Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Albade.com


 
PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  ForumForum  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.123.st". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

 

 Andon Zako Ēajupi

Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Male
Numri i postimeve : 3223
Age : 38
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

Andon Zako Ēajupi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Andon Zako Ēajupi   Andon Zako Ēajupi - Faqe 2 Icon_minitime12/9/2009, 14:48

Njeriu dhe fytyr' e vet

Njė njeri pa mėnd nė kokė,
mburrej e lėvdohej vetė,
pandehte me tė vėrtetė
q'ish i bukur e s'kish shokė,
ndaj ishte shum' i gėzuar.
Vėrtet pasqyra s'kishte mėshirė
ta tregonte tė shėmtuar.
Po thosh: pasqyra nuk' ėshtė e mirė.
Nga kjo lajthitje qė ta kėrrejnė
dhe tė duket e vėrteta,
gjithė pasqyrat e shkreta
kur i shikon, e rrėfejnė
me njė fytyrė
shumė tė ndyrė.
Qė tė mos shohė kurrė pasqyrė,
ē'punoi miku?
U ngre dhe iku
lark, ndėpėr ara
Pėr fat tė keq, sheh pėrpara
njė liqen tė pashėnuar,
me ujė fort tė kulluar.
Ndė kėta ujė kur u shikua
u zemėrua,
se prap ju duk fytyra
si te pasqyra,
Domethėnė, me njė fjalė,
kjo pėrrallė
Eshtė bėrė
pėr tė tėrė:
pėr veten tonė, tė gjithė ē'jemi
kėtė mendje kemi.
Gjithė njerztė faje kanė,
pėr ne si pasqyrė janė:
ky njeriu
faqeziu
qė qesh o mburr vetėhenė,
ėshtė shpirti yne vetė,
Sa pėr liqenė
ndė vėnd tė shkrete,
me ujėkulluar,
tregon librat qe ke shkruar.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.123.st
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Male
Numri i postimeve : 3223
Age : 38
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

Andon Zako Ēajupi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Andon Zako Ēajupi   Andon Zako Ēajupi - Faqe 2 Icon_minitime12/9/2009, 14:48

Ujku dhe qengji

M'i forti nc kėtė jetė,
punon dhe bėn si do vetė.
Njė qengj i majmė ahumė
pi ujė nė lumė.
Njė ujk u lėshua
dhe iu afėrua:
Uria e kish shtrėnguar
dhe kish dalė pėr tė gjuar.
— Pse trumbullon ujė?, — thotė gjakėtori,
se kur e pa gengji nga frika pėrmori.
— Zot' i math, — tha qengj' i ngratė, —
Ndėgjomė, jeta t'u ngjatė,
mos u zemėro,
tė lutem shiko.
Zot, lumi shkon poshtė, ti pi pėrmi mua
ujė tė kulluar,
— Jo! U trumbullua.
Pastaj kam ndėgjuar
qė mė ke sharė
njė vit mė parė.
— Zot, s'kesha lerė.
— Yt vėlla. — Po s'kam. — Tė tjerė,
yt at, qentė dhe baritė
rrin' e mė shajnė pėrditė,
nukė kam dyshim,
ndaj sot s'ke shpėtim,
se pėr kėtė shkak
dua tė marr gjak. —
Dhe u hodh e zuri,
ndė njė pyll e shpuri,
e mbyti, e ēqeu,
se kshtu i pėlqeu.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.123.st
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Male
Numri i postimeve : 3223
Age : 38
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

Andon Zako Ēajupi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Andon Zako Ēajupi   Andon Zako Ēajupi - Faqe 2 Icon_minitime12/9/2009, 14:48

Korbi dhe dhelpra

Tek njė lis sipėr nė majė
korbi qendroi te haje
nje cope djathe qe mbante
ne qeft. Kur nisi te hante,
shkon nje dhelper' e mallekuar,
se i ra ere djathe i vjeshtuar.
Deshiron ta haje vete;
«Mirėdita mik i vjetre,
bukurinė tėnde nuk e ha zog tjetre
me pende te bardhe; ne di te kendosh
permbi zogjte e tjere do te mbreterrosh"
Te tregoje zene zoti korb gerrhiti
dhe leshoi djathne po dhelpra ja priti
dhe korbit i tha:
«Ndėgjo, budalla:
ata qė lėvdojnė,
me gje te botės duan te rrojne.
Zot, kjo kėshillė qė tė rrefeva,
sot vlen me teper
se kjo cope e djathit qe te rrembeva"
Tha zonja dhelper
dhe iku me bisht perpjete.
Korb' i shkretė,
korb' i mjerė,
u turpėrua
dhe u betua
tė mos gėnjenet dhe tjeter here.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.123.st
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Male
Numri i postimeve : 3223
Age : 38
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

Andon Zako Ēajupi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Andon Zako Ēajupi   Andon Zako Ēajupi - Faqe 2 Icon_minitime12/9/2009, 14:49

Publicistika

Nė vėnt tė parathėnies*)

Bashkatdhetarėve.


Tani disa vjet, kemi rėnė tepėr pas politikės... Po-
litika! Fort mirė. Po na duhet dhe letratura, pėr zo-
nė! Kemi nevojė tė dėfrejmė e tė ēdėfrejmė dopak,
tė jetojmė dhe me ėndėrra. Pastė tė mirė, pra, z.
Milo Duēi, qė na mbushi dėshirėn e zemėrs, se «E
thėna» do tė na zbavitij mjaft, sa tė harrojmė, njė
orė a dy, mendimet e mundimet e jetės, ndė kėtė bo-
tė ku hollėsitė, kodhelet dhe lodrat e politikės gati
na prishin trutė nė ditė tė sotme. Do tė mė thuani
se jam nė gabim, se politika pėr shqipėtarėt ėshtė
si buka qė hanė; janė tė 'lindur pėr politikė. Pėr njė-
mėnd, ndė Shqipėri genden plot ministra, qeveritarė,
depytenj, diptlomatė tė fortė. Mbijnė sikursi kėrpu-
dhat nga dheu... Pėrkundra, shkronjėtorėt, vjershėto
rėt, janė fort tė pakėt. Nė kėta 3 a 4 vjet tė fundll
Shqipėria ka mundur me pas mė tepėr se 300 a 40i
ministra, diplomatė, deputenj tė ēkėlqyerė! Po, qysh
40 vjet e tėhu, s'ka mundur me na dhėnė veē 4 a .
shkronjėtorė e vjershėtorė qė meritojnė tė pėrmendej
nė letratyrė... Si shpjegohet kjo pasuni nė pikėpamje
tė politikės? Unė, qė jam krejt budallė nė kėtė pi
kėpamje, them se, pėr shumicėn e shqipėtarėve poli
tika ėshtė njė punė fort e letė dhe u vėrtetoj se, pė
me fitu bukėn, nė kėtė botė tė rreme, zanati m'i lehti
ėshtė tė bėnesh ministrė. S'ke nevojė tė dish asnje
punė, asnjė mjeshtėri me themel. Ministri i bujqėsisė
bie fjala, takon tė mos ēquajė qepėt nga prasėt; minis-
tri i luftės takon tė mos ketė marrė njė pushkė ne
dorė; ministri i financės takon tė mos ketė fituar as-
njė grosh, veē me tė grabitur, ministri i arsimit takor
lė mos dijė as shqip, veē tė mundij tė shkruaj nje
ė me dy pika nė krye: ministri i punėvet pėrjashtėme
takon tė jetė prift a hoxhė..., dhe puna tė vejė mba-
rė gjithmonė...1). Njė herė nė njė kohė, populli lypte
nga qeveritarėt tė jenė sidomos atdhetarė tė vėrtetė
Jo, sot s'ėshtė nevojė.

Ndė Shqipėri, njė turkoman, njė grekoman, njė
sllavoman, njė intrigant, njė tradhėtor, takon te bėhet. pa vesvese, regjent, ministre, depytet, prefekt; faqe me nder, dhe mbret...

A. Zako (Ēajupi)

Kajro. shkurt 1922



----
*) U botua si parathėnie nė dramėn •«E thėna»- tė Milo
Ducit (shkrimtar, gazetar patriot, bashkėkohės me Ēajupin, i
cili veprimtarinė e zhvilloi gjithashtu nė Egjipt). Parathenia hpreh

njė moment lodhjeje, pakėnaqėsie e brenge te poetit,
i cili shihte se punėt s'po vinin mirė. Ėshtė ajo plasje nė
shpirt qė e provonin mjaft intelektualė demokratė nė vitet
1920, kur panė se sakrificat e vegjėlisė dhe tė patirotėvc te
vėrtetė po merreshin nėpėr kėmbė. Shqetėsimet qė shpėrthejne
ne kėtė parathėnie janė ato tė patriotit, demokratit, iluminis-
lit, qė ėshtė i lidhur ngushtėsisht rne interesat e atdheut:
Shkrimin e pėrshkon njė ironi e mprehtė qe thellohet (deri
nė sarkazėm therėse.





Klub' i Selanikut*)

Qė kur thanė se prunė konstituēi (si ta themi shqip
kėtė fjalė?), shqiptarėt po ngrenė klub ndė ēdo anė,
ndė ēdo qytet, ndė ēdo katund, brenda ndė Shqipėri
dhe jashtė Shqipėrisė.

Mbase shumė shqiptarė nukė dinė se ē'domethėnė
kjo fjalė klub (Club). Meqėnėqė dhe unė jam nga kė-
ta shqipėtarė tė paditur, mora njė ditė njė fjalor dhe
pashė se kjo fjalė qėnka pėrdorur ndė ballė fare nga
englezėt dhe rrėfeka njė mbledhje miqsh pėr tė ngrėn'
e pėr tė pirė, duke paguar gjithkush pes' e nga pesė.
Klub qėnka pra njė gosti, njė drek' a njė darkė me
refene.

Njė doktor Johnson1) paska thėnė se njė klub ėshtė
njė shumicė burrash qė mirren vesh dhe paguajnė qė
tė kėnaqen duke ngrėn' e duke pirė bashkė. Prandaj
nd'Anglėterė paska patur njė klub me emėr «Klub i
kokės demit» dhe, qė t'u qėndrontej e lirė, e bėnin
refene. Njėqint vjet mė parė, paska qenė edhe njė
klub i quajtur "Klub i tė liqve". Qė tė bėnėshej anė-
tar, duhej tė jeshe fort i shėmtuar, me fytyrė tė ndy-
rė, i ēalė, i verbėr, dorac, i belbėr, memec, kurrisdalė,
veshgjatė etj, Njė mbret, Karlua II2) paska qenė krye-
tar i kėtij klubi.
Mė vonė u vendosnė klube dhe pėr punė tė pu-
litikės, domethėnė njerėz qė kanė njė palė mend a njė
qėllim tė bashkėt, mblidhen e mirren vesh, paguajnė
nga pes' e nga pesė, punojnė dhe lakmojnė pėr kėtė
e pėr atė qėllim pėr tė cilin bahkohen bėnen shokė.

Ahere pra, pse t'i thomi kėtij bashkimi klub dhe jo
shoqėri, q'ėshtė fjalė shqip?

Kur kupėtova mirė se ē'na tregon fjala klub, desha
tė kupėtoj dhe qėllimin e klubeve qė vendosnin sot
shqipėtarėt. Ky qėllim ėshtė i bashkėt a i veēantė? I tdhetartė, i vlertė, a i dėmēim? Punė fort e rėndė dhe,
duke ndenjur kėtu ndė Misir, ndė mes t'arapėve e
t'arapkave, ndė pikė tė vapės, kupėtova qė s'i apij dot
funt kurrė. Vėrtet keshe kėnduar te fleta «Liria»1) se
Klub' i Selanikut mpron tė drejtat e kombit shqipėtar.
Vėrtet keshe msuar se Klub' i Manastirit paskej bėrė
njė Kongres2) (ē'domethėnė prapė kjo fjalė?) pėr punė
tė abetit^) dhe paskej gjetur pėr mbarė tė pėrdoren
dy soje shkronja pėr gjuhėn tonė.

Po kėto lajme s'ishnė mjaft pėr tė gjetur mirė qė-
llimin e klubeve. Pėr kėtė shkak, u menduaē tė bėj
njė udhėtim, qė tė shoh me syt' e mi dhe tė ndėgjoj
me vesht' e mi ē'punė bėjnė dhe ē'dobi kanė pėr at-
dhenė.

U ngresh, pra, dhe ika nga Misiri dhe vajta ndreq
ndė Selanik, ku me vrap kėrkova dhe gjeta vendin tek
gjendet Klub' i Shqipėtarėvet. Ndė tė dukur, klubi
dukej mos mė keq o zot,... po do tė ketė ndofta anė-
tarė me kokė tė fortė! Gjeta brenda gjer 40 vetė, tė
tėrė myslimanė, asnjė tė krishterė! Asnjė, s'ma vari
torbėn, se mjerisht nukė dije turēe dhe kėndonin ga-
zeta ndė kėtė gjuhė. Shtiva sytė mė tė katėr anėt e

1) E drejtonte Lumo Skėndua ose Mitat Frashėri

2) U mbajt mė 1909 dhe nuk vendosi dot pėr nje alfabet
tė vetėm. Midis dy alfabeteve qė pranoi, njėri qe ai i Stambollit, tjetri qe alfabeti i sotėm.

3) alfabetit

226

klubit mos shohė nonjė librė a nonjė gazetė shqip.
Asnjė pėr zonė!

Desha t'ikij, se pandeva se u gabova e hyra nė nje
Klub turqsh. Atė ēast arriti kryetar i Klubit, Midat
beu, me njė bej tjetėr. Guxova e thashė:

— Zoti bej, jam aksekush, u falem me nder, turēen,
besa, nuk e di!...

— Prit, pakėzė, mė thotė, se kam njė ēi-ēi-ēikė pu-
nė me bejnė.

Prita. Atje ku presė, pashė njė djalosh tė veshur
alldupēe.

— Jam shqipėtar, thashė. Turēen s'e di. Tė lutem
tregomė Klubin e Shqipėtarėve, se njė hamall mė gė-
njeu e mė solli kėtu.

— Kėtu, mė thotė, ėshtė klubi tonė. Nga tė kemi?

— Nga lumi qė tė mė marrė...

— Sonte kemi mbledhje, se kushėriri i presidentit,
qė vete mutesarif nė Seres ...3) do tė flasė pėr Shqipė-
rinė gjer' e gjatė, se ėshtė njeri fort i ditur. Vallahi,
tė rrish ta ndėgjosh.

Ndėnja ndė njė bri, me zemėr tė gėzuar, se do tė
ndėgjojė dhe unė njė bej shqipėtar, nga der' e Fra-
shėrit, tė na flasė shqip pėr mė-mė-mė-dhenė. Pas pak
erdhi beu: duart e anėtarėve u pėrpoqnė me njė tė
madhe trokėllimė...

Beu qėnkej i thatė, i verdhė, me njė fytyrė fort
tė shėmtuar e tė dobėt, ndofta nga dituria e madhe.
M'erth ndė mėnt Klub' i tė Liqve nė Londrė, qė kish
pėr kryetar Karlon II.

Beu tundi kratė, u koll pakėzė, fshiu buzėt, hapi
gojėn dhe tha... Mos pritni t'u them se ē'tha. Pėr zonė
s'kupėtova dot mirė, se fjalėt rrokulliseshin si dhėntė
njėra pas tjetėrs, ca tė bardha, ca tė zeza, ca syska, ca
bejka, ca ruda, ca kaleshe, ca shyta, ca me brirė, po tė
tė gjitha plaka tė shkuara e tė vjetėra.

Ne foli pėr Shqipėrinė! Jo, besa! Foli vetėm pėr
Turqine.

— Alldupi ka qenė kėshtu, ka qenė ashtu, ka
bere ketė, atė,.,. .sa dhe sot gjėndet njė xhami ndė
Vjenė! Ē'ėshtė Evropa pėrpara Turqisė?... Ata qė lė-
vdojnė tė krishtėrimnė, janė te marė! Besa jonė ėsh-
tė e vėrtetė. Turqia duhet tė rrojė, qė tė lulėzojė
faq' e dheut! Qė tė rrojė Turqia ndė mes t'Evropės,
duhet tė mbanė vetė fuqinė ndė duar tė tyre, dome-
thėnė ata vetėm tė jenė ministorė, valinj, komandanė,
ushtarė e gjykatės!... Tė krishterėt duhet tė punojnė,
se janė lindur vetėm pėr punė, pėr mjeshtėri e pėr
bujqėsi... Dhe kėshtu, me kėtė mėnyrė, turqit (thotė)
mundin tė mbanė fuqinė, tė kenė ndė dorė guvernėn...
dhe kėshtu do tė rrojė me jetė!

Kėto qenė fjalėt e fundit tė beut ***-e-sari.f tė
Seresit! Duartė u pėrpoqnė fort, anėtarėt u lėshuanė
tė ngjatjetojnė bejnė... Zėmėra mė qante dhe thashė
me vehten time:

— T'u thaftė goja, more beu ynė! Tė plastė koka
more beu ynė! Tė paskan lėnė mėntė, more beu ynė!
Qėnke veshgjatė, more beu ynė! Qėnke turk, more
beu ynė! Qėnke xhonturk, more beu ynė! Ndė Klub tė
Shqiptarėvet na the si duhet tė sillet Turqia qė tė shpė-
tojė nga rreziku i sotmė dhe tė rrojė pėrjetė. Pse s'fole
njė fjalė dhe pėr Shqipėrinė? Pse? Apo s'keshe se ē'tė
thoshe? Apo t'erth frikė nga xhonturqit, qė tė dėrguan
***-e-sarif ndė Seres, qė tė shaē kaurėt? Pse s'tu tha
gjuha ndė gojė?...

Mos na thuani tjetėr herė se ini shqipėtarė, mos
na ēani kryet me gėnjeshtra, se u kemi kupėtuar se
ē'ini ndė zemėr tuaj! Ju punoni pėr Turqinė e jo pėr
Shqipėrinė. Fanatizma u ka verbuar. Duani t'u mbe-
sojmė pėr shqipėtarė? Dilni nga buk' e turkut, hani
bukėn me djersė si neve e jo duke rrjepur, duke vje-
dhur. Hiqni dorė nga fanatizma e turqėve, mirrni
qytetėrimin t'Evropit, qė ndriēon botėn, zbukuron me-
ndjen, zbut zakonet. Nukė them ndėroni besėn jo!

Po tė ndėrroni mendjen, tė mejtoni dhe tė silli s
perndimasit (evropasit) nė dojni tė rroni ndė mes t
Evropėsė.

Besa jo, shqipėtarėt myslimanė, s'janė tė tėrė s
ky faqezi i ēmendur, qė lėpin, me far' e me fis, ēa
nakėt e xhonturqėvet dhe pėr kėtė shkak i falet zo
tit tė rrojė Turqia pėrjetė ndė Shqipėri. Zoti mos
ndėgjoftė tė tillė njerz tė poshtėr e kėpucėgrisur!

Rroftė Shqipėria e lirė! U shoftė Klub' i Selanikut
se qėnka i xhonturqėve e, jo i shqipėtarėve! U shof-
shin tė tėrė klubet e Shqipėrisė, nė punojnė pėr xhon-
turqit dhe nė kanė pėr qėllim ēarje dhe armiqėsi ndi
mes tė shqiptarėve myslimanė e tė krishterė!

Rroftė dashuria! Rroftė bashkimi!4)




*) Botuar te gazeta «Rrufeja» e Egjyptit, gusht 1909, qė e
drejtonte Jani Vruho.
1) dramaturg anglez (1709-1784).
2) mbret i Anglisė (1630-1685).
3) Mehdi be Frashėri


4) Siē shihet, nė pamfletin «Klubi i Selanikut" Ēajup
demaskoi ashpėr veglat e politikės xhonturke, Mithat (
Mehdi Frashėrin. Historikisht dihet fakti se ky klub, dhe
ndonjė tjetėr, u hapėn mbas revolucionit xhonturk, pėr ti
konkretizuar premtimet qė u kishin bėrė xhonturqit shqip-
tarėve. Pati nga ata qė u entuziazmuan shumė pėr kėto tė
ashtuquajtura reforma nė dobi tė shqiptarėve, por elcmente
patriotė, si Ēajupi. me pjekurinė dhe tejpamėsinė e tyre e
kuptuan fare mirė se kėto reforma s'mund t'i siguronin
Shqipėrisė as lirinė e as zhvillimin e vėrtetė. Duke para-
ndjerė rreziqet qė i vinin Shqipėrisė nga kjo politikė, shkrim-
tari ynė ngrihet kundėr frymės reformiste qė propagandohej
nga kėta elementė tradhtarė, tė cilėt bėnin thirrje pėr te
hequr dorė nga lufta e armatosur. Pamfetin e pėrshkon fund
e krye sarkazma. ironia therrėse, ndaj personazheve qė zi-
hen nė gojė si dhe ndaj veprimtarisė sė kėtyre klubeve.

Artikulli bėri bujė, ai tronditi nė radhė tė parė kryetarin
e klubit, drejtorin e gazetės «Liria». Mithat Frashėrin, i ci-
li menjėherė botoi njė artikull si kundėrpėrgjig.ie nė gaze-
tėn e vet. Nė kėtė artikull ai u pėrpoq tė hidhte baltė mbi
Ēajupin. Mė vonė, gazeta «Rrufeja» qė nxirrte patrioti Jani
Vruho, do tė satirizonte ashpėr gazetėn «Liria»- tė Lumo
Skėndos (Mithat Frashėri). duke shkruar: «se kėto qė thotė
ky nė librin e tij janė fjalė ere dhe i them kėshtu: Ē'ėshtė
njėz' e njėzė, ē'ėshtė njė zagare ndė njė kamare? Gjuh' e
gazetės "Liria* e Selanikutmė shėmbėllen me gjuhen e njė
arapke ketu nė mėhallė, e cila, kur s'ka me te zdėrrase",
zihet memacet c saj! ". Te gjitha keto ishin shprehje e asaj
lufte lė ashper qė u zhvillua ne ato vite midis forcave
perparimtare, patriofike dhe elementeve tradhetare ,
oportuniste tė lėvizjes sonė kombetare.





B E S A - B E S Ė*

1
Historia e njė familjeje


... Mjaft shqiptarė lenė shpesh vendlindjen, familjet e
tyre dhe venė tė fitojnė kafshatėn e bukės nė kurbet,
mė tė shumtėn e herės nė Maqedoni, nė Stamboll, nė
Greqi, nė Rumani dhe ngandonjėherė nė Misir.

Ky zakon i mirė a i lig e qė nuk ndodh veēse nė
shekullin tonė,, duan tė thonė se ngjan pėr shkak tė
varfėrimit tė vendit dhe sidomos nga urrejtja qė ka-
nė pėr qeverinė dhe tiraninė qė vazhdon ende. Le tė
na lejohet qė kėto fjalė tė mos i besojmė plotėsisht.

Dhe me tė vėrtetė, s'ka gjė mė tė lehtė dhe mė tė
natyrshme qė njė vend pjellor tė bėhet i varfėr, tė brak-
tiset nga banorėt dhe kjo braktisje tė mos ngjasė pėr
arsye tjetėr veēse pėr shkak tė tiranisė sė qeverisė, po
pėrse qėmoti, kur prapė n.jė gjė e tillė mund tė ndodh-
te, shqiptarėt nuk e linin Shqipėrinė, por pėrkundrazi
rronin tė lumtur nė jetėn e tyre stėrgjyshore dhe bari-
tore?

Sipas meje shkaku duhet kėrkuar nė dėshirėn pėr tė renė,
pėr tė panjohurėn, me tė cilat padituria panden
se gjen lumturinė dhe fitime; shkaku duhet kėrkuar
nė idetė e reja tė pėrhapura nga propaganda e huaj
qė bėn pėr vete mendjeshkurtrit. Kėto janė pėrralla
nga tė cilat edhe vetė qeveria turke (dhe kjo ėshtė
njė e metė e saj e madhe) ka vuajtur e po vuan akoma
sot. Me njė fjalė, duhet thėnė se tė gjitha kėto ndo-
dhin, nė njė anė, nga egoizmi i burrave, nga ana tjetėr,
nga mendimet e hedhura me dinakėri nga propagandat
e interesuara.

Sido qė tė jetė, zakoni i kurbetit ėshtė i gjallė dhe
ėshtė bėrė modė nė Shqipėri, ka hyrė kaq thellė nė
ndjenjat e njerėzve, saqė ėshtė bėrė shkas i ndarjes
tė popullit mė dysh: mė njė anė ėshtė grupi i atyre qė
ikin dhe marrin dhenė, grupi qė pandehet mė i mirė,
nė anėn tjetėr, ėshtė grupi i atyre qė mbeten nė vend,
i cili vihet nė lojė nga tė tjerėt si i pėrbėrė nga bu-
dallenj, nga njerėz tė paaftė apo nga pleq.

Duke mos pasur njohuritė mė elementare rreth
vėshtirėsive qė do tė hasin nė vendet ku shkojnė, du-
ke qenė tė pavendosur dhe jo tė sigurt, gjė qė rrjedh
ngaqė e njohin pak jetėn e kurbetit, ata jane tė de-
tyruar tė pranojnė punėt mė tė vėshtira dhe mė tė
kėqija dhe tė ardhurat qė marrin mezi u mjaftojnė
pėr tė jetuar.

Nė kėto kushte, kthimi nė atdhe bėhet i pamundur,
shumė herė gjė e paarritshme. Nga gjendja e vėshtirė
dhe varfėria nė tė cilėn jetojnė familjet, prindėt pleq
presin tė gjithė tė jetojnė nga njė bir i vetėm, Si kė-
puten sė prituri ndihmė, psherėtijnė e thonė shpesh
me lot nė sy: «O pjellė e ligė dhe pa pikė dhembshu-
rie! Ne e suallmė nė jetė, e ushqyem, e rritėm, e mar-
tuam dhe, mė sė fundi, e dėrguam nė kurbet, kurse
ai na harroi fare, na la nė skamje! Pjellė e ligė! ».

i gjori atė, e gjora nėnė! E kuptoj gjendjen tuaj
por unė po ju them se pėr tė gjitha kėto qė ju keni
bėrė pėr djalin tuaj, ju kėrkoni shumė, kėrkoni gjėn
tė pamundura, tė cilat as duhet t'ju shkojnė nė mendje
Biri juaj nuk mund tė gjejė dot punė, sepse ai nuk
di tė bėjė asgjė, dhe nė punoftė, ato qė do tė fitoje
nuk do t'i mjaftojnė as pėr vete e jo t'ju dėrgojė edhe
juve!


----
*) Me kėtė titull u botuan tregimet «Historia e njė faniilje"
dhe «Mysafirėt t Ēajupit», tė cilat janė krijimet e para qė
njohim prej tij. Autori i shkroi frėngjisht. Tregimet dėshmojnė
se, ndonėse isht-e larguar nga vendlindja nė moshė tė re, Ēa-
upi ruante tė gjalla mbresat, vėzhgimet mbi jetėn dhe zako-
net e krahinės sė tij. Kėto tregime ishin si njė prolog i kri-
jimtarisė sė tij, qė, do tė vinte nė vitet e mėpastajme. Duke
vėnė nė qendėr tė kėtyre tregimeve temėn e kurbetit, pa-
sojat tragjike tė tij, Andon Zakoja bėnte njė hop tė rėndė-
sishėm nė •trajtimin e njė problemi shoqėror, qė ende s'kish
zėnė vendin qė i takonte nė letėrsinė e kohės. Ndonėse tre-
gimet nuk u botuan me gjallje tė autorit, ato dėshmojnė pėr
interesat ideore dhe pikėpamjet shoqėrore tė pėrparuara tė
autorit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.123.st
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Male
Numri i postimeve : 3223
Age : 38
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

Andon Zako Ēajupi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Andon Zako Ēajupi   Andon Zako Ēajupi - Faqe 2 Icon_minitime12/9/2009, 14:49

Klub’ i Selenikut

A.Z. ĒAJUPI

Qėkur thanė se prunė Konstituēi ( si ta themi shqip kėtė fjalė?) shqiptarėt po ngrėnė Klub ndė ēdo anė, ndė ēdo qytet, ndė ēdo katund, brenda ndė Shqipėri dhe jashtė Shqipėrisė.
Mbase shumė shqipėtarė nukė dinė seē do me thėnė kjo fjalė Klub (Club). Me qėnė qė dhe unė jam nga kėta shqiptarė tė paditur, mora njė ditė njė fjalor dhe pashė se kjo fjalė qenka pėrdorur ndė ballė fare nga englezėt dhe rrėfeka njė mbledhje miqsh pėr tė ngrėnė e pėr tė pirė, duke paguar gjithė kush nga pes e nga pesė. Klub qenka pra njė gosti, njė drek’ a njė darkė me refene.
Njė doktor Johnson paska thėnė se njė Klub ėshtė njė shumicė burrash qė mirren vesh dhe paguajnė qė tė kėnaqen duke ngrėnė e duke pirė bashkė. Prandaj nd’ Anglėterrė paska patur edhe njė Klub me emėr “Klubi i kokės demit”. Duket anėtarėt kėnaqeshin duke ngrėnė tok kok demi dhe qė t’u qėndrontej e lirė, e bėnin refene. Njė qint vjet mė parė paska qenė ehde njė Klub i quajtur “Klubi i tė liqvet”. Qė bėneshej anėtar duhej tė jeshe fort oi shėmtuar, me fėtyrė tė ndyrė, i ēalė, i verbėr, dorac, mememckurrisdalė veshgjatė etj. Njė mbret, Karlua i II, paska qenė kryetar i kėtij Klubi. Mė vonė u vendosnė Klube dhe pėr punė tė politikės, do me thėnė, njers qė kanė njė pale mėnt a njė qėllim tė pėrbashkėt mblidhen tė mirren vesh, paguajnė nga pes e nga pesė, punojnė dhe lakėmojnė pėr kėtė a pėr atė qėllim pėr tė cilin bashkonen bėnen shokė. Ahere pra pse ti thomi kėtij bashkimi Klub dhe jo Shoqėri q’ėshtė fjalė shqip?
Kur kuptova mirė seē na tregon fjala Klub, desha tė kuptoj dhe qėllimin e klubeve qė vendosnin sot shqipėtarėt. Ky qėllim ėsht i bashkat a i veēantė? I atdhetartė, i vleftė a i dėmēim? Punė fort e rėndė dhe duke ndenjur kėtu ndė Misir ndė mes t’arapėvet e t’arapkavet, ndė pikė tė vapės kuptova se Klub i Selenikut mpron tė drejtat e Kombit Shqipėtar. Vėrtet keshe mėsuar se Klubi Manastirit paskej bėrė njė Kongres (ē’do me thėnė prap kjo fjalė?) pėr punėn e Abetit dhe paskej gjetur pėr mbarė tė pėrdoren dy soje shkronja pėr gjuhėn t’onė..
Po kėto lajme s’ishnė mjaf pėr tė gjetur mirė qėllimin e klubeve. Pėr kėtė shkak u menduaē tė bėj njė udhėtim qė tė shoh me syt e mi dhe tė ndėgjoj me vesht e mi ē’punė bėjnė Klubet dhe ē’dobi kanė pėr atdhenė.
U ngresh pra dhe ika nga Misiri dhe vajta ndreq ndė Selenik, ku me vrap kėrkova dhe gjeta vėndin tek gjendet Klub i shqipėtarėvet. Ndė tė dukur, Klubi dukej si mos mė keq o Zot.. po do tė ketė nofta anėtarė me kokė tė fortė! Gjeta brenda 40 veta, tė tėrė myslimanė, asnjė tė krishterė! Asnjė s’ma vari torbėn se mjerisht nuk dije turēe dhe kėndonin gazeta ndė kėtė gjuhė. Shtiva sytė mė tė katėr anėt e Klubit, mos shohė ndonjė librė a ndonjė gazetė shqip. Asnjė pėr Zonė!
Desha t’ikij se pandeha se u gabova e hyra nė njė Klub tyrqsh. Atė ēas arriti Kryetari i Klubit, Midat beu, me njė bej tjetėr. Guxova e thashė: “Zoti bej, jam akėsekush, u falem me nder! Turēen besa, nuk e di!..- Prit pakėzė, mė thotė, se kam njė ēi-ēi-ēikė punė me bejnė..”
Prita. Atje ku presė, pashė njė djalosh veshur halldupēe: “Jam shqiptar i thashė, turēen s’e di. Tė lutem tregomė Klubin e shqiptarėvet se njė hamall mė gėnjeu dhe mė solli kėtu. –Kėtu mė thotė, ėshtė Klubi tonė. Nga tė kemi?- Nga lumi qė tė mė marrė..-Sonte kemi mbledhje, se kushėrir i presidentit qė vete nesėr mutesarif nė Seres...do tė flasė pėr Shqipėrinė, gjer’ e gjatė, se ėshtė njeri fort i ditur; vallahi tė rrish ta ndėgjosh.
Ndenja ndė njė bri, me zėmėr tė gėzuar se do tė ndėgjojė dhe unė njė bej shqiptar, nga der’ e Frashėrit, tė na falsė shqip pėr mė-mė-mė-mėdhenė. Pas pakė erdhi beu: duart e anėtarėvet u pėrpoqnė me njė tė madhe trokėllimė..
Beu qenkej i thatė, i verdhė, me njė fėtyrė fort tė shėmtuarė e tė dobėt, nofta nga ditura e madhe. M’erth ndė mėnt Klubi i tė liqve, ndė Londrė, qė kish pėr kryetar Karlon e II.
Beu tundi kratė, u koll pakėzė, fshiu buzėt, hapi gojėn dhe tha...Mos pritni t’u them seē tha, pėr Zonė, s’kupėtova dot mirė, se fjalėt rrokulliseshin si dhėntė njėra pas tjatėrės, ca tė bardha, ca tė zeza, ca syska, ca bejka, ca ruda, ca kaleshe, ca shyta ca me brirė, po tė gjitha plaka tė shkuara e tė vjetėra!
Nė foli pėr Shqipėrinė! Jo, besa? Foli vetėm pėr Turqinė. “Alldupi ka qenė kėshtu, ka qenė ashtu, ka bėrė kėtė, atė...Komb i bukur....Trima tė vėrtetė..zotuan tė gjithė botėn...sa edhe sot gjendet njė xhami ndė Vjenė! Ē’ėshtė Evropa pėrpara Turqisė?...Ata qė lėvdojnė krishtėrimnė janė tė marrė! Besa jonė ėsht e vėrtetė! Turqia duhet tė rrojė qė tė lulėzojė faq’ e dheut! Qė tė rrojė Turqia ndė mes t’Evropės duhet tė mbanė vetė fuqinė ndė duar tė tyre, do me thėnė ata vetėm tė jenė ministorė, valinj, kumendanė, ushtarė e gjykatės!..
Tė krishterėt duhet tė punojnė, se janė lindur vetėm pėr punė, pėr mjeshtėri e pėr bujqėsi..Dhe kėshtu me kėtė mėnyrė Turqit (thotė) mundin tė mbanė fuqinė, tė kenė ndė dorė guvernėn...dhe kėshtu do tė rrojė me jetė!”
Kėto qenė fjalėt e fundit tė beut ***-e-sarif tė Serezit! Duartė u pėrpoqnė fori, anėtarėt u lėshuanė tė ngjatjetojnė bejnė..Zėmra mė qante dhe thashė me vetėhe time: “T’u thaftė goja, more beu ynė! Tė plastė koka, more beu ynė! Tė paskan lėnė mėnt, more beu ynė! Qėnke veshgjatė, more beu ynė! Qėnke tyrk more beu ynė! Qėnke xhon tyrk, more beu ynė!”
Ndė Klub tė shqiptarėvet na the si duhet tė sillet Turqia qė tė shpėtojė nga rreziku i sotmė dhe tė rrojė pėr jetė. Pse s’fole njė fjalė dhe pėr Shqipėrinė?
Pse? Apo s’keshe ē’tė thoshe? Apo t’erth frikė nga xhon turqit qė tė dėrguan ***-e-sarif ndė Seres qė tė haē pilaf? Po ahere ē’tė shtrėngojti qė tė lėvdosh tyrqit dhe tė shaē kaurėt? Pse s’tu tha gjuha ndė gojė?..
Mos na thuani tjatėr herė se ini ju shqiptarė, mos na ēani kryet me gėnjeshtra, se u kemi kupėtuar mirė seē ini ndė zemėr tuaj. Ju punoni pėr Tyrqinė e jo pėr Shqipėrinė. Fanatizma u ka verbuar. Duani t’u mbesojmė pėr shqipėtarė? Dilni nga buk’ e turkut, hani bukėn me djersė si neve e jo duke rjepur, duke vjedhur. Hiqni dorė nga fanatizma e tyrqvet, mirni qytetėrimin t’Evropit qė ndriēon botėn, zbukuron mėndjen, zbut zakonet. Nukė them se e nderoni besėn, jo! Po tė nderoni mėndjen, tė mejtoni dhe tė silli si pendimasit (evropasit) nė dojni tė rroni ndė mes tė Evropės.
Besa jo, shqpėtarėt myslimanė s’janė tė tėrė si ky faqezi i ēmundur qė lėpin me far’e me fis qanakėt e xhon turqve dhe pėr kėtė shkak i falet Zotit tė rrojė Turqia pėr jetė ndė Shqipėri. Zoti mos i ndigjoftė tė tillė njers tė poshtėr e kėpucgrisur. Rroftė Shqipėria e lirė! U shoft Klub i Selenikut, se qenka i xhon turqve e jo i shqipėtarėvet! U shofshin tė tėrė Klubet e Shqipėrisė qė punojnė pėr xhon turqit dhe nė kanė pėr qėllim ēarje dhe armiqėsi ndė mes tė shqipėtarėve mysliman e tė krishterė.
Rroftė dashuria! Rroftė bashkimi!

Botuar me 1909
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.123.st
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Male
Numri i postimeve : 3223
Age : 38
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

Andon Zako Ēajupi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: 141 vjet nga lindja e poetit tė Rilindjes sonė Kombėtare,   Andon Zako Ēajupi - Faqe 2 Icon_minitime12/9/2009, 14:49

Sot mbushen plot 141 vjet nga lindja e poetit tė shquar tė Rilindjes sonė Kombėtare, Andon Zako Ēajupi. Poeti u lind mė 27 Mars 1856 nė Sheper, fshat nė Zagorinė e Sipėrme, nė Shqipėrinė Jugore. Qė i vogėl i pėlqente ta thėrrisnin Ēajupi, sipas emrit tė njė mali jo shumė larg vendlindjes sė tij.
Edhe pse studioi pesė vjet pėr drejtėsi ai u tėrhoq nga profesioni i tij. Nė vilėn e tij Heliopolis nė Kajro ai iu pėrkushtua letėrsisė dhe mė pas forcimit tė mėtejshėm tė lėvizjes kombėtare shqiptare nė Egjipt. Nė vitet pas shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė, Ēajupi luajti rol aktiv nė bashkėsinė shqiptare tė Nilit, e organizuar nė klube dhe nė shoqėri tė ndryshme atdhetare.

Etapa mė e rėndėsishme e veprimtarisė letrare tė Ēajupit i pėrket viteve 1898-1912. Mė 1902 botoi vėllimin me poezi, me tė cilin mbeti i mirėnjohur "Baba Tomorri", qė pėrmbledh lirika me tema kryesisht atdhetare.
Ky vėllim ishte mė i rėndėsishmi i viteve tė para tė shekullit tė njėzet dhe u pasua nga botime tė tjera tė Ēajupit, siē ishin botimi i 113 fabulave tė La Fontenit apo pėrmbledhja me poezi "Lulet e Hindit".

Idetė e qarta dhe frymėzimi atdhetar i kėtyre botimeve i bėnė ato mjaft tė pėrhapura dhe Ēajupin poetin mė tė rėndėsishėm shqiptar tė atyre viteve.


Ēajupi u shqua edhe si dramaturg, autor i njė tragjedie nė vargje pėr Skėnderbeun me titullin "Burr' i dheut", apo edhe i komedisė "Katėrmbėdhjetė vjeē dhėndėr", komedi e shumėpėlqyer dhe e pėrshtatur edhe nė filmin "Pėrrallė nga e kaluara". E gjithė veprimtaria letrare e Andon Zako Ēajupit, ishte e lidhur me lėvizjen kombėtare dhe me kulturėn e Rilindjes.

Koha Jone



p.s Ju lutem moderatorit ne tem ta kalojn temen tek Elita Kombetare se e hapa gabim :(
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.123.st
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Male
Numri i postimeve : 3223
Age : 38
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

Andon Zako Ēajupi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Andon Zako Ēajupi   Andon Zako Ēajupi - Faqe 2 Icon_minitime12/9/2009, 14:50

Emri i tij i vėrtetė ėshtė Andon Ēako, nuk dihet pėr ē'arsye ai pėrdori edhe formėn Zako. Emri letrar Ēajupi ėshtė emri i njė mali tė vendlindjes, mallin dhe kujtimin e sė cilės e nguliti dhe e pėrjetėsoi nė pseudonimin e tij. Lindi nė Sheper tė Zagorisė mė 27 mars 1866. Mėsimet e para i mori nė vendlindje ku kreu dhe njė shkollė gjysėm tė mesme greke. Po shkolla mė e madhe e vendlindjes ishte shkolla e fshatarit, e njohjes sė jetės dhe tė shpirtit tė popullit, tė gėzimeve dhe tė brengave tė bashkėfshatarėve tė tij. Rol tė madh nė formimin e tij ka luajtur sidomos gjyshi nga e ėma, i cili e futi nė botėn magjepėse tė pėrrallave, tė legjendave e tė kėngėve popullore, prej sė cilės poeti i ardhshėm nuk do tė ndahej mė kurrė. I ati i Ēajupit, Harito Ēakua, ishte kurbetēi nė Misir, ku qe aktivizuar nė lėvizjen atdhetare. Ai e tėrhoqi tė birin nga fshati pėr tė vazhduar studimet. Andoni ishte vetėm 15 vjeē, kur la shoqėrinė pėr tė ndjekurnjė kolegj francez nė Aleksandri, duke marrė me vete mallin e sė ėmės Zoicės, dhe tė gurėve e maleve tė Zagorisė. Nė kolegj mori njė kulturė tė mirė dhe u dallua ndėr tė parėt midis shumė nxėnėsve tė kėsaj shkolle qė vinin nga vende tė ndryshme tė Mesdheut. Me kėtė kulturė ai i kishte tė hapura dyert e universitetit, tė cilin e ndoqi nė vitet 1887-1893 nė Gjenevė, ku studjoi pėr drejtėsi. Kėtu u njoh me njė vajzė vendase Evgjeninė, e cila e bėri tė lumtur po dhe fatkeq, sepse i vdiq pas njė vit martese, duke lėnė jetim tė birin e porsalindur, Stefanin. Kjo humbje e tronidi thellė poetin dhe i la vragė tė thellė.
Ajo u bė shkak qė, pas dhjetė vjetėsh, tė shkruante elegjinė "Vaje", njė nga elegjitė mė tė bukura dhe mė prekėse tė poezisė sonė.
Mė 1883 me dokumentin e drejtėsisė nė xhep dhe me djalin nė krahė u kthye nė Misir dhe u vendos nė Kajro, ku nisi tė ushtronte profesionin e avokatit. Po prej kėtij profesioni hoqi dorė shpejt. Shkak u bė njė konflikt me autoritetet e vendit gjatė njė proēesi gjyqėsor ku avokati i ri mbrojti tė drejtėn dhe nuk u lėshoi pe pushtetmbajtėsve. Jetoi me pasurinė qė i kishte lėnė i ati, dhe iu kushtua tėrėsisht ēėshtjes atdhetare dhe krijimtarisė letrare.
Ēajupi gjeti nė Misir njė lėvizje patriotike tė zhvilluar. Shqiptarėt e ngulimeve tė Egjiptit kishin organizuar njė shoqėri atdhetare e kulturore dhe mbanin lidhje sidomos me "Shoqėrinė e Stambollit". Por kėtė lėvizje u munduan ta kthenin nė anėn e tyre disa rrethe grekomanėsh, tė cilėt intrigoni kundėr patriotėve tė vėrtetė dhe kundėr Ēajupit. Ai u bė shpirti dhe figura mė e njohur e kolonisė patriotike tė Misirit, Ēajupi mbrojti interesat e shqipėrisė dhe tė popullit shqiptar, demaskoi synimet e xhonturqve, tė grekomanėve dhe tė gjithė armiqve tė tjerė tė ēėshtjes sė kombėtare.
Emri i tij nisi tė njihej nė rrethet e atdhetarėve qė nė fund tė shekullit, kur botoi mė 1898 artikullin e gjatė "Duke kėrkuar njė alfabet", nė tė cilin spikat shqetėsimi i tij pėr unitetin e lėvizjes kombėtare dhe kulturore, pėr shkrimin dhe lėvrimin e gjuhės amtare pėrmes njė alfabeti tė njėsuar. Por vepra qė e bėri tė njohur nė mbarė botėn shqiptare ishte pėrmbledhja poetike "Baba Tomorri" (1902) ku pėrfshiu komedinė "katėrmbėdhjetė vjeē dhėndėrr". Me kėtė vepėr ai u bė poeti mė i njohur pas Naimit, figura qė zuri vendin qė mbeti bosh pas humbjes sė poetit kombėtar mė 1900.
Vjershat patriotike dhe luftarake tė "Baba Tomorrit" frymėzuan ēetat e lirisė dhe kryengritjet e mėdha qė i sollėn pavarėsinė Shqipėrisė mė 1912. Kėtė ngjarje poeti e priti me gėzim, u duk se iu hap udha pėr t'u kthyer nė mėmėdhč, por, Lufta e Parė Botėrore dhe trazirat e mėvonshme e shtynė larg kėtė shpresė. Megjithatė ai i ndiqte nga afėr ngjarjet nė Shqipėri, duke mbetur gjithmonė nė krah tė forcave pėrparimtare e demokratike. Mė 1919 Ēajupi ishte nė ballė tė pėrpjekjeve tė shqiptarėve tė Misirit, pėr tė mbrojtur tė drejtat e popullit shqiptar nė Konferencėn e Paqes qė mblidhej nė Paris. Ai dėnoi qeverinė e Durrėsit, qė ishte vegėl e fuqive imperialiste, ashtu siē dėnoi pėrpjekjet e feudalėve tradhėtarė pėr ta bėrė Shqipėrinė ēiflik tė tyre e pėr ta nxjerrė nė ankand sipas interesit. Me kėto qėndrime ai thelloi demokratizimin nė lėvizjen mendore dhe nė letėrsinė shqiptare. Kjo u shpreh nė frymėn antifeudale tė veprės sė tijdhe nė vendin qė ai u dha problemeve shoqėrore nė krijimtarinė e tij letrare e publiēistike. Nė kėto vite Ēajupi , si shumė atdhetarė tė tjerė, pėrjetoi krizėn e idealeve tė bukura tė Rilindjes. Nė krye tė punėve nė Shqipėrinė e pavarur, nė vend tė atdhetarėve tė ndershėm po vinin njerėz qė i binin pas interesit tė tyre, pa menduar pėr fatet e kombit. "Nė Shqipėri, -shkruan ai mė 1922- njė turkoman, njė grekoman, njė sllavoman, njė intrigant, njė tradhėtar, takon tė bėhet … regjent, ministėr, prefekt, faqe me nder dhe mbret".
Ēajupi ishte pėr demokracinė dhe qytetėrimin, prandaj e pėrshėndeti Revolucionin Demokratiko-Borgjez tė Qershorit tė vitit 1924, frytet e tė cilit nuk arriti t'i gėzonte populli shqiptar. Demokracia e pati jetėn e shkurtėr dhe, nė vend tė saj, u rikthye pushteti i feudalėve me ardhjen e A.Zogut nė fuqi. Kur u mor vesh se ky do ta shpallte veten mbret, Ēajupi qė ishte nė krye tė "Shoqėrisė sė miqve", tė themeluar nė Kajro, i drejtoi Qeverisė sė Tiranės njė protestė, midis tė tjerave thuhej se koha e mbretėrve shkoi, "kurse edhe ata qė i kanė, po vėshtrojnė t'i pėrzėnė", Ky qėndrim i vendosur antimonarkist ia mbylli pėrfundimisht poetit rrugėn pėr t'u kthyer nė Shqipėri, qė tė tretej nė "baltėn mė tė ėmbėl se mjalta" tė mėmėdheut. Vdiq nė Kajro mė 11 korrik 1930. Shtypi zyrtar nė Shqipėri e kaloi vdekjen e tij pothuajse nė heshtje.
La nė dorėshkrim pjesėn mė tė madhe tė veprave tė tij, poemėn "Baba Musa lakuriq", njė parodi e biblės, tragjedinė "Burri i dheut", qė u botua pas vdekjes mė 1935, komedinė "Pas vdekjes" qė u botua mė 1937, pėrmbledhjen poetike "Kėngė e vome", fati i sė cilės nuk dihet. Me gjallje, pėrveē "Baba Tomorrit" botoi Pėrrallat e La Fontenit (1921) pėrshtatur prej tij nga frengjishtja dhe "Lulet e Hindit" (1922), njė tufė vjershash tė letėrsisė sanskrishte, nga artikujt e paktė qė botoi nė shtypin e kohės duhet pėrmendur pamfleti "Klubi i Selanikut" (1909), njė nga kulmet e publiēistikės sė Rilindjes. Nė kėtė pamflet Ēajupi demaskoi demagogėt e xhonturqve dhe tė veglave tė tyre, qė kishin hyrė nė lėvizjen kombėtare pėr interesat e ngushta tė kastės sė bejlerėve turkoshakė e fanatikė, tė zellshėm pėr t'i zgjatur jetėn tė "sėmurit tė Bosforit", perandorisė sė kalbur tė sulltanėve osmanė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.123.st
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Male
Numri i postimeve : 3223
Age : 38
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

Andon Zako Ēajupi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Andon Zako Ēajupi   Andon Zako Ēajupi - Faqe 2 Icon_minitime12/9/2009, 14:50

Sheh drite vepra e panjohur e Cajupit

E Marte, 11 Dhjetor 2007

Anisa Ymeri

Gjithkush ka te memorizuar komedine “Katermbedhjete vjec dhender”, se pari prej humorit qe percjell. Me pas, nese reflekton paksa, ndeshet me problemet qe shtrohen, gangrene te shoqerise shqiptare, qe mjerisht nuk e humbasin aktualitetin edhe pse dekada te tera kane shkuar. Komedia mban firmen e nje prej te paarritshmeve te letrave shqipe, Andon Zako Caupi. Por opusi i vepres se tij pak njihet, ndonese eshte botuar vazhdimisht ky shkrimtar, pa qene i ndaluar ndonjehere. Jane vargje te tera, qe s’e kane pare driten e botimit, copeza te vepres se tij kane ardhur me nderhyrje, duke e shtremberuar deri-diku thelbin.

Studiuesi Jorgo Bulo, prej dekadash eshte marre me vepren e Cajupit, duke qene edhe nga Sheperi, ne prag te botimit te vepres se plote te tij rrefen: “Ka pjese te vepres qe asnjehere s’jane botuar ne permbledhjet e veprave t deritanishme, e qe kane qene te shperndara ne shtypin e kohes”. Por ajo cka eshte me e rendesishmja, pos risive qe shenon ky botim, eshte fakti se “Baba Musa lakuriq” qe asnjehere nuk eshte botuar e plote si veper. Per te vijuar me botimin e gjithckaje qe njihet deri me sot nga Cajupi, do te perfshihet ne vepren e plote te tij, qe sheh driten e botimit ne muajt e pare te vitit 2008. “Baba Musa lakuriq” eshte jo pak e degjuar nder shqiptare, por ama teksti integral asnjehere nuk ka qene ne duart e lexuesit. Jorgo Bulo rrefen se, “jane dy doreshkrime qe ekzistojne ne baze te nje analize te imte, eshte identifikuar se cili eshte teksti autograf, pra me shkrimin e tij, pasi tjetri eshte i dikujt tjeter qe e ka kopjuar dhe kaq. Dhe ne kemi marre ate te parin, origjinalin, per t’i sjelle vargjet e tij sipas vullnetit te fundit”.

Pos botimit te copezave te vepres se tij, qe asnjehere nuk jane perfshire ne veprat e Cajupit, te botuara deri me tani, ky botim shenon edhe nje risi te madhe. Sipas studiuesit Bulo: “Cajupi eshte botuar kahere, por kane qene me shume botime popularizuese, divulgative pa kerkesa te rrepta shkencore per stabilizimin e tekstit per teresine e opusit te tij, dhe tani jane krijuar kushtet qe kjo veper te jete te lexuesi”.

Pos botimit te vargjeve te panjohura me pare, edhe ajo pjese e vepres qe njihet, por qe eshte gjendur autografi, pra doreshkrimi i tij, do te botohen tanime jo mbi bazen e tekstit te botuar pas vdekjes, qe mund te kete edhe nderhyrje, por mbi bazen e tekstit autograf, qe perfaqeson edhe vullnetin e fundit te tij. Madje, kjo nuk ndodh vetem me Cajupin, por keshtu ka ndodhur edhe me vepren e Naim Frasherit, qe ne Panairin e 10-te te Librit, pati te parin kontakt me lexuesin. Bulo tregon se, “e gjithe seria e botimeve qe po botohet nga “Toena”, ne thelb eshte vullneti i fundit i tyre, dhe eshte kriter per botimin e tyre”. Kjo pasi keto jane vepra qe duhet te perfaqesojne vullnetin e fundit te autorit. “I thone teksti kanonik, pra ta pastrojme nga nderhyrjet redaktoriale, nga nderhyrjet e shtypit, nga harresat, shkurtimet dhe nga gjithcka qe ndodh ne procesin e botimit, duke iu referuar botimeve te para, atyre ne gjallje te autorit, ose doreshkrimeve te lena prej tij”, perfundon Bulo. Ka pasur kerkime te shumta per te mberritur te vepra e plote e Cajupit, per vite te tera madje. Ka pasur kerkime, sidomos ne shtypin e kohes, ku jane shperndare nje pjese e krijimeve te tij, te cilat nuk jane perfshire ne veprat e botuara deri me tani, ne Arkivin e Shtet dhe ne Arkivin e Institutit te Gjuhesise dhe Letersise me se shumti. Por, sidomos edhe nga arkivi personal i Cajupit, i cili ja ka besuar nje fshatarit te tij nga Sheperi. Dhe ato kane ndihmuar shume qe kjo veper e plote te bazohet ne tekstin autentik te vepres, qe pasqyrojne vullnetin e fundit te autorit.

Poezia, vlera e madhe e Cajupit

Opusi i vepres se tij ka nje rendesi te jashtezakonshme ne letrat shqipe. Por, nese duhet te vecojme ne ato cka Cajupi ka shkruar pergjate jetes se tij, studiuesi Bulo, qe per dekada merret me vepren e tij, shprehet se, “aty ku duhet te ndalemi eshte poezia e tij, qe shenon nje hap para ne zhvillimin e poezise shqipe ne menyre te vecante, jo poezia e tij patriotike qe ecen ne vazhden e rilindesve, po poezia e tij erotike dhe ajo me problematike shoqerore”. Interes te vecante, sipas tij, ka poema e tij e gjate, “Baba Musa lakuriq”, qe eshte nje parodi e Bibles, ku autori ve theksin ne skepticizmin e tij ndaj thelbit moral te njeriut. Duke sjelle per heren e pare frymen kritike bashke me Konicen ne letrat shqipe. Pra, kulturen e mendimit kritik, duke u shkeputur nga fryma himnizuese e poezise se Rilindjes. Duke vene ne kete menyre jo vetem theksin ne vlerat shpirterore te shqiptareve, por edhe ne thelbin e tyre. Kjo eshte nje merite e poezise se Cajupit. Por ajo qe ka me shume rendesi, per Bulon, eshte fakti se do te rivendoset e verteta, pasi vitet e fundit ka pasur shume aludime per vlerat e tij. “Do te tregojme nje te vertete - thekson Bulo, qe Cajupi eshte ai qe eshte, eshte i madh per ate qe eshte, vlera e tij eshte e patjetersueshme, pa pasur nevoje t’i shtojme vlera dhe t’i heqim pjese te vlerave te tij”.

Cajupi ne vepren e plote

Vepra e plote e Cajupit do te perfshije gjithcka te njohur dhe qe gjendet neper arkiva, si “Baba Musa lakuriq” qe asnjehere nuk eshte botuar e plote si veper, vepra dramatike e tij, komedine “Pas vdekjes” dhe tragjedine “Burri i dheut”, perrallat e La Fonten, “Lulet e Hindit” qe jane perkthime te tij dhe vjersha qe kane qene te shperndara ne shtypin e kohes, publicistiken dhe leterkembimin e tij. Pra, gjithcka qe ka dale nga dora e Cajupit e qe njihet deri me sot, do te perfshihet. Duke qene i pari botim i plote i vepres se tij. Shqiptaret njohin kryesisht “Baba Tomorin” dhe komedite e tij, “Katermbedhjete vjec dhender” dhe “Pas vdekjes” qe i ka bere te njohura venia e tyre ne skene. Ndersa veprat e tjera, sic eshte “Baba Musa lakuriq”, perkthimet e publicistiken e njohim fare pak. “Besoj se ky botim do te ndihmoje qe te njihet ne teresi, deri ne detaje vepra e Cajupit”, tregon Jorgo Bulo.


Koha Jone
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.123.st
Sponsored content





Andon Zako Ēajupi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Andon Zako Ēajupi   Andon Zako Ēajupi - Faqe 2 Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Andon Zako Ēajupi
Mbrapsht nė krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: