| Albania.123.st
|
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.123.st". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė. |
|
| Jorgo Bllaci | |
| | Autori | Mesazh |
---|
TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Jorgo Bllaci 16/9/2010, 02:53 | |
| JORGO BLLACI
---------------------------
*** kaq deshira ne po mbajme fshehur, sa dhe vetes trembemi t'ia themi, rrugeve te jetes,si te dehur endemi dhe s'dime se ku vemi... 1957(19vjec)
*** ........................... po nga mjegull' e kohes se ikur, ndodh qe shpesh ndonje ze na jehon mallengjenjes,i larget,i mbytur, dhe padashur ne shpirt na trishton... 1960
*** ....................................... ja keshtu,moj mike,qenka jeta: ndodh qe nganjehere,per cudi, lodhet prej mesimeve te veta edhe behet foshnje ,porsi ti . ..................................... 1961
*** ............................... ne vitet tona,s'duhet te genjejme me lote shpirtin,se s'ia vlen,vella, qe dashurine e vogel ta shperblejme, keshtu si ti ,me dhembje te medha! 1963
*** dy hapa larg,e vite per t'arritur atje,ku per cdo cast na vete malli, atje,ku bujarisht fal jeten diell' i ndritur, atje,ku po na qajne per se gjalli.
dy hapa larg,vella,dy hapa larg,matane pas mureve te lagesht e te erret po na vajton liria,qe prej saj na ndane, sepse me fort e deshem nga te tjeret. 1964(ne burg)
*** gezimn' e dashurise syzezes a sykaltres ia falim krejt,asgje per vete s'mbajme; zhgenjimn' e dashurise me mikun me te afert mundohemi vellazerisht ta ndajme; kurse kujtimn' e saj e fshehim diku thelle, porsi kopraci i prrallave thesarin, dhe kycim dyert mire kur vemi e perkedhelim, se trembemi mos vijne e na e marrin. 1984
***
L.Poradecit "Naimi preu shkurret,shkuli ferrat, pastaj qilizme truallin punoi; fidanet mbollen me durim te tjeret dhe vreshti i bukur shpatin gjelberoi. kur vajta une atje--me tha Lasgushi, nje mbremje buze gjolit tek shetisnim,-- hardhite kishin lidhur vile rrushi, por,kemi etje,dukej sikur flisnin. ahere c'bera? neper shkemb te malit, nje brazde hapa deri te burimet dhe me se fundi,ujerat si kristali u derdhen neper te me mermerime."
si tha keto mbeshteti te dy duart permbi bastun,dhe shtoi si neper lote: " e keni rradhen ju per ta punuar kete te bukur vresht,pa shok ne bote. ta rritni te shendetshem,ta selitni, ta doni si thesarin me me vlere; dhe neve,qe aty e lame shpirtin, na sillni neper mend ngandonjhere!.." 1989
***
kendej armik, andej edhe me zi, edhe ne gjoks, edhe ne shpine plumba. kurse,me klithma, neper qiellin gri perplasin flatrat tufa me pellumba, pa ditur nga t'ia mbajne...Eh ,o njerez! c'e paskeni kaq me mllef per njeri tjetrin? nje cast duroni,vec nje grimez here pushojeni kete orgji te eger, te pakten, gjersa ne te tjera vise te cajne e t'ikin,mbase pergjithmone, keta te mjere zogj te dashurise, qe i tromaksi cmenduria jone! 1992 | |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Jorgo Bllaci 16/9/2010, 02:55 | |
| * * * (1970) Ne nje rreth miqsh me pyeten nje dite: Pse, kur ne vjersha titulli mungon, shenohen shpesh tre yje? Kjo tradite ka mbetur kot, apo dicka tregon?
Ka yj te ndezur, ka dhe yj te shuar qe drita, - u thash, - vazhdon u vjen mbi dhe, po ka me larg dhe yj te pazbuluar, se rrezja su ka mbrritur gjer tek ne.
Dhe poezia, porsi galaktikat, Keshtu tre llojesh yjte e vet I ka; Prandaj, kur svihen tituj mbi lirika, Shenohen shpesh tre yje
dhe nder ta,
I pari shpreh te bukuren qe shohim, I dyti, ate qe ne kujtime rron, Kurse I treti, ate qe ne se njohim Po vete poezia e zbulon.
BALADE (1958) Sdi nga me vjen kjo kenge e mbytur shpendi, Qe pa pushim ne zemer me bucet, ne nje kafaz te bukur prej argjendi, dikur me mbylli mizorisht nje mbret
Me roberine time zbukuroja, Stolite e tij te ngurta ne saraje Me kengen time brenges I tregoja Sa me zhuriste shpirtin zeri I saj
Po nje mengjes dericken e kafazit Se kush e hapi
une u bera plumb! Ne xhamat e dritares u perplasa I theva e cava qiellit pa fund
Dhe si pushtova duke fluturuar Me krahet gjake te thella kaltersi E prita vdekjen pa u deshperuar Sepse e ngopa shpirtin me liri
NETES (1958) Kushtuar P.J. Kaq e shtrenjte kurre sme je dukur, Ti vertet nuk paske shembellim! Ah, moj Neta, syte e tu te bukur Cmendurisht I deshte miku im!
Nese kete cast I ngrysur meta Duke te veshtruar ty keshtu Ti mos mu cudit aspak, moj Neta Me kujtuan mikun syte e tu
Sa deshire do te kisha sonte Tju veshtroja bashke qe te dy: Vetem ta degjoje te kendonte Vargjet qe me zjarr tI thuri ty!
Ndoshta sot, qe vite pas la jeta, Miku prap ne shpirt te mban diku
Ish e bukur dhembja e tij, moj Neta, Aq sa cjane edhe dy syte e tu
DIELLI DHE VLAGA (1988) Nje djalosh si drita na takuan, Duke shkuar rruges tri syzeza, Dhe te trija befas fergelluan Fshehtas njera-tjetres flake u ndezen.
Thote e para: Nga na vjen or djale? Cere te ka sjelle?- ia kthen e dyta, Me se vogles lemsh iu mblodhen fjalet, Pati turp e nuk I ngriti syte.
Une jam tha djali vete dielli, cere me ka sjelle? Dashuria. Zbrita fluturim nga kup e qiellit, te marr nuse nje nga ju te trija!
Flet e para: Po me zgjodhe mua Behem hije, te flladis me ere. Hidhet tjetra: Une behem krua Te te shuaj zjarrin perngahere!
Me e vogla prap nuk flet e gjora, Flake seshte e digjet porsi flake, Bore seshte e befas porsi bora, Shkrihet e I behet tokes vlage.
Mbetet I habitur djali-diell, Qysh u zhduk kjo vajze kaq papritur? E kerkon gjithkund e neper qiell, Me se fundi ngjitet I merzitur.
Thuhet se dhe sot pas kaq kohe, Syte I hedh ai nga lartesite, Gjithe mall mbi toke se mos shohe, Vashezen e dashur ndonje dite.
Papo thuhet edhe se syzeza, Shkrire e bere vlage e thellesive, Sapo ndjen mbi dhe te parat rreze, Zjarrin e te gjitha dashurive
Del e behet ves e ndrin e gjora, Mbi kurora lulesh e mbi flete
Vasheza qe shkriu porsi bora, Vlaga e thelle e tokes, jeta vete. ------------------------------------
VALLJA E OSMAN TAKES (1989)
Eh, mor Osman Taka, Bir, Osman, me halle! Vetetin me kordhe, Shkrepetin me valle!
Ngrihesh si shqiponje, Bie si fajkua, Papo shkel mbi truall, Si sorkadh mbi thua,
Sikur do te thuash: "Ka barut kjo toke; Rende po ta shkelesh, Ben shaka me koke!"
"C'ben ky rrenjedale, - Turfullon valiu,- C'e pandeh litarin? Loder cilimiu?"
Rreptas ti perdridhesh, Porsi shakull ere! C'i kujton halldupit Pritat e limeret,
Pritat e asqeret, Prere e grire strrallit... Hijen e mehitit C'i vervite ballit!
Eh, mor Osman Taka, Bir, Osman me halle, Nje pasha dovleti Vrave me nje valle! __________________
Dėshirė
Me vjen turp te qaj i heshtur, si nje shelg perbri mocalit! Dua te gjemoj pareshtur Porsi lisi maje malit.
Rreth kurores , shpeseria Le te mos me cicerojne Qe prej zgavrave te mia shkabat te te vigjelojne.
Deget e fuqishme dua te me tunden neper ere Papushuar permbi mua bore e virgjer le te bjere.
Siper akujve te ftohte do te ngjitem der te rete S'do me vije keq ne ndodhte te zhuritem nga rrufete!
Se n'u dashte te zhuritem do zhuritem maje malit Po s'do qaj e s'do nemitem i perulur , bri mocalit. __________________
Dy hapa larg
Dy hapa larg e vite per t'arritur Atje ku bujarisht fal jeten djell i ndritur Atje ku po na qajne per se gjalli
Dy hapa larg , dy hapa larg metane Pas mureve te lagesht e te erret, po na vajton liria , qe prej saj na ndane sepse me fort e deshem nga te tjeret! __________________ * * *
Shtegtar, qe kalon monopatit Mos e nem kukuvajken e shkrete! Lere zogn' e perbuzur prej fatit Te kendoje pas qejfit te vet!
Kushedi c'i ka hypur ne koke Kushedi se c'kujtim e gezon Kete nate qe era mbi toke Porsi kuje violinash ushton
1957
* * *
Kaq deshira ne po mbajme fshehur Sa dhe vetes trembemi t'ia themi Rrugeve te jetes, si te dehur Endemi dhe s'dime se ku vemi...
1957
* * *
Brengen e madhe mbyta ne nje gote; Si qenkam dehur sonte s'e kuptoj! Per gjerat me te bukura ne bote Sa me pelqen te rri e t'enderroj
Sa me pelqen gazmor t'i bie lires Po ku te le mendimi te defresh? Demon, demon i madh i hapesires Akoma ti kerkon te me genjesh?
Ti po ma nxin me brenga djalerine Ti po m'i shqyen brinjet, po me c'mend,- Ose me kthe serishmi qetesine Ose me sill ketu terbimin tend!
Se do t'i qepem qiellit kesaj nate Per flokesh ta kap henen e me te Te sillem hapesires se pamate E te mos zbres mbi toke kurre me!
1957 -------------------------------------- ***
Gjithe fusha humbi neper mjegull E brengosur hena e plote ndrin Cpo me thua, moj fatlumja pjergull Qe mbi gjoks te plepit shushurin?
Ti, perbri cdo druri te te mbillnin Do ta dridhje shtatin plot harbim Sdo te ndieje brenga te te ndrydhnin Se ti snjeh as mall, as pikellim
Por, e shtrenjta ime larg, moj pjergull Bri nje tjetri, brengen spermban dot Tret veshtrimn e dhembshur neper mjegull Edhe, mbase, fshehtas qan me lot
1960
***
Ne fshehtazi shkembejme shpesh veshtrime Po sot nje hon i thelle po na ndan; Ne fund te tij, si foshnjeze jetime Me dhembje dashuria jone qan
Pa ditur se perse, pa lot, pa fjale Pa puthje, ne u ndame neper terr Pasionet u roniten me ngadale Dhe humben ne nje mjegull plot mister
Dhe sot, qe me pendim, me mall a vojtje Te shkuaren sikush ne shpirt permban Ne heshtim kryeulur e me drojtje Si vjollca, anes honit qe na ndan
1961
| |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Jorgo Bllaci 16/9/2010, 02:55 | |
| Mban mend? Kesaj rruge dolem Naten e lamtumires. Fjalet qe nuk i folem Shiu ja tha erresires.
S'di sonte kendej kalova Kohet si lashe menjane, Befas m'u duk se degjova Dy zera,si zerat tane..
Njeri dic foli per mallin, Tjetri sikur psheretiu... E dashur ,ne ishim valle Apo erresira dhe shiu?
| |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Jorgo Bllaci 16/9/2010, 02:55 | |
| Plaku i urės
Qėmoti, thonė, te njė urė e gurtė Tre vetė deshėn tiknin nga kjo botė Por ua kuptoka mendjen njė i urtė: Ēe keqe ju ka gjetur? vjen u thotė
Ia kthen mi riu: Miken qė mė deshi, Njė tjetri sot ia shpien me dasmorė
Ja ti shpėtove, - foli plaku e qeshi, - por kur tė marrė vesh ajo e gjorė Ēia gjeti mikun, pika mund ti bjerė Nuk tardhka pakėz keq? Ky mbeti shtangur Dhe nė mendime ra njė copėz herė, Pastaj u ngrit e shkoi nga kish ardhur
I vjen tė dytit radha: Mos mė pyet! Lirinė humba e kot qė rroj nė botė! Rėnkon sė thelli, ky pa ngritur kryet. Po nuk ke humbur jetėn! plaku i thotė Dhe kur ke jetėn, ke njė lumė gjaku, Paguaje me ēmim tė tij lirinė! U bind dhe ky nga fjalėt qė tha plaku La urėn pas e humbi nė luginė
I treti fillikat mbi urė mbeti Nga pamja e vrarė, dukej mė i mjeri Po ty, - i flet i urti, - ēhall tė gjeti? Ai mezi pėrgjigjet: Humba nderin
Dhe seē kėrkon tė shtojė nėpėr dhėmbė Po nuk e lėnė drithmat edhe lotėt Ahere plaku merr njė gur tė rėndė Ia var nė qafė e Mos e zgjat! i thotė Mos ėshtė i ftohtė uji
mėrmėriti tek dridhej tjetri, por nga buza shkau! Dhe stha njeri pėr tė: I ndrittė shpirti! As lumi qė e mori nuk e qau
1989
| |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Jorgo Bllaci 16/9/2010, 02:56 | |
| * * *
Porsi kuje violinash pareshtur Ere e marre mbi dhe po ushton. Ne korijen e thelle e te zhveshur Kukuvajka me gaz po kendon.
Shtegtar, qe kalon monopatit Mos e nem kukuvajken e shkrete! Lere zogn' e perbuzur prej fatit Te kendoje pas qejfit te vet!
Kushedi c'i ka hypur ne koke Kushedi se c'kujtim e gezon Kete nate qe era mbi toke Porsi kuje violinash, ushton! | |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Jorgo Bllaci 16/9/2010, 02:56 | |
| * * *
Ti kedo mbi dhe do ta cuditje, Mike moj, qe s'vure mend nje here; Kur me sheh me vajza ne shetitje, Pse serishmi behesh pike e vrer?
Foshnje ishe, foshnje, mike, mbete, Ndonse per dike tani je grua; C'dreqin ke, c't'u shkrep pas kaqe vjetesh, Qe xheloze behesh prap per mua?
Une kurre ty s'ta kam rrefyer Brengen, qe ne shpirt mezi permbaj, Dashuria, dashuri' e fyer, Gur me ben e nuk me le te qaj.
Ja, keshtu, moj mike, qenka jeta: Ndodh qe nga nje here, per cudi, Lodhet prej mesimeve te veta, Edhe behet foshnje, porsi ti.
Ne s'e qeshim tekanjozen jete, Po kur ne gabojme, ajo harron: Ndonse marrezira ben dhe vete, Rende ne na tall e na ndeshkon.
Mike, qe me bere te trishtuar, Te te qesh, as qe me shkon nder mend, - Eshte i gjere shpirt i perveluar, Ka nje vend dhe per gabimin tend!
1961
| |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Jorgo Bllaci 16/9/2010, 02:56 | |
| * * *
Sa pisk e kam, sa dhembje ndiej, sa dua Te me perpije brenda dheu i zi! Oh, zgjate doren sonte edhe mbi mua, Te ngrohten dore, o mema Shqiperi!
Jam i semure, buza po me dridhet, Ketu ne gjoks dicka me shpon, si gjemb, Nje lemsh, nj'i forte xhung ne fyt me mblidhet, S'marr fryme dot, cdo pejz ne trup me dhemb.
Nje cast me merr ne gjirin tend te shenjte Te mbeshtes kryet e te qaj, te qaj, Ashtu sic mund te qajne, o meme e shtrenjte, Vec foshnjat dhe fajtoret e pafaj!
1964 | |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Jorgo Bllaci 16/9/2010, 02:57 | |
| * * *
S'i mbaj meri per vitet e rinise, Qe nje nga nje po m'ikin pa gezim As jetes plot andrralla, as dashurise, Qe u tall ashtu sic desh me fatin tim.
Askend nuk e kujtoj per keq ne bote, - Ne zemren time shteg te mbyllur s'ka Mjafton nje fjale e cilter, fjale e ngrohte, Qe te me besh prape mik e prape vella.
1967 | |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: poet i mrekullueshem!!! 16/9/2010, 02:57 | |
| * * *
Une ngjaj me bredhat neper male, Qe te blerte mbeten ne cdo stine, Qe nuk ka c'u ben acari i eger Me debore e shi e suferine.
Ajr' i paster, trualli i forte Valle u jep atyre kaq rini? Ku ta dish? Natyra ka dhe ligje, Qe prej nesh i fsheh me xhelozi.
Une ngjaj me bredhat, por, ne dimer, Tek mbi supe boren pres i heshtur, Mendja me rri larg te nje qershize, Qe acari i ngrire e gjen te zhveshur...
1967
| |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: petalet bien 16/9/2010, 02:58 | |
| ***
Petalet bien ; era mengadale I hedh mbi gjurmat,qe le mikja pas. E shoh tek shkon e heshtur dhe nje fjale, Per lamtumire, s`kam fuqi t`ia flas.
E c`mund t`i them?Degjon te kthehet valle Serishmi zogu , qe mergimin nis, Kur tjeter vis kerkon e s`e ze malli Per cerdhen a per strehen qe braktis?
Papritur, te rrembyera rrekera Ne shpirt me mbysin dhembjen pa kufi! Petalet bien
heshtas shket pranvera,
Roniten te perkoheshmet stoli
Nje grusht kujtimesh qe shperndau era, Ja c`qe , se fundi , gjithe kjo dashuri !
1962 | |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Jorgo Bllaci 16/9/2010, 02:59 | |
| ***
Te le shendene, o shok , o mik, qe thelle Per mua pate ndjere dhembshuri! Nuk dua helm kjo vjershe te te sjelle, Kur vete po e shkruaj ne qetsi.
Perse po ngre sot dore kunder vetes? Nuk di ne c`hon i shpreses yll me ra. Kam mbetur n`udhekryq e shtegu i jetes S`kuptoj nga cila ane nis, or vlla!
Mistere te panumerta ne koke M`u mblodhen e s`po di se nga t`ia mbaj; S`me mbetet vecse me te ftohten toke Morine e te fshehtave ta ndaj.
Ti mos kerko t`i dish keto mistere Te lutem vec, me duf, me shpirt, me zjarr, Te me kujtosh per te mire edhe ahere, Kur te me kalbet kryqi
mbi varr.
1965 | |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Jorgo Bllaci 16/9/2010, 03:00 | |
| ***
Kur buzeqesh plot gaz e shend, Ti ndrin gjithe enderrat e mia; Nga thellesire e syrit tend Veshtron e cilter dashuria.
Hutohem, mendjen krejt humbas, Magjepsem pas atij veshtrimi; Me grish padashur n`at cast Nje vis i larget enderrimi,
Ku vetetin ne qiellin blu Gezimi, jeta , lumturia, Ashtu siq ndrin ne syte e tu, Ne syte e qeshur, dashuria!
1961 ---------------------------------- ***
Ra nata mbi fushen pa ane, Zefiri shelgjishtat perkund. Po shkasin karrocat me sane Ne pluhur te rruges pa fund.
Kojrillat merguan ne juge Dhe pylli se thelli rrenkon. Dikush, ne te heshturen rruge, Nje kenge te dhembshur kendon.
Dhe ikin karrocat me sane, E zera nuk ndihen gjekund. Mendimet pas tyre c`me vane, Ne mjegull te fushes pa fund
1960 ---------------------------------
***
Kenge, jete, drite, hapsire, Brohori jehonash plot kumbim! Enderrat e shpirtrave te dlire Kaltrojne qiellin pa mbarim!
Eja mike, flakja zemres velin Qe te ka mbuluar me merzi : Gonxhet po shperthejne, shih, po celin Mijra lule, mijra dashuri!
Mjaft me drojtjen tende dhe ngurrimin! Sot pranvera zgjon kudo gezimin- Jepju e tera vrulleve te tua,
Eja te te puth, te te pushtoj! Njerez, qe te gjitheve ju dua,- Lermeni, si mik t`ju perqafoj!
1958 ---------------------------- Sa mekat, qe ky poet i cmuar nuk ka qene i njohur,sidomos nder viset shqiptare te jasht Shqiperise zyrtare, deri para pak vitesh! Vargu i tij i lehte,qe reflekton shpirtin e dlire te poetit shqiptar,kundermon ere trendafili qe te qeton shpirtin kur ti ndjen merzi!Jorgo Bllaci do te ze definitivisht nje vend shume te rendesishem ne letersine tone.Ai eshte njeri nder liriket me te forte qe kemi patur ndonjehere.
TUFANI
Nentogeri gjithnje me pat thene: Shok ushtar, duhet bindje n`ushtri! Porse une atehere kam qene Kokekrisur, siq jam dhe tani.
Cmendurisht une e dua tufanin,- Sidomos atehere n`ushtri, Ku kish dreqer ne vend te me mbanin, Kur degjoja gjemimet e tij!
Nje te diel pushimi dhjetori, Tek shetisja me shoket plot shend, Permbi krahe tufani me mori Dhe me beri te bridhja pa mend.
Me perplasej ne gjoks ere e forte Dhe me mbushte me gaz e me dehte
Po me zuri nje shi,more shoke, Nje rrebesh qe me solli ne vete!
Erdha mardha e ngriva aq shume, Sa u bera si dreqi pishman. I thash vetes: perse bre, pa pune, Te baresesh keshtu ne tufan ?
Po rrebeshi gjithe fushen e nxiu. Ku te gjeja nje strehe?Per fat, Pashe diku nje kasolle bariu, Qe m`u duk n`at cast si pallat!
Neper shqoten e rrepte e rrebele, Nisa vrapin drejt saj menjehere. Do me bente baloshi fertele, Po mos dilte nje vashez ne dere.
C`lumturi!-peshperis i cuditur Edhe shtangem prej gazit ne vend! Kjo kasolle,kjo vajze , pa pritur Robert Bernsin me sollen ndermend.
Ne nje vjershez ai kishte shkruar, Se nje vajze e shpetoi ne tufan. Dic do jem,- thash dhe une i gezuar,- Qe papritur keshtu po me ngjan!
Vetetimthi leshverdha fshatare, Si sorkadhez e trembur me pa. Dhe pastaj, me nje ndrojtje mitare, Urdhero ne kasolle
- me tha.
Ula kryet e pragun kalova, Me nje drithme te thelle ne gji
Por m`u shemb gjithcka qe mendova, Se te zjarri qe plaku bari!
Kur ai, me veshtrimin drejt meje, Mermeriti:Ku shkon neper shqote?, Une ndjeva pa pritur nder deje Nje rreqethje te ftoht` e te forte.
Mblodha veten e vajta te zjarri, Zura vend dhe i thash menjehere: Epo , xhaxho, detyr` e ushtarit As qe pyet per shqote e per ere
Ne kujtese dhe sot me ka mbetur Cdo veshtrim i leshverdhes, cdo gjest. Ate nate, kur rash per te fjetur (vetkuptuhet se ku : ne arrest!),
Papushuar ne shpirt me kumbonte Embelsisht zeri i saj vasheror. Gjithe ankth, prisja diten t`agonte Dhe takimin gazmor dashuror.
Por agoi, u ngrys,prap agoi
Une s`pashe as fushe, as rruge. Komandanti pastaj me dergoi Me sherbim, diku tutje ne Jug.
Kur u ktheva, kish ardhur pranvera, Kishte nisur te zgjohej prap jeta, Po ne fushe, mes lulesh te tjera, Me te bukuren lule s`e gjeta.
Ne repart, disa shoke me thane, Se nje vajze me kishte kerkuar, Po pastaj, s`di ne c`mal, me babane, Tok me grigjen ajo kishte shkuar
Ato vite, s`di c`shpresa me mbanin Qe ta shihja ndokur
Dhe prandaj Cmendurisht une e dua tufanin, Se me shfaqet fytyrez e saj
1963 ----------------------------
Shkeputur nga "Zerat e nates"
*** Kur padashur humbas nder kujtime Mos me shih me trishtim e merzi; Mos mu ngrys, moj e bukura ime,- Koha shkon e me skthen perseri
Por nga mjegull e kohes se ikur Ndodh qe shpesh ndonje ze na jehon Mallengjenjes, i larget, i mbytur,- Dhe padashur ne shpirt na trishton
1960
*** Ah, nen keto akasje te thara krejt pothua, Ka vite e sme kujtohet si ndodhi qe papritur Ajo pa vetem qiell e dege permbi mua Dhe une, bar, nen floket e saj te shpurpuritur. Mbaj mend qe u ngrit nje thirrje e sdi ku humbi Pastaj dy zogj qe rane diku nga nje fole Edhe nje ere mali, qe erdh e befas shkundi Deboren e petaleve mbi ne
1984
| |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Jorgo Bllaci 16/9/2010, 03:01 | |
| ***
Medet se c`hall i madh me gjeti: Nuk e kuptoj se c`eshte kjo, Qe s`po arrij ta njoh veten, Kur jam ne enderr e kur jo!
M`u be sikur, tani dhe dridhem, Kaq e tmerruar enderr qe, M`u be sikur nje short i hidhur Na ra per pjese e sikur ne,
Qe mezi c`presim per t`u pare, Sesi u grindem krejt pa shkak Dhe mbetem, per habi,te ndare Nje cerek shekulli , jo pak!
Duro e tkurru e shkreta zemer Thash se do me ngurosej shpejt, Po befas ti me thirre n`emer Dhe brofa i shastisur krejt,
Sa s`munda ta kuptoja fare Dhe s`e kuptoj dot as tani, Kush ishte enderr, ajo ndarje Apo ky zgjim plot lumturi? --------------------------------
***
Une e di qe ti tani per mua, Prane stufes rri edhe mendon: Jorgo,Jorgo! - ti me vete thua - Kete nate ku po e kalon?
Valle,mos ndonje vejushe e mbetur Te ka marre sonte ne shtepi Dhe te puth e te pushton e etur, Gjithe epsh e gjithe egersi?...
S`ke se c`ben, e dashur, rruge e shkrete Ne te huaj shtreter te perplas! S`kane faj vejushat mendjelehta Qe ne brengen time gjejne gaz!
Ti serishmi mendjen vret per mua, Prane stufes,brengen duke fshehur: Jorgo,Jorgo! - prap me vete thua, - Mos po endesh rrugeve i dehur?
Jo, e dashur, sonte fli e qete : Ne nje park te heshtur,fill i vetem Po qendroj,porsi nje zog pa flete; Permbi stol i krrusur,qaj e mekem Dhe pse qaj nuk e kuptoj as vete
1959
-------------------------------------------------------------------------------- Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kandili 1 : 16-12-2007 mė 16:10. --------------------------------
***
Kushtuar P.J.
O mik i shtrenjte!Shkuan kaq vjete, Po ty nga shpirti dhembja nuk t`u nda; S`te qeshi buza, qysh nga dite e shkrete Kur nje syzeze iku dhe te la.
Po pse, i dashur, vitet qe na shkuan Me brenge t`i kujtojme e me merzi, Kur ne me gjithe zemer ia kushtuam Cdo hov rinor se dlires bukuri?
Ne vitet tona, s`duhet ta genjejme Me lote shpirtin, se s`ia vlen, vella, Qe dashurine e vogel ta shperblejme, Keshtu si ti , me dhembje te medha!
1963
| |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Jorgo Bllaci 16/9/2010, 03:01 | |
| ***
Oh, c`nate!Prej tokes se thelli, Nje hymn i mahnitshem ushton E can madheshtor neper qiellin, Ku hena me rete vallzon.
Dhe pishat me mall perqafojne Feneret e rruges kudo; Te dehura hijet lodrojne Dhe dridhen e puthen nen to.
Pas tyre dikur, si femije, Me miken ne rendnim me vrap E ndalnim t`i kapnim, po hijet Na shkisnin e putheshin prap.
Nuk di per sa kohe vazhduam Te rendnim ashtu plot hare, As di si pastaj u bashkuam Me lodren e tyre dhe ne.
Mbaj mend vetem fjalet qe shkane Aq embel nga buzet e saj: I dashur, vec ty te kem prane, Pa jeta rrjedh vete pastaj
Dhe nata, e bukura nate, Ushtimen pushoi rreth nesh; Keshtu si tani, hene e arte U fsheh dhe humbi pas resh.
Po ne ku u zhdukem,ku humbem Aq keq, sa mos shiheshim dot? Sa me njeri tjetrin s`po mundim Ta gjejme gjekund dhe sot?
1968 -----------------------------
***
Eja,kenga ime, s`kemi c`rrime Mes kesaj rremuje pa kuptim, Vrasesi ku hiqet per viktime Dhe viktimes i kerkon shpagim, Ku te perdhunuarat gjykohen, Me te rruges ligj, nga prostitutat, Ku te marre e t`urte pergojohen Dhe servilet, porsi minj nga skutat, Dalin rrahin gjokset edhe mburren Se luftuan vrimash, si heronjte, Kuajve te ngordhur tek u sulen Per t`u hequr me terbim patkonjte
Ku gjithkushi klith e shfryn paprere, Me nje duf qe , meshirona o zot! Eja, kenge e dashur, kaq potere Une e ti nuk e durojme dot, Se jo pakez jeta na ka vrare
Ndaj le t`ikim, ku s`na sheh njeri! Mbase larg ne pyjet magjistare Do te gjejme prehje dhe qetsi.
1991
-------------------------------------------------------------------------------- ***
Krahėt e xhamtė ka shtrirė cikna mbi grykat e pyjet. Hėna rri pezull e ngrirė, grimca prej akulli, yjet.
Duket pėrreth sikur jeta befas ka humbur ēdo gjurmė; Vetėm, nėn akuj, rrėketė prap gurgullojnė me zhurmė...
1989
| |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Jorgo Bllaci 16/9/2010, 03:02 | |
| Nje mbremje...
Njė mbrėmje, pėr t'u shlodhur, kisha dalė E po shėtisja bregut mengadalė.
Nga njėri krah, sodisja perėndimin, Nga tjetri, nėpėr rėrė, hijen time.
Ajo u zjgat, u zgjat, e mė sė fundi, Me muzgun befas njėsh u bė dhe humbi.
Nuk di ē'm'u shkrep njė ēast e ndala hapat, Tė shija ē'gjurme kisha lėnė prapa.
Po kot i hodha sytė nėpėr rėrė: Nė muzgun gri qe kredhur bregu i tėrė.
| |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Jorgo Bllaci | |
| |
| | | | Jorgo Bllaci | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
| |
| |
| |
|