Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Albade.com


 
PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  ForumForum  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.123.st". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

 

 “Drita” e dashurisė pėr kulturėn shqipe

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Leonita
Administrator
Administrator
Leonita


Female
Numri i postimeve : 2988
Location : United Kingdom
Registration date : 30/03/2008

“Drita” e dashurisė pėr kulturėn shqipe Empty
MesazhTitulli: “Drita” e dashurisė pėr kulturėn shqipe   “Drita” e dashurisė pėr kulturėn shqipe Icon_minitime21/2/2009, 00:23

“Drita” e dashurisė pėr kulturėn shqipe


Do tė donim ta nisnim kėtė shkrim me renditjen e arsyeve se pse njė gazetė kulturore ėshtė e nevojshme pėrkrah tė pėrkohshmeve tė tjera kulturore sikurse nė ēdo kryeqytet evropian. Megjithatė, ende pa nisur edhe mė tė parin arsyetim, vėrejmė me keqardhjen mė thellė, se si askund nė ndonjė metropol tė Evropės, deri pak javė para ringjalljes sė “Dritės”, nuk ka ekzistuar nė treg pėr shumė kohė as edhe njė gazetė e vetme kulturore.
Demokracitė, qysh prej kohėve tė lashta e gjer mė sot kanė pasur nevojė pėr artin, e sidomos pėr shkrimtarėt. Shkrimtarėt nuk e meritojnė pėrbuzjen e askujt sepse pėrbėjnė vetėdijėn e kombit. Po tė shohim historinė e letėrsisė shqipe, shihet shumė qartė se shkrimtarėt janė perseketuar, pėrndjekur, burgosur, e kur nuk kanė mundur t’u bėjnė ndonjėrėn nga kėto, janė harruar.
Kjo po ndodh edhe sot, krimi i harrimit e shpėrfilljes, sikur qenka normale qė nė Shqipėri tė mos ketė gazeta kulturore. Sikur nuk ėshtė njė turp i njėjtė me atė tė shėtitjes nesėr qytet mbi gomar tė themeluesit tė romanit shqip Dom Ndoc Nikaj me njė armė tė rrasur me zor nė duar, apo varrosja pėr sė gjalli e Mitrush Kutelit nė njė gropė kėnete.
Tė gjithė shtetarėt e lartė tė Shqipėrisė kėto shtatėmbėdhjetė vjet, ia kanė behur me vrap te Shtėpia e Artit vetėm nė kohė funeralesh, pėr t’i pėrcjellė shkrimtarėt nė banesėn e fundit ndėrkohė qė i kanė braktisur e harruar sa ishin gjallė. Tradita e kontrollit tė hekurt tė bashkėsisė sė shkrimtarėve dhe politizimit tė arteve dhe letėrsisė, ėshtė zėvendėsuar me atė tė mėnjanimit e shpėrfilljes.
Tė harrohet se “Drita” ėshtė njė gazetė 106 vjeēare ėshtė mė shumė se njė gabim logjik qė gjykohet prej breznive tė ardhshme. Ajo ėshtė mė sė pari njė krim historik ndaj idealeve tė mendjeve tė ndritura tė kėtij kombi qė flijuan gjer nė ditėn e mbrame pėr krijimin e kėsaj tradite kulturore.
“Drita” quhej gazeta e Sami Frashėrit e botuar nė 1884-ėn, nė dhé tė huaj, me ndikim tė madh nė jetėn politiko-kulturore tė vendit, dhe nuk ka qenė e vetmja qė dilte pėr tė pėrmbushur nevojat shpirtėrore tė shqiptarėve. “Drita” quhej gazeta e Shahin Kolonjės, e botuar edhe ajo larg atdheut, tribunė e intelektualėve qė besonin nė zhvillimin kulturor tė Shqipėrisė, nė projektin e pėrbashkėt tė lėvrimit tė shqipes si gjuhė e kulturės.
“Drita” jonė ėshtė e njėta “Dritė” si ajo e Sami Frashėri e Shahin Kolonjės. Ėshtė e njėjta dritė qė pėrmend Naim Frashėri, e njėjta dritė pėr tė cilėn ka nevojė ēdo kulturė e ēdo komb. Ėshtė detyrė intelektuale ndaj gjuhės dhe letėrsisė, pėrpjekje pėr tė krijuar njė urė komunikimi jo vetėm me kulturat e vendeve tė tjera, por edhe me krijues dhe intelektualė shqiptarė qė kanė mbetur pėrtej urės sė komunikimit me atdheun shpirtėror qė ėshtė nėmur tė mos kalohet sikur matanė tė mos ishin lėvruesit e tė njėjtės gjuhė e shėrbėtorėt e tė njėjtės kulturė.
“Drita” jonė dhe e tė gjithė shqiptarėve idealistė mėton tė jetė njė tribunė pėr njerėz tė penės e mendjes qė kanė si ėndėrr njė Shqipėri kulturore e cila frymon si njė e tėrė kudo ku ruhet e krijohet letėrsia e kultura shqipe. Ajo aspiron pėr zhvillimin e mendimit kritik, artit poetik, letėrsisė sė kohės sonė por nė tė njėjtėn kohė do tė jetė edhe njė dritare prej kah do tė mund tė shquajmė vlerat mė tė mira tė traditės, traditės sė gjallė qė i jep jetės edhe tė ardhmes.
Pėr faqet e kėsaj gazete kulturore me fat sfinksi mund tė themi atė qė kanė thėnė tė tjerė mendje tė ndrituar qė i kanė shėrbyer kėtij kombi. “Ēdo shqiptar qė ka njė mendim frytdhėnės pėr tė shfaqur dhe di ta shfaqi me njė shqipe tė pastėr, ēdo intelektual qė kėrkon tė rrahė njė ēėshtje diturore, ose do tė paraqes krijimet e tij letrare, ka me gjetė vend nė kėto fletėt tona, mjaft qė tė frymėzohet me xhixhillimet e shejzave, yllėsi virtytesh arbnore”
Ne duam qė “Drita” tė ekzistojė sot e pėrgjithmonė, sikurse ka dashur edhe mė i pari shkrues i shqipes i cili hodhi shkronja tė zeza mbi fletėn e bardhė “n’sė dashunisė sė botės sanė”. Kjo sakrificė krijuese pėr hir tė artit e kulturės sonė, ky pasioni i tė gjithėve ne pėr letėrsinė dhe kulturėn shqipe nuk mund tė lėkund kurrė besimin se ėshtė gjithmonė e nevojshme pėr t’u dhėnė fjalėve jetė.
“Drita” nuk do tė vdesė, sepse lexuesi ėshtė burim i fuqisė sė saj. Ne besojmė se “Drita” e ringjallur nga hiri i dritėshkurtėsisė sė zotave tė pushtetit ka pėr tė jetuar sėrish si vazhdim i atyre idealeve tė kahershme qė jetojnė te gjithsecili intelektual e atdhetar shqiptar qė e do kulturėn e kėtij kombi. Kjo ka pėt tė ndodhė si shenjė e mbijetesės sė idealizmit shoqėror qė nė ēdo kohė kėrkon sakrificėn e gjithsecilit dhe dashurinė e tė gjithėve. Kjo dashuri e pėrjetshme, ėshtė e pėrbashkėt, e njėjta dashuri sė cilės i beson edhe lexuesi ynė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
“Drita” e dashurisė pėr kulturėn shqipe
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shqipe Malushi
» Gjuha shqipe
» [Muzike] Sinan Hoxha - Lypsar i dashurise
» Etnogjeneza e Gjuhes Shqipe

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: