Intervista me kengetarin Bertan AsllaninNovember 24, 2007 2:59 pm admin AdmiraL Elbino: Ku gjendeni ne keto momente e cfare jeni duke bere?
Bertan: Momentalisht jam ne Shkup, ku jam i angazhuar me koncerte si dhe me studion time qe do ta hap per nji kohe te shkurt.
Si ju shkojne punet me ndertimin e studios muzikore? Me cilet kengetare jeni duke punuar momentalisht?
Po, super me shkon, punoj ngadal qe ne fund te dal ajo qe une kam deshire.Perderisa jemi te kengetaret, ka shume te cilet kan deshire te incizojne tek une po endes seshte hap studio :))
Tek celesi muzikor kur dolet per te kenduar kengen Fukara pa dashuri pasi moret cmimin e dyte ju pershendetet me Mami te dua shume. Behej fjale per mamane tuaj apoBig mamen?Jo, ajo ishte per nenen time te vertet AZRA . Per shkak se, ajo esht faktori qe un kam arrit ne ket shkall. Dhe me te vertet e dua shume!
Ju aktivizoheni ne shume aktivitete muzikore e nderkohe udhetoni shpesh.Si ka ndikuar karriera muzikore ne studimet shkollore?Me heret e kisha me lehte , disi sikur kisha kohe te ndaj me teper kohe per oret e mesimit. Por , tani nuk kam kohe te mjaftueshme,megjithat nuk i lej anash oret e mesimit dhe detyrat e shtepise .Prapse prape, shkolla eshte primare e pastaj gjithcka tjeter.
Te qenit nje person i njohur, ju krijon me teper probleme me shoqerine e mesuesit ne shkolle apo me shume favore?Ata te cilet i kam shoke te vertet gjithehere me kan dasht dhe ska kurrfar ndryshimi te ata,por, ka disa shoke ne shkolle qe jan paksa xheloze. Prapseprape sillem mire ndaj tyre.
Ju pelqen te jeni ne qender te vemendjes?Po me pelqen te jem ne qender te vemendjes kur eshte koha dhe momenti per tu qene
.
Vec nuk kisha dasht cdohere, por ne vende te caktuara.
Ne kengen tuaj te fundit Me fal ndihej nje ritem i fuqishem regatoni .Me pare keni kenduar me se shumti pop-folk.Perrse ky ndryshim dhe a do te vazhdoni me kete ritem edhe ne albumin tuaj te ri?Ne albumin e pare kishte kenge te rrymave pop , rnb,oriental-pop , a ne albumin e dyte do te kete kenge me stilin regaton . Do te mundohem te nxjer dicka nga studioja ime BMA Records nga e cila do ta degjoj cdo njeri .
Gjithashtu teksti i kesaj kenge thote: Te dua zemer bota le ta dije/Pa ty jeta ska kuptim/Me fal te lutem eja kthehu ti/ Te dua zemer une vuaj per ty. Eshte bazuar kjo kenge ne ndonje eksperience personale dhe a deshiron Bertani me i tregu botes nepermjet Albaniac, se kush eshte vajza e zemres se tij?Teksti esht i shkruar nga Naxhije Berisha nena e kengeratres se njohur Erzana Berisha on (Bashkshortja dhe vajza e te ndjerit Agron Berisha). Keshtuqe une skam qen prezent kur ajo e shkroi tekstin , qe dmth. nuk eshte bazuar ne ndonje vajze (qe njoh une).
Cfare mund te na tregoni per albumin e ri, kengetaret me te cilet do bashkepunoni ne te, titullin, rryma muzikore dhe ndonje date te peraafert se kur mund te publikohet?Ende nuk kam filluar te pergatis albumin e ri , por do te ket kenge te stilit rnb, pop , oriental pop , regetone . A per duet, ende skam planifiku dicka te tille nese ka ndoj te re do tju informoj
Ne kenget tuaja kendoni shpesh per vajzat qe ju kane lenduar zemren.A e keni gjetur ilacin qe kerkonit? : )Ende nuk kam hasur ne vajz e cila ma ka thyer zemren , por edhe nese ma ka thyer e kam gjet ilaqin :))
Kam vene re se stilin e veshjes e keni pak a shume si te skaters (djemte qe bejne skateboarding) A e ushtroni kete sport?Me pelqen Skateboarding, por asnjiher nuk e kam provu
.Kam shoke qe miren me ket sport . Nuk do te thote se dukem ashtu te jem skater , Varet prej vendit ku jam dhe cka jam :))
Kur do te publikoni videoklipin e ri ?Nuk dua tani te incizoj videoklip perderisa nuk e kam buxhetin e fort , me te cilin ather do ta bej videoklipin fenomenal qe sdo ta ket askush : )
A keni ndonje plan per te ardhur tek komuniteti shqiptar ne Amerike per koncert ose per turne muzikor?Ka shume organizator te cilet me ftojne per koncerte ne diaspore . Do te isha i lumtur te mbaj koncert ne Amerik per komunitetin shqiptar . Kur do te vij atje do te jeni te informuar :))
Bertan faleminderit per intervisten, suksese dhe gjithe te mirat!Faleminderit dhe juve. Ju dua gjitheve.