Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Albade.com


 
PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  ForumForum  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.123.st". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

 

 Primo Shllaku - Edhe fjalėt shkojnė nė ferr

Shko poshtė 
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Primo Shllaku - Edhe fjalėt shkojnė nė ferr  Empty
MesazhTitulli: Primo Shllaku - Edhe fjalėt shkojnė nė ferr    Primo Shllaku - Edhe fjalėt shkojnė nė ferr  Icon_minitime17/9/2010, 03:32

Edhe fjalėt shkojnė nė ferr

Kush ėshtė?

Primo Shllaku u lind nė Shkodėr mė 16 dhjetor tė vitit 1947. Shkollėn fillore e kreu nė qytetin e lindjes. Pasi mbaron studimet nė Universitetin e Tiranės pėr Gjuhė-Letėrsi shqipe, me propozim tė Pr.Dr. Eqerem Ēabej, emėrohet pedagog pranė kėtij universiteti, por mė pas emėrimi anullohet. I propozohet njė vend nė Institutin e Lartė Pedagogjik tė Elbasanit-sot Universiteti A. Xhuvani-, por ai detyrohet tė refuzojė pėr arsye se familja e tij transferohet nė Shkodėr. Punon si mėsues nė zonėn e Shllakut -Shkodėr, prej aty nė shkollėn pyjore e mė pas nė atė industriale. Bir i regjisorit, Artistit tė Popullit Lec Shllaku, dhe nip i helenistit dhe pėrkthyesit tė famshėm Gjon Shllaku, qė prej fillimviteve '90, Primo jeton dhe punon si mėsues frėngjishteje nė Greqi. Veprat mė tė rėndėsishme tė tij janė vėllimet poetike Lule nate dhe Hana e njelmėt e ditės.

Botim i ri i shtėpisė sė librit OMBRA GVG, poezi, tendencė



Aleksandra


Shkojnė autobusat nėpėr natė.

Zhurma e njenit duket si gjellė

qė heshtaz valon.

ai tė zbret te pragu i derės sime.

Ti sjell me vete mollė,

shkrepse

dhe trokitje padurim

1989



Dyshi


Isha i marrė kur besoja

Se dashunia vjen.

Jo. Dashunia ikė,

Ikė gjithmonė.

Dashunia s'ka ftyrė.

Ka vetėm shpinėn.

Ajo jeton nė shtjerrje gjithėherė,

Jeton nė zgrip ndonjiherė.

Si jeta.

Jeta e vogėl, (la vie mineure)

Qė zgjat.

Kjo jetė e vogėl, e bame prej ne tė dysh.

Dhe prej gjithė tė dyve tė tjerė qė janė.

Dyshi.

Numri ma i madh i botės.

I pamatė.

Botė e futun nė gjoks.

Botė qė shtjerret.

Botė qė rri nė zgrip.

Botė qė zgjat.

Prandej isha i marrė kur besoja

Se dashunia ikė.

Jo, dashunia vjen.

Kthehet e vjen prap.

Ndoshta?


1978



Nji plagė


Qe, ky ishte gjaku im.

Nji ēast ma parė ai vraponte nėpėr zemėr.

Merre kėtė gjak dhe vene nė qiellin tand

si diell.

Nė s'ban,

vene si hanė.

Nė prapė nuk ban, vene siē asht,

si gjak

qė disa ēaste ma parė

vraponte nė zemrėn time

dhe ndoshta atje i pa,

n'errsinėn e kuqe,

sytė

e tu plot drit


1983



Gostia


Ne ishim pak

Dhe kishim pak me thanė.

Dielli ishte pėrshkue nėpėr tavolinėn tonė

dhe ishte ndalė te pasqyrat.

Vetėm frutat s'i kishte zanė hija.

Dora ndiqte copat e diellit

deri te cepi i tavolinės qė mbaronte me zgrip.



Ne pinim ujė tė ndźjun,

ndonji dėshironte me heshtė

dhe na e lźnim tė heshtte

ndėrsa dielli i radhės e prekte nė shpinė.



Flisnim pėr motin, pėr thojzat, pėr pikturat me karbon e

teatrin.

Flisnim pėr kambėt e Maries.

Ra fjala pėr frutat qė po mbaronin,

u pėrmendėn ato qė do tė delnin.

Pak ishim qė donim tė flisnim.

Tė tjerėt rrinin aty tė papranishėm.



Flisnim pėr ditėn qė shkurtohet.

Flisnim pėr freskun e darkės.

Flisnim pėr gjoksin e Maries.



Na ishim pak,

Askush s'kishte ma qejf tė fliste.

Dikush vėrejti se kėtė radhė

Fjalėt kishin sosė para ushqimeve.

Krismat n'tavolinė ishin metalike,

Krueset e dhambėve ishin mbarue tė gjitha.



Flisnim pėr Marien, pėr vdekjen e saj,

Ra fjala pėr vorrin.

S'e di se kush tha se ajo ishte skelet tashma.

Lėvizje kambėsh nėn tavolinė.

Ky ishte shźj se fjalėt,

nėse s'kishin mbarue,

ishin kah mbarimi.



Na flisnim pėr Marien,

pėr jetėn e saj, pėr fundin,

pinim kafe me thithje tė gjata

dhe pyesnim vetveten

nėse do tė delte nji tjetėr si ajo?

1988



Reja, mali dhe ti


Ne fund te rruges qe more
erdhi nje shenj kohe
qe mbetet
ti, mali dhe reja.
Ishit vetem te tre.
Vetem.
Bota qe terheqe.
Mes jush frynte nje ere e ftohte pa cak.
Ju shikova
dhe diku thelle ne mue
dicka e vogel u keput.
Ju ndejtet aty te ngrime,
te ardhun prej thellesise se castit
derisa e rrahuna e qerpikut tim
ju shtyu edhe nje hap.
Mbi ecjen tuej te ngadalte,
te shpejte,
te pame dhe ta papame
shuhet ngadalte,
kujtimi
i atij casti
tashma
te harruem.

Drisht, 1978




• Ne veten e dyte


Ti
i vetmi kujtim i dites tjeter
Ti
E vetmja pasqyre e diellit te zhdukun.
Ti
ma pershperitesi burim i drites.
Ti
shkallare e imet drite qe ngjit kah inteligjenca.
Ti
e vetmja cice e nje shtatoreje te pazbulueme.
Ti
syni endacak i nje trendafili qe jeton moshen e vet blu.
Ti
tel i trashe kontrabasash i shkurdisur nder huj.
Ti
send i ndritshem qe vala hedh ne plazhet e qiellit.
Ti
syni ma i habitun
ma i madh
ma kureshtar i krejt femijenise sime.
Ti
cerdhe e fresket dallendyshash
qe zemra nis pa pushim drejt botes.
Ti
pashkez e lumtun mbi faqen e erret te gjithesise.
Vete shterpe, por dashnore e dashnoreve.
Zemren prush
synin freski.
Ti
e vetmja qe s'e njeh lamtumiren.
Ti
sy i celun me vese mbi nja balle teper tue nderrueshem
Ti qe ne gjuhen time amtare ke emrin tingellues:
HANA

1985



• Bashkekohes

Kemi linde bashke
dhe koha
per ty njelloj kalon.
nje minut yti
per nje minut timin
ose, per saktesi,
nje minut yti
per gjashte dhjete sekonda te jetes sime kalon,
vjen, barazohet e shkon.
Po.
Cdo casti i imi
asht i njajti cast i yti
a thue se gojet tona
mbi te njajten cice
thithin njeheresh ranen e amshte te zgjatjes se sendeve.
Nje dite do ta marrim vesh
se e vetmja gja qe kishim te perbashket
deri ne fund
ishte saktesia e persosun
se cdo dite e imja
ishte saktesisht e njajta dite e jotja
dhe se, pa e dite,
na kishim jetue kohen e njeni-tjetrit
me titullin ma te lehte te botes:
"bashkekohes"
Me duej pra, se dielli asht njeni prej nesh.
Me duej se ky yll qe pershperit ate heshtjen e vet blu
ndoshta asht nje fill i keputun drite
e Koha s'rrjedh ma per te.
Me shih si nje gja
qe ma kurre nuk do te perseritet mbi toke,
si nje qe ndave me te
saktesisht
e barabar
cdo thermi te kohes tande.

Dyert tona jane te verbeta
dhe syte nuk mund te shtrengojne.
Keta sy qe ndeshen, pyeten
por qe s'preken, s'njihen.
Ah, gati vdekja!
E une kam me te dashte
si due token.
ate toke
ku muzat e vdekuna nuk lane skelet
por bar mbi syte e pleqve

1986



• Duer te pamunduna

Anes Luka
Kam mall me i pa duert e mia.
Kam mall me i zberthye nje pulle te njohun.
Kam deshire me u krye diku te thembra.
Kam deshire ta deboj kete mize te syni.
Duer mbi tavolinen e nje dasme
Duer te medha ku pushon koha
Duar ere te papritun mbi pemet e prehjes
Duer qe ndezin nje qiri
Duer qe shkruajne ne ajer figura blu
Duer mbi grunin e ri e te vjeter
Duer mbi tavolina, kercenuese dhe andrrimtare
Duer qe rreshqasin pa shkrue
Duer mbi qytet
Duer qe marin nje hane
Duer te besdishme qe s'i se ku t'i futesh.

Kam mall me i pa duert e mia
Kam mall me i ferkue duert e mia
Kam deshire me hape dere ne doren time
Kam nevoje me i shtri duert e mia perpara.
Por duert e mia jane te lidhuna mbrapa.

Duer te shendosah
Duer skeletike
Duer qe s'kane asgja
Duer qe kane gjithcka pikersiht se nuk kane asgja
Duer qe dashunohen
Duer qe urrehen sepse nuk njihen
Duer qe nuk duhen sepse nuk njihen
Duer te vemendshme
Duer te vdekuna nga vemendja
Duer qe dallojne buzen nga thembra
Duer qe humbasin ne pyjet e flokeve
Duer te vdekuna pa zberthye nje gushe
Duer te ndrojtuna ngjyre rranje
Duer qe do te donin me qene duer.

Kam mall me i pa duert e mia
kam deshire me shkrue nje emen
Kam deshire me preke
dicka me dashje
Asht koha me tregue me gisht.

Por duert e mia ende s'kane linde ...

1987



• Gjuetare

Binte shi ate dite
Dhe femijet do te shkonin per zogj
Nder xhepa llastika dhe gure
Gure te zgjedhun te rrumbullaket

Ate dite shiu s'kishte pushue
por femijet e kishin lane te shkonin
Kercitnin guret neper xhepa
Shkrehnin llastikat ne te thate.

Varg u nisen femijet neper shi
Shoshokut i shkelnin thembrat
Grate shihnin ne enderr fundin e tyne
Burrat shihnin cigaret deri afer thonjve.

Nje per kacube rrinin femijet neper prita
Shiu u lagte floket, duert, syte e shpinen
i njajti shi binte mbi zogjte e strukun
Prandej rrinin thelle ne zemer te ferrave.

Priten me ore femijet kalimin e ndonje zogu
Iu ngrine gishtat ne lastika te pashkrehuna.

Me shi u kthyen femijet, m eshi ashtu si dolen
Neper ajrin blu te dites qe mbaron
i fshehen rrobat, kepucet, i ndrydhen teshtimat
Por askush s'i pyeti, si qysh e tek.

Nen shi shkuen, nen shi erdhen
Me gure u nisen, m egure u kthyen
Zogjte kishin mbetur prej shiut nder skuta
Ai shi prape binte krena te tyne ne shtreten.



• Simfoni


Moxarti asht semunde.
Puthjet mund te mbaronin.
Moxarti lengon.
Une gjeta fjale te reja.
Moxarti dha shpirt.
Ne kemi nje cast lodhjeje per kujtimin tone.
befas Moxarti ngjallet
Nje tjeter simfoni po lindet.
Kesaj here autoret jemi na.

1986


• Kepucet

Me vrisnin kur ishin te reja
Tashti
qe kamba i ka ba per vete,
jane vjetrue.
Ishte nje cast vec,
kur s'me vrisnin fort
e s'ishin te vjetra fort.

1987


• Kryet e gjelit

Ne livadh kryet e nje gjeli qe kendonte.
Syni i poshtem
mbi bar te ashper
qe ther si fjale.
Syni i siperm
drejt nje qielli te gjane
si heshjte.
Shikimi i tij si pyetje retorike.
Qielli, e vetmja liri.
Heshtja e vetmja shkence.
Dashunia i vetmi dimension.

1989


• Krim i persosun

Nje diktatori

E mbolli aren e Buzeqeshjes me miser te verdhe gjeorgjian
Nxorri jashte ligji Pasten e Brushen e dhambeve.

1992



• Peshku i vogel

Ate dite lumi po shterrte.
Mbeti pa grope
peshku
dhe perhere e ma i vogel
bahej rrethi
i rruges se tij

Nje diell i nalte
ia merrte ujin gropes,
nje toke e rreshkun
ia thithte ujin gropes.
Peshku
rrotullohej perhere e ne rrathe ma te vegjel,
ma ta vegjel.
Shpina e tij e murrme
u duk si gunge mbi uje.
barku i tij ndeshi ne zall.
Nje diell i nxehte ia thithte ujin,
nje zall i rreshkun ia vidhte ujin
peshkut.
Ky peshk i vogel
s'mund te rrinte ma vec ne bark.
Syni i tij shihte ne ajer,
tjetri vec koken e turbullt.
Mbas pak ai mbeti,
hasi ne toke
dhe miza celiku iu ndalen mbi sy.
Ai u hodh.
Diku nder make
stuhia kish shperthye
me shi e me rrebesh.
Ujenat e qiellit,
te bame ujenat e tokes,
po vinin neper zall
ne drejtim te peshkut te vogel
qe luftonte me mizat prej celiku.
Lekura po i thahej peshkut
me nje blu te panjohun.
Uji po vinte
me ballin e vet te shkumezuem,
po vinte drejt peshkur.
Ai perhere e ma rralle perpelitej.
perhere e ma fort ...
Dicka si jeta a vdekja
e shqetesonte peshkun e vogel.
Uji po mberrinte
tue e lage zallin me shkumen e vet kakao.
E ndieu peshku rropamen e ujit
qe po vinte afer,
e ndjeu ...
Ah, po te arrije, po te arrije ...
U ngrit peshku nalt me furi,
mizat u shperndane,
trupi ju njom.
Furia e vales
e shtyu ne nje amull.
U peshtet per breg
dhe, me gojen e hapun,
merrte nje fryme me zor.
Erdhi uji, erdhi uji,
i dha vetes peshku,
por trupi s'iu bind ma.
brenda tij sendet po ndaheshin.
I dha prape vetes qe te ndreqej.
Dicka si truni a zemra a muskujt
nuk i punonin ma peshkut.
Erdhi vone ky uji erdhi vone.
Te vinte atehere kur u duken te parat miza.
Atehere te kishte ardhe ...
Mizat prej celiku u duken prape.
Kesaj here peshku ishte i tyne ...

1986 -1988
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
 
Primo Shllaku - Edhe fjalėt shkojnė nė ferr
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Jeta ferr-parajse nga Alban Tartari
» Skifter Kellici "Politikantet shkojne ne Mars"
» Edhe Pirat edhe Infermier.

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: