Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Albade.com


 
PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  ForumForum  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.123.st". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

 

 Gjergj Fishta

Shko poshtė 
2 posters
Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Male
Numri i postimeve : 3223
Age : 38
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

Gjergj Fishta Empty
MesazhTitulli: Gjergj Fishta   Gjergj Fishta Icon_minitime12/9/2009, 15:38

Gjergj Fishta - MRIZI I ZANAVET


GJUHA SHQYPE

Porsi kanga e zogut t'veres,
Qi vallzon n'blerim tė Prillit;
Porsi i ambli flladi i erės,
Qi lmon gjit e drandofillit:
Porsi vala e bregut t'detit,
Porsi gjāma e rrfés zhgjetare,
Porsi ushtima e nji termetit,
Njashtū ā gjuha e jonė shqyptare.
Ah! po; ā, ambėl fiala e sajė,
Porsi gjumi m'nji kerthķ,
Porsi drita plot uzdajė,
Porsi gazi i pa mashtrķ;
Edhč ndihet tu kumbue,
Porsi fleta e Kerubimit,
Ka'i bjen qiellvet tue fluturue
N't'zjartat valle t'ameshimit.
Prį, mallkue njaj bir Shqyptari,
Qi ketė gjuhė tė Perendķs,
Trashigim, qi na la i Pari,
Trashigim s'i a lźn ai fmķs;
Edhč atij i u thaftė, po, goja,
Qi e perbuzė ketė gjuhė hyjnore;
Qi n'gjuhė t'huej, kśr s'āsht nevoja,
Flet e t'veten lźn mbas dore.
Nė gjuhė shqype nanat t'ona
Shģ prej djepit na kanė thānun,
Se āsht nji Zot, qi do t'a dona:
Njatė, qi jetėn na ka dhānun;
Edhč shqyp na thanė se Zoti
Per Shqyptarė Shqypnķn e fali,
se sį t'enden stina e moti,
Do t'a gzojn kta djalė mbas djali.
Shqyp na vetė, po pik' mā para,
N'agim t'jetės kśr kemi shkue
Tue ndjekė flutra neper ara,
Shqyp mā s'pari kemi kndue:
Kemi kndue, po armėt besnike,
Qi flakue kanė n'dorė t'Shqyptarvet,
Kah kanė dekė per besė jetike,
Kah kanė dekė kta per dhé t'Parvet.
Nė kėtė gjuhė edhč njaj Leka,
Qi 'i rruzllim mbretnķn s'i a xūni,
Qi kah bijte ai, shkelte deka.
Shekllit mbarė ligjė t'randė i vūni;
Nė kėtė gjuhė edhč Kastriota
U pat folė njatyne ushtrive,
Qi sa t'ndrisė e diellit rrota,
Kanė me kźnė ndera e trimnive.
Prį, Shqyptarė, ēdo fés qi t'jini,
Gegė e Toskė, malcķ e qyteta,
Gjuhen t'uej kurr mos t'a lini,
Mos t'a lini sį t'jetė jeta,
Por per tź gjithmonė punoni;
Pse, sa t'mbani gjuhen t'uej,
Fisi i juej, vendi e zakoni
Kanė me u mbajtė larg kambet s'huej.
Nper gjuhė shqype bota mbarė
Ka me u njohtė se ē'fis ju kini,
Ka me u njohtė jś per Shqyptarė:
Trima n'zą sikurse jini.
Prandej, prį, n'e doni fisin,
Mali, bregu edhč Malcija
Prej njaj goje sod t'brohrisin:
Me gjuhė t'veten rrnoftė Shqypnija!





SHQYPNIJA



Edhč hāna do t' a dije,
Edhč dielli do t' két pį,
Se per qark ksaj rrokullije,
Si Shqypnija 'i vend nuk kį !
Fusha t' gjāna e kodra t' blera,
Zijes s' mnershme larg kū āsht droja,
Me gaz t' vet ktū i veshė Prendvera,
Si t' Parrizit t' larmet shtroja.
Nen nji qiellė perherė t' kullueme,
N' rreze e n' dritė pershkue unjķ,
Bjeshkė e male tė blerueme
Si vigāj shtiellen n' ajrķ.
Ke ato bjeshkė e ke ato male
Kroje t' kjarta e t' cemta gurra,
Tue rrėmbye nper mriza hale,
Gurgullojn nper rrājė e curra.
Mbi ato male e bjeshkė kreshnike
Léjn mande' ata djelm si Zāna,
Armėt e t' cillvet, p'rherė besnike,
Janė permendė nder fise t' tana.
Atje léjn, po Toskė e Gegė,
Si dż rreze n' flakė t' nji dielli:
Si dż rrfé, qi shkojn tue djegė,
Kśr shkrepė rźja nalt prej qielli.
Oh! Po, e din i prūjtė anmiku,
Se āsht rrfé zogu i Shqyptarit,
Rijtun gjakut kah ēeliku
N' dorė t' ktij shndritė per vend t' tė Parit.
Ato male tė madhnueshme,
Ato, po, kanė mūjtė me pį
Se sa forca e pafrigueshme
N' turr t' Shqyptarit pīt ka rį.
Dridhet toka e gjimon deti,
Ndezen malet flakė e shkndija,
Ka' i frigueshėm, si termeti,
Atje rrmben kū e thrret Lirija.
Lume e shé para atij ngelin,
I a lshojn udhen dete e male;
Mbretent fjalen s' mund t' i a shkelin,
Turrin ferri s' mund t' i a ndale.
Shkundu pluhnit, prį, Shqypnķ,
Ngrehe ballin si mbretneshė,
Pse me djelm, qi ngrofė ti n' gjķ,
Nuk mund t' quhesh, jo, robneshė.
Burrė Shqyptįr kushdo i thotė vetit,
Qi zanįt ka besė e fé,
Per Lirķ, per fron tė Mbretit
Me dhānė jeten ka bā bé.
Sy per sy, po, kqyr anmikun;
Perse djemt, qi ti ke ushqyue,
S' i ka pį, jo, kush tue hikun:
Friga e dekės kurr s' i ka thye,
Kaq tė bukur, kaq tė hieshme
Perendija t' fali i Amshueshem,
Sį 'dhe deka āsht per tż e shieshme:
N' gjķ t' and vorri āsht i lakmueshem.
Po, edhč hāna do t' a dije,
Edhč dielli do t' két pį,
Se per qark ksaj rrokullije,
Si Shqypnija 'i vend nuk kį !
Rrnosh e kjosh, prį moj Shqypnķ,
Rrnosh e kjosh gjithmonė si vera,
E me dije e me Lirķ
Per jetė t' jetės tė rrnoftė tż ndera.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.123.st
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Male
Numri i postimeve : 3223
Age : 38
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

Gjergj Fishta Empty
MesazhTitulli: Re: Gjergj Fishta   Gjergj Fishta Icon_minitime12/9/2009, 15:39

Pra nji here e pike ma s'parit
Po i diftoj rodit t'Shqiptarit
Se un ktu s'kndoj burrnin e t'parit
As trimit e ndo'i luftarit
Vec nji gac, nje zog gomarit,
Qi, qyqari, per send tjeter
-N'dashte i ri t'jet, ndashte i vjeter-
S'duhet gja, vec me barte
E me ngrane, t'thuesh, si Shqiptaret....
M'thote, por, mendja se ndokujte
Ka m'iu duke se un mifi n'uje
Me kete kange, e se ma gjase
Sod per mue do t'kishte pase
Ndo'i send tjeter po t'kish'zgjedhe
Torte me vjersha ktu me dredhe
Po, por shka, se ata e dijne vete
Qi ka cofe mikrobi i shkrete
I burrnis e i trimnis,
E qi sod ne Shqiptari
Besa ka nje t'madhe zi
Jo aq per buke e miredi
Sa per burra-burra t'dheut
Qi per komb e ndere t'atdheut
Me jetue t'dijne e me deke
Jo, po asht kot,besa, me u rreke
Se po gjen fatos nder ne,
Se po gjen fatos nder ne,
Se po gjen burra n'kete dhe-
Burra fjalet e atdhetare:
Kta vec, Zot! kjoshim per fare;
Se, per tjeter, mbyti n'uje;
Gja-ha'i keq - s'i duhen kuje.
E vertet qi njadisa
Nder ne flasin fjale te mdha,
E na mbahen se ata kjene
Qi shptue na kane Atdhene:
Sado qi, kur ishte puna
Mu u shpetue Shqipni kercuna
E per te n'lufte me qindrue,
Ata rrijshin tue guksue
Nper Stamboll e np'r Anadoll,
A se vjellshin kund n'do'i stjoll
T'ndo'i hoteli nper Evrope
Alkool'n, me t'cilin ngope
E ki'n barkun si bagtija,
Der sa n'gjak lahej Shqipnija...
Por, kujtoj,s'ka kund nevoje
Qi un t'i za kta ndopak n'goje,
Pse per ta "Dielli" i Bostonit
Nje epoke ka shkrue tash s'vonit,
Nje epoke me kaq do krype.
Qi ma mire s'ke pse me e lype
Prandaj mue nuk m'jete tjeter,
Vec me kndue ndo'i fatos t'vjeter:
Ndo'i Berdyl a ndo'i Kastriot,
Po, por shka, se sot me sot
Edhe ktyne u ka dale fryma,
E si t'ishin do gjygjyma
Te pa fund, jane lane m'njan'ane
E askush n'goje ma s'done me i zane,
Kuje per ta nder mend s'i bjen.
Der tash vone, qe, fjala vjen.
Posta e jone pat perdorue
Nji lloj pullash, m't'cilat shkrue
Ishte ftyra e Skanderbegut,
Nami e ndera e pare e Atdheut.
Tash, kto pulla mbi sergji
Na i kane hjedhe nje pale zotni,
Qi ktu marre kane Posten ne dore,
Kin'per organizatore,
Et'kane qite do tjera pulla,
Me kambe urash e me kulla,
E me plepa e rrema shkjope,
T'gjana e t'gjata si gjuhe lope.
Ani pra Shqiptaret e sotit
S'cajne fort kryet per pune t'Kastriotit,
As per njat trimin e t'parit,
Ke jane dhane mbas rrogash arit,
Prandej thashe un se per s'marit
Do t'tringlloje per veshe t'Shqiptarit
Nje poem mbi i zog gomarit.
Edhe kshtu, si fola s'parit,
Vete me vedi kam mendue
-Mbasi ngaeshem pace qillue-
Mbi i gomar nje kange me shkrue,
Here tue qeshe, here tue vajtue,
"Simbas"rregllave t'Poezise,
E nevojave t'Shqiptarise
Eja, Zane, pra, prej Parnasit,
E kaluer ti m'shpine t'Pegasit,
Mendes s'eme shkundja ti blozen,
E m'difto metamorfozen
Enjatij gomarit t'ri
Qi nja i vlershmi zuteni
Babatasi bleu sivjet
Ne Tirane, n'ate kryeqytet
Ku ministra e deputeten
-Ktyne Zoti jau rritet jeten-
Qesin xhixha atdhedashtnije
Per lulzimin te ksaj Shqipnije
E per...kambe t'ndo'i sandalije,
Sado qi, ma e shumta sish,
-Si me thane mÄka mue nji dervish-
Der dje kjene..nuk dij se shka...
Kush n'"kapice" kush ne "qylah",
Por qi sod, nper rroga arit,
Na jane ba t'gjithe frote Shqiptarit,
Edhe pshtetun mbi kolltuke,
Kalamuq e si terrcuke,
Fo mire barkun me "mastike",
Pa llogjike-pa gramatike,
Na pshtyjne dije e politike,
E me "gisht" ngordhun perpjete
I pijne gjakun Kombit t'shkrete
Jo me hingze, por me sahana,
Vec me shka, mori lum Zana,
Kah te dirgjesh m'shpine t'Pegasit,
Ziere'i vishkull n'pylle t'Parnasit-
Vishkull t'holle e t'gjate zaranet;
Pse ksaj here,besa,po m'kandet
Me ja hjekun qafes dikuj,
Per m'e ba qi za'n T'a shuej,
Se t'jet'gjalle. Due t'a marri vesht,
Se me buej s'kapet nji plesht.


Gomari i Babatasit

AKT I PARE

Arkeologu

Oda e Ministirit t' Arsimit ne Tirane

MINISTRl
(Tuj kendue "Rivisten Pedagogjike", thote me vedi)

Mire... mire fort... ma mire nuk ka...
.
Pune e madhe!... (Drejtorit A)
Kem me pa Shka do t'thote, tash, "Hylli i Drites"
Edh' aj Frati i dheut t'Mirdites,
Qi botue ka njat broshuer
Mbi programin t'one shkolluer,
Tuj e pru per t'patenzone.
Kern' me pa, po, shka do t'thone
Kur ky artiklli i Nebil Cikes,
Shkrue mbas rregllave t'kritikes,
T'u bjere n'dore. Me shum mjeshtri
Ktu auktori ven n' qesti
Pape e kishe e meshtari,
E difton, me arsye ne dore,
Se jane hasem e trathtore
T' gjith njata, qi n 'toke shqiptare
Duen qi shkolla elementare
T'jete e lire. Sod afetare
Qeverija ktu asht dishmue:
S'ka pra ndryshej n'shkolle me msue,
Vec se mbas programit t'one;
Edh'un, po, heret a vone,
Kam me i mbylle shkollat private.


DREJTORI A

Iu ngjatetjetazotnis s'ate:
Mire kete pune mendue e ke.
Vecse shka, zotni, n'kete dhe
Po ka shum njerz fanatike -
Ele Priftent katolike...

MINISTRI

Priftent, jo, par Fretent, thuej;
Pse kta jane qi, pose gjithkuj,
Po na jesin m'qafe.

DREJTORI A

Zotni,
Ashtu punen si un e di,
Jezuit, Priften e Freten
T',gjith nji mendje p'rhere u gjeten
Nder pune fejet e moralit:
Pose ndonjaj fatziut, batallit,
Qi t'kete mangut n'krye ndo'i hatull
E qi vorr mos t'kete kund m'shpatull
Tash ti pra, zotni, tue kene,
Se morali i fes s'krishtene,
S'njet gjithkund e s'njet gjithmone Me moral t'besimit t'one,
Meshtarija kurdohere
Ka me ba zhurme e-potere
Per pune t' shkollave fillore, -
Edhe kurr ne shkolle shtetnore
Fmin e kshtene s'ka me i dergue.
Per kete pune -si m' duket mue -.
Thom do t'ishte fort ma mire
N'Shqipni msimin m'e lane t'lire:
Qi seici!li Shqipetar,
A komunitet fetar
Mund t'cile shkolla per komb t'vet N'dashte n'katund, n'dashte ne qytet.
Par gjithmone -si rrjedhe prej vedit -
Tuj u mbajte n'cark t'ligjve t'shtetit,
Si n' Angli e n' Amerike,
E at je n'France e ne Belgjike.
Pse, zotni, me thane t'verteten,
SOd me SOd Jezuit e Freten
E kane shkollen ma zanat
Se e kern' na. Sa per inat
Gjithshka t'duem per ta mund t'thomi,
Por e drejta asht, se kombi
Shum prej sish ka pase dobi:
Si ajo Shkodra e ban dishmi,
Ku ka shkolla e strehe foshnjore,
Ka gymnaze e qytetnore
Me programe prendimore
E me msim e me pune dore,
Fort ma mire se shkollat t'ona,
Per te cillat dy miljona
Franga ar na vjete per vjete
Kulihum i mbysim n'det;
Pse, zotni, shkolla per ne
Politike asht ase fe.
Mujm m'e struke punen me prralla,
Porse n'thes, besa, s'hin palla...

MINISTRI

Jo, pra, ja! Shkollen n'Shqipni
Nuk e baj kishe as xhami.
Prandej shkollat fillestare,
Qi mos t'jene qeveritare,
Do t'i mbylli varg e vister,
Mbasi ndodhe kam un Minister:
S'due qi mosha e re e Shqipnise
T'rritet n'dore te Meshtarise-
Sidomos t'Fretn'e shqiptare.
Kta, po, jane antikombtare,
Njerz t'rrezikshem, fanatike,
Marre gjithmone me politike,
E qi munden me na i prishe
Fmin me shkolle edhe me kishe,
Tue na i rrite djelmt t'one trathtare,
Ma fort t'huej se shqipetare:
Si fort bukur Nebil Cika
E ka shkrue nd er kto kritika,
Qi aj ba i paska "Hyllit t'Drites".
Jo, po, vete ne "rend te dites"
Do t'a ve emnin e kti,
Per m'epru ktu n'Ministri
Inspektuer ase drejtuer,
Edhe kta, po, sa ma pare,
Shi p'r inat t'Fretn'e shqiptare, Qi"programin syntetik" -
Syntetik e analytik -
Keqas fort na kane po$htnue.

DREJTORI A

Po, zotni, si urdhnon e thue.
Vec, ashtu si m' duket mue,
Thom Nebili ka gabue
Me qite n'drite kete lloj kritike,'
Ne "Reviste Pedagogjike",
Qi a 'i perkohshme fjesht zyrtare,
Mbajte me mjete t'Kashes kombtare. Qeverija asht afetare.
Prandej thom se zyrtarisht
Edhe kshtu llapazanisht
Nuk asht mire qi n'polemike
T'hijme na sod me katolike.
E t'u shajm Pape e Meshtare,
T'u shajme Fene e Kishen mbare,
Thue se Arsimi i jone kombtar
Asht nji lozhe e masonise.
Katoliket e Shqiptarise
I' Na i kern' vllazen; edhe vete-
Kish' me thane, se s' a' evertete,
Qi atj: n'Shkoder Franceskajt
T'hueje na i rrlsm kalamajt,
E qi ata .tue kene shqiptare,
T'jene, si thue ti, antikombtare.
E po 'imend -t'ngjatet Zoti jeten! -
Esad Pasha a thue nder Freten
Ka zane shkolle?.: ArifHiqmeti
A nder Freten apo njeti
Aj kje rrite?...Haxhi Qamili
T'thote shka t'thote, po, qaj Nebili -
Osman Bali, Halit Lleshi
E sa tjere, qi fati deshi
I Armet t'i sjellin kundra Atdheut,
Kundra flamrit t' Skanderbeut,
As kta, besa -t'u ngjatet jeta! -
S'i kane ba kndimet e vela
N'-shkolle fretnore. A e din, zotni,
Kushka zanun n'kete "skoli"?
Qaj Preng Jaku, si harusha,
Qaj Luce Nishi e qaj Prenge Tusha,
Dy djelmo9a, dy skyfere,
Si edhe ata oficjerat tjere,
-Gjetun gati kurdohere
Per Shqipni me ra m'potere -
Qi mbas msimit t'Franceskanve,
M' shpine u u Ishuen kta esadjanve
Edhe i shtypen. Kta, po, jane
Qi nder Freten shkolle kane zane.
Prandej tham se Nebil Cika,
Para se me shkrue kritika
Kundra Fretn'e e kundra Fese,
T'i a veje gishtin nji here krese
E t'mendoje se "uhajan'lesh-
Si tha imocmi -merret pshesh'


MINISTRI

Pse po thue per Nebil Ciken?
Po ti kndoje 'i hefe kritiken,
Qipert' madhe bukuri
U ban Fretenve n' "Vllazni".
Nji(e}S.(e)S. -kush asht s'edi:
(Me gisht i diftova do vjersha, botue prej "Vllaznije" Nr 9 nen titullin "Vallja popullore".)
A ke c'ndien?..,Ktu kish' me thane,
Se njat Fratin n' goje ka zane,
Qi dikur shkrou njat broshuer
Mbi programin t'one shkolluer.
E ktu poshte, si nper terthuer,
Fjalet e ashpra t' ktij vjershtorit,
Kish' me thane, se shi dreitorit
T"'Hyllit t' Orites" i jane kushtue.

DREJTORI A

Ashtu m' duket edhe mue,
Por;zotni, t'ngjatet Zoti jeten!
Mos t' a zame ne goje gazeten
"Vllazenija"; pse randsi.
Kjo nuk ka kurrkund n'Shqipni.
V ec ban mire me i shkrue vjershtarit,
Qi ktu n' goje zen pune gomarit,
Se aj gabon poetet me i nga;
Pse kta uha -nuk lane pa la
E t' a bajne, besa, me kja,
Porsi vic djerre neper plish,
Ka' e salvojne m' konop tre fish.
(Hine Babatasi Drejtori A del).

BABATASI

T' u ngjatet jeta!-

MINISTRI

T' u ngjatet jeta,
Si po shkoni?

BABATASI

Si do' zoti...
Gjene mire.

MINISTRI


Asht edhe moti, ..
Qi na kalbi. Kujtoj ka
Ma se 'i muej qi shiu ,s' ka da.
Me t' merzite! -
-


.BABATASI

Shka t'i bajme pra.
Vete ju fajin, thom, e kini,
Qi bje shi.

MINISTRI
,
Na, pse?

BABATASI

Pse jini
Ju njata, qi sod n' Shqipni
Vrani e kthiellni.

MINISTRI

Nuk e di...
Nejse ma...vec fjalet t' kam cue,
Ktu me ardhe me u pjekun m' mue,
Pse nji pune kam pase me ty.

BABAT ASl

Qe, tek m' ke -me kambe me krye;
Urdhno e fol. Ku ti me sy,
Aty "praf' un kambe e krye,
Nper stomije e n-per "hendeqe".

MINISTRI

Babatas, mjaft pune e keqe
Per nji shtet "okcidental".
Si ky i joni, as n' fushe as n' mal
Mos me pasun nji Muze;
Jo, po asht turp, besa, per ne,
Per njiket Shqipnine e re,
Pa Muze vendinm'e lane.
Tham, asht mire, qi ktu n'Tirane
T' a ndertojm nji rare Muzeut.
Per lulzim e ndere t' Atdheut,
-Vjet ne Shndre pata fillue
Nji Muze vete me ndertue,
Edhe krejt e pata mblue:
Por nji dite -si do t' keshe ndie -
Ra do shi e u kaperdi
U shemb mbrende, e e marroi Zoti.
Shka me ba: e prishi moti.


BABATASI

Mire zotni; vec se po drue
Se ende dita nuk ka ague
T'ndertojm na Muzej n'Shqipni,
Me kulete t'shpueme ne gji.
Ti e di mire se as n'toke shqiptare ""-
Muzejt s'ngrifen n'kambe pa pare;
Jo, po, ktu edhe, n'toke t'Kastriotit
Hece nji fjale qi kje thane motit:
"Xhep e lep -more Rexhep!"
Prandej vete kishe me thane
Se, per tash, Muzeu do lane:
Na s'po kemi buke me ngrane,
Jo me ngrefe Muzej n'Tirane!...
Po a njimend, more lum heu,
Se, tu'u ngre.fe n'Tirane Muzeu,
T' a ha mendja ty qi Atdheu -
Qi Shqipnia, fushe e djerr,
Tash na bahet Ingilterr,
E, pjeke vedit pul at n'furre,
F1uturim kane me na u tuffe
Me na hi perdhuni n'goje?..
Jo, zotni: s'asht gja ajo loje.
Edhe tham se mire do t' ishte
Per nji shtet ende ferishte,
Si Shqipnia, nji Spital
Me ngrefe kund n' ndo 'i fushe a mal,
Per me shndoshun "pelivromin"
Ase "dergjen" qi sod kombin
, Jane tue e lshue shakull per dhe,
E me u shporre Muzeut. Per ne,
Qi nuk kemi buke me u ngi
Sod Muzeu ä'i "kabuni",
Qi nuk asht,jo, per dhambe t' one;
.Pse Financa, si po thone,
Sodka ardhe e asht ba teneqe

MINISTRI

S'ä e vertete. Asht pu ne e keqe
Kshtu me folun, lum zotnija.
Ti s'e din, por sod Shqipnija
Ka mjaft pare n'kashe te vet:
Si me pa mundet n"'budget",
Qi Kole Tha9i e ka permbledhe
Edhe bukur aj e ka dredhe,
"Simbas urdhnit" qi ka pase.
A din ti, se sivjet n' kase,
(Si ky Kola e ka shpjegue) ,
N' Finance t'one kane me u grumbllue, -Tane fysheke, ndry nder kashuj -
Rrash njizetedy miljuj
Franga ar. Prandej kuleta...


BABATASI

S'di gja Kola -t'u ngjatetjeta!-
Po t' tham un, po, Babatasi.
Po a dro m'pare kund aj hasi,
Qi keshtu, n'hamende t'vet,
Shton miljona ne "budget" ?..
Fjala e tij nuk con kandar:
Se atij kasha i ka qite bar,
Edhe asht ba me dale me Iype,
Qysh se rrogat i lane krype.
Jo qi ka edhe 'i tjeter pune:
Parja n 'kashe kurr nuk i bune;
Pse, ke vete s' asht vec se 'i kukull,
Ate shoket e bajne krejt sukull,
, E ia shijne'paret perdhuni,
Si n'Shqipni qi hece kanuni...
Pose qi vetit s'i shef hall,
Edhe krejt ka ra batall
Me "budget" t'Pandel Vangielit,
Qi n'dugaje t' Ali Kacelit
S'la kund karta as envelopen,
Ke po merr e ep me Europen,
Tue cue Korsuj e Sefira
Per gjith skuta e per gjith bira,
Per m'ia u shti europjanve n' koke,
Se na mend kemi me oke:
Se Shqipnia, fushe e male,
Asht ba sod "aksidentale"...
Oesha t'thom "oksidentale":
Si ajo Italja, si ajo Franca,
Me aeroplana, orkestra e danca,
Me "mocjone" e "interpelanca":
"ferku" asht vetem nder "pjatanca"
Ke at je rruejne, po, shepka e fllanxa,
Na me mzi ktu buke e planca,
Kur t'i kemi; pse Financa
Ende ktu, si kje dishrue,
S'mujt me u "oksidentalizue"
V ec se shka, se do tregtare
Mue m'kane thane se punet fort mbare Nuk .po i ki'n kta korcullare,
Kta sefira t'one shqiptare,
Ke qyqarve muej per muej
Po u mbijne fjale me gjind te huej, Sidomos per qira t'shpise,
Pose kasapit e furrxhise;
Pse "xhaxhaj" PandeI V angjeli,
Tash qi kasha pa gja ngeli,
Nuk ka pare me u dergue.
Prandej t'mjeret süd jane ngushtue
Pa nji dysh, me thane, n'kulete,
Me i shkue Europes poshte e perpjete;
Si ku al pleq qi fshohen n'knete,
Pa tagji -pa kashagi
Perse askush nuk deI me i ble:
Si mo' Zot! rna keq per ne,
Qi gjithmone e kern' mate vrapin
Ma te madh se kern' pase hapin.
E vertete se ky Kole Thaci
Vjet der m' gju kerrciket i zgaqi
Edhe i ra detit pertej,
Me do tjere financjer t 'mdhej:
E nper Rome e... shishe t'Kjantit
Na ka vojte ne banke t'Brabantit,
, Diku larg atjen'Belgjike,
Per me lypun metelike.
Vec se rruga i vojt bihlude,
Edhe i shkuen paret zollude;
Pse "Brabanti", si un kam ndie,
Po kish kene nji bastanxhi
Qj epte vete, po, kastraveca
Per sherqij, edh' epte speca
Per tomate e patlixhana,
Kshtu qi Kola -ate e paste nana! -
Tane korrnarne e pune te mdhaja,
Kthej n' Tirane me i kaIe mushkaja;
E te mjeres moj Shqipni,
Qi ministra e tevahi
Do t'i laje me ar flori,
Prap nper kambe iu vuer Jullari,
Edhe i mbet nen bark samari.
Tash qi kasha mbet filuze
E bese kush s'na zen p'r'i rruze,
Po na thone se ky Kole Thaci
Ka cue kashen te kovaci,
Thate ngarkue mbi dy shilurtha,
Per me ndreqe me te do kurtha,
Qi me i ngrefe mande:j n'Shqipni,
Do n'Gegni -e do n'Toskni,
Ku ma fort t'ket gjase e ishkile,
Se bjen mbrenda ndonji skile -
Ndonji skile britanike,
A ndo'i shqarth prej Amerike,
T'cillve shtrejt po u bante lkura.
Vec ka thane Ali Klisura,
N'Parlament kur e kane pvete,
Se kjo rune asht "peshk ne det't,
E prej saj kurrgja n'kulete
Nuk i hine s'mjeres Shqipni.
Par po e zame, zotni, se Kola
Po ka pare e po ka t'holla,
Per me tnkambun kete Muze:
Arkeologun, por,ku e ke?
Pse un e dij, more bablok,
Se muzeu pa Arkeolog -
Arkeolog i dame me gisht,
Asht si spata e re pa "bisht".


.MINISTRI

Un kete pune'e kam mendue,
Edhe fjale prandej t'kam cue
Per me ardhe me u pjeke me mue,
Pse Arkeolog un t: kam emnue -
Arkeolog edhe antikvar,
Per me mkambe Muzen kombtar.


BABATASI

Ama".jarebi... Zotni,
E ke gabim; pse un s'e di
Se ku shpin 'ka Arkeologjia.
Me shka m'duket, lum zotnija,
Ti me mue po don me u talle.

MINISTRI

Jo ,pra, ja, s'po due me u prralle.
A di' shka, more babtok,
Me u ba nieri Arkeolog
Pune evshtire nuk asht nder ne,
Si Arkeolog, ti tjeter s'ke
Vec;: me rmue, ndo'i here ne dhe,
Me gjete vorba a palare,
Me mbledhe shtamba e karratyqe
Hekuraqe e helezy'qe:
Me barte gur e shtylla t'thyeme,
Megjetekund ndo'i xhybe t'shkyeme,
Qi pat veshe rnotit ndo' i plake,
Ndo'i stravece me e gjete t' pa thake:
Me grurnbllue brisq e hiqake,
Ndo' i topanxhe t 'veshne n 't.eneqe,
A ndo'i "ltine" te pa ngaskeqe
E njikso partallesh tjera,
Qi edhe n'pleh gjinden herhera.
Ase n'dore t'ndonji tellallit
Kur ndokush, ngushtue prej hallit,
Qet me shite fraget e t'et,
A ndo'i tjeter mallimet.
Sa per kaq, kishem me thane,
Mjafte qi nieri te kete zane
Ndo'i rrushdije -a iptadije,
E ndo'i fjale edhe t'a dije
,A. latin ase greqisht
-Par mjafton edhe turqisht -
Se Arkeologaj dei me nam.
Pra kto fjale per tash po i larne.
Ti n'Shqipni Arkeolog sod je:
Qe dekretln tek e ke,
Me nenshkrim te zyres s' nalte.
Bote Tirana ka, edhe balte,
Ka dibralle. jevk e ustallare;
Pre qerpiq, e sa ma pare
Hinia punes s'ketij Muzeut
Per lulzim ndere t'Atdheut.
T'u ngjatet jetal Ma s'mund t'rri,
Pse do t'shkoj n'Kryerninistri,
Ku Ministrat jane bashkue
Per do cashtje me u ksillue
(cohen e dalin te dy)




Rruge

BABAT ASI

(tue fole vedi me vedi)

Se, per Zotin -kjofte levdue! -
Me shka vete po jam tue pa,
Gia Shqipnia n'dore nuk ka
E as perparakjo s'do t'vete,
Q'se Ministrat ndajne dekrete,
Pa peshue nji hefe ma s'pari
Se ~'zotsi mund t'kete zyrtari,
E q'se fatii Atdheut te.shkrete
Mujtka ajsod edhe me mbete "
N'dore t'do njerzve, per t'cillt vete
E as kurrkush, kujtoj, s' di gja
.Se c'shirok a se c'murra
Na i ka hjedhe e pru n' kete dhe.
E po kush di gja nder ne "
Per nji pale, qi ktu n'Shqipni :,
Po rruejn petlla e "kabuni",
E rrmejn rroga n'ar flori,
Kush di gja, po tham, zotni,
Se ku i kane gjak e gjini,
Se ku i kane kta plang e shpi,
Stane, pleme, vathe e gji?
Pasaporlat kush ua pav,
Per me thanese kta s'jane Slav,
Nuk jane Slav, Turq, as Bulgare,
Par jane fj'esht hurra Shqiptare?",
Shka punuen kta per Atdhe?",
Ku jane krenat qi kane pre?".
Librat'shqip qi kane botue?..
.Edhe ndihmet qi kane kushtue
Per triumfte liris s'one?
Per pose emnit se si u thone,
Kurrkush gia nuk di, per ta;
Nuk di gja, par megjithkta;
Megjithse edhe t'pa zotsi,
Na po e sQofim ke n' Shqipni
-Qeni t'zo'n ma ku s'po e njeh -
Na jane ngrefe si gjelat m'pleh,
E pedanta e "Don Kishjote",
Me nji hije krejt kokote,
Tuj u mbajte per liberala,
Per modern e oksidentala,
-Sidomos n'kto'kohet e mbrame -
Pjellin ligje, vjellin pro grame,
Apin urdhnaedhe dekreta,
Sjellin gjinden poshte-perpjeta,
E n'kete mnyre cdo perparim
Kane pengue, e mbrende n' sundim
Njerz e rune kaq kane pshtjellue,
Kaq perzie e kaq ngatrrue,
Porsi floket e atij harapit,
Sa qi mbrende ne krye t'nji krapit
Ka ma shum, thom, harmoni
E tendence per qytetni,
Se n'shtet t'one,- Eh, moj Shqipni!
Fort po drue se nji dite ngusht
Ke me ra, 'e kryet ne grusht
Ke m' e kape, pa pase pi musht,
Q'se do njerz, qi kush me i zane
S'kisht'per peng as per dorzane,
1\1' kurriz t'and po sjellin paten, ,
Edhe m'mjalte po e mbajn sod spaten:
T'cillt ngerdheshe m'nipa t'Kastriotit,
Kndojne at kangen, si 'i hefe motit:
"Tshkojme e t'hame na voe t'fergueme
Ke ajo ndrikulla e hutueme"
E kjo ndrikull.a e pa mend
Ti Shqipni je, t' tham p'r timend:
Pse, po mendt t' i kish' ti tok,
Sod s'do t' ishe un Arkeolog,
E as do njerz, besa, per t'gjalle,
Kurr Ministra s'do t' ki'n dale;
Po pse mendt ti m'vend s'i ke,
Prandej kot rrermoj un n' dhe,
E batallat, varg e vister,
Bahen "Pashe" bahen "Minister"
Ei biejn shtjelm ,sahanit t'shllines,
Kah ty t' hjekin dredha shpines;
E pa i qite zavall 'kaptines,
-Pa prek pende -pa prek parmende,
!Tuj u falle -tuj u gervalle,
Po t'i hjekin spik ksaj jete,
Qi ma mire nuk ka ku vete.
Xllepill plot e barkun koder:
S' ka si u ve'ma mire kjo Ioder.


Vazhdon...

pershendetje nga Florida USA. Lek Gjoka
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.123.st
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Male
Numri i postimeve : 3223
Age : 38
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

Gjergj Fishta Empty
MesazhTitulli: Re: Gjergj Fishta   Gjergj Fishta Icon_minitime12/9/2009, 15:39

GJERGJ FISHTA

Nji lule vjeshtet

N’atė rrahe t’dekne mbrenda vorrit t’errshem
Tash pluhėn je. Ata dy sy t’janė errun,
Ku qiella prirej me sa hana e diella
Terthores s’epėr m’sharte vrejn t’njerzimit!
T’janė sosun fjalėt e ambla e plot urti,
E ai za t’asht kputė, i cilli bite m’zemėr
Si kumbė liret t’tingllueshme, qi prej s’largut
Ndihet tue ra, kur dora e prekė e msueme!
Ehu! po; “deka, qi baras m’derė t’pellazvet
Trakllon, si m’trinė t’kolibavet,” ku i vorfni
Me lot njomė bukėn, ty edhe ajo ke dera
T’traklloi, e ti kalove porsi voesa
E natės kalon, kur dielli vjen me shndritun
Mbi kobe t’dheut. Sot pėrmbi vorr t’kanė bijtun
Hithat e madergona! ’I kryq dullijet,
Qi e pėrshpirtshme nji dorė ta vu te kryeni,
Ndėr to ka hupė, as tjetėr send trishtimin
E vorrit nuk ta zbutė, posė va’it t’trishtueshėm
Tė hutit t’natės, qi nėpėr curra t’malit
Dhimbshem nė rreze t’hanės rrin tue gjimue! . . .
Njai grumbull gursh, qi m’vorr t’randon pėrsypri,
Vetė gjaksorit t’pashpirt, qi mbyti nierin,
Lugat i duken, n’hikė kah t’bjen nget vorrit,
Edhe t’pėrqethėt atė botė i shkon n’pėr zemėr.
Po, a thue, krejt deka n’asgjasend t’pėrpini
E, posė se do kocijsh edhe ’i grusht pluhen,
Nuk t’la tjetėr? Jo! N’prehen t’Amėshuemit
Pjesa ma e mira e jotja ka flutrue
Me gzue n’dritė t’qiellvet, ku pushon dishiri
I nierit t’drejtė, si drita m’sy kthiellun
Po, po, se pėrtej vorrin shpirti i nierit
Gjallon pėr jetė! Njeky mendim i ambėl
Deken e zbutė e vorrin ban t’pėlqyeshėm,
Kur zemrėn fa’i s’e grisė. Prej ktij mendimi
As vetė per ty s’lotova shum, kur ndjeva
Se diqe: se n’ma t’mirėn lule t’motit
E lae ti ketė shkreti, ku shuen e Drejta
E paudhnija, ku sundon mizore;
Ku i zhyemi m’vese sod me dorė dhunuese
Vesin shinon me Theta t’zi, e selija
M’rrashta t’pėrgjakshme t’njerzvet m’kambė, ku mbahet.
Ehu! po, se shpirti i yt, kulluet si rrezja
E diellit, qi pėrfton lulet e erandshme,
Kur bora dehet, s’mujt me e bajtė qelbsinen
E randė t’ktij sheklli t’zi; por fletėt i rrahi
Kah jeta e dytė, ku Njai qi rruzullimin
N’themel e dridhė veē me ’i vetimė t’qerpikut:
Amshon n’lumni shka Atij t’i ket pėrgja.
S’kje toka, jo, pėr ty kje qiella!
E tash, qi vetė jam tue ravisė kto karta,
Ti, kushedi, n’per vrrije t’amėshueme
Shkon tue kėrkue pėr lila e drandofille,
Qi s’dijn me u veshkė e ndreqė me ta kunora,
Pėr me u lulzue mandej ndėr t’zjarrtat valle,
Qi nėpėr vrrije rrijn tue kndue t’Parrizit:
Ku, fletėt e arta bashkė kryqzue me Engjuj,
Kndon Zotit lavde n’pėr ylbera t’qiellit:
A, marrė krejt n’t’pam t’s’hyjnueshmes faqe t’Zotit,
Porsi m’pasqyrė t’kulluet skjyrton shestimin
E rruzullimit, vu prej s’eprės Mende,
E cila n’t’kenun sendet thirri t’tana
Prej hijevet t’kthellueshme t’asgjasendit,
Kur bani Ajo furin me heshtė t’thellimit,
E me ’i fuqi t’pamatne prapi terrin
E pakthellimit, qi atje n’t’skajshmet megje
T’ktij sheklli ndihet mnershėm tue gjimue,
Kah pėr ledhe plandoset t’rruzullimit,
E aty, n’atė dritė plot ambelcim dashtnijet,
Qi porsi lum i kjartė prej Atit t’Dritvet
Gjithkah dikohet nepėr verė t’Parrizit,
Shpirtent e lum krejt m’rreze tu’ i pershi,
T’kthiellta ti i prirė t’vėrtetat, t’cillat Hyji
Desht t’muzta nierit ma ia lanun t’shkrueme
Nder fletėt t’hyjnueshme t’t’amėshuem Ungjillit.
Oh! sa e sa herė, kur n’mbrame shuen natyra,
E tjetėr s’ndihet, veē se rryma e prronit,
Qi pėrmallshėm gurgllon n’per rrajė e curra
Un’, lodhė mbi letra t’t’dijshėmvet t’kahmotit,
Mbas t’cillvet fjalėn rrij tue lmue shqyptare,
Dal nė dritsore me kundrue shatorren!
Qi i Lumi t’kthielltė ia vuni rruzullimit,
E kqyri hyjt, qi, thue, se njaq sy Zotit
Flakojn mbi dhe — kushdi, pėr me felgrue
Nierin, qi egrue ma fort prej mnerės s’territ
Pėrbluen punė t’mbrapshta: — e atė botė mendoj pėr ty.
E, ku ta shoh ma t’flakshmen tue xhixhllue
Nji hyll, aty selin’ un’ tham me vedi,
Ti do ta kesh, e syt m’atė hyll pa da
I nguli, e m’bahet si me t’pa. Me emėn
Un t’thrras atėbotė n’per terr. Nji vaj bylbylit,
Qi pėrmallshėm ndėr gemba rrin tue kja
Fatin e vet, e ndoshta, zojt e dashtun,
Jehonė m’i bahet t’grishunit; e m’duket
Se bisedoj me ty! . . . Nuk dekka i miri,
Jo kurr; e sidomos nja’, i cili ti zemėr
E len mbrapa m’e ankue. Prej vorrit t’errshėm,
Gjumin e dekės ku ai ban, na i flet mendimit,
Ambel edhe na nzitė kah punėt e mbara,
E n’mende tonė gjallon. — Kur Aleksandri
Prej Bregut t’Matės ngallnjyes u kap ke vorri,
Ku shuen idhnimi i Prisit t’Mirmidonvet,
Qi atje nėn She vorfnoi me aq djalė Ekuben,
Iu ndez aty flakė zemra kah lumnija.
Mbi njatė vorr, po, u betue me ngulė flamurin
N’skaj t’dheut, e prej selis’ me i zhdrypun mbretent;
E atėherė pėrpara tij tanė bota shuejti.
Mue edhe, qi sheklli e nji dishir lirijet
T’thepisne raven m’ia kanė shtrue gjallimit,
Mue, po, edhe zemra mbi vorr tand t’pėrvujtun
M’ndezet kah punėt e mbara e kah burrnija.
Pėrmbi vorr tand, po, xa tė fortė me e mbajtun
Besen e dhanme — e miqasin e zanme;
Pėr fe e pėr atme n’ball me i dalė rrezikut:
Tė ligshtit dorėn me ia njitė e t’fortin
Mos me e gledhue; kur t’jet me u thanė e drejta,
Mos me i shmangė syt’ prej cakut, n’t’cillin mendja
Dishron me u kapė, as kurr mos me u ligshtue
Ndėr sa t’vishtira, qi t’na sjellin motet.
Po, po! se pre’ atij vorri kam me shkepun
Hovin kah punėt e mdhana. Ai kryq dullijet,
Mneren e vorrit qi ta zbutė, ai qanderr
Ka me m’kenė ndėr salvimet: Engjlli i Zotit,
Qi rojės besnik fuqit t’i pruen mizore,
Gjumin e dekės nė vorr mos me t’turbllue,
Der qi tė shkimen n’qiellė e hana e dielli
E t’ngele moti e sheklli mbarė t’rroposet,
E t’vijė dita e gjyqit t’rruzullimit,
Ai ka pėr t’m’kenun zana. E atėherė pa u tutun
Zhgjetat e prehta e t’zjarrta kah me i prehun,
Ai kundra vesit do t’ia lshoj njerzimit:
Atė herė un kangėt kam me i ndėrtue kreshnike,
Me t’cillat botės un do t’ia la tė shkrueme
Se shka viejn armėt besnike n’dorė t’shqyptarit.
E me kangė t’mija ’i pėrmendar t’madhnueshėm
M’vorr tand kam pėr t’ndėrtue, tė cillin motit
Me fletė tė ngrita kot ka pėr ta rrahun;
Pse, si curr, qi n’mjes t’detit rreh tallazi,
Edh’ ai njashtu do t’jesė ndėr gjire t’motit
Qi bumbullojn mbi faqe t’rruzullimit.
Atėherė prej bjeshkvet kanė me u djergun zanat
E me tė njoma vjollca e drandofille
Vorrin kanė me t’vallue, e kanė me rritun
Me shum kujdes pėr qark selvija t’blerta;
E shtektarit mundqar, qi n’ato hije
Ka me xanė vend, me ndalė pak gja t’dihamet,
Kanė me i kallzue se sa pjesė qiellet vrani
Deka n’atė vorr. E atė botė i largė shtektari
Tė lehtė dhen ka me t’urue, e t’paqta e t’buta
Shinat e borėn: e, kur n’male t’veta
T’dredhojė ke stani, fmis’ ka me i kallzue
Shka ndjeu pėr ty. E fmija e tij aso bote
Emnin tand kanė pėr t’kndue, e vrrini e bjeshka
Gjithmonė i ri, tue njehė furit e mnershme,
Ambėl prej emnit tand kanė me jehue.
Me majė t’briskut kanė me shkrue mbi lisa
Me shkrola t’njohtne veē e prej barivet:
Kanė me u rritė lisat, pėrse spata as reja
S’e prekin tanden, ku asht ravisė aj emėn:
E tu’u rritė lisat kanė me u rritun shkrolat;
E kshtu ma t’kjarta mbas disa qindvjetve
Nipat ma t’vonėt me i kėndue, e emni
Sa t’bjerė dielli tokės ka me t’u kndue.





Kataklizmi i rruzullit

At ditė disi tu’ u matė u ēueka dielli;
E as dritė ai nuk po bate. Njato rreze,
T’cillat motit t’shkelxyeshme e t’xeta ngrohshin
Gjit e plleshem t’natyrės, e gjallė mbi shekull
Mbajshin flakėn e jetės, ato tė zbeta
E t’marrta dheut po i bijshin: thue se gurra
E dritės isht’shterrė. Por pesha e rruzullimit
Ajo ’dhe atė ditė e ngathėt e disi rryetas
Asaj ravės s’hershme (neper eter t’cillen
Gishti ia ēili Perėndis’ s’Amshuem),
Po i bite, e, shtekut, n’kavaljete t’shkueme
Rrahun me hap t’sigurtė, zattette prore:
Si ajo mokna, qi, veglash grisė prej kohe,
Ngurrueshėm lshon e ngelė pa da nder dhambza
E as n’punė ajo, ma s’hin. T’thjermėt e Empirit
— Ata t’bredhun tė dritės s’lumnis s’Parrizit —
Krejt isht’irnue. N’mjedis t’terthores s’qiellit
Hana pergjakun ndryshe ajo nuk date,
Veē si varra n’krahnuer t’nji djali t’vetėm
Kmishėn e dekės ka’atij ia veshė e ama.
Hyjt’ dhe ata, vjetrue e shterrun dritet,
M’qiellė xhixhllojshin si flaka e nji kandili,
Qi m’tryezė skamnore vjen t’u shue n’vedvedi,
Ke voj nuk ka m’u ushqye, e n’terr n’gjysė t’bukės,
T’vorfnin e ngratė e len; aq sa njat lode,
Qi prej sysh i kjason mbi koje t’mykuna
Ma as bulku i voters s’mund t’ia shohė . . . Mbarsė ajri
Me miazma morijet, mbi gja t’gjalla
E m’njerz randote porsi plumb, e t’liga
T’pranshme e t’vshtira pėrftote; e u shuete nieri
E u shuete gjaja e gjallė, si shuhet bari
Pėr nen kosė t’bulkut. S’t’shihte syni tjetėr,
Veē se vorre e stervina. Pse edh’ as toka
Ushqim ajo ma s’epte, e m’shekull uja
Bate kerdi. Jo n’popuj ma, jo n’fise
Mbledhė gjindja u shihshin tok, por kokrra kokrra:
Si njata shpendt shtektarė, qi atje kah vjeshta
T’dam ēetet t’shokvet, duken tue flutrue
Aty-ktu n’pėr pullaze, mjesa dimni
Jetėn mos t’ua shkurtojė. — Me gjithēka mnija
E zemra e keqe prap sundonte m’shekull;
E mbėrthye m’shoqishojn, prap njerzt u grijshin
E u coptojshin ndėr lufta e ndėr degame,
Si kjen coptue gjithmonė, q’prej se pik’ s’parit
Zemrėn e nierit kuprracija e flligji.
Kur qe, si atė ditė (sado qi zhargas) dielli
U kap, mje m’cak, pėr gjysė ku dahet dita
E buka n’arė prej shpijet i shkon bulkut,
Ati i Pushtetshėm nalt prej fronit t’qiellvet,
Neveritun mbi t’fyeme t’randa t’shekullit,
Porsi dy t’rrebta e t’zjarrta rrfe mizore
Ngerthen Ai vetllat m’rruzullim t’shemtuem,
Edhe vranėt e kundron. Per nen shkreptima
T’asaj mėni s’hyjnueshme; qi prej syve
Idhtė i vetote, hana, hyjt e dielli
E toka u pin, e ngelen n’vend pa luejtun,
Pezull fatin e mbramė tue pritun. Toka,
Pingul tė cillėn rrezja e syut t’hyjnueshėm
Flakė e zhgjetote, u dridh e fill prej angrash
Ma s’permbrendshme bulroi me ’i gjamė t’trishtueshme
E u trand shimje m’themel. N’atė gjamė ushtueme
Gollet e rruzullimit Himalaja,
Si gur gėlqerje n’ujė, krejt u turshi;
E u shem Italja, kthelltė e cilla n’gjire
T’tallazevet t’perpishme t’detit humbi;
N’det edhe ’Albjona u shue; e u derdh Stambolla
N’Bosfor. Pellas ma n’shekull s’mbet, flligshtija
Ku t’mujte ajo me u picakue e pandershme
E shpirt e trup prap me ia kalbun nierit
Veē po, syni i t’Amshuemit m’atė gjamė t’botės
Ai nuk vetoi, as nuk u zbut; por tjera
Sharte ma t’randa m’rruzullim skjyrtote,
Kah, ndezun zhari prej zemrimit t’mnershėm,
I shkrepshin shkndijat si n’pėr grykė t’Vulkanit;
Aq sa friget u kput vallja e Parrizit,
E shkrehėn valle e shuejtėn lyra t’ambla,
E vetė banorėt e qiellvet nėpėr lugje
E n’pėr lulishta gjith herė t’njoma u strukėn,
E qiella u hesht.
Po; m’krena t’Kerubijvet.
Rregji i madhnis’ felgruese ndejė peshtetun
E ftyret vra, si nji thellim i kobshėm:
Mbasi atė cak sheklli kapėrcei me t’fyeme,
T’cillin Mishira ia pat vu e pamatne
Kurr mos me e kcye, e n’Dije t’vet i Lumi
Dau me rroposė rruzllimin: Ai kah dielli
U prir e n’rribė t’tufanit t’mnis s’hyjnueshme
Prej fronit t’vet i fryni. E flaka e diellit
U fik. E kobshme nji terrinė atė hera
Mbi rruzullim u shtri: e njerzt mbi shekull
N’pėr terr ravgojshin, porsi mijt ndėr vorre,
Kah mnis’ shemtuese e’Perėndis t’idhnuem
Dojshin me i hikė. Por nuk i hiket Zotit!
Njatė dorė t’pushtetshme mbasandej, me t’cillen
Pėr sa e sa qinda kavaljetesh mbajti
Peshėn e rruzullit, Perėndija e struku
E natyrėn e lshoi pa zot. Trishtueshėm
Krisen thithat e shekllit: e rrmores
S’humnerės s’rrmbyeshme t’t’kthellėt avisit
Kulihum shtielli i rruzullimit brishti
E u shem, termagshėm tue rapllue nper kaos.
Nji gjamė, nji krisme, atė botė, e nji rropamė
Elementash u ndie, kah vlojshin, ziejshin,
E nder gomna shunglluese t’njanitjetrit
U shkapėrdredhshin me duhi thellimit,
Tue bumbullue n’pėr shekull. Hyjt e qiellit
Ata, edhe, dalun jashta rrethit t’hershėm,
Me zhumhur t’tmerrshėm n’pakthellim u rrposshin
Ka u ndeshin, ka’ u pėrpiqshin, e u turrshijshin
E flauri kah nėpėr kaos u derdhshin.
N’per tym, mandej, n’per pluhėn e re t’murrta,
Qi shekllin kand e kand kishin mberthye
Shkrepte pa da rrufeja, porsi shkrepin
Shkndijat n’per tym t’dullijavet. Prej duhmet
E prej tėrmetit, tue bulritė frigueshėm,
Toka edhe trandej, e, si gogel dushkut
M’ujė shkundullitej n’rrymė t’atij thellimi.
Kur qe, ’i kometė n’mes t’kataklizmit t’mnershėm,
Shkrepun prej seprit, kulihum n’teposhte
Me zhaurrimė t’perfrigueshme goromiset
E m’Oqean Atlantik pingul plandoset.
Trandet toka m’atė t’ndeshun: ujėt e detit
Jashtė lugut s’hershėm del, e dynden sklafat
E kernalles n’pėrpjetė si bjeshkė, si male,
Tė cillt mandejna, me furi pėrpise
Shkul kah Europa e n’Amerikė dikohen
E shkapėrderdhen pėrmbi Afrikė t’zharritne:
Merr dhen’ boena. Felgrueshėm tue gurgullue
Tallazi male kapėrcen e kodra,
E m’rrymė t’gjirevet t’veta rrmben qytete,
Mbretni pėrpin, e shkim gja t’gjallė e nieri,
E gjithshka dora kavatoi njerzore.
Por, po; t’gjith ujėt e Oqeanit s’mujt me i shlye
Njollet e gjakut t’njerit, t’cillat vritshin
Ene kah qiella e gjyq prej s’Drejtės s’hyjnueshme
Lypshin me za t’mjeruem. Prandaj i Amshuemi,
Syni i tė cillit nuk mund t’shohė pegame
E gja s’i rrshket Atij per pa u ndėshkue,
Premtoi qi flakė m’atė hyll nji zjarm t’u kallte
— M’atė hyll, qi tokėn nėn peshė t’vet e ndrydhte —
E mbarė dhen’ ta pėrlante e ta shkrumote.
E qe, xen hylli rebtė m’u shkundullitun.
Xen rebtė m’u trandė, e, tue shpėrthye me krisme
Nji det zjarmit flakron mbi tokė t’shėmtueme.
Por edhe zhari, n’gji qi ngrohte bota,
Nen t’rrebtėn frymė t’s’hyjnueshmes mni s’t’Amshuemit
Ndezet ai flakė e ma ’i furi trishtuese
Shpėrthen n’pėr zgorka t’dheut nėn valė t’Oqeanit.
Ujėt e zjarmi m’atėbotė u kapėrthyene.
E, anmiq tue kenun, me uturim u ndeshen
E u pėrlan’. Ulurote deti e dyndte
Mje m’re tallazet. Flaka tue krepatue
E tue fishkllue, mbi det pa da ngėrthehej
E me vapa tė veta e frushkullote.
N’zhaurrimė t’mnertė t’asaj lufte titanike
Kobshėm gjimojshin viset e rruzullimit
E shungullote kupa e naltė e Empirit.
N’e mbramėt m’u lodhė xu deti, e, para zjarmit
N’avull t’u ēue, krejt shterri. Zjarmi atėhera,
Lshue pa zangall, iu vesh tėrthores s’shekullit,
Edhe krejt e zharriti. Shkrini malet
E kodrat, e kunorat; e dogj fronet
Me shpata e me gjithshka, qi dikur m’shekull
Krenin’ e mbajti m’kambė; e kur s’pat tjeter
Shka me shkrumue, n’hi t’vet u shkim prej vedit,
E toka mbet veē hi e kthhiell: si votra
N’nji shpi tė dalne faret, mbasi zjarmi
T’i shuhet e me ferrė dera t’i mbyllet
E kshtu u rrpos sheklli e sosi puna e nierit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.123.st
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Male
Numri i postimeve : 3223
Age : 38
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

Gjergj Fishta Empty
MesazhTitulli: Re: Gjergj Fishta   Gjergj Fishta Icon_minitime12/9/2009, 15:40

Gjergj Fishta - LAHUTA E MALSISĖ

Kānga e Pestė

DEKA

[...]
por s' din Shkjau me mbajtė miq'sķ !
Aman, Zot, kur duel Serdari,
se ē' kje ndezė Vranina zhari !
Aman, Zot, kur mbėrrini Pera,
se shum krisi atėbotė potera ! 395
Por kur rįnė Shkjetė e Vraninės
Shum u krisi plumbja shpinės !
Porsi shé qi m' nji natė gjamet
Rritet turr e del prej amet
Tue ushtue – e tue shkumbue, 400
shkapėrderdhet npėr zallina,
ashtu u derdh Shkjau te Vranina,
n' valė Shqiptarėt krejt tue i pėrshi.
S' lufton ndryshe' e rrebtė kulshedra
e me dhambė edhe me kthetra, 405
zjarm e surfull tue flakrue,
kur drangojt ta kenė rrethue;
si i qindron sot Shkjaut Shqiptari
pėr dhé t' ambėl qi i la i Pari:
kambė pėr kambė tue qitė padį, 410
tue korrė krena nepėr Shkjį.
U janė ndezun flakė breshanat,
u kullojnė gjak n' dorė taganat,
e u kullon gjak edhe zemra,
veē se vendit s' u lot themra. 415
Por ē' dobķ: dielli tue lé
– isht' tue lé m'atė ditė pėr Shkjé ! –
I ranė ndore Shkjaut t' tėrbuem
Tridhetė t' vramė e dhetė t' shituem !...
O ata t' lumtė, qi dhane jetėn, 420
o ata t' lumtė, qi shkrine vehten,
qi pėr Mbret e vend tė Parėve,
qi pėr erz e nderė t' Shqiptarėve
derdhėn gjakun tue luftue,
porsi t' Parėt u pa'n punue ! 425
Lehtė u kjoftė mbi vorr ledina,
butė u kjoshin moti e stina,
ak'lli, bora e serotina :
e der' t' kėndoje n' mal ndo'i Zanė,
e der' t' ketė n' detė ujė e ranė, 430
der' sa t' shndėrisin djellė e hanė,
ata kurr mos u harrojshin,
n' kangė e n' valle por u kėndojshin.
E njaj gjak, qi kanė dikue,
bān, o Zot, qi t' jesė tue vėlue 435
pėr m' ia xé zemrėn Shqiptarit,
pėr kah vendi e gjuha e t'Parit !
– Po vallė ! Osja ku do t' jetė ?
Oso Kuka a mos ka mbetė ?
N' Xhebehane ka zatetė ! 440
Ka zatetė n' atė kullė t' barotit,
ku ka bā emnin e Zotit,
se pėr t' gjallė nuk ka me e lėshue,
shokėt e vet pėr pa i pague
tridhetė t' vramė e dhetė t' shitue. 445
Kur pau Shkjau se pushka mźni
Si kah vau si kah Liqeni,
e se mbetė s' kisht Oso Kuka
me t' tjerė t' vramė, pėrjashtė ke suka,
m' Xhebehane u turr m' atėhera, 450
si kur t' lėshoje kah pranėvera,
vrullet bleta ēark njaj zgjonit,
tue zukatė si rryma e pėrronit.
N' brohorķ tue i lutė jetė Knjazit,
njiqind vetė kėcyen n' kulm t' pullazit, 455
mā t' pėrmendunt kah trimėnia
njaq u ngjitėn mbi frangjia,
tue thye muret n' gjak t' pėrlyeme :
– por ka gjobėn shpia e thyeme ! –
krisi Osja atėbotė si ulani, 460
mje n' Cetinė i vojti zani :
« Ah kadalė, Nikollė, t' vraftė Zoti !
pse kėtu i thonė Oso baroti :
se s' ké pį Shqiptįr me sy,
se djeg vehten edhe ty ! » 465
Edhe zjarrė i dha barotit.
Aman, falė i kjofshim Zotit,
kur ka dhanun zjarrė barotit,
se ē'ā dridhė Vranina e shkretė !
se ē'ā hjedhė kulla pėrpjetė ! 470
se edhe L'qeni ē'ka gjimue
m' kalį t' Shkodrės tue ushtue !
Qepra, tjeglla, gur e trena :
Kambė e trupėn, krahė e krena,
hi e tym e flakė e shkėndia, 475
shi mje n' Viri i hodh duhia :
I hodh duhmja shi n' breg t' Virit
Qepra, gur e gjymtyrė njerit.
Eni, eni, mori shkina,
eni, eni, te Vranina, 480
mblidhni vetė npėr shpat e pėrrue
ehu ! kortarėt e djelmve t'ue ;
edhe mėsoni fėmijėt mbas sodit
mos t' lakmojnė tokės s' Kastriotit,
pse u bjen shtrejtė, qe besa e Zotit ! 485
Njasi gjaku qi Oso Kuka
Sot ka derdhun ke ato suka,
si pėr Mbret, si pėr dhé t' Parėve
vėlon se vėlon ndėr dej t' Shqiptarėve.
Pra, pa u djegun n' flakė t' agzotit 490
Si Oso Kuka n' kullė t' barotit,
s'ka me rį fisi i Shqiptarit
n' thoj t' pangishėm t' Gospodarit ! –
[...]
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.123.st
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Male
Numri i postimeve : 3223
Age : 38
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

Gjergj Fishta Empty
MesazhTitulli: Re: Gjergj Fishta   Gjergj Fishta Icon_minitime12/9/2009, 15:40

Gjergj Fishta - LAHUTA E MALSISĖ

Kanga e Trembėdhetėt

TE KISHA E SHNJONIT

Prendoi dielli, n'qiellė duel hana,
n' Veleēik po pingron Zana :
Ehu ! ju malet e Shqipnisė,
n' t' cilat strukė shqipja e lirisė
n' t' bardhat kohė, qi kanė prendue, 5
s' lźte anmik, jo, me iu afrue !
E din shpat e di' edhe pėrrue,
e din landė e di' edhe gurė,
Shqiptarisė kryq e tėrthuer,
se sa gjak atėbotė i anmikut 10
vojti rrėkajė prej t' bardhė ēelikut,
qi flakote n' dorė t' Shqiptarit,
porsi rrėfeja majes s' Sharit.
A kisht' mujtė kurr n' atė kohė t' lume,
(me lot gjakut sot t' lotueme !) 15
veē nji troe t' tokės shqiptare
me rėmue dora grabitēare ?
Ah ! jo kurr : t' isht' ēue mbarė bota...
Pse ndo'i Lekė a i' Gjergj Kastriota
do t' kisht' dalė atė dorė rrėmbyese 20
m'e cungue me armė ngallnyese,
t' cilat n' shekull do t' pėrmenden
hanė e hyj sa qiellėve t' enden.
Por kanė ndėrrue sot moti e stina
pėr dhé t' ngritė, ku rreh « martina » ! 25
Gjinde e mbajtun me lot t'shu'mit
qi n' djersė njomė busat e umit,
ja qi n' kullmė rreshket kumbuese,
ja npėr detė bjen valės shkumbuese,
pėr me mbajtė nji grue te shpia 30
s' cilės bukė i lypin fėmija,
edhe i lźn, ndoshta, me kjį,
pėrsč e mjera bukė nuk kį :
gjinde, s' cilės Zot i āsht ari,
t' zezėn bukė, qi i ngratė Shqiptari 35
shtrźjt me gjak e pat fitue,
pa ndo'i dhimbė, kjoshin mallkue !
sot m' e dį duen copa copa :
e pėrsč ? Pse don Europa...
Uh ! Europė, ti kurva e motit, 40
qi i rae mohit besės e Zotit,
po, a ky ā sheji i qytetnisė :
me dį tokėn e Shqipnisė
pėr me mbajtė kėlyshėt e Rusisė ?
Po, ti a kėshtu sot na i pėrligje 45
njata burra, qi m' kėto brigje
pėr ty vehten e bāne flie
kur ti heshtėshe prej ligėshtie ?
Ti, qi i kalle flakėn diellit
e i shestove rrathėt e qiellit, 50
Ti, prej eshtėnsh t't' ngratė Shqiptarėve,
qi bānė dekėn pėr dhé t' Parėve,
bān sot t' bijnė fatosa t' ri,
t' cilt nji troe t' kėsajė Shqipnķ
mos t' ia lanė Shkjaut n' dorė me i rį 55
krejt nė gjak nji herė pa e lį !
Lum, oj Zana e Veleēikut,
qi m' ia lėshon ti namėt anmikut,
qi m' i uron djelmtė e Malsisė,
qi m' ia kjanė hallin Shqipnisė ; 60
kėsaj Shqipnķ e cila motit,
n' zā kah pushka e besa e Zotit,
pat kenė ēmue prej fisesh t' tana
kah bjen dielli e kah merr hana !
Por, sado qi poshtė ka rį 65
sot me sot e rrin tue kjį
n' pluhun t' tokės, prej njerėzve shį,
prap, oj Zanė, shkėndia e burrnisė
nuk ā' shkimbė n' male t' Shqipnisė,
qi, maną, edhe n' kėto kohė t' reja 70
ka 'i herė ndezet flakė si rr'feja.
S' kanė mbetė shkret, jo, armėt besnike,
pėrsč Arbėnorja, grue fisnike,
bān se bān fatosa t' ri,
t' cilt trimėnisht pėr ketė Shqipnķ 75
e pėr besė e t' bardhėn Fé
e bājnė dekėn si me lé.
A po i sheh ti njata burra,
qi kah Brigja nepėr curra,
tue hecė natėn porsi bisha, 80
janė t'u ngjitun drejt kah kisha ?
Ata janė, po, Krenėt e Hotit
qi m' u lidhė duen me besė t' Zotit
pėr me i dalun zot Shqipnisė,
pėr me i lanum nderė Malsisė. 85
Po, Ēun Mula mbi shpinė t' kalit,
ua ēoi lajmin Krenėve t' malit :
ua ēoi lajmin n' derė t' konakut,
pėr me u mbėledhė n' kuvend t' bajrakut ;
e si rrokull kjenė rreshtue, 90
kėshtu xźn Ēuni me ligj'rue :
« Fol tash, Masho, ē'po na thue ?
Un qe Krenėt t'i kam bashkue,
t' cilve mundesh me u besue,
pse armėt kryq i kemi vu, 95
si na e lįnė tė Parėt kanu ».
Atėherė Mashi xźn kadalė :
« Pa ndigjoni, o trima, 'i fjalė,
qi po u thom me besė tė Zotit,
porsi nipave t' Kastriotit : 100
katėrqind e s' dķ sa vjet
janė qi i bājmė Mbretit hysmet,
kush ushtrķ, kush angarķ,
me armė n' dorė, me zjarm nė gjķ,
me 'i kambė mbathė me tjetrėn zdathė, 105
bukėn n' strajcė e shpķ senjurin,
dyshek tokėn, jastek gurin,
t' mbramė te hika e t' parėt te mbeta :
trima n' zā, ēėse ā' xanun jeta :
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.123.st
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Male
Numri i postimeve : 3223
Age : 38
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

Gjergj Fishta Empty
MesazhTitulli: Re: Gjergj Fishta   Gjergj Fishta Icon_minitime12/9/2009, 15:40

Ndihma e Zotit
Gjergj Fishta

Mbi toke t’zeze ku shtegton niri,
Qiella s’naltit pa shkelxye,
Ngele ma i forti e hupe ma i miri,
Gjujt s’punojn e zemra dron.
Punet e mbara per me u krye
Zemra duhet, duhet kshilli,
Per ne kjofte se anmik ast Qielli,
Ftofet zemra e kshillit shkon.

Feja
Gjergj Fishta

Jane do qi me zhvillue
Duen rrezet kah i merr dielli,
Pse shkojne tue rrokullue
Hyjzit e qielles, e bota;
Por t’tana fjale jane t’kota
Qi nieri i shkrete sndergjon.
Aq nalt nuk kapet kshilli
I nierit, e i ngele dija,
Ne kje se mbi flete t’mija,
M’u kape kah kroni i dijes,
Aj i shkreti nuk qindron.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.123.st
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Male
Numri i postimeve : 3223
Age : 38
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

Gjergj Fishta Empty
MesazhTitulli: Re: Gjergj Fishta   Gjergj Fishta Icon_minitime12/9/2009, 15:41

Shpresa
Gjergj Fishta

Nder t’tana fajet, qe n’toke nierzimi
Ban ma I madhi nder t’gjitha a’ disprimi,
Qi dan nierin prej mshrires s’Tynzot.
Ku s’asht Shpnesa, s’a’ Feja, as Dashtnija;
Kto virtyte, pse, s’bashkut lshojn rrezet;
Shqymen t’trija, ku njana nuk ndezet;
Vec prej njanes shelbimin pret kot.

Dashtnia
Gjergj Fishta

Ate here kur ujet t’kullue
E shoh une tuj u derdhe curril prej kronit,
E mbrapa per t’gjate prronit
Kah deti neper bar e lande tue shkue,
A thue se etja ujet e ka ngushtue;
Cuditem nder mend t’mija,
Pse ujet e prronit, tjerve qi u shqyme eten,
Prej dishirit me pi gjithmone lodhe veten,
E zemra e eme e thata
Per dastni shejte et nene s’ka e ngrata.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.123.st
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Male
Numri i postimeve : 3223
Age : 38
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

Gjergj Fishta Empty
MesazhTitulli: Re: Gjergj Fishta   Gjergj Fishta Icon_minitime12/9/2009, 15:41

Gjergj Fishta

Dramaturgjia dhe Publiēistika

Njė vend tė vėllimshėm nė krijimtarinė e Fishtės zė dramaturgjia. Ai shkroi drama, drama lirike (melodrama) dhe tragjedi. Nė dramat dhe tragjeditė konflikti ėshtė i ndjeshėm. Tonet qė i pėrshkrojnė janė ato heroike. Personazhet dhe karakteret arrihen tė skaliten. Nė dramat lirike dialogu ėshtė mė tepėr mjet organizues i jashtėm sesa element ndėrtues i brendshėm qė t'i japė mundėsi zhvillimit tė veprimeve dhe ashpėrsimit tė konflikteve. Pėrsa i pėrket mjeshtėrisė artistike, zotėrojnė po ato cilėsi qė i mishėron edhe krijimtaria poetike. E gjithė dramarturgjia e Fishtės ėshtė e shkruar nė vargje. Tema e atdhedashurisė ėshtė nė qendėr tė pjesės mė tė madhe tė veprave: nė dramat "Odisea" dhe "Kthimi i Uliksit nė Itakė", nė dramat lirike: "Shqyptari i qytetnuem", "Shqyptarja e qytetnueme", "Jerina ose Mbretėresha e Lulevet", e sidomos tragjedinė "Juda e Makab", e cila ēmohet si vepra mė e mirė dramaturgjike e Fishtės. Tema biblike, e pastrimit shpirtėror tė njeriut nė luftė me veset pėr hir tė virtyteve dhe tė amshuesmėrisė sė qenies njerėzore ėshtė nė qendėr tė dramave lirike. "Baritė e Betlemit", "Luigj Gonzaga". Tema e padrejtėsive shoqėrore ėshtė nė qendėr tė tragjedisė "Hajria" ku mbizotėron realizmi, fryma demaskuese ndaj klasave tė pasura.
Njė lėndė prej qindra faqesh pėrmban proza e Fishtės. Ėshtė njė prozė e frymėzuar, ku lirizmi krejt natyrshėm ndėrthuret me humorin, satira me groteskun. Shtresat e fjalorit janė mė tė larmishmet. Bashkėjetojnė fjalėt, shprehjet, ndėrtimet sintaksore krahinore me arkaizmat, barbarizmat, zhargonet, me fjalėt e shprehjet e latinishtes, tė gjuhėve moderne, perifrazimet, citimet etj., etj. E pasur nė llojet e lėvrimit ėshtė publiēistika. Pėr patetikėn e fuqishme, argumentin, kritikėn shėndoshėse si dhe stigmatizuese dallohen shkrimet me temė shoqėrore.
Nė shėnjestėr ai vė dembelizmin, pėrtacinė, indiferencėn e shtetasve tė shtetit tė ri shqiptar, por edhe lakminė ndaj kolltuqeve, grykėsinė ndaj privilegjeve, prirjen regresive ndaj aziatizmit si dhe imitimin banal ndaj perėndimores. Ai bėnte thirrje qė nė krye tė shtetit tė vinė njerėz tė kulturuar, atdhetarė, vizionarė largpamės tė shtetit e tė kombit. Fishta ėshtė edhe polemist i fuqishėm, ai polemizon me pena tė shtypit vendės si dhe me ato tė letrave tė huaja. Merr nė mbrojtje kulturėn, dinjitetin, pastėrtinė shpirtėrore tė kombit. Nė polemikat nuk mungon kurrė argumenti bindės autentik, si dhe shoqėrimi i tyre me argumente nga filozofitė e ndryshme, shkencat shoqėrore e natyrore, por edhe vėrshimet patetike ku shpotit, tall e dermon pa mėshirė kundėrshtarin. Tė njohura janė dhe ligjėratat e Fishtės, ku mbizotėron fryma solemne dhe argumentuese.

Publiēistika

Pėr vlera tė rralla artistike, pėr frymėn objektive e shkencore, shquhet prova eseistike e Fishtės. Njė model i pėrkryer nė llojin e vet ėshtė reportazhi. "Njė udhėtim nė Turkinė e re". Njohės i thellė i botės shqiptare, adhurues i saj gjer nė kult paraqitet ai nė parathėnien kushtuar "Kanunit tė Lekė Dukagjinit" tė Shtjefėn Gjeēovit. Njeri me kulturė tė gjerė e pasione tė mėdha na shfaqet nė esetė pėr Gėten, pėr arkitekturėn, muzikėn etj.
Nė trashigimninė e tij kanė mbetur edhe qindra faqe tė epistolarit, dorėshkrime tė ndryshme.
Fishta duke qenė njohės i latinishtes, greqishtes sė vjetėr, italishtes, frengjishtes, gjuhėve sllave, nė disa prej tė cilave edhe krijoi, duke qenė njohės i pėrkryer i shqipes qė flitej nė viset e Veriut, si dhe i traditės letrare shqiptare qė nga Budi e Bogdani, dha shembullin e tij se si mund tė sillen nė kulturėn vendėse thesaret shpirtėrore tė njerėzimit. Tė freskėta e trasparente janė pėrkthimet nga poezia e Silvio Pelikos, Aleksandėr Manxonit, Metastazios etj. Shembull pėr pėrkthyesit e Homerit, pėrgjithsisht tė poezisė antike e asaj klasike mbetet Kėnga V (fragment) e "Iliadės", pėrkthyer prej tij. Frymėn e lashtėsisė heroike, madhėshtinė e heronjve dhe tė betejave ai i mishėron nė kompozitat burimore tė shqipes, nė fjalėt e ralla tė tė folmeve tė saj, nė brumin e gjallė tė shqipes. Tepėr kėrkues e i saktė ėshtė edhe nė pėrkthimet e Kanconiereve tė Petrarkės. Fishta pėrshtati nė shqip edhe komedinė "i sėmuri pėr mend" dhe "Dredhitė e Patukut" tė Molierit, pėrshtatje qė shquhen pėr kolorit e pasuri gjuhėsore.
Me veprėn e tij tė gjerė dhe komplekse Fishta pasuroi ndjeshėm nė radhė tė parė poezinė, por, gjithashtu, letėrsinė tonė dhe kulturėn nė pėrgjithėsi. Vepra e Fishtės ndikon gjithnjė nė zvillimin e letėrsisė me vėllimshmėrinė e saj, me llojshmėrinė e gjinive, me pasurinė e mjeteve tė shprehjes, me autencitetin e saj. Ajo ka meritėn e veēantė tė ketė prekur terrene qė deri atėherė, dhe mė vonė mbetėn tė paprekura nė letėrsinė tonė. Ai ka, gjithashtu, meritėn tjetėr se kultivoi pėr herė tė parė edhe me mjeshtėri tė lartė shtresa gjuhėsore tė gjalla deri atėherė tė pashfrytėzuara. Prandaj ndikimi i tij nė letėrsinė tonė ėshtė i madh ei shumllojshėm.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.123.st
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Male
Numri i postimeve : 3223
Age : 38
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

Gjergj Fishta Empty
MesazhTitulli: Re: Gjergj Fishta   Gjergj Fishta Icon_minitime12/9/2009, 15:41

Kėnga e Parė (Cubat)

Gjendja historike e vjetit 1858 dhe plani i poemit. Turqija nisė tė ligėshtohet. Popujt e Ballkanit i dalin doret. Shqiptarėt zgjohen: mendojnė edhe ata tė fitojnė lirinė. Ndeshen me nji anmik tjetėr. Knjaz Nikolla i Malit tė Zi synon tė shtijė nė dorė pjesėn veriore tė Shqipnisė, i nxitun dhe i mėsuem nga Cari i Rusisė. Ky i shkruen nji letėr tanė dredhģ e pėrkėdhelje Krajl Nikollės: i premton bukė e fishekė, mjaft qė mos ta ląjė Turkun tė qetė. Letrėn ia ep lajmėtarit (kasnecit) tė vet, i cili mbas nji udhėtimi tė gjatė, kapet nė Cetinė, ku edhe dorėzon shkresėn. Knjazi e kėndon me vėmendje. Menjiherė ēon e thėrret serdarin e Vasoviē-it, Vulo Radoviē-in. Mbasi e merr me tė mirė e ngarkon tė formojė nji ēetė cubash dhe me ta tė biejė nė Vraninė, pėr me plaēkitė e pėr me vrą.

C U B A T
Ndihmņ, Zot, si m'kč ndihmue!
Pesėqind vjet kishin kalue
Ēėse tė buk'rėn ketė Shqipni
Turku e mbate nė robnģ,
krejt tu' e lą t'mjerėn nė gjak, (5)

frymėn tue ia xanun njak,
e as tu' e lanė, jo, dritė me pą:
kurr tė keqen pa ia dą:
rrihe e mos e lčn me kją:
me iu dhimbtė, po, minit n' murė, (10)

me iu dhimbtė gjarpnit nėn gurė!
Veē si 'i dčm, vu n'lavėr spari,
qi, ka' e vret zgjedha e kulari
kah nuk bąn m'e thekė strumb'llari,
s'ndigjon me tėrhjekun m'pluer: (15)

e tue dhanė kryq e tėrthuer,
tu' i dhanė bulkut shum mėrzģ,
me u vu s' ryset pėr hullģ
e as me shoq ai pendė me shkue:
kėshtu Shqiptarėt, tė cilt mėsue (20)

s'din' me ndejė rob nėn zgjedhė t'huej,
pagė e t'dheta me i lą kujė:
por tė lirė me shkue ata motin,
veē mbi vedi tue njohtė Zotin,
e as kurrkujė n' kėto troje t' veta (25)

mos me i bą kurr tungjatjeta,
n'braz me Turk kurr nuk kanė rą
e as kurr pushkėn s' ia kanė dą;
por t'janė grģ me tč e t'janė vrą,
si me kenė tu' u vrą me Shkją (30)

E prandej si pat fillue
Turkut Ora m' iu ligėshtue,
e nisė pat m' iu thy' atij hovi,
m' qafė pėrditė tu' i mbetė Moskovi:
e ato fiset e Ballkanit, (35)

zunė me i dalė dore Sulltanit,
nisė Shqiptarėt kanė me u mendue,
si Shqipninė me e skapullue
zgjedhet t' Turkut : qi si motit
n' ato kohėt e Gjergj Kastriotit, (40)

krejtė e lirė kjo t'ishte, e askujė
n'daē t'jetė Krajl a Mbret i huej,
me i bą kurr mą tungjatjeta,
kurr me i lą mą pagė e t'dheta:
edhe Flamuri i Shqipnisė, (45)

si fletė Engj'lli t'Perėndisė,
si ajo flaka e rr'fesė zhgjetare,
me u suvalė prap n'tokė shqiptare.
Kur qe ai Knjazi i Malit t'Zi,
Knjaz Nikolla, 'i gėrxhelģ: (50)

gėrxhelģ, por belaēģ:
na dyndė top, na dyndė ushtrģ
edhe del e bjen n'Shqipnģ,
pėr me shtrue kėto bjeshkė e vėrrģ,
shka merr Drinin pėr s'tė gjatit (55)

der' n' Kalą tė Rozafatit,
ku ai me ngulė do' "trobojnicėn",
do' m' ia vu Shkodrės "kapicėn":
me bą Shkodrėn Karadak,
mbasi 'i herė ta kisht' lą n'gjak! (60)

Ka ndejė Turku e kėqyrė haru,
pika-pika lotėt tu'i shkue,
kah s'ka Shkjaut si me i qindrue;
se Moskovi e ka rrethue:
ka Stambollėn muhasere! (65)

Bąjnė shtatė Krajlat muzhavere
Shoq me shoq, tue shartue zģ
-si ata e zeza m'i pastė mb'lue!-
pėr tė buk'rėn kėtė Shqipnģ,
si m'ia lėshue n'dorė Malit t'Zģ. (70)

M'kambė Shqiptarėt atėherė t'janė ēue.
Sa mirė n'armė na janė shtėrngue!
T'fortė kanė lidhė nji besė tė Zotit,
si tė Parėt ua lidhshin motit
n'ato kohė t'Gjergj Kastriotit: (75)

me 'i kambė mbathė e tjetrėn zbathė,
gjanė e gjallė pa grazhd mbyllė n'vathė,
diku ngranė, diku pa ngranė,
harrue grue, motėr e nanė,
sy'n agzot, zemrėn barot, (80)

e si ai plajmi me furģ,
t'kanė rrą ndesh Malit tė Zģ,
pėr t'gjatė t'Cemit n'atė kufģ,
ku edhe trimat t'janė pėrlą:
t'janė pėrlą Shqiptarė e Shkją, (85)

ballė pėr ballė ata tu'u vrą,
fyt-a-fyt, ofshč! tu' u prč:
tue mbetė shakull pėrmbi dhč,
mish pėr shpez e kaēubeta,
gjithku kje ajo pika e djalit, (90)

gjithku kjenė sokola malit,
pa kją m'ta as nanat e shkreta.
Veē se, po, me parzme t'veta
Aty Shkjaut sulmin kanė thye.
Mbasi Shkjaut sulmin kanė thye, (95)

bąjnė kuvend Shqiptarėt n'mjet vetit
e 'i fjalė t'madhe ēuekan Mbretit:
se jo veē qi Knjaz Nikollės
nuk i lajnė kurr pagė e t'dheta,
porsč as Mbretit tė Stambollės (100)

s'duen me i bą mą tungjatjeta,
e se dore duen me i dalė:
se Shqipninė nuk po e kisht' falė
Perėndia pėr ēerkez,
Turq, manovė, likurazez; (105)

por pėr do sokola mali,
qi "Shqiptarė" bota po i quete,
pėr ta gėzue kėta djalė mbas djali,
der' qi jeta mos t'u shuete.
Turku fjalėn e ka ndģ': (110)

se ē'asht mbushė ai me mėnģ!
Se edhe lėshue ē'ka mbi Shqipnģ,
gjallė Shqiptarėt ai me i pėrpģ!
Por Shqiptari gjallė s'pėrpihej,
e as me u shkelė, besą, s'po lihej, (115)

kur po i mbushej mendja e vet,
pėr Shqipnģ me bą gajret,
n' dashtė ta mėsyjnė Krajl edhe Mbret.
Edhe kėshtu t'janė kapėrthye
grykė pėr grykė Turq e Shqiptarė, (120)

pa dhimbė krenash tue u thye
si me thye kunguj npėr arė.
T'iu dha zjarm atėherė Ballkanit,
Shkjau: kah drote se Shqipnia
Nji herė shkėputė dore s' Sulltanit, (125)

mą s'do t'bite n'kthetra t'tija,
si atij hangėr ia kisht' palla:
merr e mėsynė m'Turk fulikare,
e si derrat me ēakalla
t'janė mbėrthye, t'janė kapėrthye: (130)

haju, ngaju, ēaju, vraju,
m' pushkė e m'top gjueju batare,
gjaku rrėmbč npėr rrahe e qare,
e npėr fusha e npėr gajusha,
der'qi s'mbramit, n'p'r' atė zhumhłr, (135)

zgjedhė s' Turkut pėshtoi Shqipnia
e duel m'veti si dikłr:
si premtue kisht'Perėndija;
por si dashtė, besą, lum vėllau,
s'do t'kisht' pasė as Turku, as Shkjau. (140)

Se s'ka dashtė Turku lirģ,
ma merr mendja; veē un s'dij
Knjaz Nikollės kah gjith kjo zemėr
ardhė i paska, qi nėn themėr
rob Shqiptarėt po don me i shtrue, (145)

edhe atė tokė ai me pushtue,
pėr tė cilėn vetoi motit
shpata rr'fč e 'i Gjergj Kastriotit?
E qi s'paska dert aspak,
se Shqipnģ dhe Karadak (150)

krejt me atė punė po i ląte n'gjak?
Zemra i ardhka prej Moskovit!
N'Petrograd Cari i Moskovit
Nji bč t'madhe po e kisht' bą:
m' e ndie plak e kalamą: (155)

se ai natė t'madhe s'do t'kremtote,
se ai kumbarė as krushk s'do t'shkote:
gostė as darsėm nuk do t'ngrifte,
s'do t'u late as s'do t'u krifte,
as s'do t'dilte n'log t'kuvendit, (160)

pėr pa i hi Stambollės pėrmbrendit,
pėr pa kėcye mbi post tė Mbretit,
me u bą zot i tokės e i detit;
edhe Europės tregun m'ia prč,
mos m'e lanė me shitė, me blč, (165)

mos m'e lanė me ēilė kund punė;
por me bą qi ajo pėrdhunė,
pėr me ēue 'i grimė bukė te shpija,
rob tė ngelte n'kthetrat t'tija,
n'ato kthetra me gjak zhye, (170)

mėsue gjithmonė n'gją t'huej me gėrrye!
Por, pse ishte 'i skile e vjetėr,
si pėr fjalė ashtu pėr letėr,
mos m'iu gjetė kund nji shoq tjetėr,
ai po e dite mirė e hollė, (175)

se isht' do punė me hi n'Stambollė:
se isht'do punė Turkun me e thye,
pa sharrue vetė mbrendė me krye.
Prandej xčn ai me trillue,
m'shpinė Shkjeninė Turkut m'ia lėshue: (180)

m'ia lėshue m' shpinė Shkjetė e Ballkanit,
qi me i qitė kėta punė Sulltanit;
me i qitė punė kėta 'i herė mą para
me trazime e punė t'pambara,
e mandej vetė prej Rusiet, (185)

si harusha prej pusiet,
me i rą Turkut fulikare,
m'zhbģ n'vend, m' e qitun fare;
pėr pa bą me mend pleqnģ,
se me atė punė botėn unjģ (190)

mujte ndoshta, m' e pėshtjellė n'zģ
Kur ketė punė e ka pleqnue,
ka marrė trimi e n'odė ka shkue,
ka ndejė n'tryezė e asht vu me shkrue,
me u shkrue miqve kah Serbia, (195)

kah Zagrebi e kah Sofia
me lidhė besėn shkaf asht Shkją,
mbi Budin, m'ēanak-kalą,
edhe tok kėta ndėrmjet vetit
mos m'ia dą tė keqen Mbretit; (200)


por m'e nxitė, por m'e mėrzitė,
m'iu vardisė si 'i ditė pėr ditė,
herė pėr shtek, herė pėr kufģ,
tash me peng tash me pleqnģ,
por gjithmonė, po, pa kanu, (205)

veē si t'mujnė n'teposhtė m'e vu.
Mbasandej, ky zogu i Shkinės,
merr e i shkruen Knjazit t'Cetinės,
merr e 'i letėr, ia angllatisė,
me dredhģ tue ia qindisė: (210)

Ti, qi jč qaj Knjaz Nikolla,
falmėshėndet Cari i Rusisė,
se zą t'madh pėr ty kam ndie
qi jč trim e gėrxhelģ,
qi jč burrė e kuvendtąr, (215)

me ta drashtė hijen anmiku,
por, me gjasė, kjo fjalė s'isht' gją;
pse qe ti m'atė rrasė Cetine
mė kč ndejė me 'i gjysmė opinge,
e jč bą, po, gazi i dheut, (220)

tue mėrzitė miq e kumbarė,
veē e pėr bukė thatė nė gojė.
Mje sa Turku, pėrbri tejet,
dredhun ēallmėn m'vetull t'synit,
derdhė shallvarėt ai pala-pala, (225)

rrin e ban kokrrėn e pallės,
e as m'e pą ti s'mund ta shofish
pėrmbas kodrės sė pilafit
Po a thue, t'la ty kamba e dora,
ase ngjitė jč ndoshta n'rrogė, (230)

jo se hi kč bulk n' e huejėn,
qi s'po ndihesh kund pėr s'gjalli?
Mo', bre burrė, se nuk ka hije
Urtė me ndejė Cubi i Cetinės,
edhe n'shpģ me e shkuem ai motin, (235)

tue u ndeshė npėr furka t'gravet!..
Po a s'ta mbushė synin Shqipnia,
me ato male tė madhnueshme,
me ato fusha tė blerueshme,
qi kurrkund s'jč kah orvate, (240)

me ia shkye 'i skundillė pėr veti?..
M' tč, krah-thatė, e mos rri fjetun!
Pse pa luejtė ti kambė e dorė,
s't' ndihmon Zot as i Shėn Nikollė:
Por ti luej, nafaka luej, (245)

ka pasė thanė ai burri i huej;
sa pėr bukė e pėr fyshekė,
piqu n'mue, se t'i qes vetė;
edhe kėsulėn včne n'sy,
se tė nget Mbreti i Stambollės: (250)

nuk ta lą me t'prekė me pupėl -
Letrėn kėshtu Cari e ka shkrue,
edhe mirė e ka palue,
e e ka mbyllė me dyllė tė zi;
ia ka dhanė kasnecit t'rģ, (255)

me ia ēue Knjazit n'Mal t'Zģ.
Letrėn n'gjģ ka qitė kasneci,
ka thekė kambėt ai sa mund heci:
ka lanė mbrapa fushė e zalle
kapėrcye ka bjeshkė e male, (260)

edhe dalė ka lum e shč:
ka shtegtue pėr ujė e dhč,
der'qi'i ditė, tue marrun dielli,
nė Cetinė ka behė ai filli:
shtjerrė opangat, grisun setrėn; (265)

Knjazit n'dorė ku ka dhanė letrėn,
me dyllė Cari si e kisht' mbshilė.
Ka marrė Knjazi edh' e ka ēilė,
e ka ēilė edh' e ka kėndue,
tri herė rresht ai e ka kėndue, (220)

tri dit rresht edh' e ąsht mendue;
mbasandej ai fjalė ka ēue
njatij Vulo Radoviēit,
kėrkserdarit t'Vasoviēit,
qi me dalė me rą n'Cetinė, (225)

pa kėqyrė shteg, pa kėqyrun stinė:
me flut'rue si gjeraqinė,
pėr me u pjekė me "Gospodarin".
Njeky Vuloja Serdari
Kisht' pasė kenė nji trim i ēartun: (280)

m'e pasė randė toka m'e bartun.
Pa tč prč kund s'ishte marrė,
pa fjalė t'tij ngarkue s'ishte marrė,
pague s'ishte varrė as gjak,
s'kishte vu nuse duvak, (285)

as s'isht' dą gjyqė a pleqnģ.
Pse edhe Turku i Malit t'Zģ
po e kisht' pasė shqipe mbi kry',
mos m'e lanė me pą me sy.
-Se edhe 'i punė, ky zogu i Shkinės, (290)

po e kisht' bą m'atė udhė t'Cetinės.
Paska marrė e shi nė rrugė
Pėr tėrthuer shtrika nji stugė,
edhe i ēueka fjalė tėrthores,
qi shka ąsht Turk i Cernagores, (295)

mos me mujtė m'e shkapėrcye,
pėr pa lą 'i dukat pėr krye -
Bre! kish' kenė edhe 'i farė burri,
larg e larg me i dajtun turri.
Fėtyra e tij porsi duhia, (300)

syni i tij, tanė zjarm e shkėndia;
vet'llat trashė ngčrthye kuląr,
porsi lesh derrit bugąr;
vesh e m'vesh dega e mustakut,
si dy korba lidhė pėr lakut; (305)

edhe i mbrrijte kryet nė trą:
burrė i atillė me sy me u pą.
Veshė e mbathė e m'armė shtėrngue,
kishe thanė se ąsht lč drangue.
Se kėtč Knjazi fort e dote, (310)

fort e dote edhe e ndigjote;
pse edhe i urtė ai kishte ndodhė,
me ia prč mendja fort hollė.
Prandej Knjazi i ēueka fjalė
Nė Cetinė pėr ngut me dalė. (315)

Edhe Vulja bjen n'Cetinė,
pa kėqyrė shteg, pa kėqyrun stinė,
tue flut'rue si gjeraēinė.
N'atė Cetinė kur Vulja zbriti,
atč Knjazi mirė e priti, (320)

mirė e priti e n'odė e qiti,
i qiti duhan e kafe,
edhe nisi kėshtu t'bajė llafe: -
Ku jč, Vulo, eh kopilane!
Se ti ujk, po, né na u banč, (325)

ke s'po duke kah Cetina,
ku kč miq e probatina,
qi s'tė ndėrrojnė me sy tė ballit?
Po, a kč mujtė? a kč farė hallit?
Si po t'shkon n'Vasoviq moti? (330)

Pėr jetė tande ! si do' Zoti,
merr e i thotė Vulo Serdari;
pse sivjet, lum "Gospodari",
nuk ka pasė toka valigė,
e ka ardhė nji kohė e ligė, (335)

sa nuk dij si ka m'iu bą,
pėr me pėshtue do rob e gją,
pse edhe buka asht tue na ląnė.
Hajt, eh qč'! Knjazi i ka thanė.
Se s'po gjenė cubi me ngranė. (340)

Se s'po gjenė skyfteri mish.
Se ti e nxjerrė korėn dy fish!.
Mjaft t'i biesh ndo'i vendit prč,
se po e ban me lopė e qč,
sa me mbajtė njerztė e kujrisė, (345)

jo se mą gjindėn e shpisė.
A din shka, Vulo Serdari,
ndiej shka t'thotė ty "Gospodari":
pėshtilli bashkė nja disa cuba:
t' idhtė si gjarpni ndėr kaēuba, (350)

t'lehtė e t'shpejtė si gjeraēina:
edhe lėshoj ti kah Vranina,
pėr me vrą ata e pėr me prč,
pėr me djegun gur e dhč,
mbrendė tue vjedhė e tue plaēkitė, (355)

tue grabitė e tue robitė,
n'daē me natė e n'daē me ditė;
se un prandej tė kam ēue fjalė,
der' n'Cetinė nji herė me dalė,
pse dishka mue tash m'ka kėcye, (360)

prap me Turk me u kapėrthye:
prap me Turk, po, na me u vrą.
Pse edhe as hije, thom, nuk ką,
urtė ma ndejun Turk e Shkją.
E kėshtu, tue ligjėrue, (365)

krye mė krye tue bisedue,
hollė e gjatė e ka qortue,
si me u sjellė e si me u mprue,
pėr m'e lą Vraninėn n'gjak.
E si vesht janė marrė me fjalė, (370)

Knjazi n'bukė atč e ka ndalė,
edhe falė i ka do pare;
e i ka falė nji "xheverdare",
krejt n'argjand kondakun ngrģ,
mos m'e gjetė shoqja n'Mal t'Zi: (375)

m'e drashtė vjerrun nė sėrgjģ,
jo mą n'krah tė nji luftarit,
jo mą n'krah t'Vulo Serdarit,
qi isht' me brč hekur me dhambė!
Atėherė Vulja ąsht ēue nė kambė: (380)

ka bą Knjazit "tungjatjeta",
edh' ąsht nisė malit pėrpjeta,
udhės me mend ai tue pėrblue,
si Vraninėn me shkretnue,
Knjazi ashtu si e kisht' qortue. (385)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.123.st
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Male
Numri i postimeve : 3223
Age : 38
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

Gjergj Fishta Empty
MesazhTitulli: Re: Gjergj Fishta   Gjergj Fishta Icon_minitime12/9/2009, 15:42

Dėshmorėve

O ata t'lumtė, qi dhanė jetėn,
o ata t'lumtė, qi shkrinė vehten,
qi pėr Mbret e vend tė Parėve,
qi pėr erz e nderė t'Shqiptarėve
derdhėn gjakun tue luftue,
porsi t'Parėt u pa'n punue!
Lehtė u kjoftė mbi vorr ledina,
but u kjofshin moti e stina,
ak'lli, bora e serotina:
e der' t' kėndojė n'mal ndo' i Zanė,
e der' t' ketė n' detė ujė e ranė,
der' sa t'shndėrisin diellė e hanė,
ata kurr mos u harrojshin,
n'kangė e n'valle por u kėndojshin.
E njaj gjak, qi kanė dikue,
ban, o Zot, qi t'jesė tue velue
pėr m'ia xe zemrėn Shqiptarit,
pėr kah vendi e gjuha e t'Parit!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.123.st
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Male
Numri i postimeve : 3223
Age : 38
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

Gjergj Fishta Empty
MesazhTitulli: Re: Gjergj Fishta   Gjergj Fishta Icon_minitime12/9/2009, 15:42

Ēohi tė Dekun

E n'kjoftė se lypet prej s'hyjnueshmes Mni,
Qi flije t'bahet ndo'i shqyptar m'therore,
Qe, mue tek m'kini, merrni e m'bani fli
Pėr shqyptari, me shue ēdo mni mizore. -
Oh! edhe pa mue Shqypnija kjoftė e rroftė,
E nami i sajė pėrjetė u trashigoftė!
Po: rrnoftė Shqypnija! E porsi krypa n'Dri
E porsi krandja e that n'nji flakada,
U shoftė me arė, me farė me mal e vrri
Kushdo shqyptar, qi s'brohoritė me za,
Kushdo shqyptar, qi s'brohoritė me uzdajė:
Oh! Rrnoftė Shqypnija! Rrnoftė Flamuri i sajė!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.123.st
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Male
Numri i postimeve : 3223
Age : 38
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

Gjergj Fishta Empty
MesazhTitulli: Re: Gjergj Fishta   Gjergj Fishta Icon_minitime12/9/2009, 15:42

Kėnga e Dymbėdhjetė (Marash Uēi)

Amanet un'jam t'u lanė
Me ruejtė gjanė, me kqyrun sta'n,
Armėt e mbushme mos me i dhanė,
Me shokė tuej kurr mos m'u xanė,
Mos m'u xanė, as mos m'u nga
Pse n'ditė t'gushtė kėta u gjinden vlla
Si me pushkė ashtu me uha.
T'huejn me fjalė mos ta poshtroni;
Bukėn para, por t'ia shtroni
N'Shqiptari si a kenė zakoni:
Me i besue, mos i besoni!
Edhe n'mend kinje nji fjalė:
Zemrės s'frytė me i lanun dalė;
Fjalėt pėr pajė kurr mos me i dalė,
Ujit turbull mos me i ra,
Mos me dalun n'va t'pa va;
Me iu ruejtun shakės turbueme,
Me iu ruejtė, po, grues sė lshueme;
Vendin tuaj m'e dashtė pėrore,
Me ruejtė besė, mos me ēartė ndore.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.123.st
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 40
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Gjergj Fishta Empty
MesazhTitulli: Re: Gjergj Fishta   Gjergj Fishta Icon_minitime12/9/2009, 15:45

Shqipnia e Lirė

Do t'valvitet m'Kaēanik

M'Kaēanik, po, do t'valvitet
Kuq e zi Flamuri i shqyptarėvet,
Pėrse
toka, shqyp ku flitet,
Ajo vetė asht, qi prej t'Parvet
Trashigim na e
kemi pasė:
Mbrendė i huej, jo, ma s'do t'shklasė,
Posė atėherė, kur vjen
pėr mik.
Jo, po: na sod ktu sundojm;
Ktu s'hecė fjala e tjetėr kuej;

Gjall Lirin' na nuk e lshojm,
S'njohim mbret as krajl tė huej.
Zoti
n'qiell e na mbi tokė:
Me gjithkėnd vllazėn e shokė,
Por se i cilli
m'cak tė vet.
Prande i huej, n'andėrr m'e pa
Se vjen kurr e shklet ndėr
ne,
Drue se keq kishte me i ra;
Pse shqyptarėt kanė ba nji bč
Bč tė
madhe ata kanė ba:
Pėr Shqypni nė luftė me rra,
Me rra n'luftė me krajl
e mbret,
E kur bjen nė luftė shqyptari
Lidhė me besė ai ndėrmjet veti,

E din hasmi se aty pari
Shungullon toka e gjimon deti:
Se bijn
krenat fushės s'mejdanit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 40
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Gjergj Fishta Empty
MesazhTitulli: Re: Gjergj Fishta   Gjergj Fishta Icon_minitime12/9/2009, 15:45

Jemi nė Shkodrėn e viteve 1935-40. Si kudo edhe aty
qarkullojne idet e reja e tė vjetra simbas shkollave e gjeneratave. Gjergj
Fishta ishte nji njeri i njohur nė popull pėr humor e thjeshtėsi. Ai ndalonte e
fliste rrugėve me lypėsa, fėmijė, gra, plaka, studenta, hoxhallarė, etj. dhe pėr
secilin kishte ēka tė thoshte. Nji ditė, nji grup studentėsh nė rrugė, para
Kafes sė Madhe, janė mbledhė e po flasin e diskutojnė gjėra tė forta, tema
filozofike. Ishin studentė tė ardhur pėr pushimet dimrore nga Roma, Vjena,
Parisi, etj. (Shkodra e viteve 35-40, pėrfytyroni veshjet elegante tė asaj
kohe....)
Nė kėtė kohė po kalon andej Fishta ose Padėr Gjergji, siē e quanin
populli.

Nji nga studentėt, i cili ishte i shquar pėr "zotėsi" e
"kulturė" tė lartė, e i brymosur pak me materializem, i thotė shokėve:
--
Ndigjoni shokė. Kam me i ba Padėr Gjergjit nji pytje tė fortė e kam me e nxanė
MAT... S'ka me ditė ka me ia mbajtė i shkreti... - e po zgėrdhihet studenti me
shokėt e vet.
E mirė, afrohet Fishta e pėrshendetet buza-gaz me studentat, e
i pyt si ia kan kalu me mėsimet, etj. etj. Por studenti nė fjalė gjen rastin dhe
e pyet:
-- Padėr Gjergj, a muj me tė ba nji pyetje?
-- Po si jo Djaloē,
mundesh... po tė ndigjoj - thotė Fishta.
-- Padėr Gjergj, - thot studenti, -
Ju fetarėt thoni qė pas vdekjes sė njeriut, shpirti i tij fluturon prej
trupit...
-- Po - thotė Fishta, duke buzėqeshė, - ashtu themi na fetarėt, pse
a je kundėr a?
-- Po mirė, thotė studenti, - tash po ta baj pyetjen... Nėse
nji njeri sapo vdes e marrim dhe e fusim shpejt nė nji arkivol, e kėtė arkivol e
fusim nė nji arkė tė madhe prej plumbi, e kėtė arkė prej plumbi e fusim nė nji
arkė prej bakri, e kėtė arkė prej bakri e fusim nė nji arkė prej ēeliku, e
mbyllim mirė e mirė... Nga ka me dal shpirti k'tu o Padėr Gjergji? A ban me
m'kallxu?...
Edhe mbaron pytjen studenti, e u buzqesh shokėve fitimtar...


Padėr Gjergji buzėqeshi disa sekonda dhe i thotė qetėsisht:
-- Ndigjo
djalosh i mirė... Ti me sa po shoh unė, ke nė krye nji borsalinė... nėn atė
borsalinė tė bukur i paske do flokė bukur shumė tė dendura, bash si shtėllunga
leshi tė dashit rudė... nėn ato flokė si shtėllunga ke nji lėkurė tė trashė tė
kryes, nėn atė lėkurė tė kryes, ke nji kockė tė fortė si guri (kafka e kokės),
nėn atė kockė tė kryes, ke nji cipė ma tė hollė qė mbulon trunin (trurin) tand,
qė ashtė ai qė mendon njeriu... A po din me m'tregu ti more student i dashtun po
ty si tė dul (doli) e nga tė dul kjo pyetje e marrė, a ban me e ditė?...
Studenti mbeti e s'dinte ēka me thanė.

Nė kėtė mėnyrė Fishta iu pėrgjigj
studentit "filozof", e shkoj ne punė tė vet. Studentat e tjerė ngelen gojė hapė,
e fillun me qesh masandej me fjalėt e Pader Gjergjit tė pamposhtur...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 40
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Gjergj Fishta Empty
MesazhTitulli: Re: Gjergj Fishta   Gjergj Fishta Icon_minitime12/9/2009, 15:46

Patėr Gjergj Fishta - gjeniu pa varr


Shekulli i XIX-tė po u avitej grahmave tė fundit. Luftrat qė i patėn
shtrirė tentakulat e tyre rrėmbyeshėm mbi Ballkan e qenė afruar deri nė Vienė me
qėllim paranojak pushtimin e gjithė Europės, ia thithėn nga trupi Perandorisė
Osmane gjithė gjakun dhe energjinė e saj. Kėsisoj truri dhe trupi i perandorisė
dikur tė pėrbindėshme u plandosėn pėr tokė e bashkė me to u thanė edhe
tentakulat e saj rrenimtare !
Ngjarjet sa vinte e rrokulliseshin shpejt.
Ushtria turke u thye pėrfundimisht nė Plevna dhe Rusia e detyroi Turqinė ta
firmoste traktatin e Shėn Stefanit. Si humbėse, Turqisė iu desh t'ua njihte, veē
Bullgarisė sė madhe me gjithė Maqedonķ edhe autonominė Bosnjes e
Herzegovinės.
Nga ana tjetėr Greqia, pėr fitimin e pavarėsisė tė sė cilės
gurė themeli qenė bėrė trimat arvanitas gjysėm shekulli mė parė, mbasi e hodhi
lumin u bashkua asokohe me tufėn e ēakenjėve sllavė qė orvateshin tė rrėmbenin
sa mė shumė toka historikisht tė banuara nga shqiptarėt.
Pikėrisht, nė kėto
kohė tė turbullta, Kombit Shqiptar i dilte njė mbrojtės i denjė, Patėr Gjergji
Fishta. Jeta e tij u shtri mbi kapėrcyellin e vėshtirė tė dy shekujve.
Kombi
ynė, duke e pasė ruajtur nė shekuj vitalitetin e tij, kish mbijetuar. Jetonte
vėrtetė, por jo i inkuadruar nė atė strukturė shoqėrore-ekonomike qė quhet
shtet. Ky koncept, abstrakt pėr shumėkėnd, madje deri edhe pėr mėndjet e
ndritura shqiptare tė asaj kohe, ishte ende i pakristalizuar. Disa rilindas e
pėrfytyronin shqiptarin nė suazėn e njė protektorati. Tė tjerė e mendonin kombin
tonė tė bashkuar nė njė kanton. Pikėrisht nė kėto rrethana tejet vendimtare pėr
kombin tonė, kur e ardhmja e tij ish e rrethuar nga njė mjegullnajė krejtėsisht
e turbulltė edhe kur Bismarcku Shqipėrinė e shihte si " njė shprehje
gjeografike" duke shtuar edhe "... shqiptarėt as gjuhė tė tyre tė shkruar nuk
kanė …", Patėr Gjergji, duke i peshuar edhe drejtėpeshuar tė gjithė kėta
faktorė, u bė njeri nga nismėtarėt e Kongresit tė Manastirit. Ai e kuptoi drejtė
se Turqit e Rinj donin pėrkrahje e prandaj ata, me Hyrrijetin, lejuan pėr herė
tė parė mėsimin e gjuhės shqipe si gjuhė tė dytė nė shkollat fillore si edhe
ruzhdijet, (por shqipe e shkruar me shkronja arabe). Tek personi i tij u
ndėrthurėn madhėshtķja e tij parashikuese me patriotizmin e mirėfilltė. Ai e
shihte qartė se nuk kishte si tė bashkohej kombi ynė nė njė shtet tė mirėfilltė
kur gjuha e tij shqipe tė shkruhej me "kirilicat" e Kirilit apo me "krrabat"
osmane qė pėr mė se 500 vjet u kishin ngecur nė fyt shqiptarėve! Zgjedhja e tij
si Kryetar i Komisķsė sė Alfabetit Shqip flet qartė pėr ndikimin e madh bindės
qė ai pati ndėr pjesėmarrėsit e Kongresit. Pra, Patėr Gjergji, lojti rol
kryesor, duke u bėrė pjesė e rėndėsishme e asaj kryeure qė lidhi Rilindjen tonė
Kombėtare me Pavarėsinė e Shqipėrisė, nė atė kapėrcyell shekujsh !
Lidhur me
autoritetin e padiskutueshėm patriotik tė At Gjergjit, ia vlen qė nė kėtė
kontekst, duke iu referuar pikėrisht viteve kur shkrimi i shqipes me germa
latine u bė njė realitet, tė sjell edhe njė kujtim timin personal, qė mbresė tė
pashlyeshme ka lėnė tek unė. Ishte viti 1954. Kishim vajtur sė bashku me nėnėn
t'i bėnim njė vizitė Hafėz Ali Korēės. Nė bisedė e sipėr fillon Hafėz Aliu dhe
na flet se ē'fatkeqėsi kombėtare ishte pėrndjekja e dhunėshme qė regjimi
komunist po i bėnte Klerit Katolik tė cilit ia kositi kokat mė tė vyera tė
tijat. Pėrmėndi shumė syresh si Dom Ndré Zadźjėn, At Vinēens Prendushin dhe tė
tjerė. E pastaj, mbas njė pushimi tė shkurtėr, mori frymė dhe shtoi (pak a shumė
tekstualisht): " …kėta (komunistėt), nuk kanė as fé dhe as atdhé. Tė kish qenė
gjallė Patėr Gjergji, as para tij nuk do tė stepeshin e do t'a pėrdhosnin e t'a
zhduknin. …Ē'pėrbindėsha qė janė…" Pastaj heshti. E pashė se u pėrlot e nuk
fliste dot. Mbas njė pushimi shtoi: "E kam dashur dhe respektuar pa kufi pėr
vlerat e tija tė pashterėshme si edhe pėr atdhetarizmin e tij… Me kėmbėnguljen e
tij gjuha jonė e lashtė gjeti sintetizim tė shkruar… Nuk kam si t'a harroj me sa
dashuri mė pėrqafoi dhe mė pėrgėzoi, (kur qemė takuar shumė vite mė vonė), qė nė
demonstratėn e madhe tė Korēės mė 1910 kundėr shkruarjes sė gjuhės shqipe me
shkronja arabe, unė bekova shkronjat latine tė abecesė shqipe tė Kongresit
Manastirit dhe thashė edhe njė lutje pėr to…"
Edhe sikur aktiviteti patriotik
i Patėr Gjergjit tė qe ndalur nė nėntorin e 1908-ės, aq sa kish bėrė Ai pėr
kombin e Tij deri atėherė, mjaft do tė ishte, qė emri i Tij tė shkruhej me gėrma
tė arta.
"Gjuha shqipe vojt kah perėndimi", kish thirrur atėbotė Patėr
Gjergji … dhe kish pasur tė drejtė sepse me veprėn e Tij realizoi aspiratat
mbarėshqiptare, realizoi edhe ėndrrėn e Naimit tė madh qė kėrkonte "diellin qė
lind andej nga perėndon".
Por pėr Tė nuk kish tė ndalur pėrkushtimi
atdhetar.
Mė 1913-ėn, nė shėnjė revolte kundra Fuqive Ndėrkombėtare qė e
mbanin tė pushtuar Shkodrėn, Patėr Gjergji do tė ngrinte Flamurin Shqiptar nė
Kishėn e Gjuhadolit. E, nė shėnjė vėllazėrimi dhe solidarizimi mes muslimanėve
dhe katolikėve, do tė lidhte me njė banderollė dritash Kishėn me minaren e
Xhamisė sė Fushė Ēelės. Ēuan atėherė "qeveritarėt e huaj" dėrgatėn e tyre qė mes
kėrcėnimesh frikėsuese urdhėruan uljen e flamurit por "Frati trim" me ironinė e
Tij tė guximėshme u tha: "Flamuri jonė e ka pėr ndérė tė gjuhet prej topash
t'huej".
Mė 1919 e shohim delegat nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare, sė
bashku me Imzot Bumēin, nė Konferencėn e Paqės nė Paris. Dhe ē'ėshtė pėr tu
theksuar, jo rastėsisht Kryeministri i Qeverisė sė Durrėsit Turhan Pashai
vendosi tė largohej vullnetarisht nga kryesimi i delegacionit nė konferencėn e
njohur si Konferenca e Versailles. "… Eshtė mė e udhės qė para Kancelerive
Europiane tė paraqitet njė Prelat Katolik se sa njė ish ambasador i Turqisė sė
vjetėr nė Shėn Peterburg."
Nė vazhdim, mbas zgjedhjeve tė 6 qershorit 1921,
deputetė tė Shkodrės nė Parlamentin Shqiptar zgjidhen Patėr Gjergj Fishta si
edhe Dom Ndré Mjeda e bile Patėr Gjergji zgjidhet edhe nėnkryetar i Parlamentit
Shqiptar. Me kėtė rast ėshtė mjaft domethėnėse fjala e analistit tė hollė
politik, sekretarit tė Ambasadės Hungareze nė Romė, thėnė Patėr Pal Dodės "Ju
keni disa deputetė nė Parlament qė do tė lenin nderė edhe nė Odėn e Komuneve tė
Londrės".
Nė tetor tė vitit 1921 At Gjergji Shkollės Franēeskane i shtoi edhe
pesė klasa dhe e quejti "Gjimnazi Illyricum", bėrthama e tė cilit qe shkolla
fretnore e themeluar qė mė 1861, i sė cilės shkollė Pater Gjergjit, qė mė 1902
ishte drejtor dhe me ē'rast ai futi si gjuhė shkollore shqipen duke e kaluar
gjuhėn italishte si gjuhė tė huaj tė dytė.
Marr shkas kėtu tė kujtoj edhe njė
ndodhķ personale.
Tek Imzot Luigj Bumēi, Ipeshkvi i Lezhės i cili banonte nė
Kallmet, kam shkuar mė 1943 me t'im atė tė cilin ai e kishte ftuar tė kalonin
njė ditė sė bashku. Biseda ndėrmjet Imzot Bumēit dhe t'im eti, mė sė shumti, u
zhvillua rreth Patėr Gjergjit dhe veprės sė Tij. Nė pasdreke vonė, para se tė
largoheshim, Imzot Bumēi drejtohet nga biblioteka e tij shumė e pasur dhe nxjerr
Lahutėn e Malsisė, merr penėn dhe si e ngjyen nė bojė me ngadalė duke u menduar,
shkruan kėtė autograf, i cili gjatė viteve, sa herė e lexoja, aq mė shumė mė
prekte: "Kėt dhuratė t'vyeme, i dashtun Xhevat, e kishe tagėr me t'a pasė dhānė
vetė Padėr Gjergji, qi italishten e hoqi prej nji shkolle e ty pėr hjekje qi
bāne t'gjuhės italiane prej tānė shkollave fillore t'Shqypnisė".
Nė vazhdim,
Patėr Gjergjin e shohim tė ftuar mes poetėve mė tė shquar tė botės mė 1922 nė
New York.
E shohim gjithashtu si kandidati i parė shqiptar i propozuar pėr
ēmimin Nobel !
Gjatė udhėtimit transoqeanik Ai shkruan edhe kėngėn "Lugati",
ku Mehmet Ali Pasha i shfaqet si lugat Krajl Nikollės dhe e nxit … me djegė e lį
n'gjak Plavė, Gusķ e Malsķ.
Dhe patėr Gjergji, pėrgjatė asaj hullije, e mbyll
kėngėn me vargjet e bukura dhe domethėnėse:

"I huptė Zoti
pėrnjimend,
Knjaz Nikollė edhe gjithkźnd,
Qi mendon e shorton zķ
Pėr tė
buk'rėn kėtė Shqipnķ !"

E gjejmė Patėr Gjergjin flamurtar tė ēėshtjes
shqiptare mė 1930 nė Konferencėn Ballkanike tė Athinės e fill mbas saj gjatė
vitit 1931 nė konferencėn e Stambollit. Mė 1932 vete nė Bukuresht ku me pathos
tė lartė mbron sėrish ēėshtjen shqiptare. Dhe nuk duhet harruar se udhėtimet
atėhere nuk bėheshin me avjonė Boeing por zgjasnin me javė tė tėra dhe
angazhonin edhe lodhje jo tė papėrfillėshme fizike.
Kudo qė vente Patėr
Gjergji njė idé fikse kish: Tė propagandonte pėr ēėshtjen tonė kombėtare si edhe
ta rriste rrethin e miqve tė Shqipėrisė. Sa i takon pjesės sė dytė tė kėtij
pohimi, pikėrisht lidhur me rritjen e rrethit tė miqve tė Shqipėrisė, ai i
qėmtonte me kujdes tė veēantė dhe i pėrzgjidhte mirė kėta tė fundit. Pra,
strategjia e tij ishte tė siguronte mbėshtetjen e shteteve, popujt e tė cilėve
kishin pasė lidhje tė lashta e tradicionale miqėsie me popullin tonė. Kurse
taktika e tij mbėshtetej nė afrimin me njerėz qė kishin ndikim ndaj aparatit
shtetror tė tyre qė sa mė efektivisht t'i shėrbehej ēėshtjes sonė kombėtare !
Dhe rezultatet pozitive jo qė nuk munguan por u bėnė edhe shumė tė
prekėshme.
Albanologu Maksimiljan Lambertzi, njeri nga tre personalitetet
gjermane nė fushė tė albanologjisė, jo rastėsisht e pėrkthen Lahutėn nė
gjermanisht, duke e quajtur autorin e saj "Homer shqiptar" dhe veprėn e tij
"Iliadė shqiptare". Ai e sintetizon veprėn e Fishtės si vijon:
"… Lahuta e
Malsisė e Gjergj Fishtės, jo vetėm qė ka rāndėsi nė pikėpamje artistike, por
ajo, porsi vźna e mirė qė sa mā shumė vjet kalojnė aq mā vlerė merr, tue qenė se
ajo āsht pasqyra, magazina e kopja besnike e jetės, e shpirtit, e dėshirave e
pėrpjekjeve, e luftės dhe e vdekjes sė shqiptarėve: me nji fjalė, Lahuta āsht
shprehja mā e kjarta e dokeve tė fshatarėve, banorė tė Maleve tė Veriut. E
prejse doket e lashta tė fiseve malore janė gjykue tė zhduken nga tallazet e
forta tė civilizimit, lexuesi, letrari, folkloristi, juristi e historiani i
nesėrm kanė pėr t'ia dijtė pėr nder nė dhetė a qindvjetėt e ardhshėm Poetit, i
cili nė Lahutė tė Malsisė na la nji ritrat (portret) tė shqiptarit, tė
pėrshkruem nga goja e dėshmitarėve njikohsorė, ashtu si kėta e gjetėn nė agimin
e shekullit tė XX-tė, me atė ndryshim tė vogėl qė shqiptari pėsoi ē'prej kohėve
tė largėta tė iliro - thrakėve." Duke e lėnė mė njė anė kompetencėn dhe
autoritetin e Lambertz-it, rėndėsi tė jashtėzakonėshme merr ky pohim i tij edhe
pėr vetė kushtet konkrete nė tė cilat bėhet, duke dalė nga njė kathedėr
universitare e njė shteti tė diktaturės proletare, ndėrkohė qė nė atdhenė e Tij
Fishta anatemohej.
Patėr Gjergji, me pėrpjekjet e tija nė drejtim tė
sensibilizimit tė opinionit ndėrkombėtar rreth faktit se ishte i qėnėsishėm njė
komb dhe njė popull autokton shqiptar i vendosur nė trojet e tija Iliro -
Thrakase, futi nė valle edhe personalitetin tjetėr tė pėrmasave ndėrkombėtare,
Albanologun tjetėr tė shquar, Prof. Norbert Jocklin. Po zgjedh njė prej thėnjeve
tė tija me tė cilėn portretizohet vepra e At Gjergj Fishtės:
"Fishta, shikjue
n'atė kźnen e vet, pa dyshim āsht krejtėsisht romantik. Rrājisja e tij mbi
kombsķn, zgjedhja e lāndės, fuqija, gjallnija e nderimi i shprehjevet tė tija,
sidomos trajta e pėrmbajtjes sė veprės sė tij kryesore Lahuta e Malcķs - me
mbishkrimin tėrhjekės tė dokeve e tė zakoneve kombėtare e bājnė dishmķ mjaft
kjartas ... Fishta, kjo zhenķ e rrānjosun nė tokėn amtare tė popullit shqiptar,
qi pėr shkak tė njohjes sė kėthellė tė tij mbi literaturėn e popujve klasikė e
mbi jetėn shpirtnore tė kombeve tė tashme tė Evropės, u kap nė majė mā tė naltat
tė mā tė haptės kulturė."
Gjithashtu arbėreshin albanolog dhe njeriun me
rreth tė gjerė ndikimi nė Itali, Gaetano Petrotta, Fishta e kishte bėrė aq pėr
vete sa qė ai shprehej:
"Fishta ėshtė ndėr tė parėt e ndėr mė tė mėdhenj
atdhetarė, tė cilėt nė kohė mė tė vėshtira bėnė ēmos pėr t'a mbajtur gjallė
lėvizjen kombėtare kundėr dhunės barbare tė qeverisė turke, kundėr lakmisė
dhelpėrake serbe dhe kundėr propagandės greke. Kudo qė shtrohej ēėshtja e
Shqipėrisė, At Fishta gjėndej aty pranė e, ku me vepra e ku me shkrime, sidomos
me poezinė e tij tė gjallė, zgjonte nga gjumi mė tė plogėshtit dhe mbante gjallė
gjithmonė shpresėn e ardhmėrisė."
Nė vijim tė kėsaj brazde konsideratash e
pėrcaktimesh lidhur me veprėn e Fishtės kundruar nga kėndvėshtrimi patriotik e
kombėtar, nuk mund tė lihen nė heshtje pa u pėrmėndur pohimet e personaliteteve
shkencore shqiptare banues nė Jugosllavi se:
"Lahuta e Malcis ėshtė
enciklopedķ e kombit" (Rexhep Qosja), ose "shqiptarėt nė Jugosllavi, duke e
mėsuar pėrmendėsh Lahutėn e Malcis, pėrvetėsuan arsimin kombėtar kur ky
mungonte" (Zekerja Cana).
Kurse njė nga personalitetet, pa asnjė mėdyshje,
madhore tė kulturės shqiptare, Prof. Eqrem Ēabej, i cili pėr vetė natyrėn e tij
tejet tė matur e tė drejtpeshuar si hulumtues edhe studjues qė ishte, veprėn e
At Gjergjit e pėrcakton kėshtu:
"Fishta qe nga ato natyra, tė cilat ngrihen e
rriten dalėngadalė prej qarkut tė tyre … dhe bash nga kjo rrėnjosje te trualli i
vet, ai u bė nė njė tjetėr kuptim, mė tepėr se sa Naim Frashėri, poeti kombėtar
i Shqipėrisė." Tė vazhdoj duke cituar ē'ėshtė thėnė nė drejtim vlerėsimi madhor
patriotik pėr Patėr Gjergjin, e ndjej se do t'i kalonte mbase kufijt e durimit
qoftė tė ndigjuesit apo edhe tė lexuesit. Por besoj se vetė autoriteti i
personaliteteve qė do tė citoj, si edhe stili i tyre i pėrkryer … mbase mė
nxjerrin tė pafajshėm: Prof. Ernest Koliqi, vrojtuesi i hollė dhe stilisti i
pėrkryer, mbase mė eleganti nė gjininė e tij, shprehej:
"… Lexoni nji varg tė
Lahutės sė Malcis. Vźnja veshin kumbimit tė tij. Vėreni vendosjen e fjalėve nė
fjali. Menjiherė ju rrėmben magjia e tingullit tė posaēėm tė gjuhės sonė, tė
gjuhės qi mėsuem nė prźhėn tė nānės dhe ka shijen e qumėshtit amtar. Ndigjojmė
nė tetėrrokshat e Fishtės jéhin e zanave tė tokės shqiptare … asnji si Fishta
nuk zgjon e ngacmon mbrenda nesh tharmet cilėsuese, qi ndryn nė vetvete mysteri
jetik i gjakut arbnuer." Ndėrsa liriku, ėndėrrimtari, hyjnori dhe i hajthmi si
ai, Lasgush Poradeci, e quan Fishtėn:
"… vazhdimtar nė vallen e Kombit,
Frymėtar i fjalės, i cili solli dhuratėn e vet nė Adhurimtaren e Atdheut-shpirt,
Mendimin e Parathėnėsve tė Shqipes … shkėmb i shpirtit dhe shkėmb i tokės
shqiptare."
E tashti, nė vijim tė kronologjisė sė viteve, vijmė edhe tek dy
vitet e fundit tė jetės sė Patėr Gjergjit. Mbi Europė dėndėsoheshin retė e zeza
tė stuhķsė sė II-tė botrore.
Italia ushtarakisht e pushtoi
Shqipėrinė.
Flamuri u tjetėrsua dhe italishtja futet si gjuhė nė shkollat
fillore.
Filloi tė ziejė ndjenja e revoltės kombėtare.
Armiku italian, i
vetėdijshėm pėr kėtė, desh t'a kapė demin nga brirėt.
Cili qe ai qė pėr
dhjetvjeēarė tė tėrė spikaste si frymėzues i ndjenjės kombėtare duke u kėnduar
bėmave heroike tė tė parėve tanė?

Si t'kshtźnė, si
muhamedan,
Shqypninė s'bashkut t'gjith e kan,
E prandej t'gjith do
t'qindrojmė,
Do t'qindrojm'e do t'luftojmė,
Kem m'u bā
kortarė-kortarė,
Priftėn, fretėn, hoxhallarė
Pėr Shqypnķ !

Cili qe
ai qė, ndonėse i veshur me zhgunin e Shėn Franēeskut tė Assisit, anatemonte pėr
hir tė Atdheut pa u druajtur se po bėnte sakrilegj dhe shprehte revoltėn e tij
me vargje fuqije prometeiane:

O Perendi a ndjeve,
tradhtarėt na lane
pa Atdhé.
E Ti rrin e gjuen me rrfé,
lisat n'pėr male kot !

Cili
qe ai qė atdhedashurinė e shtynte deri nė vetflijim?

Qe mue tek m'keni,
merrni e m'bāni flķ, Pėr shqyptarķ, me shue ēdo mnķ mizore. Oh ! Edhe pa mue
Shqypnija kjoftė e rrnoftė, E nami i sajė pėr jetė u trashigoftė !


Pikėrisht Ai duhej mikluar e pastaj tulatur.
Dhe hapin e parė qeveria
fashiste italiane e bėri: I akordoi Patėr Gjergj Fishtės, Provincialit tė
Franēeskanėve tė Shkodrės, me dekret mbretnor, njė nga dekoratat mė tė larta qė
akordonte fashizmi italian. Por pėrgjigja e Titanit qe e papritur, qe e prerė: E
refuzoi dekretin mbretnor duke u shprehur:
"Kjo dekoratė nuk āsht pėr mue
!"
Kėsisoj Ai i dha udhė tufanit kombėtar me thirrjen fuqiplotė: Shpėrthé
!
Dhe arrijmė kėshtu tek ngjarja e parafundit madhore e jetės sė Tij, Patėr
Gjergji anėtar i Akademisė sė Shkencave tė Italisė.
Akademia Italiane
pėrbėhej nga personalitetet mė tė shquara tė kohės, njė pjesė e tė cilėve edhe
laureatė tė ēmimit Nobel. Patėr Gjergjin e njihnin tė gjithė akademikėt si
njerėz tė kulturės botrore qė ishin. E njihnin kryesisht si humanist tė shquar,
e njihnin pėr kulturėn e tij tė pa anė e fund, e njihnin si gjuhėtar e si
ballkanolog tė shquar, e njihnin edhe pėr vlerėsimin e rrallė qė i ishte bėrė nė
fushėn e vargėzimit si "Homeri i Ri" i pėrkthyer nė shumė gjuhė tė botės.
E
njihnin natyrisht edhe pėr dekoratat e titujt qė i ishin akorduar: Nga Austria
"Ritterkreuz" mė 1912, ose nga Turqia "Mearif" po mė 1912, nga Vatikani
"Medaglia al Merito" mė 1925, nga Greqia "Phoenix" mė 1931, etj. etj., e pse jo,
e njihnin edhe si kandidat i propozuar pėr ēmimin Nobel ! E si pasojė, kur Patėr
Gjergji e refuzoi dekoratėn e lartė tė qeverisė fashiste italiane, akademikėt e
Italisė u trandėn. E njihnin ata pėr tė gjitha ē'u thanė mė lart, por nuk e
njihnin pėr madhėshtķnė e karakterit tė Tij ! Atėbotė akademikėt e Italisė, si
anėtarė tė njė institucioni tė pavarur kulturo-shkencor qė ishin, njėzėri e
propozuan Patėr Gjergj Fishtėn si anėtar tė Akademisė Italiane. (Pėr t'a
biseduar me At Gjergjin paraprakisht mendimin e Akademisė Italiane, qe ngarkuar
Prof. Agostino Gemelli frat dhe akademik, mik i ngushtė i Fishtės).
Me kėtė
veprim Akademia e shpėrfilli si edhe e shpotiti qeverinė italiane, duke ia
rritur skajshmėrisht prestigjin Patėr Gjergjit e bashkė me tė edhe Shqipėrisė.
Akademia Italiane, nga ana e saj, zaret i kish hedhur.
Pritej pėrgjigja e
Fishtės.
Hapin tjetėr tė priftit krenar e priste me padurim Akademia e
Italisė, por e priste me kureshtje edhe inat akoma mė tė shtuar qeveria
fashiste, gjoja e pa interesuar.
Vonoi pėrgjigja, po mė nė fund
erdhi:
Patėr Gjergji e kish pėr nder propozimin qė i bėhej dhe falėnderonte
gjithė anėtarėt e Akademisė pėr vlerėsimin qė i bėnin !
Nė konferencėn e parė
solemne si akademik nė Kinema Rozafat, pėr ta pozicionuar veten e Tij botėrisht,
duke folur pėr dukurinė e ngjashme ndėrmjet pushtimit romak tė Ilirisė me
pushtimin fashist tė Shqipėrisė guxoi e tha:
"… rezistenca qė romakėt hasėn
ndėr fiset dhe mbretėritė ilire tė gjitha ndodhėn sepse ilirėt e panė menjėherė
se trupat romake po sillnin robėrinė nė vėnd tė lirisė …"
Dhe tashti i erdhi
radha tė pėrmėndim njė datė, 30 dhjetorin e vitit tė largėt tashmė 1940. Me kėtė
datė lidhet ngjarja e fundit madhore e jetės sė Patėr Gjergji Fishtės, vdekja e
Tij.
Atė tė hėnė tė acartė dimri Ai s'foli mė.
Pėrcjellja mortore qė i
bėri Shkodra si edhe dhimbja e madhe qė ndjeu e gjithė Shqipėria pėr tė duan njė
pėrshkrim tė veēantė. E gjithashtu i veēantė i takon pėrshkrimi edhe Ceremonisė
sė Meshės Mortore, qė atėbotė organizoi Akademia Italiane, ku kori drejtohej nga
akademiku Mjeshtėr Perosi dhe akademiku tjetėr, kompozitori i famshėm Mascagni u
shpreh:
"…nė Vizione t'Lumnueshme e gėzueme Zotin n'ekstazė me shpirtin e
kolegut tonė tė dashtun At Gjergj Fishta !"
At Gjergji nuk kish si t'i
kėndonte mė sė dashurės sė tij, Shqipėrisė, e as nuk kish mė si t'i thurte
vargje lirizmi tė pashoq gjuhės shqipe ! Megjithatė Ai vazhdonte e jetonte
nėpėrmjet veprės sė tij. Nė gjithė shkollat e Shqipėrisė vargjet e Tija
mėsoheshin pėrmėndėsh. Ai, qė gjithė afshet e zemrės sė Tij ia drejtoi Atdheut
edhe gjuhės shqipe, si prift qė ish, u kėndoi kėtyre tė dyjave si askush tjetėr
dhe rinia veē frymėzim atdhetar gjente nė ta.
Veē katėr vjet mbas vdekjes sė
Poetit filluan tė bėhen realitet parashikimet dhe thėnjet e Tija profetike.
Dekada tė shkuara ai shkroi se:

"Shka t'lājnė kta katėr ujq,
Qė i
kėrcnohen shoqishojt,
Thonė do t'dalė nji djall i kuq,
Qė fort rreptė do
t'ja njisė thojt !"

Pra, atė qė do tė linin katėr ujqit, ku me
mbeturinat e trojeve shqiptare u krijua Shteti Shqiptar, do tė vinte djalli i
kuq qė pa shpirt do t'ia zhyste kthetrat !
E qė nga ajo ditė e djallit tė
kuq, ndaj figurės si edhe veprės Poetit veē mllef e baltė u hodh. Ato kohė tė
para guxoi e na pohoi nė klasė Prof. Kostaq Cipua, siē e mbaj mėnd tashmė mbas
56 viteve, se "… tek vepra e Fishtės shkriheshin nė njė atdhedashuria me
mjeshtrinė poetike …" Ose Prof. Mark Dema, i cili mori guxim nga prishja me
Jugosllavinė, e duke mos iu shmangur dot tundimit ndonėse tė rrezikshėm, na
pohoi nė klasė se "… nė personin e Fishtės duhej tė shihnim njė kollos tė
vargėzimit si edhe njė atdhetįr tė pashoq !"
Mirėpo kėta zėra sa vinin e
zbeheshin nga trysnia e diktaturės.
Armik tė racės sllave dhe veprimtar
kundėr interesave kombėtare e anatemuan "druzhet jugosllavė" Fishtėn.
Si
spiun austro-hungar, klerik nacionalist si edhe shkrimtar borgjez shfrynė
"tovarishėt rusė" mbi tė.
Dhe hipokrizia arrinte kulmin kur komunistėt
shqiptarė qė, nacionalizmin shqiptar e kishin zėvėndėsuar me internacionalizmin
proletar, donin tė provonin se Ai, me gojėn e Tij, e kishte pranuar qė nuk ishte
e nuk donte tė qe shqiptar. Nga njė perlė satire, ku Ai fliste gjithė sarkazėm e
dhimbje pėr fatet e Kombit e Atdheut, ata shkėpusnin gjithėnjė me keqdashje
vargjet:

T'a dijė Shqipnija
E shekulli mbarė
Se mā mbas
sodit
Nuk jam shqiptar !

Edhe sot e kėsaj dite gjen tė tillė
dashakeqė, qė nuk lexojnė e as qė duan tė lexojnė, ose edhe kur u takon tė
lexojnė nuk kuptojnė, por vazhdojnė dhe e "akuzojnė" pėr diēka tė tillė
!
Njerėzore ėshtė tė gabosh, por kėmbėngulja nė gabim e bėn vėrtet djallėzor
qėndrimin e atyre qė Gjeniun e lanė deri edhe pa varr !
Po kur fatet e
Shqipėrisė sė mjerė u lidhėn pazgjidhshmėrisht, sipas komunistėve, me "tunxet
kinezė" tė perandorisė sė tė barabartėve nė skamje, atėbotė eshtrat e Mjeshtrit
nė Dri u hodhėn!
Po si u hodhėn e kush urdhėroi? Ish njė fjalim qė
"programatik" e quajtėn, e mė kobzķ nuk kish se si tė bėhej pėr tė mjerėt
shqiptarė ! E ish edhe njė natė e thellė shkurti kur u pėrdhunua varri.
Njė
palė eshtra flakeshin nė Dri pėr ta asgjėsuar. Por si gjithmonė, edhe kėtė radhė
gabuan rėndė ... Fishtėn e pėrjetėsuan !
E pėrjetėsuan sepse Fishta nuk i
pėrkiste njė kishe, as edhe njė qyteti. Ai ishte i gjithė Shqipėrisė ! Prandaj
Ai nuk mund tė mbahej nė vetėm njė varr ... Varri Tij duhej tė ishte e gjithė
gjatėsia e Drinit, e gjithė Shqipėria !
Po dhunimin kush e urdhėroi? Si
pėrfaqėsues i asaj kategorie qė, kur shkruanin, kryerrjeshtin me germė tė vogėl
e fillonin, dhe me mllefin e trashėguar nga breza tė tėrė genesh injorantėsh,
Bilal Parrucėn caktuan qė urdhėrin ta jepte ! Ndėrsa Mjeshtri frat, Fishta i
madh, ky gjenķ qė pa varr e lanė, edhe varrshkelėsin e tij do t'a kish falur.
Por nuk fal Ai, madje bėrtet me tė madhe e hedh nė Dri ata, indiferentėt ndaj
Atdheut, tradhėtarėt ndaj flamurit, vetėm ata flak Ai:

Po: rrnoftė
Shqypnija ! E porsi krypa n'Dri
E porsi krāndja e that n'nji flakadā,
U
shoftė me arė, me farė, me mal e vrri
Kushdo shqyptar qi s'brohoritė me
zā,
Kushdo shqyptar qi s'brohoritė me uzdajė:
Oh! Rrnoftė Shqypnija!
Rrnoftė Flamuri i saj !

E kėsisoj mbas 23 vitesh harrese tė dhunėshme,
duke e zhytur gjithmonė thellė e mė thellė Mjeshtrin nė dhé, vetėm gjysma e "Via
Crucis" tė kalvarit Fishtian ish pėrshkuar.
Pasojnė tashti vitet e tjera ku
brezi i injorantėve dhe i tė shkolluarve tė dėshtuar u pasurua me shkrimtarėt e
realizmit socialist. Ata, si lajkatarė tė diktatorit pseudo-letrar, zvetėnohen
dhe thellė e mė thellė mundohen t'a zhysin Zeusin e vargėzimit patriotik.
Diktatori na bėn hero e atdhetar Haxhi Qamilin e ata: t'i biem mbarė e prapė At
Gjergj Fishtės se veē tė mira kemi.
Po Patėr Gjergji vizionar nė
"Metamorphosis" pėr ta e pėr gjithė ata qė pasuan e pasojnė edhe sot, pat
shkruar:

Pse ndėr ne kjo kohė ka ardhė
Qi nji e zezė me u thirrė e
bardhė
. . .
Qe besa or burra / Nuk dij kah t'ēajė
Mbasi do t'thirret
/ Sod derri dajė

Dhe me kulmin e sarkazmės godet me rrufé:

Nuk
kam kund įtme (atdhé) / As fis as vlla,
Fis kam mā t'fortin / E vlla bujarin
(pasanikun)
Pėr atme barkun, / Pėr erz kam arin.

Ironķ e fatit. Atė,
qė mes pėrpjekjesh titanike gjuhėn shqipe tė shkruar e kristalizoi dhe luftoi qė
tė folmet e Shqipėrisė sė mesme tė zyrtarizohej, atė qė shkroi:

Porsi
kānga e zogut t'verės, / Qi vallzon n'blerim tė prillit;
Porsi i āmbli fllad
i erės, / Qi lmon gjit e drandofillit;
Porsi vala e bregut t'detit, / Porsi
gjāma e rrfés zhgjetare,
Porsi ushtima e njij tėrmetit, / Njashtu ā'gjūha e
jonė shqyptare.

Pikėrisht atė Gjergj Fishtė e dhunuan, e plandosėn edhe
varrin ia shkatrruan dhe menduan se e futėn aq thellė sa pėr tė dalje tė mos
kish.
Kujtojmė tashti sė bashku fjalė nga tė fundmet tė Poetit.
Mjeshtri
po pėrjetonte ēastet e spasme tė jetės. E viziton Arqipeshkvi i Shkodrės, Imzot
Gaspėr Thaēi, dhe Fishta i thotė:
"Nuk po mė vjen keq se po des, mbasi tė
gjithė atje do tė shkojmė, por po mė vjen e rāndė se tānė jetėn e kam shkri pėr
tė pa nji Shqipni tė lirė e nė vedi, ndėrsa sot po e lā tė shkelun prej ushtrive
tė hueja."
Lind pyetja: Ku e kemi Patėr Gjergjin sot? Kush ka zemėr tė ndjejė
edhe sy tė shohė, Poetin e sheh kaluar, ku dallga e Drinit i ėshtė bėrė Gjok
(kalė) dhe rrymės i bije kundra nga grykėderdhja pėr nė burim, tek thėrret e na
thotė:
"Kujdes shkjaun, kujdes grekun, kujdes ata qi harruen atdheun !"
Po
detyra jonė cila ėshtė? Duke parafrazuar pohimin tejet tė goditur tė Prof.
Plasarit qė : "Mos t'i japim Fishtės vėndin qė i takon, por t'i kthejmė
historisė sė letėrsisė atė ēka i mungon", do tė thoja qė tek panteoni i
patriotėve dhe intelektualėve tanė mė tė shquar, tė cilin e pėrfytyroj me
trajtėn e njė kurore tė ngjizur nga dy krahė hiperbolash konvergjente
asemtotike, ku gurėt e vyer janė vendosur dy e nga dy deri sa arrijnė e
bashkohen atje ku vetėm njė vėnd kulmor ėshtė bosh, atje i takon tė vendoset
Margaritari Patėr Fishtė!



-- nga Mėrgim Korēa, Michigan,
tetor 2001
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Male
Numri i postimeve : 3223
Age : 38
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

Gjergj Fishta Empty
MesazhTitulli: Gjergj Fishta-figura Me E Larte E Letrave Shqipe   Gjergj Fishta Icon_minitime12/9/2009, 15:47

Gjergj Fishta

Lindi nė fshatin e vogėl Fishtė tė Zadrimės mė 23 tetor 1871. Jetėn e filloi si barģ. Por shumė shpejt , kur ishte 6-vjeēar zgjuarsia e tij i bie nė sy famulltarit tė fshatit, i cili e dėrgon Fishtėn nė Seminarin Franēeskan tė Shkodrės. Mė 1880, kur hapet seminari nė Troshan, ai vijon nė kėtė shkollė. Kėtu ai shfaqi trillin poetik. Mė 1886 dėrgohet pėr studime nė Bosnjė. Vitin e parė e kaloi nė Guējagorė afėr Travanikut. Mėsimet filozofike i mori nė kuvendin e Sutidkės, ndėrsa ato teologjike nė kuvendin e Livnos. Tė kėsaj kohe janė edhe "Ushtrimet e para poetike". Mė 1893 i kreu studimet shkėlqyeshėm.

I formuar nė periudhėn e Rilindjes sonė kombėtare, poeti ynė Gjergj Fishta ėshtė njė nga vazhduesit mė autentikė dhe tė drejtpėrdrejtė tė saj, shprehės i idealeve atdhetare dhe demokratike nė kushtet e reja qė u krijuan nė shekullin e njėzetė.Mėnyrat e pasqyrimit tė jetės, nė krijimtarinė e tij, janė vazhdim i natyrshėm i teknikės letrare tė Rilindjes, ku mbizotėron romantizmi, realizmi dhe klasicizmi.Deri mė 1899 Fishta shkruan me alfabetin shqip tė franēeskanėve. Nė janar tė atj viti ai bėhet bashkthemelues dhe pjestar aktiv i shoqėrisė "Bashkimi", tė cilėn e drejtoi poeti atdhetar Preng Doēi. Me alfabetin e kėsaj shoqėrie u botuan edhe krijimet e Fishtės tė kėsaj periudhe. Mė 1902 emėrohet drejtor i shkollės franēeskane nė Shkodėr gjer atėherė e drejtuar nga klerikė tė huaj. Menjėherė ai fut gjuhėn shqipe si gjuhė mėsimi nė kėtė shkollė. Arrin tė botojė kėngėt e para tė "Lahutės sė Malėsisė", kryevepėr e poezisė epike shqiptare, mė 1904. Mė 1907 boton pėrmbledhjen satirike "Anzat e Parnasit", mė 1909 pėrmbledhjen lirike "Pika voėset" mė 1913 "Mrizi i Zanave".
Shpejt Fishta u afirmua si poet dhe si atdhetar. Mė 1908 ai mori pjesė nė Kongresin e Manastirit si pėrfaqėsues i shoqėrisė "Bashkimi". U zgjodh Kryetar i Kongresit dhe drejtoi punėn e Komisionit tė Alfabetit.
Shpalljen e Pavarėsisė sė Shqipėrisė ai e kishte pritur me entuziazėm tė veēantė, por Luftėn Ballkanike dhe Konferencėn e Ambasadorėve me njė brengė tė madhe. Shkodra, qyteti i tij, tė cilin kėrkonte ta aneksonte Mali i Zi, ishte nė duart e fuqive ndėrkombėtare. Brenga dhe entuziazmi duken nė poezitė, por edhe nė shkrimet publiēistike qė boton nė revistėn "Hylli i dritės", revistė letrare-kulturore, tė cilėn e themeloi nė tetor 1913 dhe u bė drejtor i saj. Nėn pushtimin austriak boton gazetėn "Posta e Shypnisė" (1916-1917), mė 1916 themelon, bashkė me Luigj Gurakuqin, Komisinė letrare qė kishte pėr qėllim krijimin e gjuhės letrare kombėtare.
Mbarimi i Luftės sė Parė Botėrore pėrkon me pjekurinė e plotė tė personalitetit tė Fishtės si poet, si intelektual, si politikan atdhetar. Nga fillimi i prillit 1919 dhe gjatė vitit 1920 ėshtė sekretar i pėrgjithshėm i delegacionit shqiptar nė Konferencėn e Paqes nė Paris. Nė dhjetor 1920 zgjidhet deputet i Shkodrės. Nė prill 1921, nė mbledhjen e parė tė parlamentit shqiptar zgjidhet nėnkryetar. Si nėnkryetar i Parlamentit kreu veprimtari tė dėnduara politike. Merr pjesė nė Revolucionin e Qershorit 1924. Pėrndiqet pas rikthimit tė Zogut nė Shqipėri. Vitet 1925 e 1926 i kalon nė Itali. Ndėrkohė, krijon, boton e riboton pareshtur. Tė kėsaj kohe janė edhe pjesa mė e madhe e dramave, dramave lirike, tragjedive etj. Pas kthimit nė Shqipėri nis etapa e fundit e krijimtarisė sė Fishtės. Kėsaj etape i vė vulėn pėrfundimi e botimi i plotė i "Lahutės sė Malėsisė", (1937).
Pėr veprimtarinė poetike, arsimore, atdhetare e fetare Gjergj Fishta mori nderime tė ndryshme. Mė 1931 Greqia i jep dekoratėn "Foenix". Mė 1939 Italia e bėn anėtar tė Akademisė sė saj.
Vdiq nė Shkodėr mė 30 dhjetor 1940.

VEPRA
Poezinė e parė Fishta e botoi nė "Albania", mė 1899, me pseudonimin E popullit. Gjatė veprimtarisė sė dendur botuese, e cila, pėrveēse nė librat u publikua edhe nė 15 gazeta e revista tė kohės brenda edhe jashtė vendit, veprimatia e tij pėrfshin 40 vite tė jetės, ai pėrdori 24 pseudonime.
Si krijues Fishta, nė radhė tė parė ishte poet. Pėrkushtimin mė tė madh e pati ndaj epikės. "Lahutės sė Malėsisė", veprės sė jetės, ai i kushtoi 40 vjet punė. Ndėrsa vepra tjetėr epike "Moisi Golemi dhe Deli Cena" u botua jo plotėsisht nė shtypin periodik. Tonet e madhėrishme heroike, burimėsia e papėrsėritshme e pėrfytyrimeve, shqiptarėsia nė dhėnien e mjediseve, heronjve, rrethanave qė kanė bėrė qė Fishta, si epik tė quhej "Homer i Shqipėrisė". Ndėrthurjet e ndryshme tė mitologjisė me realitetin, ashpėrsia e stilit , mendimi i fuqishėm filozofik, dramaciteti i veprės kanė bėrė qė Fishta tė krahasohet nė kėtė lėmė me Gėten e Danten
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.123.st
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 40
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Gjergj Fishta Empty
MesazhTitulli: Re: Gjergj Fishta   Gjergj Fishta Icon_minitime12/9/2009, 15:47

Shqypnisė
(1909)



T'falem, Shqypni, ti i
shpirtit tem dishiri!

I lum njimend jam un n'gji tand tue
rrnue,

Tue gzue t'pamt tand, tue t'hjekė atė ajr t'kullue

Si Leka
i Madhi e Skandėrbegu i biri

Kje i Lumi vetė, qi mue m'dėrgo ksi
hiri

Pėr nėn qiellė tande t'kthielltė un me u pėrftue.

Malet e
hjedhta e t'blerta me shikjue,

Ku Shqypnija e Burrit s'dron se i qaset
niri.

Ktu trima lejn gjithmonė, pse ti je nana

E armvet n'za, qi
shndrisin duert e t'lumit,

Kah des pėr ty i rrebtė e trim si
zana:

Eden n'Balkan ti je; ti prej t'Amshumit

1. tue t'hjekė - tue
thithė

2. ksi hiri - kėsaj here

3. burrit - Pirros sė
Epirit

4. niri - njeriu

5. duert e t'lumit - duart e shqiptarit
fatlum



6. Eden - parajsa tokėsore
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 40
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Gjergj Fishta Empty
MesazhTitulli: Re: Gjergj Fishta   Gjergj Fishta Icon_minitime12/9/2009, 15:48

Gjergj Fishta


Fragment i
Zgjedhur



N'mos i paēa mendt mbi hatull,
Mali i Zi e ka i vorr
n'shpatull.
Venu shej ti fjalve t'mija,
Pse do t'vijė po lum zotnija,

Koha n't'cilėn Shqyptarija,
Zojė n'vetvehte ka me dalė,
Por m'fal
faj'n ti pėr kėtė fjalė:
Mal i Zi ma s'ka me pasė,
Serbi vėlla do ta
humbasė,
Pa kqyre t'drejtė paa kryre arsye,
Serbin shqype ke mbi krye.

Ka me t'lanė ky i ditė pa sy,
Thellė n'rrashte, po t'ue t'i gėrrye,

Se kshtu ecte nė shekull lodra,
Ulu maje e ēohu kodra...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Male
Numri i postimeve : 3223
Age : 38
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

Gjergj Fishta Empty
MesazhTitulli: Re: Gjergj Fishta   Gjergj Fishta Icon_minitime12/9/2009, 15:48

Gjergj Fishta


Burrnija


Qitė dhambėt pėrjashta, por si lata t'prehta
Zgavėrr kėrrēikėt e plasarit shtanguem,
Kosėn pėshtetun pėrmbi kocka t'ngrehta
T'cepit t'shpulpuem,
Atje n'moje t'mjerueme t'rruzullit,
Zymtė e me i hije t'trishtueme, t'pėrmnershme
Lshue krahėve' i havėr t'zezė, si re thellimit,
Rrin Deka e tmerrshme.
Prej avisit t'humnerėve t'zgavrueme
Kthellėt nė rrashtė tė thatė, plot mizori,
Tė hapėt tėrthoren e natyrės s'krijueme
Kundron nė mni,
E idhtė asa' i kėrcėnohet. Nji t'pėrqethėt
Acar, at botė, natyrės i shkon, n'pėr tejza,
Amull tė cilėt mbrendė ia ngurron tė njethėt
E jetės ndėr fejza.
Me u zbe nisė rrezja shi n'krue t'vet shkėlqyeshėm
Bres dryshku njeshet, n'atė shauret mbi rrota
Sė moknes s'rrokullis e boshtit rryeshėm
I vjen rreth bota.
Felgruemun njerzit nėn tjara struken;
Pėr nėn kunora pshtimin ato lypin!
Depėrtojnė retė e nalt kah qiella zhduken;
N'andrra t'dheut zdrypin.
Por kot. Mizore ajo kosė t'vet ka sjellė,
Shungllon thellimi pėr nėn kupė t'Empirit;
Gjarpėr rrufeja lvitet nėpėr qiell
E nėn kambė tė nierit.
Kthellė shpėrthe gjini i tokės. Tue bulurue
Gugson vullkani zhari, flakė e shkndija;
Tallaz m'tallaz nis deti me gjimue,
Ulėron stuhia.
E para dekės, atė herė, bijnė rob e mbreta;
Shkrehen mbretni, qytet kulm rroposen;
Shuhen krenija, po, dhe shkimet jeta
Ka' ajo sjell kosėn.
T'poshtrat me t'eprat vise pshtiellen n'vaj,
E mnert kah kosa cepit t'dekės tė shkulet;
Kah m'kėrdhokla londit kėrēiku i saj
Shekulli pėrlulet.
Vetėm s'pėrkulet para Dekės njai trimi,
N'zemėr t'cilit nuk randojnė punė t'liga,
E qė s'e ndalė ku atė ta lypė perlimi (detyra)
As paja as friga.
Pėr nėn mburojė t'ndėrgjegjes s'vet t'kullueme;
Atje n'kufi t'Atdheut ase n'truell
T'elterit shenjtė, pa u tutė, ai dekės s'shėmtueme
I rrin kundruell.
Pėrpara tijė shkon moti t'uj u endun:
Vjen fati i nierit tu u terrnue pa da;
Tash mreten n'burg, tash shkartha n'fron t'pėrmendun
Kanė pėr t'u pa.
Por, ngulė ai synin n'ideal t'naltueshėm,
Si' i kep, qi vala smundet n'det m'e e lkundun,
Sido qit t'dajė ndeshtrasha e dheut t'mjerueshėm,
Ngelė n'vend pa u tundun.
Jo po: as n'flakė t'armėve nuk veton ai sye,
As buzės humnerės nuk i dridhet themra:
Sheklli, po, mbarė me pasė pėr t'u shpėrthye
S'i ban lak zemra.
Rekton mbarė jeta pėr nėn fyell t'kėrēik'e
Tė dekės s'shėmtueme, s'pėrmnerėshme mizore:
Vetėm BURRNIJA - njė BURRNI ēelike
Asaj i rrshet dore.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.123.st
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Male
Numri i postimeve : 3223
Age : 38
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

Gjergj Fishta Empty
MesazhTitulli: Re: Gjergj Fishta   Gjergj Fishta Icon_minitime12/9/2009, 15:49

SHĖN FRANĒESKU I ASIZIT

1. Prej s' pangishmes ūjes s' arit,
Qi trazon nierin nė zźmer,
Prej dishirit t' mbrapshtė t' krenarit
Qi me i vū vllazent nen thźmer,
N' ato t' mesmet t' egrat mota,
Kśr nen dhunė e Drejta prāte,
Para Hy'it randue isht' bota,
Edhe mnźrshem n' terr ofshāte,
2. Ishte bā, po, ligjė krenija,
N' khetra t' fortit kjate i drejti,
N' vend sundote paudhnija,
Zot mbi gjā isht' bā dorshpejti.
M'armė m' shoshojn gjindja mberthye,
Lott e shkeluna tė t' mjerit,
Keq kunora edhe perlye
Lypshin gjyqin kundra njerit.
3. Kur qe, ndiehet prej Parrizit
Nji 'i ngushllueshem zā qielluer,
Serafinit t' lum t' Asizit
Qi me i thānun kėshtū muer:
– Shpija e źme āsht tu' u rrźnue:
Ēou, Franēesk, shka rrin tue pritun?
Ēou, Franēesk, tash pa pritue,
Edhe shpin shko me m' goditun! –
4. N'atė fjalė t' ambel t'Pernedķs
Shpejt Franēesku po i rrin gati;
I a kthen shpinen gjās e shpķs,
Petkat tretė qi ja dha i ati,
E me 'i thes tė vrashtė ai veshun,
Edhe m'kambė pa mbathun gjā,
Me nji t' ashper litįr njeshun
Fushės e malit thotė me zā:
5. – Deh! Ndigjoni, o t' bijtė e ni'rit:
T' gjithė n' Tynėzonė ju vllazen jini;
Per jetė t' gzueshme t'naltė Empirit
Gjān e shekullit n' mnķ t' a kini,
Perse veē me pervūjtnķ,
Perse veē n' vobsi t' shźjtnueshme,
Perse veē me dashtunķ
Gėzon nieri n' jetė t' amshueshme.
6. Kshtū i Asizit Serafini
N' dashtnķ shźjte ndezė, kėndote;
N' atė zā t' ambel Apenini
Anė e kand per mįll jehote;
Edhe e ndiente zaje e djerre
Mal e fushė, pshatra e gjyteta,
Zā'n e ndiente shpend e berre
Sheklli i ndjeu kto fjalė t' verteta.
7. E qe u shkrehen armėt mizore,
Me anmiq u vendue besa,
U fashiten mnķt gjaksore,
Edhe humbi n' atė zā resa;
Dashtunija e ligja e Zotit
Xūne vend prap permbķ dhé,
Krishtenimi, si 'i herė motit,
U pertri krejt n' jetė tė ré.
8. Shpresė e ambel i u ēil robit,
Qi n' travajė rrite tue kjį,
Pse bujari lott e kobit
Me dorė dhānse xū m' i a dį;
Edhe xūni m' i u pastrue
N' ftyrė kadifja vashvet t' reja;
Xū kunora me u nderue
Gjithmonė shźjte si e nep Feja.
9. Edhe atė herė, bujarė e mbreta
Lanė pellazet e madhnueshem,
I lanė trimat armėt e veta
E n' kuvende tė mjerueshem,
Prej dishirit t' sendve t' epra,
Nė vobsķ s' cillės i u kushtuene,
Me Silvestra e me Gjinepra:
Ata bashkė u vllazėnuene.
10. N' mal t' Alvernes n' nji ag dite
Krejt Franēesku marrė n' Tynėzonė
N' per vedrime tė nji drite
Po skjurton si atje mā vonė,
Per nen hije t' Flamrit t' ti
Veē mbi Fé e skam naltue,
Isht' tue dalė nji fis i rķ
Luftėt e Zotit me luftue.
11. Po skjurton Bonaventuren
Qi, me vapė t' nji Serafimit,
Mendes s' nierit i a shtron uren
Per me u kapė te kroj i Amshimit
Po skjurton, po, edhe Dun Skotin,
Cilli anmiqt e Asajė, qi n' Zźmer
Pėr nandė muej e barti Zotin,
Mende-kthielltė i vū nen thźmer.
12. Ezelinin, nieri t' dhunshem,
E sheh n' gjūj perpara Antonit,
E sheh mushkun trķ dit ūnshem
Tu' u perkulun t' Pergjithmonit;
Edhe sheh sį prej Eufratit
Prej sė lémes m' t' rame t' di'llit
Sį i bekuem āsht petku i Fratit,
Rrezet ky kah lshon t' Ungjillit.
13. Edhe i njeh sį bijt e tķ
Fén e Krishtit t' amėshueme
Me gjak t' vet e bājn dishmi
Nder krahina tė mjerueme;
Sheh prap kryqa edhe tjara
Se n' krahnuer e permbi krye
Bijve t' skamit per punė t' mbara
Janė per kishė tuj u shkelxye.
14. Zźmer-knaqun n' kto vedrime
Xźn me kndue Franēesku atė hera:
– Zot i Madh e plot ngushllime,
Tż tė kjoftė lavdi edhe ndera!
Levdue kjosh per rreze t' diellit,
Levdue kjosh per hānė t' argjāntė,
Levdue kjosh per hyj tė qiellit,
Levdue kjosh per t' kthielltė e t' vrāntė! –
15. Mbi krah t' tij, ndejė zogu i verės,
E percjellė atė kndim t' hyjnueshem,
Edhe i ambli flladi e erės
E perkthen n' per gjeth t' blerueshėm.
Larg e larg n' per hapėsire
Prej sė kthielltė p'rherė Qytetit
Tue ardhė ndihet nji kumbė lire
Porsi e paqta vala e detit.
16. E nji Źjll nder Serafima
Nji mā n' shźj, si drita e larta,
Tuj u djergun si vetima,
Per krah t' tij rreh fletėt e arta,
E me rreze tė bindueshme
M' trup t' shenjueme, kah e priri,
Njato varrė i a la t' hyjnueshme,
Prej kah rodh per né gjith hiri.
17. O ju t' bijt e ktij t' Vobegut,
Źmni i t' cillit tu' u permendun
Ndihet malit edhe bregut,
Kahdo rrezja t' shkojė tu' u endun,
Me ftyrė t' ēiltė ju kqyrnje dhén,
Pse njerzimit, humbė n' mes t' territ,
Me dashtnķ tue mbajtun Fén,
Mproje u bāt ju kundra ferrit.
18. Jś edhe i vorfni prind u kį
E i papasni n' ju gjźn ndihmen;
Lott atij, qi rrin tue kjį,
Ju i a fshini e zbutni dhimen.
Ju n' pellaza e n' ksollė t' bueqarit
Pagjen shźjte gjithkah ēoni,
Per nen thźmer tė krenarit
Me u ndrydhė t' ligshtin nuk e lshoni.
19. Gajret, pra, nder sį t' vėshtira,
Qi u pershkohet n' ketė tokė jeta,
E amshueshmja perse e Mira
E ka dį nder kshille t' veta,
Se me skam e pervūjtnķ,
Me dashtnķ, qi āsht prej Parrizit,
Ka me ngjatė p'rherė me lumnķ
Urdhni i Vobekut t' Asizit.


Ne foto ka dale Gj.Fishta me Luigj Gurakuqi & Ndre Mjeden

Gjergj Fishta Attachment
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.123.st
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Male
Numri i postimeve : 3223
Age : 38
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

Gjergj Fishta Empty
MesazhTitulli: Re: Gjergj Fishta   Gjergj Fishta Icon_minitime12/9/2009, 15:50

Gjergj Fishta - Anzat e Parnasit

METAMORPHOSIS


Qe besa, or burra,
Nuk dij kah t'ēajė,
Mbasi do t'thirret
Sod derri dajė...
Me anmiq t'Shqypnķs
Un pa u frigue
Mjaft jam, i mjeri,
Kacagjelue.
Pse kam pasė thānun
Deri sivjet:
Lum aj qi shkrihet
Per atme t'vet;
Edhe kam pritun,
Mbas ktij mendimi,
Trimnisht per atme
Ē'farė do ndeshkimi.
Por tash, t'a dini
T'tānė rreth e ēark,
Se mue m'ka hi
Sod lepri n'bark.
M'āsht bā shtupė zźmra,
E m'la trimnija,
Si jam tue njoftun
Se ē'm'qet Shqypnija...
Po, po; kujdesi
Pėr Gegė e Toskė
Mue sod m'ka hjedhun
Si hśt n'ketė prroskė,
Kū, ndźjė harū
Si dac n'govigj,
M'janė bā, qe besa,
Kėrēikėt si vigj,
E shtati tjeter
Porsi degė pishe,
Thue se kam hanger
Haram gjā kishe.
Si me pasė lé
M'ndo'i knetė n'Zejmźn,
A me pasė ndźjun
Tue tredhun qen.
Ehu! t'kishe shkue
Pak mā kadalė,
S'kisht' kźnė nevoja
Me tjerrė ktū fjalė;
Pėrsč ishe mąjun,
Si mājet njala,
E punue m'kishte
Kuleta e fjala;
Porsi njatyne,
Qi ndźjė n'Shqypnķ,
Kujtojn se gjinden
Shi n'Australi;
E per dhé t't'Parvet
S'u bjen nder mend
Me sa per kpurdha
Qi bijn n'dervend.
Ata, eh t'paēa!
Kanė spaten n'mjaltė,
E si balona,
Per ditė mā t'naltė:
Per ditė t'u mājun,
Si mājet njala,
U punon m'shekull
Kuleta e fjala.
As per punė t'źme
S'kanė t'lodhėt, hae i keq,
Me sį druen halen
Se i therė n'perpeq.
E pse, pra, t'rrekem
Pa i bā gjā kujė?
Persč t'a mbajė
Un shatin n'ujė?
A thue dishroni
Prej ktyne s'ligash
Gjithmonė me m'pamun
Si t'pimun shtrigash?
Ehu jo, bre burra,
S'kam lé per s'teprit!...
Mā mirė u rrnueka
Me zźmer t'leprit...
Kam dį, t'a dini,
Me vjetė t'sivjetit
Me u shporrė Shqypnijet,
Me kźnė i vetit.
E dij se kini
Ju t'gjith me m'shį,
E se me m'thirrun
Mā s'kini vllį;
Por n'dashtė; le t'thohet
Se dredhoi Leka,
Veē kurr mos t'thohet
Se ka mbetė Leka.
T'a dijė Shqypnija
Prį, e sheklli mbarė,
Se mā mbas sodit
Uu s'jam Shqyptįr,
A ndiet, Zotni,
Qi rrini m'shkam?
Un mā me sodjet
Shqyptįr nuk jam.
M'thirrni si t'doni
U tham: Urdhno!
Zulł m'a njitni...
Shqyptįr, por, jo.
Per mue Shqypnija
Kufij mā s'kį,
Nuk kam kund atme
As fis, as vllį,
Fis kam mā t'fortin
E vllį bujarin,
Per atme barkun,
Per erz kam arin.
Prandej, mbas sodit,
Kur t'm'leverdisin
Un kam me shndrrue
Sį herė t'due fisin.
Kshtū, kam me rį
Un n'mbramet Grek,
Kam me ndjehė n'nesret
Shkjį ja Zejbek.
Dér sod kjeē dhanun
Per gjuhė shqyptare:
Por shka, me sodjet,
Per mue dalėt fare.
Per mue janė baras
Si bukė si pane,
Por due qi gjindja
Pa tź t'mos m'lāne.
Persč veē shqypja
Do folė n'Shqypnķ,
(Si duen me thānun
Nji palė zotnķ),
Kur me 'i gut'n Morgen!
A kali imera!
Me 'i dobra vecer!
A buona sera!
Mue punėt tė tana
M'hecin pėr fille,
E dér morrizi
M'qet drandofille?...
Luftėt e Kastriotit
E t'Dukagjinit
Un kam me i mbajtun
Per dokrra hīnit.
Sot per mue Leka
E Skanderbegu
Janė Palok Cuca
E Jaho Begu.
Mā s'kam me i qitun
Zavall un krés
Per krena t'vendit
As per t'parė t'fés;
Kushdo per mue
Le t'jét i pįr:
T'jetė dreq me bryna,
Por jo Shqyptįr.
Pse krejt sod jeten
Un ndrrue e kam,
Kam lé per s'dytit:
Shqyptįr mā s'jam.
E prej se s'dytit
Kam lé sivjčt:
Kurdo t'pagzohem
A t'm'bājn synčt,
Un due t'm'a njesin
Pantaleone
Pse mbarė bjen fjala
Me napolione.
Pantaleone,
O 'i tjeter źmen
Qi t'dįj se mashkull
Nuk jam, as fźmen:
Taman si duhet
Shqyptari t'jét,
Qi don me pasun
Kuleten xét.
Tash bjer kavallit,
O barku i źm,
Porsi bylbyli
Qi kndon mbi gźm!
Persč me sodjet
Nji jetė e ré
Do t'xāje filli
N'Shqypnķ per né.
Per né xén filli,
Po, koha arit,
Sod qi i rįm mohit
Rodit t'Shqyptarit.
O i lum ti i lumi,
Si padishą
Tash ké m'u lkundun
Mbi ndo'i sofį.
Per né mbas sodit
Per ēdo punė t'liga
Nuk do t'na marre
Mbi shekull friga.
Kemi per t'kźnun
Si hy mbi tokė,
Kem' per t'zotnue
Pa dhimbė mbi shokė,
Kemi me shkelun
Mbi rrashtė t'Shqyptarvet,
Tue ląnė mbas krahit
Burrnķn e t'Parvet.
Tjerėt kanė m'u ushqye
Me lakna t'veja.
Me shllinė (n'i paēin,
Medjč, dhźnt plleja),
Ti ké me rrue
Bibāj e pata,
E makerona
Edhe sallata.
Tjerėt kanė me shkimun
Edjen me hirrė;
Ti, veē a mundesh
Shampanjė e birrė.
Pa lodhė na menden
Per dhé e gjuhė t't'Parit,
Kem per t'kźnė ēmue
Prej zogjsh s'Shqyptarit.
S'ka per t'ngranė palla
Pse t'digjet ara
Ase mos t'gjindet
Kund rrushit fara.
Kśr per tż greza
Bājn malit bungat
E mjaltė per tż
Kullojnė dér cungat.
Ehu! dy germaza
Sod kjeēė tue dashtė
E 'i plandc lastiket
Krejt mbrendė e jashtė:
Kjé at-herė tu' u zgjā
Ti sį koteci,
E tu' u kuqė hunda
Mue m'kje si speci.
Oh! Kśr t'xāsh filli
Me vū ti strehė,
Sa t'u ngjatjetat
Ké per t'i njehė!
E ka me u gjetun
Ndo'i farė Orfeut
Qi lavdet t'ua
T'i a kndojė dheut.
E ti, tue qeshun
Kangė e kangtįr,
Tash mban perkthesen:
Nuk jam Shqyptįr
Mandej, kśr plakun
E lodhė prej vjamit,
Ké m'u dį shekllit,
(Per sherr t'Adamit),
Njata qi zhaben
N'ketė jetė t'a rrasen
Kshtū kanė me t'shkrue
Mbi vorr ty rrasen:
"Ktū njaj fatbardhi
Āsht tue pushue
Per Fé e per Atme
Qi pat jetue."
A thue se āsht vorri
Bash i Spartanvet
Qi n'Thermopila
Bānė bįll Persjanvet...
Prį, bjer kavallit,
O barku i źm,
Porsi bylbyli
Qi kndon mbi gźm!



Kurse ne foto eshte shtepia ku ka banuar Fishta


Gjergj Fishta Attachment
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.123.st
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 40
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Gjergj Fishta Empty
MesazhTitulli: Re: Gjergj Fishta   Gjergj Fishta Icon_minitime12/9/2009, 15:50

Pjesa e meposhtme eshte shkeputur nga permbledhja
satirike "Nikolejda. Krijimet ne kete permbledhje jane shkruar gjate
viteve 1898 - 1907. Permbledhja eshte bere e mundur nga Razi Brahimi, bazuar ne
nje kopje te doreshkrimit te Gjergj Fishtes


Kur pata kenė ba
Papė


P. Anton Harapit

Sonte vetė kam pasė nji
kllapė
Kam pa n’andėrr se m’banė Papė
Faj’n ia vė nji miku

Nji ky
miku mė pat thirrė
Dje mbasdite me pi birrė
N’hije t’gjanė t’nji
fiku

Diku veē ndoj gotė ma tepėr
Piva vetė, qi mendja lepėr
Mue
m’kje ba gjith’ natėn

Si kje puna nuk po di
Veē po u tham’ si Papė i
ri
Kam sjellė n’andėrr patėn

Mbasi cilsat n’dorė i mora
Kardinala e
mosinjora
Un’ t’i la mbas dore

E t’fillova me sundue
Tuj bekue e
tuj mallkue
Veshė me petka bore

Se shka t’zit’ n’at andėrr bana
Mue
ndėr mend s’po m’binė tė tana
I kam qitė n’harresė

Veē nji punė po
m’bjen ndėr mend:
Si Shqipnin ta vuna n’mend
Porsi i parė i
Fés

Bana’ i ligjė un’ pikė ma s’parit
Qi i peshvijt t’jenė rod
shqiptarit
Anė e kand n’Shqipni

E pse mue – shndritun me
rreze
Shum’ m’u dukėn shtatė dioēeze
M’dy pllambė vend
Gegni

N’dioēez t’Lezhės un’ bana ‘i vizė
Edhe i bana ‘i kryq
n’kurriz
Tuj ia pshtetė Nėnshatit

Pukė e Iballė, Kthellė, Selitė
I
bashkova me Mirditė
Nėn sundim t’abatit -

Mandej lshova ‘i mallkim
t’randė
- Gur e dhé, bėra mė t’randė –
M’t.gjith’ njata
ipeshkvij

Qi tue rrue petlla n’Shqipni
Biba t’pjekme “mish
jahni”
Pata e pulastrij

Shkruejn ‘ēarkorėt” n’gjuhė tė huej
Si
asht’ dishiri i s’di se i kuje
N’fyt kti i dredhsha lakun!

E jo
n’gjuhė t’ambėl t’shqiptarėve
T’cilt’ pėr besė e Fe tė Parėve
Rrkaje kanė
derdhun gjakun

- Zot t’u kenun Krishti i lum
t’ana gjuhėt ka dijt
kotrum
Me gjithnduer kuvendit

Po, po popullit t’Israelit
Fole s’i
ka n’gjuhė t’Schiapparellit…
Veē nė gjuhė tė vendit –

Atėherė un’, pėr
t’u shtie mnerėn
Do meshtarve, qi tė mjerėn
Kishe dugajė e
kan’:

Qi, pėr t’mbushė ma mirė kuletėn
Nuk kan’ turp me shitun
veten
Ndėr shkje e ndėr taljan

Katėr priftėn m’fik i
vara;
Dymbdhetė tjerė jashtė kishe i nxora;
Tridhetė lashė pa
meshė

E tue dijt se faj’ i ksajė pune
Rrjedht pse shkollė t’huej kta
zune
Un’ t’a ēova peshė

Edhe atje kah Kisha e Madhe
Ndėr do megje e
do livadhe
T’ngrefa nji kolegj

Qi t’a mbusha me xhakona
Tė gjith’
zgjedhė prej fisesh tona
N’msim aty me i rregjė

Por n’Shqipni pse nji
meshtar
Po se prift, do t’jet shqiptar –
Shqiptar, po, pa
dredha

Un’ rektor e profesor
Sakristan e baēevan
T’gjith’ shqiptarė
i zgjodha

Mbasi ndreqa kto punė t’mbara
Jezuitėt t’i vuna para
Me
kamxhik nė dorė

T’u dhashė det e t’u dhashė mal
N’kolegj t’tyne nji
spital
Bana pėr malsorė

Atėherė kapa nji dajak
M’fretėn t’huej e
t’gjith vandak
T’i hodha andej detin

Edhe motrat salezjane
T’i
flakrova n’tokė taljane
Me gjith’ Dom Gjon t’shkretin

As nuk ēava
shum’ pallavra
Me mungesha qi bajnė havra
Ndėr shpia t’veta

T’rejat
t’gjitha i shartova
Due me thanun se i martova
Plakat dheut i
treta

E nuk di se ē’t’zit’ e motit
Kjeshė tue ba m’kėt’ tokė
t’Kastriotit
T’majkesh gjatė kllapin;

Por kur bana me kapė
“plumin”
Nji dreq minit m’a xuer gjumin:
M’tokė m’a lshoi Papnin!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 40
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Gjergj Fishta Empty
MesazhTitulli: Re: Gjergj Fishta   Gjergj Fishta Icon_minitime12/9/2009, 15:51

Sugrite, Mortui!
(Cohi, tė
dekun!)

Vendimet e padrejta t'Europės kundra tokvet tė Shqypnis
mbushin me mėni e egersojn zemren e Poetit. Nė furi tė ketij idhnimi u siellet
Shqyptarvet e u ep lajmin, tue brigue rrebtas plozhtesin e tyne, e i grishė tė
rrokin armėt, tue u drejtue sidomos prisavet ma ne shenj.

Kjo kangė
shquhet posė gjith tjerash per sulm e fuqi e zbulon nji nder veti tė Zanės sė
Fishtės.

<blockquote>Shqyptarė, a ndiet? Europa, mrrutė e ndyt,
Shkerdye me Evrej t'
Parisit e t' Londonit,
(Sė cilles dreqi i a plasi tė dy syt
E marren ma
s'e sheh, njitas n'e s'vonit)
E bani gjyq, qi t'nipat e
Kastriotit
Shkjevet t' Balkanit urė t'u rrijn mbas sotit.
Po; per
Shqyptarė pleqnue e ka Europa,
Qi shi njatyne urė t' u rrijn per dhe,

cillėt kishat rrenue u a kanė me topa
E n' djep foshnjet e njoma u a kan
pre:
Qi ' ndertat vasha u kanė koritė perdhuni
E rrugash bamė i kanė me
dekun uni.
E mbas sotit Shqyptarėt n' gjuhė t' huej do t' flasin;
E
gjaksvet t' vet do t'bajn kta t' u ngjatėt jeta?
Hajnat lapera zotėni do t'
thrrasin,
E t' pa rodit do t' i apin pagė e t' dheta;
Me armė shqyptare,
n' za gjithmonė e n' namė,
Sogje Shqyptari shkjaut do t' rrijė sod m'
kamė.
Ah vaj! Ah kob! A ka ma zi n' ketė jetė?
A ka si i bahet kuj ma
teper dhun?...
Ehu! shka do t'bajn, thue, tash Shqyptarėt e shkretė:
Ata,
qi m' vedi pasė e kanė kanun:
Ata, qi n' dej kanė gjak tė Skanderbeut:
Qi
sheklli mbajtė i ka per burra t' dheut? -
Shka bajn Shqyptarėt?... Han fiq e
kastraveca:
E pijn mastikė, e qesin petlla n' uej;
E ngrehen rrugės e
fryhen si gjeldeca;
E rrijn tue kqyrun udhės ushtarėt e huej
Pale a kanė
ksulen qyp a se kapelė,
A e ka uficiali kalin at a pelė.
E armėt e t'
Parvet shkojn kta tue kerkue,
Ndo 'i karajfile t' gjatė, a ndo 'i tagan:
-
Por, jo, - mos drueni! - jo per me luftue
Me malazez tė shkyem a me
serbjan:
Por per me mujtė me xjerrun kund ndo 'i grosh
Tue rrejtė me to
ndonji hingliz balosh.
Jo, po; Shqyptarėt kanė sot tė madh
kujdes...
Njata, po thom, qi ndo'i miras e presin,
E druen se emta a
gjyshi vrik s' u des:
Pse per Shqypni, qi krajlat po u a shesin,
S'cajn
kryet aspak me sa caj kryet un sot
Per shkarpa t' vjetra, qi kam shkye
kahmot.
Ahi! turp e marre! Burra, le e rritun
Me armė mizore n' dorė, e
qi fatosa
T' parėt i kanė pasė, me ndejė kshtu sod t' toplitun
Si t'
dekunt n' vorre, sod qi i mbrikka sosa
Sė mjeres moj Shqypni edhe
Shqyptarvet,
E u shueka Atdheu e u shueka ndera e t' Parvet!
Ktu, ktu
shqyptarė!... A ndiet?... Ku u kam... Ku jeni
Mo' leni, burra !... M'
armė!... Mbaroi Kosova !...
Ianina humbi !... e ndoshta, Tepeleni...
Shkoi
Manastiri! Dibra edhe Gjakova !...
Vendet ma t' mirat ne na i mori
shkjau,
E, shk' ast ma zi, ne vlla me vlla na dau!
Ah! m'kambė, bre burra!
m' kambė! shka jini mshehun
Nder furka t' gravet, si do rrole t'
kqija?...
Sod armėt duen rrokė; taganat sod duen prehun;
Asht turp, per
Zotin! shurdhė me hupė Shqypnija.
Mo' leni, burra, bre! Kushtrim!
Kushtrim!
A gjallė me nderė, a dekun grue e trim!
Ku je, Bibdoda, ti nji
rrfe prej qielle?...
Je derės bujare, e trim i drejtė ti je!
Flamurin e
Shqypnis, sod n' ajr ti stielle;
E grishi malet me qindrue p'r Atdhe.
Ku
themra e jote per Atdhe tė shklase,
Atje kryet t' onė, po, per Atdhe t'
humbase!
Mo' le' Toptan, qi me shpatė t' ande binde
Nji shekull mbarė m'
at maje Taraboshi!
Prap shpaten njesh, e priju prap ti gjind'e,
- Ndejun
n' voter s' prarohet jo kondoshi...
Mblidh Toskė e Lapė, e sod per
Shqyptari
Qindro, si 'i herė qindrove me trimni.
M' kambė Dedė Gjo' Luli!
Thonė se 'i t' biri t'shkinės
Lekėt e Malcis sod t' dhetat do t' i a
lajn
S edhe do t' vejn kapicen e Cetinės:
A 'i mend, thue, ti, kaq marre
do t' a bajn;
Ata sokolat t' u Lekėt e Malcis,
Qi aq gjak kanė derdhun per
Liri t' Shqypnis?
Jo kurr! Jo kurr! Por mbi Deciq ti xiri
Shkaf asht i
Lekė, e thueju, se Shqypnija,
Aty kufin e ka, per ball me Viri,
E ke me pa
ti atė herė, se rrokullija
Me u cue m' e zhgulė andej, nuk mund t' a
hjekun;
Pse per Shqypni Malcoret janė msue me dekun.
Ah! m'kambė,
Shqyptarė! e mos t' u lshojė, jo, zemra,
Pse Perendija s' ka me u lanė me u
thye.
T'u biejė nder mend, se fort ma e randė asht themra
E shkjaut
kokėtrashė, se guri i vorrit m' krye.
Urra! po, djelm! Shqyptar kushdo ka
le,
N' mos mujtė Shqyptar me mbetė, Shqyptar t'hije n'dhe!
E n' kjoftė se
lypet prej s' hyjnueshmes Mni,
Qi flije t' bahet ndo'i Shqyptar m'
therore,
Qe, mue tek m' kini, merrni e m' bani fli
Per Shqyptari, me shue
cdo mni mizore. -
Oh! edhe pa mue Shqypnija kjoftė e rrnoftė,
E nami i
sajė per jetė u trashigoftė!
Po: rrnoftė Shqypnija! E porsi krypa n' Dri
E
porsi krandja e that n' nji flakada,
U shoftė me arė, me farė me mal e
vrri
Kushdo Shqyptar, qi s' brohoritė me za,
Kushdo Shqyptar, qi
s'brohorite me uzdajė:
Oh! Rrnoftė Shqypnija! Rrnoftė Flamuri i
sajė!</blockquote>marrė nga libri P. Gj. Fishta, Lirika: Mrizi i Zanavet e
Vallja e Parrizit
, Shkoder 1941. Komentuar prej A. Viktor Volaj,
O.F.M.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 40
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Gjergj Fishta Empty
MesazhTitulli: Re: Gjergj Fishta   Gjergj Fishta Icon_minitime12/9/2009, 15:51

Kange e Dyte


Oso
Kuka


Avdi Pasha , sundimtari i Shkodres , ankohet per mizori e
rrenime , qe po kryente Vulo radoviq-i ne Vranine. Pasha "turcelit, i vete i pa
djale , pohon se s'gjen nje burre shqiptare per t'i dale perballle Malaziasit.
Oso Kuka , shkodrane , veshtron fjalne e Pashes , por s'duron kur ky thote se
Shqiperia kishte mbete ne vasha. Provon se Shqiperia kishte akoma djelm e djelm
si Zana , te gatcem me deke kurdohere t'i lype Mbreti, Atdheu , Kanuni, Besa e
Feja.


Zot , c'ka thane njaj Avdi Pasha
paska mbete Shqipnia
n'vasha,
qyshe se s'leka mbrende nje djale
n'ate Vranina mue sot me
m'dale,
n'ate Vranine , n'ate t'zeze terthore
ku mbe'n djerr sa toke
gratcore
ku mbe'n vithnat pa bageti
vec prej cubash t'Malit t'Zi
qi po
vrasin djelmte e ri
qi po marrin lopet me vica
qi po presin dhente me
ogica
qi po djegin kulla e stane
e po thajne kaq zemra nane!
Eh! po ,
Knjazi ke Cetina
ka leshuer cubat kah Vranina
Per me djegungur e
dhe'
vec si t'nise degane me ne;
pse dushmani asht tue ndersy
toket e
Mbretit per me i mesy
per me i mesy e me i rremby'.
Nji djale n'voter
t'misha lla
pace m'ia lane t'amen me fsha
pace m'ia lane motren me
kja;
t'mjeren moter , ehu! Pa vella,
e n'Vranine un kjece tu e
qitun
cubat Knjazit per m'ia pritun
Por mue djale nuk m'ka qillue;
e
n'Shqipni nji djale drangue
t'cilit mos t'i dhimbset jeta
per Daulet e
trojet t'veta
fort kerkova e s'mund gjeta
Keshtu ankoi Pasha
turceli
Oso Kuka paska ndi:
paska ndi , po , e kenka idhnue
m'sylah
doren paska cue
me qite n'Pashen ka mendue
Por i urti kurr nuk
ngutet
prej burrnise e jo prej tutet
prandej osja ndali doren
e as m'e
xjerre s'e xuer mizoren
n'flete t'sylanit catallue
vec pa i fole s'mujt'
me u durue:
Avdi Pashe , tha , me kadale!
Mos e thuej dy here ate
fjale
se , per Dine e per Imane
t'baj qi t'kjaj e zeza nane!
T'baj qi
t'kjaj pa "exhel" ty nana
pse n'Shqipni ka djelm si Zana
qi per Mbret e
trojet t'veta
nuk u dhimbset gjaja as jeta;
e ku lype Mbreti e i lype
Shqipnia
keta ma t'paret jane n'fush t'mejdanit
keta ma t'rrepte jane
n'balte dushmanit
jane celik per the t'taganit.
Marre vetit kurr s'i
lame!
pa kesule n'krye pa opange n'kambe
na per Mbret e per Atdhe
per
kanu , per bese e Fe,
s'druem me ra nder pre te thyeshme
s'druem me mesy
kalate e rrembyeshme
e kahdo qi t'bjere Shqiptari
shkon rrufeja tu' e
ndeze zhari
pushke e bese pse na i la i Pari
e ti tash vjen na thue
se
n'Shqipni nji djale drangue
qi per Mbret e trojet t'veta
nuk i dhimbet
gjaja as jeta
fort kerkova e s'mund gjeta....
Por s'ke faj: pse zani i
zi
ai ka dale , po , per shqipni
qyshe se erdhe Pasha turceli
cese edhe
t'huejve sot Shqiptari
qiri n'kambe do t'rrije qyqari
si punue ne s'na ka
i Pari
Por po i lame tash na keto fjale
Ne Vranine , qe , un jam tue
dale
cubat Knjazit me t'ia ndale
Vec t'i lypi un dyzet vete
dyzet vete
, po , djelm te lete
qi te desin ku t'zatesin
si mund t'lejne vec e
n'Shqipni
a po t'ap besen e Zotit
se pa u djege un n'flake
t'barotit
s'ka me u leshue per t'gjalle Vranina
Avdi Pasha kenka
cue
Osos doren ka shtrengue
aferim , bre, ti Oso Kuka!
Se ty t'thote
fjala edhe duka
qi ke le nji sokol malit.
Zgjidh ku t'jete , po , pika e
djallit,
edhe del ti n'ate rranze boke
n'ate Vranina , ku t'zezat
loke
qi kane mbelue , ehu ! djelmte e ri
qi kane kthye rejat
n'gjini
jane tue t'prite si drita diellin.
Foli Pasha. Buze
s'Cukalit
n'krye t'javes dielli kur u cue
per me shndrite mbi kobe t
shek'llit
ku u perbuzne shuen e drejta
Qafes s'Kalase , qe , ceta e
Osos
po merr rrugen kah Vranina
Cete e vogel , por kreshnike
dyzet vete
ma s'jane me t'njelun
djelm te zgjedhun n'mal e n'verri
jo per duke e per
pashi
por per zemer e trimeri
Oso Kuka u ka pri
Oso Kuka , i rr'fe prej
qiellet
shoq nuk ka kah vrane e kthiellet.
A she ' i here , ka i bje'
sokakut
se c'm'i bajne t' t'gjith tungjatjeta!
se c'permendereshem
xheverdarja
m'i flakon mbi sup te krahit
si ajo rr'feja n'ate
t'thellimit!
N'flete t'sylanit- fole bollash-
catalue i ka kuburet
t'
mendereshmet motra t't'idhte taganit
qi ndermjet u rri kercnue
veshe e
mbathe e n'arme shtrengue
shtatin div, e sy'n si zgjeta
Oso Kuka n'jelek
t'arit
pash e m'pash po i bjen pazarit
Ngjite mbas tij vjen shpata e
dekes
Soko Tona i Gurit t' Lekes
Soko Tona si Valbona
larg permende
n'keto male tona
si per buke n'shpi t'tij te ngraneme,
si per pushke e
bese te dhaneme
Thone se i ka nja tri nishane
tri nishane me
firmane
per sherbim qi i baka Mbretit
ketej e andej valen e
detit.
Mbrapa i shkon qa' i biri i t'mirit
Taro Pellumbi i
Jegumirit
Mandej vine dy re mizore
du djelmoca prej zagore
Kacel Doda e
Kerni Gila
rritun si moce e karajfila.
Ehu! bre Oso , Oso-rr'
feja
c'kane me t'name dy vasha t'reja:
c'kane me t'name dy bija
nane
n'ato mrize e n'ato stane
kur , kercunat , kane me ndi'
se ke
zgjedhur dy dhandrra t'ri
me i perpjeke me Mal te Zi.
Po a thue e njeh
njate kime-zi
qi e ka ballin si sini
qi e ka synin si duhi
qi i ka
shat'llat si nji ari ?
Ai asht Coku i Mar'Kole Dinit
prej Kabashit
t'Dukagjinit
trim i cartun , trim si Zane
i pa tate edhe i pa nane
dy
gur njite , thone , s'i ka lane
Per mbas ketij vjen ceta tjeter
do ma t'ri
, do prap ma t'vjeter
por t'gjith moce me trimeni
Me trimeri e
bujari
vec per duke e per pashi
dane ma n'shej njaj Jup Qehaja
Galo
Keqi e Sinanaja
Vuksan Gjeli e Met Zeneli
e nder t'gjith -porsi
hylle-drite
Preng Markola prej Mirdite
lype per pushke ky e per
pleqni
e'merr prej shkodre e n'Peshkopi
Veshe e mathe e m'arme
shtrengue
thue se krushq po duen me shkue
nja mbas nj'i po i bien
Pazarit
si ajo re , qi prej Tivarit
ngjitet zi terthor ' vetona
per me
shkrepe ndokahe t'e vona;
edhe kapen m'ate breg Buene
ku n'nji lunder e
rretuene
Vend n'ate lunder t'gjith kur zune
rreqase asht lundra e veli u
nde
edhe nise asht porsi re
tue ca valen nper Liqe
tue ca valen kah
Vranina
ku pa bate nam Cetina.




*****
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 40
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Gjergj Fishta Empty
MesazhTitulli: Re: Gjergj Fishta   Gjergj Fishta Icon_minitime12/9/2009, 15:52

Kange e
trete



PREJA

Epizod i thekshem i vrases se Avdi
Hises , te cilin e motra e vajton permallshem. Ne vaj kjo porosite zogun e zi te
lajmeroje Shqipnine per kobin e asaje dite. Oso Kuka ndigjon vajtimin dhe
vendose te ia ktheje ndren Shqipninse.



Valle , kush din mue me
m'kallzue
pse kjo qyqja , zog i true
si mos kurr asht tue vajtue
n'ate
Vranine , n'ate t'zeze krahine
n'breg t' Liqenit n'ate kodrine?
A mos
kjane hallet e veta
perse zi i shkon moti e jeta
bi as bije pa rrite e
shkreta?
Qyqja vehten s'asht tue kja
bir as bije pse e mjera s'ka
por
po kjane ajo nji moter
qi ka mbete sot qyqe n'voter
sot si kepute i asht
kulmi i shpise
kjane qate motren e ati' Avdise!
Jo , po asht vra, thote ,
Avdi Hisa
mriz kah bate nen dy lisa
nen dy lisa n'mal Vranines
e vrau
Vulja , i biri i shkines!
Njeky Vulja , i trim drangue
n'ate Vranine fort
asht rendue
nuk len kale , jo , me shtegtue
nuk len , cike , jo , me u
fejue
ke po i vret ai djelmt e rin
ke po kthen nuset n'gjini
ke po i
kthen nanat ne zi
Edhe u cueka , zogu i shkines
me trembedhete cub
t'Cetines
me mesy mrizet e Vranines
po i isht'kene kandun mishi i
dhise
edhe u ndeshka n'mriz t 'Avdise
Qaj Avdi vrik piskati
ndalo ,
Vulo , mustak -gjati!
Ndalo Vulo me caruqe
pse s't'i leshoj , jo dhite e
kuqe
per pa e la mrizin me gjak
s'ruej un dhi per Karadak!
Edhe e drodh
t'zezen breshane
qi e kisht'pase moter e nane
kinse i mjeri , zgjarm me i
dhane
por prej Zotit s'kisht' kene thane
perse i shkrepi n'dore
'breshana'
shi kur dashte s'po t'ia kisht'nana.
Po , por Vuloja i
terbue
qi per pushke ishte gatue
m'" karajfile' iu shtrengue
dekun
n'toke e la pushue
Edhe u turr m'te i patenzoni
(shka as atij s'epte
zakoni)
e ia zdeshi xhamada'n
e ia zuer edhe taga'n
e ia muerr pushken
e gjate
si nder burra s'asht zanate
mendej dhite i ven perpara
edhe u
ngrahe nper rrege e ara.
Fort po nget capi i Vranines
fort po e ndjek cuni
i Cetines
fort po kjane nji e bija Turkines
fort po kjane e fort po
fshane
dekun n'vig kah sheh te vellane
-Kur ka dalle qaj ylli i
drites
o vellau i em , o vellla
mbi ato suka t'Podgorices
o vellau i em
, o vellla!
ti m'ia vune pushken krahit
o vellau em , o vellla!
edhe
m'dole n'dere te vathit
o vellau i em , o vellla!
e m'ia lshove zanin
skjapit
o vellau i em , o vellla!
me i leshue podit e livadhit
o
vellau i em , o vella!
me i leshue m'uje -m'ate uje t'Moraces
o vellau i
em , o vella!
me i mrizue ke ai lisi i rrashit
o vellau i em , o
vella!
Qyqja motra tue t'kundrue.
o i vellau i em o vella!
porsi lisi
me dege prarue
o i vellau i em , o vellla!
lis me maje te lulezue
o
vellau i em , o vella!
rrite e mjera tue u mendue
o i vellau i em , o
vellla!
se me ce vashe ty me t'fejue
o vellau i em , o vella!
por qe
Vuloja, i drangue
o vellau i em , o vella!
me toke t'zeze ty t'ka
martue
o vellau i em , o vella!
arme e petka tue t'shkretnue
o vellau i
em , o vella!
nane e petka tue t'zezue
o vellau i em , o vella!
t'zezat
qyqe tash kendojne
o vellau i em , o vellla!
nane e moter t'u
ndihmojme
o vellau i em , o vellla!
Tash kendon nji zog i zi
o vellau i
em , o vella!
kah t'flut' roje neper Shqipni
o vellau i em , o
vella!
kurr ket pune un s'e kam ndi
o vellau i em , o vellla!
se ka
mbete kund gjak pa u kthye
o vellau i em , o vella!
a me pare ase me
krye
o vellau i em , o vellla!
vec ka mbete njaj gjaku i Avdise
o
vellau i em , o vellla!
qyqja motra , vaj , e Avdise!-
Keshtu vajton te
vellane Turkina
e ndjeu lL'qeni edhe Vranina
edhe e ndjeka ai Oso
Kuka
vaj'n e ndieka e m'kambe u cueka
-Hani djelm! e iu vrafte buka!
Eh
iu vrafte buka e Dauletit
eh iu dhaca ujet e detit
po s'u muer sot gjaku i
Avdise
po s'iu kthye ndera Shqipnise.
Cou , bre Soko , e mund ti
xame!
T'mos t'i mbajme cubat me vjame
t'mos t'i lame cikat me
name.
Proh! ti , o Zot , kur na jane cue
mbathe e zbathe s'i kane
qillue
e i kane rrokun armet shqiptare
njato"letina" e
"xheverdare"
Njato t'bardhat n'za "breshana"
e i kane ngjite njata
tagana
e i kane vu njato calina
se c'ushtime ka marre Vranina!
Porsi
kur ndokush t'i nguce
dalin grethat , jashte biruce
njashtu turr per dere
t'kaushes
djelmt e Osos rrajne drejt fushes
ku kisht' krise e zeze
potera
motra e Avdise ku kjate e mjera.
Shoqi shoqin nuk po e
pritka
por secili vrap po njitka
thue se t'parit qi do t'veka
petku
cohet do t'iu preka,
e jo ma se po i pret
deka!






vijon........
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





Gjergj Fishta Empty
MesazhTitulli: Re: Gjergj Fishta   Gjergj Fishta Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Gjergj Fishta
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 3Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
 Similar topics
-
» Gjergj Fishta (1871-1940)
» Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: