| Albania.123.st
|
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.123.st". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė. |
|
| Ēukitje nė dritare - Albana Mėlyshi | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
BlueScreen Senior Member
Numri i postimeve : 912 Age : 40 Location : Anonimus Registration date : 04/09/2009
| Titulli: Re: Ēukitje nė dritare - Albana Mėlyshi 8/10/2009, 19:34 | |
| Pse te desha ty
..sepse ti prure tek une thesarin e rinise sime qe une e kisha kyēur, E kyēin e kisha fshehur, harruar e humbur diku.. Si munde ta gjesh ti?
B.T. | |
| | | BlueScreen Senior Member
Numri i postimeve : 912 Age : 40 Location : Anonimus Registration date : 04/09/2009
| Titulli: Re: Ēukitje nė dritare - Albana Mėlyshi 8/10/2009, 19:34 | |
| U lodha
U lodha duke luftuar me kujtimet, me deshirat, enderimet.. me te kaluaren, te tashmen me te ardhmen qe nuk e di a do ti gezohem
U lodha edhe me mendimin qė te mos dorezohem..
B.T. | |
| | | BlueScreen Senior Member
Numri i postimeve : 912 Age : 40 Location : Anonimus Registration date : 04/09/2009
| Titulli: Re: Ēukitje nė dritare - Albana Mėlyshi 8/10/2009, 19:34 | |
| Humba edhe unė..
Po ankohen shokėt se mė s'po ndihem, se si sėpata pa bisht humba edhe unė, se u them jam e zėnė, e mbytur nė punė se s'po mė mbetet mė kohė as pėr vete, se mė kujtohet kur thosh dikur njė poete "s'mė mjaftojnė as 24 orė qė t'i bėj tė gjitha" tė bėj punė nėpėr shtėpi, tė rris fėmijė, tė pi kafen me ty, njė llaf tė shkėmbej, dorėn nė duar ta marr, tė tė shoh nė sy..
B.T. | |
| | | BlueScreen Senior Member
Numri i postimeve : 912 Age : 40 Location : Anonimus Registration date : 04/09/2009
| Titulli: Re: Ēukitje nė dritare - Albana Mėlyshi 8/10/2009, 19:34 | |
| Ku vete e dashur?
Midis dy botėve, midis dy jetėve, njėra e lėnė, tjetra e panxėnė ku vete e dashur?
nėna e braktisur , njerka e stolisur, ti ėndėr e grisur..
Ėndesh rrugėve si hije Me bukuri perėndie Natyre pranvere pėrreth Pėr ty asnjė shije ..
Mbetur pėrjashta nė gysėm tė rrugės, shpirtdjegur, gaztretur Fytyrė e mermertė, Me bardhėsi vdekje Ėnde e pavdekur
B.T. | |
| | | BlueScreen Senior Member
Numri i postimeve : 912 Age : 40 Location : Anonimus Registration date : 04/09/2009
| Titulli: Re: Ēukitje nė dritare - Albana Mėlyshi 8/10/2009, 19:35 | |
| Drejt Diellit te Jugut
Kaq dite udhetimi drejt Diellit te Jugut sa shtete kalova e ndrova nje stine, per te ardhur tek ty shoku im! Dhe ē'qe ai moment aq i bukur, (O Zot, sa i bukur qe!) Drejt meje ti rendje i lumtur "O mikja ime, ja tek me ke!" Ē'qe ai mall aq i madh O shoku im ē'qe! Zemr'e lodhur pritjes se gjate si s'me leshonte perdhe! Ē'qe ai mall aq i bukur O mikja ime, ē'qe! xhaketa dimerore e rrudhosur, priste me kot t'i ktheheshe atje!
B.T. | |
| | | BlueScreen Senior Member
Numri i postimeve : 912 Age : 40 Location : Anonimus Registration date : 04/09/2009
| Titulli: Re: Ēukitje nė dritare - Albana Mėlyshi 8/10/2009, 19:35 | |
| Luleshqerat ne Williamsburg
Uaa! Se dija qe mbreme kisha rene te flija ne nje hotel te rethuar me luleshqera. Lulet e femijerise sime. Te kujtohet? Mbushnim dikur preherin me to I benim kurore, i vinim mbi floke sa here qe ēelte pranvera. Pastaj guisnim, qeshnim, gezonim te ēkujdesura kodres poshte vraponim ndersa fustanėt na i merrte era. Uaa! Nuk e dija qe ne Williamsburg (colonial) do gjeja kaq luleshqera!Lulet e rinise sime. Te kujtohet? U kėpusja petalet: me do smė do, mė do smė do.. tek ngjiteshim nga kodrat pasditeve vonė Ti qeshje: Pse se nis ne te kundert, Te te dua pergjithmone? Ēudi! Nuk e prisja te zgjohesha sot Ne kete vend te huaj, ne Williamsburg e rethuar me luleshqera, Ndjeva si erdhi tek une, edhe nje here mrekullisht Pranvera!
B.T. | |
| | | BlueScreen Senior Member
Numri i postimeve : 912 Age : 40 Location : Anonimus Registration date : 04/09/2009
| Titulli: Re: Ēukitje nė dritare - Albana Mėlyshi 8/10/2009, 19:35 | |
| Pushteti i muzikes
O Zot,sa e ndjej pushtetin e muzikės! Mė rrėmben tė tėrėn mė derdhet ne zemėr mė vėrshon nė shpirt mė ngre peshė nė ajer lotė lumturie notojnė nė sy ėshtė i vetmi moment kur tė tradhėtoj ty!
B.T. | |
| | | BlueScreen Senior Member
Numri i postimeve : 912 Age : 40 Location : Anonimus Registration date : 04/09/2009
| Titulli: Re: Ēukitje nė dritare - Albana Mėlyshi 8/10/2009, 19:35 | |
| Ēbote e mpleksur!
Telefoni im ra dje.. Dikush me quajti shpirt, Uf! e shtyva me dore tutje.. (pse valle, na duan ata qe si duam?) Nje telefoni tjeter i bie une sot me vjen ti them zemer".. dhe ngrij Po sikur te me shtyje tutje me dore mua, AI? Ēbote e mpleksur!
B.T. | |
| | | BlueScreen Senior Member
Numri i postimeve : 912 Age : 40 Location : Anonimus Registration date : 04/09/2009
| Titulli: Re: Ēukitje nė dritare - Albana Mėlyshi 8/10/2009, 19:35 | |
| Mbetje poezish..
E di sa mbetje poezish kam? Tė harruara nė sirtar, tė lėna nė kompjuter Tė hedhura mbi tavolinė, te shkara nėn tė Tė ngjeshura nė ēantė e nuk di ku mė.. Vargje tė vetmuara Shkulur nga poezitė e mia Copėza dhimbjesh tė fshehura nė gji Vetėm pėr tė mos t'i dhėnė ty. Qortime pėr pakujdesitė e tua Pėr lėndimin e krenarisė sime Fjalė tė tuat tė hedhura pa vėnd Kafshime mbi buzė tė emrit tėnd Janė zėmėrime, kapėrdime, pėrbetime Pėr hakmarrje qė kurrė s'ndodhen Buzeqeshje tė prera nė mes, ironi, Dėshira tė shtypura, qė ti si di.. Ti s'do ta marresh vesh kurrė Sa herė mė pate ligeshtuar Sa herė malli me pat marrė, Sa here, qė tė njoha ..jam penduar!
B.T. | |
| | | BlueScreen Senior Member
Numri i postimeve : 912 Age : 40 Location : Anonimus Registration date : 04/09/2009
| Titulli: Re: Ēukitje nė dritare - Albana Mėlyshi 8/10/2009, 19:36 | |
| Ndjenje e ndaluar
Pėrtej dritares sime Debora e prillit akoma bie me inat dimeror ēuditerisht.. Po fsheh ngjyrat e pranveres dhe format po i fsheh qe sythet te mos duken me, as lulet, as gjethet e reja ēdo gje e fsheh nen te bardhe sikur s'ka qene kurre aty A thua valle do te mund te mbulonte keshtu edhe te ndaluarėn, te fshehuren, ndjenjen time? U ngrita dhe bera te paberen: I mblodha, te gjitha letrat, bisedat, mesazhet, te tera tok Mbylla syte, e i lidha per gryke ne nje qese te zeze, te gjate plastike Stuhia e bores me mbeshtolli te me ndalte frymen tek perpiqesha te fundosja nen debore ndjenjen e lidhur, te shtrydhur, te denuaren ndjenjen time tek groposja .. Kthehem brenda duke fshire duart... Ne veshtrimin e perhumbur nje faqe e bardhe, bosh, me ftohtesi debore e vendosur si dige ne mes te kaluares dhe te sotmes Mbyll syte e gelltitem, por mjerisht,(!) ndjej si shkrihet e tera, e njomur nga lotet e nxehte prush te fajit.
B.T. | |
| | | BlueScreen Senior Member
Numri i postimeve : 912 Age : 40 Location : Anonimus Registration date : 04/09/2009
| Titulli: Re: Ēukitje nė dritare - Albana Mėlyshi 8/10/2009, 19:36 | |
| Prifti i ēpriftėruar
(Ate dite ne kishe mungonte prifti Dominik dhe ne radhen e pare, e bukura Anna Mary Shik). Kur ai ngrinte lart syte e kalter dhe i falej zotit per besimtaret e tij, ngrinte mbi ta dashurine e mbledhur nga dyqind pale sy, Zoti ngjyren e kalter ia kthente ne gjelbrim katarakti qe t'ja percillte atyre te ndare ne dyqind sterkala kristal uji dashurie Por ajo Anna Mari Shik, syzeza e bukura, perria e Kishes, gjithnje ne rradhen e pare te teren per vehte e donte dashurine e Dominikut, ne dyqind pjese te ndare Dashurine 200 pjeseshe e ndare shenjterisht, me fuqi magjie, djalli (kush e di si) e shumezoi me vehtevehten tinezisht dhe e derdhi ne syte e Anna Maris Kur vajza ngriti qepallat me zjarrin e dashurise qe vjedhur Te digjte priftin e bukur, te devotshmin Dominik. Prifti ndjeu turbullim gjaku, turbullim djali, E kaltra e syve u mbulua me mist, tek ngrinte syte lart nga Altari ndjeu zbrazetire t' i zgjaste Zotit perunjesisht. Ne gjunje e ulen prifti Dominik, me syte perdhe, i poshteruar te pranonte fajin qe s'qe me i denje per altarin, se urdherin e vet kish dhunuar se kishte fyer vete te madhin Zot, Shen Merine, me Anna Marine kishte nderruar nemur nga Ati do qe pergjithmone, nga njerzia pergjithmone i harruar. Ate dite ne kishe mungonte prifti Dominik dhe ne radhen e pare, e bukura Anna Mary Shik.
B.T. | |
| | | BlueScreen Senior Member
Numri i postimeve : 912 Age : 40 Location : Anonimus Registration date : 04/09/2009
| Titulli: Re: Ēukitje nė dritare - Albana Mėlyshi 8/10/2009, 19:36 | |
| Dhimbje dhe mall
(emocione nga vizita ime e pare ne Kosove)
Sot bulevardi i rinise sime tiranase me rruget e tua Prishtine u shkri e u be nje E tronditur ne mes pranveres se dubluar, shpirti mall e lot mbi faqe per ty derdhte, Kuptova se aq gjate sa une Prishtinen, ju o vellezer Tiranen time enderuat! Nje molle ndahet ne mes per dashuri, nje pjeshke po ashtu, por nje atdhe per dashuri nuk ndahet ne mes, kurrsesi! Damaret e gjakut na i prene vellezer, damaret e jetes ne fasha mbeshtjelle i kemi mbajtur, gjaku te mos na ike, te mos na prishet, te fiket te mos na bjere, ne toke te mos biem, dhe ne gjunje te mos biem gjithashtu
. S'e ndjeva mungesen tende ne Prishtine, Tirane,
B.T. | |
| | | BlueScreen Senior Member
Numri i postimeve : 912 Age : 40 Location : Anonimus Registration date : 04/09/2009
| Titulli: Re: Ēukitje nė dritare - Albana Mėlyshi 8/10/2009, 19:36 | |
| Te dashuruar ne internet
Ēudi sa te lumtur ishim, sikur kishim kapur rete s'pushonim se foluri ne internet! Ku i gjenim tere ato fjale Ate dialog qe fund s'kish.. Naten s'na zinte gjumi duke pritur diten te vinte serish S' ishim pare kurre.. Po c'ka rendesi? Kur ty te duket se je une dhe mua me duket se jam Ti? Eh, sefundi kuptuam se s'ishim vetem shpirtera.. Erdhi ai moment Ngopje apo urie(?!) (qe moment gjenie) kur une doja te vija tek ty, apo ndoshta tek une, doje te vije ti.. Dhe erdhem.. e bashke me ne erdhi edhe zgjimi I dashur, Ekrani duhej te kishte pasqyre qe te na ruante nga zhgenjimi!
B.T. | |
| | | BlueScreen Senior Member
Numri i postimeve : 912 Age : 40 Location : Anonimus Registration date : 04/09/2009
| Titulli: Re: Ēukitje nė dritare - Albana Mėlyshi 8/10/2009, 19:37 | |

| Jeta siē vjen..
(intermexo familjare)
Mbrėmje vonė nė divan sytė mi mbyll gjumi ti thua "ngrihu fli" ik, se edhe unė, ja, tani do vi! Duke u lėkundur unė ngrihem, hyj nė dhomė deren e le pak hapur si gjithnji, qė te mos bėsh zhurmė kur te vish ti Jam ne gjumė mė zgjon pėrplasja jote e derės si gjithnji.. Nėn jorgan kėmbėn shtri ajo bie nė tė ftohtė.. Paska qenė era qė mbylli derėn s'paske qenė ti!? Hej, bela.. duhet tė ēohem, se e di nė divan pambuluar do tė kete zėnė gjumi ty Sahati trokiti: njė, dy!

| Titulli: Re: Ēukitje nė dritare - Albana Mėlyshi 8/10/2009, 19:39 | |
| Nuk kuptova atėhere..
O Zot, ēfare gjenialiteti te jep te bėrit esėll! Te kuptosh nje pyetje aq te thjeshte Qe bota e dinte prej mijra vjetesh.. "A me ndjen ti mua? Nuk di ē'mėrmėrita atehere mendimesh e ndjenjash ngatėruar U ktheva sot prape kėtu A vlen pergjigje e vonuar? Po, i dashur te ndjeja Siē nuk kisha ndjere me pare Ndofta dyfish, per ty qe te mungoja une dhe per mua qe lumi me kish marre Po, i dashur, te ndjeja Te ndjeja aq sa fryma me merrej por e verteta ish qė tė shtyja tutje Se guximi im s'shkonte me tej Se imazhi i kokes tėnde ne prehėrin tim Duke u trembur se ai do qe fundi Po ti, s'e kuptoje qė mund edhe fillimi te ish? "Thone tė gjitha ndarjet si dashurite ngjajne, por ndarjet pa bashkime moskuptimin qajnė"
B.T. | |
| | | BlueScreen Senior Member
Numri i postimeve : 912 Age : 40 Location : Anonimus Registration date : 04/09/2009
| Titulli: Re: Ēukitje nė dritare - Albana Mėlyshi 8/10/2009, 19:39 | |
| Vetem nje moment
Jepmeni nje moment qetesie o njeres! Vetem nje moment, jo nga ato qindra qe u kam dhene une por timin, vetem timin dua qe tu them syve ēlodhuni, tu them buzeve mos flisni, mendimit te lodhur ti them Ndal se edhe bota ndali nje ēast .. Jepmeni nje moment, vetem nje moment prehje dua qe pastaj ne tornedo te kthehem me vehte tu marr, ne qiell tu ngre e pastaj perjetesisht te fle..
B.T. | |
| | | BlueScreen Senior Member
Numri i postimeve : 912 Age : 40 Location : Anonimus Registration date : 04/09/2009
| Titulli: Re: Ēukitje nė dritare - Albana Mėlyshi 8/10/2009, 19:40 | |
| Tri here e hutuar sot..
Sot qe te takova ty: Me kaloi pa vene re stacioni i autobuzit ku do zbrisja, Ngaterrova telefonin e shtepise, qe tu thoja se do vonohem, I lashe motrat pa mėnd kur thirra vellain me emrin tend! A te mjaftojne keto te tria Te thuash e trullosur nga dashuria?
B.T. | |
| | | BlueScreen Senior Member
Numri i postimeve : 912 Age : 40 Location : Anonimus Registration date : 04/09/2009
| Titulli: Re: Ēukitje nė dritare - Albana Mėlyshi 8/10/2009, 19:40 | |
| E papritura
Ē'qe kjo e papritur pėr ne sonte! Habitur, shtangur , mekur mbetėm tė dy, bota sqenka aq e madhe, sa thonė, pėr tmė harruar ti mua, e humbur unė ty..
B.T. | |
| | | BlueScreen Senior Member
Numri i postimeve : 912 Age : 40 Location : Anonimus Registration date : 04/09/2009
| Titulli: Re: Ēukitje nė dritare - Albana Mėlyshi 8/10/2009, 19:40 | |
| Dhimbja
Oh, sa e rėndė kjo barrė, e rėndė sa padrejtėsia e di qė tė theu nė dysh kur e lėshova mbi ty, Po unė? Besomė i dashur tani mbaj atė dhe dhimbjen tėnde.. tė dyja!
Tė mėrzita sot, e di, e pashė nė largimin tėnd, e ndjeva nė heshtjen tėnde, dhe do ta vuaj nesėr nė pendimin qė mė njohe..
B.T. | |
| | | BlueScreen Senior Member
Numri i postimeve : 912 Age : 40 Location : Anonimus Registration date : 04/09/2009
| Titulli: Re: Ēukitje nė dritare - Albana Mėlyshi 8/10/2009, 19:40 | |
| Ditlindja jote ne kutine e postes
Ti nuk do te jesh aty ne ditlindjen tende kutia e postes do presi urimet per ty, Urimet, pergezimet, perqafimet Mbase edhe puthjet ajo do t'i prese Po si do ti nxerė valle? Ato do te shtohen, do shtyhen, nga pritja e gjate do merziten, ndoshta zemerohen, qetesohen e pastaj njera tjetres do i bejne vend, me durim do presin sa te kthehesh per te te lene pa mėnd!
B.T. | |
| | | BlueScreen Senior Member
Numri i postimeve : 912 Age : 40 Location : Anonimus Registration date : 04/09/2009
| Titulli: Re: Ēukitje nė dritare - Albana Mėlyshi 8/10/2009, 19:41 | |
| Ike..
Asnje hi, asnje bye u be nje jave, dy, tri nje mungese kaq e gjate.. Vras mendjen ku do jesh Mos ke shkuar ne Shqiperi? Tek zemra jote do jesh me siguri, e ku tjeter? Sado dashurira ketu te gjesh e para, e pare mbetet s'u beka kurre e vjeter.. E dija se do ikje se malli te qe shtuar rritur kishe floket heshturazi nen qepalla mberthyer mbaje lotet Po si ike keshtu o shoku im asnje fjale s'me the, Pa marre asnje nje cope leter A nuk te pata thene, qe edhe une... kam dike atje?
B.T. | |
| | | BlueScreen Senior Member
Numri i postimeve : 912 Age : 40 Location : Anonimus Registration date : 04/09/2009
| Titulli: Re: Ēukitje nė dritare - Albana Mėlyshi 8/10/2009, 19:41 | |
| Moment
U ktheve nje moment sa te shkembenim lotet, vetem nje sekond sa te me ngrije koken u largove i kerrusur duke mallkuar boten.
B.T. | |
| | | BlueScreen Senior Member
Numri i postimeve : 912 Age : 40 Location : Anonimus Registration date : 04/09/2009
| Titulli: Re: Ēukitje nė dritare - Albana Mėlyshi 8/10/2009, 19:41 | |
| Dashuri adoleshentesh
U be tre dite i dashur qe s'jemi pare Ē'po ndodh me ty? Ku je? Malli s'te ka marre ? Kam vrare buzen e dashur e ti nuk e di sa po me ēmend mendimi qe s'te puth dot ty Lerme mua keasj radhe nuk do t'e lendoj, ku i dihet , i dashur mund te te sheroje Edhe une kisha vrare doren ate dite qe m' the te dua, buzet vure lehte mbi plagen, dhe oh, dora mu sherua!
B.T. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Ēukitje nė dritare - Albana Mėlyshi | |
| |
| | | | Ēukitje nė dritare - Albana Mėlyshi | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
| |
| |
| |
|