Albania.123.st
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albania.123.st
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albania.123.st
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Albania.123.st


 
PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  ForumForum  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.123.st". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

 

 Zajmina dhe synimet e saj

Shko poshtė 
AutoriMesazh
AdmiraL
Webmaster
Webmaster
AdmiraL


Male
Numri i postimeve : 1914
Age : 104
Location : World
Job/hobbies : Basketball
Humor : Mr Bean
Registration date : 13/11/2007

Zajmina dhe synimet e saj Empty
MesazhTitulli: Zajmina dhe synimet e saj   Zajmina dhe synimet e saj Icon_minitime15/11/2007, 19:16

Zajmina

Vullneti per pune ?!

Kur i vune per here te pare kuroren e me te bukures ne koke, me shume se kater vjet te shkuara, nje nga hobet qe Zajmina Vasjari shprehu se pelqente me shume ne kete bote, ishte kenga. Por, atehere pakkush e mendoi se biondja e saposhpallur “Miss Shqiperia” e kishte seriozisht. Sepse asokohe ishte vetem 15 vjec dhe sic ta do mendja, hapi i pare drejt spektakleve dhe botes VIP, qe sapo kishte hedhur, do ia ndryshonte synimet vajzes qe vinte nga Durresi. Ashtu sic ndodhte rendom ne fund te fundit, me kedo miss te shpallur, qe te tjera deshira shprehte diten e fitores e te tjera drejtime merrte pak kohe me pas. Sepse jo rralle “ne loje” futej edhe kurora qe mbante me vete. Por ndryshe duket se do te ndodhte me Zajminen. Ajo e kishte me te vertete ate nate kur dha intervisten e pare. Donte shume te behej kengetare dhe besonte, ashtu sic eshte e bindur edhe sot, se eshte e tille. Pavaresisht asaj qe mendonin te tjeret. Besimin se kishte prirje per muziken, ja shtonte pjesemarrja ne aktivitetet muzikore per femije, kur ishte ende e vogel, ndaj priti me durim shume vite deri kur filloi te prekte per se pari endrren e saj dhe kur u shfaq ne ekranet muzikore me nje kenge e nje klip te pare. Vetem pak muaj te shkuar, se bashku me Kastro Zison realizoi performancen qe e solli Zajminen sic donte, edhe pse jo krejt te vetme. Vetem se, si per here te pare, me shume se kengetare, Zajmina ne ate videoklip ishte nje vajze seksi dhe ndjellese qe padyshim bente per vete cdokend qe shijonte pamjet me format e zbuluara dukshem. Shumekush dyshoi per prirjen qe Zajmina metonte te ruante qe kur ishte e vogel. Megjithate pak rendesi kishte. Sepse Zajmina do kengen dhe vetem ate. Dhe per te arritur synimin e saj, eshte e gatshme te shfrytezoje qofte edhe hiret qe i ka dhene natyra. “Why not”, kur keto kohe keshtu funksionon. Nje kenge e nje klip i ri nuk mund te kete sukses nese kengetarja nuk eshte “pak seksi”, ndjellese e shume sensuale. Madje keto cilesi te fundit duhet te jene sa me te forta, sepse keshtu mund te mbulojne edhe ndonje defekt a stonim ne kenge. Ndaj Zajmina nuk hezitoi te bente edhe proven e dyte. Vetem pak dite me pare eshte rikthyer serish ne ekran. Vetem se tani nuk eshte me nje kokete lozonjare, por edhe nje vajze agresive qe i thote “jo”-ne e radhes, ish-te dashurit te saj. Serish e paperballueshme ne skenat e nxehta brenda nje kafazi, ku Zajmina ka zgjedhur te mbyllet e veshur me lekuren e tigrit te bardhe apo me zhartieren e zeze e tunduese. Sepse per ish-misin kjo eshte koha e duhur per te thyer heshtjen. Per t’u thene te gjitheve qe di me te vertete te kendoje. Dhe kete do ta beje me cdo kusht.


Dashuria dhe Sukesi ?!
Edhe pse nuk duket aspak e zhgenjyer nga dashuria, kete radhe ka zgjedhur t’i kendoje nje historie te deshtuar. Nje ish-miku te cilit nuk ka nder mend t’ia fale gabimet e ku nga e bute dhe seksi, kthehet ne kercenuese dhe e vendosur. Sepse e tille eshte kenga qe Gjergj Jorgaqi pergatiti per ish-“Miss Shqiperia 2002”, qe me cdo kusht kerkon te promovohet ne boten muzikore shqiptare. E mbi te gjitha qe ne funksion te qellimit te saj, eshte e gatshme te vere edhe format ndjellese te trupit, te cilat i shfaq kur duhet dhe si duhet. Dite me pare, me shume se kamerat e tekniket e shumte, monotonine e banoreve te shperndare ne malin e Dajtit e theu imazhin pothuaj i zhveshur i Zajmina Vasjarit. Biondja qe bie jo pak ne sy ne rruget e mbushura te ish-Bllokut, e perfolur aq shume nga lajmet roze dhe periodiket e kryeqytetit, nuk mund te kalonte pa rene ne sy ne kodrinat e malit qe sundon Tiranen. Sepse nuk ndodhte shpesh ne ato ane, qe nje bukuroshe e tille te rrethohej tundueshem nga kameramanet qe mundoheshin te fiksonin ne objektivet e tyre, nje Zajmine me zhartiere apo me nje fustan paturpesisht te tejdukshem. Por, syte kureshtare nuk perbenin problem per vajzen elegante, e mesuar me te tilla provokime, aq me teper qe tani behej fjale per xhirimin e klipit te saj te dyte “S’te dua”. Kishte projektuar gjithcka deri ne detaje dhe ishte e bindur se po bente ate qe duhej per karrieren e saj. Kenga e dyte qe do te perfshihet edhe ne albumin e pare te Zajmines, te cilin do ta promovoje se shpejti, duhej t’i kishte te gjitha. Edhe muziken e zgjedhur, por edhe lojen e saj eksituese.

Realizimi i Klipeve ?!

“Nje klip sensual, me imazhe seksi dhe tundues nuk eshte dicka qe ndodh vetem ne Shqiperi”, thote Zajmina, duke dashur te shpjegoje qe ne fund te fundit kjo ndodh me te gjithe. “Kengetaret duhet te jene elegante e pse jo te bukura, sepse keshtu i sherbejne me mire imazhit te tyre si artiste”. Ndaj dhe eshte e bindur kur thote se keshtu do te ndodhe edhe me te. Madje edhe promovimin e klipit te pare Zajmina e quan sukses per te, edhe pse shumekush dyshoi per talentin e miss-it ne muzike. “Une jam kengetare dhe besoj se nga kenga ne kenge edhe zeri im do te permiresohet e do te behet me i plote”. Bindjen e saj Zajmina nuk e ve ne dyshim edhe pse ende nuk e ka gjetur guximin te perballet “live” me mikrofonin. “Akoma nuk arrij t’i mposht emocionet perballe mikrofonit, ndaj preferoj qe per momentin te punoj nje here ne studio me kenget e mia e me pas te dal ne skene apo koncerte”. E sa per keto te fundit, jane shtuar shume ne axhenden e Zajmines. Me apo pa kenge te regjistruara, me thashetheme e dyshime te forta, klipi i pare e aq me shume imazhi i biondes seksi duket se ka goditur. Pasi qe prej asaj here, ajo eshte bere e kerkuar jo vetem ne Tirane por edhe ne Maqedoni, ne koncertet verore dhe disko. Cka do te thote se keto muaj kenga eshte bere edhe nje biznes i mire dhe fitimprures per te. Por mbi te gjitha eshte kthyer ne nje sfide qe Zajmina u ka shpallur te gjitheve: Ajo eshte kengetare dhe kete do te vazhdoje te perpiqet ta provoje ne skena te ndryshme. Ashtu sic kete vjeshte pergatitet per te nje tjeter prove te madhe. Kenga e saj e re “Sonte me prit” eshte pranuar ne edicionin e radhes se festivalit “Mikrofoni i Arte”, ne te cilin Zajmina synon seriozisht. Sepse do me cdo kusht te behet kengetare.


Synimet ?!
Synime qe nuk kane bere tjeter vecse e kane shtuar emrin e saj ne listen e vajzave jo pak te perfoluara ne gjithcka ben. Studentja qe sapo ka perfunduar vitin e pare per arkitekture ne universitetin privat “Ufo”, eshte ngahera pre e thashethemeve jo vetem per lidhjet e saj, por edhe per miqte apo mikeshat qe zgjedh zakonisht. Ndaj me se shumti Zajmina ka preferuar te heshte per jeten private. Hollesite e nje lidhje te perfolur jo pak me nje djale nga Tirana, ajo i kalon me komentin qe tani per tani eshte “single” edhe pse buzeqeshja qe jep pa e kuptuar as vete, te le te besosh se punet e zemres i ka te rregulluara per bukuri. Por, historia nuk mbyllet ketu. Sepse lajmet ne formen e thashethemeve nuk i kane munguar Zajmines as per shoqerine qe zgjedh e as per jeten qe ben. Madje nuk kane munguar as zerat qe thone se ajo eshte kaq e serte sa tanime nuk ka as shoqe e shoke me te cilet te kaloje oret e lira te mbasdites. “Keto kohe kam qene kaq e ngarkuar me detyrat e kursit apo me udhetimet jashte vendit ne koncerte te ndryshme, sa nuk kam pasur kohe as t’u kushtoj vemendjen e duhur miqve te mi”, sqaron Zajmina. “Mbase nga kjo, te tjeret kane perfituar te me etiketojne si njeri qe nuk kam miq, gje qe nuk eshte vertete, ose si vajze qe shpenzoj shume e qe nuk dihet se nga i gjej te ardhurat. Por tanime une mendoj se te pakten kenga eshe kthyer ne nje biznes te mire per mua, dhe kjo me lejon te ben jeten qe dua. Ata qe perhapin te tilla fjale eshte e sigurte qe nuk i kam konsideruar miq, por thjeshte kolege”, e mbyll shpjegimin e saj, duke iu referuar mbase edhe armiqesise jo pak te diskutuar me Ciljeten apo lidhjes e perfolur me djaloshin Kastro Ziso, me te cilin realizoi edhe klipin e pare. Nje serial qe serish vazhdon per Zajminen, dikur imazhi i vajit “Fiol”, prej te cilit nuk ruan me asgje pervecse nje padi gjyqesore e ngritur nga vete Zajmina. Ne fillimet e historise qe daton pak muaj me pare, u tha se kontrata e ish-missit ishte prishur pas disa fotove porvokuese te saj ne mediat shqiptare. Nje histori, e verteta e se ciles duket se fshihet ne tjeter vend, pasi vete Zajmina ngul kembe se nje gje e tille as qe ishte parashikuar ne marreveshjen e lidhur me administratoret e shoqerise prodhuese. Dhe jo vetem kaq. “Kontrata me vajin “Fiol” zgjati vetem per nje vit edhe pse imazhi im u perdor edhe per dy vite te tjere pasardhes”, thote ajo. “Nuk ka pasur asnjehere nje kontrate ne te cilen te me ndalohej te pozoja apo te jepja intervista ne mediat qe doja une. Ata thjesht kane shfrytezuar imazhin tim per aq kohe sa deshen”. Perfundim qe duket se ka mjaftuar qe Zajmina te drejten te kerkoje ne dyert e gjykatave, madje edhe me demshperblimin e duhur. Sepse beson se tanime nuk duhet te heshte me per ato cfare thuhet apo shkruhet ne adrese te saj.

Planet !

Gjithsesi, ne plan te pare keto dite, bukuroshja e perfolur ka vene detyrat e shkolles qe ndjek. Sepse edhe pse e dashuron po aq sa kengen profesionin qe ka zgjedhur, Zajmina kete vit nuk eshte radhitur nder studentet e dalluara per frekuentimin e leksioneve. Cka do te thote detyra te prapambetura dhe provime qe duhen dhene sa me shpejt. Por, kjo nuk e pengon aspak te beje ato cfare do ne pjesen tjeter te dites. E para ishte kenga dhe klipi “S’te dua”, ndersa me pas e presin te tjera projekte. Eshte albumi dhe kete vjeshte festivali “Mikrofoni i arte”. Por kete here edhe shkolles do t’i kushtoje me shume vemendje se vitin e pare. Sepse per Zajminen eshte njesoj e rendesishme qe pas kater vjetesh te veshe kostumin e arkitektes. Mbase deri atehere, vajza seksi do kete zene vendin qe synon ne muzike dhe do te kete te gjithe kohen e mjaftueshme, qe te ngule njesoj kembe per te shkelqyer ne profesionin qe ka zgjedhur.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://AdmiralhackeR.hi5.com
 
Zajmina dhe synimet e saj
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Interviste me Zajmina Vjasari
» Arkitektja e ardhshme ZAJMINA VASJARI

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albania.123.st :: Shtypi dhe Politika :: Show Biz :: Intervista-
Kėrce tek: