| Albania.123.st
|
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.123.st". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė. |
|
| Frederik Rreshpja | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Frederik Rreshpja 15/9/2010, 13:46 | |
| Peisazhet e nates
Zhduken druret me folé e me gjethe dhe luleve u rrezohen ngjyrat; Nata gdhend ne ajer statujat e hijeve.
Eja ti, tere drite si dashuria! Hidh ngjyra mbi lulet, ver rregull mbi peisazhet e botes.
Nese nuk vjen, do te tretem neper keshtjellat e ftohta, vizatuar brutalisht nga nata, sepse mengjesi nuk vjen asnjehere. __________________
Pėr njė vjollcė
Ēeli vjollca e vogėl mbi gurishte si njė ylber mbi planete tė panjohura
Kėshtu kam ėndėrruar edhe unė dikur tė bėhem ylber mbi akuafortėn e kohės vizatuar egėr po tėrė ato qė thashė u tretėn nė kujtesėn e palexueshme tė ajrit.
Mė me fat janė perėnditė ---------------------------- Druri i portes
Lulezoi druri i portes se vjeter. Ah, druri i vdekur celi lule! Ti keputi dhe me to bej kurore, per mua qe te prita deri ne vdekje.
Pashe ngjyren e gjakut dhe... lot, qe celen ne te tera gjerat prej druri. E kuptova qe thika e pritjes me preu ne brinje, kur cela gjethe si palmat.
Te prita, te prita... Derisa celen kameliet e mortjes te porta. Ti mblidhi dhe me bej nje kurore, mua, qe deri ne vdekje te prita. __________________
Vdekja e Lores
Rri ne muzg sikur te jane rrezuar koherat persiper, gati per perjetesi. Nuk me flet. I ke premtuar vdekjes, e kuptoj.
Por ti ne kete bote erdhe per mua, jo per qiejte. Kemi qene perhere bashke, qe te rinj, dhe tani me le!
Mua me trishtojne stinet. Ti e ke ditur, dhe me boten me ndan nje udhe me kilometra vetmi.
Kemi thene gjera qe s'kane per t'u kuptuar kurre. Kemi ecur ne tere shekujt, para piramidave. Emrat tane kane qene gdhendur edhe kur nuk kishim shkembinj.
Por keto s'kane per t'u perseritur me kurre. Si ungjijte.
Te dy kemi qene gjithmone te bukur, por ti tani, je akoma me e bukur, keshtu, me pak vdekje ne sy.
| |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Frederik Rreshpja 15/9/2010, 13:47 | |
| Gjithmone
Eshte gjithmone nje trendafil, ndoshta edhe prej reje, ose i bere nga zeri im.
Eshte gjithmone nje yll qe fle e gdhihet te dritarja ime dhe nje zog qe iken nga kafazi i qiellit, eshte edhe hija jote ngjyregri qe lulezon. Hija jote gjithmone me ka kujtuar ngjyren e aeroporteve braktisur nga avionet.
Eshte nje mesdite qe zhvendos horizontet dhe une ngjyros ylbere, qe shirat nuk i kane njohur kurre, qe ne diten e pare kur linden shirat.
Eshte nje mbremje qe thyen muzgun e vet dhe behet dite, eshte nje ajer qe tringellin; keputen telat dhe une kurdis violina te reja, sepse gjithmone eshte e diel, madje edhe me vite, kur vjen ti. __________________
* * *
Ne vjeshten e brireve te drerit kendojne bilbilat perpara bores se pare. Pastaj nje stine e re bie nga qiejte te xhamat e dritares se vjeter.
Feminia me kujton motet e shkuar, asokohe kur isha ende gjalle. Vertiten neper bar, dheut kaf, pastaj kendojne neper drure. __________________
Perse
Pergjaken kodrat ne perendim; Gjak i zi ne gryken e demit te nates. Cirret era dimerore mbi syte e tij, e ti me vjen me zinxhire ari neper kembe, sikur po shkon te Tagora!
| |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Frederik Rreshpja 15/9/2010, 13:48 | |
| Qielli i djalerise
Qielli i djalerise ne sqep te nje zogu, ra mbi korijen e fjetur; Nga Kashta e Kumtrit bie dhe bie terfil i arte i qiejve.
Kembanezat e yjeve lekunden me haré, prere nga hena e majit. Qiell i djalerise ne sqep te nje zogu u zhduk pas portes se ylbereve.
Zhduket pas portes se ylbereve djaleria dhe mua trishtimi me mbulon, nen nje hene qe nuk di te buzeqeshe, ne nje bote qe nuk me kupton. __________________ Det
Hena iken neper mjegulla si varka e dhembjes sime. Endrra ime per ishujt e kalter, neper dhembje, neper hene!
Gdhenda ne breg te detit pikellimin tim. Vijne dallget dhe behen lote, si lotet e miteve te statuja ime.
| |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Frederik Rreshpja 15/9/2010, 13:48 | |
| Kur vdesin henezat
Xhindi i vogel i perralles hedh yje ne pellgun e hijeve; Te dritarja e gjetheve pashe henen e shuar nga shiu.
Kur vdesin henezat, kur vdesin yjet, jam si dikur femija i dhembshur: Qellon qe qaj i vetmuar mbi driten e duarve te henes.
Qellon qe qaj edhe per zogjte, e trokas te germadhat e cerdheve, pastaj u shpjegoj zogjve, qe edhe une jam ne kete bote pa fole. __________________ Lamtumire
Perendite ilire skalitur ne mjegulla vdesin ne horizont. Fati im prej duralumini, neper vdekje perendish.
Fluturon neper iliaden e shkrepave fati im tere gjeme. Dhembja ime ulerin neper qiell, sa tere avionet e botes.
Lamtumire! Fati im i rrezuar diku do mos ngrihet kurre me. Jo, une nuk desha te ik neper qiej, une desha te ik neper kenge...
| |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Frederik Rreshpja 15/9/2010, 13:48 | |
| Vera qe shkoi
Vera qe shkoi i pikelloi qiejte si pikellohem une per ty. Mbi plazhet e shkreta, tere dhembje, ulerijne rrufete si ballada.
Diku anes qyteteve me mjegull u shfaqen karvanet e nentorit, folklori i harruar i qeraxhinjve dhe mushkat ngarkuar me shi.
Ah, vera qe shkoi nuk vjen me; Tani filloi stina e gjate e ndarjes. Plazheve, mbi beduinin tend, bien gjethet e verdha te dites.
| |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Frederik Rreshpja 15/9/2010, 13:49 | |
| Pastel
Ra nje sorkadhe me kryqin e nje vetetime te koka. Dalengadale u tret te qimitri i shirave.
Vijne dimrat dhe hane stinet. Vetem nje dhembje klith ende mbi shkembinjte... __________________ Perdite ikin stinet
Fluturuan tri rosa ne qiell, shpirtera te pyjeve te harruar, tingulli i kembanes, si gjemim hene, kendoi rekuiemin e yjeve te rrezuar.
Nje vetetime e plagosur ra diku, si shpata e nje klithme, mbi token e lodhur prej qiejve, verbuar nga bronxi i shirave.
Fluturuan tri rosa ne qiell, tri re dhe tri erera. O ju, shpirterat e pyjeve, mbeshtjelle me dimrin e dhembjes.
O Zot! Nga c'qiell ra tere kjo dhembje, qe henezoi kete dimer? Perdite ikin shpirterat e botes, perdite fluturojne stinet.
| |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Frederik Rreshpja 15/9/2010, 13:49 | |
| Gjethe e fundit
Gjethe e fundit ne qiellin e dimrit iken neper ere si nje lamtumire.
C'mesazh shpie neper mjegulla? C'mynxyre do t'u kumtosh vetetimave?
Shkelur nga nje shi i verber iken e iken neper qiell. Gjethe e fundit, shpirt i vjeshtes, si nje penelate nervoze.
Ti rend t'u kumtosh vetetimave mynxyren e dhembjes time. | |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Frederik Rreshpja 15/9/2010, 13:50 | |
| Caku
Tė vdekurve u veshin kėpucė tė reja, se duhet tė shkelin nė udhė pa krye, mirazh shkretėtire nė rendje pa fund, pa semaforė e vija tė bardha e shtylla, pa policė trafiku e manekinė mode, pa kalimtarė nė sens tė kundėrt si duna, pėr gjetjen e orės, adresės sė saktė. Mbi kalldrėme shtruar me gurė sizifi trokasin shojet e ngrėna si patkoj kuajsh, ciasin gomat si nė pėrplasje veturash, thyhet njėqind copash pasqyra e lustrės.
O sa kėpucė tė reja u shitėn sivjet!
Ata shqiptojnė njė fjalė ndėrkombėtare, non stop-in rraskapitės me theks modern, nė maloren si thikė, pa ndalesa biblike, pa pemė, pa zogj lajmėtarė si dekor.
Poshtė lart majtas djathtas para mbrapa - qiell, me engjėj merramendės, me djaj rrėshqitės, sipas rregullave tė qarkullimit tė Dantes. Shohin dyzimin e tyre mbi pluhur kėpucėsh qė tingėllojnė si njė kor antik nė boshllėk, gjersa lėkura ēahet, kėmba rri zbathur.
I largėt ėshtė caku tė mbėrrihet tek Zoti, me labirinthin e shpresės vetvetiu hapur.
| |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Frederik Rreshpja 15/9/2010, 13:50 | |
| Krilla
Ne oren e magjive u rrezua nje krille; Rrokullime neper rremujen e reve, humben gjurmet ne ajrin tradhetisht indiferent.
Do shkoj te rri prane zjarrit te henes me zogjte e mardhur, mbi koder. Nje avion i vetmuar dhe i pergjumur iken te shtepia e mjegullave.
Eh, krille e gjore! U pikellova, se jam mik i avioneve dhe i zogjve; Shpesh bredh neper udhet e ajrit: Here ve stapin ne nje mjegull, here le syzet ne nje re. __________________
Akuarel
Shkalle-shkalle neper muzg ylli ngjitet ne heshtje, me syte plot lote. Trendafili celi ne kopesht, mu si nje psheretime. Zera te larget vijne e vdesin te kjo ere.
Zemra ime, si me harrove keshtu?
| |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Frederik Rreshpja 15/9/2010, 13:50 | |
| Kronike
I bene statujat pastaj i thyen, per te pare brenda portretin e gurit. Vetem te vdekshmit mizerabel kapeshin pas statujave. | |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Frederik Rreshpja 15/9/2010, 13:51 | |
| Shiroka ne dimer
Nuk ka me zogj. Fluturimet u fshine. Asgje, vec grunti primitiv i shiut.
Bregu mendohet tek kembet e ujrave, duke enderruar veren qe shkoi. Ne reren e harreses une mbledh qeramiken e portretit tend.
Sa e shkurter kjo vere, o Zot! Nje grusht rere dhe nje grusht diell. Tere kalendari i veres vetem me nje te shtune dhe tere e shtuna, vetem me nje puthje. __________________ E mira ime prej lotesh
Shkoj te kroi ku dimri loton neper guret, por i vdekuri gjekundi nuk duket. Me pikellon vdekja e vjeter e ujit, e mira ime prej lotesh.
Me pikellon rrezimi i vjeshtes neper akuj. Dru me dru kuja e gjetheve. Cdo mengjes akujt zene e shkrijne, por i vdekuri gjekundi nuk duket.
Trokas tek nata, por dyert e hijeve per mua jane te mbyllura. Kullat e hijeve i rrezoi hena. Ah, hena qe me vrau mua, aty, nen pemen e muzgut! __________________ Kthehu (2)
Ka shume kohe qe jam larg teje. Besome, shume kohe s'kam patur asnje te diel. E diela ime ishe ti.
Nuk te premtoj ndonje gje te madhe; Gjerat e medha i kemi konsumuar, kur prisja agimet ne gjoksin tend.
Kthehu! Nuk te premtoj dashuri. Me dashuri kemi terbuar tere boten. Thjesht, kam mall per ty.
Por, e dashur, c'je henezuar keshtu? Ah! Sa te bukur jemi, druaj do na zere magjia. __________________ Ulisada
Cili Poseidon te ka mallkuar? Cila perendi deti? Nga cili ankth ujrash dole? Cilen troje kerkon te shaterrosh tani?
Ihtiozaur i mallkuar! Sa shfaqesh ne horizont degjojme galopin e drurit qe enderronte krime anes tere ksanteve te botes. Vene alarmin teletajpet, kreshperohen krifat e supersonikeve.
Cirresh dhe troket neper shkembinjte e kontinenteve: "Cili polifem banon ketu? Po atje? Kush i hengri detaret e mi?"
Shekuj te tere ke shpifur per gjigandet e botes.
| |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Frederik Rreshpja 15/9/2010, 13:51 | |
| Kenge kurbate
Cigani i ri kendoi qemenate te lumi dhe te yjet.
Eh, kenget e udheve te pafundme! Cfare iku, nuk kthehet me, o ju qytete te huaja e katunde te larget, ne trokun e kuajve cigane...
Shikon si celi trendafili te yjet? Vajzat u bene per t'u puthur.
| |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Frederik Rreshpja 15/9/2010, 13:53 | |
| Metamorfoze
Nje peme ne horizont si nje njeri i braktisur. Bien shirat mbi vetmine e saj. Tringellijne telat e shiut, kur i bie violines era.
Kjo peme ka qene poet, apo vete Pitagora? __________________
Ne dritaren e avionit
Shoh nje palme ne gjunj rreze dunave, mbeshtjelle me pelhuren e hijes se vet.
Ne qiell rete sajonin perendite e Egjyptit; Kembehen rete, kembehen zotat, kurse ajo rri aty nen enigmen e avioneve. __________________
Etyd
Kur te shkruhet Iliada jone nuk do te shemben bedenat, as pirgjet, as minibaret e qelqta ku pihet frape.
Ne rente shi - do te jesh e gdhendur ne uje. Ne rente diell - e mbeshtjellur ne nje rreze dielli do te jesh. Pastaj, a keputet rrezja e diellit, a keputet shiu... __________________ Ekspozite
Buze dhe sy dale nga puthja. Skllever dhe perendi bashke, te gjithe te bukur.
Por origjinalet shiten per pese para. __________________ Lirike
Ti dole nga amforat e lashta te funddetit flokembeshtjellura me ere. Te rashe si skllav tek kembet dhe u bera mermer.
Te kthehem ne lashtesi, te vritem nen muret e Ilionit. Te permbys tere iliadat per ty. Nuk ishte Ulisi. Anes aerodromeve hingellinin supersoniket. Tutje therrasin shirat.
Nga njeri shekull tek tjetri mbart mermerin tim te mallkuar.
Keshtu pra, ne kete bregdet te ballkanit kerkoj emrin tend te alfabetet e vdekura te amforave. __________________ Stuhi
Heneza krahethyer pas cative fshihet ne cerdhen e ujrave. Veshtron si rendin mamuthet e nates, nga varka e shiut, Noe i pikelluar.
Mamuthet e nates, te eger dhe madheshtore u hapen rreth meje me buje. Shthurret shiu si cader ciganesh tendosur nga litaret e ujrave.
Jam cigan i shirave dhe stuhive, jam Noe i zemeruar me tere peisazhet; Me varken e shiut me ndjek pas kudo, fati im prej shpate. __________________ Ajkuna pas betejes
Me ruben e zeze mbi sy thur ngadale nen mjegullen e holle te yjeve, ne nje dekor guri elegjite epike.
Dhe era therret me kuje neper shkembinj: Omer! Dhe orteket rrokullisen nga dhembja: Omer! Dhe vjeshta shkul floket e gjetheve me deshperim: Omer! Dhe rrufeja iken duke shtrenguar plaget: Omer! Dhe hena ben vetevrasje neper perrenjte malore: Omer! Shtyu tutje, bir! Beme vend ne varr, o shpirt... __________________
Vdekja e nje lisi
Ecen nje lis i vdekur ne pyll, kryqezuar krahet si nje patriark, krahet qe s'kane per te lulezuar me.
Keshtu vajtonin zogjte per nje lis te prere.
Kur te vdes, te me percjellin zogjte si nder balada, pikellim qiejsh, shi bilbilash! __________________
Oremus
Nje zog i kalter kendoi mbi druret kengen e arte te lamtumires. Vetmia, mbi supin tim rendon e behet dru. Thuaje lamtumiren e zogut dhe te ujit!
Alo qiell i vjeshtes, alo! Kendoj per tere ata qe ikin dhe qe nuk do te kthehen kurre me. Dhe per tere te braktisurit dinjitoze deri ne dhembje. __________________ Ode per detin
Do te vij atehere kur nje dore e fshehte heq llozin e mesnates, qe shkelqen si tempulli i Medaurit. Atehere kur bie ylli duke klithur kengen e lamtumires, kur era e kalter ve ne gjume valet dhe mizerine e perendive te detit, qe dalin nga amfora e henes. Kam fjetur tek kembet e tua si Tagora plak.
Det i dashur, at i lumenjve te eger e krenare! Nga dashuria per ty kam mbetur pagani i fundit. __________________
Mane
Mane, te varrosen ne pyll: Bari ka mbeshtjelle syte e tu, vesa ka mbushur pike pike qyten e kobures se komitit.
Mane te varrosen ne kenge: Telat zgjaten permbi ty.
Mane te varrosen ne muzg: Kali yt qe u be vjeshte hengri gjelberimin e pyllit edhe befas u be dimer.
Mane me ballin prej hene ke mbuluar qiell e toke. __________________
Pershendetje gazoza!
Sapo jam kthyer nga atdheu dhe midis te tjerash kam edhe Fredin ne valixhen time.
Ndofta ishte koincidence por u ndodha si dikur ne "strehezat" e Fredit.Aty ku ai ulej me ate canten e zeze te vjeteruar supeve,per te kthyer nje gote sipas rastit..Gjithashtu pata rastin te flas me njerez qe dinin edhe fakte dhe hollesira nga jeta e tij qe une deri atehere nuk i dija.Kjo ishte nje surprize e kendeshme dhe teper interesante per mua personalisht.
Por ajo qe me ligeshtoi se tepermi ishte mosdija e plote rreth Frederik Rreshpjes si nje nga poetet me te rendesishem te letersise shqiptare.Akoma edhe personat qe ndodhen ne institucione ku librat dhe poezia ne vecanti jane "feith" nuk dinin as se si shkruhej emri i tij (me nje "R" apo me dy"R")Kupto bibloteka kombetare ..Nje tjeter surprize e pakendeshme ishte mungesa e plote e librave te Fredit nga rraftet e librarive ...Dhe kjo pothuajse ne te gjitha librarite akoma edhe ne Shkoder ku megjithese eshte vendlindja e tij per te cilen pergjerohej e derdhte lote,as nuk e njihnin,as nuk e kishin lexuar dhe as librat e tij i mbanin ne librarite e tyre...(flas ketu per njerez qe interesohen per artin e letersine).
U trishtova shume qe dote largohesha nga atdheu pa merre me vehte edhe Fred Rreshpjen dhe ne momentet e fundit ,perpara se te nisem per ne aeroport,kthehem rastesisht,krejt rastesisht tek libraria e vogel,e vjeter ,nje kthine thuajse e padukshme tek Banka.Ne ate moment libraristi plak (kujto "BUKNISTI MENDEL" i Cvajgut) po largohej dhe per te me sherbyer e rihapi porten dhe pyetjes sime nese mund te gjeja aty ndonje liber te Fredit,ju pergjigj me nje gjest te thjeshte miratues dhe me nje zgjatje te lehte mori dy vellimet me poezi "VETMI" dhe"NE VETMI" nga rafti dhe mi leshoi ne dore.Ishte momenti me i lumtur per mua sepse me ne fund ,biles ne sekondat e fundit,arrita ta merr me vehte ne udhetimin tim edhe Fredin... E dija qe Fredi shpesh i shperndante dhe i shiste vete librat e tij(me teper i dhuronte se sa i shiste)por eshte e papranueshme kjo indiference kriminale e shtetit shqiptar ndaj nje ylli te poezise boterore...
Por nuk dua te zgjatem me keto protesta qe ne cdo rast dote bien ne vesh te shurdhet e nuk ka per ti degju askush...Ajo qe eshte e rendesishme per mua ,sot kam ne bibloteken time nje thesar te cmuar qe megjithese ne vetmi dote ma ndricoje shpirtin e zemren cdo cast qe do ta marr ne dore....
Megjithate ti vazhdo te sjellesh ketu sic ke bere gjithmone vjershat e Fredit sepse asnjehere ato nuk zbehen,asnjehere ato nuk harroen ,asnjehere ato nuk vdesin...ato thjesht jane TE PERJETESHME...
| |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Frederik Rreshpja 15/9/2010, 13:54 | |
| Nate
Flene fluturimet mbi drure flene rrufete ne thellesi te reve; Fusha ul supin te era.
Gjithkush e ka nje dhembje ku te mbeshtese kryet. Gjithkush e ka nje mall qe vizatohet si vinjete mbi gjumin e botes.
Por vjen ti dhe me zgjon te supi cdo nate me rrembim. Ah, s'e dija qe gishtat e kujtimit mund te shnderroheshin keshtu, ne thike... __________________ Vetmi
I
Nga doli kjo vetmi keshtu? Me perpara nuk ishte. Tani ngre mure dhe mbi ta pikon loti i henes.
S'kam per t'i pare me druret qe behen shpirtera. As pulebardhat qe vdesin ne horizont. As xhadene e pikelluar ku baresin vrasesit e vdekur. As liqenin, as eren e zeze dhe te heshtur te muzgut. Kudo vetmija ka ngritur muret e saj.
Nga doli kjo vetmi keshtu? Me perpara nuk ishte. S'kam per t'a pare me kete qytet me kalldremet e vjetra, ngrene nga patkonjte e legjendave. As keshtjellen e ngritur mbi syte e nje gruaje. As minarete e holla si klithma. As te gjallet dhe as te vdekurit. __________________ NDJESE Me mbeti pa vizatuar ajo fjale Ndoshta shkallet e kesaj nate, deri te hena Do t'i ngjisnim dore per dore
Tani te hena shkoj i vetem
Askush s'do te na shohi me doreperdore! Dhe vetem per nje fjale te pathene....
| |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Frederik Rreshpja 15/9/2010, 13:55 | |
| Vetmi
II
Del e me pret ne nje shkalle te nates. Del e me pret nen nje shelg lotues. __________________ Ky shi sonte...
Qerrja e shiut mbjell pellgje neper nate dhe iken pyjeve me vertik. Qerrtari i zi neper kodra i bie vjeshtes me kamzhik.
Tere veres portretet tona vareshin neper gjeth. Edhe zeri im varej. Tani, bromuri i argjendit te diellit tretet i zbardhur ne shi.
Lekundet qerrja e pikelluar e shiut tek lumi me brigjet e zhveshura dhe rrodhen tek varreza e detit gjethet qe harroi vjeshta.
Qerrtari i zi neper kodra perze vjeshten pa meshire. Po vjen Perandoria e Ftohte e Dimrit: Oh! Sa do te ngrijme, zemra ime!
| |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Frederik Rreshpja 15/9/2010, 13:56 | |
| Shqiponja
Nje avion iken diku dhe zogu suprem veshtron me perbuzje shpirtin prej duralumini qe renkon, nga nje dhembje metalike.
Qetesohu, avion i lashte i rapsodive! Eshte ndarja njerezore qe ulerin qiejve ndjekur nga kavaleria e shirave. __________________ Troja ende s'kishte lindur
Tamburxhiu i binte tupanit mes fshatrave te djegura. Askush nuk e degjoi. Njerezit shkuan ne varreza te pyesnin te vdekurit e tyre.
Mirepo edhe varrezat i kishin djegur. Dhe te vdekurit silleshin ne ajer.
Atehere dogjen fshatrat e huaja, po varret nuk i ngane. Ne fakt kjo ishte lufta e pare boterore, pas saj erdhen luftera te tjera zjarrvenese.
Asokohe Homeri kendonte vetem per fshatra te djegura. Troja ende nuk kishte lindur.
Me vone njerezit mesuan te vrisnin njeri-tjetrin. Dhe kete pune te ndyre ua lane ne dore gjykatave dhe gjeneraleve. __________________ Pa ty
Luanet e mermerte te pusi egersohen ne mbremje dhe lulekembanat si per mort tingellojne. Ne pragjet e hijeve dalin perendite e harruara ilire.
Keshtu cdo nate nje i vdekur vjen verdalle neper kopshte me nje qiri prej hene. Si ike keshtu dhe me le me kufomat e diteve te harruara?
Pastaj kycen portat e hijeve dhe ikin perendite. Pastaj vjen nje dite qe ka per te demostruar vdekjen e vet. E keshtu cdo here, cdo here pa ty me lot me mbushen keta sy... __________________ Vdekja e Eseninit
Kufoma e nates po dergjet mbi izba permbys ndane reve mitike. Dhe poshte ne pellg n'drin hen' e pergjakur si syri i therur me thike.
Ah, ndoshta ndane udhe nenokeja plake fshin lotet me shallin e zi: -Ne c'pellg do te tretet ty koka e bukur, i dhembshuri i nenes, o bir?
Rusi, ti hapesire e gjere, e pamate ti toke e ikonave, e hatave! Kufoma jote po dergjet mbi shinat e trenit te luftes se klasave.
Muzhiku, me lot e dhembje e percolli lavdine e popullit rus. Ne c'pellg t'u tret valle ty, koka e bukur? Ne c'pellg te terrorit te kuq?
| |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Frederik Rreshpja 15/9/2010, 13:56 | |
| Ballade
Iken notari i vetmuar neper lume. Asnjeri nuk e kupton qe s'eshte ne jete. U buzeqesh te gjitheve, se buzeqeshja s'i ka vdekur ende, as bukuria ende s'i ka vdekur.
Te gjithe cuditen sa i bukur eshte. __________________ Ne fushe
Tani te tera deborat iken te varreza e detit. Ne fushe ka mbire bari.
Fluturuan nositet mbi pellg dhe profili i holle ngeci ne gracken e ujit.
Ah shterget e gjore! E keni ditur, ketu do te kthehi te kerkoni shpirtin tuaj.
Kuajt si radare me krifen ne eter i merr malli per zerat e luftes.
Eja! Shalli i ylberit do te te mbeshtjelle ashtu sic mbeshtjell floket e shiut.
Pastaj vij une; shperndaj mars ne horizont dhe vizatoj diell.
Por, c'je henezuar keshtu? Ah, sa te bukur jemi! Druaj, do na zere magjia.
| |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Frederik Rreshpja 15/9/2010, 13:57 | |
| Zog i vogel
Tani ti do te ikesh qiejve. Por akoma fluturimi yt rrin ne duart e mia. Mos i harro duart e mia! Ne nje cerdhe te tille njerezore s'ke per t'u prehur kurre me.
Shko, te presin qiejt! Kam pasur shume gjera qe i kam leshuar me duart e mia. Kam pasur shume dashuri qe iken nje nga nje...
Eh, fluturoi edhe gezimi i fundit. Hija e tij u be hene e ra ne det. __________________
Kartoline
Une prisja nga ti dashuri te madhe. Ti me dergove fantazma stinesh. Pyje qe rane nen nje shi offset.
| |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Frederik Rreshpja 15/9/2010, 13:57 | |
| Njerezit e gurit
Burrat e kohės sė gurit sishin tė ngurtė, visheshin me gjethe, u lulėzonin brinjėt, zbutnin gjithandej gratė e egra, shpiknin vegla pune me majė, rrumbullak, nuk njihnin sistem numėrimi pėr fėmijėt, shpellat i thellonin me britma pasioni, pėrjetonin vdekjen sipas tyre dhe sosnin nė skulptura naive. | |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Frederik Rreshpja 15/9/2010, 13:57 | |
| Dua tė ju njoftoj se sa mė shpejt do tė dalė nė qarkullim libri i ri shqip dhe suedisht me poezitė e Ismail Kadaresė, Frederik Rreshpes dhe Ali Podrimes. Pėrkthimet nga Shqiptar Oseku nė bashkėpunim me mua, Ullmar Qvick, si korrektor. Libri do tė botohet nga shtėpia botuese "Drita" nė Trelleborg, Suedi. Tė interesuarit mund tė marrin kontakt me mua pėrmes e-mailit me adresė ullmar_qvick[at]hotmail.com pėr informata dhe porosi. Ky libėr ėshtė njė prej njė seri librash me poezi shqqiptare dhe suedeze, me interpretimet pėrkatėse nė njė vėllim.
| |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Frederik Rreshpja 15/9/2010, 13:58 | |
| Debora e shtatorit
Pranvera shkoi. Hena s'do t'i vizatoje me druret, as cerdhet e braktisura, neteve.
Dua te behem shtator, te shperndaj vjeshten mbi pyje. Por debora, si nje perendi ilire e ktheu gjithe boten ne mermer. Qe te gdhend dashurine time.
O perendia ilire e debores, m'bej nje orakull per dashurine!
| |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Frederik Rreshpja 15/9/2010, 14:00 | |
| Vizatim (1)
Bien nga cerdhet endrrat e zogjve, bien rrezet e fundit dhe gjethet. Ne skaj te nje reje po ndez qiriun e henes per tere keta shpirtera te rene. __________________
Vizatim (2)
Druret, si antena ku zerat kane vdekur. Zogjte tani e kane shtepine tek era. U harrua hena ne kujtesen e gjetheve.
Rrezohet cdo dite nga mollet vjeshta. __________________ Moment
Qielli absurd, endrra ime se do te fluturoja nje dite!
Qellon qe nganjehere behet mars, por vetmia eshte e dimert. Syte e tu me veshtrojne pertej horizontit te bores.
Te kroi ku flene stinet, vallezon mermeri i legjendave: Ti sonte do te behesh gur, nuk ke per te dashuruar me!
Qielli absurd, lodra e femijeve te ajrit! Pra une kam kujtuar se do te fluturoja nje dite... __________________
Mesim historie
Tutankhamonit i peruleshin skllever dhe oborrtare, ani, sot cmenden pas tij edhe akademiket.
Qelbet historia nga mumjet e diktatoreve. Te vjen te ulerish! __________________ Duart
Zeusi, Atena dhe tere zotat duhen thyer. Per te rindertuar duart e Fidias. __________________ Puthja e pare
Iken arlekinet e tremubur nen catine e perralles, qau vajza e vogel, por kushedi, ndofta qante feminia. Ne kopesht, nga dritarja e perralles, arlekinet veshtronin te trishtuar dhe tere lot.
Nuk desha t'i tremb arlekinet e mire, nuk desha por nuk behej ndryshe. Se nen cdo molle, madje nen cdo dru kurdohere nje Eve me priste. __________________ Nate me shi
Me zgjuan shkrepetimat e endrrave. Bota fshihet nen shi, kthehet ne shpirt uji, ti c'ben qe vetetin atje larg?
Ke ndenjur diku nen nje abazhur dhe ben magji per mua. Rete keshillohen te dritarja koke me koke, rete dhe vetetimat. __________________ Muzikė nė lėvizje
Ēiftet pėrqafuar nė shkallaret e shesheve, si akrepat e orės nė ēast tė tingėllimit, nėse njė ditė ndahen, nėse njė natė sshihen?
Bėhen fotografė tė verbėr nė qytet, smbėshteten asnjėherė mbi shkopin e urrejtjes, armiq tė mirė mbesin.
Muzikė nė lėvizje ėshtė puthja pa u fshehur.
| |
| | | TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Frederik Rreshpja 15/9/2010, 14:02 | |
| Qiej mermeri
Qiej mermeri pa peshė, dallėndyshe kundėr rrymės pa mbėrritje.
Pleq ripėrtypės kujtimesh pa tym, aerobi pemėsh bri rrugėve pa erė.
E bardha bėhet e kaltėr, e zeza mbetet pa bojė. Zaret janė hedhur, jeta ėshtė lojė.
Pikat e shiut, lotė virgjėreshe, prishen nė shtratin e lumit, avullojnė tė mistershme, si britma pa dėnesė.
E bardha ngjyhet me tė kuqe, e zeza ndėrron bojė. Nė kurthin e ditės, jeta ėshtė lojė. __________________ Stina e gėzuar
Si frynin erėrat e stinės ashtu mbrėmė, sikur pranvera jepte koncert me tre violinistėt e muajve tė saj, nė sheshet e rrugėve dhe periferitė.
Si endeshin tė dashurit nėn ombrellat gazmore, dy nga dy. Dhe shpėrndaheshin mes blerimit nėn ritmin e shiut.
Tė gjitha kėto ndodhėn mbrėmė, kur tė prisja ndanė njė BAR-i dhe emrin ta gdhendja nė avujt e xhamit. __________________ Djemtė e rrugicės dhe plaku
Ku janė djemtė e rrugicės sė vjetėr? Pyesin rrugėt dhe lagjet fqinje. Ku ėshtė zhurma e lodrave tė verės? Nė pluhur vetėm gjurmėt e tyre.
Tė bukurit dhe tė mirėt djemtė, Tė shkathtit, tė pandalshmit ku ikėn?
Njė zė, nga pragu i ngurtė i derės, Njėrėzve u thirri: - Djemtė u rritėn! Lule-vilet vareshin mbi derė Dhe e ndritnin plakun si fererė.
- Secili djalė braktis murishtėn, Tė gjejė tė panjohurėn e vet, O njerėz tė mirė, pas shumė vitesh Rrugica do tė krenohet me djemtė.
Shpejt erdhi rritja e djemve, Do tė vijnė te na shohin pėrsėri Dhe do tė sjellin me vete, Vajzat qė kanė marrė me dashuri!
Plaku. Lule vilet mbi derė. Nė zemrat e njerėzve, djemtė. __________________ Simbiozė
Dy gjysma jete nuk bėjnė njė jetė, as pjesėtuar nėn kryqin e dhimbjes, as shumėzuar nė iksin e shpresės, tė mbledhura me vetveten e mjerė, tė zbritura nga maja rrokaqiejsh.
Njeriu ngjyron si pylli nė vjeshtė, dy gjysma jete nuk bėjnė njė jetė. __________________ Karnavalet
Ditėn e karnavaleve tė botės maska gjithėfarėsh, nėn ritėm prej shiu, luajnė kuplete me fund gazmor, kafshė imitojnė, insekte xhunglash, asimetrikisht bėjnė pirueta, pėr tė harrur maskat e vėrteta. __________________ Lirikė intime
Eja, mbėshtetemi te pema nė vetminė e saj prej druri, te stoli tė ulemi, eja nė vetminė e tij prej guri.
Nėn tė njėjtin yll jemi ndeshur a mund tė rrimė pra tė ndarė, si stoli me trungun e heshtur, mbjellė shumė vite mė parė?
Nė flakė vetėtime pashė ovalen dridhėse tė buzėve dhe si njė magji poshtė saj, gjithēka qė nė jetė mė duhej.
Pastaj gjėmimin, unė ndjeva rininė tėnde tė pėrkulej, nė ēast u hepova si dega dhe gjeta gjithēka qė mė duhej.
| |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Frederik Rreshpja | |
| |
| | | | Frederik Rreshpja | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
| |
| |
| |
|