| Frederik Rreshpja | |
|
|
|
Autori | Mesazh |
---|
TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Frederik Rreshpja 15/9/2010, 13:20 | |
| Kantik
Erdhi debora, mbuloi gjithe stinet, si ne diten e pare te botes. Erdhi dhe mbuloi ditet e mia.
Pikon hena. Druret e zhveshur dimerore, me kembe si anijethyerit ne funddet. Parajsa e drureve te vdekur, pranvera, vjen, por mua nuk me gjen.
O Zot! Me ke mallkuar me dimer pa asnje arsye. Keqdashjen tende nuk e kuptoj.
| |
|
| |
TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Frederik Rreshpja 15/9/2010, 13:20 | |
| Hene s'ka
Bie nje gjethe tere vjeshte, a nje dridhje muzgu; Bie alarmi i shirave, rrezohen udhet e zogjve, dhe hena projekton profilin tim ne xham. Keshtu do te iki, vizatuar nga hena.
Do desha te shkoja ne hene, per te kujtuar pikellimet e rinise. Nga larg, me mall, do veshtroj Token, shtepine ku u deshem dhe u grindem perjetesisht.
Por, zemra ime, hena nuk egziston, qe diten qe u shfaqe ti.
| |
|
| |
TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Frederik Rreshpja 15/9/2010, 13:20 | |
| Soditje
Sodis demokracine e zogjve: Te drejten e qendrimit ne cdo peme e kudo neper korridoret e ajrit, te drejten e te qenit i bukur dhe i respektuar, dhe shume te drejta te tjera qe njerezit nuk i kane shpikur ende.
Natyra i ka bere gjerat persembari, por Zoti, me meshiren e tij, i prish cdo dite. | |
|
| |
TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Frederik Rreshpja 15/9/2010, 13:21 | |
| Eshte nje zog
Eshte nje zog qe vajton dit' e nate, fshehur te shtepia e gjetheve. Si na erdhi kjo stine me emrin harrim! Si na erdhi kjo stine me emrin dimer!
U shtuan yjet ne pellembet e mia dhe syte e tu u bene dimer. E kam ditur c'braktisje me pret, moti ky zog ma ka thene.
Do te behem vjeshte e do te shkoj te vdes tek shtepia e gjetheve. Shtepia e gjetheve kycur me hene. O Zot! Nuk kam as ku te vdes...
| |
|
| |
TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Frederik Rreshpja 15/9/2010, 13:21 | |
| Por mua asnje vdekje nuk me ze
Perendimi si vrases me thika nder duar, neper dhimbje, neper hene. Tere jeta ime, si keto ujra nen thika; Por mua asnje vdekje nuk me ze.
| |
|
| |
TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Frederik Rreshpja 15/9/2010, 13:21 | |
| Diku, kudo
Shi, ti femije i vockel qe qan prej mijera vjetesh per diten tende te pangushelluar. Shfaqet dhe zhduket Itaka nen pasione vetetimash.
Zot, jam tmerresisht i vonuar! Tani duhej te isha diku pertej shiut. Tek dritarja, femija lakuriq, me veshtron me syte prej uji.
Perdite me duhet te nxitoj drejt dickaje qe nuk eshte, por nuk jam nje Odise i shpikur. Eh, Itaken time e kam shpikur vete, se kam nevoje te domosdoshme per ishuj.
Me veshtron me sy prej uji, te dritarja, femija lakuriq. Bien Itakat e legjendave, pas bregut madheshtor te vetmise.
| |
|
| |
TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Frederik Rreshpja 15/9/2010, 13:22 | |
| Plani i mesnates
Kendova nje kenge te zymte si nata e Sahares. Kurdohere te rera cel nje mesnate, si palme.
Shpalla nje qiell per ty, ne lashtesi. Keshtu i shpallnin konstelacionet, perendite.
U fola lehte yjeve per dashurine tende, si kurdohere, nje keops, pergjon ne periferi te kenges.
Po kurdohere ka mes kenges nje mesnate si palme, qe s'me le te behem sahare. | |
|
| |
TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Frederik Rreshpja 15/9/2010, 13:22 | |
| Perdite ikin stinet
Nje vetime e plagosur ra diku, si shpata e nje klithme, mbi token e lodhur prej qiejve, verbuar nga bronxi i shirave.
Fluturuan tri rosa ne qiell, tri re dhe tri erera. O ju shpirtrat e pyjeve, mbeshtjellur me dimrin e dhembjes.
C'te bej ne kete peisazh? Shpjermeni te lumi qe vdiq. Nese kufomen e tij s'e kane shpene ererat ne qiell.
| |
|
| |
TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Frederik Rreshpja 15/9/2010, 13:22 | |
| Fat
Une per fatin tim pikellohem vete, s'dua te pikellohet kush per fatin tim. Me ndjek pas Perendia e Humbjes, me mermerin e thyer ne luftera pa kuptim.
Mirepo une jam pagan i vjeter; Pa kete fat te keq nuk ndjehem mire. Cdo njeri e ka nje fjale ku ve kryet, kam dhe une nje prehje per dhembjen time.
E c'do te preferoja tjeter pervec luftes, i ndjekur pas nga ky fat budalla? Vertet qe kam fituar shume pak ne kete jete, por humbjet i kam patur te medha.
S'dua te trishtohet kush per fatin tim, se per fatin tim trishtohem vete: mermeri i thyer i Perendise se Humbjes, tere lavdia ime kjo do jete! | |
|
| |
TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Frederik Rreshpja 15/9/2010, 13:23 | |
| Sidoqofte
Sidoqofte ky mengjes do te me vdese ne duar. Sidoqofte, njerezit do ta shpikin disi nje mengjes, ashtu sic kane shpikur detet, yjet, shiun dhe shume gjera qe nuk egzistojne.
Nata eshte hija jote, qe ti nuk arrite dot ta mbledhesh ende.
Sidoqofte, une mund te shkruaj lirika moderne, po tani eshte teper vone te shpik gjera qe nuk egzistojne, si pershembull lumturia, apo femije te bukur, shira lulesh e gjera te tilla, per te cilat Zanafilla fajeson perendine.
| |
|
| |
TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Frederik Rreshpja 15/9/2010, 13:23 | |
| Pershendetje
Eci anes detit e pershendes anijet ne mesditen e ndricuar si kishe. Eshte keq kur nuk ta kthejne pershendetjen, apo kur nuk ka asnje anije, por eshte me keq ende, kur ti kalon bri detit e nuk pershendet. | |
|
| |
TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Frederik Rreshpja 15/9/2010, 13:23 | |
| Anija e bardhe
Cdo nate shoh ne enderr nje anije te bardhe dhe anijethyerit e vdekur. Tani e tutje ata jane te vdekurit e mi.
Cdo nate lutem per ta, pasi nuk e di ku fillon endrra, perderisa te gjithe ne jetojme ne nje anije te bardhe.
Anija e vdekur iken tutje, kurse anijethyerit rrine me kembe ne funddet.
Ne te gjithe jemi anijethyer, une vete rri me kembe ne funddetin tim.
| |
|
| |
TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Frederik Rreshpja 15/9/2010, 13:23 | |
| Prag
Vajton qyqja ne mal te thate, numeron ditet e mia; Iken perroi tutje ne verberine e tij, dridhet lisi plak nga lemeria. Vajton qyqja per hallet e botes, por mua dimri i fjales me pret tek porta.
| |
|
| |
TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Frederik Rreshpja 15/9/2010, 13:24 | |
| Naten ne pyll
Renkon pylli nga shtrengata, si tavani i drurte i feminise; Korridoreve te gjelberta lekundet shamia magjike e gjyshes.
Nen tavanin e gjelbert te drureve, jam si dikur femije i dhembshur; Qelloj qe qaj i vetmuar per llambadhen e shuar te henes.
Qellon qe qaj dhe per zogjte, e trokas ne dritaret e cerdheve, pastaj ze u shpjegoj zogjve, qe jam njeri pa folč.
1992
| |
|
| |
TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Frederik Rreshpja 15/9/2010, 13:24 | |
| Larg ne Heinc
Shpejt e shpejt muret e nates ngriten vetmine time. Nena ime! Ketu nuk njoh njeri, as druret, as folklorin e zogjve.
Mbi nje kale te vogel gjethesh, eglantinat ne enderr me vijne. Ah, cdo te me vrase rrufeja e huaj, neper shira qe s'i njoh.
| |
|
| |
TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Frederik Rreshpja 15/9/2010, 13:24 | |
| Vetem rera
Vetem dy re, si dy zogj, zvarriten ne qiell. Per ku vrapojne te behen shi, keta zogj?
Zeri im fytprere ra ne duart e tua, zeri im tere jeten i vrare.
Ti c'pate, dhembja ime, qe ngrite harkun te qellosh zogjte kengetare?
Si shpirti i shkretetires u ula mbi trishtimin e kesaj nate vere. Tani e tutje, pa ty, te tera netet kane per te qene prej rere.
| |
|
| |
TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Frederik Rreshpja 15/9/2010, 13:24 | |
| Ushtari i vjeter
Pashe femijet ne rruge. Te qeshur, te bukur dhe delikate si vazot e cmuara, ku nenat fshehin endrrat e tyre.
Me pane dhe u trishtuan. E kuptuan, qe une nuk kam qene kurre femije...
| |
|
| |
TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Frederik Rreshpja 15/9/2010, 13:25 | |
| Shiu i fundit
Trak-truk. Shi i verber si at i poeteve, duke kerkuar keshtjellat. Mijera dashuri rendin nen qiellin e ulet, takohen dhe ndahen si vetetimat. Te dritarja celi si dhembje trendafili.
O Zot, sa lule te humbura! Nje ketu, nje aty, trendafilat e vdekur.
Pike-pike bien shpirtrat dimerore, neper muzgun e ngjyer me ajer.
Dikur, djale i ri dhe i lumtur, e pata kuptuar, qe tere shirat e botes binin per mua.
Por tani, pas kaq vitesh, sigurisht, nuk ka asnje kuptim qe bie shi.
| |
|
| |
TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Frederik Rreshpja 15/9/2010, 13:25 | |
| Kopshti
Eshte kopshti ku kenga ime ka nje statuje. Luanet e thyer te feminise pine uje te pusi i vjeter, mbi zjarret e trendafilave ngroh duart Saadiu.
Shpesh nga mitet dalin satiret dhe hapin dyert e mbyllura te hijeve; Veshtron shtigjet e nates jasemini dhe drita e bardhe i rrjedh nga gishterinjte.
Narcisi ncjerr supet nga gonxhet, i pikelluar nga magjia e vet. Hena dhe zanat fshihen dhe veshtrojne pas gjethesh.
Eshte kopshti ku kam nje statuje bere prej ngjyrash e gjethesh; Ndiej ne balle dritat e pranveres qe, nga bari, syte e mi gdhend.
| |
|
| |
TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Frederik Rreshpja 15/9/2010, 13:26 | |
| Oret e vona
Si shtete te vogla kozmosi, tere sherre, hartat e reve grinden ne pellg. Statujat e legjendave zbresin nga druret qe vdesin ne muzg.
Po une kujt t'i falem, kur nuk besoj ne asnje mbremje?
Besoj qe zogj me nuk ka; Ka shume gjera qe vdesin ne muzg. Asnjehere nuk kam sosur ku dua, kur nata i rrezon urat nje nga nje.
As trendafilat nuk u bene sivjet.
Me duket se per kujen qe ngrihet dhe per mbremjen me duhet mua te pergjigjem.
Kjo ndofta vjen se te deshta kaq shume, ne ato kohera kur mbremjet nuk kishin lindur akoma.
| |
|
| |
TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Frederik Rreshpja 15/9/2010, 13:26 | |
| Lulekuqet
A jane plage ato mes grurit? A ndonje dhembje e pakuptueshme e planetit, qe del herepashere mes ares me grure?
Se vjen nje kohe, kur edhe lulet behen plage ne ajer. | |
|
| |
TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Frederik Rreshpja 15/9/2010, 13:26 | |
| Shkembi
Qiriu i henes ne duart e ererave, pikon mbi pellgje magji; Rane kembanat ne fshat qemenate, rane ne te zi.
Vjen gjaksi, ketu mpreh thiken e shkurter dhe qyqja thur kengen e vdekjes. Atje e kane kasollen mjegullat; Eh, c'trishtim, o Zot!
Erdh nga pylli me pisha nje korb, epik si ne nje ballade. Ik, ik mallkim i zi! Nje kale i vdekur vrapon neper shpat.
Jo, s'eshte vrasesi qe mpreh thiken e shkurter, po eshte dhembja ime per ty. Eh, c'rane kembanat ne fshat qemenate; Ik, ik mallkim i zi...
| |
|
| |
TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Frederik Rreshpja 15/9/2010, 13:27 | |
| Kali
U plak kali i bardhe, i lodhur qemoti, tere vdekje u rrezua ne fushen me shi. Renkoi ne heshtje dhe vec nje pike loti sec rrodhi me dhembje mbi dheun e zi.
Jo, me nuk do te dale madheshtor ne korije, i bukur, krenar, me krifen stuhi, me hap elegant. Ne balle c'i kish hije, nje henez argjendi e lare me flori.
Ah, ndofta se mbrami kujtoi me mall ate hene argjendi, korijen e gezuar. Si shpirti i gezuar i kalit te bardhe rrufeja vetoi, shkrepetiu dhe u shua...
| |
|
| |
TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Frederik Rreshpja 15/9/2010, 13:27 | |
| Fenikasit
Fenikasit arriten ne nje port te panjohur dhe mesuan se perendite qene nderruar.
Ky vend quhej Evrope, per nder te motres se Kadmit, mbret i enkelejve, ilireve hyjnore.
Pastaj iken tutje dhe u bene shpirtra ne qiell. Vetem anijet u kthyen ne mirazhe. Si dhe me perpara, zotat nuk i pranonin shpirtrat e anijeve. | |
|
| |
TheBest Moderator
Numri i postimeve : 4519 Age : 36 Location : Deutschland Job/hobbies : Fraer Humor : Filmat qesharake Registration date : 13/11/2007
| Titulli: Re: Frederik Rreshpja 15/9/2010, 13:27 | |
| Homeri ne te gjithe kohet
I binte lires neper redaksite e keshtjellave, ati i fisit te lashte te poeteve, me gjoksin e shkallmuar nga talenti. Eh! Sa keq te behesh gjeni per nje gote vere.
Homeri kishte dramen e syve, por kendonte dramat e botes. Kendo o muze iliaden e dhunes, iliaden e tiraneve akeas!
Kendo, o muze, tek dyert e gazetave! Sa keq te behesh gjeni per nje gote vere! Ndodh qe edhe pa dramen e syve nganjehere gjenite jane te verber.
| |
|
| |
Sponsored content
| Titulli: Re: Frederik Rreshpja | |
| |
|
| |
| Frederik Rreshpja | |
|