Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Albade.com


 
PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  ForumForum  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.123.st". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

 

 Luljeta Selimi

Shko poshtė 
AutoriMesazh
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Luljeta Selimi  Empty
MesazhTitulli: Luljeta Selimi    Luljeta Selimi  Icon_minitime19/9/2010, 03:21

Libri „ Rrefimet e femrave tė dhunuara gjatė luftės nė Kosov”

Autorja : Luljeta Selimi


Redaktor Jusuf Iberdemaj

Recenzent: Azem Hajdari dhe Azem Zogaj

Lektore : Myrvete Morina



Nė vend tė parathėnjės;

Pse u detyrova qė t’i botoj rrėfimet e femrave tė dhunuara?
Njėra nga arsyet kryesore ėshtė se e vėrteta mbi kėtė kapitull mbase mė tė
dhėmbshmin dhe mė tė ndjeshmin nė tėrė periudhėn e luftės sė fundit nė
Kosovė, po mbetet nėn hije dhe se kjo e vėrtetė duhet tė plasohet nė opinion
sado e dhimbshme dhe e rėndė tė jetė ajo. Zaten e vėrteta gjithmonė ėshtė e
dhimbshme dhe e rėndė, e posaēėisht kur flitet pėr plagėn mė tė madhe tė ēdo
lufte, pėr dhunimet. Dhunimet ndodhin nė ēdo luftė dhe ēdokund konsiderohen
si krimi mė i rėndė i saj. Edhe nė te tri luftėrat e fundit qė ndodhen ne
rajon, barbarėt serbė ushtruan dhunime tė papara, nė Kroaci, Bosnje dhe sė
fundi edhe nė Kosovė.Pra edhe nė Kosovė pėrveq vrasjeve, dėbimeve, djegieve,
rrėnimeve,plackitjeve,kidnapimeve e burgosjeve ata bėnė edhe dhunime. Dhunimet janė tė rėnda pėr ēdo popull nė botė e posaēerisht pėr
popullin tonė sepse morali ėshtė pjesa mė e ndieshme e qenjes sė tij. Gjatė
punės sime nė teren kamė parė nga afėr se sa tė renda janė pėrjetimet e tė
dhunuarave, sa e rėndė ėshtė kjo pėr familjet e tyre, pėr rrethin dhe pėr
ēdo shqiptar.
Njerėzit nė Kosovė, nga mė tė rendomtėt e deri tek pushtetarėt e saj, iu
shmangen dhe bishtėrojnė bisedave rreth dhunimeve! Unė i kuptoj kosovarėt
pse nuk flasin, nuk shkruajnė dhe nuk bėjnė gati asgjė pėr ti zbuluar
dhunimet! Por nuk i kuptoj ndėrkombėtarėt qė veprojnė ne Kosovė dhe e di se
marrin donacione te majme pėr kėtė punė dhe nuk bėjnė asgjė as pėr ti
zbuluar dhunuesit e as pėr ti ndihmuar femrat e dhunuara.
Arsyeja tjetėr qė me shtyri ta botoj kėtė libėr me rrefime tronditėse tė
disa femrave tė dhunuara ėshtė sjellja e palejueshme e ayre qė janė tė
thirrur tė bėjnė diēka nė kėtė drejtim! Ata sillen sikur kėtu nuk kanė
ndodhur as luftė, as vrasje, as djegie e plackitje as dhunime, as asgjė
prej gjėjė. Ose edhe mė keq, sillen sikur dhunimet kanė ndodhur diku
tjeter, e jo kėtu, para syve tanė dhe tė botės!!!
Sot nė Kosovė ka femra te cilat pas pėrjetimit tė dhunimit ndodhėn nė
gjendje shumė tė vėshtirė psiko-fizike dhe materjale! Kėto femra kanė nevojė
pėr pėrkrahje, qoftė morale dhe materjale. Ato duan trajtim tė vazhdueshėm
dhe pėrkujdesje mjekėsore. Askush nuk bėn asgjė pėr To. Asgjė pėr kėto femra
nuk ndėrmerr as Tribunali i Hagės punėn e tė cilit nė Prishtinė “e kryen”
hetuesja ndėrkombėtare e cila ka vetėm njė detyrė: ti zbuloi dhunimet qė
kanė ndodhur nė Kosovė gjatė luftės.
Ajo qė kosovarėt do te duhej ta dinin ėshtė se nė Hagė kanė dėshmuar dhe do
tė dėshmojnė edhe shumė boshnjake tė tjera tė dhunuara gjatė luftės nė
Bosnjė. Njė gjė tė tillė do tė duhej bėrė tė mundur edhe femrave kosovare.
Atyre pra duhet dhėnė rasti qė para Tribunalit tė Hagės t`i denoncojnė
kriminelėt serbė. E di dhe i kuptoj femrat qė e kanė tė vėshtirė ta bėjnė
kėtė, por njė gjė duhet ta kenė tė qartė: se krimi nuk mund dhe nuk duhet tė
fshehet sepse ato do tė detyrohen njė ditė qė vetė ta thonė tė vėrtetėn,
sepse kjo nuk mund tė mbahet e fshehur pėrgjithmonė. Ėshtė nė tė mirėn dhe
interesin e tyre dhe prandaj ato duhet tė rrėfehėn sepse vetėm nė atė mėnyrė
mund ta nxjerrin helmin qė mbajnė nė shpirt.Pėr ato plagė qė i bartin mė
vete, tė dhunuarat, duhet qė, nė radhė tė parė, vetvetiu tė pėrpiqėn tė
gjejnė sherim sepse gjendja e tyre shėndetėsore dhe shpirtėrore mund tė
mbetet me pasoja aq mė pare kur dihet se atyre u mungon edhe perkujdesja mė
elementare profesionale dhe institucionale! Dhe vėrtetė; si do sherohet njė
14 vjeēare e dhunuar dhe ta dojė sėrish jetėn?
Si tė pajtohet me fatin njė e re tė cilėn e ka braktisur i fejuari vetėm pse
e dhunuan barbarėt serbė? Si do tė pajtohet me fatin e hidhur njė nėnė e re
e cila pas pėrjetimit tė dhunimit ka dėshtuar sė linduri dhe nuk do tė mund
tė lind kurrė mė fėmijė? Si do tė sherohet nėna e cila nuk mund tė kėthehet
tek fėmijėt e sajė sepse barbarėt e dhunuan nė sytė e tyre dhe tė anėtarėve
tė tjerė tė familjes? Si mund t’i harrojnė tė gjitha kėto femrat e dhunuara
pa ndihmėn e gjithmbarshme tė shoqėrisė kosovare? Si, si…???
Ndoshta kurrė nuk do t’i botoja kėto rrėfime sikur tė mos mė thoshte njė e
dhunuar nė njė mėngjes se ato pėrveq sė janė tė dhunura janė edhe tė
braktisura dhe tė fyera. Kur unė u pėrpoqa ta ngushėlloj, ajo mė
pėshpėriti:” ne qė jemi dhunuar dhe sot vuajmė jemi morali dhe pamorali i tė
gjithė kosovarėve! Edhe kur jemi nė mesin e tė gjallėve, ne, sėrish
ndjehemi te vdekura! Edhe kur ecim rrugės, e ndjejmė peshėn e dhunimit, e
shofim atė nė sytė e njerėzve, tė cilėt, ndoshta, kurrė nuk do tė mund ta
imagjinojnė sė ēfarė kemi perjetuar. Ne jemi plaga e ēdo njeriu , vuajtja
dhe mungesa e ēdo fėmiu. Edhe kur njerėzit qeshin, pa kujtuar fare sė ne
ekzistojmė, ne mendojmė sė ata qeshin dhe tallėn me tragjedinė tonė. Edhe
kur lotojnė, shajnė e pėshtyjnė edhe atėherė ne jemi pjesa mė e dhėmbėshme
dhe mė tragjike… Ne sot jemi tė braktisura, dhe pesha e ēdo gjėje qė po
ndėrtohet nė Kosovė rėndon mbi ne! Ne jemi gjaku, pluhuri dhe pėshtyma e
djeshme e sotme dhe e nesėrme e Kosovės andaj dikush duhet ta ngre zėrin pėr
ne. Po ta them, ngase ti mund ta bėsh kėtė, sepse ti cdo ditė mjekon plagėt
tona. Dhėmbja jonė do tė ishte akoma mė e madhe po ta bėntė dikush pėr
tallje apo pėrfitime…”me tha duke dashur qė plagėt e saja dhe tė tė tjerave tė jenė ndėrgjegjėsim pėr ne tė gjithė. Duhet ta dimė tė gjithė se liria e ka ēmimin e lartė dhe se nje hise tė madhe tė atij ēmimi e kanė paguar edhe viktimat e dhunimit.
Ata qė sot shkelin mbi varret e tyre (sepse shumė nga tė dhunuarat mėpastaj
edhe janė vrarė e masakruar ) ,ata qė sot shkelin mbi plagėt, dhembjet,
lotėt dhe tragjedinė e kėtyre femrave, duhet ta dinė mirė se ato janė
pasqyra dhe fytyra e vėrtetė e kosovarėve, duhet ta dinė se shkelin mbi
pjesėn mė tė dhėmbėshme tė lirisė sė Kosovės. Turpi iu mbetet vetėm atyre qė
e shkelin dhe pėrbuzin viktimat e kėsaj tragjedie tė hidhur. Le tė kujtojnė
vetėm njėherė se si do t`iu dukej sikur kjo t`iu kishte ndodhur atyre mė tė
dashurave, nėnave, motrave, grave apo vajzave tė tyre tė cilat i duan mė
shumė se sytė e ballit! Duhet ta dimė tė gjithė sė ato kėrkojnė ndihmė,
pėrkrahje dhe trajtim tė pėrditshėm mjekėsor, profesional dhe
institucional.
Le tė jetė ky libėr vetėm njė pėrpjekje modeste pėr tė zgjuar interesimin
dhe pėrkushtimin mė tė madh jo vetėm nė zbardhjėn e tė gjitha rasteve tė
dhunimit por edhe nė trajtimin adekuat tė viktimave. Mbase do ndeshėm nė
thumb tė kritikave tė llojeve e natyrave tė ndryshme por konsideroj sė e
vėrteta sado e hidhur tė jetė duhet tė dalė nė dritė nė mėnyrė qė tė mos
harrohet as pėrseritet kurrė mė.
E bashkėndjejė dhembjėn me tė gjitha ato motra tė mia nėse sadopak ua kamė
lėnduar shpirtin duke ua rikujtuar sėrish tė kaluarėn e hidhur pėr ēka
paraprakisht iu kėrkoi falje dhe mirkuptim.


Autorja L Selimi
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Luljeta Selimi  Empty
MesazhTitulli: Re: Luljeta Selimi    Luljeta Selimi  Icon_minitime19/9/2010, 03:21

''Rrefime nga femrat e dhunuara gjate luftes ne Kosove,,

S'KAM FUQI TĖ KTHEHEM NĖ VENDLINDJE


" - Edhe sot e kėsaj dite nuk e di se sa ditė kishin kaluar kur policia
serbe na hyri brenda. Aq shumė u frikėsova por, shpėtova,nuk na ndodhi
asgjė. Na i dhanė tre minuta tė dilnim nga shtėpia, dhe dolėm. Kur
arritėm
nė Pejė, policia na ndalėn pėrsėri, na kėrkuan nga 50 DM pėr person
nėse
donim tė vazhdonim pėr nė Shqipėri. Ne kishim vetėm 200 DM, e ishim
nentė
veta. "Kush do tė shpėtonte? Cilin do ta ndalnin? Pyesnim nė heshtje,
ndėrkaq babai ua dorėzoi paratė dhe u tregoi se ishim nėntė veta. Na
shikuan
dhe pasi ia morėn nėnės dhe mua unazat nga duart, na lėshuan. Nė dalje

Pejės, na ndali grupi tjetėr i policisė. Edhe ata na kėrkuan para dhe
nuk do
t'na lėshonin sikur njė familje nga Gllogjani tė mos i jipte 200 DM. U
nisėm. Disa metra mė larg, policia kishte ndalur kolonėn qė ishte e
gjatė
deri nė kufi. Ata ishin banorė nga fshatrat e Ferizajit, Suharekės,
Rahovecit, Prizrenit, Malishevės e ndoshta edhe tė Gjakovės. Policia
nuk
lėshonte askė pa e kontrolluar dhe ne duhej tė prisnim nė rrugė. Edhe
pse
nuk bėnte shumė vapė, ishte vėshtirė tė rrije e tė prisje aty. Nuk
kishim as
ujė e as bukė. Policia nuk na lejonte as tė ktheheshim por as tė
vazhdonim,
madje as tė uleshim. Ashtu nė kėmbė, tė mbėshtetur nė njėri-tjetrin,
qėndruam mbi 11 orė. Kishte rėnė errėsira e parė kur kolona filloi tė
lėvizė
ndagalė. Ishim aq tė lodhurė, por, megjithatė, shpresonim se do tė
arrinim
tė gjallė nė Shqipėri. Rruga ishte e gjatė por, ajo u vėshtirėsua edhe

shumė kur gjatė natės filloi njė shi i madh dhe mėngjesi gėdhiu i
ftohtė.
Fėmijėt tė lodhur filluan tė qanin, e policėt ishin egėrsuar shumė. Si
dukej, ata kishin humbur shokėt e tyre diku. Kishim edhe dy-tri
kilometra
pėr tė arritur deri te kufiri,dhe nė momentin kur arritėm tek vendi ku
bėhej
pengesa pėr vazhdimin e rrugės, policėt filluan tė na kontrollonin
sėrish.
Na preknin trupit, kurse meshkujtė i rrahnin dhe i detyronin t'u jepnin
para. Ne nuk kishim, edhe herėn e fundit na ndihmuan tė tjerėt. Kur
vėllanė
tim 12 vjeēar filluan ta rrahnin, unė i ika nga dora e policit qė po mė
kontrollonte dhe u hodha mbi vėllanė. Doja qė, sė paku, njė tė rame
t'ia
marrė unė. Eshtė vėllau i vetėm pas nėntė motrave. Polici qė po e
rrahte, mė
tėrhoqi pėr flokėt e gjata dhe mė drejtoi kah kryepolici i cili, nė
prani tė
kolonės, me majėn e thikės filloi t'mi zhvishte rrobat. Mi hoqi tė
gjitha nė
prani tė babės, nėnės, vėllaut,burrit dhe fėmijėve tė mij. Fėmijėt
filluan
tė qajnė me tė madhe, por aq u bėnte atyre, dhe kryepolici mė tėrhoqi
deri
tek strehimorja e tyre e improvizuar qė ishte nė afėrsi tė rrugės. Mė
hodhėn
mbi tavolinė, mi lidhėn duart pėr tė, tė cilėn siē duket e kishin
pėrgatitur
enkas pėr t'i dhunuar femrat shqiptare. E di qė pasi filloi tė mė
ē'nderojė,
me kokė i rashė tavolinės, kurse ata qeshnin e flisnin sikur tė ishin

spektakėl. Tėrė kėtė e shihnin edhe tė afėrmit e mi, e shihnin edhe
qytetarėt e tjerė dhe tėrė kolona e gjatė qė po lėvizte andej. Si nė
ėndėrr
mė kujtohet kur i urdhėruan familjarėt e mi tė ecin. Edhe sot mė
tingėllon
nė kokė zėri i nėnės sime, e cila nuk kishte dashur tė vazhdojė pa mua.
Edhe
sot e kėsaj dite nuk dihet se ku ėshtė. Mė kujtohet se pėrveē dhunimit,

goditėn disa herė me kondak nė kokė. Nuk mė kujtohet si, dhe kush mė ka
dėrguar deri nė Kukės, por e di se aty kam dėgjuar edhe shumė klithma,
dhe
shumė gjėmė, shumė thirrje pėr ndihmė nga shumė femra tė tjera qė i
dhunuan.
Nė spitalin e Tiranės qėndrova e shtrirė 19 ditė. Gjashtė ditė me radhė

kishte qėndruar burri tek koka, e unė nuk e njihja. Nga goditja nė kokė
kisha harruar ēdo gjė.Vetėm zėri i bijės sime 5 vjeēare qė mė thėrriste
e
qante pse nuk i flisja, mė nxorri nga ajo komė, qė edhe mjekėt u
befasuan.
Sot nuk kam fuqi tė shkojė e tė jetojė nė vendin ku kam jetuar mė herėt
me
burrin dhe fėmijėt. Nuk mund tė kthehem as nė vendlindjen time, sepse
nuk
kam fuqi. Mė vjen turp pėr atė qė mė ka ndodhur. E kanė parė edhe
qindra
bashkėfshatarė tė mi. Unė kam pasur fatin tė mė kuptojė burri, por
jetoj me
dy plagė qė nuk do tė mė shėrohen kurrė. Jetoj me plagėn qė ma morėn
nėnėn,
dhe me plagėn e dhunimit, qė ėshtė mė e rėndė se vdekja", - theksoi, nė
fund
tė rrėfimit, D.R. nga njė fshat i Pejės

Mbledhur nga L Selimi ne njerin nga disa librat e saj
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Luljeta Selimi  Empty
MesazhTitulli: Re: Luljeta Selimi    Luljeta Selimi  Icon_minitime19/9/2010, 03:22

''Jeta ma kėtheu shpinėn atėherė, e tash vetėm e shikoj atė!,,


Bedrija jeton e vetmuar, dhe ēdo ditė heq tė zitė e ullirit pėr tė
siguruar
kafshatėn e gojės. Banesa ku ishte strehuar ajo ishte njė banesė e
improvizuar mbi kulmin e njė ndėrtese nė lagjen “Dardania” nė
Prishtinė.
Banesa gjysėm e errėt, me mobile shumė tė vjetra, toka pa mbulojė dhe
banjo,
e parregulluar, ngjanin me shtėpitė e vjetra tė fshatrave rurale nė
shumė
komuna tė varfėra nė Kosovė . Nė njė nga dollapėt e pakėt qė kishte
improvizuar nė afėrsi tė shtratit, ajo kishte lėnė rrobat e saja tė
pakėta,
disa libra, dhe pothuajse hapėsirėn mė tė madhe e kishte lėnė pėr disa
fotografi qė ishin gjysmė tė grisura dhe tė pėrlyera. Ajo qė binte nė
sy mbi
tė gjitha, ishte njė nga fotografitė e saj gjysėm e djegur tė cilėn ajo
e
kishte futur nė njė kornizė tė vlefshme. Fytyra e saj ndonėse e bukur,

larg tė jepte tė kuptosh se ishte e mėrzitur. Edhe gjatė pėrshėndetjes
dhe
fjalėve tė zakonshme ajo e ulte shikimin dhe mėnyra se si vėshtronte
njerėzit tė jepte tė kuptosh, se ajo ishte e shqetėsuar. Bedrija derisa
po i
largonte mbulojat e shtratit, dhe bėnte njė vend tė ulej, lėshoi njė
ofshamė
dhe fshehurazi kafshoi buzėn sikur donte tė fshihte diēka .
U ul nė shtratin e vjetėr qė mezi i ngjante njė shtrati, dhe pa pasur
nevojė
t’a pyesėsh asgjė me sytė e pėrlotur foli:“ e sheh kėtė banesė? Kėtu
jetoj
tani dy vite. Do tė pajtohesha pėr skamjen dhe mobilet e vjetra, sikur

kisha njė ēmim mė tė lirė pėr qiranė. Unė pėr kėtė qymez detyrohem tė
paguaj
ēdo muaj nga 100 DM . Kėshtu kur nuk bie shi, nuk duket edhe aq keq. Po
kur
bie shi, detyrohem ta tėrheq shtratin nė mes tė dhomės, dhe nė katėr
vende
nė kėtė dhomė, nėse mund ta quaj dhomė, detyrohem tė vendosi enė qė ta
presin shiun . Kėshtu e kisha edhe gjatė gjithė dimrit tė kaluar. Merre
me
mend si mund tė ngrohet njeriu nė kėtė banesė, kur ka vrima, dhe tė
ftohtit
depėrton brenda. Zot si po qėndroj....po ky nuk ėshtė halli im i vetėm.
Nuk
vuaj pse nuk kam banesė mė tė mirė, pse jetoj me 240 DM aq i marrė nga
puna
si infermjere, dhe ka raste kur detyrohem ta ha bukėn thatė, edhe pa
kripė.....halli im ėshtė i madh, shumė i madh, e unė duhet tė bėhem si

gjithė, tė punoj, tė jetoj dhe aktroj pėr tė mos u dhėnė mundėsinė
njerėzve
tė kėnaqen me fatkeqėsinė time“. Deshti tė vazhdoj tė flas edhe mė
Bedrija,
por me duar mbuloi fytyrėn e saj tė bukur qė sa vinte e zverdhej edhe
mė dhe
ashtu nė heshtje qau pėr disa minuta. Qante dhe herė pas here
shtrėngonte
duart e saj qė i dridheshin dhe ajo pėrpiqej ti fshihte duke i
shtrėnguar nė
mes vete, e herė duke i futur nė mes tė gjunjve qė i dridheshin. Nė
dhomėn
gjysėm tė errėt dėnesja e saj behej edhe mė e rėndė, dhe lotėt qė i
bashkoheshin nė mjekėrr sikur tėrė botėn e kthenin nė epokėn e rėndė tė
luftės, e cila ende nuk ka marrė fund pėr tė gjithė njerėzit. Bedrija
shikoi
disa sekonda kah fotografia nė kornizė , e mori atė nė dorė dhe pasi
mori
frymė thellė tha “ I sheh kėta njerėz, janė njerėzit e mi mė tė dashur

kam pasur. Ėshtė babai, nėna, vėllau im i vetėm dhe unė. Janė kėto
ditėt kur
unė isha fėmijė, kur nuk kuptoja se ēka po ndodhte rreth meje, kur unė
me
vėllanė merresha me lojėrat fėmijėrore, dhe nuk kuptoja pse babai e
kishte
tė rėndėsishme ti dėgjonte lajmet, tė dinte ēka po ndodhte rreth nesh
dhe me
ne . Ai e dinte se koha qė po vinte, pėr ne ishte e tmerrshme , se
lufta
ishte e pashmangshme dhe, se pėr liri duhej sakrifica qė pėr tė ardhmen
duhej punuar. E unė si ēdo fėmijė pėrpiqesha tė kėnaqesha me ato qė
kisha,
pa e kuptuar se policėt qė endeshin e plaēkinin ēdo ditė nė qytetin
tonė,
njė ditė do tė jenė ata qė do tė ma marrin lumturinė mua, dhe njerėzve

qytetit tim. Babai nganjėherė si nė mahi na thoshte: nėse mua mė ndodh
diēka
apo ndonjėrit nga ne, ata qė mbesin duhet tė vazhdojnė tė jetojnė me
lirinė
qė vjen, sepse liria do sakrifica, liria do gjak dhe liria i ka rrėnjėt

gjak. Unė ato i shihja si fjalė tė urta tė popullit pa e kuptuar se ato
ishin udhėrrėfim i vėrtetė dhe pa ditur ta kuptoj e pa menduar se ato
ditė
ishin shumė, shumė afėr. Kur serbėt bėnė masakėr mbi Jasharajtė, babai
na
tha “ kjo ėshtė ajo qė jam pėrpjekur tė ua sqaroj me vite , serbėt janė

tillė, ata pėr ta mbajtur Kosovėn tė pushtuar, bėjnė ēdo gjė dhe po i
njejti
fat do ti ndjek edhe shumė familje kosovare.Derisa tė mbaroj lufta,
Kosovės
do ti bėhen edhe shumė familje dėshmore, do ti kushtoj shumė shtrenjtė
liria, por ajo duhet tė vij me ēdo ēmim, sepse ėshtė koha e fundit qė
ne
kosovarėt duhet tė zgjohemi dhe ta marrim pushkėn e lirisė nė dorė.
Atėherė
e kuptova se babai fliste tėrė kohėn pėr njė luftė tė afėrt, por qė
edhe unė
si tė gjithė fėmijėt, frikėn e mbaja por nuk guxoja tė besoja se ajo do

mė ndodhte mua , mua qė isha rritur e pėrkėdhelur nga familja dhe njė
ditė
do tė mbetesha e vetmuar, krejt e vetmuar pa askėnd nė kėtė botė… “ dhe
vaji
prap ia ndali fjalėt nė fyt dhe kėtė herė ajo u ngrit nė kėmbė dhe
sillej
nėpėr dhomė e trishtuar duke i fėrkuar duartė mes tyre .
Pas masakres sė Prekazit, babai nuk e fshihte mė nga ne fėmijėt se
ishte i
lidhur me Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės, dhe se po punonte me komandėn
e
tyre. Kishte edhe me nga dhjetė ditė qė nuk vinte nė shtėpi. Kur vinte
nuk i
hiqeshim nga prehėri, edhepse as unė e as vėllai im nuk ishim mė
fėmijė. Nė
shtator u vra dhe botėn e shihja si tė rrėnuar, si ferri vetė. Atė kohė
mendoja se nuk ka asgjė nė botė qė do tė mė bėnte mė tė mėrzitur. Muaj

vonė njerėzit e UĒK-sė, na u lutėn qė ta lėshojmė shtėpinė dhe tė
shkojmė nė
njė vend mė tė sigurt, por nėna tha “ do tė rrimė tė presim edhe ne, le

bėhet me ne ēka tė bėhet me gjithė Gjakovėn” dhe aty mbetėm.Kur filluan
bombardimet dhe filluan ti vrasin njerėzit, nėna nuk fliste asgjė ,
ndoshta
atėherė e kuptoi pse duhej tė vendoseshim nė vend mė tė sigurt. Ditėn e
katėrt kur ushtarėt serbė na erdhėn nė shtėpi pushkatuan nėnėn dhe
vėllanė.
Mua mė morėn me vete, mė dhunuan, dhe trupin tim e masakruan, pėr sė
gjalli,
e dogjen me cigare sa mė nuk kam forcė ta kujtoj. Sa herė e zbuloj
trupin
tim dhe shoh gjurmėt e dhunimit sikur vdes diēka nė mua dhe tani jeta
ime
ėshtė shkatėrruar pėrgjithmonė.
Tani, jetoj pa asnjė ndihmė edhe pse do tė duhej dikush tė mendoj per
mua.

Autorja L Selimi
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Luljeta Selimi  Empty
MesazhTitulli: Re: Luljeta Selimi    Luljeta Selimi  Icon_minitime19/9/2010, 03:22

"JU LUTEM, ME LINI TE VDES!"

Kur ushtarėt e sollėn H.N. nė spitalin ushtarak, ajo ishte nė mes jetės
dhe
vdekjes. Ndonėse mjekėt ushtarakė nuk dinin si ta ndihmonin, pasiqė ajo
ishte e dhunuar, ata ftuan njė mjeke femėr qė ishte nė zonėn tjetėr. E
tėra
ē`po bėnģn ata ishte se po i jepnin gjak, ndonėse gjaku nga plagėt
vazhdonte
t'i rridhte. Mjekėt donin ta shpėtonin me ēdo kusht. Kur erdhi mjekja,
ndonėse gjinekologe e padiplomuar, vendosi qė, edhe nė ato kushte ēfarė
ishin, ta bėnte intervenimin kirurgjik. Mjekja tjetėr ndėrkaq,
gjinekologe e
diplomuar, kur i pa plagėt e vajzės, i tha: "mos e mundo, lėre tė vdes.
E
sheh se kanė filluar t'i dalin organet jashtė, unė nuk do t'i hyja njė
pune
tė tillė". Mjekja e re, e shqetėsuar, fshiu djersėt dhe iu drejtua
koleges:
"Do t'mė ndihmosh apo jo". "Unė mendoj se ėshtė rrezik, ajo mund tė
vdesė",
foli prapė mjekja. Por, megjithatė, filloi tė pėrgatitet. "Ajo edhe
ashtu do
tė vdesė, nėse nuk qepet shumė shpejtė, prandaj, tė lutėm mė ndihmo,
mos tė
humbim kohė", - foli mjekja e re e cila kėrkoi ndihmėn nga infermieret.

gjithė nė atė zonė tani ishin tė informuar pėr atė qė po ndodhte!
Mjekja e
re ishte mike gati me tė gjithė, por ajo qė e bėnte tė ēmohej me tepėr
nga
tė gjithė ishte kėmbėngulėsia e saj. Minutat ishin tė gjata, jo vetėm
pėr
H.N. por edhe pėr mjeken, edhe pėr ndihmėsit... Mė e rėnda ishte se kur
po
mbushej njė orė punė nė atė sallė operacioni, mbi atė zonė filluan
granatimet. Tani mund tė vinte ndonjė i plagosur! Salla e vetme
ndėrkaq,
ishte e zėnė. Granatimet vazhdonin, kurse ushtarėt filluan mbrojtjen.
Dy
granata ranė nė afėrsi tė spitalit. Mjekja e re pėr njė moment u tremb,
por
prapė vazhdoi punėn. Ēdo sekondė ishte luftė nė shumė fronte pėr te dhe
pėr
tė tjerėt. Ajo pa se mitra e vajzės ishte e shqyer dhe se nė organet
gjenitale i kishin futur rėrė, andaj vėshtirė e kishte ta qepte, pa e
pastruar mirė ēdo pjesė tė plagės. Kur e pėrfundoi qepjen e brendshme,
asaj
iu duk se puna pėrfundoi, por po aq u shqetėsua kur pa se edhe nė
stomak
kishte njė plagė tjetėr. Ndonėse e shqetėsuar, mjekja pėrfundoi punėn
me
sukses. Ajo edhe pas operacionit nuk doli nga aty. Vazhdoi t'i
qėndronte te
koka. Pasi e vėshtroi disa minuta, mjekja e re prapė e zbuloi trupin e
saj
dhe filloi t'ia pastronte plagėt e tjera. Ajo filloi nga kėmbėt e
gėrvishura, pastaj u ndal nė gjoks, ku nė mes tė dy gjinjėve kishte tė
vizatuar, me maje thike, kryqin serb, dhe kur po pastronte aty, vėrejti
njė
copė xhami. E hoqi me kujdes, e pastroi mirė dhe i vuri sipėr njė
fashė.
Pastaj prapė ia mbuloi trupin. Dhe, kur nė ditarin e saj filloi tė
shkruante
diēka, H.N., me gjithė zėrin e humbur, filloi tė gjėmonte. "Mos lėviz,

lutem, je e operuar!", - i tha mjekja e re, e cila nuk e ndante
shikimin e
trishtuar nga sytė e saj tė zverdhur. "Pse?", - pyeti ajo dhe dy lot i
ranė
nga sytė. "ke qenė nė rrezik, por tani gjithēka ka pėrfunduar. Tė duhet
forca, ndaj tė lutem, mos u mundo t'i kujtosh gjėrat qė tė kanė
lėnduar,
tani vetėm mbylli sytė dhe pėrpiqu tė pushosh", - i foli mjekja, duke
menduar se ajo nuk e dinte qė ishte operuar. "Pse ma bėre kėtė, pse mė
shpėtove? Tė lutėm mė le tė vdes! Tė lutem, ma bėj kėtė shėrbim! Te
lutėm…",
- i tha ajo dhe lotėt vazhdonin t'i binin nė flokė, e buza i dridhej
pandėrprerė.
Dėgjo: mos mendo por vetėm pusho tani! i tha mjekja, ndėrsa ajo, duke
kafshuar buzėn, tundi kokėn nė shenjė mohimi.

Autorja L Selimi
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Luljeta Selimi  Empty
MesazhTitulli: Re: Luljeta Selimi    Luljeta Selimi  Icon_minitime19/9/2010, 03:23

Cilat janė shifrat e vrasjeve dhe dhunimeve?

Nė Kosovė, numri i femrave tė dhunuara sipas statistikave kap shifra tė
ndryshme varėsisht nga organizatat e ndryshme tė cilat kanė bėrė
hulumtime
nė kėtė drejtim. Ato shifra sillen nga dymijė deri nė dhjetėra mijėra!
Unė,
gjatė punės sime me Organizatėn Joqeveritare “Jeta nė Kastriot” mund tė
flasim pėr 2018 femra tė dhunuara pėr tė cilat pėrveq dėshmive gojore,
videogjirimeve, dėshmive me shkrim dhe fotografive kemi edhe raportet
e
mjekėve: gjinekologė, infektologė, neoropsikiatėr, si dhe raportet
mujore tė
tė gjithave sė bashku pėr ta konstatuar gjenedjen e tyre momemntale si
dhe
diagnozat e secilės veq e veq bashkė me tėrapinė e pėrdorur. Mosha e
kėtyre
femrave ėshtė kryesisht e re duke filluar nga 14 e deri tė 44 vjeq.
Ne,
pėrveq se i vizitojmė sė paku njė herė nė muaj dhe kontrollojmė
gjendjėn
momentale te tyre, vazhdimisht kujdesemi qė 209 prej tyre tė cilat janė

gjendje mė tė rėndė shėndetėsore t`iu sigurojmė barna dhe ilaqe tė
nevojshme. Poashtu saherė na jipet rasti ushtrojmė ndikimin tonė mbi
organizatat e ndryshme qofshin ato tė huaja apo vendase, qeveritare apo
joqeveritare nė mėnyrė qė tė kuptohet domosdoshmėria e ndihmimit dhe
trajtimit tė kėsaj kategorie tė braktisur nga shoqėria! Prej rreth
24.000 tė
vrarėve gjatė luftės nė Kosovė 31.2 pėr qind janė femra tė tė gjitha
moshave
dhe nė bazė tė tė dhėnave tona vetėm 1,3 pėr qind nga numri i
pėrgjithshėm
kanė qenė nė moshė tė shtyer. Ndėrsa tek ata qė kanė pėrjetuar trauma
tė tė
gjitha llojeve, problemet e shėndetit mental janė tejet aktuale. Sipas
hulumtimeve tona tė bėra pas luftės, del se 62 pėr qind tė tė
hulumtuarėve
kanė qenė buzė vdekjes, 49 pėr qind viktima tė torturave apo abuzimit,
42
pėr qind tė ndarė nga familjet e tyre, 26 pėr qind kanė pėrjetuar
vrasjėn e
ndonjė anėtari tė familjes apo farefisit, 10 pėr qind kanė qenė tė
burgosur
dhe 4 pėr qind tė abuzuar seksualisht. OJQ-ja jonė ka ndihmuar aq sa ka
patur mundėsi megjithatė jemi tė vetėdijshėm sė nuk kemi mundur as pėr

afėrmi t“i pėrmbushim nevojat e tė dhunuarave. Projektet tona pėr tė
bėrė mė
tepėr nė kėtė drejtim shpesh injorohen prandaj edhe njėherė
shfrytėzojmė
rastin t`i thėrrasim tė gjitha shoqatat dhe individėt qė kanė mundėsi
dhe
vullnet tė mirė qė nė tė gjitha format e mundėshme t`iu dalin nė ndihmė
kėtyre femrave nė mėnyrė qė t`ua rikėthejmė kuptimin e jetės me gjithė
bukurinė e saj. Me duhet tė them se pėrveq punės sime, njė ndihmesė
shumė tė
madhe e ka dhėnė edhe bashkėdrejtuesja Myrvete Morina si dhe stafi ynė
mjekėsor dhe profesional. Gjatė punės sime nė teren kamė parė nga afėr
gjendjėn e rėndė shpirtėrore tė tė dhunuarave! Ato shpesh, duke
ngurruar tė
tregojnė, i ndryjnė nė shpirt brengat dhe vuajtjet derisa u keqėsohet
aq
shumė gjendja saqė edhe ndihma dhe trajtimi mjekėsor ėshtė i vėshtirė.
Prandaj ato duhet hapur zemrėn sepse nė kėtė mėnyrė mė sė shumti e
sherojnė
vetvehtėn por edhe ndihmojnė tė tjerėt qė t`iu ofrojnė ndihmė atyre.
Gjatė
punės sonė me kėto femra por edhe gjatė punės sime si gazetare kamė
mundur
tė konstatoj se pėrveq femrave tė dhunuara dhe atyre tė vrara ekziston
edhe
njė numėr i madh i atyre qė konsiderohen tė zhdukura! Fatkeqėsisht tė
dhėnat
flasin se shumica e femrave tė vrara sė pari janė dhunuar e mė pas janė
vrarė, prandaj ndėrkombėtarėt kur gjykojnė pėr krimet e luftės nė
Kosovė
duhet ta kenė parasyesh se plagėt e vdekjės sė shumicės se femrave
bartin me
vete edhe plagėt e dhunimit. Dhe prandaj gjenocidi dhe dhuna e ushtruar
mbi
popullin e Kosovės ka pėrmasa shumė mė tė mėdha sesa qė japin tė dhėnat
dhe
hulumtimet tona...

Autorja Luljeta Selimi






Recension: nga Azem Azemi


Rrėfime qė tė mbulojnė me trishtim e pikėllim


Kėtij libri specifik tė kėtyre rrėfimeve tronditėse, s’duhet shtuar
absolutisht, kurrfarė parathėnie e as pasthėnie. Kėto rėfime flasin
vetė. Me
gjuhėn mė tė pastėr , me argumentin mė tė vrazhdtė, flasin me shpirtin
e
vrarė tė njė femre,tė njė nėneje,tė njė motreje, tė njė tė fejuareje,
tė njė
nuseje. “ Fytyrėn e zotit do ta shohėsh , kur tė mos jesh mė nė jetė “
po
shkuante nė Bibėl. Edhe kėto femra mė s’kanė ēka tė fshehin. I kanė
pėrjetuar tė gjitha tė ligat qė mund ti bėjė qenja apo antiqenja
njerėzore.Kanė prekur fundin e detit dhe kulmin e qiellit. I kanė parė

gjitha, i kanė dėgjuar tė gjitha. Ua kanė vrarė shpirtin , prandaj
s’ėshtė
rastėsi kur me ngulm kėrkojnė qė ti lėmė tė qeta nė bėrjen edhe tė
gjysmės
sė rrugės tjetėr, vdekjen e trupit. Ato, mė mirė e kėrkojnė vdekjen
komplete
se gjysma-gjysma. Dhe absolutisht nuk kanė tė drejtė. Sepse, a jeton
njeriu
vetėm pėr vete? A nuk kanė shumica e tyre fėmijė , pėr tė cilėt vlen
secila
sakrificė? A s’ėshtė ky shkrim (libėr)shkrim shėrim pėr to, vuajtje
jona, e
turpi ynė lehtėsim pėr to? A s’jemi dhunuar tė gjithė me dhunimin e
tyre?
Edhe nėnat tona , edhe motrat tona edhe nuset tona? Edhe ne vėllezėrit
e
tyre, edhe ne bijtė e tyre, edhe ne burrat apo burrecat e tyre? Dhe ato
e
dinė kėtė ,dhe janė tė forta, sikurse i dinė dhe sakrificat e
atykėtushme tė
njerėzve tanė, tė njerėzve tė thjeshtė, burra e gra pėr ndihmėn e dhėnė
atyre nė fotografinė e familjes nga Peja, fytyrėn e “mjekes sė re” qė
sakrifikon ēdo gjė pėr ti ndihmuar fatėkeqes sė lėnduar (edhe
fizikisht).
Prandaj, ylberi ėshtė shumėngjyrėsh. Edhe jeta. Edhe njerėzit,edhe kėto
rrėfime tė cilat marrė veē e veē secili e pėrballon peshėn e njė
skenari
filmik, pėr t’mos u harruar. Ky libėr dėshmon se kėto qenie tė
lėnduara, nuk
janė edhe tė lėna terėsisht nė harresė. Borgjet janė tė shumėta tė
secilit
prej nesh. Pa dyshim vlen tė pėrmendet me kėtė rast, puna e palodhshme,
por
edhe inventive e gazetares sė vyeshme, autores sė librit, Luljeta
Selimi, e
cila edhe nė rastet e tjera ka dėshmuar pėrkushtim nė hulumtimin e
fateve
(tragjike) njerėzore sidomos tė femrės. Bie nė sy njė sintaksė e
rrjedhėshme
nė rekonstruimin e rrėfimeve me njė gjuhė tė pastėr me plot variacione
letrare –artistike. Por medet,vetėm kur tė bie ndėrmend se fatkeqėsia e
treguar nuk ėshtė krijuar nga mendja e krijueses, por nga dora
(gjakatare) e
(anti)njeriut. Tė rrokė trishtimi pėr fatet e kėtyre njerėzve dhe tė
rrokė
pikėllimi dhe brenga pėr fatet e tė dhunuarave. A thua ēfarė pėrfundime
do
tė kenė ato si njerėz dhe si kolektivitet? Prandaj nevoja qė
ndėrgjegjja
njerėzore tė jetė e zgjuar gjithmonė, sikurse rojtari –ushtari, sepse e
keqja ėshtė gjithmonė permanente,
gjithnjė e ke afėr si jakėn e kėmishės.
A.Azemi


DHUNIMET

Dhunimet sipas tė drejtės ndėrkombėtare dhe Statutit tė Tribunalit tė
Hagės,
janė vepra penale, tė cilat radhitėn nė Krime kundėr njerėzimit. Sipas
Statutit tė Tribunalit tė Hagės (neni 5) dhunimet janė krime kundėr
popullsisė civile tė cilat kryhen nė konfliktet e armatosura, qofshin
ato
ndėrkombėtare apo tė karakterit tė brendshėm. Njė ndėr format mė tė
rėnda tė
krimit kundėr njerėzimit, tė cilėn e ka pėrdorur regjimi serb ishte
edhe
dhunimi masiv i femrave shqiptare. Kjo formė e dhunės ėshtė pėrdorur si
mjet
lufte dhe ka qenė e planifikuar nga vetė shteti serb, si dhe ėshtė
kryer nė
forma tė ndryshme. Nė kėto raste nuk mund tė flitet vetėm pėr cenim tė
integritetit fizik dhe psiqik tė femrės, por para sė gjithash edhe pėr
cenim
direkt tė integritetit moral dhe shpirtėror tė popullit, pėr kėtė edhe
kjo
formė e dhunės dėnohet me tė gjitha rregullat ndėrkombėtare. Dhunimet
seksuale tė cilat forcat policore-ushtarake dhe paramilitare serbe i
bėnė
kundėr femrave shqiptare, kanė pasur karakter poshtrues, politik,
hakmarrės,
si dhe kanė pasur karakter tė thyerjes morale dhe shpirtėrore tė
popullit
shqiptar, si dhe ka qenė njė ndėr format mė tė rėnda tė krimeve tė
luftės nė
Kosovė, para dhe gjatė luftės nė Kosovė.Nė bazė tė tė dhėnave nga
tereni,
intervistave tė ndryshme, dėshmive tė vetė viktimave por edhe nga
dėshmitarėt e rastit shihet se, dhunimet seksuale kanė qenė tė
pėrhapura nė
krejt Kosovėn. Ato kanė qenė tė organizuara dhe tė planifikuara nga
regjimi
serb, kanė qenė mjaft masive dhe kanė atakuar femrat e tė gjitha
moshave.
Shumica e viktimave kanė qenė tė moshės prej 12-13 deri 40-45 vjeēare.
Ndėrsa struktura e tė dhunuarave ka qenė e shumllojshme, kėshtu nė
mesin e

pėrdhunuarave ka pasur tė mitura, nuse, gra shtatzėna, gra tė moshuara,
fshatare, qytetare, studente etj.Karakteristikė e kėtyre dhunimeve
ėshtė se
ato janė bėrė:
1. Nė mėnyrė masovike.
2. Se ato janė bėrė nė prezencėn e tė afėrmve tė tė dhunuarave.
3. Se ato janė bėrė nė objekte dhe kampe tė ndryshme.
4. Se ato kanė qenė tė programuara nga regjimi serb, dhe tė kryera nga
forcat policore-ushtarake dhe paramilitare serbe, pėr qėllime politike,
hakmarrėse, dhe thyerjes morale dhe shpirtėrore tė popullit shqiptar.
5. Se kėto akte janė manifestuar me sadizėm, bizariteti, mizori dhe me
vrazhdėsi tė paspjegueshme.
6. Ka pasur raste kur viktimat mbas kryerjes sė aktit tė dhunimit janė
vrarė
pėr fshehjen e gjurmėve.

Pershendetje per te gjithe...Luljeta Selimi
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
TheBest
Moderator
Moderator
TheBest


Male
Numri i postimeve : 4519
Age : 36
Location : Deutschland
Job/hobbies : Fraer
Humor : Filmat qesharake
Registration date : 13/11/2007

Luljeta Selimi  Empty
MesazhTitulli: Re: Luljeta Selimi    Luljeta Selimi  Icon_minitime19/9/2010, 03:23

e thekshmja bertim
shkruan poeti xhelal ferizi nga mitrovica
e thekshmja ,bertim ,
ka rrqeth ne,damar qdo ,gur e bim
ka shpue pretej,qdo koh e stin
ka prek,ne sy ,te e ne mendje te diellit
ne dhembje ,te kafkes,ne,kapak,te qiellit,
kur bertima ,e thirrja,per te shpetue nderin,
ka prek,ah,thekshem,detit tu i lue vnerin
ka rrenue fijet qe lidhin,ylberin,
ka vra zogun ,n,gush,tu kdnue kang per nanen
ka tha n, drit,shkeqlimin,qe po e mbante hanen
ka pre n,per,damar,shekujt,e,ngazzllimit
kan tha,mu,n,kullim,ujrat,e burimit,
kan prek dhimbjen n, palc,yllit shkelqimtar
kan dal lot qerpikut,qiellit me i mbet var,
kan kalue caqe,kan lan gjurm ,n,ndergjegje
kan shkue,pertej caqesh,pertej,qdo qiell megje
britma e thekshmja britma,nen dhun e nen shkja
qe femren shqiptare,prej gzimi e ka nda
e ka nda ,prej lules,e ka nda prej flete,
ia ,ka, nda shpresat qe i ka lidh per jete
i , ka, shikimet,per,te,ardhmen,vler
per endrrat,t,dashuris,t,mbjellura me er
e,ka,nda,prej,ere,.e ka nda aroma,
ah e thekshmja,britma,tue therr kromozome
tu ther n,per ,qeliza,qdo,gjen te liris
birtma shum e thekshme ,bashes,t,dardanis,
britma shume thekshme ka prek ,thell ne yll,
i ka thye skeletet e drujve n ,qdo pyll,
i ka thye eshtrat i ka thy skeletet
i ka thye kthjeltsinat,qe i kan burue detet
britma e qik s shqiptare,qek mbet nen shkja
hanen,e ,ka vysh e diellin e ka tha
se , ka shhpue damarve ,n, dhimbje n ,qdo curril
se,ka,prek,me,dnesje,boten n, karajfil,
bota e karajfilit,qe lidhet n shum deje
ka ra,me lot paqeje,tue prek ,n,pore,feje
neper pore feje neper pore dini,
neper,pore ,kombi turku e latini
britma e, qik s, shqiptare ka thye amerik
ka prek ,shpue pelhur drite yjet i ka fik
britma shum,e thekshme,po shkon drejt gjithsis
per me prek shum stina,e zemra t, njerzis
ajo gjymtoj detin ajo gjymtoj dhe
ka prek,n,per gjuh ka prek n per qdo fe
ka me prek me shekuj ,ka,me thirr.n qdo vesh
deri sa te del gjyqi i zotit n shesh
deri sa te, bie,kometa mbi shkja
deri sa gjak yjesh me lot kan me ra
deri sa gjygjsit,drejt kan me pleqnu
mos me pre pazare kobe mos me shkru
mos me pas shqipnija as n ,gur e as n, dhe
hajmali te djajve,token qe i kan pre
mos me pas kosova britma t ,thekshme n. gjak
mos me u dhunue vasha n ,shkje e,n karadak

poeti xhelal ferizi nga mitrovica
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albade.com
Sponsored content





Luljeta Selimi  Empty
MesazhTitulli: Re: Luljeta Selimi    Luljeta Selimi  Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Luljeta Selimi
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Luljeta Selimi
» Luljeta Lleshanaku
» Luljeta Danaj
» Kaltrina Selimi -Ti me fal
» Kaltrina Selimi-Ti Me Fal

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: