Pak ore perpara koncertit te tyre ne Qemal Stafa, Ledion Lico i rremben nje interviste eskluzive One Republic, grupi fenomenal ne radio e TV, shnderruar keshtu pas torturueses Apologize. Ne krah te Ryan Tedder dhe djemve te tjere te grupit qe ne Shtator prezantuan Waking Up, albumin e tyre te ri, Lico ka zbuluar per lidhjet me Shqiperine, planet e reja, fillimet e tyre, live-t
Ledion Lico : E kemi ketu, I kemi me ne fund djem dhe vajza. Faleminderit shume qe erdhe.
Ryan Tedder : Faleminderit juve qe na ftuat. <br />
L: A dinit dicka per Shqiperine perpara se tu propozohej per te ardhur ketu?
R: Po kam patur nje mik te ngushte nga Shqiperia kur kam qene ne universitet, ai eshte nga Tirana, lindur dhe rritur ketu. Pasi perfundoi universitetin ai u kthye dhe eshte mjek me duket..
L: keshtu qe kishe degjuar per vendin
R: Po, Ai me ka treguar goxha, keshtu qe di shume me teper nga sa mendohet.
L: Po megjithate, edhe pse mund ta prisnit, nuk e kishit tamam idene e suksesit te dy albumeve tuaja, te kengeve, dhe te punes qe beni ne SHBA e me gjere
R: Nuk e ke idene derisa vjen
E kupton kur vjen, kendon per njerezit, I takon ata, provon ushqimin e tyre,,,
L: Qe prej 1996 deri me tani, keni ngjitur kaq shume shkalle. Po cfare ju ka ndryshuar, ju keni qene miq gjimnazi perpara se te formonit One RePublic
R: Pas gjimnazit u ritakuam dhe vendosem qe te merreshim seriozisht, kjo ndodhi ne 2002, 2003. Mendonim me njeri -tjetrin sa bukur do te ishte te kishim nje pune ku te shkonim e te vinim sa here na tekej ne Europe, dhe permes muzikes eshte pikerisht kjo qe bejme, ndaj jemi me shume fat.
L: Suksesi juaj nisi kur hyte ne studion e Timbaland, per te regjistruar Apologize, dhe kjo habiti sidomos kritiket. Nje grup rocku qe hyn ne nje studio ku regjistrohej Hip Hop. A mendon se hapesirat mes Pop-it Hip Hop-it dhe Rock-ut vijne gjithmone e duke u ngushtuar?
R: Eshte vertet keshtu. Per grupin tone keto linja gati nuk ekzistojne
Ajo qe ka rendesi jane kenget e mira. Nuk besoj qe njerezit e vrasin mendjen se cfare zhanri I perkasin. Mendoj se publiku kerkon muzike te mire, te vertete dhe origjinale...
L: Sic ndodhi ne shume vende te tjera te botes edhe ketu tek ne Apologize qendroi gjate ne radio ne Tv, e ne klasifikime. Si erdhi ajo tek ty dhe cfare simbolizon?
R: Nuk ka ndonje histori pas saj. Thjesht erdhi. Une kete bej shkruaj kenge, por kjo eshte e vecante sepse dalloi nga te tjeret grupin tone.
L: Nga Dreaming out loud tek albumi I dyte Waking up, ju ndryshuat pak stil, producent
Cfare do te thote ky album per ju?
R: Eshte nje album qe perfaqeson tingullin tone, me kenget All The right moves, Secrets, eshte e ardhmja jone, dhe e muzikes..
L: Njesoj sic kane shkruar kritiket e revistes Rolling Stone per ju
R: Tamam, eshte gjeja jone, dhe kjo eshte shume e rendesishme. Edhe pse albumi I pare kishte kenge te mira nuk ishte kaq specific sa ky. Tani kemi nje album, kenget e se cilit me degjimin e pare e bejne degjuesin te thote: tingellon tamam si One Republic.
L: Keni nje axhende shume te ngarkuar, turne, emisione radiofonike, televizive, regjistrime per kenge te reja. Si ja dilni?
R: Pyetje e bukur
L: me thane qe kjo eshte intervista e 25 o 26 qe po ben sot?
R: Bejme vertet shume intervista ne shume vende te botes. Na behet qejfi shume per faktin se kemi arritur ne kete pike. Them - ja jam ne Shqiperi, per nje koncert, duke ngrene ushqim te mire, ne nje dite te bukur, ne nje qytet te bukur. Mund te jete me keq, mund te jem ne shtepi ne Kansas o Oklahoma, duke mos bere kete qe bej. Duke u ndjere keq, jo I lumtur me punen qe mund te beja, duke mos udhetuar, dhe sa here qe lodhem ose merzitem I kujtoj vetes qe kam nje pune te bukur.
L: Ke vertete nje pune te bukur, vec te gjitha aspekteve te tjera edhe per faktin se takon njerez te rendesishem ne muzike. Ju keni qene ne turne me Maroon 5, do te jeni javes qe vjen me Bon Jovin. Duke bere keshtu nuk ngeleni asnjehere ne vend?
R: Kemi qene gjithandej perkrah Bon Jovi, U2, Pink. Jane artiste fantastike. Shpresoj qe pas 15, 20 vjetesh njerezit ti thone nje grupi tjeter, - hej je me fat qe po hap koncertin e One Republic, Pra te behemi ne si grupet qe permenda. Por kemi akoma shume rruge per te bere
Kemi takuar njerez shume interesante, kemi qene ne me shume se 35 vende te botes. Se kishim menduar kurre se mund te kendomin ne kaq shume vende
L: Pas turneut me cfare do te merreni?
R: Turneu vazhdon edhe per 10 dite, pastaj kemi dy jave pushim, do kthehemi ne Amerike, dhe me pas vazhdojne koncertet. Pak a shume keshtu do te jete ky vit.
L: Ti shkruan kenget e grupit si dhe kenge per te tjere arsite te rendesishem boterore. Si funksionon kenget qe te pelqejne I mban per vete, dhe ato qe nuk te pelqejne ua u jep te tjerve?
R: Jo, kenget e grupit jane specifike. Eshte si te krahasosh dy lloj ushqimesh. Per shembull buken dhe supen, mund ti hash te dyja, por ka nga ata qe se pelqejne supen keshtu qe ti I jep buke dhe anasjelltas. Varem shume nga ajo qe kerkon gjithsecili per te realizuar dicka.
L: Live-t tuaja jane shume te mira
Cili eshte rituali I perpara daljes ne skene?
R: Hidhemi perpjete
.dhe pi nje teke rum.
L: Ajo qe eshte e rendesishme eshte jo vetem ardhja juaj, por edhe rikthimi
R: Deri me tani kemi kaluar shkelqyeshem. Njerezit qe kemi takuar na kane kenaqur, moti eshte fantastic. Te jeni te sigurt qe nese ne ftoni serish do te vijme patjeter.