Intervista me kengetaren Besa
November 24, 2007 3:00 pm admin AdmiraL
Elbino: Besa pershendetje! Se pari urime per albumin e ri i cili titullohet po Besa. Shumica e artisteve te cilet i vendosin emrin e tyre albumit qe nxjerrin ne tregun muzikor, e bejne kete per te treguar apo larguar veten e tyre nga nje imazh qe i eshte servirur publikut. Pershembull Janet Jackson publikoi Janet duke treguar se nuk ishte me motra e Michael Jackson,Britney per te treguar qe nuk eshte nje sensacion 15 minutesh apo nje tjeter figure ne morine e bjondeve ne muziken pop. Po stetamenti juaj cili eshte?
Besa: Gjithcka deri me tani nga Besa.
OK, te tregohem i sinqerte nuk di shume rreth jush.Di qe jetoni e
studioni ne Angli, jeni vajza e nje biznesmeni te njohur ne Shqiperi, keni fituar Mikrofonin e Arte, keni nje kenge shume cool Zonja dhe zoterinj dhe sapo keni publikuar albumin e ri. Me tregoni dicka me teper rreth Beses
Kam lindur ne 29.05.1986 ne Fier. Me origjine jam nga Qeparoi i Himares, por jam rritur ne Tirane. Kam studiuar perreth 3 vjet ne Angli ku perfundova gjimnazin.Ne perfundim te tij u ktheva ne Shqiperi dhe nisa projektin per realizimin e albumit tim te pare.Aktualisht kam filluar punen per albumin e dyte dhe njekohesisht vazhdoj shkollen e larte per administrim biznesi.
Luku juaj ne videon e fundit eshte teresisht ndryshe, mua me pelqen me
teper se i meparshmi. Si erdhi dhe kush ju ndihmoi ne kete ndryshim?
Askush ne vecanti, veshjet i perzgjodha vete ndersa rolin e konsulentes ia kam besuar nenes time.
Cilet keni stiliste te preferuar?
Roberto Cavalli, Dolce&Gabbana, Miss 60, Diesel, Versace, Channel, Dior
por miss 60 always
.
Ne videon e Si motra bien ne sy dukshem bizhuterite e shumta, po mendoj se i keni te preferuarat tuaja. Sa kushton bizhuteria me e shtrenjte qe zoteroni?
390 Euro
E dini qe zeri juaj me ngjason ndonjehere me ate te Rovena Stefes? E keni
vene re kete ose a ju a kane thene edhe te tjere apo nuk jam ne rregull une?
Kete nuk ma kane thene ndonjehere.Nuk besoj, Rovena ka ze shume te bukur por qe nuk ka aspak ngjashmeri me zerin tim.
Pra nuk jam ne rregull une. Faleminderit! Hahahaha!
Prindrit tuaj jane biznesmene mjaft te njohur ne Shqiperi, tani edhe ju jeni e njohur
Cfare sekreti ka zbuluar familja juaj, qe ka gjetur kaq
sukses?
Ka nje sekret qe nuk perben tamam nje sekret
Ne te gjithe
punojme
shume madje
ky eshte kyci
Me qe ra fjala tek prindrit dhe suksesi
e degjoni emisionin e babait
Tuaj (Koco Kokedhima) ne radio Si te behesh milioner? Nese po cila eshte keshilla me e mire qe keni marre?
Emisionin e kam ndjekur dhe keshilla me e mire qe kam marre eshte; Punoni me zgjuarsi, vertetesi, dhe ndershmeri si dhe Do te beheni aq i suksesshem sa vertet doni qe te beheni
Me fal se te lodha duke te pyetur per prindrit : Le te kthehemi tek
kenga. Zonja dhe zoterinj eshte nje kenge qe e kam shume shume qejf.Ajo cka me pelqen me teper eshte fragmenti Hej ti (nuk jam i sigurt ketu me duket se thoni PUCI?) i vogel A di se cte punoj! me duket sikur e thoni me gjithe shpirt. Thuaj te verteten a ka ndonje histori mbas kesaj kenge apo eshte thjeshte bazuar ne eksperiencat e pergjithshme?
Nuk bazohet ne asnje histori ne fakt. Sekreti i kengetarit qendron tek
interpretimi!
Perse zgjodhet nje kenge me motive dibrane per te perfaqesuar albumin?
Ishte kenga qe me pelqeu me shume nga gjithe materialet e mia te
reja. Kishte ritem, jete, dashuri dhe perjetim
Sapo jeni kthyer nga koncerti i MTV EXIT, ku ju ishit dhe artistja qe
hapi koncertin. Si ja kaluat atje? 15 mije veta wow!
Ishte nje eksperience e vecante hapja e koncertit te MTV EXIT megjithese
gjithmone kam menduar per sukses qe kap permasa te tilla
Takova e njoha artiste te mrekullueshem me fame nderkombetare, perjetova entuziazmin e asaj mbremjeje! Nje eksperience dhe kenaqesi e rralle
A do te vazhdoni me koncertet? Ndoshta nje turne ne Shqiperi e Kosove
apo Maqedoni?
Kam qene ne disa koncerte ne qytete si Durres, Fier, Vlore, Sarande,
Ksamil dhe do vazhdoj te shkoj ne te gjithe vendin , rajonin e me
gjere
Besa faleminderit per kohen qe na ofruat urime me albumin dhe gjithe te
mirat!
Kenaqesia ishte imja.