Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Pėrshendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma nė faqen tonė, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund tė identifikoheni qė tė merrni pjesė nė
diskutimet dhe temat e shumta tė forumit tonė.

- Nė qoftė se ende nuk keni njė Llogari personale nė forumin tonė, mund ta hapni njė tė tillė duke u Regjistruar
-Regjistrimi ėshtė falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kėnaqėsi:
Staffi i Forumit Albania Server Forum

Vizitor tė nderuar dhe tė rrespektuar nėse dėshironi qė pop login tė mos shfaqet klikoni butonin DO NOT DISPLAY AGAIN
Albade.com
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Albade.com


 
PortalPortal  RegjistrohuRegjistrohu  ForumForum  Latest imagesLatest images  KėrkoKėrko  identifikimiidentifikimi  
Mirė se vini nė forumin "www.Albania.123.st". Ju dėshirojm argėtim tė kėndshėm, kaloni sa mė mirė nė mesin tonė.

 

 Interviste me Getoar Selimin-Tingulli3nt

Shko poshtė 
AutoriMesazh
AdmiraL
Webmaster
Webmaster
AdmiraL


Male
Numri i postimeve : 1914
Age : 104
Location : World
Job/hobbies : Basketball
Humor : Mr Bean
Registration date : 13/11/2007

Interviste me Getoar Selimin-Tingulli3nt Empty
MesazhTitulli: Interviste me Getoar Selimin-Tingulli3nt   Interviste me Getoar Selimin-Tingulli3nt Icon_minitime4/12/2007, 14:47

Getoari Ja pse i ndėrroj shpesh femrat
Kėngėtari rrėfen pėr jetėn intime, me femra tė tė njėjtit profesion me tė

Interviste me Getoar Selimin-Tingulli3nt Tingulli_3_


Eshtė komentuar pėr stilin e tij tė tė kėnduarit, po aq sa edhe pėr lidhjet me femrat.Shpesh nė forumet e ndryshme nė internet, edhe tekstet qė hera-herės mbajnė fjalė banale nė mes kanė gjetur kritika. Por tė gjitha kėto nuk e kanė bėrė aspak Getoar Selimin, (apo Getin siē e njohin tė gjithė) qė tė ndryshojė. Di tė jetė origjinal nė mėnyrėn e vet, sepse natyra e tij ėshtė e tillė. I pėlqejnė veshjet e stilit rreper, i pėlqen t’i krijojė vetė kėngėt e tij dhe nuk mund tė rrijė shumė gjatė me njė femėr. Nė fakt, kur lidhet ai nuk niset me kėtė ide, por gjatė rrugės ndryshon mendim. Sa do tė zgjasė kjo as ai nuk e di. Megjithatė nėse nuk i pėlqen tė flasė shumė pėr tė shkuarėn, pėr lidhjet e tij aktuale, 29-vjeēari nuk dėshiron tė japė asnjė koment. Sa pėr muzikėn?! I pėlqen tė tregojė shumė. Fundjavėn e kaluar ishte kryeqytet, si menaxher i grupeve “Skills” dhe “Viagra”, qė kanė qenė pėr koncerte nė Tiranė. Ndėrsa festa e flamurit e gjen si protagonist nė njė prej lokaleve tė natės nė kryeqytetin shqiptar. Njėkohėsisht njė tjetėr bashkėpunim me Florin pėr njė videoklip tė ri.

Me ēfarė je duke u marrė momentalisht nė Prishtinė?


Si gjithmonė me muzikė. Pas stinės sė verės, qė ka qenė shumė e ngarkuar me koncerte, jemi duke punuar edhe pėr albumin e ri tė grupit. Duke qenė se ne i nxjerrim albumet ēdo dy vjet dhe jo ēdo vit, nė qershor 2008 do tė jetė nė treg albumi ynė i ri. Nė kėtė periudhė festash jemi gjithashtu shumė tė impenjuar edhe me koncerte, brenda dhe jashtė Kosovės.

Kohėt e fundit ke pasur shumė bashkėpunime. Do tė tė shohim sėrish me ndonjė bashkėpunim tjetėr?

Sigurisht qė do tė ketė. Eshtė lloji i muzikės, qė unė bėj, qė mė shtyn tė bėj edhe
bashkėpunime, sepse gjith monė tė njėjtat gjėra krijojnė monotoni.Pėr mė tepėr nuk kam mundur tė refuzoj edhe ftesat e kolegėve (flas pėr kolegė qė i respektoj, jo pėr kėdo, sepse ka edhe ftesa tė tjera tė cilat i kam refuzuar).Njė kėngė, qė mė pėlqen, unė
nuk e refuzoj.

Nė pėrgjithėsi nė Shqipėri,krijuesit e muzikės fitojnėmirė. Po pėr ty sa fitimprurėse ėshtė studioja qė ke?

Tė them tė drejtėn unė i kam tė gjitha mundėsitė tė punoj pėr njerėz tė tjerė, por nuk mė pėlqen tė punoj pėr kėngėtarė jashtė kompanisė sime (jashtė grupit, qė unė menaxhoj). Nuk kam kohė tė punoj pėr tė tjerė. Pėrfitimit e mia janė prej koncerteve, qė i kam shumė tė shpeshta dhe nė tė gjithė botėn.

Kėtu nė Shqipėri, tekstet e tua tingėllojnė pak tė ēuditshme…

Ndoshta kjo pėr shkak tė dialektit, duke qenė se e folura ndryshon nga njė qytet nė tjetrin dhe jo nga Kosova nė Shqipėri. Megjithatė besoj se njerėzit derisa i pėlqejnė kėngėt e mia, i kuptojnė edhe tekstet e tyre.

Eshtė e vėrtetė qė tė pėlqejnė mė shumė bashkėpunimet me femrat? Tė kemi parė me Gentėn, Elvanėn, Adelinėn, Ēiljetėn…

Nuk ėshtė puna se mė pėlqejnė mua femrat, por ndoshta femrave iu pėlqej unė. Nuk e di cila nga tė dyja ėshtė. Por unė jam i kėnaqur nė faktin, qė nuk e nxjerr njė kėngė, pa qenė i sigurt se do tė jetė e suksesshme nė publik.Unė jam i sigurt pėr atė qė bėj. Nė momentin qė vendos tė bashkėpunoj pėr njė kėngė, synoj tė merrem me gjithė elementėt e saj duke kėrkuar qė gjithēka tė jetė brenda stilit tim.

Je shumė i pėrfolur pėr lidhjet e tua, thuajse me tė gjitha kėngėtarėt me tė cilat ke bashkėpunuar?

Jam pėrpjekur gjithmonė qė jetėn private ta mbaj pėr vete, por kam vėrejtur, qė sa mė shumė pėrpiqem ta mbaj pėr vete, aq mė shumė pėrflitem. Ky fakt vjen ndoshta edhe pėr shkak se unė kam pasur lidhje me vajza tė profesionit tim.

Me cilėn pėr shembull?

Ju e dini tashmė. Ju gazetarėt vetė i keni shkruar. Nuk dua ta komentoj tė shkuarėn.

Mos ndoshta nga natyra je pak Don Zhuan dhe tė pėlqen t’i ndėrrosh tė dashurat?

Jo nuk ėshtė ky qėllimi. Unė nuk nisem me idenė pėr t’i ndėrruar shpesh partneret e mia. Ndarja vjen si pasojė e pakėnaqėsive qė mund tė lindin ose e lidhjeve shumė tė gjata. Ndoshta jam unė njeri, qė duhet tė ndryshoj, nuk e di.

Momentalisht mund tė dimė diēka pėr lidhjen tėnde aktuale? Je sėrish me ndonjė vajzė tė profesionit tėnd?

Nuk mė ka pėlqyer tė flas kurrė pėr jetėn time private.Ato qė janė shkruar deri tani nuk kanė dalė nga unė.



Interviste me Getoar Selimin-Tingulli3nt Normal_getoari-genta
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://AdmiralhackeR.hi5.com
 
Interviste me Getoar Selimin-Tingulli3nt
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Interviste me Irsa Demnerit
» Interviste me Mariza Ikonomi
» Interviste me Adi Krasta

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Albade.com :: Shtypi dhe Politika :: Show Biz :: Intervista-
Kėrce tek: