Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Albade.com


 
PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  ForumForum  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.123.st". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

 

 Pezi nga Naim Frasheri

Shko poshtė 
2 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Male
Numri i postimeve : 3223
Age : 38
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

Pezi nga Naim Frasheri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Pezi nga Naim Frasheri   Pezi nga Naim Frasheri - Faqe 4 Icon_minitime12/9/2009, 17:18

Gjaku vinte posi krua
Rrith udhevet si perrua!
Erth' mengjezi, u be dita
E dhene e mbuloj drita,
Armiket ne dhet' i vune!
Qytetne ne dor' e shtune
Kshu dhe qytetet' e tjere
I muarre menjehere.
Ndenj ju fal Zotit se pari
Pa tha me zemere Myhtari;
"Zot i math , o Zot i mire
Mua pasketaj meshire
Ne zemere mos me lere
Urdheri yt te ma ngrere!
Dua te marr mire shpage
Per kete te madhe plage!
Do te benj ato qe bene
Armiket per Zotne tene!
Ate qe bene ta gjenje
Brez pas brezi ta rrefenje
Qysh i cperblen Perendija
Gjithe c'bejne njerezija!"
Kshu tha dhe kerkoj urate
Pa shturi doren mi shpate,
Dhe tha : "Shoke, me c'menojme,
Tani shpage te kerkojme
Nga te gjithe ata, qe vane
Ne Qerbela , e gjall'jane;
Se pari dua Ymere,
Q'ish i pare mbi te tjere
Edhe shimre Dylxhevshene.
Pa dhe te tjere sa qene!
Mori urdherin' e tija
Dhe u perhap njerezija.
Ymere ne dor' e vune
Papo lidhure ja prune!
Neper trekt trimat' e shkonin.
Njerezija e veshtronin
"Ku e ke , o djall, i thane
Rijen' e Taberistane?
Se ti nga makuterija
Bere aqe te keqija
Lakemimete te talle
S'dinje se jeta ka shkalle!
Ishnje shum i math nje here
Po sot te shohem te mjere!
S'lenka gje Zot' i vertete
Pa shpage ne kete jete!
Lum'ay qe beka mire
miresija esht' e pavdire!"
Ymerit keto i thane
Gjithe bota kur e pane
Trimat Myhtarit ja prune
Ymere dhe posht' evune;
"E di se c'ke ber' , " i thane
Edh' e there posi kane !
Pas ati Shimrine prune.
Nememadhe posht' e shtune
Pa te ter' e mallekuan
C'kishte bere ja kujtuan
Pastaj date duke thene
Mijera cope e bene!
Pas ati Sinane there
e shtrine mbe dhe si derre
Me s'u lane fis e fare
S'mbet asnje syresh pa vrare!
Pastaj te tjerete zune
Me rradhe ne dhet' i vune.


******
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.123.st
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Male
Numri i postimeve : 3223
Age : 38
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

Pezi nga Naim Frasheri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Pezi nga Naim Frasheri   Pezi nga Naim Frasheri - Faqe 4 Icon_minitime12/9/2009, 17:20

Ne Qerbela sa u ndodhe
Dhe te ter' ata qe qene
Bere miq me Mavijene
Anen e Jezitit mbanin
Edhe imamet i shanin
I shkurtoj Myhtari vete
Trim' i math i vertet!
Edhe prape rrint' e qante
Mefesne ne dore e mbante
Thosh" S'lahet me gjak te qenit
Gjaku i imam Hysenit!
Pa nga Zoti mir' e gjene
Me qaf' e pacin vehtene;
Kush e niste ligesine
E gjette me Perendine
Me ato qe kane bere
Duhet te vdesin te tere!
Asnje donja te mos linja
Te tere ne dhet t'i vinja!
Zot' i math e i vertete
Te me lesh ne kete jete
Gjer sa asnje te mos mbese
Nga ay komb' i pabese!
Ne zemre mos m'ep meshire
Se u be te liqet mire.
Pa sa t'i mbaronj me lere
Pastaj vdekja te me ngrere."
Keto fjale thosh Myhtari
I dridhej buza se qari
Qerbelane e kujtonte
Zemera nuk' i duronte;
Me lot shume duke qare
te paudhet i ka vrare!
Mbi te gjith' anet leftuan
Armikete i shkurtuan
Te tere ne dhet i shtune!
Gjakne permi gjut' e shpune
Mbuloj gjaku gjithe dhene!
Te ter' armiket i prene!
U shua far' e Syfjanit
E Jezitit dhe e Mervanit!
Humbne miqt' e Mavijese
Gjithe c'qene te pabese!
"Zot' i madh!" thoshte Myhtari
Trim' i mire e punembari
"Te qofsha fale perjete!
Ti je vertet' i vertet!
Nuke le gje pa c'perblyer
Edhe zemere te thyer!
Te mirene e nxjerr mire;
Miresija esht' e pavdire
i ligu gjen ligesine
Edhe vete be gremine!
Esht' e mire urtesija
Miresi e njerezija
Eshte udh' e Perendise
Miresi e njerezise
Po kur shtohet ligesija
Sa s'e duron Perendija
Behet jeta erresire
Dhe syri s'te sheh mire
E s'ben pune urtesija
Esht' e mire trimerija
Bujku sheh gjembate n'are
Pa i tharr sa munt me pare
Se punen kshu e zune
Gjer me kete shkalle e prune
Kshu e nisne , kshu e sosne
Gjithe kombin e brengosne
I ber' i bir' i Syfjanit
Dhe qenerit e mervanit
Edhe te tjere me pare
hapn'ugar' e hodhe fare
Hapn' ugar ligesije
Hodhe fare djallezije
pa e ritne Mavijene!
Madhuane Mervan qene!
Qe nga kreji kshu e nisne
Se po nga besa levizne!
Fajetor e trathetore
kane qene nene dore!
Kushdo q'u be i pabese
Mallekimne paste pjese"!
Keshtu thoshte edhe qante
Per imamete zi mbante

****
#21

Ybejdi nga Shami dolli
Shtatedhjete mije solli!
Armiku i Perendise
Mundonjes i njerezise
Po vinte me shume buje
E me te madhe rremuje,
Kish shume trima te pare
Te degjuar kordhetare
Ibrahimi u leshua
Fluturoj posi fajkua
I dolli me mije tete
Trim' i math' e i vertete.
Ushteri e mallekuar
Gjithe dhen' e kish mbuluar
Te lum. i Zapit kish rene
Vendine e kishte zene.
Nga zoterinjte c'kish mbetur,
Ibrahimi c'kishte gjetur
Nga i par' i njerezise
E nga mbret' i urtesise
Me nje arke i pat vene,
Me vehte i kishte shpene.
Armiket' i kishte pare
Njeriu i tij, q'ish ndare
Pa lark syresh kishin rene,
Vent te mire kishin zene.
Me neseret me te gdhire
Trim' i math e zot' i mire
U ngrit dhe thirri Aline
E u fal me Perendine.
Pa u mblodhi gjith'ushtetaret
Dhe zgjodhi e vu te paret.
Ishin gjithe burra trima
Me veshtrim si vetetima.
U tha:" I shihni ku jane
Te ter' armikete tane?
Dhe Ybejd' i mallekuar
Qe djall' ay e ka zgjuar
Dhe gjithe komb' i pabese
Q'i ka ndihur Mavijese!
Gjithe zoterinjte tane.
Keta qe shihni i vrane!
Ka ndihmes Zotn' e vertete
Ne kete dhe n'ate jete
Edhe Mbren' e Qerbelase
Ay njeri qe t'i vrase.
Neve sot gje te mos presim,
Pa t'i vrasim e te vdesim!"
Kshu tha dhe punen te tere
E tregoj , si ishte bere;
Degjuane Qerbelane
Trimat' e te gjithe qane
Me lot' e me ngasherima
Dhe me shume psheretima!
U zuri ngoje Aline,
Pa u shumoj trimerine,
Gjithe rrojtjene s'e deshne
Kordhet' e lara i zhveshne!
Mengjezi po hapte syte
S'i kish pare shok te dyte!


******

Dielli posa kish dale
Lumi vinte vale vale
Ushterit' u aferuan
Trimate u egersuan
Kuajte po hingellinin
E shpatate vetetinin!
Te gjithe trimat' e vlere
Prisnine vdekjen' e ndere!
Shigjetat me vertik vinin
Dhe ke zinin, gjall' s'e linin!
Shum' u shtua vrasj' e shkrete
Q'u zu se pari e qete
Vdekja ne mest rreth po vinte
Shpirterat me grusht' i ngrinte;
Me anet tjater dhe Fati
Ndrint' e shuhej si lugati!
Tjater here me te tjere
Ne te tjere tjater here!
Leftonine mije jete
Me mijera shtatedhjete
Me s'duroj dot Ibrahimi
Po kordhen' e zhveshi trimi
Mi armiket' u leshua
Burr' i forte si drogua!
I vuri gjithe perpara!
I shtu si duajte nd'ara
Duke vrar' e duke prere
E permbi dhet duke ndere;
Gjakne gjer ne gjut e shpuri
Edhe s'kish te lodhur burri!
Trim' i bukur i pavdire
U derdh me Hasin Nemire,
Qe ishte trim' e i pare
Permbi gjithe luftetare.
Dhe ne Qerbela kish qene
E gje pa bere s'kish lene!
Ibrahim' i heq nje shpate
Dhe ja ben ditene nate!
"Opopo", tha Ybejd derri
" U ngjallka Maliq Eshteri"!
Soje shum' u frikesua
Thirri e u temerrua!
Vuri dore Perendija!
U prish e ter' ushterija!
Gjaku vij posi perrua!
Ibrahimi si fajkua
Ybejdullahn' e arriti!
Nje here i sokelliti
Pa i bij' e posht' e shtije
Dhe i thote "Ngordh, Mavije!"
Ybejdi ra duke qare
Dhe u ndesh si qen ' i vrare
Posi djall' i shemetuar.
fajetor' i mallekuar!
Shqipja sqoken duke ngritur,
Pa zoqte duke mahnitur
Qysh perhapen e therresen
Dh' e humbasin fare shpresen
Ashtu edhe ushterija
U perhap nga Perendija!
Po trimate pas u rane
I vrane e gjall s'i lane !
Lumi q'ishte gjak i tere,
Posi kenet ishte bere!
Armikete van' e hyne
Te gjitha brenda u mbyne!
Ajo ushteri e shume
E tere u mbyt ne lume!
Sa shpetuane nga shpata
Edhe nga ushtat' e gjata
Lumi te tere i piu
Vdekj' e zeze i perpshiu!
Ng' ato mije shtaedhjete
Nje njeri s'shpetoj ne jete!
U ngdhine gjith' e s'u ngrysne.
Me nje ditez' u permbysne!
Ibrahim, o jetegjate!
S'e turperove tet ate!
Te lumte se c'shpage more!
Gjith' idherimet i nxore!
Zot i math e i vertete,
T'i s'e le jetene shkrete
Puna jote s'eshte e cale
Te qofshim per jete fale;
Ibrahimi me te pare
Ne ata q'ishine vrare
Te nipne e Mavijese,
Ybejdullahn' e pabese
Shokeve duke treguar,
U tha: "ky i mallekuar
I ka me qafe te tere!
Te ligat ky i ka bere
I paudhi c'ka punuar
Qofte lark, i mallekuar!
Ky djall urdhere pat dhene.
Pa e vrane zotne tene!
Me djallezit te ketija!
U ben'ato te keqija!
Ky derr' e dergoj Ymere
Edhe Shimre dhembederre!
Zopatne ky e ka bere
Dhe ligesine te tere!
I ati ish me Aline
Pastaj zuri faqezine!
S'i pelqen pun' e mbare
Andaj u be me kusare!
Zotit gjith' i qofshim fale
Se sot veteza ka dale;
Armikevet u dha derme
I la te vrare si kerme!
sa qene te mallekuar
Te gjithe sot i ka shuar
E shoj kombin' e pabese
Kelyshet' e Mavijese!
Nga ky' q'ishte vete dora
Shpag' ashtu si desha mora!
Zot ' i math e i vertete
Me s'te kerkoj ne jete!"
Tha keto fjal' Ibrahimi
Dh'e vu kordhen ne millt trimi
Shume lot' nga syt' i rrodhe
Pa shokete gjith' u mblodhe
Ybejdit koken' i prene
Edh' e lane ndere qene.


****
E derguan ne sketerre
Ate , dhe koken' e prere
Myhtar trimit ja derguan
Pastja u nisne e shkuan
Kur i erth koka Myhtarit
Nga gazi ja dha te qarit,
edhe tha: " Zot ' i vertete;
E more shpangen vete!"
Pa u tha pleqet: " Nje here
Kesaj koke , q'eshte prere
Koken e imamit tene
Perpara ja kishin vene
Ne ket vent qe jam une!
Sot kete mua ma prune!
E shihni c'ben Perendija?
Ma pru nder duart te mija;
Njeriu c'te kete bere
I vjen me kokez' e tere
Miresi e ligesija
S'jane nje te Perendija"
Kshu po thoshte Myhtar trimi
Kur u dha Ibarahimi
Dhe shoket' e tij te vlere
Te gjithe trima te ndjere
Myhtari e qafoj trimne
Shume here , Ibrahimne
Armikete ishin shuar
Dhe miqte gjithe gezuar
Delja me ujkune flinin
Me nje rreke uje pinin
po burrat armik' menjane
Patn' Abdyl Meliq Mervane
Me shume shoke te tjere
Me nj'ane Abdullah Zyhbere
Q'ishte dhelper e pabese
Kish prej Mavijeje pjese!
Ndonese ishin armike
Nga Myhtari patne frike
Pa u bene miq' e shoke
Se kishin rrezik mi koke,
Ne me nj'ane e nje me nj'ane
Te dy njeheresh rane!
Ibrahimi me Myhtare
u qafuan duke ndare
Muarre shoke dhe vane
Nje me nj'ane e nje me nj'ane;
Myhtari posi dragua
Abdullahut ju leshua
Ibrahimi me te bire
E Mervanit te feshtire
Aqe lufte kane bere
Sa i shuane te tere!
Me mije armike prene!
Gjaku mbyti gjithe dhene
Pa pastaj rane dhe vete
Burrat trima te vertete!
Se punene e mbaruan
Gje ne jete me s'kerkuan!
Dhe kush lint, po do te vdese
S'ka mbetur' e s'munt te mbese.
Ore fat, o fat' i shkrete!
Edhe ti e zeza jete!
C'kini nxjerr' e c'kini ngrene
Kurre mos u qofte thene!
Me ne te mjeret pse loni?
Kaqe keq pse na mundoni?
Dua te c'gje ka bere
Kejo njerezi e tere,
Qe heq kaqe te keqija
Po s'pergjigjet Perendija!

****

Abdyl Meliqi me buje
E beri boten rremuje
Pa dolli Hazhazh Isufi
Qe kishte thonj posi bufi !
E zune dhe Abdullahne
Pa e shtruan'edh e rrahne;
Brenda ne qytet e varre
Si te likn' e si kusare!
Edhe shokete ja vrane
Nje te gjalle nuke lane;
Doqne serish Medinene
E permbysne dhe Meqene;
Munduan dhe pleqesine
Q'ishin ndoshur me Aline !
Sepse s'i ndihne Osmanit ,
Dhe Mavijes' e Mervanit !
Ng'ata q'ishin me Myhtare
Shume trima te pare
Edhe te tjer' e te tjer
Ngritne krye kete here
Armikevet me cdo ane
U rane dhe shume vrane.
Njerezija s'u qetua
Po me shum' u keqesua
Kurdoher'ish e perzjere
Edhe lufta e pa prere!
Vdiq Abdyl Meliq kukudhi
Vate ne djall i paudhi
Ndenji i biri Veliti
Qe ishte vete Jeziti!
Ne mesthit te njerezise
Ishte drit' e Perendise
Imam Zejnel Abidini
Q'i vinin lotet si Drini
Kur kujtonte Qerbelane
Dhe shoket' e tij e t'ane
Ishte qengj i Perendise
Shpres' e gjithe njerezise
Gjithe te miret' e donin
E shpetim soje kerkonin
Ay ish si Zoti vete
I mire dhe i vertete
Ishte shtyll' e urtesise
Edhe fjal' e Perendise
Veliti i mallekuar
Nga nakar' i zi i shuar
Dha urdhere , pa e zune
E brenda ne burg e vune !
Shtate vjet brenda e mbajne!
Zot i math , kush e ka fajne ?
Fajne s'e ka Perendija
Duke shkuar Zot' i mire
La ne vent te tij te bire
Q'ish ne udhet te Perendise
E miku i njerezise
Kishte gjithe urtesine
Shembellente me Aline
Si i at' ish dhe i biri
Imam Muhamet bakiri
Q'ishte det' i diturise
Edhe drit e miresise.
Shkoj ne sketerre Veliti
Q'e prite atje Jeziti
Ndenj i vellaj , Sylejmani
Qe ishte vete Mervani
Pas vdekjes se Sylejmanit
Ndenj nje nga fis' i Mervanit
Ymeri, qe njerezine
S'e la te shante Aline
Se me pare gjith' e shanin
Edhe nemene s'ja ndanin
Ne falje shanin Aline
Shpernderonin Perendine
Mallekonin Hasane
Edhe Hysejne dhe t'ane
Edhe meme fatimene
E levdonin dh'e uronin
Popo, se c'pune punonin!
Mavijeja dhe Jeziti
E vune , po ky e ngriti;
Gjer ketu , pra , kete pune
Armiket' e liq e shpune.

****
Pas atij ndenji Jeziti
Q'e kishte vella veliti
Pas ati ndenji Hyshami
Qe hoqi soje imami
Imam Muhamet Bakiri
Po duke shkuar' i miri
Qe s'kish pasur shok ne jete
Si ay Zot' i vertete
La ne vent te tij te bire
Q'ish si i ati i mire
Ish imam Xhafer Sadiku
Q'i kishte djale Jeziti
Zejdi Muhamet Bekire
E kish vella zotn'e mire
Ja vrau komb' pabese
E s'i mbet durim e shprese
Pa tha : " Me mua te vini
Ata qe duan Aline".
U ngrit gjithe njerezija
Dolli posi mizerija
Edhe leftuan shume
Prap' u derth gjaku si lume
Armiket Zejdin' e vrane
Edhe te bire , Jahjane
Po shokete qe shpetuan
u shtuan e s'u qetuan
Pa ne Sham u ngrin' e vane
Velitn' e zune dh'e vrane
Edhe nje tufe armike
I there si qe me thike
Si u vra keshtu Veliti
Ndenji i biri Jeziti
Pa vdiq dh'ay nga lengimi
Ndenj' i vellaj Ibrahimi
Po bota duke perzjere
Edhe ate me te nxjerre
Ndenj ne front* te mallekuar
Qe ishte me te rrezuar
N'ate front te Mavijese
Mervan' i dyt' i pabese
Ky ishte Mervan gomari
Gjysh i tij ishte i pari


Front*--- ne fron
#22
Genjeshtra me te verteten
Po haheshin gjithe jeten
E verteta kish Aline
Genjeshtra Jeziterine
Po dha drite Perendija
Dhe u zgjua njerezija
Kupetuan miresine
Prune nder ment dhe lirine
Se po i shoj djallezija
I permbysi roberija
Pa e lane Mavijene
Zune meme Fatimene
Hodhe poshte djallezine
Zune Muhamet Aline
Zgjodhe Hysejn' e Hasane
Lane Jezitn' e Mervane
Te verteten e njohne
Me zemere u pendohne
Te gjithe me kemb u ngrine
U bene me Perendine
Ne qytett te Horasanit
ishte i par' i Mervanit
Nasre Sejjar' i pabese
Q'ish miku i Mavijese
Po ne Horasan Johjane
Armiket' e ndyr'e vrane,
Dhe varuar' e kishin lene
Me dore s'e kishin zene!
Edhe shume kordhetare
Nasre Sejjari kish vrare
pastaj vrau dhe Qethire
Q'ishte nje burr' shum' i mire!
Djemt' e vashate mesonte
Nje njeri me uje shkonte
U ngrit nga vendi qe rrinte
Nje uje kerkoj te pinte
Ujete ne dor' e mbante
Dhe me lot' kish zen' e qante
Lotte si krua i vane
Se pru nder ment Qerbelane ;
S'e mbajti dot mallengjimne
Pa dha dhe mallekimne.
Nga ata miqt' e Syfjanit
Ishte atje djal' i Sinanit
Me nje tjater van'e thane\
Qe mallekoj pa e vrane!
Hadi Gjermani me bese
Q'i doj djemt' e Fatimese
E zgjoj boten q'ish ne gjume
Edhe mblodhi shoke shume
Leftoj me Nasre Sejjare
Edhe me Mervan gomare
Te liqt' u ndane menjane
Edhe prape shum' u vrane
Pas beses se mavijese
E vrane me te pabese
Hadi Gjerman kordhetare
Si dhe Qethire me [pare!
Kur ne mest te njerezise
Del dragoj i Perendise
Q'ish i bukur s'i pallua
I forte si fajkua!
O engjell, qe vjen nga Zoti
Edh' e di c'u be qemoti
C'ish ky burre, as me thua
Q'ish i forte si dragua!

****
Ky ishte Eba Myslimi
Nga gjithe trimat me trimi
Te keqen' e dores' sate
I qofsha fal' asaj shpate.
"Shoke!tha, ner ment te vime
Gjer kur te poshter te rrime
Ne zgjedhet te Mavijese
Te Mervanit te pabese
Gjer kur njerezit e mjere
Ne nje brenge te pabere
Dhe ne dem' e ne mekate
E ne frike dit' e nate?
Te mirete duke vrare
U bene keta te pare
Kane vrare te verteten ;
E rremja ka nxire jeten;
Njerezija sa ka vuar
C'te keqija ka pesuar
Se oret' e kane zene
Edhe sot s'duan ta lene
Lane dritezen e mire
U futne ne erresire
Lane djemt' e Fatimese
Aq' u bene te pabese
Zune Syfjan' e Mervane
Pa ne roberi na lane
Do ta permbys kete jete
Per ate Zotn' e vertete
Nga njerezit' e pabese
Asnje nuke do te mbese
Kush do donje Muhamet-Aline
edhe le jeziterine
Kush te doje Fatimene
Dhe hedh poshte Mavijene
Kush te besonje Hasane
Te mallekonje Mervane
Edhe gjithe ligesite
Dhe demet e djallezise
Kush beson imam Hysejne
Kush do nder' e memedhene
Le te nisete me mua
Se nje tjater nuke dua.
Pa te vras jeziterine
E te permbys ligesine
Te nxjerr ne shesht miresine
e ta shpetonj njerezine
Qe eshte ne te keqija
Edhe lark nga Perendija".
Keshtu tha burr' i vertete
Qe s'e ka shok ne kete jete
Shoket' e tij pas i rane
Se pari zbritne Jahjane
Ate shpejt ne dhet e vune
Dhe me vrap luften' e zune
Kush ja dil Eba Myslimit
Koha ishte koh' e trimit
E verteta vate mbare
Se genjeshtra ish e share,
U shua fat' i Syfjanit
Perendoj yll' i Mervanit
Edhe djalli ishte pshehur
Rrinte i qet' e i dehur;
Dha urdhere Perendija
Pa u zgjua njerezija
Trimat' e mire dhe djalle
Me pahir ne dhet e kalle.
Nga gjithe shoket m'i miri
Ishte Sylejman Qethiri
Edhe Kahtabe Skebipi
E Mehmet Hadi Dalipi
Dhe shume burra te tjere
Te degjuar e te vlere
Po me trim ish Katabeja
Qe hidhej posi rrufeja
Keta vetem per Jahjane
Tetedhjete mije vrane
Dhen' e qiellin' e tuntne,
Dhe Nasre Sejjar' muntne
Me tridhjete shoke iku
Psherahzi naten armiku
Pa i rane pas dh' e zune
Eba Myslimit ja prune
Pa e vrare edh' e lane
Tek kish len' ay Jahjane.
U kthye jeta si rrota
Pa u perment gjithe bota;
Kujtuane Perendine
Dhe prune ner ment Aline
Edhe kohezen' e tija
Qe mreteronte lirija
Ata zoterinjt' e mire
Qe lan' emre te pavdire
Gjith' ata qe kishin vuar
Bota s'i kishte harruar.

******

C'hoqne djemt' e Fatimese
Nga komb' i lik' i pabese
Vjereshetoret' i vjershonin
Njerezija i mesonin,
Dhe duke degjuar qanin
Te parevet nuk' u ngjanin
Qe vune dore dhe vete
Mi zoterinjt' e vertete!
Zoti ndonese menonte
Punene nuk' e harronte
Po duhej Eba Myslimi
Ky nder ju fal ati trimi
Pa buciti njerezija
U mblodh posi mizerija
E lane jeziterine
Edhe Mervan faqezine
Se zgjedh' e rende' i keputi
Kurti ne sketerr' i futi;
Papo te gjith' u perveshne
Gjalljene me nuk e deshne
Lirin' e bukure zgjodhne
Roberine posht' e hodhne
Van' e gjetn' Eba Myslimimne
U bene shoke me trimne.
Trimi zine kishte zene
Rroba te zeza kishte vene
Manilet' e zeza sterre
I kishine ndere nd'ere
Posi korbi fluturonin
Armiket i frikesonin!
Bir! O bir! Eba Myslimi!
Sa ish burr' i forte trimi!
Si shqiponja n'armike binte
Shpat' e shigjete s'e zinte!
Qytetet i kish shpetuar
Armiket i kish tmerruar!
Kush kish te benje me Syfjane
Me Jezitn' e me Mervane
Dhe si shpes te fluturonte
Nga kordh' e ati s'shpetonte
Zgjodh nga gjithe kordhetaret
Me trimat e vu te paret
Dhe thirri ndihmes Aline
Ishine trima te paret
Edhe gjithe luftetaret
Gjithekush nga paresija
Shkoj me ushteri te tija
Me te gjith anet u ndane
Vete zuri Horasane
Trimi mi trimat' e tjere
Zot' i math e shum' i ndjere.
Trimate luften' e zune
Dhe gjakne me gjut e shpune,
Armiket i tmerruan
E vran,' i pren' e i shuan!
Nga ay komb i pabese
Qe ju fal Mavijese
Nje me kembe nuke lane
I rrezuan' e i vrane!
Se ashtu kishine vrare
Pa s'mbetete shpage pa marre
Eshte gjall zot' i vertete
Mos e dish jeten e shkrete!

******
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.123.st
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Male
Numri i postimeve : 3223
Age : 38
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

Pezi nga Naim Frasheri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Pezi nga Naim Frasheri   Pezi nga Naim Frasheri - Faqe 4 Icon_minitime12/9/2009, 17:22

Armikete shum' u mburre
Po e liga s'del tej kurre
Trimate, qe u perndane
Sicili mori menjane
Armiket i dermuan
Dhe me cdo lufte fituan
Te shumet syresh i prene
E bene det edhe dhene
Te pakete qe shpetuan
Lane vendete dhe shkuane
Trimat' e Eba Myslimit
Shoket' e mire te trimit
Duke perhapur si drita
Mbuluane dhene si dita
menjane zune Qofene
M'anet tjatre Medinene
Punetoret e Mervanit
I tere komb' i syfjanit
Ikenin te turperuar
Njerezit e mallekuar!
Ata te pakete qe mbene
Muarre fshetazi dhene
N'ate Shamt te shkrete vane
Te piqeshin me Mervane!
Genjeshtra mbe dhet po binte
E verteta zu te ndrinte
Dimri ish ne te mbaruar
Po vinte ver' e uruar
Nata ishte duke gdhire
Po linte nje dit' e mire
Trimat' u dhane me dere
Edh' e ngrin' imam Xhafere
Ishin te tere me shpata
Edhe me ushta te gjata
Duke falure i vane
Te gjithe nder kemb' i rane
I thane: " Na dergoj trimi
Miku yt Eba Myslimi
Qe te te veme te pare
E puna te veje mbare
Se neve vec deres suaj
S'veme tjater e te huaj
Po erthme te marrim dore
Po mos na lere te gjore."
Keto keto fjal' i thane
Po kur dhe te tjer' u dhane
erdhi gjithe paresija
Dh' e rrethoj shtepin' e tija
Fjalesor' i Perendise
Shtyll' e gjithe njerezise
Me nder te math shum' i priti
Me dashuri i gostiti
Ata ne krahnor ju futne
Gjithe me nje ze ju lutne
Donin ta benin te pare
E ta vinin nene barre
Si e pa qe nuk' e lonin
Me pahir donin t'a vinin.
U tha:" Mua mos me ngini
Ne kete pune s'me kini
Po ju mua ne me doni
Fjalene te ma degjoni
Nje tjatre t'u gjej une
E te mbarohet kjo pune
Dhe une t'u ap urate."
Kshu tha zoti jetegjate
Si e bindi njerezine
U vuri te kusherine
Ay ishte Abdullahu
Ishte Abdullah Sefahu
Abaz' ish stergjysh i tija
Pa e donte njerezija
Muhamet me Aline
Abaz ungj' e kishine
Ketu u be Abdullahu
Pa gjithekush e perkrahu
Ne Qofe pastaj e shpune
Atje te pare e vune
Sylejman Ebu-Selmeja
Vu fjale, q'u tunt Qofeja
Me pare plaku i gjore
Nga te gjithe mori dore
Numeroj c'kishine bere
Syfjanasit gjat' e gjere
Njerezija vuri veshne
Ate te pare e deshne
Po punen' e beri trimi
Zot' i math Ebu-Myslimi
Te mos ish kordh' e atija
Nuke ngrihej roberija
Ay rrezoj mbreterine
Edhe nderoj njerezine
Shoj faren' e mavijese
Q'ish' e lig edh' e pabese
S'i harronte Perendija
Aqe shume te keqija
pa kush e ben, do ta gjenje
Zotn' e math s'munt ta genjenje;
S'genjen dot dhe njerezine
Q'e e njohen ligesine
Genjeshtra dhe ligesite
S'dalene kurre ne drite
pa te lene n'erresire
e verteta esht' e pavdire
Kurdohere miresite
I mundine djallezite
E drejta edh' e verteta
S'mbetene kurre te shkreta;
Tek mbreteronte urtesija
Atje eshte Perendija.

******
# 23

Mervani mbledh ushterine
Te tere, q'e kish te tine
Erdhe derdhet te leftonje
Mbreterine t'ja mburonje
Ishte posi mizerija
E shum'ushteri e tija
Po ishte per te rrezuar
Ay fron' i mallekuar
Q'e kish ngrehur djallezija
Dhelperi e ligesija
Ishte frin' i Mavijese
I bushtrese se pabese!
Ajo mbreteri e shkrte
Sa dem kish bere ne jete!
Nje Mervan e pat filluar
Nje Mervan e pat mabruar!
Duke shuare Syfjane
Zot' i math, edhe Mervane
Perhapi gjith' erresiren
Pruri driten' e te miren
Zot' i nir' imam Xhaferii
Shpirtmadhi e zemergjeri
Nder punera s'ish perzjere
Dhe s'perzjehej ndonjehere
Po i thoshte njerezise
Edhe gjithe miqesise;
"C'ben ata, ju mos e beni
Njeriu , kur e ha qeni
Kur e ha qen' i terbuar
Me dhembe duke kafshuar
Ay po s.munt ta kafshonnje
Fajne duhet t'ja dhuronje
Se e liga edh' e mira
Njeriu dhe egersira
Qysh munt te ndahet ne jete
Ndaj njeriut te vertete?
I pari yne ka thene:
"njerezija cdo q'u bene
Juve duhete t'i ndjeni
Dhe miresi te rrefeni."
Kshu the me zemre te qete
Te qofshim fale perjete!
Abdullahu, zot' i ndjere
Qe kish nip imam Xhaferre
Ish i par' i urtesise
Dhe i gjithe njerezise;
Shume trim ish Abdullhu
Pa mi krye' e kish Sefahu
Ky burre trim u leshua
Mi Mervane si dragua
Ra pas ushterija
Gjithe njerezi e tija
Porsa ishte bere dite
Kur u poqne ushterite
Nd'anet te Fratit te shkrete
Opopo, Zot' i vertete!
Ne anet te ati lumi
Tek shkon ulerimeshumi
Sa pune kishine ngjare!
Gjakerat dhe s'ishin thare!

******
N'danet te Fratit nje here
Njerezija ish perzjere
me nj'ane ish Aliu vete
Zot' i math e i vertete
Edhe gjithe urtesija
Miresi e njerezija;
Me nj'ane ish Mavije djalli
Qe boten ne breng' e kalli
Ish bashke me djallezite
E me gjithe ligesite!
Atje kordha vetetiti
Edhe kali hingelliti
Pa ra siper rrufeja
Andaj u tremb Mavijeja
Ahere rrefeu fene!
Shiko dhelperine c'gjene!
Mi ushtet vuri kurane!
Dhelperite gjall e lane!
Ah, o shtrig, o moj e thene
Valle ti ta kishe vene?
Punet ti t'i kesh gatuar
Apo keshtu ishte shkruar?
O Fat , o plaku syflake
Nuke je dhe ti i pake!
Ne anet te ati lumi
Qe s'e ze te shkreten gjumi
N'ato cuka , n'ato maja
Atje eshte Qerbelaja!
Nde ate vent eshte bere
Ajo pun' e madh' e tere!
Nd'anet t'atit Ibrahimi
Kishte marre shpage trimi!
Njeri nder ment s'munt t'i bjere
Gjithe c'ngjan atje njehere!
Edhe tani m'ate ane
I shpu e thena , pa vane!
Se gjithe c'kishine ngjare
Tashti ishin per te lare!
Prap'Aliu ish menjane
Se djali po ngjan me t'ane
Ay ishte Anbullahu
Burri trim , i lumte krahu!
Lulja prishet' e del prape
kur vjen vereza me vape!
Ish bashke dhe Perendija
edhe gjithe miresija.
Djallezi e Mavijese
ishte Mervan' i pabese
Me te gjitha ligesite
edhe dita ajo dite!
Vjen rreth e rrotulle jeta
po puna ajo esht' e shkreta!

******

Abdullahu , me te pare
Armiket tek kish rare
Tha: " Ketu donja dhe une,
Se ketu u nis kjo pune
Ketu dhe fundin t'a gjejne
E gjithkush ta rrefenje'.
keshtu tha dhe ngriti syte
Drejt Zotit, qe s'ka te dyte
Pastaj mblodhi ushterine
E te tere paresine
Sicilin ne vent e vuri
Dhe fjale t'embelt zuri
Tha:" Vellezr' e mi, e shoke
Zoterinj , q'u kam mi koke!
Sot i tere kombi yne
Ner ne ka shpresen e syne
Se e lodhi roberija
E keputi ligesija
Po tani rreh te shpetonje
e pastaj te lulezonje
Te shpetonje roberije
E te dale djallezije
Se dit' e bardh' e lirise
Esht' urat' e Perendise
Te liruare e lane
Kete vent prindite tane,
Po ra nder thonj te Mervanit
Ne urdherit te Syfjanit
Ne zgjedhet te Mavijese
Qe s'kish njerezije pjese
E di njerezi e tere
C'te keqija kane bere
memedhene e shkretuan
Kombine e varferuan
Me nje lufte te paprere
E lane that' e te mjere
E perzune miresine
Pa kalle jeziterite
Njerine e kane lidhur
Ne nje kurt shume te hidhur
kane ngritur njerezine
Kane vene ligesine
Miresin' e shperqendruan
E dhelperine mesuan
Kane shkelur zoterine*
Duke kallur djallezine
Me s'njeh as biri t'ane
As i vellaj te vellane
Se turp ne faqe s'ka mbetur
Pun' e madhe na ka gjetur;
Kane bere tjatre bese
Njerezi e Mavijese
Bese kane marrezine
per gje s'e zene njerine
Vune lig'armiqesine
permbysne vellazerine
per zot te math zune djalle
Edhe ne mest ten' e kalle
Zune djall' e djallezine
S'e kujtuan Perendine
Kombine ne kurt e vune
e ne hekura e shtune
Marjen' e makuterine
prishjen' edhe babezine
te keqijat gjithe c'jane
e te ligat anembane
Ne mest tene na i prune
me ato shikojne pune
E vune kombin ne zgjedhe
Sa me s'munt te mendte t'i mbledhe!
Ne s'e drome kete pune
pa armikeri na zune
Per te vene roberine
Jane prishur me Aline!
Kane share Fatimene!
Per te ndryshuar fene
Per te mare kombine brane
Helmuane Imam Hasane!
S'lane gjall njeri te mire
pa prune ket' erresire
Te gjithe prindite tane
Per nje te vertet' u vrane!
Per te mire u perpoqne
e brenge te madhe hoqne!
e kam ner ment dit' e nate
Kur me rrefente im'ate
Dhe shoket e tij e tane
me syt te tij i kish pare
Ne Qerbela c'kishin ngjare!
dhe ate se mos e lane!
Duke qare Qerbelane
Shume mundime i dhane!
Apo mos lane te bire
Imam Muhamet Bakire!
Pas ati dhe te vellane
Zejdin e tim nip Jahjane
Edhe te tjere e te tjere
te tere kombin' e mjere
Leftuane te verteten
E vune lige* te meten!
Kjo brenge s'thuhet e tere
Vet' e dini c'kane bere!
Tani, zoterinjt' e mire
Neve me zemre te ngrire
Gjer kur te rrime te qete
E ne roberi te shkrete?
Yll' i tyre esht' i shuar
Yll' i shkret' i mallekuar
Njerezija po na presne
Se nder ne e kane shpresen;
Kjo eshte nj' e madhe dite
Njerezis' i bije drite;
Ne u prishe sot armiku
Dit' e zeze vate, iku
Ne mbette serish ne jete
Mbet kombi per jet' i shkrete;
Fluturoj perjet' e mira
ndenj e liga dhe erresira!"
kshu tha me ze t'embek plaku
Mendje shum' e fjalepaku
Shoket shum' i benin ndere
Se kishte nip imam Xhaferre
Abdullahu jetegjate
Ay zot i mire , ate
Kishte Zejnel Abidine
P'andaj ngjante me Aline
Gjysh kishte imam Hysene
Q'e kish meme Fatimene
Paresija shkoi ne balle
Thane": S'kthehemi te gjalle".
Plaku kur hipi ne kale
Dukej i ri posi djale
Pas i bije kalorija
Pa u ckul kembesija!
Gjithekush kordhene xhveshi
Pa u derdhe si rrebeshi!
Po armikete qendruan
Vendine nuk' e leshuan
pa erth u ndez luft' e shkrete!
Luftetarete si mblete
Gjithe binine te vrare
Ndeheshine posi trare!
Vinte gjaku si rrekete
Duke derdhur tatepjete!
Frat' i shkrete, duke shkuar
Vij ne dett i trumbulluar!
Pluhuri ngrihej perpjete
edhe bashkohej me rete
Luft' e zez' e mallekuar
Ishte shum' e temerruar!

Zoterine*----- Besimin tek zoti
Lige*---- Ligj
Abdullahu ndenj menjane
se shume shoke j'u vrane
papo tha:" Zot i vertete
Do te na lesh rop per jete?
Yll' i liftes se pabese
Mos rreh t'i ndrihc Mavijese?"
Keshtu tha dhe u leshua
Mi armiket si dragua!
Shoket trima bashke vane
Me te math vertik u rane
Dhe ate serish i pritne
Dhe shtun' e shume goditne
Po keta ne mest u rane
edhe kohe me s'u lane!
Ahere ish trimerija
me ate behej cudija
S'kishte dale plumb' i shkrete
Q'e vuri ne dhet perjete!
Pa i can' e i perndane
Dhe i thyen' e i vrane!
Mos u prishte ushterija
Pa iken si bagetija!
Mizerit e ushterise
Si tufet' e bagetise
u perhapne' eu perndane
Po i ndoqne' e gjall s'i lane.
Mervani shpetonj dhe iku
Vetem nje shigjet e pshiku
i ra kalit edhe humbi
Iku me vrap posi plumbi
Te tjeret te gjithe u vrane
Djalli e shpetonj Mervane!
Pa u arratis e iku
Nuke ra ne dor 'armiku
Sa leftonj mir' Abdullahu
O trim , me te lumte krahu!
Rrith gjaku nga kordh' e lare
Si shi perdhe duke rare!
Armikete si i preu
Gaz te math ne zemere ndjeu
Me gjunj unjet trim' i mire
Me nje te madhe deshire
Pa ngre syte drejt perpjete
Thote:" Zot, Zot i vertete!
Zot' i madh' te qofsha fale!
Qeshe plak, me bere djale
Sa nder te math me dhe mua
Armiku yne u shua
e more shpagene vate
Zot i math e i vertete!
Me kete vend, te ky lume
Qene bere pune shume
Keta sot te gjithe c'qene
Ate qe bene e gjene!
S'te shpetuane nga dora!
Ti more shpag', une s'mora
veteze gjith i cperbleve
Neve kurre s'na genjeve!"
Kshu tha dhe u mallengjye
Pa nga shoket u kthye
Tha:" Ju, trimat' e vertete
Late mere perjete
Nderuate perendine
Shuate jeziterine".
Tha kshu edhe qau shume
Lotte ju derdhe lume!
Po Mervani s'ra ne dore
Iku e mori terthore!


****
Djalli pshihej si lugati
Po s'i kishte ndire* fati
Ngado shkont' e tekdo vinte
Nje brenge udhen i zinte
pruri rreth gjithe Sirine
Egjypten' e Arabine
Here si lipes shendinie
Here neper male rrinte;
Pshihej ner pyj' e ner vrima
ikente si vetetima
Dhe gjum' i zi kur e zinte
Me nje sy hapure flinte
Si ariu flete hante
Shpirtin me pahir e mbante!
Edhe thoshte:" Une! Mbreti!
Te benem kshu, oh c'me gjeti!"
Po me se fundi e gjene
Edhe kokene ja prene
Abdullahut ja derguan
Punene kshu e mbaruan
Po nga fisi i Syfjanit
Edhe nga far' e Mervanit
Ketu ketje kishin mbeture
Te gjithe s'ksihine vdekur
Ata te tere u ngrine!
S'e linin jeziterine
S'e linine marrezine
Po bota u ashperua
Rrodhi gjaku si perrua
Sa s'mbet fare prej Syfjani
Prej Jeziti e Mervani
Te gjallete gjith' i shuan
Edhe varret' i rremuan!
Eshterat' e Mavijese
Te Jezitit te pabese
T'ati Mervanit te pare
Q'e kish nip Mervane gomare
Te gjithe fisit t'atyre
Q'ish ngaj' e asaj mynxyre
Ne zgjarrt i hodh' e i doqne!
Se nga ata shume hoqne!
U shua jeziterija
P'ashtu shpetoj njerezija
Gaz te madh dergoj ne jete
Zot' i madh e i vertete;
U shua armikerija
Dhe djalli e djallezija
Kombi shpetoj roberije
Dhe cdo fare ligesije
C'do te benje njerezija
Shpejt e gjen nga Perendija
Edhe e mira s'harrohet
Dh' e liga nuk menohet
Genjeshtera s'munt te rronje
Nuke munt te trashegonje
Se mbreteron e verteta
Kshu eshte qekur jeta.
Te ngjarat e Qerbelase
Punet e Ali-Abase
Jane per jete pasqyre
Rrefejne kete menyre!
Zoti , mesim per te dhene
Neve, ato i pat thene!
E verteta esht' e vertete!
Ay mbreteron per jete.
Shoke , juve mos u ndani
Kete fjale ment ta mbani!
E pate fundi si dolli?
Zot' i math ketu e solli,
Erth urat' e Perendise
I dha drite njerezise
Kupetuan c'vlen lirija
Q'e humbne nga e padija;
e muarre vesh te tere
Mavijeja c'u pat bere
Dhe Jeziti me Mervane
e shokete qe u ngjane
Ishin ne gjume e u zgjuan
Te miren e kupetuan
Ahere e deshn; Aline
Deshne Zejnel Abidine
Edhe Hasan' e Hysene
Deshne meme Fatimene
Edhe Muhamet Bakire
E njohne q'ishin te mire
Deshne dhe imam Xhaferre
I bene si duhej ndere.
Sylejman Sardi se pari
Pastaj burr' i madh, Myhtari
Trim i mire , Ibrahimi
Zot' i ndjer' Eba-Myslimi
Abdullahu e te tjere
Qe dualle shume here
Burrate trima me bese
Bene te madhe sherbese
Sherbese per njerezine
Shtune poshte ligesine!
Shpetuane memedhene
Duke shtene Mavijene!

Ndire*---- Ndihmuar
#24

Po Sefahu s'rrojti shume
Oh! moj jet' e shkret' , o lume!
Ndenj ne vent te tij i pare
I vellaj , po s'vate mbare!
Ay ish Ebu-Xhaferri
Qe pat zemere prej derri!
Duke prishur paresine
Ngreh ne Bagdat mbreterine
Dhe i shton dite me dite
Shtrigerit' e ligesite!
Me Abdullahne e prishi!
Ligesi te madhe grishi!
Pa ngrehu edhe mejtimne
Ve ne dor' Eba-Myslimne
E vrau me te pabese!
Si Jezit' i Mavijese!
Si qeni, kur te ha zotne
Qe u ushqen gjithe motne!
Po dhe jeta ju shkurtua
Ligesija u mbarua;
Erth Mehdiu me Hadine
Q'e kujtuan Perendine
Pas atyre erth Haruni
Ndenj ne fron posi beguni
edhe mori shume pjese
Nga punet e Mavijese;
Abazajt' u turperuan
Me punerat qe punuan
Te tere faren' e tyre
S'mbajtne nje fare menyre
U zune nga shtrigerite
Prune gjithe ligesite
Udhen' e paudhe zune
Nder e tyre posht' e shtune!
Ndoqne gjurmet' e Mervanit
Edhe rrugen e Syfjanit!
Haruni, mbret' i pabese
Zu udhen e Mavijese
Vu nakar m'imam Xhaferre
Q'ish i mir' e shum' i ndjere
I bente nder njerezija
Se ish vete miresija
C'bente mbreti , s'i pelqente
Se jashte udhes i gjente
Po kurre nuke perzihej
Me te tjeret s'shembellehej
Ay ish njeri i qete
I urte e i vertete
Pa njerezija e donin
Te mirate s'i harronin
Mbreti per faqe e donte
Kurdohere e nderonte
Dhe imami jetegjate
Mbretit i jepte urate
Po mbreti shih njerezine
Q'e e donin Perendine
Papo nakari e cponte
E shpirtine ja lendonte
Se s'kish dashuri me bese
Per shtepit te Fatimese;
Per faqe imamn' e donte
Pshehtazi varr' i rremonte!
Esht' i keq shume nakari
E ndjek zemerene zgjarri
Kish dhe njerez q'e xegitnin
Nakare ja perseritnin.
Hiqeshine si te mire
Po ishine shpirtshellire!
Pshehtaz' ishin te pabese
Pun' e keqe, qe s'ka ndjese,
Nuke ishine te mire!
Ishine zemre-kellire!
papo kaqe dh'e helmuan
Njerezine e shkretuan!
E nderroj jeten i miri
Ndenj ne vent te tij i biri
Ky isht' imam Musa Qazimi
Qe e kishte shoq nga mesimi
Ay ish i ati vete
Shum' i mir' e i vertete
Haruni ishte pendohur
Fajn' e tij e kishte njohur
E qau imamn e mire
Dhe e desh shume te bire
Imam Musan' e doj aqe
Sa shume vjet shkoj ne paqe
Ahere dhe diturite
Dualle shume ne drite
Gjith fis' i Fatimese
Ishin njerez me bese
Shembellenin me Aline
Kishine gjithe urtesine
Dhe mizen' ata s'e ngisnin
Fjaleze te keqe s'flisnin
Dhe atyre , q'i mundonin
E zemren' u pervelonin
Ata u benine mire
Me zemere e me deshire
p'andaj i kane levduar
e kurre s'jane harruar
I do dhe sot njerezija
Se mbahet ment miresija
Mbreti sa plakej , marrohej
Papo ligesija shtohej
Ze vrit e prit njerezine
Te huajne dhe te tine!
Njeriu s'i sillte bese
Si dhe fis' i Mavijese
Njerez nuke kish te mire
Dhe vet' ishte egersire
Pa imam Musan' e vune
ne burk, pa faj e pa pune!
Dhe e mbajtn' e s'e leshuan
Me se fundi e helmuan!
O njerezit' e pabese!
Mos pacin ndaj Zotit pjese!


****
Kur e mbyll'imam Musane
La te bir' Ali Rizane
Ahere vdiq dhe Hatuni
Erth Emini , pa Memuni.
Memuni zu Horasane
Dh'e e desh shum'Ali Rizane
Imam Ali Rizaj rrinte
Me mbrene bashk' e s'e linte
Qe te bente te keqija
E te dil nga njerezija;
Pa keshtu shume vjet shkuan
Te mirete u gezuan
Po te liqte mbren' e talle
Me te rreme djall' i kalle
Pa u zu nga ligesite
E nga demi nat' e dite;
Erth u perzje njerezija
Shum' u bene te keqija
Pa imam Ali Rizane
Dhe Abaze , te vellane
I vrane me te pabese!
Mos pacin nga Zoti ndjese!
Fajne s'e ka njerezija
E ka vetem ligesija
Andaj t'i rrime merguar
Se eshte shum' e mallekuar!
Imam Rizaj la te bire
Ne vent te tij , q'ish i mire
Nuke kishte shoke ne jete
Isht i urt' e i vertete
La shtylle per njerezine
Imam Muhamet Tekine
Qe e donte njerezija;
Gjith' ishin miqt' e tija
Me pastja vdiq edhe Memumi!
Ndenj Ebu-Ishak beguni
Pa si e pa njerezine
Q'e e doj Muhamet Tekine
E helmoj me te pabese!
Njerezin' e la pa shprese!
I ri e la kete jete!
Vate te Zot' i vertete!
La ne vent te tij te bire
Q'ish si drita n'erresire;
La imama Ali Nekine
Bari permbi njerezine
Drit' e Zotit ish i mire
Po mbret' i lik , Mystensiri
Qe s'pat prej njerezije pjese
E vrau me te pabese!
Zot' i mire e plot meshire
la ne vent te tij te bire
Imam Hasan Asqerine
Te kish kujdes njerezine
Udhen e drejte t'u thote
Te mos mundohene kote;
Udh' e drejt ish njerezija
Urtesi e miresija
Po bota ish n'erresire
S'e shihte udhen' e mire!
Mbretrete shum' u mahnitne
Dhe nga kombi u merzitne
Ishte fron' iMavijese
Ngrehure me te pabese!
Atje kushdo qe te rrinte
Djallezine do te zinte!
Ushterija mori buje
E beri boten rremuje
Se mbret nuke kish te mire
ishine gjith' egersire
Pa i nxuar' e i vrane
Ne prehje po nuk' i lane
Pastaj vune Mysteine
Dh' e marruan faqezine
Pa njeri nuke besonte
Edhe andaj nuk' e donte
Imama Hasan Asqerine
Se mos i ip arratine
E te rrinte ne front vete
Po kjo s'ish fjal' e vertete.
Kshu edhe fis' i Syfjanit
E gjithe far e Mervanit
Dhe Abazajt' e pabese
Qe vane pas mavijese!
Kurr' imamet nuke donin
Mbreteri e gje s'kerkonin
N'ate fron te mallekuar
S'rrinte njeri i uruar
Po s'u dil e shkreta frike
U rrij ne zemre si thike
Se shihnin njerezine
Q'i kishin si Perendine
Pa s'i lij edhe nakari
I pervelonte si zgjarri
Dhe te liqte nuk' i linin
I cponin' e i xeginin!
E prishene mensht Mysteine
Dhe i kalle djallezine
Sa te liq' e te pabese
Qe kishine soje shprese

********

Pa pshehtazi kall'e vrane
Zotn' e mir' imam Hasane!
Ay la per njerezine
Imam Muhamet Mehdine
Qe ishte i bir' i tija
I dashur te Perendija
Imami ish djal' i qete
Kish vjet vetm dymbedhjete
Po ih prishur njerezija
Ish prishur dhe mbreterija
Qeni s'e njihte te zotne
Keshtu shtynte moti motne.
Koha me deme po shkonte
Njeriu ment po s'mesonte
Andaj Abazajt' u rpishne
Se rrezikne vet' e grishne
Me ne funt' shtrenj' e paguan;
Cingjizasite i shuan!
Se nuke do Perendija
Te heqene njerezija
P'andaj nuke le dhe plage
Pa pagese e pa shpage!
Njeriu c'gje ben ne jete
Ate do t'a heqnje vete
A i biri a e bija
Se nuk' e le Perendija!
P'andaj na dha ne vetije
na fali dhe vetedije
Qe ajo te na mesonje
Ajo dhe te na gjykonje
Te na jape dhe gezimne
Edhe brengne e mundimne.
Te gjitha na i ka dhene
I kemi ne doret tene!
Bene shume te keqija
Pa i prishi Perendija!
Mbreterite e pabesa
Humbn' e vane posi vesa!
Pastaj erdhe mbretre shume
Po nga tjatre lend' e brume,
Si Selcok' e me te ndjere
Dhe Osmanas e te tjere.
Imam Muhamet Mehdine
Engjellit me krah' e ngrine
E hoqne nga njerezija
E shpune te Perendija!
Njerezija rrahne dhene
E kerkuan, po s'e gjene
Ne te gjithit te Perendise
Hyri drit' e njerezise!
Eshte gjall , eshte ne jete
Prane Zotit te vertete!
Qe nga Muhamet Aliu
Gjer te Muhamet Mediu
Erdh' imame dymbedhjete
Gjithe njerez te vertete!
Ata zoterinj te mire
Jane gjall' e te pavdire
Dhe foshnja katrembedhjete*
Si engjellit' e vertete
Armiket i kane vrare
Pa rane deshmimetare!
Gjith'ate brenge qe hoqne
Per ne te zest' u perpoqne
jane, pra, si kane qene
Ne shpirtt e ne zemret tene
Atje eshte edhe vete
Zot' i math e i vertete.
Na lane vellazerine
Miqesin' e urtesine
Edhe gjithe miresite;
Na hoqne nga djallezite.
Edhe nuke na harruan,
Po pas syresh na derguan
Shume njerez te vertete
Q'e ndrituan kete jete
Na dhane udhen' e mire
S'na lane ne erresire
Zoterinj, u qofsha fale!
Pa ju s'rrefehi me fjale
Bes' e udh' e Perendise
Q'i duhete njerezise
Eshte vetem e verteta
Me ate mbahete jeta.
Pa qasuni , shqipetare
Zot' i math e sjellte mbare
te zeme vellazerine
Miresin' e miqesine;
jemi te gjithe nje fare
E nuke jemi te ndare
Vellezre te tere jemi
Nje shpirt e nje zemre kemi
Gjithe rrojme me nje shprese
Dhe kemi gjithe nje bese.
Bes' e mbar' e Perendise
Udh' e mir' e urtesise
Eshte vetem miresija
E verteta , njerezija
Zemr' e bardhe , shpirt' i mire
Me meshir' e m'embelsire;
E drejta , vellazerija
Dashurija , miqesija
Gjithe besete qe jane
Vetem kete udhe kane
Kete thote besa jone
Dhe te tjerat kete thone;
Se nde jete s'ka dy bese,
Nje esht' e nje do te mbese
Bese eshte Perendija
Dhe udh' e saj njerezija
Ay qe do njerezine
Ka besuar Perendine
Kush ka ne zemre meshire
Thuhet njeri i mire;
Cdo njeri vellath e kemi
Gjithe nga nje balte jemi
Kemi nje shpirt, nje vetije
Jemi gjithe nje femije
Nje mem' e nje ate kemi
Ne nje fytyre po jemi.
Pa kur desh Zot' i vertete
Te cfaqej ne kete jete
Nxori ne jete njerine
Atje e gjen Perendine.
Cdo gje qe shohem ne jete
Na rrefen Zotn' e vertete
Me cdo ane qe shikojme
Ate fytyre veshtrojme.
Nje zemere te qeruar
Na kerkon Zot' i levduar
Edhe punezen' e mire
Dhe njerezi e meshire
Dhe te madhit t'i benc ndere,
Dhe te vogelit ngahere;
Na dha mendjen me koke
E na beri miq' e shoke
Ate qe s'te vjen ty mire
Po te duket' e feshtire
Mos e bej dhe ti ne jete
Ne je njeri i vertete.

Katrembedhjete*--- 14 vjec
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.123.st
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Male
Numri i postimeve : 3223
Age : 38
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

Pezi nga Naim Frasheri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Pezi nga Naim Frasheri   Pezi nga Naim Frasheri - Faqe 4 Icon_minitime12/9/2009, 17:24

I ligu e genjeshtari
Rrembenjesi e kusari
Vrasesi , qe vret njerine
I prish te vellajt shtepine
Ata qe shajn' e qertojne
Dhe heqin' e kallezojna
Edhe bejne te keqija
E rrojne si bagetija
I vene pas djallezise
Se rremes' e ligesise;
S'kan as njerezi , as bese
Se i ngjajne Mavijese
Pse e duan ne Aline?
Se ka bere miresine.
Ashtu edhe Fatimene
Edhe Hasan' e Hysene
Dhe imamete te tere
I duam , se kane bere
Miresi ne kete jete
Me te drejt' e te vertete.
Mavijeja e Syfjani
Dhe Jeziti e Mervani,
Ligesi kane punuar
Pa jane te mallekuar
Shih sa vlejka pun' e mire
Dh' e liga sa esht' e feshtire!
Njera eshte levduar
Tjatera e mallekuar
Njera esht' e Perendise
Tjatera e djallezise
E para esht' e zbukuruar
E dyta e shemetuar;
Nj'esht' e lig' e nj' e esht' e mire
Nje drit' e nje erresire
Ay qe ben miresine
Ka ne shpirt Perendine
Ay qe ka ligesite
Ka djalle dhe djallezite
Zot' i math e i vertete
Bena t'urteh e te qete
Falna gjithe miresite
Epna dituri e drite
Dhe njerezi e meshire
Mos na lere n'erresire;
Aferona urtesine
E mergona djallezine;
Hiqna nga makuterite
Dhe nga gjithe marrezite;
Nga demi , nga lakemimi
E na shpjere te gezimi;
Udhen' e drejete rrefena
Me kamjet tende ushqena
Falna durime dhe shprese,
Urat' e shpetim e ndjese;
Mos na turpero ne jete
Zot' i math' e i vertete!



****
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.123.st
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Male
Numri i postimeve : 3223
Age : 38
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

Pezi nga Naim Frasheri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Pezi nga Naim Frasheri   Pezi nga Naim Frasheri - Faqe 4 Icon_minitime12/9/2009, 17:25

# 25

Besuane Perendine
Edhe Muhamet Aline
Hadixhen' e Fatimene
Hasane edh' Hysene
Imamet te dymbedhjete
Qe ishine te vertete
Kemi mem' e at' Aline
Q'e e njohem Perendine
Te pare kemi Xhaferre
Nuke njoheme te tjere
Kemi plak mi njerezine
Haxhi Bektashi Veline
Zotn' e udhes se vertete
Q'ishte si Aliu vete
Se ishte nga ajo dere
P'andaj mori gjithe ndere
Besa jon' eshte nje fjale
Dh' ajo fjale s'esht' e cale;
Eshte fjal' e Perendise
Q'i duhete njerezise
Nuke eshte fjal' e kote
Bej mire, mos bej keq, thote
Besa edhe Perendija
Eshte vetem nga miresija
Dhe ay zot' i vertete
Edhe gjithe c'ka ne jete
Te njeriu gjithe jane
Mos kerko me tjater' ane
Po te bejme miresine
Kemi nder ne Perendine
Kur te Bejme ligesite
kemi djall' e djallezite
eshte me ne Zoti vete
Besojme se perendija
Eshte vete gjithesija;
Fletore kemi njerine
Dhe mendjen' e urtesine
Se po udh' e Perendise
S'eshte jashte urtesise
Falje kemi njerezine
Miqesin' e miresine
Se kur duame njerine
Kemi dashur Perendine
S'eshte lark nga njerezija
edhe vete Perendija
Faletor' e diturise
Eshte shesh' i gjithesise
Udh' e mir' e bes' e mire
Eshte zemra me meshire
Atje eshte dhe Perendija
Edh' e tere gjithesija
Engjelli dhe miresite
Djalli me gjithe te tite.
Me nje vent jane te tere
Ke te duash ate zere.
Urtesi e miresija
na shpije te Perendija
Po te zeme ligesine
Do te vemi ne gremine
Besojma Zotn' e vertete
Q'eshte gjithesija vete;
Pa ate s'ka vent gjekundi
Ay eshte kreji dhe fundi
Me cdo ane qe shikojme
Fytyren' e tij veshtrojme
E tere c'eshte kjo jete
Esht' ay Zot' i vertete!
Lulete, qe lulezojne
Bukurin' e tij tregojne,
Ay eshte trendafili
Ay vete dhe bilbili;
Po kur desh Zot' i vertete
Te dil faqeza ne jete
Ahere beri njerine
Atje ta gjesh Perendine!
Kush njohu vehten e tija
E di c'eshte Perendija!
Te njeriu i mbaruar
I mir' e i lartesuar
Qe ka gjithe miresite
E tera diturite,
Atje e gjen perendine
Atje gjen miresine
Se po vete Perendija
Mori fytyren e tija
o njeri! te qofsha fale!
E kupeton kete fjale?
Pa mblidh mendjen e mendohu
Dhe ngrehu e lartesohu
Duke marre diturite
Qe ta besh natene dite
Sa te muntc ndritohu mire
Mos qendro ne erresire
Nga njeriu i vertete
S'ka me larte ne kete jete
Se mendje e njerezise
Eshte pesh' e Perendise.
Po njeri themi njerine
Qe ka gjithe urtesine
Ka driten' e diturise
Dhe te tera miresite
Ka me vehte Perendine
Duke pasur njerezine
Edhe Perendija vete
Te njeriu esht' e vertete!
Ndaj njeriut te uruar
Qe nuk esht' i djallezuar
Q'eshte pa faj e i mire
E ka ne zemere meshire
Te keqija s'ben ne jete
Esht' i drejt' e i vertete
Pa ka te larte vetije
Te bukure vetedije
Atje eshte edhe vete Zoti
Si kane thene qemoti.

*****
Edhe engjelli , dhe djalli
Gjithe jane tek i gjalli
Dhe parajsa dhe Sketerra
Dhe gjithe c'jane te tjera
Pa njeriu s'vdes ne jete
Se s'mbetet jeta shkrete
Gjithenje vemi e vime
Pa te parete s'i dime
Rron e ema dhe i ati
Tek i biri jetegjati
Hena hahet e venitet
Pa kthehet e perseritet
Po njerine njerezija
e shpije te Perendija
Pa ate s'vlen gje ne jete
Se nuk eshte i vertete
E drejta edh' e verteta
Ato jane pa te meta
Kur t'i bjere njerezija
Mbetete si bagetija
Posi trendafil' i thate
Q'i mbesin gjembat e gjate;
Urtesit' e miresite
Drita dhe diturite
jane udh' e Perendise
Q'i duhene njerezise
Nuk' e beson Perendine
Ay, qe s'do njerezine
Zoti ne zemere te ndyre
S'hyri dhe s'ka per te hyre
Se atje rri djalli vete;
S'qasete Zot' i vertete
Ne ke ne shpirt miresine
Ta dish qe ke Perendine
Jo po ne ke ligesite
Ke djallne e djallezite
Si besojme Muhamene
edhe meme Fatimene
Besojm' ashtu edhe Isane
Dhe Merjemen' e Jahjane
Edhe Isufn' e Jakupne
Dhe Ibrahimin' e Ejupne
Dautne e Sylejmane
Harune edhe Musane
Edhe te tjer' e te tjere
Q'ishine njerez te vlere
Se per njerin' u perpoqne
Shume te keqija hoqne
Kush punon per njerezine
Ka me vehte Perendine
A e pate Mavijene?
Dhe Mervan' e Jezit qene?
Ybejdullahn' e Ymere
Dhe Shimrine e dhembederre
Edhe shoket e atyre?
S'shpetuane prej mynxyre!
Pacin mallekim e neme
Se prune te madhe gjeme!
Keta ishin egersire
Tanete ishin te mire
P'andaj ne keta i shajme
Per ata Zoterin qajme
Se ata ishine drite;
Keta bene ligesite
Se ishine te pabese
Pa nemene kane pjese
Per imamete ne qajme
Zi me gjithe zemre mbajme
Se ishine te vertete
Pa i duame per jete;
Ay qe ben miresine
Eshte mik me Perendine
Se nuk do Perendija
Kurre pune te keqija
Ay do njerezine
Beson Muhamet-ALine
Hadixhen' e Fatimene
Edhe Hasan' e Hysene.
Ay qe ben ligesite
Ka ne shpirt jeziterite
Ay eshte Jeziti vete
Qe ben keq ne kete jete
Ka ne zemeret te tij djalle
Pa eshte Mervan i gjalle!
I ligu nuk esht' i pake
Eshte Mavijeja plake!
P'andaj mendjene t'a mbledhim
Dhe ligesite t'i hedhim
E te zeme miresite
Qe na nxjerrene ne drite
Imam Hysejne n'e doni
Te paudhe mos punoni
Pa ahere munt te jete
Dashurija e vertete;
Kur te bejme c'na ka thene
E c'menyre na ka lene;
Te behemi njerez fjeshte
T'urt' e te but' , e te leshte
Te keqija te mos flasim
Njeri kurre te mos ngasim
Te mos vrasim , te mos presim
Ne genjeshter te mos mbesim
Te mos shajm' e te qertojme,
Kurre te mos kallezojme
Te mos hame gjen' e huaj
Te mos rrojme posi buaj,
Te jemi te arresyer
Me zemere te palyer
Nakare edhe ziline
Vjedhjen edhe kuserine
Dhe te tera ligesite
Ndyresit' e djallezite
Te gjitha posht' t'i hedhim
Si kafshete te mos bredhim
Te duame njerezine
Shqipetar' e Shqiperine
Gjuhene e memedhene
Kombine e vetehene
Miresit' e diturit
Zoterin' e urtesite.
Te kemi vellazerine
Dashurin' e miqesine
Te duame shoku shokne
Te mos e perhapim tokne.
Qengji qe hiqet menjane
Egersirat e hane
Te mos kemi ne te ndare
Gjithe c'jemi shqipetare
Po te jemi te bashkuar
Te afert' e te pushuar
T'i hedhime marrezite
Babezit' e laturite
Ligesin' e djallezine
Te tere jeziterine
Te kemi nder ' edhe bese
Dhe vellezerit e ndjese
Pa te punojme te tere
Per cdo pune qe do bere;
Te ndritohet Shqiperija
Te na shohe Perendija.

********

O vellezer Shqipetare
Shoke te mire e te mbare!
Te perpiqemi me bese
Asnje me pas te mos jese
Te mesojme gjuhene tene
Se Zoti na e ka dhene
Cdo kombi gjuhen' e tija
I ka dhene Perendija
Eshte lig' e Perendise
Gjuha q'i dha Shqiperise
Gjithekush ka memedhene
Edhe Zogu ka folene!
Ka edhe ay femije
Gje s'e ndan nga bir' e bije
Besa na thote ta duash
memedhene e ta ruash
Gjuhene e dha perednija
Zoti me te math te tija
Ja ka dhene njerezise
Si mema foshnjese sise
S'munt te jene te keqija
Ato qe fal Perendija;
Nuk' i thote keto fjale
As i marri qe merr male!
Dhe ju, shpes, me gjuhet tuaj
Flisni , nuke me te huaj!
Ti , qyqe , me kendon ndryshe
Ndryshe ti , o dallendyshe!
Mua pse te me shtrengojne
Gjuhe tjater te me mesojne
Te harronj gjuhene time?!
Pacin. nem e mallekime!
Kjo eshte pun' e Mavijese!
Ma paski me te pabese
Dashkeni te me mundoni
Se gjithash te me shkretoni
Te me epni arratine
Te me shuani shtepine
Te me lini rob' perjtete
Te paqene e te shkrete;
Te me shtini ne te huaj
Te me thoni rri e vuaj!
Armikete te me shkelin
Posi lope te me mjelin!
Djemthit' e mij te levduar
te ndjere e te degjuar
te me lini mua shkrete
Nuk eshte turp perjete?
Une, qe jam mema juaj
te me shtini ner te huaj!
Armikete rreth te me vine
permi krye po me rrine
Thonjte ne gryke m'i vune
Qysh te benj e mjera une!
Gjuhene pa kane prere
Me bene fare te mjere!
Shume Shimer' e Jezite
Po m'i cpojne mushkerinjte
Shigjetate permbi shpine
Posi gjemba po me rrijne
Dhe ju djemt' e mij me shihni
E beni sikur s'me njihni!
keshtu thote Shqiperija
Pa s'thot ashtu perednija
Q'i fali ment Shqipetarit
Pune mir' e udhembarit
Pa mbreteron e verteta
Qe ka mjalte posi bleta;
Genjeshtera s'ben dot pune
se esht' e lig' edh' e perdhune;
Helmine vetem ka grera
vetem gjembate ka ferra
Nuk' eshte si trendafili
Q'e do aqe keq bilbili.
T'ish ashtu, po prishej jeta,
S'delte ne shesht e vereta
Do te kishte nder Syfjani
Dhe Jeziti e Mervani
Do te donin Mavijene
Nuk' Alin' e Fatimene
Do te kishim zot Mervane
S'kishim Hysejn' e Hasane
E verteta rroft e qofte
Pa genjeshtera u shofte!
Po ne gjithe te punojme
Te mos rrime e te pertojme
Na dergoj Zot' i vertete
Per te punuare ne jete
Punetor esht' i uruar
Edhe puna e levduar
Njerin' ajo jetegjate
S'e le kurre duarthate
ne te Zotte po te jemi
Gjithe c'na duhete kemi
Nuke bije Shqiperija
ka dhe per ne Perendija.
ju te varfer' e ju Ate
Q'u fali Zoti urate
Pa i prune mire bese
Aliut e Fatimese
Se drejtes' e se vertetes
Dhe Ati Zotit te jetes
Ehe ju vete punoni
Shqiperine ta shpetoni
Shqipetari pergjerohet
Per ju , dhe me ju gezohet,
Edhe ju shqipetare
Per punet te tij te mabre
Per memedhene tuaj
Qe nuk' e kini te huaj
Per gjuhet te Shqiperise
Q'esht' gjuhe e Perendise
Per te sjelle shqipetare
N'udhe te mir' e te mbare
Per te gjitha miresite
Qe duhene e diturite
Per nderthit te kombit tene
Per mbrojtesit qe ka zene
Per cdo gje qe ka nevoje
E s'thuhet dot me goje
Per Hasan' e per Hysene
Per ju e per memedhene
Te perpiqi nat' e dite
Sa te daleme ne drite.
Zot i math e i vertete
Mos na ler kurre shkrete
Ti je Zot' i gjithesise
Perendi e Shqiperise
Urdheri yt po te jete
E po te duash ti vete
Gjithe punete mbarohen
Gjekundi nuke ndalohen.
Fali , fali Shqiperise
Gjithe c'ke te miresise.
edhe ju gjithe te miret
Mos na lini n'erresiret
Zot i math , per Qerbelane!
Per Hysejn' e per Hasane
Per ata te dymbedhjete
Qe hoqn' aqe ne jete!
Per gjithe ato mundime!
Per ngasherimene time!
Shqiperine mos e lere
Te prishete e te bjere
Po te jete gjall perjete;
Gjithe c'i duhete t'a kete
Te rronj' e te mbreteronj
Te jete lulez e zonje;
Fali ti vetez' urate
Qe te jete hijegjate
Shqipetari trim me flete
Si ka qene le te jete;
Te ket ' gjith' urtesine
E ta doje Shqiperine
Te vdese per Memedhene
Si Myhtari per Hysene
Te ngjajne me Ibrahimne
Edhe me Eba-Myslimne
Te jete trim e i mire
Po te mos jet' egersire
te jet' i qyteteruar
I ditur ' e i mesuar
T'i ape nder Shqiperise
U befte e Perendise.


FUND 1898
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.123.st
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Male
Numri i postimeve : 3223
Age : 38
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

Pezi nga Naim Frasheri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Pezi nga Naim Frasheri   Pezi nga Naim Frasheri - Faqe 4 Icon_minitime12/9/2009, 17:26

HISTORI E SKĖNDERBEUT
(1898)

KREU I


Kėndo, ėngjėll, urtėsinė
Edhe gjithė mirėsitė,
Skėnderben' e trimėrinė,
Q'i dha Shqipėrisė dritė.
Tė lumtė goja, kėndona,
Me gjuhė t'ėmblė si mjaltė,
Skėnderben' e madh tregona,
Trimnė burrė, Zotn' e naltė.
Punėtė qė ka punuar
Kordhėtari i vėrtetė,
Kombinė duke nderuar
Dhe Shqipėrinė pėrjetė.
Nga gjiri i Perėndisė
Pa m'i sill nėr mėnd tė mija,
T'i ap dritė Shqipėrisė
Nga shpirt'i ndritshėm i tija.
Ėngjėll i bukur, pa zbritmė,
Dhe me dritėt tė uruar
Shko pėrpara mej'e ndritmė,
Tė shoh gjithė ē'kanė shkuar.
Qė kur ngrehu gjithėsinė
Zot'i madh e i vėrtetė,
Ka bėrė dhe Shqipėrinė
E shqipėtarėt nė jetė.
Shqipėria kurdoherė
Ka qėnė shum' e lėvduar,
Ka pasur burra tė ndjerė,
Trima t'urt' e tė dėgjuar.
Pati mbretėr' e tė parė
Fort tė mėntshim e tė mirė,
Burra, trima, shqipėtarė,
Qė kan' emrė tė pavdirė.
Ishte vėnt' i Perėndisė
Qė sė pari Shqipėria,
Mėmėdheth'i urtėsisė,
Qė del soje mirėsija.
Aleksandr'i Math e burrė,
I cili s'pat shok nė jetė,
Nukė ka pasurė kurrė
Dhe kurrė do tė mos ketė
Piro trimi e tė tjerė
Burra shumė tė lėvduar,
Qė kanė qėnė njė herė,
Edhe sot s'janė harruar,
Qenė gjithė shqipėtarė,
Ishin djemt' e Shipėrisė,
Nuk' ishin greq e bullgarė,
Po nga vėnd'i Perėndisė.
Pirroja mundi romanėt
Armikėt' e njerėzisė,
Aleksandr'i Math persanėt,
Egėrsirat e Azisė.
Kė tė zėsh ngoje mė parė
Nga burratė e vėrtetė,
Q'ishin gjithė shqipėtarė,
E s'u erdhi shok nė jetė!
Gjithė botėn' e pushtuan,
Afrik', Europ', Azi zunė,
Lėftuan e mbretėruan,
Nėn' urdhėrė gjith' i vunė.
Edhe kur erdhė romanėt,
S'u shkel fare Shqipėrija,
As nga shqeht' e venetianėt,
S'e zu kurrė dobėtija.
Shqipėtari nė kurt s'hyri,
S'e shpėrnderoj Shqipėrinė,
Kurrė nukė ju tremb syri
E nuk' e humbi fuqinė.
Rrinte me kordhė nė dorė,
Shkrefėtinte si dragua
Nėpėr male me dėborė,
E kurrė s'u qetėsua.
Armikėt u dobėtuan,
Shqipėrija ngriti krye,
Errėsirat u mėrguan,
Drit' e Zotit u rrėfye.
Nga tė gjitha mbretėritė,
Sė Krujėsė i dha Zoti
Mė shumė fuqi e dritė,
Q'ishte mbret Gjon Kastrioti.
Mbretėronte urtėsija,
Paqja, kamja, nderi, shpresa,
Drejtėsi e dashurija,
Miqėsija, besa-besa.
Tek po gjėndej Shqipėrija
Nė kėto tė mira kaqe,
Qė mbretėron mirėsija
Dhe ish nė prehj'e nė paqe,
Kur nj' e madhe egėrsirė,
Duke dalė prej Asije,
U pėrhap si errėsirė,
Dh'e mbuloi botėn si hije.
Ish njė komb i mallėkuar,
Nė gjuhėt kish dhelpėrinė,
Syn' e kish tė egėrsuar,
Nė zemėrt kish djallėzinė
Ngado vij e kudo shkonte,
Zin' e gjėmėnė po shpinte,
Vriste, priste, varfėronte,
Atje ku shkelte bar s'mbinte;
Mė nj'anė kishte fuqinė,
Gėnjeshtrėnė m'anėt tjetrė,
Pėr tė mbytur njerėzinė,
Bėnej her'ujk, herė dhelprė
Pėrse s'dolli trimėrija
T'i prit gjurmėn' egėrsirės,
Po vate mbroth ligėsija,
I zu udhėnė sė mirės.
Ra mė dett qytetėrija,
U ngrit si re errėsira,
U pėrhap mi dhet padija,
Gjaku, vdekja, shkretėtira!
Pa njė zgjedh' e keqe shumė
Gjithė kombet i mundojti,
I la pėr djall e pėr lumė,
Njerėzia mendje lojti.

Ish ver' e po qeshte moti,
Lulet kishin lulėzuar,
E mbreti Gjon Kastrioti
Nė fron rrij duke menduar.
Pyjet ishin gjelbėruar,
E bilbilėtė kėndonin,
Dhe bota gjith' e gėzuar,
Djemt' e vashatė po lonin.
Gjithė gjethet ishin celur,
Faq' e dheut ish xbukuruar,
Dhe qiell i pėrkėdhelur
Ish si ergjėnd i kulluar.
Shqipėtarėt tė gėzuar
E tė gjithė burra, trima
Edhe tė lar' e tė ndruar,
Me armė si vetėtima.
Vashatė bėrė si pylli
Nėpėr sheshe po kėrcenin,
Sicila ndritte si ylli,
E hėnės i shėmbėllenin.
Kur tfaqen njerės tė huaj,
Dalėn nė shesht disa vetė,
Gjithė tė hipur nė kuaj,
Po ngjiteshinė pėrpjetė.
Tė ndryshmė sė gjithash ishin,
Shtat, zakon, robė, fytyrė,
Sjellj'e gjuhė tjatrė kishin,
Qenė t'egrė si mynxyrė!
Ne der' e pėlasės xbrinė,
Shqipėtarė nė shkallė
Me miqėsi shum' i prinė
Dhe brėnda nė dhom' i kallė.
Parėsi e mbretėrisė
Me njė nder tė math i priti,
Pas udhės sė miqėsisė
Me fjalė t'ėmbėl i gostiti.
Tė huajtė si u ēlodhė
Dhe djers e pluhurė fshinė,
Dhe mėndjen mė vėnt e mblodhė,
Se udha e loth njerinė,
Dy mė tė parėt, qė qenė,
Pėrnjėherė nxuar zėnė,
Thanė: "Duam pakė mbrenė,
Diē i kemi pėr tė thėnė".
Nė dhomėt tė parėsisė
Hynė dhe mi from tė lartė
Panė mbretn' e Shqipėrisė,
Nė dorė i dhanė njė kartė.
Kėta ishinė nė fjalė,
Dita shkonte, nata vinte,
T'errėtit' e mbuloi malė,
Hėna dolli dhe po ndrinte.
Prunė buk' e gjell e venė,
Dhe ndenjnė nė mėsallė
Tė gjithė sa njerės qenė,
Dhe vetė mbreti nė ballė
Hangėrė ngadal' e pinė
Dhe ndenjnė njė copė herė,
Mė pastaj tė gjith' u ngrinė,
Gjithėkush vate tė flerė.
Nata dhe s'e kishte ngritur
Atė pėlhurėn e zezė,
Hėna me sy tė venitur
Po perėndonte si rezė
Yll'i mėngjezit po ndrinte,
Dhe bilbilėtė kėndonin,
Vesa gjithėnje po binte,
E luletė lulėzonin.
Mbreti u ngrit i helmuar
Edhe e dėrgoi njerinė,
Shėrbėtor e papėrtuar,
Mblodhi gjithė parėsinė.
Tė mėdhenj edhe tė parė
Edhe gjithė pleqėsia,
Ē'qenė ēel' e luftėtarė,
E shumė nga vegjėlia,
Nė mbledhė tė gjithė rrodhė
Pas mėnyrės sė lirisė,
Bashkė me mbrenė u mblodhė
Si t'afėrt' e tė shtėpisė
Gjithė burra tė vėrtetė
Edhe nd'ar e n'ergjėnt veshur,
Shpirtmir' e trima tė qetė,
T'urt' e me buzė tė qeshur.
Nė mest u ngrit Kastrioti,
Tha: "Vėllezrė shqipėtarė!
Njė brengė na pruri moti,
Pa do menduar mė parė:
Si mundimė tė shpėtojmė
Nga kjo brengė Shqipėrinė,
Duhetė tė kuvėndojmė,
Ndaj u kėrkova taninė.
Tyrqit duallė ng'Asia
Edhe nė Evropė erdhė
Rrėmet, posi mizėria,
E shumė gjakėra derdhė
Nga Andrinopoja hynė,
Muarrė dhe Grekėrinė,
Tani ndėr ne kanė synė,
Tė na hedhin nė greminė!
Sa mbretrė tė Shqipėrisė,
Si dhe tė tjerėt i mundi!
Ra rrebesh i Perėndisė,
Gjė tė gjallė s'la gjėkundi!
Ushtarėtė lėftuan,
Pėr mėmėdhethin u vranė,
Veē nja dy mbretrė shpėtuan,
Nė Romė ne Papa vanė.
Murati, qė s'na peshonte,
Nga ne kėrkon miqėsinė,
S'di ē'dhelpėri mejton sonte,
Se po e njohėm Tyrqinė
Mė ngjan se po bėn gatinė,
Qytetn' e math rreh tė marrė, { Kostandinopojėn }
E pas ati djajt' e dinė
Kujt do t'i sulet mė parė.
Pas Romės' sė re ka tjetrė
Qėllim zėnė qė taninė,
T'i derdhet Romės' sė vjetrė,
Tė marrė dhe Italinė
Dhe Lindjen dhe Perėndimnė
Kėrkon tejpėrtej t'i zėrė,
Gjith' atje e ka qėllimnė,
Botėn' nė dorė ta vėrė.
Sot pėr sot na ka nevojė,
Andaj kėrkon miqėsinė,
Pa ndryshe s'na flit me gojė,
Gjithė bot'atė e dinė.
Qėllimet i psheh Murati,
Rreh e pandeh tė gėnjenjė,
Ėsht' i pshehtė si lugati,
Po koha do ta rrėfenjė.
Thotė q'ėshtė mik pėrjetė,
Mė s'do gjė nga Shqipėria,
Po veē njė penk do tė ketė,
T'i vendoset miqėsia;
Dhe pėr penk s'kėrkon gjė tjatrė,
Nukė sheh tjatrė nevojė,
Po do djemt' e mi tė katrė,
Tė rrinė n'Andrinopojė
Pakė koh' atje tė rrinė
Me ata qė t'i dėrgojmė,
Dhe tė venė e tė vinė,
Sa herė qė t'i kėrkojmė
Se froni pa zot nė mbettė,
Se po erthm' e do tė vemi,
Njė e tillė nė na gjettė,
Vdekjen nė dorė s'e kemi,
Thotė se do t'i dėrgonjė
Mė tė madhė Shqipėrisė,
Pas meje tė mbretėronjė
Ndė udhėt tė miqėsisė.
Kėto fjal' e thashetheme
T'i thosh tjatrė, i besonja,
Mbret i ndershėm s'flet tė rreme,
Fjalės sė tij s'i dyshmonja.
Me gjithė kėto them unė
Tė bėhetė miqėsia,
Eshtė m'e mirė kjo punė
Se tė prishet Shqipėria,
Them ta bėjmė miqėsinė,
Sulltanė kshu ta pushojmė,
Pastaj tė zemė gatinė,
Luftėnė ta prėmėtojmė,
Se puna u kupėtua,
Edhe fjala ėsht' e bėre,
Evropa tani u xgjua,
Janė lidhurė tė tėrė.
Pėrnjėherė mbretėritė
Tyrqitė do t'i lėftojnė,
U afėru'ajo ditė
T'u bijem e t'i dėbojmė.
Janė tė fort e tė shumė,
Dhe fati u vete mirė,
Vinė rrėmet posi lumė,
Bijenė si egėrsirė!
Tė bėhemi njė me fqinjė
Dhe me t'gjithė mbretėritė,
E pastaj le tė na vijnė,
Si tė mbarojmė gatitė,
Pa djemtė neve i gjejmė,
Le tė rrinė tė mėsojnė,
Kur tė duam i rrėmbejmė,
Gjėsendi nukė pėsojnė.
Djemtė si shpirtin i dua,
Po mė shumė Shqipėrinė
Mos thoni q'u frikėsua,
Prandaj zuri miqėsinė.
Si vėllezėrė tani thoni,
Faqeza e si tė lirė
Atė qė tė kupėtoni
Pėr tė nderēim e tė mirė."
Mbreti fjalėn' e mbarojti,
Pastaj vuri re tė parėt,
Njė nga njė gjith' i shikojti,
Ata po i mir tė qarėt.
Mbreti plak u hoq mėnjanė,
Pa u ngrit njė trim mė kėmbė,
Shikoi njė her' anembanė,
Hekurin' e haj me dhėmbė!
Ish Kamani, q'ishte burrė,
Mė trim nga gjithė tė parėt,
Nuk' i trėmbej syri kurrė,
Pa e donin shqipėtarėt;
I holl' isht'e pak' i gjatė,
Nukė kish shumė mustaqe,
Vij si i zeshkėt e i thatė
E s'kish fare mish mi faqe;
Kishte gjithė urtėsinė,
Me njė zė tė ėmblė fliste,
Fjal' e tij e bint njerinė,
Dhe gjuha hekur i priste.
Mori kordhėnė ndėr duar
E qėndroi nė mest si burrė,
Me fytyrė t'ashpėruar,
Ngriti gishtin dhe tha: "Kurrė!
Kurrė s'trėmbet Shqipėria,
Nukė vdiq, po ėsht' e gjallė,
Tjatrė pėrgjegje Tyrqia
Nukė do pėrveē me pallė!
Shqipėtari, trim i vlerė,
Kurrė nuk' u frikėsua,
E tė trėmbet kėtė herė!
Mbret! o zotthi im, ē'mė thua?
Apo s'e dimė Tyrqinė,
Nuk' e kemi dhe mėsuar
E s'ja njohėm djallėzinė,
Gjer mė sot qė ka punuar?
Na bėn si miq kėtė herė,
Se ka tė tjerė qėllime,
Mos pandehni tė na lerė
Pa tė kėqij hidhėrime.
Mjerė! mjer' ajy i gjorė,
Qė i sjell besė nė fjalė,
Bije nė lak e nė dorė
Edhe ēpejt po s'mund tė dalė.
Mbret i ndershim dhe ju shokė,
Mos haroni trimėrinė,
Mblithni mėndjenė nė kokė,
Ngrihi tė zėmė kufinė.
Trimėria, trimėria!
Mban lirin' e mėmėdhenė,
Unė shpreh te perėndia
T'i hedhimė pėrtej denė.
Qysh tė zėmė miqėsinė
Me atė qė na bėn varrė?
Turku vėndet, gjith' e dinė,
Me ē'djallėzi i ka marrė
Gjithėnjė kėshtu punojnė,
Kombet me lajka i ndajnė,
Pa miqėsin' e harrojnė,
Dhe njė nga njė i pėrlajnė
Kur ka armikė tė tjerė,
Tė bėn mik sa t'i volitnjė,
A mbaroi ata njėherė?
Prite, vjen tė tė goditnjė.
Miqėsirra tė vėrteta
S'ka njeriu i pabesė,
Pėrveē shpata dhe shigjeta,
Ato janė pėr ne shpresė.
Tjatrė gjah kėrkon tė zėrė,
Andaj rreh tė na gėnjenjė,
Mė atė krah tė na vėrė,
Gjersa kohėn tė na gjenjė.
Dhe s'ia dini dhelpėritė?
Ka dy faqezė mėsalla,
Kshu rreh tė fitonjė ditė
me tė kėtilla pėrralla.
S'e dini ē'kanė punuar
Gjithė mbretrėt' e Tyrqisė?
Sa frone kanė rrėzuar
Me lajkat tė dhelpėrisė?
Ata djemthitė, qė thoni,
Janė shpres' e Shqipėrisė,
Me ē'sy e faqe kėrkoni
T'ia dėrgoni penk Tyrqisė?
Si tė msojnė ligėsitė
E tė mirat t'i harrojnė,
Tė ēpikinė djallėzitė,
Pastaj tė na mbretėrojnė?
Do tė marrėnė zakonet
E kėqija tė Azisė,
Pa njeriu si tė mėsonet,
Mė s'i ndahet djallėzisė.
Si tė rriten nėnė xgjedhė,
Nukė bėnenė tė lirė,
Pastaj s'e hodhėm dot ledhė,
Po mejtohi qė sot mirė.
Ata duhet tė mėsojnė,
Tė bėhenė tė vėrtetė,
Tė lėftojn' e tė gjykojnė
Pas nevojės qė tė jetė.
Unė gjall e me tė gjallė
S'munt tė bėnem aq' i gjorė,
A e shihni kėtė pallė?
Do tė vdes me tė nė dorė!
Se turpin e Shqipėrisė
S'e shoh dot me sy nė jetė,
Dhe miqėsin' e Tyrqisė
kurrė s'e zė tė vėrtetė
Trimėri nė mos na mbeti,
E mė s'jemi shqipėtarė,
Tė shuhet gjithė rremeti,
Se kjo 'shtė pun' e pangjarė!
Njė komp mė mirė tė vdesė
E kshu tė mos dobėsohet,
Gur mbi gur le tė mos mbesė
Dhe mėmėdheu tė shkretohet!
A gjall e me nder tė rrojmė,
Apo nė luftė tė vdesim,
A mėmėdhenė shpėtojmė,
A mbi tė mė tė mos mbesim!
Ē'kuvėndoni? Pa mejtohi!
T'i bėnemi rop Tyrqisė?
S'kini turp tė turpėrohi!
Shtijem nder' e Shqipėrisė!
Pa ta bėjmė besa-besė
E tė mblidhet Shqipėria,
Ahere le tė na presė,
Ta shihni ē'ėshtė Tyrqia.
Tė vdesėm a tė shpėtojmė,
Se kurti ėsht' i keq shumė,
Nė xgjedhė s'mundim tė rrojmė
E nė robėri pėr lumė!
U pėrpoqnė prindit tanė,
E ruajtnė mėmėdhenė
Edhe neve na e lanė,
Ashtu sindėkur e gjenė.
Kush merr atė turp taninė
Qė tė humbasė pėrjetė?
Pastaj ata qė tė vinė
Ta gjejnė, qoftė lark, shkretė!
Tani, burra shqipėtarė,
Pa kujtoni trimėrinė,
Sicili armėt tė marrė,
E ta shohėmė Tyrqinė
Delni, tė dalėm tė tėrė,
T'i pėrgjigjemi Tyrqisė,
Pa e shihni si ta zėrė
Udhėn' e mezit t' Asisė
Dhe pastaj tė mos kuxojnė
Pėr kėtej denė tė hidhen,
Po, edhe kur ta kujtojnė,
Laqet' e gjunjėt t'u dridhen.
Sot duhetė trimėria,
Nukė duhet mė mentimi,
Lark Shqipėrisė Tyrqia,
Pa tani duketė trimi!
Sot neve nė dor' e kemi
T'i dėbojmė nga kufia,
Pastaj kushedi si jemi,
Mos tė zėntė robėria!
Kush ka shpirt prej shqipėtari,
Si tė parėtė qė qenė,
I bėnet zėmra si zjarri,
S'e do gjalljen e vet'henė.
Kėtė fjalė duke thėnė,
Erth' e mbyti mallėngjimi,
Dhe mė nuk e nxori zėnė,
Po u egėrsua trimi.
Fjalėn pėrnjėher' e preu,
E lottė ēurkė iu derdhė,
Tė gjithė i mallėngjeu,
Tė tėrėve lott' u erdhė.
U hoq edhe ndėnj mėnjanė,
I vrėnjtur, i zėmėruar,
Mė nukė dėgjoj se ē'thanė,
Po vuri kokėn nėr duar.
Kshu the, o trim i vėrtetė!
Q'e donje fort Shqipėrinė,
Tė ndrittė shpirti pėrjetė
Qofsh bashkė me perėndinė.
Gjithė ēel' e parėsia
Qė u gjentnė, me lot qanė,
Mėndjen' e fjalėt e tija
Tė pėlqyera i panė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.123.st
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Male
Numri i postimeve : 3223
Age : 38
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

Pezi nga Naim Frasheri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Pezi nga Naim Frasheri   Pezi nga Naim Frasheri - Faqe 4 Icon_minitime12/9/2009, 17:27

HISTORI E SKĖNDERBEUT
(1898)

KREU II


Nė mest t'ati mallėngjimi,
Qė vij posi vetėtima,
Po dėgjonej si gjėmimi
Zėri i burravet trima:
"Luftė, luftė me Turqinė,"
Thirrė gjithė menjėherė,
"Nuk e duam miqėsinė,
Atė dėshirė ta ngrerė."
Ata kuajt e harbuar
Kur ngridhen' e hingėllijnė
Dhe me sy tė egėrsuar
Qysh vėshtrojn' e shkrefėtijnė,
Ashtu shqipėtarėt trima,
Njėri-tjatrinė shikonin
Me vėshtrim si vetėtima,
Edhe vdekjenė kėrkonin.
Kur u ngrit njė plak i vjetrė,
Qė kish par' e kish dėgjuar
Dhe ishte me rradhė tjetrė
Nga vėrsa q'e kish tė shkuar,
Leshbardh' ish e mėndjegjerė
Edhe shumė gjith' e donin,
Tė tėrė i bėnin nderė
E fjalėnė ja dėgjonin.
Ish Pepė Tushan'i ndjerė
Qė ēdo punė e mbaronte,
Ishte plak mi pleqt' e tjerė,
Ajy gjyqet' i shikonte.
Tha: "Zotėrinj, mė dėgjoni?
T'u them dhe unė dy fjalė,
Pastaj bėjmė si tė doni,
Po mos e merrni me valė.
Shumė herė trimėrija
Sjell shpėtim, ėsht' e pėlqyer,
Po herė dhe urtėsija
Ėshtė m'e mir' e m'e vyer;
Gjithė bota mir' e dinė
Shqipėtarė q'ėshtė burrė,
E ka pasur trimėrinė
Edhe nuk' e harron kurrė
Mos pandehni q'unė dua
Pėr shqipėtarė tė thonė:
"Kėtė her' u frikėsua,
E s'lėftoj si pat zakonė!"
Po turqitė sonte janė
Tė shumė si mizėrija,
Fuqi tė pasosur kanė,
I pėrmbystė Perėndija!
Them qė djemtė t'i dėrgojmė
Dhe tė zėmė miqėsinė,
M'anėt tjatrė tė qėndrojmė
Tė bėjmė gjithė gatinė.
Njerės tė mėnēim tė ēojmė
T'i bindimė mbretėritė,
Pa shere tė lėftojmė,
Si tė bashkojmė fuqitė
Neve sot pėr sot Turqinė
Duhet ta vėmė nė gjumė,
Sa tė bėjmė shoqėrinė,
Si trimi me shokė shumė,
Ahere pra trimėrija
Ka kohėnė tė tregohet
Edhe shpreh te Perėndija,
Shqipėrija tė nderohet,
Djemtė tanė le tė venė,
Gjersa tė bėjmė gatinė,
Zoti t'u apė shėndenė,
Pa prapė kėtu na vinė."
Kėshtu tha me mendim plaku
Qė ishte shumė i vuar,
I ishte ftohurė gjaku,
Ditė tė shuma kish shkuar.
Manushi fjalėn ja preu,
Tha: "Tani le tė mbarojmė",
Pa i tha dhe mbretit: "Ngrehu,
Nesėr prapė kuvendojmė."
Neve fjalėt po i themi
E punėn tė bėr' e zėmė,
Po nė dorė nuk' e kemi,
Mbretėresha q'ėshtė mėmė,
Ajo munt nė kėtė punė
Tė apė bashkė me mbrenė
Njė funt tė mirė, them unė,
A tė ven' a tė mos venė.
Jakėni tani tė vemi
Tė huajtė t'i nderojmė,
Me ta ca fjalė tė themi
E pakė kohė tė shkojmė
Njeriu nė vėnt tė huaj
Shpirtin' e ka tė brengosur,
I duketė dita muaj,
E pandeh qė s'ka tė sosur."
Kėshtu tha plaku Manushi,
Se pleqtė kshu e mentonin
Po tė rinjt' ishin si prushi,
Kėto fjalė s'i dėgjonin.
Mbreti u ngrit menjėherė,
Tha: "Nesėr mblidhemi prapė,
Mentohemi gjat' e gjerė,
Gjithėkush shortėnė t'apė."
Pa duallė tė menduar,
Gas nė zėmrė nukė kishin,
Ishin si tė zėmėruar,
Sikur s'qen' ata qė ishin.
Nata me rrobet tė zezė
Po tfaqej nė hapėsirė,
Dritat' e qiellit u ndezė,
Dukeshin si ar i grirė.
Zogjthitė zunė foletė,
Vetėm bilbili kėndonte,
Nata me t'errėt e qetė
Mal'e fusha po mbulonte.
Mbrenė gjumi nuk' e zuri,
Po rrij nė roba i xgjuar,
Mentohej e psherėtinte
Me zėmrė tė pėrvėluar.
Nga tė vij i shkreti gjumė,
Qė mentimetė i shkonin
Nėpėr mėnt tė ti si lumė
Edhe nga syt' i mburonin.
Kur yll' i ditėsė dolli,
T'errėtit humbi si vesė,
Dritėn nė vėnt tė ti solli,
Nukė duroi mė nė shtresė.
Mbreti me njė rėnkim ngrihet,
Pa zė e lan sy e duar
Dhe vishet' e pėrsėritet,
Pa vete duke shpejtuar.
Mbretėresha ishte ngritur
Dhe ish veshur e ish ngjeshur,
Posi nuse pėrsėritur,
Punonte llėrėpėrveshur.
Ishte shumė punėtore
Edh'e urt' e e xgjuar,
Pėr ēdo pun' i vinte dore,
Ish' e mir' edh'e lėvduar.
Pesė vasha bukuroshe
Edhe shėrbėtore tetė,
T'i shihnje, janė yj, thoshe,
Edhe ajo hėna vetė.
Vashatė si pėllumbesha
Rrotull' e kishin rrethuar,
Edhe nė mest mbretėresha
Rrij si lul'e lulėzuar;
Me duar si pej ergjėndi
Po punonin e mėsonin,
S'hiqeshin nga avlėmėndi
E si thėllėza shikonin.
Mbretėresha edhe vetė
Kishte zėnė e punonte,
Pun' e saj ish pa tė metė,
Nga tė tjeratė ndėrronte.
Ishin ėngjėj ato vasha,
Kishin leshėra tė arta,
S'ishin si lisi tė trasha,
Faqet i kishin tė zjarta.
Mbreti gjėkundi kur vinte,
Mbretėresha mbretėronte,
Po edhe aty kur rrinte,
E pyette dh'e dėgjonte.
Gjoni nėr gra posa hyri
I ngrehurė posi gjeli,
Tė gjitha me radh' i qyri
Dhe vashat i pėrkėdheli;
Mbretėreshėn' e zu pej dore
Dhe i tha: "Tė dua pakė",
Dorėn, q'e kish pej dėbore,
I zuri dhe i tha: "Jakė".
Ajo me re e shikojti
Dhe, sado q'e pa tė qeshur,
Hidhėrimn' e kupėtojti
Dhe u ngrit llėrėpėrveshur.
Me tė hyrė nė tė ndarėt,
Dorė pej dore u zunė,
Duke thėnė me tė parėt
Mbreti tė shkretėnė punė
Mbretėreshės liksht i erdhi,
Kur e dėgjoi atė fjalė,
E trėmbi shumė dh'e verdhi,
Lott' i vanė si valė,
Si dellėndyshet kur venė
Me vrap t'arrijnė mė parė,
Po gjejnė prishur folenė
Dhe zoqt' e tyre tė vrarė!
Asht'u mahnit mbretėresha,
"Djemtė, tha do tė dėrgohen!
Unė jetėnė ē'e desha!
Popo! tė mė largėsohen!
Qysh tė duronj un' e zeza
E tė rronj pa ta nė jetė?
Kjo brengė pse ra si reza,
Zot'i math e i vėrtete?"
Mė pastaj tė shoqt i thotė
Me helm edh'e zėmėruar:
"Ėshtė turp nė gjithė botė,
Kjo 'shtė pun' e shėmėtuar.
Foshnjatė ne tė dėrgojmė
Nė njė vėnt fare tė huaj
E neve tė dėshėrojmė!
Kėtė fjalė mos e thuaj!
Cila mėm' e cili atė
Djemtė penk i ka dėrguar?
Punė fort shum' e mėkatė,
Kurrėkush s'e ka punuar!
Shpirtin' e ap, djemtė s'venė,
Pa ta s'bėn dot asnjė ditė,
Dhe ata neve s'na lenė,
S'bėnenė kshu miqėsitė!
Djemtė q'i kam gjithėnj' afrė,
T'i dėrgonj lark nga shtėpia,
Tė rin atje si tė vafrė,
Mos e dhėntė perėndia!
Murati, mbret' i Tyrqisė,
S'e di ē'ėshtė bir e bijė,
S'ka pjesėn' e njerėzisė,
Dashuri s'ka nė fėmijė
Ajy do tė mbretėronjė,
Qė tė bėnjė ligėsitė,
Tė vrasė e tė shkretonjė,
Tė derthnjė gjak nat' e ditė!
Ah! moj Shqipėriz' e mjerė!
Mė tė mbajtė perėndia,
Mos tė shtėntė ndonjėherė
Zoti ndėr duart tė tija.
Ėshtė prishės e shkretonjės,
Ėshtė kafsh' e egėrsirė,
Ėshtė vrasės e mundonjės,
Shpirterrėt' e zėmrėkllirė."
Kėshtu tha e zėmėruar
Dhe mbrenė nė syt e shihte,
Dhe zėmėr' e pėrvėluar
Me fort e me vrap i rrihte,
Kur ėngjėll' i urtėsisė
Nė shpirtit tė saj xbriti,
Erth nga an' e Perėndisė
Dhe zėmrėnė ia trėnditi.
Mėndjen' e ktheu menjėherė
Dhe tha: "Bėni si tė doni,
Ju mendohi gjat' e gjerė,
Mua s'duhet tė mė thoni.
Pėr shpėtimt tė Shqipėrisė
E kam gas e nder nė jetė,
Ap fjalė ndaj perėndisė,
S'pendohem dhe tė mbes shkretė."
Mori fjalėnė dhe vate
Mbreti, e mė s'ndenj gjėkundi,
Sindėkur u tha ndajnate,
Fjalės' i doj dhėnė fundi.
Nė mest shumė fjalė thanė
Parėsija qė u mblodhė,
Pėr paqė nevojė panė,
Papo miqėsinė zgjodhė,
Tė rinjtė shum' u pėrpoqnė,
Se punėn nuk' e pėlqyen,
Mė pastaj mėnjan' u hoqnė
Po mėndjenė nuk' e kthyen!
Pleqėsija dhanė shortė
Tė bėhetė miqėsija,
Po tė zihet me tė fortė
M'anėt tjatėrė gatija,
Gjithė kombetė tė mblidhen
Njė ligė nė mest tė vėnė,
Me besa-besė tė lidhen
E turqitė t'i pėrzėnė.
Pastaj tė gjithė u ngrinė
E nė tė huajtė vanė
Edhe bėnė miqėsinė
Pas mėnyrėsė qė thanė.
Mbreti tha: "Tani ju shkoni,
Pa djemtė ne i dėrgojmė,
Edhe sulltanit i thoni
Qė fjalėnė s'e harrojmė."
Tė huajtė gjithė u ngrinė
Si u bėnė kėto fjalė,
Nga qyteti duke dalė.
Ditėt ishin duke shkuar,
Vininė me vrap si lumi,
I trumbull a i kulluar,
Q'ikėn e nuk e zė gjumi.
Dit' e zezė afėrohej
Qė tė ndaheshin fėmija,
Zėmėra po u helmohej
Dhe shtėpin' e mbuloi zia.
Mbreti njė plak tė besuar
Dhe njė plakė q'i kish rritur
E i kish pritur ndėr duar
Dhe ish e mir' edh' e ditur,
U nisi, dhe disa vetė,
Mėsimdhėnas e tė tjerė,
Shėrbėtorė shtat' a tetė,
Tė matur edhe tė vlerė,
Djemtė ishin tė gėzuar
Qė tė hipinė nė kuaj,
Si tė mėdhenj e tė ēquar
Tė venė nė vėnt tė huaj.
Mbretėresha po mentohej
E ndė mėntt gjė tjatrė s'vinte,
Helmi i saj po i shtohej,
Tė tėrė natėnė s'flinte.
Koh' e ndarjes u afrua,
U mbaruanė gatitė,
Edhe dita u shėnua,
Opopo! e zeza ditė!
Mėma dhe motratė qanin
Edhe djemt' i pėrqafonin,
Gjithėnjė pranė i mbanin,
I puthnin e i pushtonin.
Mbretėresha u helmua,
Tha: "Ē'bėra e zeza unė!
M'u shkurtoftė jeta mua!
Qysh e bėra kėtė punė!
Si mi mori mėnt e mija
Zot' i math e i vėrtetė,
Tė ndahem ngaha fėmija,
Tė mbes kėrcure dh'e shkretė!
E pata shkruar nė ballė
Kėtė tė shkretė mynxyrė,
Tė ndahem qė mė tė gjallė
Me tė kėtillė mėnyrė!
Vall' a do tė mi dėrgonjė
Kurdoherė qė tė dua,
A fjalėn do ta harronjė,
Tė mė digjet zėmra mua!
Ah! kam frikė pej mynxyre!
Mos nuk' i shoh mė nė jetė,
E tė vdes nga mall'i tyre,
Ta lė dhe shtėpinė shkretė."
Kėto thosh dhe me lot qante,
Mallėngjimi nuk e linte,
Ngashėrimėnė s'e mbante,
Dhe mėndj' e saj rreth i vinte.
Ditėnė qė do tė shkonin,
Mbreti u ngrit qė me natė,
Gjithė bota lot lėshonin
Edhe i varfėri atė
Pastaj djemtė pran' i mori,
I puthi e i qafojti,
Psherėtiti fort i gjori,
Lottė ēurkė i lėshojti.
U thotė: "Tė silli mirė,
Tė bėhi njerės nė jetė,
Tė mos mbetni n'errėsirė,
Po tė jini tė vėrtetė,
Nat' e ditė tė kėndoni,
Ēdo q'u duhetė ta dini,
Gjithė gjuhėt t'i mėsoni,
Po shqipenė mos e lini;
Mirėsit' e Shqipėrisė
I mbani, mos i harroni,
Nga vetijat' e Asisė
Ndruhi, mos i afėroni;
Mėmėdhen' e kombin tuaj,
Shtėpinė e njerėzinė
Dhe atje nė vėnt tė huaj
T'i doni, dhe miqėsinė
Shqipėtar' e Shqipėrinė
Kurrė tė mos i harroni,
Kini dritė urtėsinė,
Ēdo gjė me mėnt ta gjykoni;
Tė bėhi trima tė urtė,
Tė zottė tė mbretėroni,
Jo tė marr' e mėndjeshkurtė,
Ndaj duhetė tė mėsoni;
Tė bėhi shumė tė ditur,
Fjalėbukur' e tė ēquar,
Shpirtdashur e mėndjendritur,
Tė mir' e tė kupėtuar.
Zoti e nderoj njerinė,
I dha mėnt qė tė gjykonjė,
Tė punonjė mirėsinė,
Tė ligatė t'i mėrgonjė
Ruani nder' e shėndenė,
Burrėrin' e trimėrinė,
Kombin' edhe mėmėdhenė,
Njerėzin' e mirėsinė.
Shqipėria jush ka shpresė,
Edhe pret shumė tė mira,
Po tė mbani juve besė,
Nuk' e ha dot egėrsira,
Mėsimet do t'u mėsojnė
Ato punėra q'u duhen
Atyre qė mbretėrojnė
E mbretrė tė mirė quhen;
U duhetė njerėzija,
Zotėrija e tė tjera,
Mirėsija, trimėrija,
Gjithė vetijat' e vlera;
Kombinė shumė ta doni,
E si fėmijė ta kini,
Me tė drejtė tė gjykoni
E ēdo punėzė ta dini;
Dhe nė brengė tė mėsohi,
Dhe shpirtinė ta mundoni
E kurrė tė mos rėndohi
Nė doni tė mbretėroni;
Kini njohė tė qėruar,
Dhe ndjenja tė larta shumė,
Zėmėr edhe shpirt tė ēquar,
Mėndje pa lodhj'e pa gjumė."
Kėshtu u tha i ziu atė,
U fali udhėn' e mbarė,
I puthi, u dha uratė,
Edhe u hoq duke qarė.
Gratė gjithė psherėtinin,
I luteshin Perėndisė,
Prapė shėndoshė tė vinin
Prensėrit' e Shqipėrisė.
Mbretėresha gjer nė shkallė
Dolli me zėmrė tė thyer,
I puthi djemtė nė ballė
Dhe u nda e mallėngjyer.
Dhe ata djemthit' e mitur,
Kur e panė qė u ndanė,
Mbenė posi tė mahnitur
Dhe me lot tė hidhur qanė
Pėr herė tė par' e panė
Sa dhemb njeriu e shtėpija,
Mėmėdheu e gjithė ē'janė,
Dhe shokėt' e njerėzija.
Hipnė nė kuajt e shkuan
Si zogu kur lė folenė,
Njerėzin' e pėrvėluan,
Shkretuanė mėmėdhenė.
Kapėtuan mė tjatr'anė,
Nga mali kokėnė kthyen,
Krujėn e bukur s'e panė,
Mė tepėr u mallėngjyen;
U dukej sikur kish shkuar
Njė kohė fort shum' e gjatė,
Qė ishin ndar' e mėrguar
Nga motr' e nga mėm' e atė
Gjithėnjė Krujėn mendonin,
Dhe nga malli psherėtinin,
Mėmėdhenė s'e harronin,
Tė gjitha nėr mėnt' u vinin.
Ng' ajy mall' i shum' u mpinė,
Sa tė katrė u sėmurė,
Jo vetėm pėr njerėzinė,
Po dhe pėr gur' e pėr drurė.
Zėmėratė u rėnkonin
Se s'i linte dashurija,
Mėrgimnė nuk' e duronin,
S'ndaheshin nga njerėzija.
Njeriu kudo tė rronjė,
Nuk e harron mėmėdhenė,
Zogu le tė fluturonjė,
Po nėr mėnt e ka folenė.
Uji sado qė tė ngrihet,
E tė hapetė ndė erė,
Tė mblidhetė e tė shtrihet,
Prapė mbi dhet do tė bjerė
Ngado tė vej' e tė bredhė,
Tė ndryshohet' e tė ndrrohet,
Prapė mbi dhet do tė rrjedhė,
Veē atje mund tė qetohet.
Mbretėreshės' ajo ditė
Ju duk fort e shėmėtuar,
Zėmrėn e kishte tė mpitė,
Tė djegur, tė pėrvėluar.
Pėr djemthit fort keq i vinte,
Edhe qant'e s'pėrdėllehej,
Gjithėnjė po psherėtinte,
Me fjalė nukė gėnjehej.
I thoshinė tė mos qanjė,
Djemt' aqė lark nukė vanė,
Dhe zi pėr ta tė mos mbanjė:
"Rrofshin, desh Zoti, gjall' janė,
Kurdo t'i duash, tė vinė,
Dhe kartė do tė dėrgojnė,
As shtėpin' as njerėzinė,
As mėmėdhen' e harrojnė."
Po atė s'e lij rėnkimi,
Dhe fjalėtė s'i dėgjonte,
Mallėngjimnė hidhėrimi
Edhe lottė po ja shtonte.
U ngrys e shkoj dhe ca natė,
Mbretėresha nukė flinte,
Vashat' u mblodh' edhe gratė
E vunė nė shtrat tė flinte;
Po s'e linte mallėngjimi,
Pa rrinte nė shtresė zgjuar,
Zėmrėn' e saj hidhėrimi
Ia kishte fare helmuar;
Nukė flij e zeza mėmė,
Syt' e zes me lot ju mbushnė,
Edhe gjithė atė mbrėmė
Nė zėmrėt tė saj kish prushnė
Mendja nė djemthit' i vinte,
Derdhte lot shum' e rėnkonte.
Perėndija e dėgjojti,
Tė vėllan' e vdekjes thirri,
Me tė matht tė saj e ēojti
E i vate ndaj tė gdhiri.
Gjum'i qet' u afėrua,
Edhe i qėndroj mbi krye,
Mbretėresha u qetua,
Kur n'ėndrrė ju rrėfye
Njė rrip' e njė shkretėtirė,
Dhe pas njė shpelle qėndruar
Njė kuēedrė, nj'egėrsirė
Me ca sy tė sgurdulluar!
Nė mest tė gjakut po rrinte.
Rreth e rrotullė vėshtronte,
Shumė frynt'e shkrefėtinte,
Dhe tym e flakė lėshonte!
Tre nga djemt' e saj kish zėnė
E si ujku po i ēante,
Si shqerra posht' i kish vėnė
Edhe mushkėrit u hante!
M'i vogėlėthi po vinte
Si ėngjėll pshjellė me dritė,
Si lėmsh' i diellit ndrinte,
Nat' e errėt' u bė ditė.
Kuēedrėsė ju lėshua,
I ra me kordhėt dh'e vrau!
Mbretėresha shpejt u zgjua,
"Un' e zeza" tha dhe qau!
U ngrit, u vesh duke qarė,
Ndenj si e varfrė nė vatrė,
Me fytyrėzė tė vrarė,
Qė s'e kishte herė tjatrė.
Ra zija, mbuloj shtėpinė,
E u hap dalėngadalė,
Zuri gjithė Shqipėrinė,
Errėsoj fusha e male!
Mbretėresha mė s'kuxonte
Tė hyj nė dhomėt tė tyre,
Se djemt' e gjora kujtonte,
S'ja dil dot asaj mynxyre;
Posi nje fatzi i mjerė,
Qė kthehet zėmėrėdjegur,
Vjen mė shtėpi, hyn mė derė,
Po gjen t'ėmėnė tė vdekur,
I qaset, po s'kuxon kurrė
T'i ngrerė cipėn' e shkretė,
Ndonėse 'shtė trim e burrė,
S'e sheh dot shuar pėrjetė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.123.st
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Male
Numri i postimeve : 3223
Age : 38
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

Pezi nga Naim Frasheri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Pezi nga Naim Frasheri   Pezi nga Naim Frasheri - Faqe 4 Icon_minitime12/9/2009, 17:27

HISTORI E SKĖNDERBEUT
(1898)

KREU III


E zeza Adrinopojė!
Q'u bėre burim i zisė,
Vure botėn nė nevojė,
Nė helmit tė ligėsisė!
Djemthitė ndaj teje erdhė,
O qytet i mallėkuar!
Sa lot tė varfėrit derdhė
Me zėmrė tė dėshėruar!
Ishte mbushurė qyteti
Me njerėzit tė Azisė,
Ardhurė gjithė rrėmeti,
Posi tuf' e bagėtisė,
Zėmrėtrumbull e shpirterrėt,
Tė egėr' e tė tmerruar,
Tė gjithė pėr nė skėterrėt,
Tė tresh' e tė shėmėtuar; { tė trash' }
Tė tėr' ishin kokėpshjellė,
S'kishinė gjė tė pėlqyer,
S'dijnė tė korr' e tė mbjellė,
Po tė marr' e tė rrėmbyer;
Ishinė tė sgurdulluar,
Tė veshurė ndėr lėvere,
Turi-e buzėlėshuar,
E ndė tė rreme pėrherė
Me tumane gjithė veshur,
Dhe me hekura ngarkuar,
Tė vrenjtur' e tė paqeshur,
Tė keq e tė zėmėruar.
M'i madh'i tyre, Murati,
S'kish ndėr mėnt kurrė tė mirė,
Posi e gjet nga i ati,
Mė tė ligat kish dėshirė
Nė jetė njeri s'peshonte,
Dhen' e zij gjithė tė tinė,
Kostandinopojėn donte
Dhe Romėn' e Italinė
Doj tė hynj nė gjith' Evropė,
E gjithė kombet qė qenė
Rrih t'i bėnte mijė copė
Ta shkretonte gjithė dhenė.
Urdhėr i tij': "Vraje! Vare!"
Kėto dy fjalė dij mbreti,
Hell edhe grep e lavare
Ishte mbushurė qyteti!
Prensėrit' e Shqipėrisė
Rrininė tė papėrzjerė,
Nukė dilnin pej shtėpisė,
S'trazoheshin me tė tjerė.
Ajy m'i vogėl'i tyre,
Qė vij nga gjithė m'i ēquar,
Pej fytyr' e pej mėnyre,
Zoti e kish lartėsuar,
Tė mirat gjith' i kish dhėnė,
Tė ligat ja kish mėrguar,
Gjė tė metė s'i kish lėnė,
Sė gjithash e kish mbaruar.
Kish shpirt e zėmėr' e ndjenjė,
Edhe mėnt e njoh' e hije,
Shtat edhe sjell' e rrėfenjė,
Dhe fuqi pej Perėndije.
Nė krah tė djathtė, kur lindi,
Kishte njė shenjė si shpatė,
Gjithė botėnė e bindi,
Edhe miq e mėm' e atė,
Qė do tė bėhėj trim burrė,
Mėmėdhenė ta nderonte,
Nukė do tė mundej kurrė
Sa tė ish e sa tė rronte;
Ėndėrr' e ėma kish parė,
Sikur polli njė dragua,
Kur ishte mė tė me barrė,
Pa andaj shum' u gėzua.
Mėsoj gjithė dituritė,
U bė njeri i mėsuar;
Shpirtit i dha dhe mė dritė,
Ndritoj zėmrėn' e qėruar;
Kishte gjithė urtėsitė,
Ish mėndje me shumė dritė,
Kish me vet'he Perėndinė.
Kordhėn' aqė mir' e msojti,
Sa kushdo q'e shih, ēuditej,
Njeri t'i dilte s'kuxojti,
Se e dij qė do tė shtritej;
Aqė keq shtij me shigjetė,
E me ushtė kur shėnonte,
Trimi burr' e i vėrtetė
Kurrė dėm nukė qėllonte.
Kohėn' e shkoj duke msuar,
Mbushi vjet tetėmbėdhjetė,
Ishte ėngjėll i uruar,
Pa u bė, si deshi vetė
Aqė shum' i shėndosh' ishte
Sa njėqint burra ta zinin,
Ajy brengė nukė kishte
Se poshtė dot nuk' e vinin.
Njė ditė qė kishte dalė
Me tė tijtė, tė dėfrente
Jashtė, hipurė nė kalė,
Dhe posi hėna ēkėlqente,
Dukej q'ishte bir pej mbreti,
Gjithė duallė dh'e shihnin;
U ēudit gjithė qyteti,
Qė s'e dinin' e s'e njihnin;
Sa qe i vogėl' e djalė,
Rrij brėnda, msont'e s'delte,
Herė tjatėrė s'kish dalė,
Jashtė derės nukė shkelte.
Dielli qė del nga qarku
Mos pandeh q'e pjellėn retė,
Edhe ky s'lindi nga barku,
E dėrgoj Zot'i vėrtetė.
Sulltani e pa tek vinte,
Edhe tha: "Ē'ėsht' ajy burrė?",
Se gjer ahere s'e dinte,
Nuk' e kishte parė kurrė.
"Pa e ktheni e ma bini,
Tha, se qenka trim' i mirė,
Cili vall' ėsht', a e dini?
Ndrin si ylli mė tė ngdhirė."
Mbreti ish me parėsinė,
Prensi zbriti edhe hyri,
Tė gjithė kryetė ngrinė,
Shumė ua zuri syri;
Pastaj si e kupėtuan,
Gjithė mė kėmbė ju ngrinė,
Me fjalė shum' e lėvduan,
E me nder tė math e prinė,
Gjith' ishinė kokėpshjellė,
Dhe fytyrėshėmėtuar,
Kok' e tyre ish si shpellė,
Rrininė buzėlėshuar.
Tė gjithė shum' e pėlqenin
Tė parėt' e mbretėrisė,
Njė emrė donin t'i gjenin,
Pas mėnyrės' sė Turqisė,
Nj'ėngjėll nga qiell'i lartė
Perėndija me vrap nxori,
Zbriti me njė re tė zjarrtė,
Fytyrė dervishi mori;
Dervishi i lar', i ndrruar,
U dha si dritė mė derė,
Sa ishinė rrotull shtruar,
Gjith' u ngrinė menjėherė,
"O i mirė!" i tha mbreti,
"Nga na vjen e nga tė kemi?
S'mė ngjan tė jesh nga qyteti,
Se s'tė njeh ndonjė nga ē'jemi."
"Jo, tha, unė jam i huaj,
Qė rendin me udhėtarė,
S'rri as me jav' as me muaj,
Po sa munt ikėnj mė parė."
Mbreti i tha: "Ti i mirė,
Qė shėnditke gjithėmonė,
E shum' ujėra ke pirė,
E di kėtė trim ē'e thonė?"
Dervishi fjalėn ja preu;
Tha: "Un' atė sot s'e pashė,
Ky zot ėshtė Skėnderbeu;
Me t'an' aty lasht' u ndashė.
Ja pruri ėngjėlli vetė,
Kėtė emėr' edhe nderė,
Q'e kish pasurė nė jetė
Aleksandr'i math njėherė! { Skėnder = Aleksandėr }
Se dhe shpirt'ish i atija, { Skėnder bej = zoti Aleksandėr }
Nė mėmėdhet tė tij prapė
Dėrguar nga Perėndija,
Frik' armikėvet t'u apė,
Si dhe njė herė qėmoti,
Q'ishte trim, burr' i vėrtetė
U tregua aq' i zoti
Sa la emėrė pėrjetė."
Po turqitė nuk' e dinin
Shqipėtar' e math tė shkuar,
Pa at' emėrė s'ja vinin,
Q'e kishte pėr tė nderuar.
Nė shumė tė madhe punė
E qeshi mėndja sulltanė,
E gjeti si firaunė, { firaunė = faraonin }
Qė rrit' mė shtėpi Mosanė! { Mosa = Moisi }
Pas ca kohė Skėnderbeu
Njeri i math u tregua,
Trimėrinė e rrėfeu,
Nga gjithė burrat' u ēqua.
E lartėsoj trimėrija,
Trimn' e vėrtetė me pallė,
Aqė sa e vu Turqija
Nė shumė tė lartė shkallė.
Fat'i bardh' i mirėsisė
Nė mijėra ushtėtarė
Zgjodhi trimn' e Shqipėrisė,
E vu mbi gjithė tė parė.
Skėnderbeu kudo lėftonte,
Njeri pėrpara s'i rrinte,
Burrė s'u gjent t'i qėndronte,
Po i muntte ngado vinte.
Na erdhi n'Adrinopojė
Njė tatar i math ng'Asija,
Qė nuk i flitej me gojė,
I rėndė nga trimėrija;
Ishte i math sa dy buaj,
I egėr e i tmerruar,
Kish fuqi sa katrė kuaj,
Ish si lum' i trumbulluar.
Tatari njė trim kėrkonte,
Me sqimė tė madhe delte,
Po njeri nukė kuxonte
Nė gjurmėt e tij tė shkelte;
Po mburrohej me njė fjalė
Dhe i trėmbte gjithė ē'qenė:
"Kush ėsht' i zoti tė dalė,
Thosh, tė njohė vetėhenė!"
Njė njeriu, qė tek shkelte,
Tronditej i tėrė dheu,
Kush mundte tjatrė t'i delte,
Veē trim'i math Skėnderbeu?
Duallė tė dy kaluar,
Nė hekur tė rėndė veshur,
Mburojat marrė nėr duar
E kordhat' e prehta ngjeshur;
Mėnjan' ish fytyrėqari,
Qė si nat' e zezė nxinte,
M'anėt tjatrė shqipėtari
Si dielli vetėtinte.
Bota qė e panė djalė
Prensinė, kundrejt tatarit,
Hipur si ėngjėll mė kalė,
Gjithė ja dhanė tė qarit;
Me shumė re po shikonin, { me shumė re = me shumė vėmėndje }
Luteshin pėr Skėnderbenė,
Se si perėndin' e donin,
Gjithė njerėzit qė qenė,
E dinin q'ish trim tatari,
S'pandehninė qė tė mundej,
Ish i math si qipi bari, { qipi = mullar }
Pa nga vėndi nukė tundej.
Skėnderbe, o jetėgjatė!
I tha: "Ti mik, mase thua
Me mburrje shum' e lėvdatė,
"Nukė ma del njeri mua";
Edhe me shpresė gėnjehesh,
Nė mėmėdhet tėnt tė thuash,
Nonjėherė kur tė kthehesh,
"Unė kurrė s'u rrėzuash!"
Po shpesit q'i ėshtė shkruar,
Tė mos shohė mė folenė,
Futetė si i verbuar,
E heth nė rrezik vet'henė."
Kėto tha dhe ju lėshua,
Prens' i bukurė si ylli,
U derth posi njė dragua
Qė po suletė nga pylli.
Tė dy kordhėtė i hoqnė,
Njėri-tjatėrin tė priste,
Me fuqi shum' u pėrpoqnė,
Shoku-shoknė s'munt ta vriste,
Se ishin veshur nė hekur,
Dhe dininė tė lėftonin,
Ishin fort mirė tė pjekur,
Pa vet'henė e mburronin;
Po trimi, q'i lij pas shokėt,
Hoqi fort mirė njė shpatė,
Tatarit i ra nė kokėt,
Ra i ziu si lopatė.
Gjithė ē'qen' atj'edh'e panė,
Thirr' e thanė shumė fjalė,
Pastaj i erdh' atje pranė
Skėnderbegut e ju falė
Pleqt' u ēudinė nga fati
Dhe i dhanė shum' urata,
Me dorėt tė tij Murati
I fali disa dhurata.
Pas kėtij shumė tė tjerė,
Qė kuxuan' e lėftuan,
U ndenė mbi dhet tė mjerė,
Nga vdekja nuk' u mėrguan.
Dy persė trima tė msuar
Kėtė punė e dėgjojnė,
Edhe duke ashpėruar
Erdhė nė Brus' e kėrkojnė
Nga mbret'i gjithė Turqisė
Njė burrė qė tė lėftojnė,
E nė mest tė njerėzisė
Trimėrinė ta tregojnė:
"Zgjith nė gjithė ushtėtarė
E nga gjithė qė ke pranė,
Tė dėgjuar' e tė parė,
Njė trim tė lėftojm", i thanė.
Murati trimat i psholli,
Qė kish nė mest t'ushtėrisė,
Po asnjė nga gjithė s'dolli
Drejt trimavet tė Persisė.
Skėnderbe'u ashpėrua,
U ngrit e hekurat veshi,
Pastaj dolli si dragua,
U vėrsul posi rrebeshi.
Persėtė vėllezėr' ishin,
Dhe m'i madhi Jahja thuhej,
Trimėri te madhe kishin,
M'i vogli Mustafa quhej.
Jahjaj sė pari qėllojti,
Po shigjeta prap' u kthye,
Mburronjėnė nuk' e shpojti,
Maj' e hekurtė ju thye;
Pastaj Skėnderbeu qėllojti
E me rrėmbim shumė shturi,
Shigjeta mi kok' i shkojti
Persit, e nė shtat s'e zuri;
Ahere posi petriti
Mi Jahjanė u lėshua,
Dhe shpatėn' e lar' e qiti,
Pers'i varfėr' u tmerrua.
Ndihmė s'gjeti veē me vrapi,
Se e pa qė s'mundej kurrė,
Mori dhenė posi capi,
Nukė qėndroj dot si burrė.
Mustafaj q'ishte mėnjanė,
Dhe luftėn' e tyr'e shihte,
E pa q'u munt tė vėllanė,
U derth fshehtazi t'i ndihte.
Trimi shpejt e kupėtojti,
Qė po vinte me tė qetė,
Me bisht tė syrit shikojti,
Hoqi me vrap njė shigjetė,
Gjithė fuqinė e mblodhi,
Dhe Mustafan' e shėnojti,
Si rrufe me vrap e hodhi,
Tejpėrtej tė zin' e shpojti;
I ēpoj hekur e mburrojė,
Edhe shtatn' e tij shigjeta,
U kėput, pa, si sgėrbonjė,
Vdekja e mbuloj e shkreta;
Jahjaj mori shumė frikė
Dhe s'e priti Skėnderbejnė.
Skėnderbeu tha: "Mos ikė,
Se trimat shpinė s'rrėfejnė."
U derth me kordhė nė dorė,
Si dragoj i ashpėruar,
E kohė persit tė gjorė
Nuk' i la pėr tė mėrguar.
Me shumė tmerr e pa shpresė,
Skėnderbeut ju kėthye,
Hoqi kordhėnė ta presė,
Jahja trimi u gėnjye!
Posi dragonjtė u zunė,
Me kordhatė tė kėqija,
Njėri mė tjatėrin shtunė,
Po s'i vrau Perėndija!
Luanin shpatat e prehta,
Ndrininė e vetėtinin
Nd'erė si pėndė tė lehta,
Njėra-tjatrėnė godinin,
Pa kur e panė Jahjanė
Gjithė bota, q'ishin mbledhur,
Tė shtriturė posi kanė,
Mbyturė nė gjak e verdhur,
Kokėn' e trupin' i kish ēarė
Me njė shpatė q'i kish hequr,
Dhe mė dy e kishte ndarė,
E pa ndjerė kishte vdekur!
I kish rėn' e shkreta shpatė,
Pėrnjėherė si rrufeja,
Ja bėri ditėnė natė,
Gjaku i vij si rrėkeja;
I venitur' ishte nderė,
Ishte pa frym' e i qetė,
Me tė vdekurit pėrzjerė
Ish i mjeri n'atė jetė.
Gjithė bota u ēudinė
Me fuqit tė Skėnderbeut;
S'ja kish njeri trimėrinė,
S'kish shok mbi faqet tė dheut;
Nderi edhe dashurija
Nga gjithė bota i shtohej,
Papo gjithė njerėzia
Pėr atė trim pėrgjėrohej;
Dhe vetė sulltan Murati
E donte keq Skėndrbenė,
Mė shumė dhe nga i ati
E mė teprė se Mehmenė
Skėnder' e math prap' e ngjalli
Zot'i math e i vėrtetė,
Muratnė shpresa e talli
Pandaj e lartėsoj vetė
Ngaha vėnt' i Perėndisė
Skėnder' i math prapė dolli
E i dha nder Shqipėrisė,
Se ajo sėrish e polli.
Skėnderbe'u bė i parė
Mi ushtėrit tė Turqisė,
Mi mijėra ushtėtarė
Kryeprens' i Shqipėrisė.
U hoth tė parėnė herė
Nd'Azi ng'Adrinopoja,
Se ishte vend i pėrzjerė,
Pa atje e doj nevoja;
Si u hodhė pėrtej denė,
Skėnderbegu me tė dalė,
Mbloth ushtėtarėt, qė qenė
Rreth, e u tha kėto fjalė:
"O vėllezrė ushtėtarė,
Q'u nistė bashkė me mua,
Unė punė tė pambarė,
E tė papėlqyer s'dua!
Duhet tė jini tė mirė
E tė kini trimėrinė,
Tė mos bėhi egėrsirė,
Po tė mbani njerėzinė
Jo tė merrni, tė rrėmbeni,
Tė shani e tė godini,
Tė rripni e tė gėnjeni,
Po faqebardhė tė jini;
Grat' e foshnjat t'i mburroni,
Dhe pleqet t'u bėni nderė,
Tė falurit t'i lėshoni,
Mos i pėrdorni si berrė
Trimi e ēėmon njerinė,
E sheh si vet'hen' e tija,
S'do tė likn' e ligėsinė.
Punėnė mir' e mejtoni,
E ndonjė tė mos gėnjehet,
Se pastaj mė turpėroni,
Po kush do, qė sot tė kthehet;
Njeri s'duhetė tė qahet
Nga shokėt e mij ndė jetė
Dhe asnjė mėnt tė mos mbahet
Pėr tė keq e pėr tė metė
Dua tė kini dėshirė
Pėr tė drejt' e tė vėrtetė,
Pėr tė mbar' e pėr tė mirė,
Gjithėnjė nė kėtė jetė
Luftėtarėt t'i lėftoni,
Nė luftė do t'i godini,
Po pastaj mirė vėshtroni,
Njerės tė urtė tė jini;
Unė dua trimėrinė,
Dhe i falem burrėrisė,
Po dua dhe njerėzinė,
Qė ėsht' udh' e Perėndisė
U kam vėllezėr' e shokė
E miq me gjithė dėshirė,
Edhe mbi sy e mbi kokė,
Kur t'u shoh n'udhėt tė mirė
N'u pafsha nė prapėsirėt,
Nė dėm e nė tė kėqija,
Nė tė lig' e tė pėshtirėt,
S'shpėtoni duarvet t'mija."
Unjnė kokėn' ushtėtarėt
E Skėnderbegut ju falė,
Vegjėlija dhe tė parėt
I dhanė besė dhe fjalė
E shtroi kaq mirė Azinė,
Sa gjėsendi s'pėpėrinte,
Ngriti dėmn' e kusėrinė,
Qėngji me ujkunė flinte;
U bė mbret'i gjith' Azisė,
Ēdo pun' e vuri ndė udhė,
Doj udhėn' e Perėndisė
Njeri s'mir asnjė kėrpudhė,
S'bėri njė gjė tė pėrhirė,
Njė punė tė papėlqyer,
Botėn' e linte tė lirė,
Kurrė zėmrė s'kishte thyer;
Kish udhėn' e njerėzisė,
Pa njerėzit gjith' e donin,
E tėrė bot' e Azisė
Atė me gisht e tregonin.
Mėnt shum' e urtėsi kishte
Dhe tė ēquara vetija,
Ėngjėll' i qiellit ishte
Dėrguar nga Perėndija;
Nė zėmrė kish mirėsitė
E ndė mėndje diturinė,
Nė shpirt kish tė madhe dritė,
Kish tė bėn' me Perėndinė
Ishte sė gjithash i zoti,
Si shqipėtarėt' e parė,
Si Pirroja q'ish qėmoti
E tė tjerė kordhėtarė
Dinte mirė tė lėftonte,
Edhe kishte fuqi shumė,
Dhe zėmėra i punonte,
Trimėrija s'i kish gjumė.
Kur mirrte kordhėn nė dorė,
Edhe delte tė lėftonte,
Ish si dashi me kurorė,
Njeri kundrejt s'i qėndronte.
Kishte nė mėnt urtėsinė,
Qė ēdo pun' e ēquan mirė,
Mirėsin' e ligėsinė
S'i pėrzjen t'i bėnjė kllirė,
Ish burr' i gjall' e i gjatė,
E nė shpatullat i gjerė,
S'ish i ligur' e i thatė,
Po ish si lulja nė verė.
Ish i bardh' e faqezjarrtė,
S'kish gjėsendi tė pėshtirė,
Ish i florinjt' e i artė,
Edhe i leht' e shtatmirė.
Ishte mbret i bukurisė,
Si dielli epte dritė,
Kish hijen' e Perėndisė,
Natėnė e bėnte ditė.
Fytyrėn' e kish tė mirė,
Zėnė t'ėmbėlė si mjaltė,
Zėmėrnė plot mėshirė,
Vetėdijėnė tė naltė.
Kish tė gjitha mirėsitė
Dhe tė tėrė urtėsinė,
Njerėzin' e dituritė
Dhe fuqin' e trimėrinė.
Armėtė e ati zoti
Burra tė fortė t'i zinin,
Katrė a pesė qėmoti,
Nga vėndi dot nuk' e ngrinin!
Lufta posa zij tė ndizej,
Ajy s'duronte aspakė,
I hipėn kalit e hidhej
Pėrmbi armikėt si flakė
Edhe nuk mirrte tė tjerė,
Tė shumėt nė vėnt i linte,
Vetėm dyzet jeniēerė,
Edhe si rrufeja binte.
Kali mė fort hingėllinte
Dhe hidhej si vetėtima,
Asgjėsendi s'doj tė dinte,
Si rrufeja bij mi trima;
Posi shqipja fluturonte
Edhe ngrihej drejt pėrpjetė,
Nga goja shkumbė lėshonte,
Thoshnje do tė pijė retė.
Skėnderbegu kordhėzhveshur,
Lėshohej posi fajkua,
Me fytyrėzė tė qeshur,
I bukurė si pallua;
Ish nė luftė shum' i pjekur,
Nukė frikėsohej kurrė,
Ishte i veshur ndė hekur
Edhe trim i fort' e burrė.
S'u munt kurrė Skėnderbeu,
Qė lėftonte nat' e ditė
Njeri udhėnė s'ja preu
As me luftė, as me mitė.
Turqisė i ndihu fati,
Skėnderbegu e xgjeronte,
Dhe nė front prehej Murati,
Burri trim pėr tė lėftonte.
Mundi Europ' e Azinė,
Si Skėnder' i Math njėherė,
E madhoj shumė Turqinė,
Bėri Mbretėri tė gjerė.
Trimėri e Shqipėrisė,
Skėnderbe' burr'i vėrtetė,
I hodhi themel Turqisė,
Fat i zi, o fat i shkretė!
Gjithė bota Skėnderbenė
E dėgjoj edh'e zij ngoje,
Emėr'i tij mori dhenė,
E gjithė dridheshin soje.
Edhe nė Adrinopojė
Sulltan e tė tjerė ē'qenė,
Mė s'kishin tjatrė nė gojė,
Po gjithėnjė Skėnderbenė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.123.st
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Male
Numri i postimeve : 3223
Age : 38
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

Pezi nga Naim Frasheri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Pezi nga Naim Frasheri   Pezi nga Naim Frasheri - Faqe 4 Icon_minitime12/9/2009, 17:28

HISTORI E SKĖNDERBEUT
(1898)

KREU IV



Gjoni dėrgoj shumė herė
Njerės nė Adrinopojė,
Kėrkoj djemtė mbret' i mjerė,
Se kishte mall e nevojė
Po sulltani i pėrgjigjej
Sot e nesrė, pas zakonit,
Nat' e ditė po i digjej
Zemėr' e varfėrė Gjonit.
Nė Evropė kish dėrguar
Njerės e ndihm' u kėrkonte,
Po s'e kishinė dėgjuar,
Se njeri s'doj tė lėftonte.
U tha: "Tė bėhemi shokė
E ta pėrzėmė Turqinė,
Kemi armiknė mi kokė,
Po tė bėjmė miqėsinė."
Evrop' e shkret' atėherė
Ishte pėr djall' e pėr lumė,
Priste Ruson' e Volterė,
Ta zgjuanin ng'ajy gjumė:
Kokėn nė trastė ta vėnė
Disa njerės tė vėrtetė,
Pa ta bėjnė si e bėnė,
Tė lulėzuar pėr jetė.
E kish mbuluar fe-zija,
Njeriu s'e doj njerinė,
Mbretėronte e padija,
Nukė ishte si taninė.
Shqipėtarėtė punojnė,
Gjith' ata kombet' e shuar
Pėrpiqenė qė t'i zgjojnė
Ng'ajy gjum' i mallėkuar.
Gjon'i gjorė u mundua,
Po ndihmė s'gjet dot gjėkundi,
Sa u plak, u dobėtua,
Pa ra e vdiq mė sė fundi!
Murati posa dėgjojti,
Qė mbet pa mbret Shqipėrija,
Gjithė ē'kish thėn' i harrojti
Dhe dolli nga njerėzija;
Fjalėn s'e mbajti Murati,
Me tė pabesė punojti,
Dorėnė me vrap e zgjati,
Shqipėrinė e shkretojti!
Vėllezrėt e Skėnderbeut,
Q'ishin nė Adrinopojė,
Lark shtėpis' e mėmėdheut,
S'i lanė tė hapnin gojė,
Po tė tėr' me vrap i zunė,
Me njė tmerr tė keq i mblodhė,
Pa nė burg tė thell' i vunė,
Edhe hekurat' u hodhė!
Pastaj dėrgoj Xhybelinė,
Q'e kish tė math e tė parė,
Pėr tė marrė Shqipėrinė,
Me njėzet mij' ushtėtarė.
Shqipėtarėt pisk e panė,
Se kish djemthitė Murati,
Ng'ajo frikė nuk' u ranė,
Mos i vriste dorėgjati.
Hyri armiku nė Krujė
Edhe zuri Shqipėrinė,
Vendi gjith' u bė rrėmujė,
Njeriu harroj njerinė!
Ish thėnė vallė nga Zoti
Kėjo pun' e mallėkuar?
Mot' i zi, mot' i verbuar!
Opopo, Zot i vėrtetė,
Qė ke ligė mirėsinė,
Qysh munde ta shohē nė jetė
Ndė robėri Shqipėrinė?!
Mbretėresha qė pa fatnė,
E gjith' ato hidhėrime,
U hoq, vate zuri Matnė
Me lot e me mallėngjime!
Ėshtė keq njerith' i mjerė
Kur ka qėnė si desh vetė,
Pastaj bije menjėherė
E s'i mbetet gjė nė jetė!
Po shumė trima me besė
Pas mbretėreshės' i ranė,
Pa ngushėllim e pa shpresė
Edhe vetėm nuk' e lanė.
Katrė nga vashat' e tija
Mbreti vet' i kish martuar,
Pa nxjerrė nga Shqipėrija,
Dhe m'e vogėla ish vluar.
Mbretėresh' e gjorė rrojti
Sa arriti dhe atėzė,
Me njė trim burr' e martojti,
Q'ish e bukur si thėllėzė.
Rroj', se vėrtet s'e harrojnė
Helmin' e zi kurrė gratė,
Po bashkė mė atė rrojnė
Tė pandarė dit' e natė.
Helmin nė zemėr' e pshehin
Edhe me tė pėrdėllehen,
Armiknė mik e pandehin,
O, tė gjoratė ē'gėnjehen!
E burratė nuk' e qasin,
E njohėn mė mir' armiknė,
Papo duanė ta vrasin,
Andaj e gjejnė rreziknė.
Mbretėresha ish drobitur,
Ra nė sėmundj'e nė lėngime,
Posi dritėz' e venitur.
Nat' e dit' ish nė mejtime,
Se la plėnkn' e la shtėpinė
Edhe gjithė ē'kish nė jetė,
Humbi djemt' e mbretėrinė,
Mbet e varfėra e shkretė!
Pa u tret e u kullua
Dhe zėmrėn' e pėrxhėlliti,
U doq e u pėrvėlua,
Syn' e bukur e veniti.
Qė kur u nda, mė s'qe thėnė
T'i shihte me sy nė jetė,
Mė nuk' ua dėgjoi zėnė,
Po mbet kėrcurez' e shkretė!
Dit' e bardhė iu bė natė,
Nat' e tmerruar' e sterrė,
U bė njė plakėz' e thatė,
E jeta iu bė skėterrė.
Mejtonte djemt' edhe qante,
I dridhej buza sė mjerės,
Lott' e saj s'muntte t'i mbante,
Ishin si breshėr' i verės.
Ah! o jet' e shkreta jetė!
Qė s'qėndron mė njė, po ndrohesh,
Je e rreme, s'j'e vėrtetė,
Vet'e vete, pa ndryshohesh!
E mėson njerin' e mjerė
Tė heqnjė e tė duronjė,
Tė ngrihetė e tė bjerė
Dhe tė parat t'i harronjė.

Dimėri kish shėmėtuar
Faqen' e dheut q'ish tharė,
Moti, q'ishte egėrsuar,
Kish fishkur lulet' e barė.
Shpestė ishinė tė qetė,
As lėvrinin, as kėndonin,
Kishinė zėnė foletė,
Dridheshin edhe rėnkonin,
E retė sterrė tė zeza
Dhen' e kishinė mbuluar,
Q'ish i bardhė posi veza,
Nė mest tė tyre qėndruar.
Gjė e gjallė s'pėpėrinte,
Jeta gjithė ishte shuar,
Ish thėllim e frynt' e binte,
Bota ishte e shkretuar!
E bukura ishte kthyer
E kishte zėnė verinė
Edhe prap' e kish gėnjyer
Tė bukurin, ditėzinė
Dhe Afėrdita nė verė
Hipėn sipėr' e zė malė
Edh'e dėrgon Shtun' e mjerė
Nėpėr veri me njė fjalė
Nė dimėr' e nė dėborė
Vetė vet'e zė verinė,
Ahere Shtunit tė gjorė
I ep mal' e arratinė.
Ajy e kėrkon ta gjenjė,
Pa shėndin e shpreh ta pjeknjė,
E ajo rreh ta gėnjenjė,
Zėmrėnė vėshtron t'i djeknjė,
Andaj kurrė s'e ka pjekur,
Si ajy qė kėrkon fatnė,
E ndjek, po nuk' e ka gjetur
Kėmbėdjall' e sylugatnė.
Afėrdita zu verinė,
Dimėri e pushtoi dhenė,
Shtuni mori malėsinė,
Dhe qielli lėshoi renė
Syri mė s'tė shihte qiell,
Yll a hėnė nukė shihej,
As ditė, as drit', as diell,
Ishte nat' e dita s'ngdhihej.
Kur munt errėsira dritėn,
Dhe nata si qen' i qetė
E kafshon edh'e ha ditėn,
Ē'tė mira tė shohē nė jetė?
Udh' e dyer ishin zėnė,
E drurėtė kishin ngrirė,
Njė zi e keqe kish rėnė,
Gjithė botėn' e kish mpirė
Jeta ishte nė pushime
Edhe dukej e tmerruar,
Kulloninė hidhėrime,
Vdekja gjith' i kish mbuluar!
Qielli me Perėndinė,
Hedhurė cipėn' e zisė,
Po qante pėr Shqipėrinė
Qė humbi vahn' e lirisė.
Njė natė tė tėmerruar,
Qė ia kish thurur dėbora,
Mbretėresh' e dėshėruar
Ishte keq pėr vdekj'e gjora!
Kish kėnduar gjel'i parė,
Po kėndonte gjel'i dytė,
Buz' e shkretė i ish tharė,
Po kur hapi tė dy sytė!
"Djemtė!" tha dhe psherėtiti
Dhe rreth e rrotull shikojti,
Sytė pėrpjetė i ngriti,
Pa e la jetėn' e shojti!
E! po pėrse Perėndia
Mbretėreshės' i dha vallė
Kaqė shumė tė kėqija?
E pati shkruar nė ballė?
Mėngjezi e gjeti vdekur
Posi njė thėngjill tė shuar,
Ftohur' e bėrė si hekur
Edhe tretur' e kulluar.
Dukej brenga qė kish hequr,
Nė buzėt tė pėrzhėlitur,
Dhėmbj' e zėmrės i kish mbetur
Mbi syt, q'ishte i venitur!
Jeta kėrkon ta mundonjė,
Po vdekja s'e lė njerinė,
Papo i vjen ta shpėtonjė,
Dhe s'ia dinė mirėsinė!
Mė nestrėt hapnė dėborėn
Edhe mihnė dhen' e shkretė,
E vunė nė varrt tė gjorėn,
E mbaroi tė zezėn jetė!
Vashatė mbenė pa mėmė
Dhe pa vėlla e pa atė,
U erth' gjėmė pėrmi gjėmė,
Dit' e tyre u bė natė!
O Adrinopoj' e shkretė!
Q'ishe fron' i ligėsisė,
Njė emrė tė keq pėrjetė
Ke marrė ndaj njerėzisė
Se ty se pari tė zunė
Njerėzit' e mallėkuar,
Gjithė tė ligat' i prunė,
T'i hodhė nė krahėruar!
Si mjer' ata, qė i zinin!
Kurrė s'kishinė shpėtime,
Ndėr thonjt tė tyre i vinin,
E mė s'lininė kursime!
Skėterr' e jetės' ish burgu,
Se kishte shumė mundime,
Dhe ajy qė hynte, murgu,
Bij nė helm' e nd'idhėrime!
Ish nė t'errėt nat' e ditė,
Gjė s'shihte e gjė s'dėgjonte,
Nukė shihte kurrė dritė,
Jetėn nė tė zez' e shkonte!
Ishin ca tė mallėkuar,
Vinin rrotull n'errėsirė,
T'egėr' e tė tėmerruar,
Mundonjės e tė pėshtirė!
Kėmbėzbathur, kėrsinjthatė
E shumė tė shėmėtuar,
Lakuriq e mjekrėgjatė,
Pa zėmrė nė krahėruar;
Gjithė gėrxhe kok' e tyre
Nga rreckat' e nga lėveret,
Me fytyrė prej mynxyre,
U vininė rreth tė mjerėt!
Kishin nėpėr breza thika
Dhe ndėr supa kordhe vartur,
T'i shihnje tė merrte frika,
Ndjenje nė zemrė tė mardhur!
N'emėrit tė Perėndisė
N'atė vėnt tė mallėkuar
I faleshin djallėzisė
Duke larė kėmb' e duar!
Muret' e burgut tė errėt,
Gjak edhe helmė kullonin,
Mjerė kush hyn nė skėterrėt,
Egėrsirat' e mundonin!
Atje brėnda gjente djallė
Dhe mundime tė kėqija
Mė nukė delte i gjallė,
Atje mbretėronte zija!
Ca pėr jetė i mundonin,
I vrisninė ca tė tjerė,
I mbytnin' e i helmonin,
A i therrninė si berrė
Prensėrit e Shqipėrise,
Vėllezėrit e Skėnderbeut,
Q'ishinė penk ndaj Turqisė,
Edhe shpres' e mėmėdheut,
Ata mė shum' i munduan
Nė burgut, q'i kishin vėnė,
Se fron' e t'et e kėrkuan
Pas fjalėsė qė qe dhėnė.
Njė natė tė tre i zunė,
Njė e mbyn' e njė e helmuan;
Mė tė madhė posht' e vunė,
E pren' edh'e copėtuan!
Me tė pabesė e pati,
E gjettė me Perėndinė!
Ku kish bes' e fe Murati,
Qė shtu nė lakt Shqipėrinė!
E pėrmbysi Shqipėrinė
Dhe shtėpin' e mbretėrisė,
Edhe pruri ligėsinė
E djallėzin' e Azisė.
Tė parėt s'i lij nakari,
Qė kishin mė Skėnderbenė,
Thoshin': "Erdhi shqipėtari,
E na vu nė dorė mbrenė
Tė gjithė na la pas soje,
E dolli vetė nė ballė,
Neve njeri s'na zė ngoje,
Sa tė jet' ajy i gjallė."
Zunė ta bintninė mbrenė,
Sicilido tjatrė fjalė
I thoshte pėr Skėnderbenė
Edhe kėlliste njė halė.
Me fuqit tė dhelpėrisė
Donin ta humbnin pėrjetė,
Pas mėnyrės' sė Turqisė,
Qė tė ha si qėn' i qetė.
I thoshinė: "Skėnderbeu
Ėshtė njeri i pabesė,
Zotn' e math tėn' e gėnjeu,
Dh'e shtu me lajka nė shpresė
Mos pandeh kurr' e mos thuaj,
Se pėr ne nukė pėrpiqet
Njė njeri, qė ėsht' i huaj;
Ėsht' armik, po si mik hiqet;
Edhe sot e kėtė ditė
S'i pėlqen njerėzit tanė
E mban gjithnjė tė titė,
Shqipėtarėtė ka pranė
Mban rrobėn' e Shqipėrisė,
Ėshtė shqipėtar i tėrė,
S'ėshtė miku i Turqisė,
Kėmbėn' e t'et rreh tė zėrė.
Nuk' e do kombinė tėnė,
Punėt tona s'i pėlqejnė,
Njė tjatėr' udhė ka zėnė,
Si na thon' e na rrėfėjnė.
Sa ka trima e tė parė,
Qė i ka me nder e shokė,
Janė gjithė shqipėtarė,
Q'i mban pėr vdekj'e pėr kokė.
E mori gjithė Sirinė,
Dhe bota sindėkur thonė,
Kėrkon ta bėnjė tė tinė,
Edhe ta ngrehnj' atje fronė,
Pandaj pėrpiqet e vuan,
Ka synė te mbretėrija,
Ushtėtarėt shum' e duan,
S'dalinė nga fjal' e tija.
Froni yt nuk' ėshtė mirė,
Sa tė jet' ajy i gjallė,
Po ki pėr neve mėshirė,
Se pastaj mė t'i kesh mallė."
Kėto fjalė vėnt i bėnė
Muratit, dhe po mentohej,
Ethetė nisnė ta zėnė,
Fytyra zu t'i ndryshohej.
Thosh: "Mos marrė Arabinė,
A mos vinj' e marrė fronė,
A tė zėrė Shqipėrinė,
E ma bėn sindėkur thonė!"
Doj ta vriste po s'kuxonte,
Se ushtėtarėt' e donin,
Kish frikė mos e pėsonte,
Ngriheshin' e ja kėrkonin.
Pastaj tha me mėnt tė tija:
"Tani pėr pakė ta lemė,
Po sė shpejti nga Sirija
Me njė mėnyrė ta ngremė.
T'i shkruanj: "Shum' u mundove,
Mė paē uratė, matanė,
Asinė tani e shtrove,
Dua tė jesh kėtu pranė
Tė vinē, se munt tė na ngjanjė
Nonjė luftė mė kėt' anė,
Vendin' aty le ta mbanjė,
Njė nga tė parėt qė janė"
Ta sjell kėtu e tė mbesė
Ca kohė n'Adrinopojė,
Ta mbanj me fjal' e me shpresė
Edhe ta lė ndė nevojė
Sa tė humbasė fuqinė,
Ushtėtarėtė tė ftohen,
Ta harrojnė dashurinė,
Pėr tė mė tė mos mejtohen.
Pastaj moti do ta shtjerė
Dhe atė ndėr duart' tona.
Si shturi shumė tė tjerė,
Se sot dita ėshtė jona.
Skėnderbeu do e vuan,
Sa tė jetė gjall' Murati!
Tė tjerėtė ē'gjė fituan,
Ē'mundi tė bėnte i ati?
Nė mos ndihtė Perėndija,
Kėtu janė dhelpėritė,
Rroft' e qoftė pabesija,
Dhe djalli e djallėzitė!"
Kshu tha dhe karta u shkrua,
Kartėshpėnėsin' e nxori,
Dhe ajy mė s'u mėnua,
Udhėn' e Sirisė mori.
Dielli posa kish dalė,
Edhe drit' e tij kish rėnė,
Kishte ndriturė malė,
Hijeja rrėzat kish zėnė
E kish zbukuruar vera
Vendinė me lule t'arta,
Fushat' e ndera, tė gjera
Ishinė bėrė tė zjarrta.
Trim'i madh dolli nga tėnda,
Thėllėzatė po dėgjonte,
Zėn' e tyre ja kish ėnda,
Dhe mėngjezė shum' e donte,
Po vinte rreth duke shkelur
Pėrmbi luletė me vesė,
Qė posa ishin ēelur,
Si zėmėra kur ka shpresė
Ushtėtarėt kishin dalė,
Nėpėr sheshe po shėnditnin,
Shikonin fushėn' e malė,
Syt' e zėmratė zbavitnin;
Bujqitė gjithė lėronin
E tėrė bota lėvrinte,
Njerėzitė po punonin,
Asnjeri pa punė s'rrinte;
Lumenjtė me vrap nxitonin
E dheu po lulėzonte,
Shpesėtė gjithė kėndonin,
Trimi po shiht'e dėgjonte.
Pasi shkoj njė copė ditė,
Mblodhi gjithė parėsinė,
Pa gjyqet e gjithėsitė
Qė duheshin pėr Sirinė.
Dita kishte marrė vrapnė,
Gjėkundi nukė qėndronte,
Se nata kish hapur ēapnė
E pas soje po nxitonte;
U ngrys e po errėsohej,
Bilbili zu e kėndonte,
Skėnderbeu po mejtohej
Edhe bilbilė dėgjonte;
Shumė herė psherėtiti
Nga ajo zemėr' e gjerė,
Breshėrimė lotsh i xbriti,
Po kur heth sytė mė derė,
Pa, tek po vinte, Hasanė,
Njė plak me bes' e i vjetrė,
Q'e mbante gjithėnjė pranė,
Dh'e doj nga gjithė mė teprė.
"Jak', i tha, Hasan, pa jakė,
Se kam rėnė nė mejtime,
Shko, rri, tė tė tregonj pakė
Nga ē'mė thotė mėndja ime.
Mė nuk' e duronj dot mallė
Qė kam pėr mėm' e pėr atė,
Dhe s'di a janė tė gjallė,
I kam ndėr sy dit' e natė.
Kam fort mall pėr Shqipėrinė,
Pėr miq e pėr tė njohur
E pėr gjithė njerėzinė,
I kam lottė tė pashtrohur;
Shumė kohė kėtė herė
Shkoj pa marrė ndonjė kartė,
Zėmėrn' e ndjenj fort tė mjerė
Edhe nga malli tė zjartė.
Zėmrėnė dhėmbja ma mbushi
Me helm e me hidhėrime,
Pa mė digjetė si prushi,
E kam plot me mallėngjime
Pėr motėrat' e pėr farėt,
Pėr vėllezėr' e tė tjerė
Dhe pėr gjithė shqipėtarėt
E pėr mėmėdhen' e mjerė.
Aqė kam njė mall tė shumė
Pėr Shqipėrit nat' e ditė,
Sa s'kam as prėhje as gjumė,
Mė gjeti si ēilimitė!
Unė vuanj pėr Tyrqinė,
Po nukė mė mbeti shpresė,
Mė vjen keq pėr Shqipėrinė,
Tyrqit' i shoh tė pabesė.
Ti e di si kam lėftuar
Gjithėnjė pėr mbretėrinė
E ē'punėra kam punuar,
Po tė mirėnė s'e dinė.
Si desha unė Tyrqinė,
Ashtu dua dhe Murati
Tė mė dojė Shqipėrinė
E t'i bėnjė nder tim ati."
Tek tha dhe njė psherėtimė
E zjart' i del Skėnderbeut,
Q'ish nj'e madhe dėshmimė
Pėr dhėmbjet tė mėmėdheut.
Hasanit, q'e dij ē'ish bėrė,
Ē'kish pėsuar Shqipėria,
Kėto fjalė si gjilpėrė
I shkuan nė shpirt tė tija:
Dy-tri herė psherėtiti
Edhe erth' u mallėngjye,
Mė pasdaj dorėnė ngriti
Edhe drejtpėrdrejt iu kthye,
Pa i tha: "T'u ngjattė jeta!
I ke tė tėra nė dorė,
Nė tė ndritoft' e vėrteta.
Kurrė s'mbetemi tė gjorė."
Kėto pakė fjalė thanė
Burri trim e i uruar
Bashkė me ēelė Hasanė,
Qė e kishte tė besuar;
Pastaj dolli Skėnderbeu,
Po vij rrotull si dragua,
Fjalėnė atje e preu,
Parėsija ju afrua.
I pėrshėndoshi me rradhė,
Buzėnė mė gas e vuri,
Tė vogėlin' e tė madhė,
Gjithė pėr dore i zuri.
Tė mugėtitė po vinte,
Sė qetazi nata delte,
Hapėsirėnė e nxinte,
Ndė erėt lehtazi shkelte.
Mishratė ndė hell u vunė,
Parėsija po dėfrenin,
Trimatė vallen' e zunė,
Nėpėr sheshe po kėrcenin.
Ndėnjnė dhe hangėr' e pinė,
Duke thėnė fjalė shumė,
Njė copė her' u zbavinė,
Po pastaj ranė nė gjumė.
Nė zi ishte Shqipėrija
E nė tė kėqija shumė,
E kish shkelur ligėsija,
Ish nė robėri pėr lumė!
Kėtė radhė erdhi vera,
Po zėmrat' i gjet tė ftohta,
Nukė si herėt e tjera,
Q'ishin me gas e tė ngrohta!
Mė s'ish zonjė Shqipėrija,
Shqipėtari s'ish i zoti,
E kish zėnė dobėtija,
Q'i kish prur' i shkreti moti.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.123.st
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Male
Numri i postimeve : 3223
Age : 38
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

Pezi nga Naim Frasheri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Pezi nga Naim Frasheri   Pezi nga Naim Frasheri - Faqe 4 Icon_minitime12/9/2009, 17:33

HISTORI E SKĖNDERBEUT
(1898)
KREU V

U ngrit fat' i Shqipėrisė
Si i vdekuri nga varri,
Mori udhėn' e Asisė,
Duke ikur si i marri,
Me njė rrobėzė tė ēqyer,
Me fytyrė tė tmerruar
Dhe me gjak lyer e ngjyer
E me sy tė zgurdulluar;
Posi hije mori dhenė,
Duke ecur me vrap shumė,
Papo u hodh pėrtej denė
Si ajy q'ikėn nė gjumė.
U shėmbėllye me Gjonė,
Mori fytyrėn e tija,
Shtanė dhe zėn' e zakonė
Edhe u derth nga Syria.
Plaku me shkop duke shkuar,
Posi nata mori dhenė,
Pa vėndethit e uruar
Dh'erth e gjeti Skėnderbenė
Pa iu qas edh'e fėrkojti
Me mall shum' i mjeri atė,
Nė mest tė tendės qėndrojti,
I zi sterrė posi natė!
I ligur, i dobėtuar,
I grisur, i ēkatėrryer,
I shkretė, i varfėruar,
I qar' e i mallėngjyer!
Ish i venitur, i vdekur,
I rrithte si lumė gjaku,
Ishte pėrgjynjur' e tretur
Dhe dridhej i tėrė plaku!
Si ajy lipės' i gjorė
Qė ka mbeturė pa bukė,
Rri ndė shi e nė dėborė,
Ngjeshur i mjeri me zhukė!
Ahere kur fryn e bije,
Jeta ėshtė gjith' e qetė,
Reja dėborėnė shtije
Mbi dhet tė ftoht' e tė shkretė!
Ajo plakėz' e sėmurė,
Kur i vjen e zeza natė,
Pandeh qė s'gdhihetė kurrė,
Aq i duketė e gjatė!
Po kur kthehet sėrish vera,
Qė vjen me lul'e me fletė,
Dhe me tė mira tė tjera,
Bėnetė tjatėrė jetė,
Dita sa vjen madhėsohet,
E vė posht ahere natėn,
Pa tretet e dobėtohet,
Ngjan me plakė brengėgjatėn.
Bujku zė e lėron arėn,
Duke parė mirė motnė,
Heth mir' e bukurė farėn,
Pa shpresėn' e ka mė Zotnė
S'i mallėkon kurrė qetė,
Se ėsht' e madhe mėkatė,
Nuk' e do Zot'i vėrtetė,
Pa i quan mėm' e atė.
Kėthehetė prapė moti,
Po ēdo kohė ka njė shijė,
Ashtu e ka bėrė Zoti,
Q'i vu tė gjitha mė vijė.
Vinė, venė, sėrish vinė
Tė gjitha ē'janė nė jetė,
Pa vėre re njerėzinė,
Ta njohē fjalėn' e vėrtetė.
Qysh bije nė vjeshtė shiu,
Lumi qysh i vete detit,
Ashtu tė thotė njeriu
I derdheshin lotėt mbretit!
Posi rrėkeja i vinin
Dhe i mirrin krahėrorė,
Nga mjekėr' e bardh' i binin,
Qė e kishte si dėborė!
"Fle? i tha, o jetėgjatė!
Nuk' e di se ē'ėshtė bėrė,
Ē'e gjet tė zinė tėt atė
E Shqipėrinė tė tėrė?
T'u shua fare shtėpia
Nga turqit' e mallėkuar,
Hyri ndė kurt Shqipėria,
Ėshtė shuar' e shkretuar!
Tyrqitė si egėrsira,
Armikėt' e njerėzisė,
Me mėnyra tė pėshtira,
Me dhelpėrit tė Azisė.
E muarrė Shqipėrinė
Dhe shkoj e vate lirija!
Prunė dėmn' e babėzinė!
Po mbretėron ligėsija.
Vėndet' e shumė i zunė,
I prishnė duke shkretuar,
Nė zgjedhė tė keq'e vunė
Shqipėtar' e varfėruar.
Ē'hoqi Shqipėriz' e gjorė,
Vashatė gjith' u pėrmblodhė,
Pėr tė mos rėnė nė dorė,
Nga shkėmbi pėrposh u hodhė.
Tėt vėllezėrė tė tėrė
Egėrsiratė i vranė,
S'tregonetė ē'kanė bėrė,
Gjė tė gjallė nukė lanė!
Fle ti, shpres' e Shqipėrisė?
Mėmėdheu tė ka shpresė,
T'i pėrzėsh mbren' e Tyrqisė,
Qė ia ka me tė pabesė.
Ti pėrpiqesh si i marrė!
Jakė nė mėnt e mos vuaj,
Murati po tė bėn varrė,
Armiknė tėnt mos e duaj!
Ati qė tė shoi shtėpinė
Dhe bėri rop shqipėtarė
E tė shkretoi Shqipėrinė,
Duke ndar' e duke vrarė,
Armikut tė Shqipėrisė
I bėn tė mirė nė jetė?
Errėsirės' sė Asisė
Qė tė la kėrcu tė shkretė!
Apo rreh tė marē Asinė,
Si Skėnder' i Math njėherė,
Tė ngrehsh kėtu mbretėrinė,
Pa ta lėsh nėpėr tė tjerė?
Ish i math me tė vėrtetė,
Mbi tė gjithė mbretėrojti,
Po pastaj fron' e la shkretė,
Mėmėdheu gjė s'fitojti.
Pirroja lėftoi Greqinė,
Edhe Romėn' e tė tjera,
N'Afrikė Evgjitėrinė,
Sindėkur ja pruri hera,
I dhan' emrė Shqipėrisė,
Po veē emėrin i lanė,
T'ish urdhėr i Perėndisė,
Ishin ndryshe vėndet tanė.
Burratė, qė pinin retė,
Botėnė nė dor' e vinin,
Muntnin njė themel pėrjetė
Vėndit tė tyre t'i shtinin.
Ty ta la rradhėnė moti,
Qė ta nderonē Shqipėrinė,
Fuqi mė tė dhėntė Zoti,
E bėfsh gjithė mbarėsinė!
Tė gjithė humburė venė,
Veē njė munt emrė tė lerė,
Qė lėfton pėr mėmėdhenė,
S'mundohetė pėr tė tjerė,
Mėmėdheu tė ka shpresė
Qė ta nxjerē pej robėrie,
Nėnė xgjedhė tė mos mbesė,
T'i apē dritė si ka hije.
Qysh munt tė lėsh Shqipėrinė
Nė kurt e nė tė kėqija
E tė vuanē pėr Tyrqinė?
Ē'tė mirė pe nga Tyrqia?
S'tė vjen keq pėr shqipėtarėt
E pėr Shqipėrin' e mjerė
E s'tė merr, biro, tė qarėt,
Qė humbi lirin' e nderė?
Robėrin' e Shqipėrisė
Edhe gjėmėn' e tyt eti
Dhe mynxyrėn' e shtėpisė
Qysh munt ta shohē, qė tė gjeti?
Gjakn' e gjithė Shqipėrisė
Tani ti je nėnė barrė
T'ia nxjerrē nga hundėt Tyrqisė,
Veē teje s'ka kush ta marrė.
Do tė lėsh nė kėtė jetė
Nj'emrė shumė tė uruar
E njė dritė tė vėrtetė,
Q'ajo kurrė s'ka tė shuar.
A mė sheh ti mua plaknė?
Tė qenkėsha si ti djalė,
Muratit i pinja gjaknė,
Sot s'gėnjehesha me fjalė,
Tė shoh vėllezėrit vrarė,
Shtėpinė time tė shuar,
Shqipėrin' e shqipėtarė
Tė lidhurė kėmb' e duar!"
Kėshtu tha, dhe posi era
Iku duke qar' i gjori
E dolli me vrap nga dera,
Ajy qėnėke Mėnttori!
Skėnderbeu u tmerrua,
Dhe zėmėra q'e kish trime,
Ju doq e ju pėrvėlua,
Ju bė cop' edhe thėrrime.
Me tmerr e me breng' u xgjua,
Burr' i math e trim i mirė,
Dhe ndėnj pak' e u mejtua,
Kur sheh qė posa ish ngdhirė
Qiellin' e kishin zėnė
E gjithė qarkunė retė,
Dukej sikur kishte rėnė
Njė zi e madhe ndė jetė.
Derėn' e tėndės' e hapnė,
Njė kalorės po thėrriste,
Kali kishte marrė vrapnė,
Ajy, sa mundte, bėrtiste.
Vinte nga kryeqyteti,
Nga Adrinopoj' e shkretė,
Sillte kartėnė nga mbreti,
Qė s'kish fjalė tė vėrtetė.
Skėnderbeu e kėndojti,
E mori vesh pabesinė
Dhe njė shėrbėtor dėrgojti
E thirri vetė njerinė
I tha: "Kartė pse s'mė prure
Nga im at', apo s'tė dhanė?"
At'i ra tė zi pej ure
Posa i zu ngoje t'anė,
Po e mblodhi, s'u rrėfye,
Tha "Vetėm kėtė mė dhanė"
Edhe fytyra ju kthye,
Djersė tė ftohta i ranė.
I tha: "Po nga Shqipėrija
Nonjė fjalė s'ke dėgjuar?"
Ajy mbloth supat e tija,
Dhe vu dorėn nė krahėruar.
Skėnderbeu tha: "Ē'mė thua?
Tim vėllezrė s'i ke parė
Dhe s'tė thanė gjė pėr mua?
Kėjo punė s'ėsht' e mbarė."
Ajy me gjuhėt tė trashė
Tha: "S'i njoh, t'u ngjattė jeta!
E s'tė them dot se i pashė,
Se s'pshihetė e vėrteta."
Trimi mė tej nuk' e shpuri,
Po qėndroj e u mejtua,
Ėngjėlli ndėr mėnt ja pruri
Dhe lott' i vanė si krua.
Mė s'ndenj, po qė atė ditė
Mblodhi pleqt' e parėsinė
Urdhėroj, bėnė gatitė,
Tė parė la njė tė tinė.
E dėgjuan ushtėtarėt
Qė ikėnte Skėnderbeu,
Pa gjith' i mori tė qarėt,
Thanė "Tė na pikė dheu!"
Mė nesėret gjith' u ngrinė,
Edhe pleqt' e parėsija
Skėnderbeut po i vinė
Brėnda nė tėndėt tė tija.
Ajy ish ngritur pa ngdhirė,
Kishte zėn' e po mejtohej,
Punėtė s'i gjeti mirė,
Pa zėmėra i pėrvėlohej.
Kur ata nė der' u dhanė
Tė vrėnjtur e tė helmuar,
Tė gjithė afėr i vanė
Me fytyrė tė tmerruar!
Popo, ish bėrė zapati!
Mynxyr' e madhe kish ngjarė,
S'kish mbetur njeri nga ē'pati,
Ē'gjė t'i thoshinė mė parė!
Pėr vėllezėr' a pėr mėmė,
Pėr t'an' a pėr Shqipėrinė,
Nuk' ishte njė e dy gjėmė,
I kishin mbyllur shtėpinė!
Desh t'i thosh atė Sandushi
Nga gjithė ē'qenė mė parė,
Po sytė me lot i mbushi
Edhe u mbyt duke qarė.
Skėnderbeu: "Pse s'mė thoni?"
U tha, "Shokė! Ē'ėshtė bėrė?
Tė gjitha tė m'i tregoni!
Mos bėhi si gra tė tėrė!"
Pastaj tė tėra ja thanė
Me vaj e me mallėngjime,
Mijėra rrufe i ranė
Nė atė zėmėrėn trime!
Tė gjithė shokėtė qanin
E mė shumė shqipėtarėt,
Ngashėrimėnė s'e mbanin,
Nuk' e prisnin dot tė qarėt.
Skėnderbeu ish mahnitur,
I dridhej buza dhe qante,
Rrufet' e kishin goditur,
Lottė mė s'mundte t'i mbante.
Ajo zėmėr' aqė trime,
Qė s'doj tė dij nga shigjeta,
Nga tė tilla hidhėrime
U munt far'e ju nxi jeta.
Kish shpresė tė vij njė herė,
E t'i gjen si i kish lėnė.
Popo, njeriu i mjerė!
S'kemi gjė nė dorėt tėnė!
Skėnderbeu s'pėrdėllehej,
Ra nė sėmundj'e nė lėngime,
Shėndeti mė nuk' i kthehej,
Ish ndė eth'e ndė rrėnkime.
Ndėnji tre a katrė muaj
I sėmur' e nė shtrat rėnė,
Nė vėnt tė larg' e tė huaj
Shkoj me brengė disa hėnė.
Si mori mirė shėndenė,
Zgjodhi nga gjith' ushtėrija
Sa shqipėtarė qė qenė
E tė pakė nga Azija,
Papo u hoth nė Evropė,
Erdhi nė Adrinopojė
Me zėmrė mijėra copė,
Qė s'tregonetė me gojė.
Gjithė bota nga qyteti,
Sa e njihnin e s'e njihnin,
Si mizėrija, rrėmeti,
Duallė jashtė ta shihnin.
Njė t'atillė trim' e burrė,
Gjithė njerėzit' e donin,
Se shok s'kish pasurė kurrė,
Papo me gisht e tregonin.
Ishte trim posi dragua,
Kish mėndjen' e urtėsinė,
Ish i bukur si pallua,
Kish me vehte Perėndinė.
Kur u poqnė me sulltanė,
E priti mirė si djalė,
E vuri dhe ndenji pranė,
Pa i tha t'ėmbėla fjalė,
Po tė gjitha ato fjalė
Tė rrem'e pėr faqe qenė,
Rrodhė tė tėra si valė
S'e gėnjeu Skėnderbenė.
Tha: "Je shtyll' e mbretėrisė,
Me ty mbahetė Turqija,
Je fuqi e Perėndisė,
E di vetė Perėndija.
Nga mynxyratė qė ngjanė,
M'erdhi mė shumė keq mua,
Qė i pata kėtu pranė,
Zėmėra, m'u pėrvėlua!
Po njė punė q'ėsht' e thėnė
E vjen nga Zot'i vėrtetė,
Nuk' ėshtė nė dorėt tėnė,
S'i gjėndetė bar nė jetė.
Tani mos del nga qyteti,
Se s'kemi nevojė kaqė,
Armik pothua s'na mbeti,
Me tė gjithė kemi paqė
Edhe vetėm mos mė lerė,
Kur tė kesh volinė, jakė
E mė piq ngandonjėherė,
Tė rrim' e tė flasim pakė
S'dua tė mėrgohesh meje,
Se unė tek ti kam shpresė,
Njeriu tjatrė veē teje,
Nė jetė nuk' i sjell besė
Mė pastaj nė dashtė Zoti,
Nė u bėftė si them unė,
Si tė mbarohetė moti,
Kam mejtuarė njė punė,
Tė tė bėnj mbret e tė parė,
Si i kam thėnė tyt eti,
Pėrmi gjithė shqipėtarė,
Se froni sot ty tė mbeti."
Kshu tha, po ja kupėtonte
Skėnderbeu djallėzitė,
Bėhej sikur i besonte
Dashurin' e miqėsitė.
Kohė nė qytet qėndrojti,
S'delte fare nga shtėpija,
Murati ē'kish bėr' i msojti
Tė gjitha nga miqt' e tija.
Tė vėllezėrit' i vinin
Nė ėndėrrė, edhe plaku,
Kundrejt si hije i rrinin,
Si krua u rrithte gjaku!
Skėnderbeu kohė priste,
Edhe volinė kėrkonte
Sulltan Muratnė ta vriste
Edhe fronė ta rrėzonte,
Tė hiqte kordhėn' e gjatė,
E t'i bij sa kish fuqinė,
T'ja bėj krahėrorė govatė
E t'i nxirrte mushkėrinė,
Apo ta shtinte nėr duar
E posi berrė ta therte,
A ta shkelte nė krahėruar
Edhe shpirtinė t'i merrte,
Posi ujku qen' e plakur,
Qė s'i kanė mbetur dhėmbė,
E zė dh'e ngorth pa pėrgjakur,
Duk'e xhvaturė me kėmbė!
M'anėt tjatėrė Murati
Kishte soje frikė shumė,
Synė hapėt si lugati
E mbante edhe nė gjumė!
Papo nėnė dhet punonte
Me djallėzi nat' e ditė,
Varrė Trimit i rrėmonte,
Po s'i shkonin djallėzitė.
Ndėr kėto gjėndej Murati,
Po s'ja kishte ėnda vrapnė,
E mė s'i dha kohė gati,
Luftatė sėrish u hapnė.
Hynjadhi, mbret i Vllahisė,
Qė kish dhe Transillvaninė,
Vlladislla i Polonisė,
Q'ish bashkė me Ungarinė,
Ju lėshuanė Turqisė
Tė dy bashkė menjėherė,
Nė rrėmet tė ushtėrisė
U pėrzjenė dhe tė tjerė.
Murati mbloth ushtėritė
Me mijė si mizėrija,
Edhe bėri ēpejt gatitė,
Sindėkur e kish Turqija.
Pa nukė bėri tė parė
Skėnderbe burrėn' e trimnė
Mbi tė gjithė luftėtarė,
Q'e kish gjithėnjė fitimnė
Po Muharrem benė nisi,
Q'ish njė turk i tėmerruar,
Dhe i trashė posi lisi,
E dėrgoj pėr tė lėftuar,
Pastaj ndėnj e u mejtua,
Rreziknė e kupėtojti,
Vet'hesė ju zėmėrua
Pėr tė parin qė dėrgojti;
Thirri tė birė, Mehmenė,
I tha: "Si ja shtie unė,
Tė dėrgojmė Skėnderbenė,
Muharremi s'bėn dot punė
Po tė mos ta bėnj tė parė,
Vetėm ndihmės le t'i jetė,
Qė tė vejė puna mbarė,
Shum' urdhėrė tė mos ketė.
Armikėtė Skėnderbeu
Do t'i muntnj' a vritet vetė,
Kėjo punė mė pėlqeu,
Se del mbroth, sido tė jetė."
Kėto tha dhe ēoj Mehmenė,
Me fjalė tė rreme shumė
Ta gėnjente Skėnderbenė,
E pandehte q'ish nė gjumė.
Me tė mbaruar Mehmeti,
Skėnderbeu u mejtua,
Pa tha "Kur urdhėron mbreti,
Mos mė pyet fare mua."
Kshu tha dhe nė pakė ditė
Burri trim e zot' i mirė
I mbaroj gjithė gatitė,
U nis me shumė dėshirė
Sa shqipėtarė qė qenė,
Nėpėr ushtėrit i zgjodhi,
Dhe tė nipnė Hamza benė,
E tė tjerėt gjith' i mblodhi;
Mori dhe turq' e tė tjerė
Ngaha kombet e Azisė,
Sindėkur e bėn' ngaherė
Pėr sulmėt tė ushtėrisė.
I hipi burri trim kalit
E mori nė dorė frenė,
Si dielli majė malit,
Kur del e xbukuron dhenė
E la pėr jetė qytetnė,
Ndjeu thelbin' e gėzimit,
Lėshoj kalėn, mori dhenė,
Shokėt' i ranė pas trimit.
Pa njė ditė ndaj mėngjesi
Dolli mė njė vent tė lartė,
Zoti zėmrėnė ja ndezi,
Erth e ju bė fjesht e zjarrtė!
Pa malet e Shqipėrisė,
Qė ndė vogėl'i kish parė,
Nė kohėzėt tė lirisė,
Pa ndjeu nė zėmrėt zjarrė,
Njė gas qė nuk' e kish ndjerė
Qė kur lindi, gjer ahere,
Kurrė ndonjė tjatrė herė,
I erdhi me shumė ndere,
Ishte plot me ėmbėlsirė,
E kish njė tė naltė ndjenjė,
T'uruarė e tė mirė,
Tė vyer' e pa rrėfenjė.
Shtu syt' e pa mėmėdhenė,
Lott' i vanė si burimi,
Sa shqipėtarė qė qenė
Qanė gjithė nga gėzimi.
Kur n'atė koh' i vjen Mari,
Marrė fytyrė njeriu,
Edhe gjuhė shqipėtari,
Veshur si bari syziu.
Mbante krrabėnė nė dorė,
Syn' e zi e kishte pishė,
Fytyrėnė si dėborė,
Sterrė kėsul' e kėmishė!
Ishte posi djalė mbreti,
I kish dirsurė mustaqja,
Gush' e tij si shkumbė deti,
Posi trėndafili faqja.
Tha: "Zotėrinj shqipėtarė!
Luftėnė q'u bė e patė?
Hynjadhit i vate mbarė,
Turqet u dha shumė datė!
Nuk' e patnė Skėnderbenė,
T'i nderonte kėtė radhė,
Tė shumėt kafshuan dhenė,
S'e hangrė dot me Hynjadhė
Nėpėr fushat kanė rarė
Ca mė bark e ca mi krahė,
Tė plagosur' e tė vrarė,
Bėrė tė varfėrit rrahė!
Tė pakėtė qė shpėtuan,
U kthyen' e zunė vrapnė,
Tani posa kapėtuan,
Posi zoqtė u pėrhapnė,
Tė tėrė muarrė dhenė,
Njėri tjatėrin s'e panė,
E shihni Muharrem benė?
Krye tė par' atė kanė,
Pėrtej nė rrėzėt po shkojnė,
Sindėkur i kanė thyer,
Ikin me nxit e s'vėshtrojnė,
E kanė pėr tė rrėfyer!"
Skėnderbeu duke parė
Turqit' e Muharrem benė
Tė prishurė e tė vrarė,
Dhe gjaknė qė mbyti dhenė,
Sa s'ishinė shqipėtarė
I hoqi gjithė mėnjanė,
U tha: "Hiqi ju mė parė,
Nga tė tėrė shokėt tanė,
Tė piqni Muharrem benė
E gjėkundi mos e lini,
Gjersa tė zėrė qytenė,
Ikėni e mė mos rrini."
Tha kshu, dhe ata u ndanė,
Duallė nga ushtėrija,
Kuajtė me vrap i nganė,
U ra pas dhe kėmbėsija.
Ahmeti tha: "Skėnderbeu
Pse i ndau shqipėtarėt
E neve vetėm na ktheu,
Po nxitojmė si tė marrėt?!"
Kshu tha, pastaj u mėrguan,
Shqipėtarėt vetėm mbenė,
Qėllimet i kupėtuan.
Po shikonin Skėnderbenė.
Skėnderbeu u gėzua,
Shqipėtarėtė i mblodhi,
I vėshtroi posi dragua,
Trimėri nė shpirt u hodhi,
Duke u thėnė:"Shqipėtarė!
Vdiqmė a jemi tė gjallė?
S'jemi ne q'ishim mė parė?
Kjo prapėsi ē'ėshtė vallė?
Tė lėftojmė pėr Tyrqinė
E tė lėmė mėmėdhenė,
Tė harrojmė Shqipėrin
Tė vrasim vetė vethenė!
Tė vuajmė pėr Tyrqinė!
S'shihni tyrqit ē'na punuan,
Gjaknė duan tė na pinė!
Shpirtin tė na marrėn duan!
Turp i math e turp pėrjetė
Tė bjerė kshu Shqipėria!
Tė mbesė pa zot, e shkretė!
Tė urdhėronjė Tyrqia!
Ta prishnj' e ta varfėronjė,
Nė rrezik tė math ta hedhė,
Ta ndynj' e ta dobėtonjė,
Ta mundonjė nėnė xgjedhė!
Si foshnjatė na gėnjeu
E me djallėzi na shturi,
Gjithė ē'kishim i rrėmbeu,
Nė dorė, si desh, na vuri!
Mė dobėtoi Shqipėrinė,
Mė vu nė kurt shqipėtarė,
Ma mbylli fare shtėpinė,
Nukė mė la fis e farė!
Tani duhetė ta themi:
U ndothmė fare nė gjumė,
Si tė vegjėlit i rremi
Na qeshi, na qeshi shumė!
Po paskėtaj tė mė shohė,
Se arriti dit' e mbarė,
Pėr sė ēpejti do ta njohė,
Do ta njohė shqipėtarė!
Nė millt shpatėn s'e vė kurrė,
Pa dėbuarė Tyrqinė!
Tė vinjė kush ėshtė burrė
Tė shpėtojmė Shqipėrinė!
Ē'e dua unė vet'henė
Me turpit tė Shqipėrisė,
Nuk e shoh dot mėmėdhenė
Nėnė xgjedhėt tė Tyrqisė!"
Kush ėshtė bir shqipėtari,
E ka pjesė trimėrije
Sot njė flakėzė pej zjarri,
Nė zėmėr' i zbret Perėndije."
Kėshtu tha me zė tė zjarrtė
Trim i bukur Skėnderbeu,
Zėmrat' i dogji si kartė
Tė tėrė i mallėngjeu.
Kėto fjalė shqipėtarėt
I bėnė mė shumė trima,
Gjithė s'mbanin dot tė qarėt
Q'u vinte si vetėtima;
Posi deshtė me kurorė
E rrethuan Skėnderbenė
Me rradhė muarrė dorė,
Lidhė bes' e bėnė benė.
Me fuqit tė Perėndisė
Mari ngul krabėn e tija,
Hap fjamurn' e Shqipėrisė,
Thotė: "Rroftė Shqipėrija!"
Fjamurit gjithė ju falė
Me shumė gas e me shpresė,
Duke thėnė disa fjalė
Tė urta me besa-besė.
Burri trim u fal me Zonė
Me zėmėrė tė ndrituar
E mė nukė mbeti vonė,
Po kur e panė kaluar,
Kur hingėllinte Bardhushi,
Q'ishte i math e i lartė,
Me flakė gazi ja mbushi
Zėmrėnė, q'e kish tė zjarrtė!
Fluturoj posi fajkua,
S'shkelte mbi dhe, po ndė erė,
E rrėfenin si pallua
Leshratė dhe bisht'i gjerė!
Dėgjoj q'erdhi Skėnderbeu,
Rrodhi gjithė Shqipėrija,
Ngriti krye mėmėdheu,
Pru lirinė Perėndija!
Zokn' e mjerė kur e vėnė
Nė kuvli, qysh varfėrohet,
As ha as pi, as nxjerr zėnė,
Po unj kokėn' e mejtohet,
Si ajy q'e kanė vėnė
Nė burk e nė tė kėqija,
Ndė hekura duke shtėnė,
Pa i digjet mushkėrija,
E kur shpėton nga kuvlija,
Qysh fluturon me gas shumė,
I bėhetė zėmėr' e tija,
Q'e ka tė butė si brumė,
Ashtu edhe Shqipėrija
Anembanė u gėzua,
Dhe djalli e djallėzija
U pėrmbys e u mėrgua.
Erdhi si vera lirija
Edh'e nderoj Shqipėrinė,
Dha urdhėrė Perėndija,
Pa e shpėtoj njerėzinė.
Si shqerratė kur kėrkojnė
Mėmatė me blegėrimė,
Rreth e rrotullė vėshtrojnė,
Me njė sy si vetėtimė,
Ashtu edhe Shqipėrija
Po e kėrkonte lirinė,
Pa ja fali Perėndija,
I dha gjithė mirėsinė.


HISTORI E SKĖNDERBEUT
(1898)
KREU VI

Kruj', o qytet i bekuar!
Prite, prite Skėnderbenė,
Po vjen si pėllump i shkruar,
Tė shpėtonjė mėmėdhenė
Shqipėtarėt t'i shpėtonjė
Nga xgjedh' e keq'e Tyrqisė,
Edhe ty tė tė nderonjė,
Qė je krej'i Shqipėrisė,
Ka pas trima shqipėtarė,
Qė s'u trembet syri kurrė,
Ndė zėmėrt tė tij ka zjarrė,
Ėsht' i urt' e trim e burrė.
Mirė se erdhe, o verė!
Qė na prure mirėsinė,
Dhe pėr shumė vjet tė tjerė
E zbukurofsh Shqipėrinė.
O Shqipėrizė! gėzohu,
Se tė erdhi prapė dita,
Lulėzohu, zbukurohu,
Tė zbriti nga Zoti drita!
Edhe juve, o tė vdekur,
Merri ngaha ky gas pjesė,
Qė shkuatė buzėpjekur,
Nd'atė jetė, paēi ndjesė!
O moj vash' e Shqipėrisė,
Qė mė rri duke mejtuar,
Pa i xhvish rrobat' e zisė,
Arriti dit' e uruar.
Zbardhi fusha, ndriti mali
Nga armėt' e trimėrisė,
Hingėllint'e s'mbahej kali,
Qė sill mbren' e Shqipėrisė
Trimatė bashkė me mbretnė,
Me nxit posi vetėtimė,
U futn' e zunė qytetnė
Me tė madhe kėrcėllimė.
Turqit, q'e kishin qytetnė,
Papandehurė e panė
Qė u dha si drita, mbretnė,
Pa s'hapnė goj' e gjė s'thanė
Se fjala po q'u dėgjua,
Qė vinte i bir'i mbretit,
Shqipėrija u lėshua
Edhe ju derdhė qytetit;
Burrat trima mė s'mėnuan,
Gjith' u mblodhė posi reza,
Kryeqytetn' e rrethuan,
Armikn' e preu e zeza.
Zjente bota, tundej dheu,
U ngrit gjithė Shqipėrija,
Duke thėn': "Erth Skėnderbeu,
Erdhi vetė Perėndija."
Mysliman' e tė krishterė
U derdhė pėr mėmėdhenė,
E kishin tė bashkė nderė
Si vėllezėrė qė qenė
Pa Zoti nuk' i la shkretė,
U bė mbret' i Shqipėrisė
Trim'i mir' e i vėrtetė,
U mbarua koh' e zisė.
Pleqtė, q'e kishinė parė
Nė kohėt tė foshnjėrisė,
Van' e puthnė duke qarė
Dritėzėn' e Perėndisė.
Gjithė ē'qenė shqipėtarė
Me rradhė mbretit i vanė,
Si vėllezrė mė tė parė,
E me gas tė math e panė.
Skėnderbegu, bukuroshi,
Burri trim pa shok nė jetė,
Miqtė gjith' i pėrshėndoshi,
Posi vėllath i vėrtetė.
U sul gjithė njerėzija,
Tė shihninė Skėnderbenė
Pleq, tė rinj dhe foshnjėrija
Gjith' e donin shumė mbrenė.
Pa Skėnderbegu dėrgojti,
Tė parin e turqet pruri,
S'e shau dhe s'e qėrtojti,
Po afėr soje e vuri;
I tha: "Sulltani harrojti
Fjalėnė dhe miqėsinė!
Me ē'sy e faqe dėrgojti,
Edh'e shkeli Shqipėrinė?
E dinė bota e tėrė,
Edhe vet' e di Murati
Fjalėnė qė kishte bėrė
E besėn q'i dha tim ati!
E dini si kam lėftuar
Pėr sulltan e pėr Turqinė,
Dhe ajy qysh mė ka shuar
Vėllezėrit' e shtėpinė!
S'janė punėra tė lehta
Kėto qė janė punuar,
Dhe nukė rrinė tė pshehta
As janė pėr tė harruar,
Njeriut qė tė bėn mirė
T'i bėsh kaqė tė kėqija,
Nuk i bėn as nj'egėrsirė
Kėto qė bėn mbretėrija,
Tė isha turk edhe unė,
Ta kisha zėmrėnė kllirė,
Sot u bėnja tjatrė punė,
Nuk' u flisja me tė mirė.
E drejta vetė rrėfehet,
E tė miratė po njihen,
Ēdo gjėnė jetė ēpėrblehet,
E gjėsendi nukė lihet.
Mbret ndėr ju 'shtė djallėzija,
Nuk' ėshtė kurr' e vėrteta,
Dhe ligj' ėshtė ligėsija,
Edh'e rremeja e shkreta!
Nesrė tė ngrihesh pa gdhirė,
Merr shokėtė edhe shkoni,
E pa bėrė ditė mirė,
Qafėnė ta kapėtoni;
T'u ap njerės, t'u pėrsjellin,
E njeri tė mos u ngasė,
Nė mes tė tyre t'u pshjellin,
Kurrėkush tė mos u flasė."
Kėto fjalėz' i tha mbreti,
Turku ndėnj e u mejtua
Njė copė herė sė qeti,
U vrenjt e u sgurdullua.
Po domosdo e dėgjojti,
Dolli me mejtim nga dera,
Menatė u ngrit e shkojti,
Mė s'e zuri drekėhera.
Kėshtu e bėri Osmani,
Q'ish nė Shqipėri i parė,
I dėrguar nga sulltani,
Po s'i vate puna mbarė.
Nė fortesat gjithė ē'qenė
Nga ushtėri' e Turqisė,
E dėgjuan Skėnderbenė,
Q'erth nė front tė Shqipėrisė,
Dhe u ra gjithėve pika,
Ikn' e lanė Shqipėrinė,
Mė s'shikuan pas nga frika,
Po muarrė arratinė.
Tė pakėtė qė kuxuan
E s'ikėnė si tė tjerėt,
Dėm e kotė u munduan,
E pėsuanė tė mjerėt.
Rrėmet'i faqes sė dheut,
Tė vij mė njė vėnt' i tėrė,
S'ja dilte dot Skėnderbeut,
E gjė s'kishte pėr tė bėrė.
Menjėherė Shqipėrija
E hoqi cipėn e zisė,
Dolli nė shesht mirėsija,
Ra dritėz' e Perėndisė.
U hoq nata, erdhi dita,
Gazi, kamja, dashurija,
E vėrteta, miqėsija.
Mbretėritė e dėgjuan
Se u bė mbret Skėnderbeu,
Mbretėtė gjith' u gėzuan,
Kėjo punė u pėlqeu.
Dėrguanė mė tė parė,
Me miqėsi, me uratė,
Njerzėt tė urt' e tė mbarė
Te mbreti i madh jetėgjatė
Me mėnyrė tė pėlqyer
E me shumė nder i priti
Mbreti, edhe mė tė kthyer,
Gjer nė funt tė shkallės zbriti.
Nga gjithė mbretrėt m'i madhi,
Qė ishte burr' i vėrtetė,
Dhe shum' i ndjerė, Hynjadhi,
Erth te Skėnderbeu vetė,
Pa u ngrit dhe erdhi vetė
Dhe Vlladislla si Hynjadhi,
Ndėnjnė ditė shtat' a tetė
Te shpirt e zėmėrėmadhi;
Erdh' e panė Skėnderbenė,
Mbren e ri tė Shqipėrisė,
Q'emėr i tij mori dhenė
Si emėr' i Perėndisė
Mblodhi pleqt' e parėsinė,
Si pėrsolli dhe Hynjadhė,
E Vladisllėn, Shqipėrinė
E vu nė sėr' e ndė radhė,
Mbretėri ishte lirija,
Qė kish ēdo shqipėtar pjesė,
Ligė ishte njerėzija,
Vėllezėrija ish besė.
Si e ndritoj Shqipėrinė,
Vuri punėtė me radhė,
Vate tė shihte shtėpinė,
Po ē'tė shohė! njė gėrmadhė!
Mall'i sat ėm'e tyt eti,
Skėnderbe! atje tė shpuri,
E madhe gjėmė tė gjeti!
Ra qielli e tė zuri!
Dallėndysheja kur kthehet
E gjen prishurė folenė,
Qysh qėndron e mallėngjehet?
Ashtu e gjet Skėnderbenė.
Gjėsendi s'kishte harruar
Tė kohės' sė miturisė,
I kishte ndė krahėruar,
Me mallthit tė njerėzisė!
Pa andaj shum' u helmua,
Se s'i gjet si i kish lėnė,
Me psherėtim' u mejtua,
Tha: "Nukė qėnka thėnė!"
Ja mbuloj zėmrėnė zija,
Lottė si gurra i vanė,
Nė gjith ato tė kėqija
Pėrnjėherė erdh' i thanė"
"Motėrat' e zotėrisė
Tė gjitha bashkė po vinė",
Pa mbreti nė mest tė zisė
Ndjeu gaz' e la shtėpinė.
Me vrap si qifti u kthye,
Tė shihte motrat' e tija,
Zėmėra ju pėrdėllye,
I dha durim Perėndija,
Tė gjorat motra kur panė
Mbrenė trim tė Shqipėrisė,
Tė vetėmėthin vėllanė,
Ėngjėllin' e Perėndisė,
Qė mė s'e kishinė parė,
Si e mori penk Turqija,
Nė foshnjėri ishin ndarė,
Dhe q'atė dit' u ra zija;
Pa i kishin shumė mallė
N'ato ditėt tė kėqija,
I kishinė sy nė ballė
E shpresė nga Perėndija;
Papo bashkėzė tė pesa
Nė mest tė tyr'e rrethuan,
U zbriti nga Zoti shpresa,
Me mall shum' e pėrqafuan.
Zot' i math e i vėrtetė!
Emri yt qoft' i lėvduar,
Tė qofshim falė pėr jetė,
Mos qofshim teje mėrguar!
Ti i dhe nder mirėsisė,
Dhe zėmrės' sė mallėngjyer
Nė vajt e nė mest tė zisė
Ngushėllimn' i ke rrėfyer!
Skėnderbe, pa lere vajnė,
Se po vinė shqipėtarėt,
Dhe burratė trima s'qajnė,
Lėre, pa lėre tė qarėt,
Se 'shtė nė gas Shqipėrija,
Q'erdhe ti, mbret i vėrtetė,
Sikur zbriti Perėndija
Nga qiejt' e lartė vetė.
Pa kėndo me ėmbėlsirė,
O ėngjėll i ligjėrisė,
Atė burrė trimn' e mirė,
Q'i dh'aqė nder Shqipėrisė.
Kėndo, kėndo Skėnderbenė,
Qė s'ka pasur shok nė jetė,
Qė lartėsoj mėmėdhenė,
Kordhėtari trim me fletė!
Lum ti, Shqipėri, o lule,
Qė pate trim tė vėrtetė,
Kurrė nė turp nuk' u ngule,
Tė la nder tė math pėrjetė!
Mos ki keq, se kurdoherė
Do ta kesh ditėn' e mbarė,
Koha ty do tė ta bjerė,
Si ta pat prurė mė parė,
Po tė dojė fati, plaku,
Tė t'apė foshnjė tė rezė,
Qumėsht tė bėnetė gjaku,
Dhe mė s'sheh ditė tė zezė.
O kohė, qė rrjeth si lumi
Edhe s'rri gjėkundi fare,
As dremit, as tė zė gjumi,
Dhe mė t'errėt hiqesh xvarrė,
Hapu, hapu, errėsirė!
Tė shoh mbren' e Shqipėrisė,
Trimn' e bukur' e tė mirė,
Nder' e gjithė njerėzisė,
Rrethuar me burra trima,
Shqipėtarė tė vėrtetė,
Me fjal' e pa blegėrima,
Me mėnt e pa gjė tė metė,
Nė fjalė t'urt' e tė qetė,
Tė but' e tė kupėtuar,
Nė luftė trima me fletė,
Posi kuajt' e harbuar,
Qysh duken yjtė kur erret,
Qė ndrijnė nė hapėsirė,
Edhe nė mes tė tė tjerėt
Prėma ndrin shumė mė mirė, { Yll i Mbrėmjes, Afėrdita }
Ashtu edhe ti mė ndrinje,
Mbret i math i Shqipėrisė,
Nė mest tė shokėvet rrinje
Posi drit' e Perėndisė.
Zoti dha njė vetėtimė,
I tėrė qielli ndriti,
Njė gjėmim, njė kėrcėllimė,
Malet' e lart' i trėnditi.
Oshėtimė dha Tomori,
Edhe zjarr e flakė qiti,
Flaka qiellinė mori,
Gjithėsija vetėtiti.
Kėjo shėnjė s'ish e pakė
Qė dha Zoti mi Tomorė,
Nxori zjarr dhe zė e flakė
Nga majatė me dėborė!
Hodhė syt' e panė malė
Dhe gjithė mė kėmb' u ngrinė,
Kur mė der u dha njė djalė,
Tha: "Rrėmet i math po vinė."
Se fjala kish marrė vrapnė,
Pa kishte mbushurė dhenė,
E hapi sa mundi ēapnė
Dh'e dėgjuan gjithė ē'qenė
Shqipėrija anembanė
Ish nė dasm' e nė gėzime,
Ditėn' e liris' e panė,
Qė e pritin pa durime.
O liri e shėnjtėruar!
Ėngjėlli i Perėndisė,
Erdhe me gėzim ndėr duar,
I dhe dritė Shqipėrisė.
Vallė kur do tė vish prapė,
E tė na sjellē atė ditė,
Pėrse rri pshjellė me napė?
Pa hiqe, tė shohėm dritė!
Mbreti posi Perėndija,
Ishte mbyturė nė dritė,
Rrij ndaj soje bukurija,
Edhe gjithė mirėsitė
Mejtohej si tė shpėtonjė
Mėmėdhenė nga mynxyra,
Ta ngrer' e ta lartėsonjė,
Edhe i qeshte fytyra.
Parėsin' e Shqipėrisė,
Qė i erdhi Skėnderbeut,
Ati' mbretit t'urtėsisė,
Mbretit trim tė mėmėdheut,
Ti ėngjėll, do tė ma thuash,
E tė m'i sjellē nė mėnt mua,
Dhe njė nga njė tė m'i quash,
Si ē'i ka ndėr mėnt tė tua.
Nga gjithė, q'erdhė, m'i parė,
Dukagjini, mbret i ndjerė,
Qė s'pat shok nėr shqipėtarė,
Dhe Zahari me tė tjerė,
Sicili nga vend' i tija
U nis e gjithė u derdhė,
Tė shumė si mizėrija
Skėnderbeut miq i erdhė.
Mėndjeshumi Araniti { Aranit Komneni }
Me shumė shokė tė ndjerė
Pej Vlore me vrap arriti,
Edhe tė tjer' e tė tjerė,
Tanush Topja dhe Gjon Shpata,
Tė parėt' e Shqipėrisė,
Erdhė edhe Lato Gjata
Ndė rrėmet tė parėsisė,
Edhe Maneshi nga Berati,
Moisi Dibrani burrė,
Shumė tė parė nga Mati,
Trima tė patrėmbur kurrė
Prens' i perėndishm' Urani,
Qė kish shum' emrė qėmoti,
Me burra nga Elbasani,
Edhe Boshdar Nartioti,
Palė Dushmani i ndjerė,
Dhe bukuroshi Gjon Kokė,
Njė i parė nga ēdo derė
E me shumė trima shokė.
Trimatė nga Malėsija
Erdhė me armė tė lara,
U ēkul gjithė Shqipėrija,
Kshu ishin kohėt' e para.
Gjithė erdh' e u gėzuan
Kur e panė Skėnderbenė,
Dhe me gas van' e qafuan
Si vėllezėrė qė qenė
Me zemrė tė dėshėruar
Mbreti tė gjithė i priti,
Me fytyrė tė gėzuar,
I qafoj e i gostiti.
Nė mest tė ati' rrėmėti,
Q'ishin mbledhur tė tėrė
E ish mbushurė qyteti,
S'kish ku yė hithnje gjilpėrė,
U ngrit mbreti i ndjerė,
Fjalėėmbėli zėbukur,
Araniti mendjegjerė,
Q'ish i hijshėm' e i dukur,
Gjithė trimatė pushuan,
Vunė vesh ndė fjalė mirė,
Plaknė me mėnt e dėgjuan,
Qė flit me shum' ėmbėlsirė.
Tha: "Vėllezrė shqipėtarė!
Ju miqthit' e Skėnderbeut,
Mbretrė, zotėrinj, tė parė,
Gjithė djemt' e mėmėdheut!
A e dini, sot, o shokė,
Rrezik i math nga Azija
Na ka ardhurė mi kokė,
Po s'poshtetė Shqipėrija;
Zot'i madh pastė lėvdatė
Qė nuk e la Shqipėrinė
Pa zot, pa mbret e pa atė,
Kurrė s'ja zbriti fuqinė,
Mbret i gjithė Shqipėrisė
Sot tė jetė Skėnderbeu,
Erdhi ng'an' e Perėndisė,
Tė shpėtonjė mėmėdheu;
Gjithė, ē'jemi shqipėtarė,
Kėtė zot pėr mbret ta njohim,
Dhe pėr tė math e tė parė,
Pa ashtu punė tė shohim;
Nė doni qė tė shpėtojmė,
Ēė tė thot' ajy tė bėjmė,
Fjalėn' e tij ta dėgjojmė
Dhe kurrė tė mos bėzėjmė.
Se turku kėrkon ta hedhė
Nė robėri Shqipėrinė,
Nė zi, nė brengė, nė zgjedhė,
Pa rreh ta bėnjė tė tinė.
Po nukė humb trimėrija,
Shqipėtarėt s'e harrojnė,
Do t'i ndritonj' urtėsija,
Se t'urtėtė kupėtojnė."
Kshu the, plak i perėndishmė!
Mbret' i ndjer' e i lėvduar!
T'ish njeriu i tanishmė,
Mase s'tė kishte dėgjuar;
Po ata tė gjithė ē'qenė,
Zotėrinjt' e urtėsisė,
E njohnė mbret Skėnderbenė,
Mbren' e gjithė Shqipėrisė,
Mbret mbi mbretėrėt tė tjerė,
Mbi gjithė ē'ishin tė parėt,
Mbret e trim e burr' i vlerė
Pėrmbi gjithė shqipėtarėt.
Gjithė pėrnjėherė thirrė
Parėsija dhe rrėmeti
Me gas shum' e me dėshirė,
Sa u tunt gjithė qyteti:
"Mbret i gjithė Shqipėrisė
Do tė jetė Skėnderbeu,
Edhe hij' e Perėndisė,
Q'i kish mallė mėmėdheu."
Paskėtaj tė gjithė ē'qenė
Mbledhur atje atė ditė,
E rrethuan Skėnderbenė,
Ajy nė mest posi dritė
Sė pari mbretėtė vanė
Edhe pleqtė e tė parėt,
Dorėn' e besėn' i dhanė,
Pastaj gjithė shqipėtarėt.
Papa edhe mbretėritė
E njohnė mbret Skėnderbenė,
Edh'e njohnė q'atė ditė
Mė tė math nga gjithė ē'qenė
Tė gjith' e vunė tė parė,
Kordhėtar' e Shqipėrisė,
Tė math mi gjith' ushtėtarė,
Se do t'i binin Turqisė,
Sa nder mori Shqipėrija,
Edhe ē'emrė shqipėtari,
N'ato ditėt tė atija,
Q'u bė nga gjithė m'i pari!
Ishte i par' i tė paret,
Edhe krej'i ushtėrisė,
Ball' i gjithė luftėtaret
Dhe i gjithė njerėzisė.
Skėnderbe, o jetėgjatė,
Mė nise kėngė dhe valle,
M'u zbavite dit' e natė,
Me miqthit' e tu u ēmalle!
Sa lodra e sa gėzime!
Sa gjahe dhe bredhj' e vrape,
Dhe kalori e dėfrime,
Derėn' e parajsės hape!
Kuajvet, qė hingėllinin,
Flak' u delte nga potkonjtė,
Dhe armėt' e lara ndrinin,
Me vrap nxitonin langonjtė.
O kohė qė nxiton shumė,
Poshtė kurrė nukė bije,
Po ikėn me vrap si lumė,
Ato qė merr, ku i shpije?
Shtrigė, kuēedr' e pabesė!
Ha djemthitė q'i pjell vetė!
Asnjė nukė munt tė mbesė
Pa ngrėn' ajo goj' e shkretė?
Edhe dielli, q'ep dritė,
Edhe hėna do tė vdesė?
Edhe yjtė nonjė ditė
Do t'i hash me tė pabesė?
Evropa ishte e shuar
Edhe gjithė njerėzija
Nga frika ishte tmerruar,
Prit' shpėtim nga Shqipėrija.
Gjithė mbretrėtė qė qenė,
Shqipėris' i prunė besė,
Dhe mbren' e saj, Skėnderbenė,
E kishin tė par' e shpresė,
Ē'u bė emr'i Shqipėrisė,
Dhe liri e saj e ndjerė?
Ajo drit' e Perėndisė
Vallė mė s'vjen tjatrė herė?
Nė kurt kurrė Shqipėrija
Nukė hyri, e nė zgjedhė
S'e ka shtėnė Perėndija
Edhe nukė do ta hedhė,
Po kėrkon emrin' e vjetrė
Dhe nderė qė pat njėherė
E s'e kish nonjė vent tjetrė,
Zoti sėrish do ta bjerė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.123.st
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Male
Numri i postimeve : 3223
Age : 38
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

Pezi nga Naim Frasheri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Pezi nga Naim Frasheri   Pezi nga Naim Frasheri - Faqe 4 Icon_minitime12/9/2009, 17:34

HISTORI E SKĖNDERBEUT
(1898)
KREU IX
N'ato kohė venetjanėt
Gjithė den' e kishin zėnė,
E tė detit tė gjith' anėt
Nė dor' i kishinė vėnė.
Pa dhe nga tė Shqipėrisė,
Ca qytete t'anės' s'detit
Ishinė tė Venetisė
Edhe nė ditėt tė mbretit.
Lekė Zahari kish vdekur,
Q'ish njė prins i Shqipėrisė,
E Dajini kishte mbetur
Pa zot e nė mest tė zisė,
Q'ish qytet me shumė hije
Dhe me gas nė Mirėditė,
Thoshnje kurrė nukė bije
Bukuri e tij nė shkitė,
Aq i bukur ish Danjini,
Pa kish dėshirė ta zinte,
Po dhe Lekė Dukagjini,
Q'e kish fqinjė s'doj ta linte,
Se mėm' e Lekė Zaharit
Zu udhėn e marrėzisė,
S'desh t'ja linte shqipėtarit,
Po ja fali Venetisė!
Pa mbreti tha: "Venetija
S'hyn nė mest tė Shqipėrisė,
Se s'mbet shkretė Shqipėrija,
Qė t'i mbesė Venetisė."
Venetija e kėrkonte,
U bė armik menjėherė,
Skėnderbeu nukė donte,
Puna ishte e pėrzjerė.
Kah u bė ngalje njė plakė
E pėrgjunjur dh'e mahnitur,
Ndezi njė tė madhe flakė
Me dorėzėt tė drobitur!
Me Turqin' e me Sėrbinė
E kish prishur Skėnderbeu,
S'doj ta prish' me Venetinė,
Papo puna s'i pėlqeu.
Po domosdo do ta prishte,
Se vu kėmbė Venetija,
Puna rrezik tė math grishte,
Kish dėm shumė Shqipėrija.
Mbreti mblodhi parėsinė,
Dhe ēelėn' e trimėrisė
Q'e nderonin Shqipėrinė,
Pėr punėt tė Venetisė,
Po pshehtazi erdh' e zunė
Venetjanėtė Dajinė,
Ushtėtarė shumė vunė
Brėnda nė qytet tė rrinė.
Edhe mijė trembėdhjetė
Dėrguanė luftėtarė
E Danil Huriqi vetė
Ishte pėrmbi gjith' i parė.
N'anėt tė Drinit qėndrojti
Ushtėri' e Venetisė,
Fushėnė gjith' e mbulojti
Armiku i Shqipėrisė!
Kish italjanė, dalmatė,
Gjithė burra luftėtarė,
Tė mbėdhenj, te tresh', tė gjatė,
Kombe shum' e shumė farė.
Skėnderbe' burr'i vėrtetė,
Dhe trimatė shqipėtarė,
Mijė plot katrėmbėdhjetė,
Muarrė udhėn' e mbarė:
Pesė mijė me Hamzanė
E rrethuanė Dajinė,
Edhe nėntė mijė vanė
E kapėrxyenė Drinė
Shtatė mij' ish kalorija,
Tė hekurt ishin tė tėrė,
E dy mijė kėmbėsija,
Posi pylli ishin bėrė.
Moisiu ish mėnjanė
Me shumė tė mirė shokė,
Tė gjithė burra dibranė,
Trima pėr vdekj'e pėr kokė
M'anėt tjatėrė Tanushi
Me dy mijė luftėtarė,
Edhe Muzakė-bardhushi
E shumė burra tė parė
Nė mest ishte vetė Mbreti,
Skėnderbegu trim e burrė,
Pas soje gjithė rrėmeti,
Qė s'ishte mundurė kurrė
Dukagjini me Uranė
Me pakė shokė tė tjerė
Ishin hequrė mėnjanė
E nuk ishinė pėrzjerė,
Moisiu munt dalmatėt
Me ata burra dibranė,
Dhe gjithė shqeht' e harvatėt
Dhe dolli mė tjatrėt anė.
Pas ati' edhe Tanushi,
Duke zhveshur jataganė,
Kalit i ra e ja mbushi
Dhe u fut nėr italjanė
Ata me ushta i pritnė,
Shqipėtarėt shpatat ēkulė
Edhe i pren' e i shtritnė,
Pa i bėnė fare vrulė.
Mez'i ushtėris' s'armikut
E pa qė anėt u thyen
Dhe mbet nė mest tė rrezikut,
Papo erdh' e u rrėmbyen,
U derdhė mi Skėnderbenė,
Si galat me sokėllimė,
Duke shtėnė drejt i venė
Mbreti posi vetėtimė
U hoth pėrmbi ta me shpatė,
Tė tėr' e zeza i preu;
Mė ēdo herė gjasht' a shtatė,
I pritte tė vdekur dheu.
Erdh' u ranė shqipėtarėt,
Nga vendi qė patn' i ēkulė,
Pa i bėnė byk barbarėt,
Fjamurė nė mest e ngulė.
Po dalmatėtė u mblodhė,
Qė kishin marr' arratinė,
Mi shqipėtarėt u hodhė,
Duke mbledhurė fuqinė
Gjenė pėrpara Uranė
Edhe Lekė Dukagjinė,
Qė i pritn' e i pėrndanė,
U dhanė prap' arratinė.
Atė ditė shqipėtarėt
Tė gjith' armikėt i shuan,
Vetėm pak nga tė parėt
Edhe Huriqi shpėtuan.
Ishin dhe ca shqipėtarė
Me armikėtė pėrzjerė,
Punuanė si tė marrė,
Popo, ē'bėtė, o tė mjerė!
Nga gjith' ata tradhėtorė
Tė kombit, tė mėmėdheut,
Kishin rėnė nė dorė
Dy tė parė Skėnderbeut:
Andreu me Bolkathanė,
Q'ishin bėrė me barbarėt
E goditnė shqipėtarėt!
Dukagjini desh t'i vriste
Edhe bashkė me Uranė
Tė hiq shpatėn' e t'i priste
Andrenė me Bolkathanė,
Pa u ngrit me vrap nėr shokė
Dhe u derth tek ish Andreu,
Po ati' dorėn mi kokė
I vu vetė Skėnderbeu
Edhe e shikoj Uranė
E i tha: "Dhe ti o burrė!
Mos, mos e nga Bolkathanė,
Se kėto s'i bėmė kurrė
Ne s'i kemi vrar' barbarėt,
Q'i kemi vėnė nė dorė,
E tė vrasėm shqipėtarėt,
Tė prishimė dy tė gjorė!
U mbloth i tėrė rrėmeti,
I shikonte si armikė,
Atyre po u thosh mbreti:
"Perėndija s'pattė frikė?
Ėsht' i lik e i pabesė
Kush tradhėton mėmdhenė
E kombinė, pa s'ka shpresė,
Se atė gjall' nuk' e lenė.
Qysh u ndothtė ju tė marrė,
Ju bėt' armik kombit tuaj;
Tek ishitė shqipėtarė,
Pėrse u bėtė tė huaj?"
Kėshtu u tha Skėnderbeu.
"Mbret' i math, o jetėgjatė!"
Tha Bolkathaj e Andreu,
"Bėmė tė madhe mėkatė!
Neve mė s'duhet tė rrojmė
Me gjithė kėtė tė metė,
Kombinė ta tradhėtojmė!
Mė nukė jemi pėr jetė!"
Mbreti u tha dhe ca fjalė,
Ata shum' u mallėngjyen,
Pastaj fajnė ua falė,
Se tė gjorėt' u gėnjyen,
Pa tė vėrtetėn' e njohnė,
Ng'ajo qė bėnė mė parė,
Me gjithė zėmr' u pendohnė
Dhe u bėnė shqipėtarė.
U kthye nė Dajin mbreti
Edhe gjithė ushtėrija,
Po dhe s'ish dhėnė qyteti,
Ishte brėnda njerėzija.
Parėsija e tė tjerė
Thanė: "Tani mė ē'mėnojmė,
T'i hidhemi menjėherė,
Ta marrim edhe tė shkojmė."
Mbreti u tha: "S'ėshtė mbarė
Qė ta marrim e tė shkojmė,
Se ka brėnda shqipėtarė,
S'mė ka ėnda t'i lėftojmė
Ata do t'i marr' urija
Edhe do t'epenė vėtė,
Pse tė vritet njerėzija
Pa nevojė tė vėrtetė?"
Kshu tha mbreti, pa e lanė
Pa goditurė Dajinė,
E pshuallė, po s'i ranė,
Kursyenė njerėzinė.
Mbren' e Bosnjėsė, Stefanė,
Pėr tė ndihur Venetisė,
E rremnė ca venetjanė,
Edhe ju derth Shqipėrisė,
Po Skėnderbeu s'mėnojti,
Marinonė me Hamzanė
I nisi dhe i dėrgojti
Me trima pėrmbi Stefanė,
Me t'arritur shqipėtarėt,
Mbret'i Bosnjėsė u thye,
Edhe iku me tė parėt
Pa kėsul e pa qyrdye!
Marinoja me Hamzanė,
Me burratė shqipėtarė,
Gjithė Bosnjės' anembanė
I vunė flakėn' e zjarrė.
Pastaj Marinua Leshnė
Zuri kundrejt Venetisė,
T'u epte mirė rrebeshnė,
N'i derdheshin Shqipėrisė,
Kur e mori vesh sulltani,
Qė lėfton me Venetinė,
Ju lėshua dhe Stefani,
Tha: "E hangra Shqipėrinė!"
Nisi prapė Mustafanė
Me mijė pesėmbėdhjetė,
Dhe nė Shqipėri u dhanė
Luftėtarėtė si mbletė.
Pa Skėnderbeu Uranė
Dėrgoj, me trima tė tjerė,
Ta ndalojnė Mustafanė,
Po nė luftė tė mos bjerė
Pa i tha: "Tė zini malė,
E t'i bėni tė mėnojnė,
Me vrap mė dėrgoni fjalė,
Po tė zėn' e tė lėftojnė."
Turqitė e kupėtuan
Shqipėtarė q'ish i pakė,
Edhe mė nukė mėnuan,
Po e derdhė fill e flakė
E muarrė me rrėmujė,
Si s'e panė atje mbretnė,
U nisnė drejt pėr nė Krujė,
Ta zėnė kryeqytetnė.
Po arriti Skėnderbeu,
Erth nė fushėt tek shkon Drini,
Udhėn' armikut ja preu,
Duke ardhur nga Dajini.
La Hamzan' atje tė parė,
Q'e kish rrethuar qytetnė,
La dhe shumė luftėtarė,
Dhe ca u nisnė me mbretnė.
Venetjanėt' e mėsuan,
Q'erth ushtėri e Turqisė
Edhe mė nukė mėnuan,
Ju lėshuan Shqipėrisė.
Marinoja luftoj mirė,
Pa s'e muarrė dot Leshnė,
Armikėtė gjith' u vdirė,
Zot'i math u dha rrebeshnė.
Po tė tjerė mė tjatr' anė
Hyn' e zunė Shqipėrinė,
Posi karkaleci ranė
Edhe lanė vetėm hinė!
Mbreti ish nd'anėt tė Drinit,
Lėftonte me Mustafanė,
Venetjanėtė Dajinit
Ju derdh' e gjetnė Hamzanė.
Hamzaj e ndau ushtėrinė,
Njė anė jashtė lėftonte,
Edhe tjatėra Dajinė
E rrethont' e s'e lėshonte.
Me gjashtė mij' ishte mbreti,
Katrė mij' ish kalorija,
Kundrejt gjith' ati rrėmeti,
Qė kish dėrguar Turqija.
Lufta posa ishte ngrehur,
Shigjetatė vetėtinin
Dhe shpatatė ishin nxehur,
Gjak kėrkoninė tė pinin!
Vdekj' e shkretė rrotull vinte,
E zez' edh'e shėmėtuar,
Nė mest tė luftės lėēinte,
Trimat' ishin ashpėruar.
Trim'i turqet Karakushi,
Q'ish njė i par' i Turqisė,
Kalit i ra e ja mbushi,
Dolli jashtė ushtėrisė
Dhe thirri: "O shqipėtarė,
A ka nė ushtėrit tuaj
Njė burrė trim e tė parė
Tė lėftonjė me tė huaj?
Kėtu njihet trimėrija,
Le tė dalė, pa tė shohė,
Njė nga gjithė parėsija,
Vet'hen' e tija ta njohė!"
Kėshtu thirri Karakushi,
Pa u ngidhė shqipėtarėt,
Me njė gas tė math Tanushi
U nis tė dil me tė parėt.
Nė mest tė gjithė rrėmetit
Maneshi posi fajkua
Erth, ju afėrua mbretit,
I tha: "Falma lejėn mua."
Mbreti qeshi edh'e mbajti,
E i tha "Rri ti" Tanushit;
Maneshi si flaka vajti,
Dhe ndėnj kundrejt Karakushit,
I tha: "Mė ngjan se gėnjehesh,
Pa mburre kėshtu si gratė,
Apo pandeh qė tė kthehesh
Edhe ta kesh pėr lėvdatė?"
Pas kėsaj i tha Maneshi:
"Me ē'armė do tė lėftojmė?"
Ajy fjalė nukė deshi,
I tha: "S'duhet tė mėnojmė",
Edhe njė usht' i vėrviti
Me rrėmbim tė math armiku.
Ky me mburronjėt e priti,
Ashtu shpėtoj nga rreziku;
Pa njė shigjet' i vėrviti
Me tė madhe fishėllimė,
Nė sy tė djatht' e goditi,
Ja bėri tejpėrtej vrimė
Posi rrufeja shigjeta
E mori nė syt tė mjerėn,
Pėrnjėherė ju nxi jeta,
Ra nga kali, kafshoj terėn.
Qysh erth e u ashpėrua
Edhe mori me nxit malė,
Iku e u egėrsua
Aq' ajy i shkretė kalė!
E la tė vdekur tė zotnė,
N'anėt tė lumit arriti,
Hyri brėnda, bėri notnė,
Dolli tej dhe hingėlliti.
Kur u mėrgua nga lumi,
Hodhi syt' e mori zallė
Dhe shkrefėtiti vrapshumi,
Po nuk' e nxirrte dot mallė!
Nė Adrinopoj' arriti,
Duke ikur dit' e natė,
I ra derės' e i ngriti,
Edh'e zunė vajnė gratė.
Maneshi si zok i lehtė
Zbriti e kokėn ja preu
Me shpatė shumė tė prehtė,
Pa e ngriti dh'e rrėfeu;
Armėt' e lara ja nxori,
E la tė zinė tė nderė,
Kokėnė nė dor' e mori,
Pa u kthye burr'i ndjerė.
Turqitė u ashpėruan,
Me trimėri shum' u hodhė
E me zėmėrim lėftuan;
Shqipėtarėt' u pėrmblodhė,
Pa u derdh' e i pėrpinė,
I vranė, i ther' i prenė,
I copėtuan, i grinė,
I pėrhapn' u dhanė dhenė.
Mojsi, o trimi me pallė,
Me sa trimėri lėftove!
Nukė le armik tė gjallė,
U dhe dėrmėn' e i shove.
Mustafaj be kishtė bėrė:
Njė grusht flori do t'i ipte
Ati trimi qė ta zėrė
Moisinė, doj ta rripte!
Ishte bėrė vėrtet beja,
Po zihetė vetėtima?
Mbahet nė dorė rrufeja?
Mundenė burratė trima?
Kur lėshohej vetė mbreti
Me kordhėt tė larė xhveshur,
E hidhej si valė deti
Kal'i math, i bardh', i qeshur!
Asnjė nė mest tė rrėmetit
Nukė mundte tė qėndronte,
E kush i dil kundrejt mbretit?
S'kish burrė qė tė kuxonte.
U bėnė stavė tė vrarėt,
Gjaku rrithte si rrėketė,
U shuan gjithė barbarėt,
Fusha erth u bė kėnetė!
Mbreti trim me luftėtarė
Aqė me zėmėrim shtinte,
Sa gjaku nga kordh' e larė
Gjithėnjė si lumė vinte!
"Na shuanė! po ku jini?
Kėta qė qen' aqė pakė!"
Tha Mustafaj, "as u bini",
Edhe u derth posi flakė.
"Sy e faqe mė s'na mbeti,
Mė ē'e duamė vet'henė",
Tha, pa ju nis pas rrėmeti,
U derdhė mbi Skėnderbenė.
Skėnderbeu i ra kalit
Edhe shum' u ashpėrua,
U bė si dragoj i malit,
Vetėm mbi gjith' u lėshua.
Kali q'e njih Skėnderbenė,
U vėrvit posi hastriti,
E mori nėr dhėmbė frenė,
Armikėtė i mahniti.
Mustafa pasha u thye
Dhe gjith' ata qė kish pranė,
Rrėmeti i tėr' u ēqye,
Vendinė sėrish e lanė.
Po Tanushi me Uranė
E tė tjerė shqipėtarė
N'anėt tjatėr' ua dhanė
Me rrėmbim e me tė sharė.
Mustafaj erth u bė dyllė,
E pa pisk e s'dij ē'tė bėnte,
Mbeti kaluar si shtyllė,
Udhė pėr t'ikurė s'gjėnte!
Tė shumėtė luftėtarė
U vranė nė luft' e ranė,
Mustafaj me ca tė parė
Nxuarr' armėt' e i dhanė.
Mustafa trimi me pallė
S'e mundi dot Skėnderbenė,
Po u zu vetė i gjallė,
Tė tjerėt muarrė dhenė.
Armikė plot mijė dhetė
N'atė ditė ishin vrarė,
E vetėm treqint e tetė,
Kishin rėnė shqipėtarė.
U ēlodhė njė natė mirė,
Se burrat ishin kėputur,
Mė nesėret mė tė ngdhirė
Fjala erdhi posi flutur
Edhe tha qė venetjanėt
E mbuluan Shqipėrinė,
U hapnė mė tė katr' anėt
Dhe u derdhė mi Dajinė.
Pa mbreti gėrgoj tri mijė
Tė zėnė Maqedhoninė,
E nė qoftė qė tė vijė,
Ta ndalojn' atje Turqinė.
U lėshuan si rrebeshi,
Dy mij' ishte kalorija,
Mi gjith' i parė Maneshi,
Njė mij' ishte kėmbėsija.
Me tė tjerėt Skėnderbeu
Nė Dajin' erdhi e zbriti,
Armikn' e zeza e preu,
Posa dėgjoj se arriti.
Venetjan', o venetjanė!
Pritni Lekė Dukagjinė,
Muzakėnė dhe Uranė,
Tanushnė e Moisinė!
U talli e shkreta shpresė,
Andaj i ndihtė Turqisė,
Ja pattė me tė pabesė,
Mbretit trim e Shqipėrisė.
Venetjanėtė s'qėndruan,
Po ikėn' e u pėrhapnė,
U frikėsuan' e shkuan,
Sicilido mori vrapnė,
Dėgjuanė Skėnderbenė
Qė po vij i ashpėruar,
S'ndėnjėnė dot, muarrė dhenė
Me nxit e tė frikėsuar,
Shqipėtarėt pas u ranė
Dhe tė shumėt' i arritnė,
E tė gjallė mė s'i lanė,
Nė terėt pėrjet' i shtritnė.
Me gjithė shokėt Urani
E kish bėrė besa-besė,
As kėmbė pej venetjani
Nė Shqipėri tė mos mbesė.
Ke vėnė re kosėtarė,
Q'i hyn luadhit si flakė,
Edh'e korr fėt-e-fėt barė,
Pa e heth gjithė vandakė?
Ashtu edhe shqipėtarėt
Venetjanėtė i shtunė,
I korrė gjithė barbarėt,
Pėrmbi terėt stav' i vunė.
Nė Dajin ata q'u mbyllė,
Dalin me paq'e me fjalė,
Ishinė bėrė si dyllė,
Dhanė armėt' e u falė
I pėrsuallė e shkuan
Dhe u hodhė pėrtej denė,
Nė Veneti i lėvduan
Shqipėtarėt' edhe mbrenė.
Pastaj qytetn' e Dajinit
Mbreti burrė kordhėlarė
Ja fali ēelė Mardinit,
Q'e kish farefis Zaharė
Pa e bėri dhe Mardinė
Mbreti mik edhe vėllamė
Me prens Lekė Dukagjinė,
Tė dashur' e tė pandamė.
Ushtėri' e Shqipėrisė
Mori plaēkė nga Turqija
Se ushtėri' e Turqisė
Kish marrė nga Shqipėrija;
I bėri punėt si deshi
E si qenė pėr tė bėrė,
Pastaj u kthye Maneshi
Dhe luftėtarėt tė tėrė.
E mblodhi gjith' ushtėrinė,
Q'ish ndarė mė tė gjith' anėt
E kish mundurė Turqinė
Dhe Bosnjėn' e venetjanėt;
Pa nė mest t'ati' rrėmeti
Tė burravet shqipėtarė
U ngrit me gas tė math mbreti,
Skėnderbegu kordhėlarė
U tha: "Djemt' e Shqipėrisė!
Mėmėdhenė e nderuat,
Me ndihmėt tė Perėndisė
Nga armikėt' e shpėtuat.
Ajy q'ėshtė trim e burrė
E lėfton pėr mėmėdhenė,
Nukė vdes, nukė vdes kurrė,
Pėrjet' e nderon vet'henė.
Ata vėllezėrit tanė,
Q'u vranė pėr Shqipėrinė,
Emrė tė pavdekur lanė,
Gjithė bota do t'i dinė.
Ndaj meje ėshtė i gjallė
Gjithėnjė ajy nė jetė,
Qė lėfton si trim me pallė,
Shpėton nder' e bije vetė.
I jam falė trimėrisė,
Qė mė shpėtoj Shqipėrinė,
I jam falė Perėndisė,
Qė mė dha nder' e fuqinė.
Mė ato arnėtė tuaj
Mėmėdheu do tė mbahet,
Kurrė nė dorė tė huaj
Nukė bij'e nukė ndahet."
Kėshtu u tha Skėnderbeu.
Shqipėtarėt thirrė: "Rroftė
Mbreti, kombi, mėmėdheu!
Kurrė mos u varfėroftė!"
Pastaj u ngrit ushtėrija
Me shumė tė madhe bujė,
Kalori' e kėmbėsija
Me gas tė math erth nė Krujė.
Prunė Mustafa pashanė
E turq tė tjerė q'i zunė,
Edhe shumė venetjanė,
Veēan ndėr shtėpi i vunė.
Mbret'i mbante me tė mirė
Dhe tė lir' e me dėfrime,
Me tė ngrėn' e me tė pirė,
Me mėshir' e pa mundime.
Parėsi' e Venetisė
I dėrgoj kanisqe shumė
Mbretit t'math tė Shqipėrisė
E njė fort tė madhe shumė,
I kėrkoj vetėm lirinė
Nėpėr Shqipėri tė ketė,
Qė tė bėnjė tregėtinė
E tė jetė mik pėrjetė
E lufta q'u bė mė parė,
Paskėtaj le tė harrohet,
Tė jenė si fis e farė,
Gjithė puna tė mbarohet.
Mbret'i mir' ata i priti
Si miq e shum' i nderojti,
U dha kanisk, i gostiti,
E tė zėnėt' i lėshojti.
Parėsi e Venetisė
Pasandaj me tė vėrtetė
Ju bė mike Shqipėrisė
Dhe Skėnderbeut pėrjetė.
Kanisqet, q'erdhė me barrė,
Mbret'i math, burr'i vėrtetė,
Gjith' i ndau nė ushtėtarė
E gjėsendi s'mbajti vetė.
Edhe fqinjėt' e pabesė,
Sėrbija, Bosnja, Vllahija,
Ju lutn' e kėrkuan ndjesė,
Thanė: "Na vu marrėzija!"
Nevoj'aher'e mėsojti,
Pa nisi florinj me barrė
Sulltan Murati, dėrgojti,
Qė s'e kish bėrė mė parė.
Pa dėrgoj Ahmet pashanė,
Qė me mbrenė kishte qėnė
Mik, e kėrkoj Mustafanė
Dhe tė tjerėt q'ishin zėnė.
Mbreti i bėri gostinė,
E priti si tė vėllanė,
Dhe bashkė hangėr' e pinė,
Grishi edhe Mustafanė
Dhe Tanushn' e Moisinė,
Muzakėnė e Uranė,
Maneshnė e Dukagjinė
E tė tjerėt' anembanė.
Turqitė u ngrin' e shkuan,
Nė Adrinopojė vanė,
Tė gjorėt shum' u gėzuan,
"Kemi lindur sėrish" thanė.
Florinjtė i ndau mbreti,
I muarrė luftėtarėt,
Pa pjes' asnjė nukė mbeti
Nga vegjėli e tė parėt.
Popo, ta shihnje sulltanė!
Ishte bėrė si i marri:
Pa pyetur, Mustafanė,
Tė varfėrinė, e vari!
Shqipėtarėtė fituan
Luftėrat, emėrin, nderė,
Pa fort shumė u gėzuan,
Tė gjithė burrat' e vlerė
Shpėtuanė mėmėdhenė,
I dhanė nder Shqipėrisė,
Lartėsuan vetėhenė
Para gjithė njerėzisė.
Me gjithė botėn lėftuan,
I muntn' armikėt tė tėrė,
I prenė, i vran', i shuan,
Punė qė mė s'ėshtė bėrė!
Ata trimatė q'u vranė
Pėr shpėtimt tė Shqipėrisė,
Mėmat' e tyre s'i qanė,
Vanė njatė Perėndisė.
Me gjith' atė trimėrizė,
Me gjithė kėta tė mbarė
E me kaqė mirėsizė,
Me ata bij shqipėtarė
Skėnderbeu u gėzua
Dhe shokėt' i pėrgėzojti,
Po s'u mburr e s'u lėvdua,
Vet'henė s'e rėndėsojti.
Me zėmrė shumė tė qetė
lith duartė nė krahruar,
Pa thotė: "Zot i vėrtetė!
Emri yt qoft' i lėvduar!"
Shok s'ka pasur ajy burrė
Edhe nukė do tė ketė,
Se si Skėnderbeu kurrė
S'ka ardhur' e s'vjen nė jetė.
Gjithė ē'janė mirėsitė
E tė tėrė trimėrinė,
Urtėsit' e dituritė,
Bukurin' e njerėzinė,
Duke mbledhurė me dorė,
Gjithė tok i kish pėrzjerė,
I kish tretur si dėborė,
Pa kish bėrė kėtė herė
Trimn' e mirė, Skėnderbenė,
Zot i math e i vėrtetė,
Qė e nderoj mėmėdhenė,
Nė mos ishte ajy vetė.


HISTORI E SKĖNDERBEUT
(1898)
KREU X
N'Adrinopojė Murati
Me tė bir' e me tė tjerė
Brengė tė brėndėshmė pati,
Dhe trazim ndėr jeniēerė.
Pastaj u hoth mbi tė tjerė,
Andej, kėtej i pėrlau,
Papo humbn' ata tė mjerė
Si lėpushkat q'i ha kau!
Njeri nukė i qėndronte,
Aq' ish i fortė Murati,
Tė gjithė i dobėtonte,
I ndihte djalli dhe fati.
Vetėm njė qė nukė mundte,
Skėnderbe trim shqipėtarė,
Pa qante dhe kokėn tundte,
Nė zėmėr' e kish nakarė.
Pa prishurė Shqipėrinė,
Q'ish nė kufit e njė fqinjė,
Nuk' e shtonte dot Turqinė,
E kish nė syt si dėllinjė.
Pa e mblodhi parėsinė,
Bėnė fjalė gjat' e gjerė,
Si ta prishnjė Shqipėrinė
Edhe mė tė mos ta lerė.
"S'ka tė mbarė, tha, Turqija,
Sa ėshtė gjall' Skėnderbeu,
Do prishurė Shqipėrija",
Gjithėve kjo u pėlqeu.
Dyqint mijė luftėtarė!
Njėqint mij' ish kalorija!
Gjithė t'egėr' e barbarė,
U mbloth' e u bė gatija!
Mi gjith' ata ushtėtarė
Q'ishin mizėri e mbletė,
Mi tė parėtė m'i parė
Ish sulltan Murati vetė.
Pa dhe djalli kėtė herė,
Pėr tė shuar njerėzinė,
Top e gjyle kishte nxjerrė,
Tė vris njeriu njerinė!
Me arm' e me ushtėtarė,
Me kamilla e me kuaj,
Me shumė burra tė parė,
Me tė tit' e me tė huaj,
Me tė madhe kėrcėllimė
U nis i tėrė rrėmeti,
Me zė e me oshėtimė
Dolli me nxit nga qyteti.
Pa Skėnderbeu i mblodhi,
Erth e tėrė Shqipėrija,
Parėsija me vrap rrodhi,
Dhe pas gjithė vegjėlija.
Fortesėn' e Sfetigratit,
Qė prara Dibravet ishte,
Ja la sipėrė Perllatit,
Q'ish shumė trim e shokė s'kishte.
Skėnderbeu dolli vetė
E solli rreth Shqipėrinė
Me kalorės dymbėdhjetė,
E fortėsoj njerėsinė.
Prap' u kthye n'ushtėresė
Dhe pėrhapi trimėrinė,
Dhe gas edhe bes' e shpresė,
Gėzoj gjithė njerėzinė.
Fjal' e atij edhe gurė
Munt ta ngjallte me tė parėt,
Dhe ta bėnte trim e burrė,
Jo trimatė, shqipėtarėt!
Fortesat' i fortėsojti,
Pa pėrndau parėsinė,
Nėpėr vėnde i dėrgojti,
E pas mbajti Moisinė.
Ishin tė zottė tė parėt,
Burra gjith' e shumė trima,
E tė tėrė shqipėtarėt
Ishin posi vetėtima!
Parėsi' e Shqipėrisė
Ishte bėrė zjarr e flakė,
S'i trėmbėshinė Turqisė,
Ndonėse ishin mė pakė
Njė lėftonte me njė mijė,
Edhe nukė trėmbej kurrė,
Armikėtė s'doj t'i dijė,
Ishte kordhėtar e burrė.
Mė trim mi gjithė tė parė
Ishte Uran bukuroshi
Dhe Tanushi kordhėtarė,
Hamzaj, Muzakė djaloshi,
Dukagjini, Moisiu,
Maneshi shpatullgjerė,
Golemi mjekėrėziu,
Edhe tė tjer' e tė tjerė.
Pa tė tėrė shqipėtarėt
Ishin shumė trim' ahere,
S'i ndaje dot nga tė parėt
E nonjė pas nukė lere.
Gjithė ē'qenė mbretėritė
Njerės kishinė dėrguar,
Skėnderbeu me tė titė
I pritnė duke gėzuar.
Tė dėrguarit' u thanė:
"Ē'ndihm' u duhetė, na thoni,
Se gjithė mbretėrit tanė
Do t'u apėnė ē'tė doni."
Skėnderbeu : "Na gėzuat,
Miq tė mir' e tė vėrtetė!"
Tha "dhe shumė na nderuat,
Nder u dhėntė Zoti vetė.
Kur t'u kėrkojmė, tė vini,
Tani gjithė ushtėrinė
Gati e n'armė ta kini,
Dhe ahere letė vinė."
Me urtėsi Skėnderbeu
U tha vetėm kėto fjalė,
Tė dėrguarit' i ktheu
E dėrgoj me ta tė falė,
Gjith' ushtėrit' e Muratit,
E shumė si mizėrija,
Ju lėshua Sfetigratit,
U ēkul e tėrė Turqija!
E rrethuan Sfetigratnė,
Sulltani njeri dėrgojti
Ta bindte burrė Perllatnė
Perllati ndėnj' e dėgjojti,
Pa i tha: "Thuaj Muratit,
Sa tė jetė gjall' Perllati
Fortesėn e Sfetigratit
S'e merr dot kurrė Murati."
Me tė msuar kėtė fjalė,
U ashpėrua Murati
Posi deti kur hedh valė,
Tha: "Dal, pa mė sheh Perllati."
Krisi topi si gjėmimi!
Si rrufeja gjyl' e shkretė
E rrih fortesėn, po trimi
S'u trėmb, ish burr' i vėrtetė.
Armikėt' u zėmėruan
Dhe gjithė fuqin' e mblodhė,
Fortesėsė ju lėshuan,
Me rrėmbim tė math u hodhė.
Menjėherė shqipėtarėt
Ua dhanė me shigjetė,
Stavė u bėnė tė vrarėt,
Ranė pėrdhe posi fletė
Tė tjerėtė u pėrhapnė,
U trėmbn' e u frikėsuan,
E gjithėkush zuri trapnė,
Nga fortesa u mėrguan.
Pas asaj gjithė tė parėt
Thirrė dhe Murati vetė,
Ju lėshuan luftėtarėt
Prapė fortesės si retė.
Po tė brėndėsmitė prushnė
Dhe finjėn' e vajn' e zjerė
U hodhė dhe sheshn' e mbushnė
Me tė vdekur' e tė nderė.
Prapė e muarrė vrapnė,
Shoku-shoknė mė s'e panė,
Iknė gjith' e u pėrhapnė,
Sicili nxitoj mėnjanė.
Sulltan Murati tha: "Unė,
Qė njerėzit gjith' i munda,
Tė pėsonj sot kėtė punė
E tė mė thyhetė hunda!
Unė kaq' kombe tė tjerė
I prisha dhe i kam vrarė,
E tė mos munt kėtė herė
Ta nxjerr tej me shqipėtarė!"
Pa tha, "Atė qė tė kthehet
Kėtu vdekja do ta presė
Si mjerė kush tė gėnjehet!
Hidhuni pėrmbi fortesė!"
Pas kėsaj, gjith' u pėrmblodhė,
Duke shkelur mi tė vrarė,
Dhe fortesėsė ju hodhė
E nėpėr muret u varė
S'vunė re usht' e shigjetė
Si galatė u vėrvitnė
Dhe u vranė shumė vetė,
Po tė tjerėtė u ngjitnė.
Mė s'bėnte punė shigjeta,
Po kur zhveshnė shqipėtarėt
Shpatat' e prehta tė shkreta,
I mori djalli barbarėt.
"Oburra!", thirri Perllati,
"Sot ta marrė vesh Turqija
Dhe vetė sulltan Murati
Ē'trima djem ka Shqipėrija.
Biruni me vrap, o shokė!"
Tha, edhe gjithė po shtinin,
Turqit' pa dor' e pa kokė
Nga mur'i fortesės binin.
Kur nj'e madhe kėrcėllimė
E tundi tė tėrė dhenė
Dhe ndriti njė vetėtimė,
Turqit tė mahnitur mbenė!
Njė zė i math po dėgjohej,
Njė rrėmet unjej nga bregu,
Tymi sa vinte po shtohej,
"Popo!", thanė, "Skėnderbegu!"
Vėrtet po vij me vrap Mbreti,
Moisiu dhe Muzaka,
Nė mest tė ati' rrėmeti
U hodhė mbi ta si flaka!
Kish dhjetė mijė tė zgjedhur,
Tė tėrė ishin kaluar,
Gjithė ēela ishte mbledhur,
Vdekjenė sillnin nėr duar.
Kalorinė e dėrgojti
Sulltani mi Skėnderbenė,
Mbreti gjith' i copėtojti,
Pa u dha dėrrmėn' e dhenė.
Armikėt' i ngau data,
Gjith' ushtėrin' e lėshojti
Murati, po erdhi nata
E vdekjenė e ndalojti.
Nga kjo punė u helmua
Fort shumė sulltan Murati,
N'anėt tjatrė u gėzua
Me shokėt' e tij Perllati.
Mbreti me shokėtė iku,
Zuri njė vent tė mėrguar,
Po s'e mori vesh armiku,
Pa ndenj gjithė natėn zgjuar.
Jashtė po rrinte Murati,
Edh'e tėrė ushtėrija,
Me shokėt brenda Perllati,
Ata edhe Perėndija,
Gjithėnjė fjal' u dėrgonte,
E rrihte t'i mashtėronjė.
Pun' e rremeja s'mbaronte,
Pa mė s'dij si tė punonjė.
Kėrkonte t'i haj mė besė,
Po fjal' i dėrgoj Perllati,
"Mos bjerė mė atė shpresė
Se s'epetė Sfetigrati."
Pshihej dielli, dil hėna,
Shkonte nata, vinte dita,
S'mbaron dot pun' as e thėna,
As gėnjeshtėra, as mita.
Armikėt' ishin radhosur,
Nėpėr sheshe kishin rėnė,
Tė sėmur' e tė plagosur,
Vendin' e kishinė zėnė,
Dhe nga vap' e zjarr'i shumė
Ishin prer' e dobėtuar.
Ca kishin rėnė nė gjumė,
Tė tjerėtė rrinin shtruar.
Hėna herė nė re pshihej,
Herė delte e tregohej,
Epte drit' e pėrsėritej
Dhe prapė me re mbulohej.
Ahere majė njė bregu,
Me Tanushn' e me tė tjerė,
Kishte dalė Skėnderbegu
Dhe i pa gjithė tė nderė.
O hėna krahrorergjėndtė!
Ti u bėre tradhėtore?
Zoti pėr faj mos ta zėntė!
Tė gjorėt mė qaf' i more!
I pa ashtu Skėnderbeu
Dhe u fal mė Perėndinė,
Pa shokėvet u rrėfeu,
Tha: "E shihni ushtėrinė?
E shihni sulltan Muratnė,
Q'ish i patundur si shkėmbi,
Veē kėtu s'e gjen dot fatnė,
Pa gjithė botėn e trėmbi.
Ajy qė nuk' u munt kurrė,
Qė ka prishur mbretėritė,
S'i ndėnj kundrejt ndonjė burrė,
Ndaj nesh ka rėnė nė shkitė!
Gjithė botėn' e ka marrė,
S'e ka trėmburė rrėmeti,
S'munt dot vetėm shqipėtarė.
E shihni? Kėmbėkuc mbeti!
Pa t'u derdhemi njė herė,
Atje tek janė tė shtritur,
Tė dremitur' e tė prerė,
Tė dobėt' e tė drobitur."
Me tė thėnė kėshru mbreti,
Gjithė burrat' u gėzuan,
U lėshuanė sė qeti,
Armikut ju afėruan.
Pa nisinė Moisinė
Me shumė trima tė tjerė,
E qyrė mir' ushtėrinė
Dhe u kthyen menjėherė,
Gjith' u derdhė mė tė qetė,
Nė mest t'ushtėrisė vanė
Burrat trima tė vėrtetė,
Armikėt fare s'i panė.
Moisiu, si turk veshur,
U thosh mė gjuhėt tė tyre:
"Pėrse s'flini?" duke qeshur,
Me farė turku mėnyre!
Ujku i urėtė shumė
Kur futet ndaj bagėtisė
Dhe barin' e gjen nė gjumė,
S'ja mbyll derėn e shtėpisė
Ashtu edhe shqipėtarėt
Me vėrtik shum' u lėshuan,
Pa i shuanė barbarėt,
I therė e i rrėzuan!
Ē'u ka bėrė Skėnderbeu
Armikėvet atė natė,
I griu, i shoj, i preu!
Ish rrufe ajo, s'ish shpatė!
Aqė ngrinte shumė shpata,
Sa shkelte mi yjt' e shkonte,
Me vrap nga frik' e saj nata
Ditėsė vent i lėshonte!
Gjaku mė gjut kish arritur,
U mbush vendi me tė vrarė,
Armikėtė tė mahnitur
Po ikėnin duke qarė!
Sa tė zgjuhetė nga gjumi
E tė marr' armėt' armiku,
Gjaku ish bėrė si lumi,
Mbreti me shokėtė iku.
Bisha duke pėrlėfytur
Deshtė i lė mbi dhet rrahė,
Edhe ikėn nė gjak mbytur,
Nxiton si shqipja me krahė!
Mė tė nesėret Murati
U ngrit me shum' idhėrime,
Mė anėt tjatrė Perllati
S'e la tė bėnte fitime.
Tri herė muarrė vrapnė,
Tė tri herėt' i pėrndanė,
Gjith' ushtėrin' e pėrhapnė
Dhe shumė syresh i vranė.
Shqipėtarėt dit' e natė
Mė tė gjith' anėt u binin,
Atyre u hiqninė shpatė,
Fortesės ngrėnje i shpinin.
Njė mėngjes gjith' e rrethojnė
Armikėtė Sfetigratnė
Dhe i bien' e s'pushojnė,
Po s'e trėmbin dot Perllatnė!
Firuz pashėnė Murati
Me mijė tetėmbėdhjetė
E dėrgoj me vrap lugati
Tė zij vėnt, tė rrij i qetė,
Skėnderbenė ta ndalonjė,
Ta mbanj' e tė mos e lerė,
Dhe ky vetė tė lėftonjė
E fortesėsė t'i bjerė.
Murati kėto po shtinte
Dhe Sfetigratn' e shtrėngonte,
E Skėnderbeu po vinte,
Se tė gjitha i mėsonte.
Kishte mijė dymbėdhjetė
Burra trima shqipėtarė,
Dhe sa tė gjith' ishte vetė,
Q'ishte mi tė tėr' i parė.
Firuz pasha mė njė gropė
E kish ndarė ushtėrinė,
E kishte bėrė tri copė
Edhe po priste tė vinė.
Mė nj'anė vete Muzaka,
Moisiu mė tjatr'anė,
Mbreti vet' u fut si flaka,
Armikėtė gjith' i ranė,
Po ajy si vetėtima
Hyri me kordhė nė dorė,
I ndau burratė trima,
U dha gjithėve tėrthorė.
Si i hapi e i prishi,
Qėndroj e u ēloth mėnjanė,
Tė parėtė gjith' i grishi,
Pėr luftėnė fjalė thanė.
Firuz pasha: "Shqipėtarė!"
Thirri, "Ku e kini mbrenė?
Jo mė nxjerrki ca kusarė!
Ē'e gjet vallė Skėnderbenė?
Ajy burri trim qė kini
Iku vall' e mori malė?
Pa ma bini, pa ma bini,
N'ėshtė trim, kėtu tė dalė."
Kėshtu u tha Firuz pasha
Me buj' e duke lėvduar
Dhe duke vrarė tė trasha,
I ziu e kish tė shkruar!
Mbreti trim, me tė dėgjuar
Kėtė fjal', u ashpėrua
Dhe hyri me nxit kaluar,
Posi fajkoj ju lėshua,
I tha: "Do ta mėsosh mirė
Ku ėsht' ajy qė kėrkove!
S'mė vjen keq, se me dėshirė
Vdekjenė vetė e ftove."
Duke thėnė kshu, e ndoqi,
Ju hoth me vrap edh'e zuri,
Njė kordhė tė mir' i hoqi,
Kokėnė pėrdhe ja shturi!
Koka ra dhe ligjėronte,
Nuk' i kishte sosur fjalėt,
Trup'i tij dhe po qėndronte,
Sindėkur ishte mbi kalėt!
Armikėtė si e panė
Qė u vra e ra i pari,
Gjithė ē'kishinė i lanė
Dhe ikėnin si i marri.
Katrė mijė luftėtarė
Kishin rėnė posi duaj,
Mben' ata mė vėnt tė vrarė
Dhe gjė e plaēka e kuaj.
Murati ish derdhur vetė
Qė ta mirrte Sfetigratnė,
Po la mije shtat' a tetė
Dhe s'e mundi dot Perllatnė.
Shtat' a tetė mij' u vranė,
E shih q'u prish ushtėrinė,
Mė s'e nxij dheu sulltanė,
Pa e mblodhi parėsinė,
Tha: "Fortesėnė ta lemė,
Se puna nukė pronditi,
Si druri qė s'lėshon pemė",
Edhe ushtėrin' e ngriti.
"T'i derdhemi Shqipėrisė,
E tejpėrtej", tha, "ta djegim,
Tėmerr tė math njerėzisė
T'i apėmė e t'i ndjekim;
Pa duke bėrė rrėmujė,
Pėrpara gjithė t'i vėmė,
Tė hyjmė brėnda nė Krujė,
E gjėsendi tė mos lemė."
Mblodhi shokė' Skėnderbeu,
Qė hanin hekur me dhėmbė,
Armikut udhėn' ja preu,
Nuk' i la tė bėnin kėmbė.
I pa qė iknė Perllati
E ju derdhė Shqipėrisė
Ushtėrija dhe Murati,
Papo ju duk dit' e zisė,
Tha: "O shokė, ne mė ēpresim?
Po shuhetė Shqipėrija,
Jakėni gjithė tė vdesim!
Si ta apė Perėndija!"
Kshu tha burri trim, Perllati,
Dhe vuri armėt' e lara,
Mori udhėnė nga Mati,
Qė t'u dil turqet pėrpara.
Fluturuanė si flakė
Edhe nė fortesė lanė
Nga shokėtė ca tė pakė,
Q'ishinė gjithė dibranė.
Shėrbėtori qė bij ujė,
Tha: "Popo, ē'na qėnka thėnė!"
"Ē'ėsht' ", i thanė, "kjo rrėmujė?"
Tha: "Qeni nė pust ka rėnė!"
Dibranėt nuk' e pinin
Ujėt' e kėrmės' sė shkretė,
Tjatrė pus s'kish, qysh tė rrinin?
Pa ujė s'rrohet nė jetė.
Njė tradhėtor, kanė thėnė,
Pėr tė mirėt tė Turqisė
E pat shtėnė nė pust qėnė,
Q'i bėri dėm Shqipėrisė!
Gjith' ata burra dibranė
Muarrė armėt' e shkuan,
Fortesėn, vetėm e lanė,
Opopo! qysh u marruan?
Ata posa kishin dalė
E me shumė vrap po vinin,
Muarrė tė gjithė malė,
Kėrkonin ujė tė pinin.
Armikėtė ishin thyer
Dh' ata qė mbenė tė gjallė,
Pėrsėri ishinė kthyer,
U poqnė ballė pėr ballė.
Kėta me vrap ua dhanė
Edhe pėrpara i vunė,
Njėzet a tridhjet' i vranė
Dhe fortesėn prap' e zunė.
Armikėtė e rrethuan
Si mizėrija fortesėn,
Po dibranėtė lėftuan,
U bėnė gati tė vdesėn.
Sulltani nukė mėnojti,
Se i pa se s'kishin shpresė,
Me njeri fjalė dėrgojti,
T'ikin me arm' e me besė
Etj' e shkret' i kishte prurė
Afrė vdkjesė tė tėrė,
Ishin gjithė tė sėmurė,
Pa tė ndryshmė qenė bėrė!
Vėndėsit dhe luftėtarėt
Me armė nė dorė shkuan,
Nuk' i mbajtnė dot tė parėt,
Punė tė keqe punuan!
Armikėtė mė s'mėnuan,
Po fortesėsė ju derdhė
E gjithė shum' u gėzuan,
Se pa luftė brėnda erdhė.
Kėshtu e mori Murati
Fortesėn' e Shqipėrisė,
Ra pa luftė Sfetigrati
Q'ish nė kufit tė Turqisė!
O fortes' e Sfetigratit!
Rrufeja tė tė kish rėnė!
Sa re nė lakt tė Muratit,
Nukė je mė pėr tė qėnė!
Ishe zonjė, zojn' tė bėnė,
Dolle pej sėr' e pej radhe,
S'je paskėtaj pėr tė qėnė!
Perllati ishte pėrzjerė,
Nėr luftėra ishte ndodhur
Me gjithė shokėt' e tjerė,
Pa ish kėputur' e lodhur.
Kur e dėgjoj kėtė fjalė,
U mahnit, mbeti si shtyllė,
Nė zėmėrt i erth njė valė
Dhe u verth e u bė dyllė!
Tha: "Popo, ē'bėra qė ika!
Tė mė mirr ushta nė ballė,
Tė mė paske rėnė pika,
Sot tė mos isha i gjallė!"
Kėshtu tha ēelė Perllati,
Nė shpirtit kish brengė shumė,
Krahrorgjeri, leshragjati,
I derdhi lottė si lumė!
Nuk' e linte trimėrija,
Pa vu kokėnė ndėr duar,
E mundonte vetėdija,
Ish vrėnjtur' e shėmėtuar!
Burr'i math, i trash', i gjatė
Ndėnji pak e u mejtua,
Hodhi dorėnė mi shpatė,
Mbreti trim ju afėrua.
Foshnja kur i flet ati,
Si e lak me lotthit dhenė?
Ashtu dhe ēelė Perllati
Qau kur pa Skėnderbenė!
Dhe i thotė: "Mos mė lerė
Tė mė vrasė vetėdija,
Dua tė vdes menjėherė,
Se mė s'mė nxė Shqipėrija!"
Pa e qafoj Skėnderbeu,
Duke thėnė shumė fjalė,
Zėmrėnė ja pėrdėlleu,
Q'ish plot breng' e gjithė valė.
Foshnja, gra, pleq, luftėtarė
Rrininė buzėlėshuar,
Me fytyrėzė tė vrarė
Faji i kish turpėruar.
Mbreti u tha: "Keq mos kini,
Pa prap' e vėmė nė dorė,
Juve shėndoshė tė jini,
Pa Zoti s'na lė tė gjorė.
Kijeni zėmrėn tė gjerė,
Kurrė mos u dobėtoni,
Puna sido qė tė bjerė,
Burra e trima qėndroni."
Kshu tha, po shum' u helmua
Nga ky dėm i math qė patnė,
Po nukė ju zėmėrua,
Se e doj shumė Perllatnė.
U dha gjė, plaēkė e arė
Tė ardhuret Skėnderbeu,
Dhe shtėpi e qe e farė,
Tė gjithė i ngushėlleu.
Si u muarr Sfetigrati,
U nis pėr n'Adrinopojė,
Mė s'ndenji fare Murati,
Se pa tė madhe nevojė,
I numėroj luftėtarėt
Si tufėn' e bagėtisė,
Ishin shuarė barbarėt,
S'ish as gjysm' e ushtėrisė.
La tetė mij' ushtėtarė
Dhe topa gjyl' e tė tjera
Nė Sfetigrat q'e kish marrė,
A ja la, tė themi, hera.
Skėnderbeu e mėsojti
Dhe dolli me dhjetė mijė,
Mė ēdo anė i dėrgojti,
Pėrpara, pas e nėr ijė:
Herė vėnt tė ngushtė zunė,
Herė nė ball' i goditnė,
Herė pėrpara i vunė
E herė nė prit' i pritnė.
Kėshtu i pren' e i vranė,
Tė shumėtė mb'udhė mbetnė,
Tė pakėtė mezi vanė
E zunė kryeqytetnė,
Mbreti erth nė Kruj' e zbriti,
Edh' e hapi ushtėrinė,
Pas dy muaj e porsiti
Tė mblidhetė, parėsinė.
Mbreti pa punė po s'rrinte,
S'lodhej kurr' e s'i rėndohej,
Edhe nė gjumė kur flinte
Pėr Shqipėrinė mejtohej.
Dolli e pa Shqipėrinė
Edhe gjyqet' e ēdo punė,
Vuri nd'udhė mirėsinė,
Njeri s'la nė tė pėrdhunė.
Nė ditėt tė ati mbreti
E sa rroj ajy nė jetė,
Nė Shqipėri njeri s'mbeti
Nė tė keq e nė tė metė.
Shqipėtarėt gjith' i qitte,
Q'i kish djem e i donte,
Pėr luftė vet' i stėrvitte,
Shumė bukur' i mėsonte.
Nga ajy zot e mėsonin
Luftėn me shumė dėshirė
Shqipėtarėt, pa lėftonin,
Me armikėt' aqė mirė.
Vate vetė kėtė herė
Skėnderbeu pa Hynjadhė
Edhe mbretėrėt e tjerė,
Miqt' e tij gjithė me radhė.
Derdhi kėtė herė topa,
Pru italjan' e gjermanė
E ē'i duhej nga Evropa,
Dhe fransės' e venetjanė.
Tė gjith' i kish miq, si thamė,
Po mė mik i Shqipėrisė,
Q'e kish mbreti vėllamė,
Ishte mbret'i Italisė.
Alfonsin kish mik pėr kokė,
Vėlla tė dashur pėrjetė
E ballė nė gjithė shokė,
Mbreti trim e i vėrtetė.
Sindėkur i porositi,
U mbluadhė parėsija,
Mbreti me nder shum' i priti,
Si ja epte njerėzija.
Parėsi e mėmėdheut
Ishte mbledhurė e tėrė,
Pėr dasmėt tė Skėnderbeut
Fjal' e mejtim kishte bėrė.
Pa mbretit tė gjith' i vanė
Me njė zė e me njė gojė,
Pėrnjėherė gjith' i thanė:
"Neve shohėm njė nevojė.
Tė lutemi gjithė ē'jemi,
N'emėrit tė Shqipėrisė,
Njė fjalė qė do ta themi,
U bėftė e Perėndisė.
Kombin duhet ta gėzojmė
Edhe gjithė Shqipėrinė,
Andaj duam ta martojmė
Kėtė herė zotėninė."
Mbreti qeshi dhe tha: "Mua!
S'mė dini qė s'mbanj dot zgjedhė?
Tani kėrkoni njė grua
Nė robėri tė mė hedhė!"
Pleqėsi' e parėsisė
Dhe mė afėrė i vanė:
"Kjo dėshir' e Shqipėrisė
Do tė mbarohet'" i thanė.
"Paskėtaj mė s'tė dėgjojmė,
Se kjo punė ėshtė jona;
Mėmėdhenė s'e shkretojmė,
Pėr tjatrė gjė urdhėrona."
"U ap fjalė qė tė vlohem,
Si tė marrėm Sfetigratnė,
Do t'u dėgjinj tė martohem,
Po pa tė mundim Muratnė."
Skėnderbeu kėtė fjalė
Tha, ata gjith' u gėzuan,
I thanė: "Tė qofshim falė"
E fjalė tė tjera s'shtuan.
Ushtėrinė prap' e mblodhė,
Tė gjithė trimatė vanė
E Sfetigratit ju hodhė,
Mė tė gjith' anėt i ranė.
Fjal' e njeri dėrgoj mbreti,
Qė tė epenė me besė,
Po kėtė s'e desh Ahmeti,
Q'ish i parė nė fortesė
Tha: "Sa gjak derdhi Turqija
Edhe prapė nuk' i mundi,
Tė derthnjė dhe Shqipėrija,
Pa tė shohėm mė sė fundi."
Mė topt edhe pėr fortesė
Shqipėtarėt s'ishin msuar,
Nė tė huajt kishin shpresė,
Se ata ishin tė vuar.
Po e dinte Skėnderbeu
Dh'e njohnė gjithė tė parėt,
Qė s'fitonte mėmėdheu
Pa stėrvitur' shqipėtarėt.
Gjithė tė huajt' Turqija
Menjėher' i frikėsonte,
Fill e vetėm Shqipėrija
Dhe shqipėtari lėftonte!
Mbreti e rrethoj fortesėn,
Qė t'i lij n'uri tė mbesin,
Dhe Dėrgoj tanushn' e Shtresėn
Me shok' udhėnė t'i presin,
T'i rrinė kundrejt Turqisė,
Asnjė armik tė mos lenė
T'i qasetė Shqipėrisė,
T'u apėn dėrrmėn' e dhenė.
Pėrsėri sulltan Murati
Me dyqint mij ushtėtarė
Erdhi drejt posi zapati,
Si edhe herėn' e parė.
Andaj e tėr' ushtėrija
Erdhi nė Krujė dhe mbreti,
E u zunė nga gatija,
Se kohė shumė s'u mbeti.


HISTORI E SKĖNDERBEUT
(1898)
KREU XXI

Mbreti priti miqėsinė
Dhe i pėrcolli tė tėrė,
Q'i nderuan Shqipėrinė
Dhe punėtė qė kish bėrė
Pa i erdhi parėsija
Nga ēdo an' e Shqipėrisė,
Edh'e tėrė zotėrija,
Se ish hij'e Perėndisė.
Tė gjithė duke nderuar,
Mbret'i priti shumė mirė,
I pushtoj nė krahėruar
Me gas shum' e me dėshirė.
Kėtej mbret'i Shqipėrisė
Edhe e tėrė Shqipėrija
Kish gazet' e Perėndisė
Q'i do gjithė njerėzija;
Andej sulltan'i Turqisė
Vate shum' i zemėruar,
Sepse dėmn' e Shqipėrisė
Zot'i math e kish ndaluar;
Po ra nė shumė lėngime
E nė smundje tė kėqija,
N'idhėrim' e nė rėnkime,
I dha brengė Perėndija.
Shihte ėndėrr' e thėrriste,
Thoshte: "Po vjen Skėnderbeu!"
Dhe dridhej e angulliste,
Sikur do ta pinte dheu!
U tremb shumė kėtė herė
Sulltani nga Skėnderbeu,
Se ja shtu nė baltė nderė
Dh'e vėrteta s'e gėnjeu.
Pas ca muajsh u shėrua
Dhe u ngrit si nga qivuri,
Ndėnji pak' e u mejtua,
Pa Ali pashėnė pruri.
I tha: "Ali pashė, ē'thua?
Si t'ja bėjmė Shqipėrisė?
Qė nukė mė la nder mua
Dhe faqe ndaj njerėzisė."
Ali pasha ju kėthye,
Fjalėn' e kishte ndėr dhėmbė,
Pa njė her' u kapėrxye
Dhe u ngrit me nxit mė kėmbė,
I tha: "Unė tė kam thėnė
Qė mos e nga Shqipėrinė,
Se Zot'i math s'e ka thėnė
Ta bėnjė njeri tė tinė.
Ne tė zėmė miqėsinė
Me tė zon' e Shqipėrisė
Dhe ta kemi Shqipėrinė
Njė fortesė tė Turqisė.
Kshu them e kėshtu kam thėnė,
Fjala s'mė ėshtė dėgjuar,
Po jam prapė tek kam qėnė
M'atė fjalė kam qėndruar.
Kaqė herė qė lėftuam
Ne kurrė s'kemi fituar,
E sa ushtėri dėrguam
Shqipėria i ka shuar.
Edhe ta marrē Shqipėrinė,
S'bėnetė rob shqipėtari,
Po pyet ata qė dinė
E mos puno si i marri;
Ata nė dorė tė huaj
Kurrė nukė kanė rėnė
Dhe s'bijenė, po mos vuaj,
Se s'hyjnė nė zgjedhėt tėnė.
Nukė merret Shqipėrija
Si thoni, me tė pėrdhunė,
Po pėrjetė miqėsija
Do tė na hyjnė nė punė."
Kėshtu i tha Ali pasha,
Pa u bint sulltan Mehmeti,
Q'i vrit mė parė tė trasha,
Se tė vėrtetėn' e gjeti,
Pa Ali pashės i thotė:
"Fjala jote ėsht' e mirė,
Gjer mė sot vuamė kotė
Si tė marr' e si ė pirė.
Tani pa merr ushtėrinė
Dhe mos mė dėgjo as mua,
Po hiq e zėrė kufinė
Edhe bėj ashtu si thua."
Kshu tha dh'e nisi Alinė
Me mijė pesėmbėdhjetė,
Vate dhe zuri kufinė,
E punoj si deshi vetė.
Zu paqėn' e Perėndisė,
Q'ėsht' e lartėr' edh'e mirė,
E ju bė mik Shqipėrisė
Me besė e me dėshirė.
Pa nisi pesė tė parė,
I dėrgoj me vrap te mbreti
Me qėllim shumė tė mbarė,
Miqėsisė udh' i gjeti,
U bė mik me Skėnderbenė,
Mik me shpirt edhe me besė,
Se e donte shume mbrenė,
Kishte njerėzije pjesė.
U poq edhe shumė herė
Me mbren' Ali pasha vetė,
Q'i bėnte si duhej nderė,
Se e dij q'ish i vėrtetė.
Miqėsi shumė rrėfyen
E bėnė vėllazėrinė,
Edhe kanisqe ēkėmbyen
Mbret'i urtė me Alinė.
Koha me paqė po shkonte
Duke rrjedhurė si lumi,
Gjėkundi nukė qėndronte,
Dit' e natė s'e zij gjumi,
Papo koha duke shkuar
Pėrsėritet gjithė jeta,
Gjėsendi s'le pa ndryshuar,
Gjith' i merr me vet'h'e shkreta!
Lulevet nuk u le erė
E drurėvet s'u le fletė,
Njeriut tė zi, tė mjerė,
Ja nxin tė shkretėnė jetė!
Sjell thinjėt' e pleqėrinė,
Fishk faqen, kėrrus kurrisnė,
Shtije poshtė dhe fuqinė,
Njerin' e than si murrisnė!
Lulenė q'e ēeli vera.
E prishi dimėr' i shkretė,
Po sėrish kur i vjen hera
Lulėzohet' e nxjerr fletė.
Kshu vdes edhe koha vetė
Edhe dimėri dhe vera,
Po ngjallen sėrish nė jetė
E dukenė si tė tjera.
Kėshtu e tha Perėndija,
Andaj po plakej dhe mbreti
Dhe gjithė shokėt' e tija,
U plak dhe sulltan Mehmeti.
Dimėr'i lij vjeshtėtė prapa
E atė e ndiqte vera,
Pas verėsė vinte vapa,
Pa vinin vjeshtėt' e tjera.
Bilbili zij' e kėndonte
Ndėr lule m'er' e nė fletė,
Pa pastaj sėrish pushonte
Dhe rrinte ca koh' i qetė.
Moti shkont'e pėrsėritej
Edhe paqa fortėsohej
Fuqija nuk' i venitej,
Gjithėnjė mė shum' i shtohej.
Ish nė prehje Shqipėria
Edhe gjithė shqipėtarėt,
Mbretėronte urtėsija,
S'kishin tė bėnin tė marrėt.
Mbreti shpirtmath me Alinė
Piqeshinė kurdoherė
Dh'e shtoninė miqėsinė,
Nuk' e lininė tė bjerė.
Dhe vėndetė qė kish zėnė
Rreth Shqipėrisė Turqija,
Gjith' ishinė mė tė dhėnė,
Se i donte Shqipėrija.
Tėrėsin' e Shqipėrisė
Edhe mbren' e mbretėrinė
Do t'i njih mbret'i Turqisė,
Kshu e bėnė me Alinė.
Po djajtė e djallėzitė
E ēmėntnė sėrish Mehmenė
Dh'e prunė mė atė ditė,
Q'u bė prap' armik me mbrenė!
Nga Jeziti, nga Mervani,
Nga Mavij' e mallėkuar
Mori mėsime sulltani,
Udhėn e gjet tė punuar!
Pa s'e donte Shqipėrinė,
Nuk' e donte Skėnderbenė,
Sepse kishte urtėsinė,
Pėrpiqej pėr mėmėdhenė.
E ngriti me vrap Alinė,
Se u bė me shqipėtarėt,
U pėrpoq pėr Shqipėrinė,
Nukė lėftoj si tė parėt!
Qėllimet qė zu Mehmeti
Dhe udhėn' e mallėkuar
E kupėtoj mirė mbreti,
Qė rrij gjithėnjė i zgjuar,
Pa dolli me parėsinė,
I erth rrotull Shqipėrisė
E pa gjithė njerėzinė
Mbret'i math i urtėsisė.
I dha fuqi Shqipėrisė
E fortėsoj ēdo fortesė,
Po mė shumė njerėzisė
I dha trimėri e shpresė.
Dimėri qė helmon dhenė,
Ēvesh drurėt' e s'u le fletė,
Lulet i bėn sikur s'qenė
Me ftohtėsirėt tė shkretė
Me atė tė thatė dorė
Qė shtije gjithė thėllimnė,
Shtron dėborė mi dėborė,
Heth helmin' e idhėrimnė
Me atė dorė tė shkretė,
Sė largu duke qėlluar,
Hodhi me fort njė shigjetė,
Oh, shigjet' e mallėkuar!
E pa tė dirsurė mbrenė,
Qė pėrpiqej e punonte
Gjithėnjė pėr mėmėdhenė,
Edhe gjumi s'e qetonte,
Pa shigjetėn' e vėrviti
Me fuqi tė madhe shumė,
Mbren' e mirė e goditi!
Ē'bėre, o dimėr', o lumė!
Mbret'i math e i vėrtetė
Ndjen brėnda nė krahėruar,
Nga e nėmura shigjetė,
Njė tė shkretė tė sėmbuar!
Atė qė s'e zinte shpata
Edhe ushta e shigjeta,
Smundja me duar tė thata
Ndėr rroba e shtu e shkreta!
Mbreti me shokėt zu Leshnė,
Atje ethetė ja dhanė,
Shėronjėsit' u pėrveshnė
E tė gjithė bashk' i vanė.
U ēkul gjithė parėsija,
Njeri pa ardhurė s'mbeti,
Rrodhi gjithė Shqipėrija,
Erth' aty tek ishte mbreti.
Mbreti thirri parėsinė,
U dėrgoj me vrap njė djalė,
Tha: "Gjithė kėtu tė vinė,
Se kam t'u them shumė fjalė."
Kshu tha, pa erth parėsija
Edhe pleqtė mėndjeshumė,
Se kish njerėz Shqipėrija,
S'kishte mbeturė pėr lumė.
Maksimi q'ish i dėrguar
Te mbreti, nga Italija,
Dhe Jasafi i lėvduar,
Qė ishte nga Venetija,
Hynė tok me parėsinė
Edhe me pleqt tė uruar,
Q'e mbaninė Shqipėrinė
Si lulen' e lulėzuar.
Ata hynė me gjak ngrirė
Edh'e pėrshėndoshnė mbrenė
Gjithė me zėmrė tė mpirė,
Tė sėmurė shum' e gjenė!
Pa Skėnderbe bukuroshi
Gjithėve u bėri nderė,
Sicilin' e pėrshėndoshi
Dhe zu fjalėn menjėherė,
Tha: "Erthmė e do tė vemi,
Mase prapė do tė vimė,
Se kėtu pėrjetė s'jemi,
E nukė mundim tė rrimė.
O vėllezrė shqipėtarė!
Ju tė jini tė bashkuar,
Sindėkur qetė mė parė,
Qė tė jini tė nderuar;
Mos e lini trimėrinė
Dhe bashkimnė nė mest tuaj,
Po ta kini miqėsinė,
Se nukė jini tė huaj,
Jini gjithė shqipėtarė,
Kini mėmė Shqipėrinė,
Jini njė fis e njė farė
E besoni Perėndinė
Pėrpiqi ditė edhe natė,
Mėmėdhenė ta shpėtoni,
Armikut hiqini shpatė,
Kurrė mos u frikėsoni;
Sindėkur kini lėftuar,
Ashtu prapė tė lėftoni,
Qė tė jini tė shpėtuar
E tė kini gjithė ē'doni;
Mos e humbisni lirinė
E mos bėhi rob nė jetė,
Po tė doni mirėsinė,
Ua ep Zotth'i vėrtetė.
Im bir sot foshnj' ėsht' e djalė,
Nukė munt tė mbretėronjė,
Se nė luftė s'munt tė dalė,
Mėmėdhenė ta shpėtonjė
Se ka vetėm njėmbėdhjetė
Vjet e nukė ka mė shumė,
Qė ka lindurė nė jetė,
Vėrsa s'u poq, ėshtė brumė
Sė pari do tė mėsonjė
Qysh mbahetė mbretėrija,
Pa pastaj tė mbretėronjė,
N'e ka thėnė Perėndija;
Ato ditė sa tė vinė,
Ju tė njihni pėr tė parė
Ēelė Lekė Dukagjinė
Gjithė ē'jini shqipėtarė,
Ajy nė kėmbėt tė mbretit
Tė gjykonj' e tė lėftonjė,
Tė jet' i par'i rrėmetit
E ēdo punė ta mbaronjė,
Kur ka luftė Shqipėrija,
Pas fjalės qė kemi bėrė,
Do t'i ndihnjė Venetija
Me fuqit tė saj tė tėrė
Nė ardhtė vetė sulltani,
Veē ndihmes sė Venetisė,
Do tė ndihnjė Ferdinani
Me ushtėrit t'Italisė
Ashtu edhe Shqipėrija
Do t'i ndihnjė Venetisė,
N'i arthtė siprė Turqija,
Sindėkur dhe Italisė.
Im bir e ka mbretėrinė,
Me t'ėmėnė pėr ca kohė
Le tė zėrė Apolinė, { Napolin }
Sa tė rritet' e tė shohė."
Kshu tha mbret'i Perėndisė,
Ajy zot' i zotėruar,
Mbret'i urt' i Shqipėrisė,
Dhe i mir' e i lėvduar.
Pa u kthye mė tė birė,
I tha: "Ti, o jetėgjatė!
Vėshtro tė bėhesh m'i mirė
E m'i urtė nga yt atė."
Nga fjalėtė qė tha mbreti,
Shkronjėsi shum' i mėsuar,
Bardhuli, q'ishte si deti,
Asnjė nukė la pa shkruar.
Mbreti ish mė kėtė fjalė,
E tė tjerėtė dėgjonin,
Kur mė der' u dha njė djalė,
Nukė muntnė ta ndalonin,
Tha: "Armikėtė po vinė,
O burra, o shqipėtarė!
Nxitoni, se na pėrpinė,
Delni, sa muntni, mė parė!
E kapėrxyen kufinė,
Mijė plot tetėmbėdhjetė
Me Ahmet pashėn po vinė
Duke unjur tatėpjetė."
Kshu tha, pa me tė dėgjuar
Kėtė fjalė shqipėtarėt,
Muarr; armėtė nėr duar
Dhe duallė me tė parėt.
Skėnderbeu zgjeth tė parė
Dh'e vu nė kėmbėt tė tija
Tanushnė mi luftėtarė,
Se ishte bėrė gatija.
U ngrit edhe vetė mbreti:
"Armėt e kalėnė!" thirri,
Po fuqi mė nuk' i mbeti,
E zunė miqt' e i biri.
Posi lisi duke rėnė:
"Zot'i math e i vėrtetė!
Le tė bėhet ē'ėshtė thėnė,"
Tha, "se unė s'rronj pėr jetė
Po mė ki kujdes, Ti vetė,
Shqipėtar' e Shqipėrinė,
Mos m'i lerė kurrė shkretė,
Se Ti e do mirėsinė
Nė dorė tė huaj kurrė
Shqipėrija tė mos bjerė,
Shqipėtari trim e burrė
Tė jet' e ta ketė nderė
Mbaje Shqipėrinė zonjė,
Tė ketė gjithė tė mirat,
Tė rronj' e tė mbretėronjė,
Tė mos ta han' egėrsirat,
Fali lirinė ta ketė
Edhe gjithė mirėsitė,
Tė jetė m'emrė pėrjetė,
Epi jet' e dit' e dritė!"
Kėto fjal' i tha dy herė
Me zėmrė shumė tė qetė,
Pastaj ra ndė gjum' i prerė!
Oh, moj sėmundj'e shkretė!
Ėngjėlli i trimėrisė,
Fytyrė pej djalė mbreti
Dhe gjuhėn' e Shqipėrisė
Duke marė, erth e gjeti,
Dhe i tha: "Mos ki keq kurrė,
Se s'i shtije Perėndija,
Shqipėtari ėshtė burrė,
Do tė rronjė Shqipėrija;
S'ja ngre dot njeri lirinė,
Se ja dha Zot'i vėrtetė,
Edhe gjithė mirėsinė,
Ja ka falurė pėrjetė."
Kshu tha ėngjėll'i uruar.
"Fort mir' ", i tha Skėnderbeu,
"Unė vete i gėzuar,
Ndryshe nukė mė tret dheu."
Shqipėtarėt u pėrveshnė,
Pėr shpėtimt tė Shqipėrisė
Jetėnė mė nuk e deshnė,
Dėrrmėn i dhanė Turqisė.
Hynė n'ushtėrit si flakė,
Njė tė gjallė nukė lanė,
Me Ahmet pashėnė pakė
Te sulltan Mehmeti vanė.
Pa kur erdhė shqipėtarėt,
Skėnderbenė keq e gjenė,
I mori gjithė tė qarėt,
Se e donin shumė mbrenė.
Mė nesėret duke ngdhirė
Mbreti la jetėn' e shkretė!
Shpirt'i math e shum' i mirė
Vate te zot'i vėrtetė!
Me gjėmim, me vetėtimė
Reja poshtė shin' e shtije,
Pa lumi me ngashėrimė
Prapė nė det vet'e bije,
Dhe sėrish ngrihet pėrpjetė
E lėēin ndė hapėsirė,
Prap' atje e hedhin retė,
Se ajy ėsht' i pavdirė.
Kur deshi Zot'i vėrtetė,
Qė ka kryer gjithėsinė,
Tė delte faqeza vetė,
Tfaqi nė jetė njerinė,
Neve Atė burim kemi,
Detnė pa funt e pa anė,
Andej vim' e atje vemi,
Ajy ėshtė gjithė ē'janė.
Trup'i mbretit ishte shuar!
Mjekr' e bardhė si dėborė
Ish hapur mbi krahėruar!
Popo, njeriu i gjorė!
Gjashtėdhet' edhe tri herė
E kish parė Skėnderbenė
Nė jet' e bukura verė,
Qė vjen e zbukuron dhenė.
Dolli Lekė Dukagjini
Mė derėt, q'ishte rrėmeti,
Tha: "Shqipėtarė, ku jini!
Se na la tė shkretė mbreti!"
Kur dėgjuan kėtė fjalė
Tė idhurė shqipėtarėt,
Thanė: "Mbret, tė qofshim falė!"
Dhe gjithė i mori tė qarėt!
Mbretėresha edhe gratė,
Burratė dhe djal'i mbretit
Me lot qanė dit' e natė,
Se mė s'dukej mėng' e detit!
Me nder tė math njerėzija
Nė Lesh Skėnderben' e vunė,
Shpirti shkoj te Perėndija,
Se kėtu mė s'i mbet punė.
U vesh gjithė Shqipėrija
Nė tė zi e zuri zinė,
Parėsi e vegjėlija,
Q'e donin si Perėndinė.
Qaje, moj Shqipėri, qaje
Atė njerin' e vėrtetė!
E zinė pėr jetė mbaje,
Se shok mė s'i vjen nė jetė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.123.st
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Male
Numri i postimeve : 3223
Age : 38
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

Pezi nga Naim Frasheri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Pezi nga Naim Frasheri   Pezi nga Naim Frasheri - Faqe 4 Icon_minitime12/9/2009, 17:39

HISTORI E SKĖNDERBEUT
(1898)
KREU XXII

Me zėmėrė plag' e flakė
Shqipėtarėt mbanin zinė,
Se nuk' ish mynxyr' e pakė
Kėjo q'e gjet Shqipėrinė.
Mbretėreshėnė sė pari
Nisin' bashkė me tė birė,
Qė s'pushoninė sė qari
Edhe zėnė far'e ngjirė
Nė lundrė brėnda i vunė
E shumė nga parėsija
U nisnė bashk' e i shpunė
Dhe shumė nga vegjėlija!
Edhe grat' e parėsisė
Me mbretėreshėnė vanė,
Pas udhės sė Shqipėrisė,
Vetėm fille nuk e lanė
Vanė e ndėnjnė pėr jetė,
Mbretėreshėsė s'ju ndanė,
Ishin njerės tė vėrtetė
Qėmoti prinditė tanė.
Mbretėresha psherėtiti,
Duartė nė gji i vuri,
Sytė plot me lot i ngriti,
Tė qarėt' e vajnė zuri,
Tha: "Zotthi im i vėrtetė!
Mos e prish, ti, Shqipėrinė,
Si ka qenė le tė jetė
Mos ja ngrerė mirėsinė."
Pa tha: "Jet', e zeza jetė,
Qysh mbete pa Skėnderbenė!
Mė dukesh fare e shkretė!
Unė sot le mėmėdhenė!
Le shtėpin' e njerėzinė,
Me zemrė tė pėrvėluar!
Le miqthit' e Shqipėrinė
Nė rrezik e tė helmuar!
Mė s'e shoh dot me sy mbrenė!
Nė kėtė tė shkretė jetė!
E po vallė mėmėdhenė
Do ta shoh dot sėrish vetė!
A do ta shoh Shqipėrinė
Dhe miqt' e farėn' e fisnė!
Kryeqytetn' e shtėpinė!
Ah, pėr ku, pėr ku mė nisnė!
Mbrenė s'e kam pėr tė parė
Un' e zeza, un' e mjera!
Po tė mos i shoh as varrė!
Kėshtu tha zonj' e vėrtetė,
Pej flake njė ngashėrimė,
Pa dashurė fare vetė,
I dolli si vetėtimė!
Duke qarė i dėgjonin
Gra e burra kėto fjalė,
Zėmrat' e tyre rėnkonin,
Posi deti kur heth valė.
Pa u mblodh' e pėrdėllenin
Mbretėreshėnė fatzezė,
U pėrpoqnė ta dėfrenin,
Se nė shpirtit kish njė rezė.
Zot'i math', q'ep idhėrimnė,
E helmon njerin' e gjorė,
I fal edhe pėrdėllimnė,
Se ēdo gjė e ka nė dorė
Mė nj'an' i ep idhėrimnė,
Mė nj'anė durim e shpresė,
M'anėt tjatėrė mundihmė,
Pėr ēdo derė ka njė lesė.
"Zot' i math e i vėrtetė!"
Tha mbretėresha: "Kam shpresė,
Bėj si tė duash ti vetė,
Se tė kemi prurė besė."
Kėto fjalė ishin thėnė,
Lundra po e ēante denė,
Shumė kohė nd'ujė s'bėnė,
Po ēpejt terėnė e gjenė.
Van' e zunė Apolinė,
Dolli gjithė njerėzija,
Me nder tė shumė i prinė,
Ish e tyre mbretėrija.
Djalėn' e mbretit e panė
Nė Itali njerėzija:
"Qėnka Skėnderbeu, thanė,
Pa nukė vdes Shqipėrija."
N'Apoli e ngrehnė fronė,
Ndėnji mbret'i Shqipėrisė,
Qė kish pėr t'ardhur mė vonė,
Se ish shpres' e njerėzisė.
Po zoti s'e kshte thėnė
Qė tė ngrihej mbretėrija,
Punėtė ndryshe u bėnė,
Se ashtu desh perėndija!
Ng'ajy fis e ng'ajo derė
Nxori njerės trimėrija
Tė mbėdhenj shum' e tė ndjerė,
Q'i trashėgoj Italija!
Skėnderbeu tė na vdesė,
Zot' i math e i vėrtetė!
E Shqipėria tė mbesė
Pa mbret, pa zot, si e shkretė!
Ta mbulojnė ligėsitė!
E t'i ngrihetė e mira!
Dhe tė vinjė mė njė ditė,
Qė ta shkelnjė egėrsira!
Kjo fjalė s'ėsht' e vėrtetė,
E kurrė mos e besoni,
Se Shqipėria ndė jetė
S'ka mbetur kurrė si thoni;
Nukė ka mbetur' e shkretė,
S'e humbi kurrė lirinė
Dhe pėrjetė do ta ketė,
Si dhe gjithė mirėsinė
Shqipėtari s'u mposht kurrė,
Pat ngaherė lartėsinė,
Se ka qėnė trim e burrė,
Pandaj s'e humbi lirinė.
Dėrguanė mbretėritė
Njerės tė mir' e tė parė,
Pa shkuarė shumė ditė,
Nė Krujė ndėr shqipėtarė,
Njohnė Lekė Dukagjinė,
Q'ishte nė kėmbėt tė mbretit,
Pėrdėllyen Shqipėrinė
Gjithė, veē sulltan Mehmetit.
Pa edhe n'Apoli vanė
Gjithė tė parėt te mbreti,
E ngashėllyen pėr t'anė,
Pėr mynxyrėt qė e gjeti;
Ish nė front tė Apolisė,
Se e kish dh'atė tė tinė,
Po ish mbret'i Shqipėrisė,
Ashtu e kishte porsinė.
Kur dėgjoj sulltan Mehmeti
Tė kėqijatė qė ngjanė,
Qė e la jetėnė mbreti,
Vu kėsulėnė mėnjanė!
Pa nisi shumė tė parė
E ja dėrgoj Shqipėrisė
Me mijėra ushtėtarė
Armiku i Perėndisė!
Shqipėtarėtė u mblodhė,
Kordhėt' e lara i zhveshnė,
Pėrmbi armikėt' u hodhė,
Jetėnė mė nuk' e deshnė.
Armikėtė kur i panė,
Q'u vėrvitnė si fajkonjtė,
Posi zogjtė u pėrndanė,
Nxituanė si langonjtė
Mė nj'anė u ra Tanushi,
M'anėt tjatėrė Urani,
Leka, Zaka e Malushi
Manul Pika e Tushani,
U lėshuanė si flakė,
Tė gjith' armikėt' i vranė,
Shpėtuanė ca tė pakė,
Te sulltan Mehmeti vanė.
Kur e pa sulltan Mehmeti
Qė s'e munt dot shqipėtarė
Pa qėnė dhe vetė mbreti,
Si s'e mundi dhe mė parė,
Ndenji pak' e u mejtua,
Tha: "Kjo punė kshu tė mbesė!
Opopo! ē'mė gjeti mua!
Unė kisha tjatrė shpresė!"
Kėshtu tha i zėmėruar,
Dhe bėri sėrish gatinė
E nisi pėr tė dėrguar
Nė Shqipėri ushtėrinė
Po dhe ata dhe tė tjerė
Shqipėtarėtė i muntnė,
Lėftuanė shumė herė,
Gjithė jetėnė e tuntnė!
Nj'ushtėri kthehej, njė vinte,
Pas asaj tjatrė dėrgonte,
Nė prėhje kurrė s'i linte,
Se luftėnė s'e pushonte,
Po shqipėtarėt si flakė
Hynin nė mest t'ushtėrisė,
Sado q'ishin mė tė pakė,
Dėrrmėn' i epnin Turqisė.
Ndihte edhe Venetija
Edhe mbret'i Italisė,
Po dhe vetėm Shqipėrija
S'i trėmbej kurrė Turqisė.
Trimatė duke lėftuar
Si u thoshte trimėrija,
Sa armikė kanė shuar
E di vetė Perėndija!
Hije e mbretit e mbante,
Nuk' e linte Shqipėrinė,
Tė huajtė i pėrndante,
Pa merrninė arratinė.
Lėftoninė dit' e natė
Pėr shpėtimt tė Shqipėrisė
Burratė trima me shpatė,
Nukė ju falė Turqisė.
U ther', u pren' e u vranė
Dhe ranė dėshmimėtarė,
Po vėndinė nuk' e lanė
E njeri s'guxoj ta marrė.
Sa pėrpiqej Shqipėria,
Se robėrinė s'e donte,
Aqė mė shumė Turqija
Luftėn' e shkret' e shtrėngonte.
Egėrsir', o egėrsirė!
Mė qafė pėrse i bije?
A s'munt tė bėnē kurrė mirė?
Se e mira s'tė ka hije!
Nukė tė le ligėsija
Qė tė duash mirėsinė,
E ē'tė bėri Shqipėrija
Qė kėrkon t'i ngresh lirinė?
Sa qe gjall' sulltan Mehmeti,
Lufta ishte e paprerė,
Njė ditė pa luftė s'mbeti
Shqipėrija, zonj' e ndjerė
Po Evrop' e shkret' u shua,
Papo ra dhe Venetija,
U prish e u dobėtua,
Sindėkur dhe Italija;
Gjithė puna u ndryshua,
I vate mbarė Turqisė,
Liri' e mjer' u ēalua,
Mė s'i mbet vent mirėsisė,
Se dragoj i Shqipėrisė
Mė nukė ishte nė jetė.
Q'i rrinte kundrejt Turqisė,
Mbeti Evropa e shkretė!
Pa ishte thėnė tė venė
Turqitė duke lėftuar,
Tė hyjnė brėnda nė Vjenė,
Se Evropa ish e shuar!
Shqipėria s'hyri kurrė
Nėnė zgjedhė tė Turqisė,
Shqipėtari ishte burrė,
E mbajti nder' e lirisė.
Tė gjithė kombetė ranė,
I dobėtoj robėrija,
Shqipėtarėt' armė s'dhanė,
Pa i nderoj Perėndija.
Mė pastaj si vdiq Mehmeti,
Vėrtet e njohnė tė birė,
Po veē nj'emrė kishte mbreti,
Shqipėria ishte mirė.
Mbretėronte shqipėtari,
Urdhėronte parėsija,
Punėt' ishinė sė mbari,
Se gjykonte njerėzija;
Mirėsija ishte besė,
Ligė ishte urtėsija,
Trimėrija ishte shpresė,
Dhe udhė vėllazėrija;
Tė huajtė lark qėndronin,
S'i qaseshin Shqipėrisė
Dhe sė largu e vėshtronin,
P'afėruarė kufisė.
Kurdoherė Shqipėrija
Me ligė tė saja punonte,
Pleqėsi' e parėsija
Gjykonte dhe mbretėronte.
Kurrė djemt' e Skėnderbeut
S'ja kanė harruar mallė
Kombit edhe mėmėdheut,
Pa nė kurt kurrė s'e kallė,
Se kanė pasur' at' Atė,
Q'i fali nder njerėzisė,
Armikėvet u dha datė,
I vu vjeftė Shqipėrisė,
Gjithė bota po e dinė,
Q'ajo Shqipėri e ndjerė
Kurtin' edhe robėrinė
S'e ka hequr' asnjėherė.
Mė pastaj u bė m'e ndjerė
E mė shum' u lartėsua
Dh'e shtoj e s'e humbi nderė
Dhe emėri ju madhua.
Q'aher'e t'hu sa ka nxjerrė
Trima m'emr' e tė dėgjuar
Shqipėrija nga ēdo derė
Ata kanė mbretėruar.
Sa ishinė shqipėtarė,
Ishin burra tė vėrtetė,
Tė bashkė e tė pandarė,
Tė dashur' e miq pėrjetė
Andaj kurrė Shqipėrija
Nė jetė s'u dobėtua,
Miqėsi' e mirėsija
Dhe lirija s'ju mėrgua;
Se kish djem tė paēėmuar,
Tė zot e t'urt' e tė mirė,
Pa ka qėn' e lulėzuar,
Kurrė s'ka qėn' e vėshtirė.
Shqipėtarėtė s'e lanė
Nėnė zgjedhė Shqipėrinė,
Gjithėnjė pėr ta u vranė,
E deshnė si Perėndinė
Pėr shpėtimt tė Shqipėrisė
Gjithėnjė janė pėrpjekur
Dhe n'udhėt tė Perėndisė
Kanė rėn' e kanė vdekur;
Pa Shqipėrija s'ka rėnė,
E mbajti Zot'i vėrtetė,
Ėshtė sindėkur kish qėnė
Dhe pėrjetė do tė jetė.
Edhe nė Turqit tė tėrė
Shqipėtarėt kurdoherė
Punėtė i kanė bėrė,
S'i kanė bėrė tė tjerė.
Kė tė zėsh ngoje mė parė
Ng'ata burrat' e vėrtetė,
Q'ishin vėrtet shqipėtarė,
Shokė s'kishinė ndė jetė!
I dhanė nder Shqipėrisė,
Mbajtnė dhe Turqin' e shkretė,
Oh, i dhanė shpirt Turqisė!
Ata trimat e vėrtetė!
Trimėrinė nuk' e pshehnė,
Andaj e mbajtnė Turqinė!
Dhe m'anėt tjatėrė ngrehnė
Mynxyrėnė! Grekėrinė!
Mbajtnė plakėn' e pabesė!
Atė dhelprėnė dinake!
E nuk' e lanė tė vdesė
Posi shtriga varfanjake!
Ngrehnė, popo, njė mynxyrė!
Nė kufit tė Shqipėrisė
Njė dosė, kurvė tė ndyrė!
Burimnė e ligėsisė!
Kėto bėri trimėrija,
Se i ra pas marrėzisė,
Nuk' ish bashkė urtėsija,
Q'i ep dritė trimėrisė.
Ca kapėrxyen denė,
Egjyptėnė van' e zunė,
Ngrehnė fron' e vunė mbrenė
Edhe bėnė shumė punė
Ca bashkuan Italinė,
Si tė tjerėt qė punonin
E vriteshin pėr Turqinė,
Po gjėsendi s'trashėgonin!
Po edhe pėr Shqipėrinė
Shqipėtarėt' u pėrpoqnė,
S'e harruan' urtėsinė,
Soje kurrė dorė s'hoqnė
Dhe pėr tė huaj lėftuan
Edhe pėr vet'he u vranė,
Tė tjera punė mbaruan
Dhe mėmėdhenė s'e lanė.
Po ka njė kohė ēdo punė,
Pa thėnė Zot'i vėrtetė,
S'bėhetė me tė pėrdhunė,
Pema s'lėshon lul'e fletė.
Shpirt'i Skėnderbeut thotė:
"Djemt' e mij trima, ku jini!
Mos mundohi mė pėr botė
Atė marrėzi e lini!
Bėhuni bashkė tė tėrė,
Madhojeni miqėsinė,
Vėllezėrė duke bėrė,
Pėrpiqi pėr Shqipėrinė
Po tė jini tė bashkuar,
Ėsht' e bėrė Shqipėrija,
Dhe puna gjith' e mbaruar,
Si do vetė Perėndija;
Fortėsoni dashurinė
Dhe bashkimnė, sa tė muntni,
Lini nakar' e zilinė,
Nga e drejta mos u tuntni;
Bėhuni miq nė mest tuaj,
Si ėsht' udh' e urtėsisė,
Mos pėrpiqi pėr tė huaj,
T'i mėrgohi marrėzisė
Njėri-tjatėrinė doni,
Se kini gjithė njė shpresė,
Tė huajtė t'i mėrgoni,
Q'e kanė me tė pabesė
Tė gjithė njė gjuhė kini
Dhe njė bes' e njė mėnyrė,
Djemt' e mėmėdheut jini,
Kini njė gjak, njė fytyrė
Kini besė Perėndinė
Gjithė ē'jini shqipėtarė
Edhe mėmė Shqipėrinė,
Si e pattė dhe mė parė
S'jini grekėr' as bullgarė
As turq as tjatėrė s'jini,
Jini fjeshtė shqipėtarė,
Pse gėnjehi tek e dini?
Selanik e tatėpjetė
Ėshtė vėnd'i Shqipėrisė,
Kjo fjalė ėsht' e vėrtetė,
Ėshtė fjal' e Perėndisė.
Perėndija Shqipėrinė
E bėri pėr shqipėtarėt,
S'e bėri pėr djallėzinė,
Pėr tė liqt' e pėr kusarėt;
Zot'i math vėndinė tuaj
E bėri pėr ju tė tėrė,
Pėr fqinjė e pėr tė huaj
S'e ka bėrė, s'e ka bėrė.
Zoti kombet' i ka ndarė
Edhe gjuhėtė me kohė,
Pa u dha sy pėr tė parė
Dhe mėndjenė qė tė njohė
Tė lesh vėllanė s'ka thėnė
E tė bėsh vėlla njė tjatrė,
Qė s'ka as gjuhėn' as zėnė,
Ta marrē e ta vėsh nė vatrė!
Po shtoni vėllazėrinė,
Ecėni pas urtėsisė,
Madhojeni miqėsinė,
Q'ėshtė udh' e Perėndisė
Hapni sytė dhe punoni
Tė gjithė pėr Shqipėrinė,
Tjatėrė gjė mos kėrkoni,
Ajo e sjell mirėsinė.
Dashurin' e mėmėdhethit
Dhe zogu s'e harron kurrė,
Qė lėvrin nė mest tė gjethit
E s'e le folen' e gurė.
Pėr lirit tė Shqipėrisė,
Pėr shpėtimt tė shqipėtarit
Po vjen ndihm' e Perėndisė,
Q'i ep dritė punėmbarit,
Po ju zini miqėsinė,
Bėhi tė zottė tė rroni,
Tė shpėtoni Shqipėrinė,
Paskėtaj tė mbretėroni.
Kini besė miqėsinė
Edhe ligė mirėsitė,
Udhėzė vėllazėrinė,
Urtėsitė ndihm' e dritė,
Zot'i math e i vėrtetė
Do t'i apė Shqipėrisė
Shpėtimn' e lirinė vetė
Dhe dritėn' e njerėzisė."
Kshu thotė shpirt'i uruar,
Nuk' e harron Shqipėrinė,
Se pėr atė ka lėftuar,
I la nder' e mirėsinė.
Shpirt, o shpirt, ta dėgjoj zėnė,
Fjala jote poshtė s'bije,
Bėhenė gjithė ē'ke thėnė,
Ky ėshtė zė Perėndije!
Zot' i math! Zot' i vėrtetė!
Fali, fali Shqipėrisė
Gjithė ē'i duhet nė jetė,
Se je mbret' i gjithėsisė.
A e shihni Skėnderbenė?
Mbren' e mirė, trim e burrė?
U pėrpoq pėr mėmėdhenė,
Pa s'i vdes emėri kurrė.
Skėnderbeu ėsht' i gjallė,
Rron e mbretėron pėrjetė,
Kjo fjalė s'ėshtė pėrralė
Ndaj t'urtit ėsht' e vėrtetė.


BAGĖTI E BUJQĖSIA

O malet' e Shqipėrisė e ju o lisat' e gjatė!
Fushat e gjėra me lule, q'u kam ndėr mėnt dit' e natė!
Ju bregore bukuroshe e ju lumenjt' e kulluar!
Ēuka, kodra, brinja, gėrxhe dhe pylle tė gjelbėruar!
Do tė kėndonj bagėtinė qė mbani ju e ushqeni,
O vendėthit e bekuar, ju mėndjen ma dėfreni.
Ti Shqipėri, mė ep nderė, mė ep emrin shqipėtar,
Zėmrėn ti ma gatove plot me dėshirė dhe me zjarr.
Shqipėri, o mėma ime, ndonėse jam i mėrguar,
Dashurinė tėnde kurrė zemėra s'e ka harruar.
Kur dėgjon zėthin e s'ėmės qysh e le qengji kopenė,
Blegėrin dy a tri herė edhe ikėn e merr dhenė,
Edhe nė i prefshin udhėn njėzet a tridhjetė vetė,
E ta trėmbin, ajy s'kthehet, po shkon nė mes si shigjetė,
Ashtu dhe zėmėra ime mė le kėtu tek jam mua,
Vjen me vrap e me dėshirė aty nėr viset e tua.
Tek buron ujėt e ftohtė edhe fryn veriu nė verė,
Tek mbin lulja me gas shumė dhe me bukuri e m'erė,
Ku i fryn bariu xhurasė, tek kullosin bagėtija,
Ku mėrzen cjapi me zile, atje i kam ment e mija.
Atje lint diell' i qeshur edhe hėna e gėzuar,
Fat' i bardh' e mirėsija nė atė vėnt janė mbluar;
Nat'atje'shtė tjatrė natė edhe dita tjatėr ditė,
Nė pyjet' e gjelbėruar, atje rrinė perėnditė.
Mendje! merr fushat e malet, jashtė, jashtė nga qyteti,
Nga brengat, nga thashethemet, nga rrėmuja, nga rrėmeti.
Tek kėndon thėllėza me gas edhe zogu me dėshirė,
E qyqja duke qeshur, bilbili me ėmbėlsirė,
Tek hapetė trėndafili, atje ma ka ėnda tė jem,
Bashkė me shpest edhe unė t'ia thėrres kėngės e t'ia them;
Tė shoh kedhėrit' e shqerrat, deshtė, cjeptė, dhėntė, dhitė,
Qiellin' e sbukuruar, dhenė me lul'e me dritė.
Vashė bukurosh'e bariut! qė vjen me llėrė pėrveshur,
Me zemėrė tė dėfryer e me buzėzė tė qeshur,
Me dy shqerėza ndėr duar, tė bukura si dhe vetė,
Nė sythit tėnt e shoh gazė, qė s'e kam gjetur ndė jetė.
Dashi sysk e me kėmborė, q'e ke manar, po tė vjen pas,
Dhe qeni me bes' i larmė tė ndjek me dėshir' e me gas.
Dashē Perėndinė, pa mė thua, a mos na pe bagėtinė?
- Pash' atje pas mė tė gdhirė,... ja atje pėrtej tek vinė!
O! sa bukuri ka tufa! Sa gas bije bagėtija!
Vinė posi mblet' e plotė! I bekoftė Perėndija!
Nėpėr shesh' e nėr bregore janė pėrhapurė shqerrat,
E kecėrit nėpėr rripat dhe nė gjethet e nė ferrat;
Sa me vrap e me gas bredhin edhe lozin shok me shok,
Aty pėrhapenė me nxit aty mblidhenė prapė tok,
Edhe prapė tufė-tufė pėrhapenė duke bredhur,
Duke ikur me vrap shumė, duke lojtur, duke hedhur.
Nxitojn' e s'lodhenė kurrė edhe, kur i merr urija,
Secili futet nė tufė, suletė ne mėm' e tija,
Posa gjen mėmėn e dashur edhe me vrap i hyn nė gji,
Rri mė gjunjė dhe zė sisėn e qumėshtin e ėmbėl pi;
Pa e ėma me mall shumė, ndo dhi qoftė a ndo dele,
Bir' e vetėm e merr nė gji me gas e me pėrkėdhele.
Sa tė mirazė ke dhėnė, Zot i math e i vėrtetė!
E ē'nom tė bekuar vure pėr ēdo gjė q'ėshtė nė jetė!
Sa mė pėlqen blegėrima, zėr'i ėmbėl' i bagėtisė,
Qėngji edhe kec'i bukur, qė rri mė gjunj' e pi sisė!
Pėrhapurė bagėtija nėpėr sheshe, nėpėr brinja,
Nėr lajthi e nėpėr dushnja, ndėr murriza, nė dėllinja;
Bijen zilet' e kėmborėt e fyelli e xhuraja,
Dheu bleron e gjelbėrojnė fusha, male, brigje, maja,
Edhe gjithė gjė e gjallė ndjen nė zemėr njė dėshirė,
Njė gas t'ėmbėl' e tė shumė, o! sa bukur e sa mirė!
Pelėn e ndjek mėz'i bukur, lopės i vete viēi pas,
Dellėndyshja punėtore bėn folenė me tė math gas,
Ogiēi ikėn pėrpara, i bije tufės nė ballė,
Me zemėr tė ēelur shumė vete si trimi me pallė,
Zoqtė zėnė kėng' e valle dhe po kėrcejn' e kėndojnė,
E nėpėr dega me lule si ėngjėllit fluturojnė,
Larashi ngrihet pėrpjetė, thua q'i shpie Perėndisė
Njė lėvdatė tė bekuar pėr gėzimt tė gjithėsisė,
Qielli sa ėsht' i kthiellt e sa ėshtė sbukuruar!
E dielli sa ndrin bukur mbi lulet tė lulėzuar!
Gjithė kėto lule ē'janė, qė u ngjallė menjėherė?
Ngaha qielli ke xbritur? Ver', o e bukura verė!
Ēdo lulezė ka me vehte njė emėr e njė fytyrė,
Njė bukuri, njė mirėsi, njė shtat, nj'erė e njė ngjyrė,
Si dhe ēdo dru e ēdo pemė, edhe ēdo bar e ēdo fletė;
Sa ėshtė e bukur faq' e dheut! S'tė zė syri gjė tė metė.
Gjithė kjo bukuri vallė nga dheu tė ketė mbleruar,
A me tė matht tė ti' Zoti pej parajs'e ka dėrguar?
Veē njė njeri shoh pa punė dhe tė mjer' e tė brengosur,
Tė kėputur, tė mjeruar, tė grisur e tė rreckosur;
Lipėn i gjori pa shpresė, se atje e pru pėrtimi,
S'i ka mbetur gas nė zemrė, se s'i la vėnt idhėrimi.
Eshtė njeri, si dhe neve, po epini, o tė pasur,
E mos e lini tė urėt dhe tė mjer' e buzėplasur,
Se pėrtimn' e zi, q'e pruri tė gjorėn mė kėtė ditė,
Nuk' e dimė vet' e zgjodhi, apo ia dhanė Perėnditė.
Edhe pėr njė mizė, kur heq, i vjen keq njeriut tė mirė,
Zėmėra s'thuhetė zėmrė me mos pasurė mėshirė.
Ah! edh' atje tej mbi udhė i duket i shkreti varri,
Rrethuar me lul'e me bar, njė tė gjori udhėtari,
Qė ka vdekur i ri shumė e ka rarė lark shtėpisė,
Mėrguar nga mėm' e motrė dhe pej gjithė njerėzisė;
Njė zok i helmuar mi varrt i rri si mėmėzė dh'e qan,
Ndarė nga tė gjithė shokėt edhe zi pėr tė mjerė mban.
Tomor! o mal i bekuar, fron i lartė, qė rrij Zoti,
Pas fesė vjetrė qė kishinė shqipėtarėtė qėmoti,
Dhe ti Mali-Plak i lartė, qė me syt' e tu ke parė
Luftėra tė mėdha shumė e punė qė kanė ngjarė.
O malet' e Shqipėrisė, qė mbani kryet pėrpjetė,
Tėmerr e frikė pėrhapni, pėrpini qiejt e retė!
Tė patundurė pėrjetė jini, pa, kur oshėtini,
Udhėtarit nė zemėr frikė tė madhe i vini;
Keni shkėmbėnj, gėrxhe, lisa, lumėnj dhe dėborė ndė gji,
Pėrsiprė lulez' e gjethe dhe brėnda ergjėnt e flori,
E ju fusha bukuroshe edhe tė majm'e pėllore,
Ju sheshet e lulėzuar, ju bregore gjelbėrore,
Q'u fali Zoti tė mira, u mba me shumė pekule,
U dha bar e gjeth e veri, zoq e flutura e lule,
Zemėrn' e varfėrė time aty ndėr ju e kam mbluar,
Tek buron nga gjithi juaj uj'i ftoht' e i kulluar;
Jam lark jush i dėshėruar edhe s'e duronj dot mallė,
Po s'e di si dua unė do t'u shoh njė herė vallė?
Tė paskėsha vrapn' e veriut, tė kisha krahė pėllumbi,
Nxitimn' e lumit me valė, q'ikėn me vėrtik si plumbi,
E tė vija nė gjit tuaj, nj' ujė tė ftohtė tė pinja,
Edhe nėpėr ato hije njė copė herė tė rrinja,
Syt' e ballit t'i xbavitnja, zėmėrėnė ta dėfrenja,
Gazė, qė paēė njėherė, prap' aty ndėr ju ta gjenja.
Opopo! Kshu pse mė vini pėrpara syve pa pushim,
O ditėt' e djalėrisė, o moj kohėz' e tė rit tim?
O flutura krahėshkruar, qė fluturon nėpėr erė,
As merr dhe zėmrėnė time me vehtezė dhe ma shpjerė
Nėr malet tė Shqipėrisė, tek kullosėn bagėtija,
Tek i fryn bariu xhurasė, tek mė rrinė mėnt' e mija,
Ku shkon me zile tė madhe ogiēi pėrmes lajthisė,
Pa zjen e oshėtin mali ngaha zėr'i bagėtisė;
Marrėnė vrapn' e nxitojnė, derdhen nė gjollė pėr kripė,
Dhėntė ndėr shesh'e ndėr brigje, dhitė nė shkėmb e nė rripė.
Bariu plak krabėn nė dorė edhe urdhėron tė rinjtė,
E ata gjithė punojnė, ngriturė mė bres pėrqinjtė;
Ca bėjnė vathėn e shtrungėn, ca ngrehin tėndėn e stanė,
Kush sjell gjeth e karthj' e shkarpa, sicilido ndih mė nj'anė;
Kush pėrvjel, kush qeth sheleknė, kush mjel dhitė, kush mjel dhėntė,
Njėri merr ushqen kėlyshnė, jatėri pėrgėzon qėntė.
Stopani, bėr'i zi sterrė, shikon bulmetn' e bekuar,
Tunt, bėn gjalpė, djathė, gjizė edhe punon pa pėrtuar;
Udhėtar' e gjahėtorė, q'u bije udha ndėr male,
U ep mish, qumėsht, kos, dhallė, ajkė, djathė, bukėvale...
Kec'i mbeturė pa mėmė dhe i varfėr' e i shkretė
Mėnt mėmėnė, qė ka mbetur pa bir e pa gas nė jetė.
Dėgjohet nga mez'i pyllit krism' e sėpatės s'druvarit,
E sharrėsė qė bėn lėndė, edhe fyell'i shterparit.
Shterpari s'i qaset stanit, po nėr pyje bij'e ngrihet,
Nėpėr maja, nėr bregore, rri, kėndon a gdhėnt, a shtrihet;
S'i trembetė syri kurrė, vetėm ajy dit' e natė,
Nga ujku e nga kusari s'ka frik', as nga lis'i gjatė,
As nga shkėmbėnjt' e nga pylli, as gogolėtė s'e hanė,
Armėtė ka shok e vėlla, mėm' e motėrė xhuranė;
Miqt' e ti shqeratė janė, kecėrit, dhitė, dhėntė,
Cjeptė, ziletė, kėmborėt, deshtė e mė tepėr qėntė,
Qė s'flenė, po rrin' e ruajn bagėtinė dhe barinė,
Kur e shohin, tundin bishtin dhe me gas tė math i vinė;
S'e hanė njerin' e mirė edhe mikun' e udhėtarė,
Se i njohėn; po tė liknė, egėrsirėnė, kusarė.
Vjen nata, e lė nė t'errėt, del hėna, i pėrhap dritėn,
Vjen mėngjesi, sbardhėllehet, lint' dielli, i bije ditėn.
Yjtė, hėna, dielli, shėnja, lindin e prapė perėndojnė,
Gjithė ē'lėvrijnė nėr qiej, pėrpara syvet i shkojnė.
Mblidhen ret' e hapėsira bėnetė e zezė sterrė,
Vetėtimat e gjėmimet nisin e shiu zė tė bjerė;
Bariu vė gunėn nė kokė, z'eshkėn me herėt tė parė,
Ndes shkarpat sakaqėherė, e lisnė fyl, dhe bėn zjarrė;
Fishėllen e thėrret qentė sicilin me emėr veēan,
Pa, kur derdhetė Baliku, ujkun' e zė edh'e pėrlan,
Se bisha, qė bije dėmnė, errėsir' e mjergull kėrkon,
Papo bariu shum' ahere vė re dhe mba vesh e dėgjon,
Dhe sokėllin me zė tė madh, tunden malet e shkėmbenjtė,
Gumzhitin pyjet' e veshur e oshėtijnė pėrrenjtė!
Esht' e lehtė dhi e stanit, qė kullot gjethen e malit,
Dhe bij'e fle majė shkėmbit e pi ujėthit e zallit;
Dhi e shtėpis' ėsht' e plokshtė, fle nė vath' e nėnė strehė
E pi ujėt e rrėkesė edhe shtrihetė nė plehė;
Esht' e butėz' edh'e qetė dhe e urtė si manare,
Nuk' ėshtė si malėsorja, andaj i thonė bravare.
Nė pshat, posa sbardhėllehet, sheh njė plakėzė tė gjorė,
Ngrihet, hap derėn ngadale, e del me kusi nė dorė,
Rri nė derėzėt tė shtrungės, dhe djali duke dremitur
I nget bagėtin' e delen, i mjel plakėz' e drobitur.
Plaku lė shkopnė mėnjanė e bėn gardhin a zė shteknė,
Bariu vė tufėn pėrpara, vasha pėrkėdhel sheleknė,
Nusja pshi e ndreq shtėpinė edhe bėn bukėn e gjellėn,
I shoqi sheh kanė, lopėn, viēnė, demnė, kalėn, pelėn,
Mushkėn, qė ėsht' e harbuar edhe bashkė me gomarė
Rrahėnė tė hedhin murė, tė hanė bimėn a barė.
Njė grua vete nė krua, e jatėra zė tė tuntnjė,
Njė sheh pulat, miskat, rosat, dhe tjatėra bėn ētė muntnjė.
Na hyjnė shumė nė punė kafshėtė dhe bagėtija,
Na i dha nė kėtė jetė shok' e ndihmės Perėndija.
Tė mos ishte gjė e gjallė, njeriu s'rronte dot nė jetė,
Do tė vdiste nga uria, do t'ish lakuriq e shkretė;
Gjė e gjallė na vesh, na mbath dhe na ushqen e na xbavit,
Kur shtohet e vete mbarė; jetėnė tėn' e pėrsėrit.
Edhe dheu, qė na ep drithė, sido ta kemi punuar,
Nukė pjell mirė si duam, po s'e patmė plehėruar.
O shokėtė e njeriut, Zoti u shtoftė e u bekoftė!
Dhe shpirti im mik pėrjetė, sindėkur ka qėn' u qoftė.
Kafshėt, edhe bagėtinė, qė u ka kaqė nevojė,
Njeriu duhetė t'i shohė, t'i ketė kujdes, t'i dojė.
Tė mos t'i mundojmė kurrė, po si fėmijė t'i kemi,
Eshtė mėkat edhe fjalė tė ligė pėr to tė themi.
Dellėndyshe bukuroshe, qė thua mijėra fjalė,
Dhe tė k'ėnda vahn' e lumėn, qė vjen me vrap e me valė,
A mos vjen nga Shqipėria? Eni vjen pej Ēamėrie
Me kėto milėra fjalė e me gluhė perėndie?
Apo vjen nga Labėria, pra mė duke kaqė trime,
Edhe fjalėtė qė thua mė gėzojnė zėmrėn time,
Q'ėshtė thier, bėrė posi njė pasqirė,
Duke kėputur nga cmagu, qė s'e kanė vartur mirė,
Apo vjen nga fush'e Korēės, nga vėnd'i mir' e i gjerė,
Pej zembrėsė Shqipėrisė, qė del gjithė bot' e ndjerė?
A mė vjen pej Malėsie, pej Skrapari, pej Dobreje,
Nga Vijosa, nga Devolli, pej Vlor' e pej Myzeqeje?
Tė munjam tė fluturonja e tė kishnjam krahė si ti,
Me gas tė math do t'i vinjam Shqipėrisė brėnda nė gji!
Pėr me marrė drejt Shkumbinė edh' Elbasan' e Tiranėn,
E me ardh ke ti, o Shkodrė, tė shof Drinin e Bujanėn,
Kostur, Pėrlep, Fėllėrinė, Dibrė, Ipek e Jakovėn,
Mat' e Ysqyp e Prėshtinė dhe Mirėdit' e Tetovėn;
Krojėnė e Skėnderbegut, q'i ka pas dhan ner Shqypnisė,
Tue bam me trimni luftė, e m'e munt mren e Tyrqisė.
Durres, o qytet i bukur, qė je kėrthiz' e mėmėdheut!
Edhe ti Leshi me emrė, qė ke eshtrat e Skėnderbeut!
Burrat tuaj aqė trima do ta lenė vall' Ylqinė
Edhe gjithė shqipėtarėt ta mbanjė armiku ynė?
Nukė mė ngjan e s'e besonj, kam te zoti shumė shpresė,
Shqipėria kėtej-tutje kshu po nukė do tė mbesė.
Dua tė dal majė malit, tė shoh gjithė Arbėrinė,
Vėllezėrit shqipėtarė, qė venė nė pun' e vinė,
Burrat trima me besė dhe shpirtmir' e punėtorė,
Dhe fushatė gjithė lule e malet me dėborė.
O fushazėtė pėllore, qė m'ushqeni Shqipėrinė,
Do tė kėndoj bukurinė tuaj edhe bujqėsinė.
Ti perndi e ligjėrisė, qė rri nė malt tė Tomorit,
Unju posht' e mė ndih pakė, o motra im'e tė gjorit!
Mė ke leshrat tė florinjta e tė ergjėndtė krahrorė,
Ball' e gush' e faq'e llėrė dhe kėmb' e duar dėborė;
Sikundėr do malėsorėt dhe pyjet e bagėtinė,
Duaj edhe fusharakėt dhe arat' e bujqėsinė,
Edhe ti, o mėmėz' e dheut, q'i fale dheut aq' uratė,
Sa pjell mijėra tė mira e kurrė s'mbetetė thatė,
I dhe lul'e bar e gjethe, bim' e drith' e pem' e drurė,
Mlodhe gjithė bukuritė edhe kanisk ia ke prurė.
Tė keqen, o symėshqerė, shikomė njė herė nė syt!
Si lulet' e si bilbili edhe unė jam djali yt.
Gjithė kėto farė lulesh e kėtė tė bukur erė,
Kėtė mblerim, kėto gjyrė vallė nga ē'vent'i kesh nxjerrė!
O sa e madhe bukuri! As mė thua ku e more!
O bukuroshe, t'u bėfsha, ngaha gjiri yt e nxore?
Apo me dorėt tė bukur e more nga gjir'i Zotit,
Nga qielli, nga parajsa, nga prehėr' e plotė i motit?
Kudo shkel kėmbėza jote, gėzohet vendi e mbleron,
Tekdo heth sythit e qeshur, bukuri' atje lulėzon!
Ti zbukuron faqen' e dheut, ti do e ushqen njerinė,
Mė tė gjallė, dhe pas vdekjes e pret duke hapur gjinė!
Vjen dimėri, t'i than lulet, ti me njė frym' i ngjall prapė,
Napėnė q'u heth pėrsiprė, ua heq me ver' e me vapė.
Bujkun e xgjuan me natė edhe vė pėrpara qetė,
Nisetė pa zbardhėllyer pėr punėzėt tė vėrtetė;
Mer pluarin e parmėndėn, zgjedhėn, tevliknė, hostenė,
Kafshėn, farėn, shoknė, bukėn, trajstėnė, lakrorė, qenė...
Shėrbėtor'i mėmės' sė dheut, q'e ka zėmrėnė plot shpresė,
Del kur hapet trėndafili dhe bari 'shtė gjithė vesė;
I falet Zotit t'vėrtetė dhe zihet nga pun' e mbarė,
Zėmėrzėn e ka tė bardhė dhe tė qruar e tė larė.
Pa lodhur e pa kėputur, pa djersė e pa mundime,
Njeriu i gjorė nė jetė nukė gjen dot as thėrrime,
Si tė punosh dit' e natė e tė bėsh ē'duhenė gjithė,
Ahere kėrko nga Zoti tė t'apė bukėz' e drithė.
Njeri, puno, mos psho kurrė dhe lark nga makutėrija,
Zėmėrnė kije tė gjerė, mos ki keq, pa t'ep Perndija.
Puna ka duk e uratė, Zot'i math e ka bekuar,
Njerinė mi faqet tė dheut e dėrgoi pėr tė punuar.
Ver' o e bukura verė, qė na vjen nga i madhi Zot
Me mirėsi, me bukuri, me gas tė math, me duar plot,
Sindėkur ēel trėndafilė, e i fal bilbilit zėnė,
Ashtu na bije nga qielli njė gas nė zėmėrt tėnė.
Zot'i e i vėrtetė pėr tė ushqyer njerinė,
Pėr tė zbukuruar dhenė, pėr tė shtuar mirėsinė,
I dha zjarr e flakė diellit, i fali dhe shinė resė,
Bėri dimėrin e verėn dhe zemrės san' i dha shpresė.
Pėr tė arriturė rrushnė ē'ka punuar Perėndija,
Qielli, dheu, dielli, shiu, njeriu, tėrė gjithėsija!
S'ėshtė ēudi pse na dėfren ver' e bukur zemrėn tėnė;
Ē'ka punuar Perėndija edhe njeriu, sa e bėnė!
Ju shokė, kur pini verėn, mos dehi, mos zėmėrohi,
Mos u zihni, mos u shani, mos lėvdohi, mos qėrtohi,
Se pėrēmoni Perėndinė, q'i ka falur hardhisė rrush,
Edhe kėrkon dashurinė e ndodhet pshetazi ndaj jush;
Po gėzohi, prehi, qeshni, duhi, xbaviti, dėfreni,
Flisni fjalė tė pėlqyer, loni, kėndoni, kėrceni,
Bėjeni zėmrėn tė gjerė edhe shtoni dashurinė,
Mirėsinė, njerėzinė dhe besėn e miqėsinė,
Se nė breng' e nė tė keqe, nė punė e nė tė pirė,
Mirretė vesh njeriu i lik, njihetė njeriu i mirė.
A e shihni gjithėsinė, yjtė, Diellinė, Hėnėn,
Dhenė, erėn, retė, kohėn, Kashtėn' e Kumtėrit, Shėnjėn,
Si janė pėrveshur gjithė edhe lėēijn' e punojnė,
Njėri-tjatėrit i ndihin, ashtu punėn e mbarojnė.
Nė mest tė kėti rrėmeti, tė punėtorėve shumė,
Njeriu duhet tė lėēinjė, apo tė bjerė nė gjumė?
Mundohetė punėtori, po nė zemėrzėt tė qetė
Sa gas tė math ndjen, kur njėra qė hoth, i pjell dymbėdhjetė!
Kur e sheh kallin' e plotė tė kėrrusurė nga barra,
Dhe parajsėn e vėrtetė tė tfaqurė nėpėr ara,
Kur heth lėmėn e mbleth toknė, ndan bykn' e kashtėn mėnjanė,
U heth kuajve e qevet, qė janė lodhur, tė hanė,
Kur e pėrmbush plot shtėpinė me drith' e me gjė tė gjallė,
Shtrohet me uri nė bukė e ha me djersė nė ballė.
Sheh pjergullnė, manė, fiknė, thanėnė, arrėn, ullinė,
Mollėn, dardhėn, pjeshkėn, shegėn, vadhėnė, ftuan, qershinė,
Kumbullatė, zerdelinė, ngarkuar me pemė gjithė,
Oborrė plot gjė tė gjallė, shtėpinė mbushur me drithė,
Dhe zėmėra i gėzohet, pa i faletė Perėndisė,
Q'e ēpėrblen punėn e djersėn e mundimn' e njerėzisė.
Qysh rroit mblet' e uruar dhe ven' e vin e lėēijnė,
Ca huallinė ndėrtojnė, ca nėpėr lule shėndijnė.
O ē'punė me mėnt punojnė, sa bukur e bėjn' e mirė!
N'apin dyllėtė, q'ep dritė, dhe mjaltė fjesht' ėmbėlsirė.
Dhe punėtorėt' e mirė m'atė mėndyrė punojnė,
Edhe gjithė njerėzija me mundimt t'atyre shkojnė;
Njėri mih, jatėri lėron, njėri mbjell, jatėri prashit,
Kush t'harr, kush korr, kush mbledh duaj, kush shin, kush sharton, kush krasit,
Njė bėn pluar' e sėpatėn, njė parmendėn, njė shtėpinė,
Njė pret e qep, njė merr e ep, njė mbath, njė shikon mullinė,
Ēdo njeri njė farė pune bėn nė mest tė shoqėrisė,
Kjo ėsht' udh' e Perėndisė, ky ė nom i gjithėsisė.
Edh' ajo miza pėrdhese, ē'i duhetė pėr tė ngrėnė,
Eshtė rrahur e pėrpjekur e me kohėz' e ka vėnė.
Ka njė punė tė punonjė si ēdo gjė q'ėshtė nė jetė,
Kshu e ka thėnė me kohė Zot'i math e i vėrtetė.
Bujku mundohet nė verė, po nė dimėr rri e prėhet,
Sheh shtėpizėnė mė kamje, edhe zėmėra i bėhet,
Gratė tė gjitha punojnė n'avlėmėnt e nė tė tjera,
Edhe jashtė fryn e bije, por kur na trokėllin dera:
Eshtė nj'udhėtar i gjorė, qė ka mbetur nė dėborė,
I kanė ngrirė tė mjerit vesh' e goj, e kėmb' e dorė;
Ngrihet i zot'i shtėpisė edhe tė huajthin e merr,
E vė nė kryet tė vatrės me njerėzi, me tė math nder,
Posa e shohėnė qė vjen, i ngrihen gjithė fėmija,
Se tė huajnė mė derė na e dėrgon Perėndia,
Pa i bėjnė zjarr e ngrohet edh'e mbajnė me tė mirė,
I sjellin shtresė tė flerė edhe tė ngrėn' e tė pirė.
Kėshtu tė huajt' e miqtė njeriu q'ėshtė i uruar
I pret me krahėror hapur e i pėrcjell tė gėzuar.
Nė verė qė ēelen lulet, qielli ndrin si pasqyrė,
Sbukurohetė faq'e dheut e merr mijėra fytyrė;
Pa ngjallenė mė ēdo lule, mė ēdo bar e mė ēdo fletė
Gjėra tė gjalla me mijė, rroitin nga dheu si mbletė.
Shpest' e mizatė kėndojnė e kuajtė hingėllijnė,
Lulet' e bukura m'erė si ar e si flori ndrijnė,
Bujku nget pėndėn e lėron, mbjell a bėn gati ugarė,
Kalorėsi i shkon njatė dhe i thotė -- puna mbarė --
Papo merr anėn e lumit me zėmėrė tė gėzuar,
Kėndon, fishėllen e vete ngadalė, duke mejtuar;
Vė re lumėn e kulluar, qė ikėn me ligjėrime,
E ndėr ment tė ti i bije ca t'ėmbla shumė mejtime.
Vashazėtė bukuroshe, posi shqerratė manare,
Si kapėrollet e malit, si thėllėzatė mitare,
Venė tė lajnė nė lumė gjithė tok duke kėnduar,
Me gas nė sy e nė buzė e me lulezė nėr duar;
Pėrveshin llėrėt' e bardha dhe tė majm'e tė perndijta,
Pulpazėtė bukuroshe e kėmbėzėt' e kėrthijta.
Dellėndyshja qė fluturon e ndehetė pėrmi lumė,
U afrohetė si mike e u thotė fjalė shumė,
Dhe mėshqer' e pėrkėdhelur vjen nė lumė tė pij' ujė,
A tė prėhetė nė hije, a tė bėnjė gjė rrėmujė.
Bari, bima vatur mė bres e bujku shum' i gėzuar,
Si bariu kur merr kėrthinė edh'e pėrkėdhel ndėr duar.
Bilbili ia thotė bukur, lumi vete gjithė valė,
Ep erėn e Perėndisė trėndafili palė-palė.
Veē njė vashėz' e mjerė qan tė motrėnė, q'e ka lėnė,
O! ėshtė mbuluar nė dhe vashėza fytyrėhėnė!
Mėma dhe motėra mbetur nė zi e nė vaj tė shumė,
Dhe shqerra manarez' e saj, e pėrzieshmez' e pėr lumė!
Tė kėput shpirtinė plaka, kur zė dhe nėmėron e qan,
Ah, i ziu njeri nė jetė sa heq e sa duron e mban!
Vashėn vėrtet e mbuluan, po shpirt'i saj nė qiej shkoi,
Hapi krahėthit e lehtė, nė hapėsirat fluturoi;
Bukuri e saj u pėrzje me bukurizėt tė prillit,
Me fjalėzėt tė bilbilit, me erėt tė trėndafilit,
Gjėsendi s'humbetė kurrė e gjė s'vdes me tė vėrtetė,
Mase ndryshohenė pakė, po janė nė kėtė jetė;
As shtohet, as pakėsohet, as prishetė gjithėsija,
Vdesėn e ngjallenė prapė si gjith' edhe njerėzija.
Kėtu janė gjithė ē'janė e gjithė ē'gjė munt tė jetė,
Engjėllitė, Perėnditė dhe ajy Zot'i vėrtetė!
Se njė trup e njė shpirt ėshtė gjithėsia, qė s'ka anė,
Tė gjallė edhe tė vdekur gjithė brėnda nė tė janė.
Perėndija njerin' e parė e mori prej dore vetė,
E zbriti mi faqet e dheut, q'ish me lulez' e fletė,
Mė tė drejtėnė tė themi, mbi faqet tė dheut e ngriti,
E bėri tė zotthin' e dheut edhe kėshtu e porsiti:
Nga kjo baltė tė kam bėrė, rri kėtu, mė paē uratė,
Mos u loth e mos psho kurrė, po pėrpiqu dit' e natė,
Sheh si punon gjithėsija? Ashtu tė punosh edhe ti,
Tė mos rrish kurrė pa punė e tė vėsh duartė nė gji.
Mos u bėj i lik e i keq, i paudh' e i pabesė,
I rrem, i ndyrė, i dėmshim, i rėnduar e pa shpresė,
Mėrgohu nga tė kėqijat, pej ēdo farė ligėsije,
Pej nakari, pej lakmimi, pej vjedhjeje, pej marrėzije,
Mos vra, mos merr tek s'ke vėnė, edhe ki nom dashurinė,
Bes' e fe ki urtėsinė, tė drejtėnė, mirėsinė.
Nė bėfsh mirė, liksht s'gjen kurrė, po, nė bėfsh liksht, mos prit mirė,
Ki dėshirė pėr tė mirė dhe nė zemėrė mėshirė,
Ji i but', i urt', i vyer e mos u bėj kurrė makut,
I egėr e i mėrzitur dh'i mahnitur si madut,
Mos ju afro dhelpėrisė, po sė drejtėsė iu nis pas;
Nė dėgjofsh fjalėt' e mija, do tė jesh gjithėnjė nė gas.
Nga gjithė ē'pat gjithėsia, tė kam dhėnė dhe ty pjesė,
Nė u bėfsh si them, i mirė, emr'i math do tė tė mbesė.
Tė kam dhėnė mėnt tė mėsosh, tė vėrtetėn me tė ta shohē,
Dhe zėmėr' e vetėdijė, tė mir' e tė drejtėn ta njohē,
Do tė tė lė dhe nevojėn, udhėn tė tė tregonjė,
Tė tė ndihnjė mė ēdo punė, tė tė psonj' e tė tė zgjonjė.
Gjithė tė mirat qė janė, kėtu nė dhet i kam mbuluar,
Po gjėsendi nė shesh s'nxjerr dot pa dirsur e pa munduar;
I gjen tė gjitha me kohė, po rrėmo thell' e mė thellė,
C'do gjė qė tė duhet, kėrkoje, barku i ti do ta pjellė.
Sa gjėrėrazė tė vlera do tė gjesh ti kėtu brenda,
Edhe pėrsipėrė soje, e sa do tė t'i ket ėnda!
Me fuqit qė tė kam dhėnė, them qė tė vinjė njė ditė
Tė marrē udhėn e sė mirės e tė gjesh tė madhe dritė,
Tė marrē vesh dalengadalė sa punėra qė kam bėrė,
Diell, hėnė, yj, dhe, qiej e gjithėsinė tė tėrė!
Po qė u bėre i urtė, mua mė ke afėr teje,
Ndryshe, qofsh i mallėkuar edhe mėrguar prej meje!
Tė parit tėnė perndia kėto fjalė vetėm i tha,
I fali gjithė tė mirat, i dha uratėn dhe e la.
Det i p'an'i mirėsisė, q'emrin tėnd s'e zė dot ngoje,
Qysh e ngrehe gjithėsinė pa lėnė farė nevoje!
Fali njeriut urtėsinė, mirėsinė, njerėzinė,
Butėsinė, miqėsinė, dashuri, vėllazėrinė;
Epu sheshevet lul' e bar dhe pyjevet gjeth e fletė,
Resė shi, aravet bimė e mos lerė gjė tė metė,
Fali erė trėndelinės, manushaqes, trėndafilit,
Kalliut bukė, mizės pjesė, zogut ngrėnie, zė bilbilit,
E drurėvet epu pemė dhe uratė bagėtisė,
Dėrgo dhėmbj' e kujdes pėr to nė zėmėrt tė njerėzisė;
Epi pjergulls' e vėshtit rrush dhe vozėsė fali verė,
Mos e lerė pa tė kurrė, kurrė thatė mos e lerė;
Fali diellit flak e zjarr dhe hėnės e yjet dritė,
Edhe detit uj' e kripė, gjithėsisė jet e ditė.
Yjtė le tė vinė rrotull dhe njerėzit tė punojnė,
Tė dėfrejn' e tė gėzohen dhe si vėllezėr tė shkojnė.
Tregomu dhe shqipėtaret udhėn e punės sė mbarė,
Bashkomi, bėmi vėllezėr edhe fjeshtė shqipėtarė,
Falmi, falmi Shqipėrisė ditėn e bardh' e lirisė,
Udhėn e vėllazėrisė, vahn' e gjithė mirėsisė.
Nxirr tė vėrtetėn nė shesht, paskėtaj tė mbretėronjė,
Errėsira tė pėrndahet, gėnjeshtėra tė pushonjė.

****
Ministri Mustafaj peruron ne Bukuresht bustin e Naim Frasherit. Poeti Kombetar prane Emineskut e Balzak
Pėrurohet nė Bukuresht busti i Naim Frashėrit
BUKURESHT-TIRANE (1 Tetor)- Ministri i Puneve te Jashtme, Besnik Mustafaj, ka peruruar ne Bukuresht te Rumanise bustin e poetit kombetar Naim Frasheri.
Busti ne bronx i poetit tone kombetar, riprodhim i vepres se skulptorit te mirenjohur Odhise Paskali, u vendos ne parkun qendror Herastrau te kryeqytetit rumun, krahas disa prej shkrimtareve me te shquar te njerezimit si Honore Balzac, Sandor Petoffi, Mihai Eminescu, etj.
Kjo ceremoni u zhvillua dy dite me pare ne kuadrin e veprimtarive me tematike “Bukureshti Frankofon” qe u zhvilluan paralelisht me punimet zyrtare te Konferences se Kryetareve te Shteteve dhe Qeverive te Organizates Nderkombetare te Frankofonise. Zyra e shtypit prane MPJ-se beri te ditur sot se ne fjalen qe mbajti me kete rast, ministri Mustafaj evokoi simboliken e dyfishte te ketij gjesti te madh kulturor. Duke falenderuar autoritetet rumune per ndihmesen e vyer qe dhane ne realizimin e shpejte te ketij projekti dypalesh, ai u shpreh se vendosja e bustit te poetit kombetar te Shqiperise ne kryeqytetin e Rumanise deshmon per lidhjet e panderprera te miqesise tradicionale qe ekzistojne midis dy popujve dhe qeverive, ne baze te te cilave ka qendruar gjithmone nje komunikim i perhershem kulturor. Ne kete kontekst, Ministri Mustafaj vecoi rolin e shqiptareve te Rumanise si nje ure e qendrueshme per cimentimin e ketij komunikimi dhe nxitjen e kultures se prejardhjes, permes veprimtarise se shoqatave patrotike, te cilat, nder te tjera, kontribuan edhe per botimin e veprave te Naim Frasherit, qe pane driten e botimit per here te pare ne Shtypshkronjat e Bukureshtit dhe Konstances.
Ministri Mustafaj vleresoi se “vendosja e bustit te Naim Frasherit ne Bukuresht perben gjithashtu nje shenje te mirefillte te diversitetit kulturor, si nje realitet qe zgjeron dhe afron kufijte e kulturave drejt vlerave te perbashketa universale”.
Ne ceremonine e perurimit ishin te pranishem autoritetet e larta te Bashkise se Bukureshtit, perfaqesues te diaspores shqiptare te Rumanise, te Shoqates se Miqesise Rumani-Shqiperi, emra te njohur te kultures dhe artit rumun, diplomate dhe miq e dashamires te vendit tone

*****

SHPREH NGA NAIM FRASHERI
kAMSHUM SHPRES TE PERENDIA
QE TE MOS JES KESHTU SHQIPERIA
PO TE NDERTOHET TE LULEZOHET
pa vjen nje dite qe te na sjell te madhe drite q'ajo pjell
qytetarin fatbardhesine,vellazeria edhe bashkimi
e njerzira eshte shpetimi ,lum kush te arrij pa do te vij

Qe shqiperia do te ndritohet dhe ligesira do te mergohet
jake e vertet , pse rri e qete?
Per shqiperine ditet e mira pasketaj vijne
shkoi erresira lum kush te rroj ta shohe zonje.
se shqipetari e gjuhe e tija
vene se mbari dhe shqiperia
lum kush ta shohe per pak kohe.
pa diturit dhe mbrithtesia,e meresite
dhe njerezia do te burojne nuk do mendojne.

******
NAIM FRASHERI, apostulli i shqiptarizmes
Naim Frasheri eshte poeti me i madh i Rilindjes Kombetare shqiptare, atdhetar mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit dhe kultures shqiptare. Me veprimtarine e dendur letrare dhe me punen, si nje nga udheheqesit kryesore te levizjes per clirim kombetar, ai me te drejte eshte cilesuar "frymezues i te gjithe Rilindjes", dhe si "apostull i shqiptarizmes".
Naim Frasheri lindi me 25 maj te vitit 1846 ne Frasher te Permetit ku kreu shkollen fillore dhe nisi te mesonte persishten prane teqese bektashiane. Me 1865 familja e tij u shperngul ne Janine ku, se bashku me vellane e tij Samiun, mbaroi gjimnazin grek "Zosimea". Aty ai pati mundesine te njihej me letersine klasike greke dhe romake dhe me historine moderne te Evropes. Mbi kete baze, Naimi percaktoi dhe themelet e botekuptimit te tij. Ne vitin 1870 u kthye ne Shqiperi dhe nen ndikimin e bejtexhinjve u dha pas vjersherimit persisht, duke botuar me vone edhe nje permbledhje lirikash "Tejhyjylat" (Enderrimet, 1885).
Nen ndikimin e ngjarjeve historike, sidomos te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, njeri nga udheheqesit e se ciles ishte Abdyli, vellai i tij i madh, Naimi braktisi vjersherimin persisht dhe iu kushtua letersise shqipe. Virtytet, zakonet dhe menyra e jeteses se popullit te tij, gjuha, qene nje shkolle e vertete per te dhe do t'i jepnin vepres se tij nje karakter te theksuar kombetar dhe popullor.
Mergimi i gjate, bashke me mallin per Shqiperine, i dhane rruge dhe punes se tij ne dobi te ceshtjes kombetare dhe veprimtarise se tij poetike. Poema e tij e pare e re ishte "Shqiperia" ku Naimi shpalli krenarine per te kaluaren e shqiptareve, gjendjen e mjeruar ne te cilen ndodhej vendi i tij si dhe deshiren per ta pare ate te lire. Ne Stamboll Naim Frasheri ka qene nder botuesit kryesore te revistave "Drita" e "Dituria", ku u botuan shume vjersha te tij, proza e vargje per shkollat e para shqipe. Ai i kushtoi vemendje dhe perpjekje te vazhdueshme, orientimit ideologjik dhe politik te intelektualeve shqiptare, organizimit te levizjes kulturore patriotike te mergimit shqiptar ne Turqi. Naimi ka qene anetar i Komisionit te Botimeve prane Ministrise se Arsimit ne Stamboll dhe me pas kryetar i saj.
Ne vitin 1886 Naimi botoi poemen e tij te famshme "Bageti e bujqesi", "Deshira e vertete e shqiptareve", nje poeme ne greqisht, kater libra per shkollat; "Vjersha per mesonjtoret e para", "E kendimit te cunavet kendonjetoreja" (ne dy vellime, me poezi, lexime te ndryshme). Me 1890 doli permbledhja e lirikave "Lulet e veres", "Mesimet", proza poetike "Fjala fluturake", vjersha dhe se fundi me 1898 poema e madhe epike "Historia e Skenderbeut". Per kohen dhe shendetin e Naimit kjo ishte nje pune teper e madhe dhe shume e mundimshme, te cilen mund ta kryente vetem nje njeri me vullnet te pathyeshem.
Poeti i madh Naim Frasheri luajti, perkrah Samiut e pas Kristoforidhit, nje rol themelor per shqipen e re letrare, te cilen e shkroi me nje pasuri te vecante fjalori e sidomos frazeologjike, duke u mbeshtetur kryesisht ne gjuhen e popullit. Te shumte qene shqiptaret qe banonin ose shkonin ne Stamboll dhe qe e kishin per gezim te njiheshin e te takoheshin me te. Njeri prej vizitoreve e shprehu keshtu mendimin e te gjitheve: "I varfer vinja tek Naim beu, i pasur shkonja; i uret vinja, i nginjet shkonja; pa shprese vinja, kur shkonja ndjenja vetehene te gjalle dhe me shpirt."
Ndersa Sevasti Qiriazi e ka pershkruar Naimin, "me shtat te mesem dhe te imet, por me nje fytyre te qete dhe me ndjenja te larta, te cilat vetem nje vjershetor i lindur mund t'i kete. Pamja e tij ishte ajo e nje intelektuali te cuditshem, ai ishte magnet dashurie..." Naim Frasheri, ka qene preokupim i perhershem i nje numri te madh studiuesish, te cilet kane prekur ceshtje te larmishme qe kane te bejne me jeten, vepren dhe shembelltyren e tij ne pergjithesi. Si i tille, Naim Frasheri sot eshte nje simbol i vecante kombetar, qe vazhdon te jetoje ne kujtesen e shqiptareve kudo qe jane, ne vetedijen e shume breznive te lexuesve, studiuesve, kritikeve, jeteshkruesve, historianeve, esteteve etj.
Edhe nje qind e gjashte vjet pas vdekjes se tij, ai jeton shpirterisht, ashtu sic thoshte edhe vete: "Kur me shihni se jam tretur, mos pandehni se kam vdekur".
Studimet e deritanishme qe jane bere per jeten dhe vepren e tij deshmojne qarte se eshte krijuar nje tradite e lakmueshme, aq me teper kur merret parasysh fakti se krahas shume emrave te studiuesve shqiptare sic jane: Mali Kokojka, Jup Kastrati, Dhimiter Shuteriqi, Alfred Uci, Qemal Haxhihasani, Shaban Demiraj, Rexhep Qosja, Ali Aliu, Nasho Jorgaqi, Sabri Hamiti, Ibrahim Rugova, Sali Bashota etj., ka dhe mjaft emra te studiuesve te huaj, sic jane: Norbert Jokli, Nexhip Alpan, Agnia Desnickaja, Robert Elsie etj.
Disa aspekte qe lidhen me vepren e Naim Frasherit, sic jane krijimtaria poetike e tij, veprimtaria pedagogjike, botekuptimi panteist, filozofik, fetar, kombetar, ndihmesa ne fushen e gjuhes, ne fushen e perkthimit, lidhjet nderkulturore, permasat humaniste, iluministe, ndikimi i krijimtarise gojore etj., jane vetem disa shtylla kyc, te cilat vazhdimisht sillen nga studiues te ndryshem.
Dhe sado qe rreth tij jane shkruar dhjetera e qindra studime, perseri figura e tij nuk eshte permbushur teresisht. Ndaj dhe kjo figure e kultures shqiptare gjithnje e me teper behet gjithekohore dhe gjithejetesore.
ATSH

******
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.123.st
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Male
Numri i postimeve : 3223
Age : 38
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

Pezi nga Naim Frasheri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Pezi nga Naim Frasheri   Pezi nga Naim Frasheri - Faqe 4 Icon_minitime12/9/2009, 17:40

Naim Frashėri
Poeti mė i madh i Rilindjes Kombėtare, atdhetar, mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit e i kulturės shqiptare.
Lindi mė 25. 5. 1846 nė Frashėr tė Pėrmetit. Pasi kreu shkollėn fillore nė qytetin e lindjes, mė 1865 u shpėrngul nė Janinė, ku bashkė me tė vėllanė mė tė vogėl Samiun , mbaroi gjimnazin Zosimea (1869).
Ai jetoi e punoi jashtė atdheut, ku u pėrpoq me tė gjitha forcat, sė bashku me gjithė atdhetarėt e tjerė, pėr ēlirimin e Shqipėrisė nga zgjedha osmane.
Poema e parė e tij ishte « Shqipėria » (1880, botuar mė 1897). Nė Stamboll ka qenė ndėr botuesit kryesorė tė revistės « Drita », mė pas « Dituria » (1884-1885), ku u botuan shumė vjersha, proza e vargje tė tij, pėr shkollat e para qė do tė hapėshin. Ai shėrbente si anėtar i Komisionit tė Botimeve pranė Ministrisė sė Arsimit, kurse mė vonė kryetar.
Mė 1866 botoi poemėn e tij tė famshme « Bagėti e Bujqėsia », atė greqisht « Dėshira e vėrtetė e shqiptarėve » dhe katėr libra pėr shkollat: « Vjersha pėr mėsonjtoret e para », « E kėndimit tė ēunavet kėndonjėtareja » (nė dy vėllime, me poezi, lexime tė ndryshme) si dhe njė « Histori tė pėrgjithshme ».


Mė 1888 vijoi me « Dituritė » (ribotuar mė 1895 me titullin « Gjithėsia »,-shkenca tė natyrės). Mė 1890 doli pėrmbledhja e lirikave « Lulėt e verės », pastaj « Mėsimet » dhe « Fjala flutarake »(vjersha, 1894) dhe sė fundi poema epike « Historia e Skėnderbeut » dhe poema fetare si « Qerbelaja » etj.


UJKU DHE QĖNGJI

Ujku pa fe
Erth nė kope
Dhe, si s'pa qėn,
U fut nėr dhėn,
Njė qėnq zuri
Zėmėrguri.
Qėngji i tha:
"Ore vėlla?
E po pėrse?
As mė rrėfe
Se ē'faj tė kam?
I vogėl jam."
Ujku i tha:
"Do tė tė ha!
A e mba mėnt
Mė kėtė vėnt
Kur mė shave?
Mė the xhave!"
Qėngj' i thotė:
"E ke kotė,
Unė sivjet
Jam pėrmbi dhet."
"Mase, i tha,
Qe yt vėlla."
"Vėlla, tha, s'kam,
I vetėm jam."
"Fort mir', i tha,
S'paske vėlla,
Po jot ėmė
Ē'pati prėmė
Qė mė qėrtoi
E mė kallėzoi?
Do mė zinin,
Tė mė vrinin!"
Qėngji i tha:
"Dy muaj ka
Qė s'mė rron mė,
Ah, ah, im mė!"
Dhe s'duroi dot,
Po qau me lot.
"E yt atė,
Njė brigjatė,
Mė pat vrarė
Mon' e parė,"
Tha makuti,
Shpirtladuti,
Dhe mė s'mėnoi;
Mė s'e mundoi,
Po posht' e vu
Edhe e zu
Nga lėfyti
Edh' e mbyti,
Se tė ligut,
Zėmėrshtrigut,
Nuk i vjen keq
Pėr njė qė heq.}



GJUHA JONĖ
Vėllezėr shqipėtarė!
Tė prekim urtėsinė,
Tė zėm' udhėn e mbarė,
Tė ngjallim Shqipėrinė.
Shqipėria ka qėnė
Edhe po do tė jetė,
Po sot nė ditėt tėnė
Tė metė tė mos ketė.
E ka nderuar zoti
Gjithėnjė Shqipėrinė,
Ish fort mirė qėmoti,
Do bėhet dhe taninė.
Sa ishte trimėria
N'atė kohė tė vjetrė,
Kish emrė Shqipėria,
Sa s'kish nonjė vėnt tjetrė.
Sa burra kordhėtarė
Ka nxjerrė Shqipėria
Mė pastaj e mė parė,
Q'i shkruan istoria!
Ajo ish koh' e zjarrtė
Dhe kish mundime tepėr,
Po sot pėndė dhe kartė
Na duhet, nukė tjetėr.
O burra, shqipėtarė,
Tė marrim dituritė,
Se s'ėshtė koh'e parė,
Tani lipsetė dritė.
Tė shkruajm' gjuhėn tėnė,
Kombinė ta ndritojmė,
Gjithė ē'ėshtė e ē'ka qėnė
Ngadalėzė ta msojmė.
pa shihni ē'gjuh' e mirė!
Sa shije ka e hije,
ē'e bukur'edh'e lirė,
Si gjuhė perėndie.
Shum'e bardhė kjo ditė
Pėr gjithė shqipėtarėt,
Do na sjellė njė dritė,
Qė s'e kishin tė parėt.
Kjo dritė do na bjerė
Tė gjitha mirėsitė
Dhe gjithė do t'i ngrerė
Dėmet e marrėzitė.
Si lum kush zė tė mbjellė,
Lum kush vė kėtė pemė!
Se kjo ka pėr tė pjellė,
S'mbulohetė me remė


TRATHĖTORĖTĖ
Shokė, kemi ne mest tėnė
Shum' armik' e trathėtorė!
Popo! mos u qoftė thėnė!
Veē qė s'kanė gjė nė dorė.
Harruanė mėmėdhenė
Dh' e lanė kombinė tėnė
E njė tjatėrė na gjenė!
Popo! mos u qofte thėnė!
Lanė zonjėn e lėvduar
E zunė njė kurvė shtrigė,
Tė ndyr' e tė mallėkuar,
Tė fėlliqur e tė ligė.
Lanė mėmėn tė xhveshur
Dhe mundohenė pėr botė,
Pa dhe bota duke qeshur
U thotė: mundohi kotė!
Qysh u bėnė Efialtė
E nuk e njohin tė mirėn,
Uthullėn pandehin mjaltė
Edhe dritė errėsirėn!
Buk' e mėmėdheut zėntė
Tradhėtorėt e pabesė!
Dhe Zoti dėrrmėn u dhėntė,
Kurrė mos paēinė pjesė!
Miqt' armiq i kanė bėrė,
Armikėtė miq i zunė,
Qysh janė fyell tė tėrė!
Ē'ėshtė kjo e madhe punė!
Fajn' e math kur do ta njohin
Njerėzit e mallėkuar?
Dritėnė pse nuk e shohin,
Apo janė tė verbuar?
Janė sė gjithash tė marrė
Dhe tė liq me tė vėrtetė,
Mėmėdheut bėjnė varrė,
Po do tė bienė vetė,
Se mbretėron e vėrteta,
S'del kurrė gėnjeshtr' e shkretė
T'ish ashtu, qe prishur jeta,
S'kish mbetur gjė e vėrtetė.
Ata turpinė fitojnė,
Nderr' e tyre posht' e hedhin
Dhe armikėtė gėzojnė
E nė errėsirėt bredhin.
Nuk ėshtė kurrė haruar
Dh'e mira dh'e lig' e shkretė,
Tė gjitha janė paguar,
S'ka mbeturė gjė nė jetė.
Lerini, pa do ta gjėjnė,
Tė vėrtetėn do ta njohin,
Se tani s'e dinė c'bėjnė,
Janė tė verbėr e s'shohin.
O, popo ē'turp kanė marrė!
Janė bėrė tradhėtorė
Dhe s'janė mė shqipėtarė,
Se nga kombi hoqnė dorė.
Me tė huajnė u bėnė,
Me armikn' e Shqipėrisė,
S'duanė gjuhėnė tėnė
Armikėt' e Perėndisė!
Ndjej, o Zot, se nukė dinė
Se ē'bėjnė, janė mahnitur,
Rrahin tė prishin shtėpinė
Pun' e lig' edh' e mėrzitur.
Tė gjorėt janė nė gjumė,
Tė vėrtetėnė s'e dinė,
Do tė mundohenė shumė,
Pasdaj mėnttė do t'u vinė.
Vėllazėrin' e harrojnė
Dhe kombin e mėmėdhenė,
Dhe armikėtė dėgjojnė
Edhe s'dinė se ku venė.
Hiqni dorė, hiqni dorė!
Mblithni mėntt' e tupėrohi,
Mos u bėni trathėtorė,
Se pasdaj do tė pendohi.





DĖSHIRA

Zot!
Sot
Jam,
Kam,
Shoh,
Njoh,
Rronj,
Shkonj;
Kam gas
Dhe flas
E them
Tė kem
Ditė,
Dritė,
Jetė,
Vetė,
Ah, dua,
Qė thua,
Tė mos vdes,
Po tė mbes
Pėrjetė
Tė ketė
Shpirti im
Pa mundim
Shėndenė
Tė jenė
Me mua
Sa dua.
Sonte jam gjall',
E jam mirė,
Po kam dhe mall
E dėshirė,
Zot i vėrtetė
I gjithėsisė!
Tė rronj pėrjetė
Ndaj njerėzisė!
Ti ke nė dorė,
Ēdo gjė qė tė duash;
Nukė je i gjorė,
Arrin qė tė thuash;
Pa bėhenė gjithė ē'dua,
Po tė mė dėgjosh mua,
Le tė bėhetė thua,
Dhe gjithė janė bėrė!
Atė qė thua ti vetė,
Zot i math e i vėrtetė!
Ajo bėnetė nė jetė,
Edhe mbaronet' e tėrė!
Ti epi jetė njerėzisė,
Shto e beko dhe bagėtinė,
Se ti je Zot' i gjithėsisė,
Nė dorėz' e ke mirėsinė
Njerėzis' epi jetė tė gjatė,
Mundimet fare nga jeta ngreji,
Djepinė shkret' e lugėnė thatė
Mos e shih kurrė, po mbushur leri.
Fal
Dhe ep
Gjithė ē'ke
Nga tė mirat,
E tė pėshtirat
Hidhi kėtje,
A vari mė ndonjė grep,
A mbuloji mė ndonjė mal,
E lėrė vetėm mirėsitė,
Fal edhe dritė e jet' e ditė
Le tė prėhet gjithė njerėzija
E tė mos ketė kurrė tė kėqija;
Ligėsitė, djallėzitė e marrėzitė
Le tė mos rrojnė paskėtaj edhe njė ditė
Veē mirėsija nė kėtė jetė tė mbretėronjė,
Urdhėri yt, puna jote, Zotth' i math e i vėrtetė,
E vėrteta le tė rronjė, gėnjeshtra le tė pushonjė
Bėj si tė duash, ē'tė them unė Zot i vėrtetė? Ti e di vetė!






BAGĖTI E BUJQĖSIA
O malet' e Shqipėrisė e ju o lisat' e gjatė!
Fushat e gjėra me lule, q'u kam ndėr mėnt dit' e natė!
Ju bregore bukuroshe e ju lumenjt' e kulluar!
Ēuka, kodra, brinja, gėrxhe dhe pylle tė gjelbėruar!
Do tė kėndonj bagėtinė qė mbani ju e ushqeni,
O vendėthit e bekuar, ju mėndjen ma dėfreni.
Ti Shqipėri, mė ep nderė, mė ep emrin shqipėtar,
Zėmrėn ti ma gatove plot me dėshirė dhe me zjarr.
Shqipėri, o mėma ime, ndonėse jam i mėrguar,
Dashurinė tėnde kurrė zemėra s'e ka harruar.
Kur dėgjon zėthin e s'ėmės qysh e le qengji kopenė,
Blegėrin dy a tri herė edhe ikėn e merr dhenė,
Edhe nė i prefshin udhėn njėzet a tridhjetė vetė,
E ta trėmbin, ajy s'kthehet, po shkon nė mes si shigjetė,
Ashtu dhe zėmėra ime mė le kėtu tek jam mua,
Vjen me vrap e me dėshirė aty nėr viset e tua.
Tek buron ujėt e ftohtė edhe fryn veriu nė verė,
Tek mbin lulja me gas shumė dhe me bukuri e m'erė,
Ku i fryn bariu xhurasė, tek kullosin bagėtija,
Ku mėrzen cjapi me zile, atje i kam ment e mija.
Atje lint diell' i qeshur edhe hėna e gėzuar,
Fat' i bardh' e mirėsija nė atė vėnt janė mbluar;
Nat'atje'shtė tjatrė natė edhe dita tjatėr ditė,
Nė pyjet' e gjelbėruar, atje rrinė perėnditė.
Mendje! merr fushat e malet, jashtė, jashtė nga qyteti,
Nga brengat, nga thashethemet, nga rrėmuja, nga rrėmeti.
Tek kėndon thėllėza me gas edhe zogu me dėshirė,
E qyqja duke qeshur, bilbili me ėmbėlsirė,
Tek hapetė trėndafili, atje ma ka ėnda tė jem,
Bashkė me shpest edhe unė t'ia thėrres kėngės e t'ia them;
Tė shoh kedhėrit' e shqerrat, deshtė, cjeptė, dhėntė, dhitė,
Qiellin' e sbukuruar, dhenė me lul'e me dritė.
Vashė bukurosh'e bariut! qė vjen me llėrė pėrveshur,
Me zemėrė tė dėfryer e me buzėzė tė qeshur,
Me dy shqerėza ndėr duar, tė bukura si dhe vetė,
Nė sythit tėnt e shoh gazė, qė s'e kam gjetur ndė jetė.
Dashi sysk e me kėmborė, q'e ke manar, po tė vjen pas,
Dhe qeni me bes' i larmė tė ndjek me dėshir' e me gas.
Dashē Perėndinė, pa mė thua, a mos na pe bagėtinė?
- Pash' atje pas mė tė gdhirė,... ja atje pėrtej tek vinė!
O! sa bukuri ka tufa! Sa gas bije bagėtija!
Vinė posi mblet' e plotė! I bekoftė Perėndija!
Nėpėr shesh' e nėr bregore janė pėrhapurė shqerrat,
E kecėrit nėpėr rripat dhe nė gjethet e nė ferrat;
Sa me vrap e me gas bredhin edhe lozin shok me shok,
Aty pėrhapenė me nxit aty mblidhenė prapė tok,
Edhe prapė tufė-tufė pėrhapenė duke bredhur,
Duke ikur me vrap shumė, duke lojtur, duke hedhur.
Nxitojn' e s'lodhenė kurrė edhe, kur i merr urija,
Secili futet nė tufė, suletė ne mėm' e tija,
Posa gjen mėmėn e dashur edhe me vrap i hyn nė gji,
Rri mė gjunjė dhe zė sisėn e qumėshtin e ėmbėl pi;
Pa e ėma me mall shumė, ndo dhi qoftė a ndo dele,
Bir' e vetėm e merr nė gji me gas e me pėrkėdhele.
Sa tė mirazė ke dhėnė, Zot i math e i vėrtetė!
E ē'nom tė bekuar vure pėr ēdo gjė q'ėshtė nė jetė!
Sa mė pėlqen blegėrima, zėr'i ėmbėl' i bagėtisė,
Qėngji edhe kec'i bukur, qė rri mė gjunj' e pi sisė!
Pėrhapurė bagėtija nėpėr sheshe, nėpėr brinja,
Nėr lajthi e nėpėr dushnja, ndėr murriza, nė dėllinja;
Bijen zilet' e kėmborėt e fyelli e xhuraja,
Dheu bleron e gjelbėrojnė fusha, male, brigje, maja,
Edhe gjithė gjė e gjallė ndjen nė zemėr njė dėshirė,
Njė gas t'ėmbėl' e tė shumė, o! sa bukur e sa mirė!
Pelėn e ndjek mėz'i bukur, lopės i vete viēi pas,
Dellėndyshja punėtore bėn folenė me tė math gas,
Ogiēi ikėn pėrpara, i bije tufės nė ballė,
Me zemėr tė ēelur shumė vete si trimi me pallė,
Zoqtė zėnė kėng' e valle dhe po kėrcejn' e kėndojnė,
E nėpėr dega me lule si ėngjėllit fluturojnė,
Larashi ngrihet pėrpjetė, thua q'i shpie Perėndisė
Njė lėvdatė tė bekuar pėr gėzimt tė gjithėsisė,
Qielli sa ėsht' i kthiellt e sa ėshtė sbukuruar!
E dielli sa ndrin bukur mbi lulet tė lulėzuar!
Gjithė kėto lule ē'janė, qė u ngjallė menjėherė?
Ngaha qielli ke xbritur? Ver', o e bukura verė!
Ēdo lulezė ka me vehte njė emėr e njė fytyrė,
Njė bukuri, njė mirėsi, njė shtat, nj'erė e njė ngjyrė,
Si dhe ēdo dru e ēdo pemė, edhe ēdo bar e ēdo fletė;
Sa ėshtė e bukur faq' e dheut! S'tė zė syri gjė tė metė.
Gjithė kjo bukuri vallė nga dheu tė ketė mbleruar,
A me tė matht tė ti' Zoti pej parajs'e ka dėrguar?
Veē njė njeri shoh pa punė dhe tė mjer' e tė brengosur,
Tė kėputur, tė mjeruar, tė grisur e tė rreckosur;
Lipėn i gjori pa shpresė, se atje e pru pėrtimi,
S'i ka mbetur gas nė zemrė, se s'i la vėnt idhėrimi.
Eshtė njeri, si dhe neve, po epini, o tė pasur,
E mos e lini tė urėt dhe tė mjer' e buzėplasur,
Se pėrtimn' e zi, q'e pruri tė gjorėn mė kėtė ditė,
Nuk' e dimė vet' e zgjodhi, apo ia dhanė Perėnditė.
Edhe pėr njė mizė, kur heq, i vjen keq njeriut tė mirė,
Zėmėra s'thuhetė zėmrė me mos pasurė mėshirė.
Ah! edh' atje tej mbi udhė i duket i shkreti varri,
Rrethuar me lul'e me bar, njė tė gjori udhėtari,
Qė ka vdekur i ri shumė e ka rarė lark shtėpisė,
Mėrguar nga mėm' e motrė dhe pej gjithė njerėzisė;
Njė zok i helmuar mi varrt i rri si mėmėzė dh'e qan,
Ndarė nga tė gjithė shokėt edhe zi pėr tė mjerė mban.
Tomor! o mal i bekuar, fron i lartė, qė rrij Zoti,
Pas fesė vjetrė qė kishinė shqipėtarėtė qėmoti,
Dhe ti Mali-Plak i lartė, qė me syt' e tu ke parė
Luftėra tė mėdha shumė e punė qė kanė ngjarė.
O malet' e Shqipėrisė, qė mbani kryet pėrpjetė,
Tėmerr e frikė pėrhapni, pėrpini qiejt e retė!
Tė patundurė pėrjetė jini, pa, kur oshėtini,
Udhėtarit nė zemėr frikė tė madhe i vini;
Keni shkėmbėnj, gėrxhe, lisa, lumėnj dhe dėborė ndė gji,
Pėrsiprė lulez' e gjethe dhe brėnda ergjėnt e flori,
E ju fusha bukuroshe edhe tė majm'e pėllore,
Ju sheshet e lulėzuar, ju bregore gjelbėrore,
Q'u fali Zoti tė mira, u mba me shumė pekule,
U dha bar e gjeth e veri, zoq e flutura e lule,
Zemėrn' e varfėrė time aty ndėr ju e kam mbluar,
Tek buron nga gjithi juaj uj'i ftoht' e i kulluar;
Jam lark jush i dėshėruar edhe s'e duronj dot mallė,
Po s'e di si dua unė do t'u shoh njė herė vallė?
Tė paskėsha vrapn' e veriut, tė kisha krahė pėllumbi,
Nxitimn' e lumit me valė, q'ikėn me vėrtik si plumbi,
E tė vija nė gjit tuaj, nj' ujė tė ftohtė tė pinja,
Edhe nėpėr ato hije njė copė herė tė rrinja,
Syt' e ballit t'i xbavitnja, zėmėrėnė ta dėfrenja,
Gazė, qė paēė njėherė, prap' aty ndėr ju ta gjenja.
Opopo! Kshu pse mė vini pėrpara syve pa pushim,
O ditėt' e djalėrisė, o moj kohėz' e tė rit tim?
O flutura krahėshkruar, qė fluturon nėpėr erė,
As merr dhe zėmrėnė time me vehtezė dhe ma shpjerė
Nėr malet tė Shqipėrisė, tek kullosėn bagėtija,
Tek i fryn bariu xhurasė, tek mė rrinė mėnt' e mija,
Ku shkon me zile tė madhe ogiēi pėrmes lajthisė,
Pa zjen e oshėtin mali ngaha zėr'i bagėtisė;
Marrėnė vrapn' e nxitojnė, derdhen nė gjollė pėr kripė,
Dhėntė ndėr shesh'e ndėr brigje, dhitė nė shkėmb e nė rripė.
Bariu plak krabėn nė dorė edhe urdhėron tė rinjtė,
E ata gjithė punojnė, ngriturė mė bres pėrqinjtė;
Ca bėjnė vathėn e shtrungėn, ca ngrehin tėndėn e stanė,
Kush sjell gjeth e karthj' e shkarpa, sicilido ndih mė nj'anė;
Kush pėrvjel, kush qeth sheleknė, kush mjel dhitė, kush mjel dhėntė,
Njėri merr ushqen kėlyshnė, jatėri pėrgėzon qėntė.
Stopani, bėr'i zi sterrė, shikon bulmetn' e bekuar,
Tunt, bėn gjalpė, djathė, gjizė edhe punon pa pėrtuar;
Udhėtar' e gjahėtorė, q'u bije udha ndėr male,
U ep mish, qumėsht, kos, dhallė, ajkė, djathė, bukėvale...
Kec'i mbeturė pa mėmė dhe i varfėr' e i shkretė
Mėnt mėmėnė, qė ka mbetur pa bir e pa gas nė jetė.
Dėgjohet nga mez'i pyllit krism' e sėpatės s'druvarit,
E sharrėsė qė bėn lėndė, edhe fyell'i shterparit.
Shterpari s'i qaset stanit, po nėr pyje bij'e ngrihet,
Nėpėr maja, nėr bregore, rri, kėndon a gdhėnt, a shtrihet;
S'i trembetė syri kurrė, vetėm ajy dit' e natė,
Nga ujku e nga kusari s'ka frik', as nga lis'i gjatė,
As nga shkėmbėnjt' e nga pylli, as gogolėtė s'e hanė,
Armėtė ka shok e vėlla, mėm' e motėrė xhuranė;
Miqt' e ti shqeratė janė, kecėrit, dhitė, dhėntė,
Cjeptė, ziletė, kėmborėt, deshtė e mė tepėr qėntė,
Qė s'flenė, po rrin' e ruajn bagėtinė dhe barinė,
Kur e shohin, tundin bishtin dhe me gas tė math i vinė;
S'e hanė njerin' e mirė edhe mikun' e udhėtarė,
Se i njohėn; po tė liknė, egėrsirėnė, kusarė.
Vjen nata, e lė nė t'errėt, del hėna, i pėrhap dritėn,
Vjen mėngjesi, sbardhėllehet, lint' dielli, i bije ditėn.
Yjtė, hėna, dielli, shėnja, lindin e prapė perėndojnė,
Gjithė ē'lėvrijnė nėr qiej, pėrpara syvet i shkojnė.
Mblidhen ret' e hapėsira bėnetė e zezė sterrė,
Vetėtimat e gjėmimet nisin e shiu zė tė bjerė;
Bariu vė gunėn nė kokė, z'eshkėn me herėt tė parė,
Ndes shkarpat sakaqėherė, e lisnė fyl, dhe bėn zjarrė;
Fishėllen e thėrret qentė sicilin me emėr veēan,
Pa, kur derdhetė Baliku, ujkun' e zė edh'e pėrlan,
Se bisha, qė bije dėmnė, errėsir' e mjergull kėrkon,
Papo bariu shum' ahere vė re dhe mba vesh e dėgjon,
Dhe sokėllin me zė tė madh, tunden malet e shkėmbenjtė,
Gumzhitin pyjet' e veshur e oshėtijnė pėrrenjtė!
Esht' e lehtė dhi e stanit, qė kullot gjethen e malit,
Dhe bij'e fle majė shkėmbit e pi ujėthit e zallit;
Dhi e shtėpis' ėsht' e plokshtė, fle nė vath' e nėnė strehė
E pi ujėt e rrėkesė edhe shtrihetė nė plehė;
Esht' e butėz' edh'e qetė dhe e urtė si manare,
Nuk' ėshtė si malėsorja, andaj i thonė bravare.
Nė pshat, posa sbardhėllehet, sheh njė plakėzė tė gjorė,
Ngrihet, hap derėn ngadale, e del me kusi nė dorė,
Rri nė derėzėt tė shtrungės, dhe djali duke dremitur
I nget bagėtin' e delen, i mjel plakėz' e drobitur.
Plaku lė shkopnė mėnjanė e bėn gardhin a zė shteknė,
Bariu vė tufėn pėrpara, vasha pėrkėdhel sheleknė,
Nusja pshi e ndreq shtėpinė edhe bėn bukėn e gjellėn,
I shoqi sheh kanė, lopėn, viēnė, demnė, kalėn, pelėn,
Mushkėn, qė ėsht' e harbuar edhe bashkė me gomarė
Rrahėnė tė hedhin murė, tė hanė bimėn a barė.
Njė grua vete nė krua, e jatėra zė tė tuntnjė,
Njė sheh pulat, miskat, rosat, dhe tjatėra bėn ētė muntnjė.
Na hyjnė shumė nė punė kafshėtė dhe bagėtija,
Na i dha nė kėtė jetė shok' e ndihmės Perėndija.
Tė mos ishte gjė e gjallė, njeriu s'rronte dot nė jetė,
Do tė vdiste nga uria, do t'ish lakuriq e shkretė;
Gjė e gjallė na vesh, na mbath dhe na ushqen e na xbavit,
Kur shtohet e vete mbarė; jetėnė tėn' e pėrsėrit.
Edhe dheu, qė na ep drithė, sido ta kemi punuar,
Nukė pjell mirė si duam, po s'e patmė plehėruar.
O shokėtė e njeriut, Zoti u shtoftė e u bekoftė!
Dhe shpirti im mik pėrjetė, sindėkur ka qėn' u qoftė.
Kafshėt, edhe bagėtinė, qė u ka kaqė nevojė,
Njeriu duhetė t'i shohė, t'i ketė kujdes, t'i dojė.
Tė mos t'i mundojmė kurrė, po si fėmijė t'i kemi,
Eshtė mėkat edhe fjalė tė ligė pėr to tė themi.
Dellėndyshe bukuroshe, qė thua mijėra fjalė,
Dhe tė k'ėnda vahn' e lumėn, qė vjen me vrap e me valė,
A mos vjen nga Shqipėria? Eni vjen pej Ēamėrie
Me kėto milėra fjalė e me gluhė perėndie?
Apo vjen nga Labėria, pra mė duke kaqė trime,
Edhe fjalėtė qė thua mė gėzojnė zėmrėn time,
Q'ėshtė thier, bėrė posi njė pasqirė,
Duke kėputur nga cmagu, qė s'e kanė vartur mirė,
Apo vjen nga fush'e Korēės, nga vėnd'i mir' e i gjerė,
Pej zembrėsė Shqipėrisė, qė del gjithė bot' e ndjerė?
A mė vjen pej Malėsie, pej Skrapari, pej Dobreje,
Nga Vijosa, nga Devolli, pej Vlor' e pej Myzeqeje?
Tė munjam tė fluturonja e tė kishnjam krahė si ti,
Me gas tė math do t'i vinjam Shqipėrisė brėnda nė gji!
Pėr me marrė drejt Shkumbinė edh' Elbasan' e Tiranėn,
E me ardh ke ti, o Shkodrė, tė shof Drinin e Bujanėn,
Kostur, Pėrlep, Fėllėrinė, Dibrė, Ipek e Jakovėn,
Mat' e Ysqyp e Prėshtinė dhe Mirėdit' e Tetovėn;
Krojėnė e Skėnderbegut, q'i ka pas dhan ner Shqypnisė,
Tue bam me trimni luftė, e m'e munt mren e Tyrqisė.
Durres, o qytet i bukur, qė je kėrthiz' e mėmėdheut!
Edhe ti Leshi me emrė, qė ke eshtrat e Skėnderbeut!
Burrat tuaj aqė trima do ta lenė vall' Ylqinė
Edhe gjithė shqipėtarėt ta mbanjė armiku ynė?
Nukė mė ngjan e s'e besonj, kam te zoti shumė shpresė,
Shqipėria kėtej-tutje kshu po nukė do tė mbesė.
Dua tė dal majė malit, tė shoh gjithė Arbėrinė,
Vėllezėrit shqipėtarė, qė venė nė pun' e vinė,
Burrat trima me besė dhe shpirtmir' e punėtorė,
Dhe fushatė gjithė lule e malet me dėborė.
O fushazėtė pėllore, qė m'ushqeni Shqipėrinė,
Do tė kėndoj bukurinė tuaj edhe bujqėsinė.
Ti perndi e ligjėrisė, qė rri nė malt tė Tomorit,
Unju posht' e mė ndih pakė, o motra im'e tė gjorit!
Mė ke leshrat tė florinjta e tė ergjėndtė krahrorė,
Ball' e gush' e faq'e llėrė dhe kėmb' e duar dėborė;
Sikundėr do malėsorėt dhe pyjet e bagėtinė,
Duaj edhe fusharakėt dhe arat' e bujqėsinė,
Edhe ti, o mėmėz' e dheut, q'i fale dheut aq' uratė,
Sa pjell mijėra tė mira e kurrė s'mbetetė thatė,
I dhe lul'e bar e gjethe, bim' e drith' e pem' e drurė,
Mlodhe gjithė bukuritė edhe kanisk ia ke prurė.
Tė keqen, o symėshqerė, shikomė njė herė nė syt!
Si lulet' e si bilbili edhe unė jam djali yt.
Gjithė kėto farė lulesh e kėtė tė bukur erė,
Kėtė mblerim, kėto gjyrė vallė nga ē'vent'i kesh nxjerrė!
O sa e madhe bukuri! As mė thua ku e more!
O bukuroshe, t'u bėfsha, ngaha gjiri yt e nxore?
Apo me dorėt tė bukur e more nga gjir'i Zotit,
Nga qielli, nga parajsa, nga prehėr' e plotė i motit?
Kudo shkel kėmbėza jote, gėzohet vendi e mbleron,
Tekdo heth sythit e qeshur, bukuri' atje lulėzon!
Ti zbukuron faqen' e dheut, ti do e ushqen njerinė,
Mė tė gjallė, dhe pas vdekjes e pret duke hapur gjinė!
Vjen dimėri, t'i than lulet, ti me njė frym' i ngjall prapė,
Napėnė q'u heth pėrsiprė, ua heq me ver' e me vapė.
Bujkun e xgjuan me natė edhe vė pėrpara qetė,
Nisetė pa zbardhėllyer pėr punėzėt tė vėrtetė;
Mer pluarin e parmėndėn, zgjedhėn, tevliknė, hostenė,
Kafshėn, farėn, shoknė, bukėn, trajstėnė, lakrorė, qenė...
Shėrbėtor'i mėmės' sė dheut, q'e ka zėmrėnė plot shpresė,
Del kur hapet trėndafili dhe bari 'shtė gjithė vesė;
I falet Zotit t'vėrtetė dhe zihet nga pun' e mbarė,
Zėmėrzėn e ka tė bardhė dhe tė qruar e tė larė.
Pa lodhur e pa kėputur, pa djersė e pa mundime,
Njeriu i gjorė nė jetė nukė gjen dot as thėrrime,
Si tė punosh dit' e natė e tė bėsh ē'duhenė gjithė,
Ahere kėrko nga Zoti tė t'apė bukėz' e drithė.
Njeri, puno, mos psho kurrė dhe lark nga makutėrija,
Zėmėrnė kije tė gjerė, mos ki keq, pa t'ep Perndija.

Puna ka duk e uratė, Zot'i math e ka bekuar,
Njerinė mi faqet tė dheut e dėrgoi pėr tė punuar.
Ver' o e bukura verė, qė na vjen nga i madhi Zot
Me mirėsi, me bukuri, me gas tė math, me duar plot,
Sindėkur ēel trėndafilė, e i fal bilbilit zėnė,
Ashtu na bije nga qielli njė gas nė zėmėrt tėnė.
Zot'i e i vėrtetė pėr tė ushqyer njerinė,
Pėr tė zbukuruar dhenė, pėr tė shtuar mirėsinė,
I dha zjarr e flakė diellit, i fali dhe shinė resė,
Bėri dimėrin e verėn dhe zemrės san' i dha shpresė.
Pėr tė arriturė rrushnė ē'ka punuar Perėndija,
Qielli, dheu, dielli, shiu, njeriu, tėrė gjithėsija!
S'ėshtė ēudi pse na dėfren ver' e bukur zemrėn tėnė;
Ē'ka punuar Perėndija edhe njeriu, sa e bėnė!
Ju shokė, kur pini verėn, mos dehi, mos zėmėrohi,
Mos u zihni, mos u shani, mos lėvdohi, mos qėrtohi,
Se pėrēmoni Perėndinė, q'i ka falur hardhisė rrush,
Edhe kėrkon dashurinė e ndodhet pshetazi ndaj jush;
Po gėzohi, prehi, qeshni, duhi, xbaviti, dėfreni,
Flisni fjalė tė pėlqyer, loni, kėndoni, kėrceni,
Bėjeni zėmrėn tė gjerė edhe shtoni dashurinė,
Mirėsinė, njerėzinė dhe besėn e miqėsinė,
Se nė breng' e nė tė keqe, nė punė e nė tė pirė,
Mirretė vesh njeriu i lik, njihetė njeriu i mirė.
A e shihni gjithėsinė, yjtė, Diellinė, Hėnėn,
Dhenė, erėn, retė, kohėn, Kashtėn' e Kumtėrit, Shėnjėn,
Si janė pėrveshur gjithė edhe lėēijn' e punojnė,
Njėri-tjatėrit i ndihin, ashtu punėn e mbarojnė.
Nė mest tė kėti rrėmeti, tė punėtorėve shumė,
Njeriu duhet tė lėēinjė, apo tė bjerė nė gjumė?
Mundohetė punėtori, po nė zemėrzėt tė qetė
Sa gas tė math ndjen, kur njėra qė hoth, i pjell dymbėdhjetė!
Kur e sheh kallin' e plotė tė kėrrusurė nga barra,
Dhe parajsėn e vėrtetė tė tfaqurė nėpėr ara,
Kur heth lėmėn e mbleth toknė, ndan bykn' e kashtėn mėnjanė,
U heth kuajve e qevet, qė janė lodhur, tė hanė,
Kur e pėrmbush plot shtėpinė me drith' e me gjė tė gjallė,
Shtrohet me uri nė bukė e ha me djersė nė ballė.
Sheh pjergullnė, manė, fiknė, thanėnė, arrėn, ullinė,
Mollėn, dardhėn, pjeshkėn, shegėn, vadhėnė, ftuan, qershinė,
Kumbullatė, zerdelinė, ngarkuar me pemė gjithė,
Oborrė plot gjė tė gjallė, shtėpinė mbushur me drithė,
Dhe zėmėra i gėzohet, pa i faletė Perėndisė,
Q'e ēpėrblen punėn e djersėn e mundimn' e njerėzisė.
Qysh rroit mblet' e uruar dhe ven' e vin e lėēijnė,
Ca huallinė ndėrtojnė, ca nėpėr lule shėndijnė.
O ē'punė me mėnt punojnė, sa bukur e bėjn' e mirė!
N'apin dyllėtė, q'ep dritė, dhe mjaltė fjesht' ėmbėlsirė.
Dhe punėtorėt' e mirė m'atė mėndyrė punojnė,
Edhe gjithė njerėzija me mundimt t'atyre shkojnė;
Njėri mih, jatėri lėron, njėri mbjell, jatėri prashit,
Kush t'harr, kush korr, kush mbledh duaj, kush shin, kush sharton, kush krasit,
Njė bėn pluar' e sėpatėn, njė parmendėn, njė shtėpinė,
Njė pret e qep, njė merr e ep, njė mbath, njė shikon mullinė,
Ēdo njeri njė farė pune bėn nė mest tė shoqėrisė,
Kjo ėsht' udh' e Perėndisė, ky ė nom i gjithėsisė.
Edh' ajo miza pėrdhese, ē'i duhetė pėr tė ngrėnė,
Eshtė rrahur e pėrpjekur e me kohėz' e ka vėnė.
Ka njė punė tė punonjė si ēdo gjė q'ėshtė nė jetė,
Kshu e ka thėnė me kohė Zot'i math e i vėrtetė.
Bujku mundohet nė verė, po nė dimėr rri e prėhet,
Sheh shtėpizėnė mė kamje, edhe zėmėra i bėhet,
Gratė tė gjitha punojnė n'avlėmėnt e nė tė tjera,
Edhe jashtė fryn e bije, por kur na trokėllin dera:
Eshtė nj'udhėtar i gjorė, qė ka mbetur nė dėborė,
I kanė ngrirė tė mjerit vesh' e goj, e kėmb' e dorė;
Ngrihet i zot'i shtėpisė edhe tė huajthin e merr,
E vė nė kryet tė vatrės me njerėzi, me tė math nder,
Posa e shohėnė qė vjen, i ngrihen gjithė fėmija,
Se tė huajnė mė derė na e dėrgon Perėndia,
Pa i bėjnė zjarr e ngrohet edh'e mbajnė me tė mirė,
I sjellin shtresė tė flerė edhe tė ngrėn' e tė pirė.
Kėshtu tė huajt' e miqtė njeriu q'ėshtė i uruar
I pret me krahėror hapur e i pėrcjell tė gėzuar.
Nė verė qė ēelen lulet, qielli ndrin si pasqyrė,
Sbukurohetė faq'e dheut e merr mijėra fytyrė;
Pa ngjallenė mė ēdo lule, mė ēdo bar e mė ēdo fletė
Gjėra tė gjalla me mijė, rroitin nga dheu si mbletė.
Shpest' e mizatė kėndojnė e kuajtė hingėllijnė,
Lulet' e bukura m'erė si ar e si flori ndrijnė,
Bujku nget pėndėn e lėron, mbjell a bėn gati ugarė,
Kalorėsi i shkon njatė dhe i thotė -- puna mbarė --
Papo merr anėn e lumit me zėmėrė tė gėzuar,
Kėndon, fishėllen e vete ngadalė, duke mejtuar;
Vė re lumėn e kulluar, qė ikėn me ligjėrime,
E ndėr ment tė ti i bije ca t'ėmbla shumė mejtime.
Vashazėtė bukuroshe, posi shqerratė manare,
Si kapėrollet e malit, si thėllėzatė mitare,
Venė tė lajnė nė lumė gjithė tok duke kėnduar,
Me gas nė sy e nė buzė e me lulezė nėr duar;
Pėrveshin llėrėt' e bardha dhe tė majm'e tė perndijta,
Pulpazėtė bukuroshe e kėmbėzėt' e kėrthijta.
Dellėndyshja qė fluturon e ndehetė pėrmi lumė,
U afrohetė si mike e u thotė fjalė shumė,
Dhe mėshqer' e pėrkėdhelur vjen nė lumė tė pij' ujė,
A tė prėhetė nė hije, a tė bėnjė gjė rrėmujė.
Bari, bima vatur mė bres e bujku shum' i gėzuar,
Si bariu kur merr kėrthinė edh'e pėrkėdhel ndėr duar.
Bilbili ia thotė bukur, lumi vete gjithė valė,
Ep erėn e Perėndisė trėndafili palė-palė.
Veē njė vashėz' e mjerė qan tė motrėnė, q'e ka lėnė,
O! ėshtė mbuluar nė dhe vashėza fytyrėhėnė!
Mėma dhe motėra mbetur nė zi e nė vaj tė shumė,
Dhe shqerra manarez' e saj, e pėrzieshmez' e pėr lumė!
Tė kėput shpirtinė plaka, kur zė dhe nėmėron e qan,
Ah, i ziu njeri nė jetė sa heq e sa duron e mban!
Vashėn vėrtet e mbuluan, po shpirt'i saj nė qiej shkoi,
Hapi krahėthit e lehtė, nė hapėsirat fluturoi;
Bukuri e saj u pėrzje me bukurizėt tė prillit,
Me fjalėzėt tė bilbilit, me erėt tė trėndafilit,
Gjėsendi s'humbetė kurrė e gjė s'vdes me tė vėrtetė,
Mase ndryshohenė pakė, po janė nė kėtė jetė;
As shtohet, as pakėsohet, as prishetė gjithėsija,
Vdesėn e ngjallenė prapė si gjith' edhe njerėzija.
Kėtu janė gjithė ē'janė e gjithė ē'gjė munt tė jetė,
Engjėllitė, Perėnditė dhe ajy Zot'i vėrtetė!
Se njė trup e njė shpirt ėshtė gjithėsia, qė s'ka anė,
Tė gjallė edhe tė vdekur gjithė brėnda nė tė janė.
Perėndija njerin' e parė e mori prej dore vetė,
E zbriti mi faqet e dheut, q'ish me lulez' e fletė,
Mė tė drejtėnė tė themi, mbi faqet tė dheut e ngriti,
E bėri tė zotthin' e dheut edhe kėshtu e porsiti:
Nga kjo baltė tė kam bėrė, rri kėtu, mė paē uratė,
Mos u loth e mos psho kurrė, po pėrpiqu dit' e natė,
Sheh si punon gjithėsija? Ashtu tė punosh edhe ti,
Tė mos rrish kurrė pa punė e tė vėsh duartė nė gji.
Mos u bėj i lik e i keq, i paudh' e i pabesė,
I rrem, i ndyrė, i dėmshim, i rėnduar e pa shpresė,
Mėrgohu nga tė kėqijat, pej ēdo farė ligėsije,
Pej nakari, pej lakmimi, pej vjedhjeje, pej marrėzije,
Mos vra, mos merr tek s'ke vėnė, edhe ki nom dashurinė,
Bes' e fe ki urtėsinė, tė drejtėnė, mirėsinė.
Nė bėfsh mirė, liksht s'gjen kurrė, po, nė bėfsh liksht, mos prit mirė,
Ki dėshirė pėr tė mirė dhe nė zemėrė mėshirė,
Ji i but', i urt', i vyer e mos u bėj kurrė makut,
I egėr e i mėrzitur dh'i mahnitur si madut,
Mos ju afro dhelpėrisė, po sė drejtėsė iu nis pas;
Nė dėgjofsh fjalėt' e mija, do tė jesh gjithėnjė nė gas.
Nga gjithė ē'pat gjithėsia, tė kam dhėnė dhe ty pjesė,
Nė u bėfsh si them, i mirė, emr'i math do tė tė mbesė.
Tė kam dhėnė mėnt tė mėsosh, tė vėrtetėn me tė ta shohē,
Dhe zėmėr' e vetėdijė, tė mir' e tė drejtėn ta njohē,
Do tė tė lė dhe nevojėn, udhėn tė tė tregonjė,
Tė tė ndihnjė mė ēdo punė, tė tė psonj' e tė tė zgjonjė.
Gjithė tė mirat qė janė, kėtu nė dhet i kam mbuluar,
Po gjėsendi nė shesh s'nxjerr dot pa dirsur e pa munduar;
I gjen tė gjitha me kohė, po rrėmo thell' e mė thellė,
C'do gjė qė tė duhet, kėrkoje, barku i ti do ta pjellė.
Sa gjėrėrazė tė vlera do tė gjesh ti kėtu brenda,
Edhe pėrsipėrė soje, e sa do tė t'i ket ėnda!
Me fuqit qė tė kam dhėnė, them qė tė vinjė njė ditė
Tė marrē udhėn e sė mirės e tė gjesh tė madhe dritė,
Tė marrē vesh dalengadalė sa punėra qė kam bėrė,
Diell, hėnė, yj, dhe, qiej e gjithėsinė tė tėrė!
Po qė u bėre i urtė, mua mė ke afėr teje,
Ndryshe, qofsh i mallėkuar edhe mėrguar prej meje!
Tė parit tėnė perndia kėto fjalė vetėm i tha,
I fali gjithė tė mirat, i dha uratėn dhe e la.
Det i p'an'i mirėsisė, q'emrin tėnd s'e zė dot ngoje,
Qysh e ngrehe gjithėsinė pa lėnė farė nevoje!
Fali njeriut urtėsinė, mirėsinė, njerėzinė,
Butėsinė, miqėsinė, dashuri, vėllazėrinė;
Epu sheshevet lul' e bar dhe pyjevet gjeth e fletė,
Resė shi, aravet bimė e mos lerė gjė tė metė,
Fali erė trėndelinės, manushaqes, trėndafilit,
Kalliut bukė, mizės pjesė, zogut ngrėnie, zė bilbilit,
E drurėvet epu pemė dhe uratė bagėtisė,
Dėrgo dhėmbj' e kujdes pėr to nė zėmėrt tė njerėzisė;
Epi pjergulls' e vėshtit rrush dhe vozėsė fali verė,
Mos e lerė pa tė kurrė, kurrė thatė mos e lerė;
Fali diellit flak e zjarr dhe hėnės e yjet dritė,
Edhe detit uj' e kripė, gjithėsisė jet e ditė.
Yjtė le tė vinė rrotull dhe njerėzit tė punojnė,
Tė dėfrejn' e tė gėzohen dhe si vėllezėr tė shkojnė.
Tregomu dhe shqipėtaret udhėn e punės sė mbarė,
Bashkomi, bėmi vėllezėr edhe fjeshtė shqipėtarė,
Falmi, falmi Shqipėrisė ditėn e bardh' e lirisė,
Udhėn e vėllazėrisė, vahn' e gjithė mirėsisė.
Nxirr tė vėrtetėn nė shesht, paskėtaj tė mbretėronjė,
Errėsira tė pėrndahet, gėnjeshtėra tė pushonjė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.123.st
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 40
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Pezi nga Naim Frasheri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Pezi nga Naim Frasheri   Pezi nga Naim Frasheri - Faqe 4 Icon_minitime12/9/2009, 17:41

DĖSHIRA



Zot!
Sot
Jam,
Kam,
Shoh,
Njoh,
Rronj,
Shkonj;
Kam
gas
Dhe flas
E them
Tė kem
Ditė,
Dritė,
Jetė,
Vetė,
Ah,
dua,
Qė thua,
Tė mos vdes,
Po tė mbes
Pėrjetė
Tė ketė
Shpirti
im
Pa mundim
Shėndenė
Tė jenė
Me mua
Sa dua.
Sonte jam
gjall',
E jam mirė,
Po kam dhe mall
E dėshirė,
Zot i vėrtetė
I
gjithėsisė!
Tė rronj pėrjetė
Ndaj njerėzisė!
Ti ke nė dorė,
Ēdo gjė
qė tė duash;
Nukė je i gjorė,
Arrin qė tė thuash;
Pa bėhenė gjithė
ē'dua,
Po tė mė dėgjosh mua,
Le tė bėhetė thua,
Dhe gjithė janė
bėrė!
Atė qė thua ti vetė,
Zot i math e i vėrtetė!
Ajo bėnetė nė
jetė,
Edhe mbaronet' e tėrė!
Ti epi jetė njerėzisė,
Shto e beko dhe
bagėtinė,
Se ti je Zot' i gjithėsisė,
Nė dorėz' e ke mirėsinė
Njerėzis'
epi jetė tė gjatė,
Mundimet fare nga jeta ngreji,
Djepinė shkret' e lugėnė
thatė
Mos e shih kurrė, po mbushur leri.
Fal
Dhe ep
Gjithė
ē'ke
Nga tė mirat,
E tė pėshtirat
Hidhi kėtje,
A vari mė ndonjė
grep,
A mbuloji mė ndonjė mal,
E lėrė vetėm mirėsitė,
Fal edhe dritė e
jet' e ditė
Le tė prėhet gjithė njerėzija
E tė mos ketė kurrė tė
kėqija;
Ligėsitė, djallėzitė e marrėzitė
Le tė mos rrojnė paskėtaj edhe
njė ditė
Veē mirėsija nė kėtė jetė tė mbretėronjė,
Urdhėri yt, puna jote,
Zotth' i math e i vėrtetė,
E vėrteta le tė rronjė, gėnjeshtra le tė
pushonjė
Bėj si tė duash, ē'tė them unė Zot i vėrtetė? Ti e di
vetė!





SHume e bukur kjo
poem.

:)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 40
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Pezi nga Naim Frasheri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Pezi nga Naim Frasheri   Pezi nga Naim Frasheri - Faqe 4 Icon_minitime12/9/2009, 17:42

Naim Frashėri i plotė

Hidhet nė
qarkullim vepra e plotė e poetit tonė kombėtar, Naim Frashėri, nė gjashtė
vėllime, pėrgatitur nėn kujdesin e akademikėve Rexhep Qosja dhe Jorgo Bulo dhe
botuar nga Shtėpia Botuese "Toena". Ky botim pėruron dhe bėn pjesė nė
bibliotekėn "Visare tė
letėrsisė shqiptare" qė ka pėr qėllim t'i japė pėr
herė tė parė lexuesit shqiptar, nė njė pamje sa mė tė plotė, e me tekst tė
stabilizuar, klasikėt e letėrsisė shqipe, duke nisur me M.Barletin, De Radėn, N.
Frashėrin, Gj. Fishtėn, e duke ardhur te Migjeni, F.S.Noli, E. Koliqi, L.
Poradeci, M. Kuteli e tė tjerė. Ky ėshtė botimi mė i plotė i krijimtarisė N.
Frashėrit, i bėrė mbi bazėn e teksteve tė

botimeve tė publikuara me
gjallje tė poetit nė trajtėn qė ato shprehin vullnetin e tij tė fundit, duke
shmangur ndėrhyrjet, zbrazėtitė dhe gabimet qė mund tė kenė shpėtuar nė
ribotimet e shumta qė i janė bėrė ndėrkohė veprės sė poetit. Duke u nisur nga
parimi qė botimi tė pėrfaqėsojė nė mėnyrė sa mė besnike Naimin autentik, ėshtė
ruajtur me fanatizėm tėrėsia dhe integriteti i teksteve, madje nuk ėshtė bėrė
asnjė ndryshim qė do tė prekte sado pak gjuhėn e autorit, as drejtshkrimin e tij
nė vijat themelore.

Me Naim Frashėrin dheveprėn e tij tė plotė nis kolana
"Visare tė Letėrsisė Shqipe" (VLSH), botim i sistemuar dhe me tekste tė
stabilizuara tė letėrsisė sonė tė traditės. Krahas me botimin e veprės sė
Frashėrit, nė kuadrin e kolanės "Biblioteka e librit pėr shkollat", botohen edhe
8 libra tė veēantė tė tij qė janė pėrfshirė nė programet shkollore, tė pajisura
me parathėnie e shėnime. Kėto vepra, tė destinuara pėr nxėnėsit e shkollave dhe
studentėt dhe me ēmime tė reduktuara, janė: "Dėshira e vėrtetė e shqiptarėve",
"Ėndėrrimet", "Katėr stinėt", "Qerbelaja", "Historia e Skėnderbeut", "Bagėti e
bujqėsia", "Vjersha tė zgjedhura", "Prozė e zgjedhur".

Stabilizimi i
tekstit prej tekstologes Besa Vila ėshtė bėrė mbi bazėn ekritereve shkencore dhe
me njė koherencė tė brendshme qė shmang anarkinė e kritereve prej tė cilave kanė
vuajtur mjaft nga botimet e mėparshme. Nė kėtė mėnyrė seria nė gjashtėvėllime
pėrfaqėson jo vetėm botimin mė tė plotė integral, por dhe mė tė saktė tė veprės
sė Naim Frashėrit, shoqėruar dhe me njė parathėnie e me shėnime bibliografike,
pėrgatitur nga Prof. Rexhep Qosja, ēka e ndihmon lexuesin tė ketė njė pėrfytyrim
pėrgjithėsues pėr veprėn e poetit, pėr rolin e saj nė jetėn e nė kulturėn
shqiptare dhe pėr rrugėn krijuese tė kėtij lėvruesi tė madh tė fjalės shqipe, tė
shkrimtarit qė vuri themelet e letėrsisė kombėtare e tė shqipes
letrare.

Shekulli


Pezi nga Naim Frasheri - Faqe 4 Attachment
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BlueScreen
Senior Member
Senior Member
BlueScreen


Male
Numri i postimeve : 912
Age : 40
Location : Anonimus
Registration date : 04/09/2009

Pezi nga Naim Frasheri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Pezi nga Naim Frasheri   Pezi nga Naim Frasheri - Faqe 4 Icon_minitime12/9/2009, 17:43

NE BREG TE DETIT

O ti det,qe t'ep
flladitje e gezim !
Te ti gzin ma gjen zemra, shpirti im.
Pika jote
eshte-e ujvaret moria
Ato-Krishti, kurse ti je Shemeria
Ajo qe si zog mbi
male ka qendruar,
- Qe me duket si fanitje-e avulluar :
Pjella jote eshte
ujite lart atje,
Qe ta mori dielli e ta beri re.
Ne cdo hap nje ngjyre
tjeter merr ai,
Her' i bardhe , her' i kuq e her' i zi.
Zjarr' i diellit e
terheq drejt lartesish,
Po shpejte koha ty ta kthen ate serish.
te mos
ishte uji, shiu yt si gurre,
te mos ishte hiri yt qe qe s'shterret
kurre.
te mos ish ai veshtrim plot zjarr e drite,
Ku t'i gjente tika gazin
dhe stolite.
C'me sheh zemra e degjoj ne tenden vale,
Te shof ty dhe nyjen
time zgjidh ngadale.
Prane teje vjen te lumit keta uje,
Me nxitim , me
ligjerime dhe me burbuje.
Kaqe drure gjithe veshur me blerim
Anes tij
radhitur jane me nderim.
Kryet gjer ne qiell ka ngitur njeri sish,
Tjetri
s'eshte ec nje bisk celur serisht.
Krejt ligjerima e te shpejtit lume .
te
livadhi po kullosin bagetia,
prapa blegerin e shqerravet moria.
Poshte
drunjvet, permes kopshtesh duke care,
Rreshqet kroi me te qeshur, me te
qare.
Gjithe zogjte lart ne ajer vijn'e shkojne,
Enden,sillen rreth e
rrotull e kendojne.
Ngritur koken bagetia neper pllaja,
Plot me fjale
druret me te lartat kmaja.
Deri,qielli, edhe shpeset dhe blerimi,
Gjithe
druret , gjithe gjethet dhe burimi
Po vallzojn' e ligjerojne sot nga
zjarri.
Thua se jane Mensuri te litari.
Thurur ka cdonjeri syresh nje
perralle,
mbushur bota dashuri e zjarr e vale.
Qielli i bruzet dhe te
tijat fshehtesi,
Toka jone dhe te sajat begati,
Kjo pranvere. keta zogj,
keto kullota,
Druret,krojet e livadhet,gjithe bota :
Qe te gjitha valet e
nje deti jane,
Keto pike ,ai det pa fund e ane....
Qelqi vere-e vera qelq
u be tashti,
Shpirti trup dhe trupi shpirt u be, u shkri ;
Shega shark e
sharku shege na u be,
E veshtire te dallohet tashtime.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Male
Numri i postimeve : 3223
Age : 38
Location : I Don't now
Job/hobbies : I Don't now
Humor : I Don't now
Registration date : 12/11/2007

Pezi nga Naim Frasheri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Pezi nga Naim Frasheri   Pezi nga Naim Frasheri - Faqe 4 Icon_minitime12/9/2009, 17:43

Shkendij e diellit ndaj manushaqes

Manushaqe bukuroshe,
pse s'ngre kryete perpjete ,
po rri e mpit' edhe e qete,
pse s'bukuroh' e s'shendoshe ?

Pa shiko lulet e tjera,
q'u ce;' e u lulezuan,
shih pa shih c'u zbukuruan,
i ngjalli perseri vera.

O lulez e Perendise
qe te mbolli vete Zoti
zgjohu tani q'u ngroh moti
erdhi koh' e gjallerise.

Se dheu anembane bleroi,
e te vdekurit u ngriten,
gjithe c'jan' u perteriten,
Zoti nga gjumi i rend' i zgjoi.

Prej qiellit bukurise,
edhe nga paraja ere,
te kam prure kete here,
po hape, po hape gjine.

Hap syt' e qesh dhe gezohu
se gaz te madh te kam prure,
mos me rri si e semure,
po celu e zbukurohu.

Shpendera, hithera, ferra
persiper te kane rene,
ditene ta kane zene,
me flete shume te gjera.

Te kane kallure gjemba,
qe te shpojn' e te rendojne,
edhe gjakne ta helmojne,
qe te levrin neper rremba.

Dhe ca nga fletet e tua
me te huaja perziere,
secila do te bjere,
demn' e vdekjene pothua !

Oh, fletete qe i rrite,
duke i nxjerr nga gjiri yt,
t'u bene si hale ne syt,
pa m'u fishk' e m'u drobite !

Dimer' i madh me debore,
me te ftoht' e me te ngrite,
e me gjithe ligesite,
te la te mjer' e te gjore.

Ah, ta zbriti bukurine
dhe gjellimn' e gjithe c'kishe,
vdiqe, u trete u prishe,
te thate te shoh tanine !

Po mos u tremb, behu trime,
edhe ki durim e shprese,
e pa silli Zoti bese,
dhe kesaj fjales sime.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.123.st
Sponsored content





Pezi nga Naim Frasheri - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Pezi nga Naim Frasheri   Pezi nga Naim Frasheri - Faqe 4 Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Pezi nga Naim Frasheri
Mbrapsht nė krye 
Faqja 4 e 4Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4
 Similar topics
-
» Sami Frasheri
» Poeti Naim Berisha

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: