| Brisida Isufaj | |
|
|
|
Autori | Mesazh |
---|
BlueScreen Senior Member
Numri i postimeve : 912 Age : 40 Location : Anonimus Registration date : 04/09/2009
| Titulli: Brisida Isufaj 23/11/2009, 16:41 | |
| Perjetim
Jetoja ne kopshte me lule, Ne aroma vetmie te harruara, Me shtrengonin fort fjalet e ngrohta Mes prektjeve te tua te ledhatuara.
Perbrenda asgje s'ish me bosh Cdo fjale me lumturonte si te cmendur, Buzet e tua me preknin ngrohte Me dukej jetoja ne enderr.
Doren fort ta shtrengoja Pastaj te shtrengoja ne gjo, Kisha perpara nje bote te tere Harrova se cdo te thoshte vetmi.
Ti qeshje,ti syte mi enderroje Dora jote ecte mbi trupin tim Ti doje nje bote te tere te me falje Dhe me me te voglin ledhatim.
Une dridhesha nga emocione te cmendura Kishe pushtuar cdo qelize te trupit tim, Doja vec ai cast mos mbaronte, Doja qe cdo gje te ngelej perjetim. | |
|
| |
BlueScreen Senior Member
Numri i postimeve : 912 Age : 40 Location : Anonimus Registration date : 04/09/2009
| Titulli: Re: Brisida Isufaj 23/11/2009, 16:41 | |
| Engjelli im
Tani era I shperndau hidherimet Dhe shiu Me grushta te fryre me godet. Engjelli im ... ! Me ka marre malli, Malli terr i zi. Tani edhe yjet Nuk ndricojne me. Zbrazur nga fosfori i harreses, Mbuluar nga muzgu melankolik I freskise, Shtrire, Ne nje pelhure te erret Qe na pershkon trupin, Jemi ne ... Ne shtrihemi ne te Dhe zbulohemi nga njeri- tjetri; Duhemi shume, Por te ndare. Jemi teper afer, Por e larget Dhe jemi te dy, Por shume te vetmuar. | |
|
| |
BlueScreen Senior Member
Numri i postimeve : 912 Age : 40 Location : Anonimus Registration date : 04/09/2009
| Titulli: Re: Brisida Isufaj 23/11/2009, 16:42 | |
| Poezi
Ti ... ! Pa me perbuzur Per mekatet e shkuara Me ke falur Embelsine qetesisht, Me ke prekur forte E zemren nxehte Ma ke perveluar. Pasioni im, Poezi Pa dashur Me ke kapercyer limite E me ke enderruar Pa mbyllur syte, Me ke prekur cipen e holle, Qe me ndante me nje enigme Ti, Pasioni im, Poezi ! | |
|
| |
BlueScreen Senior Member
Numri i postimeve : 912 Age : 40 Location : Anonimus Registration date : 04/09/2009
| Titulli: Re: Brisida Isufaj 23/11/2009, 16:42 | |
| Harroi Lumturine
Ndoshta , Ishte nje pike e vuajtjes, Qe ra papritur mbi mua. Ndoshta, Ishte simbol i heshtjes Ose i dashurise. Mund te kete qene gjithcka, Por nuk ishte thjesht vegim. S'ishte me e njejta enderr, Qe kerkonte dikur shpirti im. Me shtrengoi, me perplasi Ne kthetrat e vetmise E kapi dhe e gjakosi Edhe ndjenjen e fundit Qe me kishte ngelur, Dhe kur pa qe une u treta, U kenaq me gjakun tim. I mori te gjitha c'kishte brenda Por harroi tek une lumturine ... | |
|
| |
BlueScreen Senior Member
Numri i postimeve : 912 Age : 40 Location : Anonimus Registration date : 04/09/2009
| Titulli: Re: Brisida Isufaj 23/11/2009, 16:42 | |
| Dy sy ...
Dy sy, Shkelqejne nga malli I dhimbjes se shuar, Nga loti i te paharruares, Nga enigma e jetes. Dy sy ... Si meteoret e nates Mundohen te gjejne Kuptimin e jetes, Mundohen te cajne Ndricimin e tyre E te gjene brenda tij Te madherishmen, Per te sjelle dashuri Ne hapesire. Dy sy, Vetem dy sy ... | |
|
| |
BlueScreen Senior Member
Numri i postimeve : 912 Age : 40 Location : Anonimus Registration date : 04/09/2009
| Titulli: Re: Brisida Isufaj 23/11/2009, 16:42 | |
| Te jetoshs me dy zemra
Me ka marre malli, Te puth Buzet e tua te njoma, Te pershkelura Nga etja per mua. Te shohesh Syte e detit tend Tek valviten per te me gjetur E te te perqafoj me zemer. Nje zemer Si tenden qe e ndjej. Ti ma fale, O Zot c'mekat Une duhet te kisha ikur E jo ti, Kenaqesia ime e vetme Qe jeon brenda meje. Te ndjej ndonjehere Qe troket shume fort Ne kraharor, Mos valle do te thuash Qe jemi te dy Brenda nje zemre ?! Zemra s'ka faji Eshte faji im i zi Qe te kenaqem e vetme Kur i burgosuri i zemres sime Je Ti ... | |
|
| |
BlueScreen Senior Member
Numri i postimeve : 912 Age : 40 Location : Anonimus Registration date : 04/09/2009
| Titulli: Re: Brisida Isufaj 23/11/2009, 16:43 | |
| Fitorja e humbur
- A ka humbje humbja ? Pyeta dike. - Jo, ka vec fitore Mu pergjigj nje ze. - Fitore humbja ?! C'gje e bukur ! Humbja me fitore. Fitorja e humbur. | |
|
| |
BlueScreen Senior Member
Numri i postimeve : 912 Age : 40 Location : Anonimus Registration date : 04/09/2009
| Titulli: Re: Brisida Isufaj 23/11/2009, 16:43 | |
| Duhemi edhe te ndare
E ndjej, Qe loti djeg Nga malli.
E ndjej, Qe zemra rreh Nga dashuria.
E di, Qe ne te dy Duhemi edhe te ndare.
Kete e lexoj Ne cepin e syrit Ku loti eshte thare. | |
|
| |
BlueScreen Senior Member
Numri i postimeve : 912 Age : 40 Location : Anonimus Registration date : 04/09/2009
| Titulli: Re: Brisida Isufaj 23/11/2009, 16:43 | |
| Yll i shuar - Kushtuar babait te saj -
Ti u fike yll i rralle Si yjet e nates me hene, S'mendove per ate nate Qe dita s'kishte kenge.
Ti u fshehe pas nje mali Edhe kur dielli agoi, Ne ujin e burimit, te akullt Zeri yt kumboi.
Por ty s'te pashe aty rrotull, Pashe vetem gur te helmuar, Dheun qe ti ishe fshehur E pashe aty te ndricuar.
E kuptova qe ti ndricove Qe une te gjeja rrugen, Te kishte marre malli U merzite ne ate vater.
Atehere ti pse s'kthehesh Kur mengjesi nis agon? Shtrati yt eshte bosh Lulja ul koken ne dhome. | |
|
| |
BlueScreen Senior Member
Numri i postimeve : 912 Age : 40 Location : Anonimus Registration date : 04/09/2009
| Titulli: Re: Brisida Isufaj 23/11/2009, 16:43 | |
| Mall
Mes lotit une depertova Nisa te meditoja me mall, Me kohen fillova te grisesha, Ajo ecte teper ngadale.
Doja te te rizgjoja Nga gjumi t i hidhur, i madh, Te te sillja midis nesh Te rrinim si dikur,bashke,
Por ti mua s'me degjove Ndaj hija jote pas me ndjek. Pas asaj bote me harrove, Dhe malli im s'te le te qete. | |
|
| |
BlueScreen Senior Member
Numri i postimeve : 912 Age : 40 Location : Anonimus Registration date : 04/09/2009
| Titulli: Re: Brisida Isufaj 23/11/2009, 16:43 | |
| Tregimi i nje historie te lashte
Na ishte nje here Nje djale dhe nje vajze, C'do mbremje mbuloheshin Me dashurine e zjarrte. Njehere na ishte nje parajse Ku endrrat ishin realitet Dhe ylli dikur i vogel Ish simboli i nje dashurie te vertete. Njehere isha edhe une E ndricoja nje ekstaze Ndersa sot jam tjeter kush Qe tregoj nje histori te lashte. | |
|
| |
BlueScreen Senior Member
Numri i postimeve : 912 Age : 40 Location : Anonimus Registration date : 04/09/2009
| Titulli: Re: Brisida Isufaj 23/11/2009, 16:44 | |
| Vuajtje
Ti vuaje, Ti ishe ne kufi me vdekjen Dhe une lozja ende, Tallesha me kohen lozonjare, Qe nuk me fali kurre shprese. Por une shpresoja Dhe brenda shpreses sime Gjeja fundin, E nje perralle te shkurter Qe s'munda kurre ta lexoja. | |
|
| |
BlueScreen Senior Member
Numri i postimeve : 912 Age : 40 Location : Anonimus Registration date : 04/09/2009
| Titulli: Re: Brisida Isufaj 23/11/2009, 16:44 | |
| Per ty
Mos u habit kur qaj, Une qaj pas qeshjes Me lote gezimi. Une qaj per ty Qe te me zhduket Mbremjeve trishtimi. | |
|
| |
BlueScreen Senior Member
Numri i postimeve : 912 Age : 40 Location : Anonimus Registration date : 04/09/2009
| Titulli: Re: Brisida Isufaj 23/11/2009, 16:44 | |
| Largohu
Largohu Nga jeta arrogante Qenia ime, Qendro larg kesaj shprese Qe e vdekur jeton. Largohu, Ti sy i veshtrimit, Qenia ime s'te pranon, Nga labirinthi i zemres Vec dashurine e kerkon. | |
|
| |
BlueScreen Senior Member
Numri i postimeve : 912 Age : 40 Location : Anonimus Registration date : 04/09/2009
| Titulli: Re: Brisida Isufaj 23/11/2009, 16:45 | |
| Egoizmi i ndjenjes
E brengosur Na pikat e lotit notoj, Dhe me syte e tu blu Formoj nje oqean, Nen hijen e zemres Te vezhdoj Dhe me fshehtesi Erresiren e shperndaj, Duke ecur kuptoj Pafundesine Dhe ne menefregizmin e mendimit S'te flas Vec egoizmi i ndjenjes Ne brigje dashurie Mbetet pas. | |
|
| |
BlueScreen Senior Member
Numri i postimeve : 912 Age : 40 Location : Anonimus Registration date : 04/09/2009
| Titulli: Re: Brisida Isufaj 23/11/2009, 16:45 | |
| Enderra
Cdo dite mundohem te arrij Ate imagjinate qe shoh, Ndersa vorbulla e mendimeve Me ndalon Ta kapercej kufirin e se vertetes. Por... Imazhi i saj madheshtor Me fton Drejt nje mbremjeje plot finese Sa s'mund t'i rezistoj dot kenaqesise Dhe... Perseri mundohem ta arrij, Por sa afrohem Ajo cel syte e mi E me con Drejt nje agimi shprese. Afer agimit Shpresa qenka enderr ?! | |
|
| |
BlueScreen Senior Member
Numri i postimeve : 912 Age : 40 Location : Anonimus Registration date : 04/09/2009
| Titulli: Re: Brisida Isufaj 23/11/2009, 16:45 | |
| Nate
Heshtje ... Dy yje qe shndrijne Erresire... Dy jete mbarojne Frike... Dy meteore shkaterrohen Vetmi ... Dy zemra largohen Nate E pafat ... | |
|
| |
BlueScreen Senior Member
Numri i postimeve : 912 Age : 40 Location : Anonimus Registration date : 04/09/2009
| Titulli: Re: Brisida Isufaj 23/11/2009, 16:46 | |
| S'mundem
S'mundem me te flas, S'mundem as te hesht, Nuk mundem te qaj, Kam harruar te qesh, S'mundem te veshtroj, S'mundem te degjoj, Nuk mundem te vdes, Kam harruar te jetoj ... | |
|
| |
BlueScreen Senior Member
Numri i postimeve : 912 Age : 40 Location : Anonimus Registration date : 04/09/2009
| Titulli: Re: Brisida Isufaj 23/11/2009, 16:46 | |
| Putha lotin
Putha lotin qe per ty pikova Dhe ai vazhdoi te bjere, Putha kenaqesine e tij Nje pulebardhe iku neper ere.
U mundova te te puthja Por ishte teper larg, vegim, Ti ishe kthyer ne mall, Qe digjte shpirtin tim.
Ndaj serisht putha lotin, Qe ndoshta s'do te te pushoje kurre, Dhe serish do te puth dhimbjen Qe vetmia te mos me semure. | |
|
| |
BlueScreen Senior Member
Numri i postimeve : 912 Age : 40 Location : Anonimus Registration date : 04/09/2009
| Titulli: Re: Brisida Isufaj 23/11/2009, 16:46 | |
| Veper pa sukses
Godite ndjenjen
Ne katastrofen e kuqe Dhe le pas gjurme Te huaja, te zeza. Mos je valle kalores I se kaluares se hyjnishme, Apo ndodhta Kapiten i anijes fantazme. Jo... , ti Je vec nje refleks I nje dashurie te sfilitur Qe degjon Kufomat E patrerura te harreses Ti je vepra pa sukses E jetes tende, Mbjellur Ne ullinjte e shpreses. | |
|
| |
BlueScreen Senior Member
Numri i postimeve : 912 Age : 40 Location : Anonimus Registration date : 04/09/2009
| Titulli: Re: Brisida Isufaj 23/11/2009, 16:46 | |
| Pasion
Ecen lehte Ne shkalllet E kesaj heshtjeje E me le te kuptoj, Me le te shpreh C'do ndjenje. Vec dua te di Te perkas une ty Apo mua ti? Kjo eshte larg Si zogu Qe kerkon folene. | |
|
| |
BlueScreen Senior Member
Numri i postimeve : 912 Age : 40 Location : Anonimus Registration date : 04/09/2009
| Titulli: Re: Brisida Isufaj 23/11/2009, 16:46 | |
| Vetmi
Trishtimi vallezonte Ms nesh, i ndrojtur, I etur per gjak Per zemer,per lot. Dhe ne vallezonim Mes trishtimit te lodhur, Te etur per njeri-tjetrin, Per syte enderrimtare. Midis nesh dhe trishtimit Kishin ngelur Hapesira boshe te vakumit eteror.
Askush se mori vesh Vetmine e asaj nate. | |
|
| |
BlueScreen Senior Member
Numri i postimeve : 912 Age : 40 Location : Anonimus Registration date : 04/09/2009
| Titulli: Re: Brisida Isufaj 23/11/2009, 16:47 | |
| Mengjesi
Mengjesi, Celi syte e lodhur Te pergjumur Nga nata e gjate. I raskapitur Hapi gojen Duke reflektuar drite Kerkoi ta shohe ate ndricim Por ish verbuar, Hezitoi E s'reflektoi serish. C'do gje Ishte teper e nderlikuar. | |
|
| |
BlueScreen Senior Member
Numri i postimeve : 912 Age : 40 Location : Anonimus Registration date : 04/09/2009
| Titulli: Re: Brisida Isufaj 23/11/2009, 16:47 | |
| Jeta ekuacion
Ekuacioni i pergjithshem Kjo jete Ne tutelin e "x" dhe "y" Vec vlera te palejuara pershkroj Dhe barazimin Asnjehere s'e arrij Ne katror dhe rrenje kaloj, Por jeten prape s'e kuptoj. Nga minuse Dhe pak pluse sulmohem, Por prape Ne fund, harrohem ... | |
|
| |
BlueScreen Senior Member
Numri i postimeve : 912 Age : 40 Location : Anonimus Registration date : 04/09/2009
| Titulli: Re: Brisida Isufaj 23/11/2009, 16:47 | |
| Po i le dicka kohes
Po i le dicka kohes, Qe mua te me mbaje mend. Po i le dy puthje jetes, Qe te fshije harresen, Po i jap tre yje nates, Qe diten ta ndricoje, Po i jap gjakun zemres, Qe dike te dashuroje... | |
|
| |
Sponsored content
| Titulli: Re: Brisida Isufaj | |
| |
|
| |
| Brisida Isufaj | |
|