Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Albade.com


 
PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  ForumForum  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.123.st". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

 

 Intervistė me Memli Krasniqin

Shko poshtė 
AutoriMesazh
AdmiraL
Webmaster
Webmaster
AdmiraL


Male
Numri i postimeve : 1914
Age : 104
Location : World
Job/hobbies : Basketball
Humor : Mr Bean
Registration date : 13/11/2007

Intervistė me Memli Krasniqin Empty
MesazhTitulli: Intervistė me Memli Krasniqin   Intervistė me Memli Krasniqin Icon_minitime26/11/2007, 15:36

Memli Krasniqi nga Ritmi i Rrugės nė krah tė djathtė tė Hashim Thaēit


Intervistė me Memli Krasniqin Normal_memli-krasniqi

E mbani mend djalin rebel tė grupit nga Kosova “Ritmi i Rrugės”? Memlin, kėngėtarin e kėtij grupi, djaloshin e veshur me veshje sportive tė gjėra, tė ngjashme me veshjet e ēdo kėngėtari tė muzikės Rap nė botė? Me siguri e mbani mend, por pak gjasa ka qė ta keni parė protagonistin kryesor tė kėtij grupi tė suskesshėm edhe nė Shqipėri, brenda njė kostumi firmato, e me njė kollaro, duke folur pėr politikėn e duke planifikuar njė karrierė pranė majave mė tė larta tė politikės sė re tė Kosovės.Memli Krasniqi mund tė konsiderohet sot si njė prej njerzve mė tė afėrt tė Hashim Thaēit. Ai do tė jetė njė prej anėtarėve mė tė rinj nė moshė tė Kuvendit tė Kosovės dhe pret qė shumė shpejt tė angazhohet me punė edhe pranė ekzekutivit tė ri tė dalė nga zgjedhjet e fundit nė Kosovė. Ka njė rrjedhė logjike angazhimi nė politikė i kėtij djaloshi qė ka bėrė shumė fansa nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni e gjetkė, e qė sė fundi ka marrė edhe votat e qytetarėve tė Kosovės. “Hyrja ime nė politikė nuk ka qenė krejt e papritur”, thotė ai nė kėtė intervistė ekskluzive pėr MAPO.

I lindur nė Prishtinė nė vitin 1980 ai ka pėrfunduar studimet pėr Shkenca Politike dhe Administratė Publike nė Fakultetin Filozofik tė Universitetit tė Prishtinės, ndėrsa ka mbaruar magjistraturėn nė Marrėdhėnie Ndėrkombėtare nė Shkollėn Londineze pėr Ekonomi dhe Shkenca Politike tė Universitetit tė Londrės (LSE). Ka marrė mjaftueshėm njohuri edhe nė fushėn e komunikimit, pasi nė vitet 1999 - 2000 ka punuar si gazetar/korrespodent nga Kosova pėr agjencinė amerikane tė lajmeve Associated Press, ndėrsa nė vitin 2002 ka qenė Drejtor pėr Marrėdhėnie Publike nė Qendrėn e Telemjekėsisė sė Kosovės. Ishte viti 2004 kur ai ėshtė kyēur aktivisht nė Partinė Demokratike tė Kosovės (PDK), fillimisht duke drejtuar Qendrėn pėr Studime Politike (QSP), qė ka funksionuar nė kuadėr tė kabinetit tė Kryetarit tė partisė, z.Hashim Thaēi. Qė nga krijimi i Kabinetit pėr Qeverisje tė Mirė tė PDK-sė, Memli ėshtė udhėheqės i Departamentit pėr Rini. Po ashtu, bėn pjesė nė bordin e drejtorėve tė Institutit Kosovar pėr Demokraci, qė ėshtė krijuar si pasardhės i QSP-sė. Nė tetor tė vitit 2006 ėshtė zgjedhur Kryetar i Rinisė Demokratike tė Kosovės - subjektit rinor tė PDK-sė qė pėrfaqėson tė gjithė anėtarėt e saj ndėrmjet moshave 16 - 30 vjeē. Nga ky pozicion, Memli ėshtė edhe anėtar i Kryesisė sė PDK-sė.
Eshtė marrė pėr shumė vite edhe me muzikė dhe ka punuar nė shumė projekte tė kėsaj fushe, kryesisht si tekst-shkrues pėr kėngėtarė dhe grupe tė njohura tė muzikės moderne shqiptare dhe nė veēanti si kėngėtar i grupit “Ritmi i Rrugės”. “Unė dhe gjenerata ime jemi rritur nė njė Kosovė tė okupuar, ku politika ka qenė pjesė e pandashmė e jetės sonė tė pėrditshme, ndėrsa si faktor shtesė nė rastin tim ka qenė edhe babai im, i cili ka qenė aktiv nė skenėn politikė tė Kosovės qė nga fundi i viteve ’80″, shpjegon ai.
Jeton nė Prishtinė me tė fejuarėn e tij, ka shumė pak kohė tė lirė, por gjen momente pėr tė lexuar libra nga fusha e marrėdhėnieve ndėrkombėtare dhe aktualitetit politik, ndėrkohė qė dėgjon muzikė Soul dhe RnB. Surpriza tjetėr: Ritmi i Rrugės vazhdon ende, madje shumė shpejt ata do tė nxjerrin albumin e katėrt…

[b]Si u gjendėt papritur pranė politikės?
Memli Krasniqi: Nė fakt, hyrja ime nė politikė nuk ka qenė krejt e papritur. Gjatė gjithė karrierės sime muzikore, unė e kam konsideruar muzikėn time si politikė timen dhe konkretisht muzikėn Rap, tė cilėn e kam pėlqyer fillimisht dhe e kam pėrdorur si njė medium tė shprehjes sė ideve, mesazheve dhe bindjeve tė mia. Shumica e kėngėve tė “Ritmit tė Rrugės” flasin pėr problemet dhe preokupimet sociale, ekonomike dhe politike tė kohės kur janė krijuar. Pastaj, unė dhe gjenerata ime jemi rritur nė njė Kosovė tė okupuar, ku politika ka qenė pjesė e pandashmė e jetės sonė tė pėrditshme, ndėrsa si faktor shtesė nė rastin tim ka qenė edhe babai im, i cili ka qenė aktiv nė skenėn politikė tė Kosovės qė nga fundi i viteve ’80. Tė gjitha kėto mė kanė drejtuar kah politika dhe kėshtu mė ka lindur edhe interesimi qė tė studioj shkencat politike. Kyqja ime nė Partinė Demokratike tė Kosovės mė 2004, ka qenė nė njė mėnyrė njė rrugėtim i imi i natyrshėm nė kėtė fushė.

Tre albume muzikore me “Ritmin e Rrugės” dhe disa vjet tė mira studime… E vėrtetė?
Memli Krasniqi: Po, kam studiuar pėr Shkenca Politike nė Universitetin e Prishtinės dhe mė pas kam magjistruar nė Marrėdhėnie Ndėrkombėtare nė LSE - Shkollėn Londineze pėr Ekonomi dhe Shkenca Politike tė Universitetit tė Londrės. Profesionalisht me muzikė jam marrė qė nga viti 1995 dhe me “Ritmin e Rrugės” kam publikuar tre albume: “Bota ėshtė e Jona” (2000), “Obsesion” (2002) dhe “Pėrjetėsisht” (2004).

Ēdo tė thotė pėr Memli Krasniqin, me shumė fansa si pjestar i Ritmit tė Rrugės, tė mendojė tashmė pėr politikė e tė punojė pranė politikės nė Kosovė?
</STRONG>Memli Krasniqi: Pėr mua marrja me politikė ėshtė njė pėrgjegjėsi serioze, veēanėrisht nė kėtė moment historik pėr Kosovėn. Kam bėrė njė pėrvojė tė konsiderueshme pėr kėto vite dhe ndjehem mjaft komod.

Ēdo tė thotė kjo? Qė e keni braktisur tashmė muzikėn?
Memli Krasniqi: Ėshtė pyetje qė mė ėshtė bėrė shpesh kėto dy vitet e fundit, meqė i kam munguar skenės muzikore, por fakti qė tashmė prioritet pėr mua ėshtė anagzhimi im politik nuk do tė thotė qė e kam braktisur muzikėn. Nė fakt, planifikojmė qė vitin e ardhshėm tė nxjerrim njė album tė ri, tė cilin e kemi vonuar mjaft pėr shkak tė angazhimeve tė mija dhe tė Arbėrit.

Ēfarė mban mend nga Ritmi i Rrugės? Ēfarė tė mungon nga ajo kohė?

Memli Krasniqi: Ritmi i Rrugės ėshtė ende dhe edhe pse s’ėshtė mė ndėr prioritetet tona kryesore, pėrfaqėson njė pjesė tė patjetėrsueshme tė identitetit tim, me tė cilėn krenohem shumė. Kam kaluar shumė vite tė bukura duke shėtitur anė e kėnd Kosovės, Shqipėrisė, Maqedonisė e nė Europė duke kėnduar kėngėt tona bashkė me fansat tonė tė shumtė. Kemi qenė mė tė rinj dhe gjėrat i kemi parė pak mė ndryshe. Kemi punuar shumė, por megjithatė kam qenė me mė pak strese atėherė.

Cila do tė jetė e ardhmja jote pas zgjedhjeve tė fundit?

Memli Krasniqi: Angazhimi im kryesor ka qenė nė drejtim tė fitores sė PDK-sė nė zgjedhjet e fundit dhe tani kur Kryeministėr i Kosovės do tė jetė kryetari i PDK-sė, z. Hashim Thaēi, me tė cilin kam punuar gjatė viteve tė fundit, unė do tė kontribuoj aty ku tė mė kėrkohet. Do jem anėtar i Kuvendit tė Kosovės dhe po ashtu pjesė e ekzekutivit.

Mund tė na zbuloni disa detaje tė tjera nga jeta personale, familja, shoqėria, dashuria…?

Memli Krasniqi: Jetoj nė Prishtinė me tė fejuarėn time, kam shumė miq tė afėrt me tė cilėt shoqėrohem prej shumė vitesh. Kam shumė pak kohė tė lirė, por gjej momente pėr tė lexuar libra nga fusha e marrėdhėnieve ndėrkombėtare dhe aktualitetit politik, si dhe kryesisht dėgjoj muzikė Soul dhe RnB.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://AdmiralhackeR.hi5.com
 
Intervistė me Memli Krasniqin
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Intervista me kengetaren Zanfina Ismaili
» Interviste me Adi Krasta

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Shtypi dhe Politika :: Show Biz :: Intervista-
Kėrce tek: