Albania.123.st
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albania.123.st
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albania.123.st
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Albania.123.st


 
PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  ForumForum  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.123.st". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

 

 Pezi nga Naim Frasheri

Shko poshtė 
2 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Male
Numri i postimeve : 3223
Age : 38
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

Pezi nga Naim Frasheri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Pezi nga Naim Frasheri   Pezi nga Naim Frasheri - Faqe 3 Icon_minitime12/9/2009, 16:45

Birruni, thirri Averi
Averi i venger ishte
Mendjen te verber e kishte
Gjith ushtaret qe qene
Si grerat u perzjene
U ther', u prene , u vrane
Me mijera te vrare rane!
Maliqi kordhene e hoqi
Armikete gjith i ndoqi
Te shumet syresh i preu
Dhe te tjeret i theu
Burr', o i bir' i Eshterit!
C'i dhe derrmene Averit!
Averi domosdo iku
Se me s'qendroj dot armiku
Ne siffin vate Averi Aty mbet Maliq-Eshteri
Averi me shoke vene
Gjen' atje Mavijene
Aliu duke arritur
E nga kali duke zbritur
I dergoj fjale ta prese
Me nje djale Mavijese.
Po Mavijeja s'degjonte
Ne jete njeri s'peshonte
Ushteri e Mavijese
Balt' e Shamit e pabese
Ane lumit kishte rene
Ujete e kishin zene
Shoket e Aliut vane
Dhe pertej atyre rane
U be e madhe rremuje
Se s'donin t'u epin uje!
Keta per uje po vinin
Ata s'donine t'i linin!
Aliu te gjith' i mblodhi
Paresin' e pleqte zgjodhi
Pa ja dergoj Mavijese
Tha:" Ujet te mos e prese
Ketu as ay , as une
Nuke erthme per kete pune;
Ne mest tane gjgj kemi
Po armike nuke jemi
Ne mest tene s'ka te ndare
Dhe te pastajm' e te pare*
Pleqesija le ta ngjejne
Te zgjedhne ke te pelqeje
Neve s'erthme per rremuje
E te zihemi per uje;
S'vuajme per vehten tene
Se keshtu s'na kane thene
Po vetem per njerezine
Se besojme Perendine;
Per udhet te Perendise
Pas ligjes se urtesise
Per komb'* e per memedhene
Per bes' e per Muhamene
Mavije zemereguri
Pleqesine e perzuri
U tha; "Prape te mos vini
Uje nga une ju s'kini!"



Dhe pastajm' e te pare *----- Jemi te barabarte
Komb*--- ne origjinal Komp'
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.123.st
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Male
Numri i postimeve : 3223
Age : 38
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

Pezi nga Naim Frasheri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Pezi nga Naim Frasheri   Pezi nga Naim Frasheri - Faqe 3 Icon_minitime12/9/2009, 16:45

Kshu tha djall' i mallekuar!
Maliqi me te degjuar
Kete fjal', u ashpersua
Dhe u be posi dragua
S'kishte nge per te mejtuar
Se ish shum' i zemeruar
Hoqi kordhen, u leshua
Mi armiket si fajkua
I ndoqi si shqipja* zokne,
Me s'e pane shoku shokne
Te gjithe ne arme erdhe
Shume gjakera u derdhne!
Armikete i perzune
Edhe perpara i vune
Maliqi ujet e zuri
Ushterin atje e shpuri
Keta etjen e shuan
U prehne u qetuan
Ushteri e Mavijese
Mbeti pa uj' e shprese
Mavijeja pleqesine
E dergoj dhe pa Aline
Perpara soje qendruan
Edhe uje i kerkuan
Aliu tha:"Le te vine
Te maren' uj e te pine,
Neve ujete se zeme
Pa ate juve su leme
Uji eshte i Perndsie
Nuk' eshte i njerezise
C'bete ju neve s'e bejme
Se ate lig' e gjejme
Nje qe beson Perendine
S'e mundon kurre njerine
Shithin' e shtijeni vete
Lumen' e bejen rrekete
Lumi qe vjen vale-vale
Edhe can fushen e male
Del te nginje njerezine
Dhe kafshet e bagetine
Edhe ay zogth i qete
Pi e ngre syte perpjete
Po ju le ta kujtoni
Kurre te mos e harroni!"
Me te thene kete fjale
Lott' i vane posi vale!
Pa veshtroj* Fyran e shkrete*
Edhe tha: Zot i vertet!
Se atje tek ay lume
Do te ngjasin pune shume!
Fyrati rrjedh dhe tanine
Njerezit ven' e s'vine
Po te drejten te themi
Si ay dhe neve vemi;
Ay vet' e vjen ne det
Edhe ne tek i verteti:
Sikunder nuke shtron* lumi
Kshu dhe njeri brengeshumi!
Lum kush eshte zemreqeruar
Posi kume i kulluar
Mjere kush vete i ngarkuar
Si lumi i turbulluar.



shqipja*---- ne origjinal : shqipia
veshtroj*----- ne origjinal : veshtoj
Fyratn'*------ lumin Eufrat me tej e gjejme : Frat
shtron*----- qetesohet
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.123.st
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Male
Numri i postimeve : 3223
Age : 38
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

Pezi nga Naim Frasheri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Pezi nga Naim Frasheri   Pezi nga Naim Frasheri - Faqe 3 Icon_minitime12/9/2009, 16:45

Katr' a pese dite shkuan
Qe ndenjn' e nuke luftuan
Aliu nisi Beshere
Me shtat' a tete te tjere,
Keta pleq te mire vane
E Mavijese i thane:
" C'po ben kshu ti , o i gjore?
Pendohu dhe hiq dore
Se te Zoti kur te vemi
Ne te mjerete s't'i themi?
Pa nuke do Perendija
Te vritete njerezija
Te rrish pak e te mentohesh
Nga keto do te pendohesh
Ti te zihesh me Aline
E te mundosh njerezine!
S'ke frike nga Perendija
Edhe turp nga njerezija?"
Kshu i thane pleqt' e ndjere
Ay kthehet me njehere:
"Duame gjakn' e Osmanit!"
U thot ' i bir' i Syfjanit!
P'ati i thote Besheri:
"Dhelperite tani leri,
Jak' u bej mik me Aline
Hidhe poshte djallezine
Pa ay gjyq do te shihet
Dh'e verteta do te njihet"
Si ja zune gjithe shtigjet
Mavijeja u pergjigjet:
"Duame gjakn' e Osmanit!"
Kshu tha i bir' i Syfjanit!
Pa tha :"Kordha do ta ndanje,
Gjaku gjakne do ta lanje!"
Kjo fjal' e zemroj plakne
Tha : "Nga kush kerkon gjakne?"
"Ate le ta gjenj Aliu"
Tha Mavija faqeziu
Kete fjale e degjuan
Pleqte, dhe s'ndennje po shkuan
Alit van' i thane:
"Qellim per paq' ata s'kane;
Gjithe duan te leftojne
Dhe se dine c'gje kerkojne!"
Pas kesaj luftene zune.


--------
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.123.st
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Male
Numri i postimeve : 3223
Age : 38
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

Pezi nga Naim Frasheri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Pezi nga Naim Frasheri   Pezi nga Naim Frasheri - Faqe 3 Icon_minitime12/9/2009, 16:46

Opopo! e madhe pune!
Perpiqeshin ushterite
E leftonine per dite!
U vran ' u theren , u prene
U shuane e me s'bene*
Kater muaj ushterite
Leftonin nat' e dite
Qene tetedhjet' e shtate
Luftera, me te mbedhate
Aliu luften e preu
Prape pleqesin e kreu
Van' i thane Mavijese:
"Ne ke Perendi e bese!
Fjalet e te parit tene
Nuk i mban ment , qe te ka thene?
Ti c'kerkon ne kete jete
Duke qen'Aliu vete?
Pa hiqu per Perendine!
Mos e vra keshu njerezine!"
Kshu i thane Mavijese
Pleqte e urte pacin ndjese!
Mavijeja u tha:"mua
Valle me pandehe grua
Apo te mitur e djale
Te me genjeni me fjale?"
Pleqte Aliut i vane
Te gjitha c'u tha ja thane
Aliu tha:"Une donja
Keto pune t'i drejtonja
Me fjale e me te mire
Per lufte s'kisha deshire
Me mire le paresine
Se te shuanj njerezine
Po e shoh qe qenka thene
Dhe s'eshte ne doren tene
Nuk e le dot Mavijene
Qe ta prishi memedhene.
Ja rrefej gjakn' e Osmanit
Une te birt te Syfjanit"
Kshu tha, pa zu luft' e zeze
Vdekja zbriti posi reze
Leftonin dit' e nate
Mbreteront' e shkreta shpate
Gjersa vane dhe Amare
Plakn' e urte, kordhetare!
Dolli edhe fjal' e thene
E ati parit tene:
"Ana qe te vras'Amare
Nemen e ka per te marre"
Oh! c'u vra Amar Jasiri*
Ra i vdekure i miri!
Amar e doj Muhameti
Aliu dhe rremeti
Aliu kur pa Amare
Plakn' e varfere te vrare
Qau shum' e psheretiti
Dhe syte perpjet i ngriti
Deti p'an u turbullua
Edhe shume u ashpersua!
Tha:"Kordhe s'donja te zinja
E mi djemt' e mi te shtinja
Po me qaf' i paste' armiku!
Se zemere ma pshiku"





Bene- mbene- mbeten
Amar Jasiri*----- Iasiri
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.123.st
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Male
Numri i postimeve : 3223
Age : 38
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

Pezi nga Naim Frasheri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Pezi nga Naim Frasheri   Pezi nga Naim Frasheri - Faqe 3 Icon_minitime12/9/2009, 16:46

#5


Me neseret me te gdhire
U ngrit ay zot i mire
U fal me Zotn'e vertete
Dhe hipi e dolli vete.
Kal' i tij kur hingelliti
Gjithesine'e trenditi!
U tremb shume nga dyldyli*
Mavije zemerfyli
Se s'e kish pare me pare
Permbi krye Zylfikare!
aqe shume ju tremb syri
Sa brenda ne tendet hyri
Dhjete mije e rrethuan
Me kordhe ne dore' e ruan
"Sillni, tha kalen te hipenj
Se me s'ri dot, pa do t'i ikenj!
Si lepuri ishte bere
Edhe po dridhej i tere
Amri prej krahu e zuri
E me vrap ne vent e vuri
I tha:"Pa qendro njehere
Aliu s'vjen te na bjere".
Mavijeja u qetua
Aliu u aferua
Tha:"Pa i thoni te dale
Se dua t'i them dy fjale:
Ku esht'i bir i Syfjanit
Qe kerkon gjakn'e Osmanit?"
Armikete ze si bene
S'gjenin fjale per te thene
"Del, tha , pa del, o Mavije!
Se une me tjater s'shtije.
Neve te dy leftojme
Njerezine ta shpetojme
Se s'na ka faj njerezija
A e gjec nga Perendija"!
Mavijeja vdiq nga frika
S'u pergjigj i ra pika
Dyldyli i ashperua
U ngjeth u harbua
Dy-tri here hingelliti
Papo me vrap u leshua
Armiku u temerrua!
Gjithe shokete u derdhe
Bashke me Aline erdhe
Edhe hyn' e u perzjene
Aliu do Mavijene
Pa Maliqi me Avere
Dhe te tjere u there!
Ate dit' e ate nate
Mbreteroj lufta me shpate
Sa u be vendi kenete!
Thoshnje bije gjak nga rete!
Me nesert duke gdhire
U ndez prape lufta mire,
Ushteri e mavijese
Me nuke kishin shprese;


dyldyli*--- kali
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.123.st
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Male
Numri i postimeve : 3223
Age : 38
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

Pezi nga Naim Frasheri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Pezi nga Naim Frasheri   Pezi nga Naim Frasheri - Faqe 3 Icon_minitime12/9/2009, 16:46

vazhdojme per dashamiresit e Naim Frasherit mbas nje shkeputje te gjate ........


Iken e muarren dhene
Edh' e lane Mavijene,
Pesedhjet mij' u vrane
Te Mavijese m'at ane,
Dhe ketej njezet e pese
Mije rane , miq me bese.
Mavijeja ish qetuar
Rrij si lepur i mbuluar
Amrit i thote: Na zune!
Nga te ikim ti dhe une?
Nga te rejme te mejtojme
Mase me ate shpetojme!"
Amri thirri :Ushtare,
Ne na kane per te vrare!
Po lini shigjet' e palle
Se po na zene te gjalle!
Vini me ushta Kurane
Se te shumete na lane!
Ata kuranete vune
Dhe ulerimat zune!
Se ish ahere kurani
Q'e pat mbledhure Osmani
Keta e pane kurane
Edhe lufterat i lane!
Thane:"Ky le te ndanje
Edhe te likne ta shanje!
Ati ne i prume bese
Zihjen ay le ta prese!"*
Aliu tha:"O te marre,
Pse se benine me pare?
Ket' e bene si munte
Edh' e pane te lik funtne
Ketu s'ka gje te vertet
Esht' e rreme kjo e shkrete
Sa gjakera u derdhe
Punet gjer ketu sa erdhe!
Ne me fjale po kerkonim
Edhe ne gjygj te mbaronim
Ata luftene zune,
Me kete shkalle e prune
Tani genjeshtere gjene
Si e pane qe me s'mbene
I besoni Mavijese!
Ka ay fe edhe bese
Te rremen Amri e gjeti
Juve mbi ata po pshteti;
E bene sa te shpetojne
Po prape do te leftojne
Keta juve u genjejne
E te tilla u rrefejne
Po juve mos i besoni
Ngrini me vrap e leftoni
Doni fjalen e vertet?
Njeriu eshte kuran vete
Besa eshte ne krahruar
Nuk ' eshte ne karte e shkruar!"


Zihjen ay le ta prese*-- Ta ndaloj grindjen , luften
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.123.st
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Male
Numri i postimeve : 3223
Age : 38
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

Pezi nga Naim Frasheri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Pezi nga Naim Frasheri   Pezi nga Naim Frasheri - Faqe 3 Icon_minitime12/9/2009, 16:47

Kshu njeriu i vertete
Tha, dhe hodhi nje shigjete
Po shoket u zemeruan
Dhe gjithe' u ngrene' e ndaluan
Po u tha :"Qenki te marre,
Te tille njerez s'kam pare
Mezi punen e mbaruam
Pa menjeher' e rrezuam,"
Keshtu u tha. Ata thane:
"S'e godijme dot kurane."
Thirre dhe Maliq-Eshtere
T'i ler' e te mos u bjere
Kshu thane, se djallezite
Ua kalle ate dite
A moj djallezite e shkrete
Te shofte Zot' i vertet!
Maliqi dhe po leftonte
Te rremete s'i degjonte
Keta gjithe u zemeruan
Dhe Maliqne e ndaluan
Popo , tha Maliqi-Eshteri:
"Me shpetoj nga dura derri
do ta zinja Mavijene
e ta ngorthnja posi qene",
Maliqi vjen dhe u thote:
"A u turperuat ne bote
Si i vram' e si vrane
pastaj nxuarre kurane!
Une gjall s'e kisha lene!
C'bet' a mos u qofte thene!
Derthme gjak edhe leftuam
Me se fundi gje s'fituam!
Njerezin' e gjor' e vrame
E fajtorete i lame!
Qysh u mundi dhelperija
E u humbi marrezija!"
Kshu u tha Maliq-Eshteri
E me lot qau i mjeri!
Ata tjatre fjale s'thane
Po " S'e godijme Kurane
Keta tani po u fale
Ta gjejme punen me fjale!"
Maliqi tha: "Qenka thene
S'qenka ne doret tene!
T'i ben Zoti, s'me haj malli
Po jane pune prej djalli"
Kshu tha trimi dhe pushojti
Prane Aliut qendrojti
Kshu u mahnit ushterija
Se i hyri djallezija
Njeri me nuke degjonin
Punene s'e kupetonin
Genjeshtres' i prune bese
Dhe Amrit e Mavijese!

****
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.123.st
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Male
Numri i postimeve : 3223
Age : 38
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

Pezi nga Naim Frasheri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Pezi nga Naim Frasheri   Pezi nga Naim Frasheri - Faqe 3 Icon_minitime12/9/2009, 16:47

Aliu nis pleqerine
Ta pyese faqezine
Punete si do ta bejne
E c'menyre do te gjejne
"Kurani qysh dot i ndanje
E te keqijat t'i lanje
Dhe fjala ku do te mbese?"
Kshu i thane Mavijese
Mavijeja tha: "Ne jemi
Vellezer' e nuke kemi
Armiqesi ne mes tene
Po kjo pune kshu ish thene!
Tani dy njerez te veme
Dhe ne doret t'ua leme
Te atyre kete pune
papo Amrine ve une
Vini dhe ju ke doni
Po nxitoni mos menoni!"
Pleqte u kthyen e vane
Aliut keto fjale i thane
Ata q'ishin te kthyer
Dy te marre e te genjyer
Menjehere gjithe thane:
"Te veme Ebu-Musane!"
Aliu tha :"Ju te tere
At ' e dini c'na ka bere!"
Po ata me perdhune
Prape Ebu-Musane vune!
Hyri ne mest t'ushterise
Marrezi e djallezise!
Njeri me nuke degjonin
Benine sinderkur donin!
E lidhe fjalen' e thane:
"Amri me Ebu-Musane
Edhe gjithe pleqt e tjere
Qe jane t'urt e te ndjere
Pas dhjete muajsh te mblidhen
Ne Xhendel gjithe te hidhen
Ata te dy te gjykojne
Te tjerete te degjojne
Ata te dy si ta gjejne
Te tjerete ta pelqejne"
Maliqi me shoket s'donin
Po te marrete s'degjonin
Aliu tha:"Kur e thoni
Le te behete si te doni
Se une per ju perpiqem
Mundimite nuk i hiqem
Po, ta dini : kete pune
Nuk' e pelqejne kurre une"
Keto bene e keshtu thane
Edhe me pastaj u ndane
Ne Qofe erdhi Aliu
Ne Shame vate faqeziu
Aliu shoket i ndjeu
Edhe grate i perdelleu
Qe qanine e s'pushonin
Se te vrarete kujtonin
Kush te bir' e cila t'ane
Kush te shoqne a te vellane
njeri mikn' a kusherine
E sicilido te tine!
Po ca nga ata q'u kthyen
Nga te marret q'u genjyen
Si erdh' aty u pendohne
Fajne pas kohe e njohne
Vin' e Aline e shtrengojne
Dhe duane te leftojne
Edhe i thone te dale!
Aliu tha:"Dhame fjale
Tani nuke ben ta kthejme
E marrezi te rrefejme
Une per mire s'e pashe
Dhe qe ahere u thashe
E bete me te perdhune
Tani si t'ua benj une!




.......


:
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.123.st
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 40
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Pezi nga Naim Frasheri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Pezi nga Naim Frasheri   Pezi nga Naim Frasheri - Faqe 3 Icon_minitime12/9/2009, 16:49

Keshtu u tha zot' i mire
Me meshire e
m'embelsire
Se kishte shume durime
Ish pa nonjefare sqime
Ajo zemr' e
bardh' e mire
Qe ishte plot me meshire
Nuk' i qasej
ligesise
Dhelperise' e djallezise
Keta gjithe krye ngrine!
Donin ta
vrisnin Aline!
Thoshnin:"Na la Mavijene
Te na mbreteronje , qene,
Ata
qene te terbuar
Njerine e mallekuar"
Mavijene vet' e lane
Dhe me se
fundmi kshu thane
Pa ketyre qe u ndane;
Se nga udha kishin dale
E
kishin marre male.
Ishte gjisht; i Mavijese
Pa u bene te pabese
muajte
e shkrete rrodhe
Bota me Xhendel u mblodhe
Amri me Ebu-Musane
Nga
gjithe shoket u ndane
Bashke me nje tende hyne
Shoku-shokne nga dish e
mbyne
Dhan' e luarr' e u zune
Amri thosh: "Te behem une
A t'ja leme
Mavijese
Dhe puna ketu te mbese!"
Ket'Ebu-Musane s'e deshi
Po dhelperia
plak e qeshi
I tha:"Te nxjerrim Aline
Dhe Mavijene faqezine
Te
mblidhete pleqesija
Edhe gjithe njerezija
Ke te duane te vene
Dhe ne
paresi ta lene."
Fjala ne fund keshtu mbeti
Po pritte gjithe
rremeti
Del Ebu-Musai se pari
Se u genjye i
marri!



........
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 40
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Pezi nga Naim Frasheri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Pezi nga Naim Frasheri   Pezi nga Naim Frasheri - Faqe 3 Icon_minitime12/9/2009, 16:50

"Pleqesi, tha pa degjoni!
Juve vini ke te
doni"
Kshu tha, dhe unazen nxorri
Ne doret tjater e mori
Edhe tha ,
duke treguar
Unazen qe kish nder duar
"Unazene si e nxorra
Edhe ne
doret e mora
Ashtu nxjerr edhe Aline
Dhe Mavijene faqezine
Juve nje te
pare gjeni
E vini ke te pelqeni"
Keshtu tha plaku dhe ndenji
Edhe me
nuke bezejti
Dolli dhelpera rrjepacake
Shtrig' e lige varfanjake
Amri,
djall' i mallekuar
Shpirtlik e syzgurdulluar
Si tjatri unazen
nxorri
Edhe ne doret e mori
U thote me ze te thate:
"Unazene a e
pate?
Si nxora kete tanina
Ashtu e nxjerr dhe Aline!"
Kshu tha, pastaj
prap'e vuri
Pa tha:" E shihni , o burra!
Prape unazen si e vura?
Ashtu
ve dhe Mavijene
U rroft' edh' e paci mbrene!"
Kshu tha dhe dhelpera
dinake
Skil' e ndyre rrjepacake
Ebu musaj e degjojti
Pa e shau dhe e
qerojti
Qen' i qenit , i tha , c'thua
Mavijene une se dua"
U rrembyen e
u zune
Mjekerate i kepune
Posi qent' u perlefytne
Njeri-tjatrin
mbytne
Gjykaterite u zune
Edhe s'mbaruane pune
Gjithe bota u
perndane
Nga kishin ardhur vane
U prsih gjithe jet' e shkrete
Me
s'mbeti gje e vertet
Armiket e rinj po shtohen
Te ligate po madhohen
I
vellaj le te vellane
Hidhete me tjater ane;
Njerezija egersire
Behet e
me s'sheh te mire
Te pak'ishine me bese
Dhe ata mbene pa shprese
Te
dalete u mahnine
Donin ta vrisnin Aline
Po Aliu me te mire
Me meshir' e
m'embelsire
Doj te vinte urtesine
E ta zbutte njerezine
Me te mireze
kerkonte
Zemerate t'i embelsonte
e ta shtronte Arabine
Duke sjelle
miresine;
Paqene donte te vinte
edhe luftene ta ngrinte
Po urtesija
s'ben pune
Ata kerkonine drune!



******
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 40
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Pezi nga Naim Frasheri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Pezi nga Naim Frasheri   Pezi nga Naim Frasheri - Faqe 3 Icon_minitime12/9/2009, 16:50

Gjer sa pshoj zemera trime
U dha nem' e
mallekime
Armikete me nuk'donin!
Domosdo kordhen u vuri
I ndau e i
perzuri
Dhe me kete hoqi shume
U derdh gjaku posi lume
Dhe Egjypta u
trazua
E shume u ngaterrua
Mavijeja zjarre kalli
njerezin' e mori
djalli.
E kupetoj Mavijene
Aliu, dhe nis Mehmene
Dergoj Mehmene nje
here
Nisi dhe Maliq-Eshtere
Mavijeja me te msuar
Djallezit' i kishte
ftuar
Atje tek shkon udh' e gjere
Qe vij bota kurdohere
ishte i pare
Zebleja
Q'e kishte mik Mavijeja
Pa Mavijeja Zeblese
Q'ish si ay , i
pabese
I dergon gje shume' e mite
Dhe i kellet djallezite
E i thote qe
ta ftonje
Maliqne e ta helmonje!
Vertet Zebleja e ftohti
Se Maliq atje
shkojti
Oh, paste neme perjete!
E helmoj trimn' e vertete!
Burre si
Maliq-Eshtere
Meme me s'pjell tjatre here!
E beri kete Zebleja
Dergoj
me vrap Mavijeja
Amrine, djall' e vertete
N'ate Egjyptet te
shkrete
Q'ishte shum' e djallezuar
Edhe e fort e trumbulluar
Gjithe,
c'qene te pabese
I ndihnine Mavijese
Leftoj me Amrin Mehmeti
Edhe i
gjithe qytetti
Me zemerim shum' u vrane
U tunt vendi anembane
Po
shokete me Mehmene
N'Egjypte te pake qene
Trimate te gjithe u vrane
E
armete nuke i dhane!
Ne nje germadhe mehmene
Hipure ne kal' e gjene
Pa
i rane edh' e vrane
Dhe barkun kalit cane
E ate brenda e kalle
Q'i
vellaj i Mehmetit
Ishte ne mest te rremetit
Ay ish me Mavijene
Nuke ish
me Mehmene
Kur hyn ne mest djallezija
S'ka duk as vellazerija.
Aliu
duke mesuar
E shume u helmuar
E qau Maliq-Eshtere
Dhe ate Mehmetn' e
mjere
Disa dit' e mbajti zine
Fare se hapi shtepine
Abdullah Abazi
erdhi
E bashke me ate lot derdhi
Do t'i vinin Mavijese
Po s'mbet
njerezi e bese.



****
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 40
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Pezi nga Naim Frasheri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Pezi nga Naim Frasheri   Pezi nga Naim Frasheri - Faqe 3 Icon_minitime12/9/2009, 16:50

#6



S'e munt djalli
Perendine
As Mavijeja Aline
Se s'mundete miresija
S'bije poshte
Perendija
Nj'emere qe rron perjete
Thua esht' i Zoti vete.
Aliu zemeren
kishte
Trime shum' e nuk' e prishte
Me fjale plot embelsire
Zih t'i bij
ne ushe te mire
Te mblidhe mente njerezija
E te ngrihej ligesia
Po kur
Mavijeja fjale
Dergon dhe kart' e te fale
"Vendin, i thote , ta
ndajme
Keshtu zihjene ta lajme
Un' Egjypten e Sirine
Ti Persine e
Arabine"
Aliu nuk' i sill bese
Pa s'ju pergjigje Mavijese
Se ndrysh
thosh , e ndrysh bente
Te vertete nuk' i gjente.
Me nj'ane paqe
kerkonte
Me anet tjatre dergonte,
Vendet nje nga nje i zinte
E njeri te
gjalle s'linte,
Lufta ishte e paprere
E gjaku derdhej
perhere,
Njerezija hoqi shume,
Punete ishin per lume;
Me pastaj dergoj
Beshere
Me shume shoke te tjere,
Ven e zene Medinene,
Bene
Ebu-Hyzerejne
Pa i derdhne Meqese,
E bejne te Mavijese.
Aliu nis
Harithene
E zu prape Medinene,
U ngrit Ebu-Hyzereja
E iku nga
Medineja;
Dhe Vehabi zu Meqene,
Prape si ishine mbene,
Po bota ish
trulluar,
Njerezija ish terbuar
Burri burrit po i binte,
E dy gure
bashke s'linte.
Donin ta vrisnin Aline,
Dhe Mavijene faqezine,
Edhe
Amrin' e pabese
Se njeriu s'i mbet shprese.
Pa thone ne Sham vane
Edhe
Mavijese i rane,
S'e vrane , po e plagosne
Nuke vdiq, s'edhe s'ju
sosne!
Edhe ne Egjypt vane,
Te vrisnin Amrine thane,
E atje , thone
lathitne
S'e njohn' e tjatre goditne.
Te dy te liqte shpetuan,
Pa Aliut
ju leshuan
Ta vrisnin me te pabese
Mos pacin nga Zoti
ndjese.
Abdurrahman' i Mylxhemit,
I rrem' i bir' i te rremit,
Nga
Egjyptia ishte, thane
Nga ata qe vran' Osmane
Dhe ca thon' ish nga
Jemeni*
Abdurrahman zemereqeni;
Thone ky ish zemeruar
Ng' ay zot' i
lartesuar
Se nje kordh' i preu me pare
Aliut s'ja kishte marre;
I
kishte thene:"Se dua
Se kjo nuk eshte per mua,
Kjo duhete nje dite
Qe
te mbaronc porosite".
Ca nje grua, kane thene,
Q'ish e bukure si
hene
Abdurrahmani e donte
Po ajo paj' kerkonte
Gjakn' e Aliut,
tanine
Shih si e shit bukurine
As po kshu edhe shenjt Jane*
Armiket' e
tij e vrane
Po keto me ngjan te rreme
Jane te gjithe thashetheme;
Isht
gjisht' i Mavijese
Pun' e dhelpres se pabese
Aliu vetem
shendinte
Madherit ay s'i dinte
Nuke mbante sherbetore
Po shkonte me
shkop ne dore
Te varferit i donte;
Keq t'i benin, nuke mpshonte,
Dhe
pleqvet u bente ndere
U vij ne shtepi ngahere
Dhe foshnjet' i
perkedhelte
Zemerene ua celte.
Nata s'ishte shume ' e gjate
Zoti yn u
ngrit me nate
Vate t'i falej perjete
Atit zotit te vertet.
Shpirti dhe
mendj' e tija
Ishine te Perendija
Abdurrahmani se qeti
Erdhi, tek falej
e gjeti,
Se prapi me te pabese,
Hoqi kordhene ta prese;
Qen' i qete
posi hije
Shtij' e ne koke i bije,
Pas asaj rrojti dy dite,
Pa u fut
drita ne drite.
Ne Nexhet shoket e shpune,
Opopo, e madhe
pune!



Jemeni*----- ne origjinal : Iemeni
Jane---------- ne
origjinal : Iane
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 40
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Pezi nga Naim Frasheri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Pezi nga Naim Frasheri   Pezi nga Naim Frasheri - Faqe 3 Icon_minitime12/9/2009, 16:51

Miqte Aline e qane
Te pare vune Hasane.
Ka
vdekur pandehi valle,
Ay perjet' eshte i gjalle,
Se s'vdes kurre
urtesija,
Nuke humbet Perendija.
Ay dhe sot esht' i gjalle
Per ate qe i
ka marre malle.
Miqte vun' imam hasane,
Qe ngjan se gjithash me
t'ane;
Kishte gjithe urtesine
Dhe mendjen' e diturine
Miresine si i
ati
Dhe imam Hasani' i pati.
Mavijeja u harbua,
Thosh:"S'ma del dot
njeri mua".
Mblodhi gjithe mizerine,
Te rrembente arabine.
Miqt' e
Aliut s'u kthyen
Shpirtin e tyre s'e lyen;
Si dhe Abdullah
Abazi
Miqesin' e tij s'e zbrazi
Q'e e kish kushuri te pare,
Nga nje
vatre ishin ndare,
Pa s'u be me Mavijene,
Nuk' e peshoj fare
qene.
Zijazi ish me Aline,
E urdheronte Persine,
I kellasen
djallezite
I japene gje e mite,
E genjenj' erdh' e rrembejne
E me
vehte e kethejne,
Pa ngjizin shume te rreme,
Te prapeta
thashetheme
Edhe me se fundi thane,
Q'e kish at' Ebu-Syfjane
Ish vellai
i Mavijese
Nga nje meme pa martese;
Ngordhi kau, i la vicne,
E beri
vella dobicne,
Pa e mori te vellane,
E mbante gjithnje prane,
Te parete
duke ndare
Tutj' e tehu si kusare,
Gjithe botene e rropne
Dhe me gje
nuk' u ngopne,
Dyzet mije kordhetare
imamHasani ka marre,
I derdhte
mavijese
Me ushterit te Qofese;
Po ata te mallekuar
S'kishin zemre te
qeruar,
Pa gjithnje e genjenin
edhe fjalen e kethenin
Kishte vdekur
miresija,
Ishte ngjallur djallezija.
Shume her' helm' i hodhe,
Shume
her' e rropn' e vodhe,
Ne lufte vetem e lane.
Dhe se pshehtazi i
rane.
Ay fort mire i njihte
Po bente sikur s'i shihte,
Pa helmi s'e
helmonte,
Edhe shigjeta s'e shponte.
Qysh ra poshte miresija,
Edhe
humbi njerezija,
U be bota e pabese
Nga punet e
Mavijese.


******
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 40
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Pezi nga Naim Frasheri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Pezi nga Naim Frasheri   Pezi nga Naim Frasheri - Faqe 3 Icon_minitime12/9/2009, 16:53

I dhane breng', e munduan
Zemrene ja perveluan
S'ka hequr njeri ne jete
Sa hoq imam' i vertet
Ngado vat' e tekdo iku,
Gjet nje brenge nga armiku.
Hazezhi , nje i pabese
Nga ushteri e Qofese,
S'pat nga Perendija frike
I ra sa mundi me thike
Ne kofshet imam Hasanit,
Edhe hipi maje manit.
Hsani tha:"Mos e ngisni,
Lereni e mos e vrisni".
Po shoket e tij e vrane
Nuk' e degjuan Hasane;
Ng' ajo plage u shrua,
Zemera ju pervelua.
Nga njerezit' e pabese
Me s'i kishte mbetur shprese,
Dyzet here helm i dhane
E me te pabese i rane
Dhe ner miqt' e tij kur vinte,
Armiku pa dem s'e linte
E shih se dite me dite
Po shtoheshin djallezite
Pa i mblodhi njerezine
Edhe nisi ligjerine:
"Un' , u tha , madheri s'dua
Nuk' eshte pune per mua
Dua shume urtesine,
S'ma ka enda marrezine;
Lufta, gjaku s'me pelqejne
Dhe njerezit qe me rrejne;
U shoh q'u bete te marre
S'jini si qete me pare;
Per ju dua te perpiqem
Ne zjarrt te hynj e te digjem
T'u shpetojnj nga ligesite
Dhe t'u nxjerr te shihni drite,
Se jini ne erresire,
Punene s'e kini mire.
Pa ju s'dashki Muhamene,
Qeneki me Mavijene,
Un' u dita miqte tane
Ju besuaki syfjane.
Nuk' e dashki lirine
S'u pelqejne miresite,
Andaj zjothte marrezite.
Une dua t'ju benj mire
Si im ate, me meshire
Juve njeditzaj tim ate
Me te pabese m'a vrate,
Doni me vrare dhe mua,
E perse? C'u paskam hua?
Juve dashki Mavijene
T'u vere ne goje frene
Ne te keqija t'u hedhe
E t'u mbanje nene zjedhe,
Edhe t'u kete ne dore
Si rob e si sherbetore.
Gjithe komb' i Arabise
Q'i vate pas djallezise,
Mallekim paste perjete
Nga ay zotth' i vertete!
Me vjen keq per ju te gjore
Po pas kesaj hoqa dore.
Une u shoh per te huaj
Po shihni punen tuaj,
Se te miren s'e pelqeni
Me te liget e ckembeni,
Po me qafe mos me bini,
Se mua shok me s'me kini.
U ftohce nga njerezija
U porce te Perendija,
E lashe dhe paresine
Edhe plakn' edhe shtepine,
Se po keqe te keqija
S'i duron as Perendija.
Dot' i lutem Perendise
T'u ap udhen e lirise,
E t'u heq djallezite
T'u sjelle mendje dhe drite.
Zot' i madh e i vertete
Pa dashur njeriu vete
Nuke ja ep djallezite
Sikunder dhe miresite.
Pasketoaj si befshi , gjeci
Un' ikenj, ju mire mbetci!"




_____




Kshu tha dhe u mallengjye
Edhe fytyra ju kthye.
Merr udhen e Medinese
E le vendin' e pabese
Sjkoj ne Medine Hasani
Po atje ishte Mervani
Ne kembet te Mavijese
Dhe i par' i Medine!
Mervani kellet nje plake
Q'i kish syte te kuq flake
Ate palke , si na thone
E quanin Ansone;
Po ajo genjen Esmane,
Ta helmonj imam Hasane!
E shoq' e imam Hsanit
Me arratit te Mervanit
U be grua e pabese
Popo, pun' e Mavijese!
Shum' i fale gje e mite
pa e prune m'ate dite
Esmase helmin' i prune
Dh' e vune ne kete pune!
Opop, e shkreta mite
Qysh i dha kshu arratite!
O Esma, moj e pabese!
Te te birt te Fatimese.
I dhe helmin, e helmove
Shtepizene e shkretove!
S'pate frike Perendije
Edhe turp prej njerezije!
Mentshkurter e leshgjate
Turperove gjithe grate,
Sate vjehrre pse s'i ngjave
Qe dha nder gjithe grave?
Shume her' i kishin dhene
Helmine, po s'e kish zene
E shoqeja shum' i shturi
Kete her' erdh' e semuri!
Imami yn' ate dite
Nga goja nxori melcite
Ishte shtrirure si shtylle
Dhe verdhur e bere dylle!
Imam Hysenj i vate
Pa i tha:"Vella c'pate?
E pa shtrirur' e te verdhe
Lotte si bresheri j'u derdhe
Femijene e therriti
Edhe ndenj i porositi
Si te sillene ne jete
Qysh te jene te vertete
Me pastaj pakez e lane
Me Hysen' imam Hasane
Imam Hyseni me s'dolli
Pa gjithe brenda i solli
Qani, u tha , shoke qani!
Se na la imam Hasani!
Qau me lot te vellane
Edhe gjithe c'qene qane!
Moterat' e gjithe grate
Dhe plakat edhe te rate
Me mallengjim shume qane
Qane per imamHsane
Edhe ju syt' e mij qani!
E ju , o shoke , zi mbani!
Qaj, pa qaj , o zemera ime,
Se me s'mbene durime!
Me nder te math shum' e shpune,
Ne Beki imamn e vune
Deshne t'a vinin prane
Muhametit , po s'i lane
Kishte duk fjal' e Mervanit
Edh' e te birt te Syfjanit!
Ata qe donin Aline
E besonin Perendine
Kishin gjithnje deshire
Per njerezi, per te mire
Pa gjithe miqt' e Hasanit
Nuk' i ngjanin Mervanit
S'i ngjanin as Mavijese
E te tjeret te pabese
Vendin' e te parit tene
Aliu e kishte zene
Pa Aliu la Hasane
Edhe ay te vellane
Ate vent njeri se zinte
Tjatre nuke munt te rrinte;
Mavijeja u cpengua
Nga keto pun' u gezua
Tani as gjakn' e Osmanit
As plagene e Mervanit
Mavijeja s'i kerkonte
As ngoje t'i zinte donte
Rrembeu dhe Arabine
Edhe Jemen' e Persine.






*******




Dhe me i shtoj ligesite
Te rremte' e djallezite
E pat prishur paresine
Ngrehu ne Shan Mbreterine
S'mbetej nje nga te keqiat
Te tera ishin te tijat;
Botene po e mundonte
Njerezine e helmonte
Njerezit e tij e miqte
Ishin gjithe te liqte.
Syfjanasite i prune
Te tere ne pun' i vune
Gjithe c'ishine te pare
Qene rrokes e kusare;
Miqt' e Aliut ku qene
Iken muarren dhene!
Se Mavijeja i zinte
E te gjalle nuk' i linte!
I mundont' e i helmonte
Shtepine ua shkretonte!
Mi gjithe keto guxonin
Aline e mallekonin!
Nemnin femijen' e tija!
Shume duroj Perendija!
Papo duk' e shar" Aline
Shpernderonin Perendine!
T'u befsha, Zot i vertete
Si s'e prishe kete jete!
Me pastaj per me mos dale
Ne shesht nonj' e pshete fjale
E muarre dhe esmane
Syfjanasit' edh' e vrane!
Lane foshnjate pa meme
E bene mengjezne mbreme!
Ditene e bene nate
I lane pa mem' e ate
Mundi driten erresira!
Mbet' e liga, vdiq e mira!
E verteta u mbulua!
Genjeshtra u lulezua!
Mavijeja dit' e nate
Ne te lig' e ne mekate
Ish njeri i shemetuar
Edhe shum' i zgurdulluar
Hante sa tre kuaj
E sa hane pese buaj!
Edhe nje fjale kur fliste
Njerine sikur e vriste!
S'kish ne zemere meshire
Dhe mendjen e kish kellire;
S'kish me vehte nje te mire
Pa ish shum' i peshtire
ligesite shum' i donte
Nje dite pa dem s'e shkonte
Njerezit e tij i ngjanin
Njerine me dhemb' e hanin
Si Mervani e te tjere
Mjere njerezi e mjere
Ish i lik e ish i ndyre
Ish shum' e madhe mynxyre!



******





Miqt' e Aliut qe mbene
Te gjith' i zub' e i prene
I kerkuan me c'do ane
E me te pabes' i vrane!
Pa pru Hyxrin' e Adiut
Q'ish nje nga miqt e Aliut
Me shume shoke te tjere
Te tere burra te ndjere
U tregoj se pari varre
Q'e kish hapure me pare
Mavijeja vet' u thote:
"Tani mos u mundohi kote
Po ne doni te shpetoni
Aline ta mallekoni
Hyzri erth' u zemerua
Pa i tha: c'fjale thua:
"Nuk' e mallekoj Aline
S'e shpernderoj Perendine
Po do te shanje Mavijene
Qe na shkretoj Memedhene
Neme te kete per jete
Nga Zot' i math' i vertet
Dhe nga njerezi e tere
Me c'punera na ka bere!
Per te rrojtur dhe tri dite
Ne s'i zeme ligesite,
Me mire sonte te vdesim
Se me turp te math te mbesim".
Dhe te tjerete kshu thane
Pa i zun' e gjith' i vrane!
Ng' ata burrate me bese
Gjithekush deshi te vdese!
Trimeri shume rrefyen
Fjalene nuk' e kethyen
S'e harruane Aline
As besen , as miqesine
Shpirtine me gas' e dhane
Fjalen e lige s'e thane
O ju burrat e vertete
U qofsha fale perjete!




*******

# 7



Mavijeja mbret ish bere
E njerezite te tere
I pabesi i mundonte
Dhe njeri nuke peshonte
Shume pune shtoj' e nxorri
Botene me qaf' e mori
Me nje terkuze te shkrete
Njerin' e lidhi perjete!
S'qene mjaft keto qe beri
Mavije zemeregdheri
Po shtrengoj dhe njerezine
Paresine e pleqesine
Qe te njohene te bire
Ate Jezitn' e feshtire
Per mbret pas vdekjes se tija!
Popo! mjere njerezija!
Ate mjeri, qe s'e donte
Nuk' e lij, po e helmonte!
Ngrysej i gjori e s'gdhihej
Dh'emeri me nuk i ndihej!
Vec fares se Mavijese
Tjatre te mos kete pjese
Ata ne front te qendrojne
Perjete te mbreterojne!
Gjithe botes i ra pika
Mjeri s'beri ze nga frika!
Ay q'eshte nene zjedhe
Mendjen nuke munt ta mbledhe!
Ket' e beri Mavijeja
Po trazoj dhe Mugireja
Q'ish njeri shume' i pabese.
Dhe ndihmes i Mavijese
Te dy dhelperat dinake
Ishine posi binjake!
Vetem pese njerez s'deshne
Ne fjale s'i vune veshne:
Imam Hysejeni , q'ish burre
E s'vij n'ate fjale kurre
Abdurrahman' i Beqirit
Qe me s'ish i te pahirit
Abdullah* Abaz i gjore
Se ish plakur e ish shuar
Dhe nga syt' ish verbuar!
Abdullahu i Ymerit
Dh'Abdullahu i Zuberit
Mervani me nuke rrinte
Po keta s'mundte t'i zinte
Erth dhe vete Mavijeja
Ne Medine si rrufeja
Ca i qertoj e ca i trembi
Pa qendroj ne mes si gjembi
Po s'bene dot prape pune
Pa e hoqn' e s'e kepune
Mavijeja ish nje kerme
Q'u dha botes kaqe derme.
Vdiq e vate ne sketerre
E kalle ne dhet si derre;
Vate ne djalli shpirt' i ndyre
Po mbet nje tjatre mynxyre
Cdo njeri po do te vdese!
Jet' e shkret' eshte si vese
Po lumt kush eshte i mire
Mjer' ay q'esht' egersire!
Mavijeja tej c'e nxorri?
Nemene me vehte mori!
Te paudhete u ngrine
E vune ne front Jezitne.
Jeziti s'ish si i ati
Ish me shum' i lik lugati
Fat' i zi , o fat i shkrete
Jetzine ben mbret ne jete.
Me nj'ane ish miresija
m'anet tjater djallezija;
Me nj'an' ishin urtesite
M'ane tjatre marrezite;
Me nj'an ishte e verteta
Me nj'an e rremja e shkreta
Me nj'an ish imam Hyseni
N'anet tjatre Jezit qeni
Njer' ish djale i Fatimese
Tjatri i Mavijese
Hysejni kish at' Amine
Jeziti kish faqezine
Njer ish' mbret' i bir i mbretit
Dhe nip' i Muhametit
Tjatr' ish bir' i Syfjanit
I kusheri i Mervanit.
Njer' ish me Zotn' e vertet
Tjateri ish djalli vete.



Abdullah* ---- ne origjinal : Abdullllah.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 40
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Pezi nga Naim Frasheri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Pezi nga Naim Frasheri   Pezi nga Naim Frasheri - Faqe 3 Icon_minitime12/9/2009, 16:54

Drita qe ndrin gjithesine
E na rrefen Perendine
Ishte imam i vertet
Qe la emer perjete.
Per ate Zot s'ka levdate
Kjo fjal' eshte shum' e gjate;
Miresi e ati s'thuhet
Eshte e larte shum' e s'shkruhet,
Gjer atje ne nuke vemi
Pak eshte sado te themi
Jeziti frone e zuri
Ne ligesite dore vuri
Ndenj ne front te gjaketua
Ne nje vend te mallekuar
Njerezis' i vuri frene
E shkoj shume Mavijene
Te ligat ay i zuri
E ky gjer ne funt i shpuri
Imam Hysejne kujtonte
Nat' e dit' e shkumbezonte.
Ne Medine nga Jeziti
Ish derguar Veliti
Jeziti ati i shkrojti
E nje karte i dergojti
I thote:"Zoti ima ate,
Qe perpiqej dit'e nate
E ish njeri i uruar
Pa dhe vdiq i shenteruar!
Me urdherit te tij vete
Me ka lene mbret ne jete
Kush s'me benete rob* mua
Ta vras se me nuk e dua".
Ja dha Mervanit Veliti
Karten q'i dergoj Meriti
Velitit Mervan' i thote
"Tani kohe mos humb kote,
Po vra me pare Hysene
Ne do te shpetosh vehtene!"
"Hysene! tha , vec atija
Kam frike nga Perendija
Esht' i nip' i Muhametit"
"S 'benet , esht urdher' i mbretit".
Mervani i thote:"Vraje,
Punene qe sot ti ndaje!"
Kshu tha Mervan i ndyre,
Q'ishte e madhe mynxyre!
Pa e thir" imam Hysene
Veliti me Mervan qene,
Me goje keto ja thane
Edhe kartene ja dhane.
Imam' i thote Velitit:
"Nuk i behem rob Jezitit"


Rob*---- ne origjinal :"Rop"






Thote vetem kete fjale
Edhe ngrihete te dale
Mervani thote:"Ta vrasim,"
Veliti tha, "Nuk e ngasim
Se na nemin njerezija
Na vret edhe Perendija".
Pa imami me te dale
I dergoj Velitit fjale
I tha" Me vrap ketej ike
Se eshte e madhe frike
Mervani s'te le te gjalle
Ti e njeh fort mire djalle".
Imami u ngrit e iku
Se nuk' e linte armiku
Iku me gjithe femije
Opopo, brenge me mije;
La qytetin e Medinese
J'u leshuane Meqese
po ashtu ish dhe Meqeja
E kish shkelua Mavijeja
Ne Qofe kjo u degjua
Pa bota gjith' u gezua
Te tere me vrap u mblodhe
katr' a pese njerez zgjodhe
Ja dergojn' imamit tene
Me kartera duke thene
"Neve qeme te pabese
Po sot te kerkojme ndjese
Se e pame Mavijene
Dhe njerezit e tij c'qene;
Hoqme shume te keqija
Nga ligesite e atija
Pa jemi te deshperuar
Te djegur te perveluar;
Jezitne neve se njohim
Se po punerat i shohim
Sonte jemi zemerlare
Dhe ty te kemi te pare,
Do ta derdhim gjakne te tene
Do ta prishim edhe gjene
Se neve s'jemi te huaj
Jemi te shpise tuaj
Ne armete do t'i amrrim
E te liqte do t'i t'harrim
Po jake s'munt me pare
Te mos e ftohime zjarre"
Keto fjale dhe te tjera
Fluturake posi era
Imamit ata i shkruan
E ne Qofe e kerkuan
Miqte imamit i thane
Edhe nder kembe i rane
Te mos dilet nga Meqeja
Si dolli nga Medineja
S'e njerezit e Qofese
Nuke mbajne fjal' e bese
po ata prape' i dergonin
Kart' e njerez edh' e ftonin
Nis te kushrine , Myslime
E dergoj ne Qofe trimne
I bir' i Ykajlit ishte
E shoket te rrall' i kishte
I tha te vij' e te shohe
Te vertetene ta njohe
Myslimi ne Qofe vate,
Dhe u fut brenda ndaj nate;
Vane bashke me Myslime
Myhtari me Ibrahimne
Ishin te dy djemt' e tija
Qe u ndane nga femija
Ibrahimi ishte vjetsh tete
Myhtari nente a dhjete






**********




Ay imam i vertet
Qe nuke kish shok ne jete
Nuke vetem nga Qofeja
Nga Basra, nga Medineja
Po dhe nga vende te tjere
Merrte kartera ngahere
Gjithe per te par' e donin
Edhe me drite e kerkonin
Myslimne atje e pritne
Miqesin' e perseritne
Edhe fort shum' u gezuan
Te gjithe miq ju treguan
Njezet mije kordhetare
Imamn' e njohne te pare
Myslimi pune mbarojti
Imam Hysenit i shkrojti:
"Te vish sa te munc me pare
Se puna po vete mbare
Jezitbe nuk' e durojne
Gjithe c'jane te kerkojne
Po ngrehu shpjet edhe jake
Mos meno as shume' as pake".
Kshu i shkroj Myslim i gjore
Gjithe miqte vune dore
Pa i shhkroj edhe paresija:
"Ne je ti Perendija
Te na degjosh kete here
Ne roberi mos na lere"
Keta gjithe bene
Qe te vdesin me Hysene
Imam punen e dinte
Po gjetke s'kish ku te vinte!
Se dhene Meqe s'e linin
Armikete pas i vinin!
Duhej te linte Meqene
Te vij' e te zij Qofene;
Ndonese miqt' e tij s'donin
Ta mbanin aty kerkonin
Ne Basre dergoj Selmane
Te mblithte sa miq qe jane
Dhe gjetke dergoj te tjere
Miqte nga jane t'i bjere
pa pastaj u ngrit e dolli
Paresija e percolli
Me gjithe femije iku
Te mos ja zinte armiku!
Femijene s'doj t'i shpunte
Po nuke kish ku t'i linte!
Se armikete ja ngrinin
N'ate Shmt te zij j'a shpinin!
Ne Qofe kishte derguar
Mbreteri e mallekuar
Te pare Numan Beshire
Q'ishte nje plak i peshtire
Ngrihete djalli pa ndjese
Q'esht' i like e i pabese
Merr nje fytyre te ndyre
Behete posi mynxyre
Pa vete e pjek Numane
Duke hequre menjane:
"A e dini c'behet i thote
A po rri pa pun' e kote?
Ketu njerezit te tere
Me Hysejne jane bere
Punene me udh' e vune
Se pari Myslimne prune
Tani dhe Hysejne presin
Bene be gjithe te vdesin"



********





Numani mbledh njerezine
Dhe ata te gjithe vine
U thote:"Degjoni nje fjale
E s'e di si do t'u dale;
Nje pune te ndryshme zute
Myslimne ketu e prute
Dhe Hysejne po e prisni
Brenda ne qytet ta kllisni!
Mos'ni se nuk' u del mire
Se Jeziti s'ka meshire
E ka zemeren te gurte
Edhe shpirtine te murte
Mjere, mje' ay i gjore
Qe ti bjer'ati ne dore!
Esh' i keq edh'egersire!
S'ka vetedije te mire!
Te degjojne per hysejne
E permbys gjithe Qofene!
Edhe foshnjezat' e mjera
Do t'i therrnje posi shqerra"
Kshu tha , ata u perndane
E lane vetem Numane
Q'ish nje plak i perzhellitur
Si kalliz' i kahenitur
Po njerezit e pabese
Kelyshet' e Mavijese
Jezitit i kishin shkruar
Punen ja kishin treguar
U zemerua Jeziti
Botene me kemb e ngriti
Te pare Jeziti, thone
Ne punera kish Serhone
Qe ishte nje i krishtere
Me zemre te zeze sterre
Te dy bashk' ata u mblodhe
E Ybejdullane zgjodhe
Q'ishte i bir' i Zijadit
Nip' i Mavije lugatit
Se Zijadi kishte vdekur
Ky ne vent te tij kish mbetur
Ne Basr' e kishin derguar
Njerine e mallekuar
Pa keti me vrap i shkruan
E njeri cpejt i derguan;
Nje tjatre atje te lere
Dhe mjaft ushteri te ngrere
Edhe Qofene te zere
E te shohe c'eshte bere
Ybejdi Selman' e zuri
Me shokete zemreguri
Vrau ata dhe Selmane
Pa la aty te vellane
Dhe ju leshua Qofese
Me mije kater' a pese.
Si rrufeja me vrap vate.
Dhe hyri brenda ndaj nate
Pa, per te mos kupetuar
Me nape ishte mbuluar!
Njerezite qe e shihnin
Nuke muntnine ta njihnin
I genjeu gjithe qeni
E pandehne q'ish Hysene;
Pa te gjithe u gezuan
E zemerat u zgjeruan!
Po pastaj te gjith' e njohne
Serish zemerat u ftohne
Hyri ne Qofet te shkrete
Ybejdi me shume vete
Me neseret pleqesine
Mbledh' e gjithe njerezine
Ca genjeu , ca levdojti
Ca shau e ca qertojti
Gjithe kerkon t'i genjejne
E Myslimne rreh te gjenje!



*****





Myslimi ish te Haniu
Q'e kish pasur mik Aliu
Atje edhe djemte vene
Ybejdullahu rreh dhene!
Kishte nje rob zemreklire
Ay gjen nje plak te mire
Dhe i thote me te qete
"O ti , njeri i vertet
Qe besove Perendine
Edhe Muhamet-Aline
A mos ke pare Myslime?
Q'e kam t'afere e timne?
Nga Hysejni dic i bije
Dhe dua tani t'ja shpije!
Pa shih, i tha , se ci solla
Dhe i rrefen ca te holla!"
E rrejti me te pabese
Plakne qen' i Mavijese
Dhe plaku, q'ishte genjyer
Myslimne ja pat rrefuer!
Vete atje dhe ja shpije
Edhe ne kembe i bije!
Myfedal quhej ky djale
Qe ben gjithe keto fjale!
Keta ketu i genjeju
Dhe Ybejdit i rrefeu!
Zot' i madh e i vertet
Ay ishte djalli vete!
Pa ja rrethojne shtepine
Edh' e marrene Hanine
Te Hybejdi e kellasin
S'e lene gjalle, po e vrasin
Myslimi duke mesuar
Dhe djemte duke derguar
Te Sherihu, q'ishte burre
E syri s'i trembej kurre
Miqet u dergojti fjale
Kush eshte trim , le te dale;
Njezet mije kordhetare
Q'i dhane fjale me pare
Me Myslimne u leshuan
Ybejdine e rrethuan;
U ndez me nxit luft' e shkrete
Dhe u vrane shume vete
Myslimi kordhen e xhveshi
Dhe u hoth posi rrebeshi
Armikete duke i prere
E te vrare duke ndere
E beri gjakne kenete
Duke vrare mije tete!
Ybejdi genjeshatre gjeti
Si e pa q'u munt rremeti;
Me genjeshtret te gatuar
Nis Shimrin e mallekuar
Me te tjere te pabese
Ng'ata djajt' e Mavijese
Dualle dhe ulerine
Thane"opop, se c'vine!
Me mije vijn'ushtetare
Prej Shami, po ca me pare
Ndahi e zini shtepite
U there si bagetite!"
Pa njerezi e Qofese
Qe nuk kish shume bese
Me nje here u shperndane
Myslimne vetem e lane!
Po nata, duke nxituar
Me erresire ne duar
Arrin dhe mbulon Myslimne
E shpeton ng'a armiket trimne!
Myslimi rrotull po vinte
Nga te bente nuke dinte
Pa i dergoj perendija
Nj'a dy a tre miqt' e tija
Me ata bashke i miri
Vate te Mehmet Qethiri
I zot' i shtepis' e priti
Me gaz shume i gostiti.
C'esht' e mire miqesija
Ne te tilla te keqija!



********
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 40
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Pezi nga Naim Frasheri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Pezi nga Naim Frasheri   Pezi nga Naim Frasheri - Faqe 3 Icon_minitime12/9/2009, 16:59

#8


Me neseret ne te gdhire
E thirre Mehmet Qethire!
Se armiket kallezuan
Papo erth' e i rrethuan
Me te vature Mehmeti
Prap' u ngrit gjithe qyteti
Ybejd' i kerkoj Myslimne
Dhe Myhtar' e Ibrahimne
Mehmet-Qethiri* ish burre
I tha:" Nuke t'i jap kurre!
Kush me shkel prakn' e shtepise
Me vjen ng'an' e Perendise
Pa vrare mua me pare
Ate s'munt njeri ta marre".
Te tjerete duke dale
Ybejdullah e rrethuan
Mehmet-Qethir' i kerkuan.
E leshoj Mehmet-Qethire
Po i mbajti penk te bire
Nga te paret e Qofese
Djal' i Ebu-Ybejdese,
Myhtari , trim' i vertet
Mblodhi dhe shoke tridhjete
E poqi Mehmet Qethire
I tha te nxjerre te bire
Pa te mblidhene te tere
Gjithe bashke duke bere
Edhe Qofene t'a lene
Te gjejne imam Hysene
Si duhete te leftojne
Armikete t'i debojne
Keta keto fjale thane
Po kur nga Shami u dhane
Dhjete mije ushtetare
Amire kishin te pare
Ay Ybejd' i peshtire
E therret Mehmet Qethire
Ay me mije tridhjete
Niset e hyn brenda vete
Ybejdi e shan me pare
Ay heq kordhen e lare
E se prapsmi i rane
Mehmet Qethiri u bije;
Katr' a pese poshte shtije
Pastaj te tjeret i rane
Te gjithe bashk' erdh' e vrane!
Si u vra Mehmet -Qethiri
Mbi ta u vervit i biri
Vrau disa, pa e vrane
E te gjalle nuk' e lane
Te tjerete u vervitne
Ushterite u goditne
Ate dite aq u vrane
Sa numure nuke kane!
Gjithe Qofeja u shua!
U be gjaku si perrua!
Ata qe mben' u perndane
Prape Myslimne e lane;
I varferi ngado vinte
Me tufe armikesh binte
Nuke dilte dot nga qyteti
Se ish rrethuar' i shkreti;
Armikete e pane
Dhe ju qepn' e pas i rane;
Domosdo kalit i zbriti
Dhe u fsheh e ze me s'qiti
Ybejdi tha:" Kush ta gjejne
Dhe vinj' e ta rrefenje
Dot ' i jap c'gje te kerkojne
Pa ay qe te guxojne
E me shtepi ta kellasi
Vete vehtene te vrase!"



Mehmet-Qethiri * ----- Ketu e me pas emrin e gjejme me vize ndarese: -

Si u err, u be sketerre;
Del andej Myslim' i mjere
Edhe vete me nje krua
Kur atje na gjen nje grua;
Ish nje plakez' e drobitur
E fishkur', e perzhitur
E kish afer krojt shtepine
Plaka, q'ish me Perendine;
Ajo me shtepi e kalli
Se s'kishte pjese nga djalli
Donte Muhamet-Aline
Andaj ja hapi shtepine.
Myslim' i gjor' ate nate
u mejtua gjer' e gjate
I erdhi ner ment femija
Edhe djemthit' e shtepija
Dhe Hysejni , qe po vinte
E ne rrezik te math binte
Pa qau e psheretiti,
Pothua shpresen e ngriti
I vane lotte lume,
Pa se zu i shkreti gjume;
Plakez' e varfer qante
Me shpres' e gjora e mbante
Edhe fjalene s'e priste
me ze te unjete fliste
Djal' i plakes i pabese
Qe rrij zjuarre ne shtrese
Fjalete dyke degjuar
I paudhe', i mallekuar
Me neseret kallezojti,
E te gjitha i tregojti!
Ybejdi vesh mir' e mori
Dhe Mehmet-Eshathne nxorri
Armikete me vrap vine
Edh' e rrethojne shtepine!
Myslimi armete mori
Edhe kordhene e nxorri
Del me vertik shum' e shtije
Me s'vuri re se ku bije!
Nj'a dyqint armik' i preu
Te tjeret gjith' i theu
Po ata me shume u shtuan
Gjithe bashke e rrethuan
Pa i rane me shigjeta
Edhe me ushtat' e shkreta
Ca me shpat' e ca me gure;
Koken e ballet ja cane
Te dy krahet ja thane
Dhe kraherore ja cpuan
E shume her' e rrezuan,
Krahet i vuri nje muri
Beqir Hamrani i shturi
Buzene ja pret me shpate.
Nje tjatr' i ra me sepate.
me gjithe keto Myslimi
U hoth serish si zok trimi,
Beqirit nje her' i bije
Te vdekur mbi dhet e shtije,
Po cdo plag' ish bere krua
Gjaku i vij si perrua
Prape ate mure zuri
Edhe krahete i vuri
Armikete rreth i vane
E serish sa munt' i rane.
Myslimi atje qendrojti
E nje uje u kerkojti,
Ata uje nuk' i dhane
Po serish te gjith' i rane
Tek behej ajo rremuje
Nje grua i pruri uje.
Myslimi vate ta pinte
Po gjaku ritht' e s'e linte
Rrithte gjaku gjithe vale
Zot' i math te qofshim fale!




******

Nje armik me usht' i bije
Ne dhet posi lisn' e shtije
Pa te tjeret e zune
Ybejdullahut ja shpune
Ybejdullahu ju kthye
I tha:" Perse ngrite krye?"
Myslim' i tha :" Ju u ngritte.
E njerezit' e mahnite
late Muhamet Aline
Per Mavijene faqezine
Late dhe imam Hysene
Edhe zute Jezit qene".
Ybejti tha:" Pa e nxirrni
Tani kryete t'i mirrni".
Myslimi tha :" Nga Meqeja
Ne ka a nga Medineja
Ndonje ketu , le te dale
Se do t'i them dy-tre fjale".
Ymer' i Sadit vate
Dyje thene:" C'fjale pate?"
I tha :" Kam pakeze hua
Ketu, qe m'i dhane mua
Shitni kalin e i lani
Nene barre mos me mbani;
Imam Hysenit t'i shkruash
Me tha Myslimi t'i thuash
Te mos dale nga Meqeja
Se s'paska bese Qofeja".
Keshtu tha Myslim' i mjere
Dhe psheretiti nje here
Me nuke kish fuqi trimi;
Gjaku i vij si burimi!
Syn' e kish te vagelluar
Dhe trupne te dobetuar!
Me nje ushteri te tere
I vetem lufte kish bere!
Ybejdi po e degjonte
Edhe ne syt' e shikonte
Myslimi mbaroj te flase
Ay tha: " Kush do ta vrase?"
Armikete gjith' i thane
Ky q'i vrau dije t'ane
E kish vrare Beqire
Pa rrefyene te bire
Ky Myslimn' e gjor' e mori
Nga rremeti jasht' e nxorri
Pastaj ju mat njehere
Koken e kish te prere
Pa kur i shfaqet nje hije
Kordha nga dora i bije
Pa iku, se u tmerrua
Tha "Popo, c'me gjeti mua"
Pastaj te tjeret vane
Po ate hijen e pane
Dhe u trembn, u tmerruan
Papo e lane dhe shkuan
Ybejdi gjith' i shau
U tha : " Nga frika u ngjau"
Pa te gjithe bashk' vane,
Me vrap i rane dh' e vrane.
Myslim, o lule , sa hoqe
Per nje te drejt' u perpoqe!
Le femijen dhe shtepine
Zure dhen' e Perendine!
O shoke, qani Myslimne
Qani, qani me lot trimne!
Se me s'pjell mem' e mjere
Ate trim tjatere here!




*********

Ybejdi po me s'menojti,
Ne Shamn kryet' i dergojti
Te rrefente trimerine!
Te gezonte faqezine!
Pastaj te dy djemte donte
Gjithe boten e shtrenbonte
Sherihu u ngrit pa gdhire
Dhe nisi me te bire
I tha:" Sonte prej Qofeje
Tregetare prej Meqeje
Dalen per udhe , po shihi
Pa u ep djemte t'i shpijen
Dhe kart'andej te na bijen".
Kshu tha, pa derdhi florinjte
Djemet' u mbushi pelqinjte
Edhe ve' u mallengjye
E zemera ju zberthye.
Djali s'i gjet tregetaret
Se ikene kusaret
Pa kerkoj e s'i gjeti
Kishin ikur nga qyteti
Me te hapur ish dhe dita
Po vinte nga Zoti drita
Ay djali i mesojti
Pas atyre i dergojti
Djemt' ata po i kerkonin
Dhe sa muntnine nxitonin
Po armikete i zune
Ybejdullahut ja shpune,
Pa u lidhi kembe e duar,
Te dy i mbylli ne quar.
Qanine foshnjat' e mjera
N'ate burg , q'ish si sketerra
Hapesmbajtes' ish me bese
E mori nde sy te vdese;
Tha me ment, : Me te rronj s'dua"
Dhe derese ju leshua
Kshu u mejtua Meshquri,
Se ish shpirtmire burri.
Ne mest te nates i mori
Jashte qytetit i nxori,
Pa me t'a bashke qendrojti
Per cdo pune i mesojti
U tha:" Akeku te vini
e kaqe kohe te rrini,
Akecilene te gjeni
E punene t'u rrefeni
Se ay njeri esht' imi,
Vella me bes' eshte trimi".
Kshu tha, dh'u mejtua caze
Pa nxjerr u ep nje unaze
Dhe u thote:"Po t'a shohe
Kete, ay do t'anjohe".
Kur shpeton nga kuvlija
C'ndjen zogu ne shpirt te tija?
Ne zemeret te gezuar
Ndjen lirin' e deshiruar;
ashtu dhe djemthit' e mjere,
u gezuan kete here
Muarren udhen' e shkuan
Nga mundimete shpetuan,
Si engjellite nxitonin,
Neper ere fluturonin
Leshrat i kishin prej ari,
Veshtrimn' e tyre prej zjarri
Me frike shume nxitonin
Kishin shprese te shpetonin,
Ne verset te foshnjerise
I zu breng ' e djallezise,
N'ate te bukure balle
C'u kish shkruar Zoti valle?


********

Ybejdi keto i mesojti
Se djalli ja kallezojti,
Meshqur' e gjore e vrane
Dhe njerez shume i perndane
Gjithe udhete i zune
E bene te madhe pune
Engjelli u paska thene
Qe udhete jane zene
Ibrahimi me Myftare
U kthyen duke qare.
Dielli ishte me te ngrysur
Vendi ish i ter' i qete
Hena ish pesembedjete
Papo epte shume drite
Edhe nata ish si dite.
Ata te dyth po nxitonin
Dhe ktheheshin e veshtronin.
Lisi, pema, shkarpa , druri,
Fleta, dega, maja, guri,
Perronj, rrekeja , mocali,
Fushate , gjetete , mali,
Te gjitha i frikesonin;
U vij sikur i veshtronin
Zemer' i bardhez' u rrihte,
Njeri-tjatrine shihte
Gjith' u dukeshin gogole
Po me goje nuk' u fole,
I pandehnine armike
Papo u vij shume frike
Djerse te ftohta u binin,
Nuke dijne nga te vinin!
Nje flete te piperinte
Gjaku i foshnjave u ngrinte!
Te gjorethite sa ndeze!
Pa kur Zoti dha mengjez
Te dy djemthit' u qatuan
Ndejne pak u qetuan
Dhe me zemere te qete
Thoshine: "Zot i vertete!"


******
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 40
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Pezi nga Naim Frasheri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Pezi nga Naim Frasheri   Pezi nga Naim Frasheri - Faqe 3 Icon_minitime12/9/2009, 17:00

Nga mengjezi i gezuan
Se po nga frika
shpetuan,
Nata ka te rende hije,
Ne te madhe frike bije;
Kur vjen e
shkreteza nate,
Drurete duken lugate!
Gjithe te vdekurit ngrihen
E
prapa gureve pshihen!
Here qajne, here qeshin,
Here llerete
perveshin!
Keto i ben frik' e shkrete
Pa s'esht' asnje e vertet
Te dy
djemthit u clodhe,
Dhe mendjene pak' e mblodhe,
Te varferite c'i
gjeti
Erdhe prape te qyteti!
Ne nje kopshe hyn' u pshehne,
Dhe qent' i
pan e s'u lehne!
Se qeni eshte m'i mire
Nga njeriu pa meshire
Kur nje
plake sherbetore
Erth' e i mori perdore
Dhe tek zonja i shpuri,
Brenda
ne nje dhome i vuri.
Vate zonja dhe i biri,
Dhe sherbetor i miri,
Te dy
engjellit' i pane
Dhe uj' e bukez u dhane.
Qau zonj' e shtepise
Per
brenget e foshnjerise.
Mbremanet i shoqi erdhi
Helmine nga goja
derdhi!
Tha :" Na u shua qyteti
Njeri nga trimate s'mbeti,
Ate te madhe
e vrane,
Po s'di djemt' e tij ku vane!
Brenge te madhe na prune
Nuk' e
di dot a i zune;
Pa e zeza do t'i prese!"
Kshu tha Harith' i
pabese!
Femijen e kish te mire,
E vet' ish shpirt shellire,
Qysh ish
mbledhur perendija
Me nje vent , dhe djallezija!
Te keqe enderre
pane
Djemt' e varfere pa qane;
I paudhi i degjojti
Dhe punene e
kupetojti!
U ngrit e me nat' i mori
N'anet te lumit i nxorri
Qiti
kordhene t'i priste!
Edhe ish gati t'i vriste.
Po djali me
sherbetore
Erdhe pas ata te gjore
Dhe e shoqja duke qare
Per Ibrahimn'
e Myhtare
Edh' e zun' e nuk ' e linin,
Duarte mu djemt' i vinin,
Ay
djall ' u zemerua
Edhe aq' u keqesua,
Sa , si pa qe s' hiqnin
dore,
Pret djalen e sherbetore!
Dhe gruan e plagosi,
Punen' e atyr' e
sosi!
Pa djemet koken u preu
Djalle nuk' e piu dheu!
Trupat i hodhi ne
lume,
Oh, e keq' e madhe shume!
Popo , c'beri faqeziu!
S'ishte pune
prej njeriu!


*****
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 40
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Pezi nga Naim Frasheri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Pezi nga Naim Frasheri   Pezi nga Naim Frasheri - Faqe 3 Icon_minitime12/9/2009, 17:03

Kokete Ybejdullahut
Ja pruri si zoqt' e gjahut!
Ybejdi u zemerua
I tha:" Pa pyetur mua,
Pse e bere kete pune?
Te tille emre* s'dhashe une
Pse i vrave? Pa me thua?
Djemt' une nga ti i dua!"
"Merreni , tha mos e lini!
Nxirreni jasht' edh' e vrini!"
Njerezit me vrap e zune
Tek kish vrar' ata e shpune
Kur pane dhe dy te tjere
Atje te vrar' e te ndere,
Pan' dhe gruane e vrare,
Mesuane c'gje kish ngjare
Pa shume u zemeruan
E nemne dh' e mallekuan
Pasandaj te gjith' i rane
Atje tek kish vrare e vrane!
Hiqu, djall, nga njerezija;
Me te shofte Perendija!
Djall' eshte njeriu vete,
Kur nuk' eshte i vertete,
Te tera c'jane anembane
Te njeriu gjithe jane!
Zot' i math me miresite.
Dhe djalli me djallezite.



emre*----- Urdher , porosi

#9


Qasuni, shoke , te qajme,
E zi pasketaj te mbajme
Per dhembbjet t'Ali-Abase
Se ju qasme Qerbelase!
Thote peshe* Qerbelaja
Edhe te ngjaret' e saja
Njerezine e peshojne
Te vertetene tregojne;
Kejo e rrefen njerine
Miresin' e ligesine;
Me nj'ane ' eshte Perendija
E drejta dhe njerezija,
M'anet tjatre djallezija
Turpete e ligesite;
Njeri esht' Zot i vertete
E tjatri djalli vete
jane mbledhure te tere
ke te duash, ata zere.
Ay, qe merr ligesite
Nuke del kurre ne drite.
Zot' i vertete me djalle
Behene nje kurre valle?
E mira eshte Perendija
Djalli eshte ligesija
Keto ngjarje na rrefejne
E mira dh' e liga c'vlejne;
S'dalene balle-per-balle
Judha dhe Krisht' i gjalle
Syfjani me Muhamene
Aliu me Mavijene
E Mervani me Hasane;
Pa ngjarje ne mest po s'kane
Hinduja me Fatimene
E Jeziti me Hysene
Ligesija me te miren
E drita me erresiren .
Po gjith' i jane mesime
Njerezise per durime;
C'hoqne zoterinjte tane
Ne mesime na i lane:
Te keqijat t'i durojme
E ne te mos i punojme;
Se ata nuk' i punuan
Dhe hoqne shum' e duruan.
Zoterinj! u qofsha fale;
Qe e ndate me nje fjale,
Ligesise nem' i dhate
Miresis' i dhat' urate.


Thote peshe*----- Peshon shume

Jeziti i mallekuar
ishte dehur' e terbuar,
Ish i zi posi kercuri
Dhe zemren e kish prej guri,
Ishte shum' i shemetuar,
Dhe fare i pamesuar
Shum' i lik ish i ndyre
Qe djalli n'ate fytyre!
Syfjanasit e mesuan,
Se djajt' atyre u shkruan,
Q'e la imami Meqene
E vate te zij Qofene,
I mblidhi gjithe Jeziti
Botene ne kemb' e ngriti;
Ybejdullahut i shkruan
Me levdata e mburruan
Shum' fjale gje e mite,
Dhe te gjitha madherite
E terbuan fare qene
Qe te vrit imam Hysene!
Ushteri mblodh' e derguan,
Fuqine shume ja shtuan!
Ymer' i Sadi Vekasit
Ish i lik si Amir' i Asit
I doj shume madherite
Andaj genjehej me mite.
Ybejdi me shok' e thirri
I tha:" Ti , qe je m'i miri
Te marc shume ushtetare
E te jesh mi gjith' i pare,
Te vec e te zesh Hysene,
Ne do qe ta kesh mik mbrene".


****

Ymeri s'deshi t'a marre
permbi vehte kete barre,
Tha:" Kete s'e bej dot une ,
Shum' e madh' eshte kjo pune;
Kam frike nga Perendija
Edhe turp nga njerezija,
S'munt ta nxinj faqene time,
Shpirtin ta hedh ner mundime".
Keta Ymerit i dhane
Rijen' e Taberistane,
Te tija ato t'i kete
E nen' urdhere perjete!
Nga e verteta u kthye,
I nemuri u genjye!
Ty, o lakemim i shkrete,
Te shofte Zotth' i vertete!
Mbi mijera ushtetare
U be Ymeri i pare,
Edhe me s'e nxij qyteti
Ish ngrihure posi mbreti!
U leshuan nga shtepija,
Pa i thote djal' i tija:
"Ti te vrac imam Hysene,
S'bere ti me shoket bene?
Edhe karte nuk' i shkrove?
Te vij ketu s'e kerkove?
Mos je foshnje sot a djale ,
Qe te kethesh bes' e fjale!
Per ta fituar gjene,
Te na ndysh farene tene!
Te na mbese mallekimi
Perjete edhe mundimi!
Turp te math ke per te lene
Edhe neme ne fis tene
Se djalen' e fatimese
Per te bir' e Mavijese!
Sa e doj yt' at' Aline!
E kishte si Perendine!
Kurre nuke ndahej soje,
Gjithenje e zinte ngoje.
Le besen e Perendine
Edhe ze makuterine,
Qe eshte gje e peshtire
Kurre fundi s'i del mire!"
Keto fjale i tha i biri,
Se ndryshe po s'thot' i miri.



****

Djali tjatere i thote :
"C'e degjon kete! flet kote,
Ti veshtro punene tende,
Se po te fale dy vende."
Ymeri me s'u mejtua
Tha, "Ju mos me mesoni mua"
Kshu e mbyti babezija
La menjane Perendine
Edhe mori ushterine;
Ndau dy mij' ushtetare
Pa Hyrre vuri te pare
Dhe te tjere njerez vuri
Gjithe vendete i zuri,
Udhet te tera i prene
Te mos' vine' e te mos vene
Ushterin' e kishte ndare
Hyrre e dergoj te pare.
Imam Hyseni po vinte
Njerezija mbas i vinte,
Edhe foshnjate dhe grate,
Plakate edhe te rate
Ati zoti pas i rane
Prej gezimit me lot qane.
Ish i bir' i Fatimese
Q'i kishine prure bese,
Ishte drit' e Perendise
Mburronjes i njerezise
Te vertetene mburronte,
Njerine doj t'a shpetonte.
Pa Firisdik vjershetore
E gjet' mb'udh' imamn ' i gjori
J'u fal' e shume u gezua
Qau me lot posi grua
I tha :"Drite e gjithesise
Hij' e lart' e Perendise
Mos i sill bese Qofese,
Jane njerez te pabese".
Imami kartera shkrojti
Njeri ne Qofe dergojti
Ate te varfer' e zune,
Ybejdullahut ja shpune,
E nxuarre duke share
Pa pyeture e vare!
Imami hoqi Zehire
Q'ishte njeri shum' i mire
Kish besuar Perendine
Dhe doj Muhamet-Aline
Imam Hysene Zehiri
Duke pare , me gaz thirri ,
Pa i tha : " Vinj prej Meqeje
E pasketaj s'ndahem teje".
Kshu tha njeriu me bese,
Se kish njerezije pjese.


*******

Andej ne Sheik arritne,
Ate nate atje zbritne
Ymer Sadi kish derguar
Njeri e karte kish shkruar,
Kete njeri qe vinte
E gjeme te madhe shpinte
Me neseret mb'udh' e hasne
Dhe te zoti yn' e qasne,
I dha karteren ne dore
Ne zemert i vu debore!
Karta thosh:" MYslimn e vrane
Dhe miqt' e tij ja shperndane
Koken ne Sham ia derguan
Dhe djemt' e tij shume vuan;
Pastaj armiket i gjene
Te dyve kryet u prene
Pune shume kane ngjare,
Shume njerez jane vrare!
Tani merzite Qofene
Dhe mos e lere Meqene
Myslimi kshu pat thene
Pa prere gojen e zene".
Keshtu thoshte kart' e shkrete
Imami me ze te qete
Kerkoj kartene dhe mbeti
Pa tha "Opop, c'na gjeti!"
Dhe qau me ngasherime
Ne zemret ndjeu nje lime
E tere femija qane
Dhe ne zi te madhe rane!
Per djemthit' e per Myslime
S'e mbanin dot mallengjimne!
Vashat e djemt' e Myslimit
Nga dhembjet' e hidherimit
Qanine me ngasherime
Me lot e me psheretime!
C'u prune te madhe gjeme
Armikete, pacin neme.
Njerezija erdh' e vane
Imam Hysejne e pane,
Dhe i kishin dhene bese;
Sicili me te te mbese
Posa u hap keto fjale
Te shumet muarren male;
Ata te liqte u ndane,
E sicili shkoj menjane
Te miret pas i rane
Edhe vetem nuk' e lane
Imami u tha:" Te shkoni,
Nuke dua te qendroni,
Kush e merr ne sy te vdese,
Ay me mua te mbese".
Papo te shumete shkuan
E te pakete qendruan.
Kshu shkuan dy a tri dite
Sa u ndane miresite;
Edhe ligesit' u ndane
E me tjatre ane vane.
Shume njerez erdh' i thane:
"Armikete shume jane
Dhe vendet i kane zene
Asnje udhe s'kane lene,
Po vine si mizerija
Nem' u dhente perendija
Kthehu prape nga Meqeja
Se s'eshte nd'udhe Qofeja".
Ata gjithe kshu i thane
Se rrezikne mir'e pane
Po nuk' e lij vetedija
"Si ta benje Perendija,
Tha, " Se une s'munt te kthehem
Si foshnje nuku rrefehem".


*****

Kshu tha imam' i vertet
Ay ish Aliu vete,
Muarre udh' e pake
Prej Qofeje fill' e flake
Hyrri me gjithe ushterine
Imamit kundrejt i vine,
Dhe posa ja zuri syri
U gezua shume Hyrri,
I la shokete merguar
Dhe erdhi duke gezuar
Imam' i tha: "Pa me thua
Erdhe te leftoc me mua?
A per ndihm' e per te mire?
Me c'qellim e me c'deshire?"
Ay i tha : "Jam mik une,"
Dhe ju derth i puthi gjune
Pa i tha: "Besonj Aline,
Si besonj dhe Perendine,
Po te lutem, kthehu prape,
Pa Zoti si te ta ape;
Nxirre nga mendja Qofene,
Hiq serish zere meqene,
Se njerezit e Qofese
Kurre s'mbajne fjal' e bese
ndryshe, dhe po jane vrare
Kete her' edhe me pare
Njeri s'ka mbetur me bese
Pasketaj te mos kesh shprese!
Mua me vjen shume frike
Te lutem , kthehu dhe ike;
Se po vine mizerija
Qe i shofte Perendija!"
Hyrrit imami i thote:
S'kthehem, se qeshem ne bote,
S'jam kthyer praptazi kurre,
Do te vdes ketu si burre!
Nga udh' e Zotit n'u u kthefsha,
Kembene mb' udhez' e thefsha!
Per te verteten po digjem,
Per udhet te Perendise,
Per shpetimt te njerezije!
Vdekjen perpara e kemi ,
Perjete ketu po s'jemi,
Nje her' as po do te vdesim?
Sonte! ne per se te mbesim?
Se me syt' e mij sot une,
Nuk' e shoh dot kete pune!
A do te shpetonj njerine,
Te ve bese njerezine
Apo ketu do te bije
Njeriut kshu i ka hije."



*********

Kshu tha imam i vertete
Me zemere shume te qete.
Hyrri tha : "Kjo esht' e vertete,
Po sot s'mbeti gje ne jete
Te mirene nuk' e njohin
Te vertetene s'e shohin
Po mbreteron marrezija,
Nuke ka duk urtesija,
Thuaj fjale sa te duash
Dem' e kote do te vuash!
I ka verbuare frika
Edhe u ka rene pika!
Hiq' e me zere Meqene
Leri, ne djallt le te vene
Ta mbarojne c'kane zene
Se keshtu qeneka thene!
Je me gra e me femije
Po kejo pune s'ka shije
Perpara nje mizerije
E ndaj kaqe ligesije
C'munt te benje e verteta?
Eshte permbysure jeta!
Me derguane per te zene
Mua, nuke per te lene;
Po ne me te bere nate
Nuke bijem ketu njate,
Do ta mergonj ushterine,
Punene te mos e dine;
Ju ngrihi prem' e mos flini
Dhe ikeni e mos rrini."
Kshu i tha dh' e bindi Hyrri,
Fjalene ja hengri syri
Me te ngrysure u ngrine
U kthyene dhe po vine
Lane udhen e Qofese
E j'u kthyen Meqese
Po nat' e shkret' ishte sterre
Edhe qielli sketerre
Ne te zi ishine veshur;
Ishin vrenjtur, s'kishin qeshur!
Qiejte me lot po qanin
Edhe yjte zine mbanin
Hena ish pshjelle ne reze,
Jeta ish e ter' e zeze!
Vec vetetima ju ndinte
Ne t'erret fare s'i linte
Vetetimate po ndrinin,
Zemerate psheretinin!
Edhe gjemimi kercitte
Gjithe dhene e trenditte!



*******

I ishin nisur Meqese ,
Femijez' e Fatimese
Po ne ate erresire
Udhene s'e gjejne mire!
Pa me tjater' udhe rane
E vane me tjater ane!
S'kishin marre udhe mire,
Nata ishte me te gdhire
Kal' i imamit qendrojti!
Nguli kembet' e me s'shkojti
Dhe sa mundi shkrefetiti;
Me ze te math hingelliti!
O mos kafshez' e uruar
E thena te ka ndaluar!
Aty n'ate vent u bene
Punerate q'ishin thene!
Zoti yne s'di c'permendi
Tha , : " C' i thone keti vendi?"
"Keti vendi anembane
Qerbela ! i thane
Tha :" Zoti paste levdate !
Fjala qe ka then' im ate!"
Ahere me nuku priti
Po me vrap nga kali zbriti!
Ngriti kryete perpjete
Edhe tha : " Zot' i vertete,
Urdheri yt u mbarofte
Edhe fjala jote shkofte!"
Kshu tha edhe puthi dhene
Shokete e pane dhe mbene!
Atje i shpu Perendija!
Pa zbriti gjithe femija
Po dhe ne Meqe te vinte
Armiku nuk e linte!
I vellaj , q'u hoq menjane
Perse te gjalle s'e lane?
C'u beri imam Hasani,
Q'i dha helmine Mervani ?!
Kudo t'ish e c'do te bente
E dij q'ajo do ta gjente!
Popo , se c'kane punuar
Armikete e mallekuar
Per djemthit e Fatimese,
Kurre mos pacin ndjese!
Dita ishte duke hapur
Edhe drita duke capur,
Erresira ish mbaruar
Se u bene s'ishin shkruar!
Dielli nga mali dolli
Ditene mbi dhet' e solli
Dielli nga ajo dite
Me te mos dheneke drite!
Te perendonte perjete!
Qielli te mbetej shkrete
E dita me te mos vinte
Dheu ne t ' erret te binte
Yjte te qene perpjekur,
Njerezit te kishin vdekur!
O moj hene jetegjate
Ti, kur s'ndrite ate nate
Me te mos ndritkeshe kurre,
Po te nxiheshe si ure
Gjellimi te kish pushuar
Jeta te ish mbaruar
Zot' i math, perse duronje
As po gjith' i pervelojne;
S'e pandeh te jesh i gjore
E te mos kesh gje ne dore
Edhe e tere kjo jete
Te jete pa zot, e shkrete.
Drit' e lart' e miresise
Shtyll' e gjithe njerezise
Bashke me shokete e tija
U fale te Perendija.



********
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 40
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Pezi nga Naim Frasheri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Pezi nga Naim Frasheri   Pezi nga Naim Frasheri - Faqe 3 Icon_minitime12/9/2009, 17:05

Atje rane, pa kur pane
Rreth e rrotull Qerbelane
Armiket' e mallekuar
E paskeshine rrethuar.
Me nje vent te lart' u mblodhe
Ndenjne pake e u clodhe,
Pa gjithe punene e zune
C'do gje ne radhe e vune,
Tendete atje i ngrehne;
Armikete gjith' u pshehne
Vent te mire shume zune
E mbaruane ate pune
Grat' e foshnjate me nj'ane
M'anet tjater burrat vane
Nisete me shok Ymeri
Q'ish nderkryere si derri
Erdhi te imam Hyseni
Duke hiruar si qeni
Afere tendese zbriti
Imami u ngrit e priti,
Pa i tha :"Per te leftuar
Ke ardhur, duke harruar
Miqesin' e Perendise
Edhe Muhamet Aline?
Ti vete nuke me shkrove?
Ne Qofe mua s'me ftove?
Se pari ju me kerkuat
Tani besen e harruat,
Nuk' e di , o jetegjate
Sa na doj neve yt' ate?
Ay ty kshu te la fjale
Sa qe gjall' kur ishte djale
Gjyshi im u vuri bese
A i at' i Mavijese?
Ate te parene tene
S'mbani ment c'u ka thene?
E late besen e fene
Edhe zute Mavijene!
Mire bet' e bukur bete,
Se u muarrene gjete!
Po mua pse me genjyete?
Pa tani besen e kthyet!
Me shkruate e me thate
Te vinj me dit' e me nate,
T'u shpetonj nga roberija
E nga gjithe ligesija
Pandeh se dua fitime
A punonj per vehtet time?
Une per ju po perpiqem
Dhe pervelohem e digjem
Nuk' e dini c' kane bere
Syfjanasite te tere?
Jezitit i vute bese!
Qe me te gjalle t'u vdese!
Une kam shume durime
Po eshte me qafet time
Dhe shpetim' i Perendise.
S'e kane fajne te tjere
Po ju , qe jini blere
Se ndere e kini shitur
Te Jeziti i merzitur;
Shpirtine tuaj e shitte
Dhe njerezit' i robitte
S'u ka mbetur as vetije
As zemere , as vetedije!
Boten ju me qaf' e kini
Ndaj Zotit qysh do te vini?
Cdo pune qe ben ne jete
E gjen te Zot ' i vertet
Te liga na bete kaqe,
Prape une dua paqe,
Pa juve
luftene zute
Paqene ne dhet' e vute
Ku eshte vellazerija
Qe na fali Perendija?
Vere ne vesht kete fjale
Se nje here do te dale:
Kete qe me beni mua
E kini per jete hua,
Do ta hiqni ndonjehere
Zoti nuke do ta lere
Mua bemeni c'te doni
Po njerezine mejtoni."


********


Kshu tha imam' i vertete
I qofshim fale perjete
Ymeri u turperua
Edhe ndenj' e u mejtua
Tha :"Keto, t'u ngjatte jeta
Jane te gjitha te verteta
Po fuqi e gje e shkrete
S'do pun' e muntkan ne jete
Dh' e drejta edh'e verteta
Mbetkan fare te shkreta
Paska fuqi djallezija
Sa s'e muntka urtesija
Te gjithe nuk' e durojme
Jezitne, dh'e mallekojme
Qe prishi besen e fene
Na vuri ne goje frene
Edh' e mbyti krejt lirine
Beri lige ligesine
Gje ne jete nuke mbeti
Nga c'pat bere Muhameti
Jeziti esht' egersire
E dime dhe ne fort mire
U be mbret, e mbret mundonjes
Edhe prishes e shkretonjes
Lig' ay ka djallezine
S'do ta dije miresine
S'ka pjese prej njerezije
As frike s'ka Perendije
Po punete kshu u bene
Nuk' e di pse qenka thene
Gjith' u bene egersire
Eshte keq njerith' i mire
Se eshte dit' e te ligut
Kane nder punet' e shtrigut;
Djallezija vete mbane
Se drejtes s'i mbet as fare
Nve nje frike' e shprese
Na bene kshu te pabese
Ti po mundohesh per neve
Qe t'u heqc zgjedhene qeve,
Po ne jemi te liq vete
Po na mundojne si qete
Dhe puna si eshte bere
Njeriu s'di nga t'a zere."
Kshu tha Ymer i mahnitur
Po besen e kishte shitur
Keto pun' ata i bene
Pa nuk' eshte se ish thene
Ate dite dite keto thane
Ndenjne pake, pa u ndane.




******

# 10



Zoti yne me Ymer
U poqn' aty shume here
Edhe shume fjale thane
Po punene nuk' e ndane
Pastaj erdhe me Ymere
Dhe shume shoke te tjere
Pa u tha imam Hyseni:
"Ju zoterinj, si e gjeni?
Une u them , mos me ngini
Ne punet time me lini
Te kethehem nga Meqeja
E te marr nga Medineja
Te rri ne punezen time
Se kam hequr mjaft mundime
Ketu po juve me prute
Ne keto brenge me shtute;
A ne daci ne Sham vemi
Se frike nga njeri s'kemi
Pa te shoh c'thote Jeziti
kjo madheri nga i zbriti
Po ne Qofe kete here
S'vete, se esht' e perzjere
Ju punen tuaj veshtroni
Edhe beni si te doni
E cilene te pelqeni."
Kshu tha imam Hyseni
Ata "Fare mire" thane.
Fjalene ketu e lane
Ybejdullahut i shkruan
Keto gjera ja treguan.
Po Ybejdi , derr i derrit'
I pergjigjet Ymerit,
I thote :" Ju mos me menoni
Imam Hysenit i thoni
Jezitne per mbret ta njohe
Dhe punen e vet te shohe;
Pastaj karte me dergoni
E c'te thote me tregoni."
Ybejdi kshu kish shkruar
Djalli qoft' i mallekua.
Keta me karte u derdhe
Te imam Hysene erdhe
Karten ne dore ja dhane
Edhe " C'na thua?" i thane
Imam Hyseni tha :" Une
Nuke njoh te tille pune,
Botes' i dhane lirine
Duke ngrehur paresine
Te zgjedhene nje te pare
Dhe te urte , jo te marre;
Lakemimet, madherite
Te ligate , rendesite
Gjakerate, marrezine,
Mundimete, roberine
Te gjitha i kemi ndere,
Te paudhate i shtume,
Ligesite i perzume;
Njerin' e lame te lire
Te benje si eshte mire,
Keto me shume mundime
U ben' e me hidherime
Syfjanasit zune frone
Edhe me s'dine c'te thone
Me pahir gjith' i rrembyen
Edhe besen e c'kembyen
Njerezine e mundojne
E rrjepin' e pervelojne;
Udhen e Zotit e lane
Te paudhen bese kane
C'o bejne e c'kane bere
Juve ju i dini te tere
Po ta njoh mbret Jezitn' une
Si thoni , me te perdhune,
E te behem rob' i tija
Marr pjese nga ligesija
Pastaj gjithe marrezite
Dhe demet' e pabesise
E djallezine e tere
Merret vesh, q'une kam bere;
Posa ta njoh mbreterine
E le shkrete njerezine
Se veme mbret ligesite
Dhe te pare djallezite;
Djallezija eshte vete
Jeziti ne kete jete!
Pa s'i le dot miresite
Te benj bese djallezite
Kete fjale mos ma thoni
E keto mos m'i kerkoni
Une s'e njoh, ay vete
Si te doje, le te jete!
Nuk' e le dot Perendine
E te njoh Jeziterine
Se s'turperohem ne jete
Edhe te Zot' i vertete
Pa vdekjene pjes' e kemi
Kemi ardhur, do te vemi,
Po mos u mundoni kote."
Imami keto u thote..


*****

Ay s'kishte shok ne jete,
Ishte si Zot i vertete
Kish te bukure vetije
E te larte vetedije
Zemeren' e kish te qeruar
Dhe fjalene te peshuar
Ata fjalet, qe degjuan
Ybejdullahut ja shkruan
Pa ay u egersua
Edhe shume u ashpersua
Thirri Shimre-Dhil-Xhevshene
Popo, ku e gjeti qene
Qe donte Jeziterine
Ish armik me njerezine
Shimrin' e Shithn' e Nemire
Q'ishin fjeshte egersire
Kelyshet e mavijese
Te paudh' e te pabese
I dergoj me mije dhjete
Kundrejt Zotit te vertete
U tha:" Ujet t'u prisni
Edhe te gjith t'i vrisni,"
Keta ujet e prene
Dhe me s'i lene te vene.
Hena kishte dite shtate
Kur i lane buzethate
Dielli te pervelonte
Njeriu pa uje s'rronte
Foshnjate me lot qanin
Dhe zi merate mbanin
Abas-Aliu del vete
Mori shoke pesedhjete
Pa drejt lumit u leshua
Edhe shum' u zemerua
Tha:" E mbani ment nje dite
Q'ishin te dy ushterite
Edhe ahere tim' ate
Juve pa uje e late;
Ay ujet kur e zuri
Garth si juve nuke vuri,
Po u tha :" Te mos harroni,
Kete pune ja mejtoni."
Per kete dit' u ka thene
Fjalen andaj e ka lene
Ky lume ishte, ky Fyrati
Qe ja ndalonit tim ati."
Kshu tha i bir' i Aliut
N'ushterit te faqeziut
Po ata nuk' e degjonin
Dhe ujet s'e leshonin
keta kordhete i ckule
Edhe me t'i bene vrule
Dhe muarre uj' e prune
Po prape ata e zune
Mije plot gjashtembedhjete
Vune n'at uje te shkrete.
Me neseret dhe nje here
imami kerkoj Ymere
i thane pake te dale
Do t'i thote dy- tri fjale
Pa u poqne me Ymere
Imam' i tha kete here:
Ymer, c'eshte kjo rremuje?
Pse s'lini te marren' uje?
Kemi gra , kemi femije
Ju s'paskeni vetedije;
Foshnjate s'rrine pa uje
Pse e beni , a per buje?
Frike Perendije s'kini?
Juve cfare njerez jini?"
Kshu i tha te qofsha fale
I duhej thene kjo fjale
"Kemi urdher tha Ymeri
C'te benj edhe un' i mjeri
Se pastaj mua me vrasin
Te gjalle ne dhet me kllasin
Me humbasin perjete
Dhe djemte m'i lene te shkrete."
Kshu th dhe u ngrit e iku
I pabes' ishte armiku!

*****

Ay s'kishte shok ne jete,
Ishte si Zot i vertete
Kish te bukure vetije
E te larte vetedije
Zemeren' e kish te qeruar
Dhe fjalene te peshuar
Ata fjalet, qe degjuan
Ybejdullahut ja shkruan
Pa ay u egersua
Edhe shume u ashpersua
Thirri Shimre-Dhil-Xhevshene
Popo, ku e gjeti qene
Qe donte Jeziterine
Ish armik me njerezine
Shimrin' e Shithn' e Nemire
Q'ishin fjeshte egersire
Kelyshet e mavijese
Te paudh' e te pabese
I dergoj me mije dhjete
Kundrejt Zotit te vertete
U tha:" Ujet t'u prisni
Edhe te gjith t'i vrisni,"
Keta ujet e prene
Dhe me s'i lene te vene.
Hena kishte dite shtate
Kur i lane buzethate
Dielli te pervelonte
Njeriu pa uje s'rronte
Foshnjate me lot qanin
Dhe zi merate mbanin
Abas-Aliu del vete
Mori shoke pesedhjete
Pa drejt lumit u leshua
Edhe shum' u zemerua
Tha:" E mbani ment nje dite
Q'ishin te dy ushterite
Edhe ahere tim' ate
Juve pa uje e late;
Ay ujet kur e zuri
Garth si juve nuke vuri,
Po u tha :" Te mos harroni,
Kete pune ja mejtoni."
Per kete dit' u ka thene
Fjalen andaj e ka lene
Ky lume ishte, ky Fyrati
Qe ja ndalonit tim ati."
Kshu tha i bir' i Aliut
N'ushterit te faqeziut
Po ata nuk' e degjonin
Dhe ujet s'e leshonin
keta kordhete i ckule
Edhe me t'i bene vrule
Dhe muarre uj' e prune
Po prape ata e zune
Mije plot gjashtembedhjete
Vune n'at uje te shkrete.
Me neseret dhe nje here
imami kerkoj Ymere
i thane pake te dale
Do t'i thote dy- tri fjale
Pa u poqne me Ymere
Imam' i tha kete here:
Ymer, c'eshte kjo rremuje?
Pse s'lini te marren' uje?
Kemi gra , kemi femije
Ju s'paskeni vetedije;
Foshnjate s'rrine pa uje
Pse e beni , a per buje?
Frike Perendije s'kini?
Juve cfare njerez jini?"
Kshu i tha te qofsha fale
I duhej thene kjo fjale
"Kemi urdher tha Ymeri
C'te benj edhe un' i mjeri
Se pastaj mua me vrasin
Te gjalle ne dhet me kllasin
Me humbasin perjete
Dhe djemte m'i lene te shkrete."
Kshu tha dhe u ngrit e iku
I pabes' ishte armiku!

*****

Si iku andej Ymeri
I vate atje Berjeri
Qe ish nje palk shum' i ndjere
Poqi shoket' e Ymere
U tha shume fjale palku
Se i ish ndezure gjaku
Ymeri i tha :" Me dhane
Rijen e Taberistane
S'e le dot te miren time
E gjithe keto fitime."
Keto fjale i tha Ymeri
Pastaj ju kthye Bejreri
I tha:" O i mallekuar
S'i ke per t'i trasheguar
Vec nemene do te merri."
Kshu tha dhe iku Bejrer
U ngrit Habib-Myzahiri
Dhe dy a tre shoke thirri
Hipne ne kuaj e brodhne
Nder fshatra ndihmes mblodhe;
Habibi, q'isj vet i trete
Mblodhi shike nentedhjete;
Po armiket' e mesuan
Shum' ushtare derguan
Pa udhene ua prene
Nuke donine t'i lene
Pastaj u zu luft e shkrete
E u vrane disa vete
Nga ndihmesit shume rane
Te pakete u perndane
Habibi me shoke iku
Nuk' e zuri dot armike
Erdhe prap' aty tek qene
Nuk' e lan' imam Hysene.
Hen' e shkrete kishte tete
Nata po vinte e qete
E degjuan njerezija
Qe mbat pa uje femija
Dhjete trima pshatare*
Njerez me bes' e te pare
Ne gjithe ate rremuje
U prune fshehtazi uje
Njerezit keta i pane
I njohne cilet jane;
Ata me nuke qendruan
Po lane ujete dhe shkuan
Ih' e gjalle njerezija*
Po s'e lij Jeziterija
Njerine Zot ' i vertete
Nuk' e le fare shkrete.
Me neseret nente hena
Po aferohej e thena
Shimri karte kishte shkruar
Ybejdit ja kish derguar
E i thoshte per Ymere
S'do t'i shtrengonj e t'u bjere
Se s'e harron miqesine
E t'et, qe kish me Aline
Po merr nje karte Ymeri
Nga Ybejdullah shpirtderri
I shkruan :" Fort t'i shtrengoni
Dhe dendure t'i rrethoni
As te hynje , as te dale
Njeri, as t'u thote fjale
Rreth e rrotull t'u vii
Uje fare mos u lini
Pa ti Ymer , ne ke frike
Lere Shimrine dhe ike."
Keto i shkronj Ybejd shpirtderri
Pa u tremb shume Ymeri
Papo me vrap ate dite
I perhapi ushterite
E rrethuan Qerbelane
Njeri te vij nuke lane
Jet' e zez', o jet' e shkrete
Qe s'ke gjeze te vertet!
Ajo femij' e uruar
Qe njeriu e kish ndritua
Te heqe kshu te keqija
Pse i duroj Perendija?
Grate e foshnajte po qanin
Lotte s'muntine t'i mbanin
Burrate gjithe po rrinin
Fundin e punes e dinin.




Pshatare----- Fshatare
Njerezija------Humanizmi

Imam Hysejn brenge shume
U psheh pak' e zuri gjumi
N'enderre pa Perendine
Edhe Muhamet-Aline
Edhe meme Fatimene
Gjthe te mirete c'qene
Pa edhe imam Hasane
Q'i rrij Fatimese prane
E pa te ter' ate jete
Fron' e zotit te vertete
Engjellin duke qare
Me fytyreze te vrare
Menjehere gjith' i thane:
"Po te presin ne ket' ane",
Imam Hyseni u zgjua
Nga enderra u gezua
Po me pastaj psheretiti
Posi shi nje lot' i zbriti
Zejnepa ehde Gjylsyma
Te dyja ngrine si bryma
Q'ishin moterat' e tija
T'ardhura nga Perendija
Pa i mblodhi gjithe grate
Dhe zuri fjale te gjate
U tha :" Te kini durime,
Te jini si burra trime,
Puna sido qe te ngjanje
Nonje nga ju te mos qanje,
Neve na dha Perendija
Kaqe shume te keqija
Qe te shohe sa durojme
E gjer me c'vent e besojme;
Na dha te keqija Zoti
Si edhe te tjere qemoti
Qe pasketaj njerezija
Kur te heqin te keqija
Te mos thone qe s'na deshi
Zoti, po na ther rrebeshi;
Per njerine u perpoqme
Edhe nga njeriu hoqme
Te keqijat qe pame
Njeriut mesim ja lame;
Un' i falem Perendise
Qe ja beri njerezise
Mundimet tona pasqyre
T'i kete me cdo menxyre
Brengen tene te rrefejme
Shpirtine ta perdellejne;
Andaj dhe ju te duroni
Si ne mesim t'i tregoni
Se i duhet njerezise
Qe i beson Perendise
Zemerene mos e ngushtoni
She zotne mos e harroni
Sado te rrojme ne jete
S'shpetojme nga vdekj' e shkrete!"
Imami tha keto fjale
Dhe pushoj, i qofshin fale!
Ahere nj' i mallekuar
Nga armiket, del kaluar
Imamit i tha ca fjale;
Po kur trembet ay kale!
Pa iku dh' e mori zvarre!
Cop' e ben e s'e le fare!
Armiket cudin e pane
Po djallezite s'i lane!
Prap imami fjalen zuri,
Nder zemera durim shturi
Shehre-banun e kish gruan
Q'i vane lotte si krua
Ish njeri i Perendise
Bij' e mbretit te Persise
Dita po ngrysej e shkreta
Nata po vij kembeqeta!


*****

Ybejdi i mallekuar
Prape njerez kish derguar
Pas urdherit qe u prune
Armikete lufte zune!
Imami s'doj te leftonte
Nxori Abaz' u tha :"Sonte
S'mbet kohe qe te leftojme
Gjer nesere te menojme
Armike se pari s'deshne
Dhe fare s'i vuri veshne
Po pastaj dh'ata e pane
Q'u ngrys, e luften e lane.
Imami u tha, pa himne,
Burrate dhe grat' u ndihne
Rreth tendeve dhen' e hapne
E bene te thelle trapne
Pa hodhe shkarpa e gjemba
Qe nuk i shkelte dot kemba
Nje dereze vetem lane;
Pa gjith' imamit i vane.
Zoti yne ate nate
Shokeve u dha urane
U tha fjale fort te mira
E per jete te pavdira;
Pa u tha pastaj ta lene
Dhe te ikin e te vene,
Se me qafe s'munt t'i marre
Sikush te shkoje si me pare;
Ata "Nuk ikim " thane
Dhe nder kembe gjith' i rane
"Neve me ty do te vdesim
Pas teje s'duam te mbesin."
I thane gjith' edhe qane
Pastaj gjithe bashke vane
Te vertetit Zot ju fale
Me zemere , jo me fjale.



******

#11


Nata si lumi po shkonte
Posi zogu fluturonte
Lemsh' i dheut rrotullohej
Rreth diellit e s'qetohej
Edhe si qerthulli kthehej
Me punet te tij rrembehej
Nuke dremite as flinte
ne hapesiret shendinte;
Yjte te gjithe po ndrinin
Vinin rrotull' e lecinin
Marsi, yll' i luftes, plaku
Dukej i kuq posi gjaku!
Yjte e qiellit s'rrine
Dhe njerezit ven' e vine
I shkreti dhe s'rri pa peme
Po ne te gjoret fleme!
Munt te vinje nonje dite
Te bjere dh'ay ne shkite
Nde dhe bije trup' i shkrete
Shpirti te Zot' i vertete!
Vdekja vjen valle t'i cqitnje?
Apo rreth t'i perseritnje?
Ne t'erre pothua jemi!
S'dime nga vim' e ku vemi!
Gjithe shokete qe shkuan
Nje fjaleze s'na derguan!
Nga ay Zot' i vertete
Vemi e vime ne jete!
Ng' ay vime, atje vemi
Tjater gje s'mundim te themi.
Po, te themi , dhe kjo jete
Nuke mbetet kurre shkrete
Pshihete vete i ati
Tek i biri, jetegjati!
Hena hahet e venitet
Pa nis prap' e perseritet;
Luleja, qe vdes ngahere
Ngjallete serish ne vere
Andaj te parete tane
Rreth' i perjetshm' i thane.
Nata po nxitont' e shkonte
Udhene nuk' e harronte
hena kishte dite dhjete
Ngdhihej e premteja vete!
Edhe dita nuku flinte
Me vrap pas nates' i vinte
Mengjez' i bardhe' u rrefye!
Qielli u zbardhellye!
Zot' i math e i vertete
Qysh nga kjo e then' e shkrete?!
Ne kete jete te tere
Kaq' e keqe me s'ish bere!
Njeriu c'eshte genjyer!
Zemerene e ka te thyer!
Shume here le te miren
Dhe zgjeth e merr erresiren!
Le menjane Perendine
Rremben djall' e djallezine
Heth driten' e te verteten
Merr te rremene te shkreten
Pa le edhe njerezine
Miresin' e urtesine
I vete pas ligesise
Le driten e Perendise!
Ruana , Zot' i vertete
Nga cdo pun' q' esht' e mete
Hiqu ligesi e ndyre
Ne zemere mos na hyre!


******
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 40
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Pezi nga Naim Frasheri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Pezi nga Naim Frasheri   Pezi nga Naim Frasheri - Faqe 3 Icon_minitime12/9/2009, 17:06

Se zoti ja la ne dore
Gjithe njeriut te
gjore
Po i dha ment qe te njohe
E te drejtene ta shohe
Nuke ishte
ngdhire mire
Armiket u ngrin' e thirre!
Ishine mije tridhjete
Neme
pacine perjete
Edhe drite Perendise
Nder' i gjithe njerezise!
Zot yne
shum' i mire
Ishte ngriture pa gdhire
me gjithe shoket' e tjere
Burrat'
e urt' e te ndjere
Ju fal Zotit te vertete
Me zemereze te qete.
Po
pastaj vate me nate
Dhe pa foshnjezate e garte!
Do ta lij kete te
shkrete
E nisej per ate jete
Do te ndahej nga femija
E nga gjithe
njerezija!
Gra e burra gjithe qane
Nje zot' i di si u ndane!
Ndahet
njeriu perjete
Me te keqe s'munt te kete.
Kaqe fuqi zemres sene
Zot' i
math nuk' i ka dhene!
Kete s'e duron as guri
As pem' , as lisi , as
druri
Duron njeriu i gjore!
C'te benje , s'e ka ne dore
Po kjo eshte
fjal'e vertete
Njeri s'ka hequr ne jete
Aqe sa hoqn' e sa pane

Zoterinjt' e mire tane
Po hoqne per njerezine
Per te nderuar
njerine
Shtatedhjet' e dy shpirt qene
Bashke me imam Hysene
me
shtatedhjet e dy vete
Armikete mije tridhjete
Pa uj' u gdhine ate
nate
Zot' i math , sa breng' e gjate!
Me pare po pake pinin
Keshtu fare
n'etje s'rrinin
Imami me shoke doli
E femija e percolli
Dergoj e thirri
Ymere
Bashke me shoket' e tjere
U tha : " Juve me ne c'kini?
Besene
perse e lini?
Ju gjithe me patte shkruar
Ne Qofe me kishit ftuar
Kjo
nuk' eshte dora juaj?
Sot perse m'u bete te huaj?
Vete ju m'i kini
shkruar
Karterat qe kam nder duar
Pse e late Perendine
Edhe
Muhamet-Aline?
Pse zute Jeziterine
Ligesin' e djallezite?
Per te vdekur
kam une
Po s'shuhet kurre kjo pune
Se bota nuk' e harrojne
Kete gjak do
t'a kerkojne
Pse merrni neme per jete
Nga makuteri e shkrete?
Lemeni te
ze Meqene
Jemene a Medinene
A ne Sham gjithe te vemi
Pa atje kemi te
themi
A t'ua le Arabine
Dhe Egjypten e Sirine
Te mos marr as nje
gjilpere
T'ua le vendet' e gjere
Edhe Jemen' e Persine
E te tere
mbreterine
Te dal jashte vendit te huaj!
Se une gjakera nuke dua
Dhe
lufta s'me pelqen mua
S'arc une per te leftuar
Po ju me kishit
ftuar."
Kshu tha imam' i vertete
I qofshim fale perjete!
Ata tjater
fjale s'thane
Po "Urdhere kshu na dhane!
A e njeh mbret Jezitne?"
I
thane dhe shpejt u ngritne.
Imami tha :" S'e njoh kurre,
Do te vdes ketu
si burre!"


******
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 40
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Pezi nga Naim Frasheri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Pezi nga Naim Frasheri   Pezi nga Naim Frasheri - Faqe 3 Icon_minitime12/9/2009, 17:07

Ata ne ushteri vane
Dhe menjehere u rane!
Se pari Ymeri vete
Imamit i hoth shigjete!
Pacine mijera neme
Qe prune te madhe gjeme!
U zu lufta , luft' e shkrete
Qe la nj'idherim perjete!
Bark pas barku , brez pas brezi
Zemerate gjith' i ndezi!
Zoterinjte tane na e hoqne
Pa zemrene na e ndoqne
Breng' e madh' e shum' e gjate
Turp per gjithe njerezine!
Neme mbi Jeziterine!
Luftene posa e qyri*
Ymerit i thote Hyrri:
"Ne me ke do leftojme?
Me Zotn' e madh , qe besojme.
Qysh te rrojme ne jete
Para Zotit te vertete?"
Keto fjaleze tha Hyrri
Edhe ju mbush me lot syri
I tha:" Keto fjale leri,"
Dhe me s'i foli Ymeri
Hyrr' e shpetonj Perendija
Pa dolli nga ushtrija
Edhe la Jezitne
Zuri Muhamet-Aline
Vet' e i thote imamit:
"E lashe Jezitn' e Shamit
Mbi gjithe deshmimetare
Do te dal une i pare."
Imami Hyrr' e qafojti
Zemeren ja gezojti
pa i dha per lufte leje
Dhe Hyrri hipi te veje!
Kjo pune e trembi Ymere
Se mos ven' edhe te tjere
Pa tha:" Hyrr! c'eshte kjo pune
Ty te dinja te urt' une!"
Ay fjalen' e mbarojti
Hyrri fare s'e degjojti
Po nxitoj e tu qas prane
Ymeri dergoj sSafvane.
Safvani u aferua
Duke thene :" Hyrr! ti c'thua?
Nga te shumete te kthehesh!
Me te pakete te perzjehesh!
Ne t' apim shume te mira
Gjithe c'te kerkon deshira."
Safvani i tha keto fjale:
"Hyrr, i tha , per ment s'kam dale;
Une me s'e dua jeten
Nuk' e le dot te verteten;
Po del ne shesht te leftojme
S'duhet te ligjerojme."
Kshu tha, s'e ketheu besen
Safvani e preu shpresen
Pa i hodhi nje shigjete
Me shume vertike te shkrete
Shigjeta fort vrengelliti
Po Hyrre nuk' e goditi;
Pa Hyrru kordhene hoqi
E vu perpara dh'e e ndoqi
Dhe sa munt nj' her i bije
Dy cope perdhe e shtije!
Pas atij i vellaj doli
Vdekj' e zez' aty e solli
Pas atij dolli i treti
Dhe ay gjall nuke mbeti
Hyrri me radhe u shturi
E te tre ne dhet i vuri
Prap' i erdh imamit Hyrri
S'i ish trembur fare syri;
ndenj pakez' e u qetua
Prape me vrap u leshua!
Ne rremet te shume hyri
Pa trembure fare syri
Gjitheve u hoqi shpate
edhe u dha derrm' e date;
posi shqipeja kur bije
Mi shpesh e temerr u shtije
edhe i ben gjithe vrule
Pa s'sheh me as zog , as pule
Bij ne mest te ushterise
Si rrebesh i Perendise
shpat' e tij gjak' i kullonte
Pa njeri nuk' i qendronte
Po nj'armik heth nje shigjete
I godit kalen e shkrete!
U vra dhe ra balashi
Hyrri u ngrit si larashi
Mi armikete u leshua
Tha :" Me jete nuke dua!
Imami nisi nje djale
I dergoj Hyrrit nje kale
Po hipi dhe u leshua
Mi armiket si dragua
Preu syresh aqe shume
Sa rrodhi gjaku si lume!
Gjith ushterija po cqyhej
E perpara soje thyhej!
Shmir' i therret ushterise
Armiku i Perendise
"Mbahuni , u tha ku vini?
Nga nje njeri frike kini."
Ahere te gjith' u mblodhe
E permbi Hyrre u hodhe!
Me te gjith' anet i vane
Me shigjeta gjith' i rane
Hyrri shume plage mori
Sa u mbyt ne gjak i gjori
Shigjetat ne trup' i hyne,
Pa erdhi te Zoti yne.
Imam Hyseni e priti
Vete nga kali e zbriti
Hyrri ner duart' e tija
U kthye te Perendija!



Qyri*---- Keqyri , veshtroi

Pas Hyrrit i vellai dolli
Mustafa vetullholli,
Pas atij dolli i biri
Armiket gjith' i vdiri
Pas atyre , sherbetori
Armiket me shpate i korri
Te katre per Perendine
E per Muhamet-Aline
Rane nga gjith me pare
Me gezim deshmitare.
Imami dolli kaluar
Drejt kombit te mallekuar
Te paret e tyre pruri
Fjalen e bukure zuri
"S'arc, u tha per te leftuar
Po ju me patte kerkuar
Ju vete me prute
Tani udhete m'i zute!
Udhene te me leshoni
E te vete tek te doni
Sa pa ndezur luft' e shkrete
Pa bere gjaku kenete;
Pse te vriten njerezija?
Te shuhete ushterija?
Pse ta prishim miqesine
E te vem' armikerine?
Se do te mbese per jete
Ta lere njerine shkrete
Memedheu na shkretohet
Dhe kombi do helmohet!
I bir' i kujt jam, e dini
Po gjer atje mos me shpini
Per luft' une s'kam deshire
Se vrasja nuk' eshte mire
Pa le vrasja ne mest tene
S'eshte kurre per te qene!
Kshu tha fjalen' e vertete
Zot' i mire pa te mete
Po nga ata te pabese
S'i mbeti per paqe shprese
Pa u tha "Kshu ne mos doni
Ujete te na leshoni."
Ata dhe kete s'e bene
S'e nxuarre fare zene
Dhe nga kjo shpres' e lane
Pike uje nuk' i dhane!
Prap' u tha "Mire mejtohi
Se pastaj do te pendohi!
Nuk' esht' e mire kjo pune
Pacin nem' ata q'e zune!
Leshoni udhe te shkojme
Tek te doni te qendrojme".
Kshu tha , ata gje s'i thane
Fare pergjigje s'i dhane!
E pa qe s'bindej armiku
Pa i dha nemen' e iku
Ng' armikete dolli Sami
Nj' i pare q'ishte nga Shami
U mburr' e tha shume fjale
Kerkoj luftetare t'i dale
Ahere doli Zehiri
Armiket gjith' i vdiri
I tha Samit te pabese
" C'patte , a mos paci ndjese
Qe erthe ne kete dite
U bete gjithe Jezite!
Makuterija u dehu
Te verteten' ua pshehu
Pa e late Perendine
Bete bese ligesine!
Imam Hysejnit i bini?
I kujt bir' eshte , s'e dini?
Le te bir' e Fatimese
Per Jezitn' e Mavijese!
Une besoj Perendine
Edhe Muhamet-Aline
Sonte vdekjen' une dua
Jeta me s'eshte per mua
Do te shtije si me derre
T'u dergonj mun ne sketerre!"


***

Kshu tha dhe ju leshua
Ju derdh me vrap si fajkua
Edhe i hoqi nje shpate
Ja beri koken govate!
Sami ra perdhe i vrare
Dhe me s'dil asnji i pare
Se vdekja i frikesonte
Ymeri zu te qendronte
Pa dolli Nasr' i pabese
Nga ushterite e Qofese;
U levdua dhe thitti
Ju pergjigj dh'ati Zehiri
Se pari me fjal' u zune
Me pastaj me shpata shtune
Po Zehiri e goditi
Dhe ate mbi dhet e shtriti.
Dolli i vellaj , Salihu
Po fati nuk i ndihu
Dhe ati i dha nje shpate
E shtriti sa gjere gjate
Kshu edhe shume te tjere
I la ne vent kokeprere
Njeri mu nuk guxonte
Me ate trim te leftonte.
Ymeri u zemerua
E Hazherit ju leshua
I tha : " C'beni ju te pare?
Te gjith' u ka per te vrare!"
Si i tha keshtu Ymeri
Treqind veta zgjedh Hazheri
Ata gjithe prite zune
Me dhelperi bene pune!
Pa Hazheri dolli vete
Ju qas posi qen' i qete
Me Zehire s'u mberthye
Po iku ,me vrap , u thye.
Zehiri shpaten hoqi
Pa i ra pas edh' e ndoqi;
Ay duke ikur , djalli
Zehire nde prit e kalli!
Te pshehurite ja dhane
Me shigjeta gjith' i rane;
Zehiri me shpate nxjerre
I perhapi menjehere
Dhe syresh nj'a shtetedhjete
I dergoj ne ate jete
Po te tjeret e rrethojne
Plaget e shumta ja shtojne
E pa imam i vertete
Dhe dergonj dhete vete;
Armikete zune vrapne
S' ndenjene dot , u perhapne
Erdhi me shoke Behiri
Po ish drobitur' i mire
Kishte marre nentedhjete
Plag' ay trim' i vertete!
Shokete Zehir' e zbritne
Afere tendes e shtrine
Imam Hyseni po qante
Edhe nder duar e mbante
Ashtu la kete jete
Vate te Zot' i vertete.



*******

Nga ushteri e pabese
Ng'ay komb i Mavijese
Del Jesari dhe Salimi
Pa Habish Muzahir trimi
U nis edhe desh te vije
Po imami s'i dha leje
Abdullahu leje mori
U derth posi gjahetori
Kur vret derre q'i prish aren
S'i le te marre as faren
Ne mest te atyre hyri
Nuke ju tremb trimit syri
Vrau Salimne me pare
Pastaj vrau dhe Jesare
Nje rremet te math leshojne
Abdullahne e rrethojne
Ay si rrufe u bije
Syresh shume poshte shtije
Sa e ben dhene kenete
Pastaj bije edhe vete
Pas tij dolli Berjeri
Shpirtmire e zemergjeri
Ishte nje plak' shum" i mire
Kish emere dhe lavdire
Mjekren e kish debore
Arme s'kish zene me dore
Po i falej Perendise
Dhe i ndihte njerezise
S'kish bere te keqe kurre
Ish i mir' , i qete ' e burre
Dolli me kordhe ne dore
Plaku i mir' dhe i gjore
Zoti i pruri fuqine
Idha serish djalerine
Me fuqit te re qe morri
Armikete gjith' i korri!
Thoshte:" Une nuke kthehem
Me te rreme po s'po genjehem
Te kursenj shpirtin e shkrete
Jam nisur per ate jete
As gjeje nuk' i kam mall
S'kam shtepi , as gje te gjalle
As vashe , as djal' as grua
Edhe te rrojtenje s'e dua
Do te vdes per Perendine
Per Hysejn' e per Aline "
Keshtu thoshte edhe binte
Me nje here dy-tre shtinte
Si druvari me sepate
Kur shtije lisat e gjate
Po pshehtazi Bahteriu
E goditi faqeziu!
Keshtu ra Berjer' i mjere
Plaku me mer' e i ndjere
O shpirt' i mir' e me bese
Pac urate shum' e ndjese!


*******
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 40
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Pezi nga Naim Frasheri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Pezi nga Naim Frasheri   Pezi nga Naim Frasheri - Faqe 3 Icon_minitime12/9/2009, 17:10

#12


Dielli kish marre dhene
Kish dale disa hostene
Te vrarete ishin ndere
Vdekja donte dhe te tjere
Vehepi lejen mori
Dhe u nis per luft' i gjori
Ish' i ri e djal' i mire
Shpirtin e kish te pavdire
Dhe s'i kish deirsur mustaqja
I ndritte si hena faqja
E qafoj memez e tija
Q'i dha durim Perendija
Ish nje plakeze me bese
Paste nga Zot' i math ndjese
I tha: " Hiq , biro, ne lufte
Zoti djathtazi ta prufte
Per kete dite te polla
Ketu per vdekja te solla
Se kush vritet per Hysene
Ka ndihmesen e Fatimese
Ka dhe Zotn' e vertete
Afere ne ate jete
Po te besh sot trimerine
Te miret do te t'a dine
Miresit' e ligesite
I ndau ketu kjo dite "
Kshu tha plakez' e uruar
Vehepi ish duke shkuar
E shoqja q'ish nuse' e reze
E pa jetene te zeze
Qau e varfera grua
I vane lotte si krua!
Vehepi n'armike hyri
Pa trembur syresh syri
Shturi me fort si me derre
Shume dergonj ne sketerre
Trim me flete u rrefye
Dhe prape ne shok' u kthye
Pa u derth serish me shpate
Armikevet u dha date
Ushterine gjith' e tundi
Ra dhe vete me se fundi;
Gjithe njerezite vdesin
Te gjallet vec vdekjes c' presin?
Armikete mi te rrodhe
Koken ja pren' edh' e hodhe
S'emes koken ja shpune!
Dhe se shoqes ja prune.
Pas ati Ymer halili
Dolli e shume goditi
Ca i dergonj ne sketerre
Ca me plag' i la te ndere
Nje shigjet' e shkret e mori
Ne balle dhe ra i gjori!
Djali, i biri, Haliti
Q'ish djale trim si hastriti
Dhe leftoj bukur' e mire
Pa ra s'i kishte deshire!
Pastaj sad' i Hanzalese
Doll' i shoj djajt, e pabese
Pastaj Ymer Abdullahu
Si val' e lumit i rrahu
Pas ati dolli Vekasi
Armikete gjith' i plasi
Pastaj dolli Sherih trimi
Pas ati dolli Myslimi
Pas ati doli i biri
E shume armike i vdiri
Keta shum' armike shtune
Ne sketerre gjith' i shpune
Vete ne parajse vane
Emere perjete lane
Del Hilali, burr' i ndjere
Q'ish trim mi trimat e tjere
Shum' i erthe luftetare
Po te gjith' i shtu te vrare
Pastaj njeri me s'guxonte
Qe te dil' e te leftonte
Posi shqipja u leshua
Dh' e beri gjakne perrua
Dy-treqind rane te vrara
Posi duajte ne are!
Po hekurate* ju thyen
Dhe ju perhapn' e ju cqyen
Aher' e mori shigjeta
Ne siset, me nxit' e shkreta
Dhe ra nga kali pa fryme
Fytyra ju be si bryme!



Hekurate*------- parzmorja

Abdyrrahmani ne hekur
Ishte veshir si i tretur
Dhe dolli! pa kur e pane
Armiket'Abdyrrahmane
U trembn' e u frikesuan
U mahnitn' e u tmerrua!
Nje nga nje burr' i vertete
Vret njezet e tet vete
Me trimeri i shkurtojti
Ne sketerre i dergojti
Q'ishin te tere te pare
Dhe trima e kordhetare
Me pastaj njeri s'guxonte
Kundrejt soje te qendronte
Po shoke shume u bashkuan
Dhe gjithe tok e rrethuan!
Ky s'vu re , po u leshua
Nga armikete s'u ndrua*
Kal' i tija fluturonte
Armikete i derrmonte!
Vret shume trim' i vertete
Ne funt u vra dhe vete!
Pas atij Jahja Myslimi
P'Abdyrrahman Yrve trimi
Pastaj Maliq' i Enesit
Q'ishte yll' i mengjesit
Pastaj Ymer meto trimi
Q'e kish zene si gjemimi
Keta shume armike vrane
Pastaj n'ate jete vane!
Kur nje tym' e mbuloj dhene!
U mahnitne gjithe c'qene
Vinte nje burr i vertete
Kal' i tij perpinte vete!
Qendroj kundrejt ushterise
Ay trim i Perendise
Dhe thirri :" O te pabese
Q'i vajtte pas Mavijese!
Late Muhamet-Aline
Harruate Perendine
Ju leftoni me Hysene!
Perpiqni per Jezit qene!"
Tha dhe u hoth si hastriti!
Qiejte mbe dhe i zbriti!
Kal ' i tija shkrefetinte!
Vet' ay si ylli drinte!
Ky ish Hashim Atabeja
Q'ish i forte si rrufeja
Keto pune kish degjuar
Edhe me s'kish qendruar
Po kish dale nga Qofeja
Me nxit shume si rrufeja
Vdekjen ne sy e kish marre
Nga te liqte ishte ndare
"Eshte turp per kombin tene,
Tha , kesish pune te zene!"
Ymer Sadi i pabese
Qe s'pat njerezije pjese
E kish kusheri te pare
Kete trim , kordhetare
Se Sadi me Atabene
Te bijt' e Vekasit qene
Hashimit i del Selmani
Dhe Numani e Advani
Rrahene qe ta kethejne
Po s'mundine t'a genjejne
Mi ta u derth Hashim burri
Dhe te dy ne dhet i shturi
Pa dy mije ushtetare
Me te shumete te pare
E rrethuane Hashimne
E muarre ne mest trimne!
imami nis te vellane
Fadlin, qe s'ngjante me t'ane
i dergoj me nente vete
Ay vjen vet' i dhjete
Nis edhe tri mije Ymeri
Te tjere, zemerederri
Papo keta njembedhjete
Burra , trima te vertete
Me pese mije leftonin
E fare nuk i peshonin!
Pa le Fadli me Hashimne
Si e gjeti trimi trimne
Kursim atje nuke lane;
Te paudhete gjith' i vrane
Po ata gjithnje shtohen
Edhe nuke pakesohen
Keta shume syresh vrane
Pa rane dh'emere lane
Popo! burrat e vertete
E lan' imamne perjete!



S'u ndrua*---- Nuk u ndrojt

Ahere nje here thirri
plaku, Habish-Myzahiri
Edhe leje duke marre
Dolli sa mundi me pare
Ishte plak shume i vjetre
Ne verset te tij s'kish tjetre
Kur hipi plaku ne kale
Dukej i ri posi djale
U fut ne mest t'ushterise
Dhe u thirri paresise:
" Ku esht' Ymeri? Le te dale!
Pse fshihet si dhi e cale?
Mos rri i pshehur si grua
Po te leftonje me mua."
Armikete gjith' i rane
Shigjetat siper i vane
Po s'u tremb fare Habipi
E persipere u hipi
Ay vdekjen kerkonte
Nuke donte me te rronte
Vrau shume nga rremeti
Dhe vdekjen atje e gjeti
Ish nisur per ate jete
Plaku, q'ishte i vertete
Ra si nje vale prej deti
Se me fuqi s'i mbeti
Pastaj Hamzaj i Harit
Pa i bir' i Muhazhirit
Pas ati dolli Enesi
Q'ish i lehte si kendesi
Pastaj doli Abas-Shithi
Xhafiu e Sejf Harriti
Edhe Maliq-Etabeja
Farisi dhe Hanzaleja
Pastaj Sadi i Zijadit
Dhe Zibaveja pas Sadit
Pa Ymer' i Zibavese
Vrau gjashtedhjet' e pese!
Pa pastaj pesembedhjete
Shoke, burra te vertete
N'ushterite t'armikut hyne
Rremeti s'u trembi syne
Po shume armike shtune
Dhe gjakne ne gju e prune
Ata, sicili nentedhjete
Ra deshmimetar dhe vete!
Me pastaj Mehmet Mikdari
Dhe Abdullah kordhetari
Te dy pernjehere
I ben armikut levere
Po armiket i rrethojne
Pa ketej shok' u dergonj
Vate Shithi , Kasji , Sadi
Ymeri , Myslim Hamadi
Edhe tre shoke te tjere
Trima te vler' e te ndjere
Per imam Hysejne' u vrane
Gjaku mbyti Qerbelane!
Nga keta trima q'u vrane
E deshmimtare jane
Psedhjet' edhe tre qene
T'ardhur me imam Hysene
Te tjere gjashtembedhjete
Q'ishin njerez te vertete
Ndihmes imamit i erthe
Per ate zot gjakne derdhe!
Lum' ata njerez me bese
Q'ua beri Zoti pjese
Rane per nje te vertete
Lane emer perjete!
O shpirterat e uruar
Qofshi perjete gezuar!
Mez' i dites aferohej
E te nxehtit po shtohej
Zgjarr nga qiejte buronte
Dielli flake leshonte
Te vrarete ishin ndere
Ne shesht si lisat e prere
Zoti yn' ahere mbeti
Ne mest te atij rremeti
Me shoke nente mbedhjete
I njezeti ishte vete!
Ishin djemt e nje femije
Njerez te nje shtepije!
Po te tere shume trima
Me veshtrim si vetettima!
Ishin veshur ne hekur
Qene nisur per te vdekur
Kush vinte, me s'kthehej prape
Dhe pa uj' n' ate vape!
Femijez' e Fatimese
Q'i fali njeriut shprese
Te heqe keto mundime
Kaqe shume hidherime!
Opopo!Zot i vertete!
Pse gjithe kjo breng' e shkrete
T'u vinj' atyre mbi koke
Qe s'patn' edhe s'kane shoke?!
Mos pac kurre ndjes e pjese
Ore komb i Mavijese
Zoti nem' e mallekime
Te dhent' e shume mundime
Ket' armikeri e cpiku
Mavije derri , armiku
Pa e shtoj dh' e perseriti
i bir' i tij Jeziti
E zu se pari Syfjani
E ndezi pastaj Mervani
Po bota pas pse u vane
Te drejtene pse e lane?
O lule , mos e vertete
Te mundi genjeshter' e shkrete
mundi djalli Perendine
Ligesija miresine
Jeziti imam Hysene
Hindy shtriga Fatimene
Po jo , s'mundet Perendija
S'i dobesohet miresija
Genjeshtra s'ben perpjete
E verteta esht' e vertete
Imam Hyseni dhe sonte
Rron si atehere kurr rronte
Na ep ne shpirtit meshire
Dhe deshire per te mire
Te ngjaret e Qerbelase
Mundim i Ali Abase
Zemeren na e embelsojne
Vetijen e zbukurojne
Se nje zemere qe s'ka qare
Dhe hidherime s'ka pare
S'e njef fare njerezine
Nuk' e beson Perendine
Kush' e mba ment Qerbelane
Edhe zoterinjte tane
Kush i do me te vertete
Zemeren e ka te qete
E nuk eshte egersire
Po i leshteth e i mire
Eshte mbletez i uruar
S'eshte grere e mallekuar.
Pse Jezitn' e mallekojme?
Perse nemen i kendojme ?
Se ka bere ligesine
E leftoj Perendine
Hodhi poshte te verteten
Zu te rremene, te shkreten
Pa ate dhe sot e shajne
E imam Hysejn' e qajne
Veshtro e mira qysh njihet
E liga si nuke pshihet.
Kushdo qe ben keq ne jete
Ay eshte jeziti vete
Ay qe ben ligesine
Nuk' eshte mik' me Aline
Njeriu q'eshte i pabese
ka besen e Mavijese
Zoti yne ne c'helm ishte!
Po zemeren nuk' e prishte
Shoket' e shume ju vrane
Me te pakete e lane!
Edhe ata qe po rronin
Ishine gati te shkonin
Edhe grate dhe foshnjeria
Liheshin te Perendija
Ne mest te ati rremeti
Njeri me Perendi s'gjeti!



******

Se Jeziti i pabese
I biri i Mavijese
E pat prishur njerezine
Bese kishin ligesine
Per te mundur djallezite
Per me prure miresite
Per shpetimt te njerezise
Per udhet e Perendise
Per fjalezet te vertete
Per ne qe rrojme ne jete
imam Hyseni eshte vrare
Se kjo luft' andaj ka ngjare!
U vra per ndert te njeriut
Gjithe femij' e Aliut
O njerezit' e vertete
U qofsha fale perjete!
Derdhni lote, ju shqipetare
Q'e njohte udhen' e mbare
Ju, qe besoni Aline
Dh'e dini c'eshte njerine
Qe doni imam Hysene
Edhe meme Fatimene
Imamete dymbedhjete
C'hoqne per neve ne jete!
Aqe shume te keqija
S'i dha robit Perendija!
Pa kujtoni ate dite
Sillni ner ment gjithe zite
Qysh i psholl' e i rrethuan
Si i vran' e i munduan!
Nje pik' uje nuk' u dhane
Po buze pjekur i lane!
Nuk' u mbet ne jete shprese
Nga ay komb' i pabese
Qe u doggji mushkerite
Pa mejtoni ate dite
Bini ner mend Qerbelane
C'hoqne zoterinjte tane
Kejo e madhe mynxyre
Ne te ketille menyre.
As me pastaj , as me pare
S'ka e nuke kishte te ngjare
Po ato gra me sy c'pane!
Pa kujtoni Qerbelane
Punene si eshte bere
Silleni nder ment te tere
Per te vdekur djallezite
Per te ngjallur miresite
Ran'ata deshmimetare
Gjithe c'qene fis' e doni.
Miresite te kerkoni.
Jo mekaten e te meten;
Te ligat menjan' i lini
E faqene mos e nxini
Se ne zoterinjte tane
Fort bukure na e ndane
Kush te benje ligesite
S'ka ne shpirtit te tij drite,
Papo i ngjan Mavijese
Ay qe esht' i pabese
Edhe ka jeziterine
Ajo qe ben ligesine.
Ate mos e bej ne jete
Qe s'do ta pesonc ti vete.
Po qe doni Perendine
Edhe Muhamet-Aline
Te jini njerez te mire
Te mos beni egersire
Se ay qe do Aline
Do te doje njerezine.


*****

Per fat te keq kam nje mungese te faqeve ( rreth 8 prej tyre ) por do mundohem ti bashkoj me te tjerat qe kam shkruar me pare.




Opopo, Zot i vertet
Ah! o moj ti vdekj' e shkrete
C'le nje hidherim perjete!
Njeriu me kaqe shprese
Qysh te bjere e te vdese?
Valle si behete fundi?
Kemi tjatre vent gjekundi
A ketu te kthehemi prape?
Pergjigje kush mund te m'ape?
Mbahu ti, o zemra ime
Qe shkel tekdo e je trime
Thuaj si thoshin qemoti
Nga Zoti prap te Zoti
Ne prehje te Perendija
Do te veje miqesija
Ligesija ne sketerre
Do te vej e do te bjere
Trendafilete, q'u thane
Thua se me nuke jane
Pa do vije prape vera
I sjell me lulet e tjera
Gjithnje vin' edhe vene
Jane prap' ato qe qene
Zot' i math e i vertete
Gjithesija je ti vete!
Me cdo ane qe verejme
Fytyrene tende gjejme
Miresi e ligesija
Djalli edhe Perendija
Dhe parajsa e sketerra
E gjithe c'jane te tjera
Te njeriu gjithe jane;
Ata qe dine kshu thane
I gjen ndaj teje te tere
Ke te duash ate zere.
Do zere imam Hysene
Do Jezitn' e Mavijene
Njeri te nxjerr te shpetimi
E tjateri ne mundimi.




*****

#14



Imam Hysejne po rrinte
Derthte lot' e psherentinte
Sa me teper mejtohej
Zemera aq' i lendohej
Tha:" E shkreta e thene
Ti njeriu s'ja ke dhene
Kete qe me dhe sot mua!
Oh! njerezija m'u shua
Nje nga nji i nisa vete
I dergova n'ate jete
Valle kaqe kush ka hequr
Nga ata qe kane vdekur
Njeri s'ka hequr sa une
Me s'eshte bere kjo pune.
Zot' i madh pse me harrove?
Valle teje me mergove?"
Kshu me zemere te qete
I tha Zotit te vertete
Po engjell' i urtesise
Erdhi ng'an' e Perendise
I pru nder zemre durime
Ja beri nga c'ish me trime!
Pa jetezen e vertete
E rremja ju duk' e shkrete
Dheu dhe pun' e tija
Edh' e tere gjithesija
I erthe fort te peshtira
Se ju cfaq ajo m'e mira
Se po rrojtja gjume quhet
E vdekja zgjuarje thuhet
Atje kishte Perendine
Kishte Muhamet-Aline
Kish Hasane' e Fatimene
Se po gjithe atje vene
Ku ngjan jet' e Perendise
Me jetet te njerezise!
Ajo jet' esht' e vertete
Eshte e rreme kjo e shkrete!
Parajsa kopsht' i ndrituar
Per te miret eshte shtruar
S'ta pret mendja, si te thuash
Me nonj' emre s'munt ta quash
Kur te shohc nje vent te gjere
nje miresi te paprere
Nje fatbardhesi perjete
Atje dhe Zotth' i vertete
Edhe gjith' ata qe vane
Te dashurit qe na lane
Dhe ata qe do te leme
Ne mos qofshine te rreme
Lum te mirete ku vene
Sa c'perblim nga Zoti gjene!
M'anet tjatere sketerra
Mbushure gjemba e ferra
Nje rripe , nje shkretetire
Nja nate qe s'ka te gdhire!
Mjere te liqt' ate dite
Djalle gjejn' e ligesite
Nje te madhe erresire
per ata po s'ka meshire
Mundonjesit' i perpshijne
Edhe ne zgjarrt' i vervijne!
Nje e drejt' e nj' e vertet
Na nderon ne ate jete
Per keto te paka dite
Pse te bejme ligesite?
Zotne atje kur ta gjejme
Nuke mundim ta genjejme;
Njeriu kur te gjykohet
Atje shume turperohet
Ne na gjykon vetedija
Me pare nga Perendija
Deshmimetaret qe rane
Dh' e nderuan Qerbelane
Gjith' u kthyhen te Zoti
S'u munduane se koti
Ata te mjere te tjere
Vinin gjithe ne sketerre!
Tani pa shih, kush fitonte
Edhe cili deshetonte.




******

Imam Hyseni i shihte
Me sy punet' i njihte
Ne zemeret te atija
Ishte vete Perendija
Nga djemt' e Aliut pese
Te bukure posi shprese
Beqiri, Avni, Ymeri,
Abdullahu zemergjeri
Dhe Osmani , tok i vane
Imam Hysenit i thane :
"Falna leje dhe urate
Se te kemi mem' e ate
U nisme per ate jete
Per te Zotthi i vertete
Do te derdhemi te pese
Mi ate komb te pabese
Qe s'pat frike Perendije
Edhe turp prej njerezije!
As po sido ne jete
Mbarohet kjo jet' e shkrete
neve pasketaj c'te presim
Sonte ketu do te vdesim"
Te vellezerit keshtu i thane
Dhe ne kraharuar i rane
imami u mallengjye
Edhe zemre ju cqye.
"Ku t'u dergojnj un' i mjeri
Tha zot' i madh zemergjeri
Gjithe shokete qe vane
S'u kthyhene , po u vrane"
Kshu tha dh' i puthi ne balle
U ndane qe me te gjalle
Me nuk' ishin per te pjekur
Se vinine per te vdekur
M'e shume nje mije here
Nga c'mban njeriu i mjere!
O ti, qe bere njerine
C'e mundove ditezine
Pa s'i dhe gje besa bese!
Vec nje durim e nje shprese
Nuk' e marr dot vesh si kove
E te gjorit ja ngarkove!
T'ja epnje drurit, e hante
Gur' e drasene e cante!
Heq njeriu e ka shprese
Qe kur lint e gjer te vdese
Te pes' ata dragonjte
Ecene nde' ere mbi thonjte
Kemb' e krye ishin hekur
Po vinine per te vdekur
Shoke ne jet' ata s'kishin
Nuk' e di te kujt bij ishin!
Kur vrenjtet' e nxihet moti
Dhe ep' shin' e shume Zoti
Pa gezon bujkun e mjere
Q'e pret pa durim te bjere
Nis gjemimi' e vetetime
Er' e keq' e kercellime
Dita me nate bashkohet
papo rrufeja leshohet
Erdh' e perpin lisin e gjate
E xhvesh a e ben govate!
Me fuqi shume i bije
Me s'e le te benje hije
Te clodhete udhetari
A bariu , a pendari.
Se pshihete i paudhi
Qetohete si kukuthi
Ndaj s'i le deg' e gujate
e shtije mbi dhet te thate!




******

ashtu edhe ata trima
U dhane si vetetima
Posi rrufeja u rane
Te ter' ushterin' e vrane!
Se n'at'ushteri te shkrete
Kish qendruar djalli vete!
Nen' ate te keqe hije
Rrinje ti djall! o Mavije!
Pa ata te pese hyne
Terene ne gjak' e mbyne!
Armikete gjith' i thyen
Ne mijera cop' i cqyen
vrane syresh aqe shume
Sa rrodhi gjaku si lume
U lumte, se c'u perpoqne
C'kordhe armikut i hoqte!
U be Qerbela e shkrete
Tejpertej posi kenete
Po djalli ishte i gjalle!
E kush munt ta vvrase djalle!
Mijete, q'ishin tridhjete
Mbene vetem shtate a tete
Gjithe ne sketerret vane
Ne mundim e ne zgjarr rane!
Djemte te pes' u perzjene
Vrane sa muntne e prene
Pa ne qiej fluturuan
Te Zot' i vertete shkuan
Engjell' i vdekjes se shkrete
Qe vjen posi qen' i qete
Dhe esht' i ftohte si debore
Po vij rreth me qef ne dore
Tek rrotullohej se qeti
Abas Aline e gjeti!
E dergoj Zot' i vertete
P'ay s'munt te vinte vete
Abas Aliu i ndjere
U leshua me nje here
Dh' e qafoj imam Hysejne
Vellezre te dashur qene
Te dy ishin mallengjyer
Zemren' e kishin te thyer
Te medha mynxyra ngjane
Pa me ngasherime qane
Njeri-tjatrin qafuan
Te dy me fort u pushtuan
Oh, sa ishine helmuar
Njeri kaqe s'ka pesuar
Se ka qen' e do te jete
Kejo jet' e zez' e shkrete
Kaqe shume te keqija
S'ka dhen' e s'ep Perendija!
P'andaj dhe kaqe keq ndere
S'e ka dhene me te tjere
Sa nder ne njerezi kane
Keta zoterinjte tane!
Zoti me shum'idherime
Ua dhe keto fitime
Abas Aliu shpejt hipi
Si Ali Ebu-Talipi
Edhe po rrinte kaluar
Si dragonj i egersuar
Grate gjithe me lot qane
Dh'e ndaluan e s'e lane
Dhe foshnajte bashke qane
Ngasherimin dot se mbanin
Oh . te zezate grate c'pane!
Te gjith' ate dit' i qane!
C'helme kish zemer' e tyre
Q'i duroj kesaj mynxyre!
Popo, mynxyrat i dehnin
Pa anderra i pandehnin!
Fare ishine helmuar
Dhe djegur' e perveluar!




******

Abasi n'ata rremuje
pa q'ishin thare pa uje
Me vrap rremben nje pafille
Derdhete me shume sill
Pa u fut ne ushterese
Ne armiket' e pabese!
"Zoterinj! tha , pa degjoni
Me ne burrat leftoni
Po me femijene c'kini?
Te pin' uje pse s'i lini?
Nuk ishin myslimane
Prindit' e te paret tane
Po grate kurre s'i ngisnin
Me goje fare s'u flisnin
Ne mos kini besen tuaj
Ne e njihni per te huaj
Beni s'i prindit qe patte
Dorene kshu pse e zjatte?
Kjo femije qe mundoni
Esht' i ati qe besoni
Cdo gje per faqe e kini
Se ju njerez nuku jini
Muhamettne ta besoni
Femijene s'ia mundonit
Juve i fali Syfjanit
Dhe Jezitit e Mervanit
Jini njerez te pabese
Gjithe djajt' e Mavijes
Kshu u tha atyre trimi
Me ze te math si gjemimi
Ata "S apem uj' " i thane
Dhe me shigjeta i rane
Ay me nuk' u mejtua
Po drejt lumit u leshua
Armikete gjith' e psholle
Sa s'kish ku te hidhnje molle
Pa kur erth' u zemerua
E u be posi dragua
Kordh' e lare , kur e qiti
Posi moti vetetiti
Nje here ay zot shtinte
Njezet ne vendit i linte
Nja dy a treqint i shtiri
N'anet te lumit arriti
Lumi ikente me vale
Duke thene shume fjale
Ish i kulluare shume
C'vij i bukur' i shkreti lume
Zajete dukeshin brenda
Syrit ia kishte shume enda
Ay vij te mem ' etija
S'dij se c'bejne njerezija.
Abas Aliu ne lume
Hyn me at' etje te shumte
Desh t'i ip kalit te shkrete
Uje , te pinte dhe vete
Miqt' e tij ner ment i rane
Edhe lotte curk' i vane
Pafillen mbushi dhe iku
Udhene ja pret armiku
Shigjetate qe i hodhe
Si bresheri sipr' i rrodhe
Posi qente gjithe lihnin
Njeri-tjaterit i ndihnin
E ke te vriste me pare?
Ishin shum'ushtare
Vrau e preu sa mundi
Po u plagos me se fundi
Pastaj te lodhur e gjene
Se prapi krahet ja prene
Pafillen' e merr nder dhembe
Dhe kalen' nget me kembe
E beri posi i pari
I ungji Xhaferr Tajari
Nje shigjet e mallekuar
Pafillene duke cpuar
Uje rodhi pije s;mbeti
Mire qe s 'shtrohu dhe deti
Ah! o shtrig', o moj e thene
Pa nuk' ishte per te qene
Abas Aliu pa shprese
Mbet n'armiket te pabese
Uji si lott' e si gjaku
Rrodhi, pafillen e flaku
Mi ate dhe shpirt i tija
Vate drejt te Perendija
Posi dielli i vate
Kur perendon ndajnate
Rete ngaj deti po ngrihen
Lumenjte prap' atje shtrihen.
Tanithi me ment e gjeni
Si gjendej imam Hyseni
Per ata sa keq i vinte
Vec zemere e tij e dinte
Dhe nje zemer munt t'a dije
Qe ka ng'ay zgjarr shkendije
Pa me goje nuke thuhet
E ne karte s'munt te shkruhet.



*****

Tek po qanin femija
gravet u bij vallanija*
Nje foshnj' ishte duke vdekur
Rrij i prereth e i mekur
E kisht' e ema me sise
Engjellin' e Perendise
imami, q'e kishte djale
Duke marr' e duke dale
Ateth e mbajti ner duar
E vuri mbi kraharuar
Ner armik' u aferua
Pa u tha: "Mire me mua
Po me kete foshnje c'kini?
Pa uje perse e lini?
Ky per uje kur te vdese
Zoti juve ju u fal ndjese?
Dhe ketu dhe nd'ate jete
Na gjykon Zot' i vertete".
Tek u thoshte keto fjale
Po hiqte i gjori djale
Nje armik heth nje shigjete
Kundrejt Zotit te vertete
E cpoj ne gryk Abdullahne
Dhe imamit i cpoj krahne
Imami i hoq shigjeten
Djalethi e mabroj jeten.
Te mirete gjith' u vrane
Imam Hysene e lane
Me te dy djemthit' e tija
Qe ja fali Perendija
Me te math kishte Aline
Pastaj Zejnel Abidine
Njer' ish vjesht dhjete me tete
tjatri ish dymbedhjete;
Imami perdellen grate
me fjale t'embel ' e te gjate.
Zoti qe ep mallengjimne
Na dergon edhe durimne.




Vallanija ----- Vilani , te fiket

#15



Qiej , yj , edhe ti hene
Ti flamemadhe e thene
Yll i Marre* luftedhenes
Gjakderdhes e brengeshtenes
Qe je i kuq posi gjaku
Dhe ti, dhe ti vete plaku!
E ti , qe vjen duke kthyer
E del me te zbardhellyer
Aferditeza bardhushe
Trupbukura sylarushe
Ti dhe bar r gjetheshume
Lumemath e punelume
Qe, sikur t'a kesh ne dore
e te hapc kraharore,
Dot' a shoc zemeren tende,
Qe s'ka tjatre fare lende
Po vec gjakthin' edhe vrere
Dh' ahn' e njeriut te mjere
Munt dhe ti ta mbac ment mire
Ce ke ngren' e c'ke perpire!
Dhe ti , njeriu i mjere
Qe vjen per nje cope here
Ju fusha , male e drure
Ti lume qe s'lodhesh kurre
Rrini, rrini pa pushoni
Mos levrini , po degjoni
Se sot u them qysh ka ngjare
Pa degjoni duke qare:
Kur bije bresher' i shume
Dhe rrekete behen lume
Pa me vertik te math vine
E rrembejne bagetine
Bariu sheh me sy vete
Pa mbetete fare shkrete
I kujtonete kopeja
Lott' i vene si rrekeja
mejton deshte me kembero
Dhe rri me krrabe ne dore
Psheretin dhe qan e rrihet
jeta te gjorit i nxihet
Me nuk' i mbetete shprese
pa do te bjer' e te vdese!
Bariu qan bagetine
Po Ay Zot njerezine
Q'i dergoj nje nga nje vete
Ne ate luftet te shkrete
Imam Hysejni mejtohej
Rrij me kemb' e nuke shtrohej
Ish psheture mbi nje ushte
Q'isht' e shendoshe dh' e bushte.
Aliu pa ashtu t'ane
Edhe e la te vellane
Dolli djali si fajkua
Q'ishte trim posi dragua
U nis ne lufte te veje
Pa u derth te mirrte leje
imami e puthi djalen
Dhe i mbajti vete kalen
E nisi per n'ate jete
Per te Zoti i vertete,
Grate gjithe me lot qane
Vdekjene me sy e pane
Ay , ah, pse s'u bere reze
Re e madh' e shum' e zeze
Dhe lotte shi pse s'u bene
Permbi dhet te kishte rene
Nje pikez' uje te pinin
Buzepjekur te mos rrinin.
Aliu ngjante me Aline
Kishte gjithe trimerine
Ishte vete urtesija
Edhe vete bukurija
Kur dolli ne shesht kaluar
ishte si pellumb i shkruar
Sa ishte e madhe gjeme
Per ate te zeze meme
Armikete kur e pane
mbene me vent e s'i rane
Aliu tha :" Luftetare
dergomeni nje te pare".
Po njeri s'guxoj te dale
S'ju pergjigjne as me fjale.
Pa ja mbushi frene kalit
U derth si dragoj i malit.
U fut ne mes t'ushterise
S'armikut te Perendise
U ra posi shqipja mbi krye
Nj'ushteri e ter' u thye!
Djali ish trim i vertete
Ishte si Aliu vete.
Po hekuri qe kish veshur
Dhe armete qe kish ngjeshur
Vapa edhe etj' e shkrete
E lodhe trimn' e vertete!
Papo me nuke e zjati
Prap' u kthye tek i ati,
I pa me sy dhe nje here
Aten e memen e mjere
Edhe prape u leshua
Djale i bukur si fajkua
Perpara i del Tariku
Po e pa keq dhe iku
Pa Aliu e arriti
Mbi dhet me nje her' e shtiti;
Dolli i bir , Ymeri
ra dhe ai posi derri
Pas ati u ngrit e hipi
E dolli Mezra-Galipi
Dh'at' e shturi menjehere
E shtiti sa gjate gjere.
U tremb gjithe ushterija
Nga trimeri e atija,
Me s'delte njeri nga frika
Te gjitheve u ra pika.
Me dy mije luftetare
Ymeri dergonj te pare
Myhqemne , qe te leftonje
Kundrejt saje te qendronje.
Te dy mijet e rrethuan
Po u ra e me s'qendruan
Shume vrau , preu , theri,
U shtritne ne shesht si berri,
Dhe prap ndaj t'et u kthye
Se u loth e u zberthye!
"Si t'ja benj, tha un' i mjeri
Vapa dhe etja me theri,"
I ati e puthi djlen
Ay prap' e leshoj kalen
Se me s'munt te rronj nde jete
u nis per Zotn' e vertete
Se rrojtja ishte mundime
Edhe helm' e hidherime
Vdekj' e shkret' ishte shpetimi
Pa u derth persei trimi
Grate dhe nje here e pane
Pastaj per jete u ndane,
Per vdekje djali po vinte
Vdekjene nde duar e shpinte
Pa thirri :" Zot' i vertete
Mos me mundo me ne jete
Se u doqc, ' u perveluash"
Po teje nuk' u merguash".
Kshu tha dhe nd'ushterit hyri
Pa u trembure fare syri!
Me buze te perveluare
Si zok duke fluturuar
Armikete gjith' i ndau
Edhe i cqeu, i cau!
Mori plage mije shume
Gjaku i vate lume
Pa e la jeten' e shkrete
Vate te Zot' i vertete
Popo, o mynxyre' e shkrete
Te shofte Zot' i vertete
Dhe ti, e shkret' o e thene
Njeri pa brenge s'ke lene!
Ne kohet e djalerise
Bukurosh' i Perendise
Me zemere te perveluare
E me shpirt te deshperuar
La jeten e njerezine!




Yll' i Marre ------ Marsi

Qani , qani , shok', Aline!
Ju vajtte te Perendija
Po e varfera femija
Qe pane gjeme mbi gjeme
Nga armiket, pacin neme
Pacim neme e mallekime
Dhe mundim' e hidherime,
Qe ben'aqe te keqija
S'patne turp nga Perendija;
Te miret tan' u munduan
Ne nga zgjarri na shpetuan
Ata s'vdiqne, ner ne mbene
Edhe sot jane si qene;
Bota ata s'i harron
Ner shpirtera mbreterojne
Me s'duruane dot grate
Se diten e pane nate
Zejnel Abidin' ish shtrirur
Ishte verdhur' e venitur
Ish semur' e i prere
Nd'eth' e ne lengim' i ndere
Pa u ngrit dhe duke qare
E armete duke marre
Dolli si trim e si burre
Me nuk' ishte i semure
Derdhi lot per te vellane
Pastaj vat' e gjeti t'ane
Pa i puthi kemb' e dore
E ju lut djaleth i gjore
Po i ati s'i dha leje
E mbajti , s'e la te veje
Pa i tha :" Falm' edhe mua
Leje , se jete me s;dua
S'dua te mbes mbas atyre
Te rronj pas kesaj mynxyre
Do te vdes, s'rronj dot as pake
Se kam ne zemere nje flake;
Si t'ja benj i mjeri une
Ne jete me s'me mbet pune
Shokete gjithe u vrane
E mua vetem me lane!"
Imam Hyseni i tha : "Trimi
Nuke mundet nga mundimi
Ata vane n'ate jete
Te Zot' i math , i vertete
U poqne me Perendine
Dhe me Muhamet-Aline
Edhe meme Fatimene
Dhe hasan' atje e gjene
Dielli s'duket pa gdhire
Natene , ne erresire;
Kejo jete gjume quhet
Shpirti pas vdekjes zgjuhet
Njeriu q'esht' i vertete
S'vdes kurre ne kete jete
Me sa humbet trendafili
Er' tij edhe bilbili
Aqe edhe njerezija
Ashtu edhe gjithesija.
Po per ty sot s'eshte shkruar
Nga Zot i math i lavderuar
Pas nesh vjen edhe ti vete
Dhe na gjen ne ate jete
Po sot vdekja s't'eshte thene
Per tjater koh' eshte lene.
Nuke shuhet dera jone
Kemi ndihmes vete Zone,
Tani te le urtesine
Dhe durim' e trimerine
Udhezen' e Perendise
Dhe shpetimn' e njerezise
Pa te rrish ne kembet time
Me zemere plot mundime
Besene dhe Perendine
E tere njerezine
Mi qafet tende t'i lashe
Qe t'i shikosh si i pashe".
Kshu tha dhe i dha urate
Djalit t'urte e jetegjate
I tha c;kishin thene,
E i la c'i patne lene:
E puthi me mallengjime
Me zemere plot hidherime!
Djalene kshu e mesojti
Edhe grat' i perqafojti.
Pa u tha : " Te mos therrisni
Kuje kurre te mos nisni,
Se esht' e madhe mekate
Edhe turp te qajne grate
Esht' e mira te duroni
"keshtu desh Zoti" te thoni
Po me lot pakez qani
Hidherimne mos e mbani
Ne Zot' i math i vertete
Na fali lotte ne jete
Qe te qajm' ete defrejme
Zemerene ta genjejme
Se nga gjithe c'na ka dhene
Asnje pa ndihme s'ka lene
Mos pandehni q'u le shkrete
Se u lle zotn' e vertete
U le vete Perendine
Edhe Zejnel Abidine.




********

Shtyll' e gjithe njerezise
Dhe miku i Perendise
E i Muhamet-Aliut
Shpetim' e shpres' e njeriut
Ky pasketaj do te mbese
Ky eshte imam me bese.
Nuke shuhet dera jone
Qe ka pushtuare Zone
Nga neve Zot' i vertete
S'e le shkrete kete jete
Brez pas brezi do te vine
Te shpetojme njerezine!
Dhe ju pas do te vini
Se per jete ketu s'jini
Po sa gjall, me nder te rroni
udhene mos e harroni
Me ne kushdo te luftonje
Zot' i math do t'a mundonje;
Njeriu s'munt ta genjenje
Gjithe sa ben do t'i gjenje
Po ju njerezit t'i ndjeni
Dhe miresite t'u rrefeni
C'do te hiqni, te mos pshoni
Zemerene ta zgjeroni
Te parete kshu me zemre te qete
Zoti trim, burr' i vertete
Dhe u ngrit me vrap' e dolli
Femija gjith' e percolli!
E percolli duke qare
Popo! perjete te ndare!
Qysh te ndahen me te gjalle
E si ta mundine malle!
Opopo! kulm i shtepise!
Mbret i gjithe njerezise!
Po ay zot s'doj te dinte
Thoshnje se me dasme vinte!
Kur i hipi kalit trimi
Grat' i mbyti mallengjimi
Kal' i math posi hastriti
kembet e para i ngriti
Pa erth' e u ashpersua
posi dragoj u harbua
Nga goja flake po nxirrte
Frene nder dhembe e mirrte
Shkrefetint' e hingellinte
Dhen' e qiejt' i trendinte!



*******

Ay imam' i vertete
Burri trim pa gje te mete
Ishte veshure si pylli
edhe ndritte posi ylli
Armete i vetetinin
Armikevet frik' u shtinin;
Mburonjen' e hamzajt mori
Dhe kordhen e t'et perdori
Qendronj kundrejt ushterise
S'armikut te Perendise
Andej ish Jeziterija
Ketej ish vete Perendija
Qendroj kundrejt ushterise
Nder' i gjithe njerezise
Pa u tha: " O ju te pare!
Dhe ju gjithe ushtetare!
Qe me shkruat e m eprute
Pastaj luftene me zute
Gjithe punet ju i prishte
Ketu mua ju me grishte
Tani me rat' e me vrate
Njeri gjalle nuk me late!
U thashe qe te me lini
Me qafe mos me bini
Pa te dal dhe te marr dhene
Edhe ju te kini mbrene!
Te ikenj nga Arabija
Nga vendi e nga shtepija
Dhe kete nuke ma dhate
Po me pshuallt' e s'me late
C'faj u pac e c'u kam bere
Q'u bet' armike te tere!
S'kini turp te turperoheni
Edhe tani po s'pendohi?
S'me din' i kujt bir jam une
C'eshte kjo pun' e perdhune?
E harruate Aline
E late pas Perendine
Me s'doni Muhamene
Te bijene Fatimene?
Nuk' esht' ajo mema ime?
Pse s'pate turp as therrime?
Gjyshi im vall' u vu bese
A i at' i Mavijese?
Turperuate dhe fene
Dhe kombin e memedhene
edhe besene e late
N'arrati te madhe rate
Late edhe Perendine
Edhe Muhamet-Aline
Bete bese djallezine
Edhe gjithe ligesite
u ndate nga njerezija
E nga gjithe miresija!
Harruate Perendine
Bete zot Jeziterine!
Lat' Alin' e Muhametne
Edhe zute Mavijene
Dhe t'an' e tija Syfjene
Edhe Jezitn' e Mervane
Mos s'na shat' a mos s'na vrate
Gje pa bere nuk late.
S'me vjen keq per deret tene
Se nga Zoti kshu qe thene
Po me vjen keq per njerezine
Qe i dhate arratine
Une kurre nuk donja
Me njerez te leftonja
As mize s'donja te ngisnja
Jo njerezine te vrisnja
Vete ju ketu me prute
N'idherim te keq me shtute
Po edhe juve s'e dini
C'gje beni e ke godini
Se Zoti u ka verbuar
Veshet' ua ka shurdhuar
Ju as shihni, as degjoni
As e dini c'gje punoni
Zemren e kini te vdire
S'u ka mbetur gje e mire
Me vjen keq per ju te mjere
Qe po vini ne sketerre
Pandehni qe Muhameti
T'i ndihnje keti rremeti
Q'i vret femijen e tija
Dhe me kaqe te keqija
Kur te vini' n'ate jete
Tek ay Zot i vertete?
Kjo pune kurre s'harrohet
Gjithnje do te kujtohet
sa te jete kejo jete
Bota nder ment do t'a kete
kjo te liqte do t'i ndanje
Te mirete do t'i mbanje
Do te mbese nj' e vertete
Te jete drite per jete
kete dite neve leme
Nje nder per jete e nje neme
Nje drite e nje erresire
Nje te lig' e nje te mire
Zoti e dha kete drite
Per njerine kete dite
Per jet' udhe t'i rrefenje
Me ate udhe te gjenje
Zoti gjetke s'e ka dhene
Gjer sot kete ndere tene
Vdesin per nje te vertete
me c'na duhete ne jete
Vritemi per njerezine
Per te shpetuar njerine
Per te munduare ligesine
Per te nxjerre ju ne drite
Qe jini ne erresire
Po vini ne shkretetire!
pandehni ju se fitoni
E thoni ta trashegoni!
Mos e kini ate shprese
Kjo pa shpage s'munt te mbese!
Per se shpejti do ta shihni
Te drejtene do ta njihni
Kete s'e le Perendija
Nuk'ua la njerezija
Ju shume do te pendohi
fare do te turperohi
Mbajeni ment kete fjale
Se se shpejti do te dale
Ky zgjarr qe ndese ju, s'shuhet
Do te jet' e do te thuhet
Juve shtrenjt do t'u qendronje
Se Zoti do t'u mundonje
S'me ngjan qe t'a trashegoni
Po fjalen mos e harroni
tani pa shtini , pa shtini
Ju mua gjall mos me lini
Se une me s'rronj ne jete
Hithni , pa hithni shigjete!
Shokete qe mi vrate
Mua te vetem me late
Pa shok' une nuke kthehem
Do te vdes ketu , te ndehem
Po bini , se une s'bije
E me pare nga ju s'shtije."
Kshu the , me te lumte goja
Armiket' i zu nevoja.



******

Kur e pane imam Hysene
U mahnite gjithe c'qene
Shuem syresh u pendohne
Se te verteten njohne
Ishte ne shesht e verteta
Genjeshtra njihej e shkreta!
Ushtetaret u perzjene
Kur e pan' imam Hysene
I degjuan ato fjale
Lott' u vane posi vale
Shimr' i lik me Bahterine
Edhe me gjithe faqezine
E me shume djaj te tjere
Q'ishin armike perhere
Ushtetaret i qeruan
Edhe per luft' i shtrenguan
Urdher ushterise i dhane
"Bini te gjithe" , u thane
Ajo ushteri e shkrete
E ter' i hodhe shigjete
Zot' i madh , shume durove!
Armikete pse s'i shove!
Shigjetaret posi rete
Rane mbi trimin' e vertete
Diellin ato e zune
Pa hije siper i shtune
Po as ng' ato s'e zuri
Perendija dore vuri!
Kur ne ate erresire
Po na vjen nje trim i mire
Kaluar ju aferua:
"Imam Hysejn , s'me njeh mua"
Tha ay trim i vertete
Qe s'ka shok ne kete jete
Imam Hyseni e shihte
Edh' e njihet edhe s'e njihte!
Vall' ish trim prej njerezije?
A engjell prej Perendije?
Ay s'ndenj po ju leshua
Mbi armiket si fajkua
Dhe u tha : " O te pabese
Te bire e Fatimese
Juve doni ta goditni
Dhe shigjeta i vervitni?
S'pate turp nga njerezija
A u shofte Perendija!
Pritmeni o te pabese
Trimi sot ketu te vdese".
Tha, dhe i hyn ushterise
Si rrebesh' i Perendise
Armikete u shperndane
Zoti e di sa u vrane
Si mbaroj ay , qe zbriti
Dhe armiket i sfiliti
U hap ajo erresire
Mbeti vetem Zot' i mire
Imam I Perendise
Shpres' e gjithe njerezise
Thirri : "Delni, luftetare
Papo dolli nje i pare
Ishte Temin nga Kahtabeja
Nga Shami , jo nga Qofeja
Ju qas i paudh' i Shamit
Duke thene keshtu imamit:
"Kejo kurre s'eshte bere
Me nje ushteri te tere
Nje i vetem te leftonje
Te dal' e t'i turperojne!
Keta gjith' armike jane
Se Siffin' e Nehrivane
Nuk' e kane dhe harruar
Se shume kohe s'ka shkuar
Te gjithe armikesite
I perseriti kjo dite
Pa veshtro se c'jane vrare
Sot kaqe mije ushtare
Njeri humbi te vellane
Tjatri te bir' a t'ane
Njeri mikn' a kushurine
Sicili humbi te tine"
Keto fjale tha Temini
Pa ji kthye i tha trimi:
" O bir ' i Kahtabese
Pse u bete te pabese
Dhe te liq e dore gjate
Pa na shuat e na vrate!
Vellazerine kerkonja
Ju vete ketu me prute
Edhe ju luften e zute
Dhe im' ate lufte s'donte
Miqesine u kerkoknte
Juve punete i prishte
Te keqiat i grishte
I rate pas Mavijese
E duallet te pabese
Jezitne per zot' e zute
Neve shigjete na shtute
Dhe tim vella e tima ate
Juve po desht' e i vrate
Ata juve gje s'u bene
Shpirtin per ju kane dhene
Me te pabese i vrate
Per miresi u perpoqne
Nga e mira dore s'hoqne
Pandeh ti te me tremc mua
Me keto fjale qe thua?
A e di , nje her' im ate
Q'u dha uj' e ju s'i dhate
Pyet ahere c'ka thene
C'fjale per sot u ka lene?
Dritene me sy e pate
Pastaj iket edh' e late
U futte ne erresire
Fort bukur bet' e mire!
Pse me ze ngoje Siffine!
Valle bota nuk e dine
Ahere kush e kish fajne?
Edhe sot ner ment e mbajne
Ne Nehrivan ju na rate
Faj nuk'ishte im ate
Ju shokt' e Mavijese
Qe s'kini as turp , as bese
Juve vete e kini bere
Kete mynxyre te tere
Djemt' a atij q'e besoni
I vrisni e i helmoni
Juve sot jini ne gjume
Po nuke shkon kohe shume
Kur te zjohi , do ta shihni
Fajene tuaj do ta njihni
Ahere e kupetoni
C'eshte puna qe punoni
Se kjo pune do t'u shpjere
Ne mundim te math t'u shtjere
Kete e ndan Perendija
Edhe pas nesh njerezija
Po tani s'arce per fjale;
Ketu per vdekje kam dale."
Kshu tha dhe kordhene e qiti
Pa u hodh posi hastriti
Preu Temim Kahtabene
Gjaku i tij mori dhene
Gjith' armiket u tmerruan
Te tere u turperuan.




******
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 40
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Pezi nga Naim Frasheri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Pezi nga Naim Frasheri   Pezi nga Naim Frasheri - Faqe 3 Icon_minitime12/9/2009, 17:10

Ish nje burre trim me flete
Qe nuke kish shok ne
jete
Zejd-Ebtahu , ay dolli
E thena atje e solli
Imamit me shpat' i
shturi
Sa mundi , po nuk' e zuri
Dor' e shkret', o dor' e thate,
E kujt
i shtije me shpate !
Imami nje her' i shturi
Dhe ate ne dhet' e
vuri
Armikete u mahnitne
Edhe te ter' u cuditne
Kur e pan' ate
mynxyre
Gjak s'u mbeti ne ftyre
U tmerruane nga frika
Te gjitheve u ra
pika
Njeri me nuke guxonte
T'i dil kundrejt te leftonte!
Than' Aliu u
ngjall prape
Erdhi derrme te na jape!
Te gjithe u frikesuan
Edhe ca u
turperuan
Se fajne qe ben' e njohne
Dhe me zemer' u pendohne!
Ymer i
shtrengoj te paret
Edhe gjithe luftetaret
U dha shpres' e frik' e
fjale
Po njeri s'deshi te dale
Asnje s'deshi te genjehej
Se e dij qe
nuke kthehej
S'vij ner shoket tjater here
Nisej drejt per ne
sketerre;
Nuke pat duk as nje fjale
Pa njeri s'guxoj te dale!
Imam
Hysejni po rrinte
Njeri kundrejt nuk' i vinte
Ymeri shoket i mblodhi
E
me te parete zgjodhi
Thirri Shimre-Dhil- Xhevshene
Dhe te tjeret sa
qene
Te liq e te mallekuar
Pa bese ne kraheruar
U mblodhne djajte te
tere
Edhe fjale duke bere
Thane : "Esht' Aliu vete
Eshte trim, burr' i
vertet
Sot e tere trimerija
Eshte mbi vehtet te tija
Nga gjithe ay fis'
i cquar
Permbi kete ka qendruar
Eshte trim me te vertete
S'ja del dot
njeri ne jete
Te mos ish tani pa uje
Neve na bente rremuje
Te mos
kishte edhe zjarre
Q'i lane sa kane ngjare
Ay neve s'na peshonte
Po te
gjithe na shkurtonte;
udhen' e lumit ta zeme
Me vrap, pa uje ta leme
Se
ne pift'uj', o te mjere,
Nje ngjall nuke do te lere
Njeri vetem te mos te
dale
As me kembe, as me kale
Duhet e tere t'i bjere
Ushterija
menjehere!
Keto fjal' armiket thane
Dhe ushterin' e perndane
Nje fuqi
te madhe shpune
Anen' e lumit zune!
Pa imami u leshua
Permbi ata si
fajkua
Te keqen, o kordh' e lare!
C'e nderove
kordhetare!



*****
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 40
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Pezi nga Naim Frasheri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Pezi nga Naim Frasheri   Pezi nga Naim Frasheri - Faqe 3 Icon_minitime12/9/2009, 17:15

Kali duke hingellitur
Dhe mi ta duke vervitur
Gjithe perpara i vuri
Kordha s'e la gjalle ke zuri!
U be gjaku si kente
Si shiu qe rrjedh nga rete!
Te shumet' atje u vrane
Te tjeret u perndane;
Pa ju aferu lumit
Vrapmadhit e fjaleshumit
Ay vinte gjithe vale
Duke thene shume fjale
Ah! o Frat*, o Frat i shkrete!
Te kishe shterur perjete!
Lumi vij me shume buje
Po s'ish e thene te pij' uje!
Nje djall! mos i qofte thene!
Thirri: "Tendet plack' i bene!"
Imami u kthye prape
Me etj' e me shume vape!
Ajo s'ish fjale e vertete
Po e cpiku djalli vete
E thena do te mbarohej
As shtohej as pakesohej
Me zgjarr te madh duke kthyer
Ne gjak i tere i ngjyer
Vrau dhe shume te tjere
Zot' i math zemergjere
Po erdhi posi shkendija
Me mall e priti femija!




Frat*------ lumi Eufrat

#17


Zot' i math e i vertete
C'qe kjo kaq' e keq' e shkrete!
Zemera me mallengjehet
Kjo here nuke rrefehet!
S'ngjan dhe me heret e tjera!
Popo, c'pane grat' e mjera!
Vec ti , Zot , u dhe durime
Zemrat i bere trime
Kjo s'ish pune qe durohej
Zemra soje pervelohej!
E pritne me shume shprese!
Dh' e rrethuan posi shpese
Me lot' te hidhur duke qare
Kush ta qafonj me pare
Nje shprese si vetetima
Kur duhet ner kercellima
Nga Zot i vertet u zbriti
E nder zemra u ndriti
Edhe nje gas patne ndjere
M'e pare gjall dhe nje here
Jet, o e shkreta jete
Je e rreme, s'j'e vertete!
Gazi dhe helmi qe vine
Shkojne prape e nuke rrine
Kthehen nder na duke shkuar
Po t'i presim pa renduar
Gjithe c'pjell e shkreta jete
I ha prape ajo vete
Kshu dhe njerezit' e mjere
I h shtriga, s'do t'i lere
I ha, po vet i pjell prape
Ate qe merr, do ta ape;
Hena hahet e me s'shihet
Pa ze prap' e perseritet
Dhe imami kete here
Nga ajo zemer e gjere
Nxori ah e psheretime
Mallengjim e ngasherime
E lotte si shi i derdhi
Se po shume keq i erdhi
Shum' armiket e munduan
Zemeren ja lenduan
Pacin nem e mallekime
Dhe mundim e hidherime
Engjelli i miresise
Qe vjen ng'an e Perendise
Zbriti e durim i pruri
Pa fjalene prape zuri
Ngushellehu grarerine
Edhe Zenel Abidine
Nga zemr' e tij q'ishte trime
U dha durim ner mundime
U tha c'u kish per te thene
U mesoj c'udhe te zene
Pa u ngrit, u nis te dale
Duke thene shume fjale
Grate nder kembe i rane
E te gjitha pas i vane
Edhe Zenel Abidini
Immai u tha : " Ku vini?"
Thane , "me ty , te vdesim
Nuke duam me te mbesim ."
Po imami u tha : "Rrini,
Ju ne lufte s'ben te vini
Shehre- Banuja tha:" Mua
Kete fjale mos ma thua,
Do te vinj , bashke te vdesim
Neve me s'mundim te presim
Te mbes une bije mbreti
Ne mest te ketij rremeti!
Nuke jam nga kombi juaj
Pa me kane per te huaj."
Imami u tha :"Ju rrini
Te tilla nder ment mos vini
Mbi ju njeri s've dore
Kini zotn' e math kembore
Tek po thoshin keto fjale
E derdhnin lotte si vale
Kur u dha me vrap nje burre
E nje Hexhin duke prure
Q'iken si rrufe nde rere
Edhe plimbi s'munt ta zere
Imami tha : " Pa hipe
Edhe ik', o buk' e kripe,
Leri grate i sjell une
Po hiq vet' mbaro pune."
Imami i dha urate
Pa i tha :" Ki kujdes grate
Edhe Zejnel Abidine
E mos i ler vetem te vine
Un' arce per te mos kthyer
Zot' i math s'me ka genjyer."



******

Me nuke tha tjater fjale
Po me vrap hipi ne kale
Hyri ne mes' t'ushterise
Si dragonj i Perendise
Posi zjarr' i math kur bije
Ne pyllt e lisat i shtije
Me te madhe kesellime
E me shume oshetime
Nuke le as bar, as flete
ashtu dhe trim i vertete
I shkurtoj te tere
Qerbelaja det ish bere
E po kerkonte Ymere
Edhe te paret' e tjere!
Do t'i kish te gjithe shuar
po per uj' ish perveluar!
Te lumi u aferua
Pa ndenj pakez u mjetua
Shokete ner mend i erdhne
Lotte si lumi ju derdhne
Atje tek rrij e mejtohej
E zemera i pervelohej
Hasir' , i bir' i Teminit
Nje shigjet' i shtije trimit!
Ne buzet e zu shigjeta
Dhembet i shturi e shkreta!
Opop! Zot' i vertete!
S'e permbysje dhen' e shkrete!
Armiket e mallekuar
E pasholl' imamn' e uruar
Gjithe c'ishte urtesija
Kalori e kembesija
Posi galat u leshuan
Papo ne mest e rrethuan
Shtune ushte e shigjete
Kundrejt Zotit te vertet!
Nje shigjet e shkret' e mori
Ne balle, pa kur e nxori
Gjaku rroshi posi krua!
Papo , me gjak u mbulua!
Mos me keq! s'e s'merr me shume
Djall- o pune! fat o lume!
Pas asaj posi dragua
Mbi armiket u leshua
Me kordhet te lare shturi
Dhe ke zu, ne dhet e vuri
Fluturonte si fajkua
leshohej posi dragua
Armiket te gjithe i binin
Shigjetat ne trupt' e zinin
Plage kishte shtatedhjete
Edhe ky trim' i vertete!
Ne gjak ish mbytur tere
O armike, c'kini bere
Mallekim paci per jete
Nga Zot' i math i vertete!
I ra tere rremeti
Pa fuqi me nuk' i mbeti
Armiket e rrethuan
Me tepere e shtrenguan
Imami prape u leshua
Ushterija u tmerrua
U perhapne e parap' u mblodhne
Te gjithe shigjet' i hodhe
Shume shigjeta i shtune
Edhe te shumta e zune
Kali kishte plage shume
Gjaku i rridhte si lume
pa renkoj e psheretihu
Imami Hysejni i zbriti
Armiket' me kemb' e pane
te tere pas i rane
Ymeri ju aferua
E pa dhe u turperua
Shimr' i lik i mallekuar
U derth si qen' i terbuar
Po imami posi dragua
Me kordhe drejt ju leshua
Posa pa Imam Hysene
Iku me vrap, mori dhene
pastaj mbloth Shimri te tije
Edhe te tjere Jezite
Se largu ter' i shtijen
Shigjetat si bresher i bijen
kali rreth te zot'vinte
Dhe sa munt hingellinte
Armiket gjith' u permblodhne
Pa shigjeta shume hodhe
Gjithe se largu i shtinin
Po afere nuk' i vinin
Imam' i zoti i jetes
Q'ish burim i se vertetes
Kish marre plage me mije
Gjaku i vij posi vije
Po prap' ay poshte s'binte
Me kordhe ne dore rrinte;
Shigjetate qe i shtinin
Si gjemba ne trup i rrinin
Zot' i math, ti qysh e prure
Ne mest djajet e shture?
Me gjith' ato te keqija
I dha fuqi Perendija
Armikete parape i ndoqi
Dhe ke preku kordh' i hoqi
Armikete u perndane
Po prap' u mblodh' e i rane
Pa Shimr i mallekuar
Ay djall' i temerruar
me shoket' e tij therriste
posi qente angulliste
U thoshte : "Pse nuk' i bini
Edhe me te gjall' e lini?"





******

Ata gjithe e rrethuan
Po prape s'ju aferuan
U zune gjithe nga harku
E goditne per selargu
Dhume djaj te mallekuar
U nisne per t'aferuar
Ju qasn' e u turperuan
Papo prape u merguan
Kishin te gjithe shprese
Nga bir' i Mavijese
Qe t'u ipte pun' e mite
Kshu i mesonin djaleezite!
Imam Hysejni po rrinte
Gjaku posi lume i vinte!
Donte edhe me te qendronte
E plagete t'i duronte!
Po fuqija ju mbarua
Dhe zemera ju pervelua!
Ay zot c'plage kish marre
Zemera qysh i ish thare!
Mushkerite i ishin djegur
Ate dite c'kishte hequr
Sa te keqija kish pare
C'mynxyra i kishin ngjare
Opopo! Zot' i vertete
C'ishte kjo e then' e shkrete
Ng'ay komp' i Mavijese
Dira shtrigu i pabese
Me nje shigjet' e goditi
Krahn' e djathte ja dropiti
Sinan Enesi se prapi
Duke nahitur si capi
Sa mundi shtu qen' i qete
Pa ajo shigjet e shkrete
Nene kraht' te djatht' e mori
Dhe i del nga kraharori;
Pa ra shtyll e njerezise
E drejtez e Perendise
U tunt fush' e Qerbelase.
Qielli zu te kercase
Termet ra nde gjithe jete
Kur ra imam' i vertete
U tunt gjithesi e tere
Kjo pune me s'ishte bere
Havli bashke me te bire
U leshuan me deshire
Ju qasne, por kur e pane
U trembn' e shkuan dh'e lane;
Nje tjater ju aferua
Imami i tha : " Me mua
Cke ti , o njeri i mjere
Pse nise per ne sketerre?
Kur ati nga Perendija
I erth gjithe miresija
Tha : " C'bet' , o te mallekuar
Vrate njeriun e uruar!
Paci nem', o te pabese
Ky esht' i bir i Fatimese
Dhe nip i Muhametit!"
Kshu tha dhe ju derth rremetit
Shturi me shpatet te gjate
La ne vent nja gjashte a shtate
Pa gjithe siper i rane
E vran' e gjall nuk' e lane
Pastaj tere sa qene
E psholle imam Hysene
Sicili t'i qasej donte
Po prape nuke guxonte
Vec Shimr' i lik, i tmerruar
Dhe Sinan' i mallekuar
Qent' e sketerres se shkrete
Ju qasne te dy te qete
Shimri, djall' i mallekuar
E shkeli ne kraheruar.
Mos me keq' , zzot' i vertete
Gjer ketu kjo pune e shkrete
Engjell i Perendise
Zbriti me rrobet e zise
Shimrin' e nemur' e shtyti
Pa s'e shkeli per se dyti
Popo, Shimr' i mallekuar
Ishte shume i shemetuar,
Dhembet prej derr' i kishte
Ay djall , njeri s'ishte
Kishte dale prej sketerre
Si derri kur del prej ferre
Kish fytyrene mynxyre
Dhe menyrene te ndyre.



*******

Kordhene e nxori qeni
Hapi syt' imam Hyseni
Pa i tha :" Ne kete hene
Njerezija lufte s'zene
Esht' e premte kejo dite
Qe i lene djallezite
I falene Perendise
Pas udhes se njerezise;
Edhe tim gjysh e levdojne
E ndihme soje kerkojne
Edhe femijes se tija
Urat' u ep njerzija
Ju guxuat' e na vrate
Po kete te madhe plage
Zoti nuk' e le pa shpage!"
Kshu tha dhe nga zemr' e gjere.
Psheretiti fort nje here!
Pa zu ngoje Perendine
Dhe mblodhi gjithe fuqine
Unji koken, ju fal Zotit
Fuqimath meshireplotit.
Shimr i ra , paste neme!
Opopo, e madhe gjeme!
E pa Zoti koke-prere
Qiejte i beri sterre
Armikete edhe t'ane
Kshu ne falj' e sipr' e vrane
Koka qe ish prere
Duke folur, the nje here
Me nje ze shume te qete:
"Zot' i math esht' i vertete".



*****

#18



Dielli'ish duke permbysur
Dita ish en te ngrysur
Qiell' i ter' ish nxire
Jeta ish ber' erresire
E verteta ish drobitur
Genjeshtra ishte rritur
Keshtu dukej ne te pare
Dhe nga puna qe kish ngjare
Mbreteronte Mavijeja
S'kish te bente Fatimeja
Imam Hyseni ish vrare
Jeziti i vinte mbare
Kish mundure Syfjani
Edhe Shimri e Mervani
Kishin mundur Perendine
Edhe Muhamet Aline.
Po kjo nuk ish e vertete
Ishte nj' e rreme nde jete
Imam Hysen' ish nderuar
Jeziti nemen e shkrete
Hysejni kish Perendine
E Jeziti djalleine;
Per Hysejne pergjerohen
Ne dashurit aferohen
Edhe sonte njerezija
Qajne per ngjarjet e tija
Jeziti me gjithe shoke
Nemene kane mbi koke
Dhe ketu dhe nd' ate jete
Dhe ndja Zotit te vertete
Kush do Muhamet-Aline
Edhe beson Perendine
Do Hasan e Fatimene
Dhe qan per imam Hysejne
Nuke ben Jeziterine
Djallezin e ligesine
Se ata jane vrare
E rane deshmimtare
Rane per nje te vertete
Q'ajo na nderon ne jete
Armiket' e mallekuar
S'e kishine kupetuar
Q'ata zoterinj q'u vrane
E nderuan Qerbelane.
Atje tek ra zoti yne
Edhe gjithe gjak' e mbytne
Vete dhe sot njerezija
Falet per kembet e tija.
O lule! moj e vertete!
Te qofshim fale per jete!
Zoterinj, ju kini vuar
Neve na kini nderuar
O vellezer shqipetare
Pa qasuni duke qare
Dhe mbani zi kete dite
T'u zbrese nga zoti drite!
Pa kujtoni Qerbelane
Gjithe Zoterinte tane!
Me te lene kete jete
Imami , Zot' i vertete
Shpirt' i math vate te ZZoti
Tek kish qene dhe qemoti
Gjeti atje Perendine
Edhe Muhamet-Aline
Edhe Fatimen' e Hasane
E te mirete anembane!
Te liqte s'ishin perzjere
Ishin gjithe ne sketerre
Ne shum' ishine mundime
Secili kish nje mynxyre
e nje fytyre te ndyre
Njer' ish gomar i zgjebosur
tjateri qen' i kromosur
Se njerezi s'u kish mbetur
vete posht' e kishin hedhur!
Kshu ish n'ate te vertete
Po ketu , ne kete jete
Armiket' ishin gezuar
Punen e kishin mbaruar
Kishin nga Jeziti shprese
Ndaj u bene te pabese!
Oh! mendja sa i genjente!
Imamit kali s'i ndahej
Hingellinte sa ment cahej
Aqe shume hingellinte
Sa Qerbelane e tronditte
Armiket gjith' i rane
E goditn' e dot' s'e vrane
pa iku me ngulcim shume
i plagosur e per lume
Erdhi e qendroi me dere
hingelliti dhe nje here
Grat ' e varfera e pane
Edhe te qarit ja dhane
Ndenj i qareth e i qete
I rridhte gjak tatepjete!
Femija gjith' u tmerrua
Dhe drejt kalit u leshua
Me te math ,mallengjim qane
Edhe kalit kshu i thane :
"Ore kal', i kal' i shkrete!
C'e bere trimn' e vertete!
Ku esht' nder i njerezise!
Shtyll' e gjithe miresise!
Mjere neve se si mbeme
Edhe ketu c'do te leme!
Qysh erth kjo e zese dite
Q'u harruan miresite!
Koh' e shkrete si u nderrua
E mira gjith' u mergua!
Ah! o mit', e zeza mite
I bere gjithe Jezite!
Njeri mik sot per sot s'mbeti!
U harrua Muhameti
Aliu me Fatimene
E Hasani me Hysene!
C'ka beri makuteria
Dhe' e nemura djallezija!
Qysh e paskmei te thene!
C'qe kjo per derezet tene!
Kaqe burra ketu lame!
Mjere neve me sy c'pame!
Kete mall si ta durojme!
C'na duhete me te rrojme!
Zot' i math Zot' i mire
Falna durim e mshire!"
Kshu qane me ngasherima
Me lot e me psheretima.
Kali degjonj keto fjale
Dhe iku e mori male
Njeri s'e pa tjater here
Ate kalethin' e mjere!



******

Grat' ishine temerruar
As ne gjum'ishin , as zgjuar
Pa thirre : "Neve ku jemi!
Pasketaj te gjalle s'vemi!"
Dhe j'u derdhe ushterise
Si rrebesh i Perendise!
I huaji grat i zuri
Brenda ne tendet i shpuri
U tha :" Hyni brenda , rrini
Ju edhe Zenel Abidini
Ay vete ndenj ne dere
Njeri atje te mos lere.
Grate donin te leftonin
Zemrene dot s'e pushonin!
Armikete gjith' u dhane
Bene placke gjithe c'pane
S'lane gje , po gjith' i mblodhe
I rropne djajt' e i vodhne
Shimri me shok te tjere
U leshuan menjehere
Te huajne shum' e shane
Dhe ate ngadish e vrane!
Po ay vdekjen s'e dinte
Dor' e vdekjese s'e zinte
"Zejnel Abidini ku eshte?"
Than, "apo s'del , se e pa ngushte?"
Nuk' e kishin per te lene
Po Zoti s'e kishte thene
Pa ata q'ishin penduar
Fajn' e madh e kishin njohur
Thane :" Mjaft keto qe beme
Keta qe mbene , le ti leme
Ne mos , po do te qendrojme
Ne mest tene te leftojme".
Armiket u trembne atehere
Se mos beheshin levere.
Kshu i mesoj Perendija
Pa shpetoj syresh femija
Pastaj u ngrit ushterija
Pas atyre dhe femija
Dh'ay njeriu me bese
Muarr udhen e Qofese
Femija fort shume qane
Kur e lane qerbelane
C'la atje femij' e mjere!
Burra m'emer e te ndjere!
La shpresen e njerezise!
Gjith' miqt' e Perendise
Gjalljene nuke e donin!
Ata vdekjene kerkoknin!
Zejnel Abidini qante
Me grat' bashke zi mbante
Mallengjimne s'e duronte
Doj te vdis e te mos shkonte
Po ay qe pru Hezhine
E zu Zejnel Abidine;
"Ti prure , tha Zotit bese
Kushdo linde, do te vdese".
Kshu tha dhe gjithe kaluar
Muarr udhe duke shkuar
Me zemre cop' e therrime
Me helm' e me mallengjime
Ky Zot femijen e shihte
Po ate njeri se njihte!
Isherbente gjithe vete
Si sherbetor i vertete
Ne kohet te ligesise
Kish njeri te Perendise!
Femija s'e njeh njerine
Valle engjellit' e zbritne!
A e kish derguar vete
Zot' i math e i vertete!
Se zogut , qe mbetet shkrete
Dhe i varfere ne jete
Ja ben veteze folezen
Miresit' e tij s'e lene
U tha Zejnel Abidini
Armikevet:" Ku na shpini?"
"Ne Qofe e ne Sham , thane"
Dhe i muar' e s'i lane
Unjet nga mali nde rreze
E vjen ne fushet thelleza
Imamit ju aferua
Pa qau e u helmua
Qepne me gjak duke ngjyer
E kembete duke lyer
Iku me vrap, mori dhene
Duke qar'imam Hysene
I ra pas edhe pellumbi
Duke ikure si plumbi
Me vaj e me ulerime
Me te madhe psheretime
Me te gjith' anete vane
Gjemene miqet u dhane
Pellumb' i bukur me bese
Ndenj mbi varrt te fatimese
Papo qante e nemeronte
Nat' e dit' e me s'pushonte!
Me shume shok' erdh Ymeri
Po me pak u kthye derri
Se te shumete ju vrane
P'andaj shume shoke lane
Te vinin nde dhet te vraret
Q'ishin ndere si traret
Djajt' e tyre i mbyluan
Te miret i lan' e shkuan!
Po pshatarete degjuan
U ngrine gjith' e s'menuan
Burra, gra e foshnja vane
I mblodhe tok e i qane
Pa me te math nder i vune
Opopo! nde dhet se c'shtune!
Armikete e mallekuar
Kishine marre duke shkuar
Kryethite e imamit
Ja shpinin derrit te Shamit!
Edhe shokevet te tjere
Kryet ua kishin prepe
Pa dhe ato bashk' i shpune
Opopo! e madhe pune!





*******
are
Atje tek kishine rare
pa n'enderre Muhamene
Hadixhene e fatimene
Aline edhe Musane
Merjemene e Isane
Imam Hasan e Abasne
Dhe t'ane , Sadi Vekase!
Erdhe gjithe te helmuar
Koket i ngrine nder duar
pa i puthne e i ferkuan
Shume qan' e mallekuan
U dha dhe nj'e madhe drite
E nata u be si dite
Muhameti duke qare
E kokete duke pare
Gjith' armiket i qertonte
U ip men' e mallekonte
Te mirete gjithe c'jane
I rrinine atje prane!
Dhe nje kordhetar i pare
Shpage kerkonte te marre!
Vij nje ze nga Perendija
Edhe thoshte si vetedija:
"Zoti eshte me te miren
Nuk' eshte me egersiren
Do te drejten , te verteten
Se me ato e mban jeten
Te ligene kush ta benje
Me se fundi do ta gjenje
Te drejtene kush ta lere
N'erresire do ta bjere!
Udhen e drejte e pate
Pse s'e mbajtte po e late?
Ay qe ben ligesite
Bije ne te madhe shkite
Djallezi e ligesija
Eshte lark nga perendija
Edhe gjithe djallezite
S'dalene kurre ne drite
Zoti u tha te gjykoni
Me te drejte te punoni
U tha te kini meshire
Te beni ngahere mire
Te drejtene mos e lini
Ne arrati te mos bini
Te mos lini njerezine
Te mos e ngisni njerezine
Mizen , u tha , te mos e ngisni
E ju njerezine vrisni!
S'degjuate Perendine
Po bete zot djallezine!
Late me nj'ane uraten
Muarrte demn' e mekaten!
Lat' udhen e Perendise
i rate pas djallezise
I vajtte pas mavijese
Nemene muarrte pjese
Me djallezi e me mite
U bete gjithe jezite
Late Musane e Harune
E u bete Firaune
te ter' u bete Nemrute
Ne zgjarrt' Ibarahimn' e shtute.
Isufne per pak e shitte
Edhe syte tuaj qitte.
Ay qe shet te vellane
Dhe vret t'emen e t'ane
S'ka pjese prej njerezije
Edhe ndjese Perendije
Late Muhamet-Aline
Pa bete Jeziterine
Harruate memedhene
U bete me Mavijene
Te mirene posht' e hodhte
Te ligene zut' e zgjothte
Po mendja mos u genjeje
Zot' i math do ta c'perblenje".
Kshu pa enderr ate nate
Pa u ngrit me shume date
Dhe fjala i ndenj si thike
Ne zemer' e i dha frike.



********

Ushteri e mallekuar
U ngrit edhe duke shkuar
Vate ne Qofet te shkrete
Qe do te shuhej perjete
Bij perpara ushterija
Pas asaj vinte femija
Ybejdi , qen i sketerres
Kishte dale jashte deres
Jashte deres se qytettit
Mare menyren e mbretit
Bashke me qen e pabese
Ish njerezi e Qofese
Ca armiq e te gezuar
Dha ca miq' e te helmuar
Me te madhe kercellime
Me poh' e me shume sqime
Hyn ne Qofe ushterija
Pastaj hyri dhe femija
Ne qytet te mallekuar
Qe ishte per te rrezuar.
E pa Zejnel Abidine
Ybejdi, qe ngjan me Aline
Pa shume u zemerua
Tha :" popo, fara s'u shua!"
Vat' e ndenj ne vent te tija
Djalli vet' e djallezija
Dhe tha : Zejnel Abidine
Thirrmani ketu tanine!"
Imami yn' ate donte
Se po vdekjene kerkonte
Vate dhe pas, sherbetori
Nuk' e la vetem i gjori
Zejnepa u nis te vdese!
Me s'i mbeti mbeti fare shprese!
Te Ybejd' i nemur vane
Dhe ndenjn' e fjale s'i thane
Ybejdi i tha : " Ti grua
C'deshe ketu pa me thua?"
Zejnepa , q'ish grua trime
J'u pergjigj me mallengjime
" O ti qen , i bir' i qenit!
Jam motr' e imam Hysenit
Paske dhe fjal' e me thua
Me nemeron mua grua!
Nuk' u pi dheu te tere
Me c'pune qe kini bere!
Edhe me nuke pendohi
S'kini turp te turperoheni
Djalli ju ka verbuar
Mendjen ju ka trubulluar
Pa beni kshu te keqija
A u shofte Perendija!"
Kshu the ! Zonj'e gjithe grave
Sat em' e tyt' et' i ngjave
Ishin mbledhur njerezija
Bere posi mizerija
Ybejdi u zemerua
Pa shume u zgurdullua
Dhe i tha imamit tere:
"Po ti , djale ku ke qene?"
ne Qerbela pse s'te vrane?
Gjall' ne jete pse te lane?"
Djali pakez u mejtua
I tha :" Pse me pyet mua?
Une vdekjene kerkonja
Nuke donja me te rronja
Desh te me vrit ushterija
Po me shpetoj Perendija
Esht' dor e Perendise
Mi duart e njerezize!
Po pse te behej kjo pune?
Valle c'faj kisha ber' une?
Njeriu te jet' i mire
Pa kur te jet' egersire
Si ju e si mbret juaj
Miresin' e ka te huaj!
Mua zemera s'me trembet
Dhe shpirti aqe s'me dhembet
Gjyshn' e tim' ati e pate
Dhe gjyshne tim e tim ate!
Une, bir' i Atyre
Rri kundrejt kesaj mynxyre!
Kini goje te me flisni!
Ketu jam , perse s'me vrisni!
S'qene mjaft ata qe rane
Pa ke keq se pse me lane?"
Kshu tha djali me te qete
Zot' i math e i vertete!
Bene cudi njerezija
Nga mendj' e nga fjal' e tija.



*****

Ybejdi u ashperua
Edhe shum' u egersua!
Thirri: " Merreni dh' e vrisni!
E tani nde dhet ta kllisni!"
Armikete e nemur' erdhe
Imamit sipre ju derdhne!
Zejnepa me vrap e zuri
Dhe doren siper' i vuri
Pa thirri: " O te pabese!
Komb' i ndyr' I Mavijese!
Vrismeni mua
Se me rronjtje nuke dua!
Bini, te paudhe , bini!
Djalethine mos e ngini!"
Tek thoshte Zejnepa fjalen
Dhe ' e kish pushtuare djalen,
Pleqt' e vjeter' e te ndjere
Si Erkami me te tjere
Edhe shume miq' e trima
Qe i mbuloj ngasherima
Se besonin Perendine:
Te tere me kemb' u ngrine!
Ne mest te tyre nje burre
Thirri : " Kjo s'behet kurre!"
Ish nje djal' i holl' , i gjate
Pa vu dorene ne shpate
Njerezija u perzjene
Ybejdi e doj Qofene
Pa u tremp' e dore hoqi
Edhe pleqesin' e ndoqi!
Zejnepa me pleqesine
Dhe me Zejnel Abidine
E me sherbetore shkuan
Nga rrezik' i math shpetuan!
Shtepi gati kishin bere
Te rrinj femija te tere
N'ate shtepi i derguan
Dhe botene e ndaluan
Vune njerez te mos lene
As gra , as burra te vene
Pa erth' u perzje qyteti
U ngrit me kembe rremeti
Ybejdi per te qetuar
Boten' e per te pushuar
Zejnel Abidin' e grate
I nxorri gjithe me nate
Nisi pese mije vete
I dergon ne Shamt te shkrete;
Me gjith 'ata ushtare
Shimrine vuri te pare
Edhe Hasin' e Zehire
Dy armike te peshtire!


******

# 19


Fjala posi zokth' i shkruar
Me vrap duke fluturuar
U perhap e mori dhene
Mesuane gjithe c'qene
Qau gjithe njerezija
Per gjitj'ato te keqija
Pa miqt' e asaj femija
Q'ishin njerez Perendije
Miqte e Aliut zine
Zun' e muhamet -Aline
Bot' e ter' u ngrit me kembe
Donin ta hanin me dhembe
Gjithe tufen e Syfjanit
Te Jezitit , te Mervanit
Me shum' Ybejd' faqezine
E tere uhsterine
Edhe ata miqt' e tija
Dhe vete jeziterija
E tere bota Jezitne
Pas kesaj shum' e merzitne
Edhe njerezin' e tija
Po i mundte djallezija!
Kete dite u mbaruan
Punete gjith' e u c'quan,
Me nj'ane mbet Perendija
M'anet tjater djallezija
Kush desh Muhamet-Aline
Zu besen' e Perendise
I beri nder njerezise
I vate pas miresise
Edhe u be mik me bese
Per Hysejn' e Fatimese
Te tjeret zune Syfjane
Edhe Jezitn' e Mervane
Me te gjitha ligesite
E te tera djallezte!
Njeri zgjodhi te verteten
La genjeshten' e te meten
Tjateri mori te rremen
Vu perpara thashethemen
Njeri i pat Zotit malle
E tjateri i zgjodhi djalle
Nje desh Zejnel Abidine
Nje u be me mbereterine!
Ne Sham po vinte femija
Dhe koket' e ushterija
Ato koke ngado shkonin
Cudi te medha tregonin
Pa armikete s'besojne
Djallezite i ndalojne!
Tek shkonin udhes se Shamit
Thoshte kryet e imamit;
"Mjer'ay q'esht' i pabese
E s'ka njerezije pjese!
Mos pandeh se Perendija
S'e di se c'bejne njerezija
Miresine ka pelqyer
C'do pune e ka cperblyer
Ay esht' egersire
S'munt te gjenje kurre mire
Kush t'i ndihnje njerezise
Miku esht' i Perendise
Ay qe ze djallezine
S'piqete me Perendine
Njeriu ne kete jete
Duhet te jet' i vertete
Mire duhet te punonje
Sa te jet' e sa te rronje
Ate qe ben do te gjenje
Se Zotne s'munt t'a genjenje".
Keto thoshte kryethit e prere!
Po vetem miqt' i degjonin
Dhe zemeren e fortesonin
Miqte shtonin dashurine
Armikete djallezine.


****

Djallezija po u shtohej
E shkreta frik' po madhohej
Ata qe mbanin besen
Deshne udhene t'u presen
Ta shuajne ushterine
E te vinte ne gremine
Po femijene kujtonin
Pa s'muntnine te guxonin
Jeziti i mallekuar
Punen' e kish kupetuar
Q'u be sa s'qe per te bere
Se u ftoh nje komp' i tere
E pa qe kish teperuar
Po isht' e bere dh' e shkuar
Ne nj'ane shume gezohej
Me nj'ane frika i shtohej
Dhe thosht: " Te tjeret i vrane
Po nje syresh pse e lane!"
Kshu thosh me vehtet te tija
Po kur vinte pleqesija
E tere shum' e mejtuar
E gjithe te zemeruar
U thash : "Deshne vet' e bene
Te til' urdher s'pata dhene!"
Shimr' i lik i mallekuar
Q'ish fare jeziteruar
Kete vesh e kishte marre
Pa dergoj njerez me pare
Beshir Maliq' i pabese
Qe kish nga Jeziti shprese
Kryet e imamit shpije
Te Jeziti shpirt Mavije
Pa i thote : " Derth florinjte!
Me mbush grushtin' e peqinjte!
Se nje njeri kemi vrare
Q'ish i math shum' e i pare!
I pare nga mem' e ate
Edhe burre trim me shpate!
Ish m'i mir' i njerezise
Ndaj nesh e ndaj Perendise!"
Kshu tha Beshir armiku
Edhe ndenj' me kemb' e s'iku
Jeziti i mallekuar
Kishte nje shufre nder duar
Koken' e vuri re mire
Q'ish si dita me te gdhire
Me purteke e goditi
Mallekimshumi, Jeziti!
Ne te liqt' ishte i miri
Plaku i vjetere, Nemiri
Vdekjene ner sy e mori
Pa i tha me fort i gjori:
"C'ben ashtu , dora t'u thafte!
Zot' i vertete te vrafte!
Ate koke , q'eshte prere
E kisha pare ngahere
Qe e putht' edh' e ferkonte
I pari yne dh' e dhonte!
Nuk' e pashe Muhamene
Kurre pa imam Hysejne
Gjithnje me krah' e mbante
E kurre soje s'e ndante
E puthte dhe psheretinte
Se c'do te behej e dinte,
Pa me thosh: "Per kete djale
Nemir, te thuash nje fjale!"
Mallengjimi nuk' e linte
Me tej fjalene s'e shpinte
I ziu e kupetonja
Rrinja i qet' e degjonja;
Thoshte: " Kush do te guxonje
Te t'i flas a ta mundonje
Nga Zot' i math do ta gjenje
Vet' ay do ta cperblejne".
Keshtu rrefeu nemiri
Qau dhe tha i pavdiri
"Perse me la Perendija
Te shoh keto te keqija!"
Nemiri keshtu tha i gjori
Pa jeziti jasht' e nxori!





****

Pleqte e tjere te gjithe qane
E Nemirit pas i rane
Jeziti i mallekuar
Fajn' e tij per te mbuluar
S'mundi te vriste Nemire
Pa vu e vrane Beshire!
Se punen' e pa q'e prishi
Pa djallezite permblodhi
fajne ne te tjer' e hodhi!
Mavijeja me Mervane
Kshu nuk e varre Esmane?
Beshiri i tha : " Ne s'i vrame,
Na derguate , pa vame
Beme ate qe na thate
Ne s'i vrame , ju i vrate"
Keto tha , p'andaj e vrane,
E bene cop' e s'e lane!
Pa Shimri i mallekuar
Ngjarjene me te degjuar
I la shokete dhe iku
E u arratis armiku!
Dhe te paret gjithe c'qene
Te tere muarre dhene
Te pakete dhe femija
Djalli dhe Perendija
Erdhe ne qytet te shkrete
Paste nemene perjete!
Ish bere gati shtepija
Qe do te rrinte femija
Me nat' shum' atje i shpune
Dhe njerez me dere vune
Ndaluane njerezine
S'lane te ven' e te vine!
Eslemi , q'ish plak i ndjere
Edhe shume pleq te tjere
Gjithe Jezitit i vane
Edhe ndenjne pa i thane:
"Pun' e madhe eshte bere!
U rrezua jet' e tere!
Kete pune qysh e bene?
Valle kush u kishte thene
Ta sjellen ne kete shkalle?
Kush u dha urdhere valle?
Ybejdi i mallekuar
Kshu u tha duke derguar?
Fati yne sot u krye!"
Pleqt' e gjore keshtu thane
Dhe me lot te gjithe qane
"Nemna koket, tha eslemi
Te nisemi e te vemi
Ne Qerbela t'i mbulojme
Sa te mundim te nxitojme
Se neve trupat ' i njohim
Po pa te vemi t'i shohim ".
Gjithe koket' ua dhane
Eslemi me shoket vane
Ne Qerbela i mbuluan
Pune te mire punuan.



******
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 40
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Pezi nga Naim Frasheri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Pezi nga Naim Frasheri   Pezi nga Naim Frasheri - Faqe 3 Icon_minitime12/9/2009, 17:16

Me pastaj dhe leje dhane
Femijen van'edh' e pane
Po me Zejnel Abidine
Njerezija u cudtine
se vertet nga goj' e tija
Fliste vete Perendija!
Pleqt' e urte me s'menuan
Femijezen e derguan
Ne qytet te Medinese
Se s'ishin gjithe pa bese
U dhane Numan Beshire
Q'i shpuri bukur' e mire
Ishte mbledhur njerezija
Ne qytet si mizerija
Gjithe bota duke qare
Kish ardhur me pare
Ne Medine erth femija
Q'e prit gjithe miqesija
Pa te tere erth' i zbritne
Me Muhamet Hanifine
Ishte permbysure jeta
Kish rene poshte e verteta!
Koh' e shkrete ishte ndrruar!
Jeta ishte shemetuar!
Zemerate ishin djegur
Shprese gjekundi s'kish mbetur
E mori vesh njerezija
Q'e mbyti jeziterija
Bota me kembe u ngrine
Imam Zejnel Abidine
Gjith' e njohne per ta pare
Dhe i vane duke qare
Dorene te ter' i zune
Edhe mi krye e vune.
Imami u tha : " U dua
Si me doni dhe ju mua
Po s'e mbaj dot kete barre
pa nuke behem i pare
Se sot u ngjall djallezija
S'ka te beje Perendija
Une zura Perendine
Nuk' e qas dot djallezine
Eshte pun' e shemetuar
Do kohe per te qerruar
Ndaj u lutem te me lini
Nder djallezi mos me shtini
Njeriu esht' i mahnitur
Sot shume dhe i paditur
Mendjene gjer sa ta mbledhe
Shume uje do te rrjedhe
Une s'ze dot madherine
Dhe demet e djallezite
Ne pune kaqe te marre
Qysh munt te behem i pare!
Punerate qe me ngjane
Ne jete shpres s'me lane
pa lashe plakn' e shtepine
Zura dhen' e Perendine
Do t'i falem perendise
T'i ap' udhe njerezise".
Kshu tha , po ata s'e linin
Te pare donin ta vrisnin
Sa u dha e kupetuan,
I vuri mbe udh' e shkuan.


******

Ketej shpresen duke prere
Vune Abdullah Zybere
Ne Meqe gjithe te pare
Pleqesi e luftetare
U be nj'e madhe rremuje
Lufta mori shume buje
Jeziti prishi Meqene
Perveloj dhe Medinene!
Ishte ngritur njerezija
Paresi e vegjelija
Gjakn' e Hysejnit kerkonin
Jezitne e mallekonin
Jeziti i mallekuar
Fjalete me te degjuar
U semur , ra ne renkime
E ne te mbedha lengime
Se Zoti, q'esht' i vertete
S'le gje pa shpage ne jete
Ngordhi , pa cpejt njerezija
Shpetoj nga duart' e tija
Vate drejt e ne sketerre
Atje mbet perkurdohere
Gjeti atje Mavijene
Dhe gjithe te tite c'qene
Pa atehere u zgjua
Edhe ndenj e u mjetua
Mundonjesit' e perpshine
Edh' e hodhe ne gremine!
Me vehte valle c'ka marre?
Nem' e mallekim me barre
Vec ate nemen e shkrete
Ka fituar per jete!
O njeri , mba Perendine
Hidhe poshte djallezine!
Djall' i ndyre, i mallekuar
Q'ishte si qen i terbuar
La te bire mavijene
E ja la ne dore frene
Ndenj Mavijeja i dyte
Ne front edhe hapi syte
Po kur i cfaqet nje hije
Trembet e nga froni bije
Pastaj mblodhi njerezine
paresin' e pleqesine
U tha : " Mua te me ndjeni
Nje mbret tjatere te gjeni
Ne fron te gjakeruar
Te nemur , e te mallekuar
Te ngrehur prej djallezije
Une s'rri se s'me ka hije;
Pa im gjysh edhe im ate
Qene shume doregjate
Vran Aline e Hasane
Q'ishin Zoterinjte tane
Vran djemt' e Fatimene
Q'u pru gjithe bota bese
Gjithe keto te keqija
S'i ndjen kurre Perendija
Eshte fron' i mallekuar
Ngrehur me gjak te uruar
C'ben' ata s'e benje dot une
S'eshte per mua kjo pune
Kur e mejtoj c'kane bere
Zemra me dridhet' e tere!"
Kshu tha dhe u hoq menjane
Pa djajte gjall nuk' e lane
Me neseret e helmuan
Te gjorine dh' e mbuluan!
Ferra beri trendafile
Gal' e egere bilbile!
Per ate fron te pergere
Shume pune ishin bere
pa s'rrij dot njeri i mire
Se kish nem' e ish i feshtire!
Te parete gjith' u zune
Pa u bene shume pune
Me cdo cip te cdo qyteti
Ish bere nje fare mbreti
Ybejdi me shume shoke
U mblodhe koke per koke
Kishin keq per djallezine
Mos humbisnin jeziterine!
Papo u mblodh' e u loshe
Dhe djall' e vertete zgjodhe!
Ne mest tyre u vrane
E ke vune mbret? Mervane
Opopo! Mervan qafoku
Ndenj ne fron posi macoku.



******

# 20


Engjell, xbrit nga perendija
E jake ner ment e mija
Se po te rrefej Myhtare
Kordhetare trim te pare,
Ibrahim Maliq Eshtere
Dhe Sylejman' e te tjere
Q'ishin burra te vertete
Dhe pa shoke ne kete jete
Pa pastaj dh'Eba Myslimne
Burren e vertete trimne
Po jake me embelsire
E m'i sill ne mendje mire
Ishte shuare Syfjani
Po kish mbeture Mervani
Q'ishte rrenj e djallezise
Ngaj' e gjithe ligesise
Mbreteronte vete djalli
Prapesin' ay e kalli
Ishte shume i pabese
Mos paste nga Zoti ndjese
po njeri nuk e degjonte
Se sicili mbreteronte
Abdullahu i Zyberit
Q'i kish kembet si te drerit
Kishte marre shume buje
Ish bere vendi rremuje
Ata qe donin Aline
Dhe ishin me Perendine
Gjakn' e imamit kerkonin
Me te gjith' anet leftonin
Po Zotn' e mire , Myhtare
Q'ish nga te gjithe m'i pare
Armiket' e kishin zene
Brenda e kishine vene
Edhe kur vrane Myslimne
Mbyllur' e kishine trimne
Dhe ne mynxyre te shkrete
E mbylle pa s'rrij i qete
Nde hekura ish ngarkuar
E mbanin brenda ne quar
Posi dragoj shkrefetinte
Ne t'erret e sokelinte!
Mbani ment Maliq Eshtere?
U ngjall prape kete here
Ish i bir , i Ibrahimit
Burre si i ati trimi!
Hena hahet e venitet
Pastaj prape perseritet
Pa i ati tek i biri
Pshihete , ka then' i miri
Ibrahimi ishte rritur
Edhe ndarm ishte stervitur
Me zemere te tija fliste
Per imamet doj te vdiste.
Sulejmani burr' i ndjere
Plak mbi te gjithe pleqt' e tjere
Q'ish i urt' e fort i mire
Edhe me shpirt te pavdire
Nat' e dit' ay zot qante
Per imamet zi mbante
Ky plak ishte ber' i pare
Permbi gjithe kordhetare
Sylejman Sardi , o lule
Kordhen ' e lare c'e shkule!
Armikete i perndave
Me te shumete i vrave!
E rrefeve dashurine
Qe me kishe per Aline
Dhe per meme Fatimene
Per Hasan , e per Hysene
Njezet mij' u mblodhe trima
Me armee si vetetima
Dhjete mij' ish kalorija
Edhe dhjete kembesija
Gjithe burra te shendoshe
Dhe djalosh' e bukuroshe
Gjithe kordhete i zhveshne
Rrojtjene me nuk' e deshne
Pa e bene besa bese
Sicili deshi te vdese;
Se pari te tere vane
Te shihnin Qerbelane
Te shihnin vendin' e varre
E gjakne , qe dhe s'ish thare.



******

Se largu posa pane
Me sy burrat Qerbelane,
Gjithe nga kuajte zbritne
Edhe thirr' e uleritne
Me ngasherim shume qane
Puthne dhen' e permbys rane
Me mallengjim gjith' u verdhe
Edhe kokejasht' u derdhe
Gjithe ate trima shoke
Hodhe pluhur mbi koke
Duke qar' e duke vrare
Po vinine me te pare!
Zemera sa vij u ngrohej
Dhe dashurija u shtohej
Kur u qasn' e pane varre
Ata trima kordhetare
Thirre gjith' e uleritne
Engjellite posht' i zbrtine!
Rreth varrit te tere rane
E me vaj te gjithe qane!
Sylejmani duke qare
U derth' e e puthi varre
Pa tha :" Djal' i Fatimese!
O trendafil me vese !
Armikete qysh guxuan
Te zune ete munduan
Edhe te pren' e te vrane
Kursim pike nuke lane!
Te vrau komp' i pabese
Kelyshet' e Mavijese!
Per ne te zest' u perpoqne
Te keqija shume hoqe!
Te la gjithe njerezija
I mbyti makuterija
Lane Muhamet-Aline
Edhe ty e Perendine!
Te dhane shume mundime!
Te keqija e hidherime!
Pse s'u ndodh nje trim me bese
Per deret te Fatimese
T'ishe trim , burr' i vertete
Te behej me shume vete
Armikete t'i shkurtonte!
Edhe ty te gezonte
Po gjithe bota te lane!
E armikete te vrane!
Mynxyr e madhe na gjeti
Sy e faqe me s'na mbeti!
O engjell i vertet!
Te qofshim fale per jete!
Per kete te madhe plage
Neve sot kerkojme shpage!
Do te vdesime te tere
Per keto qe jane bere
Sa te vije me gju gjaku!"
Keto fjaleze tha plaku
Ay plaku i uruar
Me zemere te perveluar
Nemeronte duke qare
E duke puthure varre!
Lotte si krua i vinin
Nga mjekr' e bardh' i binin
Dhe shokete te tere qanin
Lotte s'muntnine t'i mbanin!
Nje dit'e nje nateqane
Pastaj u ngrine dhe vane
E lane varr' e imamit
Muarre udhen e Shamit
Gjithe tok e bene bene
As nje armik te mos lene
Mervanit van' e i thane
Te madhe frike i dhane
Pa mbleth gjithe djallezine
E perhapi ushterine
Dolli posi mizerija
Ushteri e shkret e tija.
Ata trimate me bese
Sipr' u hodhe posi shpese
Te gjitha shpatat i xhveshne
I dhan ' armikut rrebeshne
Bene fort te madhe pune
Gjakne gjer ne gjut' e shpune!



****

Mijera here leftuan
Te ter'armiket' i shuan!
Me trimeri i perlane
Pa dhe ata vete rane!
Ra dhe Sylejmani vete
Plaku trim' burr' i vertete
Dhe ata trima qe mbene
Prape e zune Qofene
Pas ketyre dhe te tjere
Burra , trima te ndjere
Dualle , si Nati burri
E si Muhamet Maxhuri
Dhe te tjeret qe leftuan
Armikete gjith' i shuan
Mervani nat' edhe dite
Po mejtonte djallezite
Gruane qe kish me pare
Jeziti , ky e kish marre
Kjo grua kish dhe nje djale
Nga Jeziti , q'ish i cale;
Mervani djalen s'e donte
E kerkonte ta helmonte
Pa i mblidhen gjithe grate
Edh' mbytine nje nate!
Vate shpirt' i zi , e erret
U fut brenda ne sketerret!
Hyri ne dhet' djalli vete
Mallekim paste per jete!
Ngordhi djalli, la te bire!
Q'ish dhelper edh' egersire!
Abdyl Meliq i pabese
Zu kemben e Mavijese!
Myhtari brenda po rrinte
Si dragoj po shkrefetinte
keto pun' i kish degjuar
Dhe shum'ishte ashperuar.
Papo zemera i zjente
E pushim s'munt te gjente
Pruri nder ment Qerbelane
Edhe lotte curk i vane;
I vane lotte si lumi
Pa u pre dh'e e zuri gjumi
Pugjalli i trimerise
Veshi rrobazet' e zize
Pa i erdhi permbi krye
Ne nederre ju rrefye
"Myhtar!Myhtar! i tha , ngrehu
Se nev' e zeza na preu!
Oh, c'na ka bere armiku!
Keshtu tha dhe me vrap iku
Myhtari u temerrua
Si i nderkryer u zgjua
Po hekurat e rendonin
S'tundej dot, se e ndalonin!
Thirri Muhamet-Aline
Pa mblodhi gjithe fuqine
I ndihu trimerija
Edhe vete Perendija
Hekurate duke thyer
E murete duke cqyer
Dolli jashte si dragua
Fluturoj posi fajkua
Posa e pa njerezija
I ra pas si mizerija
Dhe Muhamet hanifine
Q'e kishte ate Aline
Armiket' e kishin zene
Dhe ne burk e kishin vene;
Myhtari me shok' arriti
Me vrap nga burku e qiti
Pa i tha : " Ne kemi dale
Po preje teje duame fjale
Te gjithe do te leftojme
Sa te jemi e te rrojme
Shpagene s'e le pa marre
Gjersa te me bejne varre;
Gjakne ne gjut' do t'a shpije
Kalene me not do ta shtije
Kur e kujtojne Qerbelane
Edhe zoterinjte tane
Me shpate me vjen t'i bije
Dhe yjet perdhe t'i shtije!
Keshtu the , trim i vertete
Te qofsha fale perjete!
Muhameti vu te pare
Mi gjithe trima Myhtare
Me Muhamet Hanifine
Prane Zejnel Abidise
Q'ishte drit' e Perendise
ne mesthit te njerezise
E puthi ne kraheruar
Me zemere te perveluar
Imami i dha urate
Ati trimi jetegjate
Myhtare tekdo e pane
Gjithe trimat pas i rane
Kish trim mi trimat e tjere
Ibrahim maliq Eshtere
Ibrahim , o jetegjate
Se c'nderove tet'ate!
Kush besonte tjeter here
Ta shih gjall' Maliqe Eshtere
Vec ay Zot' i vertet
Qe i ben punete vete
Ibrahimin me Myhtare
Burrate trima te pare
Me shume shoke te tjere
Te gjithe trima te ndjere
Rojtjene me nuk' e donin
Gjakn'e imamit kerkonin
Fluturuane si shpese
Edhe ju derdhne Qofese
Pa pandehure i rane
Edh' e zune anembane
U be rremuje qytetti
U ngrit me kembe rremeti
Qanine foshnjat' e grate
Sterr' ish ber' e shkreta nate!




******
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





Pezi nga Naim Frasheri - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Pezi nga Naim Frasheri   Pezi nga Naim Frasheri - Faqe 3 Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Pezi nga Naim Frasheri
Mbrapsht nė krye 
Faqja 3 e 4Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next
 Similar topics
-
» Sami Frasheri
» Poeti Naim Berisha

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albania.123.st :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: