt, tė skllavnis - tė jem' nji thumb i ngulun nder trutė e njerėzis. Na tė birt e shekullit tė ri me hovin tonė, e tė ndezun peshė, ndėr lufta tė reja kemi m'u ndeshė dhe pėr fitore kem me ra fli. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 3223 Age : 38 Location : I Don't now Job/hobbies : I Don't now Humor : I Don't now Registration date : 12/11/2007
| Titulli: LULI I VOCERR 13/9/2009, 16:30 | |
| (E mbani mend Lulin e vocerr? Me duket se ishte ne leximi i klases se dyte fillore.)
Askush s'e njef Lulin. As shokėt e tij, qė pėrpara tij lozin, nuk e njofin. Ma mire me thanė se e njofin, por ata lozin pėr hesap tė vet e Luli i shikon pėr hesap te vet. Sot gjithkush ka punet dhe telashet e veta, ashtu dhe fėmijtė, ashtu dhe Luli. More Lul! Shumė heret ke fillue me shikue punėn tande! Kur Luli hyn n'oborr tė shkollės, buza i qeshet nga pak, por askuj, asnji fjalė s'i thotė. Ecė ngadale, tue shikue djathtas e majtas, po gjithnji tue ecė deri sa tė mbrrijė nė cak tė vet. Aty, te dera e rruginės shkollore, shumė i pėlqen tė qėndrojė. Aty asht caku i tij, i praruem me rrezet e ngrofta tė diellit nė kėto ditėt e vjeshtės. Mbėshtetet Luli pėr mur, grushtat e vogjėl i shtje ndėr xhepa, hundėn picrroke tė kuqun nga tė ftoftit e mėngjesit ja sjell diellit dhe...shikon. Gjaja qė ma tepėr tėrhjek vėmendjen janė ēizmet qė i kanė tė veshun disa shokė tė tij. Sa te bukura janė! Si shkėlqejnė! - mendon Luli dhe pa dashtje i shkojnė sytė ndėr tullumbat e veta, nėpėr tė cilat shifen fare mirė tė pesė gishtat e kambėve tė zbathuna. Nga kurreshta i afrohet nji shokut qė ka ēizmet ma tė reja. Ulet dhe shef nė lustrin e ēizmes kambėt e veta tė zbathuna - aq shumė shkėlqejshin ēizmet!!! Mbasi shoku me ēizme fluturoi, Luli ngadalė shkoi te caku i vet, nė diell, t'i ngrohi kambėt. - Por kur s'ka diell, si ia ban i shkreti Lul? Ndoshta ia bajnė hallin apostujt e mėshirės dhe tė dashunis... Noshta, ndoshta... Nganjiher i afrohet mėsuesi Lulit. Dhe kur Luli e ka ftyrėn e dlirė dhe pa puēa, mėsuesi ia ledhaton faqet, gushėn, e Luli i afrohet, ja merr dorėn, e shikon me sy pėllumbi, dhe kishte me dashtė t'i falė diēka mėsuesit. Por vjollca nuk ka. Veē nė i faltė tollumbat e veta, qė kanė hapun gojėn si me dashtė me e hanger mėsuesin. Po, po, tollumbat e Lulit tė vocėrr kanė me e hangėr mėsuesin. | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 3223 Age : 38 Location : I Don't now Job/hobbies : I Don't now Humor : I Don't now Registration date : 12/11/2007
| Titulli: Re: Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni) 13/9/2009, 16:31 | |
| Ja nje fragment, pasi nuk e di pse linku nuk punon:
Migjeni was born in Shkodra on 13 October 1911. His father, Gjergj Nikolla (1872-1924), came from an Orthodox family of Dibran origin and owned a bar there. In 1900, Gjergj Nikolla married Sofia Anastas Kokoshi (1881-1916) who bore him four daughters, Jelena (Lenka), Jovanka, Cvetka and Ollga, and two sons, Nikolla (1901-1925) and Millosh (Mirko). The young Mirko attended a Serbian Orthodox elementary school in Shkodra and from 1923 to 1925 a secondary school in Bar (Tivar) on the Montenegrin coast, where his eldest sister, Lenka, had moved. In the autumn of 1925, when he was fourteen, he obtained a scholarship to attend a secondary school in Monastir (Bitola) in southern Macedonia. This ethnically diverse town, not far from the Greek border, must have held a certain fascination for the young lad from distant Shkodra, since he came into contact there not only with Albanians from different parts of the Balkans, but also with Macedonian, Serb, Aromunian, Turkish and Greek students. Being of Slavic origin himself, he was not confined by narrow-minded nationalist perspectives and was to become one of the very few Albanian authors to bridge the cultural chasm separating the Albanians and Serbs. In Monastir he studied Old Church Slavonic, Russian, Greek, Latin and French. Graduating from school in 1927, he entered the Orthodox Seminary of St John the Theologian, also in Monastir, where, despite incipient health problems, he continued his training and studies until June 1932. Mirko read as many books as he could get his hands on: Russian, Serbian and French literature in particular, which were more to his tastes than theology. His years in Monastir confronted him with the dichotomy of East and West, with the Slavic soul of Holy Mother Russia and of the southern Slavs, which he encountered in the works of Fyodor Dostoyevsky, Ivan Turgenev, Lev Tolstoy, Nikolay Gogol' and Maksim Gor'ky, and with socially critical authors of the West from Jean-Jacques Rousseau, Friedrich Schiller, Stendhal and Emile Zola to Upton Sinclair, Jack London and Ben Traven. On his return to Shkodra in 1932, after failing to win a scholarship to study in the 'wonderful West,' Mirko decided to take up a teaching career rather than join the priesthood for which he had been trained. On 23 April 1933, he was appointed teacher of Albanian at a school in the Serb village of Vraka, seven kilometres from Shkodra. | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 3223 Age : 38 Location : I Don't now Job/hobbies : I Don't now Humor : I Don't now Registration date : 12/11/2007
| Titulli: Re: Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni) 13/9/2009, 16:31 | |
| Kangėt e pakėndueme
Thelle ne veten teme flejne kanget e pakendueme, te cilat ende vuajtja as gezimi s'i nxori, te cilat flejne e presin nje dite ma te lumnueme me shperthye, m'u kendue pa frige e pa zori.
Thelle ne veten teme kanget e mija jesin... e une jam vullkani qe flen i fashitun por kur t'i vije dita te gjitha ka me i qitun ne njimije ngjyra te bukura, qe nuk vdesin.
Por a do te vije dita kanget me u zgjue? Apo ndoshta shekujt me ne prap po tallen? Jo! Jo! se liria filloi me lulezue dhe e ndjej nga Dielli (alegorik) valen.
O kanget qe fleni, reliket e mija q'ende s'keni prekun as nji zemer te huej, vetem une me ju po kenaqem si femija, une - djepi i juej, ndoshta vorri i juej. | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 3223 Age : 38 Location : I Don't now Job/hobbies : I Don't now Humor : I Don't now Registration date : 12/11/2007
| Titulli: Re: Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni) 13/9/2009, 16:31 | |
| Kėnga e dhimbės krenare
O dhimbe krenare e shpirtit qe vuen dhe shperthen nder vargjet e lira... A deshte vall per t'u ngushlluem tue stolise boten me xhevahira?
O dhimbe krenare nder vargjet e lira, qe kumbojne me tinguj te sinqerte... Vall, a do te prekish send nder ndijesina? Apo do vdesish si vdes gjethi ne vjeshte?
O kange e deje e dhimbes krenare... Mos pusho kurre! Po bashke me vaje si dy binjake kendoni mjerimin - se koha do te ju bije ngushellimin. | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 3223 Age : 38 Location : I Don't now Job/hobbies : I Don't now Humor : I Don't now Registration date : 12/11/2007
| Titulli: Re: Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni) 13/9/2009, 16:31 | |
| Vetvrasja e trumcakut
Dhe trumcaku vuente nga melankolia. U lind nė njė vend me tė vėrtetė tė shkretė. Nė vend tė barit bijshin qime e derrit e nė vend tė pemve - brinat e njė shtazės parahistorike. Dhe nė kėt natyrė - e cila nuk mund tė quhet natyrė - kush mos tė bahet melankolik? Dihet se njė trumcaku s'i duhet shumė pėr jetė, por natyra, e cila nuk ishte natyrė, s'i epte as aq. Mos pyetni si e tek u gjet trumcaku n'at vend, dhe si e tek u gjet njeriu nė kėt pike kozmike; nuk dijmė shumė. Hipoteza dhe andrra. Miliona vjetėsh dhe njė fjalė goje, si pėr shembull: "
tė bahet dritė! Dhe drita u ba!" - A shifni? Njė fjalė magjike! Hokus-pokus! Sa bukur! Dhe unė thash: tė bindet trumcaku nė njė vend ku nė vend tė barit bijnė qimet e derrit e nė vend tė pemve - brinat e njė shtazės parahistorike. Njėherė trumcaku qėndroi mbi njė brenė. U mėrzit tė shikojė qimet e derrit, u mėrzit tė fluturojė prej brenės mbi brenė. Nga mėrzia dhe idhnimi mbylli syt. Ra nė pikllim melankolik. Njeriu me temperament melankolik asht inteligjent. E inteligjenca nė kuptim ma tė hapėt tė fjalės, pakkuj i solli qetsi dhe tė mire. Dhe trumcaku, nė majė tė brenės e nė kulm tė melankolis, vendosi tė vritet. Plot ironi filozofike shikonte rreth pėrqark vetes e vendimi i patundun mirfilli pasqyrohej ndėr syt e tij tė dėshpruem. Cicrroi njė here, cicrroi dy here; cicrroi tri here. Mandej njė crrrr e gjatė e plot mallėngjim ishte porosia e tij e fundit. Testamenti i dhimave tė tij. Dhe, pa u dhanė krahve, kėcej prej brenės
ra mbi njė qime tė derrit, tė gjatė e tė mprehtė si thika, dhe u ngul mbi tė. Trumcaku i ngulun mbi njė qime tė derrit. Me krahėt dhe puplat e tij lonte era dhe e sjellte rreth qimes, si sillet dhe gjeli metalik nė majė t'oxhaqeve tona. Atbotė frynte veka janė kėto kapėrcime logjike! Ka me bėrtitė ndokush. Po, lexues i dashtun e jo i cekėt. Po! A pak po kemi kapėrcime logjike, morale dhe dogmatike nė botėn tone reale? Pse po zemrohe dhe po don me mė gjykue pėr disa kapėrcime logjike askuj damsjellje? | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 3223 Age : 38 Location : I Don't now Job/hobbies : I Don't now Humor : I Don't now Registration date : 12/11/2007
| Titulli: Re: Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni) 14/9/2009, 04:41 | |
| Millosh Gjergj Nikolla ky eshte emri i tij i vertete, se Migjeni, i perbere nga bashkimi i rrokjeve fillestare te tre emrave te tij, eshte pseudonimi ose emri tij i pendes. Ai lindi me 13 Tetor 1911, ne Shkoder, ne mehallen e Fretėnve, ne ate shtepi perballe kishes se tyre, e cila u prish me 1940, qe te zgjerohej rruga dhe sheshi perpara kishes se Franēeskaneve. Sipas librit te shtepise, ne te cilin jane shenuar ngjarjet kryesore te te gjithe familjareve (lindje, vdekje, martesa), data 30 Shtator 1911 eshte shenuar si datelindja e poetit, por kjo eshte sipas stilit te vjeter kalendarik, dhe e ndryshuan meqenese edhe datevdekja e tij eshte sipas stilit te ri. I gjyshi Nikolla Dibrani quhej me kete mbiemer gjenerik, se familja e kishte origjinen nga Dibra e Madhe, nga fshatrat ortodokse shqiptare te Rekės (po nga krahina ku ka lindur edhe poeti patrioti shqiptar Josif Jovan Bagėri) qe shperngulur nga mezi i shekullit te 19-te. Kemi plot familje te shperngulura ne kete qytet te Veriut: Gjergaj, Siliqi, Banushi, Kadiqi, Dibra, e te tjera. Nikolla Dibrani qe murator nga mjeshtria dhe thone se mori pjese ne ndertimin e kishes ortodokse ne Shkoder. Kur shkonte si murator neper katundet e ndryshme, ne Mal te Zi, Nikolla u njoh dhe u martua me nje vajze nga Kuēi, me Stake Milanin, e cila kishte edhe ajo si gjithe banoret e asaj krahine, shqipen per gjuhe amtare. Nikolla Dibrani, kur humbi jeten ne Mal te Zi, aty nga moti 1876, la pas dy bij: Gjoken(Gjergjin) dhe Kriston, fare te vegjel. Gjergjj Nikolla hyri shegert te Beroviqet, te cilet e perdoren sikur ta kishin birin e tyre. Ata e ndihmuan jetimin te veje edhe ne shkollen italiane. Me vone, ndersa u mbante hesapet, i ndihmoi edhe ne nje pijetore, ngjitur me magazinen e tyre, ne te cilen me kohe punoi per hesap te vet duke shitur mallra ushqimore. Gjergji(ose Gjoka) qe burre i urte, i ndershem e me karakter. Per keto cilesira, per here e zgjidhnin epitrop ne kishen ortodokse dhe, sepse e ēmonin dhe e nderonin, komuniteti i tij e dergoj te perfaqesonte ne Kongresin Kishtar te Beratit me 1922. Me cilesite e tij te mira ai fitoi nje shoqe jete te pajisur me kulture e me bukuri te rralle, Sofi Anastas Kokoshin, me te cilen u martua me 17 Shtator 1900. Kjo grua pati lindur me 15 Tetor 1881 dhe vdiq me 16 Gusht 1916 duke lene pas te shoqin me dy djem e kater vajza nen kujdesin shtepiak te se vjehrres plake. Milloshi qe atehere pese vjeē. Me 1910 Gjergji zuri nje ushqimore dhe dhjete vjet me vone, kur i vdiq baxhanaku Ilia Trimēev, mori embeltoren e tij, te cilen e mbajti gjersa vdiq, me 21 Mars 1924, ne moshen pesedhjete e dy vjeē. Ne kete dyqan e ndihmoj femija me i pare i shtepise, Nikolla, qe pati lindur me 30 Tetor 1901 dhe vdiq nje mot pas tet nga pleuriti. E dermuar nga keto fatkeqesira qe e pllakosen njera pas tjetres, vdiq me 1926 edhe gjyshja trime tetedhjetevjeēare. Tani familja u shpernda. Dajeshat e Milloshit rrefejne sa e lumtur ishte kjo familje kur rronin akoma prinderit, e me sa kujdes e dashuri te madhe i rriti i ati te gjashte femijet, te cilet mbeten pa nene qe ne foshnjeri. Sidomos Milloshin e vogel, Milloshin delikat nga trupi dhe nga ndjenjat, e rrethoi me pekulet me te medha. Kurre nuk e vuri ne pune, kurre nuk ja theu zemren dhe kur e therriste ne dyqan, ja mbushte xhepat me sheqerka dhe i thosh: Tani, shko luaj me shoket. Prinderit, qe kishin pasur vete shkolle, deshen tu jepnin edhe femijvet arsim te mire, bijvet e bijavet. Sofia, nena e tij, pati mbaruar shkollen e murgeshave italiane ne Shkoder; aty u derguan me kohe te bijat me te medha, ndersa biri, me i madhi i shtepise, Nikolla, pati vajtur ne shkollen italiane te djemve dhe mbaroi klasen e trete me pike 69 ne 70 gjithsej, sipas defteses se leshuar nga drejtoria me 13 Qershor 1914. Nga gjithe femijet, vetem i vogli fare, Milloshi dhe motra me e vogla e tij, Olga, shkuan qe ne foshnjeri ne shkollen serbe. Milloshi, i cili pati mbaruar shkollen unike ne Shkoder me 1923, kur i vdiqen babai dhe i vellai, ndodhej ne Tivar tek e motra me e madhe, Lenka Jovani, e martuar atje me nje mekanik nga Kavaja, Llazar Jovani. Milloshi po studionte ne klasen e dyte te gjimnazit kur i ungji, Jovan Kokoshi, e lajmeroj se i pati nxjerre burse per ne gjimnazin e Manastirit. U nis per atje ne vjeshte 1925. Pasi mori atje semimaturen me 1927, me rezultate te mira, per vjetin shkollor 1927-1928, kunder deshires se tij e regjistruan ne Seminar. E mbaroj kete shkolle me 1932. Ne diplomen e leshuar prej drejtorise me 18 Qershor 1932, cilesohet bir i Gjergjit, tregtar. Duke keqyrur deftesat e Migjenit ne shkolle, me radhe nje nga nje, te gjitha, shohim veshtiresite qe haste mot per mot, dhe perpjekjet qe bente ti mposhte e te shkonte perpara . Ne deftesen perfundimtare te shkolles fillore ne Shkoder, Milloshi i ka te gjitha notat te shkelqyera ne mesime, dhe shembellore ne sjellje. Edhe ne gjimnazin e Tivarit qendron lart, dhe vetem ne serbisht ka noten mire. Ne gjimnazin e Manastirit ka po tatille note ne serbisht, ne histori dhe ne fizike, dhe mjaftueshem ne matematike; zell ka noten tre. Edhe ne seminar gjate vitit te pare Milloshi ka vetem mire ne serbisht, greqisht, latinisht e frengjisht, porse vitin e dyte ne gjithe keto gjuhe, sikunder edhe ne rusisht, qendron shume mire; vetem ne patrologji (letersine kishetare) ka mire dhe i shkelqyer ne pedagogji, metodike, gjimnastike dhe kenge. Ne klasen e trete zbret perseri ne mire ne gjuhet klasike dhe ne mesimin kryesor ne Shkrimet e Shenjta. Ne latinisht as ne klasen e katert se ka permisuar noten, porse tani eshte i shkelqyer ne rusisht dhe shume mire ne greqisht; noten mire e ka ne Dogmatike, (d.m.th. teologji), ne Psikologji dhe ne Logjike. Ne vjetin e peste, ne te fundit, eshte shume mire ne latinisht dhe pergjithesisht vetem mire ne mesimet fetare te Seminarit. Ajo qe bie ne sy eshte se si nxenes i klases se dyte, i shkelqyer ne pedagogji dhe metodike, merr noten vetem mire ne keto mesime pas tre vjeteve! -Cdo te kete qene shkaku i ketyre fluktuacioneve valle? Notat nuk jane gjithmone termometri i zotesise mendore te nxenesit. Ato shpesh here jane pasqyra e simpatise dhe antipatise se profesoreve ndaj nxenesit dhe tregojne drejtperdrejt mentalitetin e edukatoreve. Nga sa thone shoket e tij, Milloshi ka qene shume korrekt me profesoret e tij, por besojme se eshte interesante te shenohet ketu qe nje here profesori i gjuhes i beri kete koment ne klase nje hartimi te Milloshit: Parashtrimi 5; brendia 0! Duke u bazuar ne shenimet e Milloshit ne radhoret e tij e neper librat e kendimet, konstatojme se ai u ka dhene rendesi shume te madhe gjuhevet frengjishte e rusishte, me te cilat lexonte drejtperdrejt autoret me te veshtire qe prej Konfesioneve te Shen Augustinit e gjer te vellezerit Karamazove te Dostojevskit. Me 18 Qershor 1932. Seminari ortodoks i Shen Jan Theologut ne Bitolje(Manastir), me te drejte publike, i leshoi Millosh Gjergj Nikolles, pasi ky beri provimet teologjike te Pjekurise prej 1 gjer 17 Qershor 1932, Deftesen e Pjekurise, me 6 nota mire, 14 shume mire dhe 2 i shkelqyer dhe e shpalli kandidat tafte per sherbime kishtare, per mesim te fese dhe per studime intelektuale te larta ne fakultetet universitare. Koha qe shkoi Milloshi ne shkollen e mesme teologjike te Manastirit ben nje kapitull te vecante ne jeten e tij fort interesante; por ajo do tu behet e njohur lexuesve shqiptare kur shoket e tij te gjalle do tinteresohen te shkruajne kujtimet e tyre, te gjejne hartimet e Milloshit, te kopjojne artikujt e tij ne revisten e shkolles e ne ndonje reviste tjeter letrare serbe, te riprodhojne bisedimet e tij ne mbledhjet e klases se klubit, te mbledhin letrat qe u ka derguar shokevet e miqvet e sidomos kujtimet e nje rrethi te ngushte studentesh me te cilet shoqerohej e se bashku merrnin studionin ne seminar fshehurazi literaturen perparimtare te ndaluar ne ate kohe. Keta shoke e miq te Migjenit do te na tregojne dhe autoret e letersise klasike e moderne, qofte serbo-kroate, ruse, franceze, a te tjeter populli, qe lexonte Migjeni, qe keshtu te mundim te ndjekim serish udhen ne te cilen eci Migjeni drejt qellimit te tij te larte social dhe edukativ. Milloshi ka pasur plot shoke te dashur ne seminar. Kete e konstatojme nga fotografite e tyre, qe i ka derguar secili per kujtim, te mbushura me fjale te bukura miqesie e mirenjohje, e te nenshkruara me doren e tyre. Nga ata qe jane gjalle ka edhe sish qe do te thone fjalen e tyre per shokun e perdellyer. Nga kjo kohe ne Bitolje dime me te vertete se Milloshi, i cili ndjente dashuri te thelle per atdhene e tij, ishte shkruar shqipetar ne ate shkolle, e dinte qe atehere gjuhen shqipe siē e di ēdo shkodran i shkolluar (per te perdorur shprehjen e nje bashkenxenesi tiranas atehere ne Bitolje), hiqej shqiptar; dhe grupi i studenteve shqiptare nder te cilet Milloshi kishte shoke te ngushte Jordan Misjen, Mirko Nikollen dhe Zaharia Kadiqin e Pandi Papanastasin nga Pogradeci, e njihte per eksponentin e tij moral. Nje student shqiptar i kesaj shkolle, Theofan Popa, shkruan per poetin tone te paharruar:
"Qysh ne gjimnaz, kur isha akoma i vogel, e simpatizonja fytyren e ambel e buzagaz te Milloshit. Kjo ndofta vinte nga perkedheljet qe trengonte dhe ai ne te vegjelve. Me vone fillova te piqesha me te me shpesh ne korin e Seminarit. Mbasi Milloshi kishte nje ze te embel e lirik tenori, merrte pjese ne kor si nje nga anetaret me te mire te tenorit te pare. Une kendoja si tenor i dyte. Aty pata rast te bisedoja ma shpesh me te, ta kuptoja ma mire e ta ēmoja ma shume. Milloshi dallohej si nje nga nxanesit ma te zot e ma serioze te shkolles sone. E karakterizonte nje inteligjence e holle e persosur. Ne gjithe mbledhjet e konferencat letrare te Seminarit shquhej si nje talent i fuqishem e i pasur. Ate nuk e interesonte vetem teologjia, ku edhe dallohej si nje nga nxanesit ma te forte, por gjithashtu edhe arti letrat, muzika dhe sidomos problemet shoqerore. Kurdo qe shfaqej ndonje ēashtje per mbrojtjen e se drejtes, ne ēfaredo lande qofte, Milloshi shperthente si llave vullkani me shprehjet e tij te zjarrta plot shpirt. Me kujtohet shpesh-here kur fliste ne konference. Ai dukesh si nje flake qe digjesh per te drejte njerezore. Ajo qe e bante Milloshin te simpatizohej e te ēmohej, nga te gjithe shoket e tij nuk ishte vetem talenti i tij i fuqishem plot shkelqim, por edhe sjellja e tij e urte ne rasa te zakonshme te vecanta. Milloshi nuk merresh me sende te vogla pa randesi. Dhe sidomos urrente ngaterresat e grindjet e kota per ēashtje te pavlefshme. Kur shihte se ndodhte ndonje gja e tille nder shoket, skuqesh, zemerohesh dhe largohesh ne vetmi. Asht e vertete se shpeshhere ja kish anda vetmine. Tue qene fisnik ne shpirt e urrente brutalitetin dhe kete e shprehte ne shume rasa, tue qertue ata shoke, te cilet silleshin keq. Ne sallen madheshtore te shkolles sone, gjate festave organizoheshin ballo nga nxanesit e nxaneset e shkollave te mesme. Keto ballo ishim gezim i nxanesve. Ne to natyrisht merrte pjese edhe Milloshi. Sjellja e tij ishte kurdohere e matur e me nje elegance natyrore. Kur shoqnohej me vajzat, ai vete dukej si nje vajze ndermjet tyre, se kur fliste, ai skuqesh ma teper se ato. Ne keto rasa kuptohej mire se ai e ēmonte shume seksin femer. Ai ne femnen shihte diēka ma te nalte e ma fisnike se ne burrin. Milloshit i pasqyrohesh shpirti i tij nalte dhe artistik edhe ne paraqitjen e tij te jashtme. Pastertia, simetria dhe thjeshtesia e veshjes se tij, jepnin te kuptoje se kishe te baje me nje shpirt elegant. Nje vere internatistet e shkolles i ēuan ne Manastirin Vrajēin, midis bjeshkave gjigane te Peristerit e liqenit te Prespes. Ne kete vend piktoresk, me pyje, prronje e liqej, pata kenaqesine te shoqerohesha ma teper me Milloshin. Na ka shoqnue ma teper kanga. Shpesh kendonte bashke me gjithe shoket; por ngadonjehere ai dhe une, ai si tenor i pare, dhe une si i dyte. Kendojshim shqip, serbisht, rusisht, shpesh here nen rrezet e hanes ne mes tasaj natyre terheqese. Nga ato shqip, e kishte ma per zemer kangen: Nen hie thenes rije. Kur kendonte, ndiente gezim te madh. Por i pelqejshin shume pjeset e muzikes kishetare. Ne pergjithesi kanga per ate ishte shlodhje, e gjente ne te nje satisfaksion te madh shpirtnor. Ne vjetin 1935 a 36, nuk me kujtohet mire, takoj me Milloshin ne Shkoder; beseduam nja dy ore gjate e gjane. U ēudita per ndryshimet e medha qe kishte bame ne botekuptimin e tij. Une e mbaja mend si nje nga teologet ma te mire, ndonese qysh atehere ai tregohej teper liberal ne teologji. Ai arsyetonte shume mire kur ishte ēeshtja per te mbrojtur parimet baze te krishterimit, por persa u perket problemeve te dyta dhe te treta ne kishe, ai i kritikonte rrepte. Por kur u takuam per heren e fundit ne Shkoder, ai u shpreh shume ashper kunder pikepamjes kishetare, tue kritikue frymen edukative te shkolles sone. Kur i kujtova une nje nga profesorat ma te drejte te shkolles, ai me tha: Nji Krisht mbi kryq dhe ai jane krishtere te vertete. Ky qe bisedimi im i fundit me Milloshin. Disa vjet ma vone, kur u ktheva mbas studimeve nga Athina, degjova per nje poet te ri shqiptar me emrin Migjeni. Bile pata lexue edhe disa vjersha te tij, por nuk e dija se Ky Migjeni ishte Milloshi yne. Kur e mora vesh, u interesova shume per gjithe vepren e tij, dhe ma vone u botuan Vargjet e Lira i bleva dhe i ruaj me dashuri e mall te jashtezakonshem. Milloshi para meje qendron si nje hero i moralit dhe i se drejtes, e si i tille do jete i paharrueshem ne kujtesen e ne zemren time.
Me deftesen e pjekurise ne xhep, Milloshi u nis me 22 Qershor 1932 nga Manastiri per ne Tivar, tek e motra, Lenka. Ne pasaporten qe pati marre ne Manastir prej konsullates shqiptare lexojme shenimet e te titullarit: Shtati i larte, balli i rregullt, syte geshtenje, hunda e rregullt, goja normale, floket geshtenje, mjekra e mustaqet te rruara, ngjyra e bardhe, shenja te veēanta ska. Pas ketij pershkrimi te jashtem te Milloshit japim kete skice biografie nga e motra Olga, te botuar ne Pionieri 4 Shkurt 1956.
Shijet e tim vellai
Milloshit i pelqente shume te lexonte. Kohen e lire e shkonte gjithnje me liber ne dore. Milloshit i pelqente dhe sporti. Dinte te bente not shume mire. Notin e kishte mesuar ne detin e Tivarit, ku kaloi dy vjet tek e motra jone e madhe, Lenka, ku ndjekte mesimet ne gjimnaz. Ne Shkoder, kur vinte per pushimet e veres, shkonte here-here me shkoe te ura e Mesit e ne Shiroke, te lahej. Disa pushime Milli i kaloi ne Prespe, ku dergoheshin internatistet e seminarit teologjik te Bitolit; atje vinte me andje se mund te bente not, e pse atij i pelqente mjaft natyra. Nje tjeter sport, me te cilin merrej Milloshi, qe futbolli. Kete loje e kishte nisur ne Bitol, dhe kur vinte ne Shkoder, shkonte me shoket te lozte te Zalli i Kirit. Milloshi ka qene gjithmone delikat nga shendeti; ne te motrat, nga frika se mos vritej ne keto ndeshje, e qortonim sa here qe luante. Kur plagosej, nje kusherire e vogel, ne shtepise e se ciles banonim, i lidhte plagen. Kur kusherira dhe Milloshi qeshnin me ze te larte, ne kuptonim qe kishte ngjare diēka dhe perseri fillonin qortimet
.Po ai qeshte lehte dhe na pergjigjej
ani
ska gja. Milloshit i pelqente veēanerisht muzika. I binte mandolines. Ne shtepi kendonte kurdohere. Kenga e preferuar e tij ka qene Vjeēerni zvon (Zeri i nates) Kete e kendonte rusisht dhe kerkonte ta shoqeronim edhe ne te motrat. Kendonte me andje dhe Serenaten e Shubertit. Ndjete gezim te madh kur degjonte kenge korale. Korin rus e admironte dhe shprehte mendimin per ndjenjat qe i ngjanin. Kishte vesh te mire per muzike dhe ze shume te bukur
. Ne shpesh kur ishim te merzitura ,I luteshim te na kendonte. Milloshi i ndiqte shume kinemate, te vetmin institucion kulturor ne Shqiperi ne ate kohe. Filmin e komentonte shume duke e sqaruar deri ne fund. I njihte rregjizoret dhe artistet dhe prej emrave te tyre gjykonte filmin qe me perpara. Nga artistet donte shume Carli Caplin, Greta Garbo dhe Jeanette Mac Donald. Milloshi dinte te lozte mire shah. Ne loje qendronte gjithnje i qete, me gaz ne buze, dhe fishkellonte ndonje kange. Nuk pinte alkol, ose duhan. Kur ish i ri, ne shkolle, qendrote ne krye te shoqatave qe organizoheshin kundra pijes se duhanit. Milloshin e donin dhe e ēmonin shoket. Ne ēdo shoqeri kulturore ne shkolle, ose gjate pushimeve te veres ne Shkoder, shoket e zgjidhnin sekretar. Nga shoket e tij shqiptare me te dashur ka qene Jordan Misja dhe Peko Kadiqi, te cilet I ka ne shume fotografi.
Nga Podgorica po ai daje qe i pati nxjerre bursen per ne seminar, perpiqet tani, ndoshta pa e pyetur fare te nipin, ti siguroje burse per ne Fakultetin Teologjik te Oksfordit me anen e Kishes Autoqefare Shqiptare, megjithese ai e dinte qe me pare se Milloshi nuk desheronte te behej prift. Kete qendrim te Milloshit ne e dime me te vertete nga tafermit e tij. Milloshi, nga ana tjeter, pasi kaloi mire e bukur stinene e veres, te vjeshtes, e gati muajin e pare te dimrit tek e motra ne Tivar, u kthye me 24 Dhjetor ne Shkoder tek e motra e dyte, Jovanka Perja, me qellim te kerkonte burse ose pune nga shteti shqiptar. Megjithese kishte qene gjithmone delikat, dukej mire nga shendeti kete mot dhe nuk jepte as me te voglen shenje semundje a dobesie. Milloshi nuk e kishte pare Shkodren per gati dhjete vjet, por jo vetem per kete shkask te mergimit te gjate prej vendit te lindjen do ti dukej si i huaj ky qytet... Ne fillim qendroi i mbyllur ne shtepi, ose shkonte per vizite tek farefisi dhe tafermit e tij, e nuk perzihej fort shpejt me njerezit e panjohur. Me vone u njoh me mesues te vendit e me profesore qe jepnin mesim ne gjimnazin e shtetit ne Shkoder. Te gjitheve ua rrembeu zemren me sjelljen e tij turte e fisnike. Keshtu, ndersa po priste mos i jepnin burse qe te vazhdonte studimet ne nje fakultet te letersise, Inspektoria e Arsimit ne Shkoder e lajmeroj me shkresen Nr. 59/15 e date 26/IV/1933, me urdher te Ministrise sArsimit Nr. 115/V e dates 23/IV/1933 u emerua zev.kryemesues ne shkollen e Vrakes. Me 16 Maj 1933 u emerua definitivisht mesues po ne kete fshat me rroge mujore 160(njeqeind e gjashtedhjete) franga ari. Me 26 Maj, drejtori i shkolles Skanderbeg verteton se mesuesi i ri filloi punen qe me 27 Prill. Me shkresen Nr. 284/191, Ministria e Arsimit i dergoi Kryeminstrise biografine e Millosh Nikolles qe kishte postuar drejtoria e shkolles Skanderbeg me Nr. 21/38 e dates 23VII/1933. Siē e dime, ne pranveren e ketij viti u shtetezuan gjithe shkollat ne Shqiperi, si te minoritareve e te huajat, si ato klerikalet a nen kontrollin e kishes. Vraka eshte nje fshat nja dy ore larg Shkodres dhe perbehej atehere nga nja tetedhjete familje bujqish sllave, te varfer e te shfrytezuar gjer ne place; keto familje jane tardhura ketu prej kohesh e mbajne akoma gjuhen, zakonet e kostumet e tyre, si dhe shkollen, ne te cilen jepeshin mesimet ne gjuhen serbe. Ministria e dergoi Milloshin ne shkolle te shtetezuar qe ti jepte mesimet tani ne gjuhen shqipe. Kur i erdhi rradha Milloshit emerimi per ketu, konsullata e Mbreterise Jugosllave ne Shkoder u perpoq edhe nje here tja kthente mendjen dhe e keshilloi perseri te shkonte ne Jugosllavi, ku mund te sherbente sip rift ne Banat ose te studionte teologji ne Beograd. Mirepo Milloshi iu pergjegj me gjuhen e nje patrioti, duke thene se, si shqiptar qe ishte, deshironte te vihej ne sherbim te atdheut e te popullit te vet. Keshtu ngjau qe e regjistruan ne librin e zi te konsullates, dhe se motres me te vogel Olga Nikolles, qe studionte ne Sarajeve, ne klasen e fundit te Gjimnazit Real te Vajzave, i prene bursen ato dy muaj para matures, pa i dhene kurrfare shpjegimi. Ne kete qendrim, ne qendrimin patriotik te Milloshit ne lidhje me shkollen shqipe, pra, gjejme shkakun perse konsulli Bozheviqi, sekretari i tij Nikoliqi, ndonje fare e fis i tij qe simpatizonte me ata, si ortodoks, a se vertet me origjine malazeze, ish-mesuesit e shkolles serbe, kleriket e ndezur prej konsullates, dhe, tok me keta, edhe kleriket katolike kundershtare te shkolles se shtetezuar shqipe, banoret fanatike te qytetit e te fshatit te gjithe keto mbeturina te mesjetes ja nisen kryqezates se shemtuar kunder mesonjesit te ri te gjuhes shqipe, Millosh Gjergj Nikolles. Ata shkuan aq larg ne ligesine e tyre sa te shpifnin se Milloshi nje dite kish hequr nga muri ikonen e shen Saves, protektorit te shkollave serbe, dhe e paskesh shkelur faqe nxenesve! Me te vertete, ne fillim banoret e Vrakes, te ndezur nga armiqte e shkolles se shtetezuar, e priten shume keq mesuesin e ri, si nje armik te tyre, dhe i sillnin ne Me te vertete, ne fillim banoret e Vrakes, te ndezur nga armiqte e shkolles se shtetezuar, e priten shume keq mesuesin e ri, si nje armik te tyre, dhe i sillnin ne ēdo rast lloj-lloj ngaterresa: ja ndalonin nxenesit e nxeneset te venin ne mesim, benin ēmos qe te mos i furnizonin klasat me dru ne dimer, qe te mos ia knaqnin me asnje menyre nevojat, e te mos ja plotesonin asnje mungese. Meqenese nuk i dhane as ode per te fjetur ne fshat, Milloshi u shtrengua te nisej qe me te gdhire, me biēiklete te marre me qira nga qyteti, dhe te kthehej mbremanet ne shtepi ne Shkoder, duke bere keshtu vajtie-ardhje nje rruge 14 km per dite. Lodhja e dyfishte, puna e tepruar per shkollen e klasat, mungesa e ushqimit te mjafte dhe e rrobave te papershtatshme per dimer, ererat e rrepta te malesise se Veriut qe e rrihnin pa pushim ne udhetimine tij te detyruar, rroga qe, sipas zakonit, nisi ti paguhej pas pese muajsh keto e sa e sa andralla te tjera te perditeshme, te gjitha bashke, e shpune drejt lengates se pasheruar. Perballe ketyre veshtiresive Milloshi vazhdoi punen e tij me zell e dashuri per kalamajte e popullit, per fshataret e varfer e te shtypur, duke enderruar nje te ardhme me te mire per ta, duke I ndihmuar me gjithe forcat e tij te ngriheshin prej honit te erresires e te mjerimit. Nisi tu qasej fshatareve me simpati dhe tu tante hallin. Dhe ate dalengadale nisen ta kuptojne se cnjeri zemerbardhe dhe I drejte dhe dashamir I tyre qe mesuesi I ri, dhe deshen dhe e nderonin me gjithe shpirt. Tani ata bujq, qe e kishin shikuar me sy te keq, jo vetem qe i dhane banese nga me te mirat, dhe e ftonin nder te kremte e raste gezimi, poer edhe zemeroheshin kur I vinin te dashurit nga Shkodra, po mos ua shpinte per vizite. Mirepo ja qe, kur qe arsimtar ne Vrake, Milloshi, gjate nje shiu te rrepte, u lag; u be qull dhe u plevitos. Pas ca kohe, nje dite erdhi ne shtepi I shqetesuar dhe i tha dajeshes: "Une jam semure, jam shume semure, kam persh t yre gjak! Mbajini larg meje femijet. Mos me jepni ne nje ene me te tjeret". Ne Shkoder, nder te rinjte qe shoqeroheshin te entusiazmuar me Milloshin, perveē Jordan Misjes, te cilin e kishte pasur shok shkolle ne Manastir, ishin edhe dy te tjere: biri i konsullit Bozheviqi dhe Vojo Kushi. Keta te dy ishin shkoe te pandare te Milloshit. Nje dite biri i konsullit erdhi fshehurazi ne shtepine e Milloshit dhe i tha: "Babai me ka dhene urdher te mos shetis e te mos flas me ty, por une te dua si vella. Me fal!" E kur piqeshin udhes, ne drejtim te kunder, djaloshi serb e shikonte me bisht te syrit dhe ulte kryet i turperuar, Milloshi e shikonte dhe ky, dhe vinte buzen ne gaz i mallengjyer. Ne Vrake, Milloshi ra ne kontakt per te paren here me fshataret tane dhe njohu shkaet e mjerimit te tyre; sidomos varferia, injoranca dhe fanatizmi i tyre lane gjurme te thella ne zemren e tij. I tronditur nga kjo gjendje e vajtueshme, i pasqyroi perjetimet ne shkrimet e tij me te hereta. Keto shkrim jane letra e pare e tij "Te fala nga fshati" dhe skica e paer "Alternative - Sokrat i Vuejtun apo derr i kenaqun", te dyja te botuara ne "Illyria", me 27 maj 1934, - njera nenshkruar me mongramin M., dhe tjetra me pseudonimin Migjeni. Me 10 Qershor 1934 u botua "Ose
ose", dhe e para poezi e tij e njohur, "Shpirtnat Shtegtare", po te kjo reviste, me 17 Qershor. Me 1 Korrik 1934 u botua skica: Tragjedi apo Komedi?" dhe me 15 korrik te te njejtit vit tregimi ne proze "Nje refren i qytetit tem", i cili mbaron me nje fragment ne vargje. Me Migjenin u pa se ne qiellin e Shqiperise, ku dukej se qene shuar yjte letrare, po lindte nje diell. Rinia, e gjithe rinia, se ciles i qante zemra per pake drite e ngrohtesi ne ate stine te ftohte te letrave shqiptare, e perqafoi me gezim e shpresa te medha per te ardhmen e kultures sone. Shtypi klerikal heshti duke pritur ne qendrim armiqsor. Shtypi i regjimit u perpoq ta bente per vete Migjenin. Ernest Koliqi, i ci l i e njohu pernjeheresh talentin e Migjenit, i shkroi redaktorit te Illyrise nga Roma qe ta siguronte me cdo kusht bashkepunimin e Migjenit. Redaktori pergjegjes i revistes "Illyria" i dergoi kete leter, me 4/XI/1935: "I nderti Zotni Millosh Nikolla, Shkoder Shkrimet e Z. sUaj, te cilat me nje here kemi vrojte se kishin nje thellesi ndiesije per tu shenue e sidomos nje tingull njerzuer drejtue kah vuajtjet e te vogjelvet, jemi perpjekun tI qesim sa ma ne shesh ne faqen e te rinjve. Per me Ju dhane zemer te vijoni sa ma me zell nudhen letrare qe aq me seriozitet qellimesh keni kape, keshilli i redaksise i Fletores sone vendosi me botue mbas sodit vjershat dhe copat proze te Jueja ne faqen e trete. Si e dini, ne faqen e trete shkruejne vetem njata autore qi mire o keq e kane marre nje fare sigurimi nga publiku. Shpresojme se edhe mbas sodit Z. e Juej keni me bashkepunue ne menyre sa ma taferme ne Flet o ren tone e cila, ndermjet qellimeve te tjera, ka edhe ate tI perkrahi te rinjte me vlere e me ndjenja bujare. Vendimi i Keshillit te Redaksise per sa u perket Juve, asht nje deshmi e qarte e kesaj perkrahje. Tue Ju uruem suksese sa ma te gjalla per dobine e artit dhe te letersise shqipe. Ju lutemi te na dergoni sa ma pare shkrime ne menyre qi se paku krye dy javesh emri Juej te dali ne faqen e trete. Si titull shperblimi, keso here Drejtori dau me Ju dergue fr.ari 10 (dhete) me mandaposte d. e sotme". Te fala shqiptare, Asim Jakova Keto me te parat shkrime te Migjenit kane rendesi te madhe se deftejne menjehere talentin letrat te Milloshit dhe deshmojne se me sa kujdes i kish ruajtur njohurite e tij te gjuhes amtare, megjithese ishte larguar prej qytetit lindor dhjete vjet me pare, qe kur ishte kalama; gjithashtu tregojne se ēndjenja te thella e te forta e lidhnin me atdheun e tij. Ne vere te vitit 1935, sa iu shfaq lengata, Milloshi erdhi ne Tirane te vizitohej te nje specialist. Ky e keshillloi te shtrohej ne ndonje sanatorium. Ku te vinte valle? ... . Ne Slloveni, ne Golnik! Me dy rroga te tijat e me dy bursta te se motres, e cila studionte ne Itali, beri shumen me te cilen mund te nisej dhe kerkoi vizen nga Konsullata Jugosllave e Shkodres. Ketu ja refuzuan kategorikisht. Atehere, me 23 Korrik, me te mbaruar shkolla, mori vizen per ne Greqi, pasi disa njerez qe e kishin njohur jeten ne Greqi e siguruan se me aqe te holla mund te kalonte kater muaj atje. Me 26 e shohim ne Korēe dhe te nesermen ne Follorine; mirepo ne Greqi nuk qendroi dot asnje muaj. Ne Athine, me 17 Gush, mori vizen prej legates Shqiptare per tu kthyer ne atdhe; dhe me 18 te atij muaji zbriti ne Sarandė. Per vjetin mesimor 1935-1936 u transferua ne Shkoder, ne shkollen 28 Nėntori. Edhe se ketejmi kerkoi ta shkembente vendin me te ndonje mesuesi ne Pukė, sipas keshilles se disa shokeve, se ai vis malor do tish i shendetshem per gjoksin e tij te prekur. Ne Pukė shkolla punonte gjate stines verore Mars-Nentor, dhe dimrin ai mundi ta kalonte ne qytet. Megjithese me vone u pendua per kete kerkese (se me 12 Janar 1936 i shkruante nje shokut ne Tirane(Skender Luarasit) ti thoshte shefit te arsimit fillor, qe te mos ja merrte parasysh lutjen per transferim nga Shkodra), me 14 Shkurt 1936, me urdher telegrafik te Ministrise Nr. 675/V u transferua ne Pukė. Ketu shkroi me 16 Qershor 1937, kengen e tij te fundit Nen flamujt e melankolise. Ne Pukė, Migjeni vijoi te zhvilloje si mesues e si poet veprimtarine e tij me te gjere e me te pasur. Aty ai shkroi jo vetem shume, por edhe ato me te mirat qe na mbeten nga penda e tij e forte. Keto te gjitha pasqyrone qarte mjerimin ne te cilin qe kredhur populli. Vuajtjet e popullit shqiptar, ne kete rase sidomos ato te popullit malesor, e bene Milloshin te vuante me shume se nga semunda qe po i shkallmonte mushkerite. Po, po, tullumbat e Lulit te Vocerr paten me e hanger mesuesin! Ne Shkodėr, gjate pushimeve dimerore, Migjeni nuk pushoi se punuari, nuk u ēlodh e nuk u lodh. Ai shkroi novelat: Studenti ne shtepi, Te ēelen arkapiat, Historia e njanes nga ato. Pak poezi, ...Buken tone te perditshme falna sot. Matane gardhit asgje te re(e pambaruar) e te tjera, te cilat duket se kane humbur. I permblodhi keto nen titullin kryesor: NOVELAT E QYTETIT TE VERIUT, dhe me nentitullin Refrene te qytetit, me daten 31.XII.1936, ne Shkodėr. Megjithese jane shkruar ne koncept, ne doren e pare, e me lapes, ato jane kryevepra si nga mendimi ashtu edhe nga thurja artistike. Filip Ndocaj, ne nje shenim dt. 5 Korrik 1956: Migjeni, si e njofta une, shkruan per kete kohe:
Isha transferue ne katundin Dardhė te Pukės; ne pranveren 1936 po shkoja ne fshatin ku do te hapja shkollen per te paren here dhe prandaj u paraqita ne Pukė, ne drejtorine e shkolles, kryemesuesi i se ciles administronte gjithe shkollat fillore te nenprefektures. U habita kur ne dere te shkolles gjeta Milloshin. Ai me pershendeti me ate buzeqeshjen e tij optimiste qe te jepte deshire te hapish zemren me te, dhe i erdhi mire kur degjoi se isha transferue ne ate nenprefekture. Mire qe te paskan pru dhe ty ne shkolle me pushime dimnore, do kesh mundesi te ndekish universitetin me mjetet e tueja gjate dimnit, e pastaj jep provime.... Ne folem gjate mbi deshiren tone te vazhdonim mesimet letrare dhe ai me keshilloi te filloja te shkruaj. Kete keshille ma dha ne e nesre. Shetisnim perpara shkolles, ishte mengjes heret, dhe ai mes te tjerash me tha: Pse nuk shkruen? Une e dijsha se sa fort i nxiste ai shoket te shkruejshin, se si ai kudo qe gjente nje te prirun kah arti i letrave fillonte ti ndikoje tematiken qe duhesh, ta drejtonte kah realizmi i shendoshe i veshtrimit kritik i jetes aktuale, i njeriut te dites dhe i ēeshtjeve te panumurta qe paraqiste kjo jete. Por une skisha besim ne vetvete: Po une, ku dij te shkruej une? Duhet te mesoj njehere e mbasandaj...kush e din! Por ai ma preu shkurt: Neve nuk ka duhen kryevepra botnore, na duhen shkrimtare qe dine me pasqyrue realitetin qe jetojne, qe e shohin jeten pa perde, pa temiane, pa frike. Ne dashte se nuk e njofin mire stilistiken ose bajne gabime vargu a gramatike, ose orthografike...sprish pune. Stilistat do te lindin ma vone, nga keta me perpjekje. Ai fliste me besim dhe besimi i tij te bante per vete. Po rune e kisha degjuem se dhe te tjeret keshtu i keshillonte, te rinjte qe kishin mbarue gjymnazin dhe qe mblidheshin rreth tij se me shokun ma te ditun, ma te thelluem ne kulture: ai u hapte horizonte te reja, u jepte drejtime ne leximet e tyne, i nxiste ne pergatitjen e kultures se vertete, tasaj kulture qe shkolla nuk ua kishte dhane dhe qe duhesh ta mesonin vete, tue lexue. Qellimi i Milloshit ishte qe ne Shkodrėn e nje culture aq te dendun fetare, te vendit qe e kishte ba shtypin monopolin e tyne, te kishte dhe nje shtyp laik, te lire, perparimtar.
Ne Pukė klima e rrepte ja acaroi semundjen Migjenit, prandaj ai vendosi ti bjere pas shendetit; te dilte jasht per sherim. Me 13 Dhjetor 1937, Milloshi mori lejen dhe vizen, me 20 u nis nga Shkodra dhe me 21 nga Durrėsi per ne Itali; me 22 Dhjetor ne mengjes arriti ne Bari dhe brenda asaj dite ne Torino. U vendos se pari ne Via della Rocca 10, ku banonte e motra Olda Nikolla, e cila ndiqte fakultetin e Shkencave Ekzakte, dega fizike matematike, ne Universitetin e Torinos. Ne gazeten Zeri i Popullit, me 5 Shkurt 1956, diten qe u sollen eshtrat e poetit prej Italise, lexojme keto kujtime nga jeta e Migjenit, shkruar nga e motra Olga Nikolla Luarasi:
Me 1932, mbasi mbaroi seminarin e Bitolit, im vella, Milloshi, njezet vjeē, u kthye ne Shkodėr. Megjithese ka qene gjithmone delikat, kete mot dukej shume mire se kurdohere. Menjehere kerkoi burse per te vazhduar mesimet, por nuk i dhane. Vetem pas dhjete muajve, kur u shtetezuan shkollat, e derguan mesues ne Vrake, 7 km larg Shkodrės. Udhen per ne fshat shtrenohej ta bente dite per dite me biēiklete, ne shi e ne vape, dhe me ate pak ushqim qe merrte me vete per dreke. Kur e njohen mire banoret e Vrakes, qe te gjithe nisen ta duan e ta nderojne, por strapacat e medha qe hoqi muajt e pare ia zgjuan semundjen e mushkerive. Gjithe perpjekjet qe tia priste hovin me transferimin e tij nga nje fshat malarik ne Shkodėr ne nje vend malor si Puka, ku sherbeu me 1937 dhe 1937, nuk i suallen dobi. Ne veren e vitit 1935, mjeket e Tiranes e keshilluan te shtrohej ne ndonje sanatorium. Per ne Golnik nuk i dhane pasaporte, dhe ne Athine, per mungese ekonomike, nuk ndenji veēse nje muaj. Me 22 Dhjetor 1937, erdhi ne Torino. Deshironte qe aty edhe te regjistrohej ne Fakultetin e Letersise, edhe ti binte pas shendetit. Meqenese dokumentat shkollore iu kthyen nga Tirana te palegalizuara, regjistrimin nuk mundi ta beje. Por kjo e keqe nuk e preokupoi aq shume sa ajo tjetra. Ne klimen e forte te Torinos semunda e tij mori hov. Mjeket e qytetit e keshilluan te shtrohej ne sanatorium. E vendosen ne sanatoriumin e San Luigji afer Torinos. Ketu, ne fillim, u duk sikur po sherohej. Te gjithe ia thoshin kete: edhe ai vete sikur e ndiente permiresimin. Kur e vizitonin shoket te dielave, ish I gezuar dhe I priste me padurim. Pork y permiresim nuk zgjati shume: perseri filloi te ndihej keq. Mjeket i propozuan nje operacion te vogel. Milloshi pranoi dhe operacioni iu be ne qershor. Efekti i ketij operacioni qe fatal: iu pre oreksi, humbi fuqine dhe humorin e tij terheqes. Besonte se po te transferoej ne ndonje sanatorium malor, do te behej me mire. Mezi i siguruam nje vend ne Ospedale Valdese, ne Tore Peliēe, afer Torinos, per ku e shoqeruam me 12 Gusht. Milloshit i pelqeu shume ky vend dhe tha se do dilte ta shetiste sapo te ēlodhej nga udhetimi. Por nuk e shetiti kurre...Per dy dite mundi te dale nga pak ne kopeshtin e sanatoriumit; te treten pati nje krize te forte, sa kerkoi oksigjen. Dy javet e tjera ndejti ne shtrat pa levizur, me pak ose aspak ushqim, duke folur per here me rradhe krejt i ngergjegjshem per ēka po ndodhte me te
.
Shoket nate kohe nuk iu gjenden prane, perveē motres, se ciles ruhej ti shfaqej qe te mos i shtonte hidherimin. Deshiren qe ti hapte zemren dikujt e kish te madhe, se gjithnje pyeste se cilet nga studentet shqiptare kishin mbetur ne Torino ne pushimet verore... Atehere u mbyll krejt ne vetvete dhe me nje rezinjacion te ēuditshem priti ēastin e kobshem, naten e 26 Gushtit 1938, kur u shojt si ne gjume. Ne shtypin e Tore Peliēes lexojme nekrologjine (italisht):
Ne spitalin Valdes vdiq te Premten qe shkoi djaloshi shqiptar qe ishte shtruar pak kohe me pare, Millosh Nikolla, vjeē 27. Sherbimi i varrimit, nen kryesine e pastorit Sig. Giulio Tron, u krye te Shtunen pas mesdite. Se motres Sig. Olga, e cila me dashuri e mallengjim i qendroi prane ne ēastin me te fundit dhe fatal, i shprehim ngushellimet tona.
Si pergjegje ketyre ngushellimeve lexojme po ne ato fletore:
Motra Olga dhe kolonia shqiptare e Torinos, te prekur thellesisht nga nderimi i paharrueshem qe iu be te perdellyerit Millosh Nikollės, falenderojme nga zemra drejtorine e Spitalit Valdes, pastorin zotin Giulio Tron, drejtorine dhe zonjat e Villes Elisa, e gjithe ate qe muaren pjese ne varrimin e te perdellyerit te dashur.
Valle ēenderr te bukur do te kete pare ne ate ēast te fundit kur shkoi si ne gjume? Jeten ja kemi hua natyres; kush e ka perdorur si duhet kete kapital me te ēmuar te njeriut, nuk ka perse ti trembet vdekjes; le te vije kur te vije. Mirepo ta duash atdhene dhe njerezit me aq dashuri sa Migjeni, ti kesh vene vetes nje qellim te larte, dhe sa ta kesh nisur punen e njeshte te vesh re se si te pergjon vdekja ne ēdo hap e ēap qe ne fillim te rruges sate, e te arrin larg baltes prej se ciles je gatuar e qe te duket me e embel se mjalta, larg te dashurve qe te duan, qe ta njohin zemren e ta dine mendjen, larg memedheut, - ne nje mynxyre te ketille ska zemer trime qe te mos urrenje mortin e te mos kete thirrur me gjithe shpirt: Vetem mos vdekēa ne dhe te huaj! Dhe a se ka gjetur kjo fatkeqesi e madhe shumicen e patrioteve shqiptare te Rilindjes, qe nga Naum Veqilarxhi dhe Naim Frasheri gjer te Filip Shiroka dhe Cajupi? I lumi Mjeda! ...Oh, at-herna prej parzimit tngurue nji ket zemer tpafate ma shgreh. Natdhe temin, dhe vdekun tue e ēue, Prej galdimit e shuemja tash rreh.
Per gjendjen e keqe shendetesore te mesuesit Millosh Gjergj Nikolla as Ministria e Arsimit ne Tiranė, as Konsullata Shqiptare ne Torino nuk u brengos aspak. Nje student i kthyer nga Torinoja ne Shqiperi per pushimet e veres i shkruante te motres se Migjenit: Shkruam nese u be gje per shkuar Milloshi ne Robiland. Bjeru me qafe ēdo dite konsullit dhe Consocios, ndryshe nuk ke per te mbaruar pune. Kryekonsulli ne Torino se quajti per te vlere as tia lajmeronte Ministrise se tij vdekjen e Migjenit. Porse lajmi i vdekjes se poetit te ri shqiptar, me tarrite, shkaktoi hidherim te thelle ne gjithe Shqiperine. Natyrish ata qe e muaren vesh mandaten te paret ishin farefisi i poetit. Lajmi I zi, me leter, arriti ne Shkoder me 30 te Gushtit. Pergjigjia qe i kthen Jovanka se motres Olga, ne Torino, gjemon si nje ulerime, si nje klithje, qe te ther ne zemer. Prej Shkodrės, qe ditet e para te Shtatorit, gjema arriu ne Tiranė, dhe sandejmi ne Korēė, ne Berat, ne Lushnje dhe gjer ne katundet me te largeta te Jugės. Dhimbja e perbashket i beri te gjithe dashamiret e poetit te ndjejne se qene te nje fisi e te nje gjaku me te. Shume e shume shqiptare i drejtuan familjes fjale ngushelluese. Shumica e letrave jane nga shqiptare te rinj dhe pothuajse qe te gjitha kane kete permbajtje: Me te nuk ke humbur vetem ti nje vella te perzemert e ne nje shok te dashun, por edhe vendi i yne nje njeri shume te vlefshem. Ah mergim i shkrete, sa i rande je! Ku vajti me lane eshtrat dhe me mbylle te rite e vet ne dheun e zi
Olge e dashur, sa zor eshte per ty; a ke patun ndonje shkodran afer? i shrkuan nje nene nga Shkodra se motres se Migjenit; dhe nje nene tjeter shqiptare qe e njohu me 15 Shtator 1938 nga Salem, New York ne Shtetet e Bashkuara: Me hidherim te madh muarem vesh vdekjen e vellait tuaj te vetem. Me mire, Olge, te mos ishim njohur fare, se na ka hidheruar shume! Edhe shtypi zyrtar ne Shqiperi nuk e kaloi fare ne heshtje kete humbje te madhe. Perveē revistave Perpjekja shqiptare dhe Kombi, ne te cilat ishin botuar disa nga novelat dhe vjershat e Migjenit, vdekjen e tij e permendi si humbje te rende edhe organi i Ministrise se Arsimit Revista pedagogjike, e cilia vuri ne dukje vetem vetijat e medhe te mesuesit. Shtypi klerikat e kaloi ne heshtje te plote vdekjen e Migjenit. Telegramet e letrat e shumta qe mori e motra nga italianet, qe e kishin njohur Milloshin e qene bere miq me te, ishin nje lehtesim i pikellimit per motren e pangushelluar, ne krahet e se ciles mbylli syte pergjithmone Migjeni. Me anen e shtypit familja e Migjenit u shprehu mirenjohjen e saj miqve italiane per fjalet ngushellonjese, dhe Bashkise se Torre Pelliēes per vendin e bukur qe caktoi ne varrezat e qytetit per kufomen e poetit tone te dashur, dhe me vone edhe per kujdesin e madh qe tregoi 18vjet rresht ta mbante ate varr, gjersa qeveria shqiptare i solli eshtrat per ti varrosur ne token ku lindi Milloshi, me 5.II.1956 | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 3223 Age : 38 Location : I Don't now Job/hobbies : I Don't now Humor : I Don't now Registration date : 12/11/2007
| Titulli: Re: Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni) 14/9/2009, 04:42 | |
| | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 3223 Age : 38 Location : I Don't now Job/hobbies : I Don't now Humor : I Don't now Registration date : 12/11/2007
| Titulli: Re: Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni) 14/9/2009, 04:42 | |
| | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 3223 Age : 38 Location : I Don't now Job/hobbies : I Don't now Humor : I Don't now Registration date : 12/11/2007
| Titulli: Re: Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni) 14/9/2009, 04:42 | |
| | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 3223 Age : 38 Location : I Don't now Job/hobbies : I Don't now Humor : I Don't now Registration date : 12/11/2007
| Titulli: Re: Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni) 14/9/2009, 04:42 | |
| | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 3223 Age : 38 Location : I Don't now Job/hobbies : I Don't now Humor : I Don't now Registration date : 12/11/2007
| Titulli: Re: Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni) 14/9/2009, 04:43 | |
| | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 3223 Age : 38 Location : I Don't now Job/hobbies : I Don't now Humor : I Don't now Registration date : 12/11/2007
| Titulli: Re: Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni) 14/9/2009, 04:43 | |
| | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 3223 Age : 38 Location : I Don't now Job/hobbies : I Don't now Humor : I Don't now Registration date : 12/11/2007
| Titulli: Re: Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni) 14/9/2009, 04:43 | |
| | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 3223 Age : 38 Location : I Don't now Job/hobbies : I Don't now Humor : I Don't now Registration date : 12/11/2007
| Titulli: Re: Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni) 14/9/2009, 04:43 | |
| | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 3223 Age : 38 Location : I Don't now Job/hobbies : I Don't now Humor : I Don't now Registration date : 12/11/2007
| Titulli: Re: Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni) 14/9/2009, 04:43 | |
| | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 3223 Age : 38 Location : I Don't now Job/hobbies : I Don't now Humor : I Don't now Registration date : 12/11/2007
| Titulli: Re: Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni) 14/9/2009, 04:44 | |
| | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni) | |
| |
| | | | Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni) | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
| |
| |
| |
|