| Albania.123.st
|
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.123.st". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė. |
|
| Poeti Naim Berisha | |
| | Autori | Mesazh |
---|
TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Poeti Naim Berisha 17/9/2010, 01:22 | |
| Me ka rene, rastesisht, ne dore, libri i peste poetik i Naim Berishes dhe me ka pelqyer shume.
Disa poezi nga libri i tij "Zog I Qiellit"
Ku eshte vendi i bukurise
Ku eshte vendi i bukurise, as vete s'e di. Te udhetoj drejt tij apo t'i shkruaj karte. Vetem nje gje e them me siguri, Vendi i bukurise eshte larg, shume larg.
Por, do ta gjej ate vend dhe une, patjeter. Duke pyetur thone gjendet cdo gje, Mjafton te mos rri si nje uje i ndejtur, Mjafton te ec, te lodhem, te mos fle.
Sa vende te bukura une vete kam pare, Aq te mira te ndershme, te gjitheve na rafshin. Mos kujtoni se jam i pashetitur, i papare, Nen qiellin blu, ne detin e hapur.
Ato vende te bukura me kane rrembyer ne duar Me kane shpetuar nga smogu dhe cdo rrezik tjeter, Me kane ngritur lart me mirenjohje, mua, Mbi rrenoja kalash, nden lotet e vjeter.
Me hiret e nje panje gercele Ikur nga shiu dhe rene nden bresher.
E Bukura
Gjithmone e bukura me ka shastisur Me ka terhequr si nje magnet, E ke, ne fakt, nuk ka mahnitur, Cilin nga ne, ne te vertete...?
Sa shpesh, ajo me eshte fshehur Ne lug e gerxh, rudine a zall... Keshtu me teper me ka magjepsur, Keshtu me teper me zgjonte mall.
Ngahere ate e kam spikatur Mengjes e mbremje, gjithe e kam ndjekur, Me duart skuqur, drizat kam flakur Sa shume per te, une jam perpjekur.
Porsi nje kale une kam vrapuar, Si kale i kuq krifeshatervan... Te bukuren gjeta, e kam zbuluar Ne linjen: Londer-Prishtine-Tirane.
Pas puthjes se pare
Tani, rrallehere, per mua mendon. Tani qe kane kaluar kaq vite... Kur, papritur, emrin ma lexon Ne kopertinen e ndonje libri a reviste.
Dhe, natyrisht, ke heshtur ca caste, Dhe brenda tyre ke ndjere pendim, Se zemra jote nuk mundi ta maste Dashurine qe ziente ne kraharorin tim.
Dashuria ime...s'ish nje fllad i lehte, Qe pyllit te kalonte si nje feshferime. Dashurine time te thelle sa nje det Asgje nuk e nxe, vecse gjoksi im...
Dashuria per ty, e tille me ka mbetur Edhe pse vite kaluan goxha... Prandaj, s'do mend, jam ligur e tretur Si nje dite dimri jam ngrysur, hata.
Ne dy gisht fytyre krejt te dritheruar Si dy gurra mali, syte me lotojne mall A thua se s'qenkam djali i pikelluar Mbetur i magjepsur pas puthjes se pare. :)
| |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Poeti Naim Berisha 17/9/2010, 01:23 | |
| Nuk øshtø trill xxx (nenes)
Nje flutur llampes rrotull i shkon Tempullit te vet i rri ne skaj... Nje trill me thote eshte nena jone, Eshte shpirt i saj... !
Dhe une trillin shpesh e besoj Sillet, nderkaq, flutura nhapesire: Jam nena jote, me thote ajo, Lerme te te puth, sme njeh im bir?!
Cte me puthesh, i them, ti... Bore e bardhe mbeshtjelle me heshtje Konvertuar ne vese a shi Ne trajte dhimbjesh inkandeshente.
Kujtesa jote, moj e bekuar, Rend e plagosur drites se erret Prek me gishterinjte e dritheruar Dheun e zi, balten e njelmet...
Ah, fryma jote! Fryme perendie! Fllad i shartuar tani ne blir... Duart e tua si duar femije, Syte e tu, diej dritethyer.
O shpirt i trembur, ne bujtinen e fundit, Me nyjet e ngaterruara te kujteses! Cti them babait, leshuar mbi bastunin, Sic leshon fjalet si per pasneser...? . . . Pa fluturoi neneflutura ime, Dhe nuk u pa dy here me sy...! Cu bere nene, dashuri-dhimbje? Si gjethe ne ere, endem pa ty.
Dialog me dashurinexxxu
Me thuaj tani, nga se shtrime ecjen Sinjale drite shkrepem neper nate. Ne ishim perkrah si nje trup i vetem Erresira na mbante inat.
Ajo mund te sillte shiun dhe eren Rrebeshin skursente, as cikmen e ftohte Ne dimer kur te donte e kthente pranveren Dhe dasmen ne mort.
Njerezit e saj te merrnin me te mire, Me vaj e uthull regjur gjithe kujdes Te ftonin per kafe me plot deshire, Te te fusnin ne thes.
Njerezit e saj ishin demode Ngado grinin dogma, shfrynin urrejtje Pak tu prishej qejfi, leshonin rrufe, Nenshkruanin vdekje.
Po ne i ruheshim erresires se ngrate Ia njihnim krismen, duhmen dhe vrapin Sa shume qe rrekej te te zinte mat, Te te priste gjuhen, hapin.
Nje zexxx
Kurre mos mendo te behesh mbret As president te mos behesh kurre! Atje erozioni ben punen e vet Tufani te shtri mes rruges si kurve.
Te jesh kryeminister, je shpesh satana, Te jesh deputet, sje vecse nje skrib Humbet arsyetimin ne etjen per para, I verber do rendesh nga krimi ne flirt.
Eshte nje farisej, dishepull i ndyre Ai qe perthyhet ne selite e tyre. Demonin e ka ne gjak e fytyre Dhe ul pantallonat per hater te zoterinjve.
Gjithmone ne jete maleve jam ngjitur Gjunjet kam vrare ne shkrepa e gure Ne ajrin e ftohte te maleve jam rritur... Ndaj, vetem per malet, mund te behem ure. | |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Poeti Naim Berisha 17/9/2010, 01:23 | |
| A ka te gjalle ne ato varreza
Nje pyll i dendur, kallamishte E djegur me cigar... Ne ishull s'ka inerci Vetem nje grusht uje te piste Toke te djegur dhe pakez ajer.
Gjerat nje nga nje i ka debuar Forca e rendeses a e perendise...? Nje ere e keqe perplaset ne shqisat tona Si neper shtigje vrima-vrima minjsh.
Kohet ne herbarium kunder njera-tjetres. Qelite zbojne jonjerezit... Rrekete e gjakut permbysin kuajt e eres. Varret ia thone kenges.
A ka te gjalle ne ato varreza A shndrit e lire aty bukuria A vec te gjallet i mbulon e zeza A vec meitet harlis dashuria.
------------------------------------------------------------
Rekuiem per vajtojcen e cmendur
Te thoja se dicka e prish Metabolizmin e njeriut Kur ne forme vaji... Gruaja me xhublete dhe mitan jeshil Kuvendon me te vdekurit e saj
Kesi vajtojcash, me thoje Si engjej te blerte Ka pasur dhe do kete perhere Ato shfaqen si fantazma ne cdo vend Dimer e vere.
Te thoja se ne keso rastesh Parandjenja te keqija Me trembin pa mase... Mos ki frike, me thoshe, i dashur Asgje nuk ndodh dhe shqyheshe ne gaz.
Te thosha pastaj, Vdekjen e kemi hak... Prej saj aspak nuk kam frike, Vecse vajtojca qe klith ne sokak S'di pse per mua perben rrezik.
Ajo u thoshte te vdekurve te shkrete Se robtohej, nate e dite, ne pune Dhe, pothuaj, s'merrte fare shperblim Une zbehesha e digjesha si ne ferr E ti me thoshe: mbahu miku im!
Kalonin ditet e ti prape me thoshe Te kujtohet e cmendura...? Dhe qeshje me te madhe si gjithmone. Une kisha frike se na degjonin dhe muret Dhe behesha dylle i verdhe, kufome.
--------------------------------------------------------------------
Kujtesa e Kosovarit
Rrjedhes se gjakut, gurgullime e eger Keputem e hy ne nje bun te mjegullt Me krahet si pendet e zogut Feniks Pegasi me behet shkemb si ne legjende E une c'te beja me pegasin tim.
Perfytem me dallget gjithkund neper nate Fitoj dhe nje varre, me zitohet pamja Brinjen e thyer bej pishtar te flakte Fatin tim te ri, debora e zbardhi...
Plaga me mekon kenge te patravaje Tek dal, perhumbur, diku nga nje meshe Nese neser vdes, do te thone, pastaj ...Aq fat ka pasur! Fati... pune resh!
| |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Poeti Naim Berisha 17/9/2010, 01:24 | |
| Babai eshte balli i gjere i njerezise
Tani qe babai me lengon ne shtrat, Une ndjej per te, me shume dhembshuri, Ne dhé te huaj...,mjeroj aq larg, Sa shume me bren mungese e tij.
Ne jete kam pasur enderr gjithmone Te jem per babane nje djale i mire, I tille te mbetem si heret dhe vone, Dhe ne varr te vete me nje fytyre.
Po, nganjehere, njeriu s'qenkesh ne vete Padashur harron zemren e tij; Te harrosh babane, do te ish e tmerrshme, Te harrosh babane, do t'ish marrezi.
Pse une qe kam shkruar me qindra vjersha Per atin tim s'kam bere nje varg Babai eshte atdheu, babai eshte jeta, Te mos shkruash per te, a s'eshte mekat.
Pse une qe kam shkruar aq shume tregime Mjeroj tani, bej vajmedet...! Si nuk kam shkruar per atesine time Te mos shkruash per te, a eshte e drejte?
Babai eshte balli i gjere i njerezise Shkallarja qe ngjisim cdo dite e me shume Fara trendafilblerte e krenise, Udha ku ecim, dhe ti, dhe une.
Ne hapesire te atdheut, t'mos ish babai Do te shihte syri shkreteti, rrenoja Ja, pse therres, tani e pastaj... Ai eshte shkaku...! Ne, pasoja.
| |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Poeti Naim Berisha 17/9/2010, 01:24 | |
| A thua se s'qenkam, thjesht, nje gur i lehte
Nga xhepi nxjerr celsin e portes Dhe fletet e saj hap qete e qete A thua se s'qenkam i udheve te botes A thua se s'qenkam, thjesht, nje gur i lehte.
Se guret e rende ne atdhe qendrojne Atje bejne kalane cdo dite e me shume Per guret e vegjel, me mall mendojne Per guret e ikur, nuk vene sy ne gjume.
Guret e shtepise me kujtojne humbaq Ndoshta edhe druret, mund te me bejne me faj Iku, thone, humbi, u zhduk dhe aq...! Ndersa une, per ta, jam gati te qaj.
Une qe kam kenduar per zogjte dhe lulet Dhe falle kam shtije me vijat e pellembes Ylbere kam shkrepur per dhenderit e nuset Kam ngritur poema per hiret e nenes.
Per blune valevitese te qiellit t'atdheut Sa shume kam mall, brenge e dashuri! Per guret e rende dhe balten e dheut Per gjithe cfare ecen ne Shqiperi...
Mire te gjeca vendlindje, zemerembel! Jam une, i rrezuari ne dashurine tende. C'ke qene, c'je dhe c'do te jesh eshte ender Eshte menyra kryelarte e jetes prej endrre.
Nga xhepi nxjerr celsin e portes Kanatat e saj, mbyll qete e qete Une, humbaqi, i udheve te botes A thua se s'qenkam, thjesht, nje gur i lehte.
-----------------------------------------------------------------------
Vajzat e botes
Vajzat e botes per flirt te ftojne A thua se s'paska si ato vajza... Rreken se fjala te dashurojne Me dashurine ne thonjeza.
Te grishin per kafe, dreke a darke Te marrin me vete, tutje, ne makine Vecse s'paguajne asnje qindarke "Anything" thone, per dashurine.
Me tufa lulesh te vijne verdalle Te sjellshme, te brishta, te bukura Perkulen dhe qeshin, te puthin me mall Te ndritshme, vecse, kurva...
Kur bredh me to, a thua se harron Botes t'ia shkelesh, t'ia shajsh gjithe cepat! Shetitja me e shkurter, mjafton Te te pastrojne xhepat.
Vajzat e botes per flirt te ftojne A thua se s'ka si ato vajza Rreken se gjoja te dashurojne, Me dashurine, ne thonjeza.
| |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Poeti Naim Berisha 17/9/2010, 01:25 | |
| BARI I RINGJALLJES
Na ish njehere nje mbret cudirralle Na kish nje mik, mekembesin Enkiduj. Ndoshta cfare po them, ju vjen si perralle Po kjo histori edhe sot ben buje
Mbreti sec mbante emrin Gilgamesh Dhe na ish i famshem si nje Perendi Ai para kamrave promovonte shpesh Pavdekesine e vet dhe mikut te tij.
Thoshte se njerezit jane te gjithe te vdekshem Me perjashtim te tij dhe mekembesit te vet Une, trashte zerin, mbetem i perjetshem Me kot nuk bej ligjin, me kot nuk jam mbret
Por nje dite te bukur ashtu krejt papritur I vdes mik i shtrenjte, mekembesi Enkidu Pa ia nisi mbreti duke buleritur Pike e zeze, cme gjeti! O bo bo, bu bu!
Pse valle aq shume na ish deshperuar Pse shpirti iu mbush gjithe blasfemi Kuptohet, njitash, sec na qe kujtuar Se pas Enkidujt, vinte radhe e tij.
Vrau mendjen shume dhe ne vjeshte te vone Mbreti sec ia merr kenges edhe valles Tani para kamrave hodhi tjeter bombe Tha se kishte shpikur barin e ringjalljes.
* * *
Ndaj ti qe pandeh se coc je ne bote Mos e dridh me, se ta presin bishtin Nga balta ke mbire dhe mos u mburr kot Bari i ringjalljes eshte per Jezu Krishtin.
Naim Berisha
| |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Poeti Naim Berisha 17/9/2010, 01:25 | |
| Keto poezi jane nga libri "Ngado Syte e Vajzes"
VAJZE MANEKINE
mjegull ngjyre plumbi pluhur boje gjaku ketrushe pa zemer prej qelqi dhe bari barbari e dhembshur prej uji dhe ajri begati e fjetur prej ere dhe bore ne ritme rreziku ke humbur fare
Vajze manekine qe vdes ne dritare.
JESHIL ESHTE BARI
... njerezit e dashur qe me kane vdekur i kam te gjalle ne trishtimin e syve shihmeni drejt kur qepallat vrik e vrik me hapen e mbyllen, nga te gjitha ngjyrat qe do te vini re do te shquani, nderkaq, jeshilen...
Jeshil eshte bari i varrit te tyre.
KUR BIE SHI
kur bie shi me shtohen psheretimat fjala me shkon me muret i bie fyllit ne nje vrime ne vesh te shurdher neper vrimat e tjera me rreziten dhimbjet.
vazhda e djerses se djeshme neper rrudhat e ballit me behet fir buzeqeshje te dashurish kujtoj, reflekse konture ditesh me diell.
ETJA E TOKES
veshet na kruhen. i kruajme. ditet tona kane et kjo, me se shumti, do te thote se shi se shpejti do te kete.
dhe une po nisem ne kerkim te shiut se u tha toka per nje lot uje shiun dhe diellin duhet t'i gjejme vete se nuk t'i sjell i huaji.
po nisem, por do te kthehem me shiun perpara se te bjere nata
brigjeve te etura oshetijne zerat shfryn balada.
KA QENE DASHURIA
Lind dashuria ne vrunduj te eres Ne shkulme te gjakut lindin njerez... Po jeta..? Leviz ne rrugen e saj... honeve te shpirtit permbi dashuri te vale.
Dashuria paska qene me pare!
NE START LAMTUMIRASH
Mbi nje vese agu ngrihet e kelthet nje peng i nendheshem S'e lodh tundimi... As heshtja bojehiri.
Azmatik udhetues drejt stacionit te sterlashte te bashkimit.
Duart... dege frasheri shtrire te vrara ne start lamtumirash.
TI S'JE DASHURIA
... Lerme!
Fushat me bime Kodrat me peme Malet me bore Hapesirat me njerez S'me lene te te kthehem
S'me lene dritaret e botes se burrit Nga shohin vetveten te gjithe njerezit.
| |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Poeti Naim Berisha 17/9/2010, 01:26 | |
| Kjo poezi eshte marre nga libri me poezi "LE TE VIJNE VAJZAT"
Le te vijne vajzat
Do te shtrihem barkas perdhe Te thith eren e tokes,afshin e ugarit, Te vijne zogjte e qiellit me kenge dhe hare, Te me mbulojne me flatrat e tyre dhe fijet e barit.
Ashtu i shtrire, Do te doja te flija gjate, Si dikur ne plevice,mbeshtjelle me pendet, barin the kashten.
Ne muzg, Ne mengjes ,ne mbremje a mesnate. Le te vijne vajzat e fshatit dhe te me vene flaken...
| |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Poeti Naim Berisha | |
| |
| | | | Poeti Naim Berisha | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
| |
| |
| |
|